LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN
This is the preamble and title of the Law on Tourism.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-074
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Law on Tourism. This article states the law’s purpose: to set basic principles, standards, and rules for sustainable tourism in Kosovo. This provision makes the law mandatory for public institutions and economic operators carrying out tourism activities. This article defines key terms used in the tourism law. Turizmi planifikohet përmes një strategjie shtetërore, e cila miratohet nga Qeveria pas propozimit të Ministrisë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN
Showing 55 of 55
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Law on Tourism.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN Kuvendi i Republikës së Kosovës, Mbështetur në nenin 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR TURIZMIN KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set basic principles, standards, and rules for sustainable tourism in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës. 2. Ky ligj është plotësisht në përputhje me Direktivën 2015/2302 e Parlamentit dhe Këshillit, të 25 nëntorit 2015 për paketën e udhëtimit dhe aranzhimet e lidhura të udhëtimit duke ndryshuar rregulloren (KE) Nr. 2006/2004 dhe Direktiva 2011/83/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit si dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit 90/314/KEE. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision makes the law mandatory for public institutions and economic operators carrying out tourism activities.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj është i detyrueshëm për të gjitha institucionet publike dhe operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari turistike në përputhje me standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the tourism law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kup ti met e përcaktuara si në vijim: 1.1. Ministria-ministrinë përgjegjëse për turizëm; 1.2. Ministri — Ministri për gjegjës për turizëm; 1.3. Veprimtari turistike - çdo veprimtari apo shërbim që ofrohet nga subjekte në fushën e turizmit dhe hotelerisë; 1.4. Turizëm - veprimtari e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm por jo më shumë se një (1) vit radhazi për argëtim, punë dhe qëllime të tjera që nuk lidhen me ushtrimin e ndonjë veprimtarie fitimprurëse me vendin që vizitohet; 1.5. Turist - vizitor (i brendshëm ose të jashtëm) nëse udhëtimi i tij përfshin një natë qëndrimi; 1.6. Vizitor - udhëtari që bën një udhëtim për në një destinacion jashtë mjedisit të tij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN të zakonshëm për më pak së një (1) vit për ndonjë nga qëllimet kryesore (kohë të lirë, biznes ose qëllime të tjera personale) por jo të punësohet në vendin e vizituar; 1.7. Zonë me përparësi për zhvillim të turizmit - zonë me rëndësi shtetërore në fushën e turizmit; 1.8. Ekskursion - kombinim i organizuar paraprakisht të shërbimeve të transportit dhe shërbimeve të tjera që shiten ose ofrohen për shitje brenda të njëjtit çmim, shërbime që ofrohen për një periudhë më të shkurtër se njëzet e katër (24) orë dhe që nuk përfshijnë akomodimin; 1.9. Standard - një sërë kushtesh dhe standardesh për ngritjen dhe pajisjen e një objekti, cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe kushtet në lidhje me mirëmbajtjen e objektit; 1.10. Atraksion turistik - një pikë referimi veçanërisht atraktive të një destinacioni turistik me karakter natyror ose social brenda një zone turistike; 1.11. Destinacion turistik - zonë e populluar që përmban monumentet natyrore, kulturore, historike ose monumente të tjera të rëndësishme për turizmin, infrastrukturën e shërbimeve, transportit ose turizmit si dhe lehtësitë dhe elementet tjera përcjellëse për akomodimin dhe qëndrimin e turistëve; 1.12. Strukturë e akomodimit - hapësirë e lidhur funksionalisht, të zhvilluar posaçërisht dhe të pajisur, e cila është në përputhje me kushtet minimale teknike të përcaktuara për ofrimin e shërbimeve të akomodimit ose për kryerjen e aktiviteteve të akomodimit; 1.13. Njësi akomodimi - dhomë, apartament, shtëpi e pushimit, tendat e kampingut ose ndonjë objekt tjetër që përdoret për të siguruar strehim për mysafirët dhe që përputhet me kushtet minimale teknike të rregulluara me ligj; 1.14. Hotel - një objekt biznesi që kryen veprimtari mikpritëse me qëllim të ofrimit të shërbimeve të akomodimit, përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit dhe pijeve, me një pritje, lobi, restorant me një kuzhinë dhe njësi akomodimi; 1.15. Motel - ndërtesë që ofron shërbim akomodimi dhe parkimi, zakonisht me synimin për qëndrim të shkurtër të udhëtarëve, me vendndodhje në periferi të qendrave të banuara, pranë kryqëzimeve dhe rrugëve automobilistike; 1.16. Hostel - ndërtesë që ofron akomodim dhe ushqim me çmime ekonomike, zakonisht për udhëtarë, studentë dhe punëtorë, ku dhoma ndahet mes disa klientëve të ndryshëm; 1.17. Resort - kompleks i ndërtesave për pushim dhe argëtim, të grupuara e të administruara së bashku, si: hotele, apartamente, villa, studio, që u ofron klientëve akomodim, ushqim, pije, veprimtari sportive e argëtuese dhe shërbime ndihmëse; 1.18. Fshat turistik - strukturë e organizuar në formë fshati, me përqendrim të burimeve turistike, të klasifikuar në përputhje me standardet e miratuara për zhvillimin e turizmit; 1.19. Bujtinë (shtëpi pritëse) - ndërtesë një pjesë e së cilës përdoret si rezidencë e pronarit dhe ku ofrohet akomodim dhe ushqim për turistët; 1.20. Kamping - zonë publike ose private të pajisur me infrastrukturë të domosdoshme (ujë, tualete, energji elektrike etj.), ku udhëtarët mund të akomodohen në tendat e kampingut, apo të ngrenë tendat e tyre ose të parkojnë mjetin motorik akomodues (kampshtëpizë); 1.21. Qendër kurative - strukturë akomoduese me vendndodhje në zona me potenciale GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN shëruese natyrore, të cilat stimulohen nga toka, uji, rëra e klima dhe që shërbejnë për kryerjen e terapive shëruese; 1.22. Fjetje dhe mëngjes (B&B) - strukturë akomoduese që ofron shërbimin e fjetjes dhe mëngjesit brenda çmimit të dhomës. Kjo strukturë akomoduese nuk ofron shërbim restoranti dhe ambiente të përbashkëta; 1.23. Paketë udhëtimi - kombinimi i jo më pak se dy llojeve të shërbimeve të udhëtimit për qëllim të të njëjtit udhëtim apo pushim: 1.23.1. nëse këto shërbime janë kombinuar nga një agjenci e udhëtimit me kërkesën apo me zgjedhjen e shërbimeve prej turistit përpara se të lidhet një kontratë për të gjitha shërbimet; 1.23.2. pavarësisht nëse janë lidhur kontrata të veçanta me ofrues të shërbimeve individuale të udhëtimit, këto shërbime janë: 1.23.2.1. blerë nga një pikë e vetme shitjeje dhe ato shërbime janë përzgjedhur para se udhëtari të bie dakord të paguajë; 1.23.2.2. ofruar ose shiten me një çmim të vetëm; 1.23.2.3. publikuar ose shiten me emërtimin “paketë” ose me një emërtim të ngjashëm me të; 1.23.2.4. kombinuar pas lidhjes së kontratës, me anë të së cilës agjencia e udhëtimit i jep të drejtën udhëtarit të zgjedhë midis opsioneve të ndryshme të shërbimeve të udhëtimit; ose 1.23.2.5. blerë prej ofruesve të këtyre shërbimeve, nëpërmjet proceseve të lidhura të rezervimeve elektronike, ku emri dhe të dhënat e tjera të udhëtarit, të domosdoshme për mbylljen e rezervimit, u kalojnë ofruesve të tjerë të shërbimeve në fjalë, jo më vonë sesa koha kur konfirmohet shërbimi i parë. 1.24. Mungesë e konformitetit - dështimi për të realizuar apo realizim jo të duhur të shërbimeve të udhëtimit të përfshira në një paketë; 1.25. Udhërrëfyes - personi që udhëzon vizitorët në gjuhën që ata zgjedhin dhe interpreton trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një zone, person i cili posedon një kualifikim specifik për zonën, zakonisht të lëshuar ose të njohur nga autoriteti përkatës. KAPITULLI II POLITIKAT SHTETËRORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Turizmi planifikohet përmes një strategjie shtetërore, e cila miratohet nga Qeveria pas propozimit të Ministrisë.
Neni 4 Strategjia shtetërore e zhvillimit të turizmit 1. Zhvillimi i turizmit planifikohet përmes strategjisë shtetërore të zhvillimit të turizmit. 2. Strategjia shtetërore e zhvillimit të turizmit miratohet nga Qeveria pas propozimit të Ministrisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry sets the tourism brand, and the Government regulates the form and content of the tourism state symbol by secondary act after a Ministry proposal.
Neni 5 Brendi dhe simboli shtetëror 1. Brendi i turizmit të Republikës së Kosovës ka për qëllim identifikimin sa më të mirë të Kosovës si destinacion turistik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2. Ministria, pas një analize, përcakton brendin e turizmit të Republikës së Kosovës. Sipas brendit të turizmit, Ministria e përcakton edhe simbolin shtetëror për turizmin. 3. Qeveria, me akt nënligjor, rregullon formën dhe përmbajtjen e simbolit shtetëror për turizmin pas propozimit të Ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Qeveria themelon Këshillin e Turizmit me propozim të Ministrisë, dhe Ministri përcakton me akt nënligjor përbërjen, detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
Neni 6 Këshilli i Turizmit 1. Qeveria, me propozim të Ministrisë, themelon Këshillin e Turizmit. 2. Roli i Këshillit është ngritja e dialogut në mes institucioneve publike dhe operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit përmes këshillëdhënies dhe shkëmbimit të informatave. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton përbërjen, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Turizmit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Tourism Register is public; tourism businesses must apply to register after first registering with the Kosovo Business Registration Agency; the Tourism Department handles requests and updates the register; and the Minister sets register rules by subordinate act.
Neni 7 Regjistri i Turizmit 1. Regjistri i Turizmit është publik dhe i qasshëm për aplikuesit në fushën e turizmit. 2. Bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e turizmit bëjnë kërkesë për regjistrim në Regjistër pasi të jenë regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. 3. Departamenti i Turizmit në kuadër të Ministrisë është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe përditësimin e të dhënave në Regjistër. 4. Ministri, me akt nënligjor, përcakton përmbajtjen, mënyrën e menaxhimit dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të Turizmit, duke përfshirë edhe regjistrimin e të dhënave. KAPITULLI III FUNKSIONIMI I AGJENCIVE TË UDHËTIMIT - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Travel agencies registered as commercial companies must meet the required criteria; some agencies may sell travel services online if legal conditions are met.
Neni 8 Agjencia e udhëtimit 1. Agjencia e udhëtimit e regjistruar si shoqëri tregtare duhet t’i plotësojë kriteret për ofrimin e shërbimeve turistike për organizimin e udhëtimeve ose vepron si ndërmjetësues për shitjen dhe zbatimin e shërbimeve për udhëtimin dhe qëndrimin e turistëve. 2. Sipas llojit të shërbimeve të ofruara, agjencia e udhëtimit mund të jetë: 2.1. Agjenci organizatore, e cila organizon paketa turistike dhe i shet drejtpërsëdrejti, i zbaton ose i ofron për shitje nëpërmjet një agjencie ndërmjetësuese, organizon ekskursione ose ofron shërbime të tjera turistike. Agjencia organizatore mund t’i ofrojë të gjitha shërbimet e cekura në nën-paragrafët 1.1 deri 1.17, të paragrafit 1 në nenin 9 të këtij ligji; 2.2. Agjencia ndërmjetësuese (ndërmjetësuesi) shet paketa turistike të organizuara nga agjencia organizatore ose që ofron shërbime të tjera të agjencisë sipas këtij ligji. Ndërmjetësuesi mund t’i ofrojë shërbimet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.3 deri 1.17, të paragrafit 1 të nenit 9 të këtij ligji. 3. Agjencia e udhëtimit mund të ofrojë për shitje ose të shesë shërbime për udhëtarët nëpërmjet internetit në përputhje me legjislacionin përkatës për tregtinë elektronike dhe operacionet elektronike dhe nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 4. Agjencia e udhëtimit e cila ofron dhe shet një paketë udhëtimi të krijuar nga agjencia organizatore e cila nuk ka zyrë të regjistruar në Kosovë konsiderohet organizator dhe duhet t’i përmbushë kushtet e përcaktuara në këtë ligj. 5. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kushtet, kriteret dhe detyrimet për ushtrimin e veprimtarisë së agjencive të udhëtimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A travel agency may offer a listed set of travel and tourism services.
Neni 9 Shërbimet e agjencisë së udhëtimit 1. Agjencia e udhëtimit mund t’i ofrojë shërbimet e mëposhtme: 1.1. organizimin, shitjen dhe zbatimin e paketave të udhëtimit në vend dhe jashtë vendit; 1.2. organizimin e vizitave turistike, ekskursioneve, programeve argëtuese, takimeve, kongreseve, panaireve, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve tjera, si dhe organizimin e transferimit të udhëtarëve për paketat e organizuara; 1.3. operimin si ndërmjetësues në shitjen dhe zbatimin e ekskursioneve; 1.4. operimin si ndërmjetësues në shitjen dhe zbatimin e paketave të udhëtimeve; 1.5. sigurimin dhe operimin si ndërmjetësues në ofrimin e shërbimeve të udhërrëfyesit turistik, shoqëruesve turistikë dhe organizatorëve të ngjarjeve; 1.6. shitjen dhe operimin si ndërmjetësues në marrjen dhe transferimin e udhëtarëve në automjete ose nëpërmjet transportuesve që janë në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin përkatës që rregullon transportin; 1.7. shitjen dhe operimin si ndërmjetësues në shitjen e biletave ose rezervimin e ulëseve për të gjitha mjetet e transportit dhe duke vepruar si ndërmjetësues në aplikimin e vizave; 1.8. rezervimin dhe shitjen e shërbimeve turistike dhe të akomodimit dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe qëndrimin e udhëtarëve; 1.9. përfaqësimin e agjencive turistike vendore dhe atyre të huaja në destinacionet e udhëtimit; 1.10. operimin si ndërmjetësues në marrjen me qira të njësive akomoduese; 1.11. operimin si ndërmjetësues në marrjen e dokumenteve të kërkuara për organizimin dhe ofrimin e shërbimeve në forma të ndryshme të turizmit; 1.12. sigurimin e shërbimeve të makinave me qira; 1.13. rezervimin, blerjen dhe shitjen e biletave për të gjitha llojet e ngjarjeve, shfaqjeve sportive dhe argëtuese, manifestimeve, si dhe për muzetë, panairet etj.; 1.14. marrjen me qira dhe operimin si ndërmjetësues në dhënien me qira të mjeteve të transportit/automjeteve; 1.15. sigurimin e informacionit turistik dhe materialit promovues; 1.16. operimin si ndërmjetësues në lidhjen e kontratave të sigurimit të udhëtimit dhe valixheve; 1.17. shërbime të tjera në pajtim me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Travel agency operators need a permit from the Ministry to carry out the activity; the minister also sets the permit form, application rules, administrative fee, and review/appeals commissions.
Neni 10 Lejimi për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë organizatore të udhëtimit 1. Për ushtrimin e veprimtarisë, agjencia organizatore e udhëtimit pajiset me leje nga Ministria. 2. Ministri, me akt nënligjor, përcakton formën, kriteret, procedurat e aplikimit, taksën administrative, themelimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe të komisionit për ankesa. 3. Leja lëshohet për një periudhë të pacaktuar të vlefshmërisë. 4. Tarifat për leje duhet të jenë në përputhje me parimin e mbulimit të shpenzimeve administrative dhe që përbën shumën e nevojshme për t’i mbuluar shpenzimet që dalin për të administruar lejen për periudhën e vlefshmërisë së lejes. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Travel agencies running packages, tours, or excursions must keep bank guarantee or valid insurance in place to cover third-party obligations and traveller losses.
Neni 11 Sigurimi ndaj palëve të treta 1. Agjencia e udhëtimit e cila organizon paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes garancisë bankare ose policës së vlefshme të sigurimit: 1.1. Sigurimi duhet të mbulojë kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj udhëtarit nga mos përmbushja, përmbushja e pjesshme ose përmbushja e parregullt e detyrimeve sipas marrëveshjes së udhëtimit, itinerarit të udhëtimit ose itinerarit të ekskursionit si dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të pamundësisë së agjencisë së udhëtimit për t’i shlyer kostot e nevojshme të strehimit ose akomodimit, ushqimit dhe kthimit të udhëtarëve nga një udhëtim në vendin e nisjes brenda dhe jashtë vendit; 1.2. Garancia bankare ose polica e sigurimit duhet t’i mbulojë po ashtu rastet e pamundësisë të përmendura më sipër të shkaktuara nga falimentimi i agjencisë së udhëtimit. 2. Agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë garancinë bankare ose policën e sigurimit nga paragrafi 1 i këtij neni në vazhdimësi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së veprimtarisë së saj. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton mbulueshmërinë e sigurimit, shumën dhe procedurat e realizimit dhe dëmshpërblimit ndaj palëve të treta. 4. Agjencia e udhëtimit që organizon turne ose ofron shërbime të transportit për udhëtarët duhet t’i përdorë mjetet e veta të transportit ose mjetet e transportit të transportuesve të tjerë që kanë policën e tyre të sigurimit për mbulimin e pasojave të një aksidenti. 5. Agjencia organizatore e paketës duhet që, përmes garancisë bankare, të mbulojë: 5.1. rimbursimin e të gjitha pagesave të bëra nga ose në emër të udhëtarit në lidhje me kontratën e udhëtimit për paketat dhe shërbimet që nuk kryhen ose që kryhen vetëm pjesërisht si pasojë e falimentimit; 5.2. kompensimin e udhëtarit për shpenzimet e strehimit të nevojshëm, ushqimin dhe kthimin në vendin e nisjes në Kosovë apo jashtë vendit si dhe të gjitha pretendimet e tjera në këtë drejtim në rast të falimentimit të agjencisë organizatore nëse transporti ishte i përfshirë në kontratën e paketës së udhëtimit. 6. Për t’i përmbushur detyrimet e saj të përcaktuara në paragrafin 5 të këtij neni, agjencia organizatore i jep të drejtën udhëtarit për t’i zgjidhur drejtpërdrejt pretendimet e tij nga sigurimi dhe si dëshmi e një të drejtë të tillë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 7. Agjencia organizatore duhet të vë në dispozicion të udhëtarit informacione lidhur me përmbajtjen e këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme të garancisë bankare apo policës së sigurimit. Agjencia organizatore duhet gjithashtu të vë në dispozicion edhe informacionin lidhur me rastet e sigurimit vullnetar kur kjo është e aplikueshme. KAPITULLI IV PAKETAT E UDHËTIMIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article applies the chapter to travel packages offered and sold by travel agencies linked to travel arrangements, and only qualifying travel agencies may organize and sell travel packages.
Neni 12 Fusha e zbatimit 1. Dispozitat e këtij kapitulli zbatohen për paketat e ofruara dhe të shitura nga agjencitë e udhëtimit të ndërlidhura me marrëveshjet e udhëtimit me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve të tyre kontraktuale. 2. Vetëm agjencitë e udhëtimit që i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj mund të kryejnë veprimtarinë e organizimit dhe shitjes së paketës së udhëtimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article defines when a trip counts as a travel package or an excursion, and says separate invoicing does not remove the organizer’s or intermediary’s duties under the law.
Neni 13 Paketa e udhëtimit 1. Paketa e udhëtimit është kombinim paraprak i dy ose më shumë shërbimeve vijuese të cilat ofrohen për shitje dhe paguhen për një çmim të përgjithshëm nëse shërbimi zgjat vazhdimisht për më shumë se njëzet e katër (24) orë ose përfshin: 1.1. transport; 1.2. akomodim; 1.3. shërbime të tjera turistike që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të paketës së udhëtimit, si: ushqim, vizita në ngjarje të ndryshme, vizita në pamjet natyrore dhe kulturore apo të tjera të ngjashme. 2. Udhëtimi që zgjat më pak se njëzet e katër (24) orë e që nuk përfshin akomodimin është ekskursion. 3. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni, ekskursion konsiderohet udhëtimi në paketë në qoftë së përfshin kombinim paraprak të dy ose më shumë shërbimeve të përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.3. të paragrafit 1 të këtij neni, të cilat ofrohen për shitje dhe shiten për një çmim total dhe i nënshtrohen të gjitha dispozitave të këtij ligji lidhur me udhëtimin në paketë. 4. Një ofertë për shitjen e shërbimeve të tjera turistike që nuk janë pjesë e programit të udhëtimit të paracaktuar mund të përfshihet më pas në programin e paketës së udhëtimit. 5. Faturimi i veçantë për shërbime të ndryshme të programit të njëjtë të paketës së udhëtimit nuk liron agjencinë organizatore ose ndërmjetësuesin e udhëtimit nga detyrimet sipas këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Travel agencies must provide a tour guide for organized travel packages, but they must not provide one during public-transport travel. They may also arrange a tour escort during transport in certain travel phases.
Neni 14 Obligimi për të ofruar udhëzime për turne 1. Për çdo grup të organizuar veçmas, agjencitë e udhëtimit duhet të sigurojnë një udhërrëfyes turistik që plotëson kushtet e përcaktuara në nenet 28 dhe 29 të këtij ligji për çdo program të paketës së udhëtimit në Kosovë ose jashtë saj. 2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, agjencia e udhëtimit nuk duhet të ofrojë udhërrëfyes turistik gjatë transportit nëse transporti është i organizuar me transport publik. Agjencia nuk ka GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN nevojë të ofrojë udhërrëfyes turistik gjatë transportit deri në pikën e fillimit të pushimit në kuadër të udhëtimit ose gjatë kthimit nga pushimi apo udhëtimi. 3. Pavarësisht dispozitave të këtij neni, agjencia e udhëtimit mund të angazhojë shoqërues turistik edhe gjatë transportit deri në pikën e fillimit të pushimit në kuadër të udhëtimit ose gjatë kthimit nga pushimi apo udhëtimi. NËNKAPITULLI I DETYRIMET E PAKETËS SË UDHËTIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Travel package organizers, intermediaries, and related travel businesses must give travelers clear precontractual information before the traveler is bound, and written information must be readable and in an official or understood language.
Neni 15 Informatat parakontraktuale mbi paketat e udhëtimit 1. Organizatorët dhe ndërmjetësuesit, nëse paketat janë shitur nëpërmjet ndërmjetësuesit, obligohen t’i ofrojnë udhëtarit informata të përshtatshme standarde si dhe informatat sipas paragrafit 2 të këtij neni nëse janë relevante për paketën para së udhëtari të marrë përsipër ndonjë detyrim sipas kontratës së udhëtimit, paketës ose ndonjë oferte tjetër korresponduese. 2. Udhëtari duhet të informohet për karakteristikat kryesore të shërbimeve të udhëtimit të cilat përfshijnë: 2.1. destinacionin, itinerarin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit, me datat dhe, nëse është përfshirë akomodimi, numrin e netëve të përfshira; 2.2. mjetet, karakteristikat dhe kategoria e transportit, pika e nisjes dhe ajo e kthimit, datat dhe kohët, gjegjësisht vendndodhjet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjeve të ndërmjetme dhe lidhjet e transportit. Kur koha e saktë nuk është përcaktuar ende, subjekti i biznesit duhet të informojë udhëtarin për kohën e përafërt të nisjes dhe atë të kthimit; 2.3. vendndodhjen, karakteristikat kryesore dhe sipas rastit kategorinë turistike të akomodimit duke përfshirë rregullat e vendit të destinacionit; 2.4. planifikimin e kohës së ushqimit; 2.5. vizitat, ekskursionet ose shërbimet e tjera të përfshira në çmimin e përgjithshëm sipas pajtueshmërisë së palëve për paketën; 2.6. kur nuk është e qartë nga konteksti se a do t’i ofrohet udhëtarit ndonjë nga shërbimet e udhëtimit si pjesë e një grupi dhe nëse po kur është e mundur të tregohet numri i përafërt i grupit; 2.7. në rast se udhëtari përfiton nga shërbimet e tjera turistike dhe përfitimi i këtyre shërbimeve është i varur nga komunikimi efektiv verbal, ai duhet të njoftohet për gjuhën në të cilën kryhen këto shërbime; 2.8. nëse udhëtimi ose pushimi është në përgjithësi i përshtatshëm për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe sipas kërkesës së udhëtarit, i ofrohet informacion i saktë mbi përshtatshmërinë e udhëtimit ose pushimeve, duke marrë parasysh nevojat e udhëtarit; 2.9. emrin e kompanisë dhe adresën e agjencisë organizatore dhe, kur është e mundur, të nënkontraktorit apo shitësit të një shërbimi brenda paketës, numrin e tyre të telefonit dhe adresën e postës elektronike; 2.10. çmimin total të paketës përfshirë edhe taksat dhe, kur është e zbatueshme, të gjitha tarifat shtesë. Në rast se mund të paraqiten kosto shtesë të cilat nuk kanë mundur të llogariten në mënyrë të arsyeshme para lidhjes së kontratës, ofrohet një informacion i llojit të këtyre shpenzimeve që udhëtari mund t’i ketë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2.11. rregullimet për pagesë, duke përfshirë çdo shumë ose përqindje të çmimit që duhet paguar si një pagesë paraprake dhe afatin kohor për pagesën e pjesës së mbetur, ose garancitë financiare që duhet të paguhen ose të ofrohen nga udhëtari; 2.12. nëse është e aplikueshme, numrin minimal të personave që kërkohet për paketat e tilla turistike si dhe afatin kur pala mund të heqë dorë nga kontrata nëse numri nuk është plotësuar; 2.13. informacionin e përgjithshëm mbi pasaportën dhe kërkesat për vizë, duke përfshirë periudhat e përafërta për marrjen e vizave, dhe informatat mbi formalitetet shëndetësore të vendit të destinacionit; 2.14. informacionin që udhëtari mund të përfundojë kontratën në çdo kohë para fillimit të realizimit të paketës në këmbim të pagesës së një tarife të përshtatshme për ndërprerjeje; 2.15. informacionin mbi sigurimin fakultativ ose të detyrueshëm për të mbuluar koston e ndërprerjes së kontratës nga udhëtari ose koston e asistencës, duke përfshirë riatdhesimin në rast aksidenti, sëmundje ose vdekje. 3. Agjencia e udhëtimit që ndërmjetëson në përfundimin e kontratave të paketës së udhëtimit për paketat e organizuara nga agjencia organizatore e cila nuk ka selinë e regjistruar në Republikën e Kosovës duhet të tregojë në materialet promovuese dhe duhet t’i bëjë publike në informatat parakontraktuale kushtet e përgjithshme dhe kushtet e organizatorit të udhëtimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e agjencisë së udhëtimit dhe të përdoruesit të shërbimit të paktën në njërën nga gjuhët zyrtare sipas legjislacionit në fuqi (tutje: “gjuhë zyrtare”). 4. Informacioni i përcaktuar në këtë nen duhet të sigurohet në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe në mënyrë të dukshme, dhe kur informacioni i tillë jepet me shkrim, ai duhet të jetë i lexueshëm dhe i shkruar në gjuhë zyrtare, apo në një gjuhë tjetër që e njeh dhe e kupton klienti. 5. Të gjitha informatat parakontraktuale të përfshira në këtë nen janë pjesë përbërëse e kontratës mbi paketën e udhëtimit të rregulluar me këtë ligj. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The package travel contract must be clear and readable, and the organizer or seller must give the traveler a copy or confirmation. The traveler can request a printed copy in some cases.
Neni 16 Përmbajtja e kontratës së paketës së udhëtimit 1. Kontrata e paketës së udhëtimit duhet të jetë në gjuhë të qartë, të lexueshme dhe lehtë të kuptueshme. Agjencia organizatore ose shitësi duhet t’i sigurojë udhëtarit një kopje ose konfirmim të kontratës, pa vonesë të panevojshme. Udhëtari ka të drejtë të kërkojë një kopje të shtypur të kontratës së paketës së udhëtimit nëse është lidhur në praninë e njëkohshme fizike të palëve. Për kontratat e lidhura jashtë ambienteve afariste të shitësit, një kopje e konfirmimit të kontratës së paketës duhet të sigurohet e shtypur në letër ose në ndonjë pajisje funksionale elektronike. 2. Kontrata e paketës së udhëtimit ose konfirmimi i kontratës përcakton përmbajtjen e plotë të marrëveshjes e cila përfshin të gjitha informatat e përfshira në paragrafin 2 të nenit 15 të këtij ligji si dhe informatat në vijim: 2.1. kërkesat e posaçme të udhëtarit që agjencia organizatore i ka pranuar; 2.2. informatat që agjencia organizatore është: 2.2.1. përgjegjëse për kryerjen e duhur të të gjitha shërbimeve të udhëtimit të përfshira në kontratë; dhe 2.2.2. e detyruar të ofrojë ndihmë nëse udhëtari është në vështirësi, siç është përcaktuar me dispozitat e këtij kapitulli. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2.3. emrin, adresën, numrin e telefonit, dhe postën elektronike të përfaqësuesit lokal të agjencisë organizatore apo të një pike kontakti ose të një shërbimi tjetër që ia mundëson udhëtarit të kontaktojë shpejt agjencinë organizatore dhe të komunikojnë me të në mënyrë efikase, të kërkojnë ndihmë kur udhëtari është në vështirësi apo të ankohet për çdo mungesë që ka vërejtur gjatë realizimit të paketës së udhëtimit; 2.4. informacionin që udhëtarit i kërkohet të komunikojë për çdo mungesë konformiteti që ai e ka vërejtur gjatë realizimit të paketës, siç përcaktohet me këtë ligj; 2.5. kur të miturit të pashoqëruar nga një prind ose një person tjetër i autorizuar udhëtojnë në bazë të kontratës së paketës së udhëtimit që përfshin strehimin, duhet të përmbajë informacionin që mundëson kontakt të drejtpërdrejtë me të miturin ose personin përgjegjës për të miturin në vendqëndrimin e të miturit; 2.6. informacionin mbi procedurat e brendshme të trajtimit të ankesave dhe mbi zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve; 2.7. informacionin mbi të drejtën e udhëtarit për të transferuar kontratën tek një udhëtar tjetër në përputhje me nenin 17 të këtij ligji. 3. Duke iu referuar paketave siç përcaktohet në nenin 13 të këtij ligji, agjencia e udhëtimit të cilës i janë bartur të dhënat informon agjencinë organizatore për lidhjen e kontratës që mundëson krijimin e një pakete. Agjencia e udhëtimit i siguron agjencisë organizatore informacionin e nevojshëm për t’i përmbushur detyrimet e saj si organizator. Sapo agjencia organizatore të informohet së është krijuar një paketë, agjencia organizatore duhet t’i ofrojë udhëtarit informatat e cekura në paragrafin 2 të këtij neni në një formë të përshtatshme, duke përfshirë edhe komunikimin elektronik. 4. Informacioni i përcaktuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni duhet të sigurohet në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe të dukshme. 5. Në kohën e duhur para fillimit të paketës, agjencia organizatore duhet t’i sigurojë udhëtarit faturat e nevojshme, kuponët dhe biletat, informatat mbi kohën e caktuar të nisjes dhe, aty ku është e mundur, afatin e hyrjes si dhe afatet e planifikuara për ndalesat e ndërmjetme, lidhjet e transportit dhe mbërritjen. NËNKAPITULLI II NDRYSHIMET NË PAKETËN E UDHËTIMIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The traveler may transfer a package travel contract before the trip starts if the organizer is notified reasonably and the replacement person meets the contract conditions.
Neni 17 Transferimi i kontratës së paketës së udhëtimit 1. Para fillimit të zbatimit të paketës së udhëtimit, udhëtari mund ta transferojë kontratën e udhëtimit të paketës tek një person që i plotëson të gjitha kushtet e zbatueshme për atë kontratë, pas njoftimit të organizatorit me një njoftim të arsyeshëm. Njoftimi i dhënë agjencisë organizatore jo më vonë se shtatë (7) ditë para fillimit të udhëtimit të paketës konsiderohet si i arsyeshëm. 2. Transferuesi i kontratës së paketës së udhëtimit dhe ai të cilit i transferohet ajo duhet të jenë bashkërisht përgjegjës për pagesën e çmimit dhe çdo tarife, ngarkese apo shpenzimi tjetër shtesë që rrjedhë nga transferimi i kontratës. 3. Agjencia organizatore duhet të informojë transferuesin lidhur me kostot aktuale të transferimit i cili nuk duhet të jetë i paarsyeshëm dhe nuk duhet të tejkalojë koston aktuale të agjencisë organizatore për shkak të transferimit të kontratës së paketës së udhëtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 4. Agjencia organizatore duhet t’i sigurojë transferuesit dëshmi të tarifave ose kostove të tjera shtesë që rrjedhin nga transferimi i kontratës së paketës së udhëtimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agjencia organizatore mund ta rrisë çmimin e paketës së udhëtimit vetëm kur kontrata e lejon shprehimisht, njofton udhëtarin me shpjegim dhe llogaritje, dhe respekton kufirin 8% dhe afatin 20-ditor; udhëtari ka të drejtë për ulje çmimi kur bien kostot.
Neni 18 Modifikimi i çmimit të paketës së kontraktuar 1. Pas përfundimit të kontratës së paketës së udhëtimit, agjencia organizatore mund të rrisë çmimin e kontraktuar vetëm nëse kontrata përcakton shprehimisht këtë mundësi dhe thekson se udhëtari ka të drejtën e zbritjes së çmimit sipas paragrafit 5 të këtij neni. 2. Kontrata sipas paragrafit 1 të këtij neni përcakton mënyrën e llogaritjes së rishikimit të çmimeve dhe ku rritja e çmimeve është ekskluzivisht pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të: 2.1. çmimit të transportit të udhëtarëve që rezulton nga kostoja e karburantit ose e burimeve të tjera të energjisë; 2.2. nivelit të taksave ose tarifave për shërbimet e udhëtimit të përfshira në kontratë dhe të vendosura nga palët e treta që nuk janë drejtpërdrejt të përfshira në realizimin e paketës, duke përfshirë taksat turistike, taksat e uljes ose tarifat e nisjes ose të zbarkimit në porte dhe aeroporte; 2.3. kurseve të këmbimit të rëndësishme për paketën. 3. Nëse rritja e çmimit nga paragrafi 1 i këtij neni tejkalon tetë për qind (8%) të çmimit total të paketës, agjencia organizatore nuk mund ta modifikojë njëanshmërisht çmimin. 4. Pa marrë parasysh shtrirjen e saj, rritja e çmimit është e mundur vetëm nëse agjencia organizatore njofton udhëtarin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, me një justifikim për atë rritje dhe llogaritjen, përmes një mjeti të qëndrueshëm jo më vonë se njëzet (20) ditë para fillimit të paketës së udhëtimit. 5. Nëse kontrata e paketës së udhëtimit përcakton mundësinë e rritjes së çmimit, udhëtari ka të drejtën e zbritjes së çmimit që korrespondon me çdo rënie të shpenzimeve nga paragrafi 1 i këtij neni që ndodh pas përfundimit të kontratës dhe parapagimit deri në fillimin e realizimit të paketës. 6. Në rast rënieje të çmimit, agjencia organizatore ka të drejtë t’i zbresë shpenzimet administrative nga rimbursimi që i detyrohet udhëtarit dhe të sigurojë dëshmi për shpenzimet e tilla administrative me kërkesë të udhëtarit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Agjencia organizatore nuk mund t’i ndryshojë njëanshëm kushtet e paketës së udhëtimit para fillimit, përveç çmimit, përveç rasteve të lejuara nga kontrata ose kur ndryshimi është i vogël dhe udhëtari pajtohet.
Neni 19 Modifikimi i termave dhe kushteve të kontratës 1. Para fillimit të paketës së udhëtimit, agjencia organizatore nuk mund t’i ndryshojë në mënyrë të njëanshme termat dhe kushtet e kontratës së paketës së udhëtimit, përpos çmimit, në përputhje me nenin 18 të këtij ligji. Modifikimi lejohet nëse kjo e drejtë është e përcaktuar në kontratë ose ndryshimi është i parëndësishëm dhe udhëtari informohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për këto ndryshime dhe pajtohet me to. 2. Nëse, para fillimit të paketës së udhëtimit, agjencia organizatore detyrohet të modifikojë cilëndo nga karakteristikat kryesore të shërbimeve të udhëtimit të cekura në paragrafin 2 të nenit 15 të këtij ligji, ose nuk mund t’i përmbushë kushtet e veçanta të cekura në paragrafin 2.1 të nenit 15 të këtij ligji, ose propozon rritjen e çmimit të paketës për më shumë se tetë për qind (8%) siç është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 18 të këtij ligji, udhëtari, brenda një periudhe të arsyeshme kohore të përcaktuar nga agjencia organizatore, mund: 2.1. të pranojë ndryshimin e propozuar, ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2.2. të ndërpresë kontratën pa paguar një tarifë/ngarkesë ndërprerjeje. 3. Në rast së udhëtari ka ndërprerë kontratën sipas nën-paragrafit 2.2. të paragrafit 2 të këtij neni, udhëtari mund të pranojë paketë zëvendësuese nëse i është ofruar nga agjencia organizatore. Paketa zëvendësuese, nëse është e mundur, duhet të ofrohet me një cilësi të njëjtë ose më të lartë së paketa fillestare. 4. Agjencia organizatore duhet që pa vonesë të informojë udhëtarin në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe të dukshme përmes një mjeti funksional dhe efektiv lidhur me: 4.1. ndryshimet e propozuara nga paragrafi 2 i këtij neni dhe, sipas rastit, në përputhje me paragrafin 5 të këtij neni lidhur me ndikimin e tyre në çmimin e paketës; 4.2. një afat prej më së shumti dy (2) ditë brenda të cilit udhëtari duhet të informojë agjencinë organizatore për vendimin e tij në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni; 4.3. pasojat e dështimit të udhëtarit për t’u përgjigjur brenda periudhës së përcaktuar në nën-paragrafin 4.2 të këtij paragrafi, dhe 4.4. aty ku është e aplikueshme, paketën zëvendësuese të ofruar dhe çmimin e saj. 5. Oferta për të rritur çmimin e paketës nuk mund të bëhet më vonë se njëzet (20) ditë para fillimit të udhëtimit dhe oferta për modifikimin e kushteve të tjera kontraktuale nuk mund të bëhet pas fillimit të udhëtimit. 6. Nëse udhëtari nuk e informon agjencinë organizatore për vendimin e tij brenda afatit të përcaktuar në nën-paragrafin 4.2. të këtij neni, kontrata konsiderohet e përfunduar pas skadimit të kësaj periudhe. 7. Nëse ndryshimet në kontratën e paketës së udhëtimit nga paragrafi 2 i këtij neni ose në paketën zëvendësuese të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni rezultojnë në cilësi më të ulët të paketës ose çmimit të rritur, udhëtarët kanë të drejtë zbritje përkatëse të çmimeve. 8. Në rastet e referuara në nën-paragrafin 2.2. të paragrafit 2 të këtij neni, udhëtari përfundon kontratën e udhëtimit të paketës dhe refuzon të pranojë paketë zëvendësuese, agjencia organizatore duhet që pa vonesë, por jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga përfundimi i kontratës, të bëjë rimbursimin e të gjitha pagesave të bëra nga udhëtari dhe kompensimin e udhëtarit për dëmtim me zbatimin e duhur të dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuqi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Udhëtari mund ta ndërpresë paketën e udhëtimit para fillimit; në disa raste s’paguan tarifë ndërprerjeje dhe mund të marrë rimbursim të plotë.
Neni 20 E drejta e udhëtarit për ta ndërprerë kontratën 1. Udhëtari mund ta ndërpresë kontratën e paketës së udhëtimit në çdo kohë para fillimit të zbatimit të paketës së udhëtimit. 2. Në rastin e cekur në paragrafin 1 të këtij neni, agjencia organizatore humbet të drejtën e saj për çmimin e kontraktuar të paketës dhe udhëtarit mund t’i kërkohet të paguajë një tarifë të arsyeshme dhe të justifikueshme për agjencinë organizatore. 3. Kontrata e paketës së udhëtimit mund t’i përcaktojë tarifat e arsyeshme dhe të standardizuara të ndërprerjes së saj. 4. Nëse tarifat e standardizuara të ndërprerjes së kontratës nuk janë përcaktuar me kontratë nga palët, shuma e tarifës së ndërprerjes duhet të korrespondojë me çmimin e paketës, minus kursimet e kostos së agjencisë organizatore dhe të ardhurat nga ofrimi i shërbimeve të udhëtimit tek një përdorues tjetër. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 5. Me kërkesën e udhëtarit, agjencia organizatore duhet të japë një arsyetim për shumën e tarifës së ndërprerjes. 6. Pa rënë ndesh me paragrafët 1-5 të këtij neni, udhëtari duhet të ketë të drejtë për ta ndërprerë kontratën e paketës së udhëtimit para fillimit të zbatimit të paketës së udhëtimit pa paguar asnjë tarifë ndërprerjeje në rast të rrethanave të jashtëzakonshme dhe të pashmangshme që ndodhin në destinacionin ose në afërsi të tij të afërt dhe ndikojnë në realizimin e paketës ose ndikojnë në transportin e udhëtarëve në destinacion. 7. Në rast të ndërprerjes së kontratës së paketës së udhëtimit sipas paragrafit 6 të këtij neni, udhëtari ka të drejtën e rimbursimit të plotë të çdo pagesë të bërë për paketën por nuk ka të drejtë për kompensim shtesë. 8. Agjencia organizatore duhet të rimbursojë të gjitha pagesat e bëra nga ose në emër të udhëtarit për paketën, minus tarifën përkatëse të ndërprerjes, pa vonesa të panevojshme por jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë pas përfundimit të kontratës së paketës së udhëtimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Agjencia organizatore mund ta ndërpresë kontratën e paketës së udhëtimit në disa raste dhe duhet t’i kthejë udhëtarit të gjitha pagesat.
Neni 21 E drejta e agjencisë organizatore për ta ndërprerë kontratën e paketës 1. Agjencia organizatore mund ta ndërpresë kontratën e paketës së udhëtimit dhe t’i sigurojë udhëtarit rimbursimin e plotë të çdo pagese të bërë për paketën pa pasur nevojë ta paguajë udhëtarin për ndonjë kompensim shtesë nëse numri i personave të regjistruar për paketën është më i vogël se minimumi i numrit të deklaruar në kontratë dhe agjencia organizatore njofton udhëtarin për ndërprerjen e kontratës brenda afatit të përcaktuar në kontratë, por jo më vonë se: 1.1. Njëzet (20) ditë para fillimit të paketës në rastin e udhëtimeve që zgjasin më shumë se gjashtë (6) ditë; 1.2. Shtatë (7) ditë para fillimit të paketës në rastin e udhëtimeve që zgjasin nga dy (2) deri në gjashtë (6) ditë; 1.3. Dyzet e tetë (48) orë para fillimit të paketës në rastin e udhëtimeve që zgjasin më pak se dy (2) ditë. 2. Agjencia organizatore mund ta ndërpresë kontratën e paketës së udhëtimit dhe t’i sigurojë udhëtarit një rimbursimin të plotë të çdo pagese të bërë për paketën pa pasur nevojë ta paguajë udhëtarin për ndonjë kompensim shtesë në qoftë së agjencia organizatore është penguar nga kryerja e kontratës nga rrethana të jashtëzakonshme dhe njofton udhëtarin për ndërprerjen e kontratës pa vonesa të panevojshme para fillimit të paketës së udhëtimit. 3. Në rast të përfundimit të kontratës sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, agjencia organizatore humbet të drejtën e saj për çmimin e kontraktuar të paketës dhe rimburson të gjitha pagesat e bëra në emër të udhëtarit pa vonesa të panevojshme, por jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë pas përfundimit të kontratës se paketës së udhëtimit. NËNKAPITULLI III PERFORMANCA E PAKETËS - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Agjencia organizatore mban përgjegjësi për kryerjen e shërbimeve të udhëtimit të përfshira në kontratën e paketës së udhëtimit.
Neni 22 Përgjegjësia për përmbushjen e paketës Agjencia organizatore është përgjegjëse për kryerjen e shërbimeve të udhëtimit të përfshira në kontratën e paketës së udhëtimit pavarësisht nëse këto shërbime duhet të kryhen nga agjencia organizatore ose nga ofruesit tjerë të shërbimeve të udhëtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The traveler must notify the organizer without delay about any perceived lack of conformity in a travel service, and the organizer must correct it on the traveler’s request.
Neni 23 Evitimi i mungesave të konformitetit 1. Udhëtari duhet të informojë agjencinë organizatore pa vonesë, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, për çdo mungesë konformiteti të perceptuar gjatë kryerjes së ndonjë shërbimi të udhëtimit të përfshirë në kontratën e paketës së udhëtimit. 2. Nëse ndonjë nga shërbimet e udhëtimit nuk kryhet në përputhje me kontratën e paketës së udhëtimit, agjencia organizatore duhet të korrigjojë mungesën e konformitetit me kërkesë të udhëtarit, duke marrë parasysh shkallën e mungesës së konformitetit dhe vlerën e shërbimeve të udhëtimit të prekura. 3. Nëse agjencia organizatore nuk korrigjon mungesat në konformitet, udhëtari ka të drejtë në zbritje të çmimit dhe kompensim të dëmit në pajtim me nenet 26 dhe 27 të këtij ligji. 4. Nëse agjencia organizatore nuk i bën korrigjimet e tilla brenda një afati të arsyeshëm të caktuar nga udhëtari, udhëtari mund ta bëjë vlerësimin dhe të kërkojë rimbursimin e shpenzimeve të nevojshme. Udhëtarit nuk i kërkohet të përcaktojë një afat kohor të arsyeshëm për agjencinë organizatore për të korrigjuar mungesën e konformitetit nëse agjencia organizatore refuzon të korrigjojë mungesën e konformitetit ose nëse kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If package travel services cannot be provided as agreed, the organizer must offer suitable alternatives at no extra cost, and travelers may refuse unsuitable alternatives or seek price reduction, compensation, or termination in specified cases.
Neni 24 Të drejtat e udhëtarit dhe detyrimet e agjencisë organizatore 1. Kur një pjesë e konsiderueshme e shërbimeve të udhëtimit nuk mund të sigurohet siç është rënë dakord me kontratën e paketës së udhëtimit, agjencia organizatore duhet të ofrojë, pa kosto shtesë për udhëtarin, një alternativë të përshtatshme aranzhimi ku është e mundur cilësi ekuivalente ose më e lartë se ajo e specifikuar në kontratë për vazhdimin e paketës, përfshirë këtu kthimin e udhëtarit në vendin e nisjes. 2. Kur aranzhimet alternative të propozuara nga agjencia organizatore rezultojnë në një paketë me cilësi më të ulët se ajo e specifikuar në kontratën e paketës së udhëtimit, agjencia organizatore duhet të ofrojë uljen e duhur të çmimeve. 3 Udhëtari mund t’i refuzojë marrëveshjet alternative të propozuara vetëm nëse ato nuk janë të krahasueshme me atë që është rënë dakord në kontratën e paketës së udhëtimit ose nëse ulja e çmimit është e pamjaftueshme. 4. Kur mungesa e konformitetit ndikon në mënyrë të ndjeshme në përmbushjen e paketës dhe nëse agjencia organizatore nuk e ka korrigjuar atë brenda një afati të arsyeshëm të përcaktuar nga udhëtari, udhëtari mund ta ndërpresë kontratën e paketës së udhëtimit pa paguar një tarifë ndërprerjeje dhe, kur është e përshtatshme, të kërkojë uljen e çmimit ose kompensimin për dëmin në përputhje me nenet 26 dhe 27 të këtij ligji. 5. Nëse është e pamundur të bëhen aranzhime alternative ose udhëtari e hedh poshtë propozimin për aranzhimet alternative në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni, udhëtari ka të drejtë për ulje të çmimit ose kompensim për dëmin në përputhje me nenet 26 dhe 27 të këtij ligji, pa përfunduar kontratën e paketës së udhëtimit. 6. Nëse paketa përfshin transportin e udhëtarit, organizatorët, në rastet e përmendura në paragrafët 4 dhe 5 të këtij neni, gjithashtu sigurojnë riatdhesimin e udhëtarit me transport ekuivalent pa vonesa të panevojshme dhe pa kosto shtesë për udhëtarin. Shpenzimet shtesë mbulohen nga agjencia organizatore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The organizing agency must cover necessary accommodation costs for the traveler when return cannot be secured because of unavoidable and extraordinary circumstances, up to 3 nights if possible and at an equivalent category if possible.
Neni 25 Shpenzimet e akomodimit të nevojshëm 1. Për aq kohë sa është e pamundur të sigurohet kthimi i udhëtarit siç është rënë dakord në kontratën GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN e paketës së udhëtimit për shkak të rrethanave të pashmangshme dhe të jashtëzakonshme, agjencia organizatore duhet të plotësojë koston e nevojshme të akomodimit, nëse është e mundur, të kategorisë ekuivalente, për një periudhë jo më të gjatë se tri (3) net për udhëtarin. 2. Kufizimi i shpenzimeve nga paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet për personat me lëvizshmëri të kufizuar dhe çdo person që shoqëron gratë shtatzëna dhe të miturit e pashoqëruar, si dhe personat që kanë nevojë për një mjekim të veçantë, me kusht që agjencia organizatore të jetë njoftuar për nevojat e tyre të veçanta të paktën dyzet e tetë (48) orë para fillimit të paketës së udhëtimit. 3. Agjencia organizatore nuk mund të kërkojë rrethana të pashmangshme dhe të jashtëzakonshme për të kufizuar përgjegjësinë sipas paragrafit 1 të këtij neni nëse ofruesi përkatës i transportit nuk mund të mbështetet në të tilla rrethana. NËNKAPITULLI IV ULJA E ÇMIMEVE DHE KOMPENSIMI PËR DËMET - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Udhëtari ka të drejtë për ulje të përshtatshme të çmimit për kohën kur mungon konformiteti, përveç kur agjencia organizatore provon se mungesa i atribuohet udhëtarit.
Neni 26 Ulja e çmimit Udhëtari ka të drejtën e uljes së përshtatshme të çmimit për çdo periudhë gjatë së cilës mungon konformiteti, përveç nëse agjencia organizatore vërteton së mungesa e konformitetit i atribuohet udhëtarit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Udhëtari ka të drejtë të marrë kompensim nga agjencia organizatore për dëmin nga mungesa e konformitetit, dhe pagesa duhet bërë pa vonesa të panevojshme.
Neni 27 Kompensimi i dëmit 1. Udhëtari ka të drejtë pavarësisht nga ulja e çmimit ose përfundimi i kontratës të marrë kompensim të duhur nga agjencia organizatore për çdo dëm të pësuar për shkak të mungesës së konformitetit dhe kompensimi do t’i paguhet udhëtarit pa vonesa të panevojshme. 2. Agjencia organizatore nuk mban përgjegjësi për dëmin nëse vërteton se: 2.1. mungesa e konformitetit i atribuohet udhëtarit; 2.2. mungesa e konformitetit i atribuohet një pale të tretë që nuk lidhet me sigurimin e udhëtimit, shërbimet e përfshira në kontratën e paketës së udhëtimit dhe është e paparashikueshme ose e pashmangshme, ose 2.3. mungesa e konformitetit është për shkak të rrethanave të pashmangshme dhe të jashtëzakonshme. 3. Çështjet që nuk rregullohen me këtë ligj, vlejnë përshtatshmërisht dispozitat e ligjit përkatës për marrëdhëniet e detyrimeve. KAPITULLI V SHËRBIMET E UDHËRRËFYESIT, SHOQËRUESIT TURISTIK DHE PËRFAQËSUESIT TË AGJENCISË SË UDHËTIMIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Tourist guides may provide guided tourist services only in the field for which they are registered. Visitors have a right to complain, and guides must inform visitors about that complaint right.
Neni 28 Shërbimet e udhërrëfyesit turistik 1. Udhërrëfyesi turistik udhëzon dhe jep informacion profesional verbal për vizitorët në lidhje me bukuritë natyrore dhe vlerat, monumentet kulturore dhe historike, veprat e artit, veprat etnografike dhe pamjet e tjera, ngjarjet historike, legjendat rreth ngjarjeve të ndryshme dhe personazheve, ngjarjet ekonomike dhe politike, duke shërbyer si udhërrëfyes në rrugë malore, udhërrëfyes në alpinizëm, udhërrëfyes në turizmin e zhytjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2. Shërbimet e udhërrëfyesit turistik mund të ofrohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe qytetarë të huaj të përcaktuar sipas këtij ligji. 3. Udhërrëfyesi turistik ofron shërbime udhëzuese turistike vetëm në fushën për të cilën është i regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me këtë ligj. 4. Vizitorët kanë të drejtë ankese për mos ushtrimin e duhur të profesionit dhe moszbatimin e kodit të etikës nga udhërrëfyesit në përputhje me legjislacionin në fuqi. 5. Udhërrëfyesi e njofton vizitorin për të drejtat e tij të ankimimit në departamentin përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit. 6. Personat që kryejnë aktivitetet e udhëzimit profesional në vendet e tyre të punës, si: në muze, galeri, zonë të mbrojtur të natyrës, vend arkeologjik dhe të ngjashme, dhe në udhëzimet për gjueti dhe peshkim, si dhe stafi mësimdhënës i institucioneve arsimore gjatë udhëtimeve jashtëshkollore ose në terren, nuk konsiderohen si udhërrëfyes turistikë sipas këtij ligji. 7. Agjencitë e udhëtimit dhe përdoruesit e tjerë të shërbimeve të udhërrëfyesve turistikë përdorin shërbimet e udhërrëfyesit të regjistruar për ofrimin e shërbimeve udhëzuese turistike të rregulluara me këtë ligj. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A tourist guide must meet qualification, criminal-record, ethics, and language conditions to carry out the activity.
Neni 29 Kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik 1. Për ushtrimin e veprimtarisë, udhërrëfyesi turistik duhet t’i plotësoj këto kushte: 1.1. të ketë kualifikim universitar ose profesional për udhërrëfyes turistik apo në fushën e turizmit; 1.2. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale të kryera me dashje; 1.3. të ketë njohuri dhe të ushtrojë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në pajtim me kodin e etikës; 1.4. të ketë njohuri të njërës nga gjuhët zyrtare dhe të paktën një gjuhë të huaj që do të përdoret në kryerjen e shërbimeve të udhërrëfyesit turistik. 2. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kushtet dhe kriteret tjera dhe kodin e etikës për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A tourist guide candidate must join the Tourism Register to practice as a tourist guide.
Neni 30 Regjistrimi i udhërrëfyesit turistik 1. Për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, kandidati duhet të bëhet pjesë e Regjistrit të Turizmit. 2. Pas aplikimit në Regjistrin e Turizmit, aplikuesi pajiset me vendim të cilin e nënshkruan drejtori i Departamentit të Turizmit, pas rekomandimit nga komisioni. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton procedurën e aplikimit për t’u bërë pjesë e Regjistrit të Udhërrëfyesve Turistikë, procedurën e marrjes së kartelës së identifikimit dhe të revokimit, themelimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për regjistrim në Regjistër të udhërrëfyesit si dhe themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Foreign tourist guides may accompany foreign visitors in Kosovo, but they must use a registered tourist guide as a companion; foreign guides practicing in Kosovo must also know one official language.
Neni 31 Udhërrëfyesi turistik i huaj 1. Udhërrëfyesi turistik i huaj i cili nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës për ushtrimin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik mund të shoqërojë grupe vizitorësh apo turistësh të huaj për qëllime turistike në territorin e Republikës së Kosovës në cilësinë e shoqëruesit të udhëtimit. Ai duhet të ketë si shoqërues udhërrëfyes turistik të regjistruar, siç parashihet me këtë ligj, në bazë të kontratës së shërbimit, i cili duhet të jetë i pranishëm gjatë vizitës të grupit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Në rastin kur një shtetas i huaj ushtron profesionin e udhërrëfyesit turistik në territorin e Republikës së Kosovës, përveç përmbushjes së kushteve dhe kritereve sipas neneve 29 dhe 30 të këtij ligji, ai duhet të ketë edhe njohuri të njërës nga gjuhët zyrtare, gjë të cilën duhet ta dëshmojë me rastin e aplikimit për kartelën e identifikimit dhe me përfshirjen në Regjistrin e Udhërrëfyesve Turistikë. 3. Pavarësisht dispozitave të këtij neni, Ministria mund të vendosë lejimin apo moslejimin e ushtrimit të shërbimeve të udhërrëfyesit turistik për shtetasit e huaj mbi bazën e marrëveshjeve dhe reciprocitetit me shtetin përkatës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Some tourism experts and retired guide professionals may request recognition as an honorific tourist guide, and that guide may work only temporarily and without profit.
Neni 32 Udhërrëfyesi turistik i nderit 1. Ekspertët nga fusha e turizmit dhe fushat që ndërlidhen me turizmin si dhe profesionistët e pensionuar në fushën e udhërrëfyesve munden që, me kërkesën e tyre, t’u njihet cilësia e udhërrëfyesit turistik të nderit. 2. Udhërrëfyesi turistik i nderit mund të ushtrojë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik vetëm përkohësisht dhe për qëllime jofitimprurëse. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kriteret dhe procedurën e përfshirjes së udhërrëfyesit turistik të nderit në Regjistrin e Turizmit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: A tourist escort must accompany the group, perform operational and technical tasks, and display the identification card visibly while providing services.
Neni 33 Shoqëruesi turistik 1. Shoqëruesi turistik shoqëron një grup turistik dhe kryen detyra operative dhe teknike nga fillimi i udhëtimit drejt destinacionit e deri te kthimi. 2. Shoqërues turistik mund të jetë vetëm personi që mban kartelën e identifikimit të shoqëruesit turistik, të lëshuar nga agjencia e udhëtimit. 3. Shoqërues turistik mund të jetë edhe shtetasi i huaj që shoqëron një grup të një organizatori të huaj, për udhëtime që fillojnë në një vend të huaj dhe përfundojnë në vendin e huaj. 4. Gjatë ofrimit të shërbimeve, shoqëruesi turistik duhet të bartë në një vend të dukshëm kartelën e identifikimit të shoqëruesit turistik që konfirmon identitetin e tij. 5. Ministri, me vendim, përcakton formatin e kartelës së identifikimit. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Travel agency representatives must protect travellers’ and travel organizers’ interests, give travellers information and guidance, arrange additional services for package users, and do other necessary protective work.
Neni 34 Përfaqësuesit e agjencive të udhëtimit 1. Përfaqësuesi i agjencisë është personi që përfaqëson agjencinë e udhëtimit që ka organizuar udhëtimin ose paketën e udhëtimit përpara ofruesve të shërbimeve dhe klientëve në destinacion. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të agjencive janë: 2.1. t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e udhëtarëve dhe organizatorëve të udhëtimit përpara ofruesve të shërbimeve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2.2. të sigurojnë informacion dhe udhëzime për udhëtarët në lidhje me zbatimin e itinerarit dhe shërbimeve shtesë; 2.3. të marrin shërbime shtesë për përdoruesit e paketave, si: ekskursione, ngjarje kulturore dhe sportive dhe të ngjashme, të parashikuara në itinerarin e caktuar, në emër dhe për llogari të organizatorit të udhëtimit sipas kompetencave që u jepen atyre. 3. Të kryejnë aktivitete të tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të udhëtarëve dhe organizatorëve të udhëtimeve. KAPITULLI VI SHËRBIMET E TURIZMIT NË FORMAT E VEÇANTA - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article defines special forms of tourism services covered by the law.
Neni 35 Shërbimet e turizmit në forma të veçanta të ofertës turistike 1. Shërbimet e turizmit në forma të veçanta të ofertës turistike në kuptim të këtij ligji janë: 1.1. shërbimet turistike në turizëm shëndetësor; 1.2. shërbimet turistike në turizëm kongres; 1.3. shërbimet turistike të turizmit aktiv dhe aventuror; 1.4. shërbimet turistike të turizmit të peshkimit; 1.5. shërbimet e turizmit në fermat bujqësore; 1.6. në vendet e mbarështimit të organizmave ujorë; 1.7. në tokat e gjuetisë dhe pyjet në pronësi private; 1.8. shërbimet e marrjes me qira të automjeteve; dhe 1.9. shërbimet e zhytjeve turistike. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Health tourism services are treated as transport, transfer, and accommodation services, and certain medical actors may provide them without registering a travel agency.
Neni 36 Shërbimet turistike në turizmin shëndetësor 1. Shërbimet turistike në turizmin shëndetësor konsiderohen si shërbime të organizimit të transportit, transferimit turistik dhe akomodimit, si shërbime individuale ose si udhëtim i organizuar që u jepet përdoruesve të shërbimeve shëndetësore. 2. Shërbimet e turizmit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të sigurohen nga institucionet mjekësore, subjektet dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në përputhje me aktet e veçanta që rregullojnë kujdesin shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve të tyre mjekësore, pa qenë nevoja të regjistrojnë një agjenci të udhëtimit, por në kushtet e parashikuara për ofrimin e shërbimeve të agjencisë së udhëtimit, të përcaktuara me këtë ligj. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Active and adventure tourism services may be offered by professional associations and trading companies, and the Minister sets the conditions by sublegal act.
Neni 37 Shërbimet e turizmit aktiv dhe aventuror 1. Shërbimet turistike në turizmin aktiv dhe aventuror konsiderohen aktivitetet në tokë, ujë dhe ajër, jashtë ose në mjedis natyror të pazhvilluar ose në zona të posaçme të zhvilluara dhe të pajisura, të cilat për shkak të karakteristikave të tyre përfshijnë rrezikun e dëmtimit dhe pasojat për përdoruesit e tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2. Shërbimet turistike të turizmit aktiv dhe aventuror nga paragrafi 1 i këtij neni mund të ofrohen nga shoqatat profesionale të turizmit aktiv dhe aventuror dhe nga shoqëritë tregtare. 3. Veprimtari të turizmit aktiv dhe aventuror konsiderohen: 3.1. ngjitja; 3.2. ecja në zona malore; 3.3. çiklizmi malor; 3.4. parashutizmi; 3.5. alpinizmi; 3.6. lundrimi në ujëra të rrëmbyeshme; 3.7. lundrimi me kajak; 3.8. aktivitetet speleologjike; 3.9. aktivitetet e kalërimit; 3.10. rrëshqitja në litar; 3.11. aktivitetet e ngjitjes në shkëmbinj; 3.12. aktivitetet tjera të ngjashme të përcaktuara nga Ministria. 4. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kushtet për ofrimin e shërbimeve turistike të turizmit aktiv dhe aventuror. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Other tourism services for leisure and recreation may be offered on registered private farms, aquaculture sites, waters, hunting grounds, and forests. The Minister may set the conditions for these services by subordinate act.
Neni 38 Ofrimi i shërbimeve të tjera të turizmit 1. Shërbimet e tjera të turizmit për qëllime pushimi dhe rekreacioni turistik mund të ofrohen në fermat bujqësore, vendet e mbarështimit të organizmave ujorë, ujërat, tokat e gjuetisë dhe pyjet në pronësi private të regjistruara në pajtim me aktet përkatëse nga fusha e bujqësisë, akuakulturës, peshkimit dhe pylltarisë. 2. Shërbimet e turizmit nga paragrafi 1 i këtij neni janë bujqësia, pylltaria, peshkimi, dhe të ngjashme të cilat kanë për qëllim: 2.1. lehtësimin e pjesëmarrësve në aktivitetet bujqësore siç janë vjelja e frutave dhe perimeve, korrja dhe të ngjashme; 2.2. lehtësimin e pjesëmarrjes në aktivitetet akuakulturore, siç janë: ushqyerja e organizmit ujor, pastrimi i instalimeve të mbarështimit, prezantimi i procesit të mbarështimit të organizmave ujorë dhe të ngjashme; 2.3. gjuetia, peshkimi dhe prezantimet e peshkimit; 2.4. karroca me kuaj, biçikleta, shëtitje dhe aktivitete të ngjashme; 2.5. aktivitetet e turizmit aktiv ose aventuror; 2.6. dhënia me qira e objekteve, mjeteve, veglave dhe pajisjeve për aktivitete individuale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 2.7. dhënia me qira e pikave të piknikut; 2.8. ekzekutimi i programeve të seminareve krijuese dhe edukative në lidhje me bujqësinë, akuakulturën, artet tradicionale dhe tregtimet e ngjashme; 2.9. paraqitja e fermave bujqësore, vendgjuetive dhe pyjeve, duke përfshirë edhe pamjet kulturore pas kësaj; 2.10. vizita në koleksione etnografike dhe të ngjashme. 3. Shërbimet e turizmit të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni mund të ofrohen sipas kushteve të përcaktuara me akt nënligjor nga Ministri. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Vehicle rental services may be offered by legal and natural persons, subject to this law and special road-traffic safety laws.
Neni 39 Ofrimi i shërbimeve të marrjes me qira të automjeteve 1. Shërbimet e marrjes me qira të automjeteve mund të ofrohen nga personat juridikë dhe fizikë sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjeve të veçanta që rregullojnë sigurinë e trafikut rrugor. 2. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kushtet dhe kriteret për ofruesit e shërbimeve nga paragrafi 1 i këtij neni. KAPITULLI VII STRUKTURAT AKOMODUESE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The article sets how accommodation structures are classified, lets classifications be voluntary, requires the tourism business to notify the Ministry unit of data changes within 30 days, and exempts certain cultural heritage accommodation structures from classification.
Neni 40 Kategorizimi dhe klasifikimi i strukturave akomoduese 1. Secila kategori e strukturave akomoduese klasifikohet me sistem të veçantë, e shoqëruar me shenjat dalluese përkatëse sipas përcaktimit të mëposhtëm: 1.1. “Bujtinë” standard; 1.2. “Hostel” standard, komfort; 1.3. “Kamping” standard; 1.4. “Hotel” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje; 1.5. “Motel” standard, komfort, superior; 1.6. “Resort” tre yje, katër yje, pesë yje; 1.7. “Qendër kurative” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje; 1.8. “Fjetje dhe mëngjes” standard, komfort, superior; 1.9. Përveç strukturave të cekura nga 1.1 deri në 1.8. të këtij paragrafi, mund të shtohen struktura tjera akomoduese të cilat përcaktohen me aktin nënligjor me të cilin bëhet kategorizimi dhe klasifikimi i strukturave akomoduese. 2. Me anë të klasifikimit bëhet vlerësimi i standardeve të infrastrukturës dhe i shërbimit të strukturave akomoduese përmes një rangimi me yje për kategoritë hotel, resort dhe qendër kurative. Ndërsa për kategoritë tjera vlejnë klasifikimet standard, komfort dhe superior. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kriteret, kushtet, afatet dhe taksën administrative të klasifikimit të strukturave akomoduese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 4. Secila kategori e strukturave akomoduese mund t‘i nënshtrohet një klasifikimi vullnetar. 5. Klasifikimi është i vlefshëm për një periudhë të pakufizuar. Në rast të uljes ose ngritjes së kritereve të vlerësimit, subjekti paraqet kërkesë për riklasifikimin e strukturës akomoduese me qëllim ngritjen e nivelit të klasifikimit. 6. Klasifikimi vendoset në Regjistrin e Turizmit, që administrohet nga njësia përgjegjëse në Ministri. 7. Për çdo ndryshim të të dhënave të deklaruara, biznesi turistik që ushtron veprimtarinë e tij në fushën e strukturave akomoduese duhet të njoftojë njësinë përgjegjëse pranë Ministrisë, brenda tridhjetë (30) ditëve pas ndryshimit të dhënave. 8. Strukturat akomoduese që përbëjnë një strukturë të veçantë të trashëgimisë kulturore, siç përcaktohet me këtë ligj, nuk i nënshtrohen procesit të klasifikimit të strukturave akomoduese. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Accommodation structures must have a title, firm, and type; they may only use certain naming options if legal conditions are met, and they may not display stars unless they have gone through the required classification process.
Neni 41 Emërtimi i strukturave akomoduese 1. Struktura akomoduese duhet të ketë titullin, firmën dhe llojin, në varësi nga lloji i shërbimeve që kryesisht ofrohen në strukturë. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, struktura akomoduese mund të ketë titullin e dy llojeve të shërbimeve të strukturave akomoduese në qoftë se për secilin lloj i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore. 3. Emërtimi i strukturës akomoduese mund të ndryshohet në qoftë së plotësohen kushtet e parashikuara për ofrimin edhe të llojeve të tjera të shërbimeve në strukturën akomoduese. 4. Struktura akomoduese nuk ka të drejtë të ekspozojë yje brenda dhe jashtë hapësirave të saj, nëse për këtë klasifikim nuk i është nënshtruar procesit të klasifikimit sipas këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore që dalin nga ky ligj. Yjet nuk mund të jenë pjesë përbërëse e emrit – firmës zyrtare të biznesit të saj. KAPITULLI VIII TAKSA E AKOMODIMIT - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: People staying overnight in accommodation away from their home must pay the accommodation tax, and accommodation providers must collect and pay it under municipal procedures.
Neni 42 Taksa e akomodimit 1. Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të huajt që qëndrojnë gjatë natës në një strukturë akomoduese jashtë vendbanimit të tyre paguajnë taksën e akomodimit. 2. Taksa e akomodimit paguhet njëkohësisht me pagesën e akomodimit për një natë. 3. Taksa e akomodimit trajtohet si e hyrë vetanake e komunave dhe i destinohet promovimit dhe zhvillimit të turizmit në komunën përkatëse. 4. Shuma e taksës së akomodimit përcaktohet me akt ligjor nga komuna dhe nuk mund të kalojë shumën prej dy për qind (2%) të çmimit të përgjithshëm të akomodimit. 5. Subjektet që ushtrojnë veprimtari akomodimi janë të obliguara të mbledhin dhe paguajnë taksën e akomodimit sipas procedurave të përcaktuara nga komunat. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Këto kategori përjashtohen nga taksa e akomodimit, dhe komunat mund të miratojnë rregulla nënligjore për përjashtime të plota ose të pjesshme nga taksa turistike.
Neni 43 Përjashtimi nga taksa e akomodimit 1. Nga pagesa e taksës së akomodimit përjashtohen kategoritë si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 1.1. fëmijët nën moshën shtatë (7) vjeç; 1.2. personat me referim mjekësor që qëndrojnë në natyrë me qëllim të shërimit; 1.3. personat e siguruar për të cilët, sipas paraqitjes së fotokopjes së një vendimi të autoritetit kompetent, është e qartë se kanë aftësi të kufizuar ose dëmtim fizik, ose në bazë të një kartele anëtarësimi të një organizate të aftësisë së kufizuar; 1.4. nxënësit, studentët, udhëheqësit ose mentorët e tyre, pjesëmarrësit në programet edukative të organizuara nga shoqëritë dhe institucionet e tjera arsimore në baza jofitimprurëse ose nga komunitetet fetare dhe të tjera si pjesë e aktiviteteve të tyre të rregullta; 1.5. nxënësit në konviktet e shkollave dhe konviktet e studentëve; 1.6. personat të cilët punojnë përkohësisht dhe jetojnë në një objekt të industrisë ushqimore për më shumë se tridhjetë (30) ditë; 1.7. shtetasit e huaj të cilët janë të liruar nga taksa e akomodimit në përputhje me rregulloret dhe marrëveshjet ndërkombëtare; 1.8. anëtarët e shoqatave të cilët merren me aktivitete sportive, në bazë të një kartele të vlefshme të anëtarësimit. 2. Komunat mund të miratojnë akt nënligjor që specifikon personat të cilët janë plotësisht ose pjesërisht të përjashtuar nga taksa turistike. KAPITULLI IX BURIMET DHE ZONAT ME PËRPARËSI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article defines what counts as tourism resources and says tourism resources are registered in the Tourism Register for promotion purposes.
Neni 44 Burimet dhe destinacionet turistike 1. Burime turistike në Republikën e Kosovës janë burime natyrore turistike ku përfshihen peizazhet natyrore, zonat e mbrojtura, veçoritë gjeografike e biologjike, kushtet klimatike, kushtet hidrografike dhe objektet e tjera fizike, natyrore apo gjeo-monumentale që janë tërheqëse për turistët, dhe burimet e trashëgimisë kulturore, përfshirë burimet materiale turistike, siç përcaktohen sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, ndërtesat historike dhe ndërtimet e tjera, reliktet si dhe punët artizanale dhe burimet jo-materiale njerëzore turistike ku përfshihen veprimtaritë e ndryshme kulturore. 2. Burimet turistike shndërrohen në produkte dhe destinacione turistike sipas procesit të studimit dhe planifikimit, sipas prioriteteve të përcaktuara në Strategjinë shtetërore të turizmit. 3. Për qëllime të promovimit të tyre si produkte dhe destinacione turistike, burimet turistike regjistrohen në Regjistrin e Turizmit që mirëmbahet nga Ministria. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Qeveria përcakton zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit dhe mund të japë lehtësira e përkrahje për to.
Neni 45 Përcaktimi i zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit 1. Zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit është zona me rëndësi shtetërore në fushën e turizmit, e cila ka potencial për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e ofertës turistike. 2. Zonat me përparësi për zhvillim të turizmit përcaktohen nga Qeveria, me propozim të Ministrit, përmes Planit të zonave me përparësi për zhvillim të turizmit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 3. Ky ligj nuk cenon mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve natyrore, historike apo të trashëgimisë kulturore të cilat janë të rregulluara dhe mbrojtura me ligje të veçanta. 4. Në përputhje me rrethanat në terren, Qeveria mund të ofrojë lehtësira dhe përkrahje për zhvillimin e zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Ministry prepares a tourism priority-zones plan after a comprehensive study, the Government approves it, communes help prepare it, and the Minister sets the criteria by subordinate act.
Neni 46 Plani i zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit 1. Pas një studimi gjithëpërfshirës, Ministria përgatit Planin e zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit, i cili miratohet nga Qeveria. Komunat, në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet tjera përgjegjëse për turizëm, përgatisin planin. Plani mund të përditësohet në vazhdimësi dhe mund të përfshijë zona të reja me përparësi për zhvillimin e turizmit. 2. Plani përmban të dhëna të detajuara për gjendjen ekzistuese dhe propozimet për zhvillimin e çdo zone me përparësi për zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës. 3. Ministri, me akt nënligjor, përcakton kriteret për të përcaktuar një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit. KAPITULLI X MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË LIGJIT - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry must supervise implementation of this law and related subordinate acts on tourism and accommodation, together with competent local authorities.
Neni 47 Mbikëqyrja Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji si dhe akteve nënligjore tjera të cilat ndërlidhen me turizmin dhe akomodimin duhet të ndërmerret nga Ministria, në bashkëpunim me autoritet kompetente lokale. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Market inspectors carry out direct inspection of tourism and accommodation services, unless the law assigns some inspection functions to other state inspection bodies.
Neni 48 Inspektorët e tregut Mbikëqyrja inspektuese kryhet nga inspektorët e tregut përmes inspektimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve turistike dhe të akomodimit, përveç në rastet kur ligji parasheh se disa nga funksionet inspektuese kryhen nga organet e tjera inspektuese të administratës shtetërore në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin përkatës në fuqi. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Article 49 sets fines for tourism operators, legal persons, travel agencies, guides, and related businesses when they breach listed tourism rules.
Neni 49 Dispozitat ndëshkuese 1. Për kundërvajtje, operatori turistik dhe personi juridik i cili ofron shërbime turistike dhe të akomodimit, dënohet me gjobë prej tremijë (3.000) deri në nëntëmijë (9.000) euro, nëse: 1.1. ushtron veprimtarinë e agjencisë së udhëtimit pa i plotësuar kriteret e përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri, siç parashihet në nenin 8 të këtij ligji; 1.2. nuk përmbush detyrimet e agjencisë së udhëtimit siç është përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri siç parashihet në nenin 8 të këtij ligji; 1.3. ka organizuar grupin e turistëve ndërsa nuk ka siguruar udhërrëfyes sipas paragrafit 1 të nenit 14 të këtij ligji; 1.4. nuk i ka siguruar udhëtarit kontratën për paketën e udhëtimit sipas neneve 15 dhe 16 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 1.5. ka rritur çmimin e paketës më vonë së njëzet (20) ditë para fillimit të udhëtimit në pajtim me nenin 15 të këtij ligji; 1.6. nuk ka bërë rimbursim të plotë të pagesave të kryera nga udhëtari i cili ka bërë ndërprerje të paketës së udhëtimit sipas paragrafëve 7 dhe 8 të nenit 20 të këtij ligji; 1.7. agjencia organizatore nuk ka bërë rimbursim të plotë të udhëtarit në rastin e ndërprerjes së kontratës së paketës së udhëtimit para fillimit të zbatimit të udhëtimit si dhe ka bërë ndërprerje të kontratës në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji; 1.8. agjencia organizatore nuk ka korrigjuar mungesat e konformitetit për kryerjen e shërbimeve të udhëtimit të përfshira në paketën e udhëtimeve apo nuk ka kompensuar dëmin si dhe nuk ka ofruar alternativa të përshtatshme për udhëtarin sipas neneve 23, 24, 26 dhe 27 të këtij ligji; 1.9. agjencia organizatore nuk ka përmbushur koston e nevojshme të akomodimit sipas nenit 25 të këtij ligji; 1.10. ofron shërbimet e udhërrëfyesit turistik në kundërshtim me paragrafin 3 të nenit 28 të këtij ligji; 1.11. ofron shërbimet e udhërrëfyesit turistik pa qenë i regjistruar në Regjistrin e Turizmit sipas paragrafit 3 të nenit 30 të këtij ligji; 1.12. udhërrëfyesi turistik i huaj ofron shërbimet e udhërrëfyesit turistik pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik të regjistruar sipas paragrafit 1 të nenit 31 të këtij ligji; 1.13. nuk ka informuar përdoruesin e shërbimeve të turizmit aktiv apo aventuror për përdorim të pajisjeve si dhe llojet e rreziqeve të mundshme sipas paragrafit 4 të nenit 37 këtij ligji; 1.14. ofron vetura me qira në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 39 të këtij ligji; 1.15. nuk i plotëson kriteret minimale për ushtrimin e aktiviteteve hoteliere afariste të përcaktuara me akt nënligjor. 2. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohen në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) euro për shkeljet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Personi fizik që ushtron biznes individual i cili ofron shërbimet e operatorit turistik, ofruesit të shërbimeve turistike dhe të akomodimit dënohet në shumën prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) euro. 4. Për mos përmbushje të kushteve minimale teknike dhe higjieno-sanitare të përcaktuara me akt nënligjor, nga inspektorët e tregut, përveç gjobës, i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë. 5. Për kundërvajtje, personi juridik i cili ofron shërbimet turistike dhe të akomodimit gjobitet prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro, nëse: 5.1. nuk ka siguruar garancinë bankare ose policën e sigurimit për palë të treta në pajtim me nenin 11 të këtij ligji; 5.2. vendos yje në strukturën akomoduese, pa iu nënshtruar klasifikimit të strukturës akomoduese sipas aktit nënligjor të nxjerrë nga Ministri siç parashihet në nenin 40 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 5.3. vendos yje në strukturën akomoduese pa plotësuar kriteret e përcaktuara me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri siç parashihet në nenin 40 të këtij ligji; 5.4. nuk i ka ofruar udhëtarit informata parakontraktuale për paketën e udhëtimeve, sipas nenit 15 të këtij ligji. 6. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik ndëshkohen në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) euro për shkeljet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni. 7. Operatori turistik dhe personi juridik i cili ofron shërbime turistike gjobiten për kundërvajtje prej tremijë (3.000) deri në nëntëmijë (9.000) euro nëse kanë ushtruar veprimtarinë e turizmit pa leje, sipas nenit 10 të këtij ligji. 8. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik ndëshkohen në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) euro për shkeljet e përmendura në paragrafin 3 të këtij neni. 9. Agjencia e udhëtimit e cila organizon paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione e që nuk e ofron garancinë bankare ose policën e sigurimit sipas nenit 11 të këtij ligji dënohet me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro. 10. Kushdo që përsërit shkeljen e këtij ligji ose të aktit nënligjor që del nga ky ligj mund të dënohet me nda lim të ushtrimit të veprimtarisë ose profesio nit deri në pesë (5) vjet. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may complain to the complaints commission, and a court action against the commission’s decision may be filed within 30 days.
Neni 50 E drejta e ankesës 1. Pala e pakënaqur me vendimin e Ministrisë mund t’i parashtrojë ankesë komisionit për shqyrtimin e ankesave. 2. Komisioni zhvillon procedurën e ankesës sipas Ligjit përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 3. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. KAPITULLI XI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Current subordinate acts stay in force if they do not conflict with this law, until new implementing acts are issued. Accommodation structures with a valid classification certificate issued before the law starts do not have to undergo new classification until that certificate’s validity ends.
Neni 51 Dispozitat kalimtare 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht vazhdojnë të mbeten në fuqi, si në vijim: 1.1. Udhëzimi Administrativ (MTI) - nr. 19/ 2013 për rregullimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të akomodimit; 1.2. Udhëzimi Administrativ (MTI) - nr. 07/2014 për regjistrin e kategorizimeve, regjistrimin vullnetar dhe revokimin e regjistrimit; 1.3. Udhëzimi Administrativ (MTI) - nr. 08/2014 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MTI) - nr. 19/ 2013 për rregullimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të akomodimit, dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN 1.4. Udhëzimi Administrativ (MTI) - nr. 10/2014 për përmbajtjen e katalogut të akomodimeve. 2. Strukturat akomoduese të cilat posedojnë një certifikatë të vlefshme klasifikimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë të obliguara t’i nënshtrohen klasifikimit të ri deri në fund të kohëzgjatjes së periudhës së vlefshmërisë së klasifikimit sipas certifikatës së tyre. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Ministry must issue secondary legislation to implement this law within 12 months after the law enters into force.
Neni 52 Nxjerrja e akteve nënligjore Me qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria nxjerr aktet nënligjore në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Tourism Law and the law on accommodation tax in hotels and tourist facilities are repealed.
Neni 53 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen Ligji nr. 04/L-176 për Turizmin dhe Ligji nr. 03/L-027 për Taksën e Akomodimit në Objekte Hoteliere e Turistike. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 54 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare. Ligji Nr. 08/L-074 19 maj 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-162/2022, datë 03.06.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in