LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE
This is the preamble and opening part of the Law on Topographies of Semiconductors.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-053
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and opening part of the Law on Topographies of Semiconductors. This article says the law sets the requirements, measures, and procedures for legal protection of semiconductor product topographies and for enforcing rights arising from the law. This article says the law applies to domestic and foreign natural and legal persons who are subject to registration for protection of semiconductor product topographies, and it does not apply to patent or copyright matters. This article defines key terms used in the law, including semiconductor product, topography, commercial exploitation, license contract, and API. Topographies are protected only if they result from the creator’s own intellectual effort and are not common in the semiconductor industry.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE
Showing 38 of 38
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and opening part of the Law on Topographies of Semiconductors.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the requirements, measures, and procedures for legal protection of semiconductor product topographies and for enforcing rights arising from the law.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj i përcakton kërkesat, masat dhe procedurat për mbrojtjen ligjore të topografive të produkteve gjysmëpërçuese dhe zbatimin e të drejtave që rrjedhin nga ky Ligj. 2. Ky ligj është në përputhje me Direktivën 87/54/EC të Këshillit të datës 16 dhjetor 1986 për mbrojtjen ligjore të topografive të produkteve gjysmëpërçuese dhe Direktivën 2004/48/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 29 prill 2004 për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to domestic and foreign natural and legal persons who are subject to registration for protection of semiconductor product topographies, and it does not apply to patent or copyright matters.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të huaj, që i nënshtrohen procedurës së regjistrimit për mbrojtjen e topografive të produkteve gjysmëpërçuese në Agjencinë e Pronësisë Industriale të Republikës së Kosovës. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për çështje që kanë të bëjnë me patenta dhe të drejta të autorit, duke kufizuar rikrijimin e vizatimeve ose paraqitjeve të tjera artistike të topografive me anë të kopjimit të tyre në dy dimensione. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including semiconductor product, topography, commercial exploitation, license contract, and API.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Produkt gjysmëpërçues nënkupton çdo produkt në formën e tij përfundimtare apo të ndërmjetme, që përbëhet nga një trup i materialit që përmban shtresë të materialit gjysmëpërçues, si dhe që ka një ose më shumë shtresa të tjera të përbëra nga materiali përçues, izolues apo gjysmëpërçues, ku shtresat janë të rregulluara sipas një modeli tredimensional të paracaktuar, si dhe që kanë për qëllim të kryejnë, vetëm apo së bashku me funksionet e tjera, një funksion elektronik; 1.2. Topografia e një produkti gjysmëpërçues (në tekstin e mëposhtëm - topografia) nënkupton një varg imazhesh të ndërlidhura, të cilat, sido të jenë të fiksuara apo të koduara, paraqesin model tredimensional të shtresave nga të cilat përbëhet produkti gjysmëpërçues dhe në të cilin varg, secili imazh përbën pjesë të tërë modelit të një GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE sipërfaqeje të produktit gjysmëpërçues në çdo fazë të prodhimit të tij; 1.3. Shfrytëzimi komercial i topografisë nënkupton shitjen, marrjen me qira, dhënien me qira apo ndonjë shpërndarje komerciale tjetër e topografisë apo e ndonjë produkti gjysmëpërçues të prodhuar me anë të topografisë apo ndonjë oferte për këto qëllime. Shfrytëzimi në kushtet e konfidencialitetit nuk konsiderohet shfrytëzim komercial, nëse nuk ndodh shpërndarje e mëtejshme tek palët e treta; 1.4. Kontrata për licencë nënkupton kontratën për licencë sipas ligjit përkatës për marrëdhëniet e detyrimeve; 1.5. API është agjencia përkatëse për pronësi industriale, e themeluar në kuadër të Ministrisë përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë. KAPITULLI II KËRKESAT E MBROJTJES DHE E DREJTA NË MBROTJE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Topographies are protected only if they result from the creator’s own intellectual effort and are not common in the semiconductor industry.
Neni 4 Kërkesat e mbrojtjes 1. Topografia mbrohet sipas dispozitave të këtij ligji, nëse: 1.1. është rezultat i përpjekjes intelektuale të vetë krijuesit të saj, dhe 1.2. nuk është e zakonshme në industrinë e gjysmëpërçuesve. 2. Mbrojtja e topografisë sipas paragrafit 1 të këtij neni përfshin vetëm topografinë e jo konceptet, proceset, sistemet, teknikat apo informatat e koduara të ngërthyera në topografi. 3. Kur topografia përbëhet nga elemente që janë të zakonshme në industrinë e gjysmëpërçuesve, topografia mbrohet nga ky ligj vetëm nëse kombinimi i atyre elementeve, të marrë si tërësi, i përmbush kërkesat e paragrafit 1 të këtij neni. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton se kush e ka të drejtën e mbrojtjes së topografisë, duke përfshirë krijuesin, bashkëkrijuesit, punëdhënësin në disa raste dhe disa persona të tjerë të lidhur me Kosovën.
Neni 5 E drejta në mbrojtje 1. Personi fizik që e ka krijuar topografinë (në tekstin e mëtejmë: krijuesi) e ka të drejtën e mbrojtjes së topografisë, sipas dispozitave të këtij ligji. 2. Kur disa persona fizikë krijojnë një topografi bashkërisht, e drejta zbatohet në dobi të të gjithë atyre bashkërisht. 3. Kur topografia krijohet gjatë punësimit të krijuesit, e drejta e mbrojtjes zbatohet në dobi të punëdhënësit të krijuesit, përveç nëse përcaktohet ndryshe në kontratën e punësimit. 4. Kur topografia krijohet në kuadër të një kontrate ndryshe nga kontrata e punësimit, e drejta në mbrojtje gëzohet nga pala kontraktuese që e ka autorizuar topografinë, përveç nëse përcaktohet ndryshe në atë kontratë. 5. Kur topografia krijohet sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, e drejta në mbrojtje të topografisë zbatohet në dobi të personave fizikë që janë shtetas të Republikës së Kosovës ose që kanë vendqëndrim apo vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës. 6. Kur topografia krijohet sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni, e drejta në mbrojtje të topografisë zbatohet në dobi të: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 6.1. personave fizikë që janë shtetas të Republikës së Kosovës ose që kanë vendqëndrim apo vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës; 6.2. kompanive ose personave juridikë të tjerë që e kanë zyrën qendrore të biznesit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës. 7. Kur e drejta për mbrojtje nuk ekziston sipas dispozitave të tjera të këtij neni, e drejta në mbrojtje të topografisë zbatohet edhe në dobi të personave të paraparë në paragrafin 6, nënparagrafët 6.1. dhe 6.2. të këtij neni, nëse personat e lartpërmendur: 7.1. kanë qenë të autorizuar ekskluzivisht për ta shfrytëzuar komercialisht topografinë në Republikën e Kosovës nga personi që ka të drejtë ta plasojë atë, dhe 7.2. topografinë që nuk është shfrytëzuar komercialisht ende në asnjë vend të botës, e shfrytëzojnë komercialisht së pari në territorin e Republikës së Kosovës. 8. E drejta në mbrojtje zbatohet edhe në dobi të pasardhësve të personave titullarë të përcaktuar në paragrafët nga 1 deri në 7 të këtij neni. 9. Personat fizikë dhe juridikë të huaj që nuk kanë vendqëndrim apo vendbanim apo zyrë qendrore të biznesit në territorin e Republikës së Kosovës e gëzojnë mbrojtjen që përcaktohet me këtë ligj, nëse ajo rezulton nga traktatet ndërkombëtare që përbëjnë detyrim për Republikën e Kosovës apo nga zbatimi i parimit të reciprocitetit. KAPITULLI III TË DREJTAT EKSKLUZIVE TË DHËNA - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Exclusive rights in this provision depend on filing a topography registration request with the API, and they end after the stated time limits.
Neni 6 Përcaktimi dhe kohëzgjatja e të drejtave ekskluzive 1. Të drejtat ekskluzive u jepen bartësve të së drejtës në mbrojtje vetëm sipas nenit 4 të këtij ligji, nëse është paraqitur kërkesë për regjistrim të topografisë në API, sipas dispozitave të këtij ligji. 2. Kërkesa për regjistrim të topografisë mund të paraqitet ose para shfrytëzimit komercial të parë të topografisë kudo në botë, ose brenda dy (2) vitesh nga data e shfrytëzimit komercial të parë të topografisë kudo në botë. 3. Nëse kërkesa nuk paraqitet brenda dy (2) viteve nga data e shfrytëzimit komercial të parë të topografisë kudo në botë, konsiderohet se të drejtat ekskluzive nuk kanë hyrë në fuqi gjatë kësaj periudhe dhe se ato nuk mund të merren më. 4. Të drejtat ekskluzive përcaktohen në: 4.1. datën kur topografia shfrytëzohet për herë të parë kudo në botë, me kusht që kërkesa për regjistrim të topografisë të paraqitet brenda dy (2) viteve nga ajo datë, ose 4.2. datën në të cilën kërkesa për regjistrim të topografisë është paraqitur në API sipas dispozitave të këtij ligji. 5. Personat e përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji kanë të drejtë në mbrojtje të topografisë sipas dispozitave të nenit 24 të këtij ligji për periudhën para jetësimit të të drejtave ekskluzive të tyre, nëse dëshmojnë se një person tjetër e ka riprodhuar, shfrytëzuar komercialisht apo importuar topografinë në mënyrë mashtruese për atë qëllim. Kjo dispozitë nuk i paragjykon mjetet tjera juridike për ushtrimin e të drejtave ekskluzive që jepen sipas paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 6. Të drejtat ekskluzive marrin fund kur kalojnë dhjetë (10) vjet nga cilado datë që është më e hershme nga datat në vijim: 6.1. nga viti pas përfundimit të vitit kalendarik në të cilin është paraqitur kërkesa për regjistrim, ose 6.2. nga viti pas përfundimit të vitit kalendarik të shfrytëzimit komercial të parë të topografisë kudo në botë, me kusht që kërkesa për regjistrim të paraqitet brenda dy (2) vitesh nga data e shfrytëzimit komercial të parë të topografisë. 7. Nëse nuk paraqitet kërkesa për regjistrim të topografisë pranë API-së si dhe asnjë shfrytëzim komercial i topografisë nuk është bërë brenda pesëmbëdhjetë (15) viteve nga data në të cilën topografia është fiksuar apo koduar për herë të parë, të drejtat ekskluzive nuk mund të merren më. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Only the right holder may authorize or stop reproduction, commercial use, and import of a protected topography or related semiconductor products, with stated exceptions.
Neni 7 Përmbajtja dhe kufizimet e të drejtave ekskluzive 1. Të drejtat ekskluzive nënkuptojnë se vetëm bartësi i së drejtës ka të drejtë ta autorizojë apo ndalojë: 1.1 riprodhimin e topografisë, përfshirë prodhimin e një produkti gjysmëpërçues, duke e përdorur topografinë; 1.2. shfrytëzimin komercial të topografisë, ose 1.3. importimin e topografisë ose të ndonjë produkti gjysmëpërçues që është prodhuar duke e përdorur topografinë për qëllime të shfrytëzimit komercial. 2. Të drejtat ekskluzive nuk përfshijnë: 2.1. riprodhimin e topografisë me qëllim të analizimit, vlerësimit apo mësimdhënies për konceptet, proceset, sistemet apo teknikat e ngërthyera në topografi ose për vetë topografinë; 2.2. riprodhimin, shfrytëzimin komercial apo importimin për atë qëllim të topografisë apo të ndonjë produkti gjysmëpërçues të prodhuar duke e përdorur topografinë që i plotëson kërkesat e mbrojtjes sipas nenit 4, paragrafit 1 të këtij ligji dhe që është krijuar në bazë të një analize dhe vlerësimi të një topografie tjetër. 3. Çdo person që ka përvetësuar produkt gjysmëpërçues pa i ditur apo pa pasur baza të arsyeshme për të besuar se produkti në vetvete ka ngërthyer topografi të mbrojtur, mund ta vazhdojë shfrytëzimin komercial të atij produkti. 4. Për aktet e shfrytëzimit komercial që ndodhin pasi ai person të ketë njohuri, apo të ketë baza të arsyeshme për të besuar se produkti gjysmëpërçues në vete ngërthen topografi të mbrojtur, bartësi i së drejtës mund të kërkojë shpërblim adekuat në gjykatë. 5. Dispozitat e paragrafit 3 dhe 4 të këtij neni zbatohen edhe për pasardhësit në titull të personit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Selling a protected topography, or a semiconductor product made using it, in Kosovo exhausts the exclusive right holder’s power to authorize or prohibit the listed acts.
Neni 8 Shterimi i të drejtave Plasimi në tregun e territorit të Republikës së Kosovës i ndonjë topografie të mbrojtur apo ndonjë produkti gjysmëpërçues të prodhuar duke e përdorur topografinë e mbrojtur nga bartësi i të drejtave ekskluzive apo me pëlqimin e tij/ saj e shteron të drejtën e tij/ saj për t’i autorizuar apo ndaluar aktet e përcaktuara në nenin 7, paragrafin 1, nënparagrafët 1.2. dhe 1.3. të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The topography right and related exclusive rights may be transferred to third parties by written agreement.
Neni 9 Bartja e të drejtave 1. E drejta në mbrojtjen e topografisë dhe të drejtat ekskluzive që burojnë nga topografia e mbrojtur mund të barten tek personat e tretë përmes marrëveshjes me shkrim. 2. Bartja hyn në fuqi për palët e treta pas regjistrimit të marrëveshjes për bartje në regjistrin e topografive dhe publikimit në buletinin zyrtar. 3. Në rastin e pronësisë së përbashkët të një topografie, e drejta mund të bartet me pëlqimin me shkrim të të gjithë pronarëve të përbashkët, përveç nëse ata janë marrë vesh ndryshe. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Bartësi i së drejtës mund të lejojë shfrytëzimin me licencë; kur topografia është pronë e përbashkët, nevojitet pëlqimi me shkrim i të gjithë bashkëpronarëve, përveç marrëveshjes tjetër; licenca mund të jetë ekskluzive ose joekskluzive; regjistrimi bëhet me kërkesë të të licencuarit dhe me ekstrakt të kontratës.
Neni 10 Kontrata për licencën 1. Bartësi i së drejtës mund ta lejojë shfrytëzimin e saj me anë të një kontrate për licencë. 2. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët, atëherë licenca lëshohet me pëlqimin me shkrim nga të gjithë bashkëpronarët, përveç nëse palët pajtohen ndryshe ndërmjet tyre. 3. Kontrata për licencë mund të jetë licencë ekskluzive apo joekskluzive. 4. Kontrata për licencë regjistrohet në regjistrin e topografive me kërkesë të të licencuarit, e shoqëruar me një ekstrakt të kontratës së licencës. Të licencuarit i lëshohet certifikatë. 5. Kontrata për licencë vlen kundrejt palëve të treta nga data kur regjistrohet në regjistrin e topografive. KAPITULLI IV PROCEDURA E REGJISTRIMIT, ZHVLEFTËSIMI DHE HEDHJA POSHTË - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 says a topography registration request must be filed with the API, in writing, and with separate applications for each topography.
Neni 11 Kërkesa për regjistrim të topografisë 1. Procedura për regjistrimin e topografisë iniciohet me kërkesën për regjistrim të topografisë që paraqitet pranë API-së. 2. Kërkesa lidhur me topografitë për të cilat është kërkuar mbrojtje duhet të dorëzohet me shkrim në API. 3. Për secilën topografi paraqitet kërkesë e posaçme. 4. Kërkesën pranë API-së e paraqet cilido person fizik apo juridik që është përmendur në nenin 5 të këtij ligji. Paraqitësi i kërkesës mund të paraqesë kërkesë përmes përfaqësuesit të autorizuar. 5. Kërkesa për regjistrim të topografisë në regjistrin e topografive përmban: 5.1. emrin e plotë, shtetësinë, vendbanimin, zyrën qendrore apo adresën dhe të dhënat e mjaftueshme për kontaktim me paraqitësin e kërkesës për qëllimet e nenit 5 të këtij ligji; 5.2. deklaratën nëse ndonjë person fizik i deklaruar si paraqitës i kërkesës e ka krijuar topografinë, duke e cekur emrin e tij. Nëse krijuesi nuk është deklaruar si paraqitës i kërkesës, deklarata ku përshkruhet mënyra se si paraqitësi i kërkesës e ka fituar të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE drejtën në mbrojtje sipas nenit 5, paragrafëve 3, 4, 6, 7 dhe 8 të këtij ligji; 5.3. një përshkrim të shkurtër dhe të saktë të topografisë, sipas paragrafit 3 të këtij neni, në të cilin duhet të identifikohet qartë dhe në mënyrë koncize topografia dhe titulli i topografisë; 5.4. deklaratë dhe dokumente mbështetëse për datën e shfrytëzimit komercial të parë të topografisë, kur kjo datë është më e hershme se ajo e datës së aplikimit. Kjo deklaratë duhet të dëshmojë se është respektuar afati kohor i përcaktuar në nenin 6, paragrafin 2 dhe 3 të këtij ligji. 6. Aplikimi për topografi shoqërohet me dokumente, të dhëna dhe plotësime që e identifikojnë topografinë, përfshirë vizatimet apo fotografitë: 6.1. e skicave për prodhimin e produktit gjysmëpërçues; 6.2. e maskave apo pjesëve të maskave për prodhimin e produktit gjysmëpërçues, ose 6.3. e skicave të produktit gjysmëpërçues. 7. Kërkesa shoqërohet me dëshmi të pagesës së taksës së aplikimit për regjistrimin e topografisë, autorizimin kur kërkesa paraqitet përmes përfaqësuesit të autorizuar dhe me dokumentet e legjitimimit të paraqitësit së kërkesës në rastin e personit juridik apo në rastin e personit fizik që nuk është krijues. 8. Dispozitat e veçanta lidhur me formën dhe përmbajtjen e kërkesës, mënyrën e hartimit dhe paraqitjes së saj, regjistrat e topografive dhe taksat administrative për secilin shërbim të ofruar nga API-ja përkitazi me procedurat e përcaktuara me këtë ligj, rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The request applicant may mark requested material or parts of it as trade or business secrets, with a limit tied to semiconductor product layers. Marked parts are kept separate and not made available to the public. The court may order disclosure only for certain people involved in related court proceedings.
Neni 12 Mbrojtja e sekretit tregtar 1. Paraqitësi i kërkesës ka të drejtë ta shënojë cilindo material të kërkuar apo cilëndo pjesë të tij si sekret tregtar apo afarist. Kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet në më shumë se gjysmën e numrit të shtresave në produktin gjysmëpërçues. 2. Pjesët e shënuara si sekrete tregtare apo afariste në kërkesë paraqiten ndaras nga pjesët e tjera dhe nuk do të jenë në dispozicion të publikut. 3. Gjykata mund ta urdhërojë zbulimin e materialeve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni vetëm për personat e përfshirë në procedurë gjyqësore lidhur me vlefshmërinë apo ndonjë shkelje të të drejtave ekskluzive që është cekur në nenin 7, paragrafin 1 të këtij ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The request’s submission date is the date the API receives a request that meets the Article 11 and ministerial bylaw conditions.
Neni 13 Data e regjistrimit të kërkesës Data e paraqitjes së kërkesës do të jetë data në të cilën API-ja e pranon kërkesën e cila i plotëson kushtet sipas nenit 11 të këtij ligji dhe aktit nënligjor për shqyrtimin e kërkesës për regjistrim të cilin e nxjerrë Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: API-ja shqyrton kërkesën për regjistrim dhe, nëse ka mangësi, i jep parashtruesit 2 muaj për t’i korrigjuar; kërkesa mund të refuzohet dhe më pas të rivendoset vetëm me kushte të caktuara.
Neni 14 Procedimi i kërkesës për regjistrim 1. Kur e procedon kërkesën për regjistrim, API-ja shqyrton nëse kërkesa për topografi i përmbush kushtet e përcaktuara me nenin 11 të këtij ligji dhe me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 2. Nëse konstatohen mangësi në kërkesë, atëherë parashtruesit i jepet një afat kohor prej dy (2) muaj nga dita e njoftimit nga API-ja që të korrigjojë mangësitë. Nëse paraqitësi i kërkesës nuk ndërmerr hapa për ta korrigjuar mangësinë që është vërejtur, kërkesa hidhet poshtë. Paraqitësi i kërkesës njoftohet për atë vendim. 3. Kërkesa e hedhur poshtë rivendoset nëse brenda tre (3) muajve pas skadimit të periudhës së paraparë në vendimin zyrtar, paraqitësi i kërkesës e kërkon dhe paraqet deklaratë, apo ndërmerr hapa për të korrigjuar mangësitë si dhe nëse, brenda së njëjtës periudhë, e paguan taksën e përcaktuar për rivendosje. Rivendosja mund të ofrohet vetëm një herë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If the application meets the required conditions, the topography is entered in the register and API issues a registration certificate and publishes it officially.
Neni 15 Regjistrimi i topografive 1. Nëse kërkesa i plotëson të gjitha kushtet nga neni 11 i këtij ligji dhe dispozitat e udhëzimit administrativ për regjistrimin e topografive, topografia me vendim futet në regjistrin e topografive. 2. API lëshon certifikatë të regjistrimit me të dhënat e regjistrimit dhe e publikon në Buletinin zyrtar. Certifikata e regjistrimit të topografisë së produktit gjysmëpërçues i lëshohet paraqitësit të kërkesës pas pagesës së taksës administrative të paraparë me akt nënligjor për taksa. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Documents relating to the request are public from the date of registration.
Neni 16 Publikimi Në pajtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji, dokumentet që kanë të bëjnë me kërkesën janë publike që nga data e regjistrimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may appeal API decisions within 30 days. The complaint goes to the commission, which must decide and notify the party within 30 days from receiving it. A dissatisfied party may also start an administrative dispute in the Basic Court in Prishtina within 30 days against the commission’s decision.
Neni 17 Shqyrtimi i ankesave 1. Në afat prej tridhjetë (30) ditëve, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese kundër vendimeve të API-së. Ankesa i drejtohet komisionit, i cili obligohet që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të ankesës, të vendosë dhe të njoftojë palën. 2. Kundër vendimeve të komisionit, pala e pakënaqur mund të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në afat prej tridhjetë (30) ditësh. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Transfers of exclusive topography rights, and licenses, are entered in the topographies register on the party’s request and after the fee is paid; expired registered licenses are removed.
Neni 18 Regjistrimi i bartjes në regjistër dhe efektet juridike të regjistrimit 1. Kurdo që të drejtat ekskluzive në topografi barten tek një palë tjetër apo kur asaj i jepet ndonjë licencë, bëhet shënimi përkatës në regjistrin e topografive, sipas kërkesës së palës, ndërsa paguhet taksa. Nëse vërtetohet se licenca e regjistruar në regjistër ka skaduar, shënimi fshihet nga regjistri. 2. Në procedurat gjyqësore dhe rastet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat ekskluzive në topografi, bartëse e të drejtave ekskluzive konsiderohet pala që është regjistruar më së voni si bartëse e të drejtave ekskluzive në regjistrin e topografive. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: API-ja duhet të krijojë dhe të mirëmbajë regjistrin e kërkesave për topografi dhe regjistrin e topografive, dhe të lëshojë kopje ose ekstrakte me kërkesë me shkrim dhe pas pagesës së taksave.
Neni 19 Regjistri 1. API-ja krijon dhe mirëmban regjistrin e kërkesave për topografi dhe regjistrin e topografive. 2. Përmbajtja dhe mënyra e krijimit dhe mirëmbajtjes së regjistrave sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 3. Regjistri i topografive nga paragrafi 1 i këtij neni është publik dhe mbahet në formë të databazës elektronike në API; kërkesat dhe specifikimet përkatëse teknike parashihen me akt nënligjor. 4. Sipas kërkesës me shkrim të palës, API-ja lëshon kopje të shënimeve ose ekstrakte nga regjistri, pas pagesës së taksave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The API must collect and store all data submitted by applicants or other procedural parties, and personal data must be processed under the applicable personal data protection law.
Neni 20 Mbrojtja e të dhënave 1. API-ja grumbullon dhe ruan në bazën e të dhënave të gjitha të dhënat e ofruara nga paraqitësit e kërkesave apo palë të tjera procedurale sipas këtij ligji ose sipas akteve nënligjore që rrjedhin nga ai. 2. Baza e të dhënave mund të përmbajë të dhëna personale në masën dhe detajet që kërkohen sipas këtij ligji ose sipas akteve nënligjore të miratuara sipas tij. Grumbullimi, ruajtja dhe përpunimi i të dhënave të tilla shërbejnë për: 2.1. administrimin e kërkesave dhe regjistrimeve; 2.2. qasje në informatat e nevojshme për zhvillimin e procedurave përkatëse; 2.3. komunikim me paraqitësit e kërkesave dhe palët e tjera në procedurë; 2.4. nxjerrje të raporteve dhe statistikave që i mundësojnë API-së të përmirësojë funksionimin e sistemit të saj. 3. Përpunimi i të gjitha të dhënave personale bëhet sipas ligjit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A interested party may ask the court to cancel a topography registration within the validity period.
Neni 21 Anulimi i regjistrimit të topografisë 1. Secila palë e interesuar mund të paraqesë kërkesë në gjykatë për ta anuluar regjistrimin e topografisë brenda afatit të vlefshmërisë. 2. Regjistrimi i topografisë mund të anulohet nëse: 2.1. objekti i regjistrimit nuk përputhet me përkufizimin e produkteve gjysmëpërçues dhe topografinë e përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, si dhe me kërkesat kryesore për mbrojtjen e topografive nga neni 4 i këtij ligji; 2.2. dokumentet dhe materialet e obligueshme të kërkesës, të krahasuara me dokumentet dhe materialet e tjera të kërkesës, e identifikojnë topografinë gabimisht në tërësi apo pjesërisht, apo e zbulojnë esencën e topografisë aq mjegullt sa që është e pamundur që topografia të identifikohet në mënyrë të pagabueshme; 2.3. topografia është regjistruar në emër të ndonjë personi që nuk ka pasur të drejtë të paraqesë kërkesë për të; 2.4. topografia është regjistruar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji sa u përket afateve për paraqitjen e kërkesës; 2.5. dokumenti që e vërteton datën e përdorimit komercial të parë të topografisë është i rremë dhe indikacioni i datës së rreme ndikon në të drejtën e paraqitësit të kërkesës për të paraqitur kërkesë për regjistrim apo në afatin e vlefshmërisë së të drejtave ekskluzive. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 3. Vendimi për shpallje të regjistrimit si të pavlefshëm regjistrohet në regjistrin e topografive. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article lets certain people ask a court to transfer a topography right, sets a 2-year time limit, and requires registry updates after the court decision.
Neni 22 Hedhja poshtë e kërkesës 1. Secili person që i plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji dhe që ka prova për të drejtën e tij në topografi mund të dorëzojë kërkesë në gjykatë për t’ia bartur të drejtën në paraqitje të kërkesës apo në topografi të regjistruar, nëse kërkesa është paraqitur nga ndonjë person tjetër që nuk ka pasur të drejtë ta bëjë këtë apo nëse regjistrimi është bërë në dobi të atij personi tjetër. 2. Të drejtat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të ushtrohen jo më vonë se dy (2) vite pas datës së publikimit të regjistrimit të topografisë në buletinin zyrtar. Ky afat nuk zbatohet nëse bartësi i certifikatës së regjistrimit ka qenë në dijeni për të drejtën e paraqitësit të kërkesës në kohën kur është regjistruar certifikata apo në kohën e bartjes së topografisë. 3. Një përmbledhje e vendimit gjyqësor për njohjen e asaj kërkese depozitohet në regjistrin e topografive. 4. Nga data e depozitimit të vendimit të gjykatës, licencat, si dhe çdo e drejtë tjetër lidhur me topografinë, konsiderohen të pavlefshme. Pala humbëse, si dhe palët e treta mund të kërkojnë nga pronari i njohur koncesion, kundrejt një kompensimi, për ndonjë licencë jo-ekskluzive për një periudhë të arsyeshme, me kusht që topografinë ta përdorin në mirëbesim apo me kusht që t’i kenë marrë masat paraprake të nevojshme për përdorimin e saj. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, kushtet i përcakton gjykata. 5. Sipas vendimit gjyqësor, API-ja i bën ndryshimet e nevojshme në regjistrin e topografive dhe në dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me regjistrimin e topografisë. Kërkesa për t’i bërë ndryshimet e nevojshme shoqërohet me dokumentin që vërteton pagesën e taksës së paraparë. 6. Krijuesi i topografisë ka të drejtë t’i mbrojë të drejtat e tij në gjykatë sipas procedurës së përcaktuar me Ligjin për Patentat për mbrojtjen e të drejtave të shpikësit. KAPITULLI V ZBATIMI I TË DREJTAVE TË DHËNA - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Disa persona të lidhur me të drejtat ekskluzive mund të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave sipas këtij ligji.
Neni 23 Personat që kanë të drejtë të paraqesin kërkesë Mbrojtja e të drejtave sipas këtij ligji mund të kërkohet nga bartësit e të drejtave ekskluzive, pasardhësit e tyre në titull, kur i zbatojnë të drejtat e tyre, të licencuarit me licenca ekskluzive, kur i mbrojnë të drejtat që u janë dhënë, apo ndonjë person i autorizuar nga këta persona. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A person entitled under Article 23 may sue someone who knowingly or negligently infringes exclusive topography rights, and may ask the court for remedies like stopping the infringement, removing or destroying infringing goods, and compensation.
Neni 24 Padia në rastin e shkeljes së të drejtave ekskluzive 1. Personi që ka të drejtë të paraqesë kërkesë sipas nenit 23 të këtij ligji mund të paraqesë padi kundër çdo personi që i shkel me dashje apo nga pakujdesia të drejtat ekskluzive në topografi, duke kërkuar: 1.1. konstatimin e shkeljes së të drejtave ekskluzive; 1.2. distancimin nga akti shkelës, ndalimin e shkeljes së të drejtave ekskluzive dhe ndalimin e vazhdimit të shkeljeve të tilla dhe të ngjashme të të drejtave ekskluzive në të ardhmen; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE 1.3. kompensim të arsyeshëm për shfrytëzimin e paligjshëm; 1.4. dëmshpërblimin e palës së dëmtuar për dëmet tjera që ka shkaktuar shkelja. 2. Së bashku me paditë nga paragrafi 1 i këtij neni, paditësi mund të kërkojë nga gjykata që, ndër të tjera, të vendosë që ekzemplarët e topografisë apo produkteve gjysmëpërçuese shkelëse të prodhuara me anë të topografisë shkelëse: 2.1. të tërhiqen nga kanalet e tregtimit; 2.2. të hiqen përfundimisht nga kanalet e tregtimit, ose 2.3. të asgjësohen. 3. Masat sipas paragrafit 2 të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht për materialet dhe pajisjet që janë përdorur kryesisht për prodhimin e paligjshëm të produkteve shkelëse. 4. Në shpalljen e vendimit për masat korrigjuese sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata duhet të marrë parasysh nevojën për proporcionalitet midis shkallës së shkeljes, mjeteve juridike të vendosura dhe interesave të palëve të treta. Gjykata urdhëron ekzekutimin e këtyre masave në llogari të shkelësit, përveç nëse në rrethana të veçanta bëhet thirrje për të mos bërë këtë. Masat e lartpërmendura zbatohen pa kompensim për shkelësin dhe nuk ndikojnë në dëmshpërblimin e palës së dëmtuar. 5. Personat e cekur në paragrafin 1 të këtij neni, në ushtrim të të drejtave të tyre, mund të parashtrojnë kërkesë në gjykatë për masë të përkohshme të sigurisë kundër ndërmjetësuesve, shërbimet e të cilëve përdoren nga palë të treta për t’i shkelur të drejtat ekskluzive të përcaktuara me këtë ligj. 6. Në raste të përshtatshme dhe me kërkesë të personit që u nënshtrohet masave të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, gjykata mund të urdhërojë që kompensimi financiar t’i paguhet palës së dëmtuar në vend që të zbatohen masat e parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, nëse ai person ka vepruar pa dashje dhe pa pakujdesi, nëse ekzekutimi i masave në fjalë do t’i shkaktonte atij/asaj dëm jo proporcional dhe nëse kompensimi financiar i palës së dëmtuar duket mjaft i kënaqshëm. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A court may order a person who knowingly infringed, or should have known they infringed, exclusive rights in topography to compensate the right holder for damages.
Neni 25 Padia për kompensimin e dëmeve 1. Gjykata, sipas padisë së palës së dëmtuar, e urdhëron personin i cili me vetëdije, ose që ka pasur bazë të arsyeshme për të ditur, i ka shkelur të drejtat ekskluzive në topografi, ta kompensojë bartësin e së drejtës për secilin dëm që i është shkaktuar si rezultat i shkeljes. 2. Për t’i llogaritur dëmet, gjykata i merr parasysh të gjitha aspektet përkatëse, siç janë pasojat negative ekonomike, duke përfshirë fitimet e humbura që i janë shkaktuar palës së dëmtuar, çdo fitim të padrejtë të përvetësuar nga shkelësi dhe, në rastet e duhura, elementet tjera përveç faktorëve ekonomikë, siç është dëmi moral që i është shkaktuar titullarit të së drejtës nga shkelja. 3. Si alternativë ndaj paragrafit 2 të këtij neni, në rastet e përshtatshme, dëmet mund të llogariten edhe në bazë të shumës së honorarëve apo taksave që shkelësi do të kishte paguar po të kishte kërkuar licencën për përdorim nga titullari i të drejtës. 4. Nëse shkelësi nuk ka kryer veprime shkelëse me vetëdije, apo me bazë të arsyeshme për të ditur, gjykata mund ta urdhërojë ose rikthimin e fitimeve që shkelësi ka përvetësuar nga shfrytëzimi i paautorizuar i topografisë së mbrojtur, sipas rregullave të përgjithshme për pasurimin e pabazë, ose pagesën e dëmshpërblimit, i cili mund të jetë i paracaktuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Në një rast për shkelje të të drejtave sipas këtij ligji, gjykata mund të urdhërojë dhënien e informatave për origjinën dhe rrjetet e shpërndarjes së produkteve ose shërbimeve shkelëse.
Neni 26 E drejta e informimit 1. Kur shqyrton ndonjë rast që lidhet me shkeljen e të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, gjykata, në përgjigje ndaj ndonjë kërkese të arsyetuar dhe proporcionale të paditësit, mund të urdhërojë që informatat për origjinën dhe rrjetet e shpërndarjes së produkteve apo shërbimeve që i cenojnë të drejtat e bartësit të së drejtës të ofrohen nga shkelësi dhe nga çdo person tjetër që në shkallë tregu tregohet apo konstatohet të jetë përfshirë në posedimin, përdorimin, prodhimin apo shpërndarjen e mallrave shkelëse apo ofrimin a përdorimin e shërbimeve shkelëse. 2. Informatat e cekura në paragrafin 1 të këtij neni, sipas rastit, përfshijnë: 2.1. emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe mbajtësve të tjerë të mëparshëm të produkteve që i shkelin të drejtat e përcaktuara me këtë ligj, si dhe të tregtarëve me shumicë dhe pakicë për të cilët janë paraparë objektet e treguara; 2.2. Informatat për sasitë e produkteve të prodhuara, të dorëzuara, të pranuara apo të porositura që i shkelin të drejtat e përcaktuara me këtë ligj si dhe çmimin që është pranuar apo që do të duhej pranuar për ato produkte. 3. Paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni vlejnë pa i paragjykuar dispozitat e tjera ligjore që: 3.1. i japin titullarit të së drejtës të drejtat për të marrë informata më të plota; 3.2. e rregullojnë përdorimin e informatave të komunikuara sipas këtij neni në procedurë civile apo penale; 3.3. e rregullojnë përgjegjësinë për keqpërdorimin e së drejtës në informim; 3.4. ofrojnë mundësi për të refuzuar ofrimin e informatave që e detyrojnë personin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni të pranojë pjesëmarrjen e tij/të saj apo të afërmve të tij/të saj të ngushtë në shkeljen e të drejtave ekskluzive në topografi; ose 3.5. e rregullojnë mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve të informacionit apo procedimin e të dhënave personale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i urdhërojë të paditurit të dorëzojë prova ose dokumente nën kontrollin e tij, me kërkesë të palës dhe duke mbrojtur informacionin konfidencial.
Neni 27 Provat 1. Kur pala paraqet prova të arsyeshme, të mjaftueshme dhe të disponueshme për t’i mbështetur pretendimet e saj se të drejtat ekskluzive në topografi janë shkelur apo kanë gjasë të shkelen, përderisa kjo palë thirret në prova që janë nën kontrollin e të paditurit, gjykata mund të urdhërojë, me kërkesë të asaj pale, që i padituri ato prova t’i dorëzojë brenda një afati të caktuar, me respektimin e mbrojtjes së informatave konfidenciale. Prania e një numri të konsiderueshëm të kopjeve të topografisë së mbrojtur apo të produkteve gjysmëpërçuese që prodhohen duke e përdorur topografinë e mbrojtur konsiderohet se përbën provë të arsyeshme. 2. Me të njëjtat kushte që janë përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, në rast të shkeljes së bërë në nivel komercial, gjykata mundet që po ashtu, me kërkesë të palës, të urdhërojë komunikimin e dokumenteve bankare, financiare apo komerciale që janë nën kontrollin e palës së paditur brenda një afati të caktuar, me respektimin e mbrojtjes së informatave konfidenciale. 3. Kur i padituri mohon se i ka provat apo se ato janë nën kontrollin e tij, gjykata mund të shqyrtojë provat për ta vërtetuar këtë fakt. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Gjykata mund të japë masa të përkohshme dhe parandaluese për të ndalur ose kufizuar shkeljen e pretenduar të të drejtave, me kushte të caktuara dhe, në disa raste, edhe pa e dëgjuar të paditurin.
Neni 28 Masat e përkohshme dhe parandaluese 1. Me kërkesë të titullarit të të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, e që ofron prova të arsyeshme se të drejtat e saj/të tij janë shkelur ose kanë gjasë të shkelen, gjykata mundet: 1.1. të nxjerrë aktvendim kundër shkelësit të pretenduar, i cili synon të pengojë secilën shkelje të afërt, ose ta ndalojë, mbi baza të përkohshme dhe mbi baza lëndore, sipas rastit, pagesën e përsëritur të dënimit, vazhdimin e shkeljes së të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, apo ta kushtëzojë vazhdimin e tillë me depozitim të garancive me qëllim të sigurimit të kompensimit të titullarit të së drejtës; masat e tilla të përkohshme mund të lëshohen, me të njëjtat kushte, ndaj secilit ndërmjetës, shërbimet e të cilit përdoren nga ndonjë palë e tretë për ta shkelur ndonjë topografi të mbrojtur; 1.2. të urdhërojë konfiskimin apo dorëzimin e kopjeve të çështjeve materiale të të drejtave të përcaktuara me këtë ligj si dhe të mallrave, ta parandalojë hyrjen apo t’i largojë ato nga kanalet e tregtimit, nëse dyshohet se ato i shkelin të drejtat e përcaktuara me këtë ligj. 2. Në rastin e shkeljes së bërë në nivel komercial dhe nëse pala e dëmtuar e dëshmon me prova ekzistencën e rrethanave që mund ta rrezikojnë dëmshpërblimin, gjykata mund të urdhërojë konfiskimin paraprak të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, duke përfshirë bllokimin e llogarive bankare dhe aseteve të tjera të tij/të saj. Për këtë qëllim, gjykata mund ta urdhërojë komunikimin e dokumenteve bankare, financiare apo tregtare ose qasjen e duhur në informatat relevante. 3. Sa u përket masave të parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, gjykata ka kompetencë që të kërkojë nga paraqitësi i kërkesës që të sigurojë secilën provë të arsyeshme dhe të disponueshme, ashtu që gjykata të fitojë besimin e mjaftueshëm se paraqitësi i kërkesës është titullari i të drejtës, se të drejtat e paraqitësit të kërkesës janë shkelur apo se shkelja e tillë është e pashmangshme. 4. Në raste të caktuara, masat e përkohshme të parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni mund të vendosen pa dëgjuar palën e paditur, posaçërisht në rastin kur vonesat mund t’i shkaktojnë dëm të pariparueshëm titullarit të së drejtës. Në atë rast, gjykata ua komunikon vendimin palëve në fjalë pa vonesë, e më së voni pas ekzekutimit të masave. Seanca shqyrtuese, bashkë me të drejtën për t’u dëgjuar, mbahet me kërkesë të të paditurit, me qëllim që të vendoset, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit për masat, nëse ato masa duhen ndryshuar, revokuar apo konfirmuar. 5. Kohëzgjatja e masave të përkohshme përcaktohet me vendim të gjykatës. Nëse masat e përkohshme janë vendosur para fillimit të procedurës për shumën e kontestit, gjykata në vendimin e saj përcakton edhe periudhën brenda së cilës paraqitësi i kërkesës inicion procedurën pranë gjykatës kompetente; në mungesë të një përcaktimi të tillë, kjo periudhë nuk mund të jetë më e gjatë sesa tridhjetë (30) ditë kalendarike nga shpallja e vendimit. 6. Masat e përkohshme anulohen ose ndryshe nuk kanë fuqi, me kërkesë të të paditurit, nëse paraqitësi i kërkesës nuk e fillon procedurën që shpie drejt vendimit për shumën e kontestit brenda periudhës së përcaktuar sipas paragrafit 5 të këtij neni. 7. Gjykata mund të vendosë që masat e përkohshme të kushtëzohen me dorëzimin e një garancie adekuate apo garancie ekuivalente nga ana e paraqitësit të kërkesës me qëllim që të sigurohet kompensimi për çdo dëm që i është shkaktuar të paditurit, siç është paraparë në paragrafin 8 të këtij neni. 8. Kur masat e përkohshme revokohen ose kur skadojnë për shkak të ndonjë veprimi ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE mosveprimi nga paraqitësi i kërkesës, ose kur më pas zbulohet se nuk ka pasur shkelje apo gjasa të shkeljes së tillë, gjykata ka kompetencë për të urdhëruar paraqitësin e kërkesës, me kërkesë të të paditurit, që të paditurit t’i ofrojë kompensimin e duhur për çdo dëmtim që i është shkaktuar nga ato masa. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa për ruajtjen e provave për shkelje të mundshme të të drejtave ekskluzive në topografi, me mbrojtje të informatave konfidenciale dhe kushte të caktuara.
Neni 29 Masat për ruajtjen e provave 1. Nëse një shkelje ose kërcënim me shkelje të të drejtave ekskluzive në topografi është mjaft i mundshëm sipas provave të disponueshme që i paraqet paraqitësi i kërkesës, gjykata mund të urdhërojë masa parandaluese për t’i ruajtur provat relevante sa i përket shkeljes së pretenduar dhe ta përcaktojë kohëzgjatjen e tyre, duke siguruar mbrojtjen e informatave konfidenciale, si vijon: 1.1. Masat e tilla përfshijnë përshkrimin e hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, apo konfiskimin e mallrave shkelëse të mbajtura nga i padituri, si dhe, sipas rastit, materialeve dhe pajisjeve që janë përdorur për prodhimin dhe/ose shpërndarjen e këtyre mallrave dhe dokumenteve që ndërlidhen me to; 1.2. Masat për ruajtjen e provave merren, nëse është e nevojshme, pa dëgjuar të paditurin, sidomos kur vonesat mund t’i shkaktojnë dëm të pariparueshëm bartësit të të drejtave ekskluzive në topografi apo kur ekziston shfaqja e rrezikut për asgjësimin e provave. Në atë rast, gjykata ua komunikon vendimin për masat e përkohshme palëve në procedurë më së voni menjëherë pas ekzekutimit të këtyre masave; 1.3. Seanca shqyrtuese, bashkë me të drejtën për t’u dëgjuar, mbahet me kërkesë të palëve të ndikuara, me qëllim që të vendoset, brenda një periudhe të arsyeshme pas njoftimit për masat, nëse ato masa do të ndryshohen, revokohen apo konfirmohen. 2. Gjykata mund të vendosë që masat e përkohshme të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni të kushtëzohen me dorëzimin e garancisë adekuate apo një garancie ekuivalente nga ana e paraqitësit të kërkesës, me qëllim që të sigurohet kompensimi për çdo dëm që i është shkaktuar të paditurit, siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni. 3. Masat për ruajtjen e provave revokohen ose ndryshe pushojnë së pasuri efekt, me kërkesë të të paditurit, pa paragjykuar dëmshpërblimin që mund të kërkohet, nëse paraqitësi i kërkesës nuk e fillon procedurën për vendimin për vlerën e kontestit pranë gjykatës kompetente, brenda një periudhe që përcaktohet nga gjykata që i urdhëron masat, ose, në mungesë të një përcaktimi të tillë, brenda një periudhe prej tridhjetë (30) ditësh kalendarike nga dita e shpalljes së vendimit. 4. Kur masat për ruajtjen e provave revokohen ose kur skadojnë për shkak të ndonjë veprimi apo mosveprimi nga paraqitësi i kërkesës, ose kur më pas përcaktohet se nuk ka pasur shkelje apo kërcënim me shkelje për të drejtat e bartësit të të drejtave ekskluzive në një topografi, gjykata mund ta urdhërojë paraqitësin e kërkesës që, me kërkesë të të paditurit, atij t’i paguajë kompensim të plotë për çdo dëmtim që i është shkaktuar nga zbatimi i atyre masave. 5. Dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore zbatohen për çështjet që nuk janë rregulluar me këtë nen. 6. Dispozitat e këtij neni nuk e paragjykojnë mundësinë që gjykata të urdhërojë masa të përkohshme që përfshijnë ruajtjen e provave sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Në një procedurë civile për shkelje të një të drejte ekskluzive në topografi, gjykata mund t’i urdhërojë shkelësit të paguajë shpenzimet e publikimit të vendimit.
Neni 30 Publikimi i vendimit Në procedurën civile përkitazi me shkeljen e një të drejte ekskluzive në një topografi, gjykata, me kërkesë të paditësit, mund ta urdhërojë shkelësin t’i kompensojë shpenzimet për shpërndarjen e informatave lidhur me vendimin gjyqësor, duke përfshirë postimin e vendimit dhe publikimin e plotë apo të pjesshëm të tij në media apo në internet. Gjykata e përcakton lartësinë e shpenzimeve të arsyeshme për publikim që duhet t’i kompensojë shkelësi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: In cases of infringement of an exclusive right in a topography, the competent court is the court competent under the applicable legislation.
Neni 31 Gjykata kompetente Në rastet e shkeljes së një të drejte ekskluzive në një topografi, kompetente është gjykata kompetente sipas legjislacionit në fuqi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Article 32 sets fines for legal persons, responsible persons, and sole business operators who use topography or a license contrary to the law.
Neni 32 Masat ndëshkimore 1. Me gjobë në shumë prej pesë mijë (5,000) deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdoret topografia në kundërshtim me nenin 5 dhe nenin 6 të këtij ligji. 2. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri një mijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 1. i këtij neni. 3. Me gjobë në shumë prej dy mijë (2,000) deri në pesëmijë (5,000) euro ndëshkohet personi fizik i cili ushtron biznes individual, dhe i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdoret topografia në kundërshtim me nenin 5 dhe nenin 6 të këtij ligji. 4. Me gjobë në shumë prej tre mijë (3,000) deri dhjetë mijë (10,000) euro ndëshkohet personi juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 10 të këtij ligji. 5. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2,000) euro ndëshkohet personi përgjegjës në personin juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 10 të këtij ligji. 6. Me gjobë në shumë prej një mijë (1,000) deri në tre mijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik i cili ushtron biznes individual i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 10 të këtij ligji. 7. Në rastet kur topografia përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, me të cilin supozohet se është kryer vepër penale, zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. KAPITULLI VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article says certain patent-law procedures apply, as adapted, to semiconductor topographies unless this law says otherwise.
Neni 33 Dispozitat kalimtare 1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj, dispozitat e Ligjit përkatës për patenta, lidhur me përfaqësimin, përfaqësuesit e autorizuar, procedurën e deklarimit të pavlefshmërisë dhe procedurën e kundërshtimit, kontratat për licencë, ankesat dhe procedurën ankimore zbatohen përshtatshmërisht për topografitë e produkteve gjysmëpërçuese që rregullohen me këtë ligj. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk ndikojnë në zbatimin e ndonjë dispozite ligjore tjetër lidhur me të drejtat e tjera të pronësisë industriale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The holder of a registered topography has the right to mark products made with that registered topography with the letter “T” while the protected topography rights continue.
Neni 34 Shënjimi Gjatë vazhdimit të të drejtave të topografisë së mbrojtur, bartësi i topografisë së regjistruar ka të drejtë që produktet e prodhuara me topografi të regjistruar të shënojë me shkronjën ‘T’. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ministry must issue implementing by-laws under this law.
Neni 35 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria nxjerr akte nënligjore në përputhje me nenin 11 paragrafi 8, neni 15 paragrafi 1 dhe 2, neni 19 paragrafi 2 dhe 3 të këtij ligji, në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 03/L-165 is repealed.
Neni 36 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-165 për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 37 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-053 24 dhjetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-39/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-053 PËR TOPOGRAFITË E GJYSMËPËRÇUESVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in