LIGJI NR. 08/L-054 PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN”
This law ratifies Amendment No. 1 to the IPA 2017 financial agreement between the Republic of Kosovo and the European Union.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-054
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies Amendment No. 1 to the IPA 2017 financial agreement between the Republic of Kosovo and the European Union. This article says the law’s purpose is to ratify Amendment No. 1 to the IPA 2017 financial agreement between the Republic of Kosovo and the European Union. This article says the agreement is treated as ratified when this law enters into force, and the agreement and its annexes are an integral part of the law. This provision says the law takes effect on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo. Annex 1 of the Financing Agreement is replaced by Annex 1 of this amendment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-054 PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN”
Showing 7 of 7
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies Amendment No. 1 to the IPA 2017 financial agreement between the Republic of Kosovo and the European Union.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 19 TETOR 2021, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L - 054 PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN” LIGJI NR. 08/L - 054 PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN” Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN”
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify Amendment No. 1 to the IPA 2017 financial agreement between the Republic of Kosovo and the European Union.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ratifikimi i “ Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the agreement is treated as ratified when this law enters into force, and the agreement and its annexes are an integral part of the law.
Neni 2 Ratifikimi i Marrëveshjes “Amendamentimi Nr. 1 i Marrëveshjes financiare për IPA 2017, Pjesa e Parë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, konsiderohet e ratifikuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Marrëveshja dhe shtojcat e saj janë pjesë integrale të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 3 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-054 19 tetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-169/2021, datë 19.10.2021 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. ____________________________ *Tabelat e Ligjit nr. 08/L-054 “Ligji për Ratifikimin e “Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, Pjesa e Parë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” , bashkangjitur me ligj janë publikuar në web faqen e Gazetës Zyrtare (gzk.rks-gov.net ). 1 AMENDAMENTIMI Nr. 1 I MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NË LIDHJE ME PROGRAMIN E VEPRIMIT PËR KOSOVËN PËR VITIN 2017 Siç është arritur fillimisht ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës më 22 tetor të vitit 2018, në tekstin e mëtejmë referuar si "Marrëveshja e Financimit". Komisioni Evropian, në tekstin e mëtejmë referuar si "Komisioni", që vepron në emër të Bashkimit Evropian, në tekstin e mëtejmë referuar si "Unioni", nga njëra anë, dhe Kosova, në tekstin e mëtejmë referuar si "Përfituesja e IPA II", e përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit nga ana tjetër në tekstin e mëtejmë referuar bashkërisht si "Palët", Meqë, (1) Komisioni, më 29.11.2017, miratoi një Vendim Zbatues të Komisionit C (2017) 8051 për krijimin e Programit të Veprimit për Kosovën* për vitin 2017. Ky Program zbatohet me anë të një Marrëveshjeje Financimi të lidhur midis Kosovës dhe Komisionit më 22.10. 2018. (2) Komisioni e ka konsideruar të nevojshëm ndryshimin e Marrëveshjes së Financimit. (3) Ky ndryshim synon rialokimin midis veprimeve brenda të njëjtit vendim financimi (fleksibilitet i brendshëm). (4) Programi i Veprimit për Kosovën* për vitin 2017 është modifikuar në mënyrë që t'i pasqyrojë ndryshimet e kërkuara dhe prandaj është e nevojshme që Marrëveshja e Financimit të jetë në përputhje me Programin e ndryshuar. KANË RËNË DAKORD SI NË VIJIM: - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Annex 1 of the Financing Agreement is replaced by Annex 1 of this amendment.
Neni 1 1. Aneksi 1 i Marrëveshjes së Financimit zëvendësohet me Aneksin 1 të këtij Amendamentimi. Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës 2 - 2 Verify source ↗
Neni 2
Neni 2 Të gjitha termet dhe kushtet e tjera të Marrëveshjes së Financimit mbeten të pandryshuara. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Amendamenti hyn në fuqi kur Komisioni merr njoftimin nga Kosova që procedurat e brendshme të nevojshme kanë përfunduar; pastaj Komisioni njofton institucionet e Kosovës për datën e pranimit.
Neni 3 Ky Amendamentim hyn në fuqi në datën në të cilën Komisioni pranon njoftim nga Kosova që konfirmon përfundimin e procedurave të brendshme të përfitueses së IPA II të cilat janë të nevojshme për hyrjen e saj në fuqi. Komisioni informon Institucionet e Kosovës për datën e pranimit të këtij njoftimi. Ky Amendamentim do të jetë pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Financimit. Amendamentimi nr. 1 i Marrëveshjes së Financimit është hartuar në dy kopje në gjuhën angleze, me një kopje e cila i dorëzohet Komisionit dhe një kopje përfitueses së IPA II. Për Përfituesen e IPA II: Z. Besnik Bislimi Zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Zyra e Kryeministrit 10000 Prishtinë, Kosovë Për Komisionin: Znj. Michela Matuella Drejtoreshë D - Ballkani Perëndimor Drejtoria e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Komisioni Evropian B-1049 Bruksel, Belgjikë 3 SHTOJCA I Programi Vjetor i Veprimit për Kosovën* për vitin 2017 - PJESA I 1 IDENTIFIKIMI Përfituesi Kosova Referencat e angazhimit CRIS/ABAC Kostoja e përgjithshme Kontributi i BE-së Linjat buxhetore 2017/040 505 /17 800 000 EUR 22.02 01 01 2017/040 506 /30 200 000 EUR 22.02 01 02 49 473 378 euro 48 000 000 euro 22.02 01 01 dhe 22.02 01 02 Mënyra e Menaxhimit/ Subjektet e besuara Menaxhimi direkt nga Komisioni Evropian Menaxhimi indirekt nga subjektet e besuara të listuara më poshtë: Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) për komponentin II të veprimit 1: Instrumenti i Përafrimit me Acquis të BE-së; Banka Botërore për veprimin 7: Mbështetja e BE-së për Fondin e Efiçiencës së Energjisë; Agjencia Austriake e Zhvillimit për veprimin 10: Mbështetja e BE-së për harmonizimin e arsimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës. Data përfundimtare për lidhjen e Marrëveshjeve së Financimit me vendet përfituese të IPA II Më së voni deri më 31 dhjetor 2018 Data përfundimtare për lidhjen e Marrëveshjeve të Delegimit nën menaxhim indirekt Më së voni deri më 31 dhjetor 2018 Data përfundimtare për lidhjen e kontratave të prokurimit dhe grantit 3 vjet pas datës së përfundimit të Marrëveshjes së Financimit, me përjashtim të rasteve të listuara në nenin 189(2) të Rregullores Financiare Data përfundimtare për zbatimin operacional 6 vjet pas datës së lidhjes së Marrëveshjes së Financimit. Data përfundimtare për zbatimin e Marrëveshjes së Financimit 12 vjet pas lidhjes së Marrëveshjes së Financimit. Njësia e Programimit NEAR D3 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosovë Njësia Zbatuese/ Delegacioni i BE-së Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 4 * KY PËRCAKTIM ËSHTË PA PARAGJYKIM NDAJ QËNDRIMEVE MBI STATUSIN, DHE ËSHTË NË PËRPUTHJE ME RKSKB 1244/1999 DHE ME OPINIONIN E GJND-SË MBI SHPALLJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS 5 2 PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË VEPRIMIT 2.1 SEKTORËT E PËRZGJEDHUR SIPAS KËTIJ PROGRAMI TË VEPRIMIT Arsyeshmëria për përzgjedhjen e sektorëve të veçantë sipas këtij programi: Në kuadër të Programit të Veprimit për Kosovën për vitin 2017 - Pjesa I, do të mbështeten këta sektorë: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, mjedisi, veprimi dhe energjia klimatike, konkurrueshmëria, inovacioni, bujqësia dhe zhvillimi rural, dhe arsimi, punësimi dhe politikat sociale. Qëllimi kryesor i veprimeve në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes (veprimet 1-5) është forcimi i kapaciteteve teknike dhe administrative të institucioneve të Kosovës në lidhje me zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane, mbështetja e menaxhimit efektiv dhe efikas të fondeve të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), zbatimi i masave emergjente dhe kontributi në forcimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informacionit të besueshëm statistikor dhe duke lehtësuar vendimmarrjen e përmirësuar. Për më tepër, zbatimi i Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbështetet përmes veprimit 3. Veprimet në sektor gjithashtu do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe përafrimin e Kosovës me politikat dhe metodat e punës të Bashkimit Evropian. Veprimi 4 do të kontribuojë në sigurimin e një mjedisi konkurrues në Kosovë duke rritur dhe forcuar efikasitetin dhe efektivitetin e kapaciteteve administrative në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore; ndërsa veprimi 5 do të mbështesë Kosovën në kryerjen e funksioneve të saj rregullatore në lidhje me qeverisjen ekonomike duke mbështetur qeverinë në përmbushjen e kërkesave të MSA-së në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale. Pas vendimeve të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, Kosova mund të marrë pjesë në Programet e Bashkimit Evropian1. Në këtë kontekst, ndihma në sektor do të ofrohet për të bashkëfinancuar kostot e tarifave të biletave/pjesëmarrjes. Ndihmë shtesë do të ofrohet për të forcuar kapacitetet e organeve përgjegjëse për koordinimin dhe menaxhimin e programeve të Bashkimit Evropian, si dhe për përfituesit dhe aplikuesit potencialë për pjesëmarrjen e tyre efektive (veprimi 2). Veprimi në kuadër të sundimit të ligjit dhe të drejtat themelore synon të rrisë ndikimin dhe efektivitetin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës (IAPK) në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Mbështetja do të jetë e dyfishtë: do të përforcojë kapacitetet e IAPK-së për të kryer mandatin e tij dhe do të rrisë rolin e tij si mbrojtës kryesor për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo do të përfshijë gjithashtu forcimin e kapaciteteve të tij institucionale dhe administrative. Së dyti, veprimi do të rrisë ndjeshëm ndërgjegjësimin dhe kuptimin e mandatit dhe rolit të IAPK-së në mesin e qytetarëve mesatarë, partnerëve kryesorë dhe palëve të interesuara dhe do të krijojë besim në institucion (veprimi 6). 1 Marrëveshja Kornizë midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës * mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Unionit, L 195/4 të 27 korrik 2017 6 Veprimi 7 në kuadër të mjedisit, veprimit ndaj klimës dhe energjisë synon të kontribuojë në përdorimin efikas të energjisë në sektorin publik (infrastrukturën publike) dhe të ndihmojë Kosovën në arritjen e kursimeve të energjisë në përputhje me kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe Planit të Veprimit të Efiçiencës së Energjisë në Kosovë. Veprimi do të sigurojë financim për Fondin Kosovar të Efiçiencës së Energjisë për të zbatuar masat e efikasitetit të energjisë në infrastrukturën publike. Fondi gjithashtu do të ndihmojë komunat në zbatimin e planeve të tyre të veprimit komunale për efiçiencë të energjisë, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të efiçiencës së energjisë. Dy veprime janë parashikuar në kuadër të konkurrencës, inovacionit, bujqësisë dhe zhvillimit rural. Veprimi 8 i parashikuar në kuadër të nën-sektorit të konkurrencës dhe inovacionit, synon të mbështesë rritjen e ekonomisë dixhitale të Kosovës duke rritur konkurrencën e bizneseve dixhitale dhe tradicionale të Kosovës që çojnë në rritje dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Për më tepër, veprimi synon të kapërcejë hendekun dixhital dhe të aftësive biznesore dhe të rrisë eksportet e bizneseve kosovare duke përdorur potencialin e plotë të teknologjive dixhitale. Veprimi në kuadër të nën-sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural (veprimi 9) fokusohet në mbështetjen e Agjencisë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe praktikave më të mira në fushën e sigurisë ushqimore dhe kontrollit dhe zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve. Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të infrastrukturës fizike (laboratorëve dhe zyrave rajonale) dhe forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve administrative në sektor. Veprimet në kuadër të sektorit të arsimit, punësimit dhe politikave sociale synojnë të përmirësojnë punësueshmërinë përmes arsimit dhe aftësimit profesional cilësor që do të çonte në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në tregun e punës. Veprimi 10 do të fokusohet në forcimin e cilësisë dhe rëndësisë së programeve të arsimit dhe aftësimit për tregun e punës dhe lidhjen midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës. Veprimi gjithashtu do të mbështesë përshtatjen e kornizës legjislative përkatëse dhe mekanizmave të zbatimit si një parakusht për rritjen e punësueshmërisë. Veprimi 11 do të fokusohet në rritjen e cilësisë së arsimit duke përmirësuar infrastrukturën arsimore duke rritur shkallën e pjesëmarrjes së fëmijëve në Kosovë në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. Përmbledhje e veprimeve të kaluara dhe në vazhdim të BE-së, donatorëve të tjerë dhe/ose përfituesve të IPA II në sektorët përkatës: Veprimet në kuadër të secilit sektor bazohen në ndihmën e kaluar të BE-së të dhënë përmes IPA I dhe IPA II: mësimet e nxjerra nga vlerësimet dhe auditimet e kaluara janë marrë parasysh gjatë hartimit të veprimeve këtu, gjithashtu edhe plotësueshmëria me veprimet e financuara nga donatorët e tjerë. Në sektorin e demokracisë dhe qeverisjes, ndihma e mëparshme është fokusuar në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, përfshirë Kuvendin, në transpozimin, aplikimin dhe zbatimin e acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Për më tepër, u sigurua mbështetje për menaxhimin dhe absorbimin efektiv dhe efikas të fondeve të IPA-së, zbatimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rritje në efektivitetin, pavarësinë dhe llogaridhënien e shërbimit civil të Kosovës. Në rastin e mbështetjes së statistikave, përvoja nga donatorët si Qeveria Suedeze përmes Agjencisë Statistics Sweden (SCB) dhe bashkëpunimi afatgjatë me Eurostat i cili është dëshmuar se është i nevojshëm dhe i suksesshëm do të merret parasysh. 7 Mbështetja e propozuar në kuadër të sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të bazohet në rezultatet dhe rekomandimet e projekteve të mëparshme të financuara nga BE-ja dhe donatorëve të tjerë që kanë mbështetur të drejtat e njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit është mbështetur edhe nga organizata të tjera ndërkombëtare, të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kryesisht duke financuar fushata ndërgjegjësuese dhe programe për ngritjen e kapaciteteve. Asistenca e parashikuar në këtë veprim do të marrë parasysh përpjekjet e përgjithshme horizontale të reformës së administratës publike. Kjo gjithashtu do të ketë një efekt pozitiv në qëndrueshmërinë e rezultateve. Mbështetja e mëparshme e financuar nga BE-ja ka kontribuar në zhvillimin institucional dhe promovimin e reformave në (nën)sektorin e energjisë, duke përfshirë zhvillimin e kornizës rregullatore të tregut të energjisë, përafrimin e kornizës ligjore me acquis, planifikimin strategjik në efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. Asistencë domethënëse u dha në kuadër të IPA 2008 dhe IPA 2009 për të mbështetur procesin politikbërjes, përfshirë legjislacionin mbi transpozimin e direktivës së BE-së për shërbimet e energjisë (2006/32) dhe për zbatimin e masave të efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike (67 shkolla dhe 3 spitale). Asistenca e mëparshme e BE-së në kuadër të sektorit të konkurrencës dhe inovacionit, më konkretisht sektori i TIK-ut u ofrua përmes Instrumentit TAIEX vetëm për rishikimin e politikave dhe legjislacionit, duke mbështetur Agjencinë Rregullatore për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare. Donatorë të tjerë si Banka Botërore, USAID dhe të tjerë janë të përfshirë në sektor dhe plotësimet do të sigurohen kur të hartohen aktivitetet specifike të veprimit. Ka pasur disa veprime në kuadër të programeve të mëparshme në sektorin e arsimit, punësimit dhe politikave sociale, duke përfshirë anketa dhe studime të financuara nga BE-ja si dhe nga donatorë të tjerë. Këtu përfshihet: ''Arsimi dhe Trajnimi Profesional në Kosovë I-VI (KOSVET) '', “Vlerësimi i gatishmërisë së fuqisë punëtore për Kosovën” nga USAID, ''Vlerësimi i Tregut për Sistemin e Tregut të Aftësive të AFP-së, Punësimi për të Rinjtë '', kryer nga Helvetas Swiss, studimi ''Trajnimi Profesional në Kosovë: Veçoritë, Marrëdhëniet dhe Problemet '' nga Instituti për Zhvillim (INDEP), studimi “Vlerësimi i Nevojave të Tregut të Punës” (ALLED) i përfunduar në fazën fillestare të aksionit ”Arsimi me Nevoja të Tregut të Punës - ALLED ''. Një numër burimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, përfshirë Luksemburgun, Japoninë, Suedinë, Norvegjinë dhe SHBA- të kanë siguruar fonde për infrastrukturën arsimore në të kaluarën. BE-ja ka mbështetur vazhdimisht (nën)sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural që nga viti 1999. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) është institucioni që ka përfituar më së shumti, duke u transformuar për 10 vjet nga një zyrë shumë e vogël e shërbimit veterinar me disa persona në një agjenci ekzekutive përgjegjëse për kontrollin e të gjithë zinxhirit ushqimor ose nga prodhimi deri në konsum (nga ferma në tryezë). Me ndihmën e IPA I, AUV ka arritur të përgatisë dhe harmonizojë legjislacionin e saj përkatës me acquis të BE-së, të krijojë strukturat e nevojshme organizative të nevojshme për të kryer detyrat e kërkuara nga legjislacioni, të krijojë një sistem identifikimi dhe regjistrimi të kafshëve, të ketë laborator të shëndetit të kafshëve të pajisur dhe funksionalizuar, të rris kapacitetet e administratës ushqimore dhe veterinare në përgjithësi dhe kapacitetet diagnostikuese të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë. 8 Lista e Veprimeve të parashikuara sipas Sektorëve/Prioriteteve të përzgjedhura: Demokracia dhe Qeverisja MENAXHIM DIREKT MARRËVESHJE TË TJERA TË ZBATIMIT Veprimi 1 "Instrumenti i Përafrimit me Acquis të BE-së" 3 300 000 euro Menaxhimi indirekt me SIDA dhe UNOPS 5 000 000 euro Veprimi 2 "Mbështetje për Pjesëmarrjen në Programet e Bashkimit Evropian" 500 000 euro Veprimi 3 "Mbështetja e BE-së për Prioritetet Politike dhe Dialogu për Normalizimin e Marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës" 1 100 000 euro Veprimi 4 "Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore" 3 000 000 euro Veprimi 5 "Mbështetja e BE -së për sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë" 1 900 000 euro TOTALI 9 800 000 euro TOTAL 5 000 000 euro Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore MENAXHIMI DIREKT MARRËVESHJE TË TJERA TË ZBATIMIT Veprimi 6 "Mbështetja e BE -së për Institucionin e Avokatit të Popullit" 3 000 000 euro Nuk ka Nuk ka TOTALI 3 000 000 euro TOTALI Nuk ka Mjedisi, Veprimi ndaj Klimës dhe Energjia MENAXHIMI DIREKT MARRËVESHJE TË TJERA TË ZBATIMI Nuk ka Nuk ka Veprimi 7 "Mbështetja e BE- së për Fondin e Efiçiencës së 10 000 000 euro 9 Energjisë" Nuk ka Nuk ka TOTALI 10 000 000 euro Konkurrueshmëria, Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural MENAXHIM DIREKT MARRËVESHJE TË TJERA TË ZBATIMIT Veprimi 8 "Mbështetja e BE-së për Konkurrueshmërinë e Sektorit të TIK-ut në Kosovë" 3 000 000 euro Na Na Veprimi 9 "BE për Sigurinë e Ushqimit në Kosovë" 5 200 000 euro Na Na TOTALI 8 200 000 euro TOTALI Na Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale MENAXHIM DIREKT MARRËVESHJE TË TJERA TË ZBATIMIT Na Na Veprimi 10 "Mbështetja e BE- së për harmonizimin e arsimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës" 3 800 000 euro Veprimi 11 ''BE-ja për Arsimin'' 8 200 000 euro TOTALI 8 200 000 euro TOTALI 3 800 000 euro 10 PËRSHKRIMI DHE ZBATIMI I VEPRIMEVE SEKTORI Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro Veprimi 1 Instrumenti i Përafrimit me Acquis të BE -së Menaxhim direkt 3 300 000 euro Menaxhim indirekt me një organ të Shtetit Anëtar dhe/ose ON 5 000 000 euro Totali: 8 300 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi kryesor i veprimit është të lehtësojë përafrimin me acquis të BE-së duke rritur kapacitetet e administratës së Kosovës për një përdorim efikas të ndihmës financiare duke përfshirë forcimin e sistemit statistikor. Për më tepër, forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës për t'u përballur me pandeminë/COVID-19. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Përgjigje të koordinuar për të përmbushur nevojat urgjente dhe të paparashikuara që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë përgjigjen e shpejtë të shërbimeve të urgjencës shëndetësore për të parandaluar kërcënimet dhe sëmundjet shëndetësore. Përmirësimi i kornizës zgjedhore në Kosovë dhe programimi/zbatimi i fondeve IPA; Ministria e Integrimit Evropian e Kosovës dhe ministritë përkatëse të linjës të jenë të afta për përgatitjen dhe zhvillimin e dokumenteve programuese dhe përafrimin e programeve me proceset përkatëse (Plani Zhvillimor Kombëtar, Programi i Reformës Ekonomike, Agjenda e Reformës Evropiane, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve dhe Dokumenti i Strategjisë Indikative IPA); Kapaciteti i autoriteteve të Kosovës të forcohet për t’i marrë gradualisht përgjegjësitë në funksion të fazës jashtë misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX); Përmirësimi i mëtejshëm i statistikave sektoriale; Zhvillimi i mëtejshëm i treguesve të statistikave - përgatitja për regjistrin e popullsisë si dhe regjistrimi i popullsisë 2020; 11 Sistemi metadata, dokumentacioni dhe shpërndarja të përmirësohen më tej, grumbullimi i të dhënave të modernizohet dhe planifikimi dhe koordinimi i sistemit statistikor të forcohet. Treguesit kryesorë: Numri i projekteve të zhvilluara dhe zbatuara në kuadër të instrumentit të përafrimit me acquis të BE-së; Numri i shtretërve të vendosur në Klinikën Infektive; Numri dhe cilësia e treguesve statistikorë të prodhuar në përputhje me standardet e BE-së (gjithashtu të shprehura në % në krahasim me situatën aktuale). (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet kryesore për arritjen e rezultateve të mësipërme përfshijnë se ekziston korniza e kërkuar legjislative dhe angazhimi politik, shpërndarja e ndihmës urgjente ofrohet në kohë, ekziston angazhim për të siguruar burime adekuate njerëzore dhe financiare për sektorin statistikor për zbatimin të veprimit; dhe ekziston një angazhim i përgjithshëm për të zbatuar Agjendën për Reforma Evropiane (3) Marrëveshja e zbatimit për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE-së në Kosovë për pjesën e veprimit që lehtëson përafrimin me acquis të BE-së. 3 (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetore e rezervuar për prokurimin: 3 300 000 euro b) numri tregues dhe lloji i kontratave: 1-2 kontrata shërbimi, 1-2 sontrata kornizë dhe 1-2 kontrata furnizimi ose pune. c) afati tregues kohor për fillimin e procedurës së prokurimit: TM3 2018 - TM3 2020. (3) (a) Subjekti të cilit i janë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit Mbështetja për Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë do të zbatohet në menaxhimin indirekt nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) - 3 milionë euro. Rezultati i mëposhtëm pritet të arrihet: Reagim i koordinuar për të përmbushur nevojat urgjente dhe të paparashikuara në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës, duke përfshirë reagimin e shpejtë të shërbimeve të urgjencës shëndetësore për të parandaluar kërcënimet dhe sëmundjet shëndetësore. Subjekti i parashikuar është përzgjedhur duke përdorur kriteret e mëposhtme: - UNOPS ka punuar 20 vitet e fundit në Kosovë, në menaxhimin e projekteve, prokurimin, dhe veçanërisht në fushat e infrastrukturës, mbështetjes administrative, dhe shërbimeve këshilluese dhe të menaxhimit të fondeve. Duke i dhënë prioritet infrastrukturës kryesore dhe zbatimit të projektit të furnizimit, UNOPS do t'i ofrojë mbështetje për menaxhimin e projektit zyrës së BE-së në Kosovë për këtë veprim specifik. Korniza kohore indikative për lidhjen e marrëveshjes: TM2 2020. 12 (3) Marrëveshja e zbatimit për veprimin: Menaxhimi indirekt me Agjencinë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) (2 milion euro) për pjesën e veprimit që forcon sistemin statistikor të Kosovës. (3) (a) Subjekti të cilit i janë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit Veprimi do të zbatohet nga SIDA për 2 milionë euro për shkak të përvojës së tyre të madhe në këtë sektor. SIDA është partner i vjetër i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në sektorin statistikor. Përfshirja e SIDA-s në këtë rast justifikohet më tej duke marrë parasysh që: (i) SIDA është një agjenci e një shteti anëtar e vlerësuar si shtyllë me përvojë të madhe pune në Kosovë dhe me Komisionin Evropian në zbatimin e projekteve IPA. (ii) Mbretëria e Suedisë do të bashkëfinancojë veprimin përmes SIDA-s me 1 milion euro duke sjellë ekspertizën e Agjencisë Statistics Sweden e cila për gati 40 vjet ka ofruar ekspertizën dhe ngritjen e kapaciteteve tek agjencit statistikore dhe sistemet statistikore në nivele të ulëta dhe vendet me të ardhura të mesme në shumë vende. (iii) Përveç sigurimit të bashkëfinancimit, Qeveria e Mbretërisë së Suedisë është gjithashtu e përgatitur për të mbuluar boshllëqet e mundshme në asistencë për ASK-në derisa ky veprim të fillojë me zbatimin në vitin 2018. (iv) Agjencia Statistics Sweden i ka ofruar asistencë ASK-së që nga viti 2001. Statistics Sweden është Instituti Kombëtar i Statistikave i Suedisë, dhe një nga zyrat e para statistikore që certifikon të gjithë prodhimin e saj të statistikave sipas standardit ndërkombëtar ISO 20252: 2012 për hulumtimet e tregut, sociale dhe opinionet. (3) (b) Përshkrim i shkurtër i detyrave që i janë besuar subjektit Ky veprim është bërë nga disa aktivitete të ndryshme që i janë besuar SIDA-s: (i) përmirësimi i Llogarive Kombëtare dhe statistikave sektoriale, (ii) zhvillimi i mëtejshëm i treguesve të statistikave sociale dhe përgatitja për regjistër të popullsisë/regjistrim të popullsisë, (iii) përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të metadata-s , dokumentimi dhe shpërndarja, modernizimi i mbledhjes së të dhënave (iv) forcimi i planifikimit dhe koordinimit të sistemit statistikor për të përmirësuar ofrimin e objektivave dhe rezultateve në përputhje me programin 5-vjeçar për statistikat zyrtare, dhe komunikimin dhe bashkëpunimin me palët kryesore të interesit. 13 Për sa i përket detyrave të zbatimit të buxhetit, është e rëndësishme të pranohet se ky veprim është bërë nga disa aktivitete të ndryshme në dobi të përfituesit: (i) prokurimi i asistencës teknike ndihmëse, (ii) prokurimi i asistencës në lidhje me zhvillimin e softuerit dhe furnizimin e hardueri dhe (iii) prokurimi i anketave statistikore. Korniza kohore indikative për lidhjen e marrëveshjes: TM2 2018. SEKTORI Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro Veprimi 2 Mbështetje për Pjesëmarrjen në Programet e Bashkimit Evropian Menaxhim direkt 500 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi i këtij veprimi është të sigurojë pjesëmarrjen e institucioneve të Kosovës në Programet e Bashkimit Evropian duke bashkëfinancuar kostot e biletave të tyre të hyrjes/pjesëmarrjes dhe të ndërtojë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe aplikantëve të mundshëm për koordinim dhe menaxhim efektiv të programeve të Bashkimit Evropian. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Pjesëmarrjen e shtuar të Kosovës në Programet e BE-së, duke përfshirë rritjen e shkëmbimeve me Shtetet Anëtare të BE-së; Kapacitetet e Ministrisë së Integrimit Evropian, organet përkatëse qeveritare, pikat e kontaktit dhe përfituesit potencialë të forcuar për pjesëmarrje në Programet e BE-së. Treguesit kryesorë: - Numri i programeve për të cilat është lidhur Marrëveshje Ndërkombëtare; - Numri i aplikimeve të suksesshme për Programet e zgjedhura të BE-së. (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet e mëposhtme janë identifikuar për këtë veprim për të arritur rezultatet e mësipërme: pagesa në kohë nga përfituesit dhe përgatitje në kohë për të gjitha dokumentet e kërkuara për rimbursim; angazhimi i të gjithë akterëve për koordinimin dhe menaxhimin e duhur të programeve të Bashkimit Evropian. 14 (3) Marrëveshja e zbatimit për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE-së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit Rimbursimi maksimal prej 90% për biletat e hyrjes për Programet e BE-së, pasi të jenë paguar biletat e hyrjes. Prokurimi: a) ndarja globale buxhetore e rezervuar për prokurimin: 300 000 euro b) numri tregues dhe lloji i kontratave: 1 - 2 Kontrata shërbimi. c) afati tregues kohor për fillimin e procedurës së prokurimit: TM2 2018 - TM4 2018. SEKTORI Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro Veprimi 3 Mbështetja e BE-së për Prioritetet Politike dhe Dialogu për Normalizimin e Marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës Menaxhim direkt 1 100 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi kryesor i veprimit është të mbështesë institucionet e Kosovës në zbatimin e masave që lidhen me prioritetet urgjente politike në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës, përfshirë ato që mund të dalin nga Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë; Arritje të progresit në integrimin e Kosovës Veriore dhe rritje të besimit të ndërsjellë mes komuniteteve. Treguesit kryesorë: - Numri i marrëveshjeve të arritura brenda dialogut Prishtinë-Beograd janë duke u zbatuar; - Numri i projekteve të zbatuara në Kosovën Veriore. 15 (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet kryesore të identifikuara për zbatimin e suksesshëm të këtij veprimi janë: stabiliteti politik në Kosovë, ndarja e burimeve të mjaftueshme për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Dialogun Prishtinë- Beograd dhe situata e sigurisë në Kosovën Veriore lejon zbatimin e papenguar të projekteve; (3) Marrëveshja e zbatimit për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE-së në Kosovë 3 (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetore e rezervuar për prokurimin: 1 100 000 euro b) numri tregues dhe lloji i kontratave: 1-3 kontrata shërbimi, 2-3 kontrata kornizë dhe 1-3 kontrata furnizimi ose pune. c) afati tregues kohor për fillimin e procedurës së prokurimit: TM3 2018 - TM3 2020 SEKTORI Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro Veprimi 4 Mbështetja e BE - së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore Menaxhim direkt 3 000 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është të rrisë dhe forcojë efikasitetin dhe efektivitetin e kapaciteteve administrative në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore dhe të sigurojë përafrimin e legjislacionit në këto fusha me kornizën ligjore të BE-së. Rezultatet e pritshme për Komponentin 1 - Konkurrenca: Korniza ligjore (legjislacioni parësor dhe sekondar) në fushën e konkurrencës është përafruar më tej me acquis të BE-së; Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i trajton rastet në mënyrë më efikase dhe është në gjendje t'u përgjigjet në mënyrë efektive nevojave që lidhen me zbatimin e rregullave të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore. Gjyqtarët dhe personeli i gjykatave që merren me rastet e konkurrencës dhe kontrollin e bashkimeve janë të trajnuar siç duhet dhe mund të marrin vendime për rastet e konkurrencës dhe bashkimit. Rezultatet e pritshme për Komponentin 2 - Ndihma Shtetërore: 16 Korniza ligjore (legjislacioni parësor dhe sekondar) në fushën e ndihmës shtetërore është në përputhje më tej me acquis të BE -së; Komisioni i Ndihmës Shtetërore të Kosovës/Departamenti i Ndihmës Shtetërore i trajton rastet në mënyrë efikase dhe arrin të jetë në gjendje t'i përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të zbatimit të rregullave të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore; Krijohet një inventar gjithëpërfshirës i skemave "ekzistuese" të ndihmës shtetërore dhe hartohet një Program i Përshtatjes. Treguesit kryesorë: Rregulloret dhe udhëzimet mbi anti-trustin dhe ndihmën shtetërore, të miratuara; Numri i vendimeve administrative për rastet e ndihmës shtetërore. (2) Supozimet dhe kushtet Parakushtet për zbatimin e veprimit janë: Për komponentën që synon konkurrencën: Përfundimi i procedurës së zhvendosjes së AKK-së në ambientet e reja. Për komponentën që synon ndihmën shtetërore: Emërimi i anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore për një periudhë 2018-2021. Mosrespektimi i kërkesave të përcaktuara më sipër mund të çojë në rimëkëmbjen e fondeve sipas këtij programi dhe/ose rishpërndarjen e fondeve të ardhshme. Supozimet kryesore të identifikuara për zbatimin e suksesshëm të veprimit janë: gatishmëria e grupeve kryesore të synuara për të bashkëpunuar dhe për të fituar njohuri të reja në fushën e ndihmës shtetërore; prioritet i mjaftueshëm dhe janë ndarë burimet; menaxhimi i duhur brenda institucioneve përkatëse siguron që aftësitë e përmirësuara mund të aplikohen në mënyrë efikase. (3) Marrëveshja e zbatimit për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE-së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetore e rezervuar për prokurimin: 3 000 000 euro. b) numri tregues dhe lloji i kontratave: 1-2 kontrata shërbimi c) afati tregues kohor për fillimin e procedurës së prokurimit: TM4 2017 SEKTORI Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro Veprimi 5 Mbështetja e BE -së për sistemin e të Menaxhim direkt 1 900 000 euro 17 drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është forcimi i kapaciteteve ligjore, administrative dhe strukturore të institucioneve të Kosovës të ngarkuara me zhvillimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI). Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Korniza legjislative për të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI) (legjislacioni primar dhe sekondar) është plotësisht në përputhje me acquis të BE -së; Autoritetet e zbatimit të ligjit përgjegjës për të drejtat e pronësisë intelektuale janë në gjendje për të siguruar mbrojtje adekuate dhe efektive dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare; Treguesit kryesorë: Korniza ligjore primare dhe sekondare e DPI-së e zhvilluar sipas një procesi gjithëpërfshirës dhe të bazuar në dëshmi, i miratuar dhe i përafruar plotësisht me acquis të BE-së; Numri i mallrave të mbrojtura nga të drejtat e autorit dhe të falsifikuara të konfiskuara dhe gjykuara. (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet kryesore të identifikuara për arritjet e suksesshme të rezultateve të mësipërme janë se korniza ligjore (ligjet dhe aktet nënligjore) në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të janë të përafruara dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën e BE -së në këtë fushë. Për më tepër, struktura organizative e Agjencisë së Pronësisë Industriale dhe Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Ndërlidhura duhet të vlerësohet dhe të propozohet strukturë e re, e krahasueshme me vendet e rajonit. (3) Marrëveshja zbatuese për veprimin: Menaxhim i drejtpërdrejtë nga Zyra e BE -së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 1 900 000 18 b) numri tregues dhe lloji e kontratave: Një kontratë shërbimi c) afati tregues kohor për fillimin e procedurës së prokurimit: TM4 2017 SEKTORI Të drejtat themelore të sundimit të ligjit 3 000 000 euro Veprimi 6 Mbështetja e BE - së për Institucionin e Avokatit të Popullit Menaxhim direkt 3 000 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kryesorë të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është të forcojë kapacitetin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës (IAP) në mënyrë që të rrisë ndikimin dhe efektivitetin e tij në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Zhvillimi i kapaciteteve institucionale të institucionit të Avokatit të Popullit në fushat kryesore; Forcimi i administratës së brendshme dhe menaxhimit të IAP; Rritja e vetëdijesimit publik për rolin dhe rëndësinë e IAP. Treguesit kryesorë përfshijnë: Përqindja e rasteve të zgjidhura pozitivisht, në përputhje me kërkesën e ankuesve; Përqindja e rasteve të hetuara në krahasim me ankesat e përgjithshme. (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet kryesore të identifikuara për zbatimin e suksesshëm të rezultateve të mësipërme janë se ekziston nivel i lartë i pronësisë së projektit nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, bashkëpunim nga palët e tjera të interesit të tilla si institucionet qendrore, komunat, organizatat e shoqërisë civile, universiteti dhe mediat. Për më tepër, duhet të ketë përkushtim për të zbatuar reformat në sektorin e të drejtave të njeriut dhe stabilitetin e përgjithshëm politik. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE -së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit 19 Prokurimi: a) ndarja globale buxhetor e rezervuar për prokurimin: 3 000 000 euro. b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 2-3 kontrata shërbimi, furnizimi ose kontrata kornizë. c) korniza kohore indikative për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1- TM3 2018 SEKTOR Mjedisi, veprimi klimatik dhe energjia 10 000 000 euro Veprimi 7 Mbështetja e BE - së për Fondin e Efiçiencës së Energjisë Menaxhimi indirekt 10 000 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivit, rezultateve të pritshme dhe tregueseve kyç të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është të përmirësojë sigurinë e furnizimit në Kosovë duke zbatuar kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë për efiçencën e energjisë dhe planin e efiçencës së energjisë. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Përgatitjen dhe zbatimin e tubacionit të projekteve të efiçencës së energjisë në infrastrukturën publike në marrëveshje me donatorët që kontribuojnë në Fond; Rritjen e kursimit të energjisë në infrastrukturën publike dhe përmirësimin e niveleve të komoditetit dhe shërbimeve në sektorin publik. Treguesit kyç përfshijnë: Përgatitjen e planit të investimeve, dhe Rehabilitimin e numrit të projekteve të efiçiencës së energjisë (shkolla, spitale, infrastruktura të tjera publike) përmes investimeve të Fondit. (2) Supozimet dhe kushtet Për të siguruar zbatim të suksesshëm të veprimit, duhet të përmbushen parakushtet e mëposhtme: Miratimi i legjislacionit të nevojshëm për krijimin e Fondit si person juridik; Miratimi i legjislacionit dytësor të kërkuar për zbatimin e Ligjit të Kosovës për performancën energjetike në ndërtesa (Ligji nr. 05/L 101), përfshirë metodologjinë për llogaritjen e performancës së integruar energjetike në ndërtesa, rregullimin e kërkesave minimale të performancës energjetike në ndërtesa, rregulloren për certifikimin e performancës energjetike në ndërtesa, rregulloren për inspektimin e sistemeve të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar dhe rregulloren për licencimin e ekspertëve të pavarur dhe krijimin e sistemit të pavarur të kontrollit për certifikatat e energjisë në ndërtesa; Kontributi i qeverisë në Fond duhet të pasqyrohet në kornizën afatmesme të shpenzimeve 2018-2020 dhe më gjerë. 20 Mosrespektimi i kërkesave të përcaktuara më sipër mund të çojë në rikthimin e fondeve në kuadër të këtij programi dhe/ose rishpërndarjen e fondeve të ardhshme. Supozimet e mëposhtme merren parasysh: Supozimi kryesor është se pas miratimit të legjislacionit dytësor, do të ndërmerren hapat e nevojshëm për zbatim nga të gjitha institucionet përkatëse në nivelet qendrore dhe lokale; Qeveria si palë kryesore e interesit dhe anëtare e Bordit të Fondit duhet të sigurojë nivel profesional të kompetencës së menaxherit të Fondit dhe kurrfarë ndikimi politik në përzgjedhjen e stafit dhe në operacionet e Fondit. Fondi duhet të lejojë që kapitali të revolvojë në mënyrë që të shumëfishojë numrin e projekteve të zbatuara. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhimi indirekt me Bankën Botërore (3) (a) Subjekti të cilit i janë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit Veprimi do të zbatohet nga Banka Botërore (BB) përmes një fondi hibrid besimi nën menaxhim indirekt. Përfshirja e Bankës Botërore në këtë rast justifikohet më tej duke marrë parasysh se: (i) në vitin 2014, Banka Botërore ka nënshkruar një kredi (32 milionë dollarë) me Kosovën për Projektin e Efiçiencës së Energjisë dhe Energjisë së Ripërtritshme të Kosovës (EEREP) për të zbatuar masat e efiçencës së energjisë dhe investimet e Energjisë së Ripërtritshme në ndërtesat publike, dhe për të përmirësuar politikat dhe mjedisin rregullator për energjinë e ripërtritshme dhe efiçencën e energjisë. (ii) Nën patronatin e Projekti EEREP, do të krijohet një fond revolvues i efiçencës së energjisë, i udhëhequr nga një bord anëtarësh të përbërë nga përfaqësues/ekspertë të qeverisë, Zyrës së BE -së në Kosovë, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë të ardhshëm. Bordi do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e Menaxherit të Fondit, për miratimin e politikave të brendshme të fondit duke përfshirë manualin e operacioneve, planin e investimeve, përzgjedhjen e projekteve që do të financohen dhe raportet e prokurimit të lidhura me të, dhe detyra të tjera siç përcaktohen në ligjin për krijimin e Fondit. (3) (b) Përshkrim i shkurtër i detyrave që i janë besuar subjektit Detyrat e zbatimit të buxhetit që i janë besuar Bankës Botërore përfshijnë aktivitetet e mëposhtme: menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit nga ana e përfituesit të shpenzimeve operative të Fondit, përfshirë asistencën teknike për të mbështetur menaxherin e Fondit në përgatitjen, prokurimin dhe zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë, dhe grantet e investimeve të dedikuara për masat e efiçencës së energjisë dhe investimet e Energjisë së Ripërtritshme. 21 Korniza kohore indikative për lidhjen e marrëveshjes: TM2 2018. SEKTORI Konkurrueshmëria, inovacioni, bujqësia dhe zhvillimi rural 8 200 000 euro Veprimi 8 Mbështetja e BE - së për Konkurrueshmërin ë e Sektorit të TIK -ut në Kosovë Menaxhim direkt 3 000 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivit, rezultateve të pritshme dhe tregueseve kyç të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është të përmirësoj konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës duke mbështetur rritjen e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (TIK) që çon në rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Veprimi synon të përmirësojë lidhjet midis sektorit privat dhe trajnimit joformal (d.m.th. kurse ad-hoc dhe mësim praktik), të ofrojë shërbime të orientimit në karrierë, të kanalizojë investimet e sektorit privat në mundësi që gjenerojnë punësim dhe u mundësojë sipërmarrësve të rinj që të kenë qasje në shërbimet mbështetëse që u mundësojnë atyre të fillojnë dhe operojnë bizneset e tyre me sukses. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Përmirësimi i aftësive digjitale dhe zhvillimi i fuqisë punëtore kompetente për TIK në një mënyrë të qëndrueshme që plotëson nevojat e tregut dhe përmirëson konkurrencën e bizneseve të TIK-ut të Kosovës; dhe Përmirësimi i kapaciteteve eksportuese të bizneseve tradicionale kosovare dhe atyre të TIK. Treguesit kyç përfshijnë: Numri i personave të trajnuar në TIK; Numri i njerëzve të trajnuar për zhvillimin e biznesit. (2) Supozimet dhe kushtet Parakushti kryesor lidhur me zbatimin e veprimit është disponueshmëria e Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP) ku do të zhvillohen trajnimet. Qendrat e QAP-ve menaxhohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës dhe, për të siguruar disponueshmërinë e burimeve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të arrijë marrëveshje mbi përdorimin e qendrave të QAP -ve. Mosrespektimi i kërkesave të përcaktuara më lartë mund të çojë në rikthimin e fondeve në kuadër të këtij programi dhe/ose rishpërndarjen e fondeve në të ardhshmen. 22 Supozimi kryesor për zbatimin e veprimit është se ekziston interes nga grupet e synuara për trajnimet e ofruara. Bazuar në përvojën aktuale në projektet që janë aktualisht duke u zbatuar (Gratë në Punë Online) interesi për trajnimet e ofruara në fushën e TI -së është afërsisht 10 herë më i lartë se kapaciteti për trajnime. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE -së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetor i rezervuar për prokurimin: 3 000 000 euro b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1 Kontratë shërbimi, 1 kontratë furnizimi ose pune. c) korniza kohore indikative për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1 2018 SEKTORI Konkurrueshmëria, inovacioni, bujqësia dhe zhvillimi rural 8 200 000 euro Veprimi 9 BE për Sigurinë e Ushqimit në Kosovë Menaxhim direkt 5 200 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivit, rezultateve të pritshme dhe tregueseve kyç të performancës Qëllimi kryesor i aksionit është të mbështesë Agjencinë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE -së dhe praktikave më të mira në fushën e sigurisë ushqimore dhe kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve. Më konkretisht, veprimi do të përmirësojë infrastrukturën fizike (zyrat laboratorike dhe rajonale) dhe do të forcojë më tej kapacitetet administrative në sektor. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Avancimin e infrastrukturës së laboratorëve dhe zyrave rajonale; Krijimin dhe zbatimin e një sistemi transparent për programet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve; Përgatitjen e dokumentit gjithëpërfshirës për transpozimin dhe zbatimin e acquis të BE -së në lidhje me sigurinë e ushqimit, politikat veterinare dhe fitosanitare. Treguesit kyç përfshijnë: Numri të laboratorëve të Nivelit 3 të ndërtuar dhe të pajisur; 23 Një plan për transpozimin, zbatimin e acquis të BE -së në lidhje me sigurinë e ushqimit, politikat veterinare dhe fitosanitare. (2) Supozimet dhe kushtet Parakushti kryesor për këtë veprim është transferimi i inspektorëve komunal në AUVK. Mosrespektimi i kërkesave të përcaktuara më lartë mund të çojë në rikthimin e fondeve në kuadër të këtij programi dhe/ose rishpërndarjen e fondeve të ardhshme. Supozimi kryesor i identifikuar për këtë veprim është konfirmimi nga AUVK mbi pronësinë e tokës/hapësirave që do të ndërtohen/rinovohen dhe konfirmimi mbi disponueshmërinë e buxhetit për mirëmbajtjen dhe operimin e hapësirave/pajisjeve. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE -së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit: a) ndarja globale buxhetor i rezervuar për prokurimin: 5 200 000 euro b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1 kontratë pune; 1 kontratë furnizimi dhe 3 kontrata shërbimi c) korniza kohore indikative për fillimin e procedurës së prokurimit: TM 2 - 4 2018. SEKTORI Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale 12 000 000 euro Veprimi 10 Mbështetja e BE - së për Harmonizimin e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës Menaxhimi indirekt 3 800 000 euro (1) Përshkrimi i veprimit, objektivit, rezultateve të pritshme dhe tregueseve kyç të performancës Objektivi kryesor është zvogëlimi i varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit të popullatës. Konkretisht, veprimi do të synojë të forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve të arsimit dhe aftësimit për tregun e punës dhe të mbështesë përshtatjen e kornizës legjislative dhe mekanizmave si parakusht për rritjen e punësueshmërisë. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: 24 Programet e studimit në institucionet publike të arsimit të lartë shërbejnë si një qendër kompetencash për industrinë dhe arsimin dhe aftësimin profesional (AAP); Kualifikimet profesionale dhe standardet profesionale plotësojnë kriteret për validim nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK); Shkollat e AAP-së dhe Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) ofrojnë programe cilësore bazuar në nevojat e tregut të punës; Procedurat e qeverisjes të lidhura me sistemin e arsimit dhe aftësimin mbështesin harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës; Lidhja mes AAP-së dhe sektorit të biznesit është më e strukturuar. Treguesit kyç përfshijnë: Numri i programeve të Institucioneve të Arsimit të Lartë që janë relevante për tregun e punës; Numri i kualifikimeve profesionale të transferueshme dhe të njohura të prodhuara nga shkollat e AAP -së dhe QAP -të. (2) Supozimet dhe kushtet Supozimet kryesore të identifikuara për këtë veprim janë se ekziston gatishmëria e përfituesve kryesorë (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe organet e tjera përkatëse) dhe palëve të interesit për të koordinuar aktivitetet e tyre për përmirësim të relevancës së tregut të punës me programe të aftësimit nga AAP dhe QAP -të; që aktet ligjore dhe nënligjore për Shërbimet Publike të Punësimit (SHPP) të rishikohen dhe se ligji për Partneritetin Publik dhe Privat (PPP) të përshtatet për shkollat e AAP-së dhe QAP-të. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhimi indirekt nga Agjencia Austriake për Zhvillim (3) (a) Subjekti të cilit i janë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit Veprimi do të zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) për shkak të përvojës së tyre të konsiderueshme në këtë sektor. ADA është partner afatgjatë i Kosovës në sektorin e arsimit. Përfshirja e ADA-së në këtë rast justifikohet më tej duke marrë parasysh: (i) ADA është një agjenci shtetërore e vlerësuar nga shtete anëtare me përvojë të madhe që punojnë në Kosovë dhe me Komisionin Evropian në zbatimin e projekteve të IPA-s. (ii) ADA është e pozicionuar mirë për të zbatuar veprimin pasi ata kanë ofruar ndihmë për Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës (MASHT) dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). ADA ka ofruar mbështetje konkrete për Sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë përmes zbatimit të Projektit të Harmonizimit të Arsimit me Nevojat e Tregut të Punës - ALLED që nga viti 2014. 25 (iii) Koncepti pas veprimit është që ADA, përmes zbatimit të fazës së dytë të projektit ALLED, do të përqendrohet, gjatë kësaj faze të dytë, në përmirësimin e rëndësisë së programeve shkollore me nevojat e tregut të punës. Kjo do të arrihet përmes zhvillimit të kurrikulës bazë specifike të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) të harmonizuar me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, sigurimin sistematik të përvojës së punës me cilësi të lartë dhe praktikën profesionale dhe specifike për kontekstin e Kosovës duke siguruar qëndrueshmërinë e shkollave të AAP-së dhe të Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP). (iv) Prandaj do të jetë me rëndësi vendimtare të vazhdohet bashkëpunimi përmes ADA-s pasi ato posedojnë ekspertizë teknike, kompetencë, njohuri, prezencë rajonale, kujtesë kolektive dhe staf. (3) (b) Përshkrim i shkurtër i detyrave që i janë besuar subjektit Ky veprim përbëhet nga disa aktivitete të ndryshme të cilat të gjitha i janë besuar ADA -së dhe përfshijnë: Aktivitete për të lehtësuar programet e studimit në institucionet publike të arsimit të lartë të cilat shërbejnë si një qendër kompetencash për industrinë dhe arsimin dhe aftësimin profesional (AAP); Aktivitetet që lidhen me kualifikimet profesionale dhe standardet profesionale të cilat plotësojnë kriteret për validim të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK); Mbështetje për shkollat e AAP dhe Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) për të ofruar programe cilësore bazuar në nevojat e tregut të punës; Mbështetje për procedurat e qeverisjes lidhur me sistemin e arsimit dhe aftësimit për përafrimin e arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës; dhe krijimin e lidhjes mes AAP -së dhe sektorit të biznesit. Për sa i përket detyrave të zbatimit të buxhetit, ky veprim përbëhet nga disa aktivitete të ndryshme si: (i) Prokurimi dhe instalimi i pajisjeve dhe materialeve trajnuese përkatëse aty ku është e nevojshme (Shkollat Profesionale, Qendrat e Aftësimit Profesional). (ii) Prokurimi i asistencës për trajnim në përdorimin e pajisjeve të furnizuara. (iii) Prokurimi i asistencës në integrimin e Sistemit Informativ të Menaxhimit të Punësimit me Sistemin e Informacionit të Menaxhimit të Arsimit dhe (iii) Prokurimi i anketave të tregut të punës. Korniza kohore indikative për lidhjen e marrëveshjes: TM2 2018. SEKTORI Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale 12 000 000 euro Veprimi 11 BE për Arsimin Menaxhim direkt 8 200 000 euro 26 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivit, rezultateve të pritshme dhe tregueseve kyç të performancës Objektivi kryesor i veprimit është përmirësimi i cilësisë së Arsimit në Kosovë në nivelin fillor, me theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që i përkasin komuniteteve pakicë dhe shkollave të mbipopulluara. Më konkretisht veprimi do të synojë ndërtimin e shkollave të reja duke zvogëluar kështu numrin e shkollave me klasa të mbipopulluara në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta (klasat 1-9) dhe rritjen e numrit të nxënësve që u përkasin komuniteteve pakicë në arsimin fillor. Rezultatet e pritshme të këtij veprimi përfshijnë: Ndërtimin dhe funksionalizimin e tri shkollave dhe pajisjen e tyre adekuate në përputhje me standardet e BE -së. Përmirësimi i përqindjes së grupeve minoritare që vijojnë arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. Funksionimi i tri shkollave në një ndërrim (në vend të ndërrimeve të shumta siç ndodh aktualisht). Treguesit kyç përfshijnë: Numri i shkollave fillore (klasa 1-9) funksionale Numri i nxënësve që i përkasin komuniteteve pakicë që vijojnë arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. (2) Supozimet dhe kushtet Kushtet kryesore për arritjen e suksesshme të rezultateve të mësipërme janë që komunat në të cilat do të ndërtohen shkollat janë të gatshme dhe të afta të ndajnë burime të mjaftueshme për të siguruar mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e veprimit të komunitetit më tej në periudhën e mirëmbajtjes që veprimi aktual do të mbulojë dhe që komunat përkatëse ndajnë tokën e duhur, sigurojnë dokumentacionin teknik, lejet në përputhje me Ligjin për Ndërtim, si dhe qasjen në infrastrukturën e duhur. Mosrespektimi i kërkesave të përcaktuara më sipër mund të çojë në rikthimin e fondeve në kuadër të këtij programi dhe/ose rishpërndarjen e fondeve të ardhshme. (3) Masat zbatuese për veprimin: Menaxhim direkt nga Zyra e BE -së në Kosovë (3) (a) Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja globale buxhetor e rezervuar për prokurim: 8 200 000 euro b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1-2 Kontrata Shërbimi, 1-2 Kontrata Punimesh, 1-2 Kontrata Furnizimi c) korniza kohore indikative për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1, 4 2018- TM1,4 2020. 27 3BUXHETI 3.1 TABELA INDIKATIVE E BUXHETIT - PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT PËR KOSOVËN PËR VITIN 2017 - PJESA I Kontributi i BE - së Përfituesi i IPA II Bashkëfinancim Shpenzimi total MM Objektivi 1 2017 /040505 01: Demokracia dhe Qeverisja 14 800 000 euro 23 378 euro 14 823 378 euro të përziera Veprimi 1: Instrumenti i Përafrimit të Acquis të BE -së 8300 000 euro 8300 000 euro të përziera (direkte + indirekte me trupin e MS dhe /ose IO) Veprimi 2: Mbështetje për Pjesëmarrjen në Programet e Unionit 500 000 euro 23 378 euro 523 378 euro direkt Veprimi 3: Mbështetja e BE -së për përparësitë politike dhe Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës 1100 000 euro 1100 000 euro direkt Veprimi 4: Mbështetja e BE -së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore 3 000 000 euro 3 000 000 euro direkt Veprimi 5: Mbështetja e BE -së për sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë 1 900 000 euro 1 900 000 euro direkt 02: Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore 3 000 000 euro 3 000 000 euro direkt Veprimi 6: Mbështetja e BE -së për Institucionin e Avokatit të Popullit 3 000 000 euro 3 000 000 euro direkt 28 Buxheti total për Objektivin 1- linja buxhetore 22.02 01 01 17 800 000 euro 23 378 euro 17 823 378 euro i përzier 29 Kontributi i BE -së Përfituesi i IPA II Bashkëfinancim Shpenzimi total MM Objektivi 2 2017 /040 506 05: Energjia 10 000 000 euro 1 000 000 euro 11 000 000 euro indirekt Veprimi 7: Mbështetja e BE -së për Fondin e Efiçiencës së Energjisë 10 000 000 euro 1 000 000 euro 11 000 000 euro Menaxhimi indirekt me IO 06: Konkurrueshmëria dhe Inovacioni 3 000 000 euro 3 000 000 euro direkt Veprimi 8: Mbështetja e BE -së për Konkurrueshmërinë e Sektorit të TIK -ut në Kosovë 3 000 000 euro 3 000 000 euro direkt 08: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural 5 200 000 euro 5 200 000 euro direkt Veprimi 9: BE për Sigurinë e Ushqimit në Kosovë 5 200 000 euro 5 200 000 euro direkt 07: Punësimi, Arsimi dhe Politikat Sociale 12 000 000 euro 450 000 euro 12 450 000 euro i përzier Veprimi 10: Mbështetja e BE -së për Harmonizimin e Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës 3 800 000 euro 450 000 euro 4 250 000 euro Menaxhimi indirekt me trupin MS Veprimi 11: BE për Arsimin 8 200 000 euro 8 200 000 euro direkt Buxheti total për Objektivin 2 - linja buxhetore 22.02 01 02 30 200 000 euro 1 450 000 euro 31 650 000 euro i përzier TOTALI 48 000 000 euro 1 473 378 euro 49 473 378 euro i përzier 30 4 MODALITETET E ZBATIMIT DHE RREGULLAT E PËRGJITHSHME PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT DHE DHËNIES SË GRANTIT MENAXHIMI DIREKT: Një pjesë e këtij programi do të zbatohet nga menaxhimi direkt nga Zyra e BE -së në Kosovë në përputhje me nenin 58 (1) (a) të Rregullores Financiare dhe dispozitat përkatëse të Rregullave të saj të Aplikimit. Prokurimi duhet t’i përmbahet dispozitave të Pjesës së Dytë, Titullit IV Kapitulli 3 të Rregullores Financiare Nr. 966/2012 dhe Pjesës së Dytë, Titullit II, Kapitullit 3 të Rregullave të tij të Aplikimit. Procedurat e dhënies së grantit duhet t’i përmbahen dispozitave të Pjesës së Dytë Titulli IV Kapitulli 4 i Rregullores Financiare Nr. 966/2012 dhe Pjesës së Dytë Titulli II Kapitulli 4 i Rregullave të tij të Aplikimit. Sipas Rregullores Financiare, Pjesët Një dhe Tre të Rregullores Financiare dhe Rregullat e Aplikimit të saj do të zbatohen për veprimet e jashtme, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në Pjesën e Dytë, Titulli IV. Komisioni gjithashtu mund të përdorë shërbimet dhe furnizimet sipas Kontratave të tij Kornizë të nënshkruara sipas Pjesës së Parë të Rregullores Financiare. Binjakëzimi: Projektet e binjakëzimit do të krijohen në formën e një marrëveshjeje granti, ku administratat e përzgjedhura të Shteteve Anëtare bien dakord të ofrojnë ekspertizën e kërkuar të sektorit publik kundrejt rimbursimit të shpenzimeve të bëra në këtë mënyrë. Kontrata mund të parashikojë në veçanti kontraktimin e përkohshëm afatgjatë të një zyrtari të caktuar për të ofruar këshilla me kohë të plotë për administratën e përfituesit të IPA II si këshilltar rezidencial i binjakëzimit. Marrëveshja e grantit të binjakëzimit do të krijohet në përputhje me dispozitat përkatëse të Pjesës së Dytë Titulli IV Kapitulli 4 i Rregullores Financiare dhe Pjesës së Dytë Titulli II Kapitulli 4 të Rregullave të tij të Aplikimit. Pjesët Një dhe Tre të Rregullores Financiare dhe Rregullat e Aplikimit të saj do të zbatohen për veprimet e jashtme, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në Pjesën e Dytë, Titulli IV. MENAXHIMI INDREKT: Një pjesë e këtij programi do të zbatohet nga menaxhimi indirekt me subjekte të besuara të ndryshme nga përfituesi i IPA II në përputhje me nenin 58 (1) (c) të Rregullores Financiare dhe dispozitat përkatëse të Rregullave të tij të Aplikimit. 31 Rregullat e përgjithshme për prokurimin dhe procedurat e dhënies së grantit do të përcaktohen në Marrëveshjen e Financimit dhe marrëveshjet përkatëse të delegimit midis Komisionit dhe subjektit të besuar që zbaton një veprim të tillë. 5 MASAT E MONITORIMIT TË PERFORMANCËS Si pjesë e kornizës së tij të matjes së performancës, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë progresin drejt arritjes së objektivave specifike të përcaktuara në Rregulloren IPA II në bazë të treguesve të para-përcaktuar, të qartë dhe të matshëm. Raportet e progresit të referuara në nenin 4 të Rregullores IPA II do të merren si pikë referimi në vlerësimin e rezultateve të asistencës së IPA II. Komisioni do të mbledhë të dhëna të performancës (treguesit e procesit, të produktit dhe të rezultatit) nga të gjitha burimet, të cilat do të grumbullohen dhe analizohen në drejtim të gjurmimit së progresit kundrejt objektivave dhe pikave të përcaktuara për secilin nga veprimet e këtij programi, si dhe Dokumenti Strategjik Indikativ për Kosovën. Progresi i përgjithshëm do të monitorohet përmes mjeteve të mëposhtme: a) Sistemi i Monitorimit të Orientuar të Rezultateve (ROM); b) Monitorimi i vetë përfituesve nga IPA II; c) vetë-monitorimi i kryer nga Delegacionet e BE-së; d) monitorimi i përbashkët nga DG NEAR dhe Përfituesit e IPA II, ku pajtueshmëria, koherenca, efektiviteti, efikasiteti dhe koordinimi në zbatimin e ndihmës financiare do të monitorohen rregullisht nga një komitet monitorues i IPA II i cili do të sigurojë proces monitorimi në nivel sektori.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-054 PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT NR. 1 TË MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2017, PJESA E PARË NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN”
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in