LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This is the preamble and title of a law on preventing and combating the COVID-19 pandemic in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 07/L-006
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of a law on preventing and combating the COVID-19 pandemic in Kosovo. This article states the law’s purpose: to create a legal basis for state institutions of the Republic of Kosovo to prevent and fight the COVID-19 pandemic. This article defines the scope of the law: it assigns responsibilities to state and health institutions for COVID-19 prevention, control, treatment, monitoring, financing, and responsibility-sharing, and it covers measures and sanctions for people and legal entities that break competent authorities’ rules, decisions, or instructions during the COVID-19 period. This article defines key terms used in the law. During the COVID-19 pandemic, the Ministry of Health may restrict human rights and freedoms, subject to listed safeguards.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of a law on preventing and combating the COVID-19 pandemic in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to create a legal basis for state institutions of the Republic of Kosovo to prevent and fight the COVID-19 pandemic.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines the scope of the law: it assigns responsibilities to state and health institutions for COVID-19 prevention, control, treatment, monitoring, financing, and responsibility-sharing, and it covers measures and sanctions for people and legal entities that break competent authorities’ rules, decisions, or instructions during the COVID-19 period.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19. 2. Ky ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termet e përdorura në këtë ligj, kanë kuptimet e mëposhtme si në vijim: 1.1. COVID-19 - nënkupton emërtimin për sëmundjen CO-korona, VI-virusi, D-sëmundja dhe 19- viti i shfaqjes së sëmundjes 2019; 1.2. Dezinfektim - është asgjësimi, jashtë organizmit të njeriut, i agjentëve infektivë, nëpërmjet metodave mekanike, fizike dhe kimike; 1.3. Eliminim i sëmundjes - është eliminimi i sëmundjes dhe pasojave të saj në një territor të caktuar, si rezultat i përpjekjeve të shëndetit publik; 1.4. Gjurmim i kontakteve - është një masë e zbatuar për të gjurmuar personat, të cilët janë ekspozuar ndaj një burimi infeksioni apo kërcënimi serioz për shëndetin, brenda vendit apo ndërkufitar, dhe të cilët kanë rrezik që të kenë apo zhvillojnë një sëmundje; 1.5. Infeksion - është invazioni i virusit në organizëm të njeriut nga agjenti infektues, që arrin të shumëzohet, duke prodhuar efekte të dëmshme për organizmin; 1.6. Izolim - është izolimi i personave të dyshuar apo të mundshëm për prekje nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS infeksione apo sëmundjet infektive, si dhe personave të infektuar nga të shëndetshmit, për të penguar përhapjen e infeksionit; 1.7. Karantina - është kufizim i lirisë së lëvizjes së njerëzve të shëndoshë të cilët janë ekspozuar shkaktarëve të rrezikshëm të sëmundjeve ngjitëse; 1.8. Kontrolli i sëmundjes - është reduktimi i sëmundshmërisë ose i vdekshmërisë, si rezultat i përpjekjeve për minimizimin e dëmit të shkaktuar në popullatë; 1.9. Monitorimi - është observimi i vazhdueshëm, zbulimi apo rishikimi i ndryshimeve të një gjendjeje shëndetësore, situate ose aktiviteti, që funksionon vazhdimisht dhe që përdor grumbullimin sistematik të të dhënave dhe analizës mbi indikatorë specifikë, të cilët lidhen me agjentët infektivë apo kërcënimet kombëtare, ndërkufitare dhe ndërkombëtare serioze për shëndetin; 1.10. Parandalimi i sëmundjes - është tërësia e masave që synojnë jo vetëm parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, por dhe ndalimin e përparimit dhe reduktimin e pasojave të saj, në rast se ajo shfaqet; 1.11. Raportim i sëmundjes ngjitëse - është njoftimi i autoriteteve përkatëse shëndetësore për rastin e dyshuar, të mundshëm apo të konfirmuar, të sëmundjes infektive; 1.12. Vaksina - është preparat imunobiologjik, që përmban shkaktarin ose shkaktarët e sëmundjes, ose përbërësit e tyre, të cilët, pas marrjes nga organizmi, nxitin prodhimin e antitrupave ndaj këtyre shkaktarëve, duke mbrojtur organizmin përkatës; 1.13. Vaksinimi dhe imunizimi - është procesi i dhënies së vaksinave apo produkteve imunobiologjike, për të siguruar mbrojtjen e popullatës; 1.14. Vatër infeksioni - është territori që përfshin burimin e infeksionit (njeriun apo kafshën) dhe faktorët favorizues të mjedisit jetësor për përhapjen e infeksionit: 1.15. Zhdukje e sëmundjes - është zhdukja e sëmundjes, shkaktarit dhe pasojave të saj, në një rajon botëror të caktuar; 1.16. Produkt deficitar – produkt i cili nuk mund të blihet në territorin e Republikës së Kosovës apo blerja është shumë e vështirë për shkak të rrethanave të krijuara nga situata pandemike dhe produktet të cilat janë esenciale në luftimin e pandemisë COVID–19; 1.17. CE – Certifikata e Konformitetit Evropian; 1.18. IKSHPK – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik; 1.19. MSH – Ministria e Shëndetësisë; 1.20. AKPPM – Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI II AUTORIZIMET E POSAÇME DHE KUFIZIMET E LIRIVE DHE TË DREJTAVE KUSHTETUESE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: During the COVID-19 pandemic, the Ministry of Health may restrict human rights and freedoms, subject to listed safeguards.
Neni 4 Autorizimet e Ministrisë së Shëndetësisë 1. Në kohën sa zgjatë pandemia COVID-19, përveç autorizimeve nga Ligji Nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë ka autorizime për sa vijon: 1.1. Kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, përjashtimisht ato të specifikuara në nenin 56(2) të Kushtetutës, për aq sa një gjë e tillë është e domosdoshme për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19; 1.2. Kufizimi nga pika e mësipërme duhet të specifikohen në vendimet nga neni 5 i këtij ligji, i cili duhet të përmbajë arsyetimin për kufizim, të drejtën apo lirinë që kufizohet, si dhe të dhëna të tjera që mjaftueshëm sqarojnë qytetarin për liritë dhe të drejtat që janë kufizuar; 1.3. Kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk guxon të prekë esencën e së drejtës apo lirisë që kufizohet, duhet të jetë i përkohshëm, i arsyetuar mirë dhe i qasshëm për publikun në një afat sa më të arsyeshëm; 1.4. Autorizimet lidhur me zbatimin e kufizimeve të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe menaxhimi i tyre nuk guxojnë të ndërhyjnë në ushtrimin e rregullt të mandatit dhe kompetencave të organeve shtetërore dhe institucioneve të specifikuara në këtë ligj. Çdo kufizim i ushtrimit të kompetencave të institucioneve të tjera duhet të specifikohet dhe arsyetohet shprehimisht në vendim të autoritetit përkatës shtetëror dhe të ofrohen arsyet për një gjë të tillë; 1.5. Kufizimi i lirive dhe të drejtave që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese të lirisë së lëvizjes ( - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Neni 35), lirisë e tubimit (
Neni 35), lirisë e tubimit ( - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Fragmentary text referencing Article 43 and privacy; no rule can be reliably extracted.
Neni 43) dhe privatësisë ( - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo keeps the power to review the internal legality, at first instance, of actions and activities taken by MSH under paragraph 1.
Neni 36) bëhet ashtu që jepen arsyetime të bollshme dhe të detajuara që dëshmojnë për lidhjen e drejtpërdrejtë në mes të kufizimit dhe masave të ndërmarra për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës ruan të drejtën e kontrollit të ligjshmërisë së brendshme në shkallë të parë të veprimeve dhe aktiviteteve të ndërmarra nga MSH nga paragrafi i parë i këtij neni, në veçanti nëse masat e ndërmarra kufizojnë liritë dhe të drejtat sipas nenit 55 të Kushtetutës për një kohë më të gjatë se 30 ditë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Minister of Health may issue framework and operational decisions to implement this law, and framework decisions need government approval.
Neni 5 Autorizimet e posaçme të Ministrit të Shëndetësisë 1. Ministri i Shëndetësisë fillon me zbatimin e këtij ligji ditën e hyrjes së tij në fuqi, përmes vendimeve dhe akteve të tjera juridike që i ka në dispozicion dhe që mund të zbatohen në mënyrë të përshtatshme. 2. Vendimet e Ministrit të Shëndetësisë duhet të jenë të dy llojta: vendime kuadër dhe vendime operacionale: 2.1. Vendimet kuadër janë ato vendime që Ministri i nxjerr, me një arsyetim të gjatë të kufizimeve dhe masave të tjera që duhet të ndërmerren për luftimin dhe pengimin e sëmundjes COVID–19 dhe për këtë raporton në Qeveri çdo dy javë; 2.2. Vendimet kuadër kanë natyrë të vendimit të përgjithshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2.3. Përveç përmbushjes së kërkesave ligjore administrative, vendimet kuadër duhet të përmbajnë edhe: 2.3.1. emrin dhe numrin e masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren; 2.3.2. territorin, nëse masat dhe aktivitetit kanë kufizim territorial; 2.3.3. lloji dhe koha e zgjatjes së kufizimeve të lirive dhe të të drejtave të njeriut; 2.3.4. kohën e zgjatjes së tyre dhe organet që mund të kenë detyra dhe autorizime të veçanta për kohën sa zgjasin ato masa; 2.3.5. kufizimet në të drejtat pronësore mund të jenë të përkohshme dhe një gjë e tillë duhet të shënohet në masën apo aktivitetin që prekë një të drejtë të tillë. 2.4. Vendimet kuadër i nënshtrohen miratimit të Qeverisë; 2.5. Vendimet operacionale janë vendimet që i nxjerr Ministri i Shëndetësisë ose Ministritë e linjës në baza ditore dhe që kanë për qëllim zbatimin e qëllimeve dhe synimeve të vendimit të shpallur kuadër; 2.6. Përveç përmbushjes së kërkesave ligjore administrative, vendimet operacionale duhet të përmbajnë edhe: 2.6.1. përshkrimin e detajuar të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra; 2.6.2. territori dhe kategoria e personave kundrejt të cilëve vlejnë masat dhe aktivitetet e ndërmarra sipas vendimit kuadër; 2.6.3. përkufizimin e saktë të kufizimeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, të ndërmarra konkretisht me qëllim të luftimit dhe pengimit të përhapjes së pandemisë COVID-19; 2.6.4. në rastet kur bëhet fjalë për kufizimet e të drejtave pronësore, duhet të shënohen detajet e kufizimit të tillë dhe përcaktimi se masat dhe aktivitete konkrete të drejtuara kundër të drejtave pronësore kanë karakter të përkohshëm. 3. Vendimet operacionale nuk i nënshtrohen miratimit në Qeveri. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article allows the Kosovo Government to request FSK support in special, very serious health situations, and requires the request to be detailed and limited to COVID-19 response support.
Neni 6 Kujdesi për disa kufizime të posaçme 1. Në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe dispozitat e Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, në veçanti sa i përket kufizimeve te lirive dhe të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit dhe të drejtën e privatësisë. 2. Për rastet e posaçme, kur organet profesionale shëndetësore vlerësojnë një situatë tejet serioze, dhe mbështetja e njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet si e domosdoshme, Qeveria e Kosovës mund të kërkojë edhe angazhimin e FSK-së. 3. Kërkesa për angazhimin e FSK duhet të jetë e detajuar, të ofroj arsyet konkrete dhe të jetë e kufizuar ekskluzivisht për të mbështetur përpjekjet e organeve të tjera për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI III PARANDALIMI DHE LUFTIMI I INFEKSIONIT COVID-19 DHE MASAT E PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA PËR MBROJTJE NGA PANDEMIA COVID-19 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The health minister proposes the official end of the COVID-19 pandemic, and the Government of Kosovo approves it, in line with WHO decisions.
Neni 7 Pandemia COVID-19 Në pajtim me vendimin e OBSH, për shpalljen e COVID-19 pandemi botërore dhe vendimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera përgjegjëse në raport me situatën pandemike në Republikën e Kosovës, deklarimi zyrtar i përfundimit të gjendjes së pandemisë COVID-19 propozohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: COVID-19 prevention, management, and control are mandatory; the health ministry proposes the state strategy, government approves it, and testing and immediate health services are free for suspected or confirmed cases.
Neni 8 Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit COVID-19 1. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës është i detyrueshëm, pa asnjë lloj diskriminimi. 2. Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së propozon strategjinë shtetërore për parandalim, menaxhim dhe kontrollim të pandemisë COVID-19, e cila miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 3. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i pandemisë COVID-19 ofrohet falas për qytetarët në të gjitha institucionet publike shëndetësore. 4. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i sëmundjes COVID-19 bëhet sipas strategjisë së aprovuar nga Qeveria, udhëzimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së ku përfshihet: planifikimi, programimi, organizimi, zbatimi i masave për parandalimin, diagnozën, menaxhimin, kontrollimin, trajtimin, zhdukjen e sëmundjes COVID-19 dhe sigurimin e mjeteve e infrastrukturës së domosdoshme për mbrojtjen shëndetësore të popullatës. 5. Çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19 i ofrohet testimi, shërbimet shëndetësore të menjëhershme dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit publik shëndetësor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Institucionet publike, jopublike dhe private duhet të raportojnë rastet e dyshuara ose të identifikuara me COVID-19 te IKSHPK ose institucioni i caktuar nga MSH; IKSHPK gjithashtu ka detyra koordinuese dhe raportuese.
Neni 9 Njoftimi dhe raportimi për COVID-19 1. Çdo institucion publik apo jopublik është i obliguar të raportojë në IKSHPK apo institucion të përcaktuar nga MSH rastet e dyshuara apo të identifikuara me COVID-19. 2. IKSHPK është institucioni përgjegjës, i cili përcakton standardet e raportimit, harton udhëzimin kombëtar dhe koordinon veprimet në këtë fushë, në të gjithë vendin. 3. IKSHPK komunikon dhe raporton në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë COVID-19. 4. Çdo institucion publik dhe privat është i obliguar të raportoj në IKSHPK rastet e sëmundjes, infeksionit me COVID-19. 5. Raportimi dhe njoftimi përfshin informacionin e caktuar sipas standardeve të miratuara nga IKSHPK, raportimi kryhet brenda 24-48 orëve, duke filluar që nga momenti i paraqitjes pranë mjekut, por, nëse mjeku e konsideron rastin urgjent, raportimi dhe njoftimi kryhen edhe me gojë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, sipas mjeteve përkatëse dhe praktike të komunikimit. Raportimi i vdekjes nga COVID-19 kryhet brenda 24-48 orëve sipas standardeve të raportimit të miratuar nga IKSHPK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6. IKSHPK ka për detyrim që të raportoj në komunikim zyrtar raste pozitive me COVID-19 me institucionet tjera të nivelit qendror dhe lokal. Lista e rasteve të testuara dhe të diagnostifikuar çdo 24 orë i dërgohet komunave dhe organizatave punonjëse ku ushtron veprimtarinë personi i dyshuar apo pozitiv me COVID-19, si dhe rastet e shëruara. 7. IKSHPK me listën e dërguar në institucionet tjera, mund të dërgoj edhe masa dhe rekomandime të tjera për rastet pozitive me COVID-19. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Government and health authorities set COVID-19 protective measures, and everyone and all institutions must comply with them.
Neni 10 Masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 1. Qeveria miraton strategjinë, programin dhe cakton masat për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19. 2. Çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat për mbrojtjen nga COVID-19. Në kuadër të mbrojtjes së popullsisë nga pandemia COVID-19, Qeveria e Kosovës, siguron mjete materiale shtesë për rastet emergjente: 2.1. Për ushtrimin e kontrollit në kufijtë e Kosovës dhe për zbatimin e masave lidhur me ushtrimin e këtij kontrolli; 2.2. Për mbulimin e shpenzimeve të izolimit, të ekzaminimit dhe të mjekimit në institucionet publike shëndetësore të personave të sëmurë dhe të personave për të cilët dyshohet se vuajnë nga COVID-19; 2.3. Për mbulimin e shpenzimeve të karantinës, të kontrollit kufitarë dhe kontrolleve tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. 3. Policia e Kosovës, në kuadër të të drejtave dhe të detyrave të veta bashkëpunon me organin kompetent Inspektoratin Shëndetësorë, Inspektoratin Sanitar, IKSHPK-në, MSH për të asistuar në procedurat e izolimit, kufizimit ose të ndalimit të udhëtimit në vendin apo nga vendi ku është e përhapur pandemia COVID-19. 4. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara nga organet kompetente, për mbrojtjen nga COVID-19. 5. Institucionet dhe personat kanë për obligim që të zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim të identifikimit të agjentëve infektues, burimeve të infeksionit, ndërprerjes së transmetimit, me qëllim të kontrollit, eliminimit dhe zhdukjen e sëmundjes COVID-19. 6. Sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë publikon masat mbrojtëse të detyrueshme për persona dhe institucione. Vendimi për masat mbrojtëse duhet të përfshijë edhe sqarimin se mos zbatimi i cilave masa mbrojtëse është kundërvajtje ligjore apo vepër penale. 7. Mos respektimi i masave mbrojtëse përbën shkelje ligjore e cila ndëshkohet me këtë ligj dhe dispozitat ligjore në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 lists general COVID-19 protective measures: hygienic drinking water, sanitary protection of water sources and supply systems, disinfection, mask wearing, keeping distance, and personal hygiene including hand cleaning and disinfection.
Neni 11 Masat e përgjithshme 1. Masa të përgjithshme për mbrojtjen nga COVID-19 janë: 1.1. sigurimi i ujit të pijshëm higjienik; 1.2. mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës, për furnizimin publik me ujë të pijshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.3. dezinfektimi; 1.4. mbajtja e maskës; 1.5. mbajtja e distancës; 1.6. higjiena personale, pastrimi dhe dezinfektimi i duarve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë rendit masa speciale për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 dhe i jep MSH-së, IKSHPK-së dhe Ministrit të Shëndetësisë kompetenca për t’i miratuar ato.
Neni 12 Masat e veçanta 1. Masat e veçanta për parandalimin e COVID-19 janë: 1.1. zbulimi në kohë i burimit të infeksionit dhe rrugëve të marrjes e përhapjes së tij; 1.2. testimi përmes analizave mikrobiologjike i personave të dyshuar me COVID-19; 1.3. përcjellja epidemiologjike dhe njoftimi i hershëm dhe i shpejtë; 1.4. izolimi dhe karantina; 1.5. transportimi i sigurt; 1.6. diagnoza e saktë dhe në kohë reale mikrobiologjike; 1.7. trajtimi dhe shërimi i personave të sëmurë; 1.8. gjurmimi i kontakteve me persona të infektuar apo të sëmurë, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe OBSH-së; 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar. 2. MSH dhe IKSHPK me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të pandemisë COVID-19 aprovon strategjinë për testimet masive dhe rasteve të kontaktit. 3. MSH dhe IKSHPK aprovojnë protokollet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për personat që hyjnë në Kosovës nga vende ku ekziston COVID-19, si dhe u japin udhëzime qytetarëve që udhëtojnë në vendet ku ekziston COVID-19. 4. Për të mbrojtur popullatën nga COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së, OBSH-së, miraton masa të veçanta për mbrojtje nga COVID-19, si vijon: 4.1. kufizimin ose ndalimin e udhëtimeve në vendin ku është përhapur pandemia COVID-19; 4.2. kufizimin ose ndalimin e qarkullimit në rajonet e infektuara ose të rrezikuara; 4.3. kufizimin ose ndalimin e qarkullimit të llojeve të ndryshme të mallrave dhe produkteve; 4.4. marrjen pjesë, në mënyrë të detyrueshme, të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve të tjera, si dhe të qytetarëve në luftimin e pandemisë COVID-19; 4.5. shfrytëzimin e objekteve dhe mjeteve të transportit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 4.6. mbyllja e shkollave; 4.7. mbyllja e aktiviteteve jopublike apo publike; 4.8. anulimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura; 4.9. kufizimi apo ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik; 4.10. kufizimi i lëvizjeve brenda vendit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: COVID-19 testing, diagnosis, treatment, reporting, and related lab activity must follow approved protocols, licensing, reporting, and evidence rules.
Neni 13 Testimi, diagnoza dhe trajtimi 1. Testimi, diagnoza dhe trajtimi i personave të dyshimtë apo të sëmurëve me COVID-19 kryhet në bazë të protokolleve përkatëse, të hartuara nga OBSH, IKSHPK, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të miratuara, me vendim, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. 2. MSH me akt nënligjor përcakton kontrollin dhe cilësinë e testeve sipas protokolleve ndërkombëtare, validuar dhe me markën CE. 3. Diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientëve me COVID-19 kryhet në bazë të protokollit të caktuar, të hartuar nga Komitetet Shtetërore për Sëmundjet Infektive dhe IKSHPK dhe të miratuara me vendim nga Ministri i Shëndetësisë. 4. Testimin dhe identifikimin e sëmundjes me COVID-19 e kryejnë institucionet shëndetësore publike, private dhe publiko-private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi. 5. Ministria e Shëndetësisë mbështet në aspektin organizativ dhe financiar laboratorët e mikrobiologjisë në kuadër të IKSHPK-së në nivelin terciar, sekondar dhe primar që janë pjesë e integruar e kujdesit publik shëndetësorë me qëllim të identifikimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. 6. Organizimi dhe funksionimi i laboratorëve të mikrobiologjisë të shëndetit publik kryhet sipas protokolleve të përcaktuara nga IKSHPK dhe të miratuara me vendim nga Ministri i Shëndetësisë. 7. Institucionet shëndetësore private, laboratorët privatë për testim dhe identifikim të COVID-19 obligohen të licencohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë të obliguar të respektojnë protokollet e IKSHPK-së për testim, identifikim dhe raportim. Raportimi i testimeve, rasteve pozitive dhe negative është i obligueshëm për të gjitha institucionet shëndetësore dhe bëhet çdo 24 – 48 orë në IKSHPK sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë. 8. Me qëllim të trajtimit të infeksionit me COVID-19, Komiteti Etik i AKPPM me aprovimin e Ministrit të Shëndetësisë mund të lejoj përdorimin e barnave dhe plazmës konvalescente që janë në fazën e hulumtimeve klinike. 9. Çdo institucion shëndetësor i cili bën testimin e personit për COVID-19, është i detyruar të lëshoj dëshmi mbi testimin. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: During the COVID-19 pandemic, health authorities must coordinate with several institutions, and health service structures must report to the Ministry of Health through established committees or commissions.
Neni 14 Përgjegjësitë dhe koordinimi i institucioneve gjatë pandemisë COVID-19 1. MSH dhe IKSHPK për zbatim të masave mbrojtëse dhe rregullave në lidhje me transportin, izolimin, mjekimin dhe masat anti-pandemike COVID-19, koordinohen me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Policinë e Kosovës, Doganat, AVUK, Inspektoratin Shëndetësorë dhe institucionet tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2. Gjatë kohës së pandemisë COVID-19 të gjitha strukturat e shërbimit shëndetësor, në varësi të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe ministrive të tjera në lidhje me parandalimin dhe luftimin e COVID-19 i raportojnë Ministrisë së Shëndetësisë përmes komiteteve apo komisioneve të themeluara për këtë qëllim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article requires health authorities, municipalities, local level bodies, and the Government of Kosovo to share COVID-19 information, implement prevention and control measures, and support municipal response.
Neni 15 Bashkëpunimi me nivelin komunal 1. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHK obligohen të informojnë, rregullisht nivelin komunal për masat parandaluese dhe situatën me pandeminë COVID-19. 2. Çdo Komunë e Republikës së Kosovës informohet me strategjinë, masat parandaluese të miratuara nga IKSHPK dhe MSH, si dhe për personat e testuar, raste negative dhe pozitive, rastet e dyshuara, rastet e kontaktit dhe personat e shëruar në territorin e komunës të përcaktuara sipas ligjit për vetëqeverisje lokale. 3. Niveli lokal është i obliguar të zbatojë strategjinë, masat për parandalim, menaxhim dhe kontroll të pandemisë COVID-19 si dhe të mbështes nivelin qendrorë, institucionet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin të COVID-19. 4. Qeveria e Kosovës me vendim themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe obligon që të themeloj komunat nen komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë. 5. Qeveria e Kosovës obligohet që të mbështesë komunat me masat mbrojtëse dhe mjete financiare në betejën kundër pandemisë COVID-19. 6. Bazuar në strategjinë, protokollet e miratuara për parandalim, menaxhim dhe kontroll të pandemisë COVID-19, komunat e Kosovës janë të obliguara që të përgatisin plan-veprimin për identifikimin dhe trajtim të pacientëve me COVID-19 , duke siguruar medikamentet dhe bazën materiale të nevojshme. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must provide enough COVID-19 vaccines for all citizens.
Neni 16 Vaksina Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të siguroj për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër virusit COVID-19. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon organizimin e programit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, rolet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, raportimin e institucioneve shëndetësore dhe lëshimin e vërtetimit/librezës së vaksinimit.
Neni 17 Procesi i vaksinimit 1. Pas aprovimit zyrtar të vaksinës kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK aprovon programin shtetërorë të vaksinimit në Republikën e Kosovës. 2. IKSHPK është bartëse e programit për imunizim të popullatës me vaksinën anti-COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK themelon Komitetin e ekspertëve për imunizim të popullatës më vaksinën anti-COVID-19. Komiteti i ekspertëve të imunizimit është organ këshillimor, i cili shqyrton çështjet teknike të lidhura me vaksinimin e popullatës e grupeve të caktuara të saj dhe jep rekomandimet përkatëse. 3. Me propozim të IKSHPK dhe Komitetit të Ekspertëve të Imunizimit, Ministria e Shëndetësisë miraton, me vendim, kalendarin e vaksinimit, grupet e rrezikuara që janë prioritet në vaksinim. 4. Shpenzimet për vaksinën anti COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që i merr Qeveria e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 5. Vaksinimi realizohet në institucionet shëndetësore publike ose në mjedise të përcaktuara nga IKSHPK dhe MSH. 6. Institucionet publike shëndetësore që realizojnë vaksinimin janë të detyruara të sigurojnë evidentimin e saktë të personave që i nënshtrohen vaksinimit dhe të raportojnë në IKSHPK çdo 24-48 orë. 7. Çdo institucion që ofron vaksinim duhet të sigurojë kushtet përkatëse për vaksinim sipas udhëzimeve të Programit Shtetëror të Vaksinimit, në kuadër të IKSHPK-së. 8. Personit të vaksinuar i lëshohet vërtetimi dhe libreza e vaksinimit e përcaktuar nga Programi Shtetëror i Vaksinimit, në kuadër të IKSHPK-së. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Institutions in Kosovo must exchange data and information for the COVID-19 response, and IKSHPK and the Ministry of Health have specific monitoring, reporting, approval, and deletion-related duties.
Neni 18 Shkëmbimi i të dhënave gjatë pandemisë COVID-19 1. Shkëmbimi i të dhënave dhe informacionit është i obligueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës në betejën kundër pandemisë COVID-19. 2. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK janë të obliguara që të ndjekin ecurinë e pandemisë COVID-19 në vend, në vendet e rajonit dhe në botën e jashtme dhe lidhur me këtë njoftojnë Qeverinë e Kosovës. 3. Informimi, shkëmbimi i të dhënave personale, komunikimi ndërmjet institucioneve kur të jetë nevoja realizohet përmes IKSHPK-së. IKSHPK vlerëson nevojën për shkëmbim të informacionit dhe të dhënave personale për autoritetet e tjera kompetente të shëndetit publik, të nivelit qendror dhe lokal, vendase apo të huaja, të përfshira në gjurmimin e kontakteve. 4. Mesazhet që përmbajnë të dhëna personale në mënyrë automatike, fshihen pas 12 muajve, nga data e postimit të tyre. 5. Shkëmbimi i alarmeve përkatëse kryhet nëpërmjet sistemit përkatës të njoftimit të hershëm e të shpejtë. 6. IKSHPK në bashkëpunim me personin përgjegjës nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale aprovojnë udhëzuesin dhe listën e të dhënave personale që mund të shkëmbehen në sistem, të njoftimit për të gjurmuar rastet e kontakteve me COVID-19. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry of Health can set COVID-19 protection measures, and certain bodies and persons must follow reporting, isolation, and movement restrictions.
Neni 19 Masat e sigurisë për mbrojtjen të qytetarëve nga COVID-19 1. Për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga COVID-19 merren masat e parashikuara me këtë ligj dhe dispozitave ligjore në fuqi, Ministria e Shëndetësisë, me vendim dhe akte nënligjore përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtje nga COVID-19, si vijon: 1.1. Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur pandemia COVID-19; 1.2. Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara; 1.3. Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të qytetarëve; 1.4. Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse. 2. Për ta mbrojtur vendin nga hyrja e personave me COVID-19, përcakton masat e kontrollit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS në kufijtë e Kosovës si dhe rregullat e transportit ndërkombëtarë. 3. Personat e sëmurë pozitiv me COVID-19 i nënshtrohen masave të izolimit, trajtimit dhe mjekimit sipas rekomandimeve te IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. 4. Personave të sëmurë pozitiv me COVID-19 u ndalohet veprimtaria në punë dhe aktivitete tjera ku mund të rrezikojnë shëndetin e personave të tjerë; 5. Nuk lejohet qarkullimi i personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se janë të sëmurë nga COVID-19, përveç për arsye shëndetësore të mjekimit. 6. Me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të pandemisë COVID-19 Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK dhe Inspektorati shëndetësor dhe sanitar urdhërojnë dezinfektimin e hapësirave të caktuara të cilat munden me qenë rrezik i përhapjes së infeksionit. 7. Karantina dhe izolimi i personave të infektuar me COVID-19 kryhen sipas udhëzimeve të IKSHPK, të miratuara, me vendim, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. 8. Masat ndaj individëve dhe institucioneve urdhërohen me anë të vendimit me procedurë administrative. 9. Organet komunale shëndetësore kanë për detyrë që Ministrisë së Shëndetësisë t’i dërgojnë raportet lidhur me zbatimin e këtij ligji dhe të dispozitave të miratuara në bazë të tij, si dhe të dhënat lidhur me shfaqjen dhe me masat e ndërmarra për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19. 10. Komuna ka për detyrë që të dërgoj raportet e punës dhe të dhënat lidhur me masat e ndërmarra për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar të Kosovës. 11. Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin e raportimit, cakton mënyrën dhe afatet e dërgimit të raporteve dhe të dhënave për pandeminë COVID-19. KAPITULLI IV DISPOZITAT E VEÇANTA PËR LUFTIMIN E COVID-19 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të japë kompensime shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore që janë angazhuar në luftën kundër COVID-19.
Neni 20 Kompensimi 1. Qeveria bën kompensime shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID–19. 2. Kategoritë e përfituesve, lartësia e shumës dhe kohëzgjatja e kompensimit të shtesave të punonjësve të institucioneve shtetërore të angazhuara në betejën kundër pandemisë COVID-19, caktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry of Health and health institutions must mobilize professional and support staff for urgent needs during the COVID-19 pandemic, and if that staff is unavailable, they must engage final-year medical students.
Neni 21 Angazhimi i përkohshëm i profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 1. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore mobilizojnë staf profesional dhe mbështetës për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19. 2. Në mungesë të stafit nga paragrafi 1. i këtij neni, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore angazhojnë studentë të vitit të fundit të studimeve në fushën e shkencave mjekësore për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 3. Kushtet e angazhimit, kompensimi, dhe procedurat tjera përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Shëndetësisë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: During the COVID-19 pandemic, if public health capacity is insufficient, the Government may require private health institutions to treat infected persons and decide how they will be engaged and what services they must provide.
Neni 22 Angazhimi i institucioneve shëndetësore private gjatë pandemisë COVID-19 1. Gjatë pandemisë COVID-19, në rast se kapacitetet e institucioneve publike shëndetësore nuk mund të përballojnë fluksin e pacientëve të infektuar me COVID-19, Qeveria me propozim të MSH-së obligon institucionet private shëndetësore që të trajtojnë personat të infektuar me COVID-19. 2. Qeveria me vendim përcakton mënyrën e angazhimit të institucioneve private shëndetësore dhe shërbimet që duhet të ofrohen për pacientët e infektuar me COVID-19. KAPITULLI V MASAT NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ky nen tregon se disa organe kompetente shqiptojnë masat ndëshkimore dhe se të ardhurat nga gjobat derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Neni 23 Organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore 1. Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale. 2. Mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. 3. Kushtet për shqiptimin e gjobave, afateve, procedurat, ankesat dhe çdo çështje tjetër që nuk është përcaktuar me këtë ligj, zbatohen dispozitat e legjislacionit për kundërvajtje. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, drivers, and natural persons who do not follow competent authority decisions on movement limits, distancing, masks, and related conditions.
Neni 24 Lëvizja në oraret e përcaktuara 1. Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro; 2. Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro. 3. Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro. 4. Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro. 5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Certain persons who organize prohibited activities, or unauthorized persons entering restricted premises, are fined and may also face activity bans.
Neni 25 Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike 1. Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro. 2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. 3. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: People ordered by the competent authority to isolate or quarantine must comply with the order and the rules for the full period; violations are fined.
Neni 26 Izolimi dhe Karantina 1. Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë: 1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim; 1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro; 1.3. Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) euro; 1.4. Personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) euro. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: People entering Kosovo legally must declare their origin and follow competent authorities’ instructions, including mandatory medical control, isolation, or quarantine, or face a €500 fine. People who entered illegally and fail to declare or comply face the same fine as an additional measure.
Neni 27 Qarkullimi ndërkufitar 1. Personi i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk deklaron vendin e origjinës prej nga vjen si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon ti nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro. 2. Personi i cili ka hy në mënyrë ilegale në territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk deklarohet si dhe nuk iu nënshtrohet masave të detyruara të kontrollit mjekësor dhe izolimit apo karantinimit të obligueshëm dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si masë shtesë përpos masave ligjore për kalim ilegal të kufirit të paraparë me legjislacionin në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE HYRJA NË FUQI - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Financing for COVID-19 prevention, management, and control activities is provided from the Kosovo budget and by donors.
Neni 28 Financimi Financimi i aktiviteteve për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19 realizohet nga Buxheti i Kosovës dhe nga donatorët. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article says the law starts when it is published in the Official Gazette and ends when the Government announces the end of the COVID-19 pandemic.
Neni 29 Hyrja në fuqi dhe shfuqizimi 1. Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Ky ligj shfuqizohet në ditën e shpalljes së përfundimit të pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 07/L-006 14 gusht 2020 Shpallur me dekretin Nr. DL-113/2020 datë 20.08.2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in