LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
This provision is the preamble/title of the law on the Agency for Prevention of Corruption.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-017
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of the law on the Agency for Prevention of Corruption. This provision says the law is meant to regulate the status, organization, and powers of the Anti-Corruption Agency. This article says the Anti-Corruption Agency has powers connected to issuing measures and sanctions, and the law applies to public and private persons. This article defines key terms used in the law, including the Agency, the supervising parliamentary committee, administrative investigation, anti-corruption assessment of legal acts, corruption risk assessment, integrity plan, and whistleblower. Agjencia është një organ i pavarur dhe i specializuar kundër korrupsionit; struktura e saj organizative caktohet me rregullore të brendshme që miratohet nga Drejtori i Agjencisë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of the law on the Agency for Prevention of Corruption.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law is meant to regulate the status, organization, and powers of the Anti-Corruption Agency.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim që të rregullojë statusin, mënyrën e organizmit, kompetencat Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, si organ i pavarur i specializuar në parandalimin e korrupsionit - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the Anti-Corruption Agency has powers connected to issuing measures and sanctions, and the law applies to public and private persons.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj parasheh statusin dhe kompetencat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me shqiptimin e masave dhe sanksioneve, me synim parandalimin e korrupsionit, forcimin e integritetit dhe transparencës institucionale në Republikën e Kosovës, si dhe monitorimin e zbatimit të strategjisë shtetërore. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj personave publikë dhe privat, në parandalimin e korrupsionit, konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Agency, the supervising parliamentary committee, administrative investigation, anti-corruption assessment of legal acts, corruption risk assessment, integrity plan, and whistleblower.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjencia - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit; 1.2. Komisioni - Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë; 1.3. Hetim administrativ – çdo veprim, kontroll apo verifikim të ndërmarrë nga Agjencia në përputhje me Kapitullin IV të këtij ligji; 1.4. Vlerësimi kundër - korrupsion i akteve ligjore – rishikimi i formës dhe substancës së akteve ligjore të hartuara apo miratuara me qëllim të zbulimit dhe minimizimit të rreziqeve të hapësirave për korrupsion në legjislacion; 1.5. Vlerësimi i rrezikut të korrupsionit – procesi i identifikimit të rreziqeve institucionale që mund ta lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandimet e masave të zbutjes; 1.6. Plani i Integritetit – dokumenti i cili përgatitet si rezultat i vetë-vlerësimit të institucionit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT të ekspozimit të rrezikut të pranisë dhe zhvillimit të korrupsionit dhe ekspozimit ndaj veprimeve të papranueshme etike dhe profesionale; 1.7. Sinjalizues – siç është përcaktuar në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. 2. Për qëllime të këtij ligji, emrat e gjinisë mashkullore nënkuptojnë edhe gjininë femërore dhe anasjelltas. KAPITULLI II AGJENCIA PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Agjencia është një organ i pavarur dhe i specializuar kundër korrupsionit; struktura e saj organizative caktohet me rregullore të brendshme që miratohet nga Drejtori i Agjencisë.
Neni 4 Statusi dhe struktura organizative e Agjencisë 1. Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për parandalimin e korrupsionit në Kosovë. 2. Struktura organizative e Agjencisë përcaktohet me rregulloren për organizimin e brendshëm, të cilën e miraton Drejtori i Agjencisë. 3. Para miratimit të rregullores nga paragrafi 2 i këtij neni, Agjencia siguron pajtueshmëri të saj me kriteret nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists the Agency’s responsibilities for anti-corruption oversight, reporting, investigations, sanctions, and support activities.
Neni 5 Përgjegjësitë e Agjencisë 1. Agjencia është përgjegjëse për: 1.1. Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve që përfshijnë: 1.1.1. Mbikëqyrjen dhe parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe marrjen e masave të parapara me ligjin e veçantë; 1.1.2. Mbikëqyrjen e deklarimit të pasurive siç parashihet me ligj; 1.1.3. Mbikëqyrjen e pranimit të dhuratave që lidhen me kryerjen e detyrës zyrtare dhe ndërmarrjen e masave të parapara me ligj; 1.1.4. Dhënien e mendimeve lidhur me konfliktin e interesit dhe mbikëqyrjen e dhuratave që lidhen me kryerjen e detyrës zyrtare; 1.1.5. Mbikëqyrjen dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e sinjalizuesve. 1.2. Ndërmarrjen e veprimeve në fushën e monitorimit të planit të veprimit të strategjisë nacionale kundër korrupsionit, vlerësimit kundër- korrupsion të akteve ligjore, vlerësimeve të rrezikut të korrupsionit dhe planeve të integritetit që përfshijnë: 1.2.1. Dhënien e ndihmës profesionale dhe teknike, këshilla dhe mbështetje të iniciativave të cilat synohen të ndërmerren nga institucionet për parandalim të korrupsionit; 1.2.2. Dhënien e rekomandimeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT Qeverinë e Republikës së Kosovës mbi vlerësimin e projektligjeve që lidhen me parandalimin e korrupsionit kur kjo kërkohet nga këto institucione apo me vendim të Drejtorit të Agjencisë; 1.2.3. Monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe planit të saj të veprimit; 1.2.4. Bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për vetëdijesimin e publikut për parandalimin e korrupsionit; 1.2.5. Zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimit të rrezikut të korrupsionit; 1.2.6. Dhënien e opinioneve lidhur me aktet ligjore për qëllim të përafrimit me standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit; 1.2.7. Monitorimin e zbatimit të planit të integritetit të institucioneve publike; 1.3. Kryerjen e hetimeve administrative dhe ndërmarrjen e veprimeve në rastet që bien në kuadër të kompetencave të Agjencisë; 1.4. Referimin e kallëzimeve penale në prokurorinë e shtetit ose në rast të shkeljes administrative përcjelljen e rastit tek organi administrativ kompetent; 1.5. Inicion procedurë kundërvajtëse nga fushëveprimtaria e vet në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi; 1.6. Shqiptimin e gjobave dhe ndërmarrjen e masave tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.7. Mbledhjen, analizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore ose të dhënave tjera që lidhen me gjendjen e rasteve që bien në kuadër të kompetencave të Agjencisë; 1.8. I raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi punën e Agjencisë. 1.9. Përgatitjen dhe propozimin e buxhetit vjetor të Agjencisë; 1.10. Dizajnimin dhe zbatimin e mjeteve për parandalim të korrupsionit si trajnimet, hulumtimet, edukimi dhe vetëdijesimi i publikut. 1.11. Kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Agency cooperates with local, international, and civil society institutions, and it may take part in relevant regional and international anti-corruption meetings and cooperation negotiations.
Neni 6 Përfaqësimi dhe bashkëpunimet e Agjencisë 1. Agjencia bashkëpunon me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. 2. Agjencia mund të marrë pjesë në takime rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe mund të marrë pjesë në procesin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim ndërinstitucional, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin në fuqi. 3. Agjencia bashkëpunon me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës për realizimin e detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ofron rekomandime për përmbushjen e detyrimeve të tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Agency must prepare its annual budget in line with the Public Finance Management and Responsibilities law, and it decides independently how to use the budget, subject to applicable law.
Neni 7 Buxheti i Agjencisë 1. Agjencia harton buxhetin vjetor në pajtueshmëri me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 2. Agjencia vendosë në mënyrë të pavarur për përdorimin e buxhetit, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Agency officials have full independence and protection while performing official duties.
Neni 8 Pavarësia në ushtrimin e kompetencave Zyrtarët e Agjencisë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare gëzojnë pavarësi të plotë dhe mbrojtje, si dhe nuk mund të i’u imponohet asnjë presion nga jashtë për shkak të detyrës së tyre apo kur ndërmarrin veprime të caktuara konkrete në pajtim me këtë ligj apo me ligjet e tjera në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Agency is led by a Director, and the Director may not perform other functions that could create a conflict of interest with that role under the law in force.
Neni 9 Drejtori i Agjencisë 1. Agjencia udhëhiqet nga Drejtori. 2. Drejtori i Agjencisë nuk ushtron asnjë funksion tjetër që mund të paraqesë konflikt interesi me funksionin e tij sipas ligjit në fuqi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A candidate for Director of the Agency must satisfy the listed eligibility criteria, including citizenship, permanent residence in Kosovo, a relevant university or master’s degree, good professional reputation and integrity, no recent disciplinary measure, no relevant indictment or conviction (except offences by negligence), no political office or candidacy in the last 6 years, and at least 8 years of professional experience including 5 managerial years.
Neni 10 Kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë 1. Kandidati për Drejtor të Agjencisë duhet të plotësojë kriteret minimale si më poshtë: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Kosovë; 1.2. të ketë diplomë universitare, apo master në fushat e drejtësisë, administratë publike, ekonomi financa dhe shkenca politike; 1.3. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal, përfshirë: 1.3.1. të mos ketë pasur masë disiplinore të shqiptuar në pesë (5) vitet e fundit; 1.3.2. ndaj tij të mos jetë ngritur aktakuzë për veprat penale të numëruara si krime të rënda sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës; 1.4. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë në përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia. 1.5. në gjashtë (6) vitet e fundit të mos ketë ushtruar funksion në subjekte politike apo të mos ketë qenë kandidat, i zgjedhur apo i emëruar në organe legjislative apo ekzekutive të nivelit qendror dhe lokal; 1.6. të ketë së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat pesë (5) vite përvojë menaxheriale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 sets the procedure for selecting the Agency Director, including when it starts, who announces the competition, how candidates are reviewed, and how the final vote is taken.
Neni 11 Procedura e zgjedhjes së Drejtorit të Agjencisë 1. Procedura për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të Drejtorit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, kur mandati përfundon para kohe, siç përcaktohet me këtë ligj, procedura për emërimin e Drejtorit fillon brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e lirimit të pozitës. 3. Kuvendi e shpall konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë, në media të shkruara, elektronike dhe rrjete sociale në gjuhët zyrtare. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15), e as më i gjatë se njëzet (20) ditë. 4. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 3. të këtij neni, Komisioni brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për emërim si Drejtor i Agjencisë, dhe diskualifikojnë kandidaturat që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs. 5. Komisioni përkatës i Kuvendit zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili i plotëson kushtet për t’u zgjedhur Drejtor i Agjencisë. Komisioni në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve. Procesi i intervistimit është transparent dhe mund të monitorohet nga shoqëria civile dhe palët e tjera të interesuara. 6. Komisioni ia propozon Kuvendit dy (2) kandidatët me më së shumti pikë. Në rast të pikëve të barabarta, vetëm kandidatët që janë radhitur në pozitën e parë i propozohen Kuvendit për votim, derisa, në rast të pikëve të barabarta të kandidatëve në pozitën e dytë, të gjithë kandidatët e radhitur në pozitën e parë dhe të dytë i propozohen Kuvendit. 7. Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë zgjedhë Drejtorin e Agjencisë. Votimi për zgjedhjen e Drejtorit është i fshehtë. 8. Drejtori emërohet me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Agency Director must manage and represent the Agency, supervise staff, handle the budget, issue decisions and by-laws within the Agency’s mandate, and may authorize a temporary replacement in case of absence.
Neni 12 Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit 1. Drejtori i Agjencisë ka përgjegjësitë e mëposhtme: 1.1. udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë; 1.2. mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë; 1.3. përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit; 1.4. menaxhon buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij, në pajtim me legjislacionin përkatës; 1.5. nxjerr vendime konform mandatit dhe kompetencave të Agjencisë; 1.6. lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, në pajtim me legjislacionin në fuqi. 1.7. për rastet specifike dhe kur ka mungesë të ekspertizës brenda agjencisë, vendos për angazhimin e ekspertëve të jashtëm, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.8. ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin ne fuqi. 1.9. nxjerrë dhe miraton aktet nënligjore sipas mandatit të Agjencisë, të përcaktuara me ligj. 2. Në rast të mungesës së përkohshme, Drejtori i Agjencisë e autorizon me shkrim Drejtorin e Departamentit përkatës për Administratë për ta zëvendësuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 3. Drejtori nuk pranon kurrfarë pagese nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për çfarëdo pune tjetër të kryer brenda orarit të rregullt të punës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The agency director’s mandate ends in several listed situations, including expiry, incapacity, resignation, final conviction, dismissal by the Assembly, appointment elsewhere with consent, or death.
Neni 13 Përfundimi i Mandatit të drejtorit 1. Mandati i Drejtorit të Agjencisë përfundon: 1.1. me përfundimin e mandatit të paraparë me këtë ligj; 1.2. me humbjen e përhershme të zotësisë së veprimit për të kryer funksionin e tij; 1.3. me dorëheqje; 1.4. nëse dënohet me vendim të formës së prerë me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia; 1.5. me shkarkim nga Kuvendi i Kosovës për shkak të dështimit në përmbushjen e mandatit ligjor; 1.6. në rast të emërimit apo zgjedhjes në pozitë tjetër me pëlqimin e drejtorit; 1.7. me vdekje. 2. Nëse ngritët aktakuzë ndaj drejtorit, drejtori pezullohet sipas ligjit, në pritje të epilogut të rastit. 3. Në rast të përfundimit të rregullt të mandatit, drejtori ka të drejtë të shpërblehet në shumën e pagës për periudhë tre (3) mujore që fillon nga përfundimi i emërimit, në shumën që ka qenë e vlefshme ditën e përfundimit të emërimit. E drejta e shpërblimit përfundon para skadimit të periudhës tre (3) mujore në rast se ish drejtori lidh kontratë punësimi ose pensionohet. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Agency officials are treated as public officials, and a separate code of conduct for agency employees is approved by the Director of AKK.
Neni 14 Emërimi dhe statusi i punonjësve të Agjencisë 1. Zyrtarët e Agjencisë konsiderohen zyrtarë publik në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik. 2. Për punonjësit e Agjencisë hartohet kod i veçantë i mirësjelljes i cili miratohet nga Drejtori i AKK-së. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Agjencia duhet të paraqesë raport vjetor të punës në Kuvendin e Republikës së Kosovës jo më vonë se 31 marsi i vitit vijues dhe ta publikojë në faqen e saj zyrtare kur e dërgon në Kuvend.
Neni 15 Raportimi për punën e Agjencisë 1. Agjencia paraqet raport vjetor të punës për periudhën nga 1 janari deri 31 dhjetor të vitit paraprak në Kuvendin e Republikës së Kosovës më së voni deri me 31 mars të vitit vijues. 2. Raporti vjetor përmban së paku këto informata: 2.1. përmbledhjen ekzekutive; 2.2. përshkrimin e përgjithshëm të agjencisë, kornizën e saj ligjore dhe organizimin e brendshëm, buxhetin, personelin dhe prokurimin; 2.3. të dhëna statistikore dhe tjera lidhur me gjendjen e parandalimit të korrupsionit që ka të bëjë me kompetencat e Agjencisë; 2.4. zbatimin e kornizës legjislative kundër korrupsionit dhe përmirësimin e kornizës ligjore ekzistuese kundër korrupsionit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 2.5. zbatimin e Strategjisë shtetërore dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit. 2.6. Informata rreth hetimeve administrative, informata për numrin e rasteve të referuara në autoritetet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësore, përfshirë informata statistikore për shkarkimet nga puna, hetimet, aktakuzat dhe vendimet në lidhje me rastet e referuara nga Agjencia, krahasime me vitet e kaluara dhe analiza; 2.7. deklarimin, origjinën dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, përfshirë informata statistikore, krahasime me vitet e mëparshme dhe analiza; 2.8. pranimin e dhuratave në lidhje me kryerjen e detyrës zyrtare; 2.9. parandalimin e konfliktit të interesit në ekzekutimin e funksioneve publike, përfshirë informata statistikore, krahasime me vitet e mëparshme dhe analiza; 2.10. vlerësimin kundër- korrupsion të akteve ligjore; 2.11. planet e integritetit; 2.12. bashkëpunimin me institucionet vendore; 2.13. bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare dhe institucione të huaja; 2.14. aktivitetet mediatike; 2.15. aktivitetet e vetëdijesimit të publikut; 2.16. kërkesat për qasje në informata publike; 2.17. mësimet e nxjerra dhe prioritetet në të ardhmen; 2.18. për çështjet lidhur me sinjalizimin siç parashihet me legjislacionin përkatës. 3. Raporti nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë me rastin e dërgimit në Kuvend. KAPITULLI III KOMISIONI MBIKËQYRËS I AGJENCISË - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Commission oversees the Agency, reviews its reports, monitors and evaluates the Director, can start a process to select or dismiss the Director, and may not interfere in administrative investigation cases.
Neni 16 Komisioni 1. Komisioni mbikëqyr punën e Agjencisë në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2. Komisioni ndër tjera, ka këto kompetenca: 2.1. shqyrton raportet e Agjencisë; 2.2. mbikëqyrë dhe vlerëson në mënyrë periodike punën e Drejtorit të Agjencisë; 2.3. inicion procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë; 2.4. kontrollon dhe mbikëqyr pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e lartë të Agjencisë si dhe trajtimin e çështjeve të konfliktit të interesit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 2. Komisioni nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në asnjë mënyrë në rastet të cilat gjenden në procedurën e hetimeve administrative të Agjencisë. 3. Vlerësimi i performancës së drejtorit bëhet i gërshetuar me vlerësimin e raporteve vjetore të Agjencisë. 4. Kur drejtori dështon në plotësimin e mandatit të tij ligjor, Komisioni e fillon procesin e përfundimit të mandatit të drejtorit, bazuar në raportin e bazuar dhe arsyetuar të cilin ia paraqet Kuvendit për miratim përfundimtar. 5. Për qëllime të paragrafit 5 të këtij neni, dështimi i plotësimit të mandatit ligjor, nënkupton vetëm dështimet serioze në formë të veprimeve apo mosveprimeve apo mungesës së paarsyeshme në punë për më shumë se gjashtë (6) muaj. Vetëm përjashtimisht, drejtori duhet të shkarkohet për një veprim apo mosveprim të vetëm, që ka quar në dështime shumë të rëndësishme në punën e Agjencisë dhe ka pasur pasoja të rënda negative mbi të drejtat e njeriut të individëve ose gjendjes materiale. KAPITULLI IV PROCEDURA E HETIMEVE ADMINISTRATIVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Agjencia must start and run administrative investigations within its mandate, may gather information and interview relevant persons, and must refer matters onward when criminal, disciplinary, or misdemeanor suspicion arises.
Neni 17 Fillimi i hetimeve administrative 1. Agjencia zhvillon procedurën e hetimit administrativ në rastet që bien në mandatin e saj: 2. Hetimi administrativ fillohet: 2.1. Sipas detyrës zyrtare; 2.2. Sipas informacioneve të pranuara nga personat fizik apo juridik; 2.2.1. Sipas informatave anonime; 2.2.2. Sipas informatave nga publiku; 2.2.3. Dështimi i ndonjë personi për të respektuar ndonjë kërkesë ligjore të paraparë në ligjet që bien në fushëveprimin e Agjencisë. 3. Dosja e hetimit administrativ duhet të përmbajë: 3.1. Arsyetimin për fillimit të hetimit; 3.2. Datën e fillimit të hetimit administrativ; 3.3. Përmbledhje të hollësishme të të gjitha veprimeve dhe hetimeve të mbledhura gjatë hetimeve administrative; dhe 3.4. Rezultatet e hetimit administrativ, përfshirë datën kur hetimi administrativ ka përfunduar. 4. Gjatë hetimit administrativ, Agjencia mund t’i ndërmarrë këto veprime: 4.1. kërkon, mbledh, hulumton dhe analizon dokumentacionin dhe informacionet tjera relevante për rastin; 4.2. kërkon informacione relevante nga çdo person apo institucion relevant; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 4.3. Interviston çdo person i cili mund të ketë informata relevante për hetimet administrative; dhe 4.4. Shqyrton çfarëdo rrethane në lidhje me rastin. 5. Në rast se gjatë hetimit administrativ arrihet deri tek dyshimi i arsyeshëm se personat të cilët kanë qenë subjekte të hetimit administrativ kanë kryer vepër penale, Agjencia i ndërprenë të gjitha veprimet hetimore dhe përpilon kallëzim penal i cili i referohet prokurorisë përkatëse. 6. Në rast se gjatë hetimit administrativ sipas dispozitave të këtij neni, arrihet deri tek dyshimi se personat të cilët kanë qenë subjekte të hetimit administrativ kanë kryer shkelje apo sjellje të pahijshme disiplinore, Agjencia ia dorëzon rastin organit administrativ kompetent me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore. 7 Në rast se gjatë hetimit administrativ dyshohet për kundërvajtje, Agjencia inicion dhe zhvillon vet procedurën kundërvajtëse ose e referon atë në gjykatën kompetente në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. 8. Referimi i rasteve nga paragrafët 5-7 të këtij neni e pezullojnë çdo parashkrim të paraparë në nenin 22 të këtij ligji. 9. Agjencia e miraton rregulloren për procedurën e hetimeve administrative. Kjo rregullore i përcakton rregullat e procedurës, mënyrën e pranimit dhe regjistrimit të rasteve, shpërndarjen e brendshme dhe raportimin, menaxhimin e rastit, dhe arkivimin. Rregullorja është e qasshme për të gjithë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe përmes faqes së internetit të Agjencisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The prosecution must notify the Agency in certain case outcomes, and the Agency must reopen and finish the administrative investigation in specified situations.
Neni 18 Rastet e hetimeve që i referohen organeve të tjera 1. Prokuroria, së paku është e obliguar që ta njoftoj Agjencinë në rast të: 1.1. hudhjes së kallëzimit penal; 1.2. ndjekjes penale të suksesshme; dhe; 1.3. ndjekjes penale të pasuksesshme. 2. Në rast të hudhjes së kallëzimit penal, pushimit të hetimeve, apo ndjekjes penale të pasuksesshme, Agjencia e rihapë dhe e përfundon procedurën e hetimit administrativ. 3. Çdo institucion që e pranon rastin e referuar nga Agjencia kërkohet që ta njoftoj Agjencinë rreth përfundimit të hetimit administrativ nga ana e tyre dhe çdo veprim të ndërmarr si rezultat i atij hetimi. 4. Në rast se ndonjë institucion nuk ndërmerr asnjë veprim si rezultat i rastit të referuar nga Agjencia, kjo e fundit e rihapë dhe përfundon procedurën e hetimit administrativ. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People who suspect a legal violation within the Agency’s competence may report the case to the Agency, including anonymously.
Neni 19 Raportimi i rasteve 1. Kushdo që dyshon se ka pasur shkelje të ligjeve që bien në kuadër të kompetencave të Agjencisë mund të raportojë rastin e tillë në Agjenci. Raportimi mund të bëhet edhe në mënyrë anonime. 2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk përjashton mundësinë e personit për t’i raportuar rastet drejtpërdrejt tek institucionet e tjera kompetente. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Me kërkesë të Agjencisë, disa organe dhe institucione duhet t’i japin Agjencisë falas të dhënat dhe dokumentet e kërkuara brenda 8 ditëve.
Neni 20 Detyrimi për të dërguar informacione dhe dokumente në Agjenci 1. Me kërkesë të Agjencisë, organet qendrore dhe lokale, institucionet e sektorit publik, mbajtësit e autorizimeve publike dhe personat e tjerë juridikë publikë ose privat, duhet t’i paraqesin pa pagesë Agjencisë, brenda tetë (8) ditëve pas kërkesës së tillë, të gjitha të dhënat, përfshirë të dhënat personale dhe dokumentet e kërkuara për kryerjen e detyrave të Agjencisë, në pajtim me dispozitat e ligjeve të tjera. 2. Nëse autoritetet, personat fizikë dhe juridikë të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni nuk i përgjigjen Agjencisë brenda periudhës dhe mënyrës së përmendur në atë paragraf, Agjencia e informon organin që mbikëqyr punën e atyre autoriteteve dhe personave për marrjen e masave, dhe mund të paraqesë raport të posaçëm në Kuvendin e Kosovës. 3. Në rast se autoritetet vazhdojnë të refuzojnë ofrimin e informacioneve dhe dokumentacionit të kërkuar, agjencia shqipton masë në pajtim me nenin 23 të këtij ligji. 4. Në rast se autoritetet vazhdojnë të refuzojnë ofrimin e informacioneve dhe dokumentacionit të kërkuar, Agjencia e njofton Prokurorin e Shtetit ose në raste të caktuara njofton Policinë. 5. Dokumentacionin e kërkuar nga Agjencia, institucionet tjera obligohen t’ju ofrojnë pa pagese, përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me ligj. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Agjencia may invite public-sector employees, responsible persons of legal persons, and persons under administrative investigation to provide explanations and answers.
Neni 21 Kërkimi i informacionit nga individët 1. Me kërkesë të Agjencisë për kryerjen e detyrave të saj, punonjësit e sektorit publik dhe personat përgjegjës të personave juridikë mund të ftohen nga Agjencia për të dhënë sqarime dhe përgjigje për Agjencinë. 2. Personat nën hetim administrativ mund të ftohen nga Agjencia për të dhënë sqarime dhe përgjigje për Agjencinë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Administrative investigations must be finished within 6 months, with a possible 1-month extension in special cases approved by the Agency Director.
Neni 22 Përfundimi i hetimit administrativ 1. Hetimet administrative, nga neni 17 i këtij ligji, të përcaktuara sipas kompetencave të Agjencisë, përfundojnë brenda periudhës kohore prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i fillimit të hetimit administrativ. Përjashtimisht në raste të veçanta Drejtori i Agjencisë mund të lejoj zgjatjen e afatit me së shumti edhe për një (1) muaj. 2. Zgjatja e afatit për përfundimin e hetimeve administrative sipas paragrafit 1 të këtij neni arsyetohet me shkrim nga drejtori dhe arsyetimi vendoset në dosjen e lëndës. 3. Me përfundim të hetimeve administrative, agjencia lëshon vendim për mbylljen e rastit dhe shqipton masat ose sanksionet brenda fushëveprimit të Agjencisë. 4. Agjencia është përgjegjëse për ta njoftuar prokurorinë apo institucionet relevante për veprimet e ndërmarra nga Agjencia si rezultat i rastit te referuar dhe kthyer në bazë të nenit 18 të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Agjencia may impose sanctions, including fines and reprimands, against natural persons, legal persons, and institutions; parties may appeal fines, and the appeal decision is final.
Neni 23 Masat dhe Sanksionet 1. Agjencia ka kompetenca për të shqiptuar sanksionet në vijim kundër personave fizikë, juridikë si dhe institucioneve në pajtim me legjislacionin përkatës: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 1.1. Gjoba; 1.2. Qortim jo-publik; 1.3. Qortim publik; 1.4. Publikim të opinioneve. 2. Me rastin e shqiptimit të gjobave nga paragrafi 1 i këtij neni, palët kanë të drejtë ankese në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vendimi për ankesën është përfundimtar. KAPITULLI V STRATEGJIA SHTETERORE DHE PLANI I VEPRIMIT KUNDËR KORRUPSIONIT - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Qeveria miraton strategjinë dhe planin kundër korrupsionit; Agjencia ndihmon dhe monitoron zbatimin; institucionet publike me detyrime në strategji raportojnë dy herë në vit.
Neni 24 Strategjia Shtetërore dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit 1. Strategjia shtetërore dhe plani i veprimit kundër korrupsionit hartohet dhe miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. 2. Agjencia merr pjesë dhe i ofron ndihme profesionale Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e strategjisë shtetërore dhe planit të veprimit kundër korrupsionit. 3. Agjencia monitoron zbatimin e strategjisë shtetërore dhe planit të veprimit kundër korrupsionit. 4. Institucionet publike që kane obligime që përcaktohen në Strategji shtetërore dhe plan të veprimit kundër korrupsionit, i raportojnë Agjencisë dy herë ne vit mbi statusin e zbatimit te veprimeve që dalin nga Strategjia shtetërore dhe plani i veprimit kundër korrupsionit. 5. Agjencia do të përfshijë të dhënat në lidhje me zbatimin e Strategjisë shtetërore dhe planit të veprimit kundër korrupsionit në raportin e saj vjetor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Public institutions must appoint a responsible officer and prepare, submit, and update integrity plans.
Neni 25 Plani i integritetit 1. Organet e administratës qendrore dhe agjencitë e pavarura, si dhe autoritetet komunale të Kosovës, caktojnë zyrtarin përgjegjës për menaxhimin e përgatitjes dhe zbatimit të planit të integritetit, miratojnë plane të integritetit me qëllim të identifikimit të proceseve të ndjeshme ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive. 2. Planet e Integritetit duhet të nxjerrën nga institucionet publike në periudhë prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj. 3. Plani i integritetit duhet të përmbajë: 3.1. Vetë-vlerësimin e ekspozimit të institucionit ndaj korrupsionit dhe formave të tjera të cenimit të integritetit; 3.2. Informacione mbi fushëveprimin e punës së institucionit dhe burimeve njerëzore të angazhuara në institucion. 3.3. Llojet e rreziqeve të korrupsionit dhe format e tjera të cenimit të integritetit; 3.4. Masat ekzistuese të kontrollit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 3.5. Masat parandaluese për zvogëlimin e rrezikut të korrupsionit dhe formave të tjera të cenimit së integritetit dhe afatet për zbatimin e tyre; 3.6. Informacionin mbi personin përgjegjës për menaxhimin e përpilimit dhe zbatimit të planit të integritetit; 3.7. Të dhëna tjera, në përputhje me udhëzimet për përpilimin dhe zbatimin e planit të integritetit. 4. Agjencia merr pjesë në hartimin e planeve të integritetit siç kërkohet nga institucionet, si dhe monitoron zbatimin e planeve të integritetit. 5. Planet e integritetit i paraqiten Agjencisë, tridhjetë (30) dite pas aprovimit nga institucioni. Planet e integritetit janë plane tre (3) vjeçare dhe përditësohen nga ana e institucionit çdo vit. 6. Metodologjia uniforme dhe udhëzimet për përpilimin dhe zbatimin e planeve të integritetit përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Drejtori i Agjencisë. Akti nënligjor publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyrja në fuqi bëhet pas publikimit në Gazetën Zyrtare. 8. Agjencia ofron rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e planeve të integritetit dhe zbatimin e tyre në institucion. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Agjencia must assess corruption risks in different fields or sectors, may focus on especially exposed areas, and must send and publish its report after the assessment unless the law says otherwise.
Neni 26 Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni 1. Agjencia bën vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në fusha apo sektorë të ndryshëm. 2. Agjencia mund të kryej vlerësime të rrezikut në fushat apo sektorët që konsiderohen të jenë veçanërisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të korrupsionit dhe në fusha apo sektorë, të sugjeruar nga organizatat publike, ku sugjerimet e tyre nuk janë të detyrueshme për Agjencinë. 3. Pas kryerjes së vlerësimit të rrezikut, Agjencia ia dërgon raportin organizatave dhe institucioneve të përfshira dhe e publikon atë, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. Agjencia e informon edhe organin që mbikëqyr punën e atyre autoriteteve. 4. Metodologjia e vlerësimit të rrezikut përcaktohet me akt nënligjor të miratuar nga Drejtori i Agjencisë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The proposing body may ask the Agency to assess corruption risks in draft laws and subordinate acts, and the Agency may also give opinions, publish them in some cases, and adopt its assessment methodology by subordinate act.
Neni 27 Vlerësimi i akteve ligjore kundër korrupsionit 1. Gjatë procedurave të hartimit të projektligjeve dhe projekt akteve nënligjore, organi propozues mund t’i bëjë kërkesë Agjencisë për të vlerësuar rreziqet dhe zbrazëtirat që potencialisht mund ta rrisin korrupsionin, dhe nëse projekti është në pajtim me standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit. 2. Agjencia me iniciativën e saj mund të kërkoj përfshirje në grupet punuese të Qeverisë apo Kuvendit. 3. Afatet për shqyrtimin e projekt akteve normative janë në pajtim me afatet e përcaktuara me Rregulloren e Punës së Qeverisë, përkatësisht Rregulloren e Punës së Kuvendit, varësisht nga institucioni të cilit i adresohet opinioni i Agjencisë. 4. Opinioni i dhënë nga Agjencia ka natyrë këshilluese dhe jo detyruese. 5. Nëse gjatë procedurës së konsultimit preliminar, siç është paraparë në Rregulloren e Punës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT së Qeverisë dhe atë të Kuvendit, autoritetet përkatëse nuk i kanë inkorporuar rekomandimet e Agjencisë, kjo e fundit mund t’i publikojë opinionet e saj në faqen e internetit të Agjencisë. 6. Agjencia me vetiniciativë mund të jep opinion për autoritetet sponsorizuese të legjislacionit dhe autoritetet zbatuese përgjegjëse, për shqyrtim nga ana e tyre, bazuar në kriteret e specifikuara në këtë nen, edhe për projektligjet, projekt-aktet nënligjore, aktet ligjore dhe aktet nënligjore që janë ende në zbatim. 7. Metodologjia për vlerësim të potencialit të korrupsionit në legjislacion përcaktohet me akt nënligjor të miratuar nga Drejtori i Agjencisë. KAPITULLI VI PUBLIKIMI, MBROJTJA E TË DHËNAVE, RUAJTJA E TË DHËNAVE DHE KONFIDENCIALITETI I INFORMACIONIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Agjencia, its staff, and people who learn official secrecy while cooperating with the Agency must keep covered information confidential.
Neni 28 Ruajtja e të dhënave 1. Zyrtarët e Agjencisë, çdo person i punësuar nga Agjencia, si dhe të gjithë personat që vihen në dijeni për fshehtësinë zyrtare gjatë bashkëpunimit me Agjencinë, janë të detyruar ta ruajnë si informacion të klasifikuar çdo informacion që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, që konsiderohet fshehtësi e informacionit zyrtar, në pajtim me ligjin përkatës në fuqi. 2. Në kuptim të këtij ligji informacion i klasifikuar zyrtar konsiderohen: 2.1. informacionet në lidhje me të dhënat personale të individëve që janë ose kanë qenë objekt i hetimit administrativ nga Agjencia, 2.2. të dhënat personale të raportuesve të rasteve nëse një gjë e tillë kërkohet nga raportuesit; 2.3. si dhe informacionet e tjera publikimi i të cilave mund të dëmtojë procesin e hetimeve administrative. 3. Agjencia obligohet të ruajë të dhënat, informacionin dhe dokumentacionin e marrë në bazë të këtij ligji dhe në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi KAPITULLI VII DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This transitional article keeps some older anti-corruption rules in force temporarily, redirects old legal references to this law, lets pending cases continue under the mandate in force when they started, and sets the Agency Director’s salary until a salary law is passed.
Neni 29 Dispozitat kalimtare 1. Dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 03/L-159 Për Agjencinë Kundër Korrupsionit në lidhje me llogaritjen e mandatit pesë (5) vjeçar të Drejtorit të Agjencisë mbeten në fuqi deri në skadimin e mandatit pesë (5) vjeçar të Drejtorit aktual. 2. Të gjitha referimet që i bëhen Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Ligjit Kundër Korrupsionit në çdo ligj apo akt nënligjor në fuqi nënkuptojnë referimin në dispozitat e këtij Ligji. 3. Të gjitha referimet që i bëhen Agjencisë Kundër Korrupsionit në çdo ligj apo akt nënligjor në fuqi nënkupton referimin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, për aq sa e lejon fushë- veprimtaria e përcaktuar përmes këtij Ligji. 4. Të gjitha rastet e iniciuara në bazë zë Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit vazhdohen të procedohen sipas mandatit që Agjencia e ka pasur në kohën e inicimit të rastit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 5. Deri në miratimin e Ligjit për pagat, Drejtori i Agjencisë ka një pagë në lartësinë e pagës së Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Agency must consult relevant institutions and the public when drafting the subordinate acts covered by this law.
Neni 30 Aktet nënligjore 1. Aktet nënligjore të përcaktuara në këtë Ligj nxirren brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. 2. Gjatë procesit të hartimit, të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj, Agjencia duhet t’i konsultoj institucionet relevante dhe publike. 3. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të përcaktuara me këtë Ligj, të gjitha aktet nënligjore të nxjerra nga Agjencia vazhdojnë të zbatohen me kusht që të mos jenë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision repeals two anti-corruption laws when this law enters into force.
Neni 31 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në të këtij ligji shfuqizohet: 1.1. Ligji Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit, si dhe 1.2. Ligji Nr. 2004/34 Kundër Korrupsionit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article says the law starts 15 days after publication, but Articles 25, 26, and 27 start applying 6 months after the law enters into force.
Neni 32 Hyrja në Fuqi 1. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nenet 25, 26 dhe 27 të këtij ligji fillojnë të zbatohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ligji Nr. 08/L-017 01 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-246/2022, datë 18.07.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in