LIGJI NR. 07/L-023 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN
This law ratifies the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance to Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 07/L-023
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance to Kosovo. This provision says the law’s purpose is to ratify the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance to Kosovo. This article ratifies the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance. This article says the Law’s annex includes two attached documents: a loan agreement between the European Union and Kosovo and a memorandum of understanding between them. This law takes effect on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 07/L-023 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN
Showing 5 of 5
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance to Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 07/L - 023 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN LIGJI NR. 07/L - 023 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to ratify the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance to Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky Ligj ka për qëllim që të ratifikojë marrëveshjen e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën Makro Financiare për Kosovën, e nënshkruar më 30 Korrik 2020. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article ratifies the loan agreement between the European Union and Kosovo for macro-financial assistance.
Neni 2 Ratifikimi i Marrëveshjes Nëpërmjet këtij Ligji ratifikohet Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën Makro Financiare për Kosovën, e nënshkruar më 30 Korrik 2020. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the Law’s annex includes two attached documents: a loan agreement between the European Union and Kosovo and a memorandum of understanding between them.
Neni 3 Dokumentet e bashkëngjitura 1. Në shtojcën e këtij Ligji janë të bashkëngjitura dokumentet si në vijim: 1.1. Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën Makro Financiare për Kosovën, e nënshkruar më 30 Korrik 2020; dhe 1.2. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This law takes effect on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 07/L-023 14 gusht 2020 Shpallur me dekretin Nr. DL-115/2020 datë 20.08.2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ________________________________ Shtojca e ligjit Nr. 07/L -023, “Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën Makro Financiare për Kosovën, e nënshkruar më 30 Korrik 2020”, bashkëngjitur me ligj është publikuar ne web faqen e Gazetës Zyrtare (gzk.rks-gov.net ) NDIHMA MAKRO-FINANCIARE PËR KOSOVËN*1 MARRËVESHJE E HUASË Ndërmjet BASHKIMIT EVROPIAN si Huadhënës DHE KOSOVËS si Huamarrës dhe BANKËS QENDRORE TË KOSOVËS si Agjent i Huamarrësit 2020 * Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj mendimeve mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e KSOKB 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 1 Marrëveshja e Huasë është arritur nga dhe ndërmjet Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si Huadhënës, dhe Kosova, përfaqësuar nga Ministri i Financave, si Huamarrës, dhe Banka Qendrore e Kosovës, duke vepruar si një agjent i Huamarrësit, përfaqësuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, në tekstin e mëtejmë së bashku referuar si “Palët” dhe secilës prej tyre si “Pala”. HYRJE Ndërsa: (1) Në prill të 2020, Kosova kërkoi ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhje me pandeminë COVID-19 (2) Parlamenti Evropian dhe Këshilli, me Vendimin (BE) 2020/701 të datës 25 maj 2020 mbi ofrimin e ndihmës makro - financiare partnereve për zgjerim dhe fqinjësi në kontekstin e pandemisë COVID-19 2 , vendosi që të ofrojë ndihmë makro-finanicare për Kosovën në shumë maksimale prej 100 milionë euro në formë të huave; (3) Ndihma makro-financiare është dhënë në lidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në prill të vitit 2020 miratoi një Instrument të Financimit të Shpejtë (IFSh) për Kosovën prej 51.6 milionë euro; (4) Kushtet e politikave ekonomike për tu respektuar nëse Kosova do të ketë të drejtë të përfitojë nga objekti përcaktohen në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në ose rreth datës së kësaj Marrëveshje, dhe në një Memorandum të mëpastajmë të Mirëkuptimit (plotësues), nëse ka ndonjë; 2 OJ L 165, 27.5.2020, p. 31. 2 (5) Këstet e Huasë do të financohen nga Komisioni Evropian për tregun e kapitalit. Komisioni do të fillojë në kohën e duhur, në emër të BE-së dhe pas pranimit të kërkesës me shkrim nga Huamarrësi, duke përcaktuar kushtet kryesore të një kësti siç përcaktohet në tekstin e mëtejmë, emetimet e bonove apo çdo transaksion tjetër financiar të përshtatshëm për financim, të ardhurat e të cilit do t'i huazohen Huamarrësit; (6) Masat e duhura në lidhje me parandalimin e, dhe luftën kundër mashtrimit, korrupsionit dhe parregullsive të tjera që prekin Huanë do të ofrohen nga autoritetet e Huamarrësit. Tani, prandaj, palët në këtë marrëveshje janë pajtuar si më poshtë: 1. PËRKUFIZIMET Në këtë Marrëveshje (përfshirë edhe përshkrimet e saj) shprehjet e mëposhtme kanë kuptimin si më poshtë: (1) "Marrëveshje" do të thotë kjo Marrëveshje për Shumën e Kësteve të Huasë (2) "Periudha e disponueshmërisë" do të thotë periudha prej 12 muajve që fillon në ditën e parë pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. (3) "Huamarrësi" do të thotë Kosova. (4) "Kontrata e huamarrjes" do të thotë një aranzhim që Huadhënësi merr përsipër të financojë një këst. Kushtet e një kësti do të jenë të njëjta sikurse ato të përcaktuara në kontratën përkatëse të huamarrjes, me kusht që kushte të tilla të jenë konsistente me ato të vendosura në kërkesën relevante për fonde. (5) "Ditë e punës" do të thotë një ditë kur sistemi i pagesës TARGET2 është i hapur për punë. (6) "Komisioni" do të thotë Komisioni Evropia. (7) "Njoftimi i konfirmimit" do të thotë njoftimi me shkrim i Huadhënësit për Huamarrësin në formë të Shtojcës 2 që i vendos kushtet përfundimtare të një Kësti. (8) "Vendime" do të thotë Vendim (BE) 2020/701 i Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 25 maj 2020 që ofron ndihmë makro-financiare për zgjerim dhe vendet fqinje në kontekst të pandemisë COVID-19. (9) "Data e disbursimit" do të thotë, sa i përket çdo Kësti, data e transferit të shumës neto të disbursimit në llogarinë e Huamarrësit në Bankën Qendrore të Kosovës. (10) "Data e caktuar" do të thotë çdo ditë në të cilën një pagesë nga Huamarrësi për Huadhënësin është e duhur sipas kësaj Marrëveshjeje. (11) "Rrethanë e paracaktuar" do të thotë një ngjarje e përcaktuar në pikën 9(1). (12) "BE" do të thotë Bashkimi Evropian. (13) "Borxhi i jashtëm" do të thotë të gjitha borxhet e Huamarrësit (i) që janë emërtuar ose të pagueshme në një monedhë tjetër përveç monedhës së ligjshme të Huamarrësit dhe (ii) të cilat nuk ishin bërë fillimisht ose supozuar në bazë të një marrëveshjeje ose 3 instrumenti të bërë me ose të lëshuar ndaj kreditorëve që në fakt të gjithë prej tyre janë banorë të Kosovës ose subjekte që kanë selinë e tyre ose vendin kryesor të biznesit brenda territorit të Kosovës. (14) "Shuma" do të thotë shuma e kësteve që Huadhënësi i bën të disponueshme për Huamarrësin në një shumë kryesore të përgjithshme deri në 100 milionë euro sipas kësaj Marrëveshjeje. (15) "Transaksion Financiar" do të thotë një emetim të obligacionit ose ndonjë transaksion tjetër financiar të përshtatshëm për financimin e shumës së një Kësti. (16) "FMN" do të thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. (17) "Aranzhim i FMN" do të thotë çdo marrëveshje, program, shumë, apo marrëveshje tjetër financiare ndërmjet Huamarrësit dhe FMN-së. (18) "Këst" do të thotë një pjesë e Huasë sipas pikës 2(2). (19) "Periudha e kamatës" do të thotë, në lidhje me çdo këst, periudha e parë e kamatës dhe çdo periudhë dymbëdhjetë muaj radhazi pas kësaj deri në datën e maturimit. (20) "Norma e kamatës" do të thotë norma vjetore e kamatës e cila zbatohet ndaj një kësti gjatë një periudhe të kamatës. (21) "Huadhënës" do të thotë Bashkimi Evropian. (22) "Hua" do të thotë kolektivisht të gjitha disbursimet e bëra ose që do të bëhen ndaj Huamarrësit sipas shumës apo shumës kryesore të përgjithshme të papaguar. (23) "data e maturimit" do të thotë data e caktuar për pagesën e plotë të kryegjësë së një kësti sikurse është përcaktuar në Njoftimin për Konfirmim. (24) "MM" do të thotë Memorandum i Mirëkuptimit i nënshkruar në ose rreth datës së kësaj Marrëveshjeje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe çdo Memorandum të Mirëkuptimit (Plotësues) të mëpastajmë ose ndonjë shtesë ndaj tyre. (25) "Shuma neto e disbursimit" do të thotë të ardhurat e transaksionit financiar më pak shumën e përgjithshme të çdo komisioni, tarife dhe shpenzimeve që lidhen me transaksion financiar të tillë, dhe përgatitjen dhe ekzekutimin e tij, siç referohet në 6(4), në lidhje me çdo këst. (26) "Kërkesa për fonde" do të thotë kërkesa e Huamarrësit për fonde në formë të Shtojcës 1, duke pranuar në mënyrë të pakthyeshme kushtet kryesore të treguara sipas pikës 4(2). 4 2. ARANZHIMI I HUASË (1) Huadhënësi i vë në dispozicion Huamarrësit një aranzhim huaje në euro në një shumë kryesore të përgjithshme deri në 100 milion euro, në varësi të afateve dhe kushteve të MM dhe kësaj Marrëveshjeje (2) Huaja do të disbursohet në dy këste të barabarta. Disbursimi i këstit të dytë nuk do të bëhet më herët se tre muaj pas lirimit të këstit të mëparshëm. (3) Huamarrësi do të përdorë të gjitha shumat e huazuara nga ai sipas kësaj Huaje e në përputhje me detyrimet e tij sipas MM. (4) Banka Qendrore e Kosovës do të veprojë si agjent financiar i Huamarrësit dhe nuk do të jetë përgjegjës për asnjë detyrim financiar të Huamarrësit sipas kësaj marrëveshjeje. 3. MATURIMI Maturimi mesatar i Huasë nuk do të tejkalojë 15 vjet. 4. TËRHEQJA, KUSHTET PARAPRAKE DHE DISBURSIMI (1) Duke iu nënshtruar afateve dhe kushteve të kësaj Marrëveshjeje dhe të MM, Huamarrësi mund, pas konsultimit me Huadhënësin, të kërkojë disbursimin e një kësti të Huasë me dërgimin tek Huadhënësi të një kërkese për fonde të kompletuar siç duhet. Huamarrësi është i lidhur në mënyrë të pakthyeshme nga kushtet e kërkesës për fonde, përveç nëse Huadhënësi ka dërguar një njoftim që tregon se BE nuk është në gjendje të përfundojë transaksionin financiar me kushtet e treguara në kërkesën përkatëse për fonde. (2) Një kërkesë për fonde nuk do të konsiderohet si e plotësuar siç duhet, përveç nëse së paku specifikon informacionin e përcaktuar në Shtojcën 1. (3) Pas paraqitjes së një kërkese për fonde nga Huamarrësi në lidhje me një këst, detyrimi i Huadhënësit për të paguar shumën neto të disbursimit tek Huamarrësit sipas kësaj Marrëveshjeje do t'i nënshtrohet: (a) asnjë ngjarje nuk ka ndodhur që do të sillte ndonjë deklaratë të gabuar të bërë në mendimin ligjor të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Huamarrësit në formën e përcaktuar në Shtojcën 4; (b) Huadhënësi që ka marrë nga Ministri i Financave të Huamarrësit një dokument zyrtar që tregon personat e autorizuar për të nënshkruar Kërkesat për Fonde (dhe kështu të angazhojë në mënyrë të vlefshme Huamarrësin) dhe që përmban mostrat e nënshkrimeve të këtyre personave; (c) Huadhënësi që ka marrë nga Ministri i Financave, para këstit të parë, një dokument zyrtar që identifikon: (i) llogarinë në euro të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilën Huadhënësi do të transferojë shumën neto të disbursimit të një kësti në datën e disbursimit, dhe (ii) llogaria e Shërbimit të Thesarit të Shtetit të mbajtur në Bankën Qendrore të Kosovës në të cilën Huamarrësi do të transferojë shumën neto të disbursimit; 5 (d) Huadhënësi ka miratuar një vendim lirimi në lidhje me këstin që konfirmon pajtueshmërinë e Huamarrësit me kushtet e MM; (e) Huadhënësi nga njëra anë dhe një bankë ose një sindikatë e bankave nga ana tjetër, që kanë nënshkruar kontratat e huamarrjes në bazë të një vendimi të huamarrjes së Komisionit dhe pasi që kanë marrë në datën e disbursimit të ardhurat neto të Transaksionit Financiar nga banka ose sindikata e bankave; (f) asnjë ndryshim negativ material nuk ka ndodhur që nga data e kësaj Marrëveshjeje siç do të ishte, sipas mendimit të Huadhënësit, pas konsultimit me Huamarrësin, me gjasë të paragjykojë materialisht aftësinë e Huamarrësit për të përmbushur detyrimet e tij të pagesës sipas kësaj Marrëveshjeje, p.sh. të shërbejë cilindo nga këstet për tu financuar dhe t'i shlyejë ato; dhe (h) nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje e paracaktuar e cila nuk është trajtuar në kënaqësinë e Huadhënësit. (4) Varësisht nga kushtet e mësipërme, Huadhënësi do të fillojë, sipas gjykimit të tij, një emetim të obligacionit ose ndonjë transaksion tjetër financiar të përshtatshëm për financimin e shumës së një kësti (5) Pasi të përfundojë transaksioni financiar, Huadhënësi do t'i lëshojë Huamarrësit një njoftim konfirmimi që përcakton kushtet përfundimtare financiare të këstit. Huamarrësi do të konsiderohet se ka pranuar që më përpara kushtet e këstit të paraqitura në njoftimin e konfirmimit, me kusht që kushte të tilla të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara nga Huamarrësi në kërkesën e zbatueshme për fondet. Për shmangien e dyshimit, Huadhënësi nuk ka asnjë detyrim të konsiderojë në mënyrë të favorshme ndonjë kërkesë eventuale nga Huamarrësi në çdo kohë për të ndryshuar cilindo prej kushteve financiare të një Kësti (6) Huadhënësi do të transferojë shumën neto të disbursimit të një kësti në datën e disbursimit në llogarinë në euro të Bankës Qendrore të Kosovës siç njoftohet sipas pikës 4(3)(c). (7) Disbursimi i një kësti nën asnjë rrethanë nuk do të detyrojë asnjë prej palëve të vazhdojë me huazimin dhe huamarrjen e ndonjë kësti të mëtutjeshëm. (8) E drejta e Huamarrësit për të pranuar këste sipas kësaj Marrëveshjeje skadon në fund të periudhës së disponueshmërisë, pas së cilës çdo shumë e padisbursuar e Huasë do të konsiderohet e anuluar menjëhershme, përveç për çdo këst për të cilin Komisioni ka miratuar një vendim lirimi dhe një vendim të huazimit para asaj date dhe për të cilën më pastaj bëhet disbursimi. 5. PËRFAQËSIMET, GARANCIONET DHE ZOTIMET (1) Përfaqësimet Huamarrësi përfaqëson dhe i garanton Huadhënësit në datën e kësaj Marrëveshjeje dhe në çdo datë të disbursimit që: (a) secili këst do të përbëjë një detyrim të pasiguruar, të drejtpërdrejtë, të pakushtëzuar, të panënshtruar dhe të përgjithshëm të Huamarrësit dhe do të rangojë së paku pari passu me të gjitha huazimet dhe detyrimet e tjera të pasiguruara dhe të panënshtruara të Huamarrësit që rrjedhin nga borxhi i tij i jashtëm i tanishëm ose i ardhshëm, me kusht megjithatë që Huamarrësi nuk 6 do të ketë asnjë detyrim të bëjë pagesa të barabarta ose të vlerësueshme në çdo kohë në lidhje me ndonjë borxh të tillë të jashtëm dhe, në veçanti, nuk do të ketë asnjë detyrim të paguajë borxh tjetër të jashtëm në të njëjtën kohë, ose si kusht të pagimit të shumave mbi Huanë dhe anasjelltas; dhe (b) mendimi ligjor i Ministrisë së Drejtësisë i dhënë në pajtim me Shtojcën 4 është i saktë dhe i drejtë. (2) Zotimet Huamarrësi zotohet, deri në kohën kur të gjitha kryegjëtë e kësaj Marrëveshjeje janë rimbursuar plotësisht dhe të gjitha kamatat dhe shumat shtesë, nëse ka, siç duhet sipas kësaj Marrëveshjeje janë paguar plotësisht: (a) të shfrytëzojë shumën neto të disbursimit të secilit këst në vazhdimësi me vendimet dhe në përputhje me MM, të zbatueshme në kohën e lëshimit të kërkesës për fonde për këstin; (b) të marrë dhe ruajë në fuqi të plotë dhe efekt të gjitha autorizimet e nevojshme për të, që ti përmbushë detyrimet e veta sipas kësaj Marrëveshjeje; (c) të respektojë në të gjitha aspektet ligjet e zbatueshme që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të kryer këtë Marrëveshje; (d) të paguajë çdo tarifë, kosto dhe shpenzime, përfshirë nëse janë të aplikueshme kostot e thyerjes dhe kostoja e bartjes, që burojnë nga çdo transaksion financiar që Huadhënësi mund të ketë ndërmarrë në bazë të kësaj Marrëveshjeje pas pranimit të një kërkese për fonde, pavarësisht nëse disbursimi i këstit në fund të fundit do të ndodhë; (e) në lidhje me borxhin e jashtëm për të njohur që Huadhënësi do të ketë kapacitetin e njëjtë ligjor, imunitetet dhe privilegjet siç u jepet institucioneve financiare ndërkombëtare. (f) me përjashtim të atyre kërkesave kundrejt një prone të renditura në nënparagrafët (1) deri në (7) më poshtë: (i) të mos sigurojë me anë të hipotekës, pengut apo ndonjë kërkesë tjetër kundrejt një prone në pasuritë e veta ose të ardhurat e ndonjë borxhi të jashtëm të tanishëm ose të ardhshëm, dhe çdo garanci ose dëmshpërblim i dhënë në lidhje me të, përveç nëse Huaja në të njëjtën kohë ndan pari pasu dhe pro rata në një sigurim të tillë; dhe (ii) të mos i japë asnjë kreditori ose mbajtësit të borxhit të tij sovran asnjë përparësi kundrejt Huamarrësit. Dhënia e kërkesave të mëposhtme kundrejt një prone nuk do të përbëjë shkelje të kësaj pike: (1) kërkesat kundrejt një prone të vëna për të siguruar financim për çmimin e blerjes ose ndërtimin e një pasurie të tillë dhe çdo rinovim ose zgjatje të ndonjë kërkese të tillë e cila është e kufizuar në pronën origjinale të mbuluar në këtë mënyrë dhe e cila siguron çdo rinovim ose zgjatje të financimit origjinal të siguruar; dhe 7 (2) kërkesat kundrejt një prone në mallrat tregtare që dalin gjatë transaksioneve të zakonshme tregtare (dhe skadojnë më së voni brenda një viti pas kësaj) për të financuar importin ose eksportin e mallrave të tilla në ose nga vendi i Huamarrësit; dhe (3) kërkesat kundrejt një prone që sigurojnë ose ofrojnë pagesën e borxhit të jashtëm të bërë ekskluzivisht me qëllim të sigurimit të financimit për një projekt të veçantë investimi, me kusht që pronat për të cilat aplikohet çdo kërkesë e tillë janë pronë që janë objekt i financimit të këtij projekti, ose që janë të ardhura ose kërkesa të cilat dalin nga projekti; dhe (4) çdo kërkesë tjetër kundrejt një prone që ekziston në datën e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, me kusht që kërkesa të tilla të mbeten të kufizuara në pronat që preken aktualisht në këtë mënyrë dhe pronat të cilat preken nga këto kërkesa nën kontratat në fuqi në datën e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje (përfshirë, për shmangien e dyshimit, kristalizimi i çdo ngarkese lundruese që ishte hyrë në datën e kësaj Marrëveshjeje), dhe me kusht që kërkesa të tilla sigurojnë ose ofrojnë për pagesë të vetëm atyre detyrimeve që janë siguruar ose ofruar për pagesë në datën këtu ose ndonjë rifinancim i detyrimeve të tilla; dhe (5) të gjitha kërkesat ligjore kundrejt një prone dhe privilegjet që funksionojnë vetëm në bazë të ligjit dhe të cilat nuk mund të shmangen në mënyrë të arsyeshme nga Huamarrësi; dhe (6) çdo kërkesë kundrejt një prone që siguron detyrimet e Huamarrësit me ndonjë depozitues të letrave me vlerë qendrore siç është Euroclear dhënë në punën normale të punës; dhe (7) çdo kërkesë kundrejt një prone që siguron një borxh prej më pak se 3 milionë euro, me kusht që shuma maksimale e përgjithshme e borxhit të siguruar nga këto kërkesa të mos kalojë 50 milionë euro. Siç përdoret në këtë pikë,”financimi për një projekt të veçantë të investimit” nënkupton çdo financim të përvetësimit, ndërtimit ose zhvillimit të ndonjë prone në lidhje me një projekt nëse subjekti ofrues për një financim të tillë shprehimisht pajtohet që të shikojë që pronat e financuara dhe të ardhurat që do të gjenerohen nga funksionimi, ose humbja ose dëmtimi i pronave të tilla, prona të tilla si burimi kryesor i i kthimit të borxhit paguar shumë më përpara. 6. KAMATA, KOSTOJA DHE SHPENZIMET (1) Në lidhje me secilin këst të papaguar, Huamarrësi do të transferojë në llogarinë e përmendur në pikën 8(3) në secilën datë të caktuar shumën e kamatës që deri në fund të një periudhe kamate do të ketë grumbulluar në shumën kryesore të papaguar nga ai këst, dhe kjo shuma e tillë do të aplikohet për të shlyer kamatën e duhur sipas një kësti të tillë sa i përket kësaj periudhe kamate në datën e caktuar. Norma e kamatës dhe datat e caktuara, për secilin këst do t'i komunikohen Huamarrësit në njoftimin e konfirmimit për atë këst. (2) Norma e kamatës, periudhat e kamatës datat e caktuara për pagimin e kamatës do të jenë të njëjta me ato të përcaktuara në kontratat përkatëse të huamarrjes. 8 (3) Pa paragjykim ndaj kushteve të pikës 9, nëse Huamarrësi dështon të paguajë ndonjë shumë të pagueshme sipas kësaj Marrëveshjeje në datën e caktuar të tij, Huamarrësi do ti paguajë si shtesë normë më të lartë të kamatës në atë shumë (ose, sipas rastit, shumën e tij për kohën e caktuar dhe të papaguar) Huadhënësit nga data e caktuar deri në datën e pagesës së plotë faktike, e llogaritur duke iu referuar periudhave të kamatës së njëpasnjëshme (secila prej gjatësisë së tillë që Huadhënësi mund të zgjedhë kohë pas kohe, periudhën e parë që fillon në datë të caktuar, dhe, kur është e mundur, kohëzgjatja e një periudhe të tillë do të jetë ajo e një jave) në shumën e tillë të vonuar në lartësi të: (a) një normë vjetore që është totali i: (i) 200 pikëve bazë, dhe (ii) Norma EURIBOR për periudhën relevante të përzgjedhur nga Huadhënësi, ose (iii) (b) 200 pikë bazë mbi normën e kamatës që do të ishte e pagueshme nëse shuma e vonuar për pagesë gjatë periudhës së mos pagesës, do të përbënte një këst. Për aq gjatë sa dështimi për të paguar vazhdon, norma e tillë do të ri-rregullohet në përputhje me dispozitat e kësaj pike 6(3) në ditën e fundit të çdo periudhe të tillë të kamatës dhe kamata e papaguar sipas kësaj pike në lidhje me periudhat e mëparshme të kamatës do të shtohet në nivelin e kamatës së caktuar në fund të çdo periudhe të tillë kamate. Kamata e paracaktuar është menjëherë e obligueshme dhe e pagueshme. (4) Huamarrësi merr përsipër të paguajë të gjitha kostot dhe shpenzimet e bëra dhe të pagueshme nga Huadhënësi në lidhje me transaksionin financiar dhe përgatitjen dhe zbatimin e Kontratave të Huamarrjes dhe të gjitha kostot dhe shpenzimet e tjera të bëra dhe të pagueshme nga Huadhënësi në lidhje Kontrata të tilla Huamarrjeje dhe çfarëdo kostoje të ndërlidhur dhe shpenzime gjatë kohëzgjatjes së Kontratave të Huamarrjes. Këto kosto dhe shpenzime që duhet të barten nga Huamarrësi mund të përfshijnë, mes tjerash, kostot ligjore (të tilla si kostot e bëra për mendime ligjore), kostot e vlerësimit dhe pagesat në lidhje me shërbimin financiar të Kontratave të Huamarrjes, taksat, tarifat e regjistrimit dhe kostot e botimit. (5) Huamarrësi merr përsipër t’i paguajë Huadhënësit të gjitha kamatat shtesë dhe të gjitha kostot dhe shpenzimet, përfshirë tarifat ligjore, të bëra dhe të pagueshme nga Huadhënësi si rezultat i shkeljes së ndonjë detyrimi sipas kësaj Marrëveshjeje nga Huamarrësi. (6) Nëse Huadhënësi për shkak të kushteve mbizotëruese të tregut në kohën e fillimit të emetimit të bonove ose ndonjë transaksion tjetër financiar nuk është në gjendje të marrë një financim në ose nën nivelin më të lartë të normës së kamatës të referuar në kërkesën përkatëse për fonde, atëherë Huadhënësi nuk ka asnjë detyrim për të vënë në dispozicion të Huamarrësit shumën neto të disbursimit të këstit. Sidoqoftë, me kërkesë të Huamarrësit, Huadhënësi mund që pas konsultimit me Huamarrësin të propozojë një normë të rishikuar të kamatës sipas kushteve të atëhershme mbizotëruese të tregut, në këtë rast Huamarrësi mund të paraqesë një kërkesë të ndryshuar për fonde që pasqyrojnë normën e tillë të rishikuar të kamatës. 7. SHLYERJA, SHLYERJA E HERSHME DHE ANULIMI (1) Huamarrësi do të shlyejë shumën kryesore të secilit këst në datën (at) dhe sipas kushtve të përcaktuara në kontratat përkatëse të huamarrjes dhe siç njoftohet nga Huadhënësi sipas njoftimit përkatës të konfirmimit Huamarrësi do të transferojë shumën e kryegjësë për shkak të llogarisë së referuar në pikën 8(3) në datën e caktuar. 9 Çdo shumë e kryegjësë e cila transferohet me qëllim të një shlyerjeje në llogarinë e referuar në pikën 8(3) nga Huamarrësi nuk mund të rihuazohet. (2) Afatet dhe kushtet e transaksionit finanicar nuk do të përfshijnë një pikë për shlyerje të hershme. (3) Huahdënësi mund të pezullojë apo anulojë çdo këst të patërhequer të Huasë nëse: (a) nevojat e financimit të Huamarrësit ulen rrënjësisht në krahasim me parashikimet fillestare; (b) Huamarrësi nuk pajtohet me kushtet e MM dhe të vendimeve; apo (c) FMN anulon aranzhimin e tij në tërësi ose pjesërisht pa arritur një marrëveshje me Huamarrësin për një aranzhim të ri me FMN. 8. PAGESAT (1) Të gjitha pagesat që do të bëhen nga Huamarrësi do të paguhen pa kompensim ose kundër-kërkesë, falas dhe qartë nga, dhe pa zbritje për dhe për llogari të, çdo tatimi, komisioni dhe çdo tarifë tjetër për të gjithë afatin e kësaj Marrëveshjeje (2) Huamarrësi deklaron që të gjitha pagesat dhe transferet sipas kësaj Marrëveshjeje, si dhe vetë Marrëveshja, nuk i nënshtrohen asnjë tatimi ose ndonjë takse tjetër në vendin e Huamarrësit dhe nuk do të jetë subjekt i tillë gjatë afatit të kësaj Marrëveshjeje. Nëse megjithatë Huamarrësit ose Bankës Qendrore e Kosovës i kërkohet me ligj që të bëjë ndonjë zbritje të tillë, Huamarrësi paguan shumat e nevojshme shtesë në mënyrë që Huadhënësi të marrë plotësisht shumat e specifikuara në këtë Marrëveshje. (3) Të gjitha pagesat nga Huamarrësi do të bëhen në euro në datën e caktuar para orës 11:00 të mëngjesit sipas kohës së Luksemburgut në llogarinë në euro të Huadhënësit në Banque et Caisse d'Epargne de l'Etat Luxembourg; BIC BCEELULL, llogari IBAN LU90 0019 3455 9164 5000, ref. ”Ndihmë makro financiare e BE-së për Kosovën” ose në një llogari të tillë që Huadhënësi mund t’ia komunikojë me njoftim me shkrim përpara datës përkatëse të caktuar. (4) Nëse Huamarrësi paguan një shumë në lidhje me cilindo nga këstet e cila është më e vogël se shuma totale e caktuar dhe e pagueshme sipas kësaj Marrëveshjeje, Huamarrësi heq dorë nga çdo e drejtë që mund të ketë për të bërë çdo përvetësim të shumës së paguar sa i përket shumave të caktuara. Shuma e paguar ashtu sipas një kësti do të zbatohet në ose në drejtim të plotësimit të pagesave të përcaktuara sipas në kësti të tillë sipas renditjes së mëposhtme: (a) Së pari kundrejt çdo tarife, shpenzimi apo dëmshpërblimi; (b) Së dyti kundrejt çdo kamate për pagesa të vonuara siç përcaktohet sipas pikës 6(3); (c) Së treti kundrejt kamatës; dhe (d) Së katërti kundrejt kryegjësë, me kusht që këto shuma janë të caktuara ose të vonuara për pagesë në atë datë. (5) Çdo llogaritje dhe përcaktim nga Huadhënësi sipas kësaj Marrëveshjeje: (a) Do të bëhet në mënyrë të arsyeshme tregtare; dhe (b) do të jetë detyrues për Huadhënësin dhe Huamarrësin në mungesë të gabimit të qartë. 10 (6) Do të zbatohet marrëveshja e ditës së punës siç është komunikuar në njoftimin e konfirmimit 9. NGJARJET E PARACAKTUARA (1) Huadhënësi mund përmes njoftimit me shkrim për Huamarrësin të bëjë anulimin e Huasë dhe/ose të deklarojë që shuma kryesore e papaguar e Huasë të jetë menjëherë e caktuar dhe e pagueshme, së bashku me kamatën e përllogaritur, nëse: (a) Atehere kur Huamarrësi nuk paguan asnjë shumë të kryegjësë ose kamatës nën ndonjë këst ose çfarëdo shume tjetër të parashikuar në bazë të kësaj Marrëveshjeje në datën e caktuar të tij, qoftë plotësisht ose pjesërisht, në mënyrën siç është rënë dakord në këtë Marrëveshje; (b) Huamarrësi merr si paracaktim në kryerjen e çdo detyrimi sipas kësaj Marrëveshjeje, përveç asaj të përmendur në pikën 9 (1) (a) (përfshirë detyrimin e përcaktuar në pikën 2 (3) për të përdorur huanë në përputhje me kushtet e memorandumit të mirekuptimit, por duke përjashtuar ndonjë detyrim tjetër nën memorandum te mirekuptimit), dhe paracaktimi i tillë do të vazhdojë për një periudhë një mujore pasi te jete dhene njoftimi me shkrim Huamarrësit nga Huadhënësi; ose (c) Huadhënësi i dërgon Huamarrësit një deklaratë të paracaktimit në rrethanat kur detyrimet e Huamarrësit sipas kësaj Marrëveshjeje janë deklaruar nga një gjykatë e juridiksionit kompetent për të mos qenë detyruese ose e zbatueshme ndaj Huamarrësit ose janë shpallur nga një gjykatë e juridiksionit kompetent si te paligjshme; ose (d) Huadhënësi i dërgon Huamarrësit një deklaratë të paracaktuar në rrethanat kur (i) është vërtetuar se në lidhje me këtë Marrëveshje ose memorandum mirekuptimi, Huamarrësi është angazhuar në ndonjë akt mashtrimi ose korrupsioni, ose ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm të dëmshëm për interesat financiare të Huadhënësit ose (ii) çdo përfaqësim ose garanci e bërë nga Huamarrësi sipas kësaj Marrëveshjeje është e pasaktë, e pavërtetë ose mashtruese dhe që sipas mendimit të Huadhënësit, pas konsultimit me Huamarrësin, mund të ketë një ndikim negativ në aftësine e Huamarrësit për të përmbushur detyrimet e tij sipas kësaj Marrëveshjeje ose për të drejtat e Huadhënësit ; ose (e) çdo marrëveshje e mëparshme e Huasë ndërmjet Huamarrësit dhe Huadhënësit ose ndonjë institucioni të BE-së, pavarësisht nga shuma, është subjekt i një deklarate të paracaktuar ose ekziston një paracaktim për çdo detyrim pagese të çfarëdo lloji ndaj Huadhënësit ose ndonjë institucioni të BE-së nga Huamarrësi i cili krijon një deklaratë të mospagimit; ose (f) Borxhi i jashtëm i Huamarrësit që ka një shumë të përgjithshme kryesore më të madhe se 50 milion EUR është objekt i një deklarate të paracaktuar siç përcaktohet në çdo instrument që rregullon ose evidenton borxhin e tillë dhe si rezultat i një deklarate të tillë të paracaktuar ekziston përshpejtimi i një borxhi të tillë ose një faktor moratoriumi mbi pagesa; ose (g) Huamarrësi nuk bën riblerje në kohë nga FMN në lidhje me Marrëveshjen e FMN dhe është subjekt i një deklarate të paracaktuar; ose (h) Huamarrësi nuk paguan një pjesë të konsiderueshme të borxhit të tij të jashtëm pasi që bie ose deklaron ose imponon një moratorium për pagesën e borxhit të tij të jashtëm ose të borxhit të jashtëm të supozuar ose garantuar prej tij. (2) Huadhënësi mund, por nuk është i detyruar, të ushtrojë të drejtat e tij sipas kësaj pike dhe gjithashtu mund ti ushtrojë ato vetëm pjesërisht, pa cenuar ushtrimin e ardhshëm të të drejtave të tilla. (3) Huamarrësi do të rimbursojë të gjitha kostot, shpenzimet dhe tarifat që duhet të paguhen nga Huadhënësi si pasojë e një ripagimi të parakohshëm të çdo kësti sipas kësaj pike, përfshirë kamatën deri në datën fillestare të maturimit. Për më tepër, Huamarrësi do të paguajë kamatën e paracaktuar, siç parashikohet në pikën 6(3) më lartë, i cili do të rritet nga data kur shuma e papaguar kryesore e Huasë është deklaruar menjëherë e detyrueshme dhe e pagueshme, deri në datën e pagesës aktuale në formë të plotë. 11 OFRIMI I INFORMACIONEVE (1) Me rastin e paraqitjes së kërkesës së parë për fonde, Huamarrësi do ti ofrojë menjëherë huadhënësit: (a) çdo informacion në lidhje me gjendjen e tij fiskale dhe ekonomike, siç mund të kërkojë Huadhënësi në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me memorandumin e mirekuptimit; (b) çdo informacion që ka të bëjë me ndonjë ngjarje, e cila në mënyrë të arsyeshme mund të pritet të shkaktojë një ngjarje të paracaktuar (dhe ndërmarrja e hapave, nëse ka, për të korrigjuar atë). (2) Huamarrësi merr përsipër të informojë menjëherë Huadhënësin nëse ndodh ndonjë ngjarje që do të shkaktoj ndonjë deklaratë të gabuar të bërë në opinion juridik të Huamarrësit, të paraqitur në Aneksin 4. (3) Huamarrësi merr përsipër të informojë Huadhënësin brenda një muaji nga secila datë e disbursimit, bazuar në deklaratën e përcaktuar në Aneksin 3, për transferimin e kësteve të kredisë në llogarinë e Shërbimit të Thesarit Shtetëror dhe për hyrjet përkatëse në llogari publike. Huadhënësi ka të drejtë të ndalojë lëshimin e një kësti në rast se Huamarrësi nuk e ka bërë deklaratën e Shtojcës 3 në lidhje me këstin e mëparshëm. 11. VEPRIMET NE LIDHJE ME INSPEKTIMET, PARANDALIMIN E MASHTRIMEVE DHE AUDITIMET (1) Gjatë zbatimit të ndihmës makro-financiare të Unionit, Komisioni ka të drejtë të monitorojë qëndrueshmërinë e aranzhmaneve financiare të Huamarrësit, procedurat administrative, dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm që janë relevante për ndihmën. (2) Në përputhje me rregulloret e tij financiare, Huadhënësi, përfshirë Zyrën Evropiane të Anti-Mashtrimit dhe Gjykatën Evropiane të Auditorëve kanë të drejtë të dërgojnë agjentët e tyre ose përfaqësuesit e autorizuar për të kryer sic duhet çdo kontroll teknik ose financiar, duke përfshirë kontrollet dhe inspektimet në vend (përfshirë operacionet dixhitale të forenzikës dhe intervistat) dhe auditimet (përfshirë auditimet e dokumenteve dhe kontrollet në vend), që ata i konsiderojnë të domosdoshme në lidhje me menaxhimin e kësaj kredie gjatë periudhës së disponueshmërisë ose më pas, me qëllim të mbrojtjes së interesave financiare të Huadhënësit. (3) Huamarrësi siguron informacione dhe dokumente përkatëse që mund të kërkohen për qëllime të vlerësimeve, kontrolleve ose auditimeve të tilla, dhe të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të lehtësuar punën e personave të udhëzuar për ti kryer ato, përfshirë edhe dhënien e qasjes per personat e përmendur në Paragrafin 2 në vendet dhe ambientet ku ruhen informacionet dhe dokumentet përkatëse. 4) Huamarrësi kontrollon rregullisht nëse financimi i siguruar nga Huadhënësi është përdorur siç duhet dhe siguron hetimin dhe trajtimin e kënaqshëm të rasteve të dyshuara dhe faktike të mashtrimit, korrupsionit ose ndonjë aktiviteti tjetër të paligjshëm në lidhje me menaxhimin e Huasë, të cilat jane te dëmshme për interesat financiare të BE-së. Të gjitha rastet e tilla si dhe masat që ndërlidhen me to të marra nga autoritetet kompetente kombëtare, përfshirë veprimet juridike për të rikuperuar fondet e parashikuara në këtë Marrëveshje, do ti raportohen pa vonesë Huadhënësit. 12 12. NJOFTIMET (1) Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë Marrëveshje do të jepen me shkrim dhe do ti dërgohen të adresuarve të listuar në Shtojcën 5. Secila palë do të azhurnojë listen e të adresuarve dhe ta njoftoj palën tjetër, duke qene subjekt i ndryshimeve sipas nevojes. (2) Njoftimet bëhen efektive në datën e marrjes së postës elektronike ose letrës me të cilën ato dorëzohen. (3) Të gjitha dokumentet, informacionet dhe materialet që do të hartohen në bazë të kësaj Marrëveshjeje do të jenë në gjuhën angleze. (4) Secila Palë e kësaj Marrëveshjeje menjëherë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje do ta njoftoj listën tjetër dhe ti siguroj nënshkrimet e mostrave të personave të autorizuar për të vepruar në emër të tij sipas kësaj Marrëveshjeje. Gjithashtu, secila palë do të azhurnojë një listë të tillë dhe do të njoftojë palën tjetër ne lidhje me ndryshimet perkatese. 13. TË NDRYSHME (1) Nëse ndonjë ose më shumë nga dispozitat e përfshira në këtë Marrëveshje duhet të jenë ose bëhen plotësisht ose pjesërisht të pavlefshme, të paligjshme ose të pazbatueshme në çdo aspekt sipas ndonjë ligji në fuqi, vlefshmëria, ligjshmëria dhe zbatueshmëria e dispozitave të mbetura të përfshira në këtë Marrëveshje në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet ose dëmtohet. Dispozitat të cilat janë plotësisht ose pjesërisht të pavlefshme, të paligjshme ose të pazbatueshme do të interpretohen dhe zbatohen sipas frymës dhe qëllimit të kësaj Marrëveshjeje. (2) Preambula dhe Anekset e kësaj Marrëveshjeje do të jene një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje. Kjo Marrëveshje përfshin me referencë kushtet e memorandumit. (3) Huadhënësi mund të vendosë në diskrecionin e tij të plotë për transaksione financiare, të cilat gjithashtu financojnë këste në bazë të marrëveshjeve të tjera të huasë. Nëse ky do të jetë rasti, atehere kushtet financiare të këtyre Kontratave të Huamarrjes do te vlejne per Huamarrësin vetëm proporcionalisht në këstet e tij. (4) Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është të përcaktojë kushtet në të cilat Huadhënësi i vë në dispozicion Huamarrësit të ardhurat e transaksioneve financiare të rregulluara nga Huadhënësi për këtë qëllim. Si pasojë, Huamarrësi dhe Huadhënësi pranojnë që të drejtat dhe detyrimet e tyre, përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë Marrëveshje, do te përcaktohen dhe interpretohen duke iu referuar dokumentacionit përkatës të huamarrjes. Në veçanti, kushtet e Kontratave të Huamarrjes do të zbatohen për Marrëveshjen. Sidoqoftë, nëse ka ndonjë konflikt midis kushteve të kësaj Marrëveshjeje dhe çdo Kontrate Huamarrjeje, atëherë kushtet e kësaj Marrëveshjeje do të mbizotërojnë. (5) Huamarrësi nuk ka të drejtë të caktojë ose transferojë ndonjë prej të drejtave ose detyrimeve të tij sipas kësaj Marrëveshjeje pa pëlqimin paraprak me shkrim të Huadhënësit. 14. LIGJI QEVERISES DHE JURIDIKSIONI (1) Kjo Marrëveshje dhe çdo detyrim jokontraktues që rrjedh nga ose në lidhje me të do të qeveriset dhe do të interpretohet në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian, dhe do te plotësohet kur është e nevojshme me ligjin e Luksemburgut. Kontratat e huazimit do të rregullohen me ligjin e Luksemburgut. (2) Palët marrin përsipër të paraqesin çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me ligjshmërinë, vlefshmërinë, interpretimin ose performancën e kësaj Marrëveshjeje në juridiksionin ekskluziv të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 272 të Traktatit për funksionimin e Bashkimit Evropian. 13 (3) Vendimet e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian janë plotësisht detyruese dhe të zbatueshme nga Palët. (4) Huadhënësi mund të zbatojë çdo vendim të marrë nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, ose të drejta të tjera kundër Huamarrësit në gjykatat e vendit të Huamarrësit. (5) Huamarrësi, në këtë mënyrë, në mënyrë të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar heq dorë nga çdo imunitet ndaj të cilit i takon, në lidhje me vetveten ose pasuritë e tij, nga procedurat ligjore në lidhje me këtë Marrëveshje, përfshirë, pa kufizim, imunitetin nga padia, gjykimin, urdhrin, ndalesa, arrestimi ose ndalimi para gjykimit, dhe nga ekzekutimi dhe zbatimi ndaj pasurive të tij, deri në masën që nuk është e ndaluar me ligj të detyrueshëm.- 15. HYRJA NE FUQI (1) Kjo marreveshje hyn ne fuqi me rastin e nënshkrimit të saj nga të gjitha palët, në datën në të cilën Huadhënësi ka pranuar njoftimin zyrtar në formën e mendimit ligjor (Shtojca 4 të kësaj Marrëveshjeje) nga Huamarrësi duke e informuar se janë përmbushur të gjitha kerkesat kushtetuese dhe ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, dhe angazhimin e vlefshëm dhe të pakthyeshëm të Huamarrësit për permbushjen e të gjitha detyrimeve sipas kësaj Marrëveshjeje. (2) Hyrja në fuqi nuk duhet të jetë më vonë se 6 muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes. Nëse Marrëveshja nuk hyn në fuqi deri në atë datë, atëherë palët në Marrëveshje nuk do të kenë detyrim ndaj saj. 16. EKZEKUTIMI I MARRËVESHJES Kjo Marrëveshje do të ekzekutohet nga secila Palë në katër origjinalë në gjuhën angleze, secila prej të cilave do të përbëjë një instrument origjinal. 17. SHTOJCAT Shtojcat e kësaj Marrëveshjeje do të përbëjnë një pjesë integrale të saj: 1. Forma e kërkesës për fonde 2. Forma e njoftimit të konfirmimit 3. Forma e Deklaratës për përdorimin e kësteve të kredisë 4. Forma e Mendimit Ligjor 5. Lista e kontakteve 14 E kryer në Bruksel me datën 27/07/2020 dhe në Bruksel me datën 30/07/2020 në katër kopje. Kosova BASHKIMI EUROPIAN Si Huamarres si Huadhenes Perfaqesuar nga Perfaqesuar nga Hykmete Bajrami KOMISIONI EUROPIAN Përfaqësuar nga ( e nënshkruar) Ministri i Financave (e nënshkruar) BANKA QENDRORE E Kosoves Përfaqësuar nga Sokol Havolli Guvernatori (e nënshkruar) 15 SHTOJCA 1 FORMA E KERKESES PER FONDE [në letrën e Huamarrësit] Komisioni Europian Drejtoria e Përgjithshme për Buxhetin Njësia E-3: Huamarrja dhe huadhenia Attn: Shefi i njësisë L-2920 Luksemburg Subjekti: Ndihma Makro-Financiare e Bashkimit Evropian Kërkesa për fonde për këstin [•] Te nderuar zoterinj, Jemi duke i referuar Marrëveshjes së Huasë të datës [•] ndërmjet Bashkimit Evropian si Huadhënës dhe Kosovës si Huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës si agjent financiar i Huamarrësit (“Marrëveshja”). Kushtet e përcaktuara në Marrëveshje do të kenë të njëjtin kuptim këtu. 1. Ne kërkojmë në mënyrë të pakthyeshme që një këst i huasë të paguhet në përputhje me Marrëveshjen me kushtet e mëposhtme: a. Shumen kryesore te këstit: 50 milion EUR. b. Shuma neto e disbursimit të këstit të jetë së paku 50% e shumës kryesore. c. Norma fikse nominale e kamatës së këstit nuk duhet të jetë më e lartë se [•]% në vit. d. Disbursimi sipas këtij kesti do të bëhet më përpara: [•]. e. Pagesa e këstit do të bëhet në [vit]. 2. Ne e pranojmë dhe pajtohemi që disbursimi i secilit kest do të jetë në përputhje me dhe do te jete subjekt nese a. Huadhënësi është i pajtimit në çdo kohë që fondet përkatëse do të jenë në dispozicion të tij nga një palë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për afatet dhe kushtet që janë të pranueshme për të dhe që janë në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë kërkesë për fonde; b. Huadhënësi që kryen një ose disa transaksione financiare për të marrë të ardhurat e kërkuara në këtë kërkesë për fonde. Ne marrim përsipër në mënyrë të pakthyeshme të paguajmë çdo tarifë, kosto dhe shpenzim, duke përfshirë edhe aplikimin e kostove te ndërprerjes dhe kostove të tjera të bartjes që rrjedhin nga ndonjë transaksion financiar i ndërmarrë nga Huadhënësi, pavarësisht ndodhjes përfundimtare të disbursimit të një; 16 c. lëshimi nga huadhënësi, në kohën e duhur, të njoftimit mbi konfirmimin. 3. Ne konfirmojmë se: a. Lista e nënshkruesve të autorizuar të dërguar në emër të Huamarrësit nga Ministri i Financave në [datë] mbetet i vlefshëm dhe i zbatueshëm. b. Asnjë ngjarje nuk ka ndodhur që do të prodhoj nje deklaratë të pasaktë të dhënë në opinionin juridik të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë i datës [data]. c. Asnjë ngjarje e paracaktuar nuk ka ndodhur. [nenshkruesit e autorizuar] Kopje per Bankën Qendrore të Kosoves Rr.Garibaldi, nr.33 Prishtine, 10000 Kosovë 17 SHTOJCA 2 FORMA E NJOFTIMIT TE KONFIRMIMIT EUROPEAN COMMISSION DIRECTORATE GENERAL BUDGET Asset and financial risk management Borrowing and Lending [shto te detajet e kontaktit te Huamarrësit] Subjekti: Ndihma Makro-Financiare e Bashkimit Evropian Disbursimi i këstit [•] Të nderuar/a zonja dhe zotërinjë Po i referohemi Marrëveshjes së Huasë të datës [•] ndërmjet Bashkimit Evropian si Huadhënës, Kosovës si Huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës si agjent financiar ndaj Huamarrësit të një shume maksimale prej 100 milion EUR ("Marrëveshja"). Kushtet e përcaktuara në Marrëveshje do të kenë të njëjtin kuptim si këtu. Në përputhje me kërkesën për fonde të datës [•], kushtet e transaksionit financiar që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë për të financuar këstin [•] janë si më poshtë: Shuma nominale EUR [•] Cmimi i emetimit EUR [•] Tarifat bankare EUR [•] Të ardhurat neto EUR [•] Riparimi i kostos së transaksionit EUR [•] Shuma neto e disbursimit EUR [•] Data e disbursimit [•] Data e maturimit [•] Norma e kamatës (kupon) [•] % p.a. Datat e pagesës së kamatës Ne vit [•] Data e pagesës së kamatës së parë [•] (Pagesë e shkurtër/e gjatë) kamatës së parë EUR [•] Konventa në fuqi e numërimit të ditëve është [•]. Ju lutemi gjeni te bashkangjitur orarin e pagesës së kredisë. 18 Sinqerisht i juaji, BASHKIMI EUROPIAN perfaqesuar nga KOMISIONI EUROPIAN [•] [•] Shtojca: Orari i pagesës së Huasë Kopje: Banka Qendrore e Kosoves 19 SHTOJCA 3 DEKLARATE PËR PËRDORIMIN E KËSTEVE TË KREDISË [në letrën e Huamarrësit] Komisioni Europian Drejtoria e Përgjithshme për Buxhetin Njësia E-3: Huamarrja dhe huadhenia Attn: Shefi i njësisë L-2920 Luksemburg Subjekti: Ndihma makro financiare e Bashkimit Evropian Deklaratë në lidhje me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së Të nderuar zotëri apo zonjë, I referohemi Marrëveshjes së Huasë të datës [shënoni datën] ndërmjet Bashkimit Evropian si Huadhënës dhe Kosovës si Huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës si agjent financiar i Huamarrësit ("Marrëveshja"). Kushtet e përcaktuara në Marrëveshje do të kenë të njëjtin kuptim si këtu. Me këtë konfirmojmë që: 1. Kësti i parë/i dytë [te fshihet sipas nevojes] kësti i Huasë së disbursuar në [shëno datën] është transferuar në llogarinë e Shërbimit të Thesarit të Shtetit në Bankën Qendrore të Kosovës. 2. Kësti i kredisë së parë/të dytë [të fshihet sipas nevojes] është llogaritur si "Financim i Jashtëm" në llogaritë publike për vitin [shënoni vitin]. Dokumentet përkatëse të kontabilitetit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Ministrisë së Financave do të jenë në dispozicion sipas kërkesës. Ministria e Financave Kopje per Banken Qendrore te Kosoves 20 SHTOJCA 4 FORMA E OPINIONIT LIGJOR MINISTRIA E DREJTËSISË (të lëshohet në letrën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë) [vendi, data] Komisioni Europian Drejtoria e Përgjithshme për Buxhet Njësia E-3 - Huamarrja dhe Huadhënia L-2920 Luksemburg Re: Marrëveshja e Huasë ndërmjet Bashkimit Evropian (si Huadhënës) dhe Kosovës (si Huamarrës) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (si agjent financiar ndaj Huamarrësit) për një shumë maksimale prej 100 milion EUR Të nderuar zoterinj, Në cilësinë time si Ministër i Drejtësisë, i referohem Marrëveshjes së Huasë të përmendur më lart, të datës [data] dhe Anekseve të saj, të cilat përbëjnë një pjesë integrale të saj (këtu e tutje referuar së bashku si” Marrëveshje”) ndërmjet Bashkimit Evropian (në vijim referuar si “Huadhënësi”) dhe Kosova (në tekstin e mëtejmë më tej “Huamarrësi” ;) dhe Banka Qendrore e Kosovës si agjent financiar i Huamarrësit për një shumë maksimale 100 milion EUR. Gjithashtu i referohem Memorandumit të Mirëkuptimit të datës [data] midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës (në tekstin e mëtejmë më tej “Memorandum”). Garantoj që jam plotësisht kompetent për të nxjerrë këtë opinion juridik në lidhje me Marrëveshjen në emër të Huamarrësit. Kam ekzaminuar origjinalet ose kopjet e versioneve të ekzekutimit të Marrëveshjes dhe të memorandumit. Gjithashtu kam shqyrtuar dispozitat përkatëse të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar të zbatueshëm për Huamarrësin dhe Bankën Qendrore të Kosovës, kompetencat e nënshkruesve dhe dokumente të tjera, të cilat i gjykoj të nevojshme ose të përshtatshme. Për më tepër, kam bërë hetime të tjera dhe kam shqyrtuar çështje të tilla juridike pasi i konsideroj të rëndësishme për mendimin e shprehur këtu. Unë kam supozuar (i) vërtetësinë e të gjitha nënshkrimeve (përveç Huamarrësit dhe Bankës Qendrore të Kosovës ) dhe konformitetin e të gjitha kopjeve me origjinalet, (ii) aftësinë dhe fuqinë për të hyrë në Marrëveshje, dhe autorizimin e tyre të vlefshëm dhe nënshkrimin nga secila palë përveç Huamarrësit dhe Bankës Qendrore të Kosovës dhe (iii) vlefshmërinë, efektin detyrues dhe zbatueshmërinë e Marrëveshjes për secilën Palë sipas ligjit të Unionit. Shprehjet e përdorura dhe të papërcaktuara në këtë mendim do të kenë kuptimin e përcaktuar në Marrëveshje dhe në memorandum e mirekuptimit. Ky mendim është i kufizuar në ligjin e Kosovës ashtu si shfaqet në datën e këtij mendimi. Duke iu nënshtruar te lartëpërmendures, unë jam i mendimit që: 21 1. Në lidhje me ligjet, rregulloret dhe vendimet ligjërisht detyruese që janë aktualisht në fuqi në Kosovë, Huamarrësi me ekzekutimin e marreveshjes [shëno emrin], eshte i përkushtuar në mënyrë të vlefshme dhe të pakthyeshme për të përmbushur të gjitha detyrimet e tij. 2. Ekzekutimi i Huamarresit, dorëzimi dhe performanca e Marrëveshjes dhe memorandumit të mirekuptimit: (i) janë autorizuar siç duhet nga të gjitha pëlqimet, veprimet, miratimet dhe autorizimet e nevojshme; dhe (ii) nuk shkel ndonjë rregullore apo vendim të zbatueshëm të ndonjë autoriteti kompetent ose ndonjë marrëveshje ose traktat ndërkombëtar që është i detyrueshëm për të. 3. Asgjë në këtë Marrëveshje nuk kundërshton ose kufizon të drejtat e Huamarrësit për të bërë pagesa të sakta dhe efektive të çdo shume të detyrueshme për shumën kryesore, kamatën ose tarifat e tjera sipas kësaj Marrëveshjeje. 4. Marrëveshja dhe memorandumi i mirëkuptimit janë në formën e duhur ligjore sipas ligjit të Kosovës për zbatim ndaj Huamarrësit. Zbatimi i Marrëveshjes nuk do te jete në kundërshtim me dispozitat e detyrueshme të ligjit të Kosovës, me rendin publik të Kosovës, me traktate ndërkombëtare ose me parime të pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare që janë të detyrueshme për Huamarrësin. 5. Për të siguruar ligjshmërinë, vlefshmërinë ose zbatueshmërinë e Marrëveshjes dhe memorandumit të mirekuptmit nuk eshte e nevojshme që ato të vendosen ne dosje, ose regjistrohen në ndonjë gjykatë ose autoritet në Kosovë. 6. Asnjë taksë, detyrim, tarifë ose ngarkesa të tjera të vendosura nga Kosova ose ndonjë autoritet tatimor i saj nuk janë të pagueshme në lidhje me ekzekutimin dhe dorëzimin e Marrëveshjes dhe me çdo pagesë ose transferim të principalit, kamatës, komisioneve dhe shumave të tjera të duhura sipas Marrëveshjes. 7. Asnjë autorizim i kontrollit të këmbimit nuk kërkohet dhe asnjë tarifë ose komision tjetër nuk duhet të paguhet për transferimin e ndonjë shume të detyrueshme sipas Marrëveshjes. 8. Nënshkrimi i Marrëveshjes dhe MM me [shëno emrin], Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, ligjërisht dhe në mënyrë të vlefshme e detyron Bankën Qendrore të Kosovës. 9. Zgjedhja e ligjit të Unionit si ligj qeverisës për Marrëveshjen është një zgjedhje e vlefshme e ligjit që detyron Huamarrësin dhe Bankën Qendrore të Kosovës në përputhje me ligjin e Kosovës. 10. Huamarrësi ka dorëzuar ligjërisht, në mënyrë efektive dhe të pakthyeshme në juridiksionin ekskluziv të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian në lidhje me Marrëveshjen dhe çdo vendim i kësaj gjykate do të ishte përfundimtar dhe i zbatueshëm në Kosovë. 11. As Huamarrësi dhe asnjë pronë e tij nuk janë imune mbi bazën e sovranitetit ose ndryshe nga juridiksioni, ndalesa - qoftë para ose pas gjykimit - ose ekzekutimi në lidhje me ndonjë veprim ose procedurë në lidhje me Marrëveshjen. 12. Marrëveshja dhe memorandumi i mirekuptimit për ekzekutimin përputhen me të gjitha kërkesat kushtetuese të brendshme për Marrëveshjen dhe memorandumin e mirekuptimit për të qenë operacional si çështje e ligjit të Kosovës dhe detyruese për Kosovën dhe Bankën Qendrore të Kosovës dhe janë bërë në përputhje me Legjislacionin e Kosovës. 13. Marrëveshja dhe memorandumi i mirekuptimit janë plotësisht të vlefshme dhe nuk kanë nevojë të ratifikohen. 22 14. Si përfundim, Marrëveshja dhe memorandumi i mirekuptimit janë ekzekutuar siç duhet në emër të Huamarrësit dhe të gjitha detyrimet e Huamarrësit në lidhje me Marrëveshjen dhe MM janë të vlefshme, detyruese dhe të zbatueshme në përputhje me kushtet e tyre dhe asgjë më tej nuk kërkohet për t'i dhënë efekt të njëjtës. Ministria e Drejtësisë 23 SHTOJCA 5 LISTA E KONTAKTEVE Për Huadhënësin: Komisioni Evropian Drejtoria e Përgjithshme për Buxhet - Njësia E-3 "Huamarrja dhe huadhenia" Attn: Shefi i njësisë L-2920 Luksemburg Tel .: (+352) 4301 30070 Për Huamarrësin: Ministria e Financave Sheshi Skenderbeu, nr.14, Prishtinë, 10000 Kosovë Kopje për: Banka Qendrore e Kosovës Rr. Garibaldi, Nr. 33 Prishtinë, 10000 Kosovë Ndihma makro-financiare për Kosovën* deri në 100 milion Euro MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT ndërmjet Bashkimit Evropian si Huadhënës dhe Kosovës si Huamarrës * Ky përcaktim nuk cenon pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të UNSCR dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 2 MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS 1. Më 25 maj 2020 Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian miratuan një vendim (Vendim (BE) 2020/7012) për ofrimin e ndihmës makro-financiare për vendet e zgjerimit dhe ato fqinje në kontekstin e pandemisë COVID-19. Vendimi i vë në dispozicion Kosovës (këtu e tutje referuar si “Partneri”;) ndihmën makro-financiare (këtu e tutje referuar si “ndihme” ;) deri në 100 milion EUR në formën e një kredie. Ndihma do të vihet në dispozicion për një vit duke filluar nga dita e parë pas hyrjes në fuqi të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit (këtu e tutje referuar si,”MM”;). 2. Qëllimi i kësaj ndihme është të lehtësojë kufizimet e financimit të jashtëm të partnerit, të lehtësojë bilancin e tij/saj të pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e tij/saj të rezervës valutore dhe të ndihmojë partnerin të adresojë dobësitë aktuale të jashtme dhe ato financiare. Kjo ndihmë nga Bashkimi Evropian është plotësuese për burimet që i janë dhënë Partnerit nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët dypalësh në mbështetje të autoriteteve, programit të stabilizimit ekonomik dhe të reformave . 3. Ndihma do të shpërndahet në dy këste deri në 50 milion euro secila. 4. Kësti i parë i ndihmës do te lëshohet pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të këtij memorandumi dhe marrëveshjes shoqëruese të lehtësimit te kredisë dhe do te jete kushtëzuese me zbatimin e një “Instrumenti të Financimit të Shpejtë” të Fondit Monetar Ndërkombëtar (këtu e tutje referuar si “FMN”;). Lëshimi i këstit të dytë nuk do të bëhet, në parim, më herët se tre muaj pas lëshimit të këstit të parë. Disbursimi i këstit të dytë të ndihmës do të kushtëzohet edhe nga një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian (këtu e tutje referuar si “Komisioni”;) në emër të Bashkimit Evropian, mbi progresin e arritur në lidhje me numrin makroekonomik dhe strukturor masat e rregullimit dhe nëse është e aplikueshme, një rekord të kënaqshëm për zbatimin e angazhimeve të pajtuara me FMN. Kushtet e politikave bashkangjitur kësaj ndihme bazohen në Programin e Reformës Ekonomike të miratuara nga autoritetet e Partnerit. Prandaj, para lëshimit të secilit këst të kësaj ndihme, Komisioni, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës do të verifikojë që kushtet e bashkangjitura me këtë ndihmë janë respektuar në mënyrë të duhur ose janë arritur marrëveshje te reja te mirëkuptimit. 5. Para lëshimit të këstit të dytë nga Komisioni, autoritetet e Partnerit do ti ofrojnë Komisionit një Deklaratë pajtueshmërie për përmbushjen e kushtëzimit i cili do te jete i bashkangjitur me të. Pas marrjes së deklaratës së pajtueshmërisë nga autoritetet e Partnerit, Komisioni do të vlerësojë, bazuar në konsultimet me autoritetet e Partnerit, progresin e arritur në lidhje me përmbushjen e kushtëzimit. Në këtë vlerësim, vëmendje e veçantë do ti kushtohet reformave për të përmirësuar financat publike, stabilitetin financiar, qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit dhe punësimit. Masat konkrete të politikave dhe korniza e referencës për këtë vlerësim janë bërë të qarta në Shtojcën I. Në rast të një vlerësimi negativ, Komisioni mund të pezulloj disbursimin e kësteve derisa Partneri të vërtetojë pajtueshmërinë me kushtëzimin. Nëse është e nevojshme, Shtojca I mund të ndryshohet me marrëveshje të ndërsjellë, pas përfundimit të proceseve përkatëse të miratimit të Bashkimit Evropian dhe Partnerit. 3 6. Komisioni gjithashtu do të verifikojë vazhdimisht nevojat e financimit të Partnerit dhe mund të zvogëlojë, pezullojë ose anulojë ndihmën në rast se nevojat e financimit të Partnerit kane pësuar rënie te madhe gjatë periudhës së disbursimit në krahasim me parashikimet fillestare. 7. Komisioni do ti transferojë këstet në euro ne një llogari të Ministrisë së Financave të Kosovës (këtu e tutje referuar si Marrësi;) në Bankën Qendrore të Kosovës (këtu e tutje referuar si Agjenti;). Duke pasur parasysh nevojat e konsiderueshme buxhetore dhe të financimit të jashtëm me të cilat përballet Partneri, të ardhurat e kredisë do të përdoren për të financuar buxhetin e Partnerit dhe për të ri-financuar borxhin e jashtëm ekzistues. 8. Gjatë zbatimit të ndihmës, autoritetet e Partnerit do ti ofrojnë Komisionit të gjitha informacionet që janë të rëndësishme për monitorimin e situatës së tij/saj ekonomike dhe financiare dhe për vlerësimin e progresit në reformat strukturore. Në veçanti, autoritetet do ti japin Komisionit me kohë informacionin përkatës, siç përcaktohet në Shtojcën II. 9. Me qëllim të parandalimit të parregullsive dhe mashtrimeve që lidhen me përdorimin e ndihmës dhe sigurimin e mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, do të zbatohen dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së Lehtësirës së Huasë, veçanërisht ato në lidhje me kontrollet e rregullta nga Partneri për përdorimin e Ndihmës se Bashkimit Evropian, si dhe kontrollet, auditimet dhe hetimet e kryera nga Komisioni, përfshirë Zyrën Evropiane të Anti-Mashtrimit, dhe Gjykatën Evropiane të Auditorëve dhe Zyrën e Prokurorit Publik Evropian. Po ashtu, dispozitat e Marrëveshjes së Huasë për Shlyerjen e parakohshme do të zbatohen në rast se është vërtetuar se Partneri është angazhuar, në lidhje me menaxhimin e kësaj ndihme, në ndonjë akt mashtrimi, korrupsioni ose ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm. 10. Komisioni, i përfaqësuar nga agjentët e tij ose ekspertët e tij me mandat të rregullt, kanë të drejtë të kryejnë vlerësime operacionale të procedurave administrative dhe qarqeve financiare të Partnerit dhe Agjentit që kanë të bëjnë me menaxhimin e ndihmës makro- financiare të Bashkimit Evropian gjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij memorandumit dhe për pesë vjet pas shpërndarjes së këstit të fundit (periudha ex-post). 11. Një vlerësim i pavarur ex-post i ndihmës mund të bëhet nga Komisioni ose përfaqësuesit e tij/saj të autorizuar . Autoritetet e Partnerit janë të përkushtuara të ofrojnë të gjithë informacionin e nevojshëm në Komision, të përfaqësuar nga agjentët e tij ose ekspertët e tij me mandat të duhur, për kohëzgjatjen e këtij procesi. Raporti i vlerësimit do të vihet në dispozicion për komente autoriteteve të Partnerit. 12. Autoritetet do të sigurojnë, sipas rastit, bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian 13. Kjo ndihmë zbatohet duke kuptuar që autoritetet e Partnerit do të vazhdojnë të respektojnë mekanizmat efektiv demokratik, duke përfshirë një sistem parlamentar shume partiak dhe sundimin e ligjit, dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut. 14. Shtojcat I dhe II janë pjesë përbërëse e këtij memorandumi. 4 15. Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë memorandum do të konsiderohen të vlefshme nëse janë me shkrim dhe të dërguara tek: Për Bashkimin Evropian Komisioni Evropian Drejtorati i Përgjithshëm për Ekonomi dhe Çështje Financiare CHAR 11/248 B-1049 Bruksel, Belgjike Për Kosovën Ministria e Financave Sheshi Skënderbeu, no.14, Prishtine, 10000 Kosove Kopje për: Bankën Qendrore te Kosovës Rr.Garibaldi, no.33 Prishtine, 10000 Kosove 16. Memorandumi i Mirëkuptimit do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të tij nga Bashkimi Evropian dhe Kosova dhe në datën në të cilën Kosova njofton Bashkimin Evropian se kërkesat e saj të brendshme ligjore për hyrjen e tij në fuqi kanë përfunduar. 17. MM mund të ndryshohet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve në formën e një Shtojce me shkrim. Shtojca do të jetë pjesë përbërëse e këtij MM dhe do të hyjë në fuqi sipas të njëjtave procedura si në MM. 5 E kryer me 27/072020 – 30/07/2020, në Bruksel në katër origjinale në Gjuhën Angleze . PËR BASHKIMIN EVROPIAN Si Huadhënës (e nënshkruar) PER KOSOVEN si Huamarrës (e nënshkruar) PËR BANKËN QENDRORE TË KOSOVËS si Agjent për Huamarrësin (e nënshkruar) 6 SHTOJCA I KRITERET E REFORMAVE STRUKTURORE Në kohën e rishikimit të stafit të Komisionit që do ti paraprijë vendimit për disbursimin e këstit të dytë, autoritetet e Kosovës do të angazhohen që të kryejnë veprimet e mëposhtme: Financat Publike 1. Te sigurohuni që buxheti vjetor i vitit 2021, i dorëzuar në Kuvend, është i bazuar në parashikime te azhurnuara makro-fiskale dhe të marr parasysh informacionin e disponueshëm për ekzekutimin e buxhetit në vitin 2020. 2. Te aprovoni rregullat e punës për komisionin përgjegjës për ri-klasifikimin e përfituesve të skemës së pensionit të veteranëve të luftës me qëllim që të kufizoni kostot fiskale të skemës në përputhje me legjislacionin. 3. Te përgatitni një letër opsionesh për krijimin e një organi të pavarur për mbikëqyrjen fiskale, të ngarkuar mes të tjerëve me vlerësime të ndikimit fiskal të nismave kryesore, për konsultime të mëtutjeshme me palët e interesuara, përfshirë BE-në. 4. Te publikoni rregullisht në faqen e internetit të Ministrisë së Financave bilancet tremujore dhe pasqyrat e fitimeve dhe humbjeve të ndërmarrjeve në pronësi publike (NP) me vonesë tre deri në katër muaj. Kryeni vlerësimet e para te rrezikut në lidhje me NP-të me rrezik të lartë, bazuar në treguesit e përfitueshmërisë, likuiditetit dhe aftësisë paguese. Sektori financiar 5. Fillimi i një studimi të borxhit të ekonomive shtëpiake, duke siguruar një përmbledhje të integruar të borxhit të ekonomive shtëpiake për të gjitha institucionet financiare (bankare dhe jo-bankare). Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit 6. Publikoni në baza tremujore informacion të plotë mbi miratimin dhe zbatimin e masave të ndihmës emergjente COVID-19, përfshirë shumat e ndihmës sipas kategorisë së përfituesve, identitetin dhe shumat e alokuara për 50 përfituesit më të mëdhenj të ndihmës, si dhe kushtet dhe kriteret mbështetëse te alokimit në përputhje me kërkesat ligjore të Kosovës për konfidencialitet. 7. Përgatitni një draft të parë të strategjisë së sektorit të sundimit të ligjit bazuar në rishikimin funksional të sektorit të sundimit te ligjit dhe një procesi këshillues. 8. Hartoni propozime për masa konkrete për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave nga taksat, duke përfshirë edhe zvogëlimin e informalitetit. Punësimi 9. Filloni përgatitjen e një studimi të fizibilitetit në një skemë të Garancisë Rinore duke marrë parasysh përvojat përkatëse rajonale. 7 SHTOJCA II SISTEMI MONITORUES 1. Monitorimin e zhvillimeve dhe politikave makro-ekonomike dhe financiare. Gjatë zbatimit të ndihmës makro-financiare të Bashkimit Evropian, autoritet përkatëse te Partnerit do ti paraqesin Komisionit , indikatorët dhe raportet e mëposhtëm te cilat do të publikohen në baza tremujore. a) Informacioni i dorëzuar nga Ministria e Financave: • BPV ose të ardhurat kombëtare (tremujore) • Përbërësit kryesorë të BPV-së (tremujore) • Shkalla e punësimit dhe papunësisë (tremujore) • Niveli dhe përbërja e të ardhurave dhe shpenzimeve të qeverisë së përgjithshme dhe qendrore, si dhe e borxheve të qeverisë (tremujore) • Bilanci fiskal i qeverisë qendrore (tremujore) • Bilanci fiskal i qeverisë së përgjithshme (vjetore) • Stoqet e borgjeve ndërkombëtare3 dhe (interesi dhe principali)pagesat (tremujore) • Stoqet e borxhit të brendshëm4 (interesi dhe principali) pagesa (tremujore) • Pagesat e planifikuara tremujore (interesi dhe principali) të borxhit publik vendor dhe të jashtëm për vitet 2020-2022 (tremujore) • Çmimet e konsumit (mujore) dhe çmimet e prodhuesve (tremujore) • Normat e interesit (rendimentet) për letrat me vlerë të qeverisë (borxhi i brendshëm i papaguar) (primar)ankandet (mujore) b) Informacioni i dorëzuar nga Banka Qendrore e Kosovës • Normat e interesit ndër bankar te etapave te maturimit (mujore, nëse janë të disponueshme) • Norma e përgjithshme e huazimit të bankave (mujore) • Bilanci i pagesave dhe përbërësit kryesorë (tremujorë) • Pozicioni i rezervës ndërkombëtare (mujore) 2. Monitorimi i politikave strukturore Gjatë zbatimit të ndihmës makro-financiare të Bashkimit Evropian, të dhënat dhe / ose informacioni në lidhje me zbatimin e masave të politikave të përcaktuara në Shtojcën I do ti sigurohen Komisionit nga autoritetet përkatëse të Partnerit, me kërkesë të Komisionit, veçanërisht: • Draftin e buxhetit 2021 • Dokumentin Opsional për krijimin e një organi të pavarur për mbikëqyrjen fiskale • Vlerësimin e parë te rrezikut të NP-ve me rrezik të lartë, duke treguar përfitueshmërinë, likuiditetin dhe aftësinë paguese të tyre 3. Borxhi ndërkombëtar përcaktohet si borxh i qeverisë i cili i nënshtrohet marrëveshjes me qeveritë e huaja, agjencitë qeveritare, organizatat ndërkombëtare financiare ose organizatat e tjera dhe kompanitë e huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktateve, konventave ose marrëveshjeve të tjera të ngjashme që i nënshtrohen ligjeve të juridiksion juridik përveç atij të Kosovës. 4. Borxhi i brendshëm përcaktohet si borxh qeveritar qe i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. 8 • Raportin fillestar, përfshirë të gjitha dokumentet përkatëse, për fillimin e studimit për borxhin e ekonomive familjare • Raport mbi zbatimin e paketës së urgjencës COVID-19, përfshirë kategoritë dhe shumën e ndihmës së dhënë, deri në tetor 2020. • Drafti i parë i Strategjisë së Sektorit të Sundimit të Ligjit bazuar në rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit (Ministria e Drejtësisë) • Procesverbalet e komitetit drejtues për rishikimin funksional. • Raport që përmbledh gjetjet kryesore nga puna përgatitore e ndërmarrë për një studim fizibiliteti në kuadër të skemës së Garancisë Rinore.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 07/L-023 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOSOVËS PËR NDIHMËN MAKRO FINANCIARE PËR KOSOVËN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in