LIGJI NR. 07/L-017 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN
This law ratifies an agreement between the Republic of Kosovo and the International Development Association about financing the Emergency COVID-19 Project for Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 07/L-017
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies an agreement between the Republic of Kosovo and the International Development Association about financing the Emergency COVID-19 Project for Kosovo. This article says the law’s purpose is to ratify the agreement on financing the Emergency Covid-19 Project for Kosovo. This article ratifies an agreement between Kosovo and the International Development Association concerning financing for the Emergency Covid-19 Project for Kosovo. This article says the Law’s appendix includes the attached agreement on financing the Covid-19 Emergency Project for Kosovo. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 07/L-017 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN
Showing 5 of 5
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies an agreement between the Republic of Kosovo and the International Development Association about financing the Emergency COVID-19 Project for Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 07/L - 017 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN LIGJI NR. 07/L - 017 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify the agreement on financing the Emergency Covid-19 Project for Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky Ligj ka për qëllim që të ratifikojë Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, e nënshkruar më 29 Qershor 2020. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article ratifies an agreement between Kosovo and the International Development Association concerning financing for the Emergency Covid-19 Project for Kosovo.
Neni 2 Ratifikimi i Marrëveshjes Nëpërmjet këtij Ligji ratifikohet Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, e nënshkruar më 29 Qershor 2020. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the Law’s appendix includes the attached agreement on financing the Covid-19 Emergency Project for Kosovo.
Neni 3 Dokumentet e bashkëngjitura Në Shtojcën e këtij Ligji është e bashkëngjitur Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, e nënshkruar më 29 Qershor 2020. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 07/L-017 14 gusht 2020 Shpallur me dekretin Nr. DL-114/2020, datë 20.08.2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ________________________________ Shtojca e ligjit Nr. 07/L -017, “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, e nënshkruar më 29 Qershor 2020”, bashkëngjitur me ligj është publikuar ne web faqen e Gazetës Zyrtare (gzk.rks-gov.net ) KREDIA NUMËR 6678-XK Marrëveshja financiare (PROJEKTI EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN) lidhur në mes të REPUBLIKA E KOSOVËS dhe ASOCIACIONI NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM KREDIA NUMËR 6678-XK MARRËVESHJA E FINANCIMIT MARRËVESHJA e datës së nënshkrimit ndërmjet REPUBLIKËS SË KOSOVËS (“Marrësi”) dhe ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM (“Asociacioni”) me qëllim të ndihmës në financim të projektit të përshkruar në Programin 1 të kësaj Marrëveshjeje (“Projekti”). Marrësi dhe Asociacioni bien dakord si më poshtë: NENI I - KUSHTET E PËRGJITHSHME; PËRKUFIZIMET 1.01. Kushtet e përgjithshme (siç definohen në Shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) aplikohen dhe janë pjesë e kësaj Marrëveshjeje. 1.02. Përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe, shprehjet me germa të mëdha të përdorura në këtë Marrëveshje i kanë kuptimet që u janë dhënë atyre në Kushtet e Përgjithshme ose në Shtojcën e kësaj Marrëveshjeje. NENI II - FINANCIMI 2.01. Asociacioni pajtohet që t’i jep Marrësit një kredi, e cila konsiderohet si Financim Koncesionar për qëllimet e Kushteve të Përgjithshme, në vlerë prej dyzetegjashtë miliona Euro (46,000,000 Euro) (ndryshe, “Kredia” dhe “Financimi”), për të asistuar në financimin e projektin e përshkruar në Programin 1 të kësaj Marrëveshjeje (“Projekti”). 2.02. Marrësi mund t’i tërheqë të ardhurat nga Financimi në përputhje me Seksionin III të Programit 2 të Marrëveshjes së Financimit. 2.03. Norma Maksimale e Tarifës për Zotim është gjysma e një përqindëshi (1/2 e 1%) në vit mbi Bilancin e Patërhequr të Financimit. 2.04. Tarifa e Shërbimit është më e madhe se (a) shuma e tre të katërtave të një përqindëshi (3/4 e 1%) në vit plus Përshtatja Bazë për Tarifën e Shërbimit; dhe (b) tre të katërtat e një përqindëshi (3/4 e 1%) në vit mbi Bilancin e Kreditit të Tërhequr. 2.05. Tarifa e Kamatës është më e madhe se (a) shuma prej një për qind e një çerek (1.25%) në vit plus Përshtatja Bazë për Tarifën e Kamatës; dhe (b) zero për qind (0%) në vit mbi Bilancin e Kreditit të Tërhequr. - 2 - 2.06. Datat e Pagesës janë 15 shkurt dhe 15 gusht në secilin vit. 2.07. Kryegjëja e Kredisë shlyhet në përputhje me planin e shlyerjes të përcaktuar në Programin 3 të kësaj Marrëveshjeje. 2.08. Valuta e pagesës është Euro. NENI III - PROJEKTI 3.01. Marrësi e deklaron përkushtimin e tij ndaj objektivave të Projektit dhe të Programit MPA. Për këtë qëllim, Marrësi e realizon Projektin përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe Ministrisë së Shëndetësisë në përputhje me dispozitat e Nenit V të Kushteve të Përgjithshme dhe Programin 2 të kësaj Marrëveshjeje. NENI V - HYRJA NË FUQI; SHKËPUTJA 4.01. Afati i hyrjes në fuqi është dita njëqindenjëzet (120) pas datës së nënshkrimit. 4.02. Për qëllime të Seksionit 10.05 (b) të Kushteve të Përgjithshme, data në të cilën obligimet e Marrësit sipas kësaj Marrëveshjeje (përveç atyre që i parashikojnë obligimet e pagesës) shkëputen është njëzet (20) vjet pas datës së nënshkrimit. NENI V - PËRFAQËSUESI; ADRESAT 5.01. Përfaqësues i Marrësit është Ministri i Financave dhe Transfereve, i cili, ndër të tjera, në emër të Marrësit mund të pajtohet për çfarëdo rishikimi të dispozitave të paraqitura në Programet e kësaj Marrëveshjeje, në përputhje me Seksionin 11.02 (b) të Kushteve të Përgjithshme. - 3 - 5.02. Për qëllime të Seksionit 11.01 të Kushteve të Përgjithshme: (a) adresa e Marrësit është: Ministria e Financave dhe Transfereve Ndërtesa e re e qeverisë Rruga Nënë Tereza 10000, Prishtinë Republika e Kosovës, dhe (b) adresa elektronike e Marrësit është: Faksi: E-mail: +383-38-213-113 debtunit@rks-gov.net 5.03. Për qëllime të Seksionit 11.01 të Kushteve të Përgjithshme: (a) Adresa e Asociacionit është: International Development Association 1818 H Street, N.W. Washington, D.C. 20433 United States of America; and (b) Adresa elektronike e Asociacionit është: Teleksi: Faksi: 248423 (MCI) 1-202-477-6391 - 4 - E DAKORDUAR në Datën e Nënshkrimit. REPUBLIKA E KOSOVËS Nga (e nënshkruar) __________________________________________ Përfaqësuesi i autorizuar Emri: Hykmete Bajrami/n1/ Titulli: Ministre e Financave/t1/ Data: 29 qershor, 2020/d1/ ASOCIACIONI NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM Nga ( e nënshkruar) __________________________________________ Përfaqësuesi i autorizuar Emri: Linda Van Gelder/n2/ Titulli: Drejtoreshë Regjionale, Ballkani Perëndimor, ECCWB/t2/ Data: 26 qershor, 2020/d2/ - 5 - PROGRAMI 1 Përshkrimi i projektit Objektivat e Projektit janë parandalimi, detektimi dhe reagimi ndaj kërcënimit të paraqitur nga pandemia COVID-19 dhe forcimi i sistemeve kombëtare për përgatitjen e shëndetit publik në Kosovë. Projekti përmban një fazë të Programit MPA, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme: Pjesa 1. Reagimi emergjent ndaj COVID-19. A. Fuqizimi i kapacitetit për detektim të hershëm, konfirmim të rasteve, Gjurmim të Kontakteve, raportim dhe monitorim. (i) Forcimi i sistemeve të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe laboratorëve të shëndetit publik, si dhe pajisja e laboratorëve të shëndetit publik me pajisje diagnostikuese, reagensë dhe materiale të konsumueshme të ndërlidhura (përfshirë, ndër të tjera, dorëza -jo-latex, çanta bio-rrezik, koka sterile të pipetave aerosol, shirita dhe pllaka të tubit reaktiv). (ii) Detektimi i rasteve të reja COVID-19 përmes ofrimit të trajnimeve për punonjësit e shëndetit publik në secilin prej spitaleve rajonale me Gjurmim aktiv të kontakteve, të realizohet Gjurmimi i Kontakteve dhe të forcohet bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve qendrore, spitaleve rajonale dhe shërbimeve komunale. B. Forcimi i kapacitetit të shëndetësisë. (i) Sigurimi i trajnimit të përshtatur dhe i udhëzuesve për punonjësit e kujdesit shëndetësor për: (a) identifikimin dhe trajtimin e COVID-19; (b) përdorimi i duhur i pajisjeve personale mbrojtëse (“PPE”); dhe (c) realizimi i mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe parandalimi i përhapjes së infeksioneve respiratore brenda ambienteve të kujdesit shëndetësor. (ii) Përpilimi dhe shpërndarja e trajnimeve, përfshirë, ndër të tjera, modulet e trajnimit dhe prezantimet, për profesionistët e kujdesit shëndetësor. (iii) Sigurimi dhe shpërndarja e PPE në përputhje me udhëzimet e OBSH-së, përfshirë punonjësit socialë. (iv) Sigurimi i pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore, përfshirë kompletet diagnostikuese për COVID-19. - 6 - (v) Rehabilitimi dhe zgjerimi i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda planimetrisë së saj ekzistuese fizike, për ta plotësuar kërkesën e pritur për kujdes spitalor dhe kujdes intensiv. (vi) Mobilizimi i profesionistëve të kualifikuar mjekësor për të ofruar shërbime klinike gjatë kulmit të pandemisë (vii) Mbajtja e seminareve dhe simpoziumeve për komunitetin e gjerë (përfshirë bizneset, punëdhënësit, mediat dhe politikanët) për përcjelljen, trajtimin dhe profilaksinë e sëmundjes për COVID-19. Pjesa 2. Përkrahja e amvisërive në respektimin e masave të kontrollit të shëndetit publik. Dhënia e përkrahjes me të ardhura për amvisëritë e varfra dhe të cenueshme përmes Skemës së Asistencës Sociale të Marrësit (“SAS”) dhe çdo tarifë e arsyeshme dhe direkt e lidhur e Ofruesve të Shërbimit të Pagesave; aktivitetet që përfshijnë pagesat në fjalë (“Transferet e Parave”) përbëhen nga: A. Mirëmbajtja e pagesave të asistencës sociale. Financimi i pagesave të vazhdueshme të SAS për Përfituesit aktual të SAS-it, dhe përfituesit e ri që i plotësojnë kriteret e pranueshmërisë së SAS, për periudhën e përafërt prej katër muajsh. B. Rritja e vlerës së pagesave të asistencës sociale. Financimi i dyfishimit të pagesave të rregullta të SAS për Përfituesit e SAS për një periudhë të përafërt tre-mujore. C. Zgjerimi i pagesave të asistencës sociale. Sigurimi i përkrahjes për zgjerimin e SAS për ta dhënë asistencën sociale për Amvisëritë e kualifikuara bazuar në kriteret e përcaktuara në Masën 15 të Planit Operacional për Paketën Fiskale të Emergjencës. Pjesa 3. Menaxhimi i projektit, komunikimet dhe angazhimi i komunitetit. A. Menaxhimi i projektit. Dhënia e përkrahjes - përmes mallrave, shërbimeve këshilluese, shërbimeve jo- këshilluese, kostot e operimit dhe trajnimit - për MFT dhe MSH për menaxhimin dhe implementimin e projektit, përfshirë prokurimet e projektit, menaxhimin financiar, pajtueshmërinë me standardet mjedisore dhe sociale, komunikimet dhe - 7 - informimin në terren, monitorimin dhe raportimin; përkrahja e tillë përfshinë dhënien e asistencë teknike për ta adaptuar sistemin e menaxhimit të informatave të SAS. B. Komunikimi dhe përfshirja e komunitetit. (i) Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve bazë të komunikimit për COVID- 19 për publikun e gjerë në gjuhën shqipe dhe serbe. (ii) Zhvillimi dhe implementimi i materialeve dhe aktiviteteve për informim në terren dhe ndërgjegjësim për të arritur tek të prekurit, përfshirë edhe të moshuarit, në koordinim me iniciativat e vazhdueshme të komunikimit të Marrësit. (iii) Krijimi i mekanizmave, ndër të tjera, për të marrë informata dhe përshtypje nga komunitetet dhe Përfituesit e SAS, dhe për vlerësim të shpejtë të përkrahjes emergjente të dhënë përmes SAS me qëllim të informimit të vendimmarrjes - së Marrësit në kohë reale. - 8 - PROGRAMI 2 Ekzekutimi i projektit Seksioni I. Aranzhimet e implementimit A. Aranzhimet institucionale 1. Marrësi, përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve (“MFT”), është përgjegjës për: (a) koordinimin e përgjithshëm të projektit; (b) mirëmbajtjen, gjatë gjithë implementimit të Projektit, të një Divizioni SAS, me funksione dhe përgjegjësi të pranueshme nga Asociacioni, për implementimin e Pjesës 2 të Projektit, në koordinim me Qendrat për Punë Sociale, dhe (c) implementimin e Pjesës 2 të Projektit dhe Pjesës 3 të Projektit në lidhje me aktivitetet e menaxhimit dhe implementimit të Projektit të kryera nga MFT, përfshirë kërkesat përkatëse administrative, mjedisore dhe sociale, menaxhimin financiar dhe përgjegjësitë e monitorimit dhe vlerësimit për pjesët përkatëse të projektit, siç specifikohet në Doracakun Operacional të Projektit (“DOP”); 2. Marrësi, përmes Ministrisë së Shëndetësisë (“MSH”): (a) mban, gjatë gjithë implementimit të Projektit, një Njësi për koordinim të projektit (“NJKP”) me funksione dhe përgjegjësi të pranueshme për Asociacionin, për implementimin e Projektit; dhe (b) përmes NJKP, është përgjegjës për implementimin e përgjithshëm të Pjesës 1 të Projektit dhe Pjesës 3 të Projektit në lidhje me aktivitetet e menaxhimit dhe implementimit të Projektit të kryera nga MSH, përfshinë kërkesat përkatëse administrative, mjedisore dhe sociale, disbursimin, menaxhimin financiar dhe përgjegjësitë e monitorimit dhe vlerësimit për pjesët përkatëse të projektit, siç specifikohet në DOP; 3. Marrësi e mban gjatë gjithë implementimit të Projektit, një komitet të lartë drejtues, të kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë ose i emëruari i tij, përfshirë zëvendësministrat tjerë, drejtorët e departamenteve relevante të MSH dhe/ose divizioneve, drejtorin e Spitalit të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare, dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ose një përbërje të pranueshme për Asociacionin, që do të jetë përgjegjës për mekanizmat e vendimmarrjes, dhe ta koordinojë dhe monitorojë progresin e Projektit; komiteti në fjalë e njofton MFT- - 9 - në (si koordinator i përgjithshëm i Projektit) për vendimet teknike të marra nga komiteti në lidhje me pjesët e Projektit në fjalë. 4. Përfituesi mban gjatë gjithë kohës personel të kualifikuar, resurse buxhetore dhe autoritetin e nevojshëm dhe të duhur për implementimin e kënaqshëm të projektit. 5. Pa kufizime në Seksionin 5.14 të kushteve të përgjithshme, gjatë kryerjes së Pjesës 2 të Projektit, Marrësi, përmes MFT, ia lëshon secilit Ofrues të Shërbimit të Pagesave, Njoftimin UKK, në mënyrë të pranueshme për Asociacionin, duke përfshirë: (a) një kopje e Udhëzuesit Kundër Korrupsionit; dhe (b) kërkesën që Ofruesi i Shërbimit të Pagesave të jetë në pajtueshmëri me Udhëzimet Kundër -Korrupsionit në mbajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e të ardhurave të kredisë. B. Doracaku operacional i projektit 1. Marrësi, përmes MSH-së, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas Datës Efektive, përgatitë dhe miraton një Doracak Operacional të Projektit që përmban udhëzime dhe procedura të hollësishme për implementimin e Projektit lidhur me: administrimin dhe koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin, menaxhimin financiar, procedurat e prokurimit dhe kontabilitetit, standardet mjedisore dhe sociale, masat e lehtësimit të korrupsionit dhe mashtrimit, një mekanizëm për shqyrtim të ankesave, rolet dhe përgjegjësitë për implementimin e Projektit, dhe mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në përputhje me praktikën e mirë ndërkombëtare, aranzhimet dhe procedurat e tjera që kërkohen për implementim efektiv të Projektit, në formë dhe substancë e kënaqshme për Asociacionin. 2. Përveç nëse Asociacioni bie dakord ndryshe, Marrësi nuk e cakton, ndryshon, shfuqizon ose heqë dorë nga Doracaku Operacional i Projektit ose ndonjë nga dispozitat e saj. Në rast të mospërputhjes ndërmjet Doracakut Operacional të Projektit dhe dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, mbizotërojnë dispozitat e kësaj Marrëveshjeje. C. Standardet Mjedisore dhe Sociale. 1. Marrësi siguron që Projekti kryhet në përputhje me Standardet Mjedisore dhe Sociale, në mënyrë të pranueshme për Asociacionin. 2. Pa kufizime në paragrafin 1 më lart, Marrësi siguron që Projekti të implementohet në përputhje me Planin e Zotimit Mjedisor dhe Social (“PZMS”), në mënyrë të pranueshme për Asociacionin. Për këtë qëllim, Marrësi siguron që: - 10 - (a) masat dhe veprimet e specifikuara në PZMS janë implementuar me kujdes të duhur dhe efikasitet, dhe përfshirë në PZMS; (b) janë të disponueshme fonde të mjaftueshme për t}i mbuluar kostot e implementimit të PZMS; (c) politikat dhe procedurat mirëmbahen, dhe mbahet personeli i kualifikuar dhe me përvojë në numër të duhur për ta implementuar PZMS, siç parashikohet në PZMS; dhe (d) PZMS ose ndonjë dispozitë e tij, nuk ndryshohet, shfuqizohet, pezullohet ose hiqet, përveç nëse Asociacioni pajtohet ndryshe me shkrim, siç specifikohet në PZMS dhe siguron se PZMS e rishikuar është shpalosur. 3. Në rast të mospërputhjes ndërmjet PZMS dhe dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, mbizotërojnë dispozitat e kësaj Marrëveshjeje. 4. Marrësi siguron që: (a) të gjitha masat e nevojshme nga ana janë marrë t’ia mbledhur, përpiluar dhe paraqitur Asociacionit përmes raporteve të rregullta, me frekuencën e specifikuar në PZMS, dhe pa vonesë në raport ose raporte të veçanta, nëse kërkohet nga Asociacioni, informata për statusin e pajtueshmërinë me PZMS dhe instrumentet mjedisore dhe sociale të përmendura në të, të gjitha raportet e tilla në formë dhe substancë të pranueshme për Asociacionin, duke treguar, ndër të tjera: (i) statusin e implementimit të PZMS; (ii) kushtet, nëse ka, të cilat ndërhyjnë ose kërcënojnë të ndërhyjnë në implementimin e PZMS; dhe (iii) masat korrigjuese dhe parandaluese të marra ose që kërkohen të merren për t’i adresuar këto kushte; dhe (b) njofton menjëherë Asociacionin për çdo incident ose aksident në lidhje me ose që ka ndikim në Projekt i cili ka, ose ka gjasa të ketë efekt të rëndësishëm negativ në mjedis, komunitetet e prekura, publikun ose punëtorët, përfshirë shpërthimet, derdhjet dhe çfarëdo aksidentesh në vendin e punës që rezultojnë me vdekje, plagosje serioze ose të shumëfishtë, (ii) çfarëdo telashe ose ankesë që rrjedh nga vëzhgimi dhe/ose monitorimi i aktiviteteve nga Pjesa 1 e Projektit, (iii) trazirë të dhunshme të punëtorëve ose konteste në mes të Marrësit dhe forcave të sigurimit (me detyrë për ta mbrojtur Projektin) dhe komuniteteve lokale, (iv) ndonjë rast të eksploatimit dhe abuzimit seksual, ngacmimit dhe dhunës seksuale kundër të miturve, ose (v) ndonjë incident në ose në lidhje me rrugët ujore ndërkombëtare ose zonat e kontestuara, në përputhje me PZMS, instrumentet e referuara në të dhe Standardet Mjedisore dhe Sociale. - 11 - 5. Marrësi themelon, publikon, mirëmban dhe e përdorë një mekanizëm të qasshëm të ankesave, t’i merr dhe lehtësojë zgjidhjen e shqetësimeve dhe ankesave të njerëzve të prekur nga Projekti, dhe t’i merr të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për të zgjidhur ose lehtësuar zgjidhjen e shqetësimeve dhe ankesave të tilla, në mënyrë të pranueshme për Asociacionin. 6. Marrësi siguron se të gjitha dokumentet e ofertave dhe kontratat për punët e ndërtimit në bazë të Projektit ta përfshijnë detyrimin e kontraktuesve, nënkontraktuesve dhe subjekteve mbikëqyrëse: (a) të respektojë aspektet përkatëse të PZMS dhe instrumenteve mjedisore dhe sociale të referuara në të; dhe (b) të miratojë dhe zbatojë kodet e sjelljes që duhet të sigurohen dhe nënshkruhen nga të gjithë punëtorët, duke detajuar masat për t’i adresuar risqet mjedisore, sociale, shëndetësore dhe të sigurisë, dhe risqet e eksploatimit dhe abuzimit seksual, ngacmimit seksual dhe dhunës ndaj fëmijëve, të gjitha në lidhje me punë ndërtimore të komisionuara ose të kryera në bazë të kontratave të përmendura. D. Plani vjetor i punës dhe Buxheti 1. Marrësi, përmes MFT si koordinator i përgjithshëm i Projektit: (a) përgatitë dhe ia siguron Asociacionit jo më vonë se 15 tetori për secilin vit fiskal gjatë implementimit të Projektit, një plan pune dhe buxhet që i përmban të gjitha aktivitetet e propozuara për t’u përfshirë në Projekt gjatë vitit të ardhshëm, dhe një plan financiar të propozuar për shpenzimet e kërkuara për aktivitetet e tilla (“Plani Vjetor i Punës dhe Buxheti”); (b) specifikon çdo aktivitet trajnimi në secilin plan pune të propozuar dhe buxhet që mund të kërkohet në bazë të Projektit, përfshirë: (i) llojin e trajnimit; (ii) qëllimin e trajnimit; (iii) personeli që do të trajnohet; (iv) institucionin ose individin që do ta zhvillojë trajnimin; (v) lokacionin dhe kohëzgjatjen e trajnimit; dhe (vi) koston e trajnimit; (c) i jep Asociacionit një mundësi të arsyeshme për të shkëmbyer pikëpamje me Marrësin për secilin Plan Vjetor të Punës dhe Buxhet të propozuar, dhe pas kësaj të sigurojë që Projekti implementohet me kujdes të duhur gjatë Vitit Fiskal në vijim, në përputhje me këtë Plan Vjetor të Punës dhe Buxhet siç miratohen nga Asociacioni; dhe (d) të mos bëjë ose lejojë të bëhet ndonjë ndryshim në Planin dhe Buxhetin Vjetor të Punës të miratuar pa miratimin paraprak të Asociacionit. - 12 - Seksioni II. Monitorimi, raportimi dhe vlerësimi i projektit Marrësi ia dorëzon Asociacionit secilin Raport të Projektit jo më vonë se dyzetepesë (45) pas përfundimit të çdo semestri kalendarik, që e mbulon semestrin kalendarik. Seksioni III. Tërheqja e të ardhurave të Financimit A. E përgjithshme Pa kufizim ndaj dispozitave të Nenit II të Kushteve të Përgjithshme dhe në pajtim me Shkresën për Disbursim dhe Informim Financiar, Marrësi mund t’i tërheqë të ardhurat nga Financimi për t’i financuar shpenzimet e pranueshme; në shumën e alokuar dhe, nëse është e aplikueshme, deri në përqindjen e përcaktuar në secilën kategori të tabelës në vijim: Kategoritë Shuma e financimit të alokuar nga dritarja e krizës (e shprehur në [EUR]) Përqindja e shpenzimeve që do të financohen (përfshirë tatimet) (1) Mallra, punime, shërbime të konsulencës, shërbime jashtë konsulencës, kosto operimi dhe trajnimi për Projektin 17,100,000 100% (2) Tarifat e transferimeve të parave të gatshme dhe të Ofruesve të Shërbimit të Pagesave sipas Pjesës 2 të Projektit 28,900,000 100% SHUMA TOTALE 46,000,000 B. Kushtet e tërheqjes; Periudha e tërheqjes 1. Pavarësisht dispozitave të Pjesës A më sipër, nuk mund të bëhet asnjë tërheqje për pagesat e bëra para Datës së Nënshkrimit, përveç tërheqjeve që nuk e tejkalojnë shumën e përgjithshme prej 18,400,000 Euro për pagesat e kryera para kësaj date, por më ose pas datës 11 mars 2020 për Shpenzime e Pranueshme nga Kategoria (2). - 13 - 2. (a) Të gjitha shumat e tërhequra nga Llogaria e Kredisë përdoren nga Marrësi ekskluzivisht për financimin e aktiviteteve të dakorduara me Asociacionin. (b) Marrësi më tej merr përsipër që asnjë mjet ose resurs nga kredia të mos përdoren për zbatimin e ligjit, sigurim, ushtri, ose qëllime paramilitare ose për çfarëdo pagese për ndonjë forcë të zbatimit të ligjit, të sigurimit, ushtarake ose paramilitare, pa miratimin e qartë nga Asociacioni. (c) Nëse Asociacioni përcakton, në çdo kohë, se një shumë e Huasë ishte përdorur për ta bërë ndonjë pagesë për njërën prej tyre: (i) shpenzime të papranueshme; ose (ii) janë përdorur për qëllime ushtarake ose paramilitare, Marrësi e kthen menjëherë, me njoftim nga Asociacioni, shumën e barabartë me shumën e shpenzimeve të tilla të financuara nga Asociacioni. Të gjitha shumat e kthyera në Asociacion sipas kërkesës së lartpërmendur më pas do të anulohen. 3. Data e Mbylljes është 30 nëntori 2022. - 14 - PROGRAMI 3 Plani i shlyerjes Data e fundit e pagesës Shuma e Kryegjësë së Kredisë që shlyhet (shprehet si përqindje)* Në çdo 15 shkurt dhe 15 gusht: duke filluar nga 15 gushti 2025 dhe duke përfshirë 15 shkurtin 2045 1,65% duke filluar nga 15 gushti 2045 dhe duke përfshirë 15 shkurtin 2050 3,40% * Përqindjet përfaqësojnë përqindjen e shumës së kryegjësë së Kredisë që duhet të shlyhet, përveç nëse Asociacioni e specifikon ndryshe në pajtim me Seksionin 3.05 (b) të Kushteve të Përgjithshme. - 15 - SHTOJCË Përkufizimet 1. “Njoftimi UKK” nënkupton njoftimin e lëshuar nga Marrësi përmes MFT, që referohet në Seksionin I.A.5 të Programit 2 të kësaj Marrëveshjeje. 2. “Plani Vjetor i Punës dhe Buxheti” nënkupton planin e punës dhe buxhetin e përgatitur çdo vit nga Marrësi dhe të miratuar nga Asociacioni në përputhje me Seksioni I.D të Programit 2 të kësaj Marrëveshjeje; dhe “Planet Vjetore të Punës” do të thotë më shumë se një Plan Vjetor i Punës dhe Buxhet. 3. “Udhëzues Kundër Korrupsionit” ose “UKK” nënkupton, për qëllimet e paragrafit 5 të Shtojcës së Kushteve të Përgjithshme, “Udhëzuesin për Parandalimin dhe Luftimin e Mashtrimit dhe të Korrupsionit në Projektet e Financuara nga Huat e IBRD-së dhe Kreditë dhe Grantet e IDA-së”, i datës 15 tetor 2006 dhe i rishikuar në janar 2011 dhe që nga data 1 korrik 2016. 4. “Përshtatja Bazë për Tarifën e Kamatës” nënkupton përshtatjen bazë të Asociacionit për Tarifën e Kamatës për kreditë në valutën e denominuar të Kredisë, në fuqi nga ora 00:01 në Uashington, DC, më datën kur Kredia miratohet nga drejtorët ekzekutivë të Asociacionit, dhe e shprehur si përqindje pozitive ose negative në vit. 5. “Përshtatja Bazë për Tarifën e Shërbimit” nënkupton përshtatjen bazë standarde të Asociacionit për Tarifën e Shërbimit për kreditë në valutën e denominuar të Kredisë, në fuqi nga ora 12:01 në Uashington, DC, më datën kur Kredia miratohet nga drejtorët ekzekutivë të Asociacionit, dhe e shprehur si përqindje pozitive ose negative në vit. 6. “Transferet e parasë së gatshme” nënkupton pagesat e parave të gatshme të dhëna nga Ministria e Financave dhe Transfereve, nga mjetet e Financimit sipas Pjesës 2 të Projektit, për Përfituesit e pranueshëm të SAS dhe Amvisëritë e Kualifikuara. 7. “Kategoria” nënkupton kategorinë e përcaktuar në tabelën në Seksionin III.A të Programit 2 të kësaj Marrëveshjeje. 8. “Qendrat për Punë Sociale” nënkupton qendrat e krijuara në bazë dhe për qëllimet e përcaktuara në Ligjin nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Ligjin nr. 04-L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02-L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare. 9. “Gjurmim i kontaktit” për qëllime të shëndetit publik, nënkupton procesin e identifikimit të personave që mund të kenë rënë në kontakt me një person të - 16 - infektuar, testimin për infeksion, trajtimin e të infektuarve dhe gjurmimin e kontakteve të tyre me qëllim të zvogëlimit të infeksioneve në popullatë. 10. “COVID-19” nënkupton sëmundja koronavirus e shkaktuar nga koronavirusi i ri 2019 (SARS-CoV-2). 11. “Plani i zotimit mjedisor dhe social” ose “PZMS” nënkupton planin e zotimit mjedisor dhe social për Projektin, më datë 12 maj 2020, pasi i njëjti mund të ndryshohet herë pas here në përputhje me dispozitat e tyre, që i përcakton masat materiale dhe veprimet që Marrësi i kryen ose shkakton kryerjen për t’i adresuar risqet e mundshme mjedisore dhe sociale dhe ndikimet e Projektit, përfshirë kornizat kohore të veprimeve dhe masave, aranzhimet institucionale, të personelit, trajnimit, monitorimit dhe raportimit, dhe çdo instrument mjedisor dhe social që do të përgatitet pas kësaj. 12. “Standardet mjedisore dhe sociale” “SMS” nënkupton kolektivisht: (i) “Standardi Mjedisor dhe Social 1: Vlerësimi dhe menaxhimi i risqeve dhe ndikimeve mjedisore dhe sociale”; (ii) “Standardi Mjedisor dhe Social 2: Kushtet e punës dhe të punëtorëve”; (iii) “Standardi Mjedisor dhe Social 3: Efiçienca e resurseve dhe parandalimi i ndotjes dhe menaxhimi”; (iv) “Standardi Mjedisor dhe Social 4: Shëndeti dhe siguria e komunitetit”; (v) “Standardi Mjedisor dhe Social 5: Marrja e tokës, kufizimet në përdorimin e tokës dhe zhvendosja e detyruar (vi) “Standardi Mjedisor dhe Social 6: Konservimi i biodiversitetit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore të gjalla. (vii) “Standardi Mjedisor dhe Social 7: Popujt indigjenë/Komunitete lokale tradicionale -sub-sahariane historikisht të nën- shërbyera (viii) “Standardi Mjedisor dhe Social 8: Trashëgimia Kulturore” (ix) “Standardi Mjedisor dhe Social 9: Ndërmjetësit financiar”, dhe (x) “Standardi Mjedisor dhe Social 10: Angazhimi i Hisedarëve dhe Shpalosja e Informacionit”; efektive më 1 tetor 2018, që publikohet nga Asociacioni. 13. “Kushtet e Përgjithshme” nënkupton “Kushtet e Përgjithshme të Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Financimin IDA, Financimin e Projekteve të Investimeve”, të datës 14 dhjetor 2018. 14. “Masa 15” nënkupton masën emergjente të përcaktuar në Planin Operacional për Paketën Fiskale Emergjente të Marrësit. 15. “Ministria e Financave dhe Transfereve” ose “MFT” nënkupton ministrinë e Marrësit me të njëjtin emër, ose ndonjë pasardhës ligjor të saj. 16. “Ministria e Shëndetësisë” ose “MSh” nënkupton ministrinë e Marrësit me të njëjtin emër, ose ndonjë pasardhës ligjor të saj. 17. “Programi MPA” nënkupton programin global emergjent me qasje programore shumëfazore të krijuar për t’i asistuar shtetet në parandalim, detektim dhe reagim - 17 - ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19 dhe forcimin e sistemeve kombëtare për gatishmërinë e shëndetit publik. 18. “Kostot e operimit” nënkupton shpenzimet e arsyeshme shtesë të bëra direkt për shkak të implementimit, menaxhimit dhe monitorimit të Projektit nga Marrësi; kostot mund të përfshijnë, sipas nevojës, dhe siç mund të pajtohet Asociacioni në përputhje me Planin dhe Buxhetin Vjetor përkatës, për sa vijon: (a) Auditime e projektit; (b) furnizime për zyre; (c) qira të zyrës; (d) marrja me qira e automjeteve; (e) mirëmbajtjen dhe riparimin e zyrave dhe pajisjeve; (f) komunikimet; (g) përkthim dhe interpretim (që nuk mbulohet nën Trajnime); (h) udhëtimi dhe mbikëqyrja e projektit; (i) tarifat e publikimit; (j) pronësia e të drejtave intelektuale; (k) udhëtimi, akomodimi dhe mëditjet që lidhen me trajnimet, punëtoritë dhe pjesëmarrësit dhe trajnuesit në vizitë studimore, dhe kostot tjera të lidhura me trajnimin, të gjitha kostot e tilla që nuk do të mbulohen nën trajnime, dhe të cilat bazohen në Plan Vjetor të Punës dhe Buxhet të dakorduar me Asociacionin; (i) tarifat e shërbimit të ndonjë agjencie të Kombeve të Bashkuara (për sigurimin e mallrave, punimeve ose shërbimeve në kuadër të projektit, siç është dakorduar nga Asociacioni); dhe (m) shpenzimet tjera të ndryshme që lidhen direkt me Projektin dhe janë dakorduar në mes të Asociacionit dhe Marrësit. Kostot e tilla operative nuk përfshijnë shpenzimet e financuara nga IDA në projektet tjera ose të financuara nga financues tjerë. 19. “Plani Operacional për Paketën Fiskale Emegjente” nënkupton planin e reagimit emergjent të Marrësit dhe paketën fiskale për COVID-19, të miratuar me vendim të Qeverisë 01/19 më 30 mars 2020, pas shpalljes së emergjencës së shëndetit publik nga Qeveria më 15 mars 2020; Plani Operacional për Paketën Emergjente Fiskale mund të modifikohet herë pas here gjatë emergjencës, dhe është i pranueshëm për Asociacionin; shprehja e tillë përfshinë të gjitha programet dhe anekset e këtij dokumenti. 20. “Ofruesit e Shërbimit të Pagesave” nënkupton ofruesit e shërbimit të pagesave (si bankat tregtare, zyrat postare dhe agjentët tjerë fiskal) të autorizuara zyrtarisht nga Marrësi që të pranojnë depozita dhe t’ia transferojnë Përfituesve të SAS pagesat SAS në emër të Marrësit, dhe të cilëve Marrësi u ka lëshuar Njoftimet UKK. 21. “PPE” do të thotë pajisje personale mbrojtëse. 22. “Rregulloret e Prokurimit” nënkupton, për qëllimet e paragrafit 87 të Shtojcës së Kushteve të Përgjithshme, të “Rregulloreve të Prokurimeve të Bankës Botërore për Huamarrësit e IPF”, të korrikut 2016, të rishikuara në nëntor 2017 dhe në gusht 2018. 23. “Strategjia e Prokurimit të Projektit për Zhvillim” ose “SPPZh” nënkupton të njëjtin term siç përcaktohet në Rregulloren e Prokurimit. - 18 - 24. “Amvisëri e Kualifikuar” nënkupton një amvisëri që kualifikohet për pagesat e zgjeruara të asistencës sociale, të bëra në bazë të Masës 15 të Planit Operacional për Paketën Fiskale Emergjente; kualifikimi në fjalë përcaktohet bazuar në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në planin dhe Njoftimin e Marrësit të publikuar në uebsajtin e MFT-së më 17 prill 2020 për masën në fjalë (d.m.th. amvisëritë në të cilat anëtari i amvisërisë aplikuese është i papunë, asnjë anëtar i amvisërisë nuk merr ndonjë asistencë tjetër të rregullt nga qeveria, dhe amvisëria nuk ka burim formal të të ardhurave), të pranueshme për Asociacionin, ose kriteret e tilla mund të modifikohet formalisht nga Marrësi dhe të konstatohen se janë të pranueshme nga Asociacioni për qëllimet e këtij projekti. 25. “Përfituesit e SAS” nënkupton përfituesit që kualifikohen për pagesa të asistencës sociale, sipas ligjeve dhe/ose rregulloreve që rregullojnë Skemën e Asistencës Sociale të Marrësit, bazuar në kriteret e përcaktuara në ligjet dhe/ose rregulloret e përmendura, pasi që këto kritere mund të modifikohen formalisht nga Marrësi, nëse ai modifikim përcaktohet të jetë i pranueshëm nga Asociacioni për qëllimet e këtij projekti; “Përfitues i SAS” nënkupton një përfitues të tillë. 26. “Divizioni SAS” nënkupton divizionin e MFT që është përgjegjës për implementimin e Skemës së Asistencës Sociale të Marrësit, ose ndonjë pasardhës ligjor ose pasardhës të tij me përgjegjësi të tillë. 27. “Data e nënshkrimit” do të thotë data e mëvonshme nga dy datat kur Marrësi dhe Asociacionin e nënshkruajnë këtë Marrëveshje dhe ky definicion aplikohet për të gjitha referencat për “datën e Marrëveshjes së Financimit” në Kushtet e Përgjithshme. 28. “Skema e Asistencës Sociale” ose “SAS” nënkupton skemën e Marrësit të rregulluar me Ligjin e Marrësit nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë dhe Ligjin nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale. 29. “Trajnim” nënkupton shpenzimet e arsyeshme që lidhen me trajnimet nën këtë Projekti, bazuar në Planin Vjetor dhe Buxhetin përkatës, duke përfshirë vizita studimore, kurse trajnimi, seminare, punëtori dhe aktivitete tjera trajnimi, të cilat nuk përfshihen në kontratat e ofruesve të shërbimeve, përfshirë kostot e materialeve të trajnimit, hapësirën dhe pajisjet me qira, udhëtimet, akomodimin dhe mëditjet e të trajnuarve dhe trajnerëve, tarifat e trajnerëve dhe kostot tjera që lidhen me trajnimet. 30. “OBSH” nënkupton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 07/L-017 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM LIDHUR ME FINANCIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT COVID-19 PËR KOSOVËN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in