LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 02/L-53 PËR GJUETINË
This text is the title and preamble of a law amending and supplementing the law on hunting.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-084
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the title and preamble of a law amending and supplementing the law on hunting. This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the Law No. 02/L-53 on Hunting and align it with the Law on Misdemeanours. Article 2. Article 61 is amended and supplemented. Article 61 sets fines for legal persons, natural persons, and individual businesses that commit listed hunting-related offences.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 02/L-53 PËR GJUETINË
Showing 7 of 7
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the title and preamble of a law amending and supplementing the law on hunting.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-53 PËR GJUETINË LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.02/L-53 PËR GJUETINË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.02/L-53 PËR GJUETINË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the Law No. 02/L-53 on Hunting and align it with the Law on Misdemeanours.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr.02/L-53 për Gjuetinë dhe harmonizimi i tij me Ligjin për Kundërvajtje. - 2
- 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Article 61 is amended and supplemented.
Neni 61 i ligjit bazik ndryshohet dhe plotësohet si në vijim: - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Article 61 sets fines for legal persons, natural persons, and individual businesses that commit listed hunting-related offences.
Neni 61 Gjobat 61.1. Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) lejon gjuajtjen apo gjuan kafshë të egra jashtë sezonit të hapur për gjueti në kundërshtim me nenin 8, paragrafët 8.6 dhe 8.7 të ligjit bazik; b) organizon apo lejon gjuajtjen e kafshëve të egra ose gjuan kafshë të egra me teknika dhe mjete të ndaluara për gjueti në kundërshtim me nenin 9 të ligjit bazik; c) kultivon kafshë të egra në numër i cili nuk është në harmoni me ekuilibrin biologjik të vendgjuetisë sipas nenit 14, paragrafi 1 të ligjit bazik; d) gjuan kafshët e egra në vendet e ndaluara për gjueti në kundërshtim me nenin 24 të ligjit bazik; e) e jep të drejtën e gjuetisë në vendgjueti apo në pjesën e saj me nënqira në kundërshtim me nenin 34 të ligjit bazik; f) ngritë apo riparon anekse për nevoja të gjahtarëve në kundërshtim me nenin 39, paragrafi 39.1, pika g të ligjit bazik; g) nuk e ka të organizuar shërbimin e rojës së gjuetisë dhe numrin e të punësuarve të paraparë me Planin operativ në pajtim me nenin 39, paragrafi 39.1, pika i dhe nenin 45 të ligjit bazik; h) organizon apo lejon gjuajtjen e kafshëve të egra në kundërshtim me nenin 40 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-53 PËR GJUETINË të ligjit bazik; i) nuk i zbaton Planet dhe Programet e menaxhimit me kafshë të egra sipas neneve 41,42 dhe 43 të ligjit bazik; j) nuk e zbaton revidimin e Planit menaxhues në rastet e parapara me nenin 42, paragrafi 7 të ligjit bazik; k) nuk ofron mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe të mbjellurave tjera për shkak të numrit të kafshëve të egra mbi numrin e paraparë me Planin menaxhues sipas nenit 51 të ligjit bazik; l) nuk e njofton Shërbimin Veterinar kur kupton se te kafshët e egra në vendgjueti dhe jashtë saj është paraqitur apo mund të paraqitet sëmundja ngjitëse dhe nuk ndërmerr masat e duhura për pengimin e paraqitjes së saj sipas nenit 53, paragrafi 3 të ligjit bazik; m) nuk ndërmerr masa për pengimin e gjuetisë së kundërligjshme, mbrojtjes së të vegjëlve të tyre dhe veprime të tjera në pajtim me nenin 55, paragrafi 1 të ligjit bazik. 61.2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijepesëqind (1.500) euro. 61.3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 61.4. Me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se pesëmijë (5.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) përdor helm për vrasjen e kafshës së egër brenda vendgjuetisë pa e informuar menaxhuesin e vendgjuetisë ose gjuan kafshë të egra gjatë natës në kundërshtim me nenin 9, paragrafët 9.2 dhe 9.4 të ligjit bazik; b) lejon përdorimin e gjahut grupor për vrasjen ose zënien e kafshëve thundrore përveç derrave të egër në kundërshtim me nenin 9, paragrafi 9.6 të ligjit bazik; c) lejon që qentë të mundojnë ose sulmojnë kafshën e plagosur në kundërshtim me nenin 9, paragrafi 9.7 të ligjit bazik; d) lejon ose gjuan kafshë të egra me pushkë ose municion të gjuetisë të cilat nuk janë të lejuara dhe nuk i përgjigjen fuqisë ose rezistencës së llojit të caktuar të kafshës, apo me armë ose municion të ndaluar për gjueti sipas nenit 10, paragrafi 10.1 të ligjit bazik; e) lejon gjuajtjen e kafshëve të egra personit i cili nuk i plotëson kushtet për gjueti apo nëse merret me gjueti pa qenë i kualifikuar për gjahtar sipas nenit 11, paragrafi 11.1 të ligjit bazik; f) vret kafshën e egër dëmtuese pa e informuar policinë dhe pa lejen e menaxhuesit të vendgjuetisë sipas nenit 13 paragrafët 13.3 dhe 13.5 të ligjit bazik; g) në vendgjueti sjellë lloje të reja të kafshëve të egra me të cilat vjen deri të rritja e numrit të kafshëve të egra, pa lejen e ministrisë sipas nenit 39, paragrafi 39.1, pika (f) të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-53 PËR GJUETINË h) bartë, mundëson apo lejon bartjen e trofeve të kafshëve të egra nga vendgjuetia ose nga vendi pa listën dhe formularin e trofeve sipas nenit 47, paragrafi 47.7 të ligjit bazik; i) nuk ndërmerr masat e duhura për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra në pajtim me nenin 49 të ligjit bazik; j) nuk organizon apo nuk merr pjesë në zvogëlimin e numrit të kafshëve të egra në zonat e rrezikuara dhe sjelljen e tyre në numër të arsyeshëm sipas nenit 53, paragrafi 53.2 të ligjit bazik. 61.5. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.4 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se tetëqind (800) euro. 61.6. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.4 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 61.7. Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se dhjetëmijë (10.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) nuk mundëson në vendgjueti gjuetinë për qëllime shkencore, e mundëson pa leje për gjah nga ministria apo gjuan për qëllime shkencore pa leje të nevojshme sipas nenit 12 të ligjit bazik; b) nuk e bën shënimin dhe mirëmbajtjen e kufijve të vendgjuetisë sipas nenit 25 të ligjit bazik; c) nuk ndërmerr masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve ndaj kafshëve të egra dhe nuk tregon kujdes gjatë përdorimit të preparateve kimike, korrjeve dhe kositjeve në pajtim me nenin 23 të ligjit bazik; d) i shkatërron apo dëmton objektet në vendgjueti ose merr, dëmton, lëviz ose shkatërron shenjat e kufijve administrativ të vendgjuetive në kundërshtim me nenin 25, paragrafi 25.3 të ligjit bazik’ e) nuk e bën vlerësimin e trofeve dhe nuk mban evidencën e tyre sipas nenit 47 të ligjit bazik; f) shet, blen apo tregton çfarëdo kafshe gjahu të vrarë apo të zënë në mënyrë të kundërligjshme ose çfarëdo trofe ose produkt të prodhuar prej kafshës së gjuajtur në kundërshtim me nenin 48, paragrafi 48.5 të ligjit bazik; g) lejon që qentë të bredhin në vendgjueti të pa kontrolluar në kundërshtim me nenin 56, paragrafët 56.1 dhe 56.2 të ligjit bazik; h) pengon inspektorin e gjuetisë në kryerjen e mbikëqyrjes apo nuk i ofron shënimet e kërkuara në pajtim me nenin 58, paragrafi 58.2 të ligjit bazik; i) nuk vepron sipas vendimit të inspektorit të gjuetisë dhe urdhrave të rojës së gjahut në pajtim me nenin 59, paragrafi 59.1 dhe nenin 46 të ligjit bazik. 61.8. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.7. të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-53 PËR GJUETINË 61.9. Për kundërvajtjet nga paragrafi 61.7. të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Fines for misdemeanors under this law are imposed according to the relevant misdemeanor legislation in force.
Neni 3 Shqiptimi i sanksioneve kundërvajtëse me gjobë të përcaktuara në këtë ligj bëhet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi për kundërvajtjet. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr.08/L-084 4 gusht 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-270/2022, datë 19.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-084 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 02/L-53 PËR GJUETINË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in