LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË
This is the preamble to the Law on Foreign Trade.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-021
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on Foreign Trade. This article says the law sets general principles for Kosovo’s foreign trade, including import, export, transit of goods, and trade in services. This article says the law applies to people, legal entities, public enterprises, goods, services, and objects involved in foreign trade in Kosovo or affecting Kosovo. This article defines key terms used in the law on foreign trade. Personat fizikë dhe juridikë të regjistruar si shoqëri tregtare sipas ligjit mund të merren me tregti të jashtme të mallrave dhe shërbimeve.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË
Showing 44 of 44
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on Foreign Trade.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR TREGTI ME JASHTË KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets general principles for Kosovo’s foreign trade, including import, export, transit of goods, and trade in services.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë parimet e përgjithshme që rregullojnë tregtinë me jashtë të Republikës së Kosovës, në përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare, marrëveshjet e OBT-së dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. 2. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme të importit, eksportit dhe kalimit transit të mallrave në Republikën e Kosovës dhe tregtinë me jashtë në shërbime. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to people, legal entities, public enterprises, goods, services, and objects involved in foreign trade in Kosovo or affecting Kosovo.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, ndërmarrjet publike, mallrat, shërbimet dhe objektet e përfshira në tregti me jashtë në Republikën e Kosovës ose që kanë ndikim brenda Republikës së Kosovës. 2. Të gjitha aspektet e të drejtave të pronësisë intelektuale të ndërlidhura me tregtinë rregullohen nga dispozitat e ligjeve përkatëse që rregullojnë mbrojtjen dhe zbatimin e atyre të drejtave në Republikën e Kosovës. Këto ligje duhet të jenë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që ka ratifikuar Republika e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on foreign trade.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimin si më poshtë: 1.1. Detyrim antidamping - detyrim i posaçëm i vendosur me qëllim të balancimit të marzhës së dampingut përkitazi me çdo produkt të eksportuar në Republikën e Kosovës; 1.2. Prani komerciale - çdo lloj ndërmarrje afariste ose profesionale, përfshirë përmes themelimit, përvetësimit ose mirëmbajtjen e një personi juridik, ose krijimin ose mirëmbajtjen e një dege ose zyre përfaqësimi, brenda territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të furnizimit të një shërbimi; 1.3. Detyrim kundërbalancues - detyrim i posaçëm i vendosur me qëllim të balancimit të çdo subvencioni të dhënë, në mënyrë direkte apo indirekte, me rastin e fabrikimit, prodhimit ose eksportimit të një produkti; 1.4. Territori doganor - një zonë gjeografike ku zbatohen plotësisht ligjet doganore të një shteti ose bashkimi doganor; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 2 1.5. Industri vendore - prodhuesit vendorë, si tërësi të produktit të ngjashëm ose drejtpërdrejt konkurrues, ose ata prodhues vendorë prodhimi kolektiv i të cilëve përbën një pjesë të madhe të prodhimit të përgjithshëm vendor të atij produkti; 1.6. Furnizues vendor shërbimi - person fizik i cili është shtetas ose banor i Republikës së Kosovës, ose person juridik i themeluar ose përndryshe i organizuar sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës; 1.7. Të drejtat e pronësisë industriale - të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale, përveç të drejtave të autorit; 1.8. Procedurat e lejes - procedurat administrative sipas të cilave kërkohet dorëzimi i aplikimit tek autoriteti lejues përkatës si parakusht për importimin ose eksportimin e mallrave; 1.9. Leje - autorizimi administrativ për të importuar ose eksportuar mallra, e lëshuar pas vlerësimit të aplikimit të dorëzuar nga personi i interesuar tek autoriteti lejues; 1.10. Autoritet lejues - çdo ministri, organ i pavarur ose organ tjetër i administratës shtetërore, i cili është i autorizuar me ligj të japë leje për importimin ose eksportimin e mallrave; 1.11. Masë - çdo masë e miratuar nga një autoritet shtetëror, qoftë në formë të ligjit, aktit nënligjor, aktit administrativ, vendimit ose në ndonjë formë tjetër; 1.12. Ministria - ministria përgjegjëse për tregtinë; 1.13. Person - person fizik ose juridik; 1.14. Mallra - përfshijnë produkte, ngarkesë, bagazh, prodhime, mallra komerciale, kafshë, materiale, artikuj, furnizime, sende, mjete transporti, pronë dhe valutë; 1.15. Mallrat e ndaluara - mallrat, importimi ose eksportimi i të cilave në ose nga Republika e Kosovës nuk lejohet me ligj ose me akt nënligjor; 1.16. Kufizim sasior - kufi specifik mbi sasinë ose vlerën e mallrave që mund të importohen ose eksportohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, i tillë si kuota ose ndalimi i eksportit ose importit; 1.17. Rregullat e origjinës - rregullat e zbatuara nga Republika e Kosovës për të përcaktuar vendin e origjinës së mallrave (“rregullat jopreferenciale të origjinës”) ose për të përcaktuar nëse mallrat kualifikohen për trajtim preferencial në kuadër të regjimeve kontraktuale ose autonome të tregtisë që çojnë në dhënien e tarifave preferenciale (“rregullat preferenciale të origjinës”); 1.18. Shërbim - çdo shërbim në çfarëdo sektori, përveç shërbimeve të furnizuara në kuadër të ushtrimit të autoritetit shtetëror; 1.19. Konsumator shërbimesh i një vendi tjetër - një person fizik që është shtetas ose rezident i vendit tjetër, ose një person juridik i themeluar ose përndryshe i organizuar sipas legjislacionit të vendit tjetër; 1.20. Shërbim i një vendi tjetër - shërbim që furnizohet nga territori i shtetit tjetër, ose në rast të furnizimit të një shërbimi përmes pranisë tregtare ose përmes pranisë së personave fizikë, nga një furnizues shërbimi i vendit tjetër; LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË 1.21. Furnizues shërbimi - çdo person që furnizon një shërbim; 1.22. Furnizim i shërbimit - prodhimi, shpërndarja, marketingu, shitja dhe ofrimi i një shërbimi; 1.23. Furnizues shërbimi i një vendi tjetër - një person fizik që është shtetas në atë vend tjetër apo banon brenda territorit të vendit tjetër, ose një person juridik i themeluar ose përndryshe i organizuar sipas legjislacionit të vendit tjetër; 1.24. Shërbim i furnizuar në ushtrim të autoritetit shtetëror - çdo shërbim që nuk furnizohet në baza tregtare apo në konkurrencë me një ose më shumë furnizues shërbimesh; 1.25. Konsumator i shërbimit - çdo person që pranon ose përdor një shërbim; 1.26. Autoritet shtetëror - çdo autoritet ose organ i administratës shtetërore, ose institucion gjyqësor, që ushtron pushtet legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor brenda territorit të Republikës së Kosovës; 1.27. Kuotë tarifore - regjim tarifor prej dy nivelesh i cili përcakton një prag sasior për një periudhë të caktuar kohore për importet e një produkti specifik; importet brenda kuotës hyjnë me një tarifë më të ulët (brenda kuotës) ndërsa për importet mbi nivelin e pragut vendoset tarifë më e lartë (jashtë kuotës); 1.28. Kalim transit i mallrave - lëvizja e mallrave nëpër territorin e Republikës së Kosovës, me ose pa ndryshim të mjetit të transportit, në kuadër të një udhëtimi të plotë që fillon dhe përfundon përtej kufijve të Republikës së Kosovës, pa ndonjë transformim të mallrave në territorin e Republikës së Kosovës; 1.29. OBT - Organizata Botërore e Tregtisë; 1.30. Praktikat e padrejta të tregtisë ndërkombëtare - dampingu ose subvencionimi i mallrave të importuara që shkakton ose rrezikon të shkaktojë dëme materiale ndaj industrisë vendase ose ngadalëson materialisht ngritjen e industrisë vendase; 1.31. Komb më i favorizuar në tregtinë me mallra - kërkon që një vend të sigurojë çdo lëshim, privilegj ose imunitet që i jepet produketeve dhe shërbimeve të një kombi në marrëdhëniet tregtare, duhet t’u ofrohet të gjithëve. KAPITULLI II PARIMET E PËRGJITHSHME - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë të regjistruar si shoqëri tregtare sipas ligjit mund të merren me tregti të jashtme të mallrave dhe shërbimeve.
Neni 4 Tregtia e jashtme 1. Tregtia e jashtme e mallrave dhe shërbimeve rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit tjetër në fuqi. 2. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të regjistruar si shoqëri tregtare sipas ligjit mund të merren me tregti të jashtme të mallrave dhe shërbimeve. 3. Asnjë kufizim ose ndalim i tregtisë së jashtme nuk mund të vendoset përveçse siç parashihet në këtë ligj dhe ligjet e tjera përkatëse dhe marrëveshjet ndërkombëtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 4 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Export promotion for goods and services is treated as a priority, and the Government approves export-promotion policies and measures.
Neni 5 Promovimi i eksportit 1. Promovimi i eksportit të mallrave dhe shërbimeve konsiderohet prioritet. 2. Qeveria miraton politikat dhe masat për promovimin e eksportit në përputhje me ligjet përkatëse, Marrëveshjen e OBT-së dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: State authorities must take measures to protect domestic producers from unfair international trade practices.
Neni 6 Praktikat e padrejta në tregtinë ndërkombëtare Autoritetet shtetërore marrin masa për të mbrojtur prodhuesit vendorë nga efektet e praktikave të padrejta të tregtisë ndërkombëtare në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi. KAPITULLI III TREGTIA ME MALLRA NËNKAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The provision says most-favoured-nation treatment applies to goods, and the Government may take countermeasures if another country or region imposes unfair or discriminatory trade restrictions on Kosovo.
Neni 7 Trajtimi i kombit më të favorizuar në tregtinë me mallra 1. Në lidhje me detyrimet doganore dhe tarifat e çdo lloji të vendosura për importet ose eksportet, taksat e brendshme ose tarifat e tjera të brendshme, metodën e mbledhjes së detyrimeve dhe tarifave të tilla, si dhe rregullat dhe formalitetet në lidhje me importimin dhe eksportimin, trajtimi i kombit më të favorizuar u akordohet mallrave të importuara ose eksportuara, përveç nëse kërkohet ndryshe nga marrëveshja ndërkombëtare ose dispozitat e këtij ligji. 2. Çdo avantazh, favor, privilegj ose imunitet i dhënë nga Republika e Kosovës për cilindo produkt që e ka origjinën nga ose është i destinuar për një palë tjetër kontraktuese ose një shtet të tretë, akordohet menjëherë dhe pa kushte për produkte të njëjta që e kanë origjinën nga ose janë të destinuara për territoret e të gjitha palëve të tjera të marrëveshjes së tregtisë së lirë ose të vendeve të identifikuara në vendimin e njëanshëm të Qeverisë. 3. Në rast se ndonjë vend ose rajon zbaton ndalesa, kufizime ose masa të tjera të ngjashme që vendosin një barrë të padrejtë ose diskriminuese ndaj tregtisë së Republikës së Kosovës, Qeveria me propozim të Ministrisë mund të ndërmarrë kundërmasa ndaj vendit ose rajonit përkatës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Imported products in Kosovo must not be treated less favorably than similar domestic products, and they must not face higher internal taxes or charges than domestic products.
Neni 8 Trajtimi kombëtar në tregtinë me mallra 1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj, produkteve që janë importuar në territorin e Republikës së Kosovës nuk u jepet një trajtim më pak i favorshëm sesa ai që u jepet produkteve të ngjashme vendore sa u përket ligjeve përkatëse, akteve nënligjore dhe akteve të tjera të zbatimit të përgjithshëm që ndikojnë në shitjen e brendshme e që mundësojnë shitjen, blerjen, transportin, shpërndarjen ose përdorimin e produkteve. 2. Produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës nuk u nënshtrohen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, tatimeve të brendshme ose tarifave të tjera të brendshme të çfarëdo lloji që janë më të larta sesa ato të zbatueshme, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për produktet të ngjashme LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË vendore. Taksat e brendshme ose tarifat e tjera të brendshme nuk zbatohen për mallrat e importuara me qëllim që të sigurojnë mbrojtje për prodhimin vendor. 3. Përveç nëse parashihet ndryshe nga marrëveshja ndërkombëtare, dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për: 3.1. Legjislacionin që rregullon prokurimin nga autoritetet shtetërore për qëllime publike, dhe jo për qëllime të rishitjes tregtare ose përdorimit në prodhimin e mallrave për shitje tregtare; 3.2. Subvencionet e paguara ekskluzivisht për prodhuesit vendorë, duke përfshirë subvencionet për prodhuesit vendorë që derivojnë nga fitimet prej tatimeve ose tarifave të brendshme të zbatuara në përputhshmëri me dispozitat e paragrafëve të këtij neni dhe subvencionet e bëra përmes blerjeve shtetërore të produkteve vendore; 3.3. Masat e brendshme të kontrollit të çmimit, përveç nëse masat e tilla kanë efektin e para-ndalimit të importimit të produkteve të huaja ose privimit të tyre nga avantazhi i tyre konkurrues, duke përfshirë çmimet më të ulëta. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The article generally bars import/export bans and quantitative restrictions, except in listed cases, and gives the Government a role in setting such restrictions and consulting interested parties.
Neni 9 Ndalimi i kufizimeve sasiore 1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj, ndalimet e eksportit ose kufizimet sasiore, pavarësisht nëse zbatohen përmes kuotave ose masave të tjera me efekt ekuivalent, nuk vendosen ose zbatohen në importimin e produkteve të huaja ose eksportimin e ndonjë produkti të destinuar për territorin e një vendi tjetër. 2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nuk zbatohen për: 2.1. Ndalimet e eksportit ose kufizimet sasiore të zbatuara përkohësisht për të parandaluar mungesat kritike të produkteve ushqimore ose produkteve të tjera thelbësore ose për të zbutur efektet e mungesave të tilla në Republikën e Kosovës; 2.2. Ndalimet e importit dhe eksportit ose kufizimet sasiore të nevojshme për zbatimin e rregulloreve ose standardeve që lidhen me klasifikimin, kategorizimin ose tregtimin e mallrave në tregtinë ndërkombëtare; 2.3. Ndalimet e importit dhe eksportit ose kufizimet sasiore të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. 3. Qeveria përcakton kufizimet sasiore nga paragrafi 2 i këtij neni me propozim të Ministrisë ose rekomandim të organit kompetent. Qeveria njofton paraprakisht palët e interesuara dhe u jep mundësi të komentojnë.. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Import quotas must be administered on a non-discriminatory basis, with public notice, allocation rules, and set deadlines for import permits.
Neni 10 Administrimi jodiskriminues i kufizimeve sasiore 1. Kufizimet sasiore vendosen mbi baza jodiskriminuese. 2. Kuotat që përfaqësojnë shumën e përgjithshme të importeve të lejuara mund të shpërndahen ndërmjet vendeve furnizuese. Në këtë rast, alokimet e kuotave korrespondojnë sa më shumë që të jetë e mundur me hiset e pritura të tregut që do të ekzistonin në mungesë të kuotave të importit. 3. Autoritetet kompetente ua caktojnë vendeve furnizuese hiset e pjesëmarrjes në përpjesëtim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 6 me furnizimet nga këto vende gjatë një periudhe të mëparshme përfaqësuese dhe mbi sasinë ose vlerën e përgjithshme të importeve të produktit përkatës, duke marrë parasysh çdo faktor të veçantë që mund të ketë ndikuar ose mund të ndikojë në tregtinë e produktit përkatës. 4. Metodat e mëposhtme mund të përdoren për administrimin e kuotave të importit: 4.1. parimi “kush vjen i pari, shërbehet i pari”; 4.2. lejet e importit; 4.3. tiketat e kuotave. 5. Lejet e importit jepen menjëherë dhe në asnjë rast më shumë se në dhjetë (10) ditë kalendarike për lejet automatike dhe tridhjetë (30) ditë kalendarike për lejet joautomatike të dhëna mbi bazën e shërbimit të kërkuesit të parë. 6. Në rastet kur një kuotë ndahet ndërmjet vendeve furnizuese, nuk vendosen kushte ose formalitete që do t’i parandalonin vendet e tilla të përdorin plotësisht përqindjen e çdo sasie ose vlere të përgjithshme që u është ndarë atyre, nën kushtin që importi të bëhet brenda çdo periudhe të caktuar me të cilën mund të ndërlidhet kuota. 7. Në rastin e kufizimeve të importit që përfshijnë vendosjen e kuotave, jepet njoftimi publik për sasinë ose vlerën e përgjithshme të produktit dhe hiset e alokuara në të, të cilat do të lejohen të importohen gjatë një periudhe të caktuar të ardhshme si dhe për çdo ndryshim në sasinë ose vlerën e tillë. 8. Dispozitat e këtij neni zbatohen për kuotat tarifore dhe masat mbrojtëse të kuotave tarifore. Për aq sa është e zbatueshme, dispozitat e këtij neni përfshijnë edhe kufizimet e eksportit. 9. Ministria nxjerr një akt nënligjor ku përcaktohen rregullat dhe procedurat për administrimin e kuotave të importit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria mund të ndalojë importin, importin e përkohshëm ose transitin e mallrave kur qarkullimi i tyre është i ndaluar në vendin e eksportit, origjinës ose destinacionit.
Neni 11 Mallrat e ndaluara 1. Importimi ose eksportimi i mallrave specifike mund të ndalohet me ligj ose me akt nënligjor. 2. Qeveria mund të ndalojë importet, importet e përkohshme ose kalimin transit të mallrave nëse qarkullimi i këtyre mallrave është i ndaluar sipas legjislacionit të vendit të eksportit, origjinës ose destinacionit të atyre mallrave. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Transit of goods should use suitable international transit routes, is generally not subject to transit-related fees except certain cost-based charges, and must receive most-favoured-nation treatment for related tariffs, regulations, and formalities.
Neni 12 Liria e kalimit transit 1. Liria e transitit në territorin e Republikës së Kosovës bëhet përmes rrugëve më të përshtatshme për kalim transit ndërkombëtar, për mallrat në kalim transit për në ose nga territori i vendeve fqinje. 2. Trafiku në transit nuk kushtëzohet nga mbledhja e tarifave ose tarifave të vendosura në lidhje me transitin, përveç tarifave për transport ose ato që janë në përpjesëtim me shpenzimet administrative të shkaktuara nga transiti ose me koston aktuale të shërbimeve të kryera. 3. Sa i përket të gjitha tarifave, rregulloreve dhe formaliteteve në lidhje me kalimin transit, mallrave në kalim transit u akordohet trajtimi i kombit më të favorizuar. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu për transportin ajror të mallrave, duke përfshirë bagazhet. LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË 5. Procedurat në lidhje me kalimin transit të mallrave rregullohen nga legjislacioni i zbatueshëm doganor dhe i akcizave të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Certain natural persons may import and export goods for non-commercial purposes.
Neni 13 Importimi dhe eksportimi i mallrave për qëllime jotregtare 1. Personat fizikë shtetas të Republikës së Kosovës dhe personat fizikë shtetas të huaj mund të importojnë dhe eksportojnë mallra për qëllime jotregtare. 2. Rastet dhe kushtet në të cilat lejohet lirimi nga detyrimet e importit dhe eksportit për pronën personale, gjësendeve shtëpiake dhe mallrave të tjera të importuara ose të eksportuara për qëllime jotregtare përcaktohen nga legjislacioni i zbatueshëm doganor dhe i akcizave të Republikës së Kosovës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Public enterprises and enterprises with exclusive or special privileges must follow commercial factors in import/export purchases and sales and give foreign enterprises a fair chance to compete; the rule does not apply to certain public-consumption imports.
Neni 14 Ndërmarrjet publike 1. Ndërmarrjet publike ose ndërmarrjet që u janë dhënë, zyrtarisht ose jozyrtarisht, privilegje ekskluzive ose të veçanta, në blerjet ose shitjet e tyre që përfshijnë importe ose eksporte, duhet të veprojnë në përputhje me faktorët tregtarë, përfshirë çmimin, cilësinë, disponueshmërinë, tregtueshmërinë, transportimin dhe kushtet e tjera të blerjes ose shitjes, dhe t’i lejojnë ndërmarrjeve të huaja mundësi të përshtatshme, në përputhje me praktikën e zakonshme të biznesit, të konkurrojnë për pjesëmarrje në shitblerje të tilla. 2. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për importet e produkteve për konsum të menjëhershëm ose fundor për qëllime publike, dhe jo për qëllime të rishitjes tregtare ose përdorimit në prodhimin e mallrave për shitje tregtare. NËNKAPITULLI II ÇËSHTJET QË LIDHEN ME DOGANËN - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Imported goods in Kosovo are subject to customs duties, and the Government may impose customs duties, including seasonal duties for agricultural products, under stated conditions.
Neni 15 Detyrimet doganore 1. Detyrimet doganore mund të jenë specifike, në përpjesëtim me vlerën (ad valorem) ose kombinim ad valorem dhe specifike. Detyrimet doganore ad valorem llogariten në bazë të vlerës doganore të mallrave të importuara. 2. Mallrat e importuara në territorin e Republikës së Kosovës u nënshtrohen detyrimeve doganore sipas legjislacionit në fuqi. 3. Detyrimet doganore mund të vendosen nga Qeveria, mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare dhe me propozim të Ministrisë, pas konsultimit me ministrinë përgjegjëse për financa dhe Doganën. 4. Kur kërkohet për shkak të interesit kombëtar, Qeveria mund të vendosë detyrime doganore stinore për produktet bujqësore, sipas marrëveshjeve të ratifikuara të tregtisë së lirë ose detyrimeve të tjera ndër-kombëtare të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e një detyrimi stinor nuk tejkalon periudhën prej gjashtë (6) muajsh në vit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Goods imported from countries or groups of countries that have ratified a free trade agreement binding on Kosovo are subject to preferential customs duties set in the relevant agreement.
Neni 16 Mallrat me status preferencial 1. Importimi i mallrave me origjinë nga vendet ose grupet e vendeve që kanë ratifikuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 8 marrëveshje të tregtisë së lirë e cila është detyruese për Republikën e Kosovës u nënshtrohen detyrimeve doganore preferenciale të përcaktuara në marrëveshjen përkatëse. 2. Legjislacioni doganor mund të parashohë një trajtim të favorshëm tarifor për disa mallra për shkak të natyrës së tyre ose përdorimit fundor, ose lehtësim ose lirim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit ose të eksportit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article defines tariffs with equivalent effect to customs duties and says such import tariffs in Kosovo are abolished, except for specified categories.
Neni 17 Tarifat me efekt ekuivalent me detyrimet doganore 1. Për qëllime të këtij neni, tarifat që kanë efekt ekuivalent me detyrimet doganore përfshijnë tarifat e çdo lloji, përfshirë çdo formë tatimi ose mbitakse të vendosur në lidhje me importimin ose eksportimin e një malli. 2. Tarifat që kanë efekt ekuivalent me detyrimet doganore për importet në Republikën e Kosovës shfuqizohen, mirëpo nuk përfshijnë: 2.1. Detyrimet ekuivalente me një tatim të brendshëm të vendosur në përputhje me paragrafin 2 të nenit 11 të këtij ligji; 2.2. Detyrimet antidamping, kundërbalancuese dhe masa mbrojtëse në import; 2.3. Tarifat ose detyrimet konform kostove të shërbimeve të ofruara. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Fees and other charges connected to importing or exporting goods are capped at about the cost of the services provided.
Neni 18 Tarifat dhe pagesat e tjera Të gjitha tarifat dhe pagesat e çfarëdo natyre të vendosura në lidhje me importimin dhe eksportimin e mallrave kufizohen në shumën e kostos së përafërt të shërbimeve të ofruara dhe nuk përbëjnë mbrojtje të tërthortë për produktet vendore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Goods are classified under TARIK’s Goods Nomenclature for customs duty and other non-tariff measures.
Neni 19 Klasifikimi i mallrave Për qëllime të përcaktimit të detyrimit doganor dhe zbatimit të çdo mase tjetër jotarifore, klasifikimi i mallrave përcaktohet në Nomenklaturën e Mallrave të përfshirë në Shtojcat (Pjesa e Dytë) e Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Imported goods are valued at the actual price paid or payable, and Kosovo Customs regulates that valuation for customs purposes.
Neni 20 Vlerësimi doganor 1. Për qëllime të zbatimit të detyrimeve doganore, vlera e produkteve të importuara është çmimi real i paguar ose i pagueshëm për mallrat kur shiten për eksport në Republikën e Kosovës, siç rregullohet nga Dogana e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për doganat dhe akcizat në Republikën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë për Zbatimin e Nenit VII të Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë. 2. Në rast se është e nevojshme të përdoret një metodë e vlerësimit përveç metodës nga neni 20, paragrafi 1 i këtij ligji, vlera doganore e mallrave të importuara përcaktohet me metodat e parapara me legjislacionin në fuqi për doganat dhe akcizën në Republikën e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Organizatës Botërore të Tregtisë për Zbatimin e Nenit VII të Marrëveshjes së Përgjith-shme për Tarifat dhe Tregtinë. LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Dogana must keep confidential origin-related information strictly confidential and must not disclose it without the giver’s specific permission, except as necessary in judicial proceedings.
Neni 21 Rregullat e origjinës 1. Për qëllime të zbatimit të detyrimeve doganore dhe masave të tjera të politikës tregtare, origjina e mallrave përcaktohet sipas rregullave të parapara në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare. 2. Origjina e mallrave të tregtuara sipas marrëveshjeve të ratifikuara të tregtisë së lirë ose detyrimeve të tjera ndërkombëtare rregullohet me rregullat e origjinës të përcaktuara në marrëveshjen ose detyrimin përkatës. 3. Rregullat e origjinës nuk përdoren si instrumente për arritjen e objektivave të tregtisë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe nuk kanë vetë efekte kufizuese, shtrembëruese ose përçarëse në tregtinë ndërkombëtare. Ato nuk paraqesin kërkesa padrejtësisht të rrepta dhe nuk kërkojnë përmbushjen e një kushti të caktuar që nuk ka të bëjë me prodhimin ose përpunimin si parakusht për përcaktimin e vendit të origjinës. Rregullat e origjinës administrohen në mënyrë të vazhdueshme, uniforme, të paanshme dhe të arsyeshme. 4. Të gjitha informatat që janë për nga natyra konfidenciale ose që janë dhënë në bazë konfidenciale për qëllime të zbatimit të rregullave të origjinës trajtohen si rreptësisht konfidenciale nga Dogana, e cila nuk i zbulon ato pa lejen specifike të personit që i ka dhënë këto informata, përveç në masën e nevojshme në kontekst të procedurave gjyqësore. 5. Çdo veprim administrativ i ndërmarrë në lidhje me përcaktimin e origjinës së mallrave i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në gjykatën kompetente për kontestet administrative. 6. Ligjet përkatëse, aktet nënligjore dhe vendimet gjyqësore në lidhje me rregullat e origjinës botohen në Gazetën Zyrtare, në sajtet zyrtare dhe në mediume të tjera plotësuese, për t’u dhënë mundësi tregtarëve të njihen me to. NËNKAPITULLI III LEJET - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Permit application, review, grant, refusal, and revocation procedures must follow the relevant permit/licence and general administrative procedure laws.
Neni 22 Dispozitat e përgjithshme 1. Procedurat e aplikimit, shqyrtimit, dhënies, refuzimit dhe revokimit të lejeve duhet të jenë në përputhje me Ligjin për Sistemin e Lejeve dhe Licencave dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 2. Nëse përdoren procedurat e lejeve për administrimin e kuotave, shuma e përgjithshme e kuotave që zbatohet sipas sasisë ose vlerës, datat e hapjes dhe mbylljes së kuotave, dhe çdo ndryshim i tyre botohen. Në rastin e kuotave të alokuara ndërmjet vendeve furnizuese, informacioni mbi aksionet e kuotave të alokuara për vendet e ndryshme furnizuese botohet menjëherë si akt ligjor njëzet e një (21) ditë përpara. Botimi bëhet në Gazetën Zyrtare, në sajtet zyrtare dhe në mediume të tjera plotësuese. 3. Procedurat e lejeve mund të jenë automatike dhe joautomatike. Kriteret dhe procedurat e lejeve rregullohen me ligjet përkatese dhe aktet nënligjore. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Procedurat automatike përdoren për të mbledhur të dhëna dhe statistika për importet ose eksportet dhe, për lejet, aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune para zhdoganimit.
Neni 23 Procedurat automatike 1. Procedurat automatike zbatohen për të mbledhur të dhëna dhe statistika për importet ose eksportet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 10 2. Procedurat automatike janë procedura në të cilat aplikimi pranohet në të gjitha rastet dhe që janë në përputhje me kërkesat e paragrafit 3 të këtij neni. 3. Procedurat automatike administrohen në atë mënyrë që të mos kenë efekte kufizuese në importet ose eksportet që i nënshtrohen lejes, përveç rasteve të caktuara me ligj. Procedurat automatike me rastin e aplikimit për leje, zbatohen: 3.1. Çdo person ose ndërmarrje që i plotëson kërkesat ligjore për të ushtruar veprimtari importuese ose eksportuese të cilat përfshijnë produkte që i nënshtrohen lejes, i plotëson po ashtu kushtet që të aplikojë dhe të pajiset me leje importi ose eksporti; 3.2. Aplikimet për leje mund të paraqiten çdo ditë pune para zhdoganimit të mallrave; 3.3. Aplikimet për leje, kur dorëzohen në formë të duhur dhe të plotë, pranohen menjëherë pas marrjes së tyre, për aq sa kjo është e mundur në aspektin administrativ, por gjithsesi jo më vonë se brenda dhjetë (10) ditësh pune. 4. Procedurat automatike mund të zbatohen për sa kohë që mbizotërojnë rrethanat të cilat kanë dërguar në zbatimin e tyre dhe përderisa qëllimet administrative të tyre nuk mund të arrihen në mënyrë më të përshtatshme. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article sets rules for non-automatic permit procedures, including review deadlines, refusal limits, permit-holder choices in some quotas, and how long permits should last.
Neni 24 Procedurat joautomatike 1. Procedurat joautomatike janë procedurat e lejeve që nuk përfshihen në përkufizimin nga paragrafi 1 i nenit 23 të këtij ligji. 2. Procedurat joautomatike korrespondojnë, sa i përket fushëveprimit dhe kohëzgjatjes, me masën tregtare për zbatimin e së cilës përdoren, duke përfshirë kufizimet sasiore, dhe nuk janë më të rënda në aspektin adminitrativ nga sa është absolutisht e nevojshme për administrimin e masës. 3. Periudha e shqyrtimit të aplikimeve, përveç rasteve kur kjo nuk është e mundur për arsye jashtë kontrollit të autoritetit lejues, nuk është më e gjatë se tridhjetë (30) ditë pas pranimit të aplikimit, përkatësisht sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari” dhe jo më e gjatë se gjashtëdhjetë (60) ditë, nëse të gjitha aplikimet shqyrtohen përnjëherësh. Në rastin e fundit, periudha për shqyrtimin e aplikimeve konsiderohet se fillon në ditën pas mbylljes së periudhës së shpallur të aplikimit. 4. Leja e importit ose eksportit mund të refuzohet vetëm nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat ligjore dhe administrative. 5. Me rastin e dhënies së lejes, autoriteti lejues merr parasysh performancën importuese të aplikuesit. Në këtë drejtim, merret parasysh fakti nëse janë përdorur plotësisht lejet që i janë dhënë aplikuesit në të kaluarën. Në rastet kur lejet nuk janë përdorur plotësisht, autoriteti lejues shqyrton arsyet për këtë dhe i merr parasysh këto arsye gjatë dhënies së lejeve të reja. Vëmendje i kushtohet sigurimit të shpërndarjes së arsyeshme të lejeve për importuesit e rinj. 6. Në rastin e kuotave të administruara përmes lejeve të importit, të cilat nuk ndahen ndërmjet vendeve furnizuese, mbajtësi i lejes është i lirë të zgjedhë burimet e importit. Në rastin e kuotave të ndara ndërmjet vendeve furnizuese, leja përcakton qartë vendin ose vendet. 7. Vlefshmëria e lejes përcaktohet me ligjet përkatëse. Periudha e vlefshmërisë së lejes duhet të jetë me kohëzgjatje të arsyeshme dhe jo aq e shkurtër sa të përjashtojë importet. Periudha e vlefshmërisë së lejes nuk duhet të përjashtojë importet nga burime të largëta, përveç në raste të veçanta kur importet janë të nevojshme për të përmbushur kërkesat e paparashikuara afatshkurtra.. LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË NËNKAPITULLI IV KËRKESAT E POSAÇME - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Imported goods must meet the applicable sanitary and phytosanitary requirements; competent authorities may approve stricter requirements in certain cases.
Neni 25 Kërkesat sanitare dhe fitosanitare 1. Mallrat e importuara në territorin e Republikës së Kosovës duhet t’i plotësojnë kërkesat sanitare dhe fitosanitare të parapara me ligjet përkatëse, në të kundërtën nuk lëshohen për qarkullim të lirë nëse nuk i plotësojnë këto kërkesa. 2. Kërkesat sanitare dhe fitosanitare bazohen në standarde, udhëzime ose rekomandime ndërkombëtare, kur ato ekzistojnë, përveç nëse parashihet ndryshe në paragrafin 3 të këtij neni. 3. Autoritetet kompetente mund të miratojnë kërkesa sanitare ose fitosanitare, të cilat rezultojnë në një nivel më të lartë të mbrojtjes nga ç’do të arrihej me anë të kërkesave të mbështetura në standarde, udhëzime ose rekomandimet ndërkombëtare përkatëse, nëse ekziston një justifikim shkencor ose nëse autoritetet kompetente konstatojnë se është i nevojshëm një nivel i tillë i mbrojtjes mbështetur në vlerësimin e rreziqeve për jetën ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose bimëve. Masat sanitare dhe fitosanitare nuk mund të zbatohen në mënyrë që përbën diskriminim arbitrar ose kufizim të pajustifikuar të tregtisë ndërkombëtare. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Imported goods must meet the applicable technical rules and standards to be released for free circulation in Kosovo.
Neni 26 Rregulloret dhe standardet teknike 1. Mallrat e importuara duhet t’i plotësojnë rregullat teknike dhe standardet e parapara me ligjet përkatëse në mënyrë që të lëshohen për qarkullim të lirë në territorin e Republikës së Kosovës. Rregulloret teknike dhe standardet e vendosura nga ligji nuk krijojnë pengesa të panevojshme në tregti dhe promovojnë përdorimin e rregullave teknike të Bashkimit Evropian, standardeve dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit. 2. Mallrave të importuara në territorin e Republikës së Kosovës u akordohet trajtim jo më pak i favorshëm sesa produkteve vendore sa u përket rregullave teknike. 3. Rregulloret teknike miratohen ose zbatohen me qëllim të eliminimit të pengesave të panevojshme për tregtinë ndërkombëtare. Rregulloret teknike nuk janë më shumë kufizuese të tregtisë nga sa është e nevojshme për të përmbushur një objektiv të ligjshëm si siguria kombëtare, mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat mashtruese, ose mbrojtja e jetës ose shëndetit të njerëzve, kafshëve ose bimëve, ose mbrojtja e mjedisit, duke marrë parasysh rreziqet që sjell mospërmbushja e tyre. 4. Aty ku nevojiten rregullat teknike, standardet përkatëse ndërkombëtare ekzistuese përdoren si bazë për rregullat teknike, përveç nëse standardet e tilla janë mjet joefektiv ose i papërshtatshëm për përmbushjen e objektivave legjitime të synuara, duke përfshirë faktorët themelorë klimatikë dhe gjeo-grafikë të problemeve themelore teknologjike. 5. Kurdo që është e përshtatshme, rregullat teknike specifikohen mbështetur në kërkesat e produktit në aspektin e performancës e jo në bazë të dizajnit ose veçorive përshkruese. 6. Organet e standardizimit në Republikën e Kosovës respektojnë Kodin e Praktikës së Mirë për Përgatitjen, Miratimin dhe Zbatimin e Standardeve të përcaktuara në Shtojcën 3 të Marrëveshjes së OBT-së mbi Barrierat Teknike në Tregti. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 12 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Kur kërkohet konformitet me rregulla ose standarde teknike, procedurat nuk duhet të krijojnë pengesa të panevojshme, organi kompetent duhet t’i shqyrtojë dhe njoftojë shpejt kërkesat, dhe disa rezultate të huaja mund të pranohen kur është e mundur.
Neni 27 Konformiteti me rregulloret dhe standardet teknike 1. Në rastet kur kërkohet sigurimi pozitiv i konformitetit me rregullat ose standardet teknike, zbatohen rregullat e mëposhtme: 1.1. Procedurat e vlerësimit të konformitetit nuk miratohen ose zbatohen me qëllimin ose që të ketë efektin e krijimit të pengesave të panevojshme për tregtinë ndërkombëtare; për këtë qëllim, procedurat e vlerësimit të konformitetit nuk janë më të rrepta ose nuk zbatohen në mënyrë më të rreptë sesa që është e nevojshme për të përcaktuar nëse ekziston besimi adekuat se produktet i plotësojnë rregullat ose standardet teknike në fuqi, duke marrë parasysh rreziqet që sjell jokonformiteti; 1.2. Procedurat e vlerësimit të konformitetit fillohen dhe përfundohen sa më shpejt që të jetë e mundur; me rastin e pranimit të kërkesës, organi kompetent shqyrton menjëherë nëse dokumentacioni është i kompletuar dhe e njofton palën sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të saktë dhe të plotë, për rezultatet e vlerësimit, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet korrigjuese sipas nevojës; 1.3. Konfidencialiteti i informatave për produktet me origjinë nga territoret e vendeve të tjera që rrjedhin ose furnizohen në lidhje me procedurat e vlerësimit të konformitetit respektohet në të njëjtën mënyrë si për produktet vendore dhe në mënyrë të tillë që të mbrohen interesat e ligjshme komerciale; 1.4. Pasi i dorëzohet kërkesa, organi kompetent shqyrton menjëherë dhe në tërësi dokumentacio-nin dhe njofton palën në mënyrë të saktë dhe të plotë për rezultatin e vlerësimit, duke cekur të gjitha mangësitë, për t’i dhënë mundësinë e korrigjimit; 1.5. Edhe kur kërkesa ka mangësi, organi kompetent procedon aq sa është e mundur me vlerësimin e konformitetit nëse pala kërkon këtë; dhe me kërkesë, pala njoftohet për fazën e procedurës, duke u shpjeguar çdo vonesë; 1.6. Kërkesat për informacion kufizohen në atë që është e nevojshme për të vlerësuar konformitetin dhe për të përcaktuar tarifat; 1.7. Tarifat për vlerësimin e konformitetit të produkteve me origjinë në territoret e vendeve të tjera caktohen me legjislacion të posaçëm, duke marrë parasysh tarifat për vlerësimin e konformitetit të produkteve të ngjashme vendore, komunikimin, transportin dhe kostot e tjera që vijnë nga ndryshimet midis vendndodhjes së objektit të palës dhe trupit të vlerësimit të konformitetit; 1.8. Vendosja e hapësirave të përdorura në procedurat e vlerësimit të konformitetit dhe zgjedhja e mostrave nuk duhet të jetë e tillë që të shkaktojë shqetësime të panevojshme për palën ose agjentët e tyre; 1.9. Procedura e ankesës ndaj vlerësimit të konformitetit përcaktohet me legjislacion të posaçëm. 2. Në rastet kur kërkohet sigurimi pozitiv që produktet të jenë në përputhje me rregullat ose standardet teknike, udhëzimet ose rekomandimet ekzistuese përkatëse të lëshuara nga organet ndërkombëtare të standardizimit përdoren si bazë për procedurat e vlerësimit të konformitetit, përveç në rastet kur zbatimi i udhëzimeve ose rekomandimeve të tilla është i papërshtatshëm: 2.1. kërkesat e sigurisë kombëtare; 2.2. parandalimin e praktikave mashtruese; LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË 2.3. mbrojtjen e shëndetit ose sigurisë së njeriut, 2.4. jeta ose shëndeti i kafshëve ose bimëve, ose ambienti; faktorë themelorë klimatikë ose faktorë të tjerë gjeografikë; 2.5. problemet themelore teknologjike ose infrastrukturore. 3. Të gjitha procedurat e vlerësimit të konformitetit botohen menjëherë në atë mënyrë që t’u mundësohet tregtarëve të njihen me to. Me përjashtim të rrethanave urgjente, duhet të parashihet një interval i arsyeshëm ndërmjet botimit të kërkesave në lidhje me procedurat e vlerësimit të konformitetit dhe hyrjes së tyre në fuqi në mënyrë që t’u jepet kohë prodhuesve në vendet eksportuese të përshtatin produktet e tyre ose metodat e prodhimit me kërkesat e përcaktuara në rregullat e zbatueshme në Republikën e Kosovës. 4. Kur është e mundur, rezultatet e procedurave të vlerësimit të konformitetit në vendet e tjera pranohen edhe kur ato procedura ndryshojnë nga ato vendore, me kusht që autoriteti kompetent sigurohet se procedurat e tilla janë në përputhje me konformitetin dhe rregulloret teknike në fuqi ose me standardet ekuivalente me procedurat e brendshme. 5. Me kërkesë të një vendi eksportues, autoriteti kompetent fillon negociata për përmbylljen e marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të rezultateve të procedurave të tyre përkatëse të vlerësimit të konformitetit. Marrëveshje të tilla duhet të përmbushin pritshmërinë në lidhje me potencialin e tyre për të lehtësuar tregtinë e produkteve përkatëse.. NËNKAPITULLI V PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË NDËRKOMBËTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Imported goods in Kosovo may be subject to antidumping or countervailing duties when unfair international trade practices are involved.
Neni 28 Detyrimet antidamping dhe kundërbalancuese Mallrat e importuara në Republikën e Kosovës në rrethana që përfshijnë praktika të padrejta tregtare ndërkombëtare mund t’i nënshtrohen detyrimeve antidamping ose kundërbalancuese në përputhje me legjislacionin në fuqi. KAPITULLI IV KUFIZIMET NË TREGTI NËNKAPITULLI I MASAT KUFIZUESE PËR ARSYE JOEKONOMIKE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Government may impose restrictive measures on imports, exports, or goods in transit for listed public-interest purposes.
Neni 29 Përjashtime të përgjithshme 1. Qeveria mund të vendosë masa kufizuese për importet, eksportet ose mallrat në transit për këto qëllime: 1.1. Për të mbrojtur moralin publik; 1.2. Për të ruajtur jetën ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose bimëve; 1.3. Për të kufizuar importimin ose eksportimin e arit ose argjendit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 14 1.4. Për të siguruar respektimin e ligjeve përkatëse ose akteve nënligjore që nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, përfshirë ato që lidhen me zbatimin doganor, mbrojtjen e patentave, markave tregtare dhe të drejtat e autorit, dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat mashtruese; 1.5. Për të parandaluar importimin e produkteve të punës së detyruar ose punës së detyrueshme në burg; 1.6. Për të mbrojtur thesaret kombëtare me vlera artistike, historike ose arkeologjike; 1.7. Për të siguruar ruajtjen e burimeve të shterrueshme natyrore, me kusht që masa të tilla të zbatohen së bashku me kufizime në prodhimin ose konsumin vendas; 1.8. Për të blerë ose shpërndarë mallrat në mungesë, me kusht që çdo masë e tillë të ndërpritet sapo kushtet për vendosjen e tyre të pushojnë së ekzistuari; 1.9. Për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Qeveria mund të kufizojë tregtinë ndërkombëtare kur e sheh të nevojshme për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë.
Neni 30 Përjashtimet e sigurisë 1. Qeveria mund të vendosë kufizime në tregtinë ndërkombëtare që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë: 1.1. Në lidhje me materialet e zbërthyeshme ose materialet nga të cilat rrjedhin; 1.2. Në lidhje me trafikun e armëve, municionit dhe mjetet e luftës dhe me trafikun e mallrave dhe materialeve të tjerë të kryer me qëllim të furnizimit të institucioneve ushtarake; 1.3. Në kohë lufte ose emergjence tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose 1.4. Ndërmarrjen e veprimeve në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. NËNKAPITULLI II MASA KUFIZUESE PËR ARSYE EKONOMIKE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Government may impose trade restrictions for serious balance-of-payments and external financial difficulties, but only on a non-discriminatory, necessary basis.
Neni 31 Vështirësitë e bilancit të pagesave 1. Në rast të vështirësive serioze me bilancin e pagesave dhe vështirësive të jashtme financiare, Qeveria mund të zbatojë kufizime tregtare, në përputhje me dispozitat e këtij neni. 2. Kufizimet e bilancit të pagesave vendosen mbi baza jodiskriminuese dhe nuk mund të tejkalojnë ato që janë të nevojshme për të korrigjuar situatën e bilancit të pagesave. 3. Kufizimet e zbatuara sipas këtij neni zbuten në mënyrë progresive, pasi situata e bilancit të pagesave të përmirësohet dhe eliminohen kur rrethanat nuk e justifikojnë më mbajtjen e tyre. 4. Kufizimet e bilancit të pagesave mund të jenë: 4.1 Kufizime sasiore; ose 4.2. Masa të mbështetura në çmime, të tilla si shpenzime shtesë të importit, skemat e LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË depozitave të importit ose masa të tjera ekuivalente tregtare me ndikim në çmimin e mallrave të importuara. 5. Kufizimet sasiore zbatohen vetëm kur masat e mbështetura në çmime nuk janë instrument i për-shtatshëm për të trajtuar vështirësitë e bilancit të pagesave. Përparësi do t’i jepet masave të mbështetura në çmime që kanë efektin më të vogël pengues në tregti. 6. Ndaj një produkti nuk mund të vendosen më shumë se një lloj i masës kufizuese të importit e marrë për qëllime të bilancit të pagesave. 7. Në zbatimin e kufizimeve të bilancit të pagesave, Qeveria mund të përcaktojë incidencën e kufizimeve të importeve të produkteve të ndryshme ose klasave të produkteve në atë mënyrë që të mos ndikojë në importimin e produkteve që plotësojnë nevojat themelore të konsumit, ose të cilat kontribuojnë në për-pjekjen për të përmirësuar situatën e bilancit të pagesave. 8. Në zbatimin e kufizimeve sipas këtij neni, Qeveria: 8.1. Duhet të shmangë dëmtimet e panevojshme për interesat tregtare ose ekonomike të ndonjë vendi tjetër; 8.2. Nuk mund të zbatojë kufizime në mënyrë të tillë sa të parandalojë pa arsye importimin e mallrave, përjashtimi i të cilave dëmton kanalet e rregullta të tregtisë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Competent authorities may propose safeguard measures for imported products when imports rise and conditions may cause serious harm to domestic industry.
Neni 32 Masat mbrojtëse 1. Autoritetet kompetente mund të propozojnë masa mbrojtëse për çdo produkt që importohet në territorin e Republikës së Kosovës në sasi të rritura dhe kushte që shkaktojnë ose të rrezikojnë të shkaktojnë dë-me serioze për industrinë vendore që prodhon produkte të ngjashme ose drejtpërdrejt konkurruese. 2. Procedurat për vlerësimin e masave mbrojtëse përcaktohen në ligjin përkatës për masat e mbrojtjes në importe. KAPITULLI V TREGTIA NË SHËRBIME - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article defines four ways services may be supplied: cross-border, consumption abroad, commercial presence, and presence of natural persons.
Neni 33 Mënyrat e ofrimit të shërbimit 1. Për qëllimet e këtij ligji, tregtia në shërbime ka qëllim furnizimin e shërbimit: 1.1. Nga territori i një vendi të tjetër në territorin e Republikës së Kosovës dhe anasjelltas (mënyra 1 – furnizimi ndërkufitar); 1.2. Në territorin e Republikës së Kosovës për një konsumator të shërbimit të një vendi tjetër dhe në territorin e një vendi tjetër për një konsumator të shërbimit vendor (mënyra 2 – konsumi jashtë vendit); 1.3. Nga një furnizues shërbimesh i një vendi tjetër, përmes pranisë tregtare në territorin e Republikës së Kosovës, dhe nga një furnizues i shërbimeve vendore, përmes pranisë tregtare në territorin e një vendi tjetër (mënyra 3 – prania tregtare); 1.4. Nga një furnizues shërbimesh i një vendi tjetër, përmes pranisë së personave fizikë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe nga një furnizues i shërbimit vendas, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 16 përmes pranisë së personave fizikë në territorin e një vendi tjetër (mënyra 4 – prania e personave kombëtar). - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Services and service providers may receive most-favoured-nation treatment in covered measures, subject to ratified free-trade agreements or other international obligations of Kosovo.
Neni 34 Trajtimi i kombit më të favorizuar në tregtinë me shërbime 1. Sa i përket cilësdo masë që mbulohet nga ky ligj, trajtimi i vendit më të favorizuar u akordohet shërbimeve të ngjashme dhe furnizuesve të shërbimeve të një vendi tjetër, nëse kështu kërkohet me marrëveshje të ratifikuar të tregtisë së lirë ose me detyrime të tjera ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. 2. Trajtimi jo më pak i favorshëm se trajtimi që u jepet shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve të një pale tjetër kontraktuese ose një shteti të tretë u jepet menjëherë dhe pa kushte shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve të të gjitha palëve të tjera në marrëveshjen e tregtisë së lirë. 3. Trajtimi konsiderohet të mos jetë më pak i favorshëm nëse nuk modifikon kushtet e konkurrencës në favor të shërbimeve ose furnizuesve vendor të shërbimeve, në krahasim me shërbimet e ngjashme ose furnizuesit e shërbimeve të një vendi tjetër. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Rules on national treatment and market-access limits for services are set by the relevant sector laws, and foreign services or providers must receive treatment no less favourable than domestic ones where required by ratified free-trade agreements or other international obligations.
Neni 35 Trajtimi kombëtar dhe qasja në treg për shërbime 1. Trajtimi kombëtar dhe kufizimet e qasjes në treg për furnizimin e shërbimeve në territorin e Republikës së Kosovës përcaktohen me ligjet përkatëse që rregullojnë sektorin përkatës. 2. Lidhur me të gjitha masat që ndikojnë në ofrimin e shërbimeve, trajtimi jo më pak i favorshëm se ai që u jepet shërbimeve dhe ofruesve vendor të shërbimeve u jepet edhe shërbimeve të ngjashme dhe furnizuesve të shërbimeve nga një vend tjetër, nëse kërkohet kështu dhe deri në masën e paraparë me marrëveshje të ratifikuar të tregtisë së lirë ose me detyrime të tjera ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. 3. Kërkesa e paragrafit 2 të këtij neni mund të përmbushet duke u dhënë shërbimeve të ngjashme dhe furnizuesve të shërbimeve të një vendi tjetër një trajtim identik formal ose trajtim formal të ndryshëm me atë që u jepet shërbimeve të ngjashme dhe furnizuesve vendor të shërbimeve. 4. Trajtimi formal identik ose trajtimi formal i ndryshëm konsiderohet të jetë më pak i favorshëm nëse modifikon kushtet e konkurrencës në favor të shërbimeve ose furnizuesve vendore të shërbimeve në krahasim me shërbimet e ngjashme ose furnizuesit e shërbimeve të një vendi tjetër. KAPITULLI VI ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Kosova must give foreign nationals IP protection no less favorable than that given to Kosovo citizens, and must extend any IP-related advantage granted to one foreign country to all other countries, subject to international agreement exceptions.
Neni 36 Trajtimi kombëtar dhe i kombit më të favorizuar lidhur me pronësinë intelektuale 1. Në varësi të ndonjë përjashtimi që mund të jetë i zbatueshëm në marrëveshjet ndërkombëtare, trajtimi jo më pak i favorshëm sesa trajtimi i akorduar shtetasve të Republikës së Kosovës në lidhje me mbrojtjen e pronës intelektuale u akordohet shtetasve të huaj. 2. Në lidhje me mbrojtjen e pronës intelektuale, duke iu nënshtruar çdo përjashtimi që mund të zbatohet në marrëveshjet ndërkombëtare, çdo avantazh, favor, privilegj ose imunitet i dhënë nga Republika e Kosovës për shtetasit e ndonjë vendi tjetër akordohet menjëherë dhe pa kushte për të gjitha vendet e tjera. LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË 3. Republika e Kosovës merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar nivelin e mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale të ngjashme me atë ekzistuese në Bashkimin Evropian, duke përfshirë mjetet efektive për zbatimin e këtyre të drejtave. KAPITULLI VII LEHTËSIMI I TREGTISË - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Kosovo must adopt trade facilitation procedures from WTO and other international agreements, and cooperate with the EU on border management.
Neni 37 Procedurat e importit dhe eksportit 1. Republika e Kosovës miraton procedurat lehtësuese të tregtisë të përcaktuara në Marrëveshjen e OBT-së për Lehtësimin e Tregtisë dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare në të cilat Republika e Kosovës është palë. 2. Republika e Kosovës bashkëpunon me Bashkimin Evropian në të gjitha çështjet e menaxhimit të kufirit. KAPITULLI VIII MBIKËQYRJA DHE NDËSHKIMET - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry or another competent state authority supervises implementation of this law and related subordinate acts; fines are imposed case by case and proportionately to the seriousness of the violation.
Neni 38 Mbikëqyrja 1. Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji bëhet nga Ministria ose autoriteti tjetër shtetëror kompetent. 2. Gjoba shqiptohet varësisht nga faktet dhe rrethanat e rastit dhe në përpjesëtim me shkallën dhe ashpërsinë e shkeljes, në bazë të legjislacionit përkatës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This provision says the law must be interpreted consistently with ratified international agreements, other international obligations of Kosovo, WTO principles and rules, and EU legislation in the trade policy sector.
Neni 39 Interpretimi Dispozitat e këtij ligji interpretohen në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, parimet dhe rregullat e OBT- së, si dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian në sektorin e politikës tregtare. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: An appeal is allowed against a decision made under this law, and the appeal is reviewed by a commission appointed by the responsible ministry minister.
Neni 40 E drejta e ankesës 1. Ndaj vendimit të nxjerrë sipas këtij ligji lejohet ankesa në përputhje me ligjin përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. 2. Ankesën e shqyrton komisioni i emëruar nga ministri i ministrisë përgjegjëse, sipas ligjit përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. KAPITULLI IX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Government and the Ministry must issue implementing by-laws within 1 year after this law enters into force.
Neni 41 Nxjerrja e akteve nënligjore Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda afatit prej një (1) viti, Qeveria dhe Ministria nxjerrin aktet nënligjore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË 18 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 04/L-048 on Foreign Trade.
Neni 42 Dispozitat shfuqizuese Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 04/L-048 Për Tregtinë e Jashtme. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 43 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë, pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-021 8 shkurt 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-69/2022, datë 24.02.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-021 PËR TREGTI ME JASHTË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in