AI-assisted research summary: Legal persons, natural persons, and responsible persons can be fined for the wine-law breaches listed in Article 48.
Neni 48 Ndëshkimet 48.1. Me gjobë jo më pak se dymijë (2.000) euro dhe jo më shumë se njëzetmijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) prodhimi i rrushit ose verës, përpunimi i verës dhe i prodhimeve tjera, ruajtja apo mbushja kryhet nga personat që nuk janë të regjistruar ose nuk ofrojnë të dhëna për regjistrim në mënyrë të përcaktuar dhe brenda afatit kohor të caktuar në pajtim me nenet 5, 6 dhe 7 të ligjit bazik; b) për prodhimin e verës ose prodhimeve tjera nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara sipas neneve 8 dhe 10 të ligjit bazik; c) për shitjen e verës të prodhuar nga rrushi i cili në kohën e vjeljes nuk ka arritur sasinë e kërkuar të sheqerit në pajtim me nenin 18, paragrafët 18.4 dhe 18.5 dhe nenin 19 të ligjit bazik; d) nëse etiketa e verës cilësore që vëhet në treg nuk përmban edhe etiketën e veçantë për kontrolle të cilësisë në pajtim me nenin 20 të ligjit bazik; e) para plasimit të prodhimit në treg të gjitha paketimet nuk janë të etiketuara saktë dhe të dhënat e paraqitura në etiketë nuk janë në pajtim me nenet 22, 23 dhe 24 të ligjit bazik; f) emri i produktit në etiketë përmban fjalë, pjesë të fjalës, shenjë apo ilustrim në kundërshtim me nenin 27 të ligjit bazik; g) shënimi për mbushësin është plotësuar në kundërshtim me nenin 29 të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 29 / 1 SHTATOR 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR.08/L-083 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-8 PËR VERËRAT h) shënimet për mbushësin, distributorin apo personin e përfshirë në marketing nuk shoqërohen nga një e dhënë që tregon aktivitetin e tij sipas nenit 30 të ligjit bazik; i) vera dhe prodhimet e tjera të verës të prodhuara në Republikën e Kosovës ose të importuara ofrohen apo ekspozohen për konsumim të drejtpërdrejtë nga konsumatorët pa iu nënshtruar praktikave enologjike të autorizuara sipas nenit 32 të ligjit bazik; j) përmbajtja maksimale e acideve avulluese të verës është në kundërshtim me nenin 34 të ligjit bazik; k) rritja e fortësisë natyrore alkoolike të rrushit të freskët, mushtit të rrushit në fermentim dhe verës së re në fermentim e sipër tejkalon përqindjen e përcaktuar me nenin 35, paragrafi 35.3 të ligjit bazik; l) pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi nuk lajmërohen dhe regjistrohen në Ministri në pajtim me nenin 37 të ligjit bazik; m) vera vëhet në qarkullim dhe shitet në kundërshtim me nenin 38 të ligjit bazik; n) konsumatorëve u ofrohen verërat të cilat nuk janë të mbushura dhe të etiketuara legalisht në pajtim me nenin 39 të ligjit bazik; o) prodhimet nga ky ligj vëhen në qarkullim brenda Republikës së Kosovës si dhe eksportohen pa dokument përcjellës të kontrollit zyrtar të përcaktuar me nenin 40 të ligjit bazik; p) verërat dhe prodhimet e tjera të importuara me qëllim shitjeje në Republikën e Kosovës lidhur me cilësinë dhe etiketimin bëhen në kundërshtim me nenin 43 të ligjit bazik; q) verërat e dedikuara për eksport nuk i përmbushin të gjitha kriteret e specifikuara në këtë ligj të përcaktuar me nenin 44 të ligjit bazik; r) prodhuesit, përpunuesit, mbushësit, paketuesit, tregtarët dhe hotelieret ia vështirësojnë punën inspektorit në ushtrimin e kontrollimit dhe nuk i sigurojnë të gjitha të dhënat dhe informatat e nevojshme në pajtim me nenin 46, paragrafi 46.3 të ligjit bazik. 48.2 Për kundërvajtjet nga paragrafi 48.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 48.3 Për kundërvajtjet nga paragrafi 48.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro.