AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and other persons who commit listed fisheries and aquaculture violations.
Neni 59 Dispozitat ndëshkimore 1. Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se dhjetëmijë (10.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a). zhvillon aktivitet të peshkimit ekonomik në regjionin apo zonën e peshkimit i cili nuk është definuar si regjion për peshkim ekonomik me nenin 14 të ligjit bazik; b). zhvillon aktivitetin e peshkimit ekonomik në kundërshtim me nenin 15 tё ligjit bazik; c). zhvillon aktivitetin e akuakulturës pa licencë të përcaktuar me nenin 25, paragrafi 2 të ligjit bazik; d).zhvillon aktivitetin e akuakulturës pasi t’i merret licenca sipas nenit 28 të ligjit bazik; e). bartë të drejtën e shfrytëzimit te personi ose subjekti tjetër në kundërshtim me nenin 17, paragrafi 1 të ligjit bazik; f). kryen ose mundëson elektropeshkimin në kundërshtim me nenin 37, paragrafi 1 të ligjit bazik; g). nuk i raporton ministrisë për sasinë, llojin, kohën e peshkimit, vendin dhe mënyrën e peshkimit, gjegjësisht mjetet dhe pajisjet e përdorura për peshkim sipas nenit 38 të ligjit bazik; h). peshkëzimi bëhet në kundërshtim me nenin 39, paragrafi 1 të ligjit bazik; i). kryen aktivitete të peshkimit në vendet dhe kohën e riprodhimit natyral të peshqve në kundërshtim me nenin 41 të ligjit bazik; j). zhvillon aktivitetin e peshkimit në sezonin kur është i ndaluar peshkimi për lloje të ndryshme të peshqve sipas nenit 42 të ligjit bazik; 10 k). fut lloje të reja të peshqve pa pëlqimin e ministrisë në kundërshtim me nenin 39, paragrafi 3 të ligjit bazik; l). nuk shënjon regjionin apo zonën e peshkimit sipas nenit 9, paragrafi 1 të ligjit bazik; m). shfrytëzuesi i të drejtës së peshkimit nuk ofron të dhënat konform nenit 12, paragrafi 2 të ligjit bazik; n). nuk i përmbahet programit të ofruar për menaxhim sipas nenit 11, paragrafi 1 të ligjit bazik; o). gjatë tregtimit me peshq nuk posedon dëshmi për prejardhjen e peshqve; p). nuk pajis rojet me shenjën dhe lejen e identifikimit konform nenit 45, paragrafi 1 të ligjit bazik; q). kryen peshkimin për qëllime shkencore-hulumtuese pa leje të ministrisë sipas nenit 35, paragrafi 1 të ligjit bazik; r). organizon peshkimin sportiv-rekreativ në kohën e riprodhimit natyral sipas nenit 21, paragrafi 2 të ligjit bazik; s). nuk zbaton masat për mbrojtjen e fondit të peshqve sipas nenit 21, paragrafi 1 të ligjit bazik; t). organizon gara ndërkombëtare pa pëlqimin e ministrisë sipas nenit 21, paragrafi 2 të ligjit bazik. LIGJI NR.08/L-079 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.02/L-85 PËR PESHKATARI DHE AKUAKULTURË GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.27/ 25 GUSHT 2022, PRISHTINË 2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro.