AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, natural persons, responsible persons, and individual businesses for several seed-law violations.
Neni 24 Ndëshkimet 1. Me gjobë jo më pak se pesëmijë (5.000) euro dhe jo më shumë se njëzet mijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1. testimi i një varieteti të bimëve për vlerën e tij për kultivimin dhe përdorimin - VKP nuk bëhet në dy vende të ndara provuese nga institute të autorizuara në pajtim me nenin 8 të ligjit bazik; 1.2. tregton varietete të cilat nuk janë përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 15 të ligjit bazik; 1.3. etiketimi i paketimeve të farës bëhet në kundërshtim me nenin 14 të ligjit bazik; 1.4. mbyllja e paketimeve dhe shitja e farës për shumëzim-kultivim, farë para-bazë, farë bazë, farë të çertifikuar të gjeneratës së parë dhe të dytë kryhet në kundërshtim me nenin 15 të ligjit bazik; 1.5. testimi i mostrave të farës kryhet në kundërshtim me nenin 17 të ligjit bazik; 1.6. personi i cili regjistrohet si prodhues i farës, shitës i farës, paketues i farës apo përpunues i farës nuk i mbanë shënimet adekuate dhe në mënyrë të rregullt në pajtim me nenin 18, paragrafi 2 i ligjit bazik; 1.7. importon dhe tregton në Kosovë farërat e një varieteti që nuk janë përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës, nuk janë çertifikuar dhe nuk janë vendos në paketime dhe të etiketuar në pajtim me nenin 19 të ligjit bazik; 1.8. të gjitha kontingjentet e ndara të farës në kuadër të një dërgese nuk disponojnë me çertifikatat e parapara në pajtim me nenin 19, paragrafi 4 të ligjit bazik; 1.9. importon patate për farë të një varieteti në kundërshtim me nenin 20 të ligjit bazik. 13 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Nr. 27 / 25 GUSHT 2022, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-080 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.2003/5 I KOSOVËS PËR FARËRAT 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik i cili ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se katërmijë (4.000) euro.