LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
This law establishes Kosovo’s national spatial information infrastructure.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-010
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law establishes Kosovo’s national spatial information infrastructure. This provision says the law sets general rules for creating Kosovo’s National Spatial Information Infrastructure and supports spatial and environmental policies and related activities. This article makes the law binding for all public and private authorities. This article defines key terms used in the law on the national spatial information infrastructure. The creation of IKIH in Kosovo is guided by listed principles, including legality, public interest, public access to official information, personal data protection, intellectual property protection, transparency, sustainable development, and quality services at effective cost.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law establishes Kosovo’s national spatial information infrastructure.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets general rules for creating Kosovo’s National Spatial Information Infrastructure and supports spatial and environmental policies and related activities.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohen rregullat e përgjithshme për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (më tutje IKIH) në Republikën e Kosovës, për jetësim të politikave hapësinore, mjedisore dhe aktiviteteve të cilat mund të kenë ndikim në to. 2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën e Bashkimit Evropian 2007/02 BE të Parlamentit Evropian të dt. 14.03.2007, që përcakton Infrastrukturën e Informacionit Hapësinor në Komunitetin Evropian. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article makes the law binding for all public and private authorities.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha autoritete publike dhe private me qëllim të ngritjes së efikasitetit për grumbullim, mirëmbajtje, shpërndarje dhe përdorim të qëndrueshëm të informacioneve hapësinore si dhe shkëmbimit më të mirë nëpërmjet zbatimit të standardeve të informacioneve dhe shërbimeve efektive ndërvepruese të cilat do të përdoren nga autoritete publike dhe private brenda territorit të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on the national spatial information infrastructure.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Infrastruktura për informacione hapësinore - meta të dhënat, tërësinë dhe shërbimet e informacioneve hapësinore, shërbimet e rrjetit dhe teknologjitë, marrëveshjet mbi shpërndarjen, qasjen, shfrytëzimin, koordinimin dhe mekanizmat e monitorimit, proceset dhe procedurat që janë në pajtim me këtë ligj; 1.2. Infrastruktura Kombëtare për Informacione Hapësinore – infrastruktura për informacion hapësinorë të aplikueshëm në territorin kombëtar; 1.3. Të dhënat hapësinore – çdo e dhënë me një referencë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në një lokacion specifik ose në një vend gjeografik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.4. Tërësia e informacioneve hapësinore - një grumbull i informacioneve hapësinore të cilat mund të identifikohen; 1.5. Shërbimet e informacioneve hapësinore - operacionet të cilat mund të kryhen me anë të një programi kompjuterik në të dhënat hapësinore të cilat gjinden në tërësinë e të dhënave hapësinore ose në meta të dhënat përkatëse; 1.6. Objekti hapësinor - një prezantim abstrakt i fenomeneve të botës reale lidhur me një lokacion specifik apo vend gjeografik; 1.7. Meta të dhëna - janë informacione të cilat e përshkruajnë tërësinë e të dhënave hapësinore dhe shërbimet e të dhënave hapësinore, të cilat mundësojnë që ato të zbulohen, inventarizohen dhe shfrytëzohen; 1.8. Ndërveprimi - mundësia që tërësia e informacioneve hapësinore të kombinohet dhe shërbimet të ndër veprojnë, pa intervenime të përsëritura manuale, në atë mënyrë që rezultati të jetë koherent, kurse vlera e shtuar e tërësisë së informacioneve dhe shërbimeve zgjerohet; 1.9. Gjeoportali - një faqe në internet e cila ofron qasje në shërbimet e përcaktuara në nenin 17, paragrafi 1, i këtij ligji; 1.10. Pala e Tretë - çdo person fizik apo juridik, përpos autoritetit publik; 1.11. Ministria- Ministria përkatëse për mjedis dhe planifikim hapësinor; 1.12. Ministri- Ministri i Ministrisë përkatëse për mjedis dhe planifikim hapësinor. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The creation of IKIH in Kosovo is guided by listed principles, including legality, public interest, public access to official information, personal data protection, intellectual property protection, transparency, sustainable development, and quality services at effective cost.
Neni 4 Parimet 1. Krijimi i IKIH në Republikën e Kosovës udhëhiqet nga parimet e: 1.1. Ligjshmërisë; 1.2. Mbrojtjes së interesit publik; 1.3. Informimit të publikut me informacionin zyrtar; 1.4. Mbrojtjes së të dhënave personale; 1.5. Mbrojtjes së pronësisë intelektuale; 1.6. Transparencës; 1.7. Zhvillimit të qëndrueshëm dhe 1.8. Ofrimit të shërbimeve me cilësi përkundrejt kostove efektive. KAPITULLI II AUTORITETET KOMBËTARE TË INFRASTRUKTURËS SË INFORMACIONIT HAPËSINOR - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision lists the authorities responsible for coordinating the spatial information infrastructure.
Neni 5 Struktura koordinuese kombëtare e infrastrukturës së informacionit hapësinor 1. Autoritetet përgjegjëse për koordinim të infrastrukturës së informacionit hapësinorë janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.1. Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK); 1.2. Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor të Kosovës (Komiteti) dhe 1.3. Autoritetet publike. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: AKK oversees and carries out spatial information infrastructure tasks, including strategy implementation, metadata management, coordination, and operating the geoportal.
Neni 6 Agjencia Kadastrale e Kosovës 1. AKK është Autoriteti Shtetëror i Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. 2. AKK është institucion vendimmarrës, ekzekutiv dhe koordinues që mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij. 3. AKK është përgjegjëse që të: 3.1. Zbaton strategjinë për infrastrukturën kombëtare të informacionit hapësinor: 3.1.1. Strategjia e IKIH-së do të mbështetet në parimet e këtij ligji; 3.1.2. Strategjinë e IKIH-së e harton Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin dhe autoritetet tjera kompetente, ndërsa e miraton Qeveria me propozim të Ministrisë për periudhën prej pesë (5) vjetësh; 3.1.3. Strategjia e IKIH-së, sipas nevojës mund të ndryshohet dhe plotësohet pas së paku tri (3) viteve pas miratimit. 3.2. Propozojë nxjerrjen e udhëzimeve administrative për përcaktimin e standardeve shtetërore për unifikimin e krijimit të infomacioneve hapësinore për fusha të caktuara, në përputhje me standardet europiane si dhe rregullat për përditësimin, shkëmbimin, qasjen dhe përdorimin e informacioneve hapësinore dhe shërbimeve që lidhen me to; 3.3. Administrojë informacionin hapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike, sipas fushave përkatëse; 3.4. Sigurojë bashkërendimin e punës gjatë aktiviteteve dhe marrjes së nismave që lidhen me informacionin hapësinor në sektorin publik dhe privat; 3.5. Krijojë dhe administrojë Gjeoportalin e IKIH, të garantojë qasjen e publikut dhe subjekteve të interesuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nën ligjore; 3.6. Përfaqësojë shtetin në organizatat europiane dhe ndërkombëtare, anëtarësimi në të cilat i shërben funksionimit dhe modernizimit të infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor; 3.7. Përfaqësojë shtetin për çdo çështje tjetër që lidhet me infrastrukturën e informacionit hapësinor. 4. AKK siguron që meta të dhënat e krijuara për tërësinë e informacioneve hapësinore dhe shërbimeve të jenë në përputhje me temat e numëruara në Shtojcat 1, 2 dhe 3, si dhe këto meta të dhëna të përditësohen. 5. AKK merr masat e nevojshme për të siguruar që meta të dhënat janë komplete dhe janë të një cilësie të mjaftueshme për t`i përmbushur qëllimet e përcaktuara me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Committee is an advisory body for AKK on developing Kosovo’s national spatial information infrastructure, and the Government sets its composition and responsibilities on the Minister’s proposal.
Neni 7 Komiteti për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor të Kosovës 1. Komiteti është organ këshillimor për AKK lidhur me zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor. 2. Komiteti ushtron veprimtarinë e tij sa herë që është e nevojshme për këshillimin e autoritetit përgjegjës për IKIH. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit cakton përbërjen dhe përgjegjësitë e Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor të Republikës së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton kush llogaritet “Autoritet publik” dhe i ngarkon atij disa detyra për informacione hapësinore.
Neni 8 Autoriteti Publik 1. Për qëllim të këtij ligji, Autoriteti publik nënkupton: 1.1. të gjitha institucionet e administratës qeveritare apo publike, duke përfshirë organet publike këshillëdhënëse në nivelin lokal dhe qendror; 1.2. personat fizikë dhe juridikë të cilët kryejnë funksione publike administrative sipas ligjeve shtetërore, përfshirë detyrat specifike, aktivitetet apo shërbimet lidhur me mjedisin; dhe 1.3. personat fizikë dhe juridikë të cilët janë përgjegjës për, dhe kryejnë funksione publike, apo kryejnë shërbime publike, lidhur me mjedisin, nën kontrollin e një organi apo personi nga nënparagrafi 1.1. apo 1.2. të këtij neni, në rast se organet apo institucionet veprojnë në cilësi gjyqësore apo legjislative, atëherë nuk do të konsiderohen si autoritete publike për qëllimet e këtij ligji. 2. Autoriteti Publik i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, është përgjegjës: 2.1. për përgatitjen e informacioneve hapësinore sipas standardeve; 2.2. për përditësimin e informacioneve hapësinore në Gjeoportalin e IKIH dhe 2.3. për koordinimin e aktiviteteve me AKK-në për fushat e caktuara. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Working groups are created to coordinate activities, submit proposals to AKK, and the Ministry sets their composition, scope, and operating method by subordinate act.
Neni 9 Grupet Punuese 1. Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në mes të autoriteteve përgjegjëse për IKIH, formohen grupe punuese për fusha të caktuara: 1.1. Grupi Punues për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe ligjore; 1.2. Grupi Punues për çështje teknike, standarde, meta të dhëna dhe shërbime tjera; 1.3. Grupi Punues për marrëdhënie me publikun dhe komunikim; si dhe 1.4. Grupi Punues për çështje ekonomike. 2. Grupet punuese ia paraqesin AKK-së propozimet nga fushë veprimtaria e tyre. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton përbërjen, fushëveprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të grupeve punuese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS KAPITULLI III INFORMACIONET HAPËSINORE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Autoritetet publike duhet të mbledhin, përpunojnë, përditësojnë dhe publikojnë informacionet hapësinore në Gjeoportalin e IKIH; AKK mund të miratojë ose refuzojë përfshirjen dhe, nëse ka mospërputhje me kushtet, jep rekomandime për korrigjim.
Neni 10 Mbledhja, përpunimi dhe përditësimi i informacioneve hapësinore 1. Mbledhja, përpunimi dhe përditësimi i informacioneve hapësinore për secilën nga temat e përcaktuara në shtojcën 1, 2 dhe 3 të këtij ligji, kryhet nga autoritetet publike në përputhje me standardet e përcaktuara me akt nënligjor. 2. Autoritetet publike, mbledhin, përpunojnë dhe përditësojnë informacionet hapësinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe të njëjtat i publikojnë në Gjeoportalin e IKIH. 3. AKK, varësisht prej kualitetit të informacioneve, miraton ose refuzon përfshirjen e tyre në Gjeoportalin e IKIH. 4. Nëse informacionet hapësinore nuk janë sipas kushteve të përcaktuara me akt nënligjor, AKK jep rekomandimin për korrigjimet e nevojshme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Public authorities managing spatial information must create, collect, and update metadata with AKK, and the Ministry sets metadata standards by subordinate act.
Neni 11 Meta të dhënat 1. Autoritetet publike përgjegjëse për krijimin ose mbajtjen e informacioneve hapësinore, të parapara në shtojcën 1, 2 dhe 3 të këtij ligji, në bashkëpunim me AKK, krijojnë, mbledhin dhe përditësojnë meta të dhënat për këto të dhëna, në përputhje me këtë ligj dhe me udhëzimet administrative. 2. Meta të dhënat përmbajnë informacion për: 2.1. përputhshmërinë e tërësisë së informacioneve hapësinore me rregullat e ndërveprueshmërisë së tërësisë së informacioneve hapësinore; 2.2. kushtet në lidhje me qasjen dhe përdorimin e tërësisë së informacioneve hapësinore dhe shërbimeve të informacioneve hapësinore dhe, kur është rasti, edhe për tarifat korresponduese; 2.3. cilësinë dhe vlefshmërinë e tërësive të informacioneve hapësinore; 2.4. autoritetet publike përgjegjëse për krijimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e tërësive të informacioneve hapësinore dhe shërbimeve informacioneve hapësinore; 2.5. kufizimet për qasjen e publikut dhe arsyet e këtyre kufizimeve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji. 3. Autoritetet publike përgjegjëse për krijimin e meta të dhënave sigurojnë që meta të dhënat të jenë të plota dhe në një cilësi të tillë që të plotësojnë kushtet sipas paragrafit 1 të nenit 18 të këtij ligji. 4. Ministria me akt nënligjor përcakton standardet për krijimin, ruajtjen, përditësimin dhe strukturën e meta të dhënave. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: AKK must take measures to ensure interoperability of spatial information and metadata, and the Ministry may set detailed implementing rules by subordinate act.
Neni 12 Ndërveprimi i burimeve të informacioneve hapësinore 1. AKK, në bashkëpunim me autoritetet publike përkatëse, merr masat e nevojshme për të siguruar ndërveprueshmërinë e tërësisë dhe shërbimeve të informacioneve hapësinore, për informacionet hapësinore ekzistuese dhe për ato që krijohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe për meta të dhënat korresponduese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2. Me qëllim sigurimin e ndërveprueshmërisë së tërësisë dhe shërbimeve të informacioneve hapësinore, AKK, në bashkëpunim me autoritetet publike përkatëse, përcakton përkufizimin dhe klasifikimin e tërësisë së informacioneve hapësinore, që lidhen me temat në shtojcën 1, 2 dhe 3 të këtij ligji. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton rregulla të hollësishme për realizimin e ndërveprueshmërisë e burimeve të informacioneve hapësinore. 4. Për të siguruar përputhshmërinë e informacioneve hapësinore që shtrihen midis kufirit të Kosovës dhe të një shteti tjetër, përshkrimi dhe vendndodhja e këtyre informacioneve hapësinore të përbashkëta kur konsiderohet e nevojshme mund të bëhet me pëlqimin e të dyja shteteve. KAPITULLI IV BASHKËPUNIMI DHE KOORDINIMI NDËRINSTITUCIONAL - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: AKK must cooperate and coordinate with public authorities on spatial information.
Neni 13 Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional 1. AKK, në përputhje me përgjegjësitë e saja sipas këtij ligji, bashkëpunon dhe koordinon veprimet dhe nismat e autoriteteve publike në fushën e informacionit hapësinor. 2. AKK siguron bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional për: 2.1. mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacioneve hapësinore; 2.2. përcaktimin e standardeve shtetërore dhe të rregullave uniforme; 2.3. investimet në sektorin e informacioneve hapësinore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: AKK and public authorities must cooperate with each other and with the private sector on spatial information work, share information, and involve private subjects in the process.
Neni 14 Bashkëpunimi me akterë të tjerë 1. AKK, përveçse me autoritetet publike, bashkëpunon ngushtë me sektorin privat, me qëllim krijimin e një baze informacionesh hapësinore sa më gjithëpërfshirëse. 2. Autoritetet publike bashkëpunojnë ndërmjet tyre, por dhe me sektorin privat, për realizimin e nismave të përbashkëta, shkëmbimin e informcioneve hapësinore të prodhuara prej tyre, zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe pasurimin e bazës së informacioneve hapësinore. 3. Për të siguruar bashkëpunimin, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, AKK dhe autoritetet publike informojnë subjektet private për nismat e ndërmarra prej tyre, në zbatim të këtij ligji, si dhe i ftojnë ata të marrin pjesë dhe të shprehin mendimin e tyre nëpërmjet pjesëmarrjes në mbledhjet e Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe për Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor të Kosovës, të organizuara për këtë qëllim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Autoritetet publike duhet të shkëmbejnë informacionet hapësinore mes tyre dhe t’i garantojnë njëri-tjetrit qasje dhe përdorim për funksionet e tyre publike.
Neni 15 Shkëmbimi i informacioneve hapësinore 1. Autoritetet publike shkëmbejnë ndërmjet tyre tërësinë dhe shërbimet e informacioneve hapësinore, duke i garantuar njëri - tjetrit qasje tek ato dhe përdorimin e tyre për qëllime të ushtrimit të funksioneve të tyre publike. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton rregullat për shkëmbimin e grupeve dhe shërbimeve të të dhënave gjeohapësinore ndërmjet autoriteteve publike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS KAPITULLI V QASJA NË INFORMACIONE HAPËSINORE, KUFIZIMET DHE KUSHTET - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: AKK must provide the public with spatial information services through a network, and the Ministry sets technical standards by subordinate act.
Neni 16 Shërbimet e rrjetit 1. AKK vë në dispozicion të publikut informacionet hapësinore, për të cilat janë krijuar meta të dhëna, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, përmes një rrjeti që ofron shërbime: 1.1. kërkimi, me anë të të cilave bëhet i mundur kërkimi i tërësisë dhe shërbimeve të informacioneve hapësinore, në bazë të meta të dhënave korresponduese dhe shfaqja e përmbajtjes së këtyre meta të dhënave; 1.2. manovrimi, me anë të të cilit bëhet e mundur minimalisht shfaqja, navigimi, zmadhimi apo zvogëlimi, shtresëzimi i tërësisë së informacioneve hapësinore që shfaqen dhe shfaqja e legjendës së informacionit dhe të çdo përmbajtjeje relevante të meta të dhënave; 1.3. shkarkimi, me anë të të cilave mundësohet shkarkimi i kopjeve ose pjesëve të tërësive të informacioneve hapësinore dhe kur është rasti, qasja e drejtpërdrejtë në to; 1.4. transformimi, me anë të të cilit mundësohet transformimi i tërësisë së informacioneve hapësinore, me qëllim realizimin e ndërveprueshmërisë; 1.5. që lejojnë marrjen e shërbimeve për informacione hapësinore. 2. Shërbimet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni ndërtohen duke mbajtur në konsideratë kërkesat që lidhen me përdoruesit, të cilat duhet të jenë lehtësisht të përdorshme, në dispozicion të publikut dhe të qasshme përmes internetit ose çdo mjeti tjetër të përshtatshëm. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton standardet teknike për ofrimin e shërbimeve nga Gjeoportali i IKIH. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: AKK must establish, develop, and maintain the Geoportal for IKIH to provide services for using spatial information.
Neni 17 Themelimi dhe mirëmbajtja e Gjeoportalit të IKIH-së 1. Me qëllim të ofrimit të shërbimeve për shfrytëzim të informacioneve hapësinore, AKK e themelon, zhvillon dhe mirëmban Gjeoportalin për IKIH. 2. Gjeoportali për IKIH ndërlidh shërbimet për secilën nga temat e përcaktuara në Shtojcën 1, 2 dhe 3 të këtij ligji. 3. Përmes Gjeoportalit për IKIH, autoriteteve publike u mundësohet: 3.1. menaxhimi i meta të dhënave; 3.2. e drejta për kërkim dhe shikim; 3.3. e drejta për shkarkime dhe 3.4. futja e informacioneve hapësinore si dhe informacioneve tjera të cilat kanë të bëjnë me Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Geoportali për IKIH publikon disa informacione hapësinore që plotësojnë kushtet e nenit; nëse ka të drejta pronësie intelektuale të një pale të tretë, autoriteti publik mund të veprojë vetëm me pëlqimin e asaj pale.
Neni 18 Informacionet hapësinore në Gjeoportalin për IKIH 1. Në Gjeoportalin për IKIH publikohen tërësitë e informacioneve hapësinore të cilat i plotësojnë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS kushtet si në vijim: 1.1. kanë të bëjnë me një fushë ku Republika e Kosovës ushtron të drejtat e juridiksionit; 1.2. janë në format elektronik; 1.3. mbahen nga autoritet publike si në vijim: 1.3.1. të prodhuara, menaxhuara apo përditësuara nga ai autoritet duke qenë në kuadër të fushëveprimit të detyrave të tij publike; 1.3.2. një pale të tretë të cilit i është dhënë e drejta për të plotësuar apo ndryshuar; 1.3.3. kanë të bëjnë më një ose më shumë nga temat e parashtruara në Shtojcën 1, 2 ose 3 të këtij ligji. 2. Në rast se tërësitë e informacioneve hapësinore të cilat janë në pajtueshmëri me kushtet e parashtruara në nën paragrafin 1.3.1. të këtij neni, por për të cilat pala e tretë mban të drejtat në pronë intelektuale, autoriteti publik mund të veprojë në bazë të këtij Ligji vetëm me pëlqimin e palës së tretë. 3. Përshkrimi i temave ekzistuese i të dhënave të përcaktuara në Shtojcat 1, 2 dhe 3, mund të shqyrtohet dhe të adoptohet nga autoriteti publik përkatës, në mënyrë që të merren parasysh nevojat e reja për të dhënat hapësinore në mbështetje të politikave të Kosovës të cilat kanë ndikim në mjedis. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: AKK dhe autoritetet publike përkatëse duhet të kufizojnë qasjen publike në informacione hapësinore për kërkim kur kjo do të dëmtonte interesat e listuara; kufizimi duhet të jetë i ngushtë dhe i balancuar me interesin publik.
Neni 19 Kufizimet në qasje 1. AKK dhe autoritetet publike përkatëse kufizojnë qasjen publike në tërësitë dhe shërbimet e informacioneve hapësinore për shërbimet e kërkimit, kur konsiderojnë se një qasje e tillë do të ketë ndikim negativ në njërën nga rastet e mëposhtme: 1.1. konfidencialitetin e procedurave të autoriteteve publike, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet me ligj; 1.2. marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë publike ose mbrojtjen Kombëtare; 1.3. drejtësinë, të drejtën e çdo personi për gjykim të drejtë apo të drejtën e një autoriteti publik për kryerjen e hetimeve penale ose disiplinore; 1.4. konfidencialitetin e informacioneve komerciale apo industriale, ku një konfidencialitet i tillë është paraparë me ligjet për mbrojtjen e interesave ekonomike, duke përfshirë interesin publik në ruajtjen e konfidencialitetit statistikor dhe tatimor; 1.5. të drejtat në pronë intelektuale; 1.6. konfidencialitetin e të dhënave personale dhe/ose dosjeve që kanë të bëjnë me një person fizik, ku ai person nuk është pajtuar me zbulimin e informacionit për publikun, kur ky konfidencialitet është paraparë me ligj; 1.7. interesat e mbrojtjes së çdo personi që ka dhënë informacionin në baza vullnetare, pa e vënë nën detyrim ligjor për ta bërë një gjë të tillë, përpos, nëse ai person ka dhënë pëlqimin për publikimin e informacionit në fjalë; 1.8. informacioni i lidhur me mbrojtjen e mjedisit, për vend ndodhjen e specieve të rralla; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.9. është në kundërshtime me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Kufizimi i qasjes, i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, do të interpretohet në mënyrë të kufizuar, për rastet e veçanta, interesin e publikut të cilit i shërbehet duke iu ofruar qasje të tillë. 3. Në çdo rast të veçantë, interesi i publikut të cilit i shërbehet duke e zbuluar informacionin do të matet në raport me interesin të cilit i shërbehet duke e kufizuar apo kushtëzuar qasjen. 4. Autoritetet publike të Republikës së Kosovës nuk munden në bazë të nën paragrafëve 1.1., 1.4., 1.6., 1.7. dhe 1.8. të paragrafit 1 të këtij neni, të kufizojnë qasjen në informacione lidhur me emetimet në mjedis. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Rregullat për zbatim që përmenden në këtë ligj bazohen në standardet ndërkombëtare.
Neni 20 Zbatueshmëria Rregullat për zbatim, të cilat referohen në këtë ligj, janë të bazuara në standardet ndërkombëtare. KAPITULLI VI DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Personat përgjegjës të autoriteteve kombëtare të infrastrukturës së informacionit hapësinor mund të gjobiten nëse nuk i përmbahen përgjegjësive të ligjit ose i keqpërdorin ato.
Neni 21 Masat ndëshkimore 1. Personat përgjegjës të autoriteteve kombëtare të infrastrukturës së informacionit hapësinor të përcaktuar në nenin 5 të këtij Ligji, do të sanksionohen nëse nuk iu përmbahen përgjegjësive të përcaktuara me këtë ligj ose i keqpërdorin ato: 1.1. me gjobë prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2.000) euro për personin fizik; 1.2. me gjobë prej treqind (300) euro deri në dymijë (2.000) euro për personin përgjegjës të personit juridik; 1.3. me gjobë prej pesëqind (500) euro deri në pesëmijë (5.000) euro për personin fizik që ushtron biznes individual; 1.4. me gjobë prej dymijë (2.000) euro deri në njëzetmijë (20.000) euro për personin juridik. 2. Inicimi i procedurës për kundërvajtje ndaj personave përgjegjës të autoriteteve kombëtare të infrastrukturës së informacionit hapësinor të përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji, bëhet nga autoriteti që konstaton se personat përgjegjës të atij autoriteti nuk i janë përmbajtur përgjegjësive të përcaktuara me këtë ligj ose i keqpërdorin ato, pranë organeve kompetente në pajtim me legjislacionin në fuqi. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Public authorities must standardize existing spatial information and prepare the information required for Annexes 1, 2, and 3 within the stated transitional deadlines.
Neni 22 Dispozita kalimtare 1. Informacionet hapësinore të mbledhura, ruajtura dhe të përditësuara nga autoritetet publike deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, duhet të standardizohen sipas rregullave të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga ministria brenda afatit të caktuar në paragrafin 2 të këtij neni. 2. Informacionet për temat e parapara në Shtojcat 1, 2 dhe 3 të këtij ligji duhet të përgatiten nga autoritetet publike sipas afatit: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2.1. jo më vonë se dy (2) vite, në rastin e tërësive të informacioneve hapësinore që korrespondojnë me temat e specifikuara në Shtojcën 1 dhe 2.2. jo më vonë se katër (4) vite në rastin e tërësive të informacioneve hapësinore që korrespondojnë me temat e specifikuara në Shtojcën 2 ose 3 të këtij ligji. 3. Afatet e caktuara në paragrafët 2.1 dhe 2.2 të këtij neni do të fillojnë të zbatohen pas nxjerrjes nga ministria të udhëzimeve administrative për zbatim të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry must adopt the by-laws needed to implement this law.
Neni 23 Aktet nënligjore Për zbatimin e këtij ligji, Ministria në afat prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton aktet nënligjore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Shtojcat 1, 2 dhe 3 janë pjesë përbërëse e këtij ligji.
Neni 24 Shtojcat nga Direktiva INSPIRE Pjesë përbërëse e këtij ligji janë Shtojcat 1, 2 dhe 3. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 25 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-010 14 qershor 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-184/2022, datë 28.06.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ Shtojca 1. 1. Sistemi referent i koordinatave Sistemet për referimin unik të informacioneve hapësinore në hapësirë si një tërësi e koordinatave (x, y, z) dhe/apo gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike si dhe lartësisë, bazuar në datumin gjeodezik vertikal dhe horizontal. 2. Sistemet e rrjetit gjeografik Rrjeti shumë rezolucionesh i harmonizuar me pikë të përbashkët të origjinës, lokacion dhe madhësi të standardizuar të katrorit të rrjetit. 3. Emrat gjeografik Emrat e viseve, regjioneve, lokaliteteve, qyteteve, periferive të qyteteve, vendbanimeve, ndonjë veçori gjeografike ose topografike me interes publik ose historik. 4. Njësitë administrative Njësitë administrative, regjionet e veçanta ku Shtetet anëtare i ushtrojnë të drejtat nga juridiksioni për qeverisje lokale dhe qendrore, të cilat janë të ndara me kufijtë administrativ. 5. Adresat Lokacioni i pronave i bazuar në identifikimin sipas adresës, zakonisht me anë të emrit të rrugës, numrit të shtëpisë, kodin e postës. 6. Parcelat kadastrale Sipërfaqet e definuara me anë të regjistrave kadastral apo të ngjashme. 7. Rrjetat e transportit Rrjetat e transportit rrugor, hekurudhor, ajror dhe infrastruktura përkatëse. Këtu përfshihen lidhjet në mes të rrjetave të ndryshme, gjithashtu edhe rrjeti trans evropian i definuar në Vendimin nr.1692/96/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian të datës 23 korrik 1996, mbi Udhëzimet e Bashkimit Evropian për zhvillimin e rrjetit trans evropian1 të transportit dhe rishikimet e ardhshme të këtij vendimi. 8. Hidrografia Elementet hidrografike, përfshirë sipërfaqet me ujëra dhe të gjitha viset dhe objektet e lidhura me to, përfshirë shtretërit dhe nën shtretërit e lumenjve. Sipas përkufizimeve të përcaktuara me Udhëzimin 2000/60/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian të datës 23 tetor 2000 mbi krijimin e kornizës për aktivitetet e Bashkimit Evropian në fushën e rregullave për ujërat dhe në formën e rrjetave. 9. Sipërfaqet e mbrojtura Sipërfaqet e caktuara dhe administruara brenda kornizës ligjore ndërkombëtare, të Shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Bashkimit Evropian për t’i arritur objektivat specifike të ruajtjes së këtyre sipërfaqeve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ Shtojca 2. 1. Lartësia Modelet digjitale të lartësisë për tokë, akullnaja dhe sipërfaqe ujore. Përfshinë lartësinë tokësore, matjen e thellësisë dhe brigjeve të ujërave. 2. Mbulesa e tokës Mbulesa fizike dhe biologjike e sipërfaqes së tokës duke përfshirë sipërfaqet artificiale, rajonet bujqësore, pyjet, rajonet (gjysmë-)natyrore, moçalet dhe trupat ujore. 3. Ortofoto imazhet Të dhënat (imazhet) e gjeo referencuara të sipërfaqes së tokës, nga senzorët e satelitit apo aeroplanit. 4. Gjeologjia Gjeologjia e karakterizuar sipas përmbajtjes dhe strukturës, përfshinë shtresat shkëmbore nën tokë, shtratet (akuiferet) ujëmbajtëse dhe gjeomorfologjinë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ Shtojca 3. 1. Njësitë statistikore Njësitë për shpërndarjen apo shfrytëzimin e informacioneve statistikore. 2. Ndërtesat Lokacioni gjeografik i ndërtesave. 3. Dheu Dheu dhe nënshtresat të karakterizuara sipas thellësisë, strukturës dhe përmbajtjes së thërrimeve dhe materialit organik shkëmbor, erozionit, aty ku është e mundur pjerrtësia kryesore dhe kapacitetin e paraparë të depozitimit të ujit. 4. Shfrytëzim i tokës Territor i karakterizuar sipas dimensionit funksional të planifikuar apo qëllimit socio- ekonomik të tanishëm apo të ardhshëm (p.sh. për banim, industrial, komercial, bujqësor, pyjor, rekreativ). 5. Shëndeti dhe siguria e njerëzve Shtrirja gjeografike e dominimeve të patologjive (alergjitë, kancerit, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, etj.), informacionet të cilat tregojnë efektin në shëndet (biomarkerët, rënia e natalitetit, epidemitë) apo mirëqenien e njerëzimit (ankthet, streset, etj.) të lidhura drejtpërdrejtë (ndotja e ajrit materiet kimike, zbërthimi i shtresës së ozonit, zhurma etj.) apo të tërthortë (ushqimi, organizmat e modifikuar gjenetikisht, etj.) në kualitetin e mjedisit. 6. Shërbimet publike komunale dhe qeveritare Përfshijnë objektet e shërbimeve komunale dhe qeveritare siç janë kanalizimi, menaxhimi i mbeturinave, furnizimi me energji dhe ujë, shërbimet qeveritare administrative dhe sociale siç është administrata publike, objektet e mbrojtjes civile, shkollat dhe spitalet. 7. Objektet për monitorimin e mjedisit Lokacioni dhe operimi i objekteve për monitorimin e mjedisit përfshin vrojtimin dhe matjen e emetimit të gazrave, rrezatimit të gjendjes mjedisore dhe të parametrave tjerë të ekosistemit (bio-diversitetin, kushtet ekologjike të vegjetacionit, etj.) në emër të autoriteteve publike. 8. Objektet e prodhimit dhe ato industriale Objektet prodhuese industriale, përfshirë objektet sipas Udhëzimit të Këshillit Evropian 96/61/ EC të datës 24 shtator 1996 lidhur me pengimin dhe kontrollimin e integruar të ndotjes si dhe objektet e ujit, minierat, deponitë. 9. Objektet bujqësore dhe të ujitjes Pajisjet bujqësore dhe objektet e prodhimit (përfshirë sistemet e ujitjes, serat dhe stallat). 10. Shtrirja e popullatës - demografia Shtrirja gjeografike e popullsisë përfshirë karakteristikat e dëndësisë së popullsisë dhe nivelet e aktiviteteve të paraqitura sipas rrjetit, regjionit, njësisë administrative apo ndonjë njësie tjetër analitike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 11. Zonat e sipërfaqeve të administruara /ndalesave/rregullimit dhe njësitë e raportimit Sipërfaqet e administruara, rregulluara apo të shfrytëzuara për raportim në nivelet ndërkombëtare, evropiane, shtetërore dhe lokale. Përfshinë deponitë e mbeturinave, vendet (sipërfaqet) me ndalesa përreth burimeve të ujit që pihet, zonat që janë në rrezik nga nitratet, vijat e rregulluara të udhëtimit në ujërat tjera brenda vendit, sipërfaqet për hedhjen e mbeturinave, zonat ku ndalohet zhurma, sipërfaqet e parapara për zhvillim dhe sipërfaqet e lejuara për nxjerrjen e xeheve, zonat e shtretërve të lumenjve, njësitë relevante për raportim dhe zonat e administruara ujore. 12. Zonat e rrezikut natyror Zonat e karakterizuara sipas rreziqeve natyrore (të gjitha fenomenet atmosferike, hidrologjike, seizmike, vullkanike, zjarreve, të cilat për shkak të lokacionit të tyre, shkallës dhe frekuences së rrezikut, të cilat mund ta dëmtojnë seriozisht shoqërinë), p.sh. vërshimet, rrëshqitjet e dheut, orteqet, zjarret e pyjeve, tërmetet, erupsionet vullkanike. 13. Kushtet atmosferike Kushtet fizike në atmosferë, përfshirë të dhënat hapësinore të bazuara në matjet, në modelet apo në kombinimin e tyre ku janë kryer matjet. 14. Treguesit meteorologjik gjeografik Kushtet e motit dhe matjet e tyre, të reshurat, temperatura, avullimi, shpejtësia dhe drejtimi i erës. 15. Treguesit oqeanografik gjeografik Kushtet fizike të oqeaneve (rrymat, kripshmëria, lartësia e valëve, etj) (Kjo pikë nuk zbatohet për territorin e RK). 16. Regjionet detare Kushtet fizike të deteve dhe ujërat me kripë të ndara në regjione dhe nën-regjione me karakteristika të përbashkëta. (Kjo pikë nuk zbatohet për territorin e RK). 17. Regjionet bio-gjeografike Regjionet me kushte ekologjike relativisht homogjene dhe me karakteristika të përbashkëta. 18. Vendbanimet e gjallesave dhe bio-llojet Rajonet gjeografike që i karakterizojnë kushtet specifike, proceset, strukturën dhe funksionet ekologjike të cilat fizikisht i mbështesin gjallesat që jetojnë aty, përfshirë rajonet tokësore dhe ujore të cilat dallohen me karakteristikat gjeografike, jo biotike dhe biotike, qofshin tërësisht natyrore apo gjysmë natyrore. 19. Shpërndarja e llojeve të gjallesave Shtrirja gjeografike e llojeve të shtazëve apo bimëve sipas rrjetit, regjionit, njësisë administrative apo ndonjë njësie tjetër analitike. 20. Burimet energjetike Burimet energjetike përfshirë hidrokarburet, hidro- energjinë, bio-energjinë, solare, erërat, etj, sipas rëndësisë përfshihen edhe informacionet e thellësisë/lartësisë mbi shkallën e burimit. 21. Burimet e mineraleve Burimet e mineraleve përfshirë xehet e metaleve, mineralet industriale etj, sipas rëndësisë përfshihen edhe informacionet e thellësisë/lartësisë mbi shkallën e burimit.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-010 PËR KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in