LIGJI NR. 08/L-012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
This provision is the preamble of the law establishing the Law on the Chambers of Architects and Engineers in the field of construction.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-012
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble of the law establishing the Law on the Chambers of Architects and Engineers in the field of construction. This article says the law regulates architects and engineers in construction and establishes two independent professional chambers. This article says the law applies to the Architects’ Chamber, the Construction Engineers’ Chamber, licensed architects and construction engineers in Kosovo, and the responsible ministry. This article defines the key terms used in the law on architects’ and construction engineers’ chambers. The Chamber is a public professional nonprofit body that regulates architects and construction engineers and has public authority to carry out functions set by this law and related by-laws.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Showing 53 of 53
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble of the law establishing the Law on the Chambers of Architects and Engineers in the field of construction.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT KAPITULLI DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates architects and engineers in construction and establishes two independent professional chambers.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit. 2. Me këtë ligj themelohen Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit si dy Oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike. 3. Ky ligj rregullon anëtarësinë, selinë, statusin, rolin dhe fushëveprimin e odave, profesionet, licencimin, përgjegjësinë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit. 4. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2005/36/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit e 7 Shtatorit 2005 mbi njohjen e kualifikimeve profesionale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Architects’ Chamber, the Construction Engineers’ Chamber, licensed architects and construction engineers in Kosovo, and the responsible ministry.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohen për Odën e Arkitektëve, Odën e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit (në tekstin e mëtejmë “Oda”), arkitektetët dhe inxhinierët e licencuar në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës si dhe për Ministrinë përgjegjëse për fushën e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the key terms used in the law on architects’ and construction engineers’ chambers.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Oda e Arkitektëve – është organizatë profesionale e pavarur e cila ka për qëllim të sigurojë që personat të cilët e ushtrojnë profesionin e arkitektit në Republikën e Kosovës të punojnë sipas ligjit në fuqi dhe në të njëjtën kohë, përfaqëson dhe mbron interesat e tyre; 1.2. Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit – është organizatë profesionale e pavarur e cila ka për qëllim të sigurojë që personat të cilët e ushtrojnë profesionin e inxhinierit në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës të punojnë sipas ligjit në fuqi dhe në të njëjtën kohë, përfaqëson dhe mbron interesat e tyre; 1.3. Oda – Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit si dy oda GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT të pavarura dhe për qëllimin e këtij ligji përdorimi i fjalës në njëjës vlen për të dy odat; 1.4. Regjistri – Regjistri i Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në Republikën e Kosovës i krijuar sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit; 1.5. Arkitekt i Regjistruar – Arkitekt i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në Republikën e Kosovës, i krijuar sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit; 1.6. Inxhinier i Regjistruar – Inxhinier i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, i krijuar sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit; 1.7. Arkitekt i Licencuar – person i licencuar për ushtrimin e profesionit të arkitektit sipas dispozitave të këtij ligji; 1.8. Inxhinier i Licencuar – person i licencuar për ushtrimin e profesionit të inxhinierit në fushën e ndërtimit duke përfshirë inxhinierët e ndërtimit, inxhinierët e elektroteknikës, inxhinierët e makinerisë si dhe profile të tjera të inxhinierisë që merren me fushën e ndërtimit, sipas dispozitave të këtij ligji; 1.9. Ministria – Ministria përgjegjëse për fushën e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit; 1.10. Ministri – Ministri i Ministrisë përgjegjëse për fushën e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit; 1.11. Licenca – lloj lejimi i dhënë një personi fizik për tu angazhuar në profesionin e arkitektit ose inxhinierit në fushën e ndërtimit; 1.12. Licencimi – procesi i lëshimit të një licence ndaj personave fizik për ushtrimin e profesionit të arkitektit ose inxhinierit në fushën e ndërtimit; 1.13. Statuti – është akti më i lartë i Odës dhe ka përmbajtjen e përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji; 1.14. Periudha e përkohshme –periudha gjatë të cilës do të bëhet konstituimi i Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit sipas Kapitullit VI të këtij ligji; 1.15. Licenca e Kategorisë A dhe Licenca e Kategorisë B - lloji i licencës e cila lëshohet sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj dhe e cila përmban fushën në të cilën personi licencohet; 1.16. Studimet akademike përkatëse – arritja e njohurive dhe aftësive brenda fushës së ndërtimit që rezulton me diplomë përkatëse në një universitet apo institucion tjetër të ngjashëm mësimor të akredituar sipas legjislacionit në fuqi; 1.17. Fusha e Ndërtimit– aktivitetet dhe punët ndërtimore përfshirë projektimin, ndërtimin, mbikëqyrjen si dhe aktivitetet e tjera që janë përcaktuar në legjislacionin në fuqi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 1.18. Rilicencimi- është vazhdim i afatit të vlefshmërisë së licencës sipas procedurave të këtij ligji; 1.19. Anëtarët themelues të Odës- janë anëtarët e licencuar nga Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës, sipas regjistrave të krijuar në bazë të Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit. KAPITULLI II ODA E ARKITEKTËVE DHE ODA E INXHINIERËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Chamber is a public professional nonprofit body that regulates architects and construction engineers and has public authority to carry out functions set by this law and related by-laws.
Neni 4 Natyra e punës së Odës 1. Oda e ka statusin e personit juridik dhe funksionon si organizatë profesionale jofitimprurëse e cila ka për qëllim rregullimin e profesionit të arkitektit respektivisht inxhinierit në fushën e ndërtimit me qëllim ruajtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mbrojtjen e mjedisit. 2. Oda ka autoritet publik për kryerjen e funksioneve të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në pajtim me këtë ligj. 3. Puna e Odës është publike dhe i nënshtrohet ligjeve në fuqi për qasjen në dokumentet publike. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Oda’s seat is in Prishtina, and it may create other offices if its Statute allows it and only after the temporary establishment period.
Neni 5 Selia e Odës 1. Selia e Odës është në Prishtinë dhe Oda mund të krijojë përfaqësi të tjera në pajtim me Statutin e saj. 2. Krijimi i përfaqësive të tjera sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të bëhet vetëm pas periudhës së përkohshme të themelimit të Odës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Oda has power to license architects and engineers, keep registers, set and supervise professional standards and ethics, represent the profession, protect its reputation, define professional and disciplinary responsibilities, and organize continuing education.
Neni 6 Kompetencat e Odës 1. Kompetencat themelore të Odës janë si në vijim: 1.1. Licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit; 1.2. Përpilimi dhe mirëmbajtja e regjistrave në pajtim me nenin 24 të këtij ligji; 1.3. Vendosja dhe mbikëqyrja e standardeve dhe etikës së punës së arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit në pajtim me Statutin, Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale dhe aktet e tjera të Odës; 1.4. Përfaqësimi i interesave të profesionit gjatë zhvillimit të politikave nga organet Qeveritare, duke i mbështetur arkitektët dhe inxhinierët në fushën e ndërtimit nëpërmjet avokimit për të drejtat e tyre si dhe për interesin profesional, ekonomik dhe social të tyre; 1.5. Mbrojtja e reputacionit të profesioneve të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit; 1.6. Përcaktimi i përgjegjësive profesionale dhe disiplinore për anëtarët e licencuar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 1.7. Organizimi i edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional për anëtarët e licencuar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Oda’s general acts must be published electronically, drafted by the Executive Board, sent for approval after Ministry consent, and the Ministry must respond to the requested consent within 30 days.
Neni 7 Aktet e përgjithshme të Odës 1. Aktet e përgjithshme të Odës janë Statuti, Kodi i Etikës dhe i Sjelljes Profesionale dhe Rregulloret. 2. Aktet e përgjithshme të Odës, regjistrat e personave të licencuar të Odës sipas nenit 24 të këtij ligji dhe aktet e tjera të Odës publikohen në formë elektronike në ueb-faqen e Odës. 3. Aktet e përgjithshme të Odës sipas paragrafit 1 të këtij neni hartohen nga Bordi Drejtues dhe pas marrjes së pëlqimit nga Ministria dorëzohen për miratim në Kuvendin e Odës. 4. Ministria shqyrton aktet e përgjithshme të Odës sipas paragrafit 3 të këtij neni me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së këtyre akteve dhe respektimin e parimit të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë publike dhe mbrojtjes së mjedisit. 5. Nëse Ministria nuk pajtohet me tërë dokumentin apo një pjesë të tij sipas paragrafit 4 të këtij neni, Ministria i kthen përgjigje Bordit Drejtues dhe kërkon sqarime ose ndryshime në dispozitat të cilat nuk janë në pajtim me legjislacionin në fuqi. 6. Ministria lëshon përgjigje në pëlqimin e kërkuar për aktet e përgjithshme të Odës sipas këtij neni brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e pranimit të kërkesës për pëlqim. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Statute is the highest act of the Chamber and covers its internal organization, procedures, units, member nominations/elections/removals, member rights and duties, and other important work matters.
Neni 8 Statuti 1. Statuti është akti më i lartë i Odës. 2. Statuti i Odës rregullon çështjet në vijim: 2.1. Organizimin e punës së organeve të Odës; 2.2. Procedurën e nxjerrjes dhe ndryshimit të akteve të Odës; 2.3. Njesitë organizative dhe përfaqësitë e Odës; 2.4. Procedurën e nominimit, zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve në organet e Odës; 2.5. Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Odës; 2.6. Çështje të cilat e adresojnë funksionimin e Odës; 2.7. Logon dhe vulën e Odës; 2.8. Çështje të tjera të rëndësishme për punën e Odës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The code sets ethical principles for the professional work of chamber members.
Neni 9 Kodi i Etikës dhe i Sjelljes Profesionale 1. Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale rregullon parimet etike në ushtrimin e veprimtarisë profesionale të anëtarëve të Odës. 2. Shkelja e Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale nga një anëtar i Odës, rezulton në inicimin e procedurës disiplinore ndaj tij/saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Oda may adopt regulations through its organs on the listed internal matters.
Neni 10 Rregulloret 1. Oda përmes organeve të saja harton dhe miraton rregullore përmes të cilave rregullon çështjet si: 1.1. Përpilimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave të Odës; 1.2. Procedurën për licencimin, rilicencimin, mirëmbajtjen, pezullimin dhe revokimin e licencës së anëtarit të licencuar të Odës; 1.3. Procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të Odës; 1.4. Taksat dhe tarifat për shërbimet e Odës në pajtim me nenin 40 të këtij ligji; 1.5. Procedurën për njohjen e licencave të lëshuara jashtë vendit; 1.6. Të tjera të cilat nuk rregullohen nëpërmjet këtij Ligji, Statutit apo Kodit Etik dhe të Sjelljes Profesionale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Oda’s statute may create additional permanent or temporary organs, members may hold no more than one elected position in the Oda’s organs unless the law says otherwise, and certain officeholders may not hold leadership roles in NGOs, public, or political organizations.
Neni 11 Organet e Odës 1. Organet e Odës janë: 1.1. Kuvendi; 1.2. Kryetari; 1.3. Komisioni Mbikëqyrës; 1.4. Bordi Drejtues; 1.5. Komisioni Disiplinor; 1.6. Komisioni i Ankesave; 1.7. Drejtori Ekzekutiv; dhe 1.8 Administrata. 2. Oda përmes Statutit të saj mund të parasheh krijimin e organeve të tjera të përhershme apo të përkohshme. 3. Anëtarët e Odës nuk mund të ushtrojnë në organet e Odës më shumë se një pozitë të zgjedhur nga Kuvendi përveç nëse është paraparë ndryshe me këtë ligj. Para procedurës së zgjedhjeve, anëtarët e nominuar në dy apo më shumë organe përcaktohen për pozitën të cilën dëshirojnë ta ushtrojnë. 4. Kryetari dhe anëtarët e bordit drejtues si dhe anëtarët e komisioneve të përcaktuara sipas këtij neni nuk mund të mbajnë pozita udhëheqëse në organizata joqeveritare, publike apo politike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Chamber’s Assembly is made up of licensed Chamber members, except during the temporary founding period, and it has authority to approve and amend internal rules, elect and dismiss certain body members, approve the budget, compensation, fees, reports, create other bodies, and decide other matters under the law and statute.
Neni 12 Përbërja dhe kompetencat e Kuvendit 1. Kuvendi i Odës përbëhet nga anëtarët e licencuar të Odës, me përjashtim të periudhës së përkohshme të themelimit të Odës, ku anëtarët e Kuvendit të Odës janë anëtarë themelues të Odës sipas nenit 45 të këtij ligji. 2. Kuvendi është organi më i lartë i Odës. 3. Përgjegjësitë dhe kompetencat e Kuvendit janë: 3.1. Aprovimi dhe ndryshimi i Statutit të Odës, Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale, Rregulloreve dhe të akteve tjera të Odës të përcaktuara me Statut; 3.2. Zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës, Bordit Drejtues, Komisionit Disiplinor dhe Komisionit te Ankesave; 3.3. Miratimi i buxhetit vjetor të Odës dhe i mënyrës së ekzekutimit të tij; 3.4. Miratimi i shumave të kompensimit të anëtarëve të Organeve të Odës; 3.5. Miratimi i rregullores së taksave dhe tarifave si dhe mënyrës së pagesës së tyre në pajtim me nenin 40 të këtij ligji; 3.6. Vlerësimi dhe miratimi i raporteve të organeve të Odës; 3.7. Krijimi i organeve të tjera të Odës sipas nevojës të parashikuar me këtë ligj dhe statutin e Odës; 3.8. Vendos për çështjet e parashikuara me këtë ligj dhe Statutin e Odës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Board must call regular assembly meetings at least once a year, call extraordinary meetings in urgent circumstances, give members advance notice, and proxy voting is not allowed.
Neni 13 Mbledhja e Kuvendit 1. Kuvendi mban mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme. 2. Mbledhjet e Kuvendit kryesohen nga Kryetari i Odës, siç është përcaktuar në nenin 15 të këtij ligji. 3. Bordi Drejtues i Odës thërret mbledhjet e rregullta të Kuvendit të paktën një (1) herë në vit. 4. Bordi Drejtues obligohet të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit në rrethana të jashtëzakonshme në të cilat pikë e diskutimit është një apo më shumë çështje të natyrës urgjente. 5. Mbledhje të jashtëzakonshme mund të inicojë edhe një e treta (1/3) e anëtarisë së Kuvendit, për të cilën Bordi drejtues është i obliguar të thërras këtë mbledhje. 6. Votimin në mbledhjet e Kuvendit e bën vetëm anëtari i pranishëm në Kuvend dhe nuk lejohet votimi me autorizim. 7. Bordi Drejtues është i detyruar që nëpërmjet administratës t’i njoftoj të gjithë anëtarët e Kuvendit, të paktën njëzetenjë (21) ditë para datës së caktuar për mbledhje të rregullt dhe të paktën dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për mbledhje të jashtëzakonshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Assembly elections are held by free and equal vote, and unresolved election-procedure matters are set by the Chamber’s Statute.
Neni 14 Zgjedhjet e organeve të Odës në Kuvend 1. Zgjedhjet mbahen në bazë të votës së lirë dhe të barabartë të anëtarëve të Kuvendit në përputhje me këtë ligj dhe Statutin e Odës. 2. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të organeve të Odës, duke përfshirë procedurat e nominimit për anëtar të Bordit Drejtues, anëtar të Komisionit Mbikëqyrës, Komisionit të Ankesave dhe Komisionit Disiplinor, kuorumi i seancave zgjedhore të Kuvendit dhe çështje të tjera që ndërlidhen me punën e Kuvendit, vazhdimin e mandatit të Kuvendit dhe organeve të Odës deri në zgjedhjen e Kuvendit dhe organeve të reja, e që nuk janë rregulluar në dispozitat e këtij ligji, përcaktohen me Statut. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Chamber Chair is elected by the Board of Directors from among its members and serves a 3-year term without re-election.
Neni 15 Zgjedhja, mandati dhe kompetencat e Kryetarit të Odës 1. Kryetari i Odës zgjidhet nga Bordi Drejtues nga radha e anëtarëve të vet. Procedura e zgjedhjes dhe shkarkimit të Kryetarit të Odës përcaktohet me Statutin e Odës. 2. Kryetari i Odës njëkohësisht kryeson Bordin Drejtues dhe mbledhjet e Kuvendit të Odës. Në rast të pamundësisë së udhëheqjes së Bordit Drejtues apo mbledhjes së Kuvendit nga ana e Kryetarit të Odës, punimet mund t’i udhëheqë ndonjë nga anëtarët tjerë të Bordit Drejtues, siç përcaktohet me statutin e Odës. 3. Mandati i Kryetarit është tri (3) vjet, pa të drejtë rizgjedhje. 4. Kryetari është kompetent dhe përgjegjës për: 4.1. Përfaqësimin e Odës; 4.2. Nënshkrimin e marrëveshjeve në emër të Odës; 4.3. Implementimin e vendimeve të organeve të Odës kur parashihet me Statut; 4.4. Kryesimin e mbledhjeve të Kuvendit dhe të Bordit Drejtues; 4.5. Nënshkrimin e licencave; 4.6. Kryerjen e punëve tjera siç parashihet me Statut të Odës. 5. Kryetari i Odës i përgjigjet Kuvendit të Odës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Supervisory Commission has three members, with appointments split between the Chamber Assembly and the Ministry. It oversees legality, finances, and the work of Chamber bodies, can request information and documents, and must prepare regular annual and special reports when requested.
Neni 16 Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit mbikëqyrës 1. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre (3) anëtarë, dy (2) prej të cilëve zgjidhen nga Kuvendi i Odës dhe një (1) anëtar të cilin e cakton Ministria sipas detyrës zyrtare i cili njëkohësisht e ushtron funksionin e kryesuesit të këtij komisioni. 2. Mandati i anëtarit të Komisionit Mbikëqyrës të zgjedhur nga Kuvendi i Odës është tri (3) vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. 3. Komisioni Mbikëqyrës është kompetent dhe përgjegjës për: 3.1. Kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe veprimtarisë financiare të organeve të Odës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 3.2. Përpilimin e raporteve të rregullta vjetore dhe atyre të jashtëzakonshme sipas kërkesës nga Ministria ose Kuvendi i Odës e në veçanti kur gjen shkelje të Statutit, akteve dhe vendimeve tjera të organeve të Odës; 3.3. Mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare të Odës dhe fondeve të saj; 3.4. Mbikëqyrjen e punës së organeve të Odës. 4. Për zbatimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta, Komisioni Mbikëqyrës ka të drejtë të kërkoj informata dhe dokumentacion nga cilido organ i Odës. 5. Kompetencat e Komisionit Mbikëqyrës deri në themelimin e Odës pas periudhës së përkohshme i ushtron Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets the Board’s composition, term, chairing arrangement, and main competences.
Neni 17 Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e Bordit Drejtues 1. Bordi Drejtues përbëhet nga gjithsej tetë (8) anëtarë, prej të cilëve shtatë (7) anëtarë i zgjedh Kuvendi nga anëtarët e vet dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës i cili është anëtar pa të drejtë vote. 2. Bordi Drejtues kryesohet nga Kryetari i Odës në pajtim me nenin 15 të këtij Ligji. 3. Mandati i anëtarëve të Bordit Drejtues, përveç Drejtorit Ekzekutiv, është tri (3) vite pa të drejtë rizgjedhje. 4. Oda përmes Statutit përcakton numrin dhe mënyrën e përfaqësimit në Bordin Drejtues për profilet e ndryshme profesionale të anëtarëve të saj sipas nevojës. 5. Bordi Drejtues është kompetent dhe përgjegjës për: 5.1. Zgjedhjen e Kryetarit të Odës nga radha e anëtarëve të vet; 5.2. Themelimin e Komisionit Vlerësues dhe Komisioneve të tjera siç parashihet ne Nenin 20 të këtij ligji; 5.3. hartimin e Statutit të Odës, Kodit Etik dhe të Sjelljes Profesionale të Odës, Rregulloren për procedurën disiplinore, rregullave dhe procedurave të ankesës si dhe hartimin e akteve të tjera të Odës siç parashihet me këtë ligj dhe me aktet e përgjithshme të Odës; 5.4. Lëshimin dhe marrjen e vulës dhe kartelës identifikuese të arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar; 5.5. Propozimin e vendimeve për çështjet për të cilat vendosë Kuvendi; 5.6. Zbatimin e vendimeve të Kuvendit; 5.7. Mbikëqyrjen e standardeve të punës së anëtarëve të licencuar sipas detyrës zyrtare, të përcaktuara me aktet e Odës; 5.8. Kontabilitetin financiar të Odës; 5.9. Përgatitjen e programit për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të licencuar të Odës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 5.10. Thirrjen e mbledhjeve dhe zgjedhjeve në Kuvend; 5.11. Zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv dhe punonjësve të administratës me konkurs të hapur në pajtim me Statutin e Odës; 5.12. Përpilimin e raportit vjetor për punën e Odës; 5.13. Vendosë për çështjet tjera të cilat janë të përcaktuara me Statut të Odës; 5.14. Vendosë për çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të organeve të tjera të Odës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission is made up of three members elected by the Chamber Assembly, applies disciplinary procedures, and serves a three-year term without re-election.
Neni 18 Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit disiplinor 1. Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Odës. 2. Komisioni Disiplinor zbaton procedurën disiplinore për shqiptimin dhe zbatimin e masave disiplinore ndaj anëtarit të licencuar në pajtim me këtë ligj dhe aktet e përgjithshme të Odës. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Disiplinor përcaktohen me Statutin e Odës. 4. Mandati i Komisionit Disiplinor është tri (3) vjet pa të drejtë rizgjedhje. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Appeals Commission has 3 members elected by the Chamber Assembly, reviews appeals as a second-instance body, and its decision is final; an unsatisfied party may go to the competent court.
Neni 19 Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit të ankesave 1. Komisioni i Ankesave përbëhet nga tre (3) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Odës. 2. Komisioni i Ankesave është organ i shkallës së dytë për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të komisioneve përkatëse. 3. Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar. Pala e pakënaqur me vendimin e komisionit të ankesave, mund ti drejtohet gjykates kompetente. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Ankesave përcaktohen me Statutin e Odës dhe legjislacionit në fuqi. 5. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Ankesave është tri (3) vjet pa të drejtë rizgjedhje. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Bordi Drejtues i Odës duhet të themelojë Komisionin Vlerësues për aplikimet për licencim dhe mund të themelojë edhe komisione të tjera.
Neni 20 Komisioni Vlerësues dhe komisionet tjera 1. Bordi Drejtues i Odës themelon Komisionin Vlerësues i cili do të jetë përgjegjës për shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve për aplikimet për licencim nga arkitektët dhe inxhinierët në fushën e ndërtimit. 2. Bordi Drejtues mund të themelojë Komisione të tjera për përmbushjen e përgjegjësive të Bordit Drejtues të përcaktuara sipas këtij ligji dhe sipas Statutit të Odës. 3. Komisioni Vlerësues dhe Komisionet e tjera të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni do të përbëhen nga anëtarët e Bordit Drejtues. Për shërbimin në Komisionin Vlerësues dhe Komisionet e tjera të Bordit nuk lejohet kompensim shtesë përveç kompensimit të rregullt që e marrin anëtarët për shërbimin e tyre si anëtar të Bordit të Drejtues. 4. Organizimi dhe puna e Komisioneve të përcaktuara sipas këtij neni do të rregullohen me Statutin e Odës dhe rregulloret tjera të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Executive Director leads the Chamber’s administration and provides administrative and legal support. The Chamber’s Statute sets the scope of the administration and Executive Director and the rules for hiring their employees.
Neni 21 Drejtori ekzekutiv dhe administrata 1. Drejtori Ekzekutiv udhëheq me Administratën e Odës dhe ofron mbështetje administrative dhe ligjore. 2. Oda me anë të Statutit e përcakton fushëveprimin e Administratës dhe të Drejtorit Ekzekutiv dhe i përcakton rregullat për punësimin e punonjësve të Administratës dhe të Drejtorit Ekzekutiv. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Chamber’s chair, board members, and other committee members are to be compensated, and the Executive Director and administrative staff are to receive a salary, according to the law, the Statute, and the Chamber’s acts.
Neni 22 Kompensimi për shërbimin në organet e Odës 1. Kryetari, anëtarët e Bordit Drejtues dhe anëtarët e komisioneve tjera të Odës për shërbimin e tyre do të kompensohen në pajtim me dispozitat e këtij ligji, me Statutin dhe aktet e Odës. 2. Drejtori Ekzekutiv dhe punonjësit e administratës marrin pagë për punën e tyre në pajtim me dispozitat e Statutit dhe të akteve të Odës. KAPITULLI III ANËTARËSIMI, LICENCIMI DHE EDUKIMI I VAZHDUESHËM I ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: To practice as an architect or construction engineer in Kosovo, a person must apply for membership in the relevant Chamber and, if the legal criteria are met, receive a professional license.
Neni 23 Ushtrimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit 1. Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të arkitektit dhe profesionit të inxhinierit në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, duhet të aplikohet për anëtarësi në Odën përkatëse dhe nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore sipas këtij ligji, Oda lëshon licencë profesionale. 2. Personat e licencuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, kanë të drejtë të veprojnë si profesionist i arkitekturës apo inxhinierisë në fushën e ndërtimit dhe të përdorin titullin “arkitekt i licencuar” respektivisht “inxhinier i licencuar”. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Chamber must keep specified registers, publish and update them regularly on its official website, and may create additional registers if needed.
Neni 24 Regjistrat e Odës 1. Oda në pajtim me këtë ligj mban këta regjistra: 1.1. Regjistri i të gjithë anëtarëve të Odës; 1.2. Regjistri i licencave të lëshuara në pajtim me nenin 26 të këtij Ligji; 1.3. Regjistri i anëtarëve të Odës ndaj të cilëve janë shqiptuar masat disiplinore; 1.4. Regjistri i arkitektëve dhe inxhinierëve të cilëve i është anuluar licenca; 1.5. Regjistri i arkitektëve dhe inxhinierëve të huaj që veprojnë në Kosovë, sipas nenit 27 të këtij ligji. 2. Oda mund të krijojë dhe mbajë regjistra të tjerë sipas nevojës. 3. Regjistrat e paraparë sipas këtij neni janë publik dhe duhet të publikohen dhe azhurnohen rregullisht në ueb-faqen zyrtare të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 4. Përmbajtja e Regjistrave të Odës duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi për sistemin e lejeve dhe licencave. 5. Oda me Rregullore e përcakton përmbajtjen e regjistrave, mënyrën e regjistrimit, dhe mirëmbajtjes së tyre. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Licensed architects and engineers in construction are treated as members of the relevant Chamber; the Chamber may set other non-voting membership levels, and the competent Chamber body decides on ending membership.
Neni 25 Anëtarësimi në Odë 1. Të gjithë arkitektët dhe inxhinierët e licencuar në fushën e ndërtimit nga Oda përkatëse dhe në pajtim me këtë ligj, konsiderohen anëtarë të Odës përkatëse. 2. Oda me Statut parasheh edhe nivele të tjera të anëtarësimit pa të drejtë vote për personat që nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për licencim dhe të cilët nuk janë anëtarë të Kuvendit. 3. Vendimin për ndërprerjen e anëtarësisë e merr organi kompetent i Odës sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të vetë anëtarit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton kushtet për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në ndërtim, për kategoritë A dhe B, si dhe afatet për vendimmarrjen dhe rregullimin nënligjor.
Neni 26 Kushtet për licencim 1. Licencat për arkitekt dhe inxhinier në fushën e ndërtimit ndahen në: 1.1. Licencë e Kategorisë A. dhe; 1.2. Licencë e Kategorisë B. 2. Të drejtën e marrjes së licencës profesionale të Kategorisë A e arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit e ka personi i cili në mënyrë kumulative i përmbushë kushtet në vijim: 2.1. Të ketë përfunduar studimet akademike përkatëse së paku pesë (5) vite dhe të ketë diplomën përkatëse; 2.2. Të dëshmoj se pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse pesë (5) vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku një (1) vit; 2.3. Të ketë aplikuar për anëtarësi në Odën përkatëse. 3. Të drejtën e marrjes së licencës profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit për kategorinë B e ka personi i cili në mënyrë kumulative i përmbushë kushtet në vijim: 3.1. Të ketë përfunduar studimet akademike përkatëse së paku tre (3) vite dhe të ketë diplomën përkatëse; 3.2. Të dëshmoj se pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse tre (3) vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku dy (2) vite, apo pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse katër (4) vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku një (1) vit; 3.3. Të ketë aplikuar për anëtarësi në Odën përkatëse. 4. Personi i cili ka përfunduar së paku pesë (5) vite studime akademike përkatëse merr licencën profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit për Kategorinë B. 5. Personi nga paragrafi 4 i këtij neni me fitimin e përvojës së punës nga nënparagrafi 2.2. mund të licencohet për licencën e Kategorisë A. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 6. Numri i viteve të studimeve akademike përkatëse të kërkuara sipas paragrafit 2, 3 dhe 4 të këtij neni mund të dëshmohet po ashtu përmes numrit ekuivalent të ECTS kredive. 7. Komisioni Vlerësues i Odës në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës merr vendimin për dhënie apo refuzim të licencës sipas procedurave të përcaktuara me nenin 10, nën paragrafi 1.2. të këtij ligji. 8. Vlefshmëria e licencës do të jetë pesë (5) vjet dhe ajo do të përtërihet me rastin e aplikimit për ri licencim. 9. Procedurat e rilicencimit përcaktohen me Rregullore sipas nenit 10, nën-paragrafit 1.2 të këtij ligji. 10. Krahas procedurave për rilicencim të parapara në paragrafin 9 të këtij neni, duhet të dëshmohet edhe edukimi i vazhdueshëm profesional, i paraparë me nenin 32 të këtij ligji. 11. Ministria me akt nënligjor brenda dymbëdhjetë (12) muaj përcakton aktivitetet dhe përgjegjësitë për licencën e kategorisë A dhe licencën e kategorisë B. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A person licensed outside Kosovo as an architect or construction engineer must apply to the relevant chamber and submit proof of the foreign professional license before working professionally in Kosovo.
Neni 27 Njohja e licencave profesionale të lëshuara jashtë Republikës së Kosovës 1. Personi i cili është licencuar jashtë Republikës së Kosovës për ushtrimin e profesionit të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit, para se të angazhohet në veprimtari profesionale në Kosovë duhet të paraqesë pranë Odës përkatëse kërkesën për njohje si dhe dokumente të cilat dëshmojnë posedimin e licencës profesionale të lëshuar jashtë vendit. 2. Oda me Rregullore përcakton kriteret dhe procedurat për njohjen e licencave profesionale të lëshuara jashtë Republikës së Kosovës në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A licensed architect or engineer’s license can be suspended, and that suspension also pauses the person’s rights, duties, Chamber membership, and any Chamber office mandate.
Neni 28 Pezullimi i licencës 1. Me vendimin për pezullimin e licencës, arkitektit ose inxhinierit i pezullohen të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara më këtë ligj dhe aktet nënligjore të Odës. 2. Vendimin për pezullimin e licencës e merr organi kompetent i Odës sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të vet anëtarit të licencuar. 3. Anëtarit të licencuar i pezullohet licenca nëse: 3.1 Gjykata me aktgjykim të plotfuqishëm shpall ndaj anëtarit të licencuar dënimin për ndalimin e ushtrimit të profesionit; 3.2. I është shqiptuar masa disiplinore për ndalimin e ushtrimit të punëve profesionale; 3.3. Nuk paguan tarifën vjetore të anëtarësisë sipas paragrafit 5 të nenit 40 të këtij ligji; 3.4. Nuk i është nënshtruar kushteve për edukimin e vazhdueshëm profesional; 3.5. ai/ajo vet e kërkon atë. 4. Vendimi për pezullimin e licencës sipas paragrafit 1. të këtij neni shfuqizohet me kërkesë të vet anëtarit të licencuar apo sipas detyrës zyrtare kur përfundon arsyeja për të cilën i është vendosur pezullimi. Me shfuqizim të vendimit nga paragrafi 1. të këtij neni, anëtarit të licencuar i kthehen të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara me këtë ligj dhe me aktet tjera nënligjore të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 5. Me pezullimin e licencës profesionale pezullohet edhe anëtarësia në Odë. 6. Me vendimin për pezullimin e licencës, anëtarit të licencuar i pezullohet edhe mandati në cilindo organ të Odës. 7. Oda me Rregullore përcakton procedurat për pezullimin e licencave profesionale në pajtim me nenin 10, nën paragrafi 1.2 i këtij ligj. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article says a licensed member’s license can be revoked, which permanently ends the architect/engineer title and related professional rights and duties.
Neni 29 Revokimi i licencës 1. Me vendimin e plotfuqishëm për revokimin e licencës humbet në mënyrë të përhershme titulli arkitekt ose inxhinier i licencuar, humbet e drejta për kryerjen e veprimeve profesionale si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara më këtë ligj dhe aktet nënligjore të Odës. 2. Anëtarit të licencuar i revokohet licenca: 2.1. Nëse dëshmohet se ka humbur zotësinë për të vepruar në mënyrë të përhershme; 2.2. Me vendim të Gjykatës; 2.3. Me vdekjen e tij; 2.4. Nëse vet e kërkon revokimin. 3. Vendimin për revokimin e licencës e merr Komisioni Vlerësues. 4. Me vendimin për revokimin e licencës, anëtarit të licencuar i përfundon edhe mandati në cilindo organ të Odës si dhe revokohet anëtarësia në Odë. 5. Oda me Rregullore përcakton procedurat për revokimin e licencave në pajtim me nenin 10, nën paragrafi 1.2 i këtij ligj. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A license must include specified identifying and content details.
Neni 30 Përmbajtja e licencës 1. Licenca duhet të përmbajë të dhënat në vijim: 1.1. Emrin e organit lëshues; 1.2. Numrin identifikues të licencës dhe datën e lëshimit të licencës; 1.3. Emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes të anëtarit të licencuar; 1.4. Kategorinë e licencës; 1.5. Kualifikimet përkatëse akademike të anëtarit të licencuar; 1.6. Periudha e vlefshmërisë së licencës dhe 1.7. Nënshkrimin e Kryetarit të Odës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Licensed members must obtain professional liability insurance for actions allowed by their license.
Neni 31 Sigurimi i përgjegjësisë profesionale 1. Anëtari i licencuar është i obliguar që të sigurohet nga përgjegjësia profesionale për veprimet e lejuara me licencën e marrë në pajtim me këtë ligj dhe aktet tjera të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 2. Lartësia e sigurimit të përgjegjësisë profesionale sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i përshtatet llojit dhe shkallës së rrezikut për dëmin i cili do t’i shkaktohej personave të tjerë nga veprimet apo mosveprimet e anëtarit të licencuar. 3. Oda me anë të Rregullores përcakton lartësinë dhe mënyrën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale për dëmet të cilat mund t’i shkaktojë arkitekti dhe inxhinieri i licencuar gjatë kryerjes së veprimeve të lejuara me licencën e marrë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Licensed members must take continuing professional education, and the Oda must organize and regulate the related training system.
Neni 32 Edukimi i vazhdueshëm profesional 1. Anëtari i licencuar është i obliguar që t’i nënshtrohet edukimit të vazhdueshëm profesional për avancimin e shkathtësive të profesionit që e ushtron dhe për mbajtjen e licencës. 2. Edukimi i vazhdueshëm profesional përmbushet në bazë të pikëve kredituese të fituara. 3. Oda përmes organeve të tyre harton programe dhe organizon trajnime për fushat përkatëse për anëtarët e saj. 4. Oda me anë të Rregullores përcakton përmbajtjen, mënyrën e trajnimeve dhe sistemin e evidentimit të pikëve kredituese. KAPITULLI IV PËRGJEGJËSIA DHE PROCEDURA DISIPLINORE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: A licensed member is дисципlinarily liable before the Chamber’s Disciplinary Commission if, through action or omission in professional activity, they commit a disciplinary breach under Article 34.
Neni 33 Përgjegjësia disiplinore e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar 1. Anëtari i licencuar mban përgjegjësi disiplinore para Komisionit Disiplinor të Odës nëse me veprimin apo mosveprimin e tij në ushtrimin e veprimtarisë profesionale bën shkelje disiplinore sipas nenit 34 të këtij ligji. 2. Përgjegjësia për vepër penale apo kundërvajtje nuk e përjashton përgjegjësinë disiplinore të anëtarit të licencuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Neni 34 lists disciplinary breaches for licensed members of the chambers.
Neni 34 Shkeljet disiplinore 1. Shkeljet disiplinore të anëtarëve të licencuar janë: 1.1. Neglizhenca e rëndë në kryerjen e punëve profesionale në atë mënyrë që paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike ose mjedisin; 1.2. Kryerja e punëve në ndërtim pa pëlqimet dhe lejet e kërkuara me legjislacionin në fuqi; 1.3. Shkelja e reputacionit të profesionit që e ushtron, e përcaktuar me Kodin e Etikës të nxjerrë nga Oda përkatëse; 1.4 Shkelja e rëndë e parimeve dhe rregullave të Odës të përcaktuara me këtë ligj, Statutin apo dhe aktet nënligjore të Odës; 1.5. Neglizhenca apo paaftësia për kryerjen e përgjegjësive si anëtar i cilitdo organ të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 2. Shkeljet disiplinore të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, nga anëtarët e licencuar, kategorizimi i tyre në shkelje të rënda dhe të lehta si dhe masat disiplinore përkatëse në pajtim me këtë nen përcaktohen në Kodin e Etikës dhe të Sjelljes Profesionale dhe në Rregulloren për Procedurën Disiplinore të miratuar sipas këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Members of the Chamber or its bodies may submit a proposal to start disciplinary proceedings.
Neni 35 Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore 1. Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore mund ta paraqesin anëtarët e Odës apo organet e saj. 2. Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore i drejtohet Komisionit Disiplinor përmes administratës së Odës. 3. Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore përmban këto informata themelore: 3.1. Emrin dhe mbiemrin e anëtarit të licencuar; 3.2. Datën e paraqitjes së propozimit dhe emrin e organit kujt i drejtohet; 3.3. Shkeljen disiplinore për të cilën supozohet se e ka shkaktuar anëtari i licencuar dhe datën kur është bërë shkelja; 3.4. Faktet dhe provat në të cilat bazohet propozimi; 3.5. Emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e paraqitësit të propozimit, përkatësisht personit të autorizuar për paraqitjen e propozimit. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Oda’s administration must register a disciplinary proposal and send the file to the Disciplinary Commission within 5 days. The Commission must review the proposal, decide on it, and, if accepted, notify the licensed member and allow 15 days for a written response.
Neni 36 Procedura disiplinore 1. Pas pranimit të propozimit për fillimin e procedurës disiplinore, administrata e Odës e regjistron atë dhe brenda pesë (5) ditësh tërë dosjen ia dërgon Komisionit Disiplinor. 2. Komisioni Disiplinor pas pranimit të propozimit e shqyrton propozimin dhe nxjerr vendim mbi propozimin. 3. Komisioni Disiplinor me vendim: 3.1. Hedh poshtë propozimin si jo të plotë, nëse propozimi nuk i përmban të gjitha të dhënat e përcaktuara në nenin 35 të këtij ligji; 3.2. Hedh poshtë propozimin si të vonshëm nëse është paraqitur pas afatit të përcaktuar në nenin 38 të këtij ligji; 3.3. Hedh poshtë propozimin si të papranueshëm nëse nuk është paraqitur nga ana e personave të autorizuar për fillimin e procedurës disiplinore; 3.4. Pranon propozimin dhe e fillon procedurën disiplinore. 4. Me vendimin për pranimin e propozimit për fillimin e procedurës disiplinore, Komisioni Disiplinor e njofton menjëherë anëtarin e licencuar kundër të cilit e njëjta ka filluar dhe i lejon pesëmbëdhjetë (15) ditë për t’u deklaruar me shkrim tek Komisioni Disiplinor lidhur me përgjegjësinë e tij/saj si dhe për të paraqitur fakte apo argumente mbështetëse. 5. Komisioni Disiplinor e zbaton procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT anëtarit të licencuar dhe shqipton masat disiplinore adekuate në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore të Odës të miratuara nga Kuvendi. 6. Afati brenda të cilit duhet të përfundoj procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore përcaktohet me Rregulloren për procedurën disiplinore të miratuar nga Oda sipas këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Licensed members in disciplinary proceedings can receive only the disciplinary measures set by this law.
Neni 37 Masat disiplinore 1. Në procedurën disiplinore, anëtarit të licencuar mund t’i shqiptohen vetëm masat disiplinore të cilat janë të parapara me këtë ligj. 2. Masat disiplinore për shkeljet disiplinore janë si në vijim: 2.1. Vërejtja; 2.2. Gjoba në të holla e cila nuk mund të jetë më e ulët se tridhjetë (30) euro dhe më e lartë se dy mijë (2,000) euro; 2.3. Pezullimi i licencës në kohëzgjatje nga një (1) muaj deri në një (1) vit. 3. Në procedurën disiplinore, Komisioni Disiplinor mund të shqiptoj një apo më shumë nga masat disiplinore të përshkruara në paragrafin 2 të këtij neni. 4. Me rastin e shqiptimit të masave disiplinore merren për bazë të gjitha rrethanat të cilat mund të ndikojnë në llojin e masave dhe atë posaçërisht pesha dhe pasojat e shkeljes, dëmi i shkaktuar, shkalla e përgjegjësisë dhe masat e mëhershme disiplinore. 5. Gjoba e shqiptuar në procedurën disiplinore të Odës do të deponohet në Buxhetin e Odës. 6. Vendimet e plotfuqishme të organeve disiplinore të Odës me të cilat janë shqiptuar gjobat paraqesin dokumente ekzekutive dhe Oda është e autorizuar të kërkojë përmbarimin e tyre në pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. 7. Çështjet e tjera lidhur me shqiptimin e masave disiplinore në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, përcaktohen me Rregulloren për procedurën disiplinore të miratuar sipas këtij Ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: A member may appeal a disciplinary decision to the Appeals Commission, and a further lawsuit may be filed in the competent court against the Appeals Commission’s decision.
Neni 38 Ankesat ndaj masave disiplinore 1. Kundër vendimit të Komisionit Disiplinor, anëtari mund të parashtrojë ankesë në Komisionin e Ankesave. 2. Kundër vendimit të Komisionit të Ankesave mund të ngritët padi për fillimin e konfliktit administrativ në gjykatën kompetente. 3. Procedura për paraqitjen e ankesës dhe zhvillimin e procedurës disiplinore duke përfshirë edhe afatet përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të miratuar nga Oda sipas këtij ligji. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: If the parties learn of a disciplinary violation by a licensed chamber member, they must immediately notify the relevant chamber.
Neni 39 Parashkrimi 1. Palët janë të obliguara që posa të jenë në dijeni për shkeljen disiplinore nga ana e anëtarit të licencuar të Odës, menjëherë ta njoftojnë Odën përkatëse rreth shkeljes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 2. Parashkrimi për shkeljet disiplinore dhe ekzekutimi i masave disiplinore përcaktohen me Kodin e etikës dhe sjelljes profesionale, sipas nenit 9 të këtij ligji. KAPITULLI V BURIMET E FINANCIMIT TË ODËS - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Oda collects several types of income, the Board manages those revenues unless the statute says otherwise, members must pay the listed fees and charges, and the Oda’s organs may take disciplinary measures if members fail to comply.
Neni 40 Të hyrat vjetore dhe plotësuese të odave 1. Oda i realizon të hyrat vetanake nga: 1.1. Tarifa për anëtarësi vjetore; 1.2. Taksa për licencim dhe rilicencim; 1.3. Taksa për mbulimin e shpenzimeve për veprimet e ndërmarra; 1.4. Gjobat dhe shumat e tjera të paguara gjatë procedurës disiplinore; 1.5. Donacionet e tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Me të hyrat e Odës menaxhon Bordi Drejtues, nëse me Statut nuk parashihet ndryshe. 3. Anëtarët e Odës janë të obliguar t’i paguajnë taksat dhe tarifat e parapara në paragrafin 1 të këtij neni në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të Odës. 4. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve, organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj. 5. Lista e taksave dhe tarifave si dhe mënyra e pagesës së tyre përcaktohet me Rregullore. 6. Të gjitha taksat dhe tarifat e përcaktuara me Rregulloren e Odës sipas paragrafit 5 të këtij neni duhet të vendosen duke respektuar parimin e mbulimit të shpenzimeve administrative për shërbimet e ofruara nga Oda. KAPITULLI VI PERIUDHA E PËRKOHSHME E THEMELIMIT TË ODËS - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article defines a temporary three-year period and says the Ministry must support the Chamber, provide financial support, and supervise its activity during that period.
Neni 41 Periudha e përkohshme 1. Periudha e përkohshme paraqet periudhën kohore tre (3) vjeçare që fillon nga data e mbajtjes së mbledhjes së parë konstituive të Kuvendit të Odës. 2. Gjatë periudhës së përkohshme, Ministria në pajtim me këtë ligj e mbështet Odën drejt funksionalizimit të plotë të saj, i ofron mbështetjen financiare si dhe e mbikëqyrë veprimtarinë e saj. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: During the transitional period, the Ministry provides the Oda’s establishment and operating funds as a grant; later, self-generated revenues are held in trust and may be transferred to the Oda, and budget funding may be stopped if enough self-generated funds accumulate.
Neni 42 Financimi i Odës nga Ministria 1. Gjatë periudhës se përkohshme në pajtim me nenin 41 të këtij ligji, mjetet për themelimin dhe funksionimin e Odës sigurohen nga Ministria në formë të grantit në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 2. Gjatë kësaj periudhe kohore, të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura nga Oda sipas paragrafit 1 të nenit 40 të këtij ligji, deponohen në nën-llogari të hapur nga Thesari dhe ruhen në mirëbesim deri në skadimin e periudhës kalimtare ose deri në paraqitjen e kërkesës nga Oda në Ministri për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare. 3. Pas përfundimit të vitit të tretë apo pas kërkesës së Odës për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare, të hyrat vetanake të mbledhura në nën-llogarinë e hapur sipas paragrafit 2 të këtij neni, i barten Odës në llogarinë e veçantë të cilën Oda e hap në emër të saj. Oda vazhdon të vetëfinancohet sipas mënyrës së paraparë me këtë ligj dhe me Statut. 4. Nëse brenda periudhës së përkohshme grumbullohen mjete të mjaftueshme nga të hyrat vetanake, Ministria pas konsultimit me Odën, me vendim mund të ndërpret financimin nga Buxheti i Republikës së Kosovës me ç ‘rast Oda vazhdon veprimtarinë me vetëfinancim. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Minister must appoint a commission within two months after the related bylaw starts to apply. The commission then carries out establishment and oversight tasks for the Chamber during the temporary period and must report regularly.
Neni 43 Komisioni i Ministrisë për themelimin e Odës 1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës caktohet me vendim të Ministrit brenda dy (2) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit nënligjor të nxjerrë nga Ministria në përputhje me paragrafin 1 të Nenit 44 të këtij ligji dhe përbëhet nga pesë (5) anëtarë të punësuar në Ministri. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit nga paragrafi 1 i këtij neni janë: 2.1. Publikimi i listës së votuesve dhe listës së personave të nominuar në organet e Odës; 2.2. Organizimi dhe administrimi i mbledhjeve konstituive të Odës gjatë periudhës së përkohshme; 2.3. Përgatitja e Statutit të Odës, Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale dhe Rregulloreve të tjera të parapara me këtë ligj për funksionimin e Odës; 2.4. Licencimin e arkitektëve të regjistruar dhe inxhinierëve të regjistruar sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, duke i plotësuar kushtet për licencim të paraparë në nenin 26 të këtij ligji; 2.5. Çfarëdo veprimi tjetër i përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore që nevojitet për themelimin e Odës. 3. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës, në përputhje me nenin 16, paragrafin 3 të këtij ligji, do të ushtroj kompetencat e Komisionit Mbikëqyrës të Odës gjatë gjithë mandatit të Odës deri në përfundimin e periudhës së përkohshme. Në veçanti do të ketë përgjegjësinë për: 3.1. Kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe afarizmit financiar të organeve të përkohshme të Odës; 3.2. Përpilimin e raporteve të rregullta vjetore dhe atyre të jashtëzakonshme dhe prezantimin e tyre në mbledhjen e Kuvendit të Përkohshëm të Odës, në veçanti kur gjen shkelje të Statutit, akteve dhe vendimeve tjera të Kuvendit të Odës; 3.3. Mbikëqyrjen e veprimtarive financiare dhe fondeve të Odës gjatë periudhës së përkohshme; 3.4. Mbikëqyrjen e punës së organeve të përkohshme të Odës, duke përfshirë edhe punën e Administratës së Odës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 3.5. Parashtrimin e kërkesave për lëshimin e informatave dhe dokumentacionit nga cilido organ i përkohshëm i Odës; 3.6. Shqyrtimin e të gjitha akteve para dorëzimit të tyre për miratim nga Kuvendi i Odës me qëllim të sigurimit të përputhshmërisë me dispozitat e këtij ligji dhe mbrojtjen e interesit publik; 3.7. Raportimin e rregullt çdo gjashtë (6) muaj apo sipas kërkesës së Ministrisë, rreth punës dhe afarizmit financiar të organeve të përkohshme të Odës. 4. Kundër vendimeve të Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës të parapara me këtë ligj mund të ushtrohet ankesë në Ministri. 5. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës duhet t’i raportoj Ministrit me shkrim të paktën çdo tre (3) muaj apo sipas nevojës. 6. Komisioni pushon së funksionari pas përfundimit të periudhës së përkohshme siç parashihet me këtë ligj. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Ministria must issue temporary subordinate rules within 6 months and prepare temporary chamber documents and regulations within 12 months; during the interim, the Assembly through the Steering Board may request changes, and after the interim period the Chamber must adopt new acts to replace the temporary ones.
Neni 44 Aktet e përkohshme të Odës 1. Ministria brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton akt nënligjor i cili përcakton: 1.1. Procedurën për emërimin, shkarkimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës; 1.2. Mënyrën e funksionimin e Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës; 1.3. Procedurën e zgjedhjeve të organeve të përkohshme të Odës gjatë mbledhjes konstituive të Odës; 1.4. Çështje të tjera të cilat e adresojnë themelimin e Odës. 1.5. Procedurën për licencimin e arkitektëve të regjistruar dhe inxhinierëve të regjistruar dhe nënshkrimin e licencave. 2. Ministria brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përgatit Statutin e Përkohshëm të Odës, Kodin e Përkohshëm të Etikës dhe Sjelljes Profesionale si dhe Rregulloret e Përkohshme të nevojshme për funksionimin e Odave, paraprakisht të përgatitura nga Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës. 3. Gjatë periudhës së përkohshme, Kuvendi përmes Bordit Drejtues mund të kërkojë nga Ministria ndryshimin e cilit do nga aktet e përgjithshme sipas paragrafit 2 të këtij neni. 4. Pas përfundimit të periudhës së përkohshme, Oda miraton akte të reja sipas nenit 7 të këtij ligji për zëvendësimin e akteve të përkohshme sipas paragrafit 2 të këtij neni. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The committee must publish the founders’ list on the Ministry’s official website after 30 days from the end of registration.
Neni 45 Publikimi i listës së anëtarëve themelues të Odës dhe krijimi i të drejtës së votimit 1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës e publikon në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë, listën e anëtarëve themelues të Odës. 2. Publikimi i listës sipas paragrafit 1 të këtij neni, bëhet pas tridhjetë (30) ditëve nga dita e përfundimit të regjistrimit në pajtim me nenin 50 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 3. Me publikimin e listës se anëtarëve themelues të Odës sipas paragrafit 1 të këtij neni, krijohet e drejta e votimit për të gjithë personat e përfshirë në këtë listë, për themelimin e Odës. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: People on the founders’ list may nominate themselves or another listed person for Board or committee positions within 15 days of that list’s publication.
Neni 46 Nominimet 1. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e publikimit të listës së anëtarëve themelues të Odës, çdo person emri i të cilit gjendet në listë, ka të drejtë ta nominojë vetën apo një person tjetër që gjendet në atë listë për t’u zgjedhur si Anëtar i Bordit Drejtues ose Anëtar i Komisioneve tjera. 2. Procedura dhe mënyra e nominimit për t’u zgjedhur si anëtar i Bordit drejtues ose anëtar i komisioneve tjera, në periudhën e përkohshme të Odës, rregullohet me akt nënligjor të përcaktuar me nenin 44 të këtij ligji. 3. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e përfundimit të afatit të nominimit, Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës publikon në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë, listën e personave të nominuar për t’u zgjedhur në pozitat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The constitutive meeting of the temporary chamber assembly must be held within 3 months after the chamber’s provisional acts are prepared.
Neni 47 Mbledhja konstituive e Kuvendit të Përkohshëm të Odës 1. Mbledhja konstituive e Kuvendit të Përkohshëm të Odës mbahet brenda tre (3) muajve pas përgatitjes se akteve të përkohshme të Odës të përcaktuara sipas nenit 43, paragrafi 2 i këtij ligji. 2. Në mbledhjet konstituive të Kuvendit të Përkohshëm të Odës, nga anëtarët e themelues të Odës votohen dhe zgjedhën: 2.1. Anëtarët e Bordit Drejtues; 2.2. Anëtarët e Komisionit Disiplinor; 2.3. Anëtarët e Komisionit për Ankesa, dhe 2.4. Kryetari i Odës i cili zgjidhet nga anëtarët e Bordit Drejtues. 3. Mbledhjet konstituive të Odës thirren dhe administrohen nga Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës dhe kryesohen nga një anëtar i Komisionit. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The elected chamber organs may carry out the chamber functions set out in the law, may change existing general acts and adopt other chamber acts during their mandate, and their mandate ends after 3 years from the constitutive meeting.
Neni 48 Kompetencat dhe mandati i Organeve të përkohshme të Odës 1. Organet e Odës të zgjedhura sipas këtij kapitulli janë kompetente për ushtrimin e funksioneve të organeve të Odës të përcaktuara në këtë ligj. 2. Mandati i Kuvendit dhe organeve tjera të Odës të zgjedhura sipas këtij Kapitulli pushon pas tre (3) viteve nga data e mbajtjes së mbledhjes konstitutive në të cilën ato janë zgjedhur. 3. Gjatë mandatit të organeve të Odës siç është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, Organet përkatëse të Odës mund të ndryshojnë aktet e përgjithshme ekzistuese si dhe të miratojnë akte të tjera të Odës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Ministry committee must request and publish the chamber’s member list, and then manage the nomination and constituent-meeting steps for the chamber’s bodies.
Neni 49 Themelimi i Organeve të Odës pas periudhës së përkohshme 1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do të kërkoj nga Oda, katër (4) muaj para skadimit të mandatit të organeve themeluese, që të përpilojë dhe dorëzojë para Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës, listën e të gjithë anëtarëve të licencuar të Odës. 2. Të gjithë personat e përfshirë në listën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të konsiderohen si anëtarë të Kuvendit të Odës dhe do të kenë të drejtën e votës në mbledhjen konstituive të Odës pas periudhës së përkohshme. 3. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do ta publikoj listën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni për të dy Odat në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë, jo me vonë se njëzet (20) ditë nga dita e dërgimit të saj nga Organet themeluese të Odës. 4. Brenda dyzet (40) ditëve nga dita e publikimit të listës së përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, personat e përfshirë në atë listë do të kenë mundësi ta nominojnë veten dhe/ose anëtarët tjerë të licencuar për të shërbyer si Anëtar i Bordit Drejtues, Anëtar i Komisionit Mbikëqyrës, Anëtar i Komisionit Disiplinor ose Anëtar i Komisionit të Ankesave, Nominimet e tilla do të dorëzohen në Komisionin e Ministrisë për Themelimin e Odës. 5. Brenda njëzet (20) ditëve pas përfundimit të afatit për nominim, Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do ta përpiloj dhe publikoj në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë listën e personave të nominuar për pozitat e Organeve të Odës. 6. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do t’i organizojë dhe administrojë mbledhjet konstituive të Odës, gjatë të cilave do të bëhet votimi për përbërjen e Organeve të Odës pas periudhës së përkohshme. 7. Mbledhja konstituive e Odës mbahet më së voni tridhjetë (30) ditë nga dita e fundit e mandatit të Odës të periudhës së përkohshme. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This article keeps one administrative instruction in force for 12 months and gives licensed applicants fee relief based on payments already made under the earlier licensing procedure.
Neni 50 Dispozitat kalimtare 1. Dispozitat e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, mbesin në fuqi dymbëdhjetë (12) muaj nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi, përkundër shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit. 2. Personave që janë nënshtruar procedurave të licencimit konform Udhëzimi Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit do tu pranohen pagesat e realizuara për qëllim të licencimit dhe do të lirohen nga çfarëdo pagese gjatë procesit të licencimit apo anëtarësimit në Odë konform këtij ligji, deri në vlerën e paguar ekuivalente. 3. Procedura dhe organet përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit rregullohet vetëm nëpërmjet dispozitave të këtij ligji i cili ka përparësi kundrejt dispozitave të cilit do ligj tjetër që ka për qëllim rregullimin e profesionit të arkitektit dhe/ose inxhinierit në fushën e ndërtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Administrative Instruction MMPH No. 06/2011 is repealed.
Neni 51 Shfuqizimin Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ MMPH Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 52 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-012 24 dhjetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-38/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in