AI-assisted research summary: A juridical person can be fined for listed plant-protection offences, and separate fines apply to a physical person/responsible person and to an individual business person.
Neni 57 Kundërvajtjet 1. Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1 fut në territor apo nuk respekton ndalimin e përhapjes, tregtimit dhe mbajtjes së organizmave të dëmshëm për bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në pajtim me nenet 14, 15 dhe 16 të ligjit bazik; 1.2 vepron në kundërshtim me nenet 6 dhe 21 të ligjit bazik; 1.3 nuk kryen kontrollimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në pajtim me nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të ligjit bazik; 1.4 nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara të nenit 35 të ligjit bazik. 1.5 jep të dhënat për përhapjen e organizmave të dëmshëm të konstatuara dhe nuk është i autorizuar për publikimin e të dhënave pa lejen e Ministrisë, sipas neneve 11 dhe 13 të ligjit bazik; 1.6 qarkullon bimë, produkte bimore dhe objekte tjera në kundërshtim me nenet 16 dhe 37 të ligjit bazik; 1.7. vepron në kundërshtim me nenin 38 të ligjit bazik. 1.8. është i autorizuar të merret me fidanet dhe vepron në kundërshtim me nenet 32, 33 dhe 34 të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË LIGJI NR.08/L-082 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE 14 1.9. vepron në kundërshtim me nenin 24 të ligjit bazik; 1.10. importon dërgesa bimore në zonat e mbrojtura në kundërshtim me nenin 25 të ligjit bazik; 1.11. nuk iu përgjigjet kërkesave të përcaktuara nga inspektori fitosanitar sipas nenit 30, paragrafit 2 të ligjit bazik; 1.12. vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 31, paragrafi 1 të ligjit bazik; 1.13. vepron në kundërshtim me nenin 19 të ligjit bazik; 1.14. vepron në kundërshtim me nenin 14 të ligjit bazik; 1.15 vepron në kundërshtim me nenin 15 dhe nenin 16, paragrafi 1 të ligjit bazik; 1.16. importon dërgesa të bimëve dhe të produkteve bimore pa lejen e Ministrisë dhe vepron në kundërshtim me nenin 23 të ligjit bazik; 1.17. nuk zbaton masat e urdhëruara nga inspektori fitosanitar sipas nenit 26, paragrafit 1 të ligjit bazik; 1.18. kryen punë të interesit publik për mbrojtjen e bimëve në kundërshtim me nenin 52, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të ligjit bazik. 2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se njëmijepesëqind (1.500) euro. 3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik i cili ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se katërmijë (4.000).