LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
This is the preamble and title of the Law on the Jurisprudence Exam.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-033
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Law on the Jurisprudence Exam. This provision says the law regulates how the jurisprudence exam is organized and how the commission for administering it is composed and operates. This article says the law applies to the Ministry of Justice, the Jurisprudence Exam Commission, and candidates taking the exam. This article defines key terms used in the law, including the Commission, Commission member, candidate, and Commission secretary. The Ministry of Justice has the power to organize the jurisprudence exam, which is held three times each calendar year.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Law on the Jurisprudence Exam.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS KAPITULLI DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates how the jurisprudence exam is organized and how the commission for administering it is composed and operates.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë organizimin e provimit, përbërjen, funksionimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Ministry of Justice, the Jurisprudence Exam Commission, and candidates taking the exam.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohet nga Ministria e Drejtësisë, Komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës si dhe kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit, siç përcaktohet me dispozitat e këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Commission, Commission member, candidate, and Commission secretary.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Komisioni - Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës, si organ i pavarur profesional i propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i emëruar nga Kuvendi i Kosovës; 1.2. Anëtari i komisionit - personi i cili është emëruar në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.3. Kandidati - personi i cili i plotëson kushtet për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës; 1.4. Sekretari i Komisionit – zyrtari i cili merret me punët profesionale dhe administrative për nevojat e Komisionit për organizimin e provimit, të emëruar me vendim të ministrit të Drejtësisë. KAPITULLI II ORGANIZIMI I PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS DHE PËRBËRJA E KOMISIONIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice has the power to organize the jurisprudence exam, which is held three times each calendar year.
Neni 4 Organizimi i provimit të Jurisprudencës 1. Organizimi i provimit të jurisprudencës është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS 2. Provimi i Jurisprudencës organizohet tre (3) herë brenda një (1) viti kalendarik. 3. Provimi i Jurisprudencës mbahet nga Komisioni. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article sets the membership, appointment, qualifications, and compensation rules for the Jurisprudence Exam Commission.
Neni 5 Komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës 1. Komisioni përbëhet nga pesë (5) anëtarë duke përfshirë kryetarin e komisionit dhe anëtarët e komisionit. 1.1. Kryetari dhe anëtarët kanë zëvendësit e tyre të cilët veprojnë në mungesë të tyre; 1.2. Anëtarët e Komisionit pasqyrojnë natyrën shumetnike dhe parimet e barazisë gjinore. 2. Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon Ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat tri (3) vjet, pa mundësi riemërimi. 3. Komisioni përbëhet nga radhët e juristëve të diplomuar të cilët duhet ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës, si dhe të kanë së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale. 4. Kryetarit, anëtarëve përkatësisht zëvendësve anëtarëve të Komisionit, u takon kompensim për punën e kryer në Komision. Shumën e kompensimit e cakton Ministri me vendim e që nuk mund të jetë përtej kufizimeve të përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi. 5. Mbështetja administrative dhe teknike për Komisionin ofrohet nga Sekretari i Komisionit për provim të jurisprudencës, të cilit i takon kompensimi për punë jashtë orari, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. 6. Për qëllime të këtij neni përvojë pune profesionale nënkupton përvojën si gjyqtar, prokuror dhe avokat. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Candidates pay the exam costs, but certain low-income/social-scheme candidates or those already exempt from public administrative taxes are exempt if the minister approves after review.
Neni 6 Shpenzimet 1. Kandidati i bartë shpenzimet e dhënies se provimit të jurisprudencës. Lartësinë e të cilave e cakton me vendim Ministri i Drejtësisë. 2. Kandidatët në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të cilët janë shfrytëzues të skemës sociale dhe kandidatët tjerë të cilëve ju njihet e drejta e lirimit nga taksat administrative publike, janë të liruar nga pagesa e shpenzimeve për dhënien e provimit të jurisprudencës. 2.1. Kandidati duhet të aplikoj për lirim nga shpenzimet; 2.2. Kandidati ofron dëshmi se është përfitues i skemës sociale apo i përket një kategorie që janë liruar nga pagesa; 2.3. Kandidati lirohet nga pagesa me vendim të ministrit të Drejtësisë, pas shqyrtimit të kërkesave për lirim nga pagesa. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Commission members must notify the Commission Secretary in writing before the exam if there is a conflict of interest or anything that could question their objectivity.
Neni 7 Shmangia nga konflikti i interesit Me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, anëtarët e komisionit obligohen ta njoftojnë me shkrim Sekretarin e Komisionit para mbajtjes së provimit në rast se ekziston konflikt i interesit, apo situata që e vënë në dyshim objektivitetin në vendim marrje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS KAPITULLI III KUSHTET PËR PARAQITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A candidate may take the exam only if the listed eligibility conditions are met; some foreign candidates may sit the exam with a residence permit.
Neni 8 Kushtet për paraqitjen e provimit 1. Kandidati për paraqitjen e provimit duhet t’i plotësojë këto kushte: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë përfunduar Fakultetin Juridik; 1.3. të ketë punuar apo kryer praktikë një (1) vjeçare në gjykata, prokurori të shtetit, në zyrë të avokatisë; 1.4. të ketë punuar dy (2) vite punë profesionale në zyre noteriale, zyre përmbarimore, institucione publike, ndërmarrje, agjenci shtetërore, shoqëri tregtare, përvojë profesionale në organizata joqeveritare të fushës së drejtësisë apo në administratën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ose jashtë vendit. 2. Vërtetimet për praktikën e kryer dhe përvojën sipas nënparagrafit 1.3 dhe 1.4 të këtij neni, të jenë të lëshuara nga institucionet përkatëse, llogaritet pas përfundimit të nivelit themelor të studimeve. 3. Kandidati i cili ka kryer Fakultetin Juridik në ndonjë universitet jashtë Kosovës, duhet të ketë nostrifikuar diplomën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 4. Përjashtimisht nënparagrafit 1.1 të këtij neni, kandidati nga shteti i huaj i cili ka të kryer Fakultetin Juridik në ndonjë institucion të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Kosovës, mund t‘i nënshtrohen provimit të jurisprudencës vetëm me leje qëndrimin në Republikën e Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The jurisprudence exam includes the listed subjects.
Neni 9 Lëndët e provimit të jurisprudencës 1. Provimi i jurisprudencës përbëhet nga lëndë si në vijim: 1.1. E drejta penale (materiale dhe procedurale); 1.2. E drejta civile (materiale dhe procedurale); 1.3. E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor; 1.4. E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative; 1.5. E drejta ndërkombëtare (private dhe publike) dhe e Drejta e Bashkimit Evropian. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Commission evaluates knowledge of legal provisions, legal institutions, legal argumentation and legal writing, and judging according to law.
Neni 10 Vlerësimi i njohurive Komisioni vlerëson njohuritë për dispozitat ligjore dhe praktikën në fushën e drejtësisë, njohuritë për institucionet juridike, shkathtësitë e të argumentuarit dhe të shkrimit juridik dhe të gjykuarit sipas ligjit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may set the jurisprudence exam program by subordinate act.
Neni 11 Programi për provimin e jurisprudencës Ministri i Drejtësisë me akt nënligjor përcakton Plan Programin për provimin e jurisprudencës i cili përmban lëndët, burimet juridike dhe literaturën për çdo lëndë siç parashihet me dispozitat e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS KAPITULLI IV PROCEDURA E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: To apply for the exam, the candidate must submit the request to the Ministry of Justice and attach proof of meeting the legal conditions, and must state the official language for the exam or official use.
Neni 12 Kërkesa për provim 1. Kërkesa për provim paraqitet në Ministrinë e Drejtësisë. 2. Kandidati kërkesës për provim ia bashkangjet dëshminë mbi plotësimin e kushteve sipas dispozitave të këtij ligji. 3. Kandidati në kërkesë deklaron se në cilën gjuhë zyrtare dëshiron t’i nënshtrohet provimit apo përdorim zyrtar. 4. Komisioni i emëruar nga Ministri i Drejtësisë, me vendim përcakton se kandidati i plotëson ose nuk i plotëson kushtet që t’i nënshtrohet provimit. 5. Kundër vendimit nga paragrafi 4 i këtij neni, kandidati mund të paraqes ankesë në afat brenda tetë (8) ditëve. Ankesa i paraqitet Ministrit të Drejtësisë, i cili vendos brenda afatit prej pesë (5) ditëve. Ndaj vendimit të Ministrit pala e pa kënaqur mund të fillojë konfliktin administrativ sipas ligjit në fuqi. 6. Komisioni nga paragrafi 4 i këtij neni emërohet me vendim nga Ministri i Drejtësisë, përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarë të cilët janë zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice sets the deadlines for the jurisprudence exam.
Neni 13 Afatet e organizimit të provimit të jurisprudencës Ministria e Drejtësisë cakton afatet e provimit të Jurisprudencës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The jurisprudence exam is held in two parts: written and oral.
Neni 14 Mënyra e mbajtjes së Provimit 1. Provimi i jurisprudencës mbahet në dy (2) pjesë, pjesa e provimit me shkrim dhe pjesa e provimit me gojë. 2. Kandidati i cili nuk e kalon pjesën e provimit me shkrim nuk ka të drejtë të vazhdojë më tutje në pjesën e provimit me gojë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The written exam has two tasks, one criminal and one civil. Candidates are assessed as pass or fail, and only candidates who pass may take the oral exam.
Neni 15 Provimi me shkrim 1. Provimi me shkrim përbëhet nga dy (2) detyra, një (1) detyrë nga lënda penale dhe një (1) detyrë nga lënda civile. 2. Në provim me shkrim mund të jepet një detyrë për të gjithë kandidatët, të cilët në të njëjtën kohë i nënshtrohen pjesës së provimit me shkrim, por mund të caktohen edhe detyra të veçanta për më shumë kandidatë të një grupi. Pas çdo afati Komisioni ndryshon detyrën. 3. Në pjesën e provimit me shkrim kandidati i nënshtrohet provimit në pjesën penale dhe në pjesën civile. 4. Në pjesën e provimit me shkrim kandidati vlerësohet me “kalon” apo “nuk kalon”. 5. Kandidati i cili kalon pjesën e provimit me shkrim, lejohet t’i nënshtrohet pjesës së provimit me gojë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The written exam is held at the same time for all candidates, and candidates must submit their written work within 4 hours. During the exam they may not contact other people or use electronic devices, and when writing they may use only current law texts, not commentaries.
Neni 16 Procedura gjatë provimit me shkrim 1. Provimi me shkrim mbahet në të njëjtën kohë për të gjithë kandidatët. 2. Në pjesën e provimit me shkrim marrin pjesë pyetësit e lëndëve përkatëse si dhe Sekretari i Komisionit. 3. Koha për kryerjen e detyrës me shkrim është katër (4) orë nga koha kur detyra i shpërndahet të gjithë kandidatëve dhe se nga ai moment fillon llogaritja e kohës. 4. Kandidati është i obliguar ta dorëzojë detyrën me shkrim brenda kohës së përcaktuar për kryerjen e saj. 5. Kandidatit me rastin e dorëzimit të testit, i përcaktohet një kod identifikues në test nga ana e Sekretarit të Komisionit. 6. Nëse kandidati nuk e dorëzon detyrën brenda kohës së përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, ose gjatë kohës së provimit heq dorë nga kryerja e detyrës, ai konsiderohet se nuk e kalon provimin. 7. Kandidati i cili e dorëzon provimin me shkrim duhet të lirojë hapësirën ku po mbahet provimi. 8. Gjatë kohëzgjatjes së provimit me shkrim kandidatit nuk i lejohet të kontaktojë me persona tjerë dhe nuk i lejohet të përdorë mjete elektronike. 9. Me rastin e hartimit të detyrës me shkrim, kandidati mund ti merr dhe të shërbehet vetëm me tekstet e ligjeve në fuqi, por jo dhe me komentarët e ligjeve përkatëse. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The exam questioners and the Commission secretary are responsible for the smooth running of the exam and for stopping misuse by candidates. A candidate who breaks the rules can be ordered to leave the exam room and is treated as having failed.
Neni 17 Mbarëvajtja e provimit 1. Pyetësit e lëndëve përkatëse dhe Sekretari i Komisionit janë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit dhe eliminimin e keqpërdorimeve eventuale nga ana e kandidatëve. 2. Secili kandidat që nuk respekton rregullat e caktuara, mund të urdhërohet nga pyetësit e lëndëve përkatëse dhe Sekretari i Komisionit të liroj sallën ku është duke u mbajtur provimi dhe ky kandidat konsiderohet se nuk e kalon provimin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Written exam papers are kept at the Ministry of Justice, scored up to 25 points, and the exam is passed if a candidate gets at least 15 points in each subject.
Neni 18 Vlerësimi i provimit me shkrim 1. Detyrat me shkrim pas përfundimit të provimit ruhen në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. 2. Detyra me shkrim vlerësohet deri në njëzetepesë (25) pikë maksimumi. Provimi me shkrim konsiderohet i kaluar nëse kandidatët arrijnë minimumin prej pesëmbëdhjetë (15) pikëve nga secila lëndë. 3. Provimi me shkrim vlerësohet me “kalon” ose “nuk kalon”. 4. Komisioni jo me larg se pesëmbëdhjetë ditë (15) nga data e mbajtjes së provimit me shkrim e shpallë listën e rezultateve të provimit me shkrim. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A candidate who passes the written exam in both subjects is entitled to take the oral exam.
Neni 19 Organizimi i provimit me gojë 1. Kandidati që kalon pjesën e provimit me shkrim në të dy lëndët ka të drejtë të hyjë në pjesën e provimit me gojë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS 2. Për kandidatët të cilët e kanë kaluar pjesën e provimit me shkrim Kryetari në bashkëpunim me Sekretarin e Komisionit, caktojnë vendin dhe kohën e mbajtjes së provimit me gojë. 3. Pjesa e provimi me gojë, caktohet së paku pesë (5) ditë pasi që rezultatet e provimit me shkrim të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë, por jo më gjatë se dy javë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Candidates take the oral exam after written results are communicated. The oral exam is public, the Commission may ask candidates to explain and justify answers, and missing or withdrawing without reason can mean failing.
Neni 20 Procedura e provimit me gojë 1. Pas komunikimit të rezultateve të provimit me shkrim, kandidatët i nënshtrohen pjesës së provimit me gojë. 2. Provimi me gojë është publik dhe mbahet para Komisionit në përbërjen e tij të plotë. 3. Komisioni mund të kërkojë nga kandidati që shkurtimisht t’i shpjegojë përgjigjet e tij dhe t’i arsyetojë ato ose të shpjegojë se si është zgjidhur detyra me shkrim. 4. Nëse kandidati tërhiqet apo abstenon nga pjesa e provimit me gojë ose nuk paraqitet pa arsye në provim në kohën e caktuar, konsiderohet se ai nuk e kalon provimin. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The oral exam is graded by subject, and a candidate passes only by scoring at least 6 points in each listed subject.
Neni 21 Vlerësimi i provimit me gojë 1. Vlerësimi i lëndëve të provimit me gojë është si vijon: 1.1. E drejta civile (materiale dhe procedurale); vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë; 1.2. E drejta penale (materiale dhe procedurale); vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë; 1.3. E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor, vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë; 1.4. E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative, vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë; 1.5. E drejta ndërkombëtare (private dhe publike) dhe e Drejta e Bashkimit Evropian; vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë. 2. Provimi me gojë vlerësohet i kaluar nëse kandidati arrin minimumin prej gjashtë (6) pikëve në secilën nga lëndët e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A candidate who fails the oral exam section remains in retake, must present the remaining exam part at the first next term, and may be treated as having failed the exam if they do not sit the retake then or do not achieve the required result.
Neni 22 Riprovimi 1. Kandidati i cili nuk kalon pjesën e provimit me gojë, mbetet në riprovim. 2. Kandidati i cili ka mbetur në riprovim, pjesën e provimit të mbetur duhet ta paraqes për afatin e parë të radhës. 3. Nëse kandidati nuk i nënshtrohet riprovimit në afatin e parë të radhës ose gjatë riprovimit nuk e arrin rezultatin siç përcaktohet në nenin 21 të këtij ligji konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin”. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A started exam may be postponed on a written request if the candidate is ill or has another reasonable, unforeseen obstacle, and the candidate must attach supporting evidence.
Neni 23 Shtyrja e provimit të filluar 1. Provimi i filluar mund të shtyhet me kërkesë me shkrim në qoftë se kandidati është sëmurë, ose për ndonjë rast tjetër të arsyeshëm dhe të paparashikuar është penguar që të vazhdoj GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS provimin. Kandidati obligohet që kërkesës ti bashkangjes dëshmitë përkatëse. 2. Vendimin për shtyrjen dhe vazhdimin e provimit e merr Sekretari në konsultim me kryetarin e Komisionit në afat prej pesë (5) ditëve. 3. Kërkesa për vazhdim duhet të dorëzohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pushimit të shkaqeve të arsyeshme për shtyrjen e provimit, por jo më vonë se një (1) vit nga data kur kandidati duhet të hyjë në provim. 4. Nëse kandidati nuk paraqet kërkesë për shtyrjen e provimit brenda afateve të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, ose në qoftë se kërkesa është refuzuar, konsiderohet se nuk e ka kaluar provimin. 5. Kundër vendimit të Komisionit, nga paragrafi 2 të këtij neni, mund ti parashtrohet ankesë në afat prej tetë (8) ditëve Ministrit, i cili do të vendos në afat prej pesë (5) ditëve. Kundër vendimit të Ministrit mund të ngritet konflikt administrativ. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: After the oral exam ends, the full exam commission prepares the final list of candidates who passed, and the list must be signed and published within 5 days.
Neni 24 Rezultati përfundimtar 1. Komisioni për provim në përbërjen e tij të plotë, pas përfundimit të provimit me gojë, përpilon listën përfundimtare të kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin. 2. Lista përfundimtare publikohet jo më vonë se pesë (5) ditë nga përfundimi i provimit me gojë. 3. Lista përfundimtare e kandidatëve nënshkruhet nga Kryetari i Komisionit ose i autorizuari i tij pasi të përfundon provimi me gojë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A candidate may ask for reconsideration of the exam result within 15 days, and the commission must decide within 5 days.
Neni 25 Mbrojtja e të drejtave të kandidatit 1. Kandidati i cili konsideron se suksesi i përgjithshëm ose suksesi nga njëra lëndë nuk i është vlerësuar në mënyrë të drejtë, mund të paraqes kërkesë për rishqyrtim. Kërkesa i drejtohet Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe paraqitet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga komunikimi i rezultatit përfundimtar të provimit. 2. Të dhënat personale do të trajtohen dhe përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Komisioni brenda afatit prej pesë (5) ditëve e shqyrton kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni, dhe merr vendim. 4. Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni mund të iniciohet konflikt administrativ. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Komisioni must report to the Minister of Justice after each exam period ends, keep an individual record for each candidate, and have the exam record signed by all commission members and the Secretary.
Neni 26 Raportimi dhe procesverbali 1. Komisioni për punën e vet i raporton Ministrit të Drejtësisë pas përfundimit të secilit afat të mbajtjes së provimit dhe në raste të tjera sipas kërkesës së Ministrit. 2. Komisioni obligohet të mbajë procesverbal individual për secilin kandidat. Procesverbali mbi provimin nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit dhe Sekretari. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Palët e interesuara mund të monitorojnë provimin e jurisprudencës, por duhet të paraqesin kërkesë për monitorim brenda 8 ditëve nga data e provimit.
Neni 27 Monitorimi i provimit 1. Provimi i jurisprudencës mund të monitorohet nga palët e interesuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në: organizatat e shoqërisë civile të fushës së drejtësisë, mediat, si dhe persona fizik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS 2. Për monitorimin nga paragrafi 1 i këtij neni, palët duhet të paraqesin kërkesë për monitorim. Kërkesa paraqitet jo më larg se tetë (8) ditë nga data e mbajtjes së provimit dhe aprovohet nga Kryetari i Komisionit. KAPITULLI V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Ministria e Drejtësisë decides whether to recognize a jurisprudence exam taken in other states, guided by reciprocity. A candidate who started the exam under earlier rules may finish it under those rules.
Neni 28 Njohja e provimit të jurisprudencës 1. Për njohjen e provimit të jurisprudencës të dhënë në shtete të tjera vendos Ministria e Drejtësisë, duke u udhëhequr sipas parimit të reciprocitetit. 2. Kandidati i cili dhënien e provimit të jurisprudencës e ka filluar sipas dispozitave të cilat ishin në fuqi para fillimit të zbatimit të këtij ligji, ka të drejtë që dhënien e provimit të filluar të jurisprudencës ta përfundoj sipas këtyre dispozitave. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: When this law enters into force, current members’ mandates continue under their appointment decision. Candidates who remain in re-examination are subject to this law for the remaining part.
Neni 29 Dispozitat kalimtare 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, mandati i anëtarëve aktual vazhdon sipas vendimit për emërim. 2. Kandidatët që kanë mbetur në riprovim, pjesën e mbetur i nënshtrohen sipas këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ministri i Drejtësisë must issue subordinate acts for the jurisprudence exam within 6 months after this law enters into force.
Neni 30 Aktet nënligjore 1. Në afat prej gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Ministri i Drejtësisë nxjerr aktetnënligjore për provimin e jurisprudencës me të cilët më konkretisht rregullohen çështjet si në vijim: 1.1. puna e Komisionit dhe kriteret e vlerësimit; 1.2. përmbajtja e Plan Programit të provimit; 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni, zbatohen aktet nënligjore të cilat janë në fuqi, nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision repeals Law No. 04/L-141 on the Jurisprudence Exam when this law enters into force.
Neni 31 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr. 04/L- 141 për provimin e Jurisprudencës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-033 14 qershor 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-183/2022, datë 28.06.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu 1.3. përmbajtja e procesverbalit, formulari i Certifikatës për dhënien e provimit, dhe përmbajtja e evidencës për provimin e dhënë të jurisprudencës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-033 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in