AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, natural persons, and individual businesses that violate veterinary disease-control, transport, slaughter, sale, and reporting rules, and it also covers failure to obey SHVUK or veterinary inspector orders.
Neni 45 Gjobat 45.1. Me gjobë jo më pak se dymijë (2.000) euro dhe jo më shumë se njëzetmijë (20.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) nuk i zbaton masat e urdhëruara për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve infektive; b) nuk i zbaton masat e urdhëruara për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive; c) zhvendos apo vë në qarkullim kafshët brenda apo jashtë vendit pa çertifikatë veterinare shëndetësore; d) importon, eksporton ose i kalon tranzit jashtë vendkalimeve të caktuara kufitare dhe pa kontrolle veterinare kufitare kafshët dhe ngarkesat e mallrave që janë objekt i kontrollit veterinar; e) importon kafshë dhe produkte me origjinë shtazore në vend dhe i kalon ato tranzit në kundërshtim me kufizimet ose ndalesat e inspektorit veterinar; f) therrë kafshë pa e kryer inspektimin dhe ekspertizën veterinare; g) ushtron veprimtarinë në therrtore që nuk i plotësojnë kushtet veterinare dhe higjienike; h) therrë kafshë që nuk janë të lejuara të therrën në therrtore; i) bën distribuimin e produkteve të mishit, kafshëve të gjahut, produkteve të terura dhe të ngrira te peshkut dhe produkteve tjera të papërpunuara me origjinë shtazore pa ekspertizë veterinare nga veterinari i autorizuar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 30 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR.08/L-091 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/21 PËR VETERINARINË j) shet produkte ushqimore të papërpunuara me origjinë shtazore dhe produkte ushqimore shtëpiake me origjinë shtazore për të cilat ekziston kufizimi i shitjes; 45.2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.1 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 45.3. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.1 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 45.4. Me gjobë jo më pak se njëmijë (1.000) euro dhe jo më shumë se dhjetëmijë (10.000) euro, dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a) nuk i ndërmerr masat nga nenet 27 dhe 29 të ligjit bazik; b) ushtron apo kryen pa leje praktikën dhe ekspertizën veterinare; c) distribuon apo shet produkte ushqimore të papërpunuara me origjinë shtazore apo produkte ushqimore shtëpiake me origjinë shtazore në tregjet e paautorizuara; d) organizon gara të kafshëve, tregje, ankande, ekspozita dhe ngjarje tjera për kafshët, pa lejen e inspektorit kompetent; e) nuk i lajmëron sëmundjet gjatë transportimit të kafshëve; f) bën qarkullimin e produkteve me origjinë shtazore pa autorizimin e SHVUK; g) nuk e bën trajtimin e kafshëve të egra të mbytura dhe distribuimin e tyre sipas procedurave të përcaktuara; h) përdorë medikamente dhe produkte farmaceutike të paautorizuara nga SHVUK; i) nuk i përmbush obligimet nga neni 33 i ligjit bazik; j) nuk i lajmëron trupat e ngordhur të pavarrosura të kafshëve të egra; k) pengon regjistrimin e fermave, matrikulimin e kafshëve dhe kopeve, shenjëzimin e tufave apo kontrollin e lëvizjes së kafshëve; l) nuk i zbaton urdhrat dhe vendimet e inspektorit veterinar. 45.5. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.4 të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë se njëmijë (1.000) euro. 45.6. Për kundërvajtjet nga paragrafi 45.4 të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual dënohet me gjobë jo më pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se tremijë (3.000) euro. 45.7. Secili që gjatë kohës së ndonjë epidemie të dyshuar ose të vërtetuar, e cila mund të rrezikojë blegtorinë, nuk i përmbahet ndonjë vendimi apo urdhri të nxjerrë nga SHVUK janë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 30 GUSHT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR.08/L-091 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/21 PËR VETERINARINË në përputhje me këtë ligj, i cili parashtron masat për të shuar ose parandaluar sëmundjen, dënohet në pajtim me dispozitat në fuqi të Kodit Penal të Kosovës.