LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE
This text introduces a law on strong alcoholic beverages and states that the Assembly adopts it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-070
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text introduces a law on strong alcoholic beverages and states that the Assembly adopts it. This article says the law sets rules for describing, presenting, and labelling strong alcoholic drinks, protecting their geographical indications, and using legal names of strong alcoholic drinks on certain food products. This provision makes the law mandatory for all institutions, their relevant units, and all persons involved in production, processing, trade, description, supervision, inspection, and labeling of strong alcoholic drinks in the context of food presentation and labeling using ethyl alcohol and distillate from agricultural products. This article defines key terms used in the spirits law, including what counts as a spirit, alcohol strength by volume, and the Ministry. This provision defines agricultural ethyl alcohol and sets its required characteristics, including a 96.0% vol minimum strength and residue limits.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text introduces a law on strong alcoholic beverages and states that the Assembly adopts it.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 47 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for describing, presenting, and labelling strong alcoholic drinks, protecting their geographical indications, and using legal names of strong alcoholic drinks on certain food products.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohen rregullat për: 1.1. përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike si dhe mbrojtjen e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike; 1.2. alkoolin etilik dhe distilatet e përdorura në prodhimin e pijeve alkoolike, dhe 1.3. përdorimin e emrave ligjorë të pijeve të forta alkoolike në prezantimin dhe etiketimin e produkteve ushqimore që nuk janë pije të forta alkoolike. 2. Ky ligj do të zbatohet në produktet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni që ndodhen në tregun e Kosovës apo janë të prodhuara në të ose jashtë saj e që janë të destinuara për tregun e brendshëm, për eksport dhe/ose import. 3. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Rregulloren (BE) Nr. 2019/787 të Këshillit dhe Parlamentit Evropian për definimin, përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike, përdorimin e emrave të pijeve të forta alkoolike në prezantim dhe etiketim të prodhimeve tjera ushqimore, mbrojtjen e pijeve të forta alkoolike, mbrojtjen e treguesve gjeografik për pijet e forta alkoolike, përdorimin e alkoolit etilik dhe distilatit me origjinë bujqësore në pijet alkoolike dhe që shfuqizon Rregulloren (KE) Nr. 110/2008; Rregulloren e deleguar të Komisionit (BE) Nr. 2021/1235 e Majit 2021 që plotëson Rregulloren (BE) Nr. 2019/787 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit me rregulla në lidhje me aplikimet për regjistrimin e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike, ndryshimet në specifikimet e produktit, anulimin e regjistrimit dhe regjistrin. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision makes the law mandatory for all institutions, their relevant units, and all persons involved in production, processing, trade, description, supervision, inspection, and labeling of strong alcoholic drinks in the context of food presentation and labeling using ethyl alcohol and distillate from agricultural products.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të tyre si dhe të gjithë personat që marrin pjesë në prodhimin, përpunimin, tregtimin, përshkrimin, mbikëqyrjen, inspektimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike gjatë prezantimit dhe shënimit të ushqimit në përdorimin e alkoolit etilik dhe distilatit me origjinë nga produktet bujqësore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the spirits law, including what counts as a spirit, alcohol strength by volume, and the Ministry.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 48 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.1. Pijet e forta alkoolike - janë pije alkoolike që plotësojnë kërkesat si në vijim: 1.1.1. janë të dedikuara për konsum njerëzor; 1.1.2. kanë veti të veçanta organoleptike; 1.1.3. kanë fortësi alkoolike minimale prej 15% vol., me përjashtim të pijeve të forta alkoolike që plotësojnë kërkesat e kategorisë 39 të Shtojcës I të këtij ligji. 1.2. Janë të prodhuara ose duke përdorur drejtpërdrejt, vetëm ose në kombinim, një nga metodat si në vijim: 1.2.1. distilimi i produkteve të fermentuara, me shtimin ose jo të aromave ose produkteve ushqimore të aromatizuara; 1.2.2. macerimin ose përpunimin e ngjashëm të lëndëve bimore në alkoolin etilik me origjinë bujqësore, distilateve me origjinë bujqësore ose pijeve të forta alkoolike, ose një kombinim i tyre; 1.2.3. shtimit, individualisht ose të kombinuar i alkoolit etilik me origjinë bujqësore, me distilatet me prejardhje dhe origjinë bujqësore ose pijeve të forta alkoolike si aromatizuesit, ngjyrosësit, ëmbëlsuesit, dhe përbërësit e tjerë të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore të përdorura në përputhje me këtë ligj; 1.2.4. shtimin, vetëm ose në kombinim në pijen e fortë alkoolike si në vijim: 1.2.4.1. pijeve tjera të forta alkoolike; 1.2.4.2. alkool etilik me origjinë bujqësore; 1.2.4.3. distilat me origjinë bujqësore, dhe 1.2.4.4. prodhime tjera ushqimore. 1.3. TD - nënkupton tarifat doganore kodi 2203, 2204, 2205, 2206 dhe 2207 të cilat nuk konsiderohen pije të forta alkoolike; 1.4. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike uji i shtuar mund të distilohet, demineralizohet, pastrohet ose zbutet; 1.5. cilësia e atij uji është i destinuar për përdorim njerëzor; 1.6. Fortësia e pijeve të forta alkoolike pas shtimit të ujit edhe në vazhdim është në pajtim me fortësinë minimale alkoolike nga nënparagrafi 1.1.3, i këtij neni ose kategorinë përkatëse të pijeve të forta alkoolike nga Shtojca I e këtij ligji; 1.7. Emri ligjor - nënkupton emrin me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg; 1.8. Shprehja i përbërë - në kuadrin e prezantimit dhe etiketimit të një pije alkoolike nënkupton një kombinim të emrit ligjor në një kategori të pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji ose një tregues gjeografik të një pije alkoolike të fortë nga i cili rrjedh ose e ka origjinën alkooli i produkti final me një ose më shumë nga sa vijon: 1.8.1. Emërtimin e një ose më shumë produkteve ushqimore, përveç pijeve alkoolike dhe prodhimeve ushqimore të cilat përdoren për prodhimin e asaj pije të fortë alkoolike në pajtim me Shtojcën 1 të këtij ligji ose mbiemrat që rrjedhin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 49 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE nga ata emra; 1.8.2. Shprehja „liker“ ose „krem“; 1.8.3. Aludime - nënkupton një referencë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për një ose më shumë emra ligjorë nga kategoritë e pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji ose në treguesit gjeografik të pijeve të forta alkoolike, përveç referencave në fjalë të përbëra ose listat e përbërësve, siç përcaktohen në nenin 10, paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij ligji para përshkrimit, prezantimit dhe etiketimit; 1.8.4. prodhimin ushqimor që nuk është pije e fortë alkoolike; 1.8.5. pijen e fortë alkoolike e cila i përmbush kërkesat nga kategoria 33 deri 40 të Shtojcës I të këtij ligji. 1.9. Treguesi gjeografik - nënkupton një shenjë që identifikon pijet e forta alkoolike si një pije me origjinë nga territori i një shteti, rajoni ose lokaliteti në atë territor shtetëror nëse cilësia, reputacioni ose karakteristika të tjera të asaj pije të fortë alkoolike mund t’i atribuohet kryesisht origjinës së saj gjeografike; 1.10. Specifikimi i produktit - nënkupton dokumentacionin që shoqëron kërkesën për mbrojtjen e një treguesi gjeografik në të cilin theksohen specifikimet që duhet të përmbushë pija e fortë alkoolike dhe e cila përcaktohet me ligjin përkatës për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës; 1.11. Grupi - nënkupton çdo shoqatë, cilado qoftë forma e saj ligjore, e përbërë kryesisht nga prodhues ose përpunues të llojeve të caktuara të pijeve alkoolike; 1.12. Emri gjenerik - nënkupton emrin e pijeve të forta alkoolike i cili edhe pse lidhet me vendin ose rajonin në të cilin ndodhet pija alkoolike e prodhuar fillimisht ose e vendosur në treg, është një emër i zakonshëm për pijet e forta alkoolike; 1.13. Fusha e Pamjes - nënkupton të gjitha sipërfaqet e një paketimi që mund të lexohen nga një pikë e shikimit; 1.14. Përzierje - nënkupton kombinimin e një pije të fortë alkoolike që i përket kategorisë së pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji ose me origjinë gjeografike me një ose më shumë nga sa vijon: 1.14.1. me pije tjera të forta alkoolike të cilat nuk i përkasin kategorisë së njëjtë nga Shtojca I e këtij ligji; 1.14.2. distilatet me origjinë bujqësore; 1.14.3. alkoolin etilik me origjinë bujqësore. 1.15. Kupazhimi - nënkupton bashkimin e dy apo më shumë pijeve të forta alkoolike të së njëjtës kategori që janë të dallueshme vetëm nga ndryshime të vogla në përbërje për shkak të një ose më shumë faktorëve si në vijim: 1.15.1. mënyrës së prodhimit; 1.15.2. përdorimin e pajisjeve të ndryshme për distilim; 1.15.3. koha e maturimit ose vjetërsimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 50 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.15.4. origjina e zonës gjeografike të prodhimit ashtu që pija e fortë alkoolike e prodhuar i takon kategorisë së njëjtë si pije e fortë alkoolike burimore para kupazhimit. 1.16. Kupazhë - nënkupton pijen e fortë alkoolike e cila i është nënshtruar kupazhimit; 1.17. Përshkrimi - nënkupton shprehjen e përdorur për etiketimin dhe prezantimin në paketimin e pijeve të forta alkoolike, në dokumentet që i bashkëngjiten transportit të pijeve të forta alkoolike, në dokumentet komerciale, veçanërisht në faturat dhe shënimet e dorëzimit dhe në reklamimin e pijeve të forta alkoolike; 1.18. Prezantimi - nënkupton shprehjen e përdorur për etiketimin, paketimin në reklamat dhe shitjet promovimet e produkteve, në fotografi ose të ngjashme, dhe në kontejnerë, përfshirë në shishe ose kapak; 1.19. Etiketimi - nënkupton çdo fjalë, detaj, markë tregtare, imazh ose simbol në lidhje me një produkt dhe që shfaqet në çdo paketim, dokument, reklamë, etiketë ose varëse që shoqëron ose lidhet me atë produkt; 1.20. Etiketa - nënkupton të gjitha llojet e përshkrimit, referencat, shenjat me fotografi ose emërtimet e markave të mallrave në bazë të barkodit të origjinës së pijeve alkoolike dallohen nga të tjerat me përshkrimet që hasen në paketime apo ndonjë shenjë dalluese të saj, ngjitjes në paketim apo mbulimit në qafen e shishes; 1.21. Paketimi - nënkupton mbështjellësin mbrojtës, siç mund të jenë letra me ngjyrë, kutitë e të gjitha llojeve, kartonët dhe arkat, që përdoren gjatë transportit dhe/apo shitjes së tyre; 1.22. Distilim - nënkupton një proces të ndarjes termike që përfshijnë një ose më shumë hapa ndarës që synojnë të arrijnë veti të caktuara organoleptike ose një përqendrim më të lartë të alkoolit ose të dyja, pavarësisht nëse hapat e tillë ndodhin nën presion normal ose nën vakum, për shkak të pajisjes së distilimit të përdorur dhe mund të jetë distilim njëhershëm, disa herësh ose distilim i përsëritur; 1.23. Distilim me origjinë bujqësore - nënkupton një lëng alkoolik i cili është rezultat i distilimit pas fermentimit alkoolik të produkteve bujqësore të përcaktuara në këtë ligj i cili nuk ka vetitë e alkoolit etilik dhe ruan aromën dhe shijen e lëndëve të para të përdorura; 1.24. Ëmbëlsimi - nënkupton përdorimin e një apo më shumë ëmbëlsuesve në prodhimin e pijeve të forta alkoolike; 1.25. Produktet e ëmbëlsimit - nënkuptojnë: 1.25.1. sheqeri gjysmë i bardhë, sheqeri i bardhë, ekstra sheqer i bardhë, dekstroza, fruktoza, shurupi i glukozës, tretja e sheqerit invert, dhe shurupi i sheqerit invert; 1.25.2. lëngu i rrushit - mushti i koncentruar dhe rektifikuar, mushti i koncentruar nga rrushi, mushti i freskët nga rrushi; 1.25.3. sheqer i fërguar, i cili fitohet ekskluzivisht me nxehje të kontrolluar të saharozës pa shtim të bazave, acideve minerale ose aditivëve të tjerë kimik; 1.25.4. mjalti; 1.25.5. shurup karobi (Ceratonia Siliqua); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 51 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.25.6. çdo karbohidrat tjetër me efekt të ngjashëm me produktet e përcaktuara të këtij paragrafi. 1.26. Shtim të alkoolit - nënkupton shtim të alkoolit etilik me origjinë bujqësore ose distilateve me origjinë bujqësore ose të dyjave në një pije të fortë alkoolike por një shtesë e tillë nuk përfshin përdorimin e alkoolit për të holluar dhe shpërbërë ngjyrën, aromën ose përbërësit tjerë të lejuar që përdoren për prodhimin e pijeve të forta alkoolike; 1.27. Maturimi ose vjetërsimi - nënkupton ruajtjen e pijes së fortë alkoolike në enët të përshtatshme për një periudhë kohore të caktuar me qëllim që ti mundësohet procesi natyror që i japin karakteristika specifike për atë pije të fortë alkoolike; 1.28. Shtimi i aromave - nënkupton shtimin e aromave ose prodhimeve ushqimore të aromatizuara në prodhimin e pijeve të forta alkoolike në një ose më shumë procedura të përcaktuara si në vijim: shtimin, injektimin, macerimin, fermentimin alkoolik ose destilimin e alkoolit në prani të aromave ose produkteve ushqimore të aromatizuara; 1.29. Aromatizues - nënkupton produktet: 1.29.1. që nuk janë të destinuara për tu konsumuar si të tilla të cilat i shtohen ushqimit në mënyrë që të jap ose modifikoj erën dhe /ose shijen; 1.29.2. të bëra ose të përbëra nga kategoritë si në vijim: substanca aromatizuese, preparate aromatizuese, aromatizues nga procesi termik, aromatizues nga tymi, pararendës të aromës ose aromatizues të tjerë ose përzierje të tyre. 1.30. Substancë aromatizuese - nënkupton një substancë kimike e përcaktuar me veti aromatizuese; 1.31. Substancë aromatizuese natyrale - nënkupton një substancë aromatizuese e fituar nga proceset e përshtatshme fizike, enzimatike ose mikrobiologjike nga materiali i perimeve, kafshëve ose origjinë mikrobiologjike në gjendje të pa përpunuar ose origjinë mikrobiologjike pas përpunimit për konsum njerëzor nga një ose më shumë procese tradicionale të përgatitjes së ushqimit; 1.32. Preparat aromatizues - nënkupton një produkt i ndryshëm nga një substancë aromatizuese, i marrë nga: 1.32.1. ushqimi nga proceset e përshtatshme fizike, enzimatike ose mikrobiologjike në gjendje të pa përpunuar ose pas përpunimit për konsum njerëzor sipas një ose më shumë proceseve tradicionale të përgatitjes së ushqimit; 1.32.2. materiale me origjinë bimore, shtazore ose mikrobiologjike, përveç ushqimit, me anë të proceseve të përshtatshme fizike, enzimatike ose mikrobiologjike, materialet që merren si të tilla ose të përgatitura nga një ose më shumë procese tradicionale të përgatitjes së ushqimit. 1.33. Aromatizues tjetër - nënkupton një aromë që mendohet të shtohet në ushqim në mënyrë që të japë aromë dhe/ose shije; 1.34. Aromatizues i ushqimeve” - nënkupton çdo substancë ose produkt, qofshin të përpunuar, të përpunuara pjesërisht ose të papërpunuara të destinuara për tu konsumuar nga njerëzit dhe që përdorën në prodhimin e pijeve të forta alkoolike me qëllimin kryesor aromatizimin e pijeve të forta alkoolike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 52 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.35. Ngjyrosje - nënkupton përdorimin e një ose më shumë ngjyrave në prodhimin e pijeve të forta alkoolike; 1.36. Ngjyrat - janë substanca që shtojnë ose rikthejnë ngjyrën në një ushqim dhe përfshijnë përbërës natyral të ushqimeve dhe burimeve natyrore të cilat normalisht nuk konsumohen si ushqime si të tilla dhe normalisht nuk përdoren si përbërës karakteristikë të ushqimit. Preparatet e marra nga ushqimet dhe materialet e tjera natyrore të ngrënshme të krijuara përmes ekstraktimit fizik dhe/ose kimik që rezulton në një ekstraktim selektiv të pigmenteve në lidhje me përbërësit ushqyes ose aromatikë janë po ashtu ngjyra sipas kuptimit të këtij ligji; 1.37. Karameli - nënkupton aditivin ushqimor i cili i përgjigjet E - numrave E150a; E150b; E150c; E150d, që ka të bëjë me produkte të cilët kanë pak a shumë ngjyrë kafe intensive të cilat janë të destinuara për ngjyrosje dhe nuk korrespondon me produkte aromatike të marrura nga sheqeri i djegur dhe i cili përdoret për qëllime aromatizuese; 1.38. Përbërësit tjerë të lejuar - nënkupton përbërës ushqimor të lejuar në pajtim me këtë ligj; 1.39. Fortësia alkoolike sipas vëllimit - nënkupton matjen e vëllimit të alkoolit të pastër të pranishëm në temperaturë prej 200C dhe vëllimin e përgjithshëm të prodhimit në temperaturë të njëjtë; 1.40. Përmbajtja e substancave avulluese - nënkupton sasinë e substancave avulluese, përveç alkoolit etilik dhe metanolit, të pranishme në pijen e fortë alkoolike e cila prodhohet ekskluzivisht me distilim; 1.41. Ministria - nënkupton ministrinë përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision defines agricultural ethyl alcohol and sets its required characteristics, including a 96.0% vol minimum strength and residue limits.
Neni 4 Kërkesat dhe përkufizimet për alkoolin etilik me origjinë bujqësore 1. Për nevojat e këtij ligji alkooli etilik me origjinë bujqësore është lëng që plotëson kërkesat si në vijim: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga produktet me origjinë bujqësore; 1.2. pa shije të dukshme përveç lëndëve të para të përdorura në prodhimin e tij; 1.3. fortësia minimale alkoolike sipas volumit është 96,0% vol; 1.4. kufijtë maksimal të mbetjeve të tij nuk tejkalohen si në vijim: 1.4.1. aciditeti i përgjithshëm (i shprehur si acidi acetik): 1,5 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.2. esteret (të shprehura në etilacetat): 1,3 gr / hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.3. aldehidet (të shprehura në - acetaldehid) 0,5 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.4. alkoolet e larta (të shprehura në 2 - metil propan - 1 - propanol) 0,5 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.5. metanol: 30 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 53 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.4.6. ekstrakt i thatë: 1,5 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.7. bazat avulluese që përmbajnë azot (të shprehura në azot): 0,1 gr/hl të llogaritur në 100% të vol të alkoolit; 1.4.8. furfural: nuk mund të detektohet. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ethyl alcohol used in strong alcoholic drinks must be of agricultural origin, and alcoholic beverages may not contain synthetic alcohol or other non-agricultural alcohol.
Neni 5 Alkooli etilik dhe distilatet që përdoren në pijet alkoolike 1. Alkooli etilik i cili përdoret në prodhimin e pijeve të forta alkoolike duhet të jetë ekskluzivisht me origjinë bujqësore. 2. Për hollimin ose tretjen e ngjyrave, aromave ose përbërësve të tjerë të lejuar të përdorur në prodhimin e pijeve alkoolike përdoret vetëm alkool etilik me origjinë bujqësore, distilat me origjinë bujqësore ose pijet e forta alkoolike nga kategoritë 1 deri në 14 të Shtojcës I të këtij ligji. Ky alkool që përdoret për të holluar ose tretur ngjyrat, aromatizuesit ose përbërësit e tjerë të miratuar mund të përdoren vetëm në sasi të nevojshme për atë qëllim. 3. Pijet alkoolike nuk lejohen të përmbajnë alkool me origjinë sintetike apo ndonjë alkool tjetër, që nuk ka origjinë bujqësore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision classifies alcoholic beverages into categories and sets composition rules for each category.
Neni 6 Kategoritë e pijeve alkoolike 1. Pijet alkoolike do të kategorizohen në përputhje me rregullat e përgjithshme të përcaktuara në këtë nen dhe rregullat specifike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji. 2. Pa paragjykuar rregullat specifike të përcaktuara për secilën nga kategoritë e pijeve alkoolike nga 1 deri në 14 të Shtojcës I të këtij ligji, pijet alkoolike të këtyre kategorive do të: 2.1. prodhohen nga fermentimi dhe distilimi alkoolik, përfitohen ekskluzivisht nga lënda e parë e përcaktuar sipas kategorisë përkatëse të pijeve alkoolike në Shtojcën I të këtij ligji; 2.2. nuk ka shtesë alkooli, qoftë i holluar apo jo; 2.3. të mos jetë i aromatizuar; 2.4. të mos jetë i ngjyrosur me asgjë përveç karamelit që përdoret ekskluzivisht për rregullimin e ngjyrës së atyre pijeve alkoolike; 2.5. të mos jetë i ëmbëlsuar, përveç se për të rrumbullakosur shijen përfundimtare të produktit, përmbajtja maksimale e produkteve ëmbëlsuese, e shprehur si sheqer invert, nuk duhet të kalojë kufijtë e përcaktuar për secilën kategori të referuar në Shtojcën I të këtij ligji; 2.6. të mos përmbajë përbërës të tjerë përveç artikujve të papërpunuar të lëndës së parë nga e cila është përfituar alkooli dhe që përdoret kryesisht për qëllime dekorative. 3. Pa paragjykuar rregullat specifike të përcaktuara për secilën nga kategoritë e pijeve alkoolike nga 15 deri në 44 të Shtojcës I të këtij ligji, pijet alkoolike të këtyre kategorive mund të: 3.1. të jenë të prodhuara nga çdo lëndë e parë bujqësore e përcaktuar sipas këtij ligji; 3.2. të ketë shtim të alkoolit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 54 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 3.3. të përmbajnë substanca aromatizuese, substanca natyrale aromatizuese, preparate aromatizuese dhe ushqime aromatizuese; 3.4. të jetë me ngjyrë; 3.5. të jetë i ëmbëlsuar. 4. Pa paragjykuar rregullat specifike të përcaktuara në Shtojcën II të këtij ligji, pijet alkoolike që nuk përputhen me rregullat e përcaktuara për secilën nga kategoritë e përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji mund të: 4.1. jetë prodhuar nga çdo lëndë e parë bujqësore ose nga çdo produkt ushqimor ose të dyja; 4.2. të ketë shtim të alkoolit; 4.3. të jetë i aromatizuar; 4.4. të jetë me ngjyrë; 4.5. të ëmbëlsohet. KAPITULLI II PËRSHKRIMI, PREZANTIMI, ETIKETIMI DHE PËRDORIMI I EMËRTIMEVE TË PIJEVE TË FORTA ALKOOLIKE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Fortë alkoolike të vendosura në tregun e Kosovës duhet të përputhen me kërkesat për prezantim dhe etiketim sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 7 Prezantimi dhe Etiketimi Pijet e forta alkoolike të vendosura në tregun e Kosovës duhet të jenë në përputhje me kërkesat e prezantimit dhe etiketimit sipas legjislacionit përkatës në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Spirits must show their legal name clearly on the label, and certain products must use the category name or “Pije alkoolike”; some alternative wording is allowed only under stated conditions.
Neni 8 Emrat ligjorë të pijeve të forta alkoolike 1. Emri i pijes së fortë alkoolike është emri ligjor i saj. Emrat ligjor duhet të tregohen qartë dhe dukshëm në etiketën e pijes së fortë alkoolike dhe nuk duhet të zëvendësohen ose ndryshohen. Në përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike emrat e tyre ligjor janë të deklaruar. 2. Pijet e forta alkoolike të cilat i përmbushin kërkesat e përcaktuara me Shtojcën I të këtij ligji duhet të përdorin emrin e asaj kategorie si emrin ligjor të tyre përveç nëse ajo kategori lejon përdorimin e një emri tjetër ligjor. 3. Pijet alkoolike që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara për kategoritë e pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji duhet të përdorin emrin ligjor “Pije alkoolike”. 4. Pijet e forta alkoolike që plotësojnë kërkesat për më shumë se një kategori të pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji mund të vendosen në treg nën një ose më shumë nga emrat ligjorë të përcaktuara për ato kategori në Shtojcën I të këtij ligji. 5. Pavarësisht nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, emri ligjor i pijeve të forta alkoolike mund të: 5.1. plotësohet ose zëvendësohet me një tregues gjeografik të përcaktuar në Kapitullin IV të këtij ligji. Në këtë rast, treguesi gjeografik mund të plotësohet më tej me çdo shprehje të lejuar nga specifikimet e produktit në fjalë, me kusht që kjo të mos e mashtrojë konsumatorin; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 55 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 5.2. të zëvendësohet me shprehjen “liker” ose “krem” me kusht që produkti përfundimtar të plotësojë kërkesat e kategorisë 33 të Shtojcës I të këtij ligji. 6. Pavarësisht rregullave specifike të përcaktuara për kategoritë e pijeve të forta alkoolike në Shtojcën I të këtij ligji dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi, emri ligjor në pijet e forta alkoolike mund të plotësohet nga: 6.1. një emër ose tregues gjeografik i përcaktuar me legjislacionin përkatës në fuqi që zbatohet nga Republika e Kosovës në të cilin pijet e forta alkoolike vendosen në treg, me kusht të mos e mashtrojë konsumatorin; 6.2. me emërtimin e rëndomtë, i cili pranohet si emër i një ushqimi nga konsumatorët në Republikën e Kosovës, pa nevojën e shpjegimeve të mëtejshme për atë emër, me kusht të mos e mashtrojë konsumatorin; 6.3. përbërje ose aludimin në pajtim me nenin 9 dhe 10 të këtij ligji; 6.4. shprehjen “kupazhë”, “kupazhim” ose “kupazhuar” nëse pija është e kupazhuar; 6.5. shprehjen „përzierje“, „përzier“ ose „e përzier“ nëse pija është e përzier, ose 6.6. shprehja “i thatë”, përveç në rastin e pijeve alkoolike të forta që plotësojnë kërkesat e kategorisë 2 të Shtojcës I të këtij ligji duke mos vënë në dyshim kërkesat specifike të përcaktuara në kategoritë 20 deri në 22 të Shtojcës I të këtij ligji dhe me kusht që kjo pije e fortë alkoolike të mos jetë e ëmbëlsuar, madje as për të rrumbullakuar shijen. Përjashtimisht nga pjesa e parë e këtij nënparagrafi, me anë të shprehjes “e thatë” mund të plotësohet me emrin ligjor të pijeve të forta alkoolike që plotësojnë kërkesat e kategorisë 33 të Shtojcës I të këtij ligji dhe për këtë arsye janë ëmbëlsuar. 7. Me dispozitat nga nenet 9, 10 dhe 11 të këtij ligji, është e ndaluar përdorimi i emrave ligjorë nga paragrafi 2 i këtij neni ose një tregues gjeografik në përshkrimin, prezantimin ose etiketimin e çdo pije që nuk plotëson kërkesat e përcaktuara për kategorinë përkatëse në Shtojcën I të këtij ligji ose për prejardhjen e treguesit gjeografik të përshtatshëm. Ky ndalim do të zbatohet gjithashtu kur ata emra ligjorë ose tregues gjeografik përdoren së bashku me fjalë ose shprehje të tilla si: “si”, “lloj”, “stil”, “prodhuar”, “shije” ose shprehje të tjera të ngjashme. 8. Përjashtimisht nenit 11, paragrafi 1 të këtij ligji, aromatizuesit që imitojnë një pije të fortë alkoolike ose përdorimi i tyre në prodhimin e një ushqimi të ndryshëm nga një pije munden që, në prezantimin dhe etiketimin e tyre mund të mbajnë referenca në emrin ligjor të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni me kusht që emrat e tillë ligjor të plotësohen me shprehjen shije ose ndonjë term tjetër të ngjashëm. Treguesit gjeografik nuk mund të përdorën për të përshkruar aromatizues të tillë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Certain spirit-drink compounds may use a legal name or geographical indication only if the alcohol comes from the named spirit and the drink has not been diluted below the minimum strength; some listed terms must not be included in the compound name, and the compound’s lettering has formatting limits.
Neni 9 Komponimet 1. Në përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e një pije të fortë alkoolike, përdorimi i një emri ligjor të vendosur në kategoritë e pijeve të forta alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji ose treguesit gjeografik në komponime për pijet e forta alkoolike lejohet me kusht: 1.1. alkooli i cili përdoret në prodhimin e pijeve të forta alkoolike rrjedh ekskluzivisht nga pija e fortë e përcaktuar në përbërës, përveç alkoolit që mund të jetë i pranishëm në aromatizues, ngjyra ose përbërës të tjerë të lejuar të cilët përdoren për prodhimin e asaj pije të fortë alkoolike; dhe 1.2. pija e fortë alkoolike nuk është holluar vetëm me shtimin e ujit ashtu që fortësia e saj alkoolike është nën fortësinë minimale të dhënë për kategorinë përkatëse të pijeve alkoolike të përcaktuar në Shtojcën I të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 56 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2. Emrat ligjorë të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji, shprehjet “alkool”, “alkool i fortë”, “pije”, “pije e fortë alkoolike” dhe “ujë” nuk duhet të jenë pjesë e një komponimi që përshkruan një pije alkoolike. 3. Komponimet që përshkruajnë një pije alkoolike duhet të: 3.1. shënohen me shkronja të fontit, madhësisë dhe ngjyrës së njëjtë; 3.2. nuk lejohen të ndërprehen me elemente tekstuale dhe ilustrative të cilat nuk janë pjesë përbërëse të saj, dhe 3.3. nuk lejohet të shkruhen me një madhësi të fontit më e madhe se madhësia e fontit e cila përdoret për emërtimin e pijeve alkoolike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article allows limited references to strong alcoholic drinks on food and beverage labels only if the alcohol used comes from the named spirits and the required proportions and formatting rules are followed.
Neni 10 Aludimi 1. Në prezantimin dhe etiketimin e prodhimit ushqimor i cili nuk është pije alkoolike, aludim në emërtimet ligjore të përcaktuara në një apo më shumë kategori të pijeve të forta alkoolike nga Shtojca I e këtij ligji ose një apo më shumë tregues gjeografik për pijet e forta alkoolike lejohet nën kushtin që alkooli që përdoret në prodhimin e këtij prodhimi ushqimor rrjedh ekskluzivisht nga pijet e forta alkoolike ose pijeve të forta alkoolike të cilat janë përcaktuara në aludim, përveç sa i përket alkoolit i cili mund të jetë i pranishëm në aromatizues, ngjyra ose përbërës të tjerë të lejuar për prodhimin e atij ushqimi. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, aludimi në prezantimin dhe etiketimin e një pije alkoolike të ndryshme nga një pije e fortë alkoolike në emrat ligjorë të përcaktuara në një apo më shumë kategori të pijeve të forta alkoolike sipas Shtojcës I të këtij ligji është i lejuar me kusht që: 2.1. alkooli i shtuar rrjedh ekskluzivisht nga pija e fortë alkoolike ose pijet e forta alkoolike të cilat janë përcaktuar në aludim; 2.2. proporcioni i secilit përbërës alkoolik është treguar të paktën një herë në të njëjtën fushë të pamjes si aludim, në rend zbritës në lidhje me sasitë e përdorura. Ky proporcion duhet të jetë i barabartë me përqindjen në volum të alkoolit të pastër që përfaqëson në volumin e përgjithshëm të alkoolit të pastër në produktin përfundimtar. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni dhe nga paragrafi 4 i nenit 11 të këtij ligji, në përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e një pije alkoolike që plotëson kërkesat e kategorive 33 deri në 40 të Shtojcës I të këtij ligji, lejohet aludimi i emrave ligjorë të përcaktuara në një ose më shumë kategori të pijeve alkoolike të përcaktuara në atë Shtojcë ose një ose më shumë tregues gjeografik për pije alkoolike të forta me kusht që: 3.1. alkooli i shtuar rrjedh ekskluzivisht nga pija e fortë alkoolike ose pijet e forta alkoolike që radhiten në aludime; 3.2. proporcioni i secilit përbërës alkoolik është deklaruar të paktën një herë në të njëjtën fushë të shikimit si aludim, në rend zbritës në lidhje me sasitë e përdorura. Ky proporcion duhet të jetë i barabartë me përqindjen në vëllim të alkoolit të pastër që përfaqëson në vëllimin e përgjithshëm të alkoolit të pastër në produktin përfundimtar; 3.3. shprehja krem nuk përdoret në emrin ligjor të pijeve të forta alkoolike të cilat i plotësojnë kërkesat nga kategoria prej 33 deri në 40 të Shtojcës I të këtij ligji as në emrin ligjor të pijeve të forta alkoolike që radhiten në aludime. 4. Aludimet nga paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 57 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 4.1. nuk lejohet të jenë në të njëjtin rend si emri i pijeve alkoolike; dhe 4.2. shënohet me font i cili maksimalisht është dyfish më i vogël nga madhësia e fontit që përdoret për përbërësit në pajtim me nenin 9 paragrafin 3 nënparagrafi 3.3. të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article sets extra rules for describing, presenting, and labeling strong alcoholic beverages, including how ingredients, legal names, geographical indications, and maturation may be shown.
Neni 11 Rregullat shtesë për përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin 1. Përshkrimi, prezantimi dhe etiketimi i pijes së fortë alkoolike mund të bazohet në lëndën e cila përdorët për prodhimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore ose distilatit me origjinë bujqësore që përdoret në prodhimin e asaj pije të fortë alkoolike vetëm nëse ai alkool ose distilat është përfituar ekskluzivisht nga ajo lëndë. Në këtë rast të gjitha llojet e alkoolit etilik me origjinë bujqësore ose distilatet me origjinë bujqësore do të deklarohen sipas renditjes së përqindjes volumore të alkoolit të pastër. 2. Në rastet e përzierjes ose kupazhës, emri ligjor nga një ose më shumë kategori të pijeve të forta alkoolike të radhitura në Shtojcën I të këtij ligji, një ose më shumë tregues gjeografik për pijet e forta alkoolike mund të tregohen vetëm me kusht që shfaqen ekskluzivisht në listën e përbërësve alkoolikë të radhitur në të njëjtën fushë të shikimit si emri ligjor i asaj pije të fortë alkoolike. 3. Në rastin e përcaktuar nga paragrafi 1 i këtij neni, me regjistrimin e përbërësve të përmbajtjes alkoolike të paktën një nga shprehjet e përcaktuara në nenin 9, paragrafi 3, nënparagrafët 3.2 dhe 3.3. të këtij ligji nga lista e përbërësve alkoolik dhe shprehja shoqëruese jepen në të njëjtën fushë të shikimit si emri ligjor pijes së fortë alkoolike, me shkronja të barabarta me të njëjtin font dhe ngjyrë, si dhe madhësia e shkronjave të cilave është më së shumti dy herë më e vogël se madhësia e shkronjave e përdorur për emrin ligjor. Për më tepër, proporcioni i secilit përbërës alkoolik në listën e përbërësve alkoolik duhet të shprehet të paktën një herë në përqindje, në rend zbritës sipas sasive të përdorura. Ky proporcion duhet të jetë i barabartë me përqindjen e vëllimit të neto alkoolit të cilin e përfaqëson në vëllimin e përgjithshëm të përmbajtjes së alkoolit të pastër në përzierje. Ky paragraf nuk përdoret në kupazhën e pijeve të forta alkoolike të cilat i takojnë të njëjtit tregues gjeografik ose kupazha te të cilat asnjë nga pijet e forta alkoolike nuk i takojnë treguesve gjeografik. 4. Përjashtimisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, nëse përzierja plotëson kërkesat për njërën nga kategoritë e pijeve alkoolike të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji, ajo përzierje do të mbajë emrin ligjor për kategorinë përkatëse. 5. Në rastin e përcaktuar nga paragrafi 1 i këtij neni, në përshkrim, prezantim ose etiketim mund të përdoren emrat ligjorë të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji, ose treguesit gjeografik që korrespondojnë me pijet e forta alkoolike të përziera me kusht që këta emra ligjorë gjenden: 5.1. në regjistrin e të gjithë përbërësve alkoolik që përmban përzierja e caktuar me shkronja dhe ngjyrë të njëjtë të fontit madhësia maksimale e të cilave është dyfish më e vogël se madhësia që përdoret për emrin ligjor; dhe 5.2. së paku njëherë në të njëjtën fushë që shihet si emri ligjor i përzierjes. Përveç kësaj, proporcioni i secilit përbërës alkoolik në listën e përbërësve alkoolik duhet të shprehet të paktën një herë në përqindje, në rend zbritës sipas sasive të përdorura. Ky proporcion duhet të jetë i barabartë me përqindjen e vëllimit të alkoolit të pastër të cilin e përfaqëson në vëllimin e përgjithshëm të përmbajtjes së alkoolit të pastër në përzierje. 6. Përdorimi i emrave të lëndëve të para bimore të cilët përdoren si emra ligjorë për pijet e forta alkoolike nuk vënë në pikëpyetje përdorimin e emrave të lëndëve bimore në prezantim dhe etiketim të prodhimeve tjera bujqësore. Emrat e atyre lëndëve mund të përdorën për përshkrim, prezantim dhe etiketim të pijeve të tjera alkoolike me kusht që përdorim të mos shkaktoj mashtrim të konsumatorit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 58 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 7. Periudha e maturimit ose vjetërsisë mund të theksohet në përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijes së fortë alkoolike vetëm nëse ka të bëjë me komponentën më të re alkoolike të asaj pije të fortë alkoolike dhe në të gjitha rastet me kusht që të gjitha procedurat e maturimit të pijeve alkoolike janë zbatuar me mbikëqyrje financiare të shtetit ose përmes mbikëqyrjes që ofron të njëjtën siguri. 8. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret dhe procedurat e regjistrimit për prodhuesit, përpunuesit, eksportuesit, importuesit, tregtuesit e brendshëm të pijeve të forta alkoolike, procedurat e mbikëqyrjes së maturimit të pijeve të forta alkoolike dhe tarifat për kompensim material. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: If an alcoholic beverage’s country of origin differs from a geographical indication or trademark, the origin must be shown in its description, presentation, or labeling.
Neni 12 Vendi i Origjinës Kur vendi i origjinës së një pije alkoolike është i ndryshëm nga një tregues gjeografik ose markë tregtare, tregohet në përshkrimin, paraqitjen ose etiketimin e tij, i cili duhet të korrespondojë me vendin ose rajonin ku faza e procesit të prodhimit që i është dhënë pijes së fortë alkoolike ka fituar vetitë dhe karakteristikat thelbësore përfundimtare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Strong alcoholic beverage labels and presentation must use the official language, and may also use English or another official language when exporting to the EU.
Neni 13 Gjuha që përdoret për emrat e pijeve të forta alkoolike 1. Shprehjet e shënuara pjerrtas-italik në Shtojcat I dhe II të këtij ligji dhe treguesit gjeografik nuk përkthehen as në etiketë as në paraqitjen e një pije alkoolike të fortë. 2. Të dhënat për përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike, duhet të jenë në gjuhën zyrtare në pajtim me Ligjin përkatës për Përdorimin e Gjuhëve dhe sipas nevojës edhe në gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër zyrtare në rast eksporti në BE. Këto të dhëna duhet të jenë të lexueshme dhe të dukshme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The symbol for protected geographical indications must be approved under the relevant law.
Neni 14 Përdorimi i simboleve për treguesit gjeografik Simboli për treguesit gjeografik të mbrojtur do të miratohet në përputhje me Ligjin përkatës për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Strong alcoholic beverages placed on the market must be hermetically closed with caps, and the capsules or foils used must be made without lead.
Neni 15 Ndalimi i kapsulave apo folieve që përmbajnë plumb Pijet e forta alkoolike që mbushen dhe vendosen në treg mbyllen hermetikisht me kapak ku kapsulat ose foliet duhet të jenë të prodhuara pa përbërje plumbi. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The relevant laboratory must test certain alcoholic products to verify compliance, and any alternative test method must meet EU reference-method standards or fit a limited exception.
Neni 16 Metodat referente për analizat 1. Alkooli etilik me origjinë bujqësore, distilat me origjinë bujqësore ose pije alkoolike të forta do të analizohen për të verifikuar pajtueshmërinë me këtë ligj, analiza duhet të jetë në përputhje me metodat e analizës referuese të BE-së për të përcaktuar përbërjen e tyre fiziko- kimike dhe karakteristikat organoleptike të tyre. 2. Metodat e tjera të analizës që kryhen nga Laboratori përkatës, lejohen me kusht që saktësia, përsëritshmëria dhe riprodhueshmëria e metodave të jenë të paktën të barabarta me ato të metodave analitike referuese përkatëse të BE-së për analiza si në vijim: 2.1. metodat e analizës të cilat janë vërtetuar në bazë të procedurave të njohura ndërkombëtarisht dhe që, mbi të gjitha, plotësojnë kriteret; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 59 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2.2. metodat e analizës që përputhen me standardet e rekomanduara të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO); 2.3. metodat e analizës të njohura dhe të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe Enologjisë (OIV); ose 2.4. në mungesë të një metode të referuar në nën paragrafët 2.1., 2.2. ose 2.3. të këtij neni për shkak të saktësisë, përsëritshmërisë dhe riprodhueshmërisë së saj lejohet një metodë tjetër analize e miratuar nga trupa akredituese në Kosovë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article refers to implementing rules for communications with designated supervisory bodies and uniform rules for indicating the place or origin of alcohol in its description, presentation, and labeling.
Neni 17 Kompetencat zbatuese 1. Zbatimi i rregullave të nevojshme për komunikimet në lidhje me organet e emëruara mbikëqyrëse të proceseve të vjetërsimit bëhet në përputhje me nenin 11, paragrafi 7 të këtij ligji. 2. Rregulla uniforme për tregimin e vendit ose vendit të origjinës në përshkrimin, paraqitjen dhe etiketimin e alkoolit të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji. KAPITULLI III ORIGJINA E TREGUESVE GJEOGRAFIK - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Geographical indications for strong alcoholic beverages must be registered under Appendix IV, and generic designations cannot be registered there.
Neni 18 Treguesit Gjeografik 1. Treguesit gjeografik, janë treguesit që shënojnë pijet e forta alkoolike që rrjedhin nga një lokalitet i një vendi, rajoni nga i cili kualiteti, pamja dhe veçoritë tjera të pijeve alkoolike në rëndësinë e vet përshkruajnë treguesit gjeografik. 2. Treguesit gjeografik sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të regjistrohen sipas Shtojcës IV të këtij ligji. 3. Treguesit gjeografik të evidentuar si emërtime gjenerike nuk mund të regjistrohen në Shtojcën IV të këtij ligji. Emërtimet që janë bërë gjenerike përfaqësojnë emrin e pijeve të forta alkoolike, i cili edhe pse i ndërlidhur me vendin dhe rajonin burimor në të cilin pija alkoolike është prodhuar apo vendosur në treg është bërë emër i zakonshëm për pijet e forta alkoolike. 4. Pijet e forta alkoolike që i bartin të dhënat e përcaktuara sipas Shtojcës IV të këtij ligji, duhet t’i përmbushin specifikat teknike si: emrin, mbiemrin, adresën e parashtruesit të kërkesës, kategorinë e pijes dhe përshkrimin që përfshinë vetitë themelore fizike kimike të treguesve gjeografik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Registered geographical indications must be protected against commercial misuse, copying, false indications, and other consumer-deceiving practices, subject to the law’s Article 9 exception.
Neni 19 Mbrojtja e treguesve gjeografik 1. Përjashtimisht dispozitave të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji, treguesit gjeografik të regjistruar sipas Shtojcës IV të këtij ligji duhet të mbrohen kundër: 1.1. çdo përdorimi komercial, direkt apo indirekt të një treguesi gjeografik për pijet e forta alkoolike, të cilat nuk janë të përcaktuara në regjistrim, nëse këto prodhime janë të krahasueshme me prodhimet e regjistruara sipas këtij përshkrimi apo nëse ky përdorim shfrytëzohet për ta përdorur famën e treguesit të regjistruar; 1.2. çdo përvetësimi kundërligjor, kopjimi apo aludimi, edhe nëse jepet origjina e vërtetë e prodhimit ose nëse përdoret përshkrimi i mbrojtur në përkthim apo nëse përdoren së bashku me shprehjet si “lloji”, “tipi”, “prodhuar”, “aroma” apo diçka të ngjashme; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 60 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.3. nuk lejohet çdo e dhënë tjetër false ose e dhënë që shkakton dyshim për të dhënat e prejardhjes të origjinës, të cilësisë, përmbajtjes ose vetive kryesore, gjatë përshkrimit të prodhimit, me të cilat japin përshtypjen e gabuar rreth origjinës; 1.4. të gjitha praktikat tjera, që mashtrojnë konsumatorin rreth origjinës së vërtetë të prodhimit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Homonymous geographical indications may be registered if they meet the law’s requirements, respect local traditional use, and avoid confusion.
Neni 20 Homonimet e treguesve gjeografik 1. Homonimet e treguesve gjeografik që i përmbushin kërkesat e këtij ligji mund të regjistrohen duke respektuar përdorimin lokal tradicional dhe duke shmangur rrezikun nga konfuzioni. 2. Një homonim që mashtron konsumatorin për të besuar se produktet vijnë nga një territor tjetër nuk regjistrohet edhe nëse emri është i saktë për territorin, rajonin ose vendin e origjinës aktuale të atyre produkteve. 3. Përdorimi i homonimit të regjistruar është i lejuar në praktikë nëse ekziston dallimi i qartë ndërmjet emërtimit homonim të regjistruar dhe emërtimit i cili ekziston. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The trade ministry may submit a written request to the European Commission to register protected geographical indications, in an official EU language and with a translation attached.
Neni 21 Mbrojtja e treguesve gjeografik në Bashkimin Evropian 1. Për treguesit gjeografik të mbrojtur në Kosovë sipas kritereve të këtij ligji mund të parashtrohet kërkesë për regjistrimin e tyre në Bashkimin Evropian. 2. Ministria përgjegjëse e Tregtisë mund të parashtroi kërkesë me shkrim tek Komisioni Evropian për regjistrim të treguesve gjeografik në njërën nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, duke i bashkangjitur përkthimin. 3. Kërkesës për regjistrim të treguesve gjeografik duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni teknik në pajtim me kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe dëshmia që emri është i mbrojtur në Republikën e Kosovës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Registration procedures for geographical indications at EU level must follow the relevant European Union regulations.
Neni 22 Procedurat e regjistrimit në Bashkimin Evropian Procedurat e regjistrimit të treguesve gjeografik në nivelin e Bashkimit Evropian zbatohen në pajtim me Rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian. KAPITULLI IV MBROJTJA E TREGUESVE GJEOGRAFIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The trade ministry may set by subordinate act the procedures, supporting documents, and procedure fees for registering geographical indications for strong alcoholic beverages.
Neni 23 Procedurat e regjistrimit të treguesve gjeografik në regjistër 1. Procedurat për regjistrimin e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike iniciohet me kërkesën për regjistrim në ministrinë përgjegjëse për tregti. 2. Procedurat për aplikimin për regjistrimin e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike, përgatitjen e specifikacionit të prodhimit dhe krijimin e regjistrit do të jenë në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Emri i treguesit gjeografik në pijet e forta alkoolike regjistrohet në shkronja origjinale. Në rastin kur shkronja origjinale nuk është latine, së bashku me emrin në shkronjën origjinale, regjistrohet transkriptimi ose transliterimi i saj në latinisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 61 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 4. Për treguesit gjeografik të regjistruar në përputhje me këtë Kapitull, regjistri do të sigurojë qasje të drejtpërdrejtë në dokumente unike dhe do të përmbajë informacion për publikimin e specifikimit të produktit. 5. Ministria me akt nënligjor i përcakton procedurat për regjistrimin e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike, dokumentet përcjellëse dhe tarifat për shpenzime të procedurës për regjistrim. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Products of domestic and imported strong alcoholic beverages must have the origin barcode set by the relevant legislation.
Neni 24 Barkodi i origjinës Të gjitha produktet e prodhimeve vendore të pijeve të forta alkoolike dhe të importuara duhet të kenë barkodin e origjinës të përcaktuar me legjislacionin përkatës në fuqi. KAPITULLI V KONTROLLI, SHKËMBIMI I INFORMATAVE DHE MBIKËQYRJA - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Kontrolli i pijeve të forta alkoolike bëhet sipas kritereve dhe procedurave të këtij ligji; prodhuesit, përpunuesit, importuesit, eksportuesit dhe tregtuesit e brendshëm i nënshtrohen kontrolleve zyrtare dhe duhet t’i japin inspektorit qasje, të dhëna dhe dokumente të nevojshme.
Neni 25 Kontrolli i pijeve të forta alkoolike 1. Kontrolli për vërtetësinë higjienike dhe shëndetësore të pijeve të forta alkoolike bëhet në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara sipas këtij ligji. 2. Çdo prodhues, përpunues, importues, eksportues dhe tregtues i brendshëm i pijeve të forta alkoolike, është subjekt i kontrolleve zyrtare. 3. Mbikëqyrja e zbatimit e këtij ligji bëhet nga Inspektori i verës dhe pijeve të forta alkoolike. 4. Inspektori duhet të ketë përgatitje profesionale përkatëse, të jetë i kualifikuar, objektiv, transparent dhe i pa anshëm. 5. Inspektori bën verifikimin e përputhshmërisë së produktit me specifikimet përkatëse dhe monitorimin e përdorimit të emrave të regjistruar. 6. Çdo prodhues, përpunues, importues, eksportues dhe tregtues i brendshëm i pijeve të forta alkoolike, ka për detyrë që inspektorit kompetent t’i mundësoi kryerjen e detyrës zyrtare, t’i ofroi të dhënat dhe informatat e nevojshme dhe qasje në pronë dhe dokumentacion përkatës për verifikimin e gjendjes dhe marrjen e mostrave. 7. Ministria me akt nënligjor i përcakton procedurat, rregullat, mbikëqyerjen, inspektimin, përshkrimin e kompetencave të inspektorit për pijet e forta alkoolike. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Inspektorët may inspect listed premises, records, products, and transport, and take enforcement measures when alcohol products may not meet the law’s requirements.
Neni 26 Autorizimet e inspektorit 1. Inspektorët janë të autorizuar të kontrollojnë: 1.1. hapësirat për përpunim të verës si bodrumet e verës apo stacionet mbushëse; 1.2. depot të përdorura për magazinimin e rrushit, verës dhe distilateve; 1.3. objektet ku mushti, rrushi, vera, distilatet dhe substancat enologjike të dedikuara për treg, prodhohen, përpunohen apo magazinohen; 1.4. importin e pijeve të forta alkoolike, deponite doganore në prezencë të doganierit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 62 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.5. hapësirat, në të cilat shiten mushti, rrushi, vera, distilatet dhe prodhimet tjera dhe mjetet transportuese; 1.6. pajisjet për prodhim, përpunim, ruajtje, mbushje dhe magazinim të rrushit, mushtit, verës, distilatit dhe prodhimeve tjera; 1.7. mushtin, rrushin, verën, distilatet dhe prodhimet tjera në hapësirat prodhuese, automjetet transportuese dhe vendet ku ato shiten; 1.8. substancat enologjike; 1.9. etiketat; 1.10. dokumentet shoqëruese dhe të dhënat e bodrumit të verës dhe të dhënat e distiluesit; 1.11. regjistrin e prodhuesve të pijeve të forta alkoolike; 1.12. dokumentet tjera rreth mushtit, rrushit, verës dhe prodhimeve tjera të mbajtura nga prodhuesit, përpunuesit, furnizuesit e ushqimeve dhe tregtarët si dhe deklarimet e lëndës së parë që shërben për prodhimin e pijeve të forta. 2. Inspektorët janë të autorizuar të marrin masat si në vijim: 2.1. ndalojnë përkohësisht shitjen e pijeve të forta alkoolike deri sa të merret vlerësimi, nëse ka dyshime se pija alkoolike nuk plotëson kriteret e përcaktuara; 2.2. ndalojnë shitjen e pijeve të forta alkoolike të cilat nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra sipas tij apo sipas marrëveshjeve ndërkombëtare; 2.3. konfiskojnë pijet e forta alkoolike të falsifikuara apo me të meta dhe urdhërojnë asgjësimin e tyre; 2.4. urdhërojnë ri klasifikimin e pijeve të forta alkoolike në kategori me cilësi më të ultë, nëse pijet alkoolike nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara nga ky ligj apo nëse pija alkoolike është përzier në bodrume të verës në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e prejardhjes gjeografike; 2.5. ndalojnë shitjen e pijeve të forta alkoolike të cilat janë plasuar në treg të shoqëruara me dokumente të cilat nuk korrespondojnë me karakteristikat aktuale të pijes alkoolike; 2.6. ndalojnë shitjen e pijeve alkoolike dhe prodhimeve tjera të etiketuara në mënyrë te paautorizuar; 2.7. caktojnë afat kohor për ri-themelimin e statusit ligjor të pijes alkoolike; 2.8. ndalojnë vazhdimin e aktivitetit të mëtutjeshëm, nëse hapësirat punuese ose pajisjet e prodhuesit, përpunuesit të rrushit verës dhe distilateve nuk i plotësojë kushtet e përcaktuara dhe nëse tregtari, ambalazhuesi ose ruajtësi nuk punojnë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara nga ky ligj; 2.9. ndalojnë importin dhe eksportin e pijeve të forta që nuk janë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi; 2.10. propozojnë fillimin e procedurës kundërvajtëse për shkelje të ligjit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 63 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2.11. merr mostra në rast të dyshimit se mushti, vera dhe distilati nuk përmbushin kriteret sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra sipas tij, të cilat i dërgon për analiza në institucionin e autorizuar; 2.12. Prodhuesit, përpunuesit, mbushësit, paketuesit, tregtaret dhe hotelieret, sa i përket dispozitave të këtij ligji janë të obliguar të lehtësojnë punën e inspektorit dhe ti sigurojnë të gjitha të dhënat dhe informatat e nevojshme sa i përket punës së tyre. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: An appeal may be filed to the ministry against the inspector’s decision, a three-member commission appointed by the minister reviews appeals, and the dissatisfied party may start an administrative dispute in the competent court.
Neni 27 E drejta e ankesës dhe inicimi i konfliktit administrativ 1. Kundër vendimit të inspektorit mund të ushtrohet ankesë në ministri. 2. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni në përbërje prej tre (3) anëtarësh të emëruar nga Ministri i Ministrisë përgjegjëse për bujqësi. 3. Komisioni i formuar nga paragrafi 2 i këtij neni në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës, nxjerrë vendim me arsyetim të plotë në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. 4. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Komisionit nuk është i ligjshëm me padi mund të iniciojë konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e ligjit për konfliktin administrativ. KAPITULLI VI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, natural persons/responsible persons, and individual business persons who breach listed rules on strong alcoholic beverages and geographical indications.
Neni 28 Sanksioni kundërvajtës me gjobë 1. Me gjobë prej pesëqind (500) euro deri në njëzet mijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje, personi juridik, nëse: 1.1. nuk i përmbahet kritereve të përcaktuara në Shtojcën I të këtij ligji për prodhimin e pijeve të forta alkoolike dhe përdor materie aromatike dhe të tjera për prodhimin e pijeve të forta alkoolike që nuk kanë origjinë bujqësore nga neni 4 i këtij ligji; 1.2. nuk i ka zbatuar rregullat e përgjithshme për kategoritë e pijeve të forta alkoolike që prodhohen nga fermentimi alkoolik ose nga distilimi nga neni 6 i këtij ligji; 1.3. nuk i ka zbatuar rregullat e veçanta për parashkrimet për qarkullim të pijeve të forta alkoolike te kategoritë 1 deri 44 të Shtojcës I të këtij ligji dhe nga neni 8 i këtij ligji; 1.4. nuk i ka zbatuar rregullat specifike për përdorimin e përshkrimeve dhe treguesve gjeografik te kategoritë 1 deri 44 të Shtojcës I dhe Shtojcës III të këtij ligji, si dhe nga neni 9 dhe 11 të këtij ligji; 1.5. Pija alkoolike tregtohet me përshkrimin, paraqitjen ose etiketimin e saj në kundërshtim me vendin e origjinës nga neni 12 i këtij ligji; 1.6. nuk përdoren simbolet për treguesit gjeografik të mbrojtur nga neni 14 i këtij ligji; 1.7. personi juridik i cili nuk është përmbajtur kritereve të përcaktuara sipas Shtojcës IV të këtij ligji për regjistrim të treguesve gjeografik nga neni 18, paragrafi 2 i këtij ligji; 1.8. gjatë përdorimit komercial direkt apo indirekt të një treguesi gjeografik për pijet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 64 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE e forta alkoolike përkatësisht çdo përvetësim kundërligjor që përdor të dhënat jo të sakta që shkaktojnë mashtrim të konsumatori për të dhënat me prejardhje të origjinës, cilësisë, përmbajtjes së prodhimit dhe përdorimit të homonimit të treguesve gjeografik nga neni 19 i këtij ligji; 1.9. nuk i përmbahet procedurave për regjistrimin e treguesve gjeografik në regjistër të pijeve të forta alkoolike nga neni 23 i këtij ligji; 1.10. produktet e pijeve të forta alkoolike nuk posedojnë barkodin e origjinës nga neni 24 i këtij ligji; 1.11. e pengon apo nuk i ofron qasje të lirë inspektorit kompetent në kryerjen e detyrës zyrtare, lidhur me të dhënat, informatat e nevojshme, qasje në pronë dhe dokumentacionin përkatës për verifikimin e gjendjes dhe marrjes së mostrave nga neni 25 paragrafi 6 i këtij ligji; 1.12. nuk i ka zbatuar rregullat specifike për vendosjen e barkodit të lëshuar nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës. 2. Për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik me gjobë jo më pak se tridhjetë (30) euro dhe jo më shumë se dy mijë (2.000) euro. 3. Për shkeljet nga paragrafit 1 të këtij neni, dënohet personi fizik i cili ushtron biznes individual, me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se pesë mijë (5.000) euro. 4. Shqiptimi i sanksioneve kundërvajtëse me gjobë të përcaktuara në këtë ligj është në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi për kundërvajtjet. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: All revenues from the implementation of this law and other tax revenues are paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Të hyrat Të gjitha të hyrat që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji dhe të hyrat tjera nga taksat derdhën në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: All producers of strong alcoholic beverages must register with the Ministry within 1 year after this law enters into force.
Neni 30 Regjistrimi Të gjithë prodhuesit e pijeve të forta alkoolike pas hyrjes në fuqi të këtij ligji në afat prej një (1) viti duhet të regjistrohen në Ministri. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement this law within 9 months after the law enters into force.
Neni 31 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Ministria për zbatimin e këtij ligji do të nxjerr akte nënligjore në afat prej nëntë (9) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Me kusht që të mos jetë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara sipas këtij ligji, zbatohet akti nënligjor aktualisht në fuqi: Udhëzimi Administrativ (MBPZHR) nr.04/2021 për regjistrimin e kultivuesve të rrushit, prodhuesve të verërave, verërave frutore dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 65 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Pjesë përbërëse e këtij ligji janë Shtojca I, II , III dhe Shtojca IV. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 33 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-070 14 qershor 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-186/2022, datë 28.06.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This provision lists categories of strong alcoholic drinks and sets composition, strength, sweetening, and labeling rules for each category.
Neni 32 Shtojcat GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 66 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ SHTOJCA I KATEGORITË E PIJEVE TË FORTA ALKOOLIKE 1. Rumi 1. Rumi është: 1.1. pije e fortë alkoolike, e cila përfitohet ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik dhe distilimi i melasës ose shurupit i përfituar nga prodhimet e sheqerit nga kallam sheqeri ose fermentimin alkoolik dhe distilimin e lëngut nga kallam sheqeri më pak se 96% vol, ashtu që distilati përmban veti specifike organoleptike të rumit; 1.2. fortësia alkoolike e rumit e cila del në treg si prodhim i gatshëm ka më së paku 37,5%vol; 1.3. nuk lejohet shtimi i alkoolit pavarësisht a është ai i holluar apo i paholluar; 1.4. rumi nuk mund të aromatizohet; 1.5. rumi mund të ëmbëlsohet për të arritur shijen përfundimtare. Sidoqoftë, produkti përfundimtar nuk duhet të përmbajë më shumë se 20 gramë ëmbëltues për litër, të shprehur si sheqer invert; 1.6. në rastin e treguesve gjeografik të regjistruar në përputhje me këtë ligj, emri ligjor i rumit mund të plotësohet me: 1.6.1.shprehja “traditionnel” ose “tradicional” nëse rumi në fjalë është: 1.6.1.1. prodhuar me distilim në më pak se 90% vol., pas fermentimit alkoolik të lëndëve të para nga të cilat është marrë alkooli dhe me origjinë ekskluzivisht nga vendi i prodhimit në fjalë, dhe 1.6.1.2. ka një përmbajtje të lëndës së paqëndrueshme të barabartë ose më të madhe se 225 gramë për hektolitër të llogaritur në 100% vol alkool, dhe 1.6.1.3. nuk është ëmbëlsuar. 1.6.2. me shprehjen “bujqësor” nëse rumi në fjalë plotëson kërkesat e nënparagrafit 1.1. i këtij neni të kësaj shtojce dhe prodhohet ekskluzivisht me distilim pas fermentimit alkoolik të lëngut të kallamit të sheqerit. Shprehja “bujqësor” përdoret vetëm në rastin e një treguesi gjeografik të një prej departamenteve franceze jashtë shtetit ose Rajonit Autonom të Madeira. Me këtë nën-nënparagraf nuk cenohet përdorimi i shprehjes “bujqësor”, “traditionnel” ose “tradicional” në lidhje me çdo produkt që nuk mbulohet nga kjo kategori, në përputhje me kriteret e tij specifike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 67 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2. Uiski - Whisky 1. Uiski është pije e fortë alkoolike, e cila përfitohet ekskluzivisht: 1.1. nga distilimi i një lëngu prej drithërave të maltuar me apo pa farë të plotë të drithërave tjera: 1.1.1. i sheqerosur nga amilaset e maltuara në përmbajtjen e tij me apo pa enzime të tjera natyrale; 1.1.2. i cili fermenton me shtimin e tharmeve. 1.2. përfitohet nga një apo më shumë distilate më pak se 94,8 % vol, ashtu që distilati e ruan aromën dhe shijen e materies bazë; 1.3. nga një pjekje së paku tre (3) vjeçare të distilimit final në enë druri, me një kapacitet prej më së shumti 700 litrash. Distilimi përfundimtar, të cilit mund ti shtohet vetëm ujë dhe karamele (për ngjyrosje), mban ngjyrën, aromën dhe shijen si rrjedhojë e procedurave të prodhimit nga nënparagrafët 1.1., dhe 1.2. të këtij neni. 2. Fortësia alkoolike e Uiskit i cili vendoset në treg si prodhim i gatshëm është më së paku 40% vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të paholluar. 4. Uisky ose whisky nuk ëmbëlsohet, edhe në rastet e përmbylljes së shijes, ose akromatizmit, nuk mund të përmbajë aditivë, përveç karameles (E 150 a) si lëndë për përshtatjen e ngjyrës. 5. Emri ligjor “uiski” ose “wisky” mund të plotësohet me shprehjen “malt i vetëm” vetëm nëse është distiluar ekskluzivisht nga malti i elbit në një distilat. 3. Rakia nga drithërat 1. Pijet e forta alkoolike të prodhuara nga drithërat janë pijet të cilat prodhohen ekskluzivisht nga lëngu i fermentuar nga farërat e plota të një drithi dhe të cilat i dëshmojnë vetitë sensorike të materieve bazë të përdorura. 2. Me përjashtim të “Misrit”, fortësia minimale alkoolike sipas volumit të pijeve alkoolike të drithërave duhet të jetë 35%. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Pijet e forta alkoolike të prodhuara nga drithërat nuk lejohen të aromatizohen. 5. Pijet e forta alkoolike e prodhuara nga drithërat mund ti shtohet vetëm karamele për përshtatjen e ngjyrës. 6. Rakia e prodhuar nga drithërat mund të shënohet - etiketohet si “Brandy nga drithërat”, nëse është e distiluar me pak se 95% vol. alkool nga farat e plota të drithërave të fermentuar të cilat dëshmojnë vetitë organoleptike të materies bazë. 7. Fjala “drithëra” në emrin ligjor “raki drithërash” mund të zëvendësohet me emrin e drithërave të përdorura ekskluzivisht në prodhimin e kësaj pije të fortë alkooli. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 68 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 4. Rakia nga vera 1. Rakia nga vera është pije e cila: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga distilati i verës, i cili përfitohet me distilimin e verës ose verës së përforcuar për distilimin ose ridistilimin e distilatit të verës në më pak se 86% volum alkool; 1.2. përmbajnë sasinë e lëndëve avulluese prej më së paku 125 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli; 1.3. përmbajnë sasinë më të lartë të metanolit prej 200 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli. 2. Fortësia alkoolike e pijeve alkoolike nga vera e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar ose të pa holluar. 4. Rakia nga vera nuk lejohet të aromatizohet. Përjashtimisht lejohet mundësia e prodhimit sipas procedurave tradicionale. 5. Pijeve alkoolike nga vera mund t’i shtohet vetëm karamele me qëllim të përshtatjes së ngjyrës. 6. Rakia nga vera mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakimit të shijes përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 7. Pijet alkoolike nga vera i nënshtrohen pjekurisë, ajo edhe më tutje del në qarkullim si “raki e verës”, me kusht që pjekuria të jetë e ngjashme në afatin kohor të përcaktuar sipas kategorisë 5 të Shtojcës I të këtij ligji. 8. Me këtë ligj nuk vihet në pyetje përdorimi i shprehjes „Brantwein“ në kombinim me shprehjen „essig“ në prezantimin dhe etiketimin e uthullës. 5. Brandy - Weinbrand 1. Brandy është pije e fortë alkoolike: 1.1. përfitohet nga rakia e verës me ose pa shtimin e distilatit të verës dhe e cila është e distiluar në më pak se 94,8 % vol dhe nëse ky distilat përbën më së shumti 50 % të përbërjes së alkoolit të prodhimit final; 1.2. e cila qëndron një vit për tu maturuar ose ruhet më së paku gjashtë (6) muaj në enë druri nga bungu, tek të cilat kapaciteti duhet të jetë më e vogël se 1000 litra; 1.3. e cila përmban përbërjen e lëndëve avulluese prej më pak se 125 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli të cilat ekskluzivisht kanë origjinë nga distilati ose ridistilati i materieve të përdorura; 1.4. e cila përmban sasinë maksimale të metanolit prej 200 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli. 2. Fortësia alkoolike e Brandy- it i cili vendoset në treg si prodhim i gatshëm është më së paku 36 % volum. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 69 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 4. Brandy i ruajtur në enë druri nuk lejohet të aromatizohet. Përjashtimisht lejohet mundësia e prodhimit sipas procedurave tradicionale. 5. Brandy-it të ruajtur në enë druri mund ti shtohet karamele për përshtatjen e ngjyrës. 6. Brandy ose Weinbrand, mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakimit të shijes përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 35 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 6. Rakia nga bërësit e rrushit 1. Rakia nga bërësit e rrushit është pije e fortë alkoolike, për të cilin vlejnë kushtet si vijon: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga bërësit e fermentuar dhe të distiluara të rrushit – drejtpërdrejt nga avulli i ujit ose pas shtimit të ujit; 1.2. në 100 kg bërsi të përdorur lejohet më së shumti mund të shtohet 25 kg fundërrinë e verës; 1.3. alkooli i përfituar nga sasia e fundërrinës nuk lejohet ta tejkalojë 35% të sasisë së përgjithshme të prodhimit final; 1.4. distilimi kryhet duke i shtuar bërsi e cila duhet të ketë më pak se 86 % vol alkool; 1.5. ridistilimi është i lejuar me të njëjtën fortësi alkooli; 1.6. përbërja e lëndëve avulluese te ky distilat duhet të jetë më së paku prej 140 g/ hl përllogaritur në 100% vol alkooli dhe përbërja më e lartë e metanolit 1000 g/hl përllogaritur në 100% vol alkooli. 2. Fortësia alkoolike e rakisë nga bërësit e rrushit e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5 % vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga bërësit e rrushit nuk lejohet të aromatizohet. Përjashtimisht lejohet mundësia e prodhimit sipas procedurave tradicionale. 5. Rakisë nga bërsitë e rrushit mund ti shtohet karamele me ngjyrë për ti ja përshtatur ngjyrën. 6. Rakia nga bërësit e rrushit mund të ëmbëlsohet me qëllim rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 7. Rakia nga bërësit e frutave 1. Rakia e prodhuar nga bërësit e frutave është pije e fortë alkoolike, për të cilin vlejnë kushtet si në vijim: 1.1. rakia përfitohet ekskluzivisht nga fermentimi dhe distilati i bërsisë të frutave, duke i përjashtuar ato të rrushit, në më pak se 86 % vol; 1.2. rakia përmban materie avulluese prej më së paku prej 200 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli; 1.3. përmban sasinë maksimale të metanolit prej 1500 gr/hl përllogaritur në 100% vol alkooli; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 70 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.4. në rastet e bërësve nga frutat bërthamore përbërja e acidit cian hidrik te ky distilat duhet të jetë më së shumti 7 g/hl përllogaritur në 100% vol alkooli; 1.5. ridistilati me të njëjtën përbërje të alkoolit është i lejuar në pajtim me nën paragrafin 1.1 të këtij neni. 2. Fortësia e alkoolit nga bërësit frutor i cili vendoset në treg si produkt i gatshëm minimalisht duhet të jetë 37,5 % vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga bërsitë frutore nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakisë nga bërësit frutor mund t’i shtohet një sasi karamele për të përshtatur ngjyrën. 6. Rakia nga bërsitë e rrushit mund të ëmbëlsohet me qëllim rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 7. Emërtimi, përshkrimi me të cilin rakia nga bërësit frutor që vendoset në treg duhet të jetë e përbërë nga emrat e pemëve dhe shprehjeve “raki nga bërësit”. Nëse përdoren bërësit nga llojet e disa frutave atëherë përdoret emërtimi “rakia nga bërësit frutor” të cilat mund ta plotësojnë emërtimin për secilin lloj të pemëve me renditje rendore në varësi nga sasia e përdorur. 8. Rakia nga rrushi i tharë apo Raisin Brandy 1. Rakia nga rrushi i tharë ose Raisin Brandy është pije e fortë alkoolike, e prodhuar ekskluzivisht nga distilati i ekstraktit të përfituar nga fermentimi alkoolik të rrushit të tharë të varieteteve “Korintha e zezë“ apo „Muscat i Alexandrisë“ të distiluar në më pak se 94,5 % vol, ashtu që distilati të ketë aromë dhe shije nga materiet bazë. 2. Fortësia alkoolike e rakisë nga rrushi i tharë apo Raisin Brandy e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm më së paku është 37,5 % vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga rrushi i tharë apo Raisin Brandy nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakia nga rrushi i tharë apo Raisin Brandy mund ti shtohet vetëm karamele për t’ia përshtatur ngjyrën. 6. Rakia nga rrushi i tharë mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakimit të shijes përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 9. Rakia nga frutat e pemëve 1. Rakia nga frutat e pemëve është pije e fortë alkoolike e cila: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik dhe nga distilati i frutave të freskët e të tultë ose nga lëngu i freskët i këtyre frutave me ose pa mbetje të bërthamës nga kokrrat e pjesëve të gjelbra; 1.2. distilohet në më pak se 86 % vol, ashtu që distilati ta ruan aromën dhe shijen e materieve bazë të distiluara; 1.3. përbërja e materies avulluese duhet të jetë më së paku 200 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 71 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.4. në rastet e frutave bërthamore përbërja e acidit cian hidrik te ky distilat duhet të jetë më së shumti 7 g/hl përllogaritur në 100% volum alkooli. 2. Përmbajtja maksimale e metanolit prej 1000 gr/hl përllogaritur në 100% volum alkooli. 3. Përjashtimisht për rakite tjera nga frutat e pemëve përmbajtja maksimale e metanolit sillet: 3.1. 1200 g/hl përllogaritur në 100% vol alkooli, nëse distilati përfitohet nga këto fruta: 3.1.1. kumbullat (Prunus domestica L.); 3.1.2. kumbullat mirabell (Prunus domestica L. subsp. syriaca (Borkh.) Janch. exMansf.); 3.1.3. kumbullat e gjata (Prunus domestica L.); 3.1.4. mollët (Malus domestica Borkh.); 3.1.5. dardhat (Pyrus communis L.) përveç dardhës së llojit (Pyrus communis L. cv „Williams“); 3.1.6. mjedrat (Rubus idaeus L.); 3.1.7. manaferrat (Rubus fruticosus auct. aggr.); 3.1.8. kajsitë (Prunus armeniaca L.); 3.1.9. pjeshkat (Prunus persica (L.) Batsch). 3.2. 1350 g/hl metanol përllogaritur në 100% vol alkooli, nëse distilati përfitohet nga këto lloje të pemëve: 3.2.1. dardhat e llojit Williams (Pyrus communis L. cv „Williams“); 3.2.2. rrushit të kuq të frëngut (Ribes rubrum L.); 3.2.3. rrushit të zi të frëngut (Ribes nigrum L.); 3.2.4. vadhë të egra (Sorbus aucuparia L.); 3.2.5. kokrrat e shtogut (Sambucus nigra L.); 3.2.6. ftonjtë (Cydonia oblonga Mill.). 3.2.7. dëllinja (Juniperus communis L; Juniperus oxicedrusL). 4. Fortësia alkoolike e rakisë nga frutat e pemëve e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm më së paku është 37,5 % vol. 5. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 6. Rakia nga frutat e pemëve nuk lejohet të aromatizohet. 7. Rakia nga pemët mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 18 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 72 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 8. Emërtimi, përshkrimi me të cilin pranë fjalës raki shtohet emri i fruta, kokrrave ose pjesëve të gjelbra prej të cilave është prodhuar: 8.1. rakia nga qershitë, vishnja; 8.2. raki kumbulle; 8.3. raki kajsie; 8.4. raki pjeshke; 8.5. raki fiku; 8.6. raki molle; 8.7. raki dardhe; 8.8. raki nga agrumet; 8.9. raki nga rrushi i verës, ose 8.10. raki nga frutat tjera. 9. Fjala “raki” pas se cilës qëndron emri i frutës nga i cili është prodhuar mund ti zëvendësohet emri i frutës vetëm në rast kur rakia është e prodhuar nga frutat e pemëve si në vijim: 9.1. kumbullat mirabel (Prunus domestica L. subsp. syriaca (Borkh.) Janch. exMansf.); 9.2. kumbullat (Prunus domestica L.); 9.3. kumbullat e gjata (Prunus domestica L.); 9.4. frutat e maresë (Arbutus unedo L.); 9.5. mollëve (Golden Delicious). 10. Me qëllim që etiketimi të mos shkaktojë mashtrim te konsumatori, ky prodhim duhet të shënohet si “raki” në të cilën qëndrojnë edhe sqarime shtesë: 10.1. përshkrimi „William“ mbetet si përshkrim i rakisë së dardhës, e cila përfitohet ekskluzivisht nga dardha e llojit “William”; 10.2. nëse rakia prodhohet nga shumë lloje të pemëve, prodhimi mund të vendoset në treg si “raki e pemëve”. Ky emërtim mund të plotësohet me emrat e të gjitha llojeve të pemëve sipas radhitjes së përbërësve që përmban ajo pije. 10. Rakia nga vera e mollës dhe e dardhës 1. Rakia nga vera e mollës dhe e dardhës, janë pije të forta alkoolike: 1.1. përfitohen ekskluzivisht nga distilati i verës së mollës gjegjësisht verës së dardhës, i cili distilohet me më pak se 86 % vol, ashtu që distilati e ruan aromën dhe shijen e frutës së përdorur; 1.2. ky distilat përmban materie bazë avulluese prej më së paku 200 g/hl përllogaritur në 100% vol alkooli; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 73 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.3. përmban sasinë maksimale të metanolit prej 1000 gr./hl përllogaritur në 100% vol alkooli. 2. Fortësia alkoolike e rakisë nga vera e mollës dhe e dardhës e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm më së paku është 37,5 % vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga vera e mollës dhe e dardhës dhe asaj të dardhës nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakisë nga vera e mollës dhe e dardhës mund ti shtohet karamele vetëm për t’ia përshtatur ngjyrën. 6. Rakia nga vera e mollës dhe e dardhës mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 15 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 7. Emri ligjor është: 7.1. ̋rakia nga vera e mollës˝ për pijet e forta alkoolike të prodhuara ekskluzivisht nga distilati i mollës; 7.2.”rakia nga vera e dardhës” për pijet e forta alkoolike të prodhuara ekskluzivisht nga distilati i dardhës; 7.3.”rakia nga vera e mollës dhe dardhës” për pijet e forta alkoolike të prodhuara ekskluzivisht nga distilati i mollës dhe dardhës. 11. Rakia nga mjalti 1. Rakia nga mjalti është një pije e fortë alkoolike: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga fermentimi dhe distilati i lëngut të mjaltit; 1.2. i cili distilohet me më pak se 86 % vol, ashtu që distilati i ruan vetitë sensorike të materieve bazë të përdorura. 2. Fortësia alkoolike e rakisë nga mjalti i cili vendoset në treg si prodhim i gatshëm më së paku është 35 % vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga mjalti nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakisë nga mjalti mund ti shtohet vetëm karamele për përshtatjen e ngjyrës. 6. Rakia nga mjalti mund të ëmbëlsohet vetëm me mjaltë. 7. Rakia nga mjalti mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 12. Rakia nga Fundërrina - Hefebrand 1. Rakia nga fundërrina - Hefebrand është pije e fortë alkoolike e cila përfitohet ekskluzivisht nga distilati i fundërrinës të verës ose nga fundërrina e fermentuar e pemëve më pak se 86 % vol. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 74 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2. Fortësia alkoolike e rakisë nga fundërrina ose Hefebrand e cila vendoset në treg si prodhim i gatshëm është së paku 38 %vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia nga fundërrinat nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakisë nga fundërrinat mund ti shtohet vetëm karamele për përshtatjen e ngjyrës. 6. Rakia nga fundërrinat mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 7. Emri ligjor i rakisë së fundërrinave - Hefebrand mund ti shtohet përshkrimi i materieve bazë të përdorura. 13. Raki birre - Bierbrand 1. Është pije e fortë alkoolike e përfituar ekskluzivisht me distilat të drejtpërdrejtë nën presionin normal të birrës së freskët në më pak se 86% vol alkool, ashtu që distilati i përfituar ka veti organoleptike të birrës. 2. Fortësia alkoolike e rakisë së birrës - Bierbrand e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 38% vol. 3. Nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Rakia e birrës - Bierbrand nuk lejohet të aromatizohet. 5. Rakisë së birrës - Bierbrand mund ti shtohet vetëm karamele për përshtatjen e ngjyrës. 6. Rakia nga birrat mund të ëmbëlsohet me qëllim rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 14. Rakia nga artiçoku i Jerusalemit - Topinamburi 1. Rakia nga artiçoku i Jerusalemit - Topinamburi është pije e fortë alkoolike e përfituar ekskluzivisht nga distilimi i tuberëve të fermentuara të artiçokut të Jerusalemit (Helianthus tuberosus L.) më pak se 86 % vol alkool, si vijon: 1.1. fortësia alkoolike e rakisë nga artiçoku e Jerusalemit e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 38% vol; 1.2. nuk është i lejuar shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar; 1.3. rakia nga artiçoku i Jerusalemit nuk lejohet të aromatizohen; 1.4. rakia nga artiçoku i Jerusalemit mund ti shtohet karamele për përshtatjen e ngjyrës; 1.5. rakia nga artiçoku i Jerusalemit mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 20 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 15. Vodka 1. Vodka është pije e fortë alkoolike me origjinë bujqësore nga alkoolit etilik, e cila përfitohet me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 75 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE fermentim në prani të tharmeve: 1.1. patatet dhe/ose nga drithërat ose nga lëndët tjera të para bujqësore, të distiluara; 1.2. rektifikuara ashtu që veçoritë organoleptike të lëndëve të përdorura dhe nënprodukteve që krijohen gjatë kohës së fermentimit në mënyrë selektive zvogëlohen; 1.3. pas këtyre proceseve mund të përsëritet distilimi ose përpunimi i përshtatshëm me ndihmën e mjeteve adekuate përfshirë përpunimin me thëngjill aktiv të drurit, ashtu që të përfitohen veti të veçanta organoleptike; 1.4. nivelet maksimale të mbetjeve për alkool etilik me origjinë bujqësore do të jenë si në nenin 4 të këtij ligji, përveç për metanolin i cili nuk lejohet të kaloj 10 gramë për hektolitër përllogaritur në 100% vol alkooli. 2. Fortësia alkoolike e Vodkës e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Vodka nuk lejohet të ngjyroset. 4. Vodka mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 8 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 5. Për aromatizim të Vodkës mund të përdoren vetëm materiet aromatike natyrale të pranishme në distilatin e fermentuar nga materiet bazë. Përveç kësaj prodhimit mund ti jepen edhe lëndë me veti sensorike të tjera përveç aromës dominuese. 6. Te përshkrimi, prezantimi, ose shënimi i Vodkës, e cila nuk është prodhuar ekskluzivisht nga patatet dhe/ose drithërat është e nevojshme të theksohet “prodhuar nga lloji i lëndëve të përdorura” për prodhimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore. Kjo shenjë paraqitet në të njëjtën fushë si emri ligjor. Emri ligjor në çdo shtet po ashtu mund të jetë ˝votka̋. 16. Rakia ku ceket përshkrimi i emrit të frutës ose kokrrat e frutave të përdorur, i cili fitohet nga macerimi dhe distilati 1. Rakia ku ceket përshkrimi i emrit të frutës ose kokrrat e frutave të përdorur, është pije e fortë alkoolike e cila përfitohet nga macerimi dhe distilati i cili: 1.1. përfitohet nga macerimi i frutave apo kokrrave të cekura pjesërisht të fermentuara ose frutave ose kokrrave në pajtueshmëri me nënparagrafin 1.2. të kësaj kategorie, me pjesëmarrjen minimale nga 100 kg fruta ose kokrra në maksimalisht 20 litra alkool etilik me origjinë bujqësore ose pijes së fortë alkoolike, ose distilatit nga i cili është e domosdoshme distilimi jo më shumë se 86 % vol alkool; 1.2. kjo raki përfitohet nga frutat apo kokrrat e frutave si në vijim: 1.2.1. manaferrat (Rubus fruticosus auct. aggr.), dredhëzat (Fragaria spp.), boronicat (Vaccinium myrtillus L.), mjedhrat (Rubus idaeus L.), rrushi i kuq i frëngut (Ribes rubrum L.), kullumbritë (Prunus spinosa L.), vadhë të egra (Sorbus aucuparia L.), vadhë (Sorbus domestica L.), palma thumbuese (Ilex cassine L.), vadhët e kuqe (Sorbus torminalis (L.) Crantz), shtogu (Sambucus nigra L.), kaçja (Rosa canina L.), rrushi i zi i frëngut (Ribes nigrum L.), bananet (Musa spp.), frutat e aposionuara (Passiflora edulis Sims), kumbullat Cythera (Spondias dulcis Sol. ex Parkinson), kumbullat mombin (Spondias mombin L.). 2. Fortësia alkoolike e rakisë (me emrin e theksuar të frutës ose kokrrave) përfituar me macerim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 76 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE ose distilim e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Rakia (duke e cekur përshkrimin e emrit të frutave të përdorur), nuk lejohet të aromatizohet dhe nuk lejohet të ngjyrosët. 4. Rakia me përshkrimin e emrit të frutës mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 18 gram ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 5. Me rastin e përshkrimit, prezantimit dhe etiketimit të rakisë (duke e cekur përshkrimin e emrit të frutave të përdorur), e cila përfitohet nga macerimi dhe distilimi duhet të shfaqet në përshkrim, në pamjen e jashtme apo në etiketë informacionit “përfituar nga macerimi dhe distilati“, duhet të jenë me të njëjtën madhësi të shkrimit, të shfaqen me të njëjtën madhësi dhe ngjyrë dhe me të njëjtën fushë të pamjes si informacion “rakia (duke e cekur përshkrimin e emrit nga fruta e përdorur)“; ky informacion duhet të vihet në etiketën ballore të shishes. 17. Geist - Raki (me përshkrimin e frutave të përdorur apo materies së përdorur bazë) 1. Geist – Raki (me përshkrimin e frutave të përdorur apo materies bazë së përdorur) është pije e fortë alkoolike e përfituar me macerimin e frutave apo kokrrave të pa fermentuara në përputhje me kategorinë 16 paragrafi 1.1., nga Shtojca I e këtij ligji, ose pjesëve të gjelbra të arrave, lajthive, kikirikëve apo materieve tjera bimore si bimët barishtore ose fletët e trëndafilit që shndërrohen në alkool etilik me origjinë bujqësore dhe përfitohet nga distilati pasues jo më shumë se 86 % vol. 2. Fortësia alkoolike nga Geist - Rakia (me përshkrimin e frutave të përdorur apo materies bazë së përdorur) e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Geist - Rakia (me përshkrimin e frutave të përdorur apo materies së përdorur bazë) nuk lejohet të aromatizohet dhe të ngjyroset. 4. Geist mund të ëmbëlsohet me qëllim të rrumbullakojë shijen përfundimtare. Por prodhimi final nuk lejohet të përmbajë më shumë se 10 gramë ëmbëlsues për litër, të shprehur si sheqer invert. 5. Shprehja “geist” e paraprirë nga një shprehje e ndryshme nga emri i frutave, bimëve ose lëndëve të tjera të para mund të plotësojë emrin ligjor të pijeve të forta alkoolike, me kusht që një përdorim i tillë të mos jetë mashtrim për konsumatorin. 18. Encijani (gentiana lutea l.) – Sanëz i verdhë 1. Encijani është pije e fortë alkoolike e prodhuar nga distilati i encijanit i cili përfitohet me fermentimin e rrënjëve të encijanit me ose pa shtesa të alkoolit etilik me origjinë bujqësore. 2. Fortësia alkoolike nga Encijani i cili vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Encijani nuk lejohet të aromatizohet. 19. Pijet e forta alkoolike të aromatizuara me dëllinjë 1. Pijet e forta alkoolike të aromatizuara me dëllinjë janë pije të forta, të cilat përfitohen nga aromatizimi i alkoolit etilik me origjinë bujqësore dhe/ose nga pijet e forta alkoolike me drithëra dhe/ose nga distilati me kokrra dëllinje (Juniperus communis L. dhe / ose Juniperus oxicedrus L.). 2. Fortësia alkoolike e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara nga dëllinja e cila vendoset në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 77 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 30 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me dëllinjë mund të përdoren vetëm aromat dhe përbërësit me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë te tij. 4. Pijet e forta alkoolike të aromatizuar me boronicë mund ta bartin përshkrimin për qarkullim dëllinja apo Genebra. 20. Gjini - Gin 1. Gjini është pije e fortë alkoolike me aromë boronice (dëllinje), e cila përfitohet ekskluzivisht nga aromatizimi i alkoolit etilik me origjinë bujqësore nga kokrrat e dëllinjës i cili dëshmon tiparet sensorike të dëllinjës (Juniperus communis L.). 2. Fortësia alkoolike e Gjinit që vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Për prodhimin e Gjinit mund të përdoren vetëm aromat dhe përbërësit me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë te tij ashtu që të mbizotërojnë ato me shije të boronicës. 4. Shprehja “Gin” mund të plotësohet me shprehjen “dry ose i thatë” nëse nuk përmban ëmbëlsues nën 0,1 gram për litër të prodhimit final, të shprehur si sheqer invert. 21. Gjini i distiluar - Gjin 1. Gjini distiluar është: 1.1. pije e fortë alkoolike me shije dëllinje e cila prodhohet ekskluzivisht nga ridistilati i alkoolit etilik me origjinë bujqësore e me kualitet të duhur dhe me përmbajtje alkoolike më së paku 96% në aparatet tradicionale që shfrytëzohen për prodhimin e Gjinit nën praninë e kokrrave të dëllinjës dhe bimëve tjera natyrore nën kushtet që të mbizotëron aroma e dëllinjës, ose 1.2. përzierja e prodhimit të këtyre distilateve dhe alkoolit etilik me origjinë bujqësore, me të njëjtën përbërje, pastërti dhe fortësi alkoolike. Për aromatizimin e Gjinit të distiluar mund të përdoren edhe ekstrakte aromatike sipas kategorisë 20, paragrafi 3 nga Shtojca I e këtij ligji; 1.3. fortësia alkoolike e Gjinit të distiluar e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol; 1.4. gjini i cili përfitohet nga shtimi i materieve të thjeshta aromatike me origjinë bujqësore të alkoolit etilik, nuk lejohet ta mbartë përshkrimin Gjin i distiluar; 1.5. shprehja “Gin i distiluar” mund të plotësohet me shprehjen “dry ose i thatë”, nëse nuk përmban ëmbëlsues nën 0,1 gram për litër të prodhimit final, të shprehur si sheqer invert. 22. Gjini i Londrës - London Gin 1. Gjini i Londrës është lloj i Gjinit të distiluar: 1.1. përfitohet ekskluzivisht nga alkooli etilik me origjinë bujqësore. Ai duhet të ketë përmbajtje maksimale prej 5 gr. metanol për hektolitër përllogaritur në 100% alkool, aromatizohet vetëm me tilatit e alkoolit etilik në kazanët tradicionalë në prani të gjitha lëndëve natyrore me origjinë bimore të përdorura; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 78 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.2. distilati i fituar ka më së paku 70% vol alkool; 1.3. kur i shtohet edhe cilido alkool tjetër me origjinë bujqësore, ai duhet të ketë përmbajtje në pajtim me Shtojcën I të këtij ligji, por me përmbajtjen maksimale prej 5 gr metanol për hektolitër, përllogaritur në 100% alkool; 1.4. nuk përmban ëmbëlsues shtesë mbi 0,1 gr. për sheqer për litër të prodhimit final; 1.5. nuk përmban asnjë tjetër përbërës përjashtimisht ujit. 2. Fortësia alkoolike e Gjinit të Londrës e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Emërtimi Gjini i Londrës mund të plotësohet edhe me shprehjen “ i thatë”. 23. Pijet e forta alkoolike të aromatizuara me Qiparisë - Carum carvi L. 1. Pijet e forta alkoolike me Qiparisë përfitohet nga aromatizmimi i alkoolit etilik me origjinë bujqësore me Qiparisë (Carum carvi L.). 2. Fortësia alkoolike e pijeve e forta alkoolike të aromatizuara me Qiparisë, të cilat vendosen në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 30% vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Qiparisë mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 24. Akvavit apo Aquavit 1. Akvavit apo Aquavit është pije e fortë alkoolike me Qiparisë dhe/ose me farëra kopërit, e cila është e aromatizuar me distilat të bimëve barishtore apo me distilat të mëlmesave. 2. Fortësia alkoolike e Akvavit apo Aquavit, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 37,5% vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Akvavit mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. Pjesa dërmuese e aromave të distilatit duhet të ketë origjinë nga farërat e Qiparisit (Carum carvi L.) dhe/ose nga farërat e kopërit (Anethum graveolens L.), me ç ‘rast shtimi i vajrave eterike nuk është i lejuar. 4. Shija e materieve të hidhura nuk duhet të jetë dominante, përbërja e mbetjeve të ekstraktit nuk mund të arrijë më shumë se 1,5 g / 100 ml. 25. Pijet e forta alkoolike të aromatizuara me Anis 1. Pijet e forta alkoolike të aromatizuara me Anis janë prodhime të përfituara me aromatizimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore, me ekstraktet natyrore të Anis–it (verum Hook f.), anisit (Pimpinella anisum L.), (Foeniculum vulgare Mill.) dhe bimëve të tjera që përmbajnë përbërësit kryesorë aromatikë, duke përdorur ose kombinim e procedurave në vijim: 1.1. macerimin ose distilimin; 1.2. ridistilimi i alkoolit në prani të farave dhe pjesëve tjera të bimëve të theksuara më lart; 1.3. dhënien e ekstrakteve natyrore të distiluara me aromë anisi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 79 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 2. Fortësia alkoolike e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Anis, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 15 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Anis mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij, por që pjesa dërmuese e aromave të distilatit duhet të ketë origjinë nga Anisi (Pimpinella anisum L.). 4. Mund të përdoren edhe ekstraktet tjera të aromatizuara me origjinë bimore, me kusht që të mbizotërojë shija e Anisit. 26. Pastisi 1. Pastisi është pije e fortë alkoolike e aromatizuar me Anis, e cila përmban ekstrakte të rrënjëve (Glycyrrhiza spp.) me prani të ngjyrave të njohura si “çalkoni” ose acidit glicirik, të cilat sasirat minimale 0,05 dhe maksimale 0,5 gr / litër. 2. Fortësia alkoolike e Pastisit, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 40 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Pastis mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Pastisi përmban më pak se 100 gr sheqer / litër, e shprehur si sheqer i rektifikuar dhe ka përmbajtje të anetolit nga 1,5 deri 2 gram për litër. 27. Pastisi i Marsejit 1. Pastisi i Marsejit është Pastis i cili përmban anetol 1,9 dhe 2,1 gram për litër. 2. Fortësia alkoolike e Pastisit të Marsejit, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm, është më së paku 45 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Pastisin e Marsejit mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 28. Anisi 1. Anisi është pije e fortë alkoolike e aromatizuar me Anis, tek e cila aroma karakteristike rrjedh ekskluzivisht nga Anisi (Pimpinella anisum L.), anisit yllëzor (Illicium verum Hook f.) dhe kopërit (Foeniculum vulgare Mill.). 2. Fortësia alkoolike e Anisit e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 35 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Anis mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 29. Anisi i distiluar 1. Anisi i distiluar është anisi, i cili përmban alkool të distiluar në prani të farërave të theksuara në pajtueshmëri me kategorinë 28, paragrafi 1, të Shtojcës I të këtij ligji, në rastin e treguesve gjeografik dhe në prani të yndyrores dhe farave tjera aromatike, të bimëve ose pemëve, me kusht që ky alkool paraqet më së paku 20% fortësi alkoolike të anisit të destiluar. 2. Fortësia alkoolike e Anisit të destiluar, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 80 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE më së paku 35 % vol. 3. Në prodhimin e pijeve të forta alkoolike të aromatizuara me Anis mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 30. Pijet alkoolike me shije të hidhur - bitter 1. Pijet e forta alkoolike me shije të hidhur - bitter janë pije të forta alkoolike, ku kryesisht dominon shija e hidhur, të cilat përfitohen me aromatizimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore ose nga bimët që kanë aroma të ngjashme. 2. Fortësia alkoolike e pijeve të forta alkoolike me shije të hidhur të cilat vendosen në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 15 % vol. 3. Pijet e forta alkoolike me shije të hidhur mund ta mbartin gjithashtu përshkrimin për qarkullim “Amer” apo “e hidhur” dhe atë vetëm apo edhe në ndërlidhje me ndonjë nocion tjetër. 4. Pavarësisht paragrafit 3 të kësaj kategorie, shprehja “gorki” ose “bitter” mund të përdorët në përshkrim, prezantim dhe etiketim të likere me shije të hidhur. 31. Vodka e aromatizuar 1. Vodka e aromatizuar është vodka e cila ka aromë dominante të ndryshme nga lënda e parë. 2. Fortësia alkoolike e Vodkës së aromatizuar, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm, është më së paku 37,5 % vol. 3. Vodka e aromatizuar mund të ëmbëlsohet, përzihet, aromatizohet, të lihet për maturim dhe ngjyroset. 4. Nëse Vodka e aromatizuar ëmbëlsohet, prodhimi final përmban më së paku 100 gram për litër, të shprehur si sheqer invert. 5. Vodka e aromatizuar mund të tregtohet me cilindo emërtim të aromës mbizotëruese me shprehjen “vodka”. 32. Pija e fortë alkoolike e aromatizuar me kumbull të egër ose Pacharan 1. Pija e fortë alkoolike e aromatizuar me kumbull të egër ose Pacharan është me shije mbizotëruese të kumbullës së egër, e prodhuar me macerimin e kumbullës së egër (prunus spinosa) në alkoolin etilik me origjinë bujqësore me shtimin e ekstrakteve natyrore të anisit, anisit të destiluar apo të dyjave. 2. Fortësia alkoolike e pijes alkoolike të aromatizuar me kumbull të egër është më së paku 25% vol. 3. Për prodhimin e pijes alkoolike të aromatizuar me kumbull të egër janë përdorur së paku 125 gram kumbulla të egra për litër të prodhimit përfundimtar. 4. Pijes alkoolike të aromatizuar me kumbull të egër ka përmbajtje të ëmbëlsuesve, i shprehur si sheqer invert ndërmjet 80 dhe 250 gram për litër të prodhimit përfundimtar. 5. Vetitë organoleptike, ngjyra dhe shija e pijes alkoolike të aromatizuar me kumbull të egër ia japin ekskluzivisht përdorimi i frutave dhe anisit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 81 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 33. Likeri 1. Likeri është pije e fortë alkoolike: 1.1. e cila përmban sasinë minimale të sheqerit, të shprehur si sheqer invert- i rektifikuar; 1.2. 70 gram / litër për liker nga qershia/ vishnja në të cilat alkooli etilik rrjedh ekskluzivisht nga rakia e qershisë dhe vishnjës; 1.3. 80 g / litër te likeri i encijanit apo me likeret e ngjashëm, të cilët prodhohen nga encijani gjegjësisht nga bimë të ngjashme dhe që kanë vetëm materie aromatike; 1.4. 100 g / litër në të gjithë rastet tjera; 1.5. prodhuar me aromatizimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore ose distilatit me origjinë bujqësore një ose më shumë pijeve të forta alkoolike ose përzierjeve të ëmbëlsuara, me shtesa të prodhimit me origjinë bujqësore ose produkteve ushqimore si kremi, qumështi dhe prodhimeve tjera nga qumështi, pemëve, verës ose verës së aromatizuar; 1.6. fortësia alkoolike e likerit, i cili vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 15 % vol; 1.7. në prodhimin e likereve mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij; 1.8. likeret nga frutat si vijon: 1.8.1. rrushi i zi i frëngut; 1.8.2. qershitë; 1.8.3. mjedrat; 1.8.4. manat; 1.8.5. boronicat; 1.8.6. frutat e limonit; 1.8.7. mjedrat e egra; 1.8.8. manaferrat amerikane; 1.8.9. brusnia; 1.8.10. boronica e kuqe; 1.8.11. shkurret; 1.8.12. ananasi. 1.9. likeret nga bimët si vijon: 1.9.1. mendra; 1.9.2. sanëza; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 82 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 1.9.3. anisi; 1.9.4. uthullnikët; 1.9.5. tërfili i verdhë. 2. Te etiketimi dhe shënimi i likereve në Republikën e Kosovës, për të cilin prodhohet alkooli etilik me origjinë bujqësore në varësi nga metoda e prodhimit lejohen të përdoren fjalët si në vijim: 2.1. brandy nga kumbulla; 2.2. brandy nga portokalli; 2.3. brandy nga pjeshka; 2.4. brandy nga vishnja; 2.5. rumi nga rrush serezi i zi. 3. Për etiketimin, prezantimin të likereve të lartpërmendur, kuptimi i përbashkët duhet të qëndrojë në një rresht me shkrim të njëtrajtshëm, me të njëjtin lloj të shkrimit dhe me të njëjtën ngjyrë, edhe pse përshkrimi “Liker“ duhet të shfaqet aty shumë pranë dhe atë në të njëjtin shkrim, i cili nuk lejohet të jetë më i vogël sesa ai i përshkrimit të përbashkët. Nëse alkooli nuk ka origjinë nga pijet e forta alkoolike të cekura më lart, atëherë në etiketë duhet të jepet origjina në të njëjtë fushë të dukshme sikurse edhe nocioni i përbashkët apo sikurse te kuptimi “Liker”, e ku përmendet ose lloji i alkoolit të përdorur bujqësor apo cekët e dhëna “alkool bujqësor” gjegjësisht sipas fjalëve “prodhuar nga”, “fituar nga” apo “nga”. 34. Krem Likeri nga - me emërtim të lëndëve ose pemëve të përdorura 1. Pijet e forta alkoolike të njohura si krem liker, me emër të lëndëve ose pemëve të përdorura, përveç likereve nga prodhimet e qumështit, janë likere që përmbajnë së paku 250 gr/litër të sheqerit të shprehur si sheqer invert. 2. Fortësia alkoolike e krem likerit me emër të lëndëve ose pemëve të përdorura i cili vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 15 % vol. 3. Në prodhimin e krem likereve mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Emërtimi me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg, mund të plotësohet me kuptimin “liker”. 35. Liker nga kumbullat e egra - Sloe gin 1. Sloe gin është liker i prodhuar me macerimin e kumbullës së egër në gjin, me mundësi të shtesave nga lëngu i kumbullës së egër. 2. Fortësia alkoolike e likerit nga kumbullat e egra që vendosen në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 25 % vol. 3. Në prodhimin e Sloe gin mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Emërtimi me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg mund të plotësohet me kuptimin “liker”. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 83 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 36. Sambuca 1. Sambuca është liker i pangjyrë i aromatizuar me anis: 1.1. përmban distilate të anisit (Pimpinella anisum L.), anisit yllëzor (Illicium verum L.) dhe bimëve tjera aromatike; 1.2. përmban minimalisht 350 gr / litër sheqer të shprehur si sheqer invert; 1.3. përmbajtje të anetolit natyror më së paku 1 gr dhe më së shumti 2 gr. / litër. 2. Fortësia alkoolike e sambuca, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 38 % vol. 3. Në prodhimin e sambuca mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Emërtimi me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg, mund të plotësohet me kuptimin “liker”. 37. Maraskino 1. Maraskino, është liker pa ngjyrë, aroma e të cilit përfitohet kryesisht nga përdorimi i distilatit të vishnjëve ose i përfituar nga distilati i cili rrjedh nga macerimi i vishnjëve, pjesëve të vishnjëvë në alkool me origjinë bujqësore, me përbërje minimale të sheqerit prej 250 gr / litër i shprehur në sheqer invert. 2. Fortësia alkoolike e maraskinos e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 24 % vol. 3. Në prodhimin e maraskinos mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Emërtimi me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg, mund të plotësohet me kuptimin “liker”. 38. Nocino 1. Nocino është liker aroma e të cilit rrjedh kryesisht nga macerimi dhe distilimi i të gjitha pjesëve të arrave të gjelbërta (Juglans regia L.), me përmbajtje minimale të sheqerit nga 100 gr / litër të shprehur si sheqer invert. 2. Fortësia alkoolike e nocino-s, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 30 % vol. 3. Në prodhimin e nocino-s mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Emërtimi me të cilin pija e fortë alkoolike vendoset në treg, mund të plotësohet me kuptimin “liker”. 39. Likeri i vezës - Advokat 1. Likeri i vezës advokat është pije e fortë alkoolike e aromatizuar apo e paaromatizuar, e cila përfitohet nga alkooli etilik me origjinë bujqësore, nga një distilat dhe/ose nga një pije e fortë alkoolike, e cila përmban pjesë përbërëse të cilësisë së lartë të verdhës së vezës, të bardhës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 84 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE të vezës, si dhe sheqer dhe mjaltë. Përbërja minimale e sheqerit apo mjaltit arrin në 150 gr/litër, i shprehur në sheqer invert. Në një litër likere me vezë duhet të ketë së paku 140 gr të verdhë të vezës. 2. Fortësia alkoolike e likerit të vezës, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm, është së paku 14 % vol. 3. Në prodhimin e likerit të vezës mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 40. Likeri me vezë 1. Likeri me vezë është pije e fortë alkoolike, e aromatizuar ose jo e përfituar nga alkooli etilik me origjinë bujqësore, distilati i ose pijeve të forta alkoolike, ku përbërësit karakteristikë janë të verdhët e vezës, bardhët e vezës dhe përmban sheqer apo mjaltë. Përbërja minimale e sheqerit apo mjaltit arrin në 150 g / litër, i shprehur në sheqer invert. Në një litër likeri me vezë duhet të ketë së paku 70 gr. të verdhë të vezës. 2. Fortësia alkoolike e likerit të vezës, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 15 % vol. 3. Në prodhimin e likerit me vezë mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 41. Mistra 1. Mistra është pije e fortë alkoolike e pangjyrë e aromatizuar me farë të anisit ose anetol natyror: 1.1. përmban më së paku 1 gram/ litër dhe më së shumti 2 gram/ litër anetol; 1.2. mund të përmbajë distilat të bimëve aromatike; 1.3. nuk përmban sheqer të shtuar. 2. Fortësia alkoolike e mistras e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 40 % vol, më së shumti 47% vol. 3. Në prodhimin e mistras mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 4. Mistra nuk lejohet të ngjyroset. 42. Vakeva glogi – Spritglogg 1. Vakeva glogi ose Spritglogg është pije e fortë alkoolike, e përfituar me aromatizimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore, me aroma natyrore identike me karafilin dhe/ose kanellë, duke shfrytëzuar njërën nga procedurat si në vijim: macerimin dhe/ose distilimin, ridistilimin e alkoolit, me shtesa të pjesëve të bimëve të lartë cekura, me shtimin e aromave identike natyrore të karafilit dhe kanellës me kombinimin e këtyre procedurave. 2. Fortësia alkoolike e vakeva glogi ose Spritglogg e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 15 % vol. 3. Në prodhimin e vakeva glogi ose Spritglogg mund të përdoren aromat e përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij, mirëpo aromat e erëzave përbërësve të lartcekura duhet të dominojnë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 85 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 4. Përmbajtja maksimale e verës ose prodhimeve nga vera është 50% të prodhimit të gatshëm. 43. Berenburg 1. Berenburg është pije e fortë alkoolike: 1.1. prodhohet me përdorimin e alkoolit etilik me origjinë bujqësore; 1.2. me macerimin e pjesëve dhe frutave të pemëve; 1.3. të cilat përmbajnë si aromë të veçantë të distilatit të rrënjës së encijanit (Gentiana lutea L.), kokrrave të dëllinjës (Juniperus communis L.) dhe gjetheve të (Laurus nobilis L.); 1.4. ngjyra e prodhimit të gatshëm varion nga e ndritshmja deri te kafe e errët; 1.5. mund të ëmbëlsohet maksimalisht 20 gr / litër e shprehur si sheqer invert. 2. Fortësia alkoolike e berenburg, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është së paku 30 % vol. 3. Në prodhimin e berenburger mund të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 44. Nektari nga mjalti 1. Nektari nga mjalti është pije e fortë alkoolike, e përfituar me aromatizimin e përzierjes së tretjes së fermentuar të mjaltit dhe distilatit të mjaltit dhe/ose alkoolit etilik me origjinë bujqësore që përmban më së paku 30% vol tretje të fermentuar të mjaltit. 2. Fortësia alkoolike e nektarit nga mjalti, e cila vendoset në shitje si prodhim i gatshëm është më së paku 22 % vol. 3. Në prodhimin e nektarit nga mjalti mund, të përdoren aromat dhe përbërësit tjerë me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij, me kusht te dominon shija e mjaltit. 4. Nektari nga mjalti lejohet të ëmbëlsohet vetëm me mjaltë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 86 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ SHTOJCA II RREGULLAT E VEÇANTA TË ZBATUESHME PËR PIJE TË CAKTUARA TË FORTA ALKOOLIKE 1. “Rum-Verschnitt” prodhohet në Gjermani dhe merret duke përzier rum dhe alkool etilik me origjinë bujqësore, në mënyrë të tillë që një pjesë prej të paktën 5% të alkoolit të përmbajtur në produktin përfundimtar, të vijë nga rum. Fortësia alkoolike e Rum-Verschnitt është të paktën 37.5% vol. Fjala “Verschnitt” përdoret për të përshkruar, paraqitur dhe etiketuar me shkronja të të njëjtit lloj, madhësi dhe ngjyrë dhe në të njëjtin rend si fjala “Rum” në rastin e paketimit në shishe në etiketën e përparme. Emri ligjor i këtij produkti është “pije e fortë alkoolike”. 2. Pijet e forta alkoolike nga kumbullat ”Slivovice”, prodhohen në Republikën Çeke dhe merren duke shtuar alkool etilik me origjinë bujqësore në distilimin e kumbullës para distilatit përfundimtar, në mënyrë të tillë që një pjesë prej të paktën 70% të alkoolit të përmbajtur në produktin përfundimtar të vijë nga distilimi i kumbullës. Emri ligjor i këtij produkti është “pije e fortë alkoolike”. Emri “raki kumbulle” mund të shtohet nëse tregohet në të njëjtën fushë të shikimit në etiketën e përparme. Kjo dispozitë nuk paragjykon përdorimin e emrave ligjorë për raki frutash në kategorinë 9 të Shtojcës I, të këtij ligji. 3. Guignolet Kirsch “liker i qershisë” prodhohet në Francë dhe merret duke përzier guignolet dhe kirsch, në mënyrë të tillë që një proporcion minimal prej 3 % të alkoolit të pastër total të përmbajtur në produktin përfundimtar të vijë nga kirsch. Fjala “guignolet” do të shfaqet në përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin me karaktere me të njëjtin font, madhësi dhe ngjyrë, si dhe në të njëjtën linjë, si fjala “kirsch” dhe në rast shishesh, në etiketën e përparme. Emri ligjor i këtij produkti do të jetë “liker”. Përbërja e tij alkoolike duhet të tregojë përqindjen në vëllim të alkoolit të pastër që guignolet dhe kirsch përfaqësojnë në përmbajtjen totale të alkoolit të pastër sipas vëllimit të kirsch guignolet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 87 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ SHTOJCA III SISTEMI DINAMIK I MATURIMIT – VJETËRSIMIT OSE SISTEMI „CRIADERAS Y SOLERA“ OSE „SOLERA E CRIADERAS” 1. Sistemi dinamik i vjetërsisë ose një sistem “criaderas y solera” ose “solera e criaderas” konsiston në shkarkimin periodik të një pjese të brandit të përmbajtur në secilën prej fuçive të bungut ose kontejnerëve që përbëjnë një nivel vjetërsimi dhe shtimin e sasive të përshtatshme të brandit të shkarkuar nga një nivel tjetër, i mëparshëm. 2. Përkufizimet: 2.1. “Niveli i vjetërsisë” nënkupton çdo grup fuçi bungut ose kontejnerë të së njëjtës moshë përmes të cilit kalon brandi në procesin e vjetërsisë. Çdo nivel quhet “criadera”, përveç atij të fundit, i cili i paraprin mbushjes së shisheve të brandit dhe që quhet “solera”; 2.2. “Shkarkim” do të thotë vëllimi i pjesshëm i brandit, i shkarkuar nga secila fuçi, lisi i bungut ose enë e një niveli të caktuar të vjetërsisë dhe shtohet në fuçi bungut ose kontejner në vijim të një serie nivelesh të vjetërsisë ose në rastin e “solere”, mbushet në shishe dhe transportohet; 2.3. “Mbushja” nënkupton vëllimin e rakisë nga fuçitë e bungut ose kontejnerët e një niveli të caktuar të vjetërsisë që shtohet dhe përzihet me përmbajtjen e fuçive të lisit bungut ose kontejnerëve, pas një serie nivelesh të vjetërsisë si në vijim; 2.4. “Mosha mesatare” do të thotë periudha kohore që korrespondon me rrotullimin e stoqeve totale të rakisë në procesin e vjetërsisë, e llogaritur duke pjesëtuar vëllimin e përgjithshëm të rakisë të përmbajtur në të gjitha nivelet e vjetërsisë me vëllimin e rakisë, të shkarkuar nga niveli i fundit i vjetërsisë “solere” gjatë një viti; 2.5. Kur bëhet fjalë për fuçitë ose rezervuarëve të bungut deri në 1000 litra, numri vjetor i shkarkimeve dhe mbushjeve është më i vogël ose i barabartë me dyfishin e numrit të niveleve të vjetërsisë në sistem, për të siguruar që pjesa më e re të jetë gjashtë (6) muajsh ose më e vjetër; 2.6. Kur bëhet fjalë për fuçitë ose rezervuarëve e lisit të bungut më të mëdha se 1000 litra, numri vjetor i shkarkimeve dhe mbushjeve është më i vogël ose i barabartë me numrin e niveleve të vjetërsisë në sistem për të siguruar që pjesa më e re të jetë një (1) vit ose më e vjetër. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 88 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly __________________________________________________________________________ SHTOJCA IV LISTA E PIJEVE TË FORTA ALKOOLIKE ME PREJARDHJE NGA KOSOVA 1. Raki Rrushi e Kosovës 1. Rakia e Rrushit është pije e fortë alkoolike që i takon kategorisë së rakive nga frutat, dhe përfitohet me distilimin e mushtit të fermentuar në 60 – 72% alkool. 2. Rakia e Rrushit është pije alkoolike e pangjyrë e përfituar ekskluzivisht me distilimin e pulpës se rrushit ashtu që me karakteristikat e veçanta organoleptike dhe parametrave analitikë të detektuar kjo pije alkoolike dallohet nga pijet alkoolike nga distilati i verës që prodhohet me distilimin e verës dhe rakisë nga mushti i rrushit. 3. Masa e fermentuar e rrushit, apo verës distilohet me distilim të thjeshtë, duke fituar raki nga min. 40% vol. deri ne 50% vol, ose me distilim kontinual duke fituar distilat me 62 - 72% vol i cili përdoret për prodhimin e rakisë. 4. Duhet të ketë shkallë të lartë kthjelltësisë, sipas rregullit e pa ngjyrë, me aromë të dalluar dhe shije jashtëzakonisht të mirë, karakteristikë për rrushin nga i cili është përfituar. Kjo raki mund të prodhohet vetëm në Kosovë nga varietetet e ndryshme të rrushit që kultivohet në Kosovë. Preferohen kryesisht varietetet e rrushit të tryezës, por edhe lloje të tjera të rrushit. Preferohet që një kohë të qëndroj pa u treguar në mënyrë që të harmonizohet në aromë dhe shije të mirë. 5. Tek Rakia e Rrushit të Kosovës nuk lejohet aromatizimi, të shtohet ngjyrë dhe as nuk lejohet të shtohet alkool te holluar apo të pa holluar në të. 2. Veraku i Kosovës 1. Është pije e fortë alkoolike e fituar me një proces më të gjatë teknologjik se sa pijet e tjera të forta alkoolike. Në fillim fitohet distilati për verak nga verat e bardha e cila është e prodhuar nga varietetet e rrushit të kultivuar në Kosovë. Vera për prodhimin e Verakut duhet te ketë 10 - 11% vol. alkool, ekstrakte të ulët dhe aciditet të lartë. 2. Fortësia e preferuar për ketë qëllim të këtij distilati është prej 62-70% vol. Ky distilat maturohet - vjetërsohet në enët e drurit prej Bungut, ku qëndron minimum 10 vite. Faza finale e prodhimit të Verakut është zbutja e distilatit nga 38 - 42 % vol. dhe rregullimi i tij në aspektin organoleptikë. 3. Te Veraku i Kosovës nuk lejohet shtimi i alkoolit të holluar apo të pa holluar. 4. Distilatit të verakut mund t‘i shtohet karamel për përshtatje të ngjyrës. 5. Në prodhimin e Verakut mund të përdoren vetëm aromat dhe përbërësit me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 4 KORRIK 2022, PRISHTINË 89 LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE 3. Raki kumbulle e Kosovës 1. Rakia kumbullës është pije e fortë alkoolike që radhitet në kategorinë e rakive nga frutat e fituar me distilimin e mushtit të fermentuar të kumbullës në 45 – 50 % vol alkool e cila përmban aromën dhe shijen e lëndës së distiluar. 2. Rakia e kumbullës është pije tradicionale alkoolike e prodhuar si raki nga frutat e kumbullës (Prunus domestica L.) e cila ka një traditë shumëvjeçare në këto lokalitete dhe i jep distilatit një karakter specifikë të njohur e pasuruar me qëndrim për vjetërsim në enët për ruajtje. 3. Për prodhimin e rakisë së vjetër nga kumbullat përdoren kumbullat që rakisë i japin aroma të theksuara karakteristike. Frutat e kumbullës gjatë përpunimit lirohen nga bërthamat dhe bluhen, pas së cilës lëngu fermenton. Distilimi i lëngut të fermentuar rrjedh në atë mënyrë që fortësia alkoolike të jetë 45 – 50 % vol ashtu që distilati të përmban shije dhe aroma të pasura. Distilati i përfituar i nënshtrohet ruajtjes në enët për ruajtje minimalisht dymbëdhjetë (12) muaj. Rakia e kumbullës është me ngjyrë të bardhë dhe preferohet të ridestilohet, për të arritur shije dhe aromë më të mirë. 4. Në prodhimin e rakisë së kumbullës nga Kosova mund të përdoren vetëm aromat dhe përbërësit me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të saj. 4. Raki molle e Kosovës 1. Rakia e mollës e Kosovës është pije e fortë alkoolike që radhitet në kategorinë e rakive nga frutat e fituar me distilimin e mushtit të fermentuar të mollës në 45 – 50 % vol alkool e cila përmban aromën dhe shijen e lëndës së distiluar. 2. Rakia e mollës e Kosovës është pije tradicionale alkoolike e prodhuar si raki nga frutat e mollës (Malys domestica Borkh) e cila ka një traditë shumëvjeçare në këto lokalitete dhe i jep distilatit një karakter specifikë. 3. Frutat e mollës gjatë përpunimit bluhen, pas së cilës lëngu fermenton. Distilimi i lëngut të fermentuar rrjedh në atë mënyrë që fortësia alkoolike të jetë 45 – 50 % vol ashtu që distilati të përmban shije dhe aroma të pasura. 4. Në prodhimin e rakisë nga mollët mund të përdoren vetëm aromat dhe përbërësit me origjinë natyrore që përdoren për harmonizimin sa më të mirë të tij. 5. Me qëllim të harmonizimit të parametrave organoleptikë preferohet që distilati i përfituar ti nënshtrohet ruajtjes në enët përkatëse për ruajtje. 6. Te rakia e mollës së Kosovës nuk lejohet aromatizimi, të shtohet ngjyrë dhe as nuk lejohet të shtohet alkool të holluar apo të pa holluar në të.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-070 PËR PIJET E FORTA ALKOOLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in