AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and certain individuals who commit listed animal-welfare contraventions.
Neni 17 Sanksionet Kundërvajtëse 17.1. Me gjobë jo më pak se dymijë (2.000) euro dhe jo më shumë se njëzetmijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) nuk kujdeset për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshës në pajtim me nenin 5, paragrafi 5.2 të ligjit bazik; b) bën mbarështimin e pakontrolluar të kafshës dhe në kundërshtim me dispozitat e nenit 6, paragrafi 6.1 të ligjit bazik; c) bën ndarjen e të vegjëlve nga prindërit e tyre dhe në kundërshtim me dispozitat e nenit 6, paragrafi 6.3 të ligjit bazik; d) mbarështon kafshë karakteristikat anatomike, fiziologjike dhe të sjelljes së të cilave mund të jenë të rrezikshme për shëndetin dhe mirëqenien e të vegjëlve apo prindërve në kundërshtim me nenin 6, paragrafi 6.4 të ligjit bazik; e) bën operimin kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të së cilës largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës në kundërshtim me nenin 7, paragrafi 7.1 të ligjit bazik; f) bën vrasjen e kafshës apo eliminimin e pjesëve të trupit të saj në kundërshtim me dispozitat ligjore të nenit 8, paragrafët 8.1 dhe 8.3 të ligjit bazik; g) bën eksperimentimin në kafshë pa licencë për kryerjen e eksperimentit në kafshë dhe shkel rregullat dhe standardet etike sipas nenit 9, paragrafët 9.2 dhe 9.4 të ligjit bazik; h) nuk mban evidencë për të dhënat e kafshës për eksperiment, si dhe të dhënat gjatë dhe pas eksperimentit dhe nuk ia ofron ato Ministrisë në pajtim me nenin 9, paragrafi 9.7 të ligjit bazik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 30 GUSHT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR.08/L-090 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE i) bën importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshës agresive në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 10.1 të ligjit bazik; j) bën organizimin e garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore të nenit 11, paragrafi 11.1 të ligjit bazik; k) në kafshë që marrin pjesë në gara, përdorë substanca që nuk janë të përcaktuara me nenin 11, paragrafi 11. 2 të ligjit bazik; l) bën transportimin e kafshëve për të cilat nuk posedon çertifikatë për transportimin e tyre, nuk ka shenjë identifikimi dhe është nën kushtet e kufizimeve të SHVUK-së të paraparë sipas nenit 12, paragrafi 12.1 të ligjit bazik; m) gjatë transportimit të kafshëve nuk mban të gjitha çertifikatat dhe dokumentet e lëshuara sipas nenit 12, paragrafi 12. 5 të ligjit bazik; n) bën tregtimin e kafshëve në kundërshtim me nenin 13 të ligjit bazik; o) hap apo mban rezervate, vendstrehime të kafshëve pa pronar apo të kafshëve me pronar, pa lejen e SHVUK-së sipas nenit 14, paragrafi 14.1 të ligjit bazik; p) nuk i mundëson Inspektorit për përkujdesjen e kafshëve qasje për kryerjen e punës së tij në pajtim me nenin 16, paragrafi 16. 5 të ligjit bazik. 17.2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 17.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 17.3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 17.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro.