LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET
This text is the preamble and title page for the Kosovo Law on Inspections.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-067
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title page for the Kosovo Law on Inspections. This article states the law’s purpose: to set inspection principles, establish the Office of the General Inspector, and regulate inspection bodies’ organization, coordination, and procedure. This article says the law applies to inspection functions under state administration and municipalities in Kosovo, except several listed inspection types. This article defines key terms used in the inspections law. This provision says inspections under this law are intended to protect the public interest, including public health, public safety, and the environment.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET
Showing 54 of 54
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title page for the Kosovo Law on Inspections.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR INSPEKTIMET KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set inspection principles, establish the Office of the General Inspector, and regulate inspection bodies’ organization, coordination, and procedure.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim që t’i përcaktojë parimet e inspektimit, themelimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm, rregullat për organizimin e organeve inspektuese në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunave si dhe të përcaktojë rregullat për koordinimin dhe procedurën e inspektimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to inspection functions under state administration and municipalities in Kosovo, except several listed inspection types.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për të gjitha funksionet e inspektimit në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunave në Republikën e Kosovës, përveç: 1.1. inspektimit doganor dhe tatimor; 1.2. inspektimit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; 1.3. inspektimit të brendshëm me karakter administrativ në administratën shtetërore dhe komunale; 1.4. inspektimet nga Inspektorati Policor; 1.5. inspektimet për siguri publike në kuadër të ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme. 2. Ligji i posaçëm që rregullon inspektimin në një fushë të caktuar mund të përcaktojë dispozita specifike për aspekte të ndryshme të procedurës së inspektimeve; 3. Ligji i posaçëm duhet të jetë në përputhje me parimet dhe procedurat e përgjithshme të përcaktuara në këtë ligj, si dhe nuk mund të tkurrë nivelin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të subjektit të inspektimit të përcaktuara në këtë ligj; 4. Nëse një çështje lidhur me inspektimet nuk është rregulluar me ligj të posaçëm, atëherë zbatohen dispozitat e këtij ligji; 5. Çështjet procedurale të inspektimit të cilat nuk janë të rregulluara shprehimisht me këtë ligj i nënshtrohen ligjit që rregullon procedurën e përgjithshme administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the inspections law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Funksioni inspektues - inspektimi në një fushë të caktuar që ushtrohet nga një organ inspektues; 1.2. Inspektim - çdo formë kontrolli apo mbikëqyrjeje nga një organ publik, ndaj veprimtarive tregtare, ekonomike, profesionale apo veprimtarive të tjera të personave fizikë apo juridikë, privatë apo publikë, që synon mbrojtjen e interesit publik, duke përfshirë atë të shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit, në ushtrimin e këtyre veprimtarive në pajtim me kërkesat e detyrueshme të përcaktuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës; 1.3. Inspektim i përbashkët - inspektimi që zhvillohet bashkërisht nga dy ose më shumë organe inspektuese dhe që kanë për qëllim racionalizimin dhe koordinimin e veprimeve inspektuese në pajtim me udhëzimet e miratuara kohë pas kohe nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm; 1.4. Inspektor - është zyrtari publik, nëpunës civil i cili merret me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe është kompetent për zhvillimin e inspektimeve sipas këtij ligji dhe ligjeve të veçanta përkatëse; 1.5. Lista e kontrollit - dokumenti në bazë të cilit zhvillohet inspektimi dhe që përcakton fushëveprimin e inspektimit; 1.6. Masë parandaluese - masat parandaluese që ndërmerren nga organet inspektuese dhe që kanë për qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore nga subjektet e inspektimit; 1.7. Masë urgjente - masat të cilat merren nga inspektori sipas këtij ligji për shmangien e dëmit të drejtpërdrejtë, të rëndë dhe të pariparueshëm të interesit publik ose të palëve të treta ose rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose mjedisit; 1.8. Metodologjia e vlerësimit të rrezikut - metodologjia për vlerësimin e rrezikut, e cila hartohet dhe miratohet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, dhe e cila shërben si bazë për hartimin e planeve të inspektimit nga organet inspektuese; 1.9. Miratimi i inspektimit - veprimi procedural i nevojshëm për inicimin e inspektimit sipas këtij ligji; 1.10. Mostër - gjësende të cilat merren nga inspektori prej subjektit të inspektimit, për qëllime të zhvillimit të procedurës së inspektimit, të ekzaminimit ose analizës dhe provimit të gjetjeve të inspektorit gjatë inspektimit; 1.11. Njoftim i inspektimit - akti me shkrim i cili duhet dërguar subjektit të inspektimit para fillimit të inspektimit sipas këtij ligji; 1.12. Organe inspektuese - inspektoratet qendrore, njësitë e veçanta inspektuese dhe inspektoratet komunale që funksionojnë në kuadër të administratës shtetërore ose nivelit komunal; 1.13. Qasja e bazuar në rrezik - procesi i punës që zhvillohet dhe zbatohet nga organet inspektuese dhe që ka për qëllim analizimin, planifikimin dhe realizimin e inspektimeve, duke u fokusuar në ato subjekte ose fusha të inspektimit të cilat paraqesin rrezikun më GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA të madh dhe më të drejtpërdrejtë për interesin publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike apo mjedisin; 1.14. Procesverbali i inspektimit - është dokumenti apo akti i cili përpilohet nga inspektori në të cilin evidenton gjetjet; 1.15. Sistemi elektronik i inspektimit (e-inspektimi) - sistemi elektronik që zhvillohet për menaxhimin e aktiviteteve të inspektimit në administratën shtetërore dhe nivelin komunal dhe që administrohet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm; 1.16. Subjekt i inspektimit - çdo person fizik ose juridik që i nënshtrohet inspektimit nga një organ inspektues sipas legjislacionit në fuqi; 1.17. Vendimi përfundimtar i inspektimit –vendimi përfundimtar i inspektimit që merret nga inspektori ose inspektorët që kanë kryer inspektimin; 1.18. Veprimet ndihmëse - veprimet që kryhen nga nëpunësit tjerë të organeve inspektuese të cilët nuk janë inspektorë, në shërbim të zhvillimit të suksesshëm të inspektimit; 1.19. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm - Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, e krijuar si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për koordinimin e sistemit të inspektimeve brenda administratës shtetërore dhe nivelit komunal; 1.20. Inspektimi i planifikuar – është procesi i inspektimit të planifikuara i cili realizohet sipas planit të punës dhe planit të monitorimit; 1.21. Inspektimi i paplanifikuar – është procesi i inspektimit i cili paraqitet ad-hoc dhe sipas nevojës; 1.22. Inspektimi sipas parashtresës – është inspektimi i realizuar në bazë të paraqitjes së parashtresës; 1.23. Ri-inspektimi – është inspektimi përcjellës që kryhet gjatë dhe pas kalimit të afatit të caktuar nga inspektori lidhur me përmbushjen e urdhrit apo kërkesave për eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit; 1.24. Karta e identifikimit – është dokument zyrtar që shërben si dëshmi dhe autorizim për të vepruar konform kompetencave ligjore. KAPITULLI II QËLLIMI DHE PARIMET E INSPEKTIMIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says inspections under this law are intended to protect the public interest, including public health, public safety, and the environment.
Neni 4 Qëllimi i inspektimit 1. Inspektimi sipas këtij ligji ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin. 2. Qëllimi i veprimtarisë së inspektimit arrihet përmes: 2.1. vlerësimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi nga subjektet e inspektimit; 2.2. dokumentimit të praktikave të mira në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe shtrirjen e tyre; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 2.3. këshillimit të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të legjislacionit në fuqi; 2.4. Miratimit të korrigjimit të shkeljeve të legjislacionit në fuqi dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin nga këto shkelje; 2.5. marrjes së masave administrative dhe shqiptimit të gjobave që kanë për qëllim shmangien e rreziqeve që mund t’i shkaktohen shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit dhe interesave të ligjshme të personave fizikë dhe juridikë, të përcaktuara nga ky ligj apo me ligje të veçanta. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Neni vendos parimet bazë të inspektimit: transparencë, pavarësi, proporcionalitet, koordinim, qasje të bazuar në rrezik, mbështetje për subjektet, prova dhe planifikim.
Neni 5 Parimet themelore të inspektimit 1. Inspektimet në Republikën e Kosovës kryhen në pajtim me parimet themelore të përcaktuara në këtë nen. 2. Parimi i transparencës: Të gjitha organet inspektuese duhet që t’i ofrojnë publikut informata lehtësisht të përdorshme, edhe përmes mjeteve të teknologjisë informative. Informatat që ofrohen për publikun duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e sekretit afarist. 3. Parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit: Organet inspektuese dhe inspektorët duhet ti ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale sipas këtij ligji dhe ligjeve të posaçme, të pa ndikuar nga të tjerët qoftë aspektin politik apo çfarëdo forme tjetër gjatë zhvillimit të inspektimit dhe aplikimit të masave, caktimin e afatit kohorë për eliminimin e parregullsive. 4. Parimi i proporcionalitetit: Organet inspektuese, Inspektorët kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të tillë që, gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, të ndërhyjnë në funksionimin e subjektit inspektues vetëm në masën e nevojshme për të siguruar një inspektim efektiv. Në përzgjedhjen e masave si dhe në përcaktimin e afatit kohor për eliminimin e parregullsive, inspektori merr parasysh peshën e shkeljes, pasojat e saj dhe rrethanat dhe të shqiptojë masën më të favorshme apo të përcaktojnë periudhën kohore brenda së cilës subjekti inspektues duhet t’i eliminojë parregullsitë. 5. Parimi i koordinimit dhe racionalizimit: Inspektimet duhet të zhvillohen në mënyrë të koordinuar dhe kur është e nevojshme bashkërisht nga organet inspektuese, në mënyrë që të ketë sa më pak dyfishime dhe të sigurohet përdorimi më efektiv dhe efikas i mjeteve publike dhe të minimizohet barra për subjektet e inspektimit. 6. Parimi i qasjes së bazuar në rrezik: Inspektimet duhet të planifikohen dhe realizohen sipas qasjes së bazuar në rrezik, duke marrë për bazë shkallën e rrezikut që paraqet veprimtaria e subjektit të inspektimit dhe duke i ndarë subjektet e inspektimit dhe veprimtaritë e tyre në grupe të rrezikut. 7. Parimi i mbështetjes së subjektit të inspektimit: Organet inspektuese duhet të ndërmarrin masa aktive për të mbështetur subjektin e inspektimit në sigurimin e pajtueshmërisë me ligjin, përmes zhvillimit të udhëzuesve, doracakëve dhe mjeteve të teknologjisë informative. 8. Parimi i mbështetjes në prova: Inspektimet duhet të bazohen në prova dhe në matje konkrete. 9. Parimi i planifikimit të inspektimeve: Subjektet e inspektimit mund të inspektohen vetëm në zbatim të planit të inspektimit. Përjashtimisht, subjektet e inspektimit mund të inspektohen jashtë planit në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA 10. Parimi i dispozitës më të favorshme ligjore: Kur dispozitat ligjore, në bazë të cilave zhvillohet inspektimi janë të paqarta apo bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, inspektori vepron në mënyrën që cenon më pak subjektin e inspektimit dhe kur subjekti i inspektimit ka vepruar në përputhje me një dispozitë ligjore që bie në kundërshtim me një dispozitë tjetër ligjore, veprimi i tij nuk konsiderohet shkelje e ligjit. KAPITULLI III ORGANET INSPEKTUESE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Central inspectorates normally carry out inspection functions in state administration, but some specific inspection functions may be handled by special inspection units in a ministry, executive agency, or regulatory agency.
Neni 6 Organet inspektuese qendrore 1. Funksionet e inspektimit në juridiksionin e administratës shtetërore normalisht ushtrohen nga inspektoratet qendrore. Inspektorati qendror është përgjegjës për të gjitha funksionet e inspektimit në fushën e përgjegjësisë shtetërore të një ministrie (në vijim “ministria përgjegjëse”), përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. 2. Përjashtimisht, funksione të caktuara inspektimi ushtrohen nga njësi të veçanta inspektuese, brenda një ministrie, agjencie ekzekutive apo agjencie rregullatore, përkatësisht, në këto raste: 2.1. për ushtrimin e funksioneve të caktuara inspektuese, të cilat për shkak të natyrës shumë specifike të tyre ose frekuencës më të ulët të inspektimeve, nuk është e arsyeshme të ushtrohen nga inspektorati qendror; 2.2. për ushtrimin e funksioneve të caktuara inspektuese në kompetencë të një agjencie ekzekutive që ushtron edhe funksione të tjera të natyrës jo-inspektuese, kur ndarja e funksioneve të inspektimit nga funksionet e tjera të agjencisë nuk është e duhur dhe mund të dëmtojë funksionimin efektiv të agjencisë; 2.3. për ushtrimin e funksioneve inspektuese në kompetencë të një agjencie rregullatore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Central inspectorates operate as executive agencies under the responsible minister, cover all of Kosovo, may have local branches if needed, and are led by an executive director who is also the chief inspector.
Neni 7 Inspektoratet qendrore 1. Inspektoratet qendrore organizohen dhe funksionojnë si agjenci ekzekutive në vartësi të ministrit përgjegjës për fushën përkatëse të veprimtarisë shtetërore (në vijim “ministri përgjegjës”). 2. Inspektoratet qendrore ushtrojnë juridiksionin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas nevojës, një inspektorat qendror mund të organizohet edhe në degë lokale. 3. Inspektoratet qendrore udhëhiqen nga drejtori ekzekutiv, që është gjithashtu edhe kryeinspektor i inspektoratit qendror përkatës. 4. Inspektoratet qendrore në Republikën e Kosovës përcaktohen në Shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e këtij ligji. Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet në përmbajtjen e Shtojcës që bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe përmes ligjeve të posaçme evidentohen në Regjistrin e organeve inspektuese, i cili mbahet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, sipas nenit 12, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The responsible ministry supports the central inspectorate and supervises its performance, but does not run inspections operationally.
Neni 8 Funksionimi i Inspektoratit qendror në kuadër të ministrisë përgjegjëse 1. Ministria përgjegjëse mbështet funksionimin efikas të inspektoratit qendror në vartësi të saj. Kjo përgjegjësi nuk përfshin drejtimin operacional të veprimtarisë së inspektimit. 2. Mbikëqyrja e performancës dhe veprimtarisë së inspektorateve qendrore ushtrohet nga ministria përgjegjëse në pajtim me ligjin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura. 3. Në mbikëqyrjen e punës së inspektoratit qendror, ministria përgjegjëse mbështetet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm. Inspektorati qendror dorëzon paraprakisht draftin e planit të performancës dhe raportin vjetor të performancës edhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. 4. Ministri përgjegjës mund të aprovoi me shkrim dhe në mënyrë të arsyetuar, fillimin e një inspektimi nga një inspektorat qendror për një fenomen ose çështje të caktuar me interes publik. 5. Kur inspektorati qendror organizohet në nivel rajonal ose lokal, atëherë drejtuesit e degëve lokale, së bashku me kryeinspektorin e inspektoratit qendror, informojnë drejtpërdrejt edhe kryetarët e komunave që mbulohen nga degët lokale përkatëse të paktën një (1) herë në vit për veprimtarinë e inspektimeve në komunat përkatëse. 6. Përmbajtja e planit vjetor dhe raportit vjetor të performancës dhe rregullat e hollësishme për hartimin dhe formatin e planit të performancës miratohen nga qeveria në pajtim me ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Special inspection units must be organized and operate within specified state bodies, work across Kosovo, and have their local structures and leadership arranged as set out here.
Neni 9 Njësitë e veçanta inspektuese 1. Njësitë e veçanta inspektuese organizohen dhe funksionojnë si departamente ose si divizione brenda një ministrie, një agjencie ekzekutive apo një agjencie rregullatore, në pajtim me ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 2. Njësia e veçantë inspektuese ushtron kompetencën e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas nevojës, strukturat lokale të një njësie të veçantë inspektuese mund të organizohen si pjesë e degëve lokale të ministrisë, agjencisë ekzekutive ose agjencisë rregullatore. 3. Njësia e veçantë inspektuese drejtohet nga udhëheqësi i njësisë së veçantë inspektuese: 3.1. Në rastet kur njësia e veçantë inspektuese organizohet si departament ose divizion brenda një ministrie apo një agjencie rregullatorë, udhëheqësi i departamentit apo divizionit kryen detyrat e kryeinspektorit sipas këtij ligji; 3.2. Në rastet kur njësia e veçantë inspektuese organizohet si departament ose divizion brenda një agjencie ekzekutive, udhëheqësi i departamentit ose divizionit kryen detyrat e kryeinspektorit sipas këtij ligji. 4. Njësitë e veçanta inspektuese në administratën shtetërore përcaktohen në Shtojcën e cila është pjesë përbërëse e këtij ligji. Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme në përmbajtjen e Shtojcës që bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe përmes ligjeve të posaçme, evidentohen në regjistrin e organeve inspektuese që mbahet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm sipas nenit 12, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a special inspection unit is established under Article 9(1), Article 8 applies to its relationship with the responsible ministry, but accountability lines in the relevant public-administration law remain protected.
Neni 10 Funksionimi i njësive të veçanta inspektuese në kuadër të ministrisë përgjegjëse, agjencisë ekzekutive ose agjencisë rregullatore Në rastin e themelimit të njësisë së veçantë inspektuese sipas nenit 9, paragrafit 1 të këtij ligji në kuadër të një ministrie përgjegjëse, të një agjencie ekzekutive ose agjencie rregullatore, dispozitat e nenit 8 të këtij ligji zbatohen përshtatshmërisht për rregullimin e marrëdhënies së njësisë së veçantë inspektuese me ministrinë përgjegjëse, por pa cenuar vijat e llogaridhënies të përcaktuara në ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura. KAPITULLI IV ZYRA E INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Inspector General’s Office is established as an executive agency under the Prime Minister’s Office, led by an Inspector General, and it must report to the Prime Minister.
Neni 11 Themelimi dhe statusi i Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm 1. Themelohet Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës. 2. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm është Agjenci Ekzekutive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. 3. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm udhëhiqet nga Inspektori i Përgjithshëm, i cili emërohet dhe ka statusin e njëjtë sikurse të drejtorit ekzekutiv të agjencisë ekzekutive sipas ligjit përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura. 4. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm për punën e saj i raporton Kryeministrit. Me kërkesë të Kryeministrit dhe për të mbështetur koordinimin më të mirë ndërmjet organeve inspektuese, Qeveria mund të krijojë një komision ndërministror, të cilit Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm gjithashtu i raporton të paktën çdo gjashtë (6) muaj. 5. Rregullat e punës së komisionit ndërministror sipas paragrafit 4 të këtij neni, duke përfshirë rregullat për kryesimin nga Kryeministri dhe bashkëkryesimin e komisionit ndërministror, përcaktohen me akt nënligjor që propozohet nga ministria përgjegjëse për tregti dhe industri dhe miratohet nga Qeveria. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Inspector General’s Office is given functions to lead, coordinate, support, issue guidance, maintain records, and prepare reporting on inspections.
Neni 12 Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka funksionet në vijim: 1.1. udhëheq programin e reformës së inspektimeve në Republikën e Kosovës; 1.2. mbështet ministritë përgjegjëse, komunat, agjencitë ekzekutive ose agjencitë rregullatore për mbikëqyrjen e performancës së organeve inspektuese në kuadër të tyre; 1.3. koordinon dhe mbështet aktivitetet e organeve inspektuese me synim përfundimtar zvogëlimin e barrës administrative mbi subjektin e inspektimit, duke përfshirë koordinimin e inspektimeve të përbashkëta në terren nga organet e inspektuese kur Qeveria miraton inspektime tematike; 1.4. jep mendime mbi planet vjetore të organeve inspektuese, të cilat miratohen nga ministritë ose komunat përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 1.5. zhvillon dhe miraton udhëzues dhe metodologji të përgjithshme për vlerësimin e rrezikut, planifikimin dhe koordinimin e inspektimeve, dokumentimin e aktiviteteve inspektuese dhe raportimin; 1.6. miraton udhëzimet e përgjithshme për treguesit e performancës për aktivitetet e inspektimit që matin efektivitetin e tyre; 1.7. përgatit raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet që zhvillohen nga të gjitha organet inspektuese dhe e paraqet për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës; 1.8. jep mendime për nismat ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimeve, të ndërmarrë nga qeveria sipas parimeve dhe rregullave të përcaktuara në këtë ligj; 1.9. krijon dhe mirëmban platformën e inspektimeve elektronike, e cila shërben për planifikimin dhe koordinimin e inspektimeve, shkëmbimin e informacionit ndërmjet organeve inspektuese dhe informimin publik; 1.10. mban një listë të përditësuar të të gjithë inspektorëve në detyrë në secilin organ inspektues, si dhe e boton në ueb faqen qendrore të inspektimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.11. mirëmban regjistrin e përditësuar të të gjitha organeve inspektuese që kryejnë inspektime në Kosovë dhe funksioneve të tyre inspektuese në bazë të këtij ligji dhe ligjeve të veçanta. 2. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbështet punën e organeve inspektuese që aktualisht ndodhen jashtë administratës shtetërore dhe nivelit komunal për bashkërendimin e punës në fushën e inspektimeve dhe mund të lidhë marrëveshje bashkëpunimi për të siguruar koordinim më të mirë të aktiviteteve. 3. Struktura, organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës të zyrës së inspektorit të përgjithshëm rregullohen me akt nënligjor që propozohet nga Zyra e Kryeministrit dhe miratohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. KAPITULLI V STATUSI DHE TRAJNIMI I INSPEKTORËVE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Inspectors are treated as civil servants and must meet qualification and experience requirements, complete mandatory training during probation, and not work alone as inspectors until the training is successfully finished.
Neni 13 Statusi i inspektorëve dhe dispozita të veçanta 1. Inspektorët kanë statusin e nëpunësit civil, marrëdhënia e punës është e rregulluar sipas legjislacionit për zyrtarët publik si dhe sipas kushteve të përcaktuara me këtë Ligj. 2. Për themelimin e marrëdhënies së punës, inspektori përveç kërkesave të përgjithshme për nëpunësit civil duhet të posedojë kualifikime, kritere të posaçme për pranimin në shërbim civil të inspektorëve si dhe përvojën e përshtatshme për ushtrimin e detyrës së inspektorit. 3. Kushtet dhe kriteret e posaçme për pranimin e inspektorëve, duke përfshirë nivelin dhe llojin e shkollimit, përvojën e punës dhe kualifikimet tjera, si dhe kushtet specifike për lëvizjen brenda kategorisë dhe ngritjen në detyrë të inspektorëve, do të rregullohen me akt nënligjor i cili propozohet nga ministria përgjegjëse për administratën publike, në bashkëpunim me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 4. Inspektori gjatë punës provuese siç parashikohet me ligjin për Zyrtarët Publikë, do të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA ndjekin trajnimin e detyrueshme specifike për njohuritë dhe aftësitë profesionale të inspektimit. Përfundimi me sukses i trajnimit të detyrueshme është kusht për konfirmimin e marrëdhënies së punës në shërbimin civil. 5. Inspektori gjatë punës provuese, nuk mund të ushtrojë detyrën e inspektorit i vetëm deri në përfundimin me sukses të trajnimit të detyrueshme për inspektor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: All inspectors must attend compulsory training, take a test after the training, and are certified if they score over 60%. Those who fail may retake the test up to three times within six months; failing can lead to no certification and possible removal from civil service.
Neni 14 Trajnimi i vazhdueshëm i inspektorëve 1. Të gjithë inspektorët pa përjashtim janë të obliguar që të ndjekin trajnimin e detyrueshëm për përditësimin e njohurive dhe aftësive profesionale specifike për inspektim dhe pas ndjekjes së trajnimit do të certifikohen për Inspektor. 2. Inspektorët obligohen që pas përfundimit të trajnimit të detyrueshëm, t’i nënshtrohen testimit për njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimit. 3. Inspektorët të cilët e kalojnë testin me mbi gjashtëdhjetë (60) % pikëve do të certifikohen për inspektor sipas këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi. 4. Inspektoret të cilët nuk arrijnë që të kalojnë testin kanë të drejte që ti nënshtrohen testit deri në tre (3) herë brenda periudhës gjashtë (6) muaj. 5. Inspektoret të cilët nuk arrijnë që të kalojnë testin sipas këtij neni, nuk do të certifikohen dhe përbën shkak për mos konfirmimin e punës provuese si dhe largimin e inspektorit nga shërbimi civil. 6. Zyra e Inspektoratit të Përgjithshëm në bashkëpunim me Institutin e Administratës Publike do të hartojnë, organizojnë trajnimin si dhe do të bëjnë testimin dhe certifikimin e Inspektorëve për njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimit. 7. Programi i trajnimit të detyrueshëm për Inspektorët, përmbajtja, kushtet, kriteret, mënyra dhe procedura e organizimit të trajnimit dhe testimit përcaktohet me akt nënligjor i cili propozohet nga Ministria përgjegjëse për administratë publike në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratën Publike, Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm dhe i cili miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Inspectors and inspection bodies must have their own emblem and seal; the General Inspectorate must issue photo ID cards, and inspectors must identify themselves during inspections.
Neni 15 Stema, vula dhe dokumenti i identifikimit 1. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm si dhe çdo organi inspektues duhet të kenë stemën dhe Vulën e vetë. 2. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm duhet çdo inspektor të pajisë me kartelë identifikimi me fotografi dhe me stemën e Inspektoratit përkatës. 3. Inspektori është i detyruar që gjatë inspektimit të dëshmoj identitetin dhe miratimin e tij përmes dokumentit si dëshmi dhe autorizim për të vepruar në emër të inspektoratit. 4. Forma, përmbajtja, pajisja, mënyra e përdorimit të Stemës, Vulës dhe dokumentit të identifikimit rregullohet me akt nënligjor i cili propozohet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA KAPITULLI VI SISTEMI ELEKTRONIK I INSPEKTIMIT (E-INSPEKTIMI) - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Inspektimet duhet të menaxhohen përmes sistemit elektronik të inspektimit, dhe përdorimi i tij është i detyrueshëm për organet inspektuese shtetërore dhe komunale.
Neni 16 Sistemi elektronik i inspektimit (e-inspektimi) 1. Veprimet e inspektimit që zhvillohen nga organet inspektuese sipas këtij ligji menaxhohen përmes sistemit elektronik të inspektimit (e-inspektimi), i cili zhvillohet nga Qeveria dhe administrohet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm. 2. Përdorimi i sistemit elektronik të inspektimit (e-inspektimi) është i obligueshëm për të gjitha organet inspektuese në administratën shtetërore dhe nivelin komunal sipas këtij ligji. 3. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, me propozim të ministrisë përgjegjëse për industri, ndërmarrësi dhe tregti, Qeveria miraton aktin nënligjor i cili përcakton përmbajtjen, procedurat dhe veprimet që duhet të kryhen përmes sistemit elektronik të inspektimit (e-inspektimi). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Certain inspection bodies outside state and municipal administration may access and use the electronic inspection system if they sign a cooperation agreement with the General Inspector’s Office.
Neni 17 Përdorimi i sistemit elektronik të inspektimit nga organet inspektuese jashtë administratës shtetërore dhe nivelit komunal 1. Sistemi elektronik i inspektimit lejon qasjen dhe përdorimin, përmes moduleve të veçanta, edhe për organet tjera inspektuese të përjashtuara nga fushëveprimi i këtij ligji ose organeve inspektuese që janë jashtë administratës shtetërore dhe nivelit komunal, të cilët mund të qasen në sistemin elektronik të inspektimit pas lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. 2. Informatat që mblidhen nga raportimi i organeve të tjera inspektuese mund të përdoren për qëllime statistikore dhe për hartimin e raporteve të përgjithshme për inspektimet në Republikën e Kosovës. KAPITULLI VII INSPEKTIMET E PËRBASHKËTA, QASJA E BAZUAR NË RREZIK DHE MASAT PARANDALUESE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Inspektorate duhet të punojnë më të koordinuara dhe të kërkojnë racionalizim; udhëzuesit për inspektimet e përbashkëta hartohen nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe miratohen nga Qeveria brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit.
Neni 18 Inspektimet e përbashkëta 1. Të gjitha organet inspektuese sipas këtij ligji duhet të përpiqen të racionalizojnë veprimtaritë e tyre inspektuese dhe ushtrimin e veprimtarisë në koordinim, si dhe kur është e mundshme, së bashku me organet tjera inspektuese që mbulojnë fusha të ngjashme. 2. Udhëzuesit për inspektimet e përbashkëta hartohen nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe miratohen nga Qeveria brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Inspection bodies must prepare inspection plans based on risk level and use a three-level risk approach.
Neni 19 Qasja e bazuar në rrezikshmëri 1. Organet inspektuese përgatisin planin e inspektimeve në bazë të nivelit të rrezikshmërisë së veprimtarisë së subjekteve inspektuese. 2. Qasjen e bazuar në rrezikshmëri organet inspektuese e planifikojnë në tri grupe rrezikshmërie: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA 2.1. I lartë; 2.2. I mesëm dhe; 2.3. I ulët. 3. Kategorizimi i rrezikshmërisë behët në bazë të dhënave referente nga analiza e raporteve zyrtare të inspektorëve si dhe në bazë të: 3.1. Shtrirjes së ndikimit; 3.2. Pasojat e moszbatimit të legjislacionit në fuqi; dhe 3.3. Probabiliteti i moszbatimit të legjislacionit në fuqi. 4. Gjatë përcaktimit të shkallës së rrezikut që paraqet një veprimtari, si dhe shpeshtësisë së inspektimeve sa i përket veprimtarisë së tillë, organi inspektues duhet t’i kushtojë rëndësinë e duhur praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën përkatëse dhe të bazohet në udhëzuesit që nxirren kohë pas kohe nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe miratohen nga Qeveria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Inspection bodies must act proactively to answer questions, inform the public about systemic market irregularities and legal breaches, and raise public awareness.
Neni 20 Masat parandaluese 1. Me qëllim të parandalimit të shkeljeve ligjore nga subjektet e inspektimit, organet inspektuese: 1.1 veprojnë në mënyrë proaktive për përgjigjen ndaj pyetjeve të individëve, subjektit të inspektimit ose institucioneve lidhur me veprimtarinë e organit inspektues; 1.2 informojnë publikun përmes mediave lidhur me parregullsitë sistematike të identifikuara në treg dhe pasojat e shkeljes së ligjit dhe rregulloreve përkatëse; 1.3 rrisin vetëdijen e publikut përmes metodave të tjera. KAPITULLI VIII FORMAT THEMELORE TË INSPEKTIMIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This provision lists the types of inspections: planned, unplanned, by complaint, re-inspection, and joint inspection.
Neni 21 Llojet e inspektimit 1. Llojet e inspektimeve, janë këto: 1.1. Inspektim i planifikuar; 1.2. Inspektim i paplanifikuar; 1.3. Inspektim sipas parashtresës; 1.4. Ri-inspektim; dhe, 1.5. Inspektim i përbashkët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Inspections are planned based on risk, approved in line with the inspection plan, and the inspection body sets the planning procedure; planned inspections are published unless a special law exempts publication.
Neni 22 Inspektimi i planifikuar 1. Në parim, inspektimi konkret miratohet në përputhje me planin e inspektimit. 2. Inspektimet planifikohen në pajtim me qasjen e bazuar në rrezik. 3. Procedura për planifikimin e inspektimeve përcaktohet nga organi inspektues. 4. Inspektimet e planifikuara miratohen në baza periodike (tremujore, mujore, dyjavore, javore ose tjetër) në përputhje me planin vjetor të inspektimit të miratuar nga organi inspektues. 5. Planet e inspektimeve botohen në ueb faqen e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe në ueb faqen e organit përkatës inspektues, përveç nëse botimi përjashtohet me ligj të posaçëm. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article allows unplanned inspections in specified cases and requires the inspection authority to keep a complainant’s identity confidential in one complaint-based case.
Neni 23 Inspektimi i paplanifikuar 1. Një inspektim konkret mund të miratohet përtej planit të inspektimit në këto raste: 1.1. ka bazë të arsyeshme, bazuar në gjykimin e inspektorit përkatës, se ekziston dyshimi për shkelje substanciale të ligjit ose rreziku për interesin publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin; 1.2. ka ndodhur një fatkeqësi ose dëmtim serioz; 1.3. ka ankesë të bazuar që tregon shkelje substanciale të ligjit në kompetencat e organit inspektues, e që përbën rrezik për interesin publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin; ose 1.4. ka kërkesë të organeve gjyqësore, policore ose organeve tjera përkatëse. 2. Në rastin e paraparë në nënparagrafin 1.3 të këtij neni, organi inspektues mban konfidenciale identitetin e palës ankuese. 3. Miratimi i inspektimit të paplanifikuar duhet të përmbajë edhe arsyetimin për inspektimin përkatës, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 4. Inspektimi i paplanifikuar mund të kryhet pa miratim në rastet dhe mënyrën e përcaktuar me nenin 27 të këtij ligji. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Riinspektimi shërben për të verifikuar nëse janë korrigjuar shkeljet e gjetura më parë dhe bëhet vetëm pasi të kalojë afati i caktuar për korrigjim.
Neni 24 Riinspektimi 1. Riinspektimi ka për qëllim verifikimin e korrigjimit të shkeljeve të gjetura në një inspektim të mëparshëm, si dhe kufizohet vetëm në shkeljet dhe detyrat e dhëna në procesverbalin e inspektimit të fundit. 2. Riinspektimi mund të bëhet vetëm pas kalimit të afatit kohor që i është caktuar subjektit të inspektimit për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara në procesverbalin e inspektimit të fundit. 3. Riinspektimi dhe afati i korrigjimit sipas këtij neni nuk përjashtojnë inspektimin për shkelje të tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The inspectorate must keep the complainant’s identity confidential and, if the party requests it, inform the party about the inspection process.
Neni 25 Inspektim sipas parashtresës 1. Inspektim sipas parashtresës realizohet nga ana e inspektoratit me rastin e pranimit të ndonjë parashtrese nga personi fizik apo juridik që vënë në dijeni inspektoratin për shkelje të dispozitave ligjore nga ana e ndonjë subjektit qoftë personi fizik apo juridik. 2. Inspektorati duhet të mbajë konfidenciale identitetin e parashtruesit si dhe të njoftojë palën për procesin e inspektimit në bazë të kërkesës së palës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The relevant Inspectorate or the Office of the General Inspector may propose and carry out a joint inspection with other relevant institutions.
Neni 26 Inspektim i përbashkët 1. Inspektorati përkatës nga fushëveprimi i tij apo Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mund të propozojë dhe realizojë inspektim në bashkëpunim me institucione të tjera përkatëse nga fushëveprimi i tyre. 2. Inspektimi realizohet në bazë të një kërkesë me shkrim, në rastet urgjente me kërkesë verbale. Ku pas përfundimit të inspektimit duhet të konfirmohet me shkrim ku duhet të tregohen arsyet e urgjencës për inspektimin përkatës. KAPITULLI IX PROCEDURA E INSPEKTIMIT NËNKAPITULLI I MIRATIMI I INSPEKTIMIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Inspektimi zakonisht kërkon miratim paraprak; pa miratim lejohet vetëm në raste të caktuara. Miratimi jepet nga udhëheqësi i organit inspektues, mund të delegohet te drejtuesi i degës lokale, dhe inspektori duhet të njoftojë pa vonesë zyrtarin përgjegjës kur zbatohet rregulli i veçantë.
Neni 27 Miratimi i inspektimit 1. Përveç sa parashihet ndryshe në këtë nen, inspektimi mund të bëhet vetëm në bazë të një miratimi. 2. Miratimi i inspektimit lëshohet nga udhëheqësi i organit përkatës inspektues përmes planifikimit nga neni 22 i këtij ligji ose në mënyrën e paraparë me nenin 23 të këtij ligji. Në rastin e organeve inspektuese, të organizuara me degë lokale, e drejta e miratimit mund t’i delegohet drejtuesit të degës lokale. 3. Inspektimi konsiderohet i pavlefshëm nëse është kryer pa miratimin përkatës. Inspektori dhe trupa inspektuese i nënshtrohen menjëherë procedurës disiplinore nëse inspektimi është kryer pa miratimin, përveç siç është përcaktuar në paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni. 4. Inspektimi mund të kryhet pa miratimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, vetëm në këto raste: 4.1 inspektori, gjatë ushtrimit të detyrës, konstaton në flagrancë shkeljen e një dispozite ligjore, brenda fushës së tij të inspektimit; 4.2 inspektimi duhet bërë urgjentisht në rast të ngjarjeve, aksidenteve apo incidenteve që kanë cenuar ose mund të cenojnë interesin publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 4.3 parashikohet shprehimisht nga një ligj i posaçëm. 5. Fillimi i inspektimit në rastet e përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni duhet të shënohet në një rubrikë të posaçme të procesverbalit të inspektimit. Ky shënim konsiderohet miratim i posaçëm. Inspektori detyrohet të njoftojë, pa vonesë, zyrtarin përgjegjës për lëshimin e miratimeve. 6. Miratimi nuk mund të ankimohet veçmas vendimit përfundimtar të inspektimit. Lëshimi i miratimit në kundërshtim me nenet 27 deri 29 të këtij ligji nuk përbën shkak për pavlefshmërinë e vendimit përfundimtar të inspektimit, por përbën shkelje disiplinore për udhëheqësin e organit inspektues ose për inspektorin përkatës kur veprohet në kundërshtim me paragrafin 2 të këtij neni. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: An inspection approval must include specified details, and local-branch inspectors may inspect in another local branch only with special approval from the inspection body leader.
Neni 28 Përmbajtja e miratimit 1. Në miratimin e inspektimit përcaktohen së paku këto elemente: 1.1. baza ligjore për inspektim; 1.2. organi inspektues që lëshon miratimin; 1.3. data dhe vendi i lëshimit të miratimit; 1.4. identiteti i inspektorit apo i inspektorëve të autorizuar për të kryer inspektimin; 1.5. identiteti i personave të tjerë të autorizuar për kryerjen e veprimeve ndihmëse, sipas paragrafit 1 të nenit 31 të këtij ligji; 1.6. emri apo emërtimi dhe adresa e subjektit të inspektimit; 1.7. objekti i inspektimit; 1.8. kohëzgjatja në ditë për kryerjen e inspektimit; 1.9. vendet ku kryhet inspektimi; 1.10. të dhënat e identifikimit, pozicioni dhe nënshkrimi i personit që ka lëshuar miratimin. 2. Inspektorët e një dege lokale mund të kryejnë inspektime në kuadër të një dege tjetër lokale vetëm me miratim të posaçëm të udhëheqësit të organit inspektues. 3. Kur emri, emërtimi apo adresa e subjektit të inspektimit nuk janë të njohura apo në rastet e inspektimit të paplanifikuar, miratimi duhet të përmbajë të dhëna të hollësishme që mundësojnë përcaktimin sa më të saktë të subjektit ose subjekteve të inspektimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: An approval is valid only for the duration expressly stated in it, and it may be extended once in limited circumstances.
Neni 29 Kohëzgjatja e miratimit 1. Miratimi është i vlefshëm vetëm për kohëzgjatjen e përcaktuar shprehimisht në të. 2. Përveç kur parashihet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm, për shkak të kompleksitetit të veprimeve të inspektimit, kohëzgjatja mund të shtyhet për një herë të vetme dhe për një periudhë jo më të gjatë se kohëzgjatja fillestare. 3. Shtyrja bëhet me propozim të inspektorit dhe me vendim të zyrtarit përgjegjës për lëshimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA miratimit. Vendimi i njoftohet subjektit të inspektimit përpara skadimit të kohëzgjatjes fillestare dhe nuk mund të ankimohet veçmas. 4. Çdo veprim procedural i kryer jashtë kohëzgjatjes së përcaktuar sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni nuk prodhon asnjë pasojë juridike për subjektin e inspektimit dhe ngarkon me përgjegjësi disiplinore inspektorin përkatës. NËNKAPITULLI II PERSONAT PJESËMARRËS NË INSPEKTIM, NJOFTIMI I INSPEKTIMIT DHE LISTA E KONTROLLIT - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Only the inspector or an inspection team may carry out the inspection, unless a special law says otherwise.
Neni 30 Personat e autorizuar për kryerjen e inspektimit 1. Inspektimi kryhet nga inspektori ose një trupë që përbëhet nga disa inspektorë (në vijim “trupë inspektuese”), të përshkruar në miratimin e inspektimit, përveç siç është përcaktuar në nenin 27, paragrafin 3 të këtij ligji. 2. Përveç nëse parashihet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm, vetëm inspektorët sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të kryejnë inspektimin dhe të ushtrojnë kompetencat e përcaktuara në këtë ligj. 3. Zëvendësimi i një inspektori të përcaktuar në miratimin e inspektimit mund të bëhet vetëm me vendim të veçantë të udhëheqësit të organit inspektues që ka lëshuar miratimin për inspektim. Zëvendësimi i bëhet i ditur me shkrim subjektit të inspektimit para fillimit të veprimeve nga inspektori i ri. 4. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese, inspektori identifikohet me kartelën identifikuese të inspektorit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The inspector may ask for help from employees, state bodies, experts, or authorised private entities to gather facts and determine circumstances. Those listed in paragraph 1 may not make procedural or final inspection decisions and must not disclose or use protected personal or related data learned during the inspection.
Neni 31 Mbështetja e veprimeve të inspektimit 1. Për mbledhjen e fakteve dhe përcaktimin e rrethanave të nevojshme për marrjen e një vendimi, inspektori mund të kërkojë ndihmë nga nëpunës, organe shtetërore, ekspertë ose subjekte të autorizuara private. 2. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk kanë të drejtat që parashihen me këtë ligj për inspektorin, si dhe nuk mund të marrin vendime procedurale apo përfundimtare për inspektimin. 3. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni kanë detyrimin të mos zbulojnë e as të përdorin të dhënat personale dhe ato që lidhen me veprimtarinë e subjektit të inspektimit apo të personave të tjerë të përfshirë, që mbrohen sipas legjislacionit në fuqi dhe për të cilat marrin njohuri gjatë inspektimit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The inspection subject must generally be notified at least 3 calendar days before inspection starts, unless a listed exception applies.
Neni 32 Njoftimi i inspektimit 1. Subjekti i inspektimit do të njoftohet për miratimin e inspektimit jo më pak se tri (3) ditë kalendarike para fillimit të veprimeve të inspektimit. 2. Njoftimi nuk bëhet në këto raste: 2.1. kur ekziston rreziku që njoftimi mund të pengojë kryerjen efektive të inspektimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 2.2. kur mos njoftimi përcaktohet shprehimisht me ligj të posaçëm; 2.3. për riinspektimet që kanë për qëllim verifikimin e korrigjimit të shkeljeve pas përfundimit të afatit të përcaktuar sipas këtij ligji; 2.4. kur inspektimi kryhet pa miratim paraprak sipas paragrafit 3 të nenit 27 të këtij ligji. 3. Mos njoftimi i inspektimit, sipas nënparagrafit 2.1. të këtij neni, vendoset nga personi që lëshon miratim dhe pasqyrohet në miratimin. Vendimi i mos njoftimit paraprak duhet të arsyetohet. 4. Në rast të mos njoftimit paraprak, fillimi i inspektimit njoftohet me fillimin e veprimeve të inspektimit, përmes dorëzimit të miratimit tek përfaqësuesi i subjektit të inspektimit. Në rast të refuzimit të pranimit të aprovimin apo mungesës së personit përfaqësues, inspektori e vendos fizikisht kopjen e miratimit në vendin ku kryhet inspektimi, ndërsa ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. 5. Pavarësisht nga njoftimi paraprak, në çdo rast, përpara fillimit të veprimeve të inspektimit, inspektori informon gojarisht përfaqësuesin e subjektit të inspektimit për objektin e inspektimit dhe për të drejtat dhe detyrimet e subjektit të inspektimit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për pasojat ligjore të moszbatimit të këtyre detyrimeve. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The inspection place is set in the approval: usually at the inspection subject’s location, or at the inspection authority’s offices if the inspection can be done there by its nature.
Neni 33 Vendi i inspektimit 1. Vendi i inspektimit përcaktohet në miratimin, i cili mund të jetë: 1.1. në vendin ku subjekti i inspektimit kryen veprimtarinë e tij dhe ku gjenden faktet që lidhen me zbatimin apo moszbatimin e legjislacionit në fuqi; 1.2. në zyrat e organit inspektues, nëse inspektimi i tillë mund të bëhet sipas natyrës së tij. 2. Në rastin e përcaktuar në nënparagrafin 1.2. të këtij neni, subjekti i inspektimit ftohet, me anë të njoftimit, të paraqitet në zyrat e organit inspektues. Sipas nevojës, inspektori mund të kërkojë dorëzimin e dokumenteve, të gjësendeve apo të dhënave të tjera të nevojshme për kryerjen e inspektimit në zyrat e tij. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Inspection actions should be carried out at the most suitable time, and in special cases officials may approve a temporary ban on entry or sealing of items during an interrupted inspection.
Neni 34 Koha për kryerjen e inspektimit 1. Përveç nëse parashihet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm, veprimet e inspektimit zhvillohen në kohën më të përshtatshme për kryerjen e efektshme të tyre, pavarësisht nga orari normal i punës së inspektorit apo subjektit të inspektimit. 2. Në raste të veçanta dhe me vendim paraprak me shkrim nga zyrtari përgjegjës për lëshimin e miratimit te inspektori ose trupa inspektuese mund të miratoj ndalimin e hyrjes në mjediset nën inspektim apo pllombimin e makinerive, të pajisjeve dhe të dokumenteve të caktuara, për periudhën e ndërprerjes së veprimeve të inspektimit, deri në rifillimin normal të tyre, por jo për më shumë se dy (2) ditë kalendarike. Kjo ndalesë aplikohet vetëm në rastet kur inspektimi në vend nuk mund të përfundojë pa ndërprerje. 3. Vendimi sipas paragrafit 2 të këtij neni pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit dhe i njoftohet gojarisht përfaqësuesit të subjektit të inspektimit, si dhe pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. Vendimi nuk mund të ankimohet veçmas. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Inspectors and inspection bodies must use approved checklists during inspections, and the inspection body must approve and publish the checklists.
Neni 35 Lista e kontrollit 1. Në kryerjen e inspektimit, inspektori ose trupa inspektuese mbështetet në listat e kontrollit të miratuara. 2. Listat e kontrollit miratohen nga organi inspektues për llojet e ndryshme të inspektimeve, në konsultim me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm dhe botohen në ueb faqen e organit përkatës inspektues. 3. Përmbajtja e listave të kontrollit përcaktohet sipas veprimtarisë që inspektohet, llojit e objektit të inspektimit dhe përcaktohet me anë të metodologjisë së bazuar në rrezik. 4. Fushëveprimi i inspektimit parimisht kufizohet në pikat që përmban lista. Nëse sipas vlerësimit të inspektorit duhet të bëhet një devijim nga lista e kontrollit gjatë inspektimit për mbrojtjen e interesit publik, shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit, devijimi i tillë duhet të arsyetohet hollësisht në procesverbalin e inspektimit. NËNKAPITULLI III TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SUBJEKTIT TË INSPEKTIMIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Subjekti i inspektimit ka disa të drejta gjatë inspektimit, përfshirë njoftimin, praninë, informacionin, kopje dokumentesh, ankesë dhe përfaqësim nga të tretët.
Neni 36 Të drejtat e subjektit të inspektimit 1. Subjekti i inspektimit ka këto të drejta: 1.1. të kërkojë të njoftohet me miratimin e inspektimit para fillimit të inspektimit, përveç rasteve kur sipas ligjit, inspektimi nuk bëhet në bazë të miratimit paraprak; 1.2. të kërkojë identifikimin e inspektorëve me kartelë të inspektorit, si dhe të refuzojë pjesëmarrjen e personave të paautorizuar në inspektim; 1.3. të jetë i pranishëm dhe të përcjellë, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij të autorizuar me shkrim, të gjitha veprimet e inspektimit; 1.4. të kërkojë dhe të marrë informacion nga inspektori për procedurën e inspektimit dhe për çdo veprim apo vendim të ndërmarrë gjatë saj; 1.5. të paraqesë, me shkrim apo me gojë, mendimet, shpjegimet për faktet, rrethanat apo edhe për çështjet ligjore, që kanë të bëjnë me inspektimin, apo të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e çështjes dhe dokumentet përkatëse ku i mbështet ato; 1.6. të kërkojë kopjen e listës së kontrollit sipas të cilës është kryer inspektimi; 1.7. të kërkojë të njoftohet me procesverbalin e inspektimit; 1.8. Të deklarojë dhe jep vërejtje me shkrim në procesverbal nëse nuk pajtohet me konstatimet e paraqitura në procesverbal, për të gjeturat nga procesi i inspektimit; 1.9. Të jetë i pranishëm gjatë inspektimit, procedurës së inspektimit apo të ketë përfaqësues, të angazhojë palë të treta për të ndihmuar gjatë kryerjes së inspektimit dhe për të përfaqësuar interesat e tij; 1.10. Të refuzojë që të përmbushin kërkesat e inspektorëve nëse nuk kanë ndërlidhje me lëndën e inspektimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 1.11. Të kërkojë kopjen e procesverbalit dhe të raportit të inspektimit; 1.12. Të ushtrojë ankesë kundër vendimit të inspektorit sipas legjislacionit në fuqi; 1.13. Të jep apo shpreh vërejtje apo shqetësime për veprimet e kundërligjshme të inspektorit gjatë zhvillimit të procedurës së inspektimit. 2. Kur pjesëmarrja e subjektit të inspektimit ose përfaqësuesit të tij gjatë kryerjes së inspektimit, sipas nënparagrafit 1.3 të këtij neni, pengon kryerjen e veprimeve të inspektimit, inspektorët mund të vendosin përjashtimin nga pjesëmarrja. Vendimi për përjashtim nga pjesëmarrja duhet të jetë i arsyetuar, të pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit dhe nuk mund të ankimohet veçmas. 3. Përveç përfaqësimit gjatë veprimeve të inspektimit sipas nënparagrafit 1.3 të këtij neni, subjekti i inspektimit gjithashtu ka të drejtë të angazhojë palë të treta për përfaqësimin e subjektit të inspektimit para organeve inspektuese, në mënyrën e paraparë me ligj. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The inspection subject must cooperate with the inspector and provide access, documents, materials, and written updates as requested.
Neni 37 Detyrimet e subjektit të inspektimit 1. Subjekti i inspektimit ka detyrimet në vijim: 1.1. Të caktojë përfaqësues të autorizuar me shkrim apo përmes komunikimit verbal për të bashkëpunuar me inspektorin gjatë procesit të inspektimit, në rast se nuk dëshiron të komunikojë drejtpërdrejtë me inspektorin; 1.2. Të bashkëpunojë me Inspektorin, të mos e pengojë në kryerjen e veprimeve të inspektimit të kryejë veprime sipas urdhrit të Inspektorit në afatin e caktuar; 1.3. T’i mundësojë Inspektoratit qasje në hapësirat punuese, dokumentet dhe pajisjet që janë objekt i inspektimit; 1.4. T`i mundësojë dhe sigurojë inspektorit kushte të nevojshme për kryerjen e pa penguar të procedurës së inspektimit dhe vlerësimin e gjendjes faktike; 1.5. Me kërkesë të inspektorit, ta ndërpresë punën gjatë kohës së inspektimit, në rastet kur inspektori nuk mund ta kryej inspektimin dhe ta vlerësojë gjendjen faktike; 1.6. T’i ofrojë Inspektoratit të dhëna, dokumente dhe materiale tjera, të sakta dhe brenda afatit të përcaktuar nga inspektori; 1.7. Të kryejë veprime gjatë procedurës së inspektimit, për të vlerësuar gjendjen faktike, të lejojë dhe të mundësojë marrjen e dëshmive nga punonjësit e tij, nëse kjo kërkohet nga inspektorët; 1.8. Sipas kërkesës së inspektorit, që në afat të caktuar, t’i dorëzojë ose përgatitë të dhëna, raporte, materiale dhe dokumente tjera të nevojshme për procedurën e inspektimit; 1.9. Subjekti i inspektimit apo personi përgjegjës është i detyruar që në afat ligjor, pas përfundimit të afatit të caktuar për zbatimin e masave të urdhëruara, që me shkrim të informojë inspektorin se a janë zbatuar masat e urdhëruara. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA NËNKAPITULLI IV TË DREJTAT DHE DETYRIMET E INSPEKTORIT - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article gives the inspector broad rights to inspect, sample, request information, record evidence, and order immediate stoppage where legal breaches are verified.
Neni 38 Të drejtat e inspektorit 1. Inspektori me rastin e realizimit të inspektimit, ka këto të drejta: 1.1. Të kërkojë dokumentin e identifikimit personave të cilët janë prezent me rastin e inspektimit me qëllim të vërtetimit të identitetit gjatë procedurës së inspektimit; 1.2. Inspektori ka të drejtë të hyjë lirisht në çdo vend dhe të inspektojë ndërtesat, mjediset, objektet, mjetet e transportit, në të cilat ose përmes të cilave ushtron veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit, si dhe të inspektojë instalimet, pajisjet, makineritë, produktet, gjësendet, substancat, përbërësit dhe çdo send tjetër të lidhur me veprimtarinë që është objekt i inspektimit; 1.3. Të bëjë fotografime, filmime apo regjistrime me mënyra apo mjete të tjera teknike, të mjediseve, instalimeve, proceseve të punës dhe ndërtesave, objekteve, mjeteve të transportit, instalimeve, pajisjeve, makinerive, produkteve, sendeve, substancave, përbërësve dhe çdo sendi tjetër, që lidhet me veprimtarinë e subjektit të inspektimit; 1.4. Të marrë, pa pagesë, si dhe të përdorë për qëllime të inspektimit çdo të dhënë ose dokument për subjektin e inspektimit dhe veprimtarinë e tij, nga çdo institucion shtetëror që i disponon ato; 1.5. Inspektori ka të drejtë për qëllim të inspektimit të marrë, pa pagesë, mostra të produkteve, materialeve, mallrave, substancave apo prodhimeve: 1.5.1. Mostrat merren në prani të përfaqësuesit të subjektit të inspektimit, përveç rasteve kur ai është përjashtuar, me vendim, nga të qenit i pranishëm gjatë inspektimit. Përpara zgjedhjes së mostrave, inspektori i shpjegon përfaqësuesit procedurën e marrjes së tyre; 1.5.2. Mostra merret në sasinë e nevojshme për kryerjen e ekzaminimit apo analizave dhe për të siguruar përsëritjen e tij; (nëse është e nevojshme) 1.5.3. Marrja e mostrave pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. Organi inspektues detyrohet të njoftojë rezultatet e ekspertizës apo të ekzaminimit brenda katër (4) ditëve kalendarike nga data e marrjes së rezultatit të tyre; 1.5.4. Shpenzimet për përzgjedhjen, transportin dhe ekzaminimin apo analizën e mostrave barten nga organi inspektues. Këto shpenzime më pas i barten subjektit të inspektimit vetëm nëse rezultati i ekzaminimit apo analizave provon shkeljen e dispozitave ligjore përkatëse. Shuma e shpenzimeve që bartet nga subjekti i inspektimit pasqyrohet në vendimin përfundimtar të inspektimit apo në një akt administrativ të veçantë; 1.5.5. Udhëzuesit e hollësishëm për marrjen dhe trajtimin e mostrave, sipas llojit të inspektimit, si dhe metodologjia e llogaritjes së shpenzimeve miratohet nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm; 1.5.6. Këto dispozita zbatohen përshtatshmërisht edhe për kryerjen e ekspertizave të tjera të nevojshme për verifikimin e produkteve, pajisjeve, proceseve apo makinerive. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET 1.6. Të administrojë çdo mjet tjetër prove, sipas ligjit në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative, për përcaktimin e situatës faktike dhe rrethanave të nevojshme për marrjen e vendimit përfundimtar të inspektimit; 1.7. Merr vendime të menjëhershme për ndalimin e pjesshëm ose të plotë të punës aty ku ka fakte të pa mohueshme dhe të verifikuara se është duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore; 1.7.1. Vendosjen e shenjave të punës apo bllombave bllokuese për mbylljen e plotë ose të pjesshme të veprimtarisë dhe pajisjeve të punës. Shenjat apo bllombat bllokuese duhet të përmbajnë stemën e Inspektoratit. 1.8. Të kërkojë nga subjekti i inspektues ose personit përgjegjës, sqarime, raporte me shkrim në lidhje me çështjet e inspektimit; 1.9. Të konstatojë gjendjen faktike përmes shikimit vizuel, audio dhe video incizimit të cilat mund të shfrytëzohen në procedurën e inspektimit; 1.10. Të sanksionojë subjektin, në rastet kur konstaton se janë shkelur dispozitat ligjore si dhe të inicioj procedurë kundërvajtëse dhe penale për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore; 1.11. Urdhëron punëdhënësin në marrjen e veprimeve konkrete për zbatimin e dispozitave ligjore në afat të caktuar kohor; 1.12. Në rastet kur vlerëson se ka pengesa në realizimin e inspektimit apo kompetencave të tij inspektori mund të kërkojë asistencën policore; 1.13. Në rast se punëdhënësi apo përfaqësuesi i tij, refuzon ta nënshkruajë raportin zyrtar, atëherë duhet të përshkruhet arsyeja e refuzimit të nënshkrimit; 1.14. Inspektori i kryen detyrat e tij në atë mënyrë që në ushtrimin e kompetencave të tyre, ata ndërhyjnë në funksionimin e subjektit vetëm deri në masën e nevojshme për të siguruar inspektimin efektiv; 1.15. Subjekti obligohet që t’i ofrojë bashkëpunim inspektorit për të gjitha çështjet që janë në funksion të inspektimit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Inspektori must carry out inspections independently and professionally, stay within legal powers, identify himself to the subject, keep certain information confidential, avoid conflicts of interest, and report/provide information during the inspection process.
Neni 39 Detyrimet e Inspektorit 1. Inspektori gjatë kryerjes së inspektimit është i obliguar që: 1.1. T’i përmbushë detyrat e tij në mënyrë të pavarur dhe profesionale, në pajtim me këtë ligj dhe dispozitat tjera në fuqi; 1.2. Ushtron funksionin e tij në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave të përcaktuara me ligj; 1.3. Legjitimohet para subjektit dhe e njofton për bazën ligjore për ushtrimin e kontrollit dhe inspektimit; 1.4. Këshillon dhe ofron informata të nevojshme subjekteve të inspektimit për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore; 1.5. Inspektori nuk mund të ketë ndonjë konflikt interesi me subjektin inspektimit në kuadër të kompetencave të inspektimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA 1.6. Inspektori është i detyruar që të ruajë në konfidencë të plotë burimin e ndonjë parashtresë që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit; 1.7. Inspektori ka për detyrë të ushtrojë funksionin e tij zyrtar dhe të vendosë në bazë të fakteve në pajtim me ligjin; 1.8. Inspektori vepron në kuadër të kompetencës së përcaktuar me ligj dhe ndërmerr veprime si dhe kërkon informata e dokumente që janë në lidhje me fushëveprimin e tyre apo lëndën e inspektimit të tillë; 1.9. Të informojë parashtruesin e ankesës apo kërkesës për rrjedhën e procedurës së inspektimit brenda afatit të përcaktuar me ligj; 1.10. Të mbaj procesverbal dhe në fund harton raport për gjendjen faktike të subjektit të inspektuar; 1.11. Inspektori është i obliguar që t’i ruaj informatat apo fshehtësinë e punëdhënësit si dhe interesat e personave të tretë sipas legjislacionit në fuqi; 1.12. Të veproj sipas ligjit dhe në pajtim me kodin etik të nëpunësve civil. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Gjatë inspektimit, inspektori ose organi i inspektimit mund të marrë masa urgjente kur ka rrezik të drejtpërdrejtë për interesin publik, palët e treta, jetën, shëndetin ose mjedisin, dhe duhet ta njoftojë subjektin e inspektimit menjëherë, me shkrim brenda 24 orëve.
Neni 40 Masat urgjente 1. Gjatë zhvillimit të procedurave të inspektimit, inspektori ose trupa inspektuese ka të drejtë të marrë me vendim masa urgjente në rastet kur: 1.1. për shkak të shkeljes së konstatuar të legjislacionit në fuqi, mund të shkaktohen dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, veçanërisht kur është e nevojshme për të shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë ndaj jetës apo shëndetit të njerëzve, kafshëve apo mjedisit; 1.2. ka dyshim të arsyeshëm për shkelje të legjislacionit në fuqi, të cilat mund të shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, si dhe është e nevojshme kryerja e verifikimeve të mëtejshme dokumentare ose kryerja e ekzaminimeve apo analizave. 2. Masat urgjente që mund të merren nga inspektori apo organi i inspektimit janë: 2.1. ndërprerja e kryerjes së një veprimi, veprimtarie apo një pjese të saj; 2.2. ndalimi i funksionimit të një instalimi, makinerie apo pajisjeje; 2.3. bllokimi dhe ndalimi i hyrjes në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë; 2.4. bllokimi dhe marrja në administrim e kafshëve, bimëve, mallrave, makinerive, produkteve apo sendeve; 2.5. ndalimi i përkohshëm i hyrjes ose qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës të kafshëve, bimëve, mallrave, makinerive, automjeteve, produkteve apo sendeve; 2.6. miratimi i subjektit të inspektimit që të njoftojë palët e treta apo publikun për rreziqet e mundshme; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA 2.7. çdo masë tjetër që vlerësohet e domosdoshme dhe proporcionale për të realizuar qëllimin e masës urgjente. 3. Në rastin e ndalimit të hyrjes në territorin e vendit sipas paragrafit 2, nën-paragrafëve 2.4. dhe 2.5. të këtij neni, sendet depozitohen dhe ruhen sipas dispozitave të ligjit të posaçëm apo marrëveshjeve ndërkombëtare. 4. Nëse është e mundshme, qëllimi për të marrë masë urgjente i njoftohet, paraprakisht dhe gojarisht, përfaqësuesit të subjektit të inspektimit, duke i dhënë mundësinë për t’u dëgjuar pa vonesë. 5. Vendimi për marrjen e masës urgjente i njoftohet gojarisht subjektit të inspektimit. Njoftimi me shkrim me të njëjtën përmbajtje i dërgohet subjektit të inspektimit brenda njëzetekatër (24) orëve. 6. Vendimi për masën urgjente pushon automatikisht së prodhuari pasoja juridike me kalimin e afatit të përcaktuar në vendim (sipas rastit), me nxjerrjen e vendimit përfundimtar të inspektimit ose më skadimin e afatit për nxjerrjen e vendimit përfundimtar. 7. Vendimi për masën urgjente përmbarohet menjëherë. Nëse nuk ekzekutohet vullnetarisht nga subjekti i inspektimit apo nëse ai bën të ditur ose nga rrethanat rezulton se nuk do ta ekzekutojë vendimin, vendimi ekzekutohet menjëherë nga organi inspektues përkatës, me shpenzimet e subjektit të inspektimit, të cilat pasqyrohen në vendimin përfundimtar apo në një akt administrativ të veçantë. 8. Vendimi për masa urgjente mund të merret deri në momentin e marrjes së vendimit përfundimtar. 9. Kundër vendimit të ndërmjetëm për masë urgjente, subjekti i interesuar ka të drejtën e ankimit të veçantë, sipas nenit 41 të këtij ligji. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A special appeal against an urgent-measure decision may be filed within 5 calendar days of notice and does not suspend execution.
Neni 41 Ankesa e veçantë 1. Ankesa e veçantë kundër vendimit për vendosjen e masës urgjente mund të paraqitet brenda pesë (5) ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit për marrjen e masës urgjente dhe nuk pezullon ekzekutimin e tij. 2. Ankesa e veçantë shqyrtohet drejtpërdrejt nga Kryeinspektori. 3. Vendimi për zgjidhjen e ankesës së veçantë merret dhe njoftohet brenda gjashtë (6) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së ankimit. 4. Kundër vendimit për zgjidhjen e ankesës së veçantë apo në rast se organi kompetent, sipas paragrafit 2 të këtij neni, nuk shqyrton ankesën në afatin e parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, mund të iniciohet konflikti administrativ pranë gjykatës kompetente. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The inspection body must bear all costs of carrying out the inspection, unless this Law or a special law expressly provides otherwise.
Neni 42 Shpenzimet e inspektimit Organi inspektues bartë të gjitha shpenzimet për kryerjen e inspektimit, përveç kur është përcaktuar shprehimisht ndryshe në këtë Ligj ose me ligj të posaçëm. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: If an inspector is obstructed or may be obstructed while doing their duty, they may ask the Kosovo Police for help, and the police must respond and support the inspection.
Neni 43 Mbështetja e inspektimit nga Policia 1. Nëse inspektori pengohet ose ka mundësi që të pengohet në kryerjen e detyrës së tij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA zyrtare, ai mund të kërkojë ndihmën e organit të Policisë së Republikës së Kosovës që ushtron juridiksionin në rajonin përkatës, sipas procedurës së përcaktuar në ligjin përkatës. 2. Policia duhet t’i përgjigjet kërkesës së inspektorit dhe ta mbështesë gjatë kryerjes së veprimeve inspektuese. NËNKAPITULLI V PROCESVERBALI DHE VENDIMI PËRFUNDIMTAR I INSPEKTIMIT - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Pas çdo inspektimi hartohet dhe nënshkruhet menjëherë procesverbali i inspektimit, dhe ai i njoftohet subjektit të inspektimit.
Neni 44 Procesverbali i inspektimit 1. Në përfundim të çdo inspektimi hartohet procesverbali i inspektimit. Procesverbali i inspektimit hartohet aty për aty në vendin e inspektimit dhe nënshkruhet nga inspektori ose trupa inspektuese që ka kryer inspektimin. 2. Procesverbali i inspektimit përmban informacion të hollësishëm për veprimet e inspektimit, gjetjet e tij dhe vendimet procedurale të marra gjatë inspektimit. Listë kontrolli i plotësuar është shtojcë dhe pjesë përbërëse e procesverbalit të inspektimit. 3. Procesverbali i inspektimit i njoftohet aty për aty subjektit të inspektimit, nëpërmjet dorëzimit tek përfaqësuesi i subjektit të inspektimit apo tek një punonjës i tij. Pranimi i njoftimit të procesverbalit dokumentohet me nënshkrimin e tij nga pranuesi. 4. Në rast kur njoftimi sipas paragrafit 3 të këtij neni nuk është i mundur apo kur përfaqësuesi ose punonjësi refuzon nënshkrimin, procesverbali i inspektimit njoftohet sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. 5. Qeveria me akt nënligjor përcakton përmbajtjen e procesverbalit të inspektimit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Inspektori ose trupa inspektuese zakonisht duhet të japë vendimin përfundimtar të inspektimit menjëherë në vendin e inspektimit dhe ta përfshijë në procesverbal.
Neni 45 Procedura e vendimmarrjes 1. Përveç kur parashihet shprehimisht ndryshe me ligj, gjetjet e inspektimit shqyrtohen dhe vendimi përfundimtar i inspektimit shqiptohet nga inspektori ose trupa inspektuese që ka kryer inspektimin, aty për aty, në vendin e inspektimit dhe përfshihet në procesverbalin e inspektimit. 2. Përjashtimisht, vendimi përfundimtar i inspektimit mund të mos shqiptohet aty për aty në vendin e inspektimit nëse janë marrë mostra për analiza, nëse është vendosur kryerja e ekspertizave të tjera të nevojshme për verifikimin e produkteve, pajisjeve, proceseve apo makinerive, apo nëse është e nevojshme kryerja e verifikimeve dokumentare plotësuese apo të ndonjë lloji tjetër, rezultati i të cilave nuk mund të merret aty për aty. 3. Në rastin e paraparë nga paragrafi 2 i këtij neni, vendimi përfundimtar i inspektimit merret dhe i njoftohet subjektit të inspektimit brenda tridhjetë (30) ditëve nga njoftimi i procesverbalit të inspektimit. Njoftimi bëhet sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Subjekti i inspektimit ka të drejtë të dëgjohet para vendimit përfundimtar të inspektimit.
Neni 46 E drejta e dëgjimit 1. Përpara shqiptimit të vendimit përfundimtar të inspektimit sipas nenit 45 të këtij ligji, subjekti i inspektimit ka të drejtën të dëgjohet sipas ligjit përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. 2. Në rastin e parashikuar në paragrafin 1 të nenit 45 të këtij ligji, subjektit të inspektimit i jepet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA mundësia të dëgjohet aty për aty, përpara shqiptimit të vendimit përfundimtar. Për këtë qëllim, subjektit të inspektimit i shpjegohen gojarisht shkeljet faktike të gjetura si dhe vendimin që synohet të shqiptohet sipas legjislacionit në fuqi dhe rrethanave konkrete. Shpjegimet dhe pretendimet e subjektit të inspektimit pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur në procesverbalin e inspektimit. 3. Në rastin e parashikuar në paragrafin 2 të nenit 45 të këtij ligji, subjekti i inspektimit njoftohet për të drejtën e tij për t’u dëgjuar nëpërmjet shënimit përkatës në procesverbalin e inspektimit. Shënimi në procesverbalin e inspektimit përfshin shpjegimin për shkeljet faktike të gjetura si dhe vendimin që parashihet në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe rrethanat konkrete, varësisht nga rezultatet e analizave apo ekspertizës, si dhe informatave për mënyrën e ushtrimit të drejtës për tu dëgjuar. 4. Subjekti i inspektimit ka të drejtë të ushtrojë të drejtën për t’u dëgjuar, me shkrim, brenda dy (2) javëve nga njoftimi i procesverbalit të inspektimit. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: If mandatory requirements are not violated, the inspector or inspection body closes the administrative inspection without a measure or sanction. If violations are found, they must decide on correction, other specific measures, sanctions, court action, or a proposal to the competent authority.
Neni 47 Masat që merren me vendim përfundimtar 1. Kur nuk gjenden shkelje të kërkesave të detyrueshme, inspektori ose trupa inspektuese vendos përfundimin e procedimit administrativ të inspektimit pa shqiptuar masë apo sanksion. 2. Kur konstatohen shkelje të kërkesave të detyrueshme, inspektori ose trupa inspektuese, pas shqyrtimit të rastit, vendos: 2.1. miratimin e korrigjimit të shkeljeve brenda një afati të arsyeshëm të përcaktuar në vendim; 2.2. miratimin e masave të tjera specifike të parapara në përputhje me ligjin e posaçëm të inspektimit; 2.3. shqiptimin e sanksioneve në procedurë të kundërvajtjes, nëse sipas ligjit, zhvillimi i procedurës dhe shqiptimi i sanksionit kundërvajtës është në kompetencën e organit inspektues; 2.4. t’i kërkojë gjykatës kompetente fillimin e procedurës për kundërvajtje në përputhje me ligjin për kundërvajtje, nëse zhvillimi i procedurës të kundërvajtjes dhe shqiptimi i sanksionit kundërvajtës është në kompetencën e gjykatës; 2.5. propozimin e marrjes së ndonjë mase tjetër organit kompetent sipas dispozitave të ligjit të posaçëm të inspektimit. 3. Masat e parapara nga paragrafi 2, nën-paragrafët 2.1. apo 2.2. të këtij neni mund të shqiptohen veçmas apo bashkë me sanksionin kundërvajtës sipas nën-paragrafit 2.3. të këtij neni. 4. Nëse është e nevojshme, së bashku me masat e parapara nga paragrafi 2, nën-paragrafët 2.1. ose 2.2. të këtij neni, inspektori ose trupa inspektuese mund të shqiptojë, si masë mbrojtëse deri në korrigjimin e shkeljeve, një nga masat e parapara në paragrafin 2, nën-paragrafët 2.1. deri 2.7. të nenit 40 të këtij Ligji. 5. Nëse është e nevojshme, inspektori ose trupa inspektuese mund të miratoj botimin e vendimit përfundimtar apo të një përmbledhjeje të tij. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The inspectorate must promptly notify the competent inspectorate in writing when it has reasonable suspicion of a legal breach under another inspectorate’s competence, and it must notify a third person when an inspection finding harms that person’s legal rights or interests.
Neni 48 Veprime të tjera të organit inspektues 1. Kur gjatë kryerjes së inspektimit ka dyshime të arsyeshme për shkeljen e kërkesave ligjore GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA që janë në kompetencën e ndonjë organi tjetër inspektues, ai njofton me shkrim dhe pa vonesë organin inspektues kompetent. 2. Kur shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit janë kryer në mënyrë që cenojnë të drejtat apo interesat e ligjshme të ndonjë personi të tretë, organi inspektues njofton personin e tretë për këtë fakt, gjetjet e inspektimit dhe masat e marra. NËNKAPITULLI VI PROCEDURA E ANKESËS - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Ankesa kundër vendimit përfundimtar të inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative.
Neni 49 Ankesa ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit 1. Ankesa kundër vendimit përfundimtar të inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet në pajtim me ligjin përkatës për procedurën e përgjithshme administrative. 2. Organi epror në procedurën e shqyrtimit të ankesës administrative, në pajtim me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, është: 2.1. organi kolegjial, i krijuar me vendim të ministrit, në rastin e inspektorateve qendrore; 2.2. organi kolegjial i krijuar me vendim të kryetarit të komunës, në rastin e inspektorateve komunale; 2.3. organi kolegjial, i krijuar me vendim të ministrit apo përkatësisht titullarit të agjencisë ekzekutive, në rastin e njësive të veçanta të inspektimit që janë pjesë e një ministrie apo përkatësisht e një agjencie ekzekutive; ose 2.4. drejtuesi apo organi drejtues i agjencisë rregullatore, në rastin e njësive të veçanta të inspektimit që janë pjesë e një agjencie rregullatore, përveçse kur përcaktohet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm. 3. Ankimimi administrativ pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të ankimuar, por nuk prek zbatimin e masave mbrojtëse, përveç nëse parashihet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm. Ankimi kundër masave mbrojtëse paraqitet bashkë me ankimin ndaj vendimit përfundimtar. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës me akt nënligjor përcakton rregullat për përbërjen e organit kolegjial në rastet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Liability for damages caused by inspection bodies and inspectors is regulated by the applicable legislation.
Neni 50 Përgjegjësia për dëme Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara nga organet inspektuese dhe inspektorët rregullohet sipas legjislacionit në fuqi. KAPITULLI X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The General Inspector’s Office must be made functional within 6 months after this law enters into force.
Neni 51 Funksionalizimi i Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm duhet të funksionalizohet brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Within 12 months after this law takes effect, the Government and the relevant ministries must amend and supplement the special laws on inspection areas.
Neni 52 Ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit ekzistues për inspektimet Brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Qeveria respektivisht ministritë përkatëse duhet të procedojnë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të posaçme që rregullojnë fushat e inspektimit që mbulohen nga organet inspektuese në administratën shtetërore dhe nivelin komunal. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article says different parts of the law take effect at different times after publication.
Neni 53 Hyrja në fuqi 1. Kapitujt I, II, IV, VI, VII dhe X të këtij ligji hyjnë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Kapitujt III, V, VIII, IX dhe Shtojca e këtij ligji hyjnë në fuqi tetëmbëdhjetë (18) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-067 23 dhjetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-48/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET - SHTOJCA SHTOJCA: Lista e inspektorateve qendrore dhe njësive të veçanta inspektuese 1. Inspektoratet qendrore: 1.1 Inspektorati Qendror i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, është përgjegjës për: 1.1.1. inspektimet e sigurisë ushqimore; 1.1.2. inspektimet fitosanitare; 1.1.3. inspektimet veterinare; 1.1.4. inspektimet bujqësore; 1.1.5. inspektimet e peshkatarisë; 1.1.6. inspektimet e blegtorisë; 1.1.7. inspektimet e bletarisë; 1.1.8. inspektimet e gjuetisë; 1.1.9. inspektimet e pylltarisë. 1.2. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për industri, ndërmarrësi dhe tregti, është përgjegjës për: 1.2.1. inspektimet për mbikëqyrjen e tregut sipas legjislacionit në fuqi për mbikëqyrjen e tregut; 1.2.2. inspektimet në fushën e metrologjisë sipas ligjit në fuqi për metrologjinë. 1.3. Inspektorati Qendror i Shëndetësisë, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, është përgjegjës për: 1.3.1. inspektimet e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë; 1.3.2. inspektimi i prodhuesve, importuesve, qarkulluesve me shumice dhe pakicë të produkteve medicinale, pajisjeve medicinale dhe profesionistëve farmaceutik; 1.3.3. inspektimet sanitare që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik; 1.3.4. inspektimet e preparateve vitaminoze, dietale dhe kozmetike me veprim terapeutik. 1.4. Inspektorati Qendror i Arsimit, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për arsim, shkencë dhe teknologji, është përgjegjës për: 1.4.1. inspektimin e institucioneve dhe profesionistëve të arsimit; 1.4.2. inspektimet që ndërlidhen me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë. 1.5. Inspektorati Qendror i Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 18 JANAR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET-SHTOJCA Ndërtimit, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për mjedis dhe planifikim hapësinor, është përgjegjës për: 1.5.1. inspektimet e Mjedisit; 1.5.2. inspektimet e Ujërave; 1.5.3. inspektimet e Natyrës; 1.5.4. inspektimet e Planifikimit Hapësinor; 1.5.5. inspektimet e Ndërtimit. 1.6. Inspektorati Qendror i Transportit, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për infrastrukturë, është përgjegjës për: 1.6.1. inspektimi i transportit rrugor; 1.6.2. inspektimet e stacioneve te autobusëve dhe terminaleve të mallrave; 1.6.3. inspektimet e infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në rrugë; 1.6.4. inspektimet e kontrolleve teknike të automjeteve dhe auto-shkollave. 1.7. Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për punën, financat dhe transferet, është përgjegjës për inspektimet e punës; 1.8. Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për kulturë, rini dhe sport, është përgjegjës për inspektimet e trashëgimisë kulturore. 2. Njësitë e veçanta inspektuese: 2.1. Njësia e Inspektimit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore; 2.2. Njësia e Inspektimit të Energjisë, në kuadër të ministrisë përgjegjëse për zhvillim ekonomik; 2.3. Njësia e Inspektimit për Mbrojtjen nga Zjarri, në agjencinë e menaxhimit të emergjencave nën ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in