LIGJI NR. 08/L-022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE
This is the preamble and title of the law on electronic identification and trusted services in electronic transactions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-022
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the law on electronic identification and trusted services in electronic transactions. This article says the law regulates electronic identification, electronic signatures and seals, registered electronic services for court and other procedures, qualified certificates, and trust services for electronic transactions and documents. This article says the law applies to electronic identification schemes and trusted service providers in electronic transactions, but not to trusted services used within a closed system or limited participant circle, or to verification of contract validity and other procedural legal obligations governed by other laws. This article defines key terms used in the law on electronic identification and trusted services. Trusted service providers or electronic identification service providers must apply the applicable law when processing personal data. Use of pseudonyms for representing parties in electronic transactions is not prohibited unless a regulation, contract, or other arrangement says otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE
Showing 81 of 81
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the law on electronic identification and trusted services in electronic transactions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates electronic identification, electronic signatures and seals, registered electronic services for court and other procedures, qualified certificates, and trust services for electronic transactions and documents.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon: 1.1. mënyrën e identifikimit dhe skemat e identifikimit elektronik; 1.2. kushtet e përdorimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, vulës elektronike kohore dhe të pajisjeve për krijimin e tyre; 1.3. shërbimet e regjistruara elektronike për procedurat gjyqësore dhe procedurave të tjera; 1.4. kushtet e lëshimit dhe përdorimit të certifikatave të kualifikuara për certifikimin e shërbimeve dhe autentifikimin e faqes së internetit; 1.5. shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe dokumentet elektronike. 2. Ky ligj është plotësisht në përputhje me Rregulloren (EU) Nr. 910/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 23 Korrik 2014 mbi identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara për transaksionet elektronike në tregun e brendshëm e cila e ka shfuqizuar Direktivën 1999/93/EC. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to electronic identification schemes and trusted service providers in electronic transactions, but not to trusted services used within a closed system or limited participant circle, or to verification of contract validity and other procedural legal obligations governed by other laws.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për skemat e identifikimit elektronik dhe për ofruesit e shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike. 2. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen për shërbimet e besuara që ofrohen brenda një sistemi të mbyllur ose një rrethi të kufizuar pjesëmarrësish, shërbime këto që mund të përcaktohen me marrëveshje ose rregullore të brendshme dhe nuk ndikojnë në palët e treta jashtë atij sistemi. 3. Ky ligj nuk zbatohet për verifikimin e vlefshmërisë së kontratave ose detyrimeve tjera ligjore, procedurale që janë të rregulluara me ligjet tjera në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on electronic identification and trusted services.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Identifikimi elektronik - procesi i përdorimit të të dhënave identifikuese të personit në formë elektronike që në mënyrë unike përfaqësojnë një person fizik ose juridik ose një person fizik si përfaqësues të një personi juridik; 1.2. Mjeti i identifikimit elektronik - njësi materiale ose jomateriale që mban të dhënat e identifikimit personal, të cilat mundësojnë identifikimin dhe autentifikimin elektronik dhe autentifikimin në një shërbim online; 1.3. Të dhënat e identifikimit personal - tërësi e të dhënave, nëpërmjet të cilave mundësohet identifikimi i personit fizik ose personit juridik, ose personit fizik që përfaqëson personin juridik; 1.4. Skema e identifikimit elektronik - sistem për identifikimin elektronik sipas të cilit lëshohen mjetet e identifikimit elektronik për personat fizik ose juridik apo personat fizik si përfaqësues të personave juridik; 1.5. Përdoruesi - personi fizik ose juridik, i cili mbështetet mbi një shërbim të identifikimit elektronik ose mbi një shërbim tjetër të besuar; 1.6. Autentifikimi - proces elektronik që mundëson identifikimin elektronik të një personi fizik ose juridik apo konfirmimin e origjinës dhe integritetit të të dhënave në formë elektronike; 1.7. Nënshkruesi - personi fizik i cili e krijon nënshkrimin elektronik; 1.8. Nënshkrimi elektronik - grup i të dhënave në formë elektronike, të cilat janë të bashkangjitura ose të lidhura logjikisht me të dhënat e tjera në formë elektronike dhe të cilat përdoren nga nënshkruesi për të nënshkruar; 1.9. Nënshkrimi elektronik i avancuar - nënshkrimi elektronik që i plotëson kushtet e nenit 33 të këtij ligji; 1.10. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar - nënshkrimi elektronik i avancuar që krijohet nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar në bazë të një certifikate të kualifikuar për nënshkrim elektronik; 1.11. Të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik - të dhënat unike që përdoren nga nënshkruesi për të krijuar një nënshkrim elektronik; 1.12. Certifikata për nënshkrim elektronik - vërtetim elektronik, i cili i lidh të dhënat për validim të nënshkrimit elektronik me një person fizik dhe e konfirmon së paku emrin ose pseudonimin e atij personi; 1.13. Certifikata e kualifikuar për nënshkrim elektronik - përmban informacionin e përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij si dhe lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar; 1.14. Shërbimi i besuar - shërbim elektronik që zakonisht ofrohet me pagesë dhe që përfshinë: 1.14.1. krijimin, verifikimin dhe validimin e nënshkrimeve elektronike, vulave GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE elektronike ose vulave elektronike kohore, ofrimin e shërbimeve të transmetimit elektronik dhe certifikatave që kanë të bëjnë me këto shërbime; 1.14.2. krijimin, verifikimin dhe validimin e certifikatave për autentifikim të faqeve të internetit; ose 1.14.3. ruajtjen e nënshkrimeve dhe vulave elektronike ose certifikatave që lidhen me këto shërbime. 1.15. Shërbimi i besuar i kualifikuar – shërbim i besuar i cili i plotëson kushtet e një shërbimi të kualifikuar të besuar të përcaktuar në këtë Ligj; 1.16. Ofruesi i shërbimit të besuar - personi fizik ose juridik i cili ofron një ose më shumë shërbime të besuara si ofrues i kualifikuar ose jo i kualifikuar i shërbimeve të besuara; 1.17. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar - ofruesi i shërbimit të besuar i cili ofron një ose më shumë shërbime të kualifikuara të besuara dhe të cilit i është dhënë statusi i kualifikuar nga Ministria; 1.18. Pajisja për krijimin e nënshkrimit elektronik - softveri ose hardveri i konfiguruar i përdorur për krijim të nënshkrimit elektronik; 1.19. Pajisja për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar - pajisje për krijimin e nënshkrimit elektronik e cila i plotëson kushtet e nenit 45 të këtij ligji; 1.20. Krijues i vulës elektronike - personi juridik i cili krijon një vulë elektronike; 1.21. Vula elektronike - të dhënat në formë elektronike, të cilat janë të bashkëngjitura ose të lidhura logjikisht me të dhëna e tjera në formë elektronike për të siguruar origjinën dhe integritetin e këtyre të dhënave mëtutjeshëm; 1.22. Vula elektronike e avancuar - vulë elektronike e cila i plotëson kushtet e paragrafit 1. të nenit 38 të këtij Ligji; 1.23. Vula elektronike e kualifikuar - vulë e avancuar elektronike, e cila është krijuar nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e një vule elektronike të kualifikuar dhe bazohet në një certifikatë të kualifikuar për vulë elektronike; 1.24. Të dhënat për krijimin e vulës elektronike - të dhënat unike, të cilat përdoren nga krijuesi i vulës elektronike për të krijuar një vulë elektronike; 1.25. Certifikata për vulë elektronike - vërtetim elektronik i cili lidhë të dhënat për validim të vulës elektronike me një person juridik dhe konfirmon emrin e atij personi; 1.26. Certifikata e kualifikuar për vulë elektronike - certifikatë për vulë elektronike e cila lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe i plotëson kushtet e nenit 42 të këtij ligji; 1.27. Pajisja për krijimin e vulës elektronike - softveri i konfiguruar ose hardveri i përdorur për krijimin e një vule elektronike; 1.28. Pajisja për krijimin e vulës elektronike të kualifikuar - pajisje për krijimin e një vule elektronike që i plotëson kushtet e nenit 45 të këtij ligji; 1.29. Vula elektronike kohore - të dhënat në formë elektronike që lidhin të dhënat e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE tjera në formë elektronike me një kohë të caktuar e cila dëshmon që të dhënat e fundit kanë ekzistuar në atë kohë; 1.30. Vula elektronike kohore e kualifikuar - vula elektronike kohore e cila i plotëson kërkesat e paragrafit 1. të nenit 39 të këtij ligji; 1.31. Dokumenti elektronik - informacion i ruajtur në formë elektronike i cili është i përbërë prej shkronjave, numrave, simboleve, grafikave, incizimeve vizuale dhe audiovizuale; 1.32. Shërbimi i regjistruar i transmetimit elektronik - shërbimi që bën të mundur transmetimin e të dhënave në mes të palëve të treta përmes mjeteve elektronike dhe siguron prova në lidhje me trajtimin e të dhënave të transmetuara, përfshirë dëshmitë për dërgimin dhe marrjen e të dhënave dhe mbron të dhënat e transmetuara përkundrejt rrezikut të humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo çdo ndryshimi të paautorizuar; 1.33. Shërbimi i kualifikuar i regjistruar i transmetimit elektronik- shërbimi i transmetimit elektronik, i cili plotëson kushtet e nenit 68 të këtij ligji; 1.34. Certifikata për autentifikimin e faqes së internetit - vërtetimi nëpërmjet të cilit bëhet i mundur autentifikimi i një faqeje interneti dhe lidhja e saj me personin fizik apo juridik, të cilit i është lëshuar kjo certifikatë; 1.35. Certifikata e kualifikuar për autentifikimin e faqes së internetit - certifikatë për autentifikimin e faqes së internetit, e cila është lëshuar nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe që i plotëson kushtet e nenit 52 të këtij ligji; 1.36. Të dhënat e validimit - të dhënat që përdoren për validim të një nënshkrimi elektronik ose vule elektronike; 1.37. Validimi - procesi i verifikimit dhe të konfirmimit të vlefshmërisë së një nënshkrimi ose vule elektronike; 1.38. Mbajtësi i mjetit të identifikimit -personi fizik, të cilin ofruesi i shërbimit të identifikimit e ka pajisur me mjet identifikimi, bazuar në një marrëveshje të pranuar nga palët; 1.39. Transaksioni elektronik - veprimtari afariste në mes të dy ose më shumë palëve, e cila kryhet përmes rrjeteve kompjuterike; 1.40. Ministria - Ministria përgjegjëse për fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; 1.41. Ministri - ministri apo ministrja përgjegjëse për fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; 1.42. Portofoli i Identitetit Dixhital - produkt dhe shërbim që i mundëson përdoruesit të ruaj të dhënat e identitetit, kredencialet dhe atributet që lidhen me identitetin e tij/saj, për t’i ofruar palëve mbështetëse sipas kërkesës dhe për t’i përdorur për autentifikim online dhe offline dhe për të krijuar nënshkrime dhe vula elektronike të kualifikuara. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Trusted service providers or electronic identification service providers must apply the applicable law when processing personal data. Use of pseudonyms for representing parties in electronic transactions is not prohibited unless a regulation, contract, or other arrangement says otherwise.
Neni 4 Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale 1. Gjatë përpunimit dhe procesimit të të dhënave personale, ofruesi i shërbimit të besuar ose shërbimit të identifikimit elektronik zbaton legjislacionin në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Përdorimi i pseudonimeve për përfaqësimin e palëve në transaksionet elektronike nuk është i ndaluar, përveç nëse përcaktohet ndryshe me rregullore, kontratë ose me ndonjë formë tjetër të rregullimit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Trusted services, electronic identification services, and the products used to provide them must be equally accessible to persons with disabilities.
Neni 5 Qasja e personave me aftësi të kufizuara Shërbimet e besuara, shërbimet e identifikimit elektronik dhe produktet e përdorura për ofrimin e këtyre shërbimeve, do të jenë njësoj të qasshme për personat me aftësi të kufizuara. KAPITULLI II IDENTIFIKIMI ELEKTRONIK - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Electronic identification and authentication start only at the request of the person being identified, and the Minister issues a sublegal act regulating the Digital Identity Wallet.
Neni 6 Identifikimi dhe autentifikimi 1. Identifikimi dhe autentifikimi elektronik iniciohet vetëm me kërkesë të personit juridik ose personit fizik që është subjekt i identifikimit, sipas kushteve të nenit 8 të këtij ligji. 2. Me qëllim të sigurimit të qasjes së sigurt, të besuar dhe pa ndërprerje në shërbimet publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, të gjithë personat fizikë dhe juridikë do të pajisen me Portofol të Identitetit Dixhital. 3. Përmbajtja dhe mënyra e Portofolit të Identitetit Dixhital rregullohet me Akt Nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The electronic identification scheme is to be used as the system for issuing electronic identification means for any legal or natural person when certification services are provided for electronic transactions.
Neni 7 Skema e identifikimit elektronik 1. Skema e identifikimit elektronik duhet të shfrytëzohet si sistem për lëshimin e mjeteve të identifikimit elektronik për cilindo person juridik ose fizik kur ofrohet shërbimi i certifikimit për transaksionet elektronike. 2. Skema e identifikimit elektronik ofron tri (3) nivele të sigurisë për verifikimin e besueshmërisë së identitetit të pretenduar apo të pohuar të personit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The electronic identification scheme must contain identity data that uniquely identifies the person, ensure the data in the electronic identification means match only the person issued the means, clearly set technical and other criteria for reliable and secure identity checking, and meet the security-level requirements under Article 9.
Neni 8 Kushtet e një skeme të identifikimit elektronik 1. Skema e Identifikimit Elektronik duhet: 1.1. të përmbaj të dhënat për identifikimin e personave në mjetet e lëshuara për identifikim, të cilat në mënyrë unike identifikojnë personin fizik apo juridik; 1.2. të sigurojë që ofruesi i mjetit të identifikimit elektronik, t’i sigurojë të dhënat e identifikimit brenda mjetit të identifikimit elektronik dhe të njëjtat t’i korrespondojnë vetëm personit të cilit i është lëshuar mjeti i identifikimit; 1.3. t’i përcaktojë qartë kushtet teknike dhe kriteret e tjera që mundësojnë kontrollimin e besueshëm dhe të sigurt të identitetit; 1.4. t’i plotësojë kushtet për nivelin e sigurisë në të cilën është i klasifikuar sipas nenit 9 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Electronic identification schemes are grouped into low, substantial, and high security levels, and the Minister may issue a subordinate act to regulate the technical and procedural conditions for certain security levels.
Neni 9 Nivelet e sigurisë së skemave të identifikimit elektronik 1.Skemat e identifikimit elektronik, referuar pajisjeve të përdorura për identifikimin elektronik klasifikohen në skema me nivel të ulët, të konsiderueshëm dhe të lartë të sigurisë: 1.1. niveli i ulët i sigurisë, garanton një shkallë të kufizuar të besueshmërisë në lidhje me identitetin e kërkuar ose identifikimin e një personi dhe i përdorë pajisjet dhe procedurat, qëllimi i të cilave është zvogëlimi i rrezikut nga keqpërdorimi ose keqinterpretimi gjatë një transaksioni elektronik; 1.2. niveli i konsiderueshëm i sigurisë, garanton një shkallë të konsiderueshme të besueshmërisë në lidhje me identitetin e kërkuar ose identifikimin e një personi dhe përdorë pajisjet dhe procedurat, qëllimi i të cilave është të zvogëlimi i ndjeshëm i rrezikut nga keqpërdorimi ose keqinterpretimi gjatë një transaksioni elektronik; 1.3. niveli i lartë i sigurisë, garanton një shkallë të lartë të besueshmërisë në lidhje me identitetin e kërkuar ose identifikimin e një personi dhe përdorë pajisjet dhe procedurat, qëllimi i të cilave është parandalimi i keqpërdorimit ose keqinterpretimit gjatë një transaksioni elektronik. 2. Kushtet që duhet t’i përmbushin skemat e identifikimit elektronik për nivele të caktuara të sigurisë si specifikimet teknike, standardet dhe procedurat mbështetëse si dhe kontrollet teknike rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri dhe përfshijnë: 2.1. mënyrën e verifikimit dhe vërtetimit të identitetit të një personi fizik ose juridik i cili kërkon të pajiset me mjetin e identifikimit elektronik; 2.2. mënyrën e lëshimit të mjetit të identifikimit elektronik; 2.3. mekanizmin e autentifikimit përmes të cilit personi fizik ose juridik i konfirmon identitetin e tij palës tjetër në një transaksion elektronik përmes mjetit të identifikimit; 2.4. ofruesin e shërbimit i cili lëshon mjetin e identifikimit elektronik; 2.5. pjesëmarrësit e tjerë të përfshirë në procedurën për ofrimin e mjetit të identifikimit elektronik; 2.6. karakteristikat teknike dhe të sigurisë të mjetit të identifikimit elektronik që ofrohet. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The electronic identification service provider must cooperate with state and private institutions to authenticate natural or legal persons. Registered eID schemes must be non-discriminatory, technologically neutral, follow sublegal standards, and comply with privacy and personal data protection law.
Neni 10 Bashkëpunimi dhe ndërveprimi 1. Ofruesi i shërbimit të identifikimit elektronik bashkëpunon dhe ndërvepron me institucione shtetërore dhe private, nëpërmjet skemave të identifikimit elektronik, me qëllim të autentifikimit të personave fizikë apo juridikë. 2. Skemat e identifikimit elektronik të ofruesve të shërbimeve të identifikimit elektronik që janë listuar në regjistër duhet: 2.1. të mos jenë diskriminuese në gjetjen e zgjidhjeve teknike specifike dhe të respektojnë neutralitetin teknologjik; 2.2. t’iu përmbahen standardeve të definuara me akte nënligjore; 2.3. të jenë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi që rregullon parimet e privatësisë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2.4. të sigurojnë që përpunimi i të dhënave personale të jetë në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Institucioneve publike ose private u lejohet të përdorin identifikim elektronik nga shtetet e BE-së, dhe nga shtetet jo-anëtare të BE-së nëse ka marrëveshje reciproke, për qasje në shërbime online, kur plotësohen kushtet e sigurisë dhe listimit.
Neni 11 Njohja e mjetit të identifikimit elektronik 1. Kur një Institucion publik ose privat, për një shërbim që e ofron në internet, kërkon identifikimin elektronik për t’u qasur në këtë shërbim, mund të shfrytëzoj mjetet e identifikimit elektronik të lëshuara në një shtet anëtar të BE-së me qëllim të autentifikimit ndërkufitar nëse: 1.1. mjeti i identifikimit elektronik është lëshuar brenda skemës së identifikimit elektronik, i cili është vendosur në listën e skemave të identifikimit elektronik të publikuara nga Komisioni Evropian; 1.2. niveli i sigurisë së mjetit të identifikimit elektronik i korrespondon nivelit të barabartë ose më të lartë të sigurisë që kërkohet nga institucioni i cili e aktivizon atë shërbim në internet; 1.3. institucioni publik ose privat administron një shkallë të mjaftueshme ose më të lartë të sigurisë në lidhje me qasjen në atë shërbim në internet. 2. Kur një institucion publik ose privat, për një shërbim që e ofron në internet, kërkon identifikimin elektronik për t’u qasur në këtë shërbim, mund të shfrytëzoj mjetet e identifikimit elektronik të lëshuara në një shtet jo-anëtar i BE-së me qëllim autentifikimit ndërkufitar, përmes një marrëveshjeje reciproke. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Electronic identification service providers must apply to the Ministry for registration after meeting the legal criteria, and the register must include specified personal details of responsible persons.
Neni 12 Regjistri i ofruesve të shërbimeve të identifikimit elektronik dhe skemave të identifikimit elektronik 1. Ofruesi i shërbimit të identifikimit elektronik paraqet në Ministri kërkesën për regjistrim në regjistrin e ofruesve të shërbimeve të identifikimit elektronik dhe skemave të identifikimit elektronik, pas përmbushjes së kritereve të parapara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 2. Regjistri nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të përmbaj të dhënat personale për personat përgjegjës, përkatësisht: emrin, mbiemrin, profesionin dhe informatat kontaktuese siç janë: adresa, numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike. 3. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së Regjistrit si dhe mënyra e paraqitjes së kërkesës për regjistrim në Regjistër nga paragrafi 1. i këtij neni, në përputhje me ligjin që rregullon procedurën e përgjithshme administrative, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, formularin e kërkesës dhe mënyrën e publikimit të të dhënave nga regjistri rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Electronic identification schemes listed in the register from Article 12 are used to determine identity in electronic transactions, and in communications with a public institution a party’s identity is verified using a high-security scheme that replaces the party’s signature.
Neni 13 Përdorimi i skemave të identifikimit elektronik në transaksione elektronike 1. Për përcaktimin e identitetit në transaksionet elektronike shfrytëzohen skemat e identifikimit elektronik që janë të vendosura në regjistrin e cekur në nenin 12 të këtij ligji. 2. Në bashkëpunim me institucionin publik, skema e identifikimit elektronik që është e vendosur në regjistrin e cekur në nenin 12 të këtij ligji, përdoret për përcaktimin e identitetit të palës. 3. Në komunikimet e palës me institucionin publik, identiteti i palës vërtetohet në bazë të skemës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE së identifikimit elektronik të nivelit të lartë të sigurisë, i cili e zëvendëson nënshkrimin e palës. 4. Për rastin nga paragrafi 3. i këtij neni, mund të përdoret skema e identifikimit elektronik e nivelit të ulët ose të konsiderueshëm të sigurisë, nëse shkalla e rrezikut nga abuzimi apo dëmtimi i mundshëm nuk e konsideron të nevojshme përdorimin e një skeme të nivelit të sigurisë së lartë, që do të specifikohen në aktin nënligjor të paraparë në paragrafin 2. të nenit 9 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The electronic identification service provider that issues the electronic identification tool is responsible for damage caused by not meeting Article 8 conditions. The party carrying out an incorrect authentication procedure is responsible for damage if it was caused intentionally or by negligence.
Neni 14 Përgjegjësia për identifikimin elektronik 1. Ofruesi i shërbimit të identifikimit elektronik i cili lëshon mjetin e identifikimit elektronik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga mosplotësimi i kushteve të nenit 8 të këtij ligji. 2. Për dëmin e shkaktuar nga procedura e autetifikimit të gabuar, përgjegjëse është pala e cila e kryen këtë procedurë, nëse dëmi është shkaktuar me qëllim ose nga neglizhenca. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Ofruesit e shërbimeve të identifikimit elektronik duhet të marrin masa teknike, fizike dhe organizative për të menaxhuar rreziqet dhe për të siguruar një nivel sigurie që përputhet me rrezikun dhe me nivelin e synuar të sigurisë së skemës.
Neni 15 Kushtet e sigurisë që plotësojnë ofruesit e shërbimeve të identifikimit elektronik 1. Ofruesit e shërbimit të identifikimit elektronik duhet të marrin masat e nevojshme teknike, fizike dhe organizative për të menaxhuar rreziqet që ndikojnë në ofrimin e sigurt dhe të besueshëm të këtyre shërbimeve. 2. Masat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të sigurojnë që niveli i sigurisë të korrespondojë me nivelin e rrezikut dhe nivelin e parashikuar të sigurisë së skemës së identifikimit elektronik. KAPITULLI III SHËRBIMET E BESUARA - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Ofruesi i shërbimit të besuar mund të përgjigjet për dëmet e shkaktuara me dashje ose nga pakujdesia; një person që kërkon dëmshpërblim duhet të provojë elementin e qëllimit ose pakujdesisë në rastet e përmendura, dhe ka një përjashtim kur përdorimi ka qenë përtej kufizimit të lejuar pas njoftimit paraprak.
Neni 16 Përgjegjësia e ofruesve të shërbimeve të besuara dhe barra e provës 1. Ofruesi i shërbimit të besuar është përgjegjës për dëmet e shkaktuara me dashje ose nga pakujdesia ndaj çdo personi fizik ose juridik për shkak të mosrespektimit të detyrimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. 2. Barra e provës për të vërtetuar nëse dëmi i shkaktuar nga paragrafi 1. i këtij neni, është bërë me qëllim ose nga pakujdesia e një ofruesi të shërbimit të besuar jo të kualifikuar bie mbi personin fizik ose juridik që pretendon dëmin. 3. Qëllimi ose pakujdesia e një ofruesi të kualifikuar të shërbimit të besuar prezumohet përveç nëse ky ofrues i shërbimit dëshmon të kundërtën. 4. Ofruesi i shërbimit të besuar nuk është përgjegjës për dëmin që rezulton nga përdorimi i shërbimit përtej kufizimit të lejuar, nëse përdoruesi i shërbimit të besuar për një kufizim të tillë ka qenë informuar paraprakisht. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The user of trusted services must protect the devices and data used to create an electronic signature or seal from unauthorized access and use, and use them in line with this law and its implementing sub-legal acts.
Neni 17 Përgjegjësia e përdoruesit të shërbimeve të besuara Përdoruesi i shërbimeve të besuara është i detyruar t’i ruaj pajisjet dhe të dhënat për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike prej qasjes dhe përdorimit të paautorizuar dhe të njëjtat t’i përdorë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Trusted service providers must take technical and organizational security measures and report security breaches or integrity losses to the Ministry within 24 hours.
Neni 18 Kushtet e sigurisë që plotësojnë ofruesit e shërbimeve të besuara 1. Ofruesi i shërbimit të besuar dhe ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar, duhet të marrin masat e nevojshme teknike dhe organizative për të menaxhuar rreziqet që cenojnë sigurinë e shërbimeve të besuara që ofrojnë. 2. Masat teknike dhe organizative duhet të mundësojnë që niveli i sigurisë të korrespondojë me shkallën e rrezikut, duke konsideruar mundësitë e fundit teknologjike në dispozicion dhe në veçanti marrjen e masave për parandalimin e incidenteve të sigurisë dhe kufizimin e efekteve të dëmshme si dhe informimin e palëve të interesit për efektet e atyre incidenteve. 3. Ofruesi i shërbimit të besuar dhe ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar brenda njëzet e katër (24) orësh nga marrja e njoftimit informojnë Ministrinë për çdo shkelje të sigurisë ose humbje të integritetit të shërbimeve që kanë ndikim në ofrimin e shërbimeve të besuara ose në mbrojtjen e të dhënave personale të përpunuara brenda shërbimit të ofruar. 4. Në rast se shkelja e sigurisë lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale, ofruesi i shërbimit të besuar dhe ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar informon edhe organin kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale brenda afatit ligjor sipas paragrafit 3. të këtij neni. 5. Ministria informon publikun brenda njëzetë e katër (24) orësh, nga momenti i konstatimit, se zbulimi i të dhënave për shkeljen e sigurisë ose humbjen e integritetit të shërbimit janë me interes publik. 6. Ministria bashkëpunon me institucionet relevante të vendeve të tjera lidhur me shkëmbimin e të dhënave që kanë të bëjnë me shkeljen e sigurisë dhe integritetin, në përputhje me marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Ministria must notify the competent authorities of affected states when there is a security risk or loss of integrity in a trusted service or personal data.
Neni 19 Bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e shërbimeve të besuara Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e shërbimeve të besuara, Ministria njofton autoritetet kompetente të shteteve që janë të prekura nga rrezikimi i sigurisë ose humbja e integritetit në ofrimin e shërbimit të besuar ose në të dhënat personale. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A qualified trusted service provider must tell the requester the service terms before the contract is signed, including use rules, any limits, and safe-use measures and technology.
Neni 20 Marrëdhëniet ndërmjet ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar dhe përdoruesit 1. Për ofrimin e një shërbimi të besuar të kualifikuar, lidhet një kontratë në mes të ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar, dhe përdoruesit me kërkesë të këtij të fundit. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar është i detyruar që para lidhjes së kontratës nga paragrafi 1. i këtij neni, të njoftojë personin që ka paraqitur kërkesën për përdorimin e shërbimit të besuar të kualifikuar me kushtet e përdorimit të shërbimit dhe në veçanti me: 2.1. rregullat që kanë të bëjnë me përdorimin e shërbimit të besuar të kualifikuar; 2.2. kufizimet eventuale në përdorimin e një shërbimi të besuar të kualifikuar; 2.3. masat që duhet t’i ndërmarrin dhe teknologjinë e nevojshme që duhet të shfrytëzojnë për përdorimin e sigurt të një shërbimi të besuar të kualifikuar. 3. Përdoruesi i një shërbimi të besuar të kualifikuar mund të i përdor shërbimet e besuara të një ose më tepër ofruesve të shërbimeve të besuara. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The qualified trust service provider must meet specified staffing, security, record-keeping, data protection, continuity, and disclosure conditions.
Neni 21 Kushtet për ofrimin e shërbimeve të besuara të kualifikuara 1. Ofruesi i shërbimeve të kualifikuara të besuara duhet t’i plotësoj këto kushte: 1.1. të ketë staf që posedojnë eksperiencën, përvojën dhe kualifikimet e nevojshme për aplikimin e procedurave administrative dhe të menaxhimit që i korrespondojnë standardeve kombëtare dhe të BE-së dhe që kanë të kryer trajnime të përshtatshme në fushën e sigurisë së informacionit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale; 1.2. të jetë i siguruar prej përgjegjësisë për dëmet që rezultojnë nga kryerja e një shërbimi të besuar të kualifikuar; 1.3. të përdor pajisje dhe produkte të sigurta, të mbrojtura prej ndryshimeve të paautorizuara dhe që garantojnë sigurinë teknike dhe besueshmërinë e proceseve që ata mbështesin; 1.4. të përdor sisteme të sigurta për ruajtjen e të dhënave që i janë besuar atij, ashtu që: 1.4.1. ato të jenë në dispozicion të publikut vetëm kur merret pëlqimi i personit të cilit i përkasin informatat; 1.4.2. vetëm personave të autorizuar të ju mundësohet futja dhe ndryshimi i të dhënave; 1.4.3. të mund të verifikohet vërtetësia e të dhënave. 1.5. të zbatoj masat kundër falsifikimit dhe vjedhjes së të dhënave; 1.6. të ruaj për një kohë të nevojshme të gjithë informacionin përkatës në lidhje me të dhënat e krijuara ose pranuara nga ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar, me qëllim të sigurimit të provave në procedurat ligjore në pajtim më legjislacionin në fuqi; 1.7. të mbajë të përditësuar, të saktë dhe të sigurt një bazë të dhënash për të mbrojtur certifikatat elektronike të lëshuara; 1.8. të ketë një plan pune të azhurnuar që siguron vazhdimësinë e shërbimeve të besuara të kualifikuara; 1.9. të sigurojë përpunimin e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale; 1.10. të përcaktojë që: 1.10.1. kushtet e përgjithshme për ofrimin e shërbimeve të jenë në dispozicion të publikut; 1.10.2. veprimet dhe procedurat të cilat ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar i përdor për të siguruar ofrimin e shërbimeve në përputhje me rregullat dhe kushtet e përgjithshme të cekura në nën-nënparagrafin 1.10.1. të këtij neni”. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qualified trusted service providers must insure against risks and liabilities for damage caused while providing certification services.
Neni 22 Sigurimi nga rreziqet dhe përgjegjësitë 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar bënë sigurimin nga rreziqet dhe përgjegjësitë për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE dëmet e shkaktuara gjatë kryerjes së shërbimeve të certifikimit. 2. Shuma minimale e sigurimit nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Before issuing a qualified trust-services certificate, the qualified trust service provider must verify the identity data of the natural or legal person, and the person must notify any identity-data changes without delay.
Neni 23 Verifikimi i identitetit të përdoruesve të shërbimeve të besuara të kualifikuara 1. Para lëshimit të një certifikate të kualifikuar për shërbimet e besuara, ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar kontrollon, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, të dhënat në lidhje me identitetin e personit fizik ose juridik të cilit i është lëshuar certifikata e kualifikuar. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar bën verifikimin e të dhënave nga paragrafi 1. i këtij neni: 2.1. me prezencën fizike të personit fizik ose përfaqësuesit të autorizuar të personit juridik, ose 2.2. përmes një mjeti identifikimi elektronik në distancë, për të cilin paraprakisht është siguruar prania fizike e personit fizik ose e përfaqësuesit të autorizuar të personit juridik dhe i cili plotëson kushtet e nivelit të konsiderueshëm ose të lartë të sigurisë sipas nenit 9 të këtij ligji; 2.3. përmes një certifikate të kualifikuar të nënshkrimit elektronik ose një vule të kualifikuar elektronike të lëshuar në përputhje me kushtet e nën-paragrafit 2.1. ose 2.2. te këtij neni; ose 2.4. përmes përdorimit të metodave të tjera të identifikimit të njohura në nivel vendi, të cilat garantojnë siguri ekuivalente me praninë fizike në aspektin e besueshmërisë. 3. Për çfarëdo ndryshimi të mundshëm të të dhënave nga paragrafi 1. i këtij neni, personi fizik ose juridik është i detyruar që pa vonesë të informojë ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar. 4. Në rastet kur ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar nuk mund të verifikojë identitetin e kërkuesit të mjetit të identifikimit, vërtetimi i identitetit dhe verifikimi i letërnjoftimit bëhen nga organi kompetent që ka lëshuar këtë dokument. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry carries out compliance assessments for qualified trusted services, with an extraordinary assessment allowed for irregularities or serious security incidents.
Neni 24 Vlerësimi i përputhshmërisë së shërbimeve të besuara të kualifikuara 1. Vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve të besuara të kualifikuara, për të cilat sipas këtij ligji kërkohen kushte të veçanta si dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen nga ofruesi i kualifikuar i shërbimeve të besuara për transaksionet elektronike i kryen Ministria. 2. Vlerësimi i përputhshmërisë nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet para se të fillohet ofrimi i shërbimeve të besuara të kualifikuara për certifikim dhe të paktën një herë në njëzet e katër (24) muaj. 3. Ministria mund të inicioj një vlerësim të jashtëzakonshëm të përputhshmërisë nëse identifikohen parregullsi në ofrimin e shërbimeve të besuara të kualifikuara ose nëse ka ndodhur një incident i cili ka pasur ndikim të konsiderueshëm në sigurinë e informacionit. 4. Ministria mund t’i bartë kompetencat nga paragrafët 1.,2.,dhe 3. të këtij neni, te një autoritet kompetent për vlerësimin e përputhshmërisë së ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara dhe shërbimeve të të besuara të kualifikuara që ata ofrojnë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 5. Nëse vlerësimin e përputhshmërisë e kryen autoriteti kompetent nga paragrafi 4. i këtij neni, ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar duhet të dorëzojë në Ministri raportin e vlerësimit të përputhshmërisë të lëshuar nga ky autoritet brenda tri (3) ditëve të punës nga dita e pranimit. 6. Kostoja e vlerësimit të përputhshmërisë, mbulohet nga ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar. 7. Lista e standardeve, përmbajtja dhe procedurat për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve të besuara të kualifikuara përcaktohen me akt nënligjor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A non-qualified trusted service provider must notify the Ministry before starting qualified trusted services, and a qualified provider must begin service within 60 days after its status is published.
Neni 25 Fillimi i ofrimit të një shërbimi të besuar të kualifikuar 1. Kur një ofrues i shërbimit të besuar i cili nuk e ka statusin i kualifikuar synon të fillojë ofrimin e shërbimeve të besuara të kualifikuara, ai duhet t’i paraqes Ministrisë një njoftim mbi qëllimin e veprimtarisë së tij, së bashku me një raport të vlerësimit të përputhshmërisë nëse kjo kryhet sipas paragrafit 5. të nenit 24 të këtij ligji. 2. Ministria verifikon ofruesin e shërbimit të besuar sipas paragrafit 1. këtij neni dhe shërbimet e ofruara prej tij, nëse ato përmbushin kushtet e caktuara në këtë Ligj për t’u konsideruar i kualifikuar. 3. Nëse Ministria konstaton se: 3.1. ofruesi i shërbimit të besuar dhe shërbimet e ofruara nga ai i kanë përmbushur kushtet e cekura në paragrafin 2. të këtij neni, – ai e fiton statusin, “i kualifikuar’’; 3.2. verifikimi sipas paragrafit 2. të këtij neni nuk mund të përfundohet brenda tre (3) muajve nga paraqitja e njoftimit sipas paragrafit 1. të këtij neni, duhet të informohet ofruesi i shërbimit të besuar mbi arsyet e vonesës dhe kohëzgjatjen brenda të cilit verifikimi do të përfundohet. 4. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar duhet të filloj aktivitetin për ofrimin e shërbimit të besuar të kualifikuar pasi statusi “i kualifikuar” të jetë i publikuar në listën sipas nenit 27 të këtij ligji dhe jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë nga publikimi i statusit në listë, “i kualifikuar”. 5. Nëse ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar nuk i përmbahet kushteve të përcaktuara me këtë ligj e për të cilat është kualifikuar, Ministria largon nga lista e cekur në paragrafin 4. të këtij neni. 6. Lista e cekur në paragrafin 4. të këtij neni, përmban informacionin mbi të dhënat personale të personave përgjegjës, si: emrin, mbiemrin, funksionin dhe informacionet e kontaktit të tilla si adresa, numri i telefonit dhe adresa e-mailit. 7. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së listës si dhe format e aplikimit të ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar për regjistrim në listën e cekur në paragrafin 4. të këtij neni e cakton Ministria në përputhje me rregullat që rregullojnë procedurën e përgjithshme administrative, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, formularin e aplikimit dhe mënyrën e verifikimit të plotësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve të kualifikuara të besuara. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A public institution may become a trusted services provider if it meets the conditions in the law and its own work regulation.
Neni 26 Institucioni publik si ofrues i shërbimeve të besuara të kualifikuara 1. Institucioni publik mund të bëhet ofrues i shërbimeve të besuara nëse i plotëson të gjitha kushtet për ofrimin e shërbimeve të parapara me këtë ligj dhe me rregulloren e vet të punës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Rregullorja e punës së Institucionit publik nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të përmbajë llojin e shërbimit të besuar që ofrohet, mënyrën e kryerjes dhe rregullimin e procesit të kryerjes së shërbimit të besuar të kualifikuar. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Ministria duhet të mbajë dhe publikojë në mënyrë të sigurt listat e besuara elektronike dhe të përditësojë listën e shërbimeve të besuara të kualifikuara brenda 7 ditëve nga fitimi i statusit të kualifikuar.
Neni 27 Lista e publikuar e shërbimeve të besuara të kualifikuara 1. Ministria mban dhe publikon në mënyrë të sigurt listat e besuara të nënshkruara ose të vulosura në mënyrë elektronike në një formë të përshtatshme për përpunim automatik. 2. Lista për shërbimet e besuara të kualifikuara nga paragrafi 1. të këtij neni përmban informacionin që lidhet me ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të besuara, së bashku me informacionin mbi shërbimet besuara të kualifikuara të ofruara prej tyre. 3. Ministria bënë azhurnimin dhe e publikon listën për shërbimet e besuara të kualifikuara brenda shtatë (7) ditëve nga dita kur një ofrues i shërbimeve të besuara e fiton statusin i kualifikuar. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A registered qualified trust service provider may use the qualified trust-services trust mark for the services it provides.
Neni 28 Shenja e besueshmërisë për shërbimet e besuara të kualifikuara 1. Shenja e besueshmërisë për shërbimet e besuara të kualifikuara përdorët për të identifikuar në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë shërbimet e besuara të kualifikuara. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar i cili është i regjistruar, ka të drejtë të përdorë shenjën e besueshmërisë për shërbimet e besuara të kualifikuara që i ofron. 3. Forma, përmbajtja, madhësia dhe dizajni i shenjës së besueshmërisë për shërbimet e besuara të kualifikuara përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Qualified trust service providers may start offering qualified trust services only after obtaining qualified status and meeting the required conditions. They must prove reliability, financial backing, qualified staff, and trusted products, keep certain records and databases, and notify the Ministry of changes or shutdowns.
Neni 29 Kërkesat për ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar fillon të ofrojë shërbime të kualifikuara të besuara pas marrjes së statusit i kualifikuar sipas paragrafit 3. të nenit 25 të këtij ligji dhe plotësimit të kushteve dhe kritereve që rrjedhin nga paragrafi 5. i këtij neni. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar duhet të dëshmoj: 2.1. besueshmërinë dhe njohuritë e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë si ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar; 2.2. garancinë e nevojshme financiare për mbulimin e dëmeve të mundshme; 2.3. stafin e punësuar të kualifikuar; dhe 2.4 përdorë produkte të besueshme. 3. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar, sipas nevojës mund të punësoj edhe nënkontraktorë të cilët posedojnë ekspertizën, besueshmërinë, përvojën ,kualifikimet dhe trajnimet e nevojshme mbi sigurinë dhe rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të cilët zbatojnë procedurat administrative dhe të menaxhimit që u korrespondojnë standardeve evropiane ose ndërkombëtare. 4. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar është i obliguar: 4.1. të informojë Ministrinë për çdo ndryshim lidhur me ofrimin e shërbimeve të besuara GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE të kualifikuara dhe ndërprerjen eventuale të aktivitetit të tij; 4.2. që çdo pale e cila kërkon të përdorë një shërbim të besuar të kualifikuar, t’i jap informacion mbi kushtet dhe kufizimet e përdorimit të atij shërbimi, para se të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale; 4.3. të përdorë sisteme dhe produkte të besueshme që janë të mbrojtura nga modifikimi dhe që garantojnë sigurinë teknike dhe besueshmërinë e proceseve të mbështetura prej tyre; 4.4. të përdorë sisteme të besueshme dhe të verifikueshme për ruajtjen e të dhënave, që mundësojnë: 4.4.1. rivënien në dispozicion të publikut, pasi që të jetë marrë pëlqimi i personit të cilit i përkasin ato të dhëna; 4.4.2. shtimin dhe ndryshimin e tyre vetëm nga personat e autorizuar; 4.4.3. kontrollimin e autenticitetit të tyre. 4.5. të ketë një plan të përditësuar lidhur me ndërprerjen e ofrimit të shërbimit dhe sigurimit të vazhdimësisë në përputhje me dispozitat e verifikuara nga Ministria; 4.6. të krijoj, mbaj dhe përditësoj një bazë të të dhënave mbi certifikatat e lëshuara, skaduara apo revokuara e cila duhet të jetë publike; 4.7. të marrë masat e duhura kundër falsifikimit dhe vjedhjes së të dhënave; 4.8. t’i regjistrojë dhe të i ruaj për një periudhë të caktuar kohore dhjetë (10) vjet pas ndërprerjes së veprimtarisë si ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar, të gjitha të dhënat relevante në lidhje me shërbimet e ofruara dhe pranuara, me qëllim të përdorimit si dëshmi në procedurat ligjore dhe të vazhdimësisë së shërbimit. 5. Kushtet dhe kriteret që duhet të i përmbushin ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A qualified trusted service provider may transfer its duties to another service provider if it cannot carry on the activity and the other provider meets the legal conditions.
Neni 30 Transferimi i detyrave të ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar, në pamundësi të ushtrimit të aktivitetit të tij, mund të i transferoj detyrat e tij të parapara me këtë ligj dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij, te një ofrues tjetër i shërbimeve, nëse ky i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj për ushtrimin e aktivitetit të njëjtë. 2. Transferimi nuk e përjashton nga përgjegjësia ofruesin paraprak të shërbimit prej detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj. 3. Kur ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar e informon paraprakisht përdoruesin mbi transferimin e detyrave nga paragrafi 1. i këtij neni të një ofrues tjetër i shërbimeve kualifikuara të besuara, atëherë ai nuk është përgjegjës për dëmet që rrjedhin nga përdorimi i shërbimeve që tejkalojnë kufizimet e lejuara. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Qualified trust service providers must file an annual report by 31 March of the following year and report information to the Ministry whenever requested.
Neni 31 Raportimi i ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar 1. Çdo ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar duhet të paraqesë një raport vjetor, jo më vonë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE se data 31 mars e vitit pasardhës. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar i raporton Ministrisë sa herë që i kërkohet informacion. KAPITULLI IV NËNSHKRIMI ELEKTRONIK - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Electronic signatures are valid and acceptable, and their validity or evidential weight cannot be denied just because they are electronic or not qualified.
Neni 32 Efekti juridik i nënshkrimit elektronik të kualifikuar 1. Nënshkrimi elektronik është i vlefshëm dhe i pranueshëm dhe nuk i mohohet vlefshmëria ose pesha e provës vetëm se është në formë elektronike ose nuk i plotëson kërkesat për nënshkrim elektronik të kualifikuar. 2. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar ka të njëjtin efekt ligjor si nënshkrimi i dorës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: An advanced electronic signature must be linked only to the signer, identify the signer clearly, use creation data under the signer’s sole control, and detect later changes to the signed data.
Neni 33 Nënshkrimi elektronik i avancuar 1. Nënshkrimi elektronik i avancuar duhet: 1.1. të jetë i lidhur vetëm me nënshkruesin; 1.2. të mundësoj identifikimin e qartë të nënshkruesit; 1.3. të përdor të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar cilat janë vetëm nën kontroll të nënshkruesit; 1.4. të jetë i lidhur me të dhënat që nënshkruan në mënyrë që çdo ndryshim i mëvonshëm të jetë i detektueshëm. 2. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga cilido shtet anëtar i BE-së njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse i plotëson kushtet e caktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga shtetet tjera jo anëtare të BE-së, njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse për këtë ekziston marrëveshje reciproke. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Electronic signatures must not be used in certain listed situations, and an electronic signature is considered invalid if it does not meet the required security requirements.
Neni 34 Përjashtimet e përdorimit të nënshkrimit elektronik 1. Nënshkrimi elektronik nuk mund të përdoret në rastet e mëposhtme: 1.1. në fushën e së drejtës familjare dhe të trashëgimisë, të cilat u nënshtrohen kërkesave të veçanta ligjore; 1.2. në veprimet ligjore për të cilat kërkohet legalizim publik, akt noterial ose autorizim nga gjykata; 1.3. në veprimet ligjore që lidhen me garancinë pasurore për lirimet me kusht; 1.4. kurdoherë kur me ligj të veçantë nuk lejohet përdorimi i nënshkrimit elektronik. 2. Nënshkrimi elektronik konsiderohet i pavlefshëm, kur vërtetohet se nuk i ka përmbushur kërkesat e sigurisë të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A qualified trust service provider must issue qualified electronic signature certificates with specified identity, validation, signature, validity, and identification information; it may add other signer-requested data if interoperability is not affected.
Neni 35 Kushtet e një certifikate të kualifikuar për nënshkrimin elektronik 1. Certifikata e kualifikuar për nënshkrimin elektronik lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar, dhe duhet të përmbajë: 1.1. një shenjë në formën e përshtatshme për përpunim automatik, që tregon se certifikata elektronike mund të përdoret si certifikatë e kualifikuar për nënshkrim elektronik; 1.2. një grup të dhënash që e identifikojnë subjektin juridik ose fizik që lëshon certifikatën e kualifikuar për nënshkrim elektronik, vendin në të cilin është i regjistruar dhe: 1.2.1. për personin juridik: emri, numri unik identifikues; 1.2.2. për personin fizik: emri dhe mbiemri, numri personal, emri i babës ose nënës, pseudonimi nëse ka, data e lindjes, vendbanimi rezident ose i përkohshëm. 1.3. një grup të dhënash që e identifikojnë në mënyrë unike nënshkruesin: emri dhe mbiemri, numri personal, emri i babait ose i nënës, pseudonimi nëse ka, data e lindjes, vendbanimi rezident ose i përkohshëm; 1.4. të dhënat për verifikimin e nënshkrimit elektronik, të cilat korrespondojnë me të dhënat për krijimin e këtij nënshkrimi dhe të cilat janë nën kontrollin e nënshkruesit; 1.5. të dhënat mbi periudhën e vlefshmërisë së certifikatës së kualifikuar për nënshkrimin elektronik; 1.6. kodin e identifikimit të certifikatës së lëshuar, i cili duhet të jetë unik për ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar; 1.7. nënshkrimin ose vulën e avancuar elektronike të ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar i cili lëshon certifikatën; 1.8. lokacionin ku certifikata sipas nën-paragrafit 1.7. të këtij neni lëshohet pa pagesë; 1.9. vendndodhjen e shërbimit i cili bënë kontrollimin e kërkesave për validim të një certifikate të kualifikuar për nënshkrimin elektronik; 1.10. një tregues se të dhënat për krijimin e një nënshkrimi elektronik, të cilat korrespondojnë me të dhënat e verifikuara të nënshkrimit elektronik nga një certifikatë e kualifikuar, përmbahen në një pajisje të kualifikuar për krijimin e një nënshkrimi elektronik. 2. Përveç të dhënave të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, certifikata e kualifikuar mund të përmbajë edhe të dhëna të tjera mbi parashtruesin e kërkesës nëse kjo kërkohet nga nënshkruesi dhe këto të dhëna nuk ndikojnë në ndërveprimin dhe njohjen e nënshkrimit elektronik të kualifikuar. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A qualified electronic signature loses validity if its qualified certificate is revoked or suspended; if revoked after activation, it cannot be reactivated.
Neni 36 Humbja e validitetit dhe pezullimi i përkohshëm i një certifikate të kualifikuar për nënshkrimin elektronik të kualifikuar 1. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar e humb validitetin nëse certifikata e kualifikuar për nënshkrimin elektronik revokohet bazuar në dëshmitë e ofruara pas aktivizimit të saj, në përputhje me paragrafin 1. të nenit 60 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Për rastin nga paragrafi 1. të këtij neni, nënshkrimi elektronik nuk mund të aktivizohet përsëri. 3. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar e humb validitetin për kohën e pezullimit të certifikatës së kualifikuar për nënshkrimin elektronik nga paragrafi 3. i nenit 60 të këtij ligji. 4. Në rastin e paragrafit 3. të këtij neni, nënshkrimi elektronik mund të aktivizohet përsëri, kur të vërtetohet se nuk janë përmbushur kushtet për tërheqjen e certifikatës së kualifikuar nga paragrafi 1. i nenit 60 të këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Qualified electronic signature preservation may be offered only by qualified trust service providers.
Neni 37 Shërbimi i ruajtjes së nënshkrimit elektronik të kualifikuar 1. Ruajtja e nënshkrimit elektronik të kualifikuar, ofrohet vetëm nga ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të besuara përmes përdorimit të procedurave dhe teknologjive të kualifikuara që mund të zgjerojnë besueshmërinë e një nënshkrimi elektronik të kualifikuar edhe përtej periudhës që tejkalon datën e skadimit të teknologjisë. 2. Mënyra e ruajtjes së nënshkrimit elektronik të kualifikuar bëhet në pajtim më legjislacionin në fuqi. KAPITULLI V VULA ELEKTRONIKE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article defines when an electronic seal is “advanced” and when it is “qualified.”
Neni 38 Kërkesat e vulës elektronike të avancuar dhe të kualifikuar 1. Vulë elektronike e avancuar konsiderohet vula elektronike e cila i plotëson kushtet e mëposhtme: 1.1. lidhet në mënyrë unike me krijuesin e vulës; 1.2. identifikon krijuesin e vulës; 1.3. krijohet duke përdorur të dhënat për krijimin e vulës elektronike, të cilat përdoren vetëm nga krijuesi i vulës; 1.4. lidhet në mënyrë të tillë me të dhënat e vulosura ashtu që çdo ndryshim i mëvonshëm është i detektueshëm. 2. Vulë elektronike e kualifikuar konsiderohet vula elektronike e avancuar e cila krijohet me një pajisje të kualifikuar për vula elektronike dhe bazohet në certifikatë të kualifikuar elektronike. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A qualified electronic timestamp seal must meet specific requirements, and the Minister sets the conditions and standards by subordinate act.
Neni 39 Kërkesat e vulës elektronike kohore të kualifikuar 1. Vula elektronike kohore e kualifikuar është një vulë elektronike kohore që i plotëson kërkesat specifike: 1.1. lidh të dhënat sipas datës dhe kohës për të parandaluar çdo mundësi të ndryshimit të tyre; 1.2. bazohet në një burim të saktë kohor që lidhet me kohën e koordinuar të Evropës Qendrore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 1.3. përdoret nga ofruesi i një shërbimi për lëshimin e vulave kohore të kualifikuara duke përdorur një nënshkrim elektronik të avancuar ose një vulë elektronike të avancuar; 1.4. lëshohet nga ofruesi i kualifikuar i shërbimit për vula kohore. 2. Kushtet dhe standardet për vulat elektronike kohore të kualifikuara përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: A public institution must recognize advanced and qualified electronic seals for the online services it provides.
Neni 40 Vulat elektronike në shërbimet publike Një institucion publik për shërbimet online të cilat i ofron do të njeh vulat elektronike të avancuara dhe vulat elektronike të kualifikuara. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: An electronic seal is valid and admissible, and its validity or evidential weight cannot be denied just because it is electronic or does not meet qualified seal requirements.
Neni 41 Efekti juridik i një vule elektronike 1. Vula elektronike është e vlefshme dhe e pranueshme dhe nuk i mohohet vlefshmëria ose pesha e provës, vetëm se është në formë elektronike ose nuk i plotëson kërkesat për vulë elektronike të kualifikuar. 2. Një vulë elektronike e kualifikuar siguron ruajtjen e integritetit dhe korrektësisë së origjinës së të dhënave për të cilat është e lidhur. 3. Një vulë elektronike e kualifikuar, që mbështetet në një certifikatë të kualifikuar të lëshuar në një nga shtetet e BE-së do të njihet si një vulë elektronike e kualifikuar edhe në Kosovë. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A qualified certificate for electronic seals must include specified identifying, validation, validity, and access information.
Neni 42 Kushtet e nevojshme për certifikatat e kualifikuara për vulat elektronike 1. Certifikata e kualifikuar për vulat elektronike përmban: 1.1. një tregues në formë të përshtatshme për përpunim automatik i cili dëshmon se certifikata është lëshuar si certifikatë e kualifikuar për krijimin e vulës elektronike; 1.2. një grup të dhënash të cilat identifikojnë në mënyrë unike dhe të sigurt ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar i cili lëshon certifikatën e kualifikuar, përfshirë: 1.2.1. emrin dhe numrin unik të identifikimit për personin juridik; dhe 1.2.2. emrin dhe mbiemrin, për personin fizik. 1.3. të dhënat për vërtetimin e vlefshmërisë së vulës elektronike, të cilat korrespondojnë me të dhënat për krijimin e një vule elektronike; 1.4. emrin e krijuesit të vulës dhe kur është e mundur edhe numrin i regjistrimit siç është përcaktuar në shënimet zyrtare; 1.5. të dhënat mbi periudhën e vlefshmërisë së certifikatës; 1.6. kodin e identifikimit të certifikatës, i cili duhet të jetë unik për ofruesin e kualifikuar të shërbimeve të besuara; 1.7. nënshkrimin elektronik ose vulën elektronike të avancuar të ofruesit të kualifikuar të shërbimeve të besuara, i cili lëshon certifikatën; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 1.8. vendndodhje ku një certifikatë përkatëse, sipas paragrafit 1.7. të këtij neni, mund të gjendet pa pagesë; 1.9. vendndodhjen e shërbimit që mund të përdoret për verifikimin e statusit të vlefshmërisë së certifikatës së kualifikuar; 1.10. treguesin se të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik ose vulës, të cilat korrespondojnë me të dhënat për validimin e nënshkrimit elektronik ose vulës nga një certifikatë e kualifikuar elektronike, përfshihen në një pajisje të kualifikuar për krijimin e një nënshkrimi elektronik ose vule. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Qualified electronic seal certificates may include extra optional attributes if they do not affect interoperability or recognition.
Neni 43 Certifikatat e kualifikuara për vulat elektronike 1. Certifikata e kualifikuar për vula elektronike përfshinë atribute jo të detyrueshme shtesë, nëse këto atribute nuk ndikojnë në ndërveprimin dhe njohjen e vulave elektronike të kualifikuara. 2. Nëse një certifikatë e kualifikuar për vula elektronike është revokuar pas aktivizimit fillestar, ajo humb vlefshmërinë e saj nga momenti i revokimit dhe statusi i saj nuk rikthehet në asnjë rrethanë. 3. Nëse certifikata e kualifikuar për vula elektronike pezullohet përkohësisht, kjo certifikatë do të humbasë vlefshmërinë e saj për periudhën e pezullimit. 4. Periudha e pezullimit të certifikatës së kualifikuar për vulat elektronike tregohet qartë në bazën e të dhënave të certifikatave dhe statusi i pezullimit është i dukshëm gjatë periudhës së pezullimit, nga shërbimi që ofron informacion mbi statusin e certifikatës. 5. Rregullat për pezullimin e përkohshëm të certifikatave të kualifikuara për vulat elektronike dhe standardet e nevojshme përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri dhe ne përputhje me kushtet e nenit 42 të këtij ligji. KAPITULLI VI PAJISJET PËR KRIJIMIN E NËNSHKRIMEVE DHE VULAVE ELEKTRONIKE DHE CERTIFIKIMI - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article defines electronic signature or seal creation devices and says they are provided to physical or legal persons through electronic identification schemes used by a trusted service provider.
Neni 44 Pajisjet për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike 1. Pajisjet për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike janë pajisjet ose programet kompjuterike të cilat shfrytëzohen për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike, përmes shfrytëzimit të të dhënave për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike. 2. Pajisjet nga paragrafi 1. i këtij neni u jepen personave fizikë ose personave juridikë përmes skemave të identifikimit elektronik të cilin e shfrytëzon ofruesi i shërbimeve të besuara. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Qualified devices for creating electronic signatures or seals must protect the creation data and not alter signed/sealed data; only qualified trust service providers may generate or manage that data, and the Minister sets device conditions and standards by subordinate act.
Neni 45 Pajisjet e kualifikuara për krijimin e nënshkrimeve dhe vulave elektronike 1. Pajisja e kualifikuar për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike siguron: 1.1. konfidencialitetin e të dhënave për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike; 1.2. që të dhënat për krijimin e një nënshkrimi elektronik ose vule elektronike të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE paraqiten vetëm një herë; 1.3. që të dhënat për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike të mos merren jashtë pajisjeve për krijimin e një nënshkrimi elektronik ose vule elektronike duke përdorur teknologjinë në dispozicion në një kohë të arsyeshme; 1.4. që nënshkrimi elektronik ose vula elektronike të jenë të mbrojtura nga falsifikimi duke përdorur teknologjitë që janë në dispozicion; 1.5. mbrojtjen e të dhënave për krijimin e nënshkrimit elektronik ose vulës elektronike nga përdorimi i paautorizuar. 2. Pajisja e kualifikuar për krijimin e nënshkrimit ose vulës elektronike nuk duhet t’i ndryshojë të dhënat të cilat janë nënshkruar apo vulosur, apo t’i pamundësojnë nënshkruesit ose vulosësit shikimin e këtyre të dhënave para procesit të krijimit të një nënshkrimi ose vule të kualifikuar elektronike. 3. Gjenerimi ose menaxhimi i të dhënave për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike, në emër te nënshkruesit ose vulosësit, mund të bëhet vetëm nga një ofrues i kualifikuar i shërbimeve të besuara. 4. Pavarësisht nga paragrafi 1. i këtij neni, ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar nga paragrafi 3. i këtij neni mund të krijojë një kopje të të dhënave për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike me qëllim të mbrojtjes nga humbja nëse: 4.1. krijimi dhe ruajtja e kopjeve të të dhënave për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike të kualifikuar nuk zvogëlon nivelin e parashikuar të mbrojtjes së këtyre të dhënave; 4.2. numri i kopjeve të krijuara për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike nuk e tejkalon mundësinë e sigurimit të vazhdimësisë së krijimit të kopjeve të tjera për ofrim të shërbimit. 5. Kushtet dhe standardet që duhet përmbushin pajisjet për krijimin e një nënshkrimi ose vule të kualifikuar elektronike përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Ministry assesses compliance of qualified electronic signature or seal devices, keeps and publishes a register of compliant devices, and may remove devices that no longer comply.
Neni 46 Vlerësimi i pajtueshmërisë të pajisjeve për krijimin e një nënshkrimi ose vule të kualifikuar elektronike 1. Vlerësimi i pajtueshmërisë së pajisjeve të kualifikuara për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike me kushtet e përcaktuara në nenin 45 të këtij ligji kryhet nga Ministria. 2. Pajisjet e kualifikuara për krijimin e nënshkrimit ose vulës elektronike, për të cilat konstatohet se janë në përputhje me kushtet e nenit 45 të këtij ligji, vendosen në regjistrin e pajisjeve të kualifikuara të certifikuara për krijimin e nënshkrimeve ose vulave elektronike. 3. Ministria mban dhe publikon në uebfaqen e saj një regjistër të pajisjeve të kualifikuara për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike që janë në pajtueshmëri me kushtet e nenit 45 të këtij ligji. 4. Regjistri nga paragrafi 2. i këtij neni duhet të përmbaj të dhënat e fundit mbi pajisjet e kualifikuara për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronike që i publikon Komisioni Evropian. 5. Pajisjet e kualifikuara për krijimin e një nënshkrimi ose vule elektronik të cilat janë të vendosura në regjistrin e përmendur në paragrafin 2. këtij neni, mund të hiqen nëse Ministria konstaton se GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE nuk janë në pajtueshmëri me kushtet e nenit 45 të këtij ligji. 6. Forma, përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit nga paragrafi 2. i këtij neni si dhe mënyra e paraqitjes së kërkesës, formularit dhe dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim, në përputhje me rregullat që rregullojnë procedurën e përgjithshme administrative rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. KAPITULLI VII SHËRBIMET DHE PROCEDURAT E VALIDIMIT - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This provision defines validation of an electronic signature or electronic seal as checking and confirming the validity of the data used to authenticate it.
Neni 47 Validimi Validimi i një nënshkrimi elektronik ose vule elektronike nënkupton procesin e verifikimit dhe konfirmimit të vlefshmërisë së të dhënave të përdorura për vërtetimin e vlefshmërisë së një nënshkrimi elektronik ose vule elektronike. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article says when a qualified electronic signature or seal is validated, the validation must confirm several technical and certificate conditions, and the Ministry sets the validation conditions by bylaw.
Neni 48 Kërkesat për validimin e një nënshkrimi ose vule elektronike të kualifikuar 1. Validimi i një nënshkrimi elektronik të kualifikuar konfirmon nënshkrimin e elektronik të kualifikuar dhe përcakton se: 1.1. certifikata që mbështetë nënshkrimin elektronik, në kohën e nënshkrimit, ishte një certifikatë e kualifikuar e nënshkrimit elektronik e lëshuar në pajtim me kushtet e nenit 35 të këtij ligji; 1.2. certifikata e kualifikuar, e lëshuar nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar, ka qenë valide në kohën e nënshkrimit; 1.3. të dhënat për validitim të nënshkrimit u përgjigjën të dhënave e ofruara përdoruesit; 1.4. grupi unik i të dhënave që prezantojnë nënshkruesin në certifikatë i jepen saktë përdoruesit; 1.5. përdorimi i ndonjë pseudonimi i është treguar qartë përdoruesit, nëse pseudonimi është përdorur në kohën e nënshkrimit; 1.6. nënshkrimi elektronik i kualifikuar është krijuar me një pajisje të kualifikuar për krijimin e një nënshkrimi elektronik; 1.7. integriteti i të dhënave të nënshkruara nuk rrezikohet; 1.8. kushtet e përmendura në nenin 35 të këtij ligji janë plotësuar në momentin e nënshkrimit. 2. Sistemi i përdorur për validimin e një nënshkrimi elektronik të kualifikuar i siguron përdoruesit rezultatin e saktë të procesit të validimit dhe i lejon detektimin e çdo çështjeje relevante të sigurisë. 3. Dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni do të zbatohen edhe për një vulë elektronike të kualifikuar. 4. Ministria përcakton kushtet për procesin e validimit të një nënshkrimi ose vule të elektronike të kualifikuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Only a qualified trust service provider may provide the qualified validation service for a qualified electronic signature or seal.
Neni 49 Shërbimi i kualifikuar për validimin e një nënshkrimi ose vule elektronike të kualifikuar 1.Shërbimi i kualifikuar për validimin e një nënshkrimi ose vule elektronike të kualifikuar sigurohet vetëm nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar i cili: 1.1. siguron validimin në përputhje kërkesat e nenit 48 të këtij ligji, dhe 1.2. i lejon përdoruesit marrjen e rezultatit të procesit të validimit në një mënyrë të automatizuar dhe të besueshme. 2. Rezultatet e procesit të validimit nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të nënshkruhen me një nënshkrim elektronik të avancuar ose të vulosen me një vulë elektronike të avancuar të ofruesit të shërbimit të validimit. 3. Metodat dhe standardet për shërbimin e kualifikuar të validimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. KAPITULLI VIII AUTENTIFIKIMI I FAQES SË INTERNETIT - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Website authentication is an electronic process used to verify a website’s data integrity and reliability, based on an authentication certificate or a qualified website authentication certificate.
Neni 50 Procesi i autentifikimit të faqes së internetit 1. Autentikimi i faqes së internetit është një proces elektronik që mundëson verifikimin e integritetit të të dhënave të faqes së internetit dhe besueshmërinë e përdorimit dhe bazohet në një certifikatë për autentifikimin e faqes së internetit, gjegjësisht në një certifikatë të kualifikuar për autentifikimin e faqeve të internetit. 2. Autentifikimi i faqes së internetit përdoret nga përdoruesit e shërbimeve të besuara të kualifikuara për të vërtetuar identitetin e faqes së internetit të cilin e përdorin dhe besueshmërinë që garanton. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: A website authentication certificate must be a qualified certificate issued by a qualified trusted service provider.
Neni 51 Certifikata për autentifikimin e faqes së internetit 1. Për autentifikimin e faqes së internetit përdoret një certifikatë e kualifikuar të cilën e lëshon një ofrues i kualifikuar i shërbimeve të besuara. 2. Certifikata për autentifikimin e faqes së internetit është një vërtetim me anë të të cilit kryhet autentifikimi i faqes së internetit dhe lidhja e internetit me personin fizik ose juridik të cilit i lëshohet certifikata. 3. Certifikata e kualifikuar për autentifikimin e faqeve të internetit i përmbush kushtet e nenit 52 të këtij ligji. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: A qualified website-authentication certificate must include several identifying and validity details.
Neni 52 Kushtet për certifikatat e kualifikuara për autentifikimin e faqes së internetit 1. Certifikata e kualifikuar për autentifikimin e faqes së internetit përmban: 1.1. një shenjë në formë të përshtatshme për përpunim automatik që vërteton se certifikata është lëshuar si një certifikatë e kualifikuar për autentifikimin e faqes së internetit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 1.2. një grup të dhënash që prezantojnë qartë ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar që lëshon certifikatën e kualifikuar përfshirë: 1.2.1. për një person fizik: emri dhe mbiemri, emri i babës ose nënës, pseudonimi nëse ka dhe data e lindjes së personit të cilit i është lëshuar certifikata; 1.2.2. për një person juridik: emri, numri unik i regjistrimit të biznesit. 1.3. elementet e adresës, përfshirë vendbanimin e personit fizik ose juridik të cilit i është lëshuar certifikata; 1.4. emrin e domain-it të internetit të personit fizik ose juridik të cilit i është lëshuar certifikata; 1.5. të dhënat mbi periudhën e vlefshmërisë së certifikatës; 1.6. kodin e identifikimit të certifikatës i cili është unik për ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar që e lëshon certifikatën e kualifikuar për autentifikimin e faqeve të internetit; 1.7. nënshkrimin ose vulën e avancuar elektronike të ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar që lëshon certifikatën e kualifikuar për autentifikimin e faqeve të internetit; 1.8. rastet kur certifikatat që mbështesin nënshkrimin ose vulën e avancuar elektronike si në nën-paragrafin 1.7. të këtij neni janë të disponueshme pa pagesë; 1.9. vendndodhjen e shërbimit i cili vërteton vlefshmërinë e certifikatës së kualifikuar elektronike. KAPITULLI IX TË DREJTAT, OBLIGIMET DHE PËRGJEGJËSITË E NËNSHKRUESIT DHE KRIJUESIT TË VULËS ELEKTRONIKE DHE OFRUESIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMEVE TË BESUARA - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Signers and electronic seal creators must give the qualified trust service provider change information within 48 hours, and must request certificate revocation or suspension in specified cases.
Neni 53 Obligimet e nënshkruesit dhe krijuesit të vulës elektronike 1. Nënshkruesi dhe krijuesi i vulës elektronike janë të obliguar t’i paraqesin ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar të gjitha të dhënat dhe informacionin e nevojshëm mbi ndryshimet që ndikojnë ose mund të ndikojnë në saktësinë e vendosjes së identitetit brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndodhja e ndryshimit. 2. Nënshkruesi ose krijuesi i vulës elektronike është i obliguar të kërkojë revokimin ose pezullimin e certifikatës së lëshuar, në rastet e: 2.1. dëmtimit të pajisjes ose humbjes së të dhënave për krijimin e nënshkrimit elektronik, vulës elektronike ose vulës elektronike kohore; 2.2. dyshimit në besueshmërinë e të dhënave të përdorura për krijimin e një nënshkrimi elektronik, vulës elektronike ose vulës elektronike kohore. 3. Nëse në certifikatë ceket që nënshkruesi nënshkruan në emër të një personi tjetër fizik ose juridik, detyrimi për të kërkuar revokimin ose pezullimin e certifikatës në rastet nga paragrafi 2. i këtij neni, bie edhe mbi këtë person. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The signer and creator of an electronic seal are responsible for irregularities caused by failing to meet duties in Articles 53 and 55, unless the injured person failed to follow or wrongly followed verification instructions.
Neni 54 Përgjegjësia e nënshkruesit dhe krijuesit të vulës elektronike 1. Nënshkruesi dhe krijuesi i një vule elektronike janë përgjegjës për parregullsitë që ndodhin nga mos-përmbushja e detyrimeve të neneve 53 dhe 55 të këtij ligji. 2. Nënshkruesi dhe krijuesi i vulës elektronike nuk janë përgjegjës për parregullsitë nga paragrafi 1. i këtij neni nëse dëshmohet që personi i dëmtuar nuk i ka kryer ose i ka zbatuar gabimisht udhëzimet mbi verifikimin e nënshkrimit elektronik, vulës elektronike ose vulës elektronike kohore. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The signer and the creator of an electronic seal must protect the devices and data used to create electronic signatures, electronic seals, and time stamps from unauthorized access and use, and use them according to this law.
Neni 55 Ruajtja e pajisjeve dhe e të dhënave për krijimin e nënshkrimit dhe vulës elektronike 1. Nënshkruesi dhe krijuesi i një vule elektronike janë të obliguar t’i ruajnë pajisjet dhe të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik , vulës elektronike ose vulës elektronike kohore prej qasjes dhe përdorimit të paautorizuar dhe t’i përdorin ato në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Qasja dhe përdorimi i pajisjeve dhe të dhënave për krijimin e nënshkrimit elektronik, vulës elektronike ose vulës elektronike kohore bëhet vetëm nga personat e autorizuar. KAPITULLI X OBLIGIMET DHE PËRGJEGJËSITË E OFRUESIT TË SHËRBIMEVE TË BESUARA GJATË VEPRIMTARISË CERTIFIKUESE - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A qualified trusted service provider must maintain accurate certificate data, verify signer identity, keep records, provide certain identity and certificate-status information, retain records for at least 10 years after validity ends, and follow applicable law.
Neni 56 Obligimet e ofruesit të kualifikuar të shërbimeve të besuara 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar është i obliguar të siguroj: 1.1. përmbajtjen e të dhënave në certifikatën e kualifikuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji; 1.2. verifikimin e plotë të identitetit të nënshkruesit; 1.3. saktësinë dhe plotësinë e të dhënave në regjistrin e certifikatave të lëshuara; 1.4. informatat bazë të identitetit në secilën certifikatë dhe t’i mundësojë çdo personi të interesuar që të shohë informacionin identifikues të tij/saj; 1.5. azhuritetin, saktësinë e vlefshmërisë së certifikatës dhe masat e sigurisë të mbrojtura nga certifikata; 1.6. ofrimin e të dhënave mbi datën dhe orën e saktë të lëshimit, pezullimit, afatit të skadimit dhe revokimit të certifikatës, të paktën për periudhën e skadimit të vlefshmërisë së deklaruar në certifikatë; 1.7. ruajtjen e të dhënave dhe dokumentacionit mbi certifikatat e kualifikuara të lëshuara, skaduara dhe të revokuara me qëllim të përdorimit të tyre si mjet prove në procedurat gjyqësore, administrative dhe të tjera, për të paktën dhjetë (10) vjet pas përfundimit të vlefshmërisë së tyre; 1.8. zbatimin e legjislacionit në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar përcakton çmimet e shërbimeve të certifikimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e konkurrencës. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A trusted service provider must give advance notice before stopping activity, keep certification services going with a new provider if possible, and revoke all issued certificates if continuity cannot be maintained.
Neni 57 Ndërprerja e veprimtarisë 1. Ofruesi i shërbimit të besuar njofton nënshkruesin, krijuesin e vulës elektronike dhe Ministrinë, së paku tre (3) muaj para se të ndërprerje veprimtarinë e tij. 2. Ofruesi i shërbimit të besuar siguron vazhdimësinë e shërbimeve të certifikimit për nënshkruesin, gjegjësisht krijuesin e vulës elektronike te një ofrues i ri i shërbimit të nivelit të njëjtë të sigurisë, të cilit i përcjell dokumentacionin e plotë, kurse nënshkruesin dhe krijuesin e vulës elektronike i njofton mbi kushtet e ofruesit të ri të shërbimit. 3. Nëse ofruesi i shërbimit të besuar nuk siguron vazhdimësinë e kryerjes së shërbimeve të certifikimit tek një ofrues i ri i shërbimeve, ai është i obliguar t’i revokojë të gjitha certifikatat e lëshuara dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve të njoftoj Ministrinë të cilës i dorëzon tërë dokumentacionin në lidhje me shërbimet e ofruara. 4. Ministria i revokon të gjitha certifikatat e lëshuara nga ofruesi shërbimit të besuar i cili ka lëshuar certifikatat dhe të cilat për çfarëdo arsye nuk janë revokuar dhe atë në kosto të këtij ofruesi të shërbimit. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Personi fizik ose juridik zgjedh vetë ofruesin e shërbimit të besuar dhe mund të përdorë shërbime të besuara, nënshkrim elektronik, vulë elektronike, vulë elektronike kohore dhe shërbime të një ofruesi të besuar të një shteti tjetër.
Neni 58 Zgjedhja e ofruesit të shërbimit të besuar 1. Personi fizik ose juridik zgjedh në mënyrë të pavarur ofruesin e shërbimit të besuar. 2. Personi fizik ose juridik mund të përdorë: 2.1. shërbimet e besuara të një ose më shumë ofruesve të shërbimeve; 2.2. nënshkrimin elektronik, vulën elektronike, vulën elektronike kohore dhe shërbimet e besuara në bazë të një kontrate me ofruesin e kualifikuar të shërbimit të besuar të cilin ai e përzgjedh; 2.3. shërbimet e një ofruesi të shërbimeve të besuara të ndonjë shteti tjetër. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A trusted service provider must issue a certificate to a legal or natural person when requested, after verifying identity and other verified data.
Neni 59 Lëshimi i certifikatave Ofruesi i shërbimit të besuar pajisë me certifikatë personin juridik ose fizik, me kërkesë të tij, pas verifikimit të identitetit dhe të dhënave të tjera të vërtetuara. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The qualified trusted service provider must revoke a certificate in listed cases, suspend it if the facts cannot be determined quickly and accurately, publish revoked certificates online, and notify the signer and electronic seal creator within 24 hours.
Neni 60 Revokimi dhe pezullimi i certifikatës 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar revokon certifikatën në rastet kur: 1.1. kërkohet nga nënshkruesi ose vulosësi apo përfaqësuesi i autorizuar i tij; 1.2. konstatohet se të dhënat në certifikatë janë të pasakta ose certifikata është lëshuar në bazë të të dhënave të rreme; 1.3. merr njoftimin që nënshkruesi ose personi juridik, gjegjësisht personi fizik në emër të të cilit nënshkruhet certifikata, ka humbur aftësitë e tij profesionale, ka vdekur, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE apo i ka skaduar licenca për nënshkrim ose kanë ndryshuar rrethanat që ndikojnë në vlefshmërinë e certifikatës; 1.4. të dhënat për krijimin e një nënshkrimi elektronik dhe sistemi informativ i nënshkruesit janë të rrezikuara në atë nivel sa ndikon në besueshmërinë dhe sigurinë e nënshkrimit elektronik; 1.5. të dhënat për kontrollimin e nënshkrimit elektronik ose të sistemit të informacionit të ofruesit të kualifikuar të shërbimeve të besuara janë të rrezikuara në atë nivel që rrezikon sigurinë dhe besueshmërinë e certifikatës; 1.6. pushon së funksionuari ose i është ndaluar veprimtaria dhe certifikatat e lëshuara nuk e kanë të skaduar periudhën e vlefshmërisë, përveç rasteve kur ato transferohen të një ofrues tjetër i nivelit të njëjtë të shërbimeve; 1.7. skadon afati i vlefshmërisë së certifikatës; 1.8. merret vendim nga gjykata ose obligohet përmes ndonjë akti administrativ lidhur me vlefshmërinë e certifikatës, ose 1.9. ka arsye të tjera ligjore. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar i cili ka revokuar certifikatën e publikon në faqen e tij listën e certifikatave të revokuara. 3. Nëse faktet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk mund të përcaktohen menjëherë dhe në mënyrë të saktë, ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar pezullon certifikatën. 4. Pezullimi dhe revokimi i certifikatës duhet të përmbajnë datën dhe hyjnë në fuqi nga momenti i futjes në regjistrin e certifikatave të pezulluara dhe të revokuara. 5. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar njofton nënshkruesin dhe krijuesin e vulës elektronike mbi pezullimin ose revokimin e certifikatës, brenda njëzet e katër (24) orëve nga marrja e njoftimit ose pranimit të kërkesës për shkak të të cilave është pezulluar ose revokuar certifikata. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Trusted service providers must use organizational and technical measures to protect certificates and related data, and limit access to certificate databases to authorized persons. The Minister sets the detailed measures and activities by sublegal act.
Neni 61 Mbrojtja e certifikatave 1. Ofruesi i shërbimit të besuar është i detyruar: 1.1. t’i zbatojë masat organizative dhe teknike për mbrojtjen e certifikatave dhe të dhënave lidhur me nënshkruesin dhe krijuesin e vulës elektronike; 1.2. të përdorë sistemin e mbrojtjes së transmetimit të të dhënave dhe vetëm personave të autorizuar t’ju lejohet qasja në bazën e të dhënave të certifikatave të lëshuara, revokuara dhe pezulluara. 2. Masat dhe aktivitetet nga paragrafi 1. i këtij neni, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Ofruesi i shërbimit të besuar duhet t’i informojë aplikuesit për certifikatë për rregullat, kufizimet, mbrojtjen juridike dhe masat teknike të zbatueshme, para skadimit të kontratës.
Neni 62 Informacioni për aplikuesit 1. Ofruesi i shërbimit të besuar, para skadimit të kontratës sipas nën-paragrafit 2.2. të nenit 58 të këtij ligji, ofron informatat e nevojshme për personin juridik ose fizik i cili aplikon për certifikatë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Ofruesi i shërbimit të besuar informon aplikuesin për: 2.1. rregulloret e vlefshme dhe aktet e brendshme; 2.2. kufizimet eventuale që lidhen me marrjen e certifikatës; 2.3. mbrojtjen e duhur juridike; dhe 2.4. masat që duhet të zbatohen nga nënshkruesi, krijuesi i vulës elektronike dhe teknologjia e nevojshme për krijimin dhe verifikimin e sigurt të nënshkrimit elektronik. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: A trusted service provider must enable linking its certificate register with other service providers, using available IT tools and in line with international standards.
Neni 63 Ndërlidhja e regjistrave Ofruesi i shërbimeve të besuara duhet të mundësojë ndërlidhjen e regjistrit të certifikatave të lëshuara, revokuara dhe të pezulluara me ofruesit e tjerë të shërbimeve, duke përdorur teknologjinë informative, pajisjet teknike dhe programet në dispozicion, në përputhje me standardet ndërkombëtare. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: A qualified trust service provider can be liable for damage linked to qualified certificates in specified cases, but is exempt in some situations.
Neni 64 Përgjegjësitë për dëmet 1. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar, i cili lëshon certifikata të kualifikuara ose garanton për certifikatat e kualifikuara të ofruesit tjetër të shërbimeve, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar personit fizik apo juridik të cilit i është lëshuar kjo certifikatë nëse: 1.1. informacioni i përfshirë në certifikatën e kualifikuar nuk ka qenë i saktë në momentin e lëshimit të saj; 1.2. certifikata nuk i përmban të gjitha elementet e përcaktuara për certifikatat e kualifikuara; 1.3. nuk ka siguruar që nënshkruesi, përkatësisht krijuesi i vulës elektronike, posedon të dhëna të cilat përputhen me ato të nënshkrimeve, përkatësisht vulave elektronike të identifikuara në certifikatë në momentin kur i është lëshuar certifikata; 1.4. nuk siguron që të dhënat për krijimin dhe kontrollimin e nënshkrimit elektronik ose vulës elektronike përdoren në mënyrë komplementare, në rast se këto të dhëna i krijon ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar; 1.5. nuk e revokon certifikatën në pajtim me nenin 60 të këtij ligji; 1.6. certifikata nuk përmban informacionin mbi kufizimet që lidhen me përdorimin. 2. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar nuk është përgjegjës për shkeljet nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse para gjykatës ose organeve të tjera kompetente dëshmon pafajësinë. 3. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i certifikatave përtej periudhës së vlefshmërisë, nëse kjo është paraqitur qartë në certifikatë. 4. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar është përgjegjës për dëmet që i shkaktohen nënshkruesit, krijuesit të vulës elektronike ose përdoruesit të shërbimit që rrjedhin nga mungesa apo vonesa e verifikimit të të dhënave mbi vlefshmërinë, skadimin dhe pezullimin e certifikatave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The trusted service provider may collect identifiable personal information for issuing and maintaining a certificate, but only directly from the signer or indirectly with the signer’s consent.
Neni 65 Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale 1. Ofruesi i shërbimit të besuar mbledhë informacionin personal të identifikueshëm për lëshimin dhe mirëmbajtjen e certifikatës në mënyrë direkte nga nënshkruesi apo në mënyrë indirekte pas marrjes së pëlqimit nga ana e tij. 2. Të dhënat e mbledhura në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të përpunohen ose të përdoren për qëllime të tjera pa pëlqimin e nënshkruesit. 3. Me kërkesë të nënshkruesit, ofruesi i shërbimit të besuar mund të vendos pseudonimin e tij në vend të emrit të plotë në certifikatë, pasi të jetë verifikuar identiteti i tij. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Ofruesi i shërbimit të besuar duhet të menaxhojë rreziqet, të rrisë sigurinë dhe të bëjë njoftime ose informime kur ka shkelje sigurie ose humbje të integritetit.
Neni 66 Menaxhimi i rrezikut 1. Ofruesi i shërbimit të besuar menaxhon rreziqet dhe merr masa për rritjen e nivelit të sigurisë. 2. Në rast se shkelja e sigurisë ose humbja e integritetit ndikojnë në shërbimin e certifikimit, ofruesi i shërbimeve të besuara njofton Ministrinë brenda njëzet e katër (24) orëve, nga momenti i marrjes së njoftimit për shkeljen sigurisë ose humbjen e integritetit. 3. Në rast se shkelja e sigurisë ose humbja e integritetit kanë ndikim negativ për personin fizik ose juridik të cilit i ofrohen shërbimet e certifikimit, ofruesi i shërbimeve të besuara informon menjëherë personin fizik ose juridik. 4. Në rast se shkelja e sigurisë ose humbja e integritetit nga paragrafi 2. të këtij neni mund të ketë ndikim në ndonjë shtet tjetër, Ministria njofton autoritetin mbikëqyrës të shtetit përkatës. 5. Ministria informon publikun ose kërkon nga ofruesi i shërbimit të besuar që ta bëjnë këtë nëse konstaton se zbulimi i shkeljes së sigurisë ose humbjes së integritetit të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni është me interes jetik. KAPITULLI XI SHËRBIMI I REGJISTRUAR I TRANSMETIMIT ELEKTRONIK - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: This provision explains what sending and receiving data via a qualified registered electronic transmission service means.
Neni 67 Bartja e të dhënave përmes shërbimit të regjistruar të transmetimit elektronik 1. Dërgimi dhe pranimi i të dhënave përmes përdorimit të shërbimit të kualifikuar të regjistruar të transmetimit elektronik, nënkupton: 1.1. ruajtjen e integritetit të të dhënave; 1.2. dërgimin e të dhënave nga dërguesi i identifikuar; 1.3. pranimin e të dhënave nga pranuesi i identifikuar; 1.4. datën dhe kohën e saktë të dërgimit dhe pranimit të të dhënave siç tregohet nga një shërbim i kualifikuar i regjistruar i transmetimit elektronik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: A qualified registered electronic transmission service must meet specific security, identification, integrity, and timestamping conditions.
Neni 68 Kushtet e një shërbimi të kualifikuar të regjistruar të transmetimit elektronik 1. Një shërbim i kualifikuar i regjistruar i transmetimit elektronik është një shërbim i transmetimit elektronik që i plotëson këto kushte: 1.1. ofrohet nga një ose më shumë ofrues të kualifikuar të shërbimeve të besuara; 1.2. sigurojnë identifikimin e dërguesit me një nivel të lartë të sigurisë; 1.3. siguron identifikimin e të adresuarit para transmetimit të të dhënave; 1.4. dërgimi dhe pranimi i të dhënave garantohet nga një nënshkrim elektronik i kualifikuar ose nga një vulë elektronike e kualifikuar e një ofruesi të kualifikuar të shërbimit të besuar në mënyrë të tillë që të përjashtohet mundësia e ndryshimeve të pazbulueshme të të dhënave; 1.5. çdo ndryshim i të dhënave, i nevojshëm për qëllimin e dërgimit ose pranimit të të dhënave, i tregohet në mënyrë të qartë dërguesit dhe marrësit të të dhënave; 1.6. data dhe ora e dërgimit, pranimit, si dhe çdo ndryshimi eventual i të dhënave tregohen nga një vule kohore elektronike e kualifikuar. 2. Nëse të dhënat transmetohen ndërmjet dy ose më shumë ofruesve të kualifikuar të shërbimit të besuar, kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni do të aplikohen nga të gjithë ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A public authority or legal person must not refuse to accept or send data just because it is electronic or does not meet all requirements of a qualified registered electronic transmission service.
Neni 69 Efekti juridik i shërbimit të kualifikuar të regjistruar të transmetimit elektronik Autoriteti publik, gjegjësisht personi juridik nuk mund të refuzojë pranimin dhe dërgimin e të dhënave përmes përdorimit të shërbimeve të transmetimit elektronik vetëm sepse janë në formë elektronike ose nuk i plotësojnë të gjitha kërkesat e një shërbimi të kualifikuar të regjistruar të transmetimit elektronik. KAPITULLI XII DOKUMENTI ELEKTRONIK - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Electronic documents are created using available ICT, unless a special law says otherwise; archival electronic documents must be created in a form that meets electronic preservation conditions.
Neni 70 Krijimi i një dokumenti elektronik 1. Dokumenti elektronik krijohet përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që është në dispozicion dhe në përdorim, përveç nëse parashikohet ndryshe me ligj të veçantë. 2. Dokumenti elektronik që paraqet materialin arkivor krijohet në një formë që i plotëson kushtet për ruajtjen elektronike. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: An electronic document cannot be denied legal effect or admissibility as evidence just because it is electronic.
Neni 71 Efekti juridik i dokumentit elektronik Një dokumenti elektronik nuk i mohohet efekti juridik dhe pranueshmëria si provë në procedurat ligjore vetëm për arsyet se është në formë elektronike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Electronic documents may be used in communication between sender and recipient with mutual consent, and the Minister regulates related use requirements by sublegal act.
Neni 72 Përdorimi i dokumentit elektronik 1. Dokumenti elektronik përdoret në komunikim në mes të dërguesit dhe pranuesit, me pëlqimin e ndërsjellë. 2. Forma e paraqitjes, vërtetimi i vlefshmërisë, mënyra e transmetimit, kushtet e përdorimit, ruajtja e besueshme dhe mbrojtja e dokumentit elektronik rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. KAPITULLI XIII MBIKËQYRJA - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The Ministry must keep, update, and publish electronically the list of qualified trusted service providers, review inspection reports, order extraordinary inspections, and cooperate with the state personal data protection agency.
Neni 73 Autoriteti mbikëqyrës 1. Ministria është përgjegjëse që: 1.1. të mbaj, përditësoj dhe publikoj në formë elektronike listën e ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara; 1.2. të shqyrtoj raportet kontrolluese të pranuara nga zyrtari për inspektim; 1.3. të urdhëroj kontrolle të jashtëzakonshme; 1.4. të bashkëpunoj me Agjencinë përkatëse shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The inspection officer may inspect, report, order fixes, temporarily suspend services, order temporary withdrawal of certificates, request police protection, and impose fines.
Neni 74 Detyrat dhe të drejtat e Zyrtarit për Inspektim 1. Zyrtari për Inspektim në kuadër të ministrisë, kryen detyrat inspektuese për zbatimin e këtij ligji. 2. Zyrtari për Inspektim në rast të inspektimit harton raportin me të cilin vërteton se ofruesit e shërbimeve të besuara veprojnë konform kushteve të përcaktuara. 3. Zyrtari për inspektim urdhëron ofruesin e shërbimit të besuar të eliminoj parregullsitë e identifikuara brenda një afati prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. 4. Zyrtari për inspektim ndalon përkohësisht ofruesin e shërbimit të besuar të ofroj shërbime, derisa nuk i zbaton procedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 5. Zyrtari për inspektim urdhëron tërheqjen e përkohshme të disa ose të gjitha certifikatave të lëshuara nga ofruesi i shërbimit të besuar, nëse ekziston dyshim i arsyeshëm se gjatë lëshimit të tyre nuk janë zbatuar procedurat adekuate ose janë përdorë të dhëna të falsifikuara. 6. Zyrtari për inspektim kërkon mbrojtjen e Policisë së Kosovës në rast se pengohet në kryerjen e detyrës zyrtare. 7. Zyrtari për inspektim shqipton gjoba për shkelje siç janë përcaktuar në nenin 75 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE KAPITULLI XIV DISPOZITAT NDËSHKUESE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Inspectors impose fines for violations of this law, with set fine ranges for different offender types.
Neni 75 Sanksionimi kundërvajtës me gjobë 1. Zyrtari për inspektim për shkeljet e konstatuara me këtë ligj shqipton gjobë për kundërvajtje. 2. Për shkeljen e paragrafëve 1.,2.,3.,të nenit 18, paragrafit 1. ose 2. të nenit 20, nenit 21, nenit 22, paragrafit 1. ose 2. të nenit 23, paragrafit 4. të nenit 25, nenit 32, nenit 35, nenit 42, nenit 53, nenit 55, nenit 56, paragrafëve 1., 2. ose 3. të nenit 57, nenit 60, nenit 61, nenit 63, nenit 64, nenit 68, nenit 69, nenit 71 ose nenit 74, ndëshkohet me gjobë si në vijim: 2.1. personi juridik - ofruesi i shërbimit të besuar, prej pesëmijë euro (5,000.00 €) deri në pesëmbëdhjetë mijë euro (15,000.00 €); 2.2. personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik, prej pesëqind euro (500.00€) deri në njëmijë e pesëqind euro (1,500.00 €); 2.3. personi fizik që ushtron biznes individual prej njëmijë euro (1,000.00€) deri në tremijë euro (3,000.00 €). 3. Në vendimin për kundërvajtje përcaktohet afati i pagesës së gjobës prej pesëmbëdhjetë (15) deri nëntëdhjetë (90) ditë. 4. Në rastin e pagesës së gjobës në afatin e përcaktuar me urdhrin kundërvajtës, i dënuari lirohet nga pagimi pesëdhjetë përqind (50 %) nga shuma e gjobës së shqiptuar. 5. Nëse kundërvajtësi pjesërisht ose në tërësi nuk e paguan gjobën në afatin e përcaktuar, zyrtari për inspektim duhet të filloj procedurën gjyqësore në gjykatën kompetente. 6. Pas pagesës së gjobës një (1) kopje e pagesës i dorëzohet zyrtarit për inspektim. 7. Gjobat duhet të jenë efektive, proporcionale dhe të arsyetuara. Gjoba mblidhet nga zyrtari për inspektim që e shqipton atë dhe derdhet në buxhetin e shtetit. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: The inspection official must set the offender’s fine under Article 75, considering mitigating and aggravating circumstances. If the official finds that the service provider’s violations harm the service’s integrity and reliability, the official may temporarily suspend the provider’s activity, in whole or in part.
Neni 76 Rregullat e përgjithshme për matjen e sanksionit kundërvajtës 1. Zyrtari për inspektim i cakton kundërvajtësit gjobën sipas nenit 75 të këtij ligji, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, në veçanti peshën e kundërvajtjes dhe pasojat, shkallën e përgjegjësisë dhe rrethanat nën të cilat është kryer kundërvajtja. 2. Pavarësisht masave të parashikuara në nenin 75 të këtij ligji, kur zyrtari për inspektim e vlerëson se shkeljet e ofruesit të shërbimeve cenojnë integritetin dhe besueshmërinë e shërbimit e ndërpret përkohësisht, pjesërisht apo plotësisht veprimtarinë e këtij ofruesi të shërbimit. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A dissatisfied party must appeal to the Ministry within 8 days of receiving the inspection decision; the Ministry must decide within 30 days, and a further appeal to the competent court may be made within 10 days after notice from the Ministry.
Neni 77 Ankimimi dhe ekzekutimi 1. Kundër vendimit të zyrtarit për inspektim për dënimin me gjobë apo ndërprerje të veprimtarisë, pala e pakënaqur bën ankimim në Ministri brenda afatit prej tetë (8) ditëve nga data e pranimit të vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE 2. Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit merr vendim lidhur me ankesën. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 2. i këtij neni mund të bëhet ankimim në gjykatën kompetente brenda dhjetë (10) ditëve nga data e marrjes së njoftimit nga Ministria. KAPITULLI XV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate acts within 12 months after this law enters into force.
Neni 78 Aktet Nënligjore 1. Ministri, brenda afatit prej dymbëdhjetë (12) muajsh, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore, si në vijim: 1.1. skemat e identifikimit elektronik për nivele të caktuara të sigurisë; 1.2. vlerësimi i konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara dhe shërbimeve të besuara të kualifikuara si dhe sigurimi nga rreziku dhe dëmet e shkaktuara nga ofrimi i shërbimit të besuar të kualifikuar; 1.3. shenja e besueshmërisë për shërbime besuara të kualifikuara; 1.4. nënshkrimet dhe vulat elektronike të kualifikuara, vulat elektronike kohore të kualifikuara dhe përcaktimi i vlefshmërisë së tyre; 1.5. pajisjet për krijimin e një nënshkrimi dhe vule elektronike të kualifikuar ose jo të kualifikuar; 1.6. regjistri ofruesve të shërbimeve të identifikimit elektronik dhe skemave të identifikimit elektronik-mënyra e paraqitjes së kërkesës, dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyrën e publikimit të të dhënave; 1.7. kriteret për aplikim dhe regjistrim në listë të ofruesve të shërbimeve të besuara të kualifikuar; 1.8. përmbajtja dhe mënyra mbajtjes së regjistrit të pajisjeve për krijimin e nënshkrimeve ose vulave elektronike të kualifikuara; 1.9. procedurat për suspendim, revokim dhe mbrojtje të certifikatave si dhe çmimet e shërbimeve të certifikimit; 1.10. paraqitja, autentifikimi, bartja(transmetimi), ruajtja dhe mbrojtja e dokumentit elektronik; 1.11. përmbajtja dhe mënyra e funksionimit të portofolit të identitetit dixhital. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Chapter XIII on signatures in Law No. 04/L-094 is repealed.
Neni 79 Pushimi i vlefshmërisë së legjislacionit ekzistues në fuqi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Kapitulli XIII - Përdorimi i nënshkrimeve i ligjit Nr. 04/L- 094 për Shërbimet e shoqërisë informatike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 23 DHJETOR 2021, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L - 022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 80 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-022 6 dhjetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-196/2021, datë 17.12.2021 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-022 PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA NË TRANSAKSIONET ELEKTRONIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in