LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
This is the preamble to the Law on Private International Law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-028
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on Private International Law of Kosovo. This article states the law’s purpose: it sets rules for applicable law, court and other authority competence, procedure, and recognition and enforcement of foreign judicial and other state decisions. This article says the law does not apply to relations covered by an international agreement. If this law has no rule on the competent law for a relationship under Article 1, its provisions and principles, and the principles of private international law, apply appropriately. This article sets rules for how a person's nationality is treated when they have multiple citizenships.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Showing 184 of 184
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on Private International Law of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës Miraton: LIGJ PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE PJESA E PARË DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: it sets rules for applicable law, court and other authority competence, procedure, and recognition and enforcement of foreign judicial and other state decisions.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përmban rregulla për caktimin e të drejtës kompetente te marrëdhëniet juridiko – private me element ndërkombëtar, rregulla për kompetencën e gjykatave dhe organeve tjera për shqyrtimin e atyre marrëdhënieve dhe rregulla për procedurën, si dhe rregulla për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të organeve të tjera të shteteve të huaja. 2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me: 2.1. Rregulloren (KE) Nr. 864/2007 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, e datës 11 korrik 2007, për të drejtën kompetente për detyrimet jokonktraktuale (“Marrëveshja II e Romës”); 2.2. Rregulloren (KE) Nr. 593/2008 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 17 Qershor 2008 për të drejtën kompetente për detyrimet kontraktuale (“Marrëveshja I e Romës”); 2.3. Rregulloren e Këshillit (BE) Nr. 1259/2010, e datës 20 dhjetor 2010 për zbatimin e bashkëpunimit të zgjeruar në fushën e të drejtës kompetente për rastet e shkurorëzimit dhe ndarjes juridike (“Marrëveshja III e Romës”); 2.4. Rregulloren (BE) Nr. 650/2012 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, e datës 4 korrik 2012, për kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe zbatimin e vendimeve, dhe pranimin dhe zbatimin e instrumenteve autentike në çështjet e trashëgimisë (“Rregullorja për Trashëgiminë”); 2.5. Rregulloren e Këshillit (BE) Nr. 2016/1103 e datës 24 qershor 2016 për zbatimin e bashkëpunimit të zgjeruar në fushën e kompetencës, të drejtës kompetente dhe njohjen dhe zbatimin e vendimeve në çështjet e regjimeve të pasurisë bashkëshortore (“Rregullorja për Pasurinë Bashkëshortore”); 2.6. Protokolli i Hagës i datës 23 nëntor 2007 mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet e mbajtjes ligjore; 2.7 Rregulloren (EU) Nr. 1215/2012 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 12 dhjetor 2012 për kompetencën dhe njohjen dhe zbatimin e aktgjykimeve në çështjet civile dhe komerciale (recast) (“Recast I e Brukselit”); 2.8 Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 2201/2003 e datës 27 nëntor 2003 sa i përket kompetencës dhe njohjes dhe zbatimit të aktgjykimeve në çështjet martesore dhe çështjet 19 SHTOJCA 1 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Ministarstvo Životne Sredine Prostronog Planiranja i Infrastrukture Ministry of Environment Spatial Planning and Infrastructure Në rast nevoje për plotësimin e rubrikave mund të përdoren faqe shtesë: KËRKESË PËR LEJE [Import Prodhim ose Magazinim për vendosje në Treg ] REGJISTRIM TË KIMIKATEVE TË RREZIKSHME 1. Qëllimi i kërkesës Import dhe vendosje në Treg Prodhim, dhe vendosje në Treg Magazinim dhe vendosje ne Treg 2. Emri i Aplikuesit për leje: - Adresa; - Nr. tel. dhe E-mail; - Nr. i regjistrimit të biznesit; - Emri i personit kontaktues. 3. Emri i dërguesit: - Adresa; - Nr. tel. dhe e-mail; - Nr. i regjistrimit të biznesit. 4. Deklarate për qëllimin e importit, të kimikateve të rrezikshme Kimikati/tet e rrezikshme do të përdoret: 5. Kimikatit, nëse është në formë substance 6. Kimikatit nëse është në formë përzierje 7.Deklarate mbi saktësinë e të dhënave: Deklaroj se shënimet nëdokumentacionin e dorzuar me këtë Kërkesë janë të sakta. Emri dhe mbiemri Nënshkrimi i aplikuesit: Date: _________________________ ________________________ _____________________ Prishtinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE e përgjegjësisë prindërore, që shfuqizon Rregulloren e (KE) № 1347/2000 (“Brukseli II- bis”). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to relations covered by an international agreement.
Neni 2 Epërsia e marrëveshjeve ndërkombëtare Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen për marrëdhëniet nga neni 1 i këtij ligji, nëse janë të rregulluara me marrëveshje ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: If this law has no rule on the competent law for a relationship under Article 1, its provisions and principles, and the principles of private international law, apply appropriately.
Neni 3 Plotësimi i zbrazëtirave juridike Nëse në këtë ligj nuk ka dispozita për të drejtën kompetente për ndonjë marrëdhënie nga neni 1 i këtij ligji, në mënyrë adekuate aplikohen dispozitat dhe parimet e këtij ligji dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare private. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets rules for how a person's nationality is treated when they have multiple citizenships.
Neni 4 Personat me shumë shtetësi 1. Shtetësia e personit fizik duhet përcaktohet sipas të drejtës së shtetit për shtetësinë e të cilit bëhet fjalë. 2. Nëse shtetasi i Republikës së Kosovës është gjithashtu shtetas i një shteti tjetër, për qëllimet e këtij ligji, ai do të konsiderohet vetëm si shtetas i Republikës së Kosovës. 3. Nëse personi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës ka dy ose më tepër shtetësi të huaja, për aplikimin e këtij ligji konsiderohet se ka shtetësi të atij shteti shtetas i të cilit është dhe në të cilin e ka vendqëndrimin e zakonshëm. 4. Nëse personi nga paragrafi 3 i këtij neni nuk ka vendqëndrim të zakonshëm në asnjërën nga shtetet shtetas i të cilit është, për qëllimet e këtij ligji konsiderohet se e ka shtetësinë e atij shteti shtetas i të cilit është dhe me të cilin ka lidhshmëri më të ngushtë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: For stateless persons, people whose nationality cannot be determined, and refugees, the applicable law is based on their habitual residence; if they have no habitual residence or it cannot be determined, it is based on their residence.
Neni 5 Personat pa shtetësi dhe refugjatët 1. Nëse personi nuk ka shtetësi, ose shtetësia e tij nuk mund të përcaktohet, e drejta kompetente caktohet bazuar në vendqëndrimin e tij të zakonshëm. 2. Nëse personi ka statusin e refugjatit, e drejta kompetente caktohet bazuar në vendqëndrimin e tij të zakonshëm. 3. Nëse personi nga paragrafi 1 apo 2 të këtij neni nuk ka vendqëndrim të zakonshëm, ose i njëjti nuk mund të përcaktohet, e drejta kompetente caktohet sipas vendqëndrimit të tij. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Defines the habitual residence of a natural person as the place where they have established a permanent centre of life activities, regardless of registration formalities or residence/settlement permits.
Neni 6 Vendqëndrimi i zakonshëm i personave fizik 1. Për zbatimin e këtij ligji, vendqëndrim i zakonshëm i personit fizik konsiderohet vendi ku personi ka themeluar qendër të përhershme të aktiviteteve jetësore, pa marrë parasysh ndonjë formalitet për t’u regjistruar dhe pavarësisht lejes për qëndrim apo vendosje nga organet kompetente shtetërore. 2. Gjatë caktimit të vendqëndrimit të zakonshëm sipas kuptimit të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të merren parasysh posaçërisht rrethanat e karakterit personal ose profesional, të cilat tregojnë lidhjet e qëndrueshme të personit me atë vend, ose dëshirën që të krijohen lidhje të tilla. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, për të përcaktuar vendqëndrimin e zakonshëm të personave fizik në kuadër të veprimtarisë së tyre tregtare, për marrëdhëniet nga nënkapitujt 6 dhe 7 i këtij ligji, zbatohen dispozitat e neneve 75 dhe 87 të këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article defines when a natural person is treated as domiciled in a place for purposes of the law.
Neni 7 Vendbanimi i personit fizik 1. Për qëllimet e këtij ligji, vendbanimi i personit fizik konsiderohet të jetë vendi ku ai person është vendosur me qëllimin që të jetojë aty përgjithmonë. 2. Një person fizik supozohet të ketë vendbanim në shtetin në të cilin është regjistruar vendbanimi i tij. 3. Nëse regjistrimi, përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, është bërë në disa shtete, personi fizik konsiderohet të ketë vendbanimin në shtetin në të cilin ai është regjistruar dhe me të cilin personi ka lidhje më të ngushtë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Një person juridik ose organizatë pa personalitet juridik konsiderohet se ka vendbanim në vendin e selisë, administratës qendrore, ose vendit të veprimtarisë kryesore biznesore.
Neni 8 Vendbanimi i personit juridik 1. Personi juridik apo organizata që nuk ka cilësi të personit juridik konsiderohet të ketë vendbanim në atë vend ku ai e ka: 1.1. selinë e tij; 1.2. administratën qendrore; 1.3. vendin ku e kryen veprimtarinë kryesore biznesore. PJESA E DYTË E DREJTA KOMPETENTE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: If foreign law would otherwise apply, its own conflict rules are used to identify the applicable law, except for listed matters in paragraph 2 and for return references to Kosovo law or a third state’s law.
Neni 9 Ridërgimi 1. Nëse sipas këtij ligji do të duhej të aplikohet e drejta e huaj, merren parasysh rregullat e asaj të drejte për caktimin e të drejtës kompetente. 2. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohen te: 2.1. forma e punëve juridike; 2.2. statusi i personave juridik dhe format e organizatave pa cilësi të personit juridik; 2.3. regjimi pasuror martesor; 2.4. shkurorëzimi; 2.5. ushqimia; 2.6. marrëdhëniet kontraktore; 2.7. marrëdhëniet jokontraktore; 2.8. zgjedhja e së drejtës kompetente. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3. Nëse dispozitat e shtetit të huaj për caktimin e të drejtës kompetente, kthejnë në aplikimin e së drejtës së Republikës së Kosovës ose dërgojnë në aplikimin e së drejtës së shtetit të tretë, do të aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës apo përkatësisht e drejta e shtetit të tretë, pa marrë parasysh dispozitat për caktimin e të drejtës kompetente. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a state has more than one legal system and the law does not point to a specific region, the applicable law is determined under that system’s private international law rules.
Neni 10 Shtetet me më shumë se një sistem juridik 1. Nëse është kompetente e drejta e shtetit sistemi juridik i të cilit nuk është unik, kurse rregullat e këtij ligji nuk dërgojnë në rajon konkret juridik në atë shtet, e drejta kompetente përcaktohet sipas dispozitave të së drejtës ndërkombëtare private të atij sistemi juridik. 2. Nëse mënyra e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni nuk mund të përcaktojë rajonin përkatës brenda sistemit jo unik juridik, kompetente është e drejta e rajonit brenda atij shteti me të cilin çështja ka lidhmëri më të ngushtë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Gjykata ose organi tjetër kompetent duhet të përcaktojë përmbajtjen e së drejtës së huaj; palët mund të paraqesin dokumente ose mendime eksperti, dhe në disa raste mund të urdhërohet bashkëpunimi i palës që mbështetet në të drejtën e huaj.
Neni 11 Konstatimi i përmbajtjes së të drejtës së huaj 1. Gjykata ose organi tjetër kompetent sipas detyrës zyrtare do ta konstatojë përmbajtjen e së drejtës së huaj kompetente. Gjykata ose organi tjetër kompetent mund të përdorë metodat e përcaktuara me marrëveshjet ndërkombëtare, mund të kërkojë sqarime për përmbajtjen e së drejtës së huaj nga organi i administratës shtetërore kompetent për çështje juridike, apo mendimin e një eksperti. 2. Palët në procedurë mund të parashtrojnë edhe dokument publik apo mendim eksperti mbi përmbajtjen e së drejtës së huaj. 3. Kur është zgjedhur e drejta kompetente, gjykata apo organi tjetër mund të urdhërojë palën e cila i bazon kërkesat apo kundërshtimet e tij në të drejtën e huaj që të ndihmojë në konstatimin e përmbajtjes së asaj të drejte. 4. Nëse përmbajtja e së drejtës së huaj nuk mund të përcaktohet sipas mënyrave të parapara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Foreign law must be interpreted and applied according to the legal system it comes from, and incorrect or non-application of foreign law can be a basis for a legal remedy.
Neni 12 Interpretimi dhe aplikimi i të drejtës së huaj 1. E drejta e shtetit të huaj interpretohet dhe aplikohet në përputhje me interpretimin dhe aplikimin e sistemit juridik prej të cilit vjen. 2. Mos aplikimi ose aplikimi i gabuar i së drejtës së huaj është bazë për ushtrimin e së drejtës për mjet juridik. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article says the usual competent law does not apply when the case has no significant connection to that state and is more closely connected to another state; then the law of the closer state applies, unless the parties chose the competent law.
Neni 13 Klauzola e përgjithshme për shmangie 1. Përjashtimisht, e drejta kompetente në të cilën dërgojnë dispozitat e këtij ligji nuk do të aplikohet nëse, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e rastit, vërehet se marrëdhënia me atë shtet nuk ka lidhje domethënëse, ndërsa vërehet se ka lidhje më të ngushtë me ndonjë shtet tjetër. 2. Nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni aplikohet e drejta e shtetit me të cilën marrëdhënia është në lidhje më të ngushtë. 3. Paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk aplikohen nëse palët kanë zgjedhur të drejtën kompetente GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A foreign-law provision does not apply if applying it would clearly conflict with the public order of Kosovo.
Neni 14 Rendi publik 1. Dispozita e së drejtës së shtetit të huaj nuk aplikohet nëse efektet nga aplikimi i saj do të ishin dukshëm në kundërshtim me rendit publik të Republikës së Kosovës. 2. Për aplikimin e paragrafit 1 të këtij neni, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet lidhjes së rastit me rendin publik të Republikës së Kosovës si dhe rëndësisë së pasojave që do të prodhoheshin me aplikimin e të drejtës së huaj. 3. Nëse dispozita e së drejtës së shtetit të huaj nuk mund të zbatohet për shkak të kundërshtimit më rendin publik të Republikës së Kosovës, zbatohet dispozita relevante e së drejtës së Republikës së Kosovës sipas nevojës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjykata mund të marrë parasysh, në raste përjashtimore, normat e aplikimit të drejtpërdrejtë të një shteti tjetër kur çështja lidhet më ngushtë me atë shtet; kur vendos, ajo duhet të peshojë qëllimin dhe pasojat e aplikimit ose mos aplikimit të tyre.
Neni 15 Dispozitat me aplikim të drejtpërdrejtë 1. Dispozitat e të drejtës së Republikës së Kosovës aplikimi i të cilave konsiderohet vendimtar për mbrojtjen e interesit publik siç janë sistemi politik, shoqëror ose ekonomik i shtetit, aplikohen në të gjitha rastet që bien brenda fushëveprimit të tyre, pavarësisht të drejtës që do të ishte rëndom kompetente. 2. Përjashtimisht, gjykata mund t’i merr parasysh edhe normat e aplikimit të drejtpërdrejtë të shtetit tjetër me të cilat çështja ka lidhmëri më të ngushtë. Gjatë vendosjes për aplikimin e tyre, gjykata duhet të marrë parasysh qëllimin dhe pasojat nga aplikimi ose mos aplikimi i tyre. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kur cilësimi i pikave të lidhjes, marrëdhënieve juridike ose instituteve juridike është i nevojshëm për caktimin e të drejtës kompetente, ai bëhet sipas të drejtës së Republikës së Kosovës; nëse instituti juridik nuk njihet dhe nuk mund të përcaktohet me interpretim sipas kësaj të drejte, merret parasysh e drejta e huaj ku ai rregullohet.
Neni 16 Cilësimi 1. Kur caktimi i të drejtës kompetente varet nga cilësimi i pikave të lidhjes, marrëdhënieve juridike apo instituteve juridike, ai cilësim bëhet sipas të drejtës së Republikës së Kosovës. 2. Kur instituti konkret juridik nuk është i njohur në të drejtën e Republikës së Kosovës dhe nuk mund të përcaktohet përmes interpretimit sipas së drejtës së Republikës së Kosovës, e drejta e huaj ku rregullohet ai institut juridik do të merret parasysh për cilësimin e tij. KAPITULLI II DISPOZITAT E POSAÇME PËR CAKTIMIN E TË DREJTËS KOMPETENTE NËNKAPITULLI I MARRËDHËNIET STATUSORE PËR PERSONAT FIZIK - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For a natural person’s legal capacity, the relevant law is the law of the state of which that person is a citizen.
Neni 17 Aftësia juridike Për aftësinë juridike të personit fizik kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është ai. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says which law governs a physical person’s capacity to act, allows a limited challenge in certain same-state contracts if the other party knew or was negligent, and excludes some family, inheritance, and immovable-property matters.
Neni 18 Zotësia e veprimit 1. Për zotësinë e veprimit të personit fizik, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është ai. 2. Nëse kontrata lidhet midis personave që ndodhen në të njëjtin shtet, personi i cili do të kishte zotësi të veprimit sipas të drejtës së atij shteti, mund të thirret në mungesë të zotësisë së tij të veprimit sipas së drejtës së një shteti tjetër vetëm nëse pala tjetër në atë kontratë ka ditur për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE këtë mungesë të zotësisë së veprimit në momentin e lidhjes së kontratës apo padituria e tij për këtë ishte rezultat i neglizhencës. 3. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni nuk aplikohen te punët juridike në lidhje me çështjet familjare dhe trashëgimore, dhe punët juridike në lidhje me të drejtat sendore mbi paluajtshmërinë që gjenden në territorin e një shteti tjetër nga shteti ku është lidhur puna juridike. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The applicable law is the law of the state where a natural person is registered as an entrepreneur; if registration is not required, it is the law of the state of the person’s main place of business.
Neni 19 Aftësia e veprimit të personit fizik i cili ushtron veprimtari tregtare Për aftësinë e veprimit të personit fizik që të ushtrojë veprimtari tregtare pa themelim të personit juridik kompetente është e drejta e shtetit ku ai person është i regjistruar si ndërmarrës. Nëse regjistrimi nuk është i nevojshëm, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin personi fizik e ka vendin kryesor të veprimtarisë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Neni 20 përcakton se për kujdestarinë dhe marrëdhëniet e kujdestarit me personin e përkujdesur zbatohet e drejta e shtetit të shtetësisë së personit të përkujdesur; masat e përkohshme mbrojtëse për të huajt dhe personat pa shtetësi në Kosovë caktohen sipas së drejtës së Kosovës dhe vlejnë derisa shteti kompetent të vendosë dhe të marrë masat e nevojshme.
Neni 20 Kujdestaria dhe masat e përkohshme për mbrojtje 1. Për vënien nën kujdestari dhe për pushimin e kujdestarisë, si dhe për marrëdhëniet midis kujdestarit dhe personit të përkujdesur, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është personi i përkujdesur. 2. Masat e përkohshme mbrojtëse ndaj shtetasve të huaj dhe ndaj personave pa shtetësi që ndodhen në Republikën e Kosovës, caktohen sipas të drejtës së Republikës së Kosovës dhe mbesin në fuqi derisa shteti kompetent të merr vendim dhe të ndërmerr masa të nevojshme. 3. Dispozita nga paragrafi 2 i këtij neni aplikohet edhe për mbrojtjen e pasurisë së shtetasit të huaj që nuk është prezent dhe të personit pa shtetësi që ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Për shpalljen e një personi të zhdukur për të vdekur, zbatohet e drejta e shtetit të shtetësisë së tij në momentin e zhdukjes.
Neni 21 Shpallja e personit të zhdukur për të vdekur Për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit ka qenë ai person në momentin e zhdukjes. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law applicable to a person's name depends on nationality, and in some cases on the person's new nationality or new habitual residence. A person with habitual residence in Kosovo may request Kosovo law to apply.
Neni 22 Emri personal 1. Për caktimin ose ndryshimin e emrit të personit fizik, kompetente është e drejta e shtetit, shtetas i të cilit është ai person. 2. Efekti i ndryshimit të shtetësisë ndaj emrit personal caktohet sipas të drejtës së shtetit shtetësinë e të cilit e ka fituar personi. Nëse personi është pa shtetësi, efekti i ndryshimit të vendqëndrimit të zakonshëm ndaj emrit personal caktohet sipas të drejtës së shtetit në të cilën personi ka krijuar vendqëndrim e ri të zakonshëm. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, me kërkesë të personit fizik i cili ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës, për caktimin ose ndryshimin e emrit të personit fizik kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE NËNKAPITULLI II MARRËDHËNIET STATUSORE PËR PERSONAT JURIDIK - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The article says which state's law applies to a legal person’s legal capacity, based on its public registration or, in some cases, its registered head office.
Neni 23 Statusi juridik i personave juridik 1. Për zotësinë juridike të personit juridik kompetente është e drejta e shtetit në regjistrin publik e të cilit ai është i regjistruar. 2. Nëse për themelimin e personit juridik nuk nevojitet regjistrim në regjistrat publik ose nëse personi juridik është i regjistruar në regjistrat publik të më tepër shteteve, kompetente është e drejta e atij shteti në të cilën gjendet selia e caktuar me statutin ose me aktin e themelimit të personit juridik. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: For associations or organizations without legal personality, the competent law is the law of the state where they are registered or founded.
Neni 24 Format organizative të cilat nuk kanë cilësi të personit juridik Për shoqatat ose organizatat të cilat nuk kanë cilësi të personit juridik, kompetente është e drejta e shtetit ku ato janë të regjistruar ose ku janë themeluar. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The competent law under Articles 23 and 24 governs key matters for a legal person or organization, including its formation, name, legal form, structure, representation, membership, liability, and reorganization or cessation.
Neni 25 Lëmia e aplikimit të së drejtës kompetente 1. E drejta e cila është kompetente në bazë të neneve 23 dhe 24 të këtij ligji rregullon në mes tjerash: 1.1. themelimin, natyrën juridike dhe formën ligjore të organizatës apo personit juridik; 1.2. emrin dhe firmën e personit juridik; 1.3. subjektivitetin juridik dhe sistemin e udhëheqjes së organizatës; 1.4. përbërjen, kompetencat dhe funksionin e organeve të personit juridik apo organizatës; 1.5. përfaqësimin e personit juridik apo organizatës; 1.6. fitimin dhe humbjen e anëtarësisë, si dhe të drejtave dhe detyrimeve që ndërlidhen me anëtarësimin e personit juridik apo organizatës; 1.7. përgjegjësinë për detyrimet e personit juridik apo organizatës; 1.8. përgjegjësinë për cenimin e ligjit apo aktit të themelimit të personit juridik apo organizatës; 1.9. riogranizimin dhe pushimin e personit juridik apo organizatës. NËNKAPITULLI III MARRËDHËNIET FAMILJARE: MARTESA - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: For the material conditions for marriage, the applicable law is the law of the state of which the person is a citizen at the time of marriage.
Neni 26 Kushtet materiale për lidhjen e martesës Për kushtet materiale për lidhjen e martesës, për çdo person kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është ai person në momentin e lidhjes së martesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The form of a marriage is governed by the law of the country where the marriage is concluded.
Neni 27 Forma e martesës Për formën e martesës kompetente është e drejta e vendit ku lidhet martesa. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: For marriage nullity, the competent law is the state law that was competent for the conditions for concluding the marriage.
Neni 28 Pavlefshmëria (nuliteti) i martesës Për nulitetin e martesës kompetente është e drejta e shtetit e cila ka qenë kompetente për kushtet për lidhjen e martesës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Spouses may choose the law governing divorce, but only from the listed eligible laws.
Neni 29 Zgjedhja e të drejtës kompetente për shkurorëzimin e martesës 1. Bashkëshortët mund të zgjedhin të drejtën kompetente për shkurorëzim përderisa ajo e drejtë është njëra nga këto: 1.1. e drejta e shtetit në të cilin të dy bashkëshortët kanë vendqëndrim të zakonshëm në momentin kur e kanë bërë zgjedhjen; 1.2. e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm të fundit, me kusht që njëri nga ta të ketë vendqëndrim të zakonshëm në atë shtet në momentin kur është bërë zgjedhja; 1.3. e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka njëri nga bashkëshortët në momentin kur është bërë zgjedhja, apo 1.4. e drejta e Republikës së Kosovës. 2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente për shkurorëzim mund të lidhet ose të ndryshohet më së voni deri në momentin e parashtrimit të padisë për shkurorëzimin. 3. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, bashkëshortët mund të zgjedhin të drejtën kompetente edhe gjatë seancës për shkurorëzim. Në atë rast, kjo zgjedhje duhet reflektuar në procesverbal. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A choice-of-law agreement for divorce must be in writing, dated, and signed by both spouses; an electronic agreement with permanent storage counts as written.
Neni 30 Plotfuqishmëria formale e kontratës për zgjedhjen e të drejtës kompetente për shkurorëzim 1. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente duhet bërë me shkrim, ta ketë të shënuar datën dhe të jetë e nënshkruar nga të dy bashkëshortët. 2. Marrëveshja për zgjedhjen e së drejtës kompetente e lidhur nëpërmjet mjeteve për komunikim elektronik që mundëson ruajtje të përhershme të marrëveshjes është e barasvlershme me marrëveshjen e shkruar siç parasheh paragrafi 1 i këtij neni. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article sets the applicable law for divorce when the spouses have not chosen one themselves.
Neni 31 E drejta kompetente për shkurorëzim në mungesë të zgjedhjes së palëve 1. Në mungesë të zgjedhjes sipas nenit 29 të këtij ligji, për shkurorëzimin e martesës kompetente është e drejta e shtetit ku të dy bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm në kohën e parashtrimit të padisë. 2. Nëse bashkëshortët nuk kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë në kohën e parashtrimit të padisë, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën ato e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm të fundit, me kusht që të mos ketë kaluar mbi një (1) vit nga pushimi i atij qëndrimi deri në momentin e parashtrimit të padisë, edhe nëse njëri nga bashkëshortët ka vendqëndrim të zakonshëm në atë shtet në momentin e parashtrimit të padisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3. Nëse kushtet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk plotësohen, kompetente është e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë të dy bashkëshortët në momentin e parashtrimit të padisë. 4. Nëse kushtet nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni nuk janë plotësuar, kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: If the applicable law under Articles 29 or 31 does not allow divorce, or does not provide equal divorce rights based on spouses’ gender, the law of the Republic of Kosovo applies.
Neni 32 Aplikimi i së drejtës së Republikës së Kosovës Kur e drejta kompetente e caktuar sipas nenit 29 apo 31 të këtij ligji nuk e parasheh mundësinë e shkurorëzimit të martesës, ose nuk mundëson të drejtë të barabartë për shkurorëzim në bazë të gjinisë së bashkëshortëve, kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës. NËNKAPITULLI IV MARRËDHËNIET FAMILJARE: EFEKTET E MARTESËS - EFEKTET PERSONALE TË MARTESËS - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets which country’s law applies to spouses’ personal relations.
Neni 33 Marrëdhëniet personale të bashkëshortëve 1. Për marrëdhëniet personale të bashkëshortëve, kompetente është e drejta e shtetit shtetas të të cilit janë ata. 2. Nëse bashkëshortët janë shtetas të shteteve të ndryshme, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët e kanë vendqëndrimin e zakonshëm të përbashkët. 3. Nëse bashkëshortët nuk kanë as shtetësi të përbashkët e as vendqëndrim të zakonshëm të përbashkët në të njëjtin shtet, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e fundit të zakonshëm të përbashkët. 4. Nëse e drejta kompetente nuk mund të përcaktohet sipas paragrafëve 1, 2 apo 3 të këtij neni, e drejta kompetente do të jetë ajo e Republikës së Kosovës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Spouses or future spouses may agree to choose or change the applicable law for their matrimonial property regime if the law meets one of the listed connections.
Neni 34 Zgjedhja e të drejtës kompetente 1. Bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm mund të merren vesh të zgjedhin apo ndryshojnë të drejtën kompetente për regjimin pasuror martesor, përderisa ajo e drejtë është njëra nga këto: 1.1. të drejtën e shtetit në të cilin të dy bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm kanë vendqëndrim të zakonshëm në kohën kur bëhet zgjedhja e së drejtës; 1.2. të drejtën e shtetit ku njëri nga bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm ka vendqëndrimin e zakonshëm në kohën kur është bërë zgjedhja e së drejtës; 1.3. të drejtën e shtetit shtetësinë e të cilit e ka njëri nga bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm në kohën kur është bërë zgjedhja e së drejtës. 2. Përveç nëse palët merren vesh ndryshe, ndryshimi i së drejtës kompetente për regjimin pasuror martesor i bërë gjatë martesës ka vetëm efekt të ardhshëm- prospektiv. 3. Çfarëdo ndryshimi retroaktiv i së drejtës kompetente sipas paragrafit 2 të këtij neni nuk duhet të ketë efekt negativ mbi të drejtat ligjore të personave të tretë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: An agreement choosing the applicable law for the marital property regime must be in writing, dated, and signed by both spouses. An electronic agreement with permanent storage is treated as equivalent to writing.
Neni 35 Plotfuqishmëria formale dhe materiale e marrëveshjes për zgjedhje të së drejtës kompetente 1. Marrëveshja për zgjedhjen e së drejtës kompetente për regjimin pasuror martesor duhet të jetë bërë me shkrim, të ketë datën e arritjes së saj dhe nënshkrimin e të dy bashkëshortëve. 2. Marrëveshja midis palëve e bërë përmes mjeteve elektronike të komunikimit e cila mundëson ruajtje të përhershme të marrëveshjes, konsiderohet të jetë e barasvlershme me marrëveshjen me shkrim, sipas paragrafit 1 të këtij neni. 3. Ekzistenca dhe plotfuqishmëria e marrëveshjes për zgjedhjen e të drejtës kompetente apo ndonjë kushti të saj, përcaktohet nga e drejta e cila do të ishte kompetente për të sipas nenit 34 të këtij ligji sikur marrëveshja apo ai kusht të jetë i plotfuqishëm. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Rregulli përcakton se, nëse bashkëshortët nuk kanë zgjedhur të drejtën kompetente për regjimin e tyre pasuror martesor, zbatohet një lidhje rendore me vendqëndrimin e parë të zakonshëm, shtetësinë e përbashkët, ose lidhjen më të ngushtë me shtetin. Gjykata mund, me kërkesë, të caktojë një shtet tjetër në kushte të caktuara.
Neni 36 E drejta kompetente në mungesë të zgjedhjes të së drejtës kompetente nga bashkëshortët 1. Nëse bashkëshortët për regjimin pasuror martesor të tyre nuk e kanë zgjedhur të drejtën kompetente, e drejta kompetente do të jetë: 1.1. e drejta e shtetit në të cilën bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e parë të zakonshëm pas lidhjes së martesës; apo, në mungesë të saj 1.2. e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë pasur të dy bashkëshortët në momentin e lidhjes së martesës; apo, në mungesë të saj 1.3.e drejta e shtetit me të cilën bashkëshortët kanë lidhje të ngushtë në momentin e lidhjes së martesës, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat. 2. Nënparagrafi 1.2, i këtij neni nuk aplikohet nëse bashkëshortët kanë më tepër se një shtetësi të përbashkët. 3. Përjashtimisht dhe sipas kërkesës së njërit nga bashkëshortët, gjykata mund të vendosë që për regjimin pasuror martesor të jetë kompetente e drejta e një shteti tjetër nga ajo e shtetit që do të ishte kompetente sipas nënparagrafit 1.1 të këtij neni, nëse kërkuesi dëshmon se: 3.1. bashkëshortët kanë pasur vendqëndrimin e përbashkët të zakonshëm në atë shtet për një kohë dukshëm më të gjatë se sa në shtetin e përcaktuar sipas nënparagrafit 1.1 të këtij neni; 3.2. të dy bashkëshortët janë mbështetur në të drejtën e atij shteti gjatë rregullimit dhe planifikimit të marrëdhënieve të tyre pasurore. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Marrëveshja për pasurinë bashkëshortore duhet të jetë me shkrim, e datuar dhe e nënshkruar nga të dy bashkëshortët.
Neni 37 Plotfuqishmëria formale e marrëveshjes për pasurinë bashkëshortore 1. Marrëveshja për pasurinë bashkëshortore duhet lidhur me shkrim, të ketë të shënuar datën e lidhjes, dhe të jetë nënshkruar nga të dy bashkëshortët. 2. Marrëveshja e lidhur nëpërmjet mjeteve për komunikim elektronik që mundëson ruajtje të përhershme të marrëveshjes është e barasvlershme me marrëveshjen e shkruar siç parasheh paragrafi 1 i këtij neni. 3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse e drejta e vendit ku bashkëshortët e kanë vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e arritjes së marrëveshjes parasheh kushte GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE plotësuese për formën e marrëveshjeve për pasurinë bashkëshortore, ato kushte duhen plotësuar. 4. Nëse e drejta kompetente për regjimin pasuror martesor parasheh kushte plotësuese formale, ato kushte duhen plotësuar. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This provision says the competent law for the matrimonial property regime applies to listed issues about spouses’ property, debts, rights, termination, division, effects on third parties, and the substance of marital property agreements.
Neni 38 Fushëveprimi i së drejtës kompetente 1. E drejta kompetente për regjimin pasuror martesor zbatohet, në mes tjerash, ndaj: 1.1. cilësimit të pasurisë së njërit apo të dy bashkëshortëve në kategori të ndryshme gjatë dhe pas martesës; 1.2. bartjes së pronësisë prej një kategorie në tjetrën; 1.3. përgjegjësisë së njërit nga bashkëshortët për përgjegjësitë dhe borxhet e bashkëshortit tjetër; 1.4. fuqisë, të drejtave dhe detyrimeve të njërit apo të dy bashkëshortëve mbi pasurinë; 1.5. shuarjes së regjimit pasuror martesor si dhe ndarjes, distribuimit dhe likuidimit të pasurisë; 1.6. efekteve të regjimit pasuror martesor mbi marrëdhëniet midis ndonjërit bashkëshort dhe palëve të treta; dhe 1.7. plotfuqishmërinë materiale të marrëveshjes për pasuri martesore. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Property relations of people living in an extramarital union are governed by the law determined under Articles 34 to 38 of this law.
Neni 39 Marrëdhëniet pasurore në bashkësinë jashtëmartesore Për marrëdhëniet pronësore të personave që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, e drejta kompetente caktohet konform neneve 34 deri 38 të këtij ligji. NËNKAPITULLI V MARRËDHËNIET FAMILJARE: MARRËDHËNIET MIDIS PRINDËRVE DHE FËMIJËVE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article sets which country’s law applies to establishing, denying, recognizing, or challenging paternity or maternity, depending on the child’s nationality, habitual residence, the mother’s marriage status, and the law governing recognition form.
Neni 40 Njohja, konstatimi ose kontestimi i atësisë, përkatësisht amësisë 1. Për konstatimin ose mohimin e atësisë përkatësisht amësisë kompetente është e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka fituar fëmija në momentin e lindjes. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse është më e favorshme për fëmijën mund të aplikohet njëra nga këto të drejta: 2.1. e drejta e shtetit shtetas i të cilit është fëmija, ose e shtetit në të cilin fëmija e ka vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e inicimit të procedurës për njohjen, konstatimin ose mohimin e atësisë, përkatësishtë amësisë; 2.2. nëse nëna është e martuar, e drejta kompetente për efektet personale të martesës sipas nenit 33, paragrafët 1,2 dhe 3 të këtij ligji në kohën kur ka lindur fëmiu apo, nëse martesa është zgjidhur para vdekjes, në kohën kur është zgjidhur ajo. 3. Njohja e atësisë, përkatësisht amësisë krijon efekt nëse është bërë në pajtim me: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3.1.të drejtën e shtetit shtetas i të cilit është personi që e bën njohjen; 3.2.të drejtën e shtetit shtetas i të cilit është fëmija në momentin e njohjes; ose 3.3. të drejtën e shtetit ku fëmija e ka vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e njohjes. 4. Për formën e njohjes, kompetente është e drejta e shtetit ku është bërë njohja, ose nga një e drejtë e listuar në paragrafin 3 të këtij neni. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The applicable law for relations between parents and children is the law of the state where they have their common habitual residence; if they live in different states, the law of the state where the child has habitual residence applies.
Neni 41 Marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve 1. Për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve kompetente është e drejta e shtetit ku ata e kanë vendqëndrimin e zakonshëm të përbashkët. 2. Nëse prindërit dhe fëmijët kanë vendqëndrim të zakonshëm në shtete të ndryshme, kompetente është e drejta e shtetit ku fëmija ka vendqëndrim të zakonshëm. NËNKAPITULLI VI: MARRËDHËNJET FAMILJARE: USHQIMIA - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: For maintenance obligations, the applicable law is the law of the state where the maintenance creditor usually resides.
Neni 42 Dispozitat e përgjithshme 1. Për detyrimin e dhënies së ushqimit, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin shfrytëzuesi i ushqimit ka vendqëndrim të zakonshëm. 2. Në rast të ndryshimit të vendqëndrimit të zakonshëm nga shfrytëzuesi i ushqimit, nga momenti i atij ndryshimi kompetente është e drejta e shtetit ku është vendqëndrimi i ri i zakonshëm i tij. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This article sets special maintenance-rule coverage for parents, other persons (except parents) for people under 21, and children toward their parents, with an exception for Article 44 maintenance duties.
Neni 43 Dispozitat të posaçme në favor të disa dhënësve 1. Dispozitat e posaçme të këtij neni zbatohen për detyrimin e ushqimisë së: 1.1. prindërve ndaj fëmijëve. 1.2. personave tjerë, përveç prindërve ndaj personave që nuk e kanë arritur moshën 21 vjet, përveç detyrimeve për ushqim nga neni 44 i këtij ligji; dhe 1.3. fëmijëve ndaj prindërve të tyre. 2. Nëse në bazë të së drejtës të përcaktuar si kompetente sipas nenit 42 të këtij ligji shfrytëzuesi i ushqimit nuk mund ta realizojë ushqiminë nga ushqimdhënësi, aplikohet e drejta e shtetit para gjykatës të së cilit zhvillohet procedura. 3. Pavarësisht nga neni 42 i këtij ligji, nëse shfrytëzuesi i ushqimit ka iniciuar procedurë para organit kompetent të shtetit ku ushqimdhënësi ka vendqëndrim të zakonshëm, aplikohet e drejta e atij shteti. Megjithatë, nëse sipas asaj të drejte shfrytëzuesi i ushqimit nuk mund ta realizojë ushqiminë nga ushqimdhënësi, aplikohet e drejta e shtetit ku shfrytëzuesi i ushqimit e ka vendqëndrimin e zakonshëm. 4. Nëse sipas të drejtës së caktuar si kompetente konform nenit 42 të këtij ligji dhe paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni shfrytëzuesi i ushqimit nuk mund ta realizojë ushqimin nga ushqimdhënësi kompetente është e drejta e shtetit të shtetësisë të përbashkët të tyre, nëse kanë shtetësi të përbashkët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: For maintenance obligations between spouses, former spouses, or parties to an invalid marriage, Article 42 does not apply if one party objects and another state’s law, especially the law of the common residence state, has a closer connection to the marriage.
Neni 44 Dispozita e posaçme për bashkëshortët dhe bashkëshortët e mëparshëm Për detyrimin e ushqimit midis bashkëshortëve, ose bashkëshortëve të mëparshëm, ose palëve në martesë që është shpallur e pavlefshme, neni 42 i këtij ligji nuk do të aplikohet nëse atë e kundërshton njëra nga palët, kurse e drejta e shtetit tjetër, posaçërisht e drejta e shtetit të vendqëndrimit të përbashkët është në lidhje më të ngushtë me atë martesë. Në atë rast, kompetente është e drejta e atij shteti. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The maintenance provider may challenge a maintenance claim in the situations described in this article.
Neni 45 Dispozita e posaçme mbi mbrojtjen Lidhur me detyrimin e ushqimit ndaj personave tjerë, përveç detyrimit të ushqimit të prindërve ndaj fëmijëve, si dhe për detyrimet e ushqimit të paraparë në nenin 44 të këtij ligji, ushqimdhënësi mundet ta kontestojë kërkesën e shfrytëzuesit të ushqimit në bazë të faktit se as sipas të drejtës së vendqëndrimit të zakonshëm të ushqimdhënësit, as sipas të drejtës të shtetësisë të përbashkët të palëve, nëse kanë shtetësi të përbashkët, nuk është i paraparë detyrimi i atillë për ushqim. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: For a concrete procedure, the food supplier and food user may expressly choose the law of the state where the procedure takes place as the competent law for food provision, and any agreement made before the procedure must be written and signed by both parties or otherwise recorded so it can be accessed and cited.
Neni 46 Zgjedhja e të drejtës kompetente për procedurën konkrete 1. Përjashtimisht nga dispozitat e neneve 42 deri në nenin 45 të këtij ligji, vetëm për nevojat e procedurës konkrete dhënësi dhe shfrytëzuesi i ushqimit, munden shprehimisht ta zgjedhin si kompetente për dhënien e ushqimit të drejtën e shtetit ku zhvillohet procedura. 2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente e lidhur para se të zhvillohet procedura patjetër duhet të jetë në formë të shkruar dhe e nënshkruar nga të dy palët, ose të jetë e regjistruar në cilën do qoftë mënyrë dhe të mundësojë qasje për shfrytëzim dhe thirrje në atë marrëveshje. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Dhënësi i ushqimit dhe shfrytëzuesi i ushqimit mund të zgjedhin në çdo kohë të drejtën kompetente për detyrimet e ushqimit, me disa kufizime dhe një kërkesë për marrëveshje me shkrim.
Neni 47 Zgjedhja e të drejtës kompetente 1. Me përjashtim të dispozitave nga neni 42 deri në nenin 46 të këtij ligji, dhënësi i ushqimit dhe shfrytëzuesi i ushqimit mundet në çdo kohë të zgjedhin si kompetente për detyrimet e ushqimit njërën nga këto të drejta: 1.1. të drejtën e cilit do shteti shtetas i të cilit është ndonjëra nga palët në momentin kur është bërë zgjedhja. 1.2. të drejtën e cilit do shteti në të cilin ka qenë vendqëndrimi i zakonshëm i ndonjërës nga palët në momentin kur është bërë zgjedhja. 1.3. të drejtën që palët e kanë zgjedhur si kompetente, ose të drejtën materiale e cila aplikohet në marrëdhëniet e tyre pronësore. 1.4. të drejtën që palët e kanë zgjedhur si kompetente, ose të drejtën materiale që aplikohet te shkurorëzimi i tyre dhe ndarja juridike. 2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente patjetër duhet të jetë e përpiluar me shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët, ose të jetë e regjistruar në çfarë do mënyre që mundëson përmbajtja të shfrytëzohet dhe palët të mund më vonë të thirren në atë marrëveshje. 3. Paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohet ndaj detyrimeve për ushqim për persona më të ri se 18 vjet ose ndaj personit madhor i cili për shkak të paaftësisë personale ose për shkak të pamundësisë nuk është në gjendje t’i mbroj interesat e veta. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 4. Pavarësisht se cila e drejtë është zgjedhur si kompetente konform paragrafit 1 të këtij neni, në mundësinë e heqjes dorë nga ushqimia e shfrytëzuesit të ushqimit aplikohet e drejta e shtetit në të cilin pranuesi i ushqimit ka pasur vendqëndrim të zakonshëm në kohën kur është zgjedhur e drejta kompetente. 5. E drejta të cilën palët e kanë zgjedhur si kompetente konform paragrafit 1 të këtij neni, nuk do të aplikohet nëse aplikimi i asaj të drejte dukshëm do të shkaktonte pasoja të padrejta dhe të padëshirueshme për cilën do qoftë palë, përveç nëse në momentin e zgjedhjes të drejtës palët kanë qenë në detaje të informuara dhe kanë qenë të vetëdijshme për pasojat e asaj zgjedhjeje. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Organeve publike u jepet e drejta të kërkojnë kthimin e pagesave të kryera ndaj shfrytëzuesit të ushqimit, për sa i përket vendit të dhënies së ushqimit.
Neni 48 Organet publike Për të drejtën e organeve publike për të kërkuar kthim të pagesave të kryera ndaj shfrytëzuesit të ushqimit në vendin e dhënies së ushqimit, kompetente është e drejta e shtetit që i përkasin ato organe publike. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This article says the competent law for maintenance also applies to deciding claimability, amount, retroactive claims, who may start proceedings, limitation periods, and recourse-related payment amounts.
Neni 49 Fushëveprimi i së drejtës kompetente 1. E drejta kompetente për ushqiminë e caktuar në nenin 42 deri 48 të këtij ligji, aplikohet edhe në rastet kur caktohet se: 1.1. a mundet, në cilën sasi dhe nga kush kreditori ka të drejtë të kërkoj ushqimi; 1.2. në cilën masë kreditori mundet në mënyrë retroaktive të kërkojë ushqimi; 1.3. baza për caktimin e vlerës së ushqimit, dhe indeksimit; 1.4. kush ka autorizim të iniciojë procedurë për ushqim, përveç çështjeve për aftësi procedurale dhe përfaqësimit në procedurë; 1.5. afatet për parashkrim dhe afatet për inicim të procedurës; 1.6. sasia e detyrimit të borxhliut të dhënies së ushqimit në situatat kur organizmi publik inicion kërkesë për regres për pagesa ndaj kreditorit në vend të ushqimit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: When setting the amount of support, the recipient’s needs, the giver’s financial situation, and any compensation the recipient already received instead of periodic support payments must be considered.
Neni 50 Caktimi i vlerës së ushqimit Edhe nëse e drejta kompetente parasheh zgjidhje tjetër, gjatë caktimit të vlerës së ushqimit merren parasysh nevojat e pranuesit të ushqimit dhe gjendja materiale e dhënësit së ushqimit, si dhe çdo kompensim që e ka pranuar ushqimmarrësi në vend të pagesës periodike të ushqimit. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This subsection must be interpreted and applied in line with Regulation (EC) 4/2009 on jurisdiction, applicable law, recognition and enforcement of decisions, and cross-border cooperation for maintenance obligations.
Neni 51 Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave të këtij nënkapitulli Dispozitat e këtij nënkapitulli do të interpretohen dhe aplikohen konform Rregullores (EC) 4/2009 të Këshillit të datës 18 dhjetor të vitit 2008 për kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve dhe bashkëpunimit ndërkufitar për çështje që u dedikohen detyrimeve për ushqim. NËNKAPITULLI VII MARRËDHËNIET FAMILJARE: ADOPTIMI - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article sets which country's law applies to adoption matters, depending on the adopter's or adoptee's nationality, the spouses' shared nationality or habitual residence, and the place where the adoption is created.
Neni 52 Kushtet për krijimin, efektin dhe pushimin e adoptimit 1. Për kushtet për krijimin, efektin dhe për pushimin e adoptimit, kompetente është e drejta e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE shtetit shtetas i të cilit është adoptuesi ose i adoptuari, varësisht nga fakti se cila e drejtë është në interes më të mirë të të adoptuarit. 2. Nëse bashkëshortët bashkërisht adoptojnë, si e drejtë e shtetit të adoptuesve për qëllimet e paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë të dy bashkëshortët në momentin e parashtrimit të kërkesës për adoptim. 3. Nëse bashkëshortët bashkërisht adoptojnë dhe nuk kanë shtetësi të përbashkët, si e drejtë e shtetit të adoptuesve për qëllimet e paragrafit 1 të këtij neni konsinderohet e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët kanë vendqëndrim të zakonshëm të përbashkët në momentin e parashtrimit të kërkesës për adoptim. 4. Për formën e adoptimit kompetente është e drejta e vendit ku krijohet adoptimi. NËNKAPITULLI VIII TRASHËGIMIA - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: For inheritance of the entire estate, the competent law is the law of the state where the deceased had their habitual residence at the time of death.
Neni 53 Dispozitat e përgjithshme Për trashëgiminë e tërë masës trashëgimore kompetente është e drejta e shtetit në të cilin trashëgimlënësi e ka pasur vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e vdekjes. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: A testator may choose the applicable law for inheritance of the entire estate, but the choice must be made expressly in a will or similar disposition on death.
Neni 54 Zgjedhja e të drejtës kompetente 1. Pavarësisht nenit 53 të këtij ligji, për trashëgimin e tërë masës trashëgimore trashëgimlënësi mund të zgjedh si të drejtë kompetente të drejtën e shtetit shtetësinë e të cilit e ka ai në momentin e zgjedhjes, ose në momentin e vdekjes. Nëse trashëgimlënësi ka shtetësi të më tepër shteteve, mund ta zgjedhë si kompetente të drejtën e cilitdo shteti shtetësinë e të cilit e ka ai në momentin e zgjedhjes ose në momentin e vdekjes. 2. Zgjedhja e së drejtës kompetente duhet të bëhet në mënyrë shprehimore në formë të testamentit apo formë tjetër të disponimit me pasurinë në rast të vdekjes, ose të rezultojë nga kushtet e testamentit apo disponimit të tillë. 3. Për plotfuqishmërinë materiale të aktit me të cilin është bërë zgjedhja, kompetente është e drejta e zgjedhur. 4. Paragrafi 2 i këtij neni aplikohet edhe për kushtet formale për ndryshim apo revokim të disponimit të pasurisë. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The law chosen as applicable under Articles 53 and 54 applies to the whole estate of the deceased.
Neni 55 Fushëveprimi i së drejtës kompetente 1. E drejta e cila është caktuar si kompetente sipas neneve 53 dhe 54 të këtij ligji, zbatohet ndaj tërë masës trashëgimore të trashëgimlënësit. 2. Ajo e drejtë rregullon, në mes tjerash: 2.1. bazën për të trashëguar, kohën dhe vendin e hapjes së trashëgimisë; 2.2. caktimin e përfituesve, madhësinë e pjesëve trashëgimore si dhe detyrimet që mund t’u caktohen atyre nga ana e të ndjerit, si dhe caktimi i të drejtave tjera trashëgimore përfshirë edhe e drejtën e trashëgimisë të bashkëshortit mbijetues, ose të personit i cili me të ndjerin ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2.3. aftësinë për të trashëguar; 2.4. përjashtimin nga trashëgimia dhe padenjësinë për të trashëguar; 2.5. bartjen e trashëgimisë në trashëgimtarët dhe, nëse ka, te legatarët, detyrimet e trashëgimtarëve dhe të legatarëve që dalin nga trashëgimia, si dhe kushtet dhe efektet e pranimit, ose refuzimit të trashëgimisë ose legut; 2.6. autorizimet e trashëgimtarëve, ekzekutuesve të testamentit dhe të personave tjerë që administrojnë me trashëgiminë, posaçërisht në aspekt të shitjes së pasurisë dhe të kompensimit të borxhlinjëve; 2.7. përgjegjësinë për borxhet e trashëgimlënësit; 2.8. pjesën e domosdoshme dhe kufizimet tjera të disponimit të lirë në rast të vdekjes, përfshirë edhe pjesët paraprakisht të ndara nga trashëgimia në dobi të farefisit të trashëgimlënësit edhe atë në bazë të vendimit gjyqësor, ose të ndonjë organi tjetër; 2.9. detyrimet për kthim ose llogaritjet të dhuratave në pjesën trashëgimore; 2.10. bartjen e pasurisë që e sajon trashëgiminë. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This article says which law applies to the material validity and interpretation of a will, and it lets the testator choose the applicable law under Article 54.
Neni 56 E drejta kompetente për pranueshmërinë dhe plotëfuqishmërinë materiale të testamentit apo formës tjetër të disponimit me pasuri në rast të vdekjes 1. Për pranueshmërinë dhe plotfuqishmërinë materiale të një testamenti apo forme tjetër të disponimit me pasuri pas vdekjes, kompetente është e drejta e cila, sipas këtij ligji, do të ishte kompetente për trashëgiminë e personit që e ka bërë testamentin sikur ai të vdiste në ditën në të cilën është bërë akti i disponimit. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, për ekzistimin, plotëfuqishmërinë materiale, efektet dhe interpretimin e testamentit trashëgimlënësi mundet ta zgjedh të drejtën kompetente konform nenit 54 të këtij ligji. 3. Paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe gjatë ndryshimit dhe revokimit të testamentit të hartuar më herët. Në rastin kur është zgjedhur e drejta kompetente konform paragrafit 2 të këtij neni, në dorëheqjen ose ndryshimin e atillë aplikohet e drejta e zgjedhur. 4. Ky nen nuk zbatohet ndaj marrëveshjeve për trashëgimi. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: This article says which law governs inheritance agreements and allows the parties to choose the applicable law in one case.
Neni 57 Marrëveshjet për trashëgimi 1. Për pranueshmërinë, plotfuqishmërinë materiale dhe detyrueshmërinë midis palëve, përfshirë edhe kushtet për shuarjen e marrëveshjes për trashëgimi mbi trashëgiminë e një personi, kompetente është e drejta e cila, sipas këtij ligji, do të ishte kompetente për trashëgiminë e atij personi sikur ai person të kishte vdekur në ditën kur është arritur marrëveshja. 2. Marrëveshja për trashëgimi mbi trashëgiminë e disa personave është e pranueshme vetëm nëse ajo është e pranueshme sipas të drejtës e cila, sipas këtij ligji, do të ishte kompetente për trashëgiminë e të gjithë përsonave të përfshirë sikur ata të kishin vdekur në ditën kur ajo marrëveshje është arritur. 3. Për plotfuqishmërinë materiale, detyrueshmërisë midis palëve, përfshirë edhe kushtet për shuarje të marrëveshjes për trashëgimi e cila është e pranueshme sipas asaj të drejte të caktuar, kompetente është e drejta në mesin atyre të drejtave të përmendura me të cilin marrëveshja ka lidhje më të ngushtë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 4. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, palët mund të zgjedhin si të drejtë kompetente për pranueshmërinë, plotfuqishmërinë materiale, detyrueshmërinë midis palëve, përfshirë edhe kushtet për shuarje të marrëveshjes së tyre për trashëgimi, të drejtën të cilën personi apo njëri nga personat, trashëgimia e të cilit përfshihet ka mundur të zgjedhë sipas nenit 54 të këtij ligji. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A testament’s form is valid if it is valid under one of the listed laws; revocation is valid if it could have been made in a valid form and meets one of those same laws.
Neni 58 Forma e testamentit apo formave të tjera me shkrim të disponimit me pasuri në rast të vdekjes 1. Testamenti është i plotfuqishëm për nga forma nëse është i plotfuqishëm sipas njërës nga këto të drejta: 1.1. të drejtës së vendit ku është përpiluar testamenti apo marrëveshja për trashëgimi. 1.2. të drejtës së shtetit shtetas i të cilit ka qenë testatori apo së paku njëri nga personat trashëgimia e të cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi, qoftë në kohën e përpilimit të testamentit qoftë në kohën e vdekjes. 1.3. të drejtës së vendbanimit të testatorit apo së paku njërit nga personat trashëgimia e të cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi, qoftë në kohën e përpilimit të testamentit, qoftë në kohën e vdekjes. 1.4. të drejtës së vendqëndrimit të zakonshëm të testatorit apo së paku njërit nga personat trashëgimia e të cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi qoftë në kohën e përpilimit të testamentit qoftë në kohën e vdekjes. 1.5. të drejtës së Republikës së Kosovës. 1.6. për sendet e paluajtshme sipas të drejtës së vendit ku gjendet sendi i paluajtshëm. 1.7. të drejtës që është kompetente ose do të ishte kompetente për trashëgiminë në kohën kur është përpiluar testamenti apo forma tjetër e disponimit me pasuri në rast vdekjeje apo marrëveshja për trashëgimi. 2. Forma e revokimit të testamentit është e plotfuqishme nëse është e plotfuqishme sipas cilësdo të drejte nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nëse testamenti ka mund të përpilohet në formë të plotfuqishme. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A declaration about accepting or renouncing an inheritance is formally valid if it meets the listed law-based conditions.
Neni 59 Plotfuqishmëria formale e deklaratës për pranimin ose refuzimin e trashëgimisë 1. Deklarata për pranimin ose heqjen dorë nga trashëgimia, nga legu ose pjesa e domosdoshme, ose deklarata me të cilën kufizohet përgjegjësia e personit që e jep atë deklaratë, për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson kushtet nga: 1.1. e drejta e cila është kompetente për trashëgiminë konform nenit 53 apo 54 të këtij ligji; 1.2. e drejta e shtetit ku ndodhet vendqëndrimi i zakonshëm i personit i cili e jep deklaratën. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: If the order of death is uncertain for two or more persons, they are treated as having died at the same time.
Neni 60 Komorientët Nëse dy ose më shumë persona për trashëgiminë e të cilëve janë kompetente më shumë të drejta, kanë vdekur në rrethana në të cilat nuk është e sigurtë rendi i vdekjes së tyre, kurse ato të drejta parashohin zgjidhje të ndryshme juridike, ose aspak nuk përmbajnë zgjidhje për një situatë të atillë, konsiderohet se ata persona kanë vdekur në të njëjtën kohë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 38 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The provisions in this subsection must be interpreted and applied in line with EU Regulation No. 650/2012.
Neni 61 Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave nga ky sekcion Dispozitat nga ky nënkapitull do të interpretohen dhe aplikohen konform me Rregulloren e BE-së Nr. 650/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit nga 4 korriku i vitit 2012 për kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve, pranimin dhe ekzekutimin e instrumenteve autentike në çështjet e trashëgimisë dhe të formimit të çertifikatës evropiane për trashëgimi. NËNKAPITULLI IX TË DREJTAT SENDORE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The law of the state where the thing is located determines whether it is movable or immovable.
Neni 62 Llojet e sendeve E drejta kompetente për caktimin se sendi konsiderohet i luajtshëm ose i paluajtshëm, është e drejta e shtetit ku gjendet sendi. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: For real rights in immovable property, the applicable law is the law of the state where the property is located.
Neni 63 Të drejtat sendore në sendet e paluajtshme Për të drejtat sendore në sende të paluajtshme kompetente është e drejta e shtetit ku gjendet sendi - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Rules which state’s law applies to acquisition, cessation, content, and effect of a real right in movable property.
Neni 64 Të drejtat sendore në sendet e luajtshme 1. Për fitimin dhe pushimin e të drejtës sendore në send të luajtshëm, kompetente është e drejta e shtetit ku sendi i luajtshëm gjendet në momentin e ndërmarrjes së veprimit ose krijimit të rrethanave në të cilat bazohet fitimi ose pushimi i të drejtës sendore. 2. Nëse rrethanat ose veprimet konkrete të cilat janë të domosdoshme për fitimin ose pushimin e të drejtës sendore në send të luajtshëm janë krijuar në një shtet, do të konsiderohen si të realizuara edhe në shtetin tjetër në të cilin është shfaqur efekti i fundit, ose rrethana me të cilën konstituohet fitimi ose pushimi i të drejtës sendore. 3. Për përmbajtjen dhe efektin e të drejtës sendore në send të luajtshëm kompetente është e drejta e shtetit në të cilin gjendet sendi. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: If a movable item with a property right acquired abroad is brought into Kosovo, Kosovo law applies to the content, use, and registration of that right, and a registration made within 60 days is treated as occurring on the day the item arrived.
Neni 65 Bartja e sendeve të luajtshme në Republikën e Kosovës (konflikti mobil i ligjeve) 1. Nëse në sendin e luajtshëm i cili ndodhet në shtetin tjetër fitohet ndonjë e drejtë sendore dhe bartet në Republikën e Kosovës, e drejta sendore pranohet në Republikën e Kosovës nëse e drejta e Republikës së Kosovës e njeh të drejtën sendore e cila sipas përmbajtjes dhe efekteve juridike është adekuate më të drejtën sendore e cila është fituar në shtetin tjetër. 2. Në përmbajtjen, shfrytëzimin dhe regjistrimin e të drejtës sendore në sendet e luajtshme nga paragrafi 1 i këtij neni aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës. 3. Nëse sipas të drejtës së Republikës së Kosovës është i domosdoshëm regjistrimi në regjistrin e të drejtave sendore nga paragrafi 1 i këtij neni në Republikën e Kosovës dhe nëse regjistrimi bëhet në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita kur sendi ka arritur në Republikën e Kosovës, dita e regjistrimit në regjistër konsiderohet dita kur sendi ka arritur në Republikën e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 39 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: For goods in transit, the law of the destination state applies to acquiring and ending property rights; for personal-effects property rights in items carried by a traveler, the law of the state of the traveler’s habitual residence applies.
Neni 66 Sendet në tranzit 1. Për fitimin dhe pushimin e të drejtave sendore te sendet në tranzit kompetente është e drejta e shtetit të vendit të destinimit. 2. Për të drejtat sendore në sende për shfrytëzim personal të cilat udhëtari i bartë me vete kompetente është e drejta e shtetit në të cilën udhëtari e ka vendqëndrimin e zakonshëm. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: For real rights in ships, aircraft, or other transport means registered in a public register, the law of the state where the vehicle is registered applies.
Neni 67 Mjetet e transportit Për fitimin dhe pushimin e të drejtave sendore në anije, aeroplan, ose mjeti tjetër për transport që regjistrohet në regjistër publik, kompetente është e drejta e shtetit në regjistrin e të cilit mjeti i transportit është i regjistruar. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The law governing the validity of a registration for acquiring, transferring, or ending rights in rem is the law of the state where the thing was located when the legal act was concluded.
Neni 68 Plotfuqishmëria e regjistrimit Për plotfuqishmërinë e regjistrimit me të cilën fitohet, transmetohet ose pushojnë të drejtat sendore, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin ndodhej sendi në momentin e lidhjes së punës juridike. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: For illegally removed cultural property, the return claim is governed by that state’s law unless the state chooses the law of the state where the item is located when the return request is made.
Neni 69 Pasuria kulturore 1. Nëse sendi i prekshëm i cili është shpallur pasuri kulturore i një shteti, në mënyrë të kundërligjshme nxirret nga territori i atij shteti, e drejta kompetente për kthimin e sendit është e drejta e atij shteti, përveç nëse ai shtet e zgjedh si kompetente të drejtën e shtetit në territorin e të cilit ndodhet sendi në momentin e parashtrimit të kërkesës për kthimin e sendit. 2. Nëse e drejta e shtetit e cila sendin konkret e ka shpallur si pasuri të veten kulturore nuk i mundëson mbrojtje poseduesit të sendit në mirëbesim, ai mund të thirret në mbrojtjen që ia mundëson e drejta e shtetit në territorin e të cilit ndodhet sendi në momentin e parashtrimit të kërkesës për kthimin e pasurisë kulturore. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: This provision says the applicable law for property rights covers the existence, type, content, extent, holder, acquisition, transfer, termination, transferability, effects on third parties, and whether registration in a public register is mandatory.
Neni 70 Fushëveprimi i së drejtës kompetente 1. E drejta kompetente për marrëdhëniet sendore në veçanti aplikohet për: 1.1. ekzistimin, llojin, përmbajtjen dhe vëllimin e të drejtës sendore; 1.2. poseduesit e të drejtës; 1.3. mënyrën e fitimit, bartjes dhe pushimit të së drejtës sendore; 1.4. transferueshmërinë e të drejtave sendore; 1.5. efektet e të drejtave sendore ndaj personave të tretë; 1.6. detyrueshmërinë për regjistrimin e të drejtave sendore në regjistër publik. NËNKAPITULLI X TË DREJTAT NGA PRONËSIA INTELEKTUALE - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The law of the relevant state governs the existence, validity, scope, duration, and transfer of specified intellectual property rights.
Neni 71 Dispozitat e përgjithshme 1. Për ekzistimin, plotfuqishmërinë, fushëveprimin, kohëzgjatjen dhe bartjen e të drejtave të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 40 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE autorit, të drejtave të përafërta dhe të drejtave tjera të pa regjistruara të pronësisë intelektuale, kompetente është e drejta e shtetit për të cilin kërkohet mbrojtja e atyre të drejtave. 2. Për ekzistimin, plotfuqishmërinë, fushëveprimin, kohëzgjatjen, dhe bartjen e të drejtave nga pronësia industriale, kompetente është e drejta e shtetit ku ajo e drejtë është e regjistruar përkatësisht ku është dorëzuar fletëparaqitja për regjistrim. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: If an intellectual property right is created while someone is carrying out employment duties, the law competent for the employment contract is also competent to decide who owns that right.
Neni 72 Të drejtat nga pronësia intelektuale që krijohen gjatë përmbushjes së detyrave nga marrëdhënia e punës E drejta kompetente për kontratën e punës është gjithashtu kompetente për përcaktimin e poseduesit të së drejtës së pronësisë intelektuale, nëse objekti i kësaj të drejte krijohet gjatë përmbushjes së detyrave nga marrëdhënia e punës. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The competent law for intellectual property contracts is the law determined by subchapters 6 and 8 of this chapter.
Neni 73 Kontratat nga lëmia e të drejtës së pronësisë intelektuale E drejta kompetente për kontratat mbi pronësinë intelektuale është e drejta e caktuar me dispozitat e nënkapitujve 6 dhe 8 të këtij kapitulli. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: For non-contractual damage caused by infringement of intellectual property, the applicable law is the law of the state where protection is sought.
Neni 74 Cenimi i të drejtave nga pronësia intelektuale 1. Te përgjegjësia jokontraktore për dëmin e shkaktuar nga cenimi i pronësisë intelektuale kompetente është e drejta e shtetit ku kërkohet mbrojtja. 2. E drejta kompetente e caktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të përjashtohet me marrëveshje të lidhur sipas nenit 99 të këtij ligji. NËNKAPITULLI XI MARRËDHËNIET KONTRAKTORE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Palët kontraktore mund të zgjedhin të drejtën kompetente për kontratën e tyre, edhe vetëm për një pjesë të saj, dhe mund ta ndryshojnë atë me marrëveshje në çdo kohë.
Neni 75 Zgjedhja e të drejtës kompetente 1. Për kontrata kompetente është e drejta që e zgjedhin palët kontraktore. Zgjedhja e të drejtës kompetente bëhet në mënyrë shprehimore ose vërehet qartë nga dispozitat e kontratës ose nga rrethanat tjera. Me vullnetin e tyre, palët mund zgjedhin të drejtën kompetente për kontratën në tërësi, ose vetëm për një pjesë të saj. 2. Palët kontraktore në çdo kohë mund të merren vesh që për kontratën e tyre të jetë kompetente ndonjë e drejtë tjetër. Ndryshimi i të drejtës materiale pas lidhjes së kontratës nuk ndikon në plotfuqishmërinë e formës sipas kuptimit të nenit 83 të këtij ligji dhe në të drejtat e palëve të treta. 3. Nëse të gjitha elementet tjera të situatës faktike në momentin e zgjedhjes të së drejtës kompetente janë të lidhura me të drejtën e shtetit e drejta e të cilit nuk është zgjedhur, ajo zgjedhje nuk ndikon në aplikimin e dispozitave të atij shteti nga e cila nuk mundet të bëhet shmangie me marrëveshje. 4. Ekzistimi dhe plotfuqishmëria e vullnetit të palëve për zgjedhjen e të drejtës kompetente caktohet sipas neneve 18, 82 dhe 83 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 41 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: If the parties did not choose the applicable law, Article 76 sets the default law for the contract, subject to listed exceptions.
Neni 76 E drejta kompetente në mungesë të së drejtës së zgjedhur nga palët 1. Nëse palët kontraktore nuk e kanë zgjedhur të drejtën kompetente konform nenit 75 të këtij ligji, me përjashtim të kontratave nga nenet 78, 79, 80 dhe 81 të këtij ligji, kompetente është e drejta: 1.1. te kontrata për shitje të mallrave e drejta e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm të shitësit; 1.2. te kontrata për dhënie të shërbimeve e drejta e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm të dhënësit të shërbimeve; 1.3. te kontrata për të drejta sendore në sende të paluajtshme, dhe te marrja me qira e paluajtshmërive, e drejta e shtetit ku gjendet paluajtshmëria; 1.4. pavarësisht nënparagrafit 1.3 të këtij neni, te kontrata për marrje me qira të paluajtshmërive për përdorim të përkohshëm privat për periudhë jo më të gjatë se gjashtë (6) muaj pa ndërprerje e drejta e shtetit ku qiradhënësi ka vendqëndrim të zakonshëm, nëse qiramarësi është person fizik dhe ka vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njejtë; 1.5. te kontrata për franshizing e drejta e vendqëndrimit të zakonshëm të pranuesit të franshizës; 1.6. për kontratën për distribuime e drejta e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm të distributorit; 1.7. te kontrata për shitje të mallrave me ankand e drejta e shtetit ku organizohet ankandi, nëse ky vend mund të përcaktohet. 2. Nëse nuk bëhet fjalë për kontratë nga paragrafi 1 i këtij neni ose nëse te elementet e kontratës do të duhet të aplikohen dispozitat e më tepër nënparagrafëve të këtij neni, për kontratën është kompetente e drejta e shtetit në të cilën bartësi i prestacionit karakteristik e ka vendqëndrimin e zakonshëm. 3. Nëse sipas paragrafit 1 ose 2 të këtij neni nuk mund të caktohet e drejta kompetente për kontratën, kompetente është e drejta e shtetit me të cilën ajo kontratë ka lidhjen më të ngushtë. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: This article defines a company’s or person’s habitual residence for this subchapter.
Neni 77 Vendqëndrimi i zakonshëm 1. Për qëllimet e këtij nënkapitulli: 1.1. Vendqëndrimi i zakonshëm i shoqërive tregtare, pavarësisht se a janë persona juridik ose nuk e kanë cilësinë e personit juridik, është në vendin ku gjendet administrata kryesore e tyre. 1.2. Vendqëndrimi i zakonshëm i personit fizik i cili ushtron veprimtari profesionale, ose tregtare është në vendin ku e ushtron veprimtarinë kryesore. 2. Kur kontrata është lidhur në kuadër të veprimtarisë së degës, përfaqësisë ose nga ndonjë njësi tjetër afariste, apo nëse, sipas kontratës, përmbushja e saj është përgjegjësi e asaj dege, përfaqësie apo njësie tjetër afariste, vendi ku ajo njësi gjendet konsiderohet si vendqëndrim i zakonshëm. 3. Për përcaktimin e vendqëndrimit të zakonshëm, relevante është koha e lidhjes së kontratës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 42 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: If the parties did not choose the competent law for a goods-transport contract, the applicable law is determined by the carrier’s habitual residence and related connecting factors; otherwise, the parties’ chosen place of dispatch rule applies.
Neni 78 Kontrata për transportin e mallrave 1. Nëse palët kontraktore nuk kanë zgjedhur të drejtë kompetente për kontratën për transportin e mallrave konform nenit 75 të këtij ligji, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën transportuesi ka vendqëndrimin e zakonshëm, nëse në atë shtet ndodhet dhe vendi i ngarkimit, ose vendi i dërgimit të mallit ose vendqëndrimi i zakonshëm i dërguesit. 2. Nëse supozimet nga paragrafi 1 i këtij neni nuk janë plotësuar, kompetente është e drejta e vendit të dërgimit të mallit që e kanë caktuar palët kontraktore. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Për kontratat për transportin e udhëtarëve, palët mund të zgjedhin vetëm të drejtën e një shteti të lidhur me udhëtarin, transportuesin, selinë e transportuesit, vendin e nisjes ose vendin e destinimit.
Neni 79 Kontrata për transportin e udhëtarëve 1. Për kontratën për transportin e udhëtarëve palët mund ta zgjedhin si të drejtë kompetente, sipas nenit 75 të këtij ligji, vetëm të drejtën e atij shteti në të cilin: 1.1. udhëtari ka vendqëndrim të zakonshëm; 1.2. transportuesi ka vendqëndrim të zakonshëm; 1.3. transportuesi ka seli të administratës kryesore; 1.4. ndodhet vendi i nisjes; ose 1.5. ndodhet vendi i destinimit. 2. Nëse palët kontraktore nuk kanë zgjedhur të drejtë kompetente te kontrata për transportin e udhëtarëve sipas paragrafit 1 të këtij neni, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin gjendet vendqëndrim i zakonshëm i udhëtarit, nëse në atë shtet ndodhet edhe vendi i nisjes ose vendi i destinimit. Nëse ato supozime nuk janë plotësuar, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën transportuesi e ka vendqëndrimin e zakonshëm. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: This article defines a consumer contract and sets the applicable law rules for such contracts, including exceptions.
Neni 80 Kontratat e konsumatorëve 1. Kontrata ndërmjet një personi që mund të konsiderohet jashtë zanatit apo profesionit të tij (konsumatorit) me një person tjetër i cili vepron në kuadër të zanatit apo profesionit të tij (ndërmarrësi) konsiderohet si kontratë e konsumatorëve. 2. Pavarësisht neneve 78 dhe 79 të këtij ligji, për kontratën sipas paragrafit 1 të këtij neni kompetente është e drejta e shtetit në të cilën konsumatori e ka vendqëndrimin e zakonshëm, nëse tregtari: 2.1. e ushtron veprimtarinë tregëtare ose profesionale në shtetin e vendqëdrimit të zakonshëm të konsumatorit; ose 2.2. në çfarëdo mënyre veprimtarinë e orienton drejt atij shteti ose drejt më tepër shteteve, ku është i përfshirë edhe ai shtet, kurse kontrata bën pjesë në lëminë e asaj veprimtarie. 3. Pavarësisht nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni palët munden, në përputhje me nenin 75 të këtij ligji, ta zgjedhin të drejtën kompetente për kontratën me konsumatorin që i plotëson kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni. Me atë zgjedhje palët nuk munden ta privojnë konsumatorin nga mbrojtja që ai e ka në bazë të dispozitave aplikimi i të cilave nuk mund të përjashtohet me kontratë, të përmbajtura në të drejtën e cila është kompetente sipas paragrafit 2 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 43 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 4. Nëse kërkesat nga paragrafi 2 i këtij neni nuk janë plotësuar, e drejta kompetente për kontratat e konsumatorëve caktohet me aplikimin e dispozitave të neneve 75 dhe 76 të këtij ligji. 5. Dispozitat nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk aplikohen te: 5.1. kontratat për dhënien e shërbimeve, nëse ato shërbime i jepen konsumatorit vetëm në shtetin në të cilin ai nuk ka vendqëndrim. 5.2. kontratat për transport, përveç për kontratat me të cilat me çmim unik ofrohet shërbim i kombinuar për udhëtim dhe vendosje. 5.3. kontratat që kanë për objekt të drejta sendore në send të paluajtshëm, ose kanë me qira paluajtshmëri, përveç kontratës për shfrytëzim të kufizuar kohor të paluajtshmërisë (time sharing). - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Rregullat përcaktojnë se cila e drejtë zbatohet për kontratat individuale të punës dhe mbrojtjen që nuk mund t’i hiqet punëtorit me marrëveshje.
Neni 81 Kontratat individuale për punësim 1. Për kontratën për punësim kompetente është e drejta që palët kontraktore e kanë zgjedhur konform nenit 75 të këtij ligji. Me atë zgjedhje palët nuk munden ta privojnë punëtorin nga mbrojtja që ai e ka në bazë të normave aplikimi i të cilave nuk mund të përjashtohet me kontratë, të përmbajtura në të drejtën e shtetit e drejta e të cilit do të ishte kompetente në mungesë të zgjedhjes të së drejtës kompetente, në pajtim me paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni. 2. Nëse palët kontraktore nuk e kanë zgjedhur të drejtën kompetente për kontratën për punësim, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin apo, në mungesë të saj, prej të cilit sipas kontratës punëtori si zakonisht e ka kryer punën në përmbushje të kontratës. Shteti ku si zakonisht kryhet puna nuk konsiderohet të ketë ndërruar nëse punëtori punësohet përkohësisht në shtet tjetër. 3. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafit 2 të këtij neni, kompetente për kontratën për punë është e drejta e atij shteti në të cilin gjendet njësia afariste nëpërmes të cilës punëtori është i angazhuar. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: This article sets which law applies to determine whether a contract, or any part of it, is valid and whether a party really gave consent.
Neni 82 Shprehja e vullnetit dhe plotfuqishmëria materiale 1. Për ekzistimin dhe plotfuqishmërinë materiale të kontratës ose ndonjë dispozite të saj, kompetente është e drejta e cila sipas këtij ligji do të ishte kompetente për kontratën nëse ajo kontratë ose ndonjë dispozitë e saj do të ishte e plotfuqishme. 2. Megjithatë, që të vërtetohet se pala kontraktore nuk ka dhënë pëlqim për kontratën, ajo mund të thirret në të drejtën e shtetit në të cilin ka vendqëndrim të zakonshëm, nëse sipas rrethanave konkrete del se nuk do të ishte e arsyeshme që të vlerësohet sjellja e saj sipas të drejtës që do të ishte kompetente sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Article 83 says when a contract is formally valid under the law of certain states, depending on whether the parties are in the same state, in different states, or the deal involves a unilateral legal act, consumers, or immovable property.
Neni 83 Plotfuqishmëria formale 1. Kontrata e lidhur midis palëve ose përfaqësuesve të tyre të cilët në momentin e lidhjes së kontratës gjenden në të njëjtin shtet për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson kërkesat e parapara në: 1.1. të drejtën e shtetit e cila është kompetente për përmbajtjen e kontratës sipas dispozitave të këtij neni; ose 1.2. të drejtën e shtetit në të cilin lidhet kontrata. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 44 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2. Kontrata e lidhur midis palëve ose përfaqësuesve të tyre të cilët në momentin e lidhjes së kontratës nuk ndodhen në të njëjtin shtet, për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson kërkesat e parapara në: 2.1. të drejtën e shtetit e cila është kompetente për përmbajtjen e kontratës sipas dispozitave të këtij ligji; ose 2.2. të drejtës së ndonjërit nga shtetet ku cilado qoftë prej palëve ose përfaqësuesve të tyre ndodheshin në momentin e lidhjes së kontratës; ose 2.3. të drejtën e cilitdo nga shtetet në të cilat ndonjëra nga palët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në momentin e lidhjes së kontratës. 3. Puna e njëanshme juridike lidhur me kontratën që është lidhur ose duhet të lidhet, për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson kushtet e parapara në: 3.1. të drejtën e shtetit e cila sipas këtij ligji është kompetente ose do të ishte kompetente për përmbajtjen e kontratës; ose 3.2. të drejtën e shtetit ku puna e njëanshme juridike ndërmerret; 3.3. të drejtën e shtetit ku pala e cila ka ndërmarr punën e njëanshme juridike ka pasur vendqëndrim të zakonshëm në kohën e ndërmarrjes së punës së njëanshme juridike. 4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni për formën e kontratave të konsumatorëve, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin konsumatori ka vendqëndrim të zakonshëm. 5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, kontratat që u dedikohen të drejtave sendore mbi paluajtshmëri ose marrje me qira të paluajtshmërive për nga forma janë të plotfuqishme nëse i plotësojnë kushtet e parapara në të drejtën e shtetit ku gjendet paluajtshmëria, nëse sipas asaj të drejte ato kushte: 5.1. vlejnë pavarësisht nga ajo se në cilin shtet lidhet kontrata, ose cila e drejtë është kompetente për kontratën; dhe 5.2. nga aplikimi i të cilës nuk mund të hiqet dorë me kontratë. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This article sets which law governs an assignment of claims and how the assigned claim may be used against the debtor.
Neni 84 Cedimi i kërkesave 1. Për marrëdhënien midis kreditorit (ceduesit) i cili e ka ceduar kërkesën ndaj personit tjetër (borxhliut) dhe kreditorit të ri, e drejta kompetente është e drejta e cila sipas këtij ligji është kompetente për kontratën e cedimit të kërkesës. 2. E drejta e cila është kompetente për kërkesën e ceduar e rregullon lejueshmërinë e cedimit, marrëdhëniet midis kreditorit të ri dhe borxhliut, kushtet në të cilat cedimi mund të parashtrohet ndaj borxhliut dhe në cilën mënyrë borxhliu lirohet nga detyrimi. 3. Cedimi i kërkesave sipas këtij neni, e përfshinë cedimin në tërësi të kërkesës, cedimin e kërkesës për shkak të sigurimit, si dhe cedimin e të drejtave të garancionit, ose të drejtave tjera për sigurimin e kërkesave. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: If a compensation right is not set out in the contract, the law governing the underlying debt applies.
Neni 85 Kompensimi Nëse e drejta për kompensimet nuk është e paraparë në kontratë për kompensim, kompetente është e drejta e cila është kompetente për borxhin për të cilin kompensimi realizohet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 45 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: The applicable law for contractual relations is used for contract interpretation, performance, effects of partial or total non-performance, ways obligations end, prescription, expiration of rights, and consequences of contract nullity.
Neni 86 Fushëveprimi i të drejtës kompetente 1. E drejta e cila është kompetente për marrëdhëniet kontraktore zbatohet në veçanti te: 1.1. interpretimi i kontratave; 1.2. përmbushja e kontratës; 1.3. në kuadër të autorizimeve të gjykatës sipas të drejtës së saj procedurale, pasojat e mospërmbushjes së pjesshme ose të tërësishme të detyrimeve, përfshirë edhe lartësinë e kompensimit të dëmit përderisa kjo është e paraparë me ligj; 1.4. mënyrat e ndryshme të pushimit të detyrimeve; 1.5. parashkrimi; 1.6. shuarja e të drejtave për shkak të skadimit të afatit; 1.7. pasojat nga nuliteti i kontratës. 2. Për llojet dhe mënyrat e plotësimit, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të mangësive në përmbushjen e kontratës merret parasysh e drejta e shtetit të ku ajo përmbushet. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: This subsection must be interpreted and applied according to Regulation (EC) 593/2008 (Rome I).
Neni 87 Intepretimi dhe aplikimi i dispozitave nga ky nënkapitull Dispozitat nga ky nënkapitull do të interpretohen dhe do të aplikohen sipas Rregullores (EC) 593/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 17 qershor 2008, për të drejtën kompetente te marrëdhëniet kontraktore (Romë I). NËNKAPITULLI XII MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: This article says that, for this subsection, “damage” also includes harm from harmful acts, unjust enrichment, unauthorized management of another’s affairs, pre-contractual liability, and future damage.
Neni 88 Detyrimet jokontraktore 1. Sipas dispozitave të këtij nënkapitulli, dëm është çdo pasojë që rezulton nga veprimi i dëmshëm, pasurimi i pa bazë, gjërimi i punëve të huaja pa autorizim (negotiorum gestio) ose përgjegjësia parakontraktore (culpa in contrahendo). 2. Dispozitat nga ky nënkapitull aplikohen edhe te përgjegjësitë jashtë kontraktore për të cilat supozohet se do të shkaktohen. 3. Dërgimi në aplikimin e dispozitave nga ky nënkapitull për veprim që shkakton dëm i përfshinë edhe veprimet për të cilat supozohet se mund të ndodhin. 4. Përdorimi i termit ‘dëm’ në këtë nënkapitull përfshin edhe dëmin që mund të shkaktohet në të ardhmen. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: This article defines where the habitual residence is deemed to be for companies, foundations, associations, and a natural person carrying on commercial activity.
Neni 89 Vendqëndrimi i zakonshëm 1. Sipas dispozitave të këtij nënkapitulli konsiderohet se vendqëndrimi i zakonshëm i shoqërive tregtare, fondacioneve dhe shoqatave, pavarësisht se a janë persona juridik ose organizata që nuk kanë cilësi të personave juridik, është në vendin ku gjendet selia kryesore. Kur veprimi nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 46 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE i cili shkaktohet dëmi kryhet, ose dëmi shkaktohet nga veprimtaria e degës, përfaqësisë, filialës ose nga ndonjë njësie tjetër afariste, vendi i selisë së asaj njësie afariste do të konsiderohet si vendqëndrim i zakonshëm. 2. Për qëllimet e këtij nënkapitulli, si vendqëndrim i zakonshëm i personit fizik i cili ushtron veprimtari tregtare konsiderohet vendi kryesor ku ai e ushtron veprimtarinë. NËNKAPITULLI XIII MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE : DETYRIMET JOKONTRAKTORE TË SHKAKTUARA NGA VEPRIMI I DËMSHËM - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: This article sets rules for which state’s law applies to damage caused by non-contractual liability.
Neni 90 Rregulla e përgjithshme 1. Përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj, për dëmin e shkaktuar nga përgjegjësia jokontraktore, kompetente është e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi, pa marrë parasysh se në cilin shtet është ndërmarrë veprimi që e ka shkaktuar dëmin, dhe pavarësisht nga shteti ose shtetet në të cilat janë shkaktuar pasojat indirekte nga ai veprim. 2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nëse personi përgjegjës dhe personi i dëmtuar kanë vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë në momentin kur është shkaktuar dëmi, kompetente është e drejta e atij shteti. 3. Nëse sipas të gjitha rrethanave dukshëm vërehet se marrëdhënia më së ngushti është e lidhur me shtetin tjetër se sa me atë që parashihet në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, kompetente është e drejta e atij shteti. Lidhja dukshëm më e ngushtë me shtet tjetër mund të bazohet në lidhjen paraprake që e kanë pasur palët, siç është kontrata, e cila ngushtë është e lidhur me marrëdhënien deliktore. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: This article sets the law that applies to non-contractual damage caused by products, using the injured person’s usual residence, where the product was bought, or where the damage happened, with a fallback rule for the responsible person’s habitual residence and an exception for a clearly closer connection to another state.
Neni 91 Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga produktet 1. Pa paragjykuar nenin 90, paragrafi 2 të këtij ligji, e drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore për dëmin e shkaktuar nga produktet është: 1.1. e drejta e shtetit në të cilin personi të cilit i është shkaktuar dëmi ka pasur vendqëndrimin e tij të zakonshëm kur dëmi ka ndodhur, nëse produkti është shitur në atë shtet; apo, në mungesë të saj; 1.2. e drejta e shtetit në të cilin është fituar produkti, nëse produkti është shitur në atë shtet; apo, në mungesë të saj; 1.3. e drejta e vendit në të cilin është shkaktuar dëmi, nëse produkti është shitur në atë shtet. 2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, kompetente është e drejta e atij shteti në të cilin personi që supozohet të jetë përgjegjës e ka vendqëndrimin e zakonshëm nëse ai nuk ka mundur të parashohë në mënyrë të arsyeshme shitjen e produktit, apo produktit të llojit të njëjtë, në shtetin e drejta e të cilit është kompetente sipas nënparagrafëve 1.1, 1.2, apo 1.3, të këtij neni. 3. Në rastet kur është e qartë nga rrethanat e rastit se veprimi i dëmshëm ka lidhshmëri dukshëm më të ngushtë me një shtet tjetër nga ai i përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, e drejta e atij shteti është kompetente. Lidhshmëria dukshëm më e ngushtë me një shtet tjetër mund të bazohet në një marrëdhënie të caktuar apo para-ekzistuese midis palëve, siç mund të jetë një kontratë, e cila është e lidhur ngushtë me veprimin e dëmshëm përkatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 47 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: This article says which state’s law applies to non-contractual claims about unfair competition or restrictions of competition, and limits when parties can contract around that choice.
Neni 92 Konkurenca jolojale dhe veprimet të cilët e kufizojnë konkurencën e lirë 1. E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore të shkaktuar nga veprimet e konkurencës jolojale është e drejta e shtetit në të cilin konkurrenca apo interesat kolektive të konsumatorëve janë cënuar apo mund të cënohen. 2. Kur efekti i konkurencës jolojale i cenon vetëm interesat e konkurentit konkret, aplikohet dispozita nga neni 90 i këtij ligji. 3. E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore të shkaktuar për shkak të kufizimit të konkurencës është e drejta e shtetit tregu i të cilit është cenuar, apo pritet të cënohet . 4. Aplikimi i të drejtës së caktuar si kompetente sipas paragrafeve 1, 2 dhe 3 të këtij neni, nuk mund të përjashtohet me marrëveshje të lidhur sipas nenit 100 të këtij ligji. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: For claims about environmental damage and related harm to people or property, the applicable law is the law in article 90(1) of this law, unless the claimant chooses to sue under the law of the state where the damaging event occurred.
Neni 93 Dëmet ndaj ambientit E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore për dëmet e shkaktuara ndaj ambientit ose për dëm të pësuar nga individët ose ndaj pronës si rezultat i atij dëmi, kompetente është e drejta nga neni 90 paragrafi 1 i këtij ligji, përveç në rastet kur personi i cili kërkon kompensim të dëmit vendos që ta parashtroj padinë sipas të drejtës së shtetit ku është shkaktuar ngjarja nga e cila shkaktohet dëmi. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: For protest-related non-contractual liability in employment relations, the applicable law is the law of the state where the protest action is taken or expected to take place.
Neni 94 Përgjegjësia nga veprimet e protestës në marrëdhënie të punës Pavarësisht nga dispozitat e nenit 88 paragrafit 2 të këtij ligji, e drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore të personit në cilësinë e punëtorit ose punëdhënësit, ose të organizatave që i përfaqësojnë interesat e veta profesionale, për dëmin e shkaktuar nga protestat e punëtorëve ose punëdhënësve siç është greva ose llokaut (lock out), kompetente është e drejta e shtetit ku është ndërmarrë apo pritet të ndërmerret veprimi i protestës. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: A person whose personality rights were infringed by media may choose among specified applicable laws; for correction declarations, the law of the state where the infringement occurred applies. The same rule also applies to obligations arising from violations of personal-data-related rights.
Neni 95 Cenimi i të drejtave të personalitetit 1. Për detyrimet e krijuara nga cenimi i personalitetit me anë të mediumeve, në veçanti nga shtypi, interneti, radio, TV ose mjete tjera të informimit, personi e drejta e të cilit është cenuar mund ta zgjedh si kompetente njërën nga këto të drejta: 1.1. të drejtën e shtetit ku personi që supozohet të jetë përgjegjës e ka vendqëndrimin e zakonshëm; 1.2. të drejtën e shtetit ku personi të cilit i është shkaktuar dëmi e ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm, nëse personi i cili supozohet të jetë përgjegjës ka mundur që të parashohë në mënyrë të arsyeshme se dëmi do të shkaktohet në territorin e atij shteti; 1.3. të drejtën e vendit në të cilin është shkaktuar dëmi apo mund të shkaktohet, nëse personi i cili supozohet të jetë përgjegjës ka mundur që të parashohë në mënyrë të arsyeshme se dëmi do të shkaktohet apo mund të shkaktohet në atë shtet. 2. Për të drejtën e shpalljes së korigjimit në rast se cenimi i personalitetit është bërë me anë të mediave, kompetente është e drejta e shtetit ku është kryer cenimi i personalitetit të individit. 3. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe ndaj detyrimeve që krijohen gjatë cenimit të të drejtave lidhur me të dhënat personale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 48 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Damage caused on a ship while it is on the high seas, or on an aircraft, is governed by the law of the state where the ship or aircraft is registered.
Neni 96 Dëmi i shkaktuar në anije apo aeroplan E drejta kompetente për dëmin e shkaktuar në anije gjatë kohës kur ajo gjendet në detin e hapur, apo në aeroplan, është e drejta e shtetit në të cilin anija ose aeroplani është regjistruar. NËNKAPITULLI XIV MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE- PASURIMI PA BAZË, GJËRIMI I PUNËVE TË HUAJA PA AUTORIZIM (NEGOTIORUM GESTIO) DHE PËRGJEGJËSIA PARAKONTRAKTORE (CULPA IN CONTRAHENDO) - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: This provision sets which law applies to a non-contractual unjust enrichment claim.
Neni 97 Pasurimi i pa bazë 1. Nëse përgjegjësia jokontraktore e cila krijohet nga pasurimi i pa bazë, përfshirë edhe pagesa në të holla të cilat janë bërë me gabim ndërlidhet me marrëdhënie tjetër ekzistuese midis palëve, siç është marrëdhënia e krijuar me kontratë ose veprim të dëmshëm dhe nëse ajo marrëdhënie është ngushtë e lidhur me pasurimin pa bazë, në atë rast kompetente është e drejta me të cilën rregullohet ajo marrëdhënie tjetër. 2. Nëse sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të konstatohet e drejta kompetente, kurse palët në momentin kur ka ndodhur ngjarja që shkakton pasurimin pa bazë e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm në të njëjtin shtet do të aplikohet e drejta e atij shteti. 3. Nëse sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund të caktohet e drejta kompetente, për pasurimin pa bazë do të jetë kompetente e drejta e shtetit ku është bërë pasurimi pa bazë. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: This article sets which country's law applies to a non-contractual claim arising from unauthorized management of another person's affairs.
Neni 98 Gjërimi i punëve të huaja pa autorizim (Negotiorum gestio) 1. Nëse detyrimi jokontraktor i krijuar nga gjërimi i punëve të huaja ndërlidhet me marrëdhënie ekzistuese midis palëve, siç është marrëdhënia e krijuar me kontratë ose nga efekti i dëmshëm, dhe nëse ajo marrëdhënie është ngushtë e lidhur me gjërimin e punëve të huaja pa autorizim, për atë detyrim kompetente është e drejta sipas të cilës rregullohet ajo marrëdhënie. 2. Nëse e drejta kompetente te gjërimi i punëve të huaja pa autorizim nuk mund të caktohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, kurse të dyja palët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e cila e ka shkaktuar dëmin, do të jetë kompetente e drejta e atij shteti. 3. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, kompetente do të jetë e drejta e shtetit në të cilin është kryer gjërimi i punëve të huaja pa autorizim. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: This article sets the law that applies to pre-contractual liability claims.
Neni 99 Përgjegjësia para kontraktore (Culpa in contrahendo) 1. Për detyrimin jokontraktor të krijuar për shkak të veprimeve që i kanë paraprirë lidhjes së kontratës (përgjegjësia parakontraktore) pavarësisht se kontrata a është e lidhur ose jo, kompetente është e drejta e shtetit e cila është ose do të ishte kompetente për kontratën sipas dispozitave të këtij ligji, nëse kontrata do të lidhej. 2. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, kompetente është: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 49 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2.1. e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi pavarësisht se në cilin shtet ka ndodhur veprimi që e ka shkaktuar dëmin dhe pavarësisht nga shteti ose shtetet në të cilat shkaktohen veprimet indirekte nga ato ngjarje; ose 2.2. nëse palët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në të njejtin shtet në momentin kur ka ndodhur ngjarja që e ka shkaktuar dëmin aplikohet e drejta e atij shteti. NËNKAPITULLI XV DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DETYRIMET JOKONTRAKTORE - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: The parties may choose the applicable law for their non-contractual obligations, subject to stated timing and business-activity conditions.
Neni 100 Zgjedhja e të drejtës kompetente 1. Palët mund ta caktojnë të drejtën kompetente për detyrimet e tyre jokontraktore me: 1.1. kontratë të lidhur pas ngjarjes që e ka shkaktuar dëmin; ose 1.2. kontratë të lidhur para ngjarjes e cila e ka shkaktuar dëmin, nëse të gjitha palët merren me veprimtari tregtare. 2. Zgjedhja e të drejtës kompetente nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet patjetër të bëhet qartë, ose dukshëm të kuptohet nga rrethanat e rastit dhe të mos i tangoj të drejtat e personave të tretë. 3. Nëse të gjitha elementet relevante të rastit konkret në kohën kur ka ndodhur ngjarja e cila e ka shkaktuar dëmin, gjenden në shtet tjetër, i cili nuk është vendi e drejta e të cilit është zgjedhur si kompetente, zgjedhja e palëve nuk do të ndikojë në aplikimin e dispozitave nga e drejta e atij shteti tjetër aplikimi i të cilave nuk mundet të përjashtohet me marrëveshje. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: This article says the applicable law for non-contractual liability covers liability, exemptions, damages, court measures, transfer of claims, who may claim compensation, third-party liability, and limitation/prescription rules.
Neni 101 Lëmia e aplikimit e të drejtës kompetente 1. E drejta kompetente për përgjegjësitë jokontraktore posaçërisht aplikohet në: 1.1. bazën dhe lartësinë e përgjegjësisë, përfshirë edhe caktimin e personave që mund të jenë përgjegjës për veprimet e ndërmarra; 1.2. bazat e lirimit nga përgjegjësia, si dhe kufizimin dhe ndarjen e përgjegjësisë; 1.3. ekzistimi i dëmit, natyra dhe caktimi i lartësisë së kompensimit të dëmit; 1.4. masat të cilat gjykata mund t’i caktojë për shkak të pengimit ose pushimit të cenimit ose shkaktimit të dëmit, ose për shkak të sigurimit të kompensimit të pagesës së dëmit, në kuadër të autorizimeve që gjykata i ka sipas të drejtës procedurale të shtetit të vet; 1.5. transmetueshmërisë së kërkesës për kompensim të dëmit, përfshirë edhe transmetimin me trashëgim; 1.6. personat të cilët kanë të drejtë në kompensim të dëmit që personalisht e kanë pësuar; 1.7. përgjegjësinë e veprimeve të personit tjetër; 1.8. mënyrën se si detyrimi mund të pushojë dhe rregullat për humbjen e të drejtave dhe për parashkrimin, përfshirë edhe rregullat që kanë të bëjnë me fillimin e skadimit të afatit për parashtrimin e padisë ose ndërmarrjen e veprimeve konkrete nën kanosjen e humbjes së asaj të drejte dhe të fillimit, ndërprerjes dhe pezullimit të parashkrimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 50 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: When assessing a person’s conduct for liability, the relevant safety and conduct rules are those that were in force at the place and time of the event.
Neni 102 Dispozitat për sigurinë dhe sjelljen Gjatë vlerësimit të sjelljes të personit nga i cili kërkohet përgjegjësi, do të kihet kujdes në atë masë e cila është adekuate për rregullat e sigurisë, dhe për rregullat e sjelljes që kanë qenë në fuqi në vendin dhe kohën e ngjarjes nga e cila shkaktohet përgjegjësia. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: A person who suffered damage may bring a direct compensation claim against the liable person’s insurer, if the applicable law allows it.
Neni 103 Padia direkte kundër siguruesit të personit përgjegjës Personi i cili ka pësuar dëm mund të parashtroj kërkesë për kompensim të dëmit drejtpërdrejtë kundër siguruesit të personit i cili është përgjegjës për kompensimin e atij dëmi, nëse atë e parasheh e drejta e cila është kompetente për atë përgjegjësi jokontraktore ose për kontratën për sigurim. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: This article says the subchapter must be interpreted and applied in line with Regulation (EC) 864/2007 (Rome II).
Neni 104 Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave të këtij nënkapitulli 1. Dispozitat e këtij nënkapitulli do të interpretohen dhe aplikohen konform me Rregulloren (EC) 864/2007 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 17 Korrik 2007 për të drejtën kompetente te përgjegjësia jokontraktore (Romë II). 2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohet në dispozitat nga nenet 95 dhe 96 të këtij ligji. NËNKAPITULLI XVI DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DETYRIME KONTRAKTORE DHE JOKONTRAKTORE - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë për subrogimin ligjor thotë se, kur kreditori ka kërkesë ndaj debitorit dhe një person i tretë është i detyruar ta përmbushë atë ose e ka përmbushur, ligji përcakton nëse dhe sa mund t’i ushtrojë ai ndaj debitorit të drejtat e kreditorit.
Neni 105 Subrogimi ligjor Nëse kreditori ka kërkesa ndaj debitorit, dhe personi i tretë ka detyrim ta plotësoj kërkesën, ose e ka plotësuar kërkesën që del nga ai detyrim, e drejta e cila është kompetente për detyrimin e personit të tretë që ta plotësoj kërkesën e kreditorit, do të caktoj se a është dhe në cilën masë është personi i tretë i autorizuar që t’i realizojë ndaj debitorit të drejtat që kreditori i ka pasur ndaj debitorit sipas të drejtës kompetente për marrëdhënien e tyre. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: When a debt is owed by multiple responsible persons and one debtor pays all or part of it, that debtor can seek recourse against the other debtors. The other debtors may also rely on defenses against the creditor to the extent allowed by the law governing their obligations.
Neni 106 Përgjegjësia e më shumë personave 1. Nëse kreditori ka kërkesë ndaj më shumë personave që janë përgjegjës për të njëjtën kërkesë, dhe njëri nga debitorët tashmë në tërësi ose pjesërisht e ka plotësuar borxhin, e drejta kompetente për borxhin e debitorit drejt kreditorit është gjithashtu kompetente për të drejtën e debitorit për të kërkuar regres ndaj debitorëve të tjerë. 2. Debitorët tjerë mund të mbështeten në mbrojtjet që kanë pasur kundër kreditorit në atë masë që është e lejuar sipas të drejtës kompetente për detyrimet e tyre ndaj kreditorit. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: This article says the applicable law governs contractual and non-contractual matters when it contains rules on legal presumptions or the burden of proof, and that a contract or act intended to have legal effect may be proved by any proof method recognized by Kosovo law or the law referred to in Article 83, if the contract or act is formally valid under that law and the evidence can be produced before Kosovo courts.
Neni 107 Barra e provës 1. E drejta e cila është kompetente për marrëdhëniet kontraktore dhe jokontraktore aplikohet, për marrëdhëniet kontraktore dhe jokontraktore, nëse i përmban rregullat të cilat ngrisin supozimet ligjore ose e rregullon barrën e provës. 2. Një kontratë ose veprim i cili synon të ketë efekt juridik mund të dëshmohet me cilëndo mënyrë të dëshmimit që njihet nga e drejta e Republikës së Kosovës ose sipas cilësdo të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 51 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE drejtë në të cilën dërgon neni 83 i këtij ligji, sipas të cilës ajo kontratë ose ai veprim është i plotfuqishëm për nga forma, me kusht që ajo dëshmi të mund të administrohet nga gjykatat e Republikës së Kosovës NËNKAPITULLI XVII FORMA E PUNËVE JURIDIKE DHE E EFEKTEVE JURIDIKE, PËRFAQËSIMI DHE PARASHKRIMI - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: Nëse ky ligj nuk thotë ndryshe, një punë juridike ose veprim juridik konsiderohet i vlefshëm për nga forma nëse është i vlefshëm sipas ligjit të vendit ku lidhet/ndërmerret ose sipas ligjit që është kompetent për përmbajtjen e tij.
Neni 108 Forma e punëve juridike dhe e efekteve juridike Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe konsiderohet se puna juridike apo veprimi juridik për nga forma janë të plotfuqishëm, nëse janë të plotfuqishëm qoftë sipas të drejtës së vendit ku lidhet puna juridike, përkatësisht ku ndërmerret veprimi juridik, qoftë sipas të drejtës e cila është kompetente për përmbajtjen e punës juridike, përkatësisht veprimit juridik. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: This article says which law applies to questions about a representative’s authority and the effects of using or exceeding that authority.
Neni 109 Përfaqësimi me kontratë 1. Për ekzistimin dhe vëllimin e autorizimeve të përfaqësuesit, si dhe efektet e krijuara nga shfrytëzimi apo tejkalimi i atyre autorizimeve, kompetente është e drejta që e kanë zgjedhur autorizuesi dhe pala e tretë, nëse përfaqësuesi ka qenë në dijeni apo nuk mund të mos ketë qenë në dijeni për një zgjedhje të tillë. 2. Nëse e drejta kompetente nuk është zgjedhur, e drejta kompetente për marrëdhëniet nga paragrafi 1 i këtij neni është e drejta e shtetit në të cilin përfaqësuesi e ka vendqëndrimin e zakonshëm gjatë kohës kur ai ndërmerr veprimet në zbatimin e autorizimeve të tij. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, nëse personi i tretë nuk e ka ditur as nuk ka qenë i detyruar ta dijë se ku ndodhet vendqëndrimi i zakonshëm i përfaqësuesit, ose nëse kontrata për përfaqësim është lidhur me përfaqësues i cili nuk kryen veprime të përfaqësimit brenda profesionit të tij, ose nëse përfaqësuesi i kryen detyrimet e përfaqësimit në bursë ose ankand publik, për çështjet nga paragrafi 1 i këtij neni, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin veprimet a autorizimit janë kryer. 4. E drejta kompetente e caktuar sipas paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni aplikohet edhe në marrëdhëniet midis përfaqësuesit dhe personit të tretë që krijohen nga fakti se përfaqësuesi ka vepruar sipas autorizimeve të veta, i ka tejkaluar autorizimet, ose ka vepruar pa autorizim. 5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni nëse objekti i përfaqësimit është e drejta mbi sendin e paluajtshëm, për punët nga paragrafi 1 i këtij neni, kompetente është e drejta e shtetit ku gjendet paluajtshmëria. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: This article says that, for prescription, the competent law is the law that governs the content of the legal act or legal action.
Neni 110 Parashkrimi Për parashkrim kompetente është e drejta e cila është kompetente për përmbajtjen e punës juridike, përkatësisht veprimit juridik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 52 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE PJESA E TRETË KOMPETENCA NDËRKOMBËTARE DHE PROCEDURA KAPITULLI III NËNKAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: The court of the Republic of Kosovo has competence in contentious proceedings when the defendant is a natural person domiciled or habitually resident in Kosovo, or a legal person with its seat in Kosovo.
Neni 111 Kompetenca e përgjithshme në procedurën kontestimore 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente nëse i padituri është: 1.1. person fizik i cili ka vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; 1.2. person juridik me seli në Republikën e Kosovës. 2. Paragrafi 1 nga ky nen nuk aplikohet për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës te marrëdhëniet trashëgimore. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Courts of the Republic of Kosovo have competence over co-defendants in a dispute when there are multiple defendants joined as material co-defendants.
Neni 112 Kompetenca mbi bashkëndërgjygjësit Nëse në kontest janë përfshirë më shumë të paditur në cilësinë e bashkëndërgjyqësve material, gjykatat e Republikës së Kosovës janë kompetente për bashkëndërgjyqësit edhe kur ato mund të ushtrojnë kompetencë të përgjithshme mbi njërin nga bashkëndërgjyqësit, në përputhje me këtë ligj. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: The Kosovo court may also decide other related claims when it is already competent for one of several claims.
Neni 113 Kompetenca për kërkesat e ndërlidhura ndërmjet veti 1. Nëse gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente të vendosë për njërën nga më shumë kërkesa, ajo është gjithashtu kompetente të vendosë edhe për kërkesat tjera nëse ato ndërlidhen me kërkesën për të cilën gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente. 2. Kërkesat konsiderohet se janë të ndërlidhura nëse ekzistojnë lidhje që janë aq të përafërta sa të jetë e arsyeshme që për to të vendoset bashkarisht, me qëllim që të shmanget mundësia e sjelljes së vendimeve kundërthënëse në procedura të ndara. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo may hear a counterclaim if it is related to the main claim.
Neni 114 Kompetenca për kundërpadi Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për kundërpadi, nëse kërkesa nga kundërpadia ndërlidhet me kërkesën nga padia themelore. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: Gjykata e Kosovës është kompetente për një çështje kur ka pasuri të të paditurit në Kosovë dhe plotësohen kushtet e tjera të përmendura.
Neni 115 Kompetenca ndërkombëtare në bazë të pasurisë së të paditurit 1. Nëse në territorin e Republikës së Kosovës ka ndonjë pasuri të të paditurit, gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente kur paditësi ka vendbanim, përkatësisht seli në Republikën e Kosovës, dhe nëse: 1.1. vlera e pasurisë nuk është joproporcionale me kërkesën; 1.2. kontesti ka lidhje të mjaftueshme me Republikën e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 53 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: This article says the courts of the Republic of Kosovo are competent in non-contentious proceedings when the person named in the request is a natural person living or habitually resident in Kosovo, or a legal person with its seat in Kosovo.
Neni 116 Kompetenca e përgjithshme në procedurën jokontestimore 1. Kur për marrëdhënie juridike vendoset në procedurë jokontestimore, gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente nëse personi kundër të cilit është parashtruar kërkesa është: 1.1. person fizik i cili ka vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; 1.2. person juridik me seli në Republikën e Kosovës. 2. Nëse në procedurën jokontestimore merr pjesë vetëm një person, kompetente është gjykata e Republikës së Kosovës nëse ai person i plotëson kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Dispozitat nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk aplikohen në çështjet e trashëgimisë. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo may order temporary and security measures over persons or property located in Kosovo when the lawsuit is filed, even if it is not competent to decide the main case.
Neni 117 Kompetenca për masat e përkohshme dhe të sigurisë Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për caktimin e masave të përkohshme dhe atyre të sigurisë ndaj personave ose pronës të cilët në momentin e parashtrimit të padisë ndodhen në Republikës e Kosovës edhe në rastet kur sipas dispozitave të këtij ligji, gjykata nuk është kompetente të vendosë për çështjen kryesore. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: Court competence in international-element cases must be determined ex officio based on the facts and circumstances existing when proceedings begin, and it remains in place even if those circumstances later change.
Neni 118 Konstatimi i kompetencës 1. Kompetenca e gjykatës, ose e organit tjetër të Republikës së Kosovës në marrëdhënie me element ndërkombëtar konstatohet sipas detyrës zyrtare në bazë të fakteve dhe rrethanave të cilat ekzistojnë në momentin e inicimit të procedurës. 2. Kompetenca e gjykatës, ose e organit tjetër të Republikës së Kosovës vazhdon të ekzistojë edhe nëse gjatë procedurës ndryshohen rrethanat në bazë të cilave ajo kompetencë është konstatuar - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Në raste të jashtëzakonshme, gjykata ose organi tjetër i Republikës së Kosovës mund të vendosë për një rast kur ligji nuk parashikon kompetencë tjetër dhe kur nuk mund të nisë procedura në një shtet tjetër ose do të ishte e paarsyeshme ta kërkohet kjo.
Neni 119 Kompetenca e jashtëzakonshme Në raste të jashtëzakonshme, nëse ky ligj nuk parasheh kompetencë të gjykatës ose organit tjetër të Republikës së Kosovës, gjykata ose organi tjetër i Republikës së Kosovës mund të vendosë për një rast nëse procedura nuk mund të fillohet në një shtet tjetër apo do të ishte e paarsyeshme të kërkohet fillimi në një shtet tjetër, nëse marrëdhënia ka lidhje të mjaftueshme me Republikën e Kosovës. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Kosovo courts have exclusive international competence when this law or another law expressly gives them that competence.
Neni 120 Kompetenca ekzkluzive ndërkombëtare Gjykatat e Republikës së Kosovës kanë kompetencë ekskluzive kur ajo caktohet në mënyrë shprehimore me këtë ligj ose një ligj tjetër. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: Courts in Kosovo must suspend proceedings, on a party’s request, when the same dispute is already pending before a foreign court and the listed conditions are met.
Neni 121 Litispendenca ndërkombëtare 1. Gjykata e Republikës së Kosovës, me kërkesën e palës, do ta ndërprejë procedurën nëse është në zhvillim e sipër procedura para gjykatës së huaj për çështjen e njëjtë juridike dhe midis palëve të njëjta, dhe nëse: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 54 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 1.1. procedura para gjykatës së huaj ka filluar më parë; 1.2. kontesti për të cilin zhvillohet gjykimi nuk është në kompetencë ekskluzive të gjykatës së Republikës së Kosovës; dhe 1.3. mund të pritet se gjykata e huaj do të nxjerrë vendim, në kohë të arsyeshme, i cili do mund të njihet në Republikën e Kosovës. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: Vetëm gjykata ose personat me autorizime publike sipas ligjit mund të lejojnë dhe të zbatojnë ekzekutimin kur ekzekutimi bëhet në territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 122 Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare për lejimin dhe realizimin e ekzekutimit Gjykata ose personat të cilët kanë autorizime publike në pajtim me ligjin janë ekskluzivisht kompetentë për lejimin dhe zbatimin e ekzekutimit, nëse i njëjti ekzekutohet në territorin e Republikës së Kosovës. NËNKAPITULLI II MARRËVESHJA PËR KOMPETENCË - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: Palët mund të agree on the Kosovo court’s jurisdiction for an international dispute, if Kosovo law allows them to dispose of their rights.
Neni 123 Marrëveshja për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës 1. Për çështje me element ndërkombëtar për të cilat sipas të drejtës së Republikës së Kosovës palëve u lejohet të disponojnë me të drejtat e veta, palët mund të merren vesh për kompetencën e gjykatës të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e kontestit që ka lindur ose mund të lindë nga marrëdhënia konkrete juridike. 2. Kompetenca e Gjykatës së Republikës së Kosovës nga paragrafi 1 i këtij neni është ekskluzive, përveç nëse palët nuk janë marrë vesh ndryshe. 3. Për plotfuqishmërinë materiale të marrëveshjes për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Parties may agree that a foreign court will have jurisdiction over a dispute tied to an international legal relationship, and that jurisdiction is exclusive unless they agree otherwise.
Neni 124 Marrëveshja për kompetencë të gjykatës të shtetit të huaj 1. Për marrëdhënie me element ndërkombëtar për të cilat, sipas të drejtës së Republikës së Kosovës, palëve u lejohet që të disponojnë lirshëm me të drejtat e tyre, palët mund të merren vesh për kompetencën e gjykatës, ose gjykatave të shtetit të huaj për zgjedhjen e kontestit që ka lindur ose mund të lindë nga marrëdhënia konkrete juridike. 2. Kompetenca e gjykatës së huaj sipas paragrafit 1 të këtij neni është ekskluzive, përveç nëse palët janë marrë vesh ndryshe. 3. Nëse para Gjykatës së Republikës së Kosovës është parashtruar padia për çështje për çka me marrëveshje është caktuar kompetenca e Gjykatës së huaj, Gjykata e Republikës së Kosovës, sipas kundërshtimit të njërës nga palët do të shpallet jokompetente dhe do ta refuzojë padinë, përveç nëse konstaton se marrëveshja për kompetencë është e pavlefshme. 4. Kundërshtimi nga paragrafi 3 i këtij neni mund të parashtrohet më së voni deri në momentin kur pala deklarohet për meritat e rastit në shqyrtimin kryesor. 5. Për plotfuqishmërinë materiale dhe formale të marrëveshjes për kompetencë të gjykatës së huaj, kompetente është e drejta e shtetit të gjykatës së zgjedhur, ndërsa për lejueshmërinë e marrëveshjes kompetente është e drejta Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 55 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: A court-jurisdiction agreement is valid if it is in writing, electronically preserved, or matches the parties’ established communication practice or relevant international trade custom.
Neni 125 Forma e marrëveshjes për kompetencën e gjykatës 1. Marrëveshja për zgjedhjen e gjykatës kompetente lidhet: 1.1. në formë të shkruar ose e vërtetuar me shkrim; 1.2. në formë e cila është në pajtim me praktikën të cilën palët kontraktore në mes veti e kanë praktikuar gjatë komunikimit; ose 1.3. në tregtinë dhe qarkullimin ndërkombëtar, në formë që është në pajtim me zakonin me të cilin palët janë të njohura apo do duhej të ishin të njohura dhe i cili në atë lëmi të tregtisë, përkatësisht të qarkullimit është përgjithësisht i njohur, dhe rregullisht e shfrytëzojnë palët kontraktore te kontratat të llojit të tillë. 2. Çfarëdo forme e komunikimit elektronik që siguron ruajtje të përhershme të marrëveshjes, konsiderohet të jetë e barasvlershme me ‘shkrim’. 3. Marrëveshja për zgjedhjen e gjykatës kompetente e cila është pjesë e kontratës konkrete konsiderohet si e pavarur në raport me dispozitat tjera të kontratës. 4. Plotfuqishmëria e marrëveshjes për zgjedhjen e gjykatës kompetente nuk mund të kontestohet, vetëm mbi bazën e pa plotfuqishmërisë së kontratës. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: If jurisdiction depends on the defendant’s consent, consent is deemed given when the defendant takes certain steps without challenging jurisdiction. In specified insurance, consumer, and employment disputes, the court must inform the defendant of the right to contest jurisdiction and of the consequences of not appearing or appearing at the main hearing.
Neni 126 Pëlqimi i heshtur i të paditurit për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës 1. Kur kompetenca e gjykatës së Republikës së Kosovës varet nga pëlqimi i të paditurit për kompetencën e saj, konsiderohet se i padituri ka dhënë pëlqim e tij nëse: 1.1. ka parashtruar përgjigje në padi, ose kundërshtim kundër urdhërpagesës dhe nuk e ka kontestuar kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës; ose 1.2. është lëshuar në seancë për çështjen kryesore, dhe nuk e ka kontestuar kompetencën e gjykatës në seancën përgatitore, nëse seanca e përgatitore nuk është mbajtur, në seancën e parë për shqyrtimin kryesor; ose 1.3. ka parashtruar kundërpadi. 2. Pavarësisht nga dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni, në kontestet nga marrëdhëniet e sigurimit, kontratat me konsumatorë, kontratat për punësim, ku paditet poseduesi i policës, i siguruari, shfrytëzuesi i sigurimit, i dëmtuari, konsumatori ose punëtori, para se të shpallet kompetente, gjykata duhet të informojë të paditurin për të drejtën e tij që mund ta kontestojë kompetencën e gjykatës, si dhe për pasojat e lëshimit ose moslëshimit në seancë për çështjen kryesore. NËNKAPITULLI III DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR STATUSIN E PERSONAVE - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: The court or another competent body in Kosovo may handle guardianship matters for Kosovo citizens or habitual residents, and may take temporary protective measures for a foreign citizen present in Kosovo or owning property there.
Neni 127 Kujdestaria 1. Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës është kompetente edhe për çështjet e kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës apo personat të cilët e kanë vendqëndrimin e zakonshëm në Republikën e Kosovës. 2. Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës ka kompetencë që të ndërmarrë masa të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 56 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE përkohshme të nevojshme për mbrojtjen e një shtetasi të huaj i cili gjendet ose ka pasuri në Republikën e Kosovës, apo të drejtave dhe interesave tij. - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: The court or another organ of Kosovo has power to assign, change, or protect a citizen’s personal name.
Neni 128 Emri personal Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës është kompetent për caktimin, ndryshimin ose mbrojtjen e emrit personal të shtetasit të Republikës së Kosovës. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë të shpallë të vdekur shtetasin e zhdukur të Republikës së Kosovës.
Neni 129 Shpallja e personit të zhdukur për të vdekur Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shpalljen e shtetasit të zhdukur të Republikës së Kosovës për të vdekur. - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has exclusive competence over certain disputes about the formation, cessation, dissolution, and status changes of legal persons, when they have their seat in Kosovo.
Neni 130 Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare te kontestet për themelimin, pushimin dhe ndryshime statusore të personave juridik Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive te kontestet për plotfuqishmërinë e themelimit, pushimin dhe shpërbërjen e shoqërive tregtare apo personave të tjerë juridik apo organizatave të personave fizikë apo personave juridik, apo plotëfuqishmërinë e vendimeve të organeve të tyre, nëse shoqëria tregtare, personi tjetër juridik ose organizata e ka selinë në Republikën e Kosovës. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has exclusive competence for disputes about the validity of registration in public registers kept in Kosovo.
Neni 131 Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare mbi plotfuqishmërinë e regjistrimit në regjistrat publik Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive për kontestet lidhur me plotfuqishmërinë e regjistrimit në regjistrat publik të cilat mbahen në Republikën e Kosovës. NËNKAPITULLI IV DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI NË MARRËDHËNIET FAMILJARE - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has jurisdiction over disputes about whether a marriage exists, marriage annulment, divorce, and related marital property disputes when the listed residence or citizenship conditions are met.
Neni 132 Martesa dhe kontestet e ndërlidhura me të 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet për konstatimin e ekzistimit ose mos ekzistimit të martesës, anulimit të martesës ose të shkurorëzimit, edhe në rastet kur: 1.1. njëri bashkëshort është shtetas i Republikës së Kosovës në momentin e inicimit të procedurës, ose ka qenë shtetas i Republikës së Kosovës në momentin e lidhjes së martesës; ose 1.2. bashkëshortët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës; ose 1.3. njëri bashkëshort është person pa shtetësi dhe ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës; ose 1.4. vendqëndrimin e zakonshëm të fundit bashkëshortët e kanë pasur në Republikën e Kosovës, kurse njëri nga ata ende ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës; ose 1.5. paditësi ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në kohëzgjatje së paku një (1) vit para inicimit të procedurës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 57 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni vlejnë edhe për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës, për kontestet nga marrrëdhëniet pasurore martesore. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo is competent to hear cases about establishing or denying paternity or maternity when the child, mother, father, or alleged parent is a Kosovo citizen or usually lives in Kosovo.
Neni 133 Konstatimi i atësisë dhe amësisë 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është gjithashtu kompetente për kontestet për konstatimin ose mohimin e atësisë ose amësisë, nëse fëmija, nëna, babai apo personi i cili pretendon të jetë babai ose nëna i fëmijës: 1.1. është shtetas i Republikës së Kosovës; ose 1.2. ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: For disputes about the care, upbringing, and education of children under parental care, the court or another organ of the Republic of Kosovo is competent if one of the listed child-related conditions is met.
Neni 134 Kontestet mbi përkujdesjen prindërore 1. Te kontestet për përkujdesjen, rritjen dhe edukimin e fëmijëve të cilët janë nën përkujdesje prindërore, kompetente është gjykata ose organ tjetër i Republikës së Kosovës nëse: 1.1. fëmija është shtetas i Republikës së Kosovës; ose 1.2. fëmija ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; ose 1.3. fëmija, vendqëndrimi i zakonshëm i të cilit nuk mund të konstatohet, ose është refugjat, ose person ndërkombëtarisht i shpërngulur për shkak të ngjarjeve në shtetin e vendqëndrimit të tij të zakonshëm, ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente të japë leje për martesën e një personi të mitur kur kërkuesi, ose njëri nga kërkuesit, është shtetas i Republikës së Kosovës.
Neni 135 Kompetenca ndërkombëtare për dhënien e lejes për lidhjen e martesës së personit të mitur Për dhënien e lejes për lidhjen e martesës personit të mitur, kompetente është gjykata e Republikës së Kosovës nëse parashtruesi i kërkesës është shtetas i Republikës së Kosovës, përkatësisht nëse njëri nga parashtruesit e kërkesës është shtetas i Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh se ku e kanë vendbanimin apo vendqëndrimin personat që dëshirojnë të lidhin martesë. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: In alimony disputes, the Court of the Republic of Kosovo is competent even in certain additional cases.
Neni 136 Ushqimi 1. Te kontestet e ushqimit, Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe kur: 1.1. kërkuesi i ushqimit ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; ose 1.2. për ushqimin vendoset në kontestin martesor, kontestin për konstatimin e atësisë ose amësisë ose në kontestin për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve i cili zhvillohet para gjykatës së Republikës së Kosovës. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: The Kosovo court may decide adoption and termination of adoption in certain nationality or habitual-residence cases, and competence is exclusive when the adoptee is both a Kosovo citizen and habitually resident in Kosovo at the start of the adoption procedure.
Neni 137 Adoptimi 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente të vendos për adoptimin dhe pushimin e adoptimit nëse njëri nga adoptuesit ose i adoptuari është shtetas i Republikës së Kosovës, ose ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës, në momentin e inicimit të procedurës për adoptim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 58 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2. Nëse i adoptuari është shtetas i Republikës së Kosovës dhe ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës për adoptim, kompetenca e organit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet nga paragrafi 1 i këtij neni është ekskluzive. NËNKAPITULLI V DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI NË ÇËSHTJET E TRASHËGIMISË - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo is competent to review the entire inheritance estate if the deceased had a domicile or habitual residence in Kosovo at the time of death.
Neni 138 Dispozitat e përgjithshme Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shqyrtimin e tërë masës trashëgimore, nëse trashëgimlënësi ka pasur vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në momentin e vdekjes. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Gjykata e Republikës së Kosovës mund të shqyrtojë trashëgiminë në disa raste të lidhura me pasurinë në Kosovë dhe me kushte të caktuara për trashëgimlënësin.
Neni 139 Kompetenca sipas vendit ku ndodhet trashëgimia 1.Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shqyrtimin e trashëgimisë edhe në rastet kur trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës, nëse një pjesë ose e tërë masa trashëgimore ndodhet në Republikën e Kosovës, dhe nëse: 1.1. e drejta e Republikës së Kosovës është zgjedhur si e drejtë kompetente për shqyrtimin e trashëgimisë nga ana e trashëgimlënësit në pajtim me nenin 54 të këtij ligji; ose 1.2. trashëgimlënësi në momentin e vdekjes ka qenë shtetas i Republikës së Kosovës; ose 1.3. aplikimi i këtij neni bëhet vetëm ndaj asaj trashëgimie. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: This article says that the rules in Articles 138 and 139 also apply to jurisdiction over inheritance-related legal relations and disputes about disposing of property during life.
Neni 140 Kompetenca për kontestet në marrëdhëniet trashëgimore dhe kontestet trashëgimore lidhur me disponimin e pronës gjatë jetës Dispozitat nga nenet 138 dhe 139 të këtij ligji gjithashtu zbatohen për kompetencën mbi marrëdhëniet juridiko-trashëgimore dhe kontesteve juridiko–trashëgimore lidhur me disponimin e pasurisë gjatë jetës. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: The Kosovo court is competent to hear an inheritance case even if the inheritance is not in Kosovo, when the deceased chose Kosovo law as the applicable law for the inheritance.
Neni 141 Zgjedhja e kompetencës Gjykata e Republikës së Kosovës do të jetë kompetente edhe për shqyrtimin e trashëgimisë e cila nuk gjendet në Republikën e Kosovës, nëse trashëgimlënësi në disponimin e tij në rast të vdekjes e ka zgjedhur të drejtën e Republikës së Kosovës si të drejtë kompetente për trashëgiminë e tij në testament apo formë tjetër të disponimit me të drejtat e tij të trashëgimisë. NËNKAPITULLI VI DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR TË DREJTAT SENDORE - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: The Kosovo court has exclusive competence for real property disputes, including lease disputes for immovable property in Kosovo, except for certain short-term private leases.
Neni 142 Të drejtat sendore në sende të paluajtshme 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente te kontestet juridike-sendore për paluajtshmëri, përfshirë edhe kontestet e krijuara nga marrja me qira e paluajtshmërive nëse paluajtshmëria gjendet në Republikën e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 59 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata e Republikës së Kosovës nuk është ekskluzivisht kompetente për kontestet objekt i së cilave janë marrja me qira në afat të shkurtër të paluajtshmërisë që gjendet në Republikën e Kosovës, për shfrytëzim privat të përkohshëm në kohëzgjatje jo më tepër se gjashtë (6) muaj të njëpasnjëshëm me kusht që qiramarrësi të jetë person fizik dhe pronari i paluajtshmërisë dhe qiramarrësi të kenë vendbanim në shtetin e njëjtë. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has jurisdiction over disputes about rights in movable property when the movable item is in Kosovo when proceedings begin.
Neni 143 Të drejtat sendore në sende të luajtshme Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet te të drejtat sendore në sende të luajtëshme nëse sendi i luajtshëm gjendet në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit te procedurës. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has jurisdiction over certain disputes involving aircraft or ships.
Neni 144 Kontestet lidhur me mjetet aerofluturuese ose anijet 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet për të drejtat sendore në mjetet fluturuese ose anije, dhe te kontestet për marrjen me qira të aeroplanit ose anijes nëse në territorin e Republikës së Kosovës mbahet regjistri në të cilin mjeti fluturues apo përkatësisht anija është e regjistruar. 2. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet për pengimin e posedimit të mjetit fluturues ose anijes nga paragrafi 1 i këtij neni nëse në territorin e Republikës së Kosovës mbahet regjistri në të cilin është i regjistruar mjeti fluturues, përkatësisht anija ose kur në territorin e Republikës së Kosovës ka ndodhur pengimi. NËNKAPITULLI VII DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR TË DREJTAT NGA PRONËSIA INTELEKTUALE - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: The Court of the Republic of Kosovo has exclusive competence over disputes about the filing and validity of patents, trademarks, designs, and similar registrable rights in the stated situations.
Neni 145 Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare për kontestet lidhur me paraqitjen dhe plotfuqishmërisë e të drejtave nga pronësia industriale 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente për kontestet lidhur me paraqitjen dhe plotfuqishmërinë e patentës, markës tregtare, dizajnit apo të drejtave të tjera të ngjashme të cilat kërkohet të regjistrohen, pavarësisht nëse është iniciuar çështja me padi ose si pjesë e mbrojtjes në procedurë, nëse në Republikën e Kosovës: 1.1. është kërkuar deponimi apo regjistrimi i saj; 1.2. është kryer deponimi apo regjistrimi i saj ; 1.3. në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare konsiderohet se është bërë deponim ose regjistrimi i asaj të drejte. NËNKAPITULLI VIII DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR DETYRIMET KONTRAKTORE DHE JOKONTRAKTORE - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: The court of the Republic of Kosovo has jurisdiction over contract disputes when the disputed obligation was performed or is to be performed in Kosovo, unless the parties agreed otherwise.
Neni 146 Detyrimet kontraktore 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për konteste nga marrëdhëniet kontraktore edhe nëse objekti i kontestit është detyrim që është përmbushur ose do të duhet të përmbushet në Republikën e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 60 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 2. Përvec nëse palët janë marrë vesh ndryshe, konsiderohet se vendi i përmbushjes së detyrimit nga paragrafi 1 i këtij neni është në Republikën e Kosovës nëse: 2.1. te kontrata për shitje të mallit, sipas kontratës, malli ka qenë dërguar ose do të duhej të dërgohet në Republikën e Kosovës; 2.2. te kontrata për dhënie të shërbimeve, sipas kontratës, shërbimi është dhënë ose duhej të jepej në Republikën e Kosovës. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: The court of the Republic of Kosovo has competence over certain consumer-contract disputes, including exclusive competence in some cases, subject to listed exceptions and scope limits.
Neni 147 Kontratat e konsumatorëve 1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për kontestet te të cilat konsumatori e padit ndërmarrësin, nëse konsumatori ka vendbanim në Republikën e Kosovës. 2. Për kontestet nga kontratat e konsumatorëve te të cilat ndërmarrësi është paditës, kurse konsumatori është i paditur, gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive nëse konsumatori ka vendbanim në Republikën e Kosovës. 3. Nga dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni mund të bëhet shmangia vetëm në bazë të marrëveshjes për kompetencë e cila: 3.1. është lidhur pas lindjes së kontestit; 3.2. i mundëson konsumatorit i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës të iniciojë procedurë para gjykatës së Republikës së Kosovës; ose 3.3. është lidhur midis konsumatorit dhe ndërmarrësit, ku në kohën e lidhjes së kontratës të dyja palët kanë pasur vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë dhe parasheh kompetencë të gjykatës të atij shteti, me kusht që marrëveshja mos të jetë në kundërshtim me të drejtën e atij shteti. 4. Dispozitat nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni aplikohen vetëm për kontestet nga: 4.1. kontrata për shitjen e mallit me pagesë në këste; ose 4.2. kontrata për hua e cila kthehet me këste ose në cilëndo formë tjetër të kredisë të lejuar për shkak të financimit të shitjes së mallrave; ose 4.3. çdo rast tjetër te i cili kontrata lidhet me personin i cili kryen veprimtari tregtare ose profesionale në Republikën e Kosovës ose i cili e orienton veprimtarinë e atillë kah Republika e Kosovës ose kah më tepër shtete në mesin e të cilave është dhe Republika e Kosovës, kurse kontrata përfshihet në ato suaza. 5. Dispozitat nga paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni nuk aplikohen në kontratat për transport, përveç te kontratat te të cilat për çmim unik jepet shërbim i kombinuar për udhëtim dhe vendosje. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: Kosovo courts are competent for certain disputes from individual employment contracts, and in some cases have exclusive competence.
Neni 148 Kontratat individuale për punësim 1. Për kontestet e iniciuara nga marrëdhënia e punës kundër punëdhënësit, të cilat krijohen nga kontrata individuale për punësim, gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente nëse: 1.1. punëtori zakonisht e kryen punën në Republikën e Kosovës ose e ka kryer në Republikën e Kosovës; ose 1.2. punëtori si zakonisht e kryen punën nga Republika e Kosovës ose e ka kryer nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 61 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE Republika e Kosovës dhe njësia afariste e punëdhënësit që ka angazhuar punëtorin gjendet ose gjendej në Republikën e Kosovës. 2. Për kontestet nga kontrata individuale për punësim te të cilat punëdhënësi është paditës kurse punëtori i paditur, gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente nëse punëtori ka vendbanim në Republikën e Kosovës. 3. Nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni mund të bëhet shmangie vetëm në bazë të marrëveshjes për kompetencë e cila: 3.1. është lidhur pas krijimit të kontestit; ose 3.2. i mundëson punëtorit i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, që të inicojë procedurë para gjykatës së Republikës së Kosovës. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë për kontestet e përgjegjësisë jokontraktore për dëmin kur ngjarja ose dëmi lidhet me Kosovën.
Neni 149 Detyrimet jokontraktore 1.Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet nga përgjegjësia jokontraktore për dëmin nëse: 1.1. ngjarja e cila ka çuar në shkaktimin e dëmit ose dëmi është shkaktuar në Republikën e Kosovës; 1.2. ngjarja e cila ka çuar në shkaktimin e dëmit ose dëmi pritet të ndodhë në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni zbatohet edhe te kontestet kundër kompanisë së sigurimit për kompensim të dëmit personave të tretë në bazë të dispozitave nga përgjegjësia direkte e siguruesit, si dhe te kontestet për kërkesat e regresit në bazë të kompensimit të dëmit kundër borxhlinjëve të regresit. - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë për kontestet që lindin nga puna e degës, përfaqësisë ose njësisë tjetër afariste të të paditurit në Kosovë, kur i padituri nuk ka seli në Kosovë.
Neni 150 Kompetenca në bazë të vendit të veprimtarisë së degës, përfaqësisë ose njësisë tjetër afariste Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet që krijohen nga puna e degës, përfaqësisë, ose njësisë tjetër afariste të të paditurit, e cila gjendet në Republikën e Kosovës, kur i padituri nuk ka seli në Republikën e Kosovës. KAPITULLI IV DISPOZITAT TJERA PËR PROCEDURËN ME ELEMENT TË HUAJ - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: In proceedings with an international element before a court or other organ of Kosovo, the law of the Republic of Kosovo applies.
Neni 151 E drejta kompetente për procedurën Në procedurën nga marrëdhëniet me element ndërkombëtar e cila zhvillohet para gjykatës ose organit tjetër të Republikës së Kosovës zbatohet e drejta e Republikës së Kosovës. - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: Rregullat se cila e drejtë përcakton aftësinë procedurale dhe aftësinë për të qenë palë, për personat fizikë dhe juridikë të huaj.
Neni 152 Aftësia për të qenë palë dhe aftësia procedurale 1. Për aftësinë e veprimit dhe aftësinë procedurale të personit fizik kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është. 2. Nëse shtetasi i huaj nuk ka aftësi procedurale sipas dispozitave nga paragrafi 1 i këtij neni, por ka aftësi procedurale sipas të drejtës së Republikës së Kosovës, vet mund të ndërmerr veprime në procedurë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 62 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3. Përfaqësuesi ligjor i shtetasit të huaj nga paragrafi 2 i këtij neni mund të ndërmerr veprime në procedurë derisa shtetasi i huaj nuk deklaron se vet do ta udhëheq procedurën. 4. Për aftësinë për të qenë palë personi i huaj juridik kompetente është e drejta e paraparë në nenin 23 të këtij ligji. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: A foreign or unregistered claimant, including a stateless person without residence in Kosovo, must provide security for the defendant’s costs when starting court proceedings in Kosovo.
Neni 153 Sigurimi i shpenzimeve procedurale (cautio iudicatum solvi) 1. Nëse personi pa shtetësi i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, shtetasi i huaj ose personi juridik i cili nuk është i regjistruar në regjistrin e Republikës së Kosovës e fillon procedurën para gjykatës së Republikës së Kosovës, është i detyruar që të paditurit, me kërkesën e tij t’ia sigurojë shpenzimet e procedurës. 2. I padituri është i detyruar që kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni ta parashtroj më së voni në seancën përgatitore, nëse seanca përgatitore nuk është mbajtur në seancën e parë për shqyrtimin kryesor para se të lëshohet në seancë për çështjen kryesore, përkatësisht pasi ka kuptuar se ka prezumime për kërkimin e sigurimit të shpenzimeve. 3. Sigurimi i shpenzimeve gjyqësore jepet në para, por gjykata mund të lejoj që sigurimi të jepet edhe në formë tjetër të përshtatshme. - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: The defendant has no entitlement to court-cost security in listed situations, and the court may seek clarification if there is doubt about the relevant foreign-security requirement.
Neni 154 Lirimi nga detyrimi i sigurimit të shpenzimeve gjyqësore 1. I padituri nuk ka të drejtë në sigurimin e shpenzimeve gjyqësore nëse: 1.1. në shtetin shtetas i të cilit është paditësi, shtetasit e Republikës së Kosovës nuk kanë detyrim që të japin sigurim; 1.2. paditësi e gëzon të drejtën e azilit apo ka statusin e refugjatit në Republikën e Kosovës; 1.3. kërkesëpadia i lidhet me kërkesën e paditësit nga marrëdhënia e tij e punës në Republikën e Kosovës; 1.4. janë në pyetje konteste martesore, ose konteste për konstatimin ose mohimin e atësisë ose amësisë, dhe nëse është në pyetje ushqimi ligjor, dhe 1.5. është në pyetje padia kambialore ose çekore, kundërpadia ose lëshimi i fletudhëtimit. 2. Në rast të dyshimit nëse shtetasit e Republikës së Kosovës, sipas paragrafit 1 të këtij neni janë apo jo të detyruar që të japin garancion në shtetin shtetas i të cilit është paditësi, gjykata mund të kërkojë sqarime nga organi kompetent për çështje të administrimit të drejtësisë. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: The court sets the guarantee amount and deadline for court costs, and the plaintiff must prove the guarantee was given on time.
Neni 155 Vendimi për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore 1. Gjykata në vendimin me të cilin miratohet kërkesa për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore do ta caktoj edhe shumën e garancionit dhe afatin në të cilin garancioni duhet të jepet, kurse paditësit do t’ia tërheq vërejtjen për pasojat që i parasheh ligji nëse nuk mund të dëshmohet se garancioni është dhënë në afatin e caktuar. 2. Nëse paditësi në afatin e caktuar nuk dëshmon se ka dhënë garancion për shpenzimet gjyqësore do të konsiderohet se padia është tërhequr. 3. I padituri i cili me kohë ka bërë kërkesë që paditësi t’ia sigurojë shpenzimet gjyqësore, nuk është GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 63 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE i detyruar që ta vazhdojë procedurën në çështjen kryesore derisa në mënyrë të plotfuqishme të vendoset për kërkesën e tij, e nëse kërkesa miratohet derisa paditësi ta deponojë garancionin. 4. Nëse gjykata e refuzon kërkesën për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore, mund të vendoset që procedura të vazhdojë edhe para se vendimi për refuzim të bëhet i plotfuqishëm. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: Foreign citizens are entitled to be exempt from paying court costs on the same terms as citizens of Kosovo.
Neni 156 Lirimi nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore Shtetasit e huaj kanë të drejtë të lirohen nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore nën kushte të njejta si edhe shtetasit e Republikës së Kosovës. PJESA E KATËRT NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË HUAJA GJYQËSORE KAPITULLI V KONCEPT - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: This article defines what counts as a foreign court judgment.
Neni 157 Vendimi i huaj gjyqësor 1. Vendim i huaj gjyqësor konsiderohet vendimi i gjykatës së shtetit të huaj. 2. Vendim i huaj gjyqësor sipas paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet edhe marrëveshja gjyqësore (ujdi gjyqësore). 3. Vendim i huaj gjyqësor konsiderohet edhe vendimi i organit tjetër i cili në shtetin ku është nxjerrë barazohet me vendimin gjyqësor, përkatësisht marrëveshje gjyqësore, nëse me të rregullohen marrëdhëniet e parapara në nenin 1 të këtij ligji. - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: A foreign court decision is treated as equivalent to a Kosovo court decision and has legal effect in Kosovo only if a Kosovo court recognizes it.
Neni 158 Njohja Vendimi i huaj gjyqësor është ekuivalent me vendimin e gjykatës së Republikës së Kosovës dhe krijon efekte juridike në Republikën e Kosovës vetëm nëse e njeh gjykata e Republikës së Kosovës. - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: The competent court of Kosovo uses the same conditions for recognizing and enforcing foreign judgments, except reciprocity, which applies only to enforcement.
Neni 159 Kushtet dhe parimet e ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore 1. Kushtet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore, nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës janë të njëjta, me përjashtim të parimit të reciprocitetit, i cili vlen si kusht, vetëm për ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore 2. Kushti i parimit të reciprocitetit sipas paragrafit 1 të këtij neni, përjashtohet në ato raste kur, njëra nga palët është shtetas i Republikës së Kosovës, apo ka vendbanim apo vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës. KAPITULLI VI KUSHTET PËR NJOHJE DHE EKZEKUTIM NËNKAPITULLI I KUSHTET QË ADRESOHEN NGA GJYKATA SIPAS DETYRËS ZYRTARE - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: A person asking for recognition of a foreign court judgment must attach the original or a certified copy, proof from the competent foreign court or other body that the judgment is final, and—if enforceability is also sought—proof that it is enforceable; a certified translation must also be filed when needed for the court’s official language.
Neni 160 Vërtetimi për plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmërinë 1. Parashtruesi i kërkesës për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor është i detyruar që propozimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 64 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor t’ia bashkangjis vendimin e huaj gjyqësor në origjinal, ose kopje e tij të vërtetuar, dhe të parashtroj vërtetim nga gjykata e huaj kompetente, përkatësisht organi tjetër, për plotëfuqishmërinë e vendimit sipas të drejtës së shtetit ku është nxjerrë. 2. Nëse me kërkesën për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor kërkohet të njihet edhe ekzekutueshmëria e tij, parashtruesi i kërkesës për njohjen e vendimit përveç vërtetimit nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të parashtrojë edhe vërtetim për ekzekutueshmërinë e vendimit sipas të drejtës në shtetet ku është nxjerrë. 3. Nëse origjinali i vendimit të huaj gjyqësor, ose përkthimi i vërtetuar nuk janë përpiluar në gjuhën e cila nuk është në përdorim zyrtar në gjykatën para së cilës zhvillohet procedura për njohjen e atij vendimi, pala e cila e kërkon njohjen e vendimit patjetër duhet ta parashtrojë edhe përkthimin e vërtetuar të vendimit të huaj gjyqësor në gjuhën e cila është në përdorim zyrtar në atë gjykatë. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: A foreign court judgment is not recognized for a matter where a court or other body of Kosovo has exclusive competence, unless the law allows the parties to start proceedings in a foreign court for that specific dispute.
Neni 161 Kompetenca ekskluzive e gjykatës së Republikës së Kosovës Vendimi i huaj gjyqësor nuk do të njihet nëse për çështjen konkrete ka kompetencë ekskluzive gjykata ose organi tjetër i Republikës së Kosovës, përveç nëse me këtë ligj palëve u lejohet që të iniciojnë procedurë para gjykatës së huaj për kontest konkret për të cilin gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive. - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: A foreign court decision is not recognized if that court based its jurisdiction on circumstances not provided for by Kosovo law as grounds for Kosovo court jurisdiction in the same type of foreign-element dispute.
Neni 162 Tejkalimi i kompetencës nga gjykata e huaj Vendimi i gjykatës së huaj nuk do të njihet nëse gjykata e huaj kompetencën e bazon në rrethana të cilat sipas këtij ose ligji tjetër të Republikës së Kosovës nuk janë të parapara për ekzistimin e kompetencës së gjykatës së Republikës së Kosovës për zgjidhje të marrëdhënies me element të huaj e të njëjtit lloj. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: A foreign court decision is not recognized if Kosovo has already issued a final decision on the same matter, or if another foreign court decision on the same matter and between the same parties has already been recognized in Kosovo.
Neni 163 Vendimi i plotfuqishëm për çështjen e njëjtë midis palëve të njëjta 1. Vendimi i huaj gjyqësor nuk do të njihet nëse për çështjen e njëjtë gjykata ose organ tjetër i Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim të plotfuqishëm ose nëse në Republikën e Kosovës është njohur ndonjë vendim tjetër i huaj gjyqësor që është nxjerrë për çështjen e njëjtë dhe midis palëve të njëjta. 2. Gjykata do ta ndërprej procedurën e njohjes së vendimit të huaj gjyqësor nëse para gjykatës së Republikës së Kosovës është në zhvillim e sipër procedura e filluar më herët për çështje të njëjtë dhe midis palëve të njëjta deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurës. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: A foreign court decision is not recognized or enforced if it does not arise from private-law relations with a foreign element.
Neni 164 Mosekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore Vendimi i gjykatës së huaj nuk do të njihet dhe ekzekutohet nëse nuk rrjedh nga marrëdhëniet juridike- private me element të huaj. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: A foreign court judgment is not recognized if recognizing it would clearly conflict with the public order of the Republic of Kosovo.
Neni 165 Cenimi i rendit publik Vendimi i huaj gjyqësor, nuk njihet, nëse efekti i njohjes së tij dukshëm është në kundërshtim me rendin publik të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 65 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE NËNKAPITULLI II KUSHTET TË CILAT GJYKATA I ADRESON PAS KUNDËRSHTIMIT TË PALËVE - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo must refuse recognition of a foreign judgment if a party proves certain defense-related defects in the foreign proceedings.
Neni 166 Mosrespektimi i të drejtës në mbrojtje 1. Gjykata e Republikës së Kosovës do ta refuzoj njohjen e vendimit të huaj gjyqësor, nëse njëra nga palët dëshmon se: 1.1. për shkak të parregullsive në procedurë, nuk ka mundur të mbrohet në procedurë; ose 1.2. ftesa, padia ose vendimi me të cilin fillohet procedura nuk i janë dorëzuar personalisht, përkatësisht nuk është bërë përpjekje për dorëzim personal, përveç nëse ai/ajo është lëshuar në shqyrtim për çështjen kryesore në procedurën e shkallës së parë; ose 1.3. nuk është lënë kohë e mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes nga momenti i dorëzimit të padisë deri në momentin e caktimit të seancës. KAPITULLI VII PROCEDURA PËR NJOHJEN E VENDIMEVE TË HUAJA - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: A request starts the procedure for recognising a foreign court decision. The court looks only at whether the conditions in articles 160 to 165 are met, and anyone with a legal interest may request recognition for personal-status matters.
Neni 167 Inicimi i procedurës 1. Procedura për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor iniciohet me propozim. 2. Gjykata të cilës i dorëzohet propozim për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor do të përqendrohet vetëm në konstatim se a janë plotësuar prezumimet nga nenet 160 deri në 165 të këtij ligji. 3. Njohjen e vendimit të huaj gjyqësor për çështje që u dedikohen statusit personal, mund të kërkoj secili që ka interes juridik. - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: For recognition of foreign court decisions, the individual judge of the basic court decides, and territorially any court with subject-matter competence is competent.
Neni 168 Gjykata kompetente 1. Për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore vendos gjykatësi individual i gjykatës themelore. 2. Për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore territorialisht është kompetente çdo gjykatë që ka kompetencë lëndore. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: Nëse nuk ka vendim të posaçëm për njohjen e një vendimi të huaj gjyqësor, gjykata mund ta trajtojë këtë si çështje paraprake në atë procedurë.
Neni 169 Njohja e vendimeve të huaja gjyqësore si çështje paraprake në procedurë Nëse për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor nuk është nxjerrë vendim i posaçëm, çdo gjykatë për njohjen e atij vendimi mund të vendosë në procedurë si për çështje paraprake, por me efekt vetëm për atë procedurë. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të japë vendim për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor kur nuk ka pengesa për njohje, t’ua dorëzojë vendimin palës kundërshtare dhe t’i udhëzojë për kundërshtim brenda 30 ditëve.
Neni 170 Zhvillimi i procedurës 1. Nëse gjykata të cilës i parashtrohet propozimi për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor konstaton se nuk ka pengesa për njohje, do të nxjerr vendim për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor. 2. Gjykata do t’ia dorëzoj vendimin për njohje palës kundërshtare, përkatësisht pjesëmarrësve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 66 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE tjerë në procedurë në të cilën vendimi i huaj gjyqësor është nxjerrë, dhe do t’i këshillojë se kundër vendimit për njohje mund të parashtrojnë kundërshtim në afat prej tridhjetë (30) ditë nga dita e pranimit. 3. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata nuk do t’ia dorëzojë palës kundërshtare vendimin për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor me të cilin është vendosur vetëm për shkurorëzimin e martesës, nëse personi i cili e kërkon njohjen është shtetas i Republikës së Kosovës, kurse pala kundërshtare nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës. - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: Pas kundërshtimit për njohjen e një vendimi të huaj gjyqësor, gjykata që ka nxjerrë vendimin për njohje vendos për kundërshtimin me tre gjyqtarë.
Neni 171 Procedura pas kundërshtimit kundër vendimit për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor Sipas kundërshtimit kundër vendimit për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor nga neni 170 i këtij ligji, vendos gjykata që e ka nxjerrë vendimin për njohje në përbërje prej tre (3) gjyqtarëve. Gjykata vendos sipas kundërshtimit pas mbajtjes së seancës. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: An appeal is allowed to the competent appellate court against the specified decisions.
Neni 172 Ankesa Kundër vendimit me të cilin gjykata e ka refuzuar propozimin për njohje dhe kundër vendimit për kundërshtim nga neni 171 i këtij ligji, është e lejuar ankesa në gjykatën kompetente të apelit në afat prej pesëmbdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: The court decides the procedural costs for recognition of a foreign judicial decision using the rules that would apply if the same case were decided by a Kosovo court or other Kosovo organ.
Neni 173 Shpenzimet e procedurës Për shpenzimet e procedurës për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor gjykata vendos sipas rregullave që do të aplikoheshin në rastin kur në çështjen e njëjtë do të vendoste gjykata ose organ tjetër i Republikës së Kosovës. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: If this chapter has no special rules, the rules of non-contentious procedure apply appropriately to proceedings for recognising foreign court decisions.
Neni 174 Aplikimi i rregullave të procedurës jo kontestimore Nëse në këtë kapitull nuk ka dispozita të posaçme, dispozitat nga procedura jokontestimore në mënyrë adekuate aplikohen te procedura për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: A foreign court judgment recognized by the Kosovo court under articles 167 to 173 is enforced under Kosovo enforcement laws.
Neni 175 Ekzekutimi i vendimit të gjykatës së huaj Vendimin e gjykatës së huaj të cilin gjykata e Republikës së Kosovës e ka njohur sipas procedurës së paraparë në nenet 167 deri 173 të këtij ligji, ekzekutohet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës që e rregullojnë ekzekutimin. PJESA E PESTË DISPOZITAT E POSAÇME - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: Kosovo citizens may marry abroad at an authorized consular or diplomatic mission if the host state does not object or the matter is covered by an international agreement.
Neni 176 Lidhja e martesës pranë përfaqësisë së autorizuar konsullore ose diplomatike të Republikës së Kosovës 1. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të lidhin martesë jashtë vendit pranë përfaqësisë konsullore të autorizuar, ose pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës e cila kryen shërbime konsullore juridike, nëse nuk e kundërshton shteti ku gjendet përfaqësia e Republikës së Kosovës ose nëse kjo çështje është e rregulluar me marrëveshje ndërkombëtare. 2. Ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për punë të jashtme GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 67 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE do t’i caktojë përfaqësitë e Republikës së Kosovës pranë të cilave mund të lidhen martesa jashtë vendit ndërmjet shtetasve të Republikës së Kosovës. - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: Kosovo’s consular or diplomatic missions may carry out guardianship matters for Kosovo citizens abroad, if the host state does not object or if an international agreement regulates it.
Neni 177 Kryerja e punëve të kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës që gjenden jashtë vendit Punët e kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës që gjenden jashtë vendit i kryen përfaqësia konsullore ose përfaqësia diplomatike e Republikës së Kosovës nëse atë nuk e kundërshton shteti në të cilin gjendet përfaqësia e Republikës së Kosovës, ose nëse kjo është e rregulluar me marrëveshjen ndërkombëtare. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: Kosovo citizens may have a will drafted abroad by a Kosovo consular or diplomatic representation.
Neni 178 Përpilimi i testamentit të shtetasit të Republikës së Kosovës jashtë vendit Shtetasit të Republikës së Kosovës mund t’i përpilohet një testament jashtë vendit, sipas dispozitave që vlejnë për përpilimin e testamentit gjyqësor, nga përfaqësia konsullore ose diplomatike e Republikës së Kosovës që kryen punë konsullore – juridike. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: Kosovo consular or diplomatic missions doing legal consular work may authenticate signatures, handwriting, and descriptions if this complies with international agreements and the host country’s rules.
Neni 179 Vërtetimi i nënshkrimeve, dorëshkrimeve dhe përshkrimeve nga përfaqësia konsullore ose diplomatike e Republikës së Kosovës 1. Përfaqësitë konsullore të Republikës së Kosovës ose përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës që kryejnë punë konsullore juridike mund ta bëjnë vërtetimin e nënshkrimeve, dorëshkrimeve dhe përshkrimeve në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe dispozitat e vendit të pranimit. 2. Ministri që udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për punë të jashtme e cakton mënyrën e kryerjes së punëve nga paragrafi 1 i këtij neni. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: The competent state administration body for justice issues certificates about provisions that are or were in force in Kosovo for use by a foreign state authority.
Neni 180 Lëshim i Çertifikatave për dispozitat në fuqi ose që kanë qenë në fuqi në Republikën e Kosovës 1. Çertifikatë për dispozitat që janë në fuqi ose që kanë qenë në fuqi në Republikën e Kosovës, për aplikimin e tyre nga organi i shtetit të huaj, lëshon organi i administratës shtetërore kompetent për punët e drejtësisë. 2. Në çertifikatën nga paragrafi 1 i këtij neni shënohet emri i aktit, data kur është nxjerrë, përkatësisht kur ka pushuar të aplikohet dhe teksti saktë i dispozitave relevante të atij akti PJESA E GJASHTË DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: This article limits when the law applies and sets transitional rules for ongoing court proceedings.
Neni 181 Aplikimi i ligjit 1. Dispozitat e këtij ligji për caktimin e të drejtës kompetente nuk do të aplikohen për marrëdhëniet e krijuara para se të hyjë në fuqi ky ligj. 2. Nëse para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji është nxjerrë aktgjykim i plotfuqishëm i shkallës së parë, ose aktvendim me të cilin procedura para gjykatës së shkallës së parë përfundon, procedura e mëtutjeshme do të vazhdohet sipas dispozitave të deri atëhershme në fuqi për kompetencën dhe procedurën për marrëdhëniet me element ndërkombëtar dhe dispozitave për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 68 LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE 3. Nëse pas ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji abrogohet vendimi i shkallës së parë nga paragrafi 2 i këtij neni, procedura e mëtutjeshme do të zhvillohet sipas dispozitave për kompetencën dhe procedurën në çështjet me element ndërkombëtar dhe sipas dispozitave për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore të këtij ligji. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the specified older law is repealed.
Neni 182 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet ligji për zgjidhjen e kolizionit të ligjeve me dispozitat e vendeve të tjera në marrëdhënie të caktuara. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 183 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr.08/L-028 4 gusht 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-292/2022, datë 22.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in