LIGJI NR. 08/L-020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE
This text is the preamble/title of a law on international legal cooperation in civil matters in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-020
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble/title of a law on international legal cooperation in civil matters in Kosovo. This article says the law sets out powers, order, and procedures for international legal cooperation in civil and commercial matters between Kosovo and foreign countries. This article limits the law to civil and commercial matters and excludes taxes, customs, administrative matters, state liability for state-authority acts or omissions, foreign judgment recognition/enforcement, and cases covered differently by an international agreement. This article defines key terms used in the law on international judicial cooperation in civil matters. This article says international judicial cooperation in civil matters includes requests about serving documents, taking evidence, and other procedural assistance between Kosovo courts and foreign courts or other competent foreign judicial authorities.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble/title of a law on international legal cooperation in civil matters in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out powers, order, and procedures for international legal cooperation in civil and commercial matters between Kosovo and foreign countries.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton kompetencat, rendin dhe procedurat për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe komerciale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të huaja. Në veçanti, synon të lehtësojë bashkëpunimin në mungesë të një marrëveshjeje dypalëshe ose shumëpalëshe, në kushte të reciprocitetit ose vullnetit të mirë. 2. Ky ligj është në përputhshmëri me: 2.1. Rregulloren e Këshillit (EC) Nr. 1206/2001 e datës 28 maj 2001 mbi bashkëpunimin ndërmjet gjykatave të Shteteve Anëtare në marrjen e dëshmive në çështjet civile ose komerciale; 2.2. Rregulloren (EC) Nr.1393/2007 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 13 Nëntor 2007 për shërbimin e dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në çështjet civile dhe komerciale (shërbimi i dokumenteve), në Shtetet Anëtare, dhe shfuqizimin e Rregullores së Këshillit (EC) Nr 1348/2000. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article limits the law to civil and commercial matters and excludes taxes, customs, administrative matters, state liability for state-authority acts or omissions, foreign judgment recognition/enforcement, and cases covered differently by an international agreement.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet vetëm në çështjet civile dhe komerciale. Nuk zbatohet për çështjet e tatimeve, doganave ose administrative, e as në ato të përgjegjësisë së shtetit për veprimet ose mos veprimet në ushtrimin e autoritetit shtetëror. 2. Ky ligj nuk zbatohet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja. 3. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për çështjet që bien në fushëveprimin e këtij ligji, nëse ato janë rregulluar ndryshe me një marrëveshje ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on international judicial cooperation in civil matters.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Autoriteti qendror – Autoriteti përgjegjës i Republikës së Kosovës për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, që kryen detyrat e përcaktuara në këtë ligj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE 1.2. Autoriteti përcjellës – Gjykata ose autoriteti kompetent, në bazë të legjislacionit të shtetit përkatës, për të parashtruar, transmetuar ose pranuar kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtar të përcaktuara në këtë ligj. Në Republikën e Kosovës autoritet përcjellës është Autoriteti Qendror ose gjykata themelore dhe degët e saj; 1.3. Bashkëpunim juridik ndërkombëtar – Bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe komerciale, në rastet e përcaktuara në këtë ligj; 1.4. Gjykata kërkuese – Gjykata që ka parashtruar kërkesë hyrëse ose dalëse për ndihmë juridike ndërkombëtare; 1.5. Gjykata e kërkuar – Gjykata kompetente për ekzekutimin e kërkesës hyrëse për ndihmë juridike ndërkombëtare; 1.6. Kërkesa dalëse – Kërkesa nga Gjykata e Republikës së Kosovës për ndihmë juridike ndërkombëtare, drejtuar autoritetit përcjellës të huaj; 1.7. Kërkesa hyrëse – Kërkesa nga autoriteti përcjellës i huaj për ndihmë juridike ndërkombëtare, drejtuar autoriteteve të Republikës së Kosovës; 1.8. Parashtruesi i kërkesës – Pala në procedurë civile që ka parashtruar kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says international judicial cooperation in civil matters includes requests about serving documents, taking evidence, and other procedural assistance between Kosovo courts and foreign courts or other competent foreign judicial authorities.
Neni 4 Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështjet civile 1. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile përfshin: 1.1. kërkesat nga gjykatat e huaja, ose autoritetet e tjera gjyqësore kompetente të huaja, për shërbimin e dokumenteve gjyqësore ose jashtëgjyqësore për të adresuarit në Republikën e Kosovës dhe nga gjykatat e Republikës së Kosovës për shërbimin e dokumenteve gjyqësore ose jashtëgjyqësore të adresuarit në vendet e huaja; 1.2. kërkesat nga gjykatat e huaja, ose autoritetet e tjera kompetente gjyqësore të huaja, për gjykatat e Republikës së Kosovës për marrjen e dëshmive, dhe kërkesat nga gjykatat e Republikës së Kosovës drejtuar autoriteteve tjera kompetente gjyqësore të huaja, për marrjen e dëshmive jashtë vendit, dhe 1.3. kërkesa të tjera nga gjykatat e huaja, ose autoritetet e tjera gjyqësore kompetente të huaja, lidhur me të drejtën e Kosovës ose format e tjera të mbështetjes procedurale dhe kërkesa ekuivalente nga gjykatat e Republikës së Kosovës për autoritetet tjera kompetente gjyqësore të huaja. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Central Authority in Kosovo is the Ministry of Justice, and it must handle international legal assistance requests and related tasks.
Neni 5 Kompetencat e Autoritetit Qendror 1. Në Republikën e Kosovës, Autoriteti Qendror është Ministria e Drejtësisë. 2. Autoriteti Qendror është përgjegjës për: 2.1. pranimin dhe përcjelljen e kërkesave hyrëse dhe dalëse për ndihmë juridike ndërkombëtare; 2.2. dhënien e informacioneve për gjykatat; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE 2.3. kërkimin e zgjidhjeve nëse hasen vështirësi, dhe 2.4. kryerjen e të gjitha detyrave të tjera të parapara me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Entry requests must be drafted in one of the official languages or include a translation into one of those languages; outgoing requests must be drafted or accompanied by a translation in the requested state’s official language(s) or another language that state says it can accept.
Neni 6 Gjuha e komunikimit 1. Kërkesa hyrëse duhet të hartohet në njërën nga gjuhët zyrtare ose të ketë të bashkëngjitur përkthimin në njërën nga këto gjuhë. 2. Kërkesa dalëse duhet të hartohet ose i bashkëngjitet përkthimi në gjuhën zyrtare të shtetit të kërkuar ose, nëse ka disa gjuhë zyrtare në shtetin e kërkuar, në gjuhën zyrtare ose në njërën nga gjuhët zyrtare të vendit brenda shtetit të kërkuar ku duhet të ekzekutohet kërkesa për ndihmë juridike, ose në një gjuhë tjetër që shteti i kërkuar ka bërë të ditur se mund ta pranojë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article says how incoming and outgoing legal-aid requests and other communications may be sent, including through the Ministry of Justice as Central Authority, directly between courts, and through diplomatic or consular channels.
Neni 7 Dërgimi i kërkesave dhe i komunikimeve të tjera 1. Kërkesa hyrëse për ndihmë juridike ose komunikimet tjera mund të dërgohen në Ministrinë e Drejtësisë si Autoritet Qendror, e cila do t’ia përcjellë ato gjykatës kompetente. Këto kërkesa gjithashtu mund të dërgohen drejtpërdrejtë nga autoriteti i huaj kompetent tek gjykata e kërkuar e Kosovës. 2. Shteti kërkues mund të përdorë kanale diplomatike ose konsullore për t’i përcjellë kërkesat autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës. 3. Kërkesat dalëse për ndihmë juridike ose komunikimet tjera nga gjykata kërkuese në Kosovë mund të dërgohen drejtpërdrejtë tek autoriteti i huaj kompetent, i përcaktuar nga shteti pranues, nëse ajo pranohet nga ta. Gjykata kërkuese gjithashtu mund ta dërgojë kërkesën tek Autoriteti Qendror, i cili do ta përcjellë kërkesën në shtetin pranues. 4. Kërkesat dalëse, mund të dorëzohen gjithashtu përmes kanaleve diplomatike ose konsullore, nëse kjo pranohet nga shteti pranues. KAPITULLI II SHËRBIMI I DOKUMENTEVE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Documents should be sent as quickly as possible, may be transmitted by any suitable means if the content is accurate and readable, and service documents are exempt from legalization or equivalent formalities.
Neni 8 Përcjellja e dokumenteve 1. Përcjellja e dokumenteve duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur. 2. Përcjellja e dokumenteve, kërkesave, konfirmimeve, pranimeve, certifikatave dhe çdo dokumenti tjetër mund të kryhet me çdo mjet të përshtatshëm, me kusht që përmbajtja e dokumentit të pranuar është e saktë dhe në përputhje me atë të dokumentit të dërguar dhe që të gjitha informatat në të janë lehtësisht të lexueshme. 3. Dokumentet dhe të gjitha shkresat që shërbehen përjashtohen nga legalizimi ose ndonjë formalitet ekuivalent. 4. Në rastin e kërkesave dalëse të paraqitura nga një gjykatë e Kosovës, do të respektohen formalitetet eventuale të kërkuara, të përcaktuara me ligjin e vendit të kërkuar. 5. Kur autoriteti përcjellës i huaj dëshiron që një kopje e dokumentit të kthehet së bashku me dëshminë e përcaktuar në paragrafin 1 të Nenit 14 të këtij ligji, ai do të dërgojë atë dokument në dy kopje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The requester must pay translation costs before the document is served, and the recipient may refuse the document if it is not in one of the languages listed in Article 6.
Neni 9 Përkthimi i dokumenteve për t’u shërbyer 1. Parashtruesi i kërkesës do të këshillohet nga gjykata kërkuese e Kosovës për të cilën ajo dërgon një dokument për shërbim që, i adresuari mund të refuzojë ta pranojë nëse nuk është në njërën nga gjuhët e parashikuara në nenin 6. 2. Parashtruesi i kërkesës do të bartë çdo shpenzim të përkthimit para shërbimit të dokumentit, pa paragjykuar ndonjë vendim të mëvonshëm të mundshëm nga gjykata ose autoriteti kompetent për përgjegjësinë për këto shpenzime. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të dërgojë konfirmim pranimi brenda 7 ditëve dhe të marrë hapa të mëtejshëm kur mungojnë dokumente, kur kërkesa është jashtë fushëveprimit, ose kur nuk ka juridiksion territorial.
Neni 10 Pranimi i dokumenteve në Republikën e Kosovës 1. Me pranimin e një dokumenti, gjykata e kërkuar e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast brenda shtatë ditëve nga pranimi, duhet t’i dërgojë një dëshmi të pranimit autoritetit përcjellës të huaj, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror, me mjetet më të shpejta të mundshme të përcjelljes. 2. Kur kërkesa hyrëse nuk mund të përmbushet në bazë të informacionit ose dokumenteve të përcjellura, gjykata e kërkuar e Kosovës, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror, do të kontaktojë autoritetin përcjellës të huaj, me mjetet më të shpejta të mundshme për të siguruar informacionin ose dokumentet të cilat mungojnë. 3. Nëse kërkesa për shërbim është qartazi jashtë fushëveprimit të këtij ligji ose nëse mosrespektimi i kushteve formale të kërkuara e bën shërbimin të pamundur, kërkesa dhe dokumentet e dërguara do të kthehen, në momentin e pranimit, tek autoriteti përcjellës i huaj, së bashku me njoftimin e kthimit. 4. Gjykata e kërkuar e Kosovës që pranon një kërkesë hyrëse, që përmbush kushtet e paragrafit 1 të nenit 6, por që nuk ka juridiksion territorial për ta shërbyer atë, do të ia përcjellë kërkesën gjykatës që ka juridiksion territorial, dhe për këtë njofton, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror, autoritetin përcjellës të huaj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të shërbejë dokumentin ose të organizojë shërbimin e tij, dhe zakonisht ta bëjë brenda një muaji nga pranimi.
Neni 11 Shërbimi i dokumenteve të përcjellura 1. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet që ta shërbejë vetë dokumentin ose ta aranzhojë shërbimin, në përputhje me legjislacionin e Kosovës, ose me një metodë të veçantë të kërkuar nga autoriteti përcjellës i huaj, përveç nëse kjo metodë është në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Kosovës. 2. Gjykata e kërkuar e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kryer shërbimin e dokumentit sa më parë që është e mundur dhe në çdo rast brenda një muaji nga pranimi i saj. Nëse nuk ka qenë e mundur të kryhet shërbimi brenda një muaji nga pranimi, ajo do të: 2.1. informojë menjëherë autoritetin përcjellës të huaj, drejtpërdrejtë ose përmes autoritetit qendror, dhe 2.2. do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kryer shërbimin e dokumentit, ku shërbimi është vlerësuar se është i mundshëm brenda një periudhe të arsyeshme kohore, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga autoriteti përcjellës i huaj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The requested Kosovo court must tell the addressee in writing that they may refuse a document if it is not in an understood or official language, and must act on any refusal by notifying the foreign sender and returning the request/documents.
Neni 12 Refuzimi për të pranuar një dokument 1. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të informojë të adresuarin në formë të shkruar, se ai ose ajo mund të refuzojë pranimin e dokumentit që do të shërbehet në momentin e shërbimit ose ta kthej dokumentin në gjykatën e kërkuar të Kosovës brenda një jave nëse dokumenti nuk është shkruar, ose shoqëruar me përkthim, në ndonjë prej gjuhëve në vijim: 1.1. një gjuhë që e kupton i adresuari, ose 1.2. një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Kur gjykata e kërkuar e Kosovës informohet se i adresuari refuzon të pranojë dokumentin në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, ajo drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror, menjëherë do të informojë autoritetin përcjellës të huaj dhe do të kthejë kërkesën dhe dokumentet për të cilat kërkohet përkthimi. 3. Nëse i adresuari ka refuzuar të pranojë dokumentin në pajtim me paragrafin 1 të këtij Neni, shërbimi i dokumentit të shoqëruar me përkthim në një gjuhë të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij Neni, mund të bëhet përsëri, përmes shërbimit tek i adresuari. Në këtë rast, data e shërbimit të dokumentit do të jetë data në të cilën shërbehet dokumenti i shoqëruar me përkthimin. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The provision sets how to determine the service date for a document: normally it is the date service was completed under the law of the requested country.
Neni 13 Data e shërbimit 1. Duke mos paragjykuar nenin 12, në rast të një kërkese lidhur me shërbimin e dokumenteve, data e shërbimit të një dokumenti në pajtim me nenin 11, duhet të jetë data në të cilën është bërë shërbimi në pajtueshmëri me ligjin e vendit të adresuar. 2. Megjithatë, kur sipas ligjit të vendit nga i cili bëhet kërkesa për shërbimin e dokumenteve, një dokument duhet të shërbehet brenda një periudhe të caktuar, data e cila duhet të merret parasysh krahas parashtruesit të kërkesës duhet të jetë ajo që përcaktohet sipas ligjit të atij vendi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: When the formalities for serving a document are completed for an incoming request, a certificate must be prepared and addressed to the foreign transmitting authority; if Article 8(5) applies, the certificate must be sent with a copy of the served document.
Neni 14 Dëshmia e shërbimit dhe kopja e dokumentit të shërbyer 1. Në rast të një kërkese hyrëse lidhur me shërbimin e dokumenteve, kur përfundojnë të gjitha formalitetet për shërbimin e një dokumenti, duhet të hartohet një dëshmi për plotësimin e këtyre formaliteteve, e cila i adresohet autoritetit përcjellës të huaj. 2. Në rastet kur zbatohet paragrafi 5 i nenit 8 të këtij ligji, dëshmia dorëzohet së bashku me një kopje të dokumentit të shërbyer. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: For an incoming request for document service, the service of those documents cannot be used as a basis for charging taxes, fees, or compensation for services by the competent authorities of Kosovo.
Neni 15 Shpenzimet e shërbimit të dokumenteve Në rast të një kërkese hyrëse për shërbimin e dokumenteve, shërbimi i këtyre dokumenteve nuk përbën bazë për ndonjë pagesë apo kompensim të taksave ose shpenzimeve për shërbimet e kryera nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Foreign transmitting authorities and Kosovo courts may serve judicial documents directly through diplomatic or consular officers, with the second option subject to acceptance by the requested state.
Neni 16 Shërbimi nga zyrtarët diplomatikë ose konsullorë 1. Autoritetet përcjellëse të huaja janë të lira të bëjnë shërbimin e dokumenteve gjyqësore për shtetasit e vendit kërkues, që qëndrojnë në Republikën e Kosovës, pa zbatuar asnjë detyrim, drejtpërdrejt përmes zyrtarëve diplomatikë ose konsullorë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE 2. Gjykatat e Kosovës janë të lira të bëjnë shërbimin e dokumenteve gjyqësore për shtetasit e Republikës së Kosovës, që qëndrojnë në shtetin e kërkuar, pa zbatuar asnjë detyrim, drejtpërdrejt përmes zyrtarëve diplomatikë ose konsullorë, nëse kjo pranohet nga shteti i kërkuar. KAPITULLI III MARRJA E DËSHMIVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The requested court of Kosovo must carry out a request to take evidence without delay and no later than 90 days, follow Kosovo law, and comply with special procedures or communication-technology requests unless those conflict with Kosovo law or cause major practical difficulties.
Neni 17 Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e kërkesës për marrjen e dëshmive 1. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet ta zbatojë kërkesën për marrjen e dëshmive pa vonesë dhe, më së voni, brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga pranimi i kërkesës. 2. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të ekzekutojë kërkesën në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës. 3. Gjykata kërkuese mund të kërkojë që kërkesa të ekzekutohet në pajtim me një procedurë të veçantë të parashikuar me ligjin e vendit të origjinës. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të veprojë në përputhje me një kërkesë të tillë, përveç nëse kjo procedurë është në kundërshtim me të drejtën e Republikës së Kosovës ose për shkak të vështirësive të mëdha praktike. Nëse gjykata e kërkuar e Kosovës nuk vepron në përputhje me kërkesën për një nga këto arsye, ajo duhet të informojë gjykatën kërkuese, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror. 4. Gjykata kërkuese mund të kërkojë nga gjykata e kërkuar e Kosovës që të përdorë teknologjinë e komunikimit në procesin e marrjes së dëshmive, në veçanti duke përdorur videokonferencat dhe telekonferencat. Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të veprojë në përputhje me një kërkesë të tillë, përveç nëse kjo procedurë është në kundërshtim me të drejtën e Republikës së Kosovës ose shkaku i vështirësive të mëdha praktike. Nëse gjykata e kërkuar e Kosovës nuk vepron në përputhje me kërkesën për një nga këto arsye, ajo duhet të informojë gjykatën kërkuese, drejtpërdrejtë ose përmes autoritetit qendror. 5. Kërkesa për marrjen e dëshmive nuk duhet të bëhet ose të pranohet për të marrë dëshmi që nuk janë të destinuara për përdorim në procedurat gjyqësore, të filluara ose të parapara. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Requests and other communications covered by Chapter III should be sent by the fastest available means accepted by the requested state.
Neni 18 Përcjellja e kërkesave dhe komunikimeve tjera Kërkesat dhe komunikimet, të parapara në Kapitullin III, duhet të përcjellën në mënyrat më të shpejta të mundshme, të cilat shteti i kërkuar ka bërë të ditur se i pranon. Përcjellja mund të bëhet me çfarëdo mjeti të përshtatshëm, me kusht që dokumenti i pranuar reflekton drejtë përmbajtjen e dokumentit të përcjellur dhe të gjitha informatat në të janë të lexueshme. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kërkesa dalëse për marrjen e dëshmive duhet të përfshijë disa të dhëna të detyrueshme dhe, kur është e zbatueshme, disa të dhëna shtesë.
Neni 19 Kërkesat dalëse për marrjen e dëshmive 1. Kërkesa dalëse për marrjen e dëshmive, duhet të përmbajë të dhënat në vijim: 1.1. Gjykatën që kërkon ekzekutimin e saj dhe autoritetin i cili kërkohet për ta ekzekutuar atë, nëse është i njohur për gjykatën kërkuese; 1.2. Emrat dhe adresat e palëve në procedurë dhe përfaqësuesve të tyre, nëse ka; 1.3. Natyrën e procedurës për të cilën kërkohen dëshmitë, duke dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm që lidhet me të, dhe 1.4. Dëshmitë që do të merren ose ndonjë veprim tjetër gjyqësor që duhet të kryhet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE 2. Nëse është e zbatueshme, kërkesa dalëse për marrjen e dëshmive, duhet të përmbajë, ndër të tjera: 2.1. emrat dhe adresat e personave që duhet të merren në pyetje; 2.2. pyetjet që duhet t’u drejtohen personave të cilët duhet të merren në pyetje ose një deklaratë mbi çështjen rreth të cilës ata duhet të merren në pyetje; 2.3. dokumentet ose ndonjë pronë tjetër e paluajtshme ose personale, që duhet të inspektohen; 2.4. çdo kërkesë që dëshmitë duhet të jepen nën betim ose pohim dhe çdo formë e veçantë që duhet të përdoret, dhe 2.5. çdo metodë ose procedurë e veçantë e cila duhet të ndiqet. 3. Kërkesa dalëse mund të përmendë gjithashtu çdo informacion të nevojshëm për zbatimin e nenit 23 të këtij Ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Parties and, if any, their representatives may have the right to be present during evidence-taking, and the requested court must notify them and set participation conditions when needed.
Neni 20 Ekzekutimi i kërkesës me praninë dhe pjesëmarrjen e palëve 1. Nëse parashikohet nga legjislacioni i vendit të gjykatës kërkuese, palët dhe/ose, nëse ka, përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të jenë të pranishëm gjatë procesit të marrjes së dëshmive nga gjykata e kërkuar. 2. Gjykata kërkuese, në kërkesën e saj, njofton, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror, gjykatën e kërkuar që palët dhe/ose, nëse ka, përfaqësuesit e tyre, do të jenë të pranishëm dhe, kur është nevoja, kërkohet edhe pjesëmarrja e tyre. Ky informacion mund të jepet edhe në çdo kohë tjetër të përshtatshme. 3. Nëse pjesëmarrja e palëve dhe/ose, nëse ka, përfaqësuesve të tyre, kërkohet gjatë procesit të marrjes së dëshmive, gjykata e kërkuar do të përcaktojë kushtet nën të cilat ata mund të marrin pjesë. 4. Gjykata e kërkuar e Kosovës njofton palët dhe/ose, nëse ka, përfaqësuesit e tyre për kohën, vendin ku do të zhvillohen procedurat dhe, sipas nevojës, për kushtet nën të cilat ata mund të marrin pjesë. 5. Paragrafët 1. deri 4. të këtij neni nuk duhet të ndikojnë në mundësinë që gjykata e kërkuar të kërkojë nga palët dhe/ose, nëse ka, ndonjë përfaqësues të tyre, të jenë të pranishëm ose të marrin pjesë në procesin e marrjes së dëshmive, nëse kjo mundësi parashikohet nga e drejta e Republikës së Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The requesting court’s representatives may be present during evidence taking by the requested court if that is consistent with the law of the requesting court.
Neni 21 Ekzekutimi i kërkesës me praninë dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjykatës kërkuese 1. Nëse është në përputhje me ligjin e vendit të gjykatës kërkuese, përfaqësuesit e gjykatës kërkuese kanë të drejtë të jenë të pranishëm në procesin e marrjes së dëshmive nga gjykata e kërkuar. 2. Për qëllimet e këtij Neni, termi “përfaqësues” përfshinë anëtarët e personelit gjyqësor, të caktuar nga gjykata kërkuese, në përputhje me ligjin e juridiksionit të saj. Gjykata kërkuese mund edhe të caktojë, në përputhje me ligjin e juridiksionit të saj, ndonjë person tjetër, siç mund të jetë një ekspert. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE 3. Gjykata kërkuese, në kërkesën e saj, njofton gjykatën e kërkuar që përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm dhe se kërkohet pjesëmarrja e tyre, nëse kjo është e nevojshme. Ky informacion mund të jepet edhe në çdo kohë tjetër të përshtatshme. 4. Nëse kërkohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të gjykatës kërkuese në procesin e marrjes së dëshmive, gjykata e kërkuar do të përcaktojë kushtet nën të cilat ata mund të marrin pjesë. 5. Gjykata e kërkuar e Kosovës njofton gjykatën kërkuese për kohën, vendin ku do të zhvillohen procedurat dhe, sipas nevojës, për kushtet nën të cilat përfaqësuesit mund të marrin pjesë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: When needed, the requested court of Kosovo must apply suitable coercive measures when executing a request.
Neni 22 Masat shtrënguese Kur është e nevojshme, në ekzekutimin e një kërkese, gjykata e kërkuar e Kosovës do të zbatojë masat shtrënguese të përshtatshme në shkallën dhe në masën që parashikohet me të drejtën e Republikës së Kosovës për ekzekutimin e një kërkese të bërë për të njëjtin qëllim nga autoritetet vendore, ose nga njëra nga palët në fjalë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet të mos ekzekutojë kërkesën për dëgjimin e një personi kur ai person kërkon të drejtën për të refuzuar dëshminë, dhe mund ta refuzojë kërkesën në disa raste të tjera të caktuara.
Neni 23 Refuzimi për ekzekutim 1. Kërkesa për dëgjimin e një personi nuk do të ekzekutohet nga gjykata e kërkuar e Kosovës, kur personi në fjalë kërkon të drejtën e refuzimit të dhënies së dëshmisë ose ndalimit të dhënies së dëshmisë: 1.1. sipas të drejtës së Republikës së Kosovës, ose 1.2. sipas të drejtës së juridiksionit të gjykatës kërkuese, dhe kur një e drejtë e tillë është përcaktuar në kërkesë, ose, nëse është e nevojshme, para gjykatës së kërkuar, kjo është konfirmuar nga gjykata kërkuese. 2. Përveç arsyeve të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, ekzekutimi i kërkesës mund të refuzohet nëse: 2.1. kërkesa nuk bie në fushëveprimin e këtij ligji, ose 2.2. ekzekutimi i kërkesës sipas të drejtës së Republikës së Kosovës nuk bie në fushëveprimin e gjyqësorit, ose 2.3. depozita ose paradhënia e kërkuar në pajtim me paragrafin 4 të Nenit 26, nuk bëhet brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve pasi gjykata e kërkuar e Kosovës kërkon një depozitë apo paradhënie të tillë. 3. Ekzekutimi i kërkesës nuk mund të refuzohet nga gjykata e kërkuar e Kosovës vetëm mbi bazën se sipas të drejtës së Kosovës, gjykatat e Kosovës kanë kompetencë ekskluzive mbi atë çështje ose se e drejta e Kosovës nuk do të lejonte padi për atë çështje. 4. Nëse ekzekutimi i kërkesës refuzohet për një nga arsyet e përmendura në paragrafin 2, gjykata e kërkuar e Kosovës duhet ta njoftojë gjykatën kërkuese brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga marrja e kërkesës, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If the requested Kosovo court cannot execute a request within 90 days of receipt, it must inform the requesting court directly or through the Central Authority.
Neni 24 Komunikimi i vonesës Nëse gjykata e kërkuar e Kosovës nuk është në gjendje të ekzekutojë kërkesën brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e pranimit, ajo do ta informojë gjykatën kërkuese, drejtpërdrejtë ose përmes Autoritetit Qendror. Kur e bën këtë, do të jepet arsyeja për vonesën si dhe koha e parashikuar që gjykata e kërkuar pret që ajo do të duhet ta ekzekutojë kërkesën. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Gjykata e kërkuar e Kosovës duhet t’i dërgojë pa vonesë gjykatës kërkuese dokumentet që vërtetojnë ekzekutimin e kërkesës dhe, kur është e përshtatshme, t’i kthejë dokumentet e pranuara.
Neni 25 Procedura pas ekzekutimit të kërkesës Gjykata e kërkuar e Kosovës i dërgon pa ndonjë vonesë gjykatës kërkuese, drejtpërdrejtë ose përmes autoritetit qendror, dokumentet që vërtetojnë ekzekutimin e kërkesës dhe, kur është e përshtatshme, i kthen dokumentet e pranuara nga gjykata kërkuese. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Gjykata e kërkuar mund të kërkojë kompensim për disa shpenzime, dhe në disa raste mund të kërkojë depozitë ose paradhënie; palët duhet t’i bëjnë këto pagesa kur kjo parashikohet nga ligji i juridiksionit të gjykatës kërkuese.
Neni 26 Shpenzimet e kërkesës për marrjen e dëshmive 1. Ekzekutimi i kërkesës për marrjen e dëshmive në një gjykatë të Republikës së Kosovës nuk përbën bazë për kërkesë për kompensim të taksave ose shpenzimeve. 2. Megjithatë, gjykata e kërkuar, mund të kërkoj kompensim, pa vonesë, nga gjykata kërkuese, të: 2.1. tarifave të paguara për ekspertët dhe përkthyesit, dhe 2.2. shpenzimet e shkaktuara nga zbatimi i paragrafëve 3 dhe 4 të nenit 17 të këtij Ligji. 3. Detyrimi për palët që të mbulojnë këto tarifa apo shpenzime do të rregullohen me ligjin e juridiksionit të gjykatës kërkuese. 4. Kur kërkohet mendimi i një eksperti, gjykata e kërkuar, para se të ekzekutojë kërkesën, mund t’i kërkojë gjykatës kërkuese një depozitë të përshtatshme ose paradhënie për shpenzimet e kërkuara. Në të gjitha rastet e tjera, një depozitë ose paradhënie nuk do të jetë kusht për ekzekutimin e kërkesës. 5. Depozita ose paradhënia do të bëhen nga palët, nëse kjo parashikohet me ligjin e juridiksionit të gjykatës kërkuese. KAPITULLI IV KOMUNIKIMET TJERA - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Requests from foreign courts or other competent foreign authorities should be answered by Kosovo’s central authority or competent court, if the request fits the nature of the request, is made in good faith, and does not violate Kosovo law. Kosovo courts must send their own requests for foreign law information or other procedural support to the foreign transmitting authority, directly or through the central authority.
Neni 27 Kërkesat tjera 1. Kërkesat tjera nga gjykatat e huaja ose autoritete të tjera kompetente të huaja, lidhur me informacionet mbi të drejtën e Kosovës ose format të tjera të mbështetjes procedurale nga ato që rregullohen në Kapitullin II dhe III, do të marrin përgjigje nga autoriteti qendror apo gjykata kompetente në Republikën e Kosovës, varësisht nga natyra e kërkesës dhe në bazë të vullnetit të mirë, nëse ajo kërkesë nuk shkel dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës. 2. Në rastet kur gjykata e Kosovës parashtron kërkesë për informacion mbi të drejtën e një shteti tjetër ose për mbështetje procedurale të formave tjera, ajo drejtpërdrejtë ose përmes Autoriteti Qendror, e dërgon këtë kërkesë tek autoriteti përcjellës i huaj. KAPITULLI V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Kur ky ligj hyn në fuqi, shfuqizohen nenet 284–287 të Ligjit Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 2009/1-09 për ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale dhe civile.
Neni 28 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Nenet 284 – 287 të Ligjit Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 2009/1-09 për Procedurën e Ofrimit të Ndihmës Juridike Ndërkombëtare në çështjet Penale dhe Civile do të shfuqizohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 PRILL 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L - 020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-020 31 mars 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-112/2022, datë 15.04.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-020 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET CIVILE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in