AI-assisted research summary: Health institutions can be fined for a wide range of transplant-related violations, and responsible persons or health professionals can also be fined.
Neni 47 1. Me gjobë në shumën prej pesëqind (500) e deri në njëzet mijë (20,000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik - institucioni shëndetësor, nëse: 1.1. heqja e indeve, qelizave, transplantimi i indeve dhe qelizave dhe dhurimi i indeve kryhet në kundërshtim me parimet themelore të parapara sipas nenit 4 të ligjit; 1.2. transplantimi kryhet në kundërshtim me standardet mjekësore dhe kriteret e përcaktuara me nenin 6 të ligjit; 1.3. kryhen veprimet e ndaluara lidhur me: tregtimin me inde dhe qeliza të njeriut; shitblerjen e transplanteve dhe të çdo lloj veprimtarie që favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikimin e transplanteve; përhapjen dhe publikimin e të dhënave apo informatave që lejojnë identifikimin e dhuruesit dhe të pranuesit; reklamimin dhe promovimin e indeve dhe të qelizave të disponueshme me synim të përfitimit fillestar që nuk janë në pajtim me udhërrëfyesit adekuat; manipulimin gjenetik të embrionit; dhurimin e indeve dhe qelizave nga dhurues të mitur të gjallë, përveç sipas kushteve të përcaktuara me nenit 7 të ligjit; 1.4. institucioni shëndetësor kryen implantimin për personat që nuk janë regjistruar në regjistrin e personave që presin transplantimin e indeve dhe të qelizave sipas nenit 20, paragrafi 7 të ligjit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L -038 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-192 PËR TRANSPLANTIMIN E INDEVE DHE QELIZAVE 1.5. Institucioni shëndetësor nuk ruan të dhëna për heqjet dhe implantimet e realizuara dhe nuk shënojnë të dhënat për indet dhe qelizat e hequra në protokoll sipas nenit 20, paragrafi 10 të ligjit; 1.6. institucioni shëndetësor nuk krijon dhe zbaton sistemin për bllokim të menjëhershëm, tërheqje apo shkatërrim të të gjitha indeve dhe qelizave, të cilat mund të dërgojnë në reaksion ose incident serioz të padëshirueshëm sipas nenit 21, paragrafi 2 të ligjit; 1.7. institucioni shëndetësor që kryen aktivitete lidhur me transplantimin nuk ka emëruar personin i cili organizon, kontrollon dhe bartë përgjegjësinë për ekspertimin, heqjen, trajtimin, përpunimin, testimin, klasifikimin, shenjëzimin, ruajtjen, distribuimin dhe implementimin e indeve dhe të qelizave sipas nenit 22 të ligjit; 1.8. heqja e indeve dhe qelizave për transplantim bëhet nga personi i cili nuk ka dhënë pëlqimin me shkrim gjatë jetës; kufoma njerëzore e personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare; kufoma njerëzore me identitet të panjohur sipas nenit 23, paragrafët 4, 5 dhe 6 të ligjit; 1.9. heqja e indeve dhe qelizave, nga personi i vdekur, kryhet në kundërshtim me kushtet e parapara me nenin 24 të ligjit; 1.10. institucioni shëndetësor ku merren indet ose qelizat nga kufoma e njeriut në afatin e përcaktuar nuk e regjistron procedurën në Qendër sipas nenit 26 të ligjit; 1.11. heqja e indeve dhe qelizave nga dhuruesi i gjallë bëhet në kundërshtim me kushtet e parapara në nenin 27 të ligjit; 1.12. qytetarit të Republikës së Kosovës apo shtetasit të huaj që ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës i cenohet e drejta që të shprehë në mënyrë të lirë vullnetin e tij gjatë jetës, për pëlqimin ose mospëlqimin me shkrim për marrjen e indeve dhe qelizave pas vdekjes së tij sipas mënyrës së përcaktuar në nenin 28 të ligjit; 1.13. qelizat hematopoetike nga personi që nuk ka zotësi të veprimit sipas nenit 29, paragrafi 3 të ligjit; 1.14. institucioni shëndetësor i cili kryen heqjen e indeve ose qelizave nga një dhurues i gjallë nuk e njofton Qendrën në afatin e paraparë me nenin 32 të ligjit; 1.15. implantimi i indeve dhe qelizave bëhet në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në nenin 34 të ligjit; 1.16. institucioni shëndetësor që kryen transplantimin nuk ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që sistemi i cilësisë të përfshijë të paktën dokumentacionin e paraparë në nenin 39 paragrafët 3, 4 dhe 5 të ligjit; 1.17. institucioni shëndetësor që kryen transplantimin nuk i raporton bankës për inde dhe qeliza për çdo rast kur paraqitet reaksioni serioz i padëshiruar sipas nenit 40 të ligjit; 1.18. importimi dhe eksportimi i indeve dhe qelizave nga banka e indeve dhe qelizave bëhet në kundërshtim me kushtet e parapara me nenin 41 të ligjit. 2. Me gjobë në shumën prej pesëqind (500) e deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik - institucioni shëndetësor, që shkel dispozitat e nenit 18, paragrafi 4, paragrafi 5, paragrafi 8, paragrafi 9 dhe paragrafi 10; neni 25, neni 30, neni 31, neni 35 dhe neni 44 të ligjit. 3. Për kundërvajtjet e caktuara në paragrafin 1 të këtij neni dënohet personi përgjegjës në personin juridik- institucionin shëndetësor me gjobë prej njëqind (100) e deri në dymijë (2,000) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L -038 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-192 PËR TRANSPLANTIMIN E INDEVE DHE QELIZAVE 4. Për kundërvajtjet e caktuara në paragrafin 2 të këtij neni dënohet personi përgjegjës në personin juridik- institucionin shëndetësor me gjobë pesëqind (500) e deri në katër mijë (4,000) Euro. 5. Për kundërvajtjet e caktuara në paragrafin 1, nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.7, 1.8, 1.9, 1.11, 1.12, 1.13, 1.15 dhe 1.18 të këtij neni do të dënohet personi fizik - profesionisti shëndetësor, përkatësisht personi tjetër me gjobë prej njëqind (100) e deri në dy mijë (2,000) euro. 6. Për kundërvajtje sipas nenit 25, 30, 31, 35 dhe 44 të ligjit, do të dënohet personi fizik- profesionisti shëndetësor, përkatësisht personi tjetër me gjobë prej njëqind (100) e deri në dy mijë (2,000) euro.