LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
This provision is the preamble to the Law on the Kosovo Security Force.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-123
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Law on the Kosovo Security Force. This article says the law sets out the powers, organization, and functioning of the Kosovo Security Force. This provision says the law applies to the Kosovo Security Force and its active, reserve, cadet, recruit, and civilian personnel. This article defines key terms used in the law on the Kosovo Security Force. The Kosovo Security Force must protect Kosovo’s sovereignty, territorial integrity, citizens, property, and interests, and may serve inside and outside the country within its constitutional and legal competences.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Law on the Kosovo Security Force.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the powers, organization, and functioning of the Kosovo Security Force.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to the Kosovo Security Force and its active, reserve, cadet, recruit, and civilian personnel.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarët aktivë, rezervë, kadetët, rekrutët dhe personelin civil të saj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on the Kosovo Security Force.
Neni 3 Perkufizimet 1. Për zbatim të këtij ligji, shprehjet dhe termet e përdorura nё kёtё ligj kanë kuptimet si në vijim: 1.1. FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.2. Kuvend - Kuvendi i Republikës së Kosovës; 1.3. Kushtetuta - Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 1.4. President - Presidenti i Republikës së Kosovës; 1.5. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.6. Kryeministri - Kryeministri i Republikës së Kosovës; 1.7. Ministri - Ministri i Mbrojtjes; 1.8. Ministria/MM - Ministria e Mbrojtjes ; 1.9. KOMFSK - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.10. Personeli i FSK - së përfshinë pjesëtarët aktivë, rezervë, si dhe personelin civil të FSK- së; 1.11. Pjesëtar i FSK-së - është shtetasi i Republikes së Kosovës që shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nën betimin ushtarak dhe mban uniformën me simbolet përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 1.12. Pjesëtar aktiv i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, puna primare e të cilit është në komponentin aktiv të FSK-së, si oficer, nënoficer apo ushtar; 1.13. Pjesëtar rezervë i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, puna dytësore e të cilit është shërbimi në komponentin rezervë të FSK-së, si oficer, nënoficer, ushtar rezervë. Gjatë kohës kur angazhohet në shërbim, pjesëtari rezervë është pjesëtar aktiv i FSK-së; 1.14. Personeli civil në FSK - janë punonjësit civilë që punojnë në FSK sipas ligjit të punës apo ligjit për shërbimin civil; 1.15. Përdorimi i forcës - përfshin por nuk kufizohet vetëm në përdorimin e llojeve të veçanta të armëve të zjarrit, sistemeve të armëve, pajisjeve dhe mjeteve në dispozicion, pa përjashtuar edhe përdorimin e forcës fizike; 1.16. Shtabi i Përgjithshëm - përbënë nivelin me të lartë të strukturës organizative në Forcën e Sigurisë dhe udhëhiqet nga Komandanti i FSK-së; 1.17. Forcë për detyrë – nënkupton një strukturë të përkohshme të formuar me qëllim të realizimit të një detyrës specifike; 1.18. Koncepti i nënoficerëve të FSK-së- është dokumenti bazik që përcakton zhvillimin e nënoficerëve në FSK. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force must protect Kosovo’s sovereignty, territorial integrity, citizens, property, and interests, and may serve inside and outside the country within its constitutional and legal competences.
Neni 4 Kompetencat dhe detyrat 1. Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës. 2. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me komptencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore. 3. Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë: 3.1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës; 3.2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile; 3.3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force is described as a force that reflects the ethnic diversity of Kosovo and is recruited from Kosovo citizens.
Neni 5 Parimet e FSK 1. Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës. 2. Forca e Sigurisë së Kosovës është e bazuar në parimet si në vijim: 2.1. Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit; 2.2. Forcë model i përkushtimit vullnetar ndaj vendit; 2.3. Forcë e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 2.4. Forcë e cila u përgjigjet zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike; 2.5. Forcë vullnetare; 2.6. Forcë profesionale; 2.7. Forcë gjithëpërfshirëse dhe shumetnike; 2.8. Forcë e ndërtuar sipas standardeve të ndërveprueshme me NATO. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: FSK must stay politically neutral; its members cannot join political groups, take part in political activities they organize, show support for them, or strike.
Neni 6 Paanshmëria politike 1. Forca e Sigurisë së Kosovës është e paanshme dhe nuk mund të përdoret për veprimtari politike partiake. 2. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shkak të detyrës ose shërbimit të tyre nuk mund: 2.1. të jenë anëtarë të partive politike, organizatave ose shoqatave me karakter politik; 2.2. të marrin pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre e as nuk mund të shfaqin shenja të përkrahjes së cilësdo prej tyre, dhe 2.3. të hyjnë në grevë. 3. Ky nen nuk e mohon realizimin e të drejtës së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të votuar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: FSK must be equipped with weapons and weapon systems.
Neni 7 Armatimi FSK do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme të armatimit, në përputhje me nevojat e FSK- së, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të saj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: All members of the Kosovo Security Force must follow applicable laws in Kosovo and, when serving outside Kosovo, also follow Kosovo law and international agreements.
Neni 8 Ligji i aplikueshëm 1. Të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të aplikueshme në Kosovë. 2. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ushtrojnë autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi si dhe në Kodin e Mirësjelljes dhe Kodin Disiplinor. 3. Gjatë shërbimit jashtë kufijve territorial të Republikës së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rregullon simbolet e FSK-së, përdorimin e tyre, dhe kërkon autorizim me shkrim të ministrit për përdorimin e stemës dhe emblemave të njësive.
Neni 9 Simbolet 1. Simbolet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë: flamuri, himni, stema e FSK-së dhe emblemat e njësive të FSK-së. 2. Flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës janë edhe flamuri dhe himni i Forcës së Sigurisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS së Kosovës. 3. Flamuri i Republikës së Kosovës, stema e FSK-së dhe emblema e njësisë përkatëse të FSK- së barten nga të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 4. Komandanti i FSK-së, përmes ministrit, propozon përmasat dhe dukjen e stemës, emblemave të njësive dhe dukjen e gradave të FSK-së për miratim nga Presidenti. 5. Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së dhe njësitë e FSK-së përdorin edhe flamujt dallues me emblemat e tyre përkatëse. 6. Pjestaret e FSK-se gjate opercioneve nderkombetare bartin edhe embleme të autorizuara nga organizatat nderkombetare. 7. Askush nuk ka të drejtë të përdorë stemën e FSK-së dhe emblemat e njësive të saj, pa autorizim me shkrim të ministrit. 8. Dukja, përmasat dhe përdorimi i simboleve dhe gradave të FSK-së përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga ministri. 9. Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës ëshë data 27 Nëntor. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: FSK may use force, weapons, and equipment for its constitutional and legal tasks, but force use is limited by proportionality and specific conditions.
Neni 10 Përdorimi i forcës 1. Forca e Sigurisë së Kosovës është e autorizuar ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që i ka në përdorim me qëllim të përmbushjes të kompetencave dhe detyrave të dhëna kushtetuese dhe ligjore. 2. Pjesëtari i FSK-së në kohë paqe mund të përdor forcën duke përfshirë forcën vdekjeprurëse vetëm: 2.1. për të mbrojtur veten, jetën e forcave vetanake dhe forcave mike; 2.2. të pengojë sulmet ndaj personave, objekteve, mjeteve dhe pajisjeve të tjera; 2.3. të pengojë një sulm të drejtpërdrejtë që rrezikon jetën e tij apo që paraqet rrezik për institucionin dhe shtetin e Republikes se Kosoves. 3. Përdorimi i forcës, duke përfshirë forcën vdekjeprurëse, përfshin përdorimin e të gjitha armëve, sistemeve të armëve dhe mjeteve për ndalimin e detyruar të transportit dhe mjete tjera ne perdorim dhe dispozcion nga FSK. Parimi i proporcionalitetit të përdorimit të forcës zbatohet vazhdimisht në lidhje me forcën që përdoret nga FSK. 4. Përdorimi i forcës, duke përfshirë forcën vdekjeprurëse lejohet nëse rreziku nuk mund të shmanget me mjete të tjera. Forca e përorur duhet t ëjetë në proporcion me rrezikun dhe në përputheje me sistemin juridik të Republikës së Kosovës ose legjislacionin ndërkombëtar. 5. Pjesëtari i FSK, i cili kryen shërbimin e sigurisë fizike mund të përdorë forcën vetëm sipas urdhrit dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të eprorit të tyre, përveç në rastin e një sulmi ose force ekstreme. 6. Në misione jashtë vendit përdorimi i forcës bëhet sipas rregullave të angazhimit të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në zbatim të misionit të caktuar në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 says the Kosovo Security Force is mobilized in peacetime and in a state of emergency, with orders issued by the relevant commander or the President depending on the situation.
Neni 11 Mobilizimi 1. Mobilizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës bëhet në kohë paqeje dhe në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. 2. Mobilizimi në kohë paqeje bëhet me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas planifikimit dhe kërkesave operacionale. 3. Në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, mobilizimi i FSK-së bëhet me urdhër të Presidentit. 4. Në gjendje të jashtëzakonshme dhe situata të vecanta, Forca e Sigurisë së Kosovës ka autorizim t’i përdorë astetet shtetërore dhe private në përmbushje te kompetencave dhe detyrave kushtetuese dhe ligjore. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force must have operational resilience reserves, and their determination and use are handled under a special sublegal act issued by the Minister.
Neni 12 Rezervat për qëndrueshmëri operacionale 1. Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë rezerva për qëndrueshmëri operacionale. 2. Përcaktimi dhe përdorimi i rezervave për qëndrueshmëri operacionale bëhet sipas aktit të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Standardizimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet në tri fusha: administrative, operative dhe materiale.
Neni 13 Standardizimi 1. Standardizimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet në tri fusha: administrativ, operacional dhe material. 2. Përcaktimi i standardizimit sipas paragrafit 1, të këtij neni, bëhet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force is subject to civil democratic control, the rule of law, and international obligations.
Neni 14 Kontrolli dhe mbikëqyrja civile demokratike 1. Forca e Sigurisë së Kosovës i nënshtrohet kontrollit civil demokratik, sundimit të ligjit dhe obligimeve ndërkombëtare. 2. Kuvendi i Republikës se Kosovës, Presidenti i Republikës se Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës përbëjnë zinxhirin e kontrollit civil dhe mbikëqyrjes demokratike të FSK-së, siç është përcaktuar me Kushtetutë, me këtë ligj dhe me ligjet tjera përkatëse. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo has oversight and approval powers over the Kosovo Security Force, and a parliamentary defense and security committee can request reports and review related matters.
Neni 15 Kuvendi 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kompetencë: 1.1. të ushtrojë kontroll demokratik parlamentar mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës; 1.2. të mbikëqyrë dhe hetoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ne operacione jashtë vendit; 1.3. të miratojë buxhetin vjetor dhe planin afatëgjatë dhjetë (10) vjecar të Forcës së Sigurisë së Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 1.4. të miratoj dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacione nderkombtare; 1.5. të miratojë programe të veçanta financiare për mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas propozimit të Qeverisë; 1.6. të miratoj rregullat e angazhimit për dërgimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare. 2. Në kuadër të Kuvendit funksionon Komisioni përkatës parlamentar për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë si organ mbikëqyrës, me kompetencë që: 2.1. sipas nevojës të kërkojë raport nga Ministri dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti raport i dërgohet Presidentit dhe Kryeinistrit; 2.2. sipas nevojës të kërkojë praninë e Ministrit dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në takimet e tyre dhe t’iu përgjigjen pyetjeve të Komisionit. 2.3. të shqyrtojë projektbuxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para dorëzimit të tij për miratim në Kuvendin e Kosovës; 2.4. sipas nevojës të kërkoj raport për të gjiha donacionet e FSK-së të pranuara nga patnerët bilateral. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The President is the Supreme Commander of the Kosovo Security Force and has several powers over mobilization, appointments, approvals, and awards.
Neni 16 Presidenti 1. Presidenti është Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 2. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti ka kompetenca të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 3. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera përkatëse, Presidenti ka kompetencë që: 3.1. të emërojë, të gradojë, të shkarkojë dhe të lirojë Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas rekomandimit nga Kryeministiri; 3.2. të bëjë gradimet, emërimet, ndryshimet, shkarkimet dhe lirimet nga detyra në gradën e Gjeneralit sipas rekomandimit të përbashkët të Komandantit të FSK dhe Ministrit; 3.3. të miratoi dukjen e stemës së FSK, dukjen e emblemave të njësive, të gradave dhe uniformave të FSK-së; 3.4. të ndajë dekorata, medalje dhe mirënjohje. 4. Në zbatim të paragrafit 3, nënparagrafi 3.1; 3.2; dhe 3.3, Presidenti vendos brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga dita e paraqitjes së propozimeve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Prime Minister has powers over the Kosovo Security Force, including oversight, recommending commander personnel actions to the President, setting or changing its structure, and setting minimum community representation.
Neni 17 Kryeministri 1. Kryeministri ka kompetencë: 1.1. mbikëqyrë dhe të ushtrojë kontroll mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës; 1.2. sipas propozimit të Ministrit, t’i rekomandojë Presidentit, emërimin, gradimin, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të Komandantit të FSK-së; 1.3. të përcaktojë dhe të modifikojë strukturën e FSK-së, sipas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, në konsultim me Presidentin dhe e cila i nënshtrohet konfirmimit nga ana e Kuvendit; 1.4. të përcaktojë minimumin e përfaqësimit të të gjitha komuniteteve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Government of the Republic of Kosovo has power to propose and approve certain defense-related programs, reviews, strategies, and deployment plans, subject to recommendations or proposals from listed officials and bodies.
Neni 18 Qeveria 1. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kompetencë që: 1.1. të propozojë programe të veçanta financiare për mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas rekomandimit të përbashket të Ministrit dhe KOMFSK, 1.2. të inicoj dhe miratoj Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes bazuar në ndryshimin e ambinetin të brendshem dhe të jashtem të sigurisë dhe rekomandimeve të perbashketa të Minisrtit të Mbrojtjes dhe KOMFSK. 1.3. të miratoj Strategjinë e Mbrojtjes sipas rekomandimeve të Ministrit të Mbrojtjes. 1.4. të miratojë planin e vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohë paqeje sipas propozimit të perbashket të Ministrit dhe KOMFSK; - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Security Council must prepare Kosovo’s security strategy in cooperation with the President and Government, and it has an advisory role on security matters.
Neni 19 Këshilli i Sigurisë 1. Këshilli i Sigurisë, në bashkëpunim me Presidentin dhe Qeverinë, përgatitë, strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli ka rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë. 2. Gjatë shqyrtimit të çështjeve që kanë të bëjnëme sigurinë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund të kërkojë mbështetjen e personelit të FSK-së, sipas nevojës. Bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë dhe Këshillit të Sigurisë, bëhet në pajtim me dispozitat e ligjit përkatës për Këshillin e Sigurisë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Minister of Defense is the top political authority of the ministry and has civilian oversight and general administration over the Kosovo Security Force.
Neni 20 Ministri i Mbrojtjes 1. Ministri ёshtё autoriteti më i lartë i drejtimit politik të ministrisë dhe ushtron kontroll dhe mbikëqyrje civile demokratike dhe administrim të përgjithshëm mbi FSK- në. 2. Kompetencat e Ministrit janë të përcaktuara ne ligjin përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe legjislacionin tjeter në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets out how the Commander of the Kosovo Security Force is appointed, what rank and term apply, and the Commander’s main duties and powers.
Neni 21 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. Komandanti i FSK-së është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe detyrë. Grada me e lartë e Komandanti i FSK-së mund të jetë grada e Gjenerallejtënantit. 2. Ministri, i propozon Kryeministrit një kandidat, për t’u emëruar Komandant i FSK-së nga Presidenti. Kandidati për Komandant të FSK-së duhet të ketë mbajtur gradën e Gjeneralmajorit së paku dymbëdhjetë (12) muaj 3. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës bën betimin para Presidentit. 4. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përgjigjet Ministrit në kohë paqeje 5. Komandanti i FSK-së ushtron komandë të plotë mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe komponentin e saj rezervë dhe është përgjegjës: 5.1. për drejtimin, stërvitjen, mbikëqyrjen dhe aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 5.2. për dorëzimin e raportit vjetor tek Komisioni përkatës parlamentar dhe t’u përgjigjet personalisht pyetjeve të Komisionit kur të kërkohet një gjë e tillë; 5.3. për mbikëqyrjen dhe sigurimin e ekzekutimit të të gjithë urdhrave të ligjshëm sipas udhëzimeve të Ministrit dhe Presidentit; 5.4. t’i propozojë Ministrit strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 5.5. për planifikimin, përgatitjen dhe drejtimin e fondeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës; 5.6. të nxjerrë urdhra dhe të miratojë dokumente që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 5.7. të veprojë si këshilltar kryesor i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës, anëtar i të cilit është edhe ai, mbi çështjet që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës; 5.8. të sigurojë gatishmërinë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të miratojë të gjitha planet operacionale; 5.9. të rekomandojë ministrit gradimin e personelit në gjitha gradat e Gjeneralëve; 5.10. të përfaqësoje Kosovën në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar; 5.11. të përgatitë planet operacionale për gjendjen e jashtezakonshme dhe t’i dërgojë për miratim nga Presidenti. 6. Komandanti i FSK-së është autoritet për emërime, gradime dhe shkarkime të të gjitha gradave, sipas propozimeve të bordeve përkatëse, përveç gradës së Gjeneralëve. 7. Komandanti i FSK-së emërohet me një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Mandati i Komandantit të FSK-së fillon ditën e përfundimit të mandatit të Komandantit paraprak. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 8. Mandati i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të përfundon para afatit të percaktuar pesë (5) vjeqar në rast të: 8.1. vdekjes 8.2. dorëheqjes; 8.3. shkarkimit; 8.4. paaftësisë shëndetësore; 9. Shkarkimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës bëhet në rastet e shkelje sё Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës dhe kryerjen e akteve dhe sjelljeve që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Komandantit të FSK-së. Dispozitat për përfundimin e mandatit dhe shkarkimit përshtatshmërist zbatohen edhe për gradat e gjeneralëve. 10. Komandanti i FSK ushtron edhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: FSK operates under the Minister’s authority and oversight and under KOMFSK’s command and control; it is a legal person.
Neni 22 Statusi i Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. FSK funksionon nën autoritetin dhe mbikëqyrjen e Ministrit dhe nën komandën dhe kontrollin e KOMFSK-së. 2. Forca e Sigurisë së Kosovës është person juridik. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: FSK operates nationwide under a unified command chain, has size limits for its active and reserve components, and its commander may set internal organization and create task forces within the law.
Neni 23 Organizimi dhe struktura e Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. FSK vepron në tërë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet zinxhirit të unifikuar komandues. 2. FSK përbëhet nga personeli profesional aktiv, rezervë, kadetë, rekrutë dhe personeli civil. 3. FSK përbëhet nga një komponentë aktive prej jo më shumë se pesë mijë (5000) pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë. 4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni, Forca e Sigurisë së Kosovës mund të rishikoj strukturën dhe numrin e komponentëve të saj, bazuar në rishikimin strategjik të mbrojtjes. 5. FSK përbëhet nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandat: Komanda e Forcës Tokësore; Komanda e Gardës Kombëtare; Komanda e Logjistikës dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. 6. Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës funksionon Qendra e Studimeve Universitare e akredituar nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës. 7. Funksionimi i brendeshem i FSK-së përfshirë edhe tabelen organizative të personelit dhe pajisjeve përcaktohet nga Komandanti i FSK-së në pajtim me këtë ligj. 8. Komandanti i FSK-së, sipas nevojave dhe kërkesave operacionale, ka autoritet që të krijoj forca për detyrë. 9. Komponenti rezervë i FSK-se rregullohet me ligj të veçantë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The General Staff of the Kosovo Security Force is the highest military organizational structure, plans and coordinates actions to provide ready forces, and in a state of emergency acts as staff for the Supreme Commander.
Neni 24 Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. Shtabi i Përgjithshëm përbënë strukturën organizative më të lartë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 2. Shtabi i Përgjithshëm planifikon, koordinon dhe bashkërendon veprime për të ofruar forca të gatshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor. 3. Në gjendje të jashtëzakonshme, Shtabi i Përgjithshëm vepron si Shtab për Komandantin Suprem. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article classifies all members of the Kosovo Security Force by rank and lists the rank groups for officers, soldiers, non-commissioned officers, and recruits.
Neni 25 Struktura e gradave 1. Të gjithë pjesëtarët e Forcë së Sigurisë së Kosovës bartin grada dhe kategorizohen në oficer, nënoficer dhe ushtar. 2. Gradat e oficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë: 2.1. OF1* Nëntoger, 2.2. OF1 Toger, 2.3. OF2 Kapiten, 2.4. OF3 Major, 2.5. OF4 Nënkolonel, 2.6. OF5 Kolonel, 2.7. OF6 Gjeneral brigade, 2.8. OF7 Gjeneralmajor, dhe 2.9. OF8 Gjenerallejtënant; 3. Gradat e ushtarëve dhe nënoficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë: 3.1. OR2 Ushtar, 3.2. OR3 Ushtar i Klasit të Parë, 3.3. OR4 Tetar ose Specialist, 3.4. OR5 Rreshter, 3.5. OR6 Rreshter Shtabor, 3.6. OR7 Rreshter i Klasit të Parë, 3.7. OR8 Rreshter i Parë ose Rreshter Master, 3.8. OR9 Rreshter Major, Rreshter Major i Komandës ose Rreshter Major i FSK-së. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 4. Rekrutët në FSK kategorizohen si OR1 (rekrutë) deri në periudhën e betimit. 5. Plotësimi i gradave të reja të parapara në paragrafin 3 të këtij neni, do të plotësohen sipas funksionit dhe konceptit të nënoficerit në FSK - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The FSK Commander must propose the appearance of FSK uniforms for presidential approval, and the Minister issues a special subordinate act on wearing uniforms and personal appearance of FSK members.
Neni 26 Uniformat 1. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës propozon dukjen e uniformave të FSK-së për miratim nga Presidenti. 2. Bartja e uniformave dhe dukja personale e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Subordinate acts required by this law must be issued within one year after the law takes effect.
Neni 27 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej më së largu një (1) vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The current Commander of the FSK’s mandate ends 5 years after this law enters into force.
Neni 28 Mandati tranzitor i Komandantit të FSK Mandati i aktual Komandantit të FSK-së, përfundon pesë (5) vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: All changes required by this law must be carried out in line with the phases set out in the strategic review recommendations for the security sector and the comprehensive transition plan.
Neni 29 Dispozitat kalimtare Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the listed laws are repealed.
Neni 30 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen: 1.1. Ligji nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 27 / 03 qershor 2008); 1.2. Ligji nr. 03/L-108 për Ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës nr. 03/L-046, të datës 15.06.2008 (Gazeta Zyrtare, nr. 42 / 25 nëntor 2008); 1.3. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This excerpt identifies Article 20 as an amendment and supplementation provision concerning the Law on the Kosovo Security Force.
Neni 20 (Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës) të Ligjit nr. 04/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare / nr. 25 / 07 shtator 2012). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 31 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-123 14 dhjetor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-067-2018, datë 28.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in