LIGJI NR. 08/L-029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
This text is the law’s title and opening preamble for the regulation of precious metal works in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-029
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the law’s title and opening preamble for the regulation of precious metal works in Kosovo. This provision says the law sets conditions and technical requirements for the composition, content, and purity of precious-metal works, and for their control, marking, and metrological supervision. This article says the law applies to the Kosovo Metrology Agency and to businesses that process, import, or buy and sell works made from precious metals, semi-finished goods, and processing materials. This article says the law does not apply to several listed categories of precious-metal works and related items. This article defines terms used in the law on precious-metal works, including the ministry, minister, agency, precious metals, alloy, work, purity, marking, and related technical terms.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the law’s title and opening preamble for the regulation of precious metal works in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA LIGJI NR. 08/L - 029 LIGJ PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets conditions and technical requirements for the composition, content, and purity of precious-metal works, and for their control, marking, and metrological supervision.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton kushtet e veprimtarisë dhe kër kesat teknike për përbërjen, përmbajtjen dhe pastërtinë e punimeve nga metalet e çmuara. 2. Ky ligj përcakton kushtet e kontrollimit dhe shënjimit të punimeve si dhe mbikëqyrjen metrologjike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Kosovo Metrology Agency and to businesses that process, import, or buy and sell works made from precious metals, semi-finished goods, and processing materials.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës dhe subjektet që merren me përpunimin, importin dhe shitblerjen e punimeve nga metalet e çmuara, gjysmëpunimeve dhe lëndëve përpunuese. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to several listed categories of precious-metal works and related items.
Neni 3 Përjashtimi 1. Ky ligj nuk zbatohet për: 1.1. punimet e vjetra që kanë vlerë të veçantë kulturore, historike ose artistike; 1.2. punimet që janë importuar përkohësisht si mostër e punimit, punimet për qëllim të promovimit të tregtisë dhe mostrat për ndërkrahasime laboratorike; 1.3. punimet e veshura plotësisht me smalt, gurë gjysmë të çmuar dhe të çmuar, perla ose veshje jometalike; 1.4 punimet apo gjysmë punimet e destinuar për eksport më qëllim të përpunimit të tyre, eksportuesi duhet të paraqet dëshmi se importuesi i huaj kërkon që punimet të mos shënjohen ose se punimet mund të kenë përbërje dhe përmbajtje tjetër nga s’parashihet më këtë ligj; 1.5. punimet si mbajtës të gurëve të çmuara (margaritarëve, perlave, kopsave), në cilat masa e metaleve të çmuara është nën një (1) gram; 1.6. pajisjet që janë krijuar për instrumente muzikore, qëllime mjekësore, dentare, veterinare shkencore dhe teknike; 1.7. shufrat dhe granulat e metaleve të çmuara të përdorura në shërbimin bankar, duke GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L - 029 PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA përfshirë pllakat e aksioneve; 1.8. monedhat antike jubilare, medalje spor tive, ushtarake që janë punuara nga me ta let e çmuara. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on precious-metal works, including the ministry, minister, agency, precious metals, alloy, work, purity, marking, and related technical terms.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Ministria — ministria përgjegjëse për industrinë dhe tregtinë; 1.2. Ministri — ministri apo ministrja përgjegjëse për fushën e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë; 1.3. Agjencia — Agjencia e Metrologjisë e Kosovës; 1.4. Metalet e çmuara — metalet e platinit (siç janë paladiumi, iridiumi, rodiumi, ruteniumi dhe osmiumi), ari dhe argjendi; 1.5. Aliazhi — përzierja homogjene e një metali të çmuar me një ose më shumë metale të tjera; 1.6. Punimi — çdo punim i bërë tërësisht ose pjesërisht nga metale të çmuara ose aliazhet; 1.7. Pastërtia — përmbajtja e metalit të çmuar në masën e përgjithshme të aliazhit, e shprehur në të mijtën pjesë të gramit; 1.8. Shkalla e pastërtisë — përmbajtja më e lartë e metalit të çmuar në masën e për- gjithshme të aliazhit, e shprehur në të mijtën pjesë të gramit; 1.9. Shenja e pastërtisë — shënjim numerik treshifror që paraqet shkallën e pastërtisë; 1.10. Shenja shtetërore — shënjim që verifikon se punimi ka pastërtinë e deklaruar dhe përmbush kërkesat e tjera të legjislacionit në fuqi; 1.11. Shënjimi — vendosja e shenjës shtetërore, shenjës së përpunuesit ose shenjës së pastërtisë; 1.12. Veshja — mbulimi i pjesshëm ose i tërësishëm i punimit me shtresë të metalit të çmuar; 1.13. Lidhësja — lidhje nga metalet e çmuara, që mund të përdoret vetëm si lidhje; 1.14. Gjysmëpunimi — lëndë e papërpunuar nga e cila nxirret punimi përfundimtar; 1.15. Lënda përpunuese — copat e papërpunuara të metaleve të çmuara, punimet e për dorura ose të thyera, granulat, shufrat, pllakat, fletat, telat, foliet e arit dhe lëndët e ngjashme, të destinuara për përpunim të mëtejmë; 1.16. Mbikëqyrja metrologjike — mbikëqyrja e një punimi, shërbimi, ecurie ose sistemi matës, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi ose mbështetur në një gjykim profesional; 1.17. Subjekti — operator ekonomik që merret me veprimtari të metaleve të çmuara, duke përfshirë importin, përpunimin dhe shitblerjen e punimeve, gjysmëpunimeve dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA lëndëve përpunuese; 1.18. Përpunuesi — subjekt që prodhon, përpunon ose riparon punime dhe produkte të ndërlidhura me metalet e çmuara; 1.19. Shenja e përpunuesit — shenjë identifikuesi e përpunuesit me të cilin përpunuesi i shënjon punimet e veta, në përputhje me këtë ligj; 1.20. Analiza paraprake — analizë fillestare që i bëhet punimit me rreze ultravjollcë; 1.21. Analiza kimike cilësore — analizë që bëhet me prerjen e punimit dhe me metoda të standardeve përkatëse. 2. Shprehjet e tjera kanë kuptimet e përdorura në Ligjin për Metrologjinë, në legjislacionin tjetër përkatës, si dhe në standardet ndërkombëtare të zbatueshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Agency must carry out specified tasks for precious-metals work through its relevant unit.
Neni 5 Përgjegjësitë e Agjencisë 1. Agjencia, përmes njësisë përkatëse për punimet nga metalet e çmuara, kryen këto detyra: 1.1. kontrollon cilësinë e punimeve dhe i shënjon me shenjat përkatëse; 1.2. mbikëqyr dhe ofron ndihmë profesionale në kontrollin e cilësisë së punimeve; 1.3. lejon shenjën e përpunuesit; 1.4. mban regjistër të shenjave të përpunuesit; 1.5. bashkëpunon me organet inspektuese dhe organet e tjera kompetente. 2. Organizimi dhe funksionimi i njësisë përkatëse përcaktohet me aktin nënligjor për organizimin e brendshëm të Agjencisë, të miratuar sipas ligjit përkatës për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Works made of precious metals must meet one of the purity grades listed here.
Neni 6 Shkalla e pastërtisë 1. Punimet duhet të kenë një nga shkallët e pastërtisë të përcaktuara me standardin ISO 9202:2019 si në vijim: 1.1. punimet nga platini: 1.1.1. nëntëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (950/1000); 1.1.2. nëntëqind pjesë për të mijtën e gramit (900/1000); 1.1.3. tetëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (850/1000); 1.2. punimet nga ari: 1.2.1. nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (916/1000); 1.2.2. shtatëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (750/1000); 1.2.3. pesëqind e tetëdhjetepesë pjesë për të mijtën e gramit (585/1000); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L - 029 PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 1.2.4. treqind e shtatëdhjetë e pesë pjesë për të mijtën e gramit (375/1000); 1.2.5. treqind e tridhjetetre pjesë për të mijtën e gramit (333/1000); 1.3. punimet nga paladiumi: 1.3.1. nëntëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (950/1000); 1.3.2. pesëqind pjesë për të mijtën e gramit (500/1000); 1.4. punimet nga argjendi: 1.4.1. nëntëqind e njëzetepesë pjesë për të mijtën e gramit (925/1000); 1.4.2. tetëqind e tridhjetepesë pjesë për të mijtën e gramit (835/1000); 1.4.3. tetëqind pjesë për të mijtën e gramit (800/1000). 2. Punimet e punuara me farkëtim, siç janë monedhat e arit, monedha e argjendit, pllakat përkujtimore dhe punimet e ngjashme, duhet të kenë një nga këto shkallë të pastërtisë: 2.1 punimet nga platini: 2.1.1. nëntëqind e nëntëdhjetenëntë pjesë për të mijtën e gramit (999/1000); 2.1.2. nëntëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (950/1000); 2.1.3. nëntëqind pjesë për të mijtën e gramit (900/1000); 2.1.4. tetëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (850/1000). 2.2. punimet nga ari: 2.2.1. nëntëqind e nëntëdhjetenëntë pjesë për të mijtën e gramit (999/1000); 2.2.2. nëntëqind e nëntëdhjetepesë pjesë për të mijtën e gramit (995/1000); 2.2.3. nëntëqind e nëntëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (990/1000); 2.2.4. nëntëqind e tetëdhjetegjashtë pjesë për të mijtën e gramit (986/1000); 2.2.5. nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (916/1000); 2.2.6. nëntëqind pjesë për të mijtën e gramit (900/1000); 2.2.7. tetëqind e shtatëdhjetepesë pjesë për të mijtën e gramit (875/1000). 2.3. punimet nga paladiumi: 2.3.1. nëntëqind e nëntëdhjetenëntë pjesë për të mijtën e gramit (999/1000); 2.3.2. nëntëqind e pesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (950/1000); 2.3.3. pesëqind pjesë për të mijtën e gramit (500/1000). 2.4. punimet nga argjendi: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 2.4.1. nëntëqind e nëntëdhjetenëntë pjesë për të mijtën e gramit (999/1000); 2.4.2. nëntëqind e njëzetepesë pjesë për të mijtën e gramit (925/1000); 2.4.3. nëntëqind pjesë për të mijtën e gramit (900/1000); 2.4.4. tetëqind e tridhjetepesë pjesë për të mijtën e gramit (835/1000); 2.4.5. tetëqind pjesë për të mijtën e gramit (800/1000). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: If a work’s purity falls between two grades, it gets the lower grade. Platinum, gold, and palladium works below the stated purity thresholds are broken up and returned for further processing.
Neni 7 Vlerësimi i shkallës së pastërtisë 1. Nëse pastërtia e punimit është mes dy shkallëve nga neni 6 i këtij ligji, punimit i njihet më e ulëta prej dy shkallëve. 2. Thyhen dhe i kthehen subjektit për përpunim të mëtejshëm këto punime: 2.1. punimet nga platini me pastërti nën tetëqindepesëdhjetë pjesë për të mijtën e gramit (850/1000); 2.2. punimet nga ari me pastërti nën treqindetridhjetetre pjesë për të mijtën e gramit (333/1000); 2.3. punimet nga paladiumi me pastërti nën pesëqind pjesë për të mijtën e gramit (500/1000). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The provision sets purity and composition rules for works and coatings, and bans non-precious metal parts from being plated to look like precious metals.
Neni 8 Përmbajtja e punimeve 1. Shkalla e pastërtisë së lidhëses duhet të jetë e njëjtë me shkallën e pastërtisë së punimit bazë. 2. Punimet mund të përmbajnë pjesë të metaleve jo të çmuara dhe pjesë të metaleve të çmuara, me kusht që ato lehtë të ndahen fizikisht nga tërësia e punimit. 3. Pjesët nga metalet jo të çmuara nuk mund të vishen me shtresë nga metalet e çmuara që u jep atyre pamjen e metaleve të çmuara. 4. Veshja duhet të ketë të njëjtën shkallë të pastërtisë me punimin e veshur. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Works must be controlled and marked before being placed on the market; imported works must be checked by the Agency first.
Neni 9 Kontrollimi dhe shënjimi 1. Punimet kontrollohen dhe shënjohen me shenjë shtetërore para se të vendosen në treg. 2. Punimet mund të vendosen në treg vetëm nëse përmbushin kërkesat teknike nga ky ligj. 3. Punimet shënjohen me shenjën e pastërtisë sipas nenit 6 të këtij ligji. 4. Punimet e importuara i nënshtrohen kontrollimit në Agjenci para vendosjes në treg. 5. Subjekti që dorëzon punimet për kontrollim në Agjenci plotëson formularin me të dhënat mbi llojin, sasinë, masën, përbërjen dhe përmbajtjen e punimeve dhe dorëzon dokumentacionin e Doganës për punimet e importuara. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L - 029 PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 6. Punimet për përpunim dhe gjysmë punimet e destinuara për eksport të përkohshëm u nënshtrohen kontrollit të cilësisë në Agjenci me qëllim te argumentimit në Doganën e Republikës së Kosovës, që sasi e njëjtë do të kthehet si punim ku këto punime duhet të jenë konform kërkesave teknike, sipas nenit 6 të këtij ligji. 7. Ministri me akt nënligjor përcakton mënyrën e kontrollimit dhe shënjimit të punimeve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A processor may be issued a processor mark to label its own works. The Minister sets the procedure and criteria by subordinate act.
Neni 10 Shenja e përpunuesit 1. Përpunuesi mund të pajiset me shenjë të përpunuesit për të shënjuar punimet e veta. Shenja e përpunuesit është e barasvlershme me she njën shtetërore. 2. Ministri me akt nënligjor përcakton procedurën dhe kriteret e pajisjes me shenjë të përpunuesit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Agjencia përzgjedh mostrat, lëshon raportin, dhe Ministri përcakton formën dhe përmbajtjen e raportit me akt nënligjor.
Neni 11 Mënyra e kontrollimit 1. Vlerësimi i pastërtisë bëhet me analizë paraprake dhe analizë kimike sasiore. 2. Nëse analiza parapake nuk jep shkallën e pastërtisë, bëhet analiza kimike sasiore. 3. Agjencia përzgjedh mostrat për analizë kimike sasiore. 4. Agjencia mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar gjatë kontrollimit dhe shënjimit të punimeve. Nëse punimi duhet të pritet, Agjencia nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e punimit. 5. Agjencia lëshon raport për sasinë dhe cilësinë për punimet e kontrolluara. 6. Ministri me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e raportit për sasinë dhe cilësinë të punimeve të kontrolluara. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Some precious-metal items below the listed weights do not need a state mark; if there is no space for marking, the Agency records the inspection with a photo.
Neni 12 Përjashtimet nga shënjimi 1. Nuk shënjohen me shenjë shtetërore punimet nga platini, ari dhe paladiumi me masë nën një (1) gram dhe punimet nga argjendi me masë nën tre (3) gramë. 2. Nëse punimi i ndjeshmërisë së lartë ose me bren dësi të zbrazët nuk ka hapësirë për shënjim me shenjë shtetërore, Agjencia evidenton kontrollin e punimit me fotografi. 3. Punimet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni shënjohen me shenjë të pastërtisë sipas nenit 6 të këtij ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Items made of precious metals must be marked according to how purity differs across their parts.
Neni 13 Kufiri i pastërtisë 1. Punimet e përbëra nga pjesë të ndryshme, me shkallë të ndryshme të pastërtisë së të njëjtit metal të çmuar, mes të cilëve nuk ka kufi të dallueshëm të pastërtisë, shënjohen me shenjën e pastërtisë së aliazhit me cilësi më të vogël. 2. Punimet e përbëra nga pjesë të ndryshme të metaleve të çmuara, mes të cilave nuk ka kufij të dallueshëm të pastërtisë, shënjohen me shenjën e pastërtisë më të ulët të metalit të çmuar. 3. Te punimet e përbëra nga pjesë të ndryshme mes të cilave kufiri i pastërtisë është i dallueshëm, secila pjesë shënjohet me shenjën përkatëse të pastërtisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 4. Punimet që në përbërje kanë pjesë nga metalet e çmuara dhe pjesë të gurëve të çmuar shënjohen me shenjën e pastërtisë së metalit të çmuar. 5. Veshja që ka pastërti më të madhe se produkti bazë shënjohet me shenjën e pastërtisë së punimit bazë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Marked works are checked again if they are reprocessed or changed, and the marked part may not be transferred from one work to another.
Neni 14 Rikontrollimi 1. Punimet e shënjuara kontrollohen përsëri nëse ripërpunohen ose ndryshohen. 2. Ndalohet bartja e pjesës së shënjuar nga një punim në punimin tjetër. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Personal consumer-owned works are not subject to mandatory inspection and marking, but the consumer may ask the Agency to inspect and mark them.
Neni 15 Kontrollimi i punimeve në pronësi të konsumatorëve 1. Punimet në pronësi personale nuk i nënshtrohen kontrollimit dhe shënjimit të detyrueshëm. 2. Konsumatori mund t’i kërkojë Agjencisë të kontrollojë dhe të shënjojë punimet në pronësi të vet, edhe nëse nuk i vendos ato në shitje. 3. Nëse punimi në pronësi të konsumatorit nuk ka shkallën e pastërtisë të përcaktuar me këtë ligj, Agjencia njofton palën dhe ia kthen punimin pa e shënjuar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The applicant pays the control and marking costs, and the minister sets the related fees by subordinate act.
Neni 16 Shpenzimet e kontrollimit dhe shënjimit 1. Parashtruesi i kërkesës bart shpenzimet e kontrollimit dhe shënjimit. 2. Ministri me akt nënligjor përcakton tarifat e kontrollimit dhe shënjimit. 3. Të ardhurat nga kontrollimi dhe shënjimi derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Subjektet must keep goods for sale physically separated and must have specific marks, display materials, a magnifying lens, and a verified second-class accuracy scale in the shop.
Neni 17 Detyrime të tjera të subjekteve 1. Punimet që janë të ekspozuara për shitje duhet të jenë të ndara fizikisht nga punimet të cilat janë për përpunimet e mëtejmë, të kthyera nga konsumatori, gjysmë punimet dhe bizhuteritë. 2. Subjektet duhet të kenë: 2.1. shenjën e përpunuesit dhe shenjën shtetërore, të shfaqura në hapësirë të dukshme të shitores; 2.2. tryezën me shkallët e pastërtisë, sipas nenit 6 të këtij ligji, të shfaqura në hapësirë të dukshme të shitores; 2.3. thjerrëzën zmadhuese për kontrollimin e shenjave; 2.4. peshoren e klasës së dytë të saktësisë, të verifikuar sipas legjislacionit në fuqi dhe të vendosur në hapësirë të dukshme për blerësin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The competent authority supervises precious-metal works, may inspect and sample them, and may temporarily stop sales of unmarked items.
Neni 18 Mbikëqyrja dhe masat administrative 1. Organi kompetent bën mbikëqyrjen metrologjike të punimeve të metaleve të çmuara në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L - 029 PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. U nënshtrohen mbikëqyrjes: 2.1. punimet e vendosura në treg, për përputhshmëri me kërkesat teknike të këtij ligji; 2.2. subjektet, për përputhshmëri me detyrimet nga ky ligj. 3. Organi kompetent mund: 3.1. t’u kërkojë subjekteve dokumentacionin dhe informatat e nevojshme lidhur me punimet; 3.2. të inspektojë hapësirën, duke përfshirë kasafortat, ku subjektet mbajnë, përpunojnë, ripa rojnë ose shesin punimet, gjysmëpunimet dhe lëndët përpunuese; 3.3. të marrë mostra të punimeve për t’i dërguar për kontrollim në Agjenci, për përputhshmëri me kërkesat teknike të këtij ligji; 3.4. të ndalojë përkohësisht shitjen e punimeve që nuk janë të shënjuara në përputhje me këtë ligj. 4. Punimet nga nënparagrafi 3.4 i këtij neni paketohen dhe blombohen. Subjekti duhet t’i sjellë ato punime për kontrollim dhe shënjim në Agjenci brenda tridhjetë (30) ditëve me një kopje të procesverbalit të inspektimit. 5. Agjencia mund të thyejë punimet që i nën shtrohet kontrollimit të detyrueshëm, nëse punimet nuk përmbushin kriteret teknike të këtij ligji. Vendimin për thyerjen e punimeve e nxjerr udhëheqësi i njësisë përkatëse me rekomandimin e zyrtarit përgjegjës. Punimet e thyera i kthehen palës. 6. Shpenzimet e kontrollimit i bart pala, përveç rasteve kur punimet janë të shënjuara dhe përmbushin kërkesat teknike të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: An unhappy party may file a complaint to the complaints commission, and may challenge the commission’s decision in court within 30 days.
Neni 19 Ankesa 1. Pala e pakënaqur me vendimin ose raportin e Agjencisë mund t’i parashtrojë ankesë komisionit për shqyrtimin e ankesave, të themeluar sipas Ligjit përkatës për Metrologjinë. 2. Komisioni zhvillon procedurën e ankesës sipas Ligjit përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 3. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 4. Komisioni mund të caktojë ri kontrollimin e punimeve. Nëse rezultatet e ri kontrollimit përputhen me raportin e analizës, ankuesi bart shpenzimet e ri kontrollimit. 5. Vendimi për thyerjen e punimeve zbatohet pas përfundimit të procedurës së ankesës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ky nen parashikon gjoba dhe masa të tjera ndëshkuese për shkelje lidhur me kontrollimin, shënjimin, ekspozimin, pajisjet dhe mashtrimin e punimeve nga metalet e çmuara.
Neni 20 Dispozita ndëshkuese 1. Dënohet me gjobë secili që: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 1.1. vendos në treg punimin që nuk i është nënshtruar kontrollimit ose shënjimit, pasi është përpunuar, ripërpunuar ose ndryshuar, në kundërshtim me nenin 9 ose paragrafin 1 të nenit 14 të këtij ligji; 1.2. bartë pjesën e shënjuar nga një punim te tjetri, në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 14 të këtij ligji; 1.3. nuk zbaton vendimin e organit kompetent për sjelljen e punimeve për kontrollim dhe shënjim, në kundërshtim me nënparagrafin 3.3 të nenit 18 të këtij ligji; 1.4. ekspozon për shitje në hapësirë të pandarë punimet nga metalet e çmuara dhe punime të tjera, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 17 të këtij ligji; 1.5. nuk i shfaq në hapësirë të dukshme shenjën shtetërore, shenjën e përpunuesit ose tryezën me shkallët e pastërtisë, në kundërshtim me nënparagrafin 2.1 ose nënparagrafin 2.2 të nenit 17 të këtij ligji; 1.6. nuk posedon thjerrëzën zmadhuese për kontrollimin e shenjave, në kundërshtim me nënparagrafin 2.3 të nenit 17 të këtij ligji; 1.7. nuk posedon peshoren e verifikuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk e vendos peshoren në hapësirë të dukshme ose nuk ia shfaq masën e saktë blerësit, në kundërshtim me nënparagrafin 2.4 të nenit 17 të këtij ligji; 1.8. mashtron me shkallën e pastërtisë ose shenjën e pastërtisë së punimeve, në kundërshtim me nenin 6 ose paragrafin 3 të nenit 9 të këtij ligji. 2. Për shkelje nga nënparagrafi 1.1 i këtij neni, për punimet me peshë 1-100 gram nga ari ose platini, dënohet me gjobë: 2.1. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro personi juridik; 2.2. prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 2.3. prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro personi përgjegjës i personit juridik. 3. Për shkelje nga nënparagrafi 1.1 i këtij neni, për punimet me peshë mbi 100 gram nga ari ose platini, dënohet me gjobë: 3.1. prej dy mijë (2.000) deri në katër mijë (4.000) euro personi juridik; 3.2. prej një mijë (1.000) deri në dy mijë (2.000) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 3.3. prej pesëqind (500) deri në një mijë (1.000) euro personi përgjegjës i personit juridik. 4. Për shkelje nga nënparagrafi 1.1 i këtij neni, për punimet me peshë 1-100 gram nga argjend ose paladium, dënohet me gjobë: 4.1. prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro personi juridik; 4.2. prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro personi fizik që ushtron biznes individual; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L - 029 PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 4.3. prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro personi përgjegjës i personit juridik. 5. Për shkelje nga nënparagrafi 1.1 i këtij neni, për punimet me peshë mbi 100 gram nga argjend ose paladium, dënohet me gjobë: 5.1. prej një mijë (1.000) deri në dy mijë (2.000) euro personi juridik; 5.2. prej gjashtëqind (600) deri në një mijë e dyqind (1.200) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 5.3. prej treqind (300) deri në gjashtëqind (600) euro personi përgjegjës i personit juridik. 6. Për shkelje nga nënparagrafi 1.2 i këtij neni, për secilin punim ose shkelje, dënohet me gjobë: 6.1. prej tre mijë (3.000) deri në nëntë mijë (9.000) euro personi juridik; 6.2. prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 6.3. prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro personi përgjegjës i personit juridik. 7. Për shkelje nga nënparagrafi 1.3 i këtij neni, për secilin punim, dënohet me gjobë: 7.1. prej një mijë (1.000) deri në dy mijë (2.000) euro personi juridik; 7.2. prej pesëqind (500) deri në një mijë (1.000) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 7.3. prej dyqind (200) deri në katërqind (400) euro personi përgjegjës i personit juridik. 8. Për shkelje nga nënparagrafët 1.4 deri 1.7 të këtij neni, për secilin punim ose shkelje, dënohet me gjobë: 8.1. prej pesëqind (500) deri në një mijë e pesëqind (1.500) euro personi juridik; 8.2. prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 8.3. prej pesëdhjetë (50) deri në njëqind e pesëdhjetë (150) euro personi përgjegjës i personit juridik. 9. Për shkelje nga nënparagrafi 1.8 i këtij neni, për secilin punim ose shkelje, dënohet me gjobë: 9.1. prej katër mijë (4.000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro personi juridik; 9.2. prej një mijë (1.000) deri në katër mijë (4.000) euro personi fizik që ushtron biznes individual; 9.3. prej një mijë (1.000) deri në dy mijë (2.000) euro personi përgjegjës i personit juridik. 10. Subjektet që janë të autorizuara më shenjën e përpunuesit nga AMK për shkelje nga nënparagrafi 1.8 të këtij neni, i revokohet shenja e përpunuesit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 21 DHJETOR 2021, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L - 029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA 11. Kushdo që përsërit shkeljen e këtij ligji, dënohet më ndalim të ushtrimit të veprimtarisë ose profesionit deri në pesë (5) vjet. 12. Procedura e ndëshkimeve dhe ankimimit nga neni 20 i këtij ligji, zhvillohet në përputhje më Ligjin për Kundërvajtje. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate acts within 12 months after this law enters into force.
Neni 21 Aktet nënligjore 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda afatit prej dymbëdhjetë (12) muajsh, Ministri nxjerr aktet nënligjore. 2. Për aq sa nuk janë në kundërshtim me këtë ligj, zbatohen deri kur të zëvendësohen këto akte nënligjore: 2.1. Udhëzimi Administrativ nr. 2008/06 për shenjat e prodhuesit, punuesit dhe shitësve të punimeve nga metalet e çmuara; 2.2. Udhëzimi Administrativ nr. 05/2013 për lartësinë dhe mënyrën e pagesës për ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara; 2.3. Udhëzimi Administrativ nr. 12/2013 për formën e shenjës së pastërtisë, ekzaminimit të punimeve nga metalet e çmuara dhe formën e shenjës së harmonizimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 04/L-154 on Precious Metals Works is repealed.
Neni 22 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-154 për Punimet nga Metalet e Çmuara. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 23 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-029 6 dhjetor 2021. Shpallur me dekretin Nr. DL-195/2021, datë 17.12.2021 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-029 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in