AI-assisted research summary: Article 21 sets misdemeanor fines for a range of tobacco-control violations.
Neni 21 1. Për shkeljet e mëposhtme subjekti dënohet me gjobë për kundërvajtje siç vijon: 1.1. personi juridik i cili prodhon apo importon dhe që shkel dispozitat e nenit 3 dhe 4 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje, prej pesëmbëdhjetë mijë (15,000) deri në njëzet mijë (20,000) euro; 1.2. personi juridik i cili prodhon apo importon dhe që shkel dispozitat e nenit 5 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesë mijë (5,000) deri në shtatë mijë (7,000) euro; 1.3. personi juridik i cili prodhon, importon apo shet me shumicë dhe që shkel dispozitat e nenit 6 dhe 7 të ligjit dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesëmbëdhjetë mijë (15,000) deri në njëzet mijë (20,000) euro; 1.4. personi fizik që shet ose ofron për shitje produkte të duhanit në kundërshtim me nenin 3, para- grafi 2 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesëqind (500) deri në një mijë (1,000) euro; 1.5. personi fizik që shet ose ofron për shitje produkte të duhanit në kundërshtim me nenin 6 dhe 7 të ligjit dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesëqind (500) deri në një mijë (1,000) euro. 2. Për shkeljet e mëposhtme subjekti dënohet me gjobë, siç vijon: 2.1. personi juridik që bën inicimin e reklamave, promovimeve, ose sponzorimeve të duhanit të për- caktuara me nenin 8 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesëmbëdhjetë mijë (15,000) deri në njëzet mijë (20,000) euro; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L -040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT 2.2. entitetet që prodhojnë ose publikojnë përmbajte reklamuese, promovuese ose sponzoruese të përcaktuara me nenin 8 të ligjit, dënohen me gjobë për kundërvajtje prej pesë mijë (5,000) deri në shtatë mijë (7,000) euro; 2.3. entiteti që shpërndan përmbajtje reklamuese, promovuese, ose sponzoruese të ndaluara me nenin 8 të ligjit, kur logjikisht do të duhet të kishte qenë i vetëdijshëm për materialin e ndaluar dhe kur ka qenë në pozitë për të hequr materialin apo pamundësuar qasjen në të, por nuk e ka bërë këtë, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesë mijë (5,000) deri në dhjetë mijë (10,000) euro; 2.4. mediumi ose organizuesi i ndonjë ngjarjeje si dhe pjesëmarrësit e tjerë që marrin pjesë në re- klamim, promovim ose sponzorim të duhanit të përcaktuar me nenin 8 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesë mijë (5,000) deri në dhjetë mijë (10.000) euro; 2.5. personi fizik që shkel nenin 8 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej pesëqind (500) deri në një mijë (1,000) euro. 2.6. Personi përgjegjës i personit juridik që shkel nenin 8 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej një mijë (1,000) deri në tre mijë (3,000) euro. 3. Për shkeljet e mëposhtme, personi dënohet me gjobë siç vijon: 3.1. personi juridik-subjekti afarist që shkel nenin 9, paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej një mijë (1,000) deri në tre mijë (3,000) euro; 3.2. personi fizik që shkel nenin 9, paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) euro; 3.3. personi juridik-subjekti afarist që shkel nenin 9, paragrafët 5 dhe 6 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) euro; 3.4. personi fizik që shkel nenin 9, paragrafët 5 dhe 6 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) euro; 3.5. personi juridik-subjekti afarist që shkel nenin 10, paragrafët 1, 2, 3, 4 dhe 5 të ligjit dënohet me gjobë për kundërvajtje prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) euro; 3.6. personi fizik që shkel nenin 10, paragrafët 1, 2, 3, 4 dhe 5 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërva- jtje prej dyqind (200) deri në treqind (300) euro. 4. Për shkeljet e mëposhtme subjekti dënohet me gjobë, siç vijon: 4.1. personi juridik-subjekti afarist që shkel dispozitat e nenit 11 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) euro; 4.2. personi fizik që shkel dispozitat e nenit 11 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej trid- hjetë (30) deri në pesëdhjetë (50) euro; 4.3. personi përgjegjës i personit juridik që shkel dispozitat e nenit 12 të ligjit, dënohet me gjobë për kundërvajtje prej dyqind (200) deri në pesëqind (500) euro; 4.4. personi përgjegjës i personit juridik që shkel dispozitat e nenit 13, paragrafi 4.1. të ligjit dënohet me gjobë për kundërvajtje prej një mijë (1,000) deri në dy mijë (2,000) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L -040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT