LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE
This is the title and opening of a law on the protection of trade secrets, introducing Chapter I on general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-076
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening of a law on the protection of trade secrets, introducing Chapter I on general provisions. This provision says the law aims to protect trade secrets from unlawful taking, use, and disclosure. This article says the law applies to trade secret protection in Kosovo and sets out limits so the law does not interfere with freedom of expression, public-interest disclosure rules, public bodies’ disclosure duties, social partner autonomy, or employee mobility. This article defines key terms used in the law on trade secret protection. Certain ways of obtaining, using, or disclosing a trade secret are lawful, including independent creation, permitted inspection or testing of a lawfully obtained product, employee information-and-consultation rights, fair trade practices, and anything required or allowed by applicable law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening of a law on the protection of trade secrets, introducing Chapter I on general provisions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to protect trade secrets from unlawful taking, use, and disclosure.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky Ligj ka për qëllim që të rregullojë mbrojtjen e sekreteve tregtare nga marrja, përdorimi dhe zbulimi i paligjshëm i tyre. 2. Ky ligj është plotësisht në përputhje me Direktivën (BE) 2016/943 e Parlamentit Evropian të 8 qershorit 2016 për Mbrojtjen e Njohurive dhe Informatave të Pazbuluara të Biznesit - sekretet tregtare, nga përvetësimi, përdorimi dhe zbulimi i paligjshëm i tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to trade secret protection in Kosovo and sets out limits so the law does not interfere with freedom of expression, public-interest disclosure rules, public bodies’ disclosure duties, social partner autonomy, or employee mobility.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për mbrojtjen e njohurive dhe informatave të pazbuluara të biznesit - sekreteve tregtare, që kanë efekt perspektiv brenda territorit të Republikës së Kosovës. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk ndikojnë në: 2.1. Ushtrimin e të drejtës për lirinë e shprehjes dhe informimit, përfshirë respektimin e lirisë dhe pluralizmit të mediave në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; 2.2. Zbatimin e rregullave të legjislacionit në fuqi, të cilat për arsye të interesit publik, u kërkojnë mbajtësve të sekreteve tregtare që të zbulojnë informata, përfshirë sekretet tregtare, para publikut ose autoriteteve administrative ose gjyqësore për kryerjen e detyrave të atyre autoriteteve; 2.3. Zbatimin e rregullave të legjislacionit në fuqi, të cilat kërkojnë nga institucionet dhe organeve publike nacionale zbulimin e informacionit të paraqitur nga bizneset; 2.4. Autonominë e partnerëve socialë dhe të drejtën e tyre për të lidhur marrëveshje kolektive, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Dispozitat në këtë ligj nuk ofrojnë asnjë bazë për kufizimin e lëvizshmërisë së punonjësve. Në veçanti, në lidhje me ushtrimin e lëvizjes së tillë, zbatimi i dispozitave të këtij ligji nuk ofron asnjë bazë për: 3.1. Kufizimin e përdorimit të informacionit nga punonjësit i cili nuk përbën sekret tregtar, siç përkufizohet në nenin 3, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE 3.2. Kufizimin e përdorimit të përvojës dhe shkathtësive të punonjësve të fituar me ndershmëri gjatë rrjedhës normale të punësimit të tyre; 3.3. Imponimin e ndonjë kufizimi shtesë për punonjësit në kontratat e tyre të punësimit përveç kufizimeve të imponuara në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on trade secret protection.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj e kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria – Ministria përgjegjëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; 1.2. Agjencia e Pronësisë Industriale (tash e tutje “API”) - Agjencia ekzekutive e themeluar në kuadër të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; 1.3. Sekret tregtar – informata që i plotëson të gjitha kërkesat si në vijim: 1.3.1. është një fshehtësi në kuptimin që, si trup ose konfigurim preciz dhe bashkim i përbërësve të tij, nuk është përgjithësisht ose lehtësisht i qasshëm për personat brenda qarqeve që zakonisht merren me llojin e informatës në fjalë; 1.3.2. ka vlerë tregtare sepse është sekret; 1.3.3. i është nënshtruar hapave të arsyeshëm sipas rrethanave, nga personi që në mënyrë të ligjshme e kontrollon informatën, për ta mbajtur atë sekret. 1.4. Person - personi fizik, personi juridik dhe personat tjerë; 1.5. Person fizik - çdo person që ka shtetësinë e Republikës së Kosovës, shtetësinë e ndonjë shteti të huaj ose person pa shtetësi; 1.6. Person juridik - entitet publik ose privat, shoqatë ose organizatë tjetër biznesi që e ka statusin e personit juridik në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe ndonjë legjislacion tjetër të aplikueshëm në Republikën e Kosovës ose të një shteti tjetër; 1.7. Personat tjerë - shoqëritë tregtare të krijuara sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë ose të një shteti të huaj që nuk e kanë statusin e personit juridik; 1.8. E drejta e pronësisë industriale përfshin: 1.8.1. markë tregtare; 1.8.2. dizajn industrial; 1.8.3. e drejtë e autorit ose të drejtat e përafërta; 1.8.4. tregues gjeografik; 1.8.5. emërtim i origjinës; 1.8.6. patentë; 1.8.7. një certifikatë e mbrojtjes plotësuese për produktet mjekësore sipas legjislacionit në fuqi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE 1.8.8. një certifikatë e mbrojtjes plotësuese për produktet bimore sipas legjislacionit në fuqi; 1.8.9. e drejtë e varietetit të bimës; 1.8.10. topografia e prodhimit të gjysmëpërçuesve; 1.8.11. model i dobishëm për aq sa është i mbrojtur si e drejtë e pronësisë intelektuale nga legjislacioni në fuqi; dhe 1.8.12. emër tregtar për aq sa mbrohet si pronë intelektuale nga legjislacioni në fuqi. 1.9. Mbajtës i sekretit tregtar - çdo person fizik ose juridik që e kontrollon në mënyrë të ligjshme sekretin tregtar; 1.10. Shkelës - çdo person fizik ose juridik që e ka marrë, përdorë ose zbuluar në mënyrë të paligjshme një sekret tregtar; 1.11. Mallrat që shkelin sekretin tregtar - mallrat, dizajni, karakteristikat, funksionimi, procesi i prodhimit ose tregtimi i të cilave sjell përfitim të konsiderueshëm nga sekretet tregtare të marrura, përdorura ose zbuluara në mënyrë të paligjshme. KAPITULLI II MARRJA, PËRDORIMI DHE ZBULIMI I SEKRETEVE TREGTARE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Certain ways of obtaining, using, or disclosing a trade secret are lawful, including independent creation, permitted inspection or testing of a lawfully obtained product, employee information-and-consultation rights, fair trade practices, and anything required or allowed by applicable law.
Neni 4 Marrja, përdorimi dhe zbulimi i ligjshëm i sekreteve tregtare 1. Marrja e Sekretit Tregtar konsiderohet i ligjshëm kur sekreti tregtar fitohet me ndonjë nga mënyrat e mëposhtme: 1.1. zbulimi ose krijimi i pavarur; 1.2. Vrojtimi, studimi, ndarja ose testimi i një produkti ose objekti që është vënë në dispozicion për publikun ose që është në posedim të ligjshëm të marrësit të informacionit i cili është i lirë nga çdo detyrim i vlefshëm ligjor që të kufizojë marrjen e sekretit tregtar; 1.3. ushtrimi i të drejtës së punëtorëve ose përfaqësuesve të punëtorëve për informim dhe konsultim në përputhje me ligjet dhe praktikat kombëtare; 1.4. çdo praktikë tjetër, e cila, sipas rrethanave, është në përputhje me praktikat e ndershme tregtare. 2. Marrja, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar konsiderohet i ligjshëm në masën që marrja, përdorimi ose zbulimi i tillë kërkohet ose lejohet me legjislacionin në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says taking, using, disclosing, or dealing in trade-secret-infringing goods is unlawful in specified circumstances.
Neni 5 Marrja, përdorimi dhe zbulimi i paligjshëm i sekreteve tregtare 1. Marrja e sekretit tregtar pa pëlqimin e mbajtësit të sekretit tregtar konsiderohet e paligjshme, sa herë që kryhet përmes: 1.1. qasjes së paautorizuar, marrjes ose kopjimit të ndonjë dokumenti, objekti, materiali, substance ose dosje elektronike, ligjërisht nën kontrollin e mbajtësit të sekretit tregtar, që përmban sekretin tregtar ose nga i cili mund të nxirret sekreti tregtar; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE 1.2. çdo sjellje tjetër, e cila, sipas rrethanave të rastit, konsiderohet e kundërt me praktikat e ndershme tregtare. 2. Përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar konsiderohet i paligjshëm sa herë që kryhet pa pëlqimin e mbajtësit të sekretit tregtar, nga një person i cili vërtetohet se plotëson ndonjë nga kushtet e mëposhtme: 2.1. ka përvetësuar sekretin tregtar në mënyrë të paligjshme; 2.2. ka shkelur marrëveshjen e konfidencialitetit ose ndonjë detyrim tjetër për mos- zbulim të sekretit tregtar; 2.3. ka shkelur ndonjë detyrim kontraktues ose ndonjë detyrim tjetër për kufizimin e përdorimit të sekretit tregtar. 3. Marrja, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar konsiderohet gjithashtu i paligjshëm sa herë që një person, në kohën e marrjes, përdorimit ose zbulimit, e ka ditur ose, në bazë të rrethanave të rastit, është dashur ta dijë, se sekreti tregtar ishte marrë në mënyrë direkte ose indirekte nga një person tjetër i cili po e përdorte ose po e zbulonte sekretin tregtar në mënyrë të paligjshme sipas dispozitës së paragrafit 2 të këtij neni. 4. Prodhimi, ofrimi ose vendosja në treg e mallrave që shkelin sekretin tregtar, ose importi, eksporti ose magazinimi i mallrave që shkelin sekretin tregtar për ato qëllime, konsiderohet gjithashtu përdorim i paligjshëm i sekretit tregtar, kur personi që kryen veprimtari të tilla e ka ditur, ose në bazë të rrethanave të rastit, është dashur ta dijë, se sekreti tregtar është përdorur në mënyrë të paligjshme sipas dispozitës së paragrafit 2 të këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Requests for measures, procedures, and legal remedies under this law must be rejected if the trade secret was acquired, used, or disclosed in one of the listed exception cases.
Neni 6 Përjashtimet 1. Çdo kërkesë për masat, procedurat dhe mjetet ligjore të përcaktuara me këtë ligj, do të hedhet poshtë kur marrja, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar është kryer në ndonjë nga këto raste: 1.1. për ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informimit siç përcaktohet me Kushtetutë, duke përfshirë respektimin e lirisë dhe pluralizmit të mediave; 1.2. për zbulimin e sjelljes së pahijshme, keqbërjes ose veprimtarisë së paligjshme, me kusht që i padituri të ketë vepruar me qëllim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik; 1.3. zbulimi nga ana e punëtorëve para përfaqësuesve të tyre si pjesë e ushtrimit të ligjshëm të funksioneve nga ata përfaqësues, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me kusht që zbulimi i tillë të ishte i nevojshëm për ushtrim të funksioneve; 1.4. me qëllim të mbrojtjes së një interesi të ligjshëm të njohur nga legjislacioni në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The competent court decides all cases, measures, procedures, and means provided for in this law, in line with the law in force.
Neni 7 Gjykatat kompetente Për të gjitha rastet, masat, procedurat dhe mjetet e parashikuara në këtë ligj, vendosë gjykata kompetente në pajtim me legjislacionin në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE KAPITULLI III MASAT, PROCEDURAT DHE MJETET - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Measures, procedures, and remedies against unlawful misappropriation, use, or disclosure of a trade secret are brought before the competent court.
Neni 8 Obligimet e përgjithshme 1. Masat, procedurat dhe mjetet kundër përvetësimit, përdorimit ose zbulimit të paligjshëm të një sekreti tregtar iniciohen në gjykatën kompetente. 2. Masat, procedurat dhe mjetet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni janë: 2.1. të drejta dhe të barabarta; 2.2. jo të komplikuara ose të kushtueshme pa nevojë, ose që sjellin afate kohore ose vonesa të paarsyeshme; 2.3. efektive dhe bindëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The competent court may take appropriate measures against a trade secret claim that is clearly unfounded and brought abusively or in bad faith, on the defendant’s request.
Neni 9 Proporcionaliteti dhe abuzimi me procesin 1. Masat, procedurat dhe mjetet e parashikuara në nenet 11 deri 17 të këtij ligji do të aplikohen në mënyrë: 1.1. proporcionale; 1.2. që shmangin krijimin e barrierave për tregtinë e ligjshme në tregun e brendshëm; dhe 1.3. parashikojnë masa mbrojtëse kundër abuzimit të tyre. 2. Gjykata kompetente, me kërkesë të palës së paditur, mund të aplikojë masat e duhura, kur kërkesa në lidhje me marrjen, përdorimin ose zbulimin e paligjshëm të sekretit tregtar është qartazi e pabazuar dhe paditësi vërtetohet se i ka filluar procedurat gjyqësore në mënyrë abuzive ose në keqbesim. Masat e tilla, sipas rastit, mund të përfshijnë vendimin për dëmshpërblim për të paditurin për shkak të shkeljes së të drejtave personale. 3. Masat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, mund të trajtohen në një procedurë të veçantë gjyqësore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The trade secret holder’s right to compensation and related legal actions ends after 6 years from notice of the violation or damage.
Neni 10 Parashkrimi 1. E drejta në kompensim të dëmit dhe veprime juridike për masat, procedurat dhe kërkesëpaditë të përcaktuara në nenet 11 deri 17 të këtij ligji, përfundon me kalimin e afatit prej gjashtë (6) vjet, nga momenti kur mbajtësi i sekretit tregtar është informuar për shkeljen ose dëmet dhe lidhur me personin përgjegjës për kompensim. 2. Për llogaritjen e afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e Ligjit në fuqi për marrëdhëniet e detyrimeve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Personat në procedura gjyqësore nuk duhet të përdorin ose të zbulojnë sekrete tregtare të identifikuara si konfidenciale; gjykata kompetente mund të marrë masa për ta ruajtur këtë konfidencialitet.
Neni 11 Ruajtja e konfidencialitetit të sekreteve tregtare gjatë procesit gjyqësor 1. Çdo person i cili është pjesë e një procedurë gjyqësore apo ka qasje në dokumentet të cilat janë pjesë e procedurave gjyqësore, nuk i lejohet që ta përdorë ose zbulojë ndonjë sekret GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE tregtar ose ndonjë sekret të pretenduar tregtar të cilin gjykata kompetente e ka identifikuar si konfidenciale dhe për të cilin pjesëmarrësit kanë mësuar si pasojë e pjesëmarrjes në procedurë, ose qasjes në shkresa të lëndës. 2. Obligimi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore. Sidoqoftë, ai obligim pushon së ekzistuari në cilëndo nga rrethanat e mëposhtme: 2.1. kur sekreti i pretenduar tregtar është konstatuar, me vendim të formës së prerë, se nuk i përmbushë kërkesat e përcaktuara në nenin 3, paragrafin 1, nën-paragrafi 1.2 të këtij ligji; 2.2. kur me kalimin e kohës, informata në fjalë bëhet e njohur përgjithësisht ose lehtësisht e qasshme për personat brenda qarqeve që zakonisht merren me atë lloj informate. 3. Gjykata kompetente, lidhur me kërkesën e arsyetuar mirë nga njëra palë, mund të ndërmarrë masa specifike të nevojshme për ta ruajtur konfidencialitetin e çdo sekreti tregtar ose sekreti të pretenduar tregtar të përdorur ose referuar gjatë procedurave gjyqësore në lidhje me marrjen, përdorimin ose zbulimin e paligjshëm të sekretit tregtar. Këto masa duhet ta përfshijnë të paktën: 3.1. mundësinë e kufizimit të qasjes në çdo dokument që përmban sekrete tregtare ose sekrete të pretenduara tregtare të parashtruara nga palët ose personat e tretë, plotësisht ose pjesërisht, para një numri të kufizuar të personave; 3.2. mundësinë e kufizimit të qasjes në seanca dëgjimore, kur sekretet tregtare ose sekretet e pretenduara tregtare mund të zbulohen, si dhe procesverbalin ose transkriptën e atyre seancave për një numër të kufizuar të personave; 3.3. mundësinë e vënies në dispozicion të një versioni jo konfidencial të çdo vendimi gjyqësor, në të cilin janë hequr ose redaktuar pjesët që përmbajnë sekrete tregtare, për çdo person tjetër nga ata që përfshihen në numrin e kufizuar të personave të përcaktuar në nën-paragrafin 3.1. dhe 3.2, të këtij neni. 4. Numri i personave të përcaktuar në nënparagrafin 3.1 dhe 3.2. të paragrafit 3 të këtij neni, nuk do të jetë më i madh se sa është e nevojshme në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria me të drejtën e palëve për zgjidhje efektive dhe gjykim të drejtë dhe do të përfshijë, të paktën, një person fizik nga secila palë dhe avokatët përkatës ose përfaqësues të tjerë të atyre palëve në procedurën gjyqësore. 5. Kur vendosë për masat e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, dhe kur vlerëson proporcionalitetin e tyre, gjykata do të merr parasysh nevojën për të siguruar të drejtën për mjet efektiv dhe gjykim të drejtë, interesat legjitime të palëve dhe, për aq sa janë të aplikueshme, të personave të tretë, dhe çdo dëmtim potencial qoftë të palëve, dhe për aq sa aplikohet të personave të tretë që rezulton nga dhënia ose refuzimi i masave. 6. Çdo përpunim i të dhënave personale sipas Ligjit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë masa të përkohshme dhe parandaluese kundër shkeljes së pretenduar të sekretit tregtar, me kërkesë të mbajtësit të sekretit tregtar.
Neni 12 Masat e përkohshme dhe mbrojtëse 1. Gjykata në bazë të kërkesës së mbajtësit të sekretit tregtar, mund të urdhërojë njërën nga masat e përkohshme dhe parandaluese në vijim kundër shkeljes së pretenduar: 1.1. ndërprerjen, ndalimin përkohësisht të përdorimit ose zbulimit të sekretit tregtar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE 1.2. ndalimin e prodhimit, ofrimit, vendosjes në treg, përdorimin, importimin, eksportimin ose magazinimin e mallrave që shkelin sekretin tregtar; 1.3. sekuestrimi ose dorëzimi i mallrave të dyshuar për shkelje, përfshirë mallrat e importuara, për të parandaluar hyrjen ose qarkullimin e tyre në treg. 2. Si alternativë ndaj masave të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, gjykata mund të vendosë që vazhdimi i përdorimit të paligjshëm të pretenduar të sekretit tregtar t’i nënshtrohet dhënies së garancioneve që synojnë sigurimin e kompensimit të mbajtësit të sekretit tregtar. Nuk lejohet zbulimi i sekretit tregtar në këmbim të dhënies së garancive për kompensim. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i kërkojë paditësit prova për sekretin tregtar dhe mund t’i kushtëzojë masat mbrojtëse me sigurim adekuat.
Neni 13 Kushtet e aplikimit dhe masat mbrojtëse 1. Gjykata ka të drejtë, në lidhje me masat e përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji, që t’i kërkojë palës paditëse që të sigurojë prova të cilat në mënyrë të arsyeshme mund të konsiderohen të qasshme në mënyrë që të bindet për një shkallë të mjaftueshme sigurie se: 1.1. ekziston një sekret tregtar; 1.2. pala paditëse është mbajtës i sekretit tregtar, dhe 1.3. sekreti tregtar është marrë në mënyrë të paligjshme, është duke u përdorur ose zbuluar në mënyrë të paligjshme, ose marrja, përdorimi ose zbulimi i paligjshëm i sekretit tregtar është i pashmangshëm. 2. Gjykata kompetente gjatë vendosjes për dhënien ose refuzimin e kërkesës i merr parasysh rrethanat specifike të çështjes, duke përfshirë: 2.1. vlerën dhe tiparet tjera specifike të sekretit tregtar; 2.2. masat e marra për ta mbrojtur sekretin tregtar; 2.3. sjellja e të paditurit në marrjen, përdorimin ose zbulimin e sekretit tregtar; 2.4. ndikimi i përdorimit të paligjshëm ose zbulimit të sekretit tregtar; 2.5. interesat legjitime të palëve dhe ndikimi mbi palët që mund të ketë marrja ose refuzimi i masave; 2.6. interesat legjitime të palëve të treta; 2.7. interesi publik; dhe 2.8. mbrojtja e të drejtave themelore. 3. Masat e përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji revokohen ose pushojnë, me kërkesën e palës së paditur, në qoftë se: 3.1. pala paditëse nuk e fillon procedurën për nxjerrjen e një vendimi mbi meritat e kërkesës para gjykatës, brenda një kohe të arsyeshme të përcaktuar nga gjykata e cila vendos për masat, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj, ose nëse afati i kohës se arsyeshme nuk është përcaktuar nga gjykata, atëherë inicimi i procedurës duhet të fillojë brenda një kohe që nuk tejkalon afatin prej 30 ditë kalendarike; ose 3.2. informacioni në fjalë nuk i plotëson më kërkesat nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, të nenit 3 të këtij ligji, për arsye që nuk mund t’i atribuohen palës së paditur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE 4. Gjykata kompetente mund ta kushtëzojë dhënien e masave të parashikuara me nenin 12 të këtij ligji me ofrimin e sigurisë adekuate ose një sigurie të barasvlershme nga pala paditëse që synon të sigurojë kompensim për çdo lloj dëmi që mund të pësojë pala e paditur dhe, ku është e përshtatshme, çdo person tjetër i cili është i prekur nga masat. 5. Kur masat e përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji revokohen në bazë të paragrafit 1, nën- paragrafit 1.1 të këtij neni, kur ato skadojnë për shkak të ndonjë veprimi ose mosveprimi nga pala paditëse, ose kur më pas konstatohet nuk ka pasur marrje, përdorim ose zbulim të paligjshëm të sekretit tregtar ose se nuk ka kërcënim për ndonjë sjellje të tillë, gjykata ka autoritetin të urdhërojë palën paditëse, që me kërkesën e palës së paditur ose të një personi të tretë të dëmtuar t’i sigurojë të paditurit, ose personit të tretë të dëmtuar, kompensimin e duhur për çdo dëmtim të shkaktuar nga ato masa. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A court may order corrective measures against a trade secret infringer when it finds unlawful taking, use, or disclosure, if the claimant asks for them.
Neni 14 Vendimet dhe masat korrigjuese 1. Kur gjykata me vendim gjyqësor vendos dhe konstaton se ka pasur marrje, përdorim ose zbulim të paligjshëm të një sekreti tregtar, atëherë gjykata mundët me kërkesën e palës paditëse, të urdhërojë që ndaj shkelësit të sekretit tregtar të ndërmerren një ose më shumë nga masat e mëposhtme: 1.1. ndërprerjen ose, sipas rastit ndalimin e përdorimit ose zbulimin e sekretit tregtar; 1.2. ndalimin e prodhimit, ofrimit, vendosjes në treg ose përdorimit të mallrave që shkelin sekretin tregtar, ose importimin, eksportimin ose magazinimin e mallrave shkelin sekretin tregtar për ato qëllime; 1.3. miratimin e masave të përshtatshme korrigjuese në lidhje me mallrat që shkelin sekretin tregtar; 1.4. shkatërrimin e të gjithë ose një pjese të çdo dokumenti, gjësendi, materiali, substance ose dosje elektronike që përmban ose në të cilën është materializuar sekreti tregtar ose, kur është e përshtatshme, dorëzimin tek mbajtësi i sekretit tregtar të gjitha ose një pjese të atyre dokumenteve, gjësendeve, materialeve, substance ose dosje elektronike. 2. Masat korrigjuese të përcaktuara në paragrafin 1, nën-paragrafi 1.3 të këtij neni përfshijnë: 2.1. largimin e mallrave që shkelin sekretin tregtar nga tregu, dhe kur është e përshtatshme dhurimin e tyre për organizatat bamirëse; 2.2. heqjen e veçorive të mallrave që shkelin sekretin tregtar; 2.3. shkatërrimin e mallrave që shkelin sekretin tregtar ose, kur është e përshtatshme, tërheqjen e tyre nga tregu, me kusht që tërheqja nuk e dëmton mbrojtjen e sekretit tregtar në fjalë. 3. Gjykata ka të drejtë të vendosë që masat e përcaktuara në paragrafin 1, nën-paragrafi 1.2. dhe 1.3. i këtij neni të kryhen me shpenzimet e shkelësit të sekretit tregtar, përveç nëse ka arsye të veçanta për të mos vendosur ashtu. Këto masa nuk do të jenë paragjykuese ndaj dëmeve që mund t’i shkaktohen mbajtësit të sekretit tregtar si pasojë e përvetësimit, përdorimit ose zbulimit të paligjshëm të sekretit tregtar. Në të gjitha rastet tjera, aplikohen dispozitat e ligjit përkatës për procedurën kontestimore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të marrë parasysh rrethanat e rastit kur vendos për masat mbi sekretin tregtar; ajo mund të lejojë kompensim në të holla në vend të masave dhe masa mund të revokohen kur plotësohen kushtet e caktuara.
Neni 15 Kushtet e kërkesës, masat mbrojtëse dhe masat alternative 1. Në shqyrtimin e kërkesës për aprovimin e urdhrave dhe masave korrigjuese të përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji dhe në vlerësimin e proporcionalitetit të tyre, gjykata do të marrë parasysh rrethanat specifike të rastit, duke përfshirë: 1.1. vlerën ose tiparet tjera specifike të sekretit tregtar; 1.2. masat e marra për ta mbrojtur sekretin tregtar; 1.3. sjelljen e shkelësit gjatë marrjes, përdorimit ose zbulimit të sekretit tregtar; 1.4. ndikimi i përdorimit të paligjshëm ose zbulimit të sekretit tregtar; 1.5. interesat legjitime të palëve dhe ndikimi që mund të ketë në palët aprovimi ose refuzimi i masave; interesat legjitime të personave të tretë; 1.6. interesi publik; dhe 1.7. masat mbrojtëse të të drejtave themelore. 2. Kur gjykata kufizon kohëzgjatjen e masave të përcaktuara në paragrafin 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 të nenit 14 të këtij ligji, kohëzgjatja duhet të jetë e mjaftueshme për të eliminuar çdo përfitim tregtar ose ekonomik që shkelësi mund të ketë fituar nga përvetësimi, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar. 3. Masat e përcaktuara në paragrafin 1, nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2. të nenit 14 të këtij ligji do të revokohen ose ndryshe do të pushojnë së vepruari, me kërkesën e palës së paditur, në qoftë se informacioni në fjalë nuk i plotëson më kërkesat nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, të nenit 3 të këtij ligji për arsyet të cilat nuk mund t’i atribuohen të paditurit në mënyrë direkte ose indirekte. 4. Me kërkesë palës së dëmtuar, gjykata mund të vendosë që masat e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji t’i nënshtrohen dëmshpërblimit në të holla që t’i paguhet palës së dëmtuar në vend të aplikimit të atyre masave nëse plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: 4.1. në kohën e përdorimit ose zbulimit të sekretit tregtar personi përgjegjës nuk ka ditur ose, sipas rrethanave të rastit, as që është dashur ta dijë se sekreti tregtar ishte marrur nga një person tjetër i cili po përdorte ose zbulonte sekretin tregtar në mënyrë të paligjshme; 4.2. ekzekutimi i masave në fjalë do t’i shkaktonte personit përgjegjës dëm jo proporcional; dhe 4.3. kompensimi në të holla për palën e dëmtuar konsiderohet satisfaksion i mjaftueshëm. 5. Kur kompensimi në të holla urdhërohet në vend të masave të përcaktuara në paragrafin 1, nën- paragrafi 1.1. dhe 1.2. të nenit 14 të këtij ligji ai kompensim nuk do të tejkalojë shumën e taksave për të cilat do të detyrohej t’i paguante, po që se personi përgjegjës do të kërkonte autorizim për përdorim të sekretit tregtar në fjalë, për periudhën kohore për të cilën përdorimi i sekretit tregtar mund të ishte i ndaluar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmeve aktuale për shkelje të paligjshme të sekretit tregtar, me kërkesë të palës së dëmtuar.
Neni 16 Dëmet 1. Me kërkesë të palës së dëmtuar, gjykata mund të urdhërojë shkelësin i cili e dinte ose është dashur ta dijë se ai ose ajo ishte duke u përfshirë në marrjen, përdorimin ose zbulimin e paligjshëm të një sekreti tregtar, që t’i paguajë mbajtësit të sekretit tregtar dëmet aktuale të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE pësuara si rezultat i marrjes, përdorimit ose zbulimit të paligjshëm të sekretit tregtar. 2. Detyrimi për dëmet e punonjësve ndaj punëdhënësve të tyre për marrjen, përdorimin ose zbulimin e paligjshëm të një sekreti tregtar të punëdhënësit mund të kufizohet kur ata veprojnë pa dashje. 3. Kur vendosë për dëmet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, gjykata do të marrë parasysh të gjithë faktorët përkatës, si pasojat negative ekonomike, duke përfshirë fitimin e humbur, të cilin e ka pësuar pala e dëmtuar, çdo fitim të padrejtë të mbledhur nga pala shkelëse dhe, në raste të përshtatshme, elementet tjera përveç faktorëve ekonomik, si dëmtimi i moralit të mbajtësit të sekretit tregtar të shkaktuar nga marrja, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar në mënyrë të paligjshme. 4. Në mënyrë alternative, gjykata ka të drejtë, në rastet e përshtatshme, të vendos për dëmet në një shumë të përgjithshme në bazë të elementeve të tilla si, në minimum, shuma e taksave për të cilat do të detyrohej t’i paguante, po që se personi shkelës do të kërkonte autorizim për përdorim të sekretit tregtar në fjalë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë publikimin e plotë ose të pjesshëm të vendimit në çështjet për sekret tregtar, me kërkesë të paditësit dhe me shpenzime të shkelësit, duke ruajtur konfidencialitetin.
Neni 17 Publikimi i vendimeve gjyqësore 1. Në procedurat gjyqësore të filluara lidhur me marrjen, përdorimin ose zbulimin e paligjshëm të një sekreti tregtar, gjykata ka të drejtë që me kërkesën e palës paditëse dhe në shpenzime të shkelësit të sekretit tregtar, të urdhëroj masa të përshtatshme për shpërndarjen e informacionit lidhur me vendimin, duke përfshirë publikimin e tij të plotë ose të pjesshëm. 2. Çdo masë e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të ruajë konfidencialitetin e sekreteve tregtare, siç parashihet në nenin 11 të këtij ligji. 3. Kur vendos se a do të urdhëroj një masë të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni dhe kur vlerëson proporcionalitetin e saj, gjykata do të marrë parasysh, kur është e përshtatshme, vlerën e sekretit tregtar, sjelljen e shkelësit të sekretit tregtar gjatë marrjes, përdorimit ose zbulimit të sekretit tregtar, ndikimin e përdorimit ose zbulimit të sekretit tregtar, dhe gjasat për përdorim ose zbulim të mëtutjeshëm të sekretit tregtar nga shkelësi i sekretit tregtar. 4. Gjykata do të marrë parasysh nëse informacioni mbi shkelësin e sekretit tregtar mundëson identifikimin e një personi fizik dhe nëse po, atëherë publikimi i këtij informacioni do të ishte i justifikueshëm, veçanërisht në aspektin e dëmit të mundshëm që një masë e tillë mund të shkaktojë në privatësinë dhe reputacionin e shkelësit të sekretit tregtar. KAPITULLI IV SANKSIONET DHE DISPOZITAT KALIMTARE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets fines for physical persons, responsible persons of legal persons, individual businesses, and legal persons that act contrary to Articles 5, 11, 12, or 14.
Neni 18 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi fizik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 5 të këtij ligji. 2. Me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) deri njëmijë e tetëqind (1,800) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik, cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 5 të këtij ligji. 3. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 30 MAJ 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE që ushtron biznes individual, dhe i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 5 të këtij ligji. 4. Me gjobë në shumë prej tremijë (3,000) deri në nëntëmijë (9,000) euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 5 të këtij ligji. 5. Me gjobë në shumë prej katërqind (400) deri në njëmijë e dyqind (1,200) euro ndëshkohet personi fizik i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji. 6. Me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) deri njëmijë e tetëqind (1,800) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji. 7. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik qe ushtron biznes individual, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji. 8. Me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) deri gjashtëmijë (6,000) euro ndëshkohet personi juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji. 9. Me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) deri në njëmijë e tetëqind (1,800) euro ndëshkohet personi fizik i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 10. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 11. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik që ushtron biznes individual i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 12. Me gjobë në shumë prej tremijë (3,000) deri nëntëmijë (9,000) euro ndëshkohet personi juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 13. Me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) deri në njëmijë e tetëqind (1,800) euro ndëshkohet personi fizik i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 14 të këtij ligji. 14. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 14 të këtij ligji. 15. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik që ushtron biznes individual i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 14 të këtij ligji. 16. Me gjobë në shumë prej tremijë (3,000) deri nëntëmijë (9,000) euro ndëshkohet personi juridik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 14 të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-076 11 maj 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-151/2022, datë 25.05.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-076 PËR MBROJTJEN E SEKRETEVE TREGTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in