LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE
This provision identifies the Law on the Commercial Court and states it is adopted by the Assembly of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-015
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the Law on the Commercial Court and states it is adopted by the Assembly of Kosovo. This provision states the law’s purpose: to establish, organize, and make the Commercial Court function within Kosovo’s existing judicial system and in line with its principles. Ky nen thotë se ligji zbatohet për të gjithë personat juridikë dhe fizikë, vendorë dhe të huaj, përfshirë shoqëritë tregtare e përcaktuara në ligjin për shoqëritë tregtare, kur kanë konteste tregtare mes tyre. This article defines key terms used in the law on the Commercial Court. The Commercial Court has jurisdiction over all commercial disputes and administrative conflicts, across the whole territory of Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the Law on the Commercial Court and states it is adopted by the Assembly of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR GJYKATËN KOMERCIALE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to establish, organize, and make the Commercial Court function within Kosovo’s existing judicial system and in line with its principles.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është themelimi, organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Komerciale në Republikën e Kosovës, brenda kornizës ekzistuese të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe që vepron në përputhje me parimet e tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji zbatohet për të gjithë personat juridikë dhe fizikë, vendorë dhe të huaj, përfshirë shoqëritë tregtare e përcaktuara në ligjin për shoqëritë tregtare, kur kanë konteste tregtare mes tyre.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave juridikë dhe fizikë, vendorë dhe të huaj përfshirë shoqëritë tregtare të përcaktuara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare në Republikën e Kosovës të cilët kanë konteste tregtare ndërmjet tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on the Commercial Court.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Gjykata Themelore – gjykatë e shkallës së parë, me seli në shtatë qendra rajonale gjeografike, që funksionon sipas dispozitave të Ligjit për Gjykatat; 1.2. Dega – nënndarja gjeografike e një Gjykate Themelore, e themeluar me Ligjin në fuqi për Gjykatat; 1.3. Gjykata Komerciale – gjykatë e shkallës së parë dhe të dytë, e themeluar me këtë ligj është kompetente për gjykimin e kontesteve sipas këtij ligji; 1.4. Gjykata e Apelit – gjykatë e shkallës së dytë siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat; 1.5. Departament – nën komponentë e Gjykatës Komerciale, me qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre, në mënyrë që të rritet efikasiteti i Gjykatës. Secili departament brenda Gjykatës Komerciale mban dhe ushtron të gjitha kompetencat e Gjykatës Komerciale siç përcaktohen në Nenin 13 të këtij ligji; 1.6. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) – institucioni i pavarur siç parashihet me Nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 1.7. Kryetar i Gjykatës Komerciale – gjyqtari përgjegjës për menaxhimin e gjykatës dhe operimin e Gjykatës Komerciale, ashtu siç është paraparë me këtë ligj; 1.8. Akademia e Drejtësisë – organi i pavarur, që vepron në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe institucionet e profesioneve juridike për koordinimin e nevojave për trajnim profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës, për trajnimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe çështje të tjera në pajtim me ligjin në fuqi për Akademinë e Drejtësisë; 1.9. Personat – përveç nëse parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj, termi “persona” nënkupton edhe persona fizik dhe juridik, përfshirë shoqëritë tregtare, si dhe çdo person që ushtron veprimtari afariste; 1.10. Shoqëritë Tregtare – të gjitha shoqëritë tregtare të përcaktuara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare; 1.11. Konteste tregtare – çdo kontest mes shoqërive tregtare, shoqërive tregtare dhe subjekteve publike dhe të gjitha konflikteve administrative të shoqërisë tregtare, siç përcaktohet në nenin 13 të këtij Ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Commercial Court has jurisdiction over all commercial disputes and administrative conflicts, across the whole territory of Kosovo.
Neni 4 Juridiksioni 1. Të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative janë në kompetencë të Gjykatës Komerciale, siç përcaktohet me këtë ligj. 2. Gjykata Komerciale ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 3. Selia e Gjykatës Komerciale është në Prishtinë. KAPITULLI II PARIMET E PËRGJITHSHME - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Commercial Court must hear all cases in line with the Constitution and the law.
Neni 5 Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Komerciale Gjykata Komerciale e themeluar me këtë ligj gjykon të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Gjykatat ushtrojnë kompetencat gjyqësore sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe Gjykata Komerciale ka kompetencë për çështjet që bien nën juridiksionin e saj sipas Nenit 13.
Neni 6 Ushtrimi i kompetencave gjyqësore Kompetencat gjyqësore në Republikën e Kosovës ushtrohen nga gjykatat siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Komerciale, e themeluar me këtë ligj, ka kompetencë për çështjet lëndore nën juridiksionin e Gjykatës Komerciale siç përcaktohet në Nenin 13 të këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Commercial Court’s composition should follow the composition of Kosovo’s judiciary and reflect the ethnic diversity of the Republic of Kosovo, in line with the Constitution and internationally recognized principles of gender equality.
Neni 7 Përbërja e Gjykatës Komerciale Përbërja e Gjykatës Komerciale e ndjekë përbërjen e gjyqësorit në Kosovë dhe pasqyron diversitetin etnik të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Commercial Court must make decisions in writing, publish all judgments on its official website, and do so within 60 days of issuing the judgment. KGJK may issue bylaws to implement this article.
Neni 8 Vendimet e Gjykatës Komerciale 1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin. 2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. 3. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e tyre zyrtare të internetit, në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit në pajtim me legjislacionin në fuqi. KGJK nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij neni. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Commercial Court must treat everyone equally, hold hearings publicly unless another law says otherwise, and operate quickly and efficiently. People have equal access to the court and rights to due process, equal protection, fair trial, and reasonable time.
Neni 9 Qasja, Barazia dhe Transparenca në Gjykatën Komerciale 1. Gjykata Komerciale trajton të gjithë personat në mënyrë të barabartë, pa diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinioneve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ashtu siç përshkruhet në konventat ndërkombëtare. 2. Çdo person ka qasje të barabartë në Gjykatën Komerciale dhe askujt nuk i mohohet e drejta e një procesi të rregullt gjyqësor, ose për mbrojtje të barabartë para ligjit. Çdo person fizik dhe juridik ka të drejtën në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor. 3. Çdo person ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Komerciale për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij, për aq sa veprimet për të mbrojtur ose zbatuar ato të drejta janë brenda kompetencave të Gjykatës Komerciale. 4. Të gjitha seancat gjyqësore të Gjykatës Komerciale do të jenë të hapura për publikun përveç nëse ligjet tjera shprehimisht përcaktojnë që çështjet e caktuara të mos zbulohen publikisht. 5. Gjykata Komerciale do të funksionojë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar zgjidhjen në kohë të kontesteve. KAPITULLI III STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATËS KOMERCIALE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Article 10 describes the Commercial Court’s internal structure and powers.
Neni 10 Struktura organizative 1. Gjykata Komerciale gjykon çështjet brenda kompetencës së saj në dhomat e shkallës së parë dhe në dhomat e shkallës së dytë. Vendimet e shkallës së parë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës Themelore, kurse vendimet e dhomës së dytë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës së Apelit. 2. Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale përbëhen nga katër (4) departamente të ndara, përfshirë Departamentin për Çështje Ekonomike, Departamentin Fiskal, Departamentin për Çështje Administrative dhe Departamentin e Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit për çështje Ekonomike, funksionon Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës. Gjyqtarët e emëruar në këtë Divizion, do të angazhohen edhe në departamentet tjera të Gjykatës, sipas nevojës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 4. Dhoma e shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale vendosë në kolegjin e përbërë prej tre (3) gjyqtarëve. 5. Kryetari i Gjykatës Komerciale, në bashkëpunim me gjyqtarët e Gjykatës, mund të vendosë për themelimin e divizioneve të specializuara në dhomat e shkallës së parë. 6. Gjykata Komerciale ka një administrator, detyrat, rolet dhe funksionet e të cilit përcaktohen më tej në nenin 17 të këtij Ligji. 7. Gjykata Komerciale ka një njësi të veçantë juridike, funksionet, organizimi dhe struktura e së cilës përcaktohen në Kapitullin V të këtij Ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 says first-instance chambers hear Commercial Court cases, the court administrator assigns new cases immediately to the relevant department, and parties may object to the assignment and seek transfer within set time limits.
Neni 11 Dhomat e Shkallës së Parë 1. Dhomat e Shkallës së Parë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet nga gjyqtari individual. 2. Dhomat e Shkallës së Parë janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet në juridiksionin e Gjykatës Komerciale. 3. Me pranimin e një parashtrese që e fillon një rast në Gjykatën Komerciale, Administratori i Gjykatës menjëherë ia cakton rastin Departamentit përkatës. Cilado palë që nuk pajtohet me caktimin e rastit në Departamentin përkatës mund të kundërshtojë dhe të kërkojë që rasti t’i transferohet një departamenti tjetër; por me kusht që çdo kundërshtim i tillë, nëse kërkohet, të parashtrohet në seancën e parë të thirrur për rastin. Nëse kërkesa nuk parashtrohet përbrenda afatit të caktuar, kërkesa për transferim të tillë të rastit mund të refuzohet pa mbajtjen e një seance për shqyrtimin e kërkesës. 4. Palët mund të ankohen ndaj një urdhri që lejon ose refuzon kërkesën për transferim të tillë të rastit në dhomat e shkallës së dytë brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Second-instance chambers hear and decide cases in panels of three judges.
Neni 12 Dhomat e Shkallës së Dytë Dhomat e Shkallës së Dytë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet në kolegje të përbëra prej tre (3) gjyqtarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Commercial Court has exclusive jurisdiction over the disputes listed in this article, and second-instance chambers handle appeals and certain jurisdiction conflicts.
Neni 13 Kompetencat e Gjykatës Komerciale 1. Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar, dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë: 1.1. kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, si dhe kontestet ndërmjet personave juridikë publikë dhe privat, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare dhe çështje tjera mes tyre; 1.2. të gjitha mjetet juridike, siç përcaktohet me ligjin e aplikueshëm për procedurën përmbarimore, për çështje brenda kompetencës të kësaj gjykate; 1.3. njohjen dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar; 1.4. kontestet gjyqësore që rrjedhin nga Ligji në fuqi për Shoqëritë Tregtare; 1.5. riorganizimi, falimentimi dhe shuarja e shoqërive tregtare; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 1.6. kontestet në lidhje me pengimin e posedimit në mes të shoqërive tregtare; 1.7. kontestet në mes shoqërive tregtare lidhur me të drejtat sendore, siç është e paraparë me Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare; 1.8. kontestet që lidhen me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit ose monopolit dhe pozitës dominuese në treg, si dhe marrëveshjet monopole duke përfshirë vlerësimin e paligjshmërisë; 1.9. mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale, përfshirë markat tregtare, patentat, dizajnët industriale, sekretet tregtare dhe format e tjera të pronësisë industriale, siç parashihet nga legjislacioni përkatës; 1.10. kontestet ndërmjet kompanive të aviacionit që i nënshtrohen Ligjit për Aviacionin, duke përjashtuar kontestet në lidhje me të drejtat e pasagjerëve; 1.11. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare të Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe çdo organi tjetër publik përgjegjës për vendosjen e tatimeve ose detyrimeve të tjera shtetërore; 1.12. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare në procedurë administrative; 1.13. çështje të tjera siç mund të parashikohen me ligj. 2. Të gjitha çështjet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 dhe 1.9 të paragrafit 1 të këtij neni do të trajtohen në shkallë të parë nga Departamenti për Çështje Ekonomike 3. Të gjitha çështjet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.6, 1.7, 1.8, 1.10 dhe 1.13 të paragrafit 1 të këtij neni do të trajtohen në shkallë të parë nga Departamenti i Përgjithshëm; 4. Të gjitha çështjet e përcaktuara në nën-paragrafin 1.11 të paragrafit 1 të këtij neni do të trajtohen në shkallë të parë nga Departamenti Fiskal; 5. Të gjitha çështjet e përcaktuara në nën-paragrafin 1.12 të paragrafit 1 të këtij neni do të trajtohen në shkallë të parë nga Departamenti për Çështje Administrative. 6. Dhomat e shkallës së dytë janë kompetente për të trajtuar: 6.1. të gjitha ankesat ndaj vendimeve të dhomave të shkallës së parë brenda kompetencave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni; 6.2. të gjitha ankesat ndaj një urdhri për transferimin, apo refuzimin për transferim, të një rasti brenda departamenteve të shkallës së parë, që janë parashtruar brenda afatit të caktuar; 6.3. konfliktet e juridiksionit nga dhomat e shkallës së parë, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve; 6.4. çështjet tjera siç mund të parashikohen me ligj. 7. Lidhur me konfliktin e juridiksionit në mes të Gjykatës Komerciale dhe gjykatave tjera vendos Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article says that procedural laws apply to extraordinary legal remedies against final decisions of the Commercial Court of Kosovo. It also allows revizion only in disputes valued at at least 30,000 euro, and does not allow requests for protection of legality for disputes handled by that court.
Neni 14 Mjetet e Jashtëzakonshme Juridike 1. Lidhur me kërkesat për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve përfundimtare të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës zbatohen ligjet procedurale në fuqi. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, revizioni lejohet në kontestet me kusht që vlera e kontestit të jetë jo më pak se 30.000 (tridhjetëmijë Euro). 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nuk lejohen për kontestet që trajtohen nga Gjykata Komerciale. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Candidates for judge appointments must meet minimum qualifications, and the chief judge selection process must be open, competitive, transparent, merit-based, and non-discriminatory.
Neni 15 Emërimi i gjyqtarëve dhe kryetarit të gjykatës komerciale 1. Kandidatët për emërim si gjyqtar sipas nenit 104 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet të plotësojnë kushtet minimale si në vijim: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë diplomë të vlefshme të fakultetit juridik që njihet nga ligjet e Kosovës; 1.3. të ketë të kryer provimin e jurisprudencës të njohur sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë; 1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal; 1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale, të definuar sipas ligjeve në fuqi; 1.6. të ketë kaluar provimin për gjyqtar në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara me rregullore të veçantë të miratuar nga KGJK. 2. Përveç kualifikimeve minimale të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, kërkohen kualifikimet vijuese: 2.1. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Parë, kandidati duhet të jetë i emëruar gjyqtar, ose së paku t’i ketë tri (3) vite përvojë relevante në fushën juridike; 2.2. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë, kandidati duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë si gjyqtar; 2.3. për të ushtruar funksionin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale, kandidati duhet të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë pune si gjyqtar i shkallës së dytë. 3. Shtesë ndaj kritereve të lartcekura për Kryetarin e Gjykatës Komerciale, KGJK-ja do të konsiderojë, shkathtësitë menaxheriale dhe vlerësimin e performancës së kandidatit për Kryetar të Gjykatës Komerciale. 4. Zgjedhja dhe emërimi i Kryetarit të Gjykatës Komerciale bëhet përmes një procesi të hapur, konkurrues, transparent dhe meritor, siç përcaktohet me ligj, duke përjashtuar çdo lloj diskriminimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The chair of the Commercial Court manages the court day to day, reports to KGJK, and must keep court administration open, efficient, and transparent. The vice-chair acts for the chair when needed and carries out written delegated tasks.
Neni 16 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Gjykatës 1. Kryetari i Gjykatës Komerciale është përgjegjës për administrimin ditor të gjykatës, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga KGJK. Kryetari i Gjykatës Komerciale organizon dhe bashkërendon funksionimin e Gjykatës Komerciale; mbikëqyrë veprimtaritë financiare të Gjykatës Komerciale dhe ndërmerr veprime të cekura me rregullat, procedurat apo urdhëresat e nxjerra nga KGJK. 2. Kryetari i Gjykatës Komerciale ka këto përgjegjësi: 2.1. mbikëqyrë punën e Këshilltarit Ligjor dhe funksionimin e Njësisë Ligjore dhe në konsultimin e duhur me gjyqtarët e Gjykatës, do të ndihmojë Këshilltarin Ligjor në marrjen e vendimeve në lidhje me mbajtjen, caktimin dhe vlerësimin e Bashkëpunëtorëve Profesional brenda Njësisë Ligjore; 2.2. ka autoritet të përgjithshëm administrativ për menaxhimin e gjykatës si dhe siguron administrim efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha shkallët, departamentet dhe divizionet e gjykatës; 2.3. në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës, zhvillon planin vjetor për menaxhimin e lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet, në atë mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase të lëndëve; 2.4. në baza vjetore i dërgon KGJK- së një raport mbi suksesin e zbatimit të planit të mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve; 2.5. i dërgon KGJK-së raportin tremujor me shkrim, që adreson punën e Gjykatës Komerciale, identifikon çfarëdo probleme me të cilat ballafaqohet Gjykata, si dhe propozon hapa përmirësues për të adresuar problemet e identifikuara; 2.6. në bazë të rregullave dhe urdhëresave të KGJK-së do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të Gjykatës Komerciale dhe të burimeve të saj, si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës së arsyeshme; 2.7. është përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe procedurat para gjykatës janë të hapura dhe transparente për publikun; 2.8. pas shqyrtimit dhe pranimit nga KGJK planet dhe raportet tremujore dhe vjetore mbi menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike; 2.9. për të siguruar qasjen e publikut në Gjykatë, përfshirë qasjen e personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë; 2.10. thërret takimin vjetor të të gjithë gjyqtarëve për këshillim mbi administrimin e drejtësisë në atë Gjykatë, për të analizuar organizimin e Gjykatës, për të shqyrtuar dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika; për të ekzaminuar punën e arritur nga Gjykata, si dhe për të adresuar çfarëdo problemi të administratës, me të cilin ballafaqohet Gjykata. Kryetari i Gjykatës Komerciale brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i dërgon KGJK-së një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqtarëve; 2.11. në konsultim me gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, Administratorin, Akademinë e Drejtësisë dhe KGJK-në, do ti propozojë një program të rregullt dhe të vazhdueshëm të trajnimit gjyqësor, që adreson zhvillimet materiale juridike dhe praktikat relevante komerciale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 2.12. kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e KGJK-së; 2.13. Kryetari i Gjykatës Komerciale i raporton KGJK-së. 3. Kryetari i Gjykatës do të konsultohet nga KGJK gjatë vlerësimit të performancës së Administratorit të Gjykatës. 4. Kryetari i Gjykatës mund të delegojë detyra administrative tek personeli i përshtatshëm gjyqësor dhe jo-gjyqësor i Gjykatës Komerciale. 5. Kryetari i Gjykatës Komerciale i propozon Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta caktojë nënkryetarin e Gjykatës Komerciale nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale. Në çdo rast, procedura e përzgjedhjes së nënkryetarit duhet të jetë e hapur, transparente dhe me mundësi të barabarta të ofrimit të kushteve për të gjithë kandidatët. Mandati i nënkryetarit të Gjykatës Komerciale është i lidhur me mandatin e kryetarit përkatës. 6. Nënkryetari i Gjykatës ushtron detyrat e kryetarit të gjykatës në mungesë të tij, apo kur kryetari e ka të pamundshëm ushtrimin e detyrave të tij. Nënkryetari ushtron detyra tjera të cilat i delegohen me shkrim nga Kryetari i Gjykatës. 7. Kryetari i Gjykatës gjatë mandatit si kryetar nuk ushtron funksionin e gjyqtarit. Pas përfundimit të mandatit si kryetar, vepron si gjyqtar i Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The court administrator is chosen and removed through an open, competitive process after public notice, reports to the court president, and manages key administrative functions of the court.
Neni 17 Administratori i Gjykatës Komerciale 1. Administratori i gjykatës zgjidhet dhe shkarkohet në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, në një proces të hapur dhe konkurrues, pas shpalljes publike të pozitës. 2. Administratori i përgjigjet kryetarit të Gjykatës. Përgjegjësitë dhe detyrat e administratorit të Gjykatës përcaktohen me rregullore të KGJK-së. 3. Administratori i Gjykatës menaxhon dhe mbikëqyrë funksionet administrative të Gjykatës në mënyrë autonome, në bashkëpunim me kryetarin e Gjykatës dhe në koordinim me sekretariatin e KGJK-së. Administratori i Gjykatës mbikëqyrë: 3.1. hartimin e raporteve të Gjykatës, duke përfshirë raportet statistikore dhe të sigurojë që të njëjtat të jenë të sakta dhe të përgatiten me kohë; 3.2. regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të Gjykatës dhe lëndëve të mbyllura; 3.3. mirëmbajtjen e dosjeve të Gjykatës në formë të plotë dhe të saktë; 3.4. sigurinë e Gjykatës; 3.5. stafin administrativ të Gjykatës; 3.6. zbatimin e rregulloreve për personelin gjyqësor; 3.7. mirëmbajtjen e saktë të financave; 3.8. zbatimin e rregulloreve të KGJK-së dhe procedurat e themeluara nga KGJK 3.9. Administratori cakton, sipas nevojës, stafin administrativ në detyra të caktuara për të siguruar veprimin efektiv dhe efikas të gjykatës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 3.10. Administratori siguron qasjen e publikut në regjistrat e gjykatës dhe informacionin që mund të zbulohet për publikun, në pajtim me ligjet në fuqi; 3.11. ndërmerr detyra dhe përgjegjësi të tjera, siç mund të caktohen nga kryetari i gjykatës apo gjyqtari mbikëqyrës; 3.12. autorizon dhe inicion procedurat për punësimin, disiplinimin dhe shkarkimin e personelit jo-gjyqësor, në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: KGJK may approve internal regulations for the Commercial Court after consulting the Chief Judge.
Neni 18 Rregulloret për organizimin e brendshëm të Gjykatës Komerciale KGJK miraton rregullore për organizimin e brendshëm të Gjykatës Komerciale, pas konsultimeve me Kryetarin e Gjykatës Komerciale. Kryetari i Gjykatës do të takohet dhe të konsultojë gjyqtarët, Këshilltarin Ligjor dhe Administratorin për të hartuar politika, shqyrtuar proceset dhe për të përcaktuar shqetësimet e përbashkëta në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës. KAPITULLI IV TË DREJTAT DHE DETYRAT E GJYQTARËVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Judges appointed to serve in Kosovo’s Commercial Court must complete an initial commercial-law training, organized by the Academy of Justice.
Neni 19 Trajnimi i detyrueshëm fillestar për të drejtën komerciale 1. Pas emërimit nga Presidenti i Kosovës, gjyqtarët të cilët do të shërbejnë në Gjykatën Komerciale të Kosovës, do t’i nënshtrohen një trajnimi të detyrueshëm fillestar për të drejtën komerciale, si pjesë e trajnimit fillestar të gjyqtarëve të parashikuar nga Ligji në fuqi për Gjykatën, i cili do të organizohet nga Akademia e Drejtësisë. Trajnimi fillestar për gjyqtarët do të zgjasë dymbëdhjetë (12) muaj, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, nga i cili një periudhë minimale prej gjashtë (6) muajsh do t’i kushtohet trajnimit të detyrueshëm fillestar për të drejtën komerciale. 2. Gjatë trajnimit fillestar për të Drejtën Komerciale, gjyqtarëve mund t’u caktohen raste nën mbikëqyrjen e mentorit. 3. Kurrikulat për trajnimin fillestar dhe trajnimin fillestar për të drejtën komerciale për gjyqtarët për çështje komerciale do të hartohen nga Akademia e Drejtësisë e Kosovës në bashkëpunim me KGJK dhe Kryetarin e Gjykatës Komerciale. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Judges receive salaries during their term, with pay tied to specified judicial positions.
Neni 20 Paga dhe kompensimi gjyqësor 1. Gjatë mandatit të tyre në detyrë gjyqtarët do të pranojnë pagat si në vijim: 1.1. Kryetari i Gjykatës Komerciale do të marrë një pagë të barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit; 1.2. Gjyqtarët e dhomave të shkallës së dytë marrin pagë të barabartë me pagën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit; 1.3. Gjyqtarët e dhomave të shkallës së parë marrin pagë të barabartë me pagën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore. 2. Të gjitha çështjet që rregullojnë çështjet e punësimit të gjyqtarëve rregullohen sipas ligjit në fuqi për Gjykatat dhe rregulloret e brendshme të KGJK-së, përveç nëse parashihet ndryshe në këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says related provisions from other current laws apply to judges’ mandate end, professional activities, duties, and conduct restrictions, and that other substantive and procedural laws apply to any matters not covered here unless this law expressly says otherwise.
Neni 21 Zbatimi përshtatshmërisht i ligjeve tjera 1. Për çështjen e përfundimit të mandatit, veprimtarive profesionale, detyrave të gjyqtarëve si dhe ndalesave për sjelljen e gjyqtarëve, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat përkatëse të Ligjit në fuqi për Gjykatat dhe Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore për Gjyqtarë dhe Prokurorë. 2. Për të gjitha çështjet që nuk janë rregulluar me këtë ligj, zbatohen dispozitat e ligjeve tjera materiale dhe procedurale në fuqi, përveç nëse ndryshe parashihet shprehimisht me këtë ligj. KAPITULLI V NJËSIA LIGJORE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Legal Unit is an организаţional unit in the Commercial Court that reports to the Court President and supports judges with research, analysis, and drafting.
Neni 22 Funksionet e Njësisë Ligjore 1. Njësia Ligjore është njësi organizative në Gjykatën Komerciale që i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryetarit të Gjykatës. 2. Njësia Ligjore kryen detyrat e saj në mbështetje të punës profesionale të gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale, duke kryer hulumtime dhe analiza juridike, duke ndihmuar në hartimin e raporteve, vendimeve dhe materialeve të tjera ligjore në mbështetje të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale. 3. Njësia Ligjore hulumton legjislacionin, autoritetet ligjore dhe jurisprudencën që lidhen me çështjet që i nënshtrohen procedurave në Gjykatën Komerciale, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarit përgjegjës të shkallës së parë në një rast të caktuar, ose Kryetarin e trupit gjykues të Panelit Shqyrtues në dhomat e shkallës së dytë. Më gjerësisht, personeli përbrenda Njësisë Ligjore funksionon në mbështetje të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Kryetarit. 4. Njësia Ligjore identifikon kërkesat për masa të përkohshme dhe urgjenca të tjera dhe sjell informacionin për Kryetarin e Gjykatës për veprim të shpejtë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Commercial Court President appoints the Legal Advisor from the professional associates, and the selection process must be open, transparent, and equal for all candidates.
Neni 23 Përbërja, menaxhimi dhe pagat 1. Njësia Ligjore përbëhet nga: 1.1. Këshilltari Ligjor i cili vepron si Kreu i Njësisë; 1.2. Bashkëpunëtorët Profesional; 1.3. Sekretarët Juridikë; 1.4. Personel tjetër administrativ apo përkrahës sipas kërkesës. 2. Kryetari i Gjykatës Komerciale e emëron Këshilltarin Ligjor nga radhët e Bashkëpunëtorëve profesional. 3. Këshilltari Ligjor dhe Bashkëpunëtori Profesional nuk janë nëpunës civilë. Rekrutimi, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre janë kuazi-gjyqësore. Në çdo rast, procedura e përzgjedhjes duhet të jetë e hapur, transparente dhe me mundësi të barabarta të ofrimit të kushteve për të gjithë kandidatët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 4. Në kuadër të Njësisë Ligjore, i gjithë stafi tjetër, përfshirë stafin administrativ dhe të zyrës janë shërbyes civil të KGJK-së. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The legal advisor leads and supervises the Legal Unit, reports directly to the Court President, and carries out a range of support, oversight, assignment, training, and performance-review functions.
Neni 24 Funksionet e Këshilltarit Ligjor 1. Këshilltari ligjor udhëheq dhe mbikëqyrë Njësinë Ligjore. 2. Këshilltari ligjor i raporton drejtpërdrejtë Kryetarit të Gjykatës. 3. Këshilltari ligjor i kryen funksionet si më poshtë: 3.1. ndihmon dhe këshillon Gjykatën në kryerjen e funksioneve të saj; 3.2. mbështet anëtarët e Njësisë Ligjore në kryerjen e detyrave të tyre; 3.3. mbikëqyrë organizimin, veprimtaritë dhe performancën e anëtarëve të Njësisë Ligjore; 3.4. merr pjesë në seancat gjyqësore, ndan kërkesat në mënyrë proporcionale, duke marrë parasysh kompleksitetin, nivelin e vështirësisë dhe rëndësinë e referimit, për të gjithë anëtarët e Njësisë Ligjore, në konsultim me Kryetarin; 3.5. siguron prioritetin e shqyrtimit të çështjes, sipas procedurave dhe udhëzimeve në fuqi të Kryetarit; 3.6. i cakton detyra të tjera specifike anëtarëve të Njësisë Ligjore; 3.7. përgjithësisht mbikëqyrë anëtarët e Njësisë Ligjore në proceset dhe praktikat thelbësore për përgatitjen e raporteve, hartimin e vendimeve dhe përgatitjen e dokumenteve të tjera ligjore të nevojshme për funksionet e Gjykatës; sigurimin e një cilësie të lartë të zbatimit të standardeve shteruese dhe gjithëpërfshirëse të kërkimit juridik në çështjet përfshirë ligjin kombëtar të Republikës së Kosovës, të drejtën rajonale dhe ndërkombëtare, dhe të drejtën krahasuese, në hartimin e opinioneve dhe rekomandimeve, dhe siguron që anëtarët e Njësisë Ligjore të ndjekin praktikat më të mira, dhe standardet më të larta profesionale në kryerjen e detyrave në mbështetjen e Gjykatës dhe gjyqtarëve individualë të cilëve i raportojnë; 3.8. mbikëqyrë cilësinë dhe i jep Gjykatës këshillë në lidhje me konsistencën e vendimmarrjes në Gjykatë; 3.9. siguron që anëtarët e rinj të Njësisë Ligjore të kenë mbikëqyrje dhe trajnim specifik në përshtatjen e kryerjes së detyrave të tyre; 3.10. kryen vlerësimin e performancës së secilit anëtar të Njësisë Ligjore në baza vjetore, ose më shpesh nëse kërkojnë rrethanat; 3.11. cakton bashkëpunëtorë profesional dhe sekretarë juridikë që të punojnë me gjyqtarë specifik, në koordinim me Kryetarin e Gjykatës Komerciale. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Commercial Court must carry out recruitment of legal secretaries and other administrative/support staff under the civil service law and KGJK regulations, and the court president and judges must be consulted about whether professionals need to be recruited for these roles.
Neni 25 Rekrutimi i Sekretarëve Juridikë dhe Personelit Administrativ dhe Mbështetës Rekrutimi i Sekretarëve juridikë dhe personelit tjetër administrativ apo përkrahës nga Gjykata Komerciale do të procedohet në përputhje me ligjin në fuqi për nëpunësit civilë, si dhe rregulloret e KGJK ndërsa Kryetari i Gjykatës Komerciale dhe gjyqtarët do të konsultohen në lidhje me nevojën për rekrutimin e profesionistëve në këto pozita. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Legal Advisor assigns Professional Associates to cases, balances referrals, and handles conflict-of-interest notifications and reassignment requests.
Neni 26 Ndarja e rasteve në Njësinë Ligjore 1. Pasi lënda të regjistrohet dhe t’i caktohet një gjykatësi në dhomat e shkallës së parë, Këshilltari Ligjor emëron një Bashkëpunëtor Profesional për të ndihmuar gjyqtarin. 2. Këshilltari Ligjor, në konsultim me gjyqtarin përgjegjës për rastin, mund të vlerësojë nëse rasti i caktuar është i një natyre që kërkon angazhimin e një numri më të madh të Bashkëpunëtorëve Profesional dhe mund të caktojë një ose më shumë Bashkëpunëtorë Profesional shtesë për një rast të veçantë. 3. Këshilltari Ligjor siguron që referimet të ndahen në mënyrë të ekuilibruar dhe proporcionale për të gjithë Bashkëpunëtorët Profesional. 4. Bashkëpunëtorët Profesional, sa të jetë e mundur, do të caktohen proporcionalisht ndër gjyqtarët. 5. Bashkëpunëtorët Profesional kanë të drejtë të plotë, dhe pritet, që t’i japin gjyqtarit përgjegjës për rastin, opinionin e tyre profesional në lidhje me rastin, për të cilën nuk do të kenë ndonjë përgjegjësi disiplinore. 6. Për çdo konflikt interesi në lidhje me rastin, Bashkëpunëtorët Profesional e njoftojnë gjyqtarin përgjegjës për lëndën dhe Këshilltarin Ligjor në momentin e parë që është parashikuar ose ka lindur konflikti, ose konflikti i mundshëm. Bashkëpunëtori Profesional mund të kërkojë heqjen e tij nga një rast specifik për shkak të një konflikti të tillë interesi dhe gjithashtu për arsye të tjera të arsyetuara. Për më tepër, nëse gjyqtari përgjegjës për rastin, Këshilltari Ligjor, Kryetari, ose ndonjë punonjës tjetër i Gjykatës vihet në dijeni për një konflikt interesi që nuk është zbuluar nga një bashkëpunëtor profesional, mund të urdhërohet veprimi i duhur përfshirë edhe tërheqjen. Gjyqtari përgjegjës i rastit, në bashkëpunim me Kryetarin, vendos për një tërheqje eventuale. 7. Në asnjë rast, Këshilltari Ligjor, Bashkëpunëtori Profesional ose nuk mund të angazhohen në rastet e njëjta pranë dhomave të shkallës së parë dhe dhomave të shkallës së dytë. KGJK do të përcaktojë në Rregulloren për Njësinë Ligjore të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e rasteve në mes bashkëpunëtorëve profesional me qëllim që të njëjtit të mos angazhohen në rastet e njëjta në të dy shkallët e gjyqësorit. KAPITULLI VI AFATET PROCEDURALE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The first-instance chamber must decide urgent requests within 3 days without hearing the parties, and the second-instance chamber must decide appeals within 5 days. The Commercial Court may also communicate decisions by email if email addresses are available.
Neni 27 Masat e përkohshme dhe lehtësime tjera urgjente 1. Jo më vonë se tre (3) ditë nga marrja e një kërkese për masë të përkohshme ose lehtësim tjetër urgjent, në përputhje me ligjet në fuqi, dhoma e shkallës së parë e konsideron dhe vendos për një kërkesë të tillë pa dëgjim të palëve në seancë. 2. Jo më vonë se pesë (5) ditë nga pranimi i ankesës për vendimin e dhomës së shkallës së parë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, dhoma e shkallës së dytë e konsideron dhe vendos për një ankesë të tillë. 3. Vendimi i Gjykatës Komerciale në pajtim me këtë nen mund t’u komunikohet palëve me postë elektronike, me kusht që adresat e postës elektronike të sigurohen nga Palët ose që adresa të tilla të postës elektronike të jenë në dispozicion në regjistrat publik të Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Actions in enforcement procedures must be treated as a priority and handled according to the deadlines in the applicable enforcement law.
Neni 28 Procedurat e përmbarimit Të gjitha veprimet në procedurat përmbarimore do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje me afatet e parashikuara në Ligjin në fuqi për Procedurën Përmbarimore. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Kontestet nën kompetencën e Gjykatës Komerciale lidhur me arbitrazhin duhet të trajtohen me prioritet dhe sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 29 Procedurat e Arbitrazhit Të gjitha kontestet nën kompetencën e Gjykatës Komerciale në lidhje me procedurat e arbitrazhit, do të zhvillohen me prioritet, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: In bankruptcy proceedings, all actions must be handled as a priority and according to the deadlines set by the relevant law in force.
Neni 30 Procedurat e falimentimit Të gjitha veprimet në procedurat e falimentimit do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje me afatet e parashikuara në legjislacionin përkatës në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Disputes about enforcing intellectual property rights must be handled as a priority.
Neni 31 Zbatimi i të drejtave të pronësisë intelektuale Të gjitha mosmarrëveshjet që lidhen me zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale do të trajtohen me prioritet. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Commercial Court may form specialized divisions to improve efficiency, in line with the applicable law, and the court chair assigns judges to those divisions as needed.
Neni 32 Rritja e efikasitetit të Gjykatës Për të rritur efikasitetin e Gjykatës Komerciale për trajtimin e mosmarrëveshjeve në mënyrë të duhur siç parashikohet në këtë Kapitull, me propozim të Kryetarit të Gjykatës Komerciale mund të formohen divizione të specializuara, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Gjyqtarët në këto divizione caktohen nga Kryetari i Gjykatës në mënyrë të përsëritur ose sipas nevojës. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: KGJK-ja emëron Kryetarin e parë të Gjykatës Komerciale dhe rekruton Administratorin e saj, pastaj nis rekrutimin e këshilltarit ligjor dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.
Neni 33 Emërimi fillestar 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, KGJK-ja emëron Kryetarin e parë të Gjykatës Komerciale, me mandat fillestar prej 5 (pesë) viteve, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, KGJK rekruton Administratorin e Gjykatës Komerciale. 3. Pas rekrutimit të Kryetarit të Gjykatës Komerciale dhe Administratorit, fillon rekrutimi i Këshilltarit Ligjor dhe Bashkëpunëtorëve Profesional të cilët do ta ndihmojnë Kryetarin, Administratorin dhe KGJK për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: KGJK must start judge appointments only after Article 33 procedures are completed, allow expert and civil-society oversight in recruitment, and appoint enough judges and staff for the first- and second-instance chambers.
Neni 34 Emërimi i gjyqtarëve 1. Emërimi i gjyqtarëve për dhomat e shkallës së parë dhe dhomat e shkallës së dytë do të fillojë pas përfundimit të procedurave të parapara në nenin 33 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 2. Do të ndiqet një procedurë për rekrutimin e gjyqtarëve për Gjykatën Komerciale në përputhje me procedurat e përcaktuara nga KGJK. 3. KGJK do të lejojë që ekspertët profesionistë dhe vëzhguesit nga organizatat ndërkombëtare, OJQ-të dhe palët e tjera të interesit të jenë pjesë e mbikëqyrjes së procesit të rekrutimit të gjyqtarëve fillestarë nga radhët e gjyqësorit dhe procedurat e mëtutjeshme të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj. 4. Kur gjyqtari i Gjykatës Komerciale emërohet një gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve aktual, emërimi i tij/saj në këtë Gjykatë do të konsiderohet vazhdim i mandatit aktual. 5. Kur gjyqtari i Gjykatës Komerciale emërohet një kandidat jo gjyqtar, i njëjti do të emërohet gjyqtar me mandat fillestar, siç parashihet me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi. 6. KGJK do të emëroj numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe personelit tjetër për dhomat e shkallës së parë dhe të dytë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article sets out how cases meant for the Commercial Court must be identified, reported, and transferred, and gives KGJK power to issue transfer instructions.
Neni 35 Transferimi i lëndëve 1. Pas marrjes së njoftimit nga Kryetari i Gjykatës Komerciale për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, të gjithë kryetarët e Gjykatave Themelore dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit sigurojnë që rastet në kompetencë të Gjykatës Komerciale të transferohen në kohë, në përputhje me parimet e drejtësisë. 2. KGJK-ja do të nxjerrë udhëzime lidhur me procedurat për transferimin e rasteve dhe të përcaktojë standardet në bazë të të cilave do të vlerësohet nëse rastet e hapura janë të përshtatshme për transferim. 3. Në minimum, këto procedura do të kërkojnë nga Gjykata Themelore të identifikojë të gjitha rastet e hapura në kompetencë të Gjykatës Komerciale, datën e inicimit të rastit; datën ose datat e seancave përgatitore dhe përfundimtare dhe faktin nëse seancat kanë përfunduar dhe rasti është në vendosje. 4. Raporti i tillë do t’i dorëzohet KGJK-së brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji dhe KGJK-ja do të vendos mbi transferin ose jo të rasteve në Gjykatën Komerciale brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e pranimit të raportit ose menjëherë pas fillimit të punës së Gjykatës Komerciale, cilado që ndodh e fundit. Transferi do të jetë në fuqi menjëherë pasi KGJK-ja nxjerrë urdhrin e transferit. Deri në nxjerrjen e urdhrit të transferit, Gjykata Themelore do të jetë kompetente për të vendosur në lidhje me rastin. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon nxjerrjen dhe miratimin e disa akteve nënligjore për Gjykatën Komerciale, përfshirë rregulloren për njësinë ligjore dhe rregulloren për organizimin e brendshëm.
Neni 36 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të nxirren brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Aktet nënligjore që do të miratohen bazuar në këtë ligj përfshijnë, por nuk kufizohen në, akte nënligjore mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatës dhe rregulloren për njësinë ligjore. 2. Të gjitha aktet nënligjore që lidhen me etikën, punën dhe performancën e gjyqtarëve të nxjerra nga KGJK do të jenë të vlefshme për gjyqtarët e Gjykatës Komerciale. 3. Kryetari i Gjykatës Komerciale, Administratori dhe Këshilltari Ligjor menjëherë pas zgjedhjes së tyre, hartojnë Rregulloren për Njësinë Ligjore të Gjykatës Komerciale dhe e dorëzojnë Rregulloren për miratim nga KGJK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 SHKURT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE 4. Rregullorja, në diskrecionin e KGJK-së, do të ofrojë udhëzime për emërimet e gjyqtarëve në raport me ngarkesën e Gjykatës Komerciale me lëndë, minimumi 20 gjyqtarë, për të lejuar administrimin e duhur të drejtësisë. 5. Rregullorja për organizimin e brendshëm të gjykatës Komerciale e përcaktuar në dispozitat e këtij ligji, do të miratohet jo më vonë se tre (3) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 6. Me rastin e hartimit të Rregullores për organizim të brendshëm, KGJK do t’i ndjekë procedurat e konsultimeve publike siç parashihen me legjislacionin përkatës në fuqi. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article repeals specified provisions of another law when this law enters into force.
Neni 37 Shfuqizimi i ligjeve të tjera 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen dispozitat e Ligjit nr. 06/L-054 për Gjykatat në Republikën e Kosovës, si në vijim: 1.1. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Neni 12 (paragrafi 3); 1.2.
Neni 12 (paragrafi 3); 1.2. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Neni 13 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe paragrafi 5); 1.3.
Neni 13 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe paragrafi 5); 1.3. - 16
- 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When this law enters into force, its provisions take precedence over the listed laws for matters covered by this law.
Neni 24 (paragrafi 1 dhe nënparagrafi 1.4). 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, për çështjet të cilat rregullohen me këtë ligj, dispozitat e këtij ligji do të kenë epërsi mbi Ligjin në fuqi për Procedurën Kontestimore, Ligjin në fuqi për Konfliktet Administrative dhe Ligjin për Gjykatat. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-015 21 janar 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-60/2022, datë 04.02.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in