LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
This provision is the preamble/title of a law amending and supplementing the law on the Sanitary Inspectorate of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-050
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of a law amending and supplementing the law on the Sanitary Inspectorate of Kosovo. This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the Law on the Sanitary Inspectorate of Kosovo and align it with the law on misdemeanors. The sanitary inspection carries out inspection supervision over compliance with health-protection laws and rules. The Kosovo Sanitary Inspectorate may inspect and supervise listed persons and disease-prevention compliance. The sanitary inspectorate must start an administrative procedure on its own initiative when it finds the facts show one is needed, and the sanitary inspector must review relevant submissions and inform the submitter in writing about the actions and measures taken.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of a law amending and supplementing the law on the Sanitary Inspectorate of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the Law on the Sanitary Inspectorate of Kosovo and align it with the law on misdemeanors.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës si dhe harmonizimi i tij me Ligjin Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The sanitary inspection carries out inspection supervision over compliance with health-protection laws and rules.
Neni 2 Pas nenit 1 të ligjit shtohet neni i ri 1A si në vijim: Neni 1A 1. Inspeksioni sanitar i kryen punët e mbikëqyrjes inspektuese lidhur me zbatimin e ligjeve dhe të dispozitave me të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe atë në fushën e: parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse, prodhimit dhe të vënies në treg të ushqimit, duke përfshirë edhe ushqimin gjenetikisht të modifikuar, dhe ushqimin e ri dhe të organizmave gjenetikisht të modifikuara (në tekstin e mëtejmë: OGJM), të prodhimit dhe vendosjes në treg të sendeve për përdorim të përgjithshëm. 2. Mbikëqyrja inspektuese nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në ndërtesat/godinat, fabrikat, hapësirat, lokalet, pajimet/instalimet, dhe personat të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe të qarkullimit, dhe të shërbimeve, sportit dhe rekreacionit dhe në vendet e tjera publike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Kosovo Sanitary Inspectorate may inspect and supervise listed persons and disease-prevention compliance.
Neni 3 Pas nenit 2 të ligjit shtohet neni i ri 2A si në vijim: Neni 2A 1. Inspektorati Sanitar i Kosovës punët e mbikëqyrjes inspektuese i kryen ndaj personave juridik, personave fizik që ushtrojnë biznes individual dhe personave fizik të cilët kryejnë veprimtari nga neni 1A të këtij Ligji dhe ndaj personave fizik të cilët rrezikojnë interesin publiko-shëndetësor. 2. Inspektorati Sanitar në fushën e parandalimit dhe të pengimit të sëmundjeve ngjitëse mbikëqyrë zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera me të cilat rregullohen: 2.1. zbatimi i masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse (sigurimi shëndetësor i ushqimit të drejtë, sigurimi i rregullsisë shëndetësore të sendeve për përdorim të përgjithshëm, sigurimi i rregullsisë shëndetësore dhe ujit për pije, të banjave, plazheve, të ujërave të bazeneve, të ujërave të fontaneve dhe të ujërave tjera me interes publiko-shëndetësor, sigurimi i kushteve sanitaro-teknike GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS dhe higjienike në vendet publike, në ndërtesat publike, hapësirat, lokalet dhe pajisjet e personave juridik dhe fizik dhe të mjeteve të qarkullimit publik, sigurimi i kushteve sanitaro-teknike të bazeneve, hedhurinave ujore dhe të materialeve tjera të karakterit të hedhurinave, kryerja e detyrueshme e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të përkohshëm); 2.2. zbatimi i masave të veçanta për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse (zbulimi i hershëm i burimeve të infektimit dhe rrugët e bartjes së infektimit, hulumtimi laboratorik i shkaktarëve të sëmundjeve, përkatësisht të epidemisë së sëmundjeve ngjitëse, lajmërimi, transporti, izolimi dhe shërimi i të sëmurëve, dezinfektimi kundërepidemik, dezinsektimi dhe deratizimi, mbikëqyrja shëndetësore ndaj embrioneve bartëse, ndaj të punësuarve dhe të personave tjerë, imunizimi, seroprofilaksa dhe kemoprofilaksa, karantimi); 2.3. zbatimi i masave tjera për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse (masat në rastin e epidemisë apo të fatkeqësive elementare, bartja, varrosja dhe varrimi i personave të vdekur, masat për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve spitalore); 2.4. kryerja e punëve tjera dhe zbatimi i masave tjera kur kjo është caktuar me dispozitë të veçantë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The sanitary inspectorate must start an administrative procedure on its own initiative when it finds the facts show one is needed, and the sanitary inspector must review relevant submissions and inform the submitter in writing about the actions and measures taken.
Neni 4 Pas nenit 16 të ligjit shtohen nenet e reja 16A dhe 16B si vijon: Neni 16A 1. Inspektorati sanitar nëpërmjet inspektorit sanitar zhvillon procedurën sipas detyrës zyrtare kur konstaton apo kupton, duke marrë parasysh gjendjen faktike, me qëllim të mbrojtjes së interesit publiko-shëndetësor, se duhet zhvilluar procedurën administrative, me ç ‘rast është i obliguar që të merr parasysh parashtresat eventuale. 2. Inspektori sanitar është i obliguar që të shqyrtoj parashtresën e personit juridik apo fizik që i përket mbikëqyrjes nga kompetenca e vet dhe për veprimet dhe për masat e ndërmarra me shkrim ta informoj paraqitësin. 3. Të dhënat për paraqitësin e parashtresës nga paragrafi 2 i këtij neni konsiderohen si të dhëna sekrete. Neni 16B Në procedurën e inspektorit sanitar zbatohen dispozitat e ligjit përkatës për procedurën e përgjithshme administrative nëse me këtë Ligj disa çështje nuk janë rregulluar ndryshe. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Bizneset dhe personat e mbikëqyrur duhet të lejojnë inspektimin sanitar, të dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe, kur kërkohet, të ndërpresin përkohësisht veprimtarinë; inspektori sanitar duhet të njoftojë organin kompetent pa shtyrje kur gjen shkelje jashtë kompetencës së tij.
Neni 5 Pas nenit 17 të ligjit shtohen nenet e reja 17A dhe 17B si në vijim: Neni 17A 1. Personi juridik, personi fizik që ushtron biznes individual dhe personi fizik i mbikëqyrur janë të obliguar që inspektorit sanitar t’i mundësojnë kryerje të papenguar të mbikëqyrjes inspektuese. 2. Personi juridik dhe personi fizik që ushtron biznes individual nga paragrafi 1 i këtij neni janë të obliguar që me kërkesën e inspektorit sanitar, në afatin që ai e cakton, t’i dërgojnë të dhënat dhe dokumentacionin afarist të nevojshëm për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe eventualisht zhvillimin e mëtejmë të procedurës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS 3. Personi juridik, personi fizik që ushtron biznes individual dhe personi fizik nga paragrafi 1 i këtij neni janë të obliguar që me kërkesën e inspektorit sanitar përkohësisht ta ndërprejnë afarizmin e objektit të mbikëqyrur gjatë kohës së mbikëqyrjes inspektuese nëse inspektori sanitar nuk do të mundet në mënyrë tjetër të kryejë mbikëqyrjen, përkatësisht të përcaktojë gjendjen faktike. Neni 17B Nëse inspektori sanitar gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese konstaton shkeljen e dispozitës nga fushëveprimi i organit tjetër të administratës shtetërore, është i obliguar që për këtë pa shtyrje të informojë organin kompetent. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Sanitary inspectors may inspect workplaces and related records, collect statements, and request identity documents; inspected persons must provide the requested identity document.
Neni 6 Pas nenit 18 të ligjit shtohen nenet e reja 18A dhe 18B, si në vijim: Neni 18A Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori sanitar është i autorizuar që të kontrolloj të gjitha lokalet punuese dhe ndihmëse dhe hapësirat, dokumentacionin, evidencën e paraparë, pajisjen, personat, sendet e punës dhe të afarizmit të cilat i nënshtrohen kontrollit sanitar, të marrin deklarata nga personat përgjegjës dhe deklarata të dëshmitarëve, e sipas nevojës të shfrytëzojnë edhe shërbime të ekspertëve/specialistëve dhe të personave juridik. Neni 18B 1. Inspektori sanitar kryen mbikëqyrjen inspektuese pa paralajmërimin paraprak, por para fillimit të kryerjes së mbikëqyrjes është i obliguar që për ardhjen e tij t’a informoj personin përgjegjës të personit juridik të mbikëqyrur, nëse është i qasshëm. Në rastin e mungesës së personit inspektori sanitar është i obliguar që për ardhjen e tij ta njoftoj punëtorin i cili është has tek personi juridik apo fizik i mbikëqyrur, përkatësisht të anëtarit të familjes. 2. Në procedurën e mbikëqyrjes inspektori sanitar është i autorizuar që të kërkoj dhe të kontrolloj dokumentet sipas të cilave vërtetohet identiteti i personit (letërnjoftimi, leja e udhëtimit etj.), ndërsa personat të cilët i nënshtrohen mbikëqyrjes janë të obliguar që sipas kërkesës së inspektorit sanitar t’ia japin dokumentin e tillë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Ky nen u jep inspektorit sanitar disa kompetenca gjatë mbikëqyrjes, dhe vendos detyrime për subjektet e mbikëqyrura dhe për inspektorin.
Neni 7 Pas nenit 19 të ligjit shtohen nenet e reja 19A, 19B, 19C, 19D dhe 19E si në vijim: Neni 19A 1. Inspektori sanitar është i autorizuar përkohësisht të marr sendet me të cilat është kryer kundërvajtja apo vepra penale. 2. Personit juridik, personit fizik dhe personit fizik që ushtron biznes individual nga të cilët janë marr sendet, i lëshohet vërtetimi me shënimin e saktë të sendeve të marra sipas llojit dhe sasisë. 3. Inspektori sanitar është i obliguar që në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e ekzekutuar e marrjes së përkohshme të sendeve, të paraqesë propozimin e fletëparaqitjes me qëllim të ngritjes së procedurës dhe gjykatës kompetente t’ia dorëzoj sendet e marra përkohësisht, nëse me dispozitë të posaçme nuk është caktuar ndryshe. 4. Me sendet e marra përkohësisht, deri në dorëzimin gjykatës kompetente, inspektori sanitar nuk mund të disponojë (shkatërroj, shes, dhuroj etj.) përveç nëse me dispozitë të veçantë nuk është caktuar ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS Neni 19B 1. Nëse në procedurën e mbikëqyrjes inspektuese duhet të caktoj se prodhimet e mbikëqyrura a i përgjigjen kushteve të parapara me ligj apo me dispozitë tjetër, inspektori merr mostrat në prodhim dhe/apo në treg, dhe të vulosura e të shënuara në mënyrë të paraparë ia dërgon personit juridik të autorizuar për hulumtim. 2. Personi juridik, personi fizik dhe personi fizik që ushtron biznes individual janë të obliguar që pa pagesë të vejnë në dispozicion sasinë e nevojshme të prodhimit për hulumtim për saktësi. 3. Mjetet për zbatimin e analizës nga paragrafi 1 i këtij neni sigurohen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Neni 19C 1. Nëse inspektori sanitar në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese vërteton se është shkelur ligji apo dispozita tjetër, është i obliguar që me vendim të urdhërojë mënjanimin e parregullsive të provuar duke caktuar afatin në të cilin parregullsia duhet të evitohet, nëse e njëjta ka mundësi të arrihet bashkë me kryerjen në mënyrë të rregullt të veprimtarisë. 2. Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese inspektori sanitar me vendim, në rastin e shkeljes së ligjit apo të dispozitës tjetër, do të shqiptojë masën e ndalimit të përdorimit të lokaleve punuese dhe ndihmëse, përkatësisht të hapësirës, instalimeve/fabrikës, pajimeve për kryerjen e veprimtarisë, si dhe ndalimin e punës personave nëse nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara. 3. Nëse me këtë Ligj apo me dispozitë tjetër është caktuar se për parregullsitë e konstatuara zbatohen masat administrative, inspektori është i obliguar që me vendim të shqiptoj atë masë. Neni 19D 1. Në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori është i autorizuar që personit juridik, personit fizik dhe personit fizik që ushtron biznes individual të mbikëqyrur, derisa nuk i eviton të metat e përcaktuara, me vendim gojor përkohësisht t’ia ndaloj përdorimin e lokaleve të punës dhe ndihmëse, përkatësisht të hapësirës, instalimeve/fabrikave, veglave dhe pajisjes për kryerjen e veprimtarisë, si dhe puna e personave dhe menjëherë t’i qaset ekzekutimit të vendimit në pajtim me nenin 19C paragrafi 1 i këtij Ligji, pa nxjerrjen e aktit të veçantë për lejimin e ekzekutimit të vendimit në këto raste: 1.1. kur ekziston rreziku apo dyshimi i rrezikut për shëndetin apo për jetën e njerëzve e cila kërkon që masa e caktuar e sigurimit të ndërmerret menjëherë pa shtyrje; 1.2. kur ekziston rreziku ose dyshimi i rrezikut nga fshehja/kamuflimi, zëvendësimi apo shkatërrimi i provave, nëse masa e sigurimit nuk ndërmerret menjëherë; 1.3. mosplotësimi i kushteve të parapara sanitaro-teknike dhe higjienike, e të cilat nuk mund të plotësohen me anë të kryerjes së rregullt të veprimtarisë; 1.4. mos sigurimi i ujit të shëndetshëm/higjienik për pije dhe të ujërave të bazenit, të ujërave të fontanave dhe të ujërave tjera me interes publiko-shëndetësor; 1.5. mos respektimi i rregullave higjienike në të gjitha lokalet e punës dhe ndihmëse të ndërtesave, duke përfshirë pajisjet, instalimet, veglat e punës dhe personelin e punësuar të cilët sjellin deri te rrezikimi i drejtpërdrejtë i rregullsisë shëndetësore të ushqimit dhe të sendeve të përdorimit të përgjithshëm; 1.6. të lëshimeve të vrazhda në procesin teknologjik që sjellë deri te rrezikimi i rregullsisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 41 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS shëndetësore të ushqimit dhe të sendeve të përdorimit të përgjithshëm; 1.7. kur në bazë gjendjes së përcaktuar faktike nga ana e mjekut për dukurinë e helmimit me ushqim, përkatësisht intoksikasionit alimentar dhe/apo gjendjes së vërtetuar në objekt dyshohet se burimi i sëmundjes është në atë objekt; 1.8. për shkak të mos plotësimit të kushteve të parapara për mbrojtjen nga zhurma apo tejkalimi i shkallës së zhurmës më shumë se 5 dB(A). 2. Në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese ndaj veprimtarive për të cilat me ligj është paraparë se regjistrohen në regjistër të ministrisë dhe/apo se për kryerjen e të njëjtave paraprakisht duhet të merret vendimi nga ministria, inspektori është i autorizuar që personit juridik dhe fizik të mbikëqyrur, derisa nuk i shmang mangësitë, me vendim gojor përkohësisht t’ia ndaloj kryerjen e veprimtarisë dhe menjëherë t’i qaset ekzekutimit të vendimit, në pajtim me nenin 19E paragrafi 1 të këtij Ligji, pa nxjerrjen e aktit të veçantë për lejimin e ekzekutimit të vendimit në këto raste: 2.1. nëse veprimtarinë e kryen pa regjistrim në regjistrin e paraparë të ministrisë; 2.2. nëse veprimtarinë e kryen pa lejen përkatëse. 3. Me kërkesën e palës, akti me shkrim i vendimit të shqiptuar, gojarisht do të lëshohet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e nxjerrjes së vendimit gojor. Neni 19E 1. Vendimi i përmbarueshëm i inspektorit sanitar objekt i të cilit është detyrimi jo monetar dhe e cila sipas karakterit të detyrimit mund të përmbarohet me detyrim të drejtpërdrejtë, do të ekzekutohet me vulosjen me vulë përkatëse apo në mënyrë tjetër të përshtatshme, pa aplikimin paraprak të masave të detyrueshme të caktuara me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. 2. Në qoftë se vendimi nuk mund të ekzekutohet/përmbarohet në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, inspektori sanitar do ta detyroj ekzekutuesin/përmbaruesin për plotësimin e detyrimit me gjobë. - 8
- 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Article 32 is amended and supplemented.
Neni 32 i ligjit ndryshohet dhe plotësohet si në vijim: - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible persons, natural persons, and individual businesses that obstruct the sanitary inspector, refuse access to items or samples, or fail to carry out an order or measure.
Neni 32 1. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) e deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik: a) nëse inspektorit sanitar nuk i mundëson kryerjen e mbikëqyrjes sipas dispozitave të këtij Ligji apo në çfarëdo mënyre tjetër pamundëson kontrollimin ose nuk siguron kushte për punë të papengueshme apo nuk i dërgon ose nuk i përgatitë të dhënat, njoftimet dhe materialet në afatin e caktuar apo i dërgon dhe përgatitë të dhëna, njoftime dhe materiale jo të sakta dhe jo të plota sipas nenit 17A, nenit 18A si dhe nenit 18B të këtij ligji; b) nëse nuk i lejon inspektorit sanitar marrjen e sendeve me të cilat është kryer kundërvajtja sipas nenit 19A të këtij ligji; c) nëse nuk i lejon inspektorit sanitar marrjen e mostrave sipas nenit 19B të këtij ligji; d) nëse nuk e ekzekuton vendimin me të cilin është urdhëruar zbatimi i veprimit apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 42 LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS vendimi me të cilin është shqiptuar masa sipas nenit 19C, nenit 19D si dhe nenit 19E të këtij ligji. 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet edhe personi përgjegjës në personin juridik dhe personi fizik me gjobë prej njëqind (100) euro e deri në dy mijë (2,000) euro. 3. Me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro e deri në pesëmijë (5,000) euro për kundërvajtje nga paragrafi 1 të këtij neni dënohet personi fizik që ushtron biznes individual. 4. Për kundërvajtje nga neni 32 paragrafi 1, nën-paragrafët c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, n, o, p të ligjit dënohet personi juridik me gjobë prej pesëqind (500) e deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro. 5. Për kundërvajtje nga neni 32 paragrafi 1, nën-paragrafët c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, n, o, p të ligjit dënohet edhe personi përgjegjës në personin juridik dhe personi fizik me gjobë prej njëqind (100) euro e deri në dy mijë (2,000) euro. 6. Për kundërvajtje nga neni 32 paragrafi 1, nën-paragrafi c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, n, o, p i ligjit dënohet personi fizik që ushtron biznes individual me gjobë prej dyqind (200) euro e deri në pesë mijë (5,000) euro. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 9 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-050 4 gusht 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-290/2022, datë 22.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-050 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in