AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, individual businesses, and responsible persons if they commit listed apiculture-related contraventions.
Neni 45 Dispozitat ndëshkuese 45.1 Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) nuk e lajmëron numrin e shoqërive të bletëve sipas nenit 4 të ligjit bazik; b) vendos bletoren në kundërshtim me nenin 5 të ligjit bazik; c) lëviz bletët pa aprovimin e organit kompetent sipas nenit 7 të ligjit bazik; d) shfrytëzon kullotat e Kosovës në kundërshtim me nenin 10 të ligjit bazik; e) transporton bletët në kundërshtim me nenet 13 dhe 14 të ligjit bazik; f) bletari nuk ndërmerr masa për evitimin e bletëve “grabitëse” sipas nenit 15 të ligjit bazik; g) lëviz bletoren me automjete të specializuara pa lejen e organit kompetent sipas nenit 16 të ligjit bazik; h) nuk mbarështon specien e bletës Apis Mellifera sipas nenit 17 të ligjit bazik; i) prodhon luzma dhe ama të bletëve në kundërshtim me nenin 19, paragrafi 2 të ligjit bazik; j) nuk i ndërmerr masat preventive për luftimin e sëmundjeve të bletëve nën mbikëqyrjen e inspektorëve kompetent sipas nenit 21 të ligjit bazik; k) nuk i lajmëron inspektorët përkatës për dyshimin e paraqitjes së sëmundjeve me karakter përhapës sipas nenit 22 të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 30 GUSHT 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-088 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-111 PËR BLETARI l) bën asgjësimin e bletëve në kundërshtim me nenin 24 të ligjit bazik; m) nuk i trajton bletët me preparate dhe medikamente sipas nenit 26 të ligjit bazik; n) përdor preparate helmuese të cilat përmes produkteve të bletëve janë të dëmshme për shëndetin e njeriut sipas nenit 28 të ligjit bazik; o) spërkat bimët pa paralajmërim sipas nenit 29 të ligjit bazik; p) i tregton prodhimet e bletëve në kundërshtim me nenet 31 dhe 32 të ligjit bazik; q) vë në qarkullim shoqëritë e bletëve dhe amave në kundërshtim me nenin 35 të ligjit bazik; r) nuk përmban deklaracion sipas neneve 37 dhe 38 të ligjit bazik; s) nuk posedon objektet dhe pajisjet sipas nenit 39 të ligjit bazik. 45.2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 45.3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 45.4. Me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se dhjetëmijë (10.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) ushtron veprimtarinë e bletarisë në kundërshtim me nenin 3, paragrafi 4 të ligjit bazik; b) nuk respekton distancën e vendosjes së bletores sipas nenit 9 të ligjit bazik; c) nuk vendos tabelën dhe nuk informon inspektorin përkatës sipas neneve 11 dhe 12 të ligjit bazik; d) nuk posedon çertifikatën e gjendjes shëndetësore të bletëve me rastin e lëvizjes së tyre sipas nenit 27 të ligjit bazik; e) nuk ruhen prodhimet e mjaltës sipas neneve 41 dhe 42 të ligjit bazik. 45.5. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.4 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 45.6. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.4 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro.