LIGJI NR. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
This preamble identifies the law as relating to service in the Kosovo Security Force and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-124
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law as relating to service in the Kosovo Security Force and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution. This provision says the law sets general service conditions for the Kosovo Security Force. This article says the law applies to the Kosovo Security Force, including its active, reserve, cadet, recruit, and civilian personnel. This article defines key terms used in the law on service in the Kosovo Security Force. This article says FSK service for an FSK member is determined by the conditions and rules set in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 38 of 38
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law as relating to service in the Kosovo Security Force and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS LIGJI NR. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets general service conditions for the Kosovo Security Force.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Kosovo Security Force, including its active, reserve, cadet, recruit, and civilian personnel.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarët aktivë, rezervë, kadetët, rekrutët dhe personelin civil të saj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on service in the Kosovo Security Force.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për zbatim të këtij ligji, shprehjet dhe termet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimet si vijon: 1.1. FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.2. Qeveria – Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.3. Ministri - Ministri i Mbrojtjes; 1.4. Ministria - Ministria e Mbrojtjes; 1.5. Komandanti i FSK - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.6. Pjesëtar i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, që shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nën betimin ushtarak dhe mban uniformën me simbolet përkatëse; 1.7. Pjesëtar aktiv i FSK-së - është shtetasi i Republikës së Kosovës, i cili shërben në komponentin aktiv të FSK-së, si oficer, nënoficer apo ushtar; 1.8. Pjesëtar rezervë i FSK-së- është shtetasi i Republikës së Kosovës, puna dytësore e të cilit është shërbimi në komponentin rezervë të FSK-së, si oficer, nënoficer, ushtar rezervë. Gjatë kohës kur angazhohet në shërbim, pjesëtari rezervë është pjesëtar aktiv i FSK-së; 1.9. Personeli civil në FSK- janë punonjësit civilë që punojnë në FSK sipas ligjit të punës apo ligjit për shërbimin civil; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 1.10. Personeli i FSK - përfshin pjesëtarët aktivë, rezervë, kadetët, si dhe personelin civil të FSK-së; 1.11. Bordi Disiplinor i FSK-së – autoriteti kompetent, i cili shqyrton dhe vendos për të gjitha shkeljet e rënda të pjesëtarëve të FSK-së; 1.12. Shtabi i Përgjithshëm - përbën nivelin më të lartë në strukturën organizative ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet nga Komandanti i FSK-së; 1.13. Komisionari Parlamentar për FKS-në - është organ i pavarur që zgjidhet nga Kuvendit i Kosovës, që mbron të drejtat e personalit të FSK-së. Funksionimi dhe kompetencat e këtij institucioni rregullohen me ligj të veçantë; 1.14. Dezertim - është akt i largimit të qëllimshëm dhe jo ligjor nga shërbimi gjate gjendjes se jashtëzakonshme. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says FSK service for an FSK member is determined by the conditions and rules set in the law.
Neni 4 Shërbimi në FSK Shërbimi në FSK përcakton shërbimin e pjesëtarit të FSK-së sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara në këtë ligj në përmbushje të kompetencave dhe detyrave kushtetuese dhe ligjore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Shërbimi në FSK bazohet në parime themelore si ligjshmëria, profesionalizmi, zinxhiri i unifikuar komandues, jodiskriminimi, transparenca, llogaridhënia, meritokracia, kujdesi ndaj vartësit dhe esprit de corps.
Neni 5 Parimet e shërbimit 1. Shërbimi në FSK bazohet në këto parime themelore: 1.1. parimi i ligjshmërisë; 1.2. parimi i profesionalizmit; 1.3. parimi i zinxhirit të unifikuar komandues; 1.4. parimi i jodiskriminimit; 1.5. parimi i transparencës dhe llogaridhënies; 1.6. parimi i meritokracisë; 1.7. parimi i kujdesit ndaj vartësit; 1.8. parimi “esprit de corps”. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Applicants for the Kosovo Security Force must meet the legal and other applicable criteria, including citizenship, capacity to act, education, health and physical fitness, and no final criminal conviction; age limits also apply.
Neni 6 Kriteret e përgjithshme për shërbim 1. Shtetasi i Republikës së Kosovës që dëshiron të aplikojë në FSK, duhet të plotësoj kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi. 2. Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësohen për t’u pranuar si pjesëtar i FSK-së, janë: 2.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 2.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 2.3. të përmbushë nivelin e kërkuar arsimor; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 2.4. të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit; 2.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë. 3. Mosha minimale për tu rekrutuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës është tetëmbëdhjetë (18) vjeç. 4. Mosha me e lartë për tu rekrutuar në FSK është: 4.1. tridhjetëvjeçar (30) për oficer, me kualifikime të veçanta specialistike; 4.2. njëzetenjëvjeçar (21) për kadetë; 4.3. njëzetetrevjeçar (23) për ushtar. 5. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. 6. Pranimi bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike dhe sipas nevojave e prioriteteve të FSK-së dhe pas përfundimit me sukses të procedurës së miratuar për rastet në të cilat kërkohet verifikimi i kontrollit të sigurisë, respektivisht pastërtisë së figurës, sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe akteve të brendshme nënligjore të ministrisë. 7. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Rekrutët e FSK-së kanë të drejtë të tërhiqen/ndërpresin trajnimin pa ndonjë detyrim tjetër, nëse këtë e bëjnë gjatë trajnimit bazik. 8. Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si kadetë për kategorinë e oficerëve dhe si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. 9. Pas kryerjes së studimeve akademike ushtarake, kadetët marrin gradën më të ulët të oficerit, ndërsa rekrutët, pas përfundimit të trajnimit bazik, marrin gradën e ushtarit. 10. Kriteret dhe kushtet e tjera për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përveç se parashikohen në këtë ligj, përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerr nga Ministri. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A member of the Kosovo Security Force takes an oath on appointment as an active or reserve officer/non-commissioned officer.
Neni 7 Betimi 1. Ditën e emërimit si oficer dhe nënoficer aktiv dhe rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtari bën betimin. 2. Deklarata e betimit është: “Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’iu bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe eprorëve të mi në pajtim me ligjin, dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim, dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!” GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Service in the FSK is split into short-term and long-term service, set by service contract and a special regulation issued by the Minister. Reserve members must follow the service rules and conditions during their engagement, like active members.
Neni 8 Kohëzgjatja e shërbimit 1. Kohëzgjatja e shërbimit në FSK është e ndarë në shërbim afatshkurtër dhe afatgjatë, e përcaktuar me kontratë të shërbimit, sipas rregullave dhe kushteve të parapara me rregullore të vecantë të nxjerrë nga Ministri. 2. Pjesëtari rezervë gjatë kohës së angazhimit i nënshtrohet rregullave dhe kushteve të shërbimit sikurse pjesëtari aktiv. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: An active FSK member has the right to rank promotion and career development after admission.
Neni 9 Zhvillimi i karrierës 1. Me pranimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, pjesëtari aktiv gëzon të drejtën e gradimit dhe zhvillimit të karrierës. 2. Zhvillimi i karrierës së pjesëtarit të FSK-së përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: All FSK members are subject to annual evaluation, and the Minister sets the evaluation criteria and procedures by a separate sub-legal act.
Neni 10 Vlerësimet vjetore 1. Të gjithë pjesëtarët e FSK-së i nënshtrohen vlerësimit vjetor. 2. Kriteret dhe procedurat e vlerësimit vjetor përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lets Kosovo’s President, Prime Minister, Minister, and FSK Commander award medals, commendations, rewards, and honours to FSK members and, in some cases, domestic or foreign individuals and legal entities.
Neni 11 Medaljet dhe mirënjohjet 1. Shërbimi meritor dhe veprat e trimërisë nga ana e pjesëtarëve të FSK-së, njihen nëpërmjet medaljeve, lëvdatave, shpërblimeve dhe mirënjohjeve. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës, për pjesëtarët e FSK-së, jep dekorata në pajtim me legjislacionin në fuqi. 3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministri dhe Komandanti i FSK-së, janë të autorizuar t’u japin medalje, lëvdata, shpërblime dhe mirënjohje pjesëtarëve të FSK-së, si dhe personave fizikë dhe juridikë të vendit dhe të huaj, që e kanë dalluar vetën me meritat e tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 4. Në zbatim të paragrafit 3. të këtij neni, Ministri nxjerr akt të veçantë nënligjor. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: FSK members receive a personal ID card and must carry it while on duty; the Ministry and General Staff must develop and manage a comprehensive personnel-file system; and the Minister issues detailed sublegal rules on personal data and personnel files.
Neni 12 Të dhënat personale dhe dosja e personelit 1. Pas pranimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, secilit pjesëtar i caktohet numri unik personal, i cili përbën bazën për të gjitha shënimet personale dhe ato të karrierës. 2. Secilit pjesëtar aktiv dhe rezervë të FSK-së, i lëshohet kartela personale e identifikimit. Kartela duhet te mbahet gjatë tërë kohës derisa pjesëtari është në detyre. 3. Ministria dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së janë përgjegjëse për zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës për kontrollimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve të personelit tё FSK- së, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 4. Rregullat e hollësishme për të dhënat personale dhe dosjen e personelit përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: FSK working hours generally match public administration working hours, but they may be extended for internal service needs, readiness, exercises, and operations.
Neni 13 Orari i punës 1. Kohëzgjatja e rregullt e orarit të punës për në FSK, është e njëjtë me atë të administratës publike. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, orari i punës për FSK mund të zgjatet pёr nevoja të shërbimit të brendshëm, gatishmërisë, stërvitjeve dhe operacioneve. 3. Në zbatim të këtij neni, orari i punës në FSK përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Të gjithë pjesëtarët e FSK-së kanë të drejtë në pagë, shtesa mbi pagë dhe kompensime të tjera.
Neni 14 Pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera 1. Të drejtën në pagë, shtesat mbi pagë dhe llojet tjera të kompensimit e kanë të gjithë pjesëtarët e FSK-së. 2. Shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera, bazohen në detyrat e rrezikshme, punën jashtë orarit, orarin e punës me ndërrime, punën gjatë festave ose ditëve të tjera që janë ditë pushimi, caktimin në punë të veçanta dhe për performancë/arritje të jashtëzakonshme. 3. Pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera, përcaktohen dhe paguhen në përputhje me dispozitat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Qeveria. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Active FSK members have the right to the leave provided by current law, and the Minister may issue a special bylaw on leave types and procedures.
Neni 15 Pushimet dhe ngjarjet përkujtimore 1. Pjesëtari aktiv i FSK-së gëzon të drejtën e të gjitha pushimeve të parapara me legjislacionin në fuqi. 2. Përcaktimi i llojeve, kritereve, kohëzgjatjes dhe procedurave për dhënien dhe shfrytëzimin e pushimeve nё FSK rregullohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 3. Në pajtim me kërkesat për mbulueshmërinë me personel, siç përcaktohet me detyrat dhe përgjegjësitë e FSK-së, FSK-ja mund të shënojë edhe ditët dhe festat e shënuara kombëtare apo shtetërore dhe ngjarjeve tjera përkujtimore që u përgjigjen datave që kanë të bëjnë me krijimin dhe aktivitetet e saj. 4. Të gjitha pushimet e përcaktuara sipas këtij neni mund të anulohen, shtyhen ose ndërpriten për të përmbushur kërkesat operative të paparashikueshme apo ato të caktuara brenda një kohe të shkurtër. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Active FSK members are entitled to a meal ration during each full work shift, may use accommodation in certain service-related cases, and FSK may offer regular interurban transport.
Neni 16 Ushqimi, transporti dhe akomodimi 1. Pjesëtari aktiv i FSK-së ka të drejtë për së paku një racion të ushqimit, gjatë secilit orar të plotë të punës (e përcaktuar si çdo periudhë e qëndrimit të vazhdueshëm në detyrë për më shumë se gjashtë (6) orë në çdo dymbëdhjetë (12) orë). 2. Forca e Sigurisë së Kosovës, mund të ofrojë transport të rregullt ndërurban për pjesëtarët aktivë të saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 3. Gjatë shërbimit, pjesëtari aktiv i FSK-së ka të drejtë të shfrytëzojë akomodimin, qoftë brenda vendit të shërbimit, ose brenda një largësia të arsyeshme nga vendi i shërbimit, në rast se FSK nuk ofron transportin për të. 4. Rregullat për ushqimin, transportin dhe akomodimin, përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: FSK must provide health services to its personnel, and to close family members when the member is on an overseas mission.
Neni 17 Kujdesi shëndetësor 1. Forca e Sigurisë së Kosovës ofron shërbim shëndetësor për të gjithë personelin e saj. 2. Forca e Sigurisë së Kosovës ofron kujdes shëndetësor për anëtarët e ngushtë të familjes së pjesëtarit, përderisa ai/ajo gjendet në mision jashtë vendit. 3. Sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, kujdesi shëndetësor primar duhet të ofrohet, aty ku është e mundshme, brenda burimeve vetanake të FSK-së. Në rastet kur kjo nuk është e mundshme, ose kur kërkesa është jashtë fushës, të cilën e mbulon Shërbimi Mjekësor i FSK- së, pjesëtarët duhet të dërgohen në sistemin e kujdesit shëndetësor kombëtar. 4. Kur kujdesi shëndetësor kombëtar nuk ofron shërbimin përkatës shëndetësor, trajtimi mjekësor i pjesëtari të FSK-së bëhet jashtë vendit. 5. Organizmi dhe funksionimi i shërbimit mjekësor, rregullohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Masat mbrojtëse dhe siguria në punë për personelin e FSK-së caktohen sipas nivelit të rrezikut dhe me akt të veçantë nënligjor të Ministrit.
Neni 18 Masat mbrojtëse dhe siguria në punë 1. Masat mbrojtëse për personelin e FSK-së përcaktohen sipas shkallës së rrezikshmërisë gjatë shërbimit të rregullt, stërvitjeve dhe operacioneve. 2. Masat mbrojtëse dhe siguria në punë përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës mund të ndërpritet vullnetarisht ose detyrimisht.
Neni 19 Ndërprerja e shërbimit 1. Shërbimi nё Forcën e Sigurisë së Kosovës mund të ndërpritet nё mënyrë vullnetare dhe të detyrueshme. 2. Të gjitha ndërprerjet e shërbimit, përveç atyre që bëhen për shkak të arritjes së moshës së pensionimit, përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Pjesëtarët e FSK-së mund ta ndërpresin vullnetarisht shërbimin me njoftim paraprak 90 ditë pune dhe, në raste specifike, me miratim paraprak të Komandantit të FSK-së.
Neni 20 Ndërprerja vullnetare e shërbimit 1. Të gjithë pjesëtarët e FSK-së kanë të drejtë të ndërpresin vullnetarisht shërbimin e tyre, pas lajmërimit paraprak në afat prej nëntëdhjetë (90) ditë pune, përveç rasteve specifike, me miratim paraprak nga Komandanti i FSK-së. 2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet për personelin e FSK-së, të cilët kanë marrë pjesë në shkollime dhe trajnime të financuara dhe që janë të obliguar të shërbejnë për një periudhë kohore të paracaktuar, me qëllim të kthimit të investimit të bërë nga FSK. Ky rregull zbatohet edhe për personelin e FSK-së, në ushtrime/stërvitje dhe operacione. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: An FSK service member’s service must end if listed conditions occur, including retirement age, false recruitment information, failure to meet service standards, or certain final criminal convictions.
Neni 21 Ndërprerja e detyrueshme e shërbimit 1. Shërbimi i pjesëtarit të FSK-së përfundon në mënyrë të detyrueshme nën rrethanat e poshtëshënuara. 1.1. arrin moshën për pension; 1.2. ka dhënë shënime të rrejshme gjatë procesit të rekrutimit; 1.3. dështon në plotësimin e standardeve të kërkuara të shërbimit; 1.4. dështon në mbajtjen e gjendjes të kërkuar fizike ose mjekësore, përjashtimisht rasteve që rezultojnë si pasojë nga shërbimi në FSK dhe ka mundësi të ri-caktimit; 1.5. është dënuar për vepër penale me burg efektiv mbi gjashtë (6) muaj me vendim të formës së prerë; 1.6. me vendim të Bordit Disiplinor të FSK-së; 1.7. ka marrë post politik ose është angazhuar në cfardo mënyre në veprimtarinë politike partiake. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A Kosovo citizen who starts service in the Kosovo Security Force gains FSK member status and gets the rights and duties set by this law and other legal acts.
Neni 22 Fitimi i statusit të pjesëtarit të FSK-së 1. Shtetasi i Republikës së Kosovës, nga dita e fillimit të shërbimit nё Forcën e Sigurisë së Kosovës, fiton statusin e pjesëtarit të FSK-së dhe gëzon të gjitha drejtat dhe përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore. 2. Statusin e pjesëtarit të FSK-së e gëzojnë: 2.1. pjesëtarët e shërbimit aktiv; 2.2. pjesëtarët e shërbimit rezervë; 2.3. kadetët. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If an FSK member is captured or taken hostage, their status-based rights and obligations remain in force.
Neni 23 Ruajtja e statusit të pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Në rastet kur pjesëtari i FSK-së kapet rob apo merret peng, në territorin e Republikës së Kosovës ose në territorin e një shteti tjetër, ruan të drejtat dhe obligimet që i njeh statusi i pjesëtarit të FSK-së. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A member of the Kosovo Security Force loses status if convicted by a final court judgment for an intentional criminal offence that ends service, if they unilaterally stop service without legal grounds, or if they desert.
Neni 24 Humbja e statusit të pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. Statusi i pjesëtarit të FSK-së humbet nё rastet kur pjesëtari: 1.1. dënohet me burgim nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera me dashje që rezulton me ndëprerje të shërbimit; 1.2. njëanshëm ndërprenë shërbimin në FSK pa shkaqe ligjore; 1.3. dezerton. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Anëtarët e FSK-së kanë të drejta për trajtim të barabartë, mbrojtje gjatë detyrave, përdorim të armës sipas rregullave, zhvillim karriere, ankesa, trajnim/studime dhe disa shërbime jashtë vendit.
Neni 25 Të drejtat e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. Pjesëtari i FSK-së, gëzon trajtim të drejtë dhe të barabartë, çmohet dhe respektohet si individ, mbështetët dhe shpërblehet sipas rregullave dhe kushteve të shërbimit. 2. Të drejtat e pjesëtarit të FSK-së, në veçanti përfshijnë: 2.1. mbrojtje shtetërore nё kryerjen e detyrave të ngarkuara; 2.2. mbajtje dhe përdorim të armës në përputhje me rregullat e përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 2.3. mundësi në zhvillimin e plotë të karrierës për të realizuar plotësisht potencialin e tij përmes procedurave të emërimit, gradimit dhe zhvillimit në bazë të meritokracisë dhe nё pajtim me procedurat e përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore; 2.4. të drejtën që nё mënyrë individuale të paraqesin sipas rastit kërkesa ose ankesa për veprime të paligjshme të eprorëve nё rastet kur u cenohen të drejtat e tyre, si dhe shqyrtimin e tyre nga ana e zinxhirit komandues në mënyrë të drejtë dhe pa paragjykim për perspektivat aktuale ose të ardhshme të karrierës; 2.5. të trajnohet, të kualifikohet dhe të ndjekë studimet në institucionet arsimore, ushtarake ose civile, brenda dhe jashtë vendit, vetëm kur i jepet leje, sipas legjislacionit në fuqi; 2.6. sipas nevojave për përfaqësim të FSK-së, pjesëtarët e FSK-së përzgjidhen për të shërbyer si atashe të mbrojtjes në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, oficer/nënoficer ndërlidhës në organizata dhe institucione ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes, sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria; 2.7. sipas kërkesave dhe bazuar në marrëveshjet bilaterale, pjesëtarët e FSK-së dërgohen për të shërbyer jashtë vendit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: FSK members must follow the Constitution and laws, obey lawful command orders, keep information and equipment protected, avoid conflicts of interest, and cannot take secondary jobs without prior approval.
Neni 26 Obligimet e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës 1. Pjesëtari i FSK-së është i obliguar që: 1.1. të njohë, të respektojë dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Repubikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi; 1.2. të kryejë të gjitha detyrat me nder, paanshmëri dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. të ruajë nderin e dinjitetin e ushtarakut; 1.4. të shërbejë kudo që kërkojnë interesat institucionale dhe shtetërore; 1.5. të zbatoj urdhërat e zinxhirit komandues; 1.6. të zbatojë të gjitha urdhrat e ligjshëm që jepen për qëllime shërbimi edhe në rast se paraqet rrezik për jetën e tij; 1.7. të mos zbatojë urdhrat që bien në kundërshtim me ligjin dhe të njoftojë urdhërdhënësin dhe eprorin e vet; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 1.8. të jetë i gatshëm dhe i disiplinuar për kryerjen e detyrës; 1.9. të mbrojë të gjitha informatat, në çfarëdo forme, si dhe pajisjet e marra ose që i janë dhënë gjatë detyrës në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.10. të respektojë orarin e punës; 1.11. të mbajë uniformën dhe simbolet e FSK-së në përputhje me legjislacionin përkatës; 1.12. të veprojë me integritet gjatë gjithë kohës dhe të mos e keqpërdorë pozitën zyrtare ose informatat zyrtare për përfitim personal ose të tjerëve; 1.13. të mos kërkojë ose pranojë asnjë përfitim material, për kryerjen e detyrave, me përjashtim të pagës dhe të përfitimeve të tjera, të përcaktuara me ligj e akte të tjera nënligjore; 1.14. mosdhënien e deklaratave publike përmes mediumeve dhe formave tjera të komunikimit publik që kanë të bëjnë me FSK-në, pjesëtarët ose aktivitetet e saj pa pëlqimin e zinxhirit komandues; 1.15. të shmangë çfarëdo aktiviteti që mund të përbëjë konflikt të interesit ndërmjet detyrave zyrtare dhe private; 1.16. të rrisë aftësitë profesionale dhe të marrë pjesë në veprimtari trajnuese; 1.17. të zbatojë standardet e mirësjelljes dhe ruajtjes së integritetit. 2. Pjesëtarët e FSK-së nuk mund të angazhohen në punësim dytësor, përveç me miratimin paraprak të autoritetit kompetent dhe sipas rregullave të përcaktuara me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 3. Shkelja e obligimeve të përcaktuara në këtë nen trajtohet në përputhje me dispozitat e Kodit Disiplinor të FSK-së dhe legjislacionin në fuqi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: FSK members may file complaints about alleged violations of their rights connected to service in the FSK.
Neni 27 Shqyrtimi i ankesave 1. Çdo pjesëtar i FSK-së ka të drejtë të parashtrojë ankesë për çfarëdo shkelje të pretenduar të të drejtave të tij lidhur me shërbimin në FSK. 2. Rregullat dhe procedurat për parashtrimin dhe shqyrtimin e ankesave përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 3. Përjashtimisht paragrafit 2. të këtij neni, pjesëtari i FSK-së mund t’i drejtohet komisionarit përkatës parlamentar për FSK-në, sipas ligjit të veçantë për komisionarin. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Kodi i Etikës dhe Kodi Disiplinor për FSK përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 28 Kodi i Etikës dhe Kodi Disiplinor Kodi i Etikës dhe Kodi Disiplinor, me të cilat përcaktohen standardet e sjelljes dhe procedurat disiplinore nё FSK, përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: FSK members and their family members have a right to a pension, and the age, types, criteria, and conditions for receiving it are set by a special law.
Neni 29 E drejta nё pension E drejta në pension për pjesëtarin e FSK-së dhe familjarët e tij, mosha, llojet, kriteret dhe kushtet e përfitimit të pensionit përcaktohen me ligj të veçantë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: FSK members and their families have special legal protection; the Kosovo Police cannot arrest an FSK member inside FSK areas, and must notify FSK police if an arrest happens outside those areas.
Neni 30 Mbrojtja e veçantë ligjore 1. Jeta, figura dhe dinjiteti i pjesëtarit dhe familjes së tij janë të paprekshme dhe mbrohen me ligj. 2. Gjatë kryerjes së detyrës dhe për shkak të saj, pjesëtarit aktiv dhe në rezervë i garantohet mbrojtja e veçantë ligjore. 3. Pjesëtari i FSK-së nuk mund të arrestohet nga Policia e Kosovës, brenda hapësirave dhe zonave të FSK-së. 4. Në rastet kur pjesëtari i FSK-së ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës, jashtë hapësirave dhe zonave të FSK-së, njoftohet Policia e FSK-së”. 5. Në rastet kur për shkak të detyrës që kryen ose ka kryer, rrezikohet familja ose pasuria e pjesëtarit të FSK-së nga veprime të paligjshme, atij i garantohet mbrojtje dhe mbështetje e veçantë nga struktura shtetërore. 6. Çdo veprim që drejtohet kundër jetës, figurës dhe dinjitetit të pjesëtarit të FSK-së dhe familjes së tij, dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Veprimtaritë përkujtimore dhe pritja e personaliteteve vendore e të huaja zhvillohen me protokoll zyrtar të FSK-së.
Neni 31 Protokolli zyrtar 1. Veprimtaritë përkujtimore, pritja e personaliteteve të vendit dhe të huaja, zhvillohen me protokoll zyrtar të FSK-së. 2. Rregullat e protokollit zyrtar të FSK-së përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Official FSK funeral ceremonies must be used for FSK members and pensioners, funeral costs for an FSK member are covered by the Ministry, and the Minister issues special sublegal rules for these ceremonies.
Neni 32 Ceremonitë zyrtare 1. Ceremonia e varrimit të pjesëtarit dhe pensionistit të FSK-së, kryhet me ceremoni zyrtare të FSK-së. Shpenzimet e varrimit të pjesëtarit të FSK-së mbulohen nga Ministria. 2. Rregullat e ceremonive zyrtare të FSK-së, përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Subordinate acts required by this law must be issued within 1 year after the law enters into force.
Neni 33 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj nxirren në afat prej më së largu një (1) vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The changes required by this law must be carried out according to the phases set in the strategic review recommendations and the detailed comprehensive transition plan.
Neni 34 Dispozitat e kalimtare Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article repeals the listed laws when this law enters into force.
Neni 35 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen: 1.1. Ligji nr. 03/L-082 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 32/15 qershor 2008); 1.2. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article is about amendments and additions to another law.
Neni 21 (Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 03/L-082 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës) të Ligjit nr. 04/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës (Gazeta Zyrtare / nr. 25/07 shtator 2012). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 36 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-124 14 dhjetor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-068-2018, datë 28.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-124 PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in