LIGJI NR. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
This is the preamble and title of Law No. 06/L-122 on the Ministry of Defence of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-122
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of Law No. 06/L-122 on the Ministry of Defence of Kosovo. This article reorganizes and transfers the Ministry of the Kosovo Security Force into the Ministry of Defence. This article says the law applies to the Ministry of Defense, including its internal structure and authorities. This article defines the terms used in the law. The Ministry of Defence is a state administration body with its own internal structure, and it drafts and implements defence policy at the strategic level.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of Law No. 06/L-122 on the Ministry of Defence of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES LIGJI NR. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MINISTRINË E MBROJTJES
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article reorganizes and transfers the Ministry of the Kosovo Security Force into the Ministry of Defence.
Neni 1 Qëllimi Më këtë ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të administrimit, mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtjes. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Ministry of Defense, including its internal structure and authorities.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për Ministrinë e Mbrojtjes, përfshirë strukturën dhe autoritetet brenda Ministrisë - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për zbatim të këtij ligji, shprehjet dhe termet e përdorura nëkëtë ligj kanë kuptimet si vijon: 1.1. Ministria - Ministria e Mbrojtjes; 1.2. FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.3. Kushtetuta - Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 1.4. Presidenti- Presidenti i Republikës së Kosovës; 1.5. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.6. Kryeministri - Kryeministri i Republikës së Kosovës; 1.7. Ministri - Ministri i Mbrojtjes; 1.8. KOMFSK -Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.9. Plani i vendosjes- Plani i vend lokacioneve/kazermave të FSK-së. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry of Defence is a state administration body with its own internal structure, and it drafts and implements defence policy at the strategic level.
Neni 4 Ministria e Mbrojtjes 1. Ministria e Mbrojtjes është organ i administratës shtetërore i përbërë nga nëpunësit civilë dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES nga personeli ushtarak i FSK-së. Nëpunësit civilë të punësuar në Ministri dhe në FSK, përveç të emëruarave politikë, janë pjesë e shërbimit civil të Republikës së Kosovës dhe ruajnë parimin e ekuivalencës në shërbim dhe paga me gradat ushtarake, ne pajtim me legjislacionin ne fuqi. 2. Ministria ka strukturën e saj, të organizuar në drejtori, departamente, sektorë, njësi dhe zyra që sigurojnë funksionalizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj. 3. Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. 4. Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Ministri, përcaktohet me akt të veçantë nënligjor, duke marrë parasysh këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry of Defence has powers to prepare defence strategies, draft laws and bylaws, develop defence and security policies, and oversee related activities.
Neni 5 Kompetencat e Ministrisë 1. Ministria është kompetente për: 1.1. hartimin e dokumenteve strategjike të mbrojtjes; 1.2. hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.3. zhvillimin, bashkërendimin dhe hartimin e politikave për integrim dhe anëtarësim në strukturat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës; 1.4. hartimin e politikave për zhvillimin, modernizimin dhe standardizimin e FSK-së; 1.5. hartimin e politikave për edukimin dhe trajnimin për gjithë personelin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.6. hartimin e programeve të bashkëpunimit me institucionet shtetërore në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë; 1.7. hartimin e politikave, sistemit, planeve dhe strategjive për menaxhimin e burimeve njerëzore të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.8. planifikimin, programimin, buxhetimin dhe ekzekutimin e projekteve për nevojat e mbrojtjes; 1.9. bashkëpunimin me institucionet kompetente për përfaqësimin gjyqësor në mbrojtje të interesave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.10. mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë; 1.11. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak; 1.12. mbikëqyrjen dhe inspektimin e FSK-së; 1.13. menaxhimin e infrastrukturës dhe pajisjeve, të cilat i janë ndarë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES 1.14. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve për logjistikë dhe infrastrukturë; 1.15. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe organizimin e sistemeve të komunikimit; 1.16. zhvillimin dhe monitorimin e politikave, planeve dhe programeve mjekësore dhe përkujdesjes shëndetësore për personelin e Ministrisë se Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.17. zhvillimin e politikave, planeve dhe programeve lidhur me marrëdhëniet me publikun dhe protokollin; 1.18. hartimin e politikave për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe çështje të komuniteteve, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së; 1.19. kryen edhe detyra të tjera, të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nënligjore në fuqi - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Defence Minister has wide powers over defence policy, FSK administration, budgets, proposals, inspections, and military appointments.
Neni 6 Ministri i Mbrojtjes 1. Ministri i Mbrojtjes: 1.1. përfaqëson Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar në çështjet e mbrojtjes; 1.2. me propozim të KOMFSK miraton drejtimin e fondeve për FSK-në dhe obligon ekzekutimin e procedurave për shpenzimin e buxhetit të mbrojtjes; 1.3. propozon buxhetin e MM-se dhe FSK-së dhe mbikëqyr shypenzimet nga buxheti i miratuar; 1.4. i rekomandon Kryeministrit, në bashkëpunim me KOMFSK, programet e veçanta në fushën e mbrojtjes që kërkojnë mbështetje financiare; 1.5. inicion dhe propozon të gjitha dokumentet e nevojshme të politikave, planet afatgjata të zhvillimit lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u shqyrtuar nga Qeveria dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovësë 1.6. i propozon Kryeministrit, për miratim nga Presidenti, emërimin, gradimin, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.7. i propozon Kryeministrit planin e vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohë paqeje; 1.8. i propozon Kryeministrit strukturën organizative të Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.9. inspekton FSK-në, përmes inspektorit gjeneral të FSK-së. 2. Ministri, në konsultim me Kryeminsitrin, sipas rekomandimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i propozon Presidentit: 2.1. emërimet, gradimet, shkarkimet dhe lirimet në gradën e Gjeneralit, përveç, grades Gjenerallejtënant. 2.2. stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, emblemat e njësive, dukjen e gradave dhe uniformave të Forcës së Sigurisë së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES 3. Ministri, në koordinim me KOMFSK, propozon emërimet dhe tërheqjen e atasheve ushtarakë pranë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës; 4. Ministri, ushtron edhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Sekretari i Përgjithshëm shërben si zyrtari kryesor administrativ i MM-së, i raporton Ministrit dhe menaxhon personelin, financat, burimet dhe procedurat administrative të buxhetit.
Neni 7 Zyrtari Kryesor Administrativ 1. Zyrtari Kryesor Administrativ i MM është Sekretari i Përgjithshëm si udhëheqësi më i lartë administrativ i Ministrisë dhe i raporton drejtpërdrejt Ministrit. 2. Sekretari i Përgjithshëm, në veçanti ka këto përgjegjësi dhe kompetenca: 2.1. menaxhon nëpunësit civilë dhe të uniformuar të Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës që punojnë brenda Minsitrisë së Mbrojtjes; 2.2. menaxhon financat dhe burimet tjera të ministries dhe FSK-së, si dhe siguron ekzekutimin e procedurave administrative për menaxhimin e buxhetit të MM-së dhe FSK-së; 2.3. kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Secondary acts required by this law must be issued within 1 year after the law takes effect; existing secondary acts continue to apply until new ones are issued if they do not conflict with this law.
Neni 8 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej më së largu një (1) vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: All changes required by this law must be carried out according to the phases set out in the strategic review recommendations and the comprehensive transition plan.
Neni 9 Dispozitat e kalimtare Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: When this law enters into force, two earlier laws are repealed.
Neni 10 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të ketij ligji, shfuqizohen: 1.1. Ligji Nr. 03/L-045 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 26/ 02 qershor 2008); 1.2. Ligji nr. 03/L-107 për Ndryshimin e Ligjit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës nr. 03/L- 045, (gazeta zyrtare / nr. 42 / 25 nëntor 2008); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 11 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-122 14 dhjetor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-066-2018, datë 28.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-122 PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in