LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
This is the title and preamble of a law on trade in petroleum products and renewable fuels.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-018
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and preamble of a law on trade in petroleum products and renewable fuels. This article states the law’s purpose: it sets conditions for quality and safe supply, and for competitive trade in oil products and renewable fuels. This article sets the scope of the law for businesses in oil products and renewable fuels, supervisory/authorized bodies, and users; mandatory oil reserves are regulated by a separate law. This article defines key terms used in the law on trade in petroleum products and renewable fuels. Activities involving oil products and renewable fuels must follow legality, free competition, objectivity, transparency, public safety, environmental protection, and consumer protection principles.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and preamble of a law on trade in petroleum products and renewable fuels.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: it sets conditions for quality and safe supply, and for competitive trade in oil products and renewable fuels.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton kushtet për furnizim cilësor dhe të sigurt dhe për tregti konkurruese me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. 2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me këto akte: 2.1. Direktiva 98/70/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 13 tetorit 1998 për cilësinë e karburanteve të benzinës dhe naftës dhe për ndryshimin e Direktivës 93/12/ KEE; 2.2. Direktiva 2018/2001 (BE) e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 dhjetorit 2018 për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të ripërtërishme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law for businesses in oil products and renewable fuels, supervisory/authorized bodies, and users; mandatory oil reserves are regulated by a separate law.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet ndaj: 1.1. subjekteve që zhvillojnë veprimtari me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, duke përfshirë importin, prodhimin, përpunimin, deponimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë; 1.2. organeve mbikëqyrëse dhe trupave të autorizuara për funksione të caktuara në tregun e produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme; 1.3. përdoruesve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme. 2. Rezervat e detyrueshme të naftës rregullohen me ligj të posaçëm. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on trade in petroleum products and renewable fuels.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Ministria - ministria përgjegjëse për industri dhe tregti; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 1.2. Ministri - ministri apo ministrja përgjegjës/e për industri dhe tregti; 1.3. nafta - përzierja e hidrokarbureve me origjinë natyrore; 1.4. produktet e naftës - brutoprodukti i naftës, karburantet e naftës dhe vajrat për qëllime të tjera, të përfituara nga nafta; 1.5. karburantet - lëndët djegëse që përdoren për të përfituar nxehtësi dhe energji; 1.6. karburantet e naftës - karburantet e përfituara nga nafta, siç janë dizeli, benzina karburanti në fushën e aviacionit, gazi i lëngëzuar i naftës, gazoili, vaji i rëndë për nxemje, vajguri, koksi i naftës dhe produktet e tjera për djegie; 1.7. karburantet e ripërtërishme - biokarburantet dhe biolëngjet; 1.7.1. biokarburantet - karburante për transport, të lëngëta dhe të gazta, të prodhuara nga biomasa; 1.7.2. biolëngjet - karburante të lëngëta për energji jashtë transportit, duke përfshirë përfitimin e energjisë elektrike, nxemjen dhe ftohjen, të prodhuara nga biomasa. 1.8. biomasa - pjesa e biodegradueshme e produkteve, mbeturinat dhe mbetjet me prejardhje biologjike nga bujqësia përfshirë lëndët bimore dhe shtazore, pylltaria dhe industritë e ndërlidhura, duke përfshirë peshkatarinë dhe kulturat ujore, si dhe pjesa e biodegradueshme e mbeturinave industriale dhe komunale; 1.9. vajrat për qëllime të tjera - vajra të përfituara nga nafta që përdoren për lubrifikim, pajisje hidraulike, bartje të nxehtësisë, mbrojtje nga korizioni, izolim elektrik, punim të metaleve, tretje dhe qëllime të tjera të ngjashme; 1.10. cilësia e karburanteve - vlerat e përbërësve dhe treguesit e cilësisë së produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, të përcaktuara me akte nënligjore, sipas standardeve kosovare të harmonizuara me standardet evropiane dhe sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian; 1.11. Departamenti - Departamenti përkatës i Tregut të Naftës, organ në kuadër të Ministrisë, përgjegjës për rregullimin e tregut dhe administrimin e lejeve për veprimtaritë e produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme; 1.12. leja - dokument i përcaktuar me këtë ligj dhe i lëshuar nga Ministria përmes të cilit një subjekti i njihet e drejta për të ushtruar veprimtari me produkte të naftës ose karburante të ripërtërishme, për qëllime komerciale; 1.13. subjekti - person fizik ose person juridik që merret me veprimtari të produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme; 1.14. furnizuesi - importues ose shitës me shumicë; 1.15. importuesi - subjekt i pajisur me leje të importit dhe përgjegjës për kalimin e produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme nëpër zyrën përkatëse doganore; 1.16. shitësi me shumicë - subjekt që blen ose prodhon produkte të naftës ose karburante të ripërtërishme për t’ua shitur përdoruesve industrialë ose shitësve të tjerë me shumicë ose pakicë, përveç konsumatorit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 1.17. shitësi me pakicë - subjekt që blen produkte të naftës ose karburante të ripërtërishme për t’ua shitur konsumatorëve, duke përfshirë personat juridikë dhe autoritetet që blejnë përmes prokurimit publik; 1.18. deponia - objekt që i përmbush kriteret e parapara me ligj dhe akte nënligjore dhe përfshin rezervuarin ose pajisjet për ruajtjen e produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme;; 1.19. rezervuari - rezervuar i produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm; 1.20. prodhimi - ecuria e përfitimit të produktit përfundimtar nga lënda e parë; 1.21. brutoprodukti - produkti i naftës që për destinim mund të ketë vetëm fabrikën për prodhimin e produktit përfundimtar të naftës; 1.22. pika e shitjes - pika e shitjes e karburanteve me shumicë ose pakicë; 1.23. praktika mashtruese tregtare - fshehja, shtrembërimi, paraqitja e rreme, shkelja, veprimi tjetër ose mosveprimi që objektivisht mund të mashtrojë ose të dëmtojë konsumatorin ose palën tjetër. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Activities involving oil products and renewable fuels must follow legality, free competition, objectivity, transparency, public safety, environmental protection, and consumer protection principles.
Neni 4 Parimet Veprimtaria me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme zhvillohet sipas parimeve të ligjshmërisë, konkurrencës së lirë, objektivitetit dhe transparencës, mbrojtjes së sigurisë publike, mbrojtjes së mjedisit dhe të mbrojtjes së konsumatorit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Department must propose market rules and criteria, issue permit decisions, and keep permit records and a public register.
Neni 5 Përgjegjësitë e Departamentit 1. Departamenti ka këto përgjegjësi: 1.1. të propozojë politikat dhe legjislacionin për rregullimin e tregut të produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme; 1.2. të propozojë kriteret për veprimtaritë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme; 1.3. të nxjerrë vendime për dhënien, vazhdimin, plotësimin dhe refuzimin e lejeve në pajtim me këtë ligj; 1.4. të mbajë databazë të lejeve, informatave të nevojshme për subjektet dhe informatave rreth veprimtarive të lejeve përkatëse; 1.5. të mbajë regjistër publik të lejeve të vlefshme, të pezulluara dhe të revokuara. 2. Organizimi dhe funksionimi i Departamentit rregullohen me akt nënligjor për organizimin e brendshëm të Ministrisë, të miratuar nga Kryeministri. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Businesses in petroleum products or renewable fuels must have a valid license.
Neni 6 Lejet 1. Të gjitha subjektet që merren më veprimtari të produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 2. Ministria jep këto leje: 2.1. leje e importit dhe deponimit të dizelit, benzinës dhe biokarburanteve; 2.2. leje e shitjes me shumicë të dizelit, benzinës dhe biokarburanteve; 2.3. leje e shitjes me pakicë të dizelit, benzinës dhe biokarburanteve; 2.4. leje e importit, deponimit dhe shitjes së karburantit në fushën e aviacionit; 2.5. leje e importit dhe deponimit të gazit të lëngëzuar të naftës; 2.6. leje e shitjes me shumicë të gazit të lëngëzuar të naftës; 2.7. leje e shitjes me pakicë të gazit të lëngëzuar të naftës; 2.8. leje e importit, deponimit dhe shitjes së gazoilit për nxemje; 2.9. leje e importit, deponimit dhe shitjes së vajit të rëndë për nxemje; 2.10. leje e importit, deponimit dhe shitjes së vajgurit; 2.11. leje e importit dhe shitjes së koksit të naftës; 2.12. leje e importit, deponimit dhe shitjes së produkteve të caktuara të vajrave për qëllime të tjera; 2.13. leje e importit, deponimit dhe shitjes së biolëngjeve; 2.14. leje e importit të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës; 2.15. leje e importit dhe shitjes me shumicë dhe pakicë të bombolave të gazit për amvisëri. 3. Nuk kërkohet leje e shitjes me pakicë të vajgurit dhe vajrave për qëllime të tjera, si produkte të paketuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. 4. Leja jepet për gjashtë (6) vite. 5. Në lejen e importit të produkteve të caktuara të vajrave për qëllime të tjera, shënohet kodi tarifor i produkteve. Subjekti mund të aplikojë për plotësimin e lejes për të shtuar produkte. 6. Leja nuk paragjykon të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që parashihen me legjislacionin në fuqi. 7. Leja nuk mund të bartet nga një subjekt te tjetri. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Ministri dhe Qeveria kanë disa kompetenca rregulluese mbi produktet e naftës dhe karburantet e ripërtërishme, ndërsa subjektet duhet të respektojnë lejet, kufijtë e kapacitetit dhe disa ndalime përdorimi, depozitimi dhe shitjeje.
Neni 7 Kushtet e përgjithshme 1. Ministri me akt nënligjor përcakton kriteret teknike-teknologjike për veprimtaritë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme dhe mënyrën e verifikimit të kritereve, në përputhje me standardet evropiane. 2. Ministri emëron një komision për verifikimin e kritereve teknike-teknologjike dhe një komision GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME për verifikimin e ecurisë së prodhimit. Komisionet mund të përfshijnë zyrtarë të ministrive të tjera dhe ekspertë të jashtëm. 3. Subjekti mund ta përdorë produktin e naftës ose karburantin e ripërtërishëm që importon vetëm sipas lejes dhe për qëllimin e importit. 4. Lënda e parë mund të përdoret vetëm për prodhim, dhe nuk mund të shitet në tregun e brendshëm. Brenda hapësirës ku prodhohet ose përpunohet produkti i naftës, nuk mund të futen produk-te të naftës që nuk përdoren si lëndë e parë ose lëndë për përpunim. 5. Për të parandaluar shmangien fiskale ose për të mbrojtur sigurinë publike, mjedisin, konsumatorin ose konkurrencën, Qeveria mund të ndalojë ose të kufizojë: 5.1. prodhimin ose përpunimin e produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm; 5.2. dhënien e lejes së importit të lëndës së parë; 5.3. veprimtaritë me karburant në fushën e aviacionit, gazoil, vajgur, vaj të rëndë për nxemje, koks të naftës dhe produkte të tjera për qëllime të djegies. 6. Për të importuar dizel, benzinë, karburant në fushën e aviacionit, gaz të lëngëzuar të naftës, gazoil, vaj të rëndë për nxemje, vajgur, biokarburante ose biolëngje, subjekti duhet të ketë deponi ose pikë të shitjes me pakicë. Sasia e importuar nuk duhet të tejkalojë kapacitetin e deponisë ose pikës së shitjes me pakicë. 7. Për të deponuar produktin për shitje, subjekti duhet të ketë deponinë në pronësi të vet ose ta marrë me qira nga pronari për kohëzgjatjen e lejes. Subjekti nuk mund të marrë me qira as të shfrytëzojë deponinë që shfrytëzohet nga qiradhënësi ose personi i tretë. 8. Për t’u pajisur me leje, subjekti që ka rezervuar aktiv duhet të dëshmojë polisën e sigurimit të detyrimit ndaj palëve të treta. Ministri me akt nënligjor përcakton vlerën e polisës, varësisht nga shkalla e rrezikut. Vlera nuk mund të tejkalojë gjashtëdhjetë (60) eurocentë për litër të kapaciteteve të shitjes me pakicë ose dhjetë (10) eurocentë për litër të kapaciteteve për deponim ose shitje me shumicë. 9. Rezervuari joaktiv duhet të jetë i zbrazët dhe i plombuar nga komisioni për verifikimin e kritereve teknike teknologjike. Në të kundërtën, rezervuari quhet aktiv. 10. Për çdo ndryshim të kapaciteteve ose ndryshime të tjera teknike-teknologjike, subjekti duhet ta njoftojë paraprakisht me shkrim Departamentin. 11. Për të shitur ose për të blerë me shumicë produkt të naftës ose karburant të ripërtërishëm, shitësi duhet të ketë leje të shitjes me shumicë të produktit dhe blerësi duhet të ketë leje të shitjes me pakicë të produktit. 12. Për të mbrojtur mjedisin ose sigurinë publike, Qeveria me akt nënligjor mund të përcaktojë: 12.1. kritere teknike-teknologjike të posaçme për pika të reja të shitjes; 12.2. skema mbështetëse për subjektet që përdorin teknologji të qëndrueshme, siç janë pajisjet e furnizimit për automjete elektrike. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry issues a permit when the subject requests it.
Neni 8 Aplikimi për leje 1. Ministria jep lejen me kërkesën e subjektit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 2. Ministri me akt nënligjor përcakton procedurat dhe kriteret e aplikimit, evidentimit, shqyrtimit, dhënies, vazhdimit, plotësimit, refuzimit, revokimit dhe pezullimit të lejeve në përputhje me Ligjin për Sistemin e Lejeve dhe Licencave. Ministri përcakton procedura të thjeshtuara të aplikimit për vazhdimin dhe plotësimin e lejes. 3. Ministri me akt nënligjor përcakton tarifat për shqyrtimin e aplikimit, dhënien, vazhdimin dhe plotësimin e lejes, sipas llojit. Tarifa caktohet në lartësinë e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e shqyrtimit të aplikimit dhe të administrimit të lejes për kohëzgjatjen e vlefshmërisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Department Director must issue and notify the permit decision within 30 days after the application is filed. The Department may ask for extra documentation or verification, but not for documents held by public bodies or facts already known to them. The subject has a right to appeal, and the appeal must be filed within 30 days after service of the refusal, revocation, or suspension decision. The Minister signs the permit.
Neni 9 Shqyrtimi dhe vendimet për leje 1. Drejtori i Departamentit nxjerr dhe njofton palën me vendimin për lejen brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të aplikimit. Departamenti mund të kërkojë dokumentacion shtesë ose verifikim të dokumentacionit brenda këtij afati, por nuk mund t’i kërkojë subjektit dokumente që janë në posedim të organeve publike ose fakte që janë të njohura për organet publike. 2. Subjekti ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Departamentit. Ankesa parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve pasi subjektit i dorëzohet vendimi për refuzimin, revokimin ose pezullimin e lejes. 3. Lejen e nënshkruan Ministri. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The subject must apply to renew the permit at least 60 days before expiry and no earlier than 120 days before expiry.
Neni 10 Vazhdimi i lejes 1. Subjekti aplikon për vazhdimin e lejes të paktën gjashtëdhjetë (60) ditë por jo më herët se njëqind e njëzet (120) ditë para skadimit të lejes. 2. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së lejes së vazhduar fillon pas ditës së skadimit të lejes së mëparshme. 3. Nëse subjekti nuk aplikon për vazhdim të paktën gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të lejes, subjekti duhet të aplikojë për leje si për herë të parë. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së lejes së re fillon ditën e lëshimit të lejes ose pas ditës së skadimit të lejes së mëparshme, cilado që është më e vonshme. 4. Dispozitat për dhënien e lejes zbatohen përshtatshmërisht për vazhdimin e lejes. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Minister may suspend or revoke a permit if the permit holder or responsible person used fraudulent trade practices, breached relevant laws or bylaws, stopped meeting permit criteria, submitted invalid or false documents, or failed to clean, maintain, or inspect the tank as required.
Neni 11 Pezullimi dhe revokimi i lejes 1. Leja mund të pezullohet ose të revokohet nëse: 1.1. subjekti ose personi përgjegjës i subjektit ka aplikuar praktika mashtruese tregtare ose ka shkelur ndonjë dispozitë të ligjeve ose të akteve nënligjore përkatëse; 1.2. subjekti pushon së përmbushuri kriteret e lejes; 1.3. subjekti i pajisur me leje ka paraqitur dokumentacion të pavlefshëm ose të rremë, në aplikimin për leje ose gjatë mbikëqyrjes; 1.4. subjekti nuk pastron, mirëmban ose kontrollon rezervuarin sipas nenit 17 të këtij ligji. 2. Vendimi për pezullimin ose revokimin e lejes mbështetet në faktet e konstatuara me vendim të prerë të organit kompetent ose të gjykatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 3. Leja pezullohet nëse shkaku i pezullimit mund të sanohet brenda njëqind e njëzet (120) ditëve; përndryshe leja revokohet. 4. Vendimin për pezullimin ose revokimin e lejes e nxjerr Ministri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: An appeal is allowed against a decision made under this law.
Neni 12 E drejta e ankesës 1. Ndaj vendimit të nxjerrë sipas këtij ligji lejohet ankesa në përputhje me ligjin përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. 2. Ankesën e shqyrton komisioni i emëruar nga Ministri, sipas ligjit përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The government may set fuel quality standards and verification methods, while fuel traders/importers must ensure the quality of the fuels they handle.
Neni 13 Cilësia e karburanteve 1. Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri përcakton standardet dhe mënyrën e verifikimit të cilësisë së karburanteve. 2. Subjektet kanë për detyrë të garantojnë cilësinë e karburanteve që importojnë ose tregtojnë në Republikën e Kosovës. 3. Shpenzimet e verifikimit mund t’i caktohen subjektit. 4. Cilësia e karburanteve verifikohet përmes testimeve laboratorike. Mostra merret në përputhje me paragrafin 2 të nenit 18 të këtij ligji. 5. Shpeshtësia e verifikimit të cilësisë duhet të jetë në përpjesëtim me: 5.1. pandehjen e rrezikut të keqpërdorimeve, mbështetur në keqpërdorimet e dokumentuara nga vëzhgimi i vazhdueshëm; 5.2. detyrimet e Republikës së Kosovës për të zbatuar kërkesat nga legjislacioni i Bashkimi Evropian. 6. Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri përcakton: 6.1. kushtet e përdorimit të aditivëve për të rritur cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës; 6.2. raportin minimal vjetor të biokarburanteve të importuara ose të vendosura në treg ndaj karburanteve të tjera të përdorshme në transport; 6.3. skemat mbështetëse për prodhimin dhe importimin e karburanteve të ripërtërishme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If fuel supply is disrupted in the domestic market, the Government may impose temporary restrictions and related measures, on the Minister’s proposal, for no more than 90 consecutive days.
Neni 14 Masat ndaj furnizimit të çrregullt 1. Në rast të çrregullimeve në furnizimin me produkte të naftës ose karburante të ripërtërishme në tregun e brendshëm, Qeveria me propozim të Ministrit mund: 1.1. të kufizojë orarin e punës së pikave të shitjes me pakicë; 1.2. të kufizojë sasinë e produkteve që mund t’i shitet një konsumatori për çdo blerje ose brenda një periudhe të caktuar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 1.3. të kufizojë lëvizjen e mjeteve motorike që përdorin karburante; 1.4. të ndërmarrë masa të tjera për kufizimin e kërkesës ose konsumit, të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare; 1.5. të lejojë standarde më të ulëta në cilësi, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. 2. Masat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të zbatohen për një periudhë të caktuar kohore, por jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë pa ndërprerje. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Fuel and renewable-fuel prices are set by the free market, but the Government may regulate them in specified situations.
Neni 15 Rregullimi i çmimeve 1. Çmimet e produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme i përcakton tregu i lirë. 2. Për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën, për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për shkaqe të tjera të interesit shtetëror, Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri përcakton rregullimin e çmimeve dhe masa të tjera mbrojtëse në këto raste: 2.1. mungesa e papritur dhe e vazhdueshme e produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme; 2.2. fatkeqësia natyrore; 2.3. mospërshtatja e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror; 2.4. dallimi i pajustifikueshëm i çmimeve vendore nga çmimet në vendet fqinje. 3. Rregullimi i çmimeve sipas paragrafit 2 të këtij neni përfshin caktimin e çmimit maksimal dhe të margjinës së lejuar të shitjes me shumicë dhe pakicë. 4. Për të hartuar aktin nënligjor nga paragrafi 2 i këtij neni, Ministri këshillohet me ministrin përgjegjës për financa, Autoritetin e Konkurrencës, Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shoqatën e Naftëtarëve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Subjektet must follow listed selling, display, measurement, documentation, and spill-prevention requirements.
Neni 16 Detyrimet themelore të subjekteve 1. Për të mundësuar treg të sigurt dhe transparent, subjektet duhet: 1.1. të mbajnë dhe të ofrojnë për shitje produktet vetëm nga rezervuarët, pompat, pajisjet për qitje dhe pajisjet e tjera të prodhuara për këtë qëllim; 1.2. të mbajnë dhe të ofrojnë për shitje produkte që përmbushin standardet e cilësisë të përcaktuara me ligj ose akt nënligjor; 1.3. të shfaqin qartë emërtimet, markat tregtare, simbolet, mbishkrimet dhe karakteristikat e tjera të produkteve që ofrojnë për shitje, sipas standardeve dhe kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore; 1.4. të përdorin mjete matëse të sakta, me kalibrim dhe verifikim të vlefshëm, dhe të shfaqin sasinë e saktë të produktit që shitet; 1.5. të shfaqin qartë emrin e subjektit, orarin e punës, llojet dhe çmimet e produkteve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME dhe shërbimet e tjera që ofrohen në pikën shitëse; 1.6. të paraqesin informata dhe dokumentacion të vlefshëm dhe të saktë, në aplikimin për leje, gjatë mbikëqyrjes ose kurdo që kërkohet sipas legjislacionit në fuqi; 1.7. të ndërmarrin masa për të parandaluar rrjedhjen dhe për të zvogëluar ndikimin e rrjedhjes së produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, tretësve dhe lëndëve të tjera që ndotin mjedisin. 2. Veprimtaria në kundërshtim me një dispozitë të nënparagrafëve 1.1., 1.2., 1.3., 1.4., 1.5. dhe 1.6. të këtij neni, përbën praktikë mashtruese tregtare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Reservoirs must be maintained, inspected, and cleaned at least every 6 years; the subject must notify the Ministry before cleaning or changing the stored product.
Neni 17 Pastrimi dhe mirëmbajtja 1. Rezervuarët duhet të mirëmbahen, të kontrollohen dhe të pastrohen çdo gjashtë (6) vite ose më shpesh sipas nevojës. 2. Subjekti duhet të njoftojë Ministrinë para se të pastrojë rezervuarin ose të ndërrojë produktin e deponuar në rezervuar. 3. Inspektorati i Tregut ose organi tjetër kompetent mund të kërkojë kontrollimin ose pastrimin e rezervuarit nëse dyshohet për parregullsi ose në rrethana të jashtëzakonshme. 4. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurat dhe autorizimin e trupave për pastrimin e rezervuarëve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article assigns inspection supervision to the Market Inspectorate, authorised bodies, and other competent organs, and allows the Government to set further rules by sublegal act proposed by the Minister.
Neni 18 Mbikëqyrja 1. Mbikëqyrjen inspektuese e bëjnë Inspektorati i Tregut, trupat e autorizuara dhe organet e tjera kompetente, mbështetur në fushëveprimin dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi. 2. Mbikëqyrja bëhet: 2.1. nga Dogana ose organi tjetër kompetent, para hyrjes së karburantit në tregun e brendshëm; 2.2. në tregun e brendshëm; 2.3. te konsumatori ose pala tjetër. 3. Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri mund të përcaktojë: 3.1. fushëveprimin, përgjegjësitë dhe funksionimin e organeve kompetente dhe trupave të autorizuara; 3.2. ngritjen e laboratorëve që mbështesin mbikëqyrjen e këtij ligji; 3.3. mënyrën e mbikëqyrjes së këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article sets fines and confiscation for violations of the fuel-products law, including unlicensed sales, false product information, non-compliance with government restrictions, and other listed breaches.
Neni 19 Ndëshkimet 1. Për të caktuar lartësinë e gjobës brenda margjinës së paraparë me këtë nen, merren parasysh GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME shkalla e devijimit nga kërkesat e këtij ligji ose akteve nënligjore që dalin nga ky ligj, vlera e përfitimeve ose e dëmeve të mundshme, si dhe rrethanat e tjera relevante. 2. Kushdo që, në kundërshtim me nenin 6 të këtij ligji, pa leje shet me pakicë produkt të naftës ose karburant të ripërtërishëm, për secilën shitje, dënohet me gjobë: 2.1. prej pesë mijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetë mijë (15.000) euro, si person juridik; 2.2. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 2.3. prej dy mijë (2.000) deri në pesë mijë (5.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 3. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafin 11 të nenit 7 të këtij ligji, i shet me shumicë produkt personit që nuk ka leje të shitjes me pakicë të produktit ose blen me shumicë produkt pa pasur leje për shitje me pakicë të produktit, për secilën shitje ose blerje, dënohet me gjobë: 3.1. prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; 3.2. prej një mijë e pesëqind (1.500) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 3.3. prej tre mijë (3.000) deri në dhjetëmijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 4. Kushdo që, në kundërshtim me nenin 6 të këtij ligji, pa leje shet me shumicë ose deponon produkt të naftës ose karburant të ripërtërishëm, për secilën shitje ose secilin deponim, dënohet me gjobë: 4.1. prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; 4.2. prej një mijë e pesëqind (1.500) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 4.3. prej tre mijë (3.000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 5. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafin 1.6 të nenit 16 të këtij ligji, mashtron me origjinën ose dokumentacionin përcjellës të produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm, për secilin mashtrim ose produkt, dënohet me gjobë: 5.1. prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; 5.2. prej një mijë e pesëqind (1.500) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 5.3. prej tre mijë (3.000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 6. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafët 3 ose 4 të nenit 7 të këtij ligji, përdor produktin e naftës ose karburantin e ripërtërishëm për qëllim tjetër nga qëllimi i importit ose vendos produktin e naftës në hapësirë të palejuar, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 6.1. prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 6.2. prej një mijë e pesëqind (1.500) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 6.3. prej tre mijë (3.000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 7. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafin 1.3 të nenit 16 të këtij ligji, mashtron me emërtimin ose elementin tjetër të produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm, për secilin mashtrim, dënohet me gjobë: 7.1. prej pesë mijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetë mijë (15.000) euro, si person juridik; 7.2. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro, si person përgjegjës I personit juridik; 7.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 8. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 13, nënparagrafin 6.1 të nenit 13, nënparagrafin 1.2 të nenit 16 ose nënparagrafin 1.4 të nenit 16 të këtij ligji, mashtron me sasinë ose cilësinë e produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm në import, në shitje me shumicë ose në shitje me pakicë, për secilin mashtrim, dënohet me gjobë: 8.1. prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; 8.2. prej një mijë e pesëqind (1.500) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 8.3. prej tre mijë (3.000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 9. Kushdo që nuk përmbush detyrimet nga nënparagrafët 1.1, 1.5 ose 1.7 të nenit 16 të këtij ligji dënohet me gjobë: 9.1. prej pesë mijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetë mijë (15.000) euro, si person juridik; 9.2. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro, si person përgjegjës I personit juridik; 9.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 10. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafin 7 të nenit 7 të këtij ligji, merr me qira deponinë që shfrytëzohet nga qiradhënësi a personi i tretë ose jepet me qira nga personi i tretë, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 10.1. prej pesë mijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetë dhjetë mijë (15.000) euro, si person juridik; 10.2. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro, si person përgjegjës I personit juridik; 10.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 11. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafët 1.1, 1.2, ose 1.4, të nenit 14 të këtij ligji, nuk respekton vendimin e Qeverisë për kufizimin e orarit të punës, kufizimin e sasisë së shitur ose masa të tjera ndaj furnizimit të çrregullt, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 11.1. prej tre mijë (3.000) deri në nëntë mijë (9.000) euro, si person juridik; 11.2. prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 11.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 12. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafin 1.3, të nenit 14 të këtij ligji, nuk respekton vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së mjeteve motorike dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në pesëqind (500) euro. 13. Kushdo që, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, nuk respekton kufizimin e çmimit të produktit të naftës ose karburantit të ripërtërishëm dënohet me gjobë: 13.1. prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik; 13.2. prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 13.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 14. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafin 6.2 të nenit 13 të këtij ligji, nuk vendos në treg biokarburante në sasi të mjaftueshme për të arritur raportin e detyrueshëm ndaj karburanteve të tjera të përdorshme në transport dënohet me gjobë: 14.1.prej katërdhjetë (40) eurocentë për litër të pavendosur në treg, por jo më të vogël se katër mijë (4.000) euro gjithsej, si person juridik ose person fizik që ushtron biznes individual; 14.2. prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik. 15. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafët 1, 8 ose 9 të nenit 7 të këtij ligji, nuk përmbush ose ndalon së përmbushuri kriteret teknike-teknologjike, detyrimin për sigurimin ndaj palëve të treta ose detyrimin për plompim të rezervuarit joaktiv, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 15.1. prej dy mijë (2.000) deri në dyzet mijë (40.000) euro, si person juridik; 15.2. prej dyqind (200) deri në katër mijë (4.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 15.3. prej pesëqind (500) deri në dhjetë mijë (10.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 16. Kushdo që, në kundërshtim me paragrafin 10 të nenit 7 ose paragrafin 2 të nenit 17 të këtij ligji, nuk përmbush detyrimin për të njoftuar ndryshimet teknike-teknologjike, pastrimin e rezervuarit ose ndërrimin e produktit në rezervuar, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 16.1. prej tre mijë (3.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME 16.2. prej treqind (300) deri në gjashtëqind (600) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 16.3. prej një mijë (1.000) deri në dy mijë (2.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 17. Kushdo që, në kundërshtim me nënparagrafin 1.4 të nenit 16 të këtij ligji, përdor pa kalibrim ose verifikim të vlefshëm pajisje të pikës së shitjes, për secilën shkelje, dënohet me gjobë: 17.1. pesë mijë (5.000) euro, si person juridik ose person fizik që ushtron biznes individual; 17.2. një mijë (1.000) euro, si person përgjegjës i personit juridik. 18. Kushdo që, në kundërshtim me nenin 17 të këtij ligji, nuk pastron, mirëmban ose kontrollon rezervuarin, për secilin rezervuar, dënohet me gjobë: 18.1. prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik; 18.2. prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) euro, si person përgjegjës i personit juridik; 18.3. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, si person fizik që ushtron biznes individual. 19. Subjekti ose institucioni që, në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 13 të këtij ligji, shfrytëzon produkt të cilësisë së palejuar bart shpenzimet e verifikimit. Produkti konfiskohet. 20. Konfiskohet produkti që: 20.1. importohet pa leje, në kundërshtim me nenin 6 të këtij ligji; 20.2. importohet në sasi që tejkalon kapacitetin e deponisë ose të pikës së shitjes me pakicë, në kundërshtim me paragrafin 6 të nenit 7 të këtij ligji; 20.3. i shitet me shumicë personit që nuk ka leje të shitjes me pakicë të produktit ose blihet me shumicë nga personi i tillë, në kundërshtim me paragrafin 11 të nenit 7 të këtij ligji. 21. Kushdo që përsërit shkeljen e këtij ligji ose të aktit nënligjor që del nga ky ligj mund dënohet me ndalim të ushtrimit të veprimtarisë ose profesionit deri në pesë (5) vite. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets enforcement rules for violations: proceedings must start within 5 years, penalties must be enforced within 10 years after finality, and the Market Inspectorate may temporarily close a sales point and must publish a notice after a final decision.
Neni 20 Dispozita të tjera ndëshkuese 1. Shkelja e këtij ligji ose e aktit nënligjor që del nga ky ligj ndiqet sipas Ligjit për Kundërvajtje. Shkelja ndiqet brenda pesë (5) viteve pasi kryhet shkelja dhe ndëshkimi përmbarohet brenda dhjetë (10) viteve pasi vendimi për ndëshkim bëhet i prerë. 2. Ndëshkimet nga neni 19 i këtij ligji nuk përjashtojnë detyrimet dhe sanksionet e përcaktuara me ligje të tjera. 3. Ndaj një personi mund të zbatohen njëkohësisht disa ndëshkime nga neni 19 i këtij ligji. 4. Kur konstaton shkeljen e këtij ligji ose të aktit nënligjor që del nga ky ligj, Inspektorati i Tregut ose organi tjetër kompetent mund të mbyllë përkohësisht pikën e shitjes, për të mbrojtur GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME sigurinë publike, mjedisin, konsumatorin ose konkurrencën. Pika e shitjes mund të rihapet kur të sanohet shkelja. 5. Të hollat e grumbulluara nga shqiptimi i gjobave derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. 6. Brenda shtatë (7) ditëve pasi me vendim të prerë konstatohet shkelja e këtij ligji ose e aktit nënligjor që del nga ky ligj, Inspektorati i Tregut boton njoftim për vendimin. Njoftimi cek emrin e subjektit, emrin e personit përgjegjës, datën e kontrollit, vendndodhjen, përshkrimin e shkeljes, konstatimin dhe masat e marra, bazën ligjore, si dhe kopjen e vendimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Qeveria dhe Ministri duhet të nxjerrin aktet nënligjore brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Neni 21 Aktet nënligjore 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda afatit prej dymbëdhjetë (12) muajsh, Qeveria dhe Ministri nxjerr aktet nënligjore. 2. Për aq sa nuk janë në kundërshtim me këtë ligj, zbatohen deri kur të zëvendësohen këto akte nënligjore: 2.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës; 2.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2018 për përcaktimin e procedurës së licencimit për subjektet që ushtrojnë veprimtari në sektorin e naftës; 2.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2010 për përmbushjen e kushteve teknike nga subjektet që merren me importin, deponimin, shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve; 2.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 16/2010 për caktimin e lartësisë së taksave për licencimin e subjekteve nga sektori i naftës dhe derivateve të naftës; 2.5 .Udhëzimi Administrativ Nr. 2007/18 për kërkesat teknike për ndërtimin dhe funksionimin e pikave për furnizimin e automjeteve me karburante. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Permits issued before this law took effect stay valid until their own expiry date, and pending permit applications are reviewed under this law if it is more favorable to the applicant.
Neni 22 Dispozita kalimtare 1. Lejet e dhëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbesin të vlefshme deri në datën e vlefshmërisë së tyre. 2. Aplikimet për leje që janë në procedurë, para miratimit të këtij ligji, shqyrtohen sipas këtij ligji, nëse ky ligj është me i favorshëm për palën. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals three specified petroleum-trade laws.
Neni 23 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen Ligji Nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, Ligji Nr. 02/L-89 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, si dhe Ligji Nr. 03/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr.08/L-018 8 shkurt 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-71/2022, datë 24.02.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in