AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and related persons who violate fertilizer rules, and adds a protective measure for certain cases.
Neni 15 Dispozitat ndëshkimore 15.1. Me gjobë jo më pak se dymijë (2.000) euro dhe jo më shumë se njëzetmijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) merret me prodhimin, importimin, ripaketimin ose shitjen e plehrave artificiale e për këtë nuk është i regjistruar në pajtim me nenin 4 të ligjit bazik; b) prodhon, importon, ripaketon ose vë në qarkullim plehrat artificiale të cilat nuk i përgjigjen cilësisë sipas standardeve të përcaktuara me nenin 5 të ligjit bazik; c) nuk i ofron inspektorit ndihmën e kërkuar për t’i mundësuar kryerjen e detyrave dhe funksioneve në pajtim me nenin 7, paragrafi 7.2 të ligjit bazik; d) pengon inspektorin në kryerjen e detyrave ose të funksioneve apo jep deklarata të rrejshme, lajthitje gojore ose me shkrim inspektorit apo ndonjë zyrtari tjetër të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe funksioneve në pajtim me nenin 8 të ligjit bazik; e) shet sasinë e plehut artificial për të cilën është lëshuar ndalesa për shitje në kundërshtim me nenin 9 të ligjit bazik; f) vë në qarkullim plehra artificiale me markë të falsifikuar në kundërshtim me nenin 12 të ligjit bazik; g) ofron për shitje ose shpërndarje të plehrave artificiale duke keqpërdor markën e plehrave artificiale në kundërshtim me nenin 12 të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 30 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-089 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2003/10 PËR PLEHRAT ARTIFICIALE h) shpërndan prodhim të falsifikuar të plehrave artificiale në kundërshtim me nenin 13 të ligjit bazik; i) në paketim të plehrave artificiale në posedim të një të regjistruari pesha është në kundërshtim me nenin 14 të ligjit bazik. 15.2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 15.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 15.3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 15.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 15.4. Për kundërvajtjet nga paragrafi 15.1 të këtij neni, përveç dënimit shqiptohet edhe masa mbrojtëse e marrjes së përfitimit të arritur me shitjen e plehrave artificiale jo cilësor si dhe marrja e tërë sasisë së plehut artificial nga importi nëse nuk i përgjigjet cilësisë së përcaktuar apo përmban materie të dëmshme.