AI-assisted research summary: Health institutions and health professionals can be fined for a range of listed violations, including prescription, licensing, reporting, supervision, data handling, strike minimum service, death determination, and inspection-compliance failures.
Neni 94 Sanksioni kundërvajtës me gjobë 1. Me gjobë në shumë prej një mijë (1,000) e deri në njëzet mijë (20,000) euro dënohet për kundërvajtje institucioni shëndetësor nëse, në pajtim me nenin 4 të ligjit, personave: 1.1. dhënia e barërave pa prezencën e farmacistit të licencuar të përcaktuar sipas nenit 26 (2); 1.2. ushtron kujdes shëndetësor pa përmbushur kushtet e parapara me nenin 40 dhe 42 të ligjit; 1.3. referon pacientët nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor tek institucionet private të kujdesit shëndetësor dhe shpërblim formal apo joformal, financiar ose i llojit tjetër i profesionistit shëndetësor përfshirë shpërblimin për referimin e qytetarit apo banorit nga sektori publik në sektorin privat të shëndetësisë dhe marrëdhëniet profitabile me industrinë farmaceutike sipas nenit 41 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit; 1.4. nuk i siguron kushtet për mbikëqyrje ose e pengon organin e autorizuar për zbatimin e dispozitave përkatëse ligjore, normave etike dhe profesionale, si dhe standardeve bashkëkohore të mbikëqyrjes së brendshme dhe të jashtme sipas nenit 46 të ligjit; 1.5. nuk bën raportimin e të dhënave në pajtim me neni 51 (2) të ligjit; 1.6. nuk bën grumbullimin, regjistrimin, ruajtjen, sigurimin e qasjes së lehtë në të dhëna GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 11 MAJ 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-043 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI dhe konfidencialitetin e të dhënave personale nuk e kryen në mënyrë të rregullt dhe të sigurt sipas nenit 52 të ligjit; 1.7. nuk siguron qasje në të dhënat përkatëse elektronike apo kur ato nuk ekzistojnë të njoftojnë me shkrim institucionin shëndetësor sipas nenit 53 të ligjit; 1.8. nuk i siguron kushtet për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punëtorëve të tyre shëndetësor sipas nenit 75 të ligjit; 1.9. nuk siguron, më së paku, minimumin e procesit të punës që siguron parandalimin e çfarëdo përkeqësimi të gjendjes shëndetësore të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore gjatë grevës sipas nenit 80 dhe 81 të ligjit; 1.10. nuk siguron konstatimin e vdekjes e cila ka ndodhur në institucionin shëndetësor sipas nenit 82 të ligjit; 1.11. nuk i zbaton masat e urdhëruara nga e Inspektorati Shëndetësor sipas nenit 93 të ligjit. 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë në shumë prej njëqind (100) e deri në dy mijë (2,000) euro edhe personi përgjegjës në institucionin shëndetësor. 3. Me gjobë në shumë prej njëqind (100) e deri në dy mijë (2,000) euro dënohet për kundërvajtje profesionisti shëndetësor për shkeljen e dispozitave ligjore të përcaktuara nga neni 26 (2), 41 (2), 42, 51 (2), 75, 81 dhe neni 82 të ligjit. 4. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) e deri në dy mijë (2,000) euro dënohet për kundërvajtje profesionisti shëndetësor, nëse: 4.1. ofron barëra për qytetarët ose banorët pa recetë sipas nenit 26 paragrafi 2 të ligjit; 4.2. ushtron veprimtarinë shëndetësore pa licencë sipas nenit 71, paragrafi 3 të ligjit; 4.3. ushtron kujdesin shëndetësor duke mos u përmbajtur parimeve etike dhe profesionale; 4.4. përcakton çmimin e shërbimit shëndetësor jashtë çmimores së përcaktuar. 5. Mjetet e mbledhura nga gjobat paraqesin të hyra në Buxhetin e Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi.