LIGJI NR. 08/L-007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË
This text is the preamble and title of a law on reducing the cost of deploying high-speed electronic communications networks.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-007
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law on reducing the cost of deploying high-speed electronic communications networks. This provision says the law aims to make high-speed electronic communications networks easier and cheaper to build by encouraging shared use of existing physical infrastructure and more efficient development of new infrastructure. This article says the law applies to all natural and legal persons, including public entities, owners/holders of public electronic communications infrastructure, and network operators that provide physical infrastructure or network capacities. This article defines key terms used in the law, including ARKEP, competent permit authorities, physical infrastructure, network operators, access points, and what counts as a high-speed electronic communications network. Network operators and qualifying entrepreneurs have rights to provide access to physical infrastructure for high-speed electronic communications network elements, and network operators must meet reasonable access requests on fair and reasonable terms.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law on reducing the cost of deploying high-speed electronic communications networks.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to make high-speed electronic communications networks easier and cheaper to build by encouraging shared use of existing physical infrastructure and more efficient development of new infrastructure.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është lehtësimi dhe nxitja e ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë duke promovuar përdorimin e përbashkët të infrastrukturës fizike ekzistuese dhe duke mundësuar një zhvillim më efikas të infrastrukturës së re fizike, reduktimin e procedurave, në mënyrë që këto rrjete të mund të shtrihen me kosto më të ulët. 2. Ky ligj përcakton të drejtat dhe obligimet minimale për të lehtësuar shtrirjen e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe koordinimin ndërsektorial. 3. Ky ligj është plotësisht në përputhje me Direktivën 2014/61/EU e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 15 Maj 2014 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all natural and legal persons, including public entities, owners/holders of public electronic communications infrastructure, and network operators that provide physical infrastructure or network capacities.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj aplikohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, duke përfshirë subjektet publike dhe pronarët/bartësit e infrastrukturës së komunikimeve elektronike publike, si dhe për operatorët e rrjetit që ofrojnë infrastrukturë fizike, kapacitete në rrjetet e tyre të komunikimit, në pajtim me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including ARKEP, competent permit authorities, physical infrastructure, network operators, access points, and what counts as a high-speed electronic communications network.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. ARKEP Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është agjenci rregullatore, e cila zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ligji përkatës për Komunikimet Elektronike; 1.2. Autoritetet kompetente për dhënien e lejeve - janë organet kompetente përgjegjëse për dhënien e lejeve për lëshimin e lejeve ndërtimore, koordinimin e inspektimeve ndërtimore, dhe lëshimin e certifikatës së përdorimit sipas ligjit për ndërtim; si dhe organet kompetente GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË për menaxhimin me brezin rrugor të rrugëve nacionale dhe lokale të Kosovës; 1.3. Infrastrukturë fizike - çdo element të një rrjeti që ka për qëllim të mbajë elemente të tjera të një rrjeti pa u bërë vetë element aktiv i rrjetit, siç janë tubacionet apo gypat kabllor, shtyllat, kanalet, dhomat e inspektimit, pusetat, kabinetet, ndërtesat ose hyrjet në ndërtesa, instalimet e antenave, kullat dhe shtyllat. Përjashtimisht kabllove, përfshirë fibrat e papërdorur, si dhe elementët e rrjeteve të përdorur për sigurimin e ujit të destinuar për konsum njerëzor; 1.4. Infrastruktura fizike në ndërtesë - infrastruktura fizike ose instalimet në lokacion të përdoruesit fundor, përfshirë elementet në pronësi të përbashkët, që synojnë të mbajnë rrjetat e qasjes me tel dhe/ose pa tel (wireless), ku rrjetet e tilla të qasjes janë në gjendje të ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike dhe të lidhin pikën e qasjes së ndërtesës me pikën e fundit të rrjetit; 1.5. Infrastruktura në ndërtesë, e gatshme për komunikime me shpejtësi të lartë infrastruktura fizike brenda ndërtesës, e destinuar për vendosjen e elementeve ose që mundëson shpërndarjen e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë; 1.6. Ministria – ministria përgjegjëse për sektorin e komunikimeve elektronike; 1.7. Ndërmarrës – çdo person juridik i cili është përfshirë në një veprimtari të komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës ose veprimet e të cilëve, nëse realizohen, kanë qëllim ose mund të kenë ndikim në aktivitetin ekonomik në Republikën e Kosovës; 1.8. Operatori i Rrjetit - një ndërmarrës që ofron ose është i autorizuar të ofrojë rrjete publike të komunikimeve elektronike si dhe një ndërmarrës që ofron infrastrukturë fizike që synon të ofrojë: shërbim të prodhimit, transportit ose shpërndarjes së: gazit; energjisë elektrike, përfshirë ndriçimin publik; ngrohjes; ujit, duke përfshirë edhe shkarkimin ose trajtimin e ujërave të zeza dhe kanalizimit dhe sistemet e drenazhit; shërbimet e transportit, përfshirë hekurudhat, rrugët, portet dhe aeroportet; 1.9. Pika e qasjes - një pikë fizike, që ndodhet brenda ose jashtë ndërtesës, e qasshme për ndërmarrësit që ofrojnë ose janë të autorizuar të ofrojnë rrjete publike të komunikimit, ku është vënë në dispozicion lidhja me infrastrukturën fizike të shpejtësisë së lartë brenda ndërtesës; 1.10. Punime civile - çdo rezultat i ndërtimit ose punëve të inxhinierisë infrastrukturore të marra si tërësi e cila është e mjaftueshme për vetveten për të përmbushur një funksion ekonomik ose teknik dhe që përfshin një ose më shumë elemente të një infrastrukture fizike; 1.11. Rrjeti i komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë - rrjetin e komunikimeve elektronike që është në gjendje të ofrojë shërbime të qasjes brezgjërë (broadband) me shpejtësi prej së paku 30 Mbps. 2. Shprehjet e tjera që përdoren në këtë Ligj, kanë të njëjtin kuptim sikurse në legjislacionin në fuqi për komunikimet elektronike. KAPITULLI II QASJA NË INFRASTRUKTURËN FIZIKE EKZISTUESE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Network operators and qualifying entrepreneurs have rights to provide access to physical infrastructure for high-speed electronic communications network elements, and network operators must meet reasonable access requests on fair and reasonable terms.
Neni 4 E drejta për qasje në infrastrukturën ekzistuese fizike 1. Çdo operator rrjeti ka të drejtë t’u ofrojë ndërmarrësve që ofrojnë ose janë të autorizuar që të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike qasje në infrastrukturën e saj fizike me qëllim të vendosjes së elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë. E drejta e qasjes duhet të ofrohet përmes një marrëveshje të përbashkët në mes të palëve të përfshira në proces, ku do të përcaktohen qartë të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje, duke përfshirë edhe rregullimin e aspektit financiar gjegjësisht çmimeve. 2. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike kanë të drejtë të ofrojnë qasje në infrastrukturën e tyre fizike për operatorët e tjerë të rrjetit për të vendosur rrjete të tjera jo vetëm rrjeteve të komunikimeve elektronike. 3. Çdo operator rrjeti, me kërkesë të ndërmarrësit, do të plotësojë të gjitha kërkesat e arsyeshme për qasje në infrastrukturën e tij fizike, sipas kushteve të drejta dhe të arsyeshme, përfshirë edhe çmimin, me qëllim që të vendos elemente të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A request for access must be made in writing to the network operator and must specify the network elements and time frame; the operator must respond within two months.
Neni 5 Kërkesa për qasje në infrastrukturën ekzistuese fizike 1. Kërkesa për qasje sipas nenit 4 të këtij ligji duhet të bëhet me shkrim tek operatori i rrjetit. Kërkesa duhet t’i specifikojë elementet e rrjetit për të cilat kërkohet qasje, duke përfshirë afatin kohor për këtë qëllim, sipas dispozitave të këtij ligji. 2. Operatori i rrjetit, pas pranimit të kërkesës për qasje, do të përgjigjet për mundësinë e dhënies ose jo të qasjes në infrastrukturën e tij fizike ose për të arritur marrëveshje në afate dhe kushte specifike, përfshirë çmimin, brenda dy (2) muajve nga pranimi i kërkesës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Rrjeti mund ta refuzojë qasjen në infrastrukturën ekzistuese fizike vetëm për arsye të caktuara dhe refuzimi duhet të mbështetet në kritere objektive, transparente dhe proporcionale.
Neni 6 Refuzimi i qasjes në infrastrukturën ekzistuese fizike 1. Çdo refuzim i qasjes në infrastrukturën ekzistuese fizike duhet të bazohet në kritere objektive, transparente dhe proporcionale, sipas dispozitave të këtij ligji. 2. Refuzimi i qasjes do të bëhet vetëm për arsyet që kanë të bëjnë me: 2.1. përshtatshmërinë teknike të infrastrukturës fizike për të cilën është kërkuar qasje në raport me specifikimet teknike të elementeve të rrjetit të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë për të cilat është kërkuar vendosja e tyre; 2.2. disponueshmërinë e hapësirës për të vendosur elementet e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, përfshirë nevojat e ardhshme të operatorit të rrjetit për hapësirë që janë demonstruar mjaftueshëm; 2.3. shqetësimet e sigurisë dhe shëndetit publik; 2.4. integritetin dhe sigurinë e çdo rrjeti, në veçanti të infrastrukturës kritike kombëtare; 2.5. rrezikun e ndërhyrjeve serioze të shërbimeve të planifikuara të komunikimeve elektronike me ofrimin e shërbimeve të tjera mbi të njëjtën infrastrukturë fizike; 2.6. disponueshmërinë e mjeteve alternative të mundshme të qasjes me shumicë të infrastrukturës së rrjetit fizik të ofruar nga operatori i rrjetit dhe të përshtatshme për ofrimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me kusht që kjo qasje ofrohet sipas kushteve të arsyeshme dhe të drejta. 3. Në rast të refuzimit të qasjes, operatori i rrjetit duhet t’i deklarojë me shkrim arsyet për refuzim brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë për qasje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Operatorët e rrjetit nuk mund ta përdorin në mënyrë ekskluzive infrastrukturën e shfrytëzueshme, përfshirë infrastrukturën fizike në ndërtesë.
Neni 7 Ndalimi i përdorimit ekskluziv të infrastrukturës së shfrytëzueshme 1. Ndalohet shfrytëzimi ekskluziv i infrastrukturës së shfrytëzueshme nga një ose më shumë operatorë të rrjetit, duke përfshirë infrastrukturën fizike në ndërtesë. Shfrytëzimi ekskluziv i një infrastrukture të shfrytëzueshme nga operatorët e rrjetit, ndaras ose bashkërisht, nuk lejohet në asnjë marrëveshje, akt nënligjor ose dispozitë. Çdo marrëveshje, akt nënligjor ose dispozitë e tillë do të jetë e pavlefshme. 2. Ndalimi i specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk kufizon operatorët e rrjetit për të shfrytëzuar hapësirat në infrastrukturë të shfrytëzueshme për përdorimin e tyre në rast të ndërtimeve aktuale ose të ardhshme bazuar në vërtetimin përkatës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If access to existing physical infrastructure is refused, unanswered, or no agreement is reached within 2 months, either party may take the dispute to ARKEP.
Neni 8 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rast të refuzimit të qasjes në infrastrukturën ekzistuese fizike 1. Në rast se qasja refuzohet, ose operatori i rrjetit nuk përgjigjet në kërkesë, si dhe në rast se nuk është arritur marrëveshja për afatet dhe kushtet specifike, përfshirë çmimin, brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të kërkesës për qasje, secila palë ka të drejtë ta referojë çështjen tek ARKEP. 2. Autoritetet përgjegjëse për sektorët mbikëqyrës për: gaz; energji elektrike, përfshirë ndriçimin publik; ngrohje; ujë, përfshirë edhe shkarkimin apo trajtimin e ujërave të zeza dhe kanalizimit dhe sistemeve të drenazhit; shërbime të transportit, përfshirë hekurudha, rrugë, porte dhe aeroporte, janë të detyruar të japin mendimin e tyre, kur kërkohet nga ARKEP në rast të mosmarrëveshjes ndërmjet ndërmarrësit të komunikimeve elektronike dhe operatorëve të rrjetit të listuar në këtë paragraf. 3. Mosmarrëveshjet që lindin nga mos zbatimi i këtij ligji do të zgjidhen në përputhje me procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të përshkruara në Ligjin për Komunikimet Elektronike. 4. Autoritetet përgjegjëse për sektorët mbikëqyrës të përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni duhet t’i përgjigjen ARKEP-it brenda afatit kohor të përcaktuar nga ARKEP, por jo më pak se dhjetë (10) ditë pune. 5. Pas pranimit të kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni, ARKEP-i, siç referohet në paragrafin 1 të nenit 23 të këtij ligji merr vendim duke marrë parasysh në tërësi parimin e proporcionalitetit, duke përfshirë përcaktimin e kushteve të drejta dhe të arsyeshme. 6. ARKEP do të zgjidhë mosmarrëveshjen brenda afatit më të shkurtër të mundshëm dhe në çdo rast brenda katër (4) muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme, pa paragjykuar mundësinë që njëra palë ta referojë rastin në gjykatë. 7. Çdo çmim i caktuar nga ARKEP-i duhet të sigurojë që ofruesi i qasjes ka mundësi të duhur për të mbuluar kostot e tij dhe duhet të merr parasysh ndikimin e qasjes së kërkuar në planin e biznesit të ofruesit të qasjes, duke përfshirë investimet e bëra nga operatori i rrjetit tek i cili është kërkuar qasja, në veçanti në infrastrukturat fizike të përdorura për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. 8. Ky nen nuk paragjykon të drejtën e pronësisë së pronarit të infrastrukturës fizike në rastet kur operatori i rrjetit nuk është pronar dhe të drejtën e pronësisë të çdo pale të tretë, si pronarët e tokave dhe pronarët e pronave private. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË KAPITULLI III SIGURIMI I TRANSPARENCËS SË INFRASTRUKTURËS EKZISTUESE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A telecommunications infrastructure entrepreneur may request minimal information about an existing network’s physical infrastructure, and must specify the area where high-speed network elements are planned.
Neni 9 Obligimi për informacion minimal për infrastrukturën fizike 1. Çdo ndërmarrës i infrastrukturës së komunikimeve elektronike, me qëllim që të kërkojë qasje në infrastrukturën fizike të një rrjeti ekzistues, ka të drejtë të ketë qasje, me kërkesë, në informatat minimale në lidhje me infrastrukturën ekzistuese fizike të çdo operatori të rrjetit. 2. Informatat minimale mbi infrastrukturën fizike, duhet të përmbajnë të paktën të dhëna për: 2.1. vendndodhjen dhe rrugën e rrjetit, nëse ka infrastrukturë fizike në atë zonë dhe pikat fundore të saj; 2.2. llojin dhe përdorimin aktual të infrastrukturës; dhe 2.3. një pikë kontakti të operatorit të rrjetit. 3. Ndërmarrësi që kërkon qasje në informatat e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni duhet të specifikojë zonën në të cilën parashikon vendosjen e elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë. 4. Qasja në informatat minimale mund të kufizohet vetëm nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh sigurinë e rrjeteve dhe integritetin e tyre, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose sigurinë, fshehtësinë ose sekretet operuese dhe afariste, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Institucionet publike përgjegjëse must make the minimum information available electronically through the single information point by 1 January 2023, and network operators must provide access in some cases on written request.
Neni 10 Pika e vetme e informacionit 1. Institucionet publike përgjegjëse që mbajnë në formatin elektronik informacionin minimal sipas paragrafit 2 të nenit 9, të këtij ligji në lidhje me infrastrukturën fizike të operatorit të rrjetit, e ofrojnë atë në dispozicion nëpërmjet pikës së vetme të informacionit me mjete elektronike para 1 janarit 2023. 2. Informacioni minimal i vënë në dispozicion për pikën e vetme të informacionit duhet të jetë i qasshëm menjëherë, nëpërmjet pikës së vetme të informacionit, në format elektronik dhe në kushte proporcionale, jo diskriminuese dhe transparente. Qasja në informacionin minimal në pajtim me këtë paragraf vihet në dispozicion nëpërmjet pikës së vetme të informacionit deri më 1 janar 2023. 3. Çdo përditësim i këtij informacioni dhe çdo element i ri i informacionit minimal të marrë nga autoritetet përgjegjëse do të vihet në dispozicion për pikën e vetme të informacionit brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të tij. Kjo periudhë mund të zgjatet për më së shumti një (1) muaj, nëse kjo kërkohet për të garantuar besueshmërinë e informacionit të dhënë. 4. Nëse informacioni minimal i cekur në paragrafin 2 të nenit 9, të këtij ligji nuk është i disponueshëm përmes pikës së vetme të informacionit, operatorët e rrjetit duhet të sigurojnë qasje në informacion të tillë, mbi bazën e kërkesës me shkrim nga një ndërmarrës i cili ofron ose është i autorizuar të ofrojë rrjete publike të komunikimeve elektronike. 5. Kërkesa sipas paragrafit 4 të këtij neni duhet të specifikojë zonën e paraparë për vendosjen e elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. 6. Qasja në informacion do të jepet brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të kërkesës me shkrim në kushte proporcionale, jo diskriminuese dhe transparente. 7. Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në këtë nen, secila palë ka të drejtë ta dërgojë mosmarrëveshjen në ARKEP. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The infrastructure entrepreneur may request field verification from the network operator in writing after a positive response, and network operators must allow the verification within one month under proportionate, non-discriminatory, and transparent conditions.
Neni 11 Verifikimet në terren 1. Ndërmarrësi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike, pas pranimit të përgjigjes pozitive nga operatori i rrjetit, ka të drejtë të kërkojë nga operatori i rrjetit, me shkrim, verifikimet në terren të elementeve specifike të infrastrukturës së tyre fizike. 2. Kërkesa me shkrim e cekur në paragrafin 1 të këtij neni, duhet t’i specifikojë elementet e rrjetit në fjalë që kanë të bëjnë me vendosjen e elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. 3. Verifikimet në terren të elementeve të specifikuara të rrjetit do të lejohen në kushte proporcionale, jo diskriminuese dhe transparente brenda një (1) muaji nga data e pranimit të kërkesës me shkrim. 4. Ndërmarrësit që ofrojnë ose janë të autorizuar të ofrojnë rrjete publike të komunikimeve elektronike që sigurojnë qasje në informata sipas këtij neni, do të marrin masat e duhura për të siguruar respektimin e konfidencialitetit dhe të sekreteve operative dhe afariste. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Disa detyrime të ligjit mund të përjashtohen nëse infrastruktura ekzistuese fizike është teknikisht e papërshtatshme ose nëse ka infrastrukturë kritike; përjashtimet duhet të arsyetohen dhe të publikohen.
Neni 12 Përjashtimet 1. Detyrimet e parashikuara në nenet 9, 10 dhe 11 të këtij ligji mund të përjashtohen në rast se infrastruktura ekzistuese fizike konsiderohet të jetë teknikisht e papërshtatshme për vendosjen e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë ose në rast të infrastrukturës kritike. 2. Këto përjashtime duhet të arsyetohen në mënyrë të duhur. Administratori i pikës së vetme të informacionit duhet ta bëjë publik informacionin mbi përjashtimet, në mënyrë që tu jap mundësinë palëve të interesuara që të komentojnë përjashtimet brenda një periudhe prej pesë (5) ditësh pune. KAPITULLI IV PIKA E VETME E INFORMACIONIT PËR INFRASTRUKTURËN FIZIKE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Operatorët e rrjetit duhet të krijojnë, mbajnë dhe përditësojnë një regjistër me të dhëna GIS për infrastrukturën e tyre dhe t’i raportojnë ndryshimet brenda 30 ditëve.
Neni 13 Detyrimet për të krijuar dhe ruajtur të dhënat për Pikën e Vetme të Informacionit 1. Çdo operator i rrjetit do të përgatisë, mirëmbajë dhe përditësojë rregullisht një regjistër me informacione të detajuara me shënime përshkruese dhe gjeoreferenciale (GIS – Sistemi i Informacionit Gjeografik) mbi infrastrukturën fizike në posedim, përdorim ose menaxhim të tyre, të cilat përfshijnë së paku të dhënat në vijim: 1.1. lokacioni, paraqitja gjeoreferenciale (GIS) dhe qëllimi kryesor; 1.2. karakteristikat kryesore teknike, vëllimi, lloji dhe qëllimi i infrastrukturës së shfrytëzueshme. 2. Formati standard dhe përmbajtja e regjistrit, sipas kërkesave të këtij ligji dhe rregulloreve përkatëse për grumbullimin e të dhënave për infrastrukturën brezgjerë, duhet të integrohen në pikën e vetme të informacionit. 3. Operatori i rrjetit do të përgatisë dhe sigurojë informacionin për pikën e vetme të informacionit të përkufizuar në paragrafin 1 të këtij neni, duke marrë parasysh afatet e përcaktuara në këtë ligj. Personat që kanë ofruar informacionin në platformën e informacionit janë përgjegjës për përgatitjen dhe qasjen në informacionin në fjalë. Operatorët e rrjetit janë të detyruar të raportojnë tek administratori i pikës së vetme të informacionit për të gjitha ndryshimet e parashtruara në informacion, brenda tridhjetë (30) ditëve nga ndryshimi i tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË 4. Operatori i rrjetit përkatës është përgjegjës për cilësinë e informacionit të ofruar në pikën e vetme të informacionit, besueshmërinë e tij, ofrimin në kohë dhe përditësimin e përhershëm. Nëse administratorët e pikave të vetme të informacionit kërkojnë, operatori i rrjetit duhet të japë shpjegime për pikën e vetme të informacionit në lidhje me dorëzimin e informacionit ose në lidhje me informacionin e dërguar. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The network operator may be exempted from giving information at the single information point in certain security-related cases, and must provide specified information within 15 days. The single information point administrator must decide on the exemption after regulator input and public consultation.
Neni 14 Përjashtimi nga ofrimi i informacionit në pikën e vetme të informacionit 1. Operatori i rrjetit mund të lirohet nga detyrimi për të ofruar informacion në pikën e vetme të informacionit të infrastrukturës ekzistuese fizike në rastet vijuese, nëse: 1.1. informacioni ka të bëjë me informacionet kritike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi; 1.2. publikimi mund të shkaktojë zbulimin e një informacioni të tillë, qasja në të cilin duhet të kufizohet për shkak të sigurisë kombëtare, sigurisë së rrjetit dhe kërkesave të shëndetit publik. 2. Duke pasur parasysh paragrafin 1 të këtij neni, operatori i rrjetit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, siguron administratorin e pikës së vetme të informacionit dhe rregullatorin përkatës të sektorit me informacion të saktë mbi vendndodhjen e infrastrukturës ndaj së cilës nuk do të aplikohen detyrimet e përcaktuara në nenin 13, të këtij ligji si dhe opinionin me shkrim të rregullatorit të sektorit për përjashtimin. 3. Administratori i pikës së vetme të informacionit duhet të marrë vendim lidhur me qasjen e jashtëzakonshme, pas marrjes së mendimeve të arsyetuara nga rregullatori përkatës i sektorit dhe pas kryerjes së konsultimit publik sipas nenit 12 paragrafi 2 të këtij ligji. 4. Administratori i pikës së vetme të informacionit është i autorizuar të vendosë për përjashtimin e detyrimit për të paraqitur informacion në platformën e vetme të informacionit të infrastrukturës së përdorshme. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The administrator of the single information point must manage the point, and network operators must provide specified infrastructure information and updates within set deadlines.
Neni 15 Të dhënat e mbajtura në pikën e vetme të informacionit 1. Administratori i pikës së vetme të informacionit do të jetë përgjegjës për projektimin e Pikës së Vetme të Informacionit, menaxhimin e tij, ruajtjen dhe administrimin e të dhënave dhe disponueshmërinë. Informacioni vijues duhet të jetë i qasshëm nëpërmjet pikës së vetme të informacionit: 1.1. informacioni mbi synimin për të ndërtuar infrastrukturë fizike, përfshirë rregullat dhe kushtet për qasje dhe përdorim; 1.2. të dhënat për çdo infrastrukturë të përdorshme, përfshirë në formatin GIS, që është në pronësi, përdorim ose menaxhim të operatorëve të rrjetit; 1.3. udhëzime teknike, nëse ka, lidhur me qasjen dhe përdorimin e infrastrukturës së shfrytëzueshme. 2. Operatori i rrjetit që ka fituar asetin shtetëror në kuadër të të drejtave pronësore është i detyruar të përcaktojë rregullat për përdorimin e tij dhe të ofrojë informacion të plotë për pikën e vetme të informacionit brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga transferimi i pronësisë. 3. Operatori i rrjetit që ka infrastrukturë fizike në përdorim ose në menaxhim duhet të sigurojë informacionin e parashikuar në nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1 të këtij neni, në pikën e vetme informative brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita kur kanë marrë atë infrastrukturë në përdorim ose në menaxhim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË 4. Çdo ndryshim në rregulla, afate ose informata, të cilat i’u janë dhënë pikave të vetme të informacionit, duke marrë parasysh paragrafët e mësipërm, duhet të dorëzohen në platformë në baza tremujore ose sipas afateve të përcaktuara nga administratori i pikave të vetme të informacionit pas miratimit të ndryshimit të tyre. 5. Administratori i pikës së vetme të informacionit duhet të përcaktojë formatin me të cilin të dhënat do të dorëzohen në platformë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The single information point operates on information-sharing and reciprocity principles, access requests are set by a regulation approved by the minister, and users of protected information must protect trade and operational secrets.
Neni 16 Qasja në pikën e vetme të informacionit 1. Pika e vetme e informacionit mbështetet në parimet e ndarjes së informacionit dhe reciprocitetit. Kërkesat për qasje në pikën e vetme të informacionit me qëllim të sigurimit të detyrimit të futjes së informacionit dhe përdorimit të informacionit për qëllimin e caktuar në pikën e vetme të informacionit, janë të përcaktuara me Rregullore për mbledhjen e të dhënave të miratuar nga ministri. 2. Informacioni në pikën e vetme të Informacionit është në dispozicion përmes internetit, nëpërmjet lidhjes së sigurt, ku mund të sigurohet në bazë të validimit nga largësia, për operatorët e rrjetit ose subjektet e tjera, të cilët janë të detyruar t’i përmbushin kërkesat nga paragrafi 1 i këtij neni, si dhe për institucionet që fitojnë qasje nga administratori i pikës së vetme të informacionit. 3. Subjektet që kanë qasje në informacionin e mbrojtur në pikën e vetme të informacionit, duhet të marrin masa përkatëse për të siguruar sekretet tregtare dhe operacionale. KAPITULLI V KOORDINIMI I PUNIMEVE CIVILE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Operatorët e rrjetit kanë të drejtë të negociojnë marrëveshje për koordinimin e punimeve civile, dhe kur kryejnë punime civile të financuara nga mjete publike duhet të plotësojnë kërkesa të arsyeshme koordinimi me kushte transparente dhe jodiskriminuese.
Neni 17 Koordinimi i punimeve civile 1. Çdo operator rrjeti ka të drejtë të negociojë marrëveshje në lidhje me koordinimin e punimeve civile me ndërmarrësit që ofrojnë ose autorizohen të ofrojnë rrjete të komunikimeve elektronike me qëllim të vendosjes së elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. 2. Çdo operator rrjeti që drejtpërdrejti ose tërthorazi kryen punime civile, të financuara tërësisht ose pjesërisht nga mjetet publike, duhet të përmbushin çdo kërkesë të arsyeshme, siç parashihet me nenin 18 të këtij ligji, për të koordinuar punimet civile me kushte transparente dhe jodiskriminuese, të bëra nga ndërmarrësit që ofrojnë ose autorizohen të ofrojnë rrjete publike të komunikimeve elektronike me qëllim të vendosjes së elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets conditions for when a civil works coordination request is considered reasonable, allows either party to refer an unresolved dispute to ARKEP after one month, requires ARKEP to decide within two months, and excludes certain low-importance works and critical infrastructure.
Neni 18 Kërkesa për koordinimin e punimeve civile 1. Kërkesa për koordinimin e punimeve civile do të konsiderohet e arsyeshme nëse plotëson kushtet vijuese: 1.1. nuk paraqet kosto shtesë, përfshirë edhe vonesat, për punimet civile të parashikuara fillimisht; 1.2. nuk pengon kontrollin mbi koordinimin e punëve; 1.3. kërkesa për bashkërendim parashtrohet sa më parë, dhe në çdo rast së paku një (1) muaj para dorëzimit të projektit final tek autoritetet kompetente për dhënien e lejes; dhe 1.4. është në përputhje me legjislacionin që rregullon fushën e veprimtarisë së operatorit të rrjetit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË 2. Nëse marrëveshja për koordinimin e punimeve civile nuk arrihet brenda një (1) muaji nga data e pranimit të kërkesës formale për negocim, secila palë mund ta referojë çështjen tek ARKEP. 3. ARKEP do ta zgjidhë mosmarrëveshjen brenda afatit më të shkurtër të mundshëm dhe në çdo rast brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme, pa paragjykuar mundësinë që njëra palë ta referojë rastin në gjykatë. 4. Detyrimet e parashikuara në këtë nen nuk zbatohen për punimet civile që nuk janë të një rëndësie të veçantë, në kuptim të vlerës, madhësisë ose kohëzgjatjes, ose në rastin e infrastrukturës kritike. Këto përjashtime duhet të arsyetohen në mënyrë të duhur. Palëve të interesuara do tu jepet mundësia për të komentuar draft-përjashtimet brenda një periudhe të arsyeshme, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Network operators must provide minimum information about ongoing or planned civil works linked to their physical infrastructure, and respond within 15 calendar days; they may refuse if the information is already publicly available electronically or accessible through the single information point.
Neni 19 Transparenca për punimet e planifikuara civile 1. Me qëllim të koordinimit të punimeve civile, çdo operator rrjeti do të vë në dispozicion, sipas kërkesës specifike të ndërmarrësit që ofron ose autorizohet të ofrojë rrjetin e komunikimeve elektronike, informacionin minimal për punimet civile të vazhdueshme ose të planifikuara lidhur me infrastrukturën fizike të saj. 2. Informacioni minimal, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përmban: 2.1. lokacionin dhe llojet e punëve; 2.2. elementet e rrjetit të përfshirë; 2.3. datën e parashikuar për fillimin e punimeve dhe kohëzgjatjen e tyre; dhe 2.4. pikën e kontaktit. 3. Kërkesa e ndërmarrësit duhet të specifikojë zonën në të cilën parashikohet vendosja e elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. 4. Operatorët e rrjetit duhet të ofrojnë informacionin e kërkuar sipas paragrafit 2 të këtij neni, në kushte proporcionale, jodiskriminuese dhe transparente brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh kalendarike nga data e pranimit të kërkesës me shkrim. 5. Operatorët e rrjetit mund ta refuzojnë kërkesën nëse: 5.1. informacioni i kërkuar është publikisht i disponueshëm në format elektronik; ose 5.2. qasja në informacionin e tillë është siguruar nëpërmjet pikës së vetme të informacionit. 6. Operatori i rrjetit do t’i vë në dispozicion të dhënat minimale të kërkuara me paragrafin 2 të këtij neni, përmes pikës së vetme të informacionit. 7. Dispozitat e paragrafit 3 dhe 4 të nenit 18 të këtij ligji, për raste të jashtëzakonshme, do të zbatohen edhe ndaj detyrimeve të parashikuara në këtë nen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË KAPITULLI VI PROCEDURAT E DHËNIES SË LEJEVE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Authorities must publish permit information electronically, applications go to the municipality with an electronic copy to ARKEP, and permit decisions must be made within one month.
Neni 20 Dhënia e lejes 1. Autoritetet kompetente për dhënien e lejeve, përmes mjeteve elektronike, duhet të vënë në dispozicion tërë informacionin përkatës në lidhje me kushtet dhe procedurat e aplikueshme për dhënien e lejeve për punimet civile të nevojshme me qëllim të vendosjes së elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, përfshirë çdo informacion në lidhje me përjashtimet e aplikueshme për elemente të tilla për sa i përket disa ose të gjitha lejeve të kërkuara sipas legjislacionit të zbatueshëm. Të gjitha informatat e përshkruara në këtë paragraf do të bëhen të disponueshme përmes pikës së vetme të informacionit, përfshirë edhe përditësimin e procedurave. 2. Rregullat për vendosjen e elementeve të infrastrukturës së komunikimeve elektronike përcaktohen në Rregulloren përkatëse për ndërtimin, instalimin dhe mbikëqyrjen e infrastrukturës së komunikimeve elektronike, të nxjerrë nga ministri. 3. Ndërtimi i rrjetave publike të komunikimeve elektronike është në interesin publik. Taksa e pronës së paluajtshme nuk zbatohet për rrjetat e komunikimeve elektronike, duke përfshirë edhe ato për rrjetat mobile (si: GSM), stacionet bazë, satelitët dhe infrastruktura nëntokësore dhe mbitokësore. Çdo taksë e aplikuar për dhënien e lejeve duhet të jetë jo diskriminuese, transparente, proporcionale dhe e bazuar në kostot administrative efikase të autoriteteve kompetente për dhënien e lejes. 4. Aplikimi për dhënien e lejeve për punimet civile të nevojshme me qëllim të vendosjes së elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë, duhet t’i dorëzohet komunës përkatëse dhe një kopje elektronike të dërgohet tek ARKEP-i. 5. Autoritetet kompetente për dhënie, aprovojnë ose refuzojnë lejet brenda afatit kohor prej një (1) muaji nga data e aplikimit për leje. Çdo refuzim duhet të justifikohet, në bazë të kritereve objektive, transparente, jo diskriminuese dhe proporcionale. 6. Ndërtimi i rrjeteve të komunikimeve elektronike kryhet duke respektuar rregullat e përcaktuara me Rregulloren për ndërtimin, instalimin dhe mbikëqyrjen e infrastrukturës së komunikimeve elektronike. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Ndërtesat e reja të përfshira nga kjo nen duhet të pajisen me infrastrukturë fizike për komunikime të shpejtësisë së lartë; ndërtesat me njësi banimi duhet të kenë edhe një pikë qasjeje.
Neni 21 Infrastruktura fizike në ndërtesë 1. Të gjitha ndërtesat e reja në lokacion të përdoruesit fundor, për të cilat aplikimet për leje të ndërtimit janë dorëzuar pas 1 janarit 2023, do të pajisen me infrastrukturë fizike në ndërtesë të gatshme për komunikime me shpejtësi të lartë, deri në pikën e përfundimit të rrjetit. 2. Të gjitha ndërtesat e reja me njësi banimi, për të cilat aplikimet për leje ndërtimi janë dorëzuar pas 1 janarit 2023, duhet të pajisen me një pikë qasjeje. 3. Dokumenti i dizajnit të infrastrukturës, pajisjet e nevojshme dhe lidhjet nga përdoruesi fundor në rrjetin e jashtëm për vendosjen e rrjetit të komunikimeve elektronike, do të jenë pjesë e pakos për leje ndërtimi për infrastrukturën e ndërtimit. 4. Detyrimet për infrastrukturën fizike në ndërtesë të gatshme për komunikime me shpejtësi të lartë do të zbatohen edhe në rastin e punëve madhore të rinovimit. 5. Dështimi për të dorëzuar një plan për infrastrukturën në ndërtesë të rrjetit të komunikimeve elektronike, siç përcaktohet në këtë nen, do të jetë arsye për refuzimin e kërkesës për leje ndërtimi të ndërtesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË 6. Përjashtimet nga detyrimet e përmendura në paragrafët 1 deri 5 të këtij neni, përcaktohen për kategoritë e ndërtesave, në veçanti objekteve me një njësi banimi, ose punimeve madhore rinovuese në rastet kur përmbushja e këtyre detyrimeve është jo proporcionale, si në aspektin e kostove për pronarët individualë ose të përbashkët ose për sa i përket llojit të ndërtesës, siç janë kategoritë specifike të monumenteve, ndërtesave historike, shtëpive të pushimit, ndërtesave ushtarake ose ndërtesave të tjera të përdorura për qëllime të sigurisë kombëtare. Këto përjashtime duhet të arsyetohen në mënyrë të duhur. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Ndërmarrësit kanë të drejta të caktuara për të shtrirë dhe aksesuar rrjetin në infrastrukturën fizike të ndërtesës, ndërsa mbajtësit e të drejtës së përdorimit duhet të respektojnë kërkesat e arsyeshme dhe të drejta; veprimet që kufizojnë qasjen janë të ndaluara.
Neni 22 Qasja në infrastrukturën fizike në ndërtesë 1. Secili ndërmarrës, sipas nenit 21 të këtij ligji, ka të drejtë ta shtrijë rrjetin e tij në shpenzime të veta, deri në pikën e qasjes. 2. Secili ndërmarrës, sipas nenit 21 të këtij ligji, ka të drejtë të qaset në çdo infrastrukturë fizike ekzistuese në ndërtesë me qëllim të vendosjes së rrjetit të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë nëse duplifikimi është teknikisht i pamundur ose ekonomikisht joefikas. 3. Çdo bartës i së drejtës për të përdorur pikën e qasjes dhe infrastrukturën fizike në ndërtesë duhet t’i plotësojë të gjitha kërkesat e arsyeshme ligjore për qasje nga ndërmarrësit sipas kushteve dhe termeve të drejta dhe jodiskriminuese, duke përfshirë çmimin, aty ku është e përshtatshme. Termat dhe kushtet e të drejtës së përdorimit përcaktohen në marrëveshje ndërmjet palëve. 4. Nëse marrëveshja për qasje e cekur në paragrafin 3 të këtij neni nuk arrihet brenda një (1) muaji nga data e pranimit të kërkesës zyrtare për qasje, secila palë ka të drejtë ta përcjellë çështjen tek ARKEP me qëllim që të vlerësojë pajtueshmërinë me kërkesat e përcaktuara në ata paragrafë. 5. Në mungesë të infrastrukturës në ndërtesë të gatshme për komunikime me shpejtësi të lartë, çdo ndërmarrës ka të drejtë ta vendosë rrjetin e tij në hapësirë të abonuesit, sipas pëlqimit të abonuesit, me kusht që minimizon ndikimin në pronën private të palëve të treta. 6. Ky nen nuk paragjykon të drejtën e pronësisë së pronarit të infrastrukturës të pikës së qasjes apo infrastrukturës fizike në ndërtesë në rastet kur bartësi i së drejtës për përdorimin e pikës së qasjes nuk është pronari i saj, dhe të drejtën e pronësisë të çdo pale të tretë, si pronarët e tokave dhe pronarët e ndërtesës. 7. Ndalohet çdo veprim i ndërtuesit të ndërtesës së re, ose administratorit të ndërtesave me shumë njësi banimi, që kufizon të drejtën e qasjes sipas dispozitave të këtij neni një ndërmarrësi të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, ose të drejtën e çdo përdoruesi, banori në ndërtesë për të zgjedhur ndërmarrësin e komunikimeve elektronike. KAPITULLI VII ORGANET ZBATUESE DHE SANKSIONET PËR KUNDËRVAJTJE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: ARKEP is responsible for resolving disputes, and the Ministry is responsible for creating and managing the Single Information Point, in coordination with ARKEP.
Neni 23 Organet përgjegjëse 1. ARKEP është organi përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 2. Organi përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e Pikës së Vetme së Informacionit është Ministria në koordinim me ARKEP. 3. Me vendim të Ministrit, përgjegjësitë e përshkruara në paragrafin 2 të këtij neni mund të transferohen tek ARKEP. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Article 24 says certain network-operator violations are misdemeanors and ARKEP fines them.
Neni 24 Sanksionet për kundërvajtje 1. Shkeljet e mëposhtme, përbëjnë kundërvajtje dhe dënohen me gjobë nga ARKEP, si më poshtë: 1.1. kur operatori i rrjetit refuzon kërkesën për qasje në infrastrukturën e tij, me qëllim ndërtimin e elementeve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, në vlerën nga njëmijë (1000) deri në tremijë (3000) Euro; 1.2. kur operatori i rrjetit nuk siguron informacionin minimal për infrastrukturën fizike të tij, sipas dispozitave të neneve 9 e 10, të këtij ligji, në vlerën nga dymijë (2000) deri në gjashtëmijë (6000) Euro; 1.3. kur operatori i rrjetit nuk përmbush detyrimin për krijimin e regjistrit me informacionin përkatës, sipas dispozitave të nenit 13, të këtij ligji, në vlerën nga dymijë (2000) deri në gjashtëmijë (6000) Euro; 1.4. kur operatori i rrjetit nuk përmbush detyrimet që lidhen me koordinimin e punimeve civile, sipas nenit 19, të këtij ligji, në vlerën nga tremijë (3000) deri në nëntëmijë (9000) Euro; 1.5. kur nuk përmbushen detyrimet sipas paragrafit 3 dhe 7, të nenit 22, të këtij ligji, në vlerën nga njëmijë (1000) deri në nëntëmijë (9000) Euro; 2. Në shqiptimin e gjobave, sipas këtij neni, do të merren parasysh: 2.1. konstatimi i shkeljes; 2.2. rëndësia dhe kohëzgjatja e kundërvajtjes; 2.3. rrethanat e kryerjes së kundërvajtjes; 2.4. nëse kundërvajtësi rezulton i dënuar për kundërvajtje edhe më parë; 2.5. pasojat që kanë ardhur nga veprimi apo mosveprimi. 3. Për të njëjtën kundërvajtje nuk mund të aplikohet më shumë se një gjobë. Gjobat duhet të jenë efektive, proporcionale dhe të arsyetuara. Gjoba mblidhet nga autoriteti që e shqipton atë dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit. 4. Procedura e konstatimit, shqiptimit, ekzekutimit të gjobave dhe ankimimit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 6 DHJETOR 2021, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L - 007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË KAPITULLI VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Competent permit-granting authorities must adapt the legal acts that set permit-granting procedures to this law by 1 January 2023.
Neni 25 Dispozitat kalimtare Autoritetet kompetente për dhënien e lejeve do të përshtatin aktet ligjore që përcaktojnë procedurat e dhënies së lejes sipas dispozitave të këtij ligji para 1 janarit 2023. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-007 19 nëntor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-179/2021, datë 02.12.2021 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 21 TETOR 2021, PRISHTINË 18
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-007 PËR MASAT PËR ULJEN E KOSTOS SË SHTRIRJES SË RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË SHPEJTËSISË SË LARTË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in