LIGJI NR. 08/L-103 LIGJ PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË
This law establishes a system for managing municipal performance and a performance-based grant scheme.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-103
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law establishes a system for managing municipal performance and a performance-based grant scheme. This article says the law aims to improve municipal services by measuring municipality performance and tying financial support to the level of services delivered. This article says the law regulates the municipal performance management system and the municipal performance grant, implemented by municipalities and led by the ministry responsible for local governance. This article defines the key terms used in the law on municipal performance management and the performance-based grant scheme. Institutions must act in line with the Constitution, laws in force, and administrative rules on municipal performance measurement and performance grants.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-103 LIGJ PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË
Showing 38 of 38
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law establishes a system for managing municipal performance and a performance-based grant scheme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË LIGJI NR. 08/L-103 LIGJ PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË Kuvendi i Republikës së Kosovës Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to improve municipal services by measuring municipality performance and tying financial support to the level of services delivered.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj ka për qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve të komunave përmes matjes së performancës së komunave në ushtrimin e kompetencave vetanake, duke garantuar në të njëjtën kohë mbështetje financiare të bazuar në nivelin e arritur të shërbimeve të ofruara. 2. Përmes këtij ligji përcaktohen parimet, rregullat, procedurat dhe standardet e matjes të performancës së komunave, si dhe funksionimi i grantit të bazuar në performancë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the municipal performance management system and the municipal performance grant, implemented by municipalities and led by the ministry responsible for local governance.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon Sistemin për Menaxhimin e Performancës së Komunave dhe Grantin për Performancë të Komunave, që zbatohet nga komunat dhe udhëhiqet nga ministria përgjegjëse për qeverisje lokale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the key terms used in the law on municipal performance management and the performance-based grant scheme.
Neni 3 Përkufizimet 1. Fjalët apo shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Granti i Performancës së Komunave (GPK) – instrument financiar me karakter stimulues që i’u ndahet komunave bazuar në performancën e tyre; 1.2. Dokumenti Kryesor i SMPK-së – dokumenti që përshkruan konceptet themelore të ndërtimit dhe funksionimit të SMPK-së, hapat dhe procesin e matjes së performancës së komunave, përmbajtjen e fushave, rezultateve dhe treguesve të performancës, si dhe dokumentet tjera përcjellëse për zbatimin e SMPK-së; 1.3. Komunë - njësia themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës; 1.4. Kontributdhënës të grantit –institucionet shtetërore, donatorët nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile; 1.5. Koordinatori për performancë të komunës – zyrtari përgjegjës të komunës me detyrë për të koordinuar procesin e raportimit të performancës në komunë; 1.6. Matje e performancës – metodë për nxjerrjen e të dhënave për tregues në raport me shkallën referente të përcaktuar në dokumentet e SMPK-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË 1.7. Ministria – ministrinë përgjegjëse për vetëqeverisje lokale; 1.8. Performancë e komunave –nivelin e të arriturave të komunave në kuadër të një apo më shumë fushave të kompetencave të tyre, si rezultat i një procesi standard të mbledhjes, analizimit, verifikimit dhe raportimit të të dhënave; 1.9. Palë e interesit – ministritë, komunat, kontributdhënësit, shoqëria civile dhe qytetarët; 1.10. Rregullat e grantit për performancë të komunave –sistemi i rregullave të veçanta të aprovuara nga Ministria me akt nënligjor, me të cilat përcaktohen kriteret dhe mënyra e vlerësimit të komunave për qëllim të përfitimit nga skema e grantit për performancë të komunave; 1.11. SMPK - Sistemi për Menaxhimin e Performancës së Komunave. KAPITULLI II PARIMET E PËRGJITHSHME TË MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËS SË GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Institutions must act in line with the Constitution, laws in force, and administrative rules on municipal performance measurement and performance grants.
Neni 4 Parimi i ligjshmërisë Institucionet veprojnë në pajtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe rregullat administrative për matjen e performancës së komunave dhe ndarje të grantit për performancë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Institutions must keep an open approach toward citizens and other interested parties about municipal performance and the performance grant scheme.
Neni 5 Parimi i transparencës Institucionet ndjekin një qasje të hapur për qytetarët dhe palët e tjera të interesit lidhur me performancën e komunave dhe menaxhimin e skemës së grantit për performancë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Performance measurement should be as close as possible to citizens through the nearest service providers, and grant impact should reflect the interests and needs of municipal citizens.
Neni 6 Parimi i subsidiaritetit Matja e performancës shtrihet për aq sa është e mundur tek ofruesit më të afërt të shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe ndikimi i grantit reflekton interesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The performance level of municipalities affects how they are ranked, and the municipal performance grant takes that performance level and other special-rule factors into account.
Neni 7 Parimi i meritës 1. Niveli i performancës së arritur ndikon në radhitjen e komunave sipas rezultateve të treguara në ushtrimin e kompetencave në fushat e matura. 2. Granti i performancës së komunave merr parasysh nivelin e performancës së arritur të komunave si dhe karakteristikat e tjera të përcaktuara me rregulla të veçanta. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Responsible institutions must report and assess objectively and impartially.
Neni 8 Parimi i objektivitetit dhe paanshmërisë Institucionet përgjegjëse duhet të raportojnë dhe vlerësojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Institucionet përgjegjëse must follow equality and non-discrimination, treat municipalities in the same situation equally, and avoid unfair discrimination.
Neni 9 Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit Institucionet përgjegjëse veprojnë në pajtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. Komunat në të njëjtën situatë trajtohen në mënyrë të njëjtë. Institucionet përgjegjëse në mënyrë të veçantë shmangin çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet në ligjin kundër diskriminimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË KAPITULLI III PËRGJEGJËSITË INSTITUCIONALE PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS SË KOMUNAVE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Ministria coordinates the development and implementation of SMPK, and ministries and municipalities must provide the resources needed for performance measurement of municipalities.
Neni 10 Institucionet përgjegjëse për matje të performancës së komunave 1. Ministria është institucion përgjegjës për matjen e performancës së komunave. Ministria në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore dhe komunat koordinon procesin e zhvillimit dhe zbatimit të SMPK-së. 2. Komunat janë subjekte të matjes së performancës në pajtim me rregullat e SMPK-së të përcaktuara në këtë ligj dhe me akt nënligjor. 3. Ministria dhe komunat sigurojnë resurset e nevojshme për zbatimin e procesit të matjes së performancës, përmes strukturave përgjegjëse për performancë të komunave. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The ministry is responsible for managing the SMPK and the Municipal Performance Grant, and for carrying out related implementation tasks.
Neni 11 Përgjegjësitë e ministrisë 1. Ministria është institucion përgjegjës për menaxhimin e SMPK-së dhe Grantit për Performancë të Komunave. 2. Në funksion të zbatimit të këtij ligji, ministria: 2.1. Harton aktet nënligjore dhe dokumente të politikave për zbatimin efikas të dispozitave të këtij ligji; 2.2. Zhvillon kapacitete të mjaftueshme për SMPK dhe grantin për performacë të komunave, përmes njësisë përgjegjëse për performancë; 2.3. Harton dhe përditëson Dokumentin Kryesor të SMPK-së, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore, komunat dhe kontributdhënësit; 2.4. Udhëheq procedurat e mbledhjes, përpunimit, verifikimit dhe raportimit të të dhënave të performancës; 2.5. Administron sistemin informativ elektronik, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për administratë publike dhe me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit; 2.6. Udhëheq procesin e vlerësimit dhe ndarjes së grantit për performancë të komunave. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The municipality is responsible for running the performance management system efficiently and must cooperate, collect and verify data, address report recommendations, and assign responsible structures.
Neni 12 Detyrat dhe përgjegjësitë e komunës 1. Komuna është përgjegjëse për funksionimin efikas të Sistemit të Menaxhimit të Performancës në komunë. Në këtë drejtim komuna ka këto përgjegjësi: 1.1. Bashkëpunon me ministrinë për ndërtimin, zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të matjes së performancës së komunave; 1.2. Mbledh, verifikon dhe raporton të dhënat për performancën e komunës në pajtim me Dokumentin Kryesor; 1.3. Adreson rekomandimet e raportit të performancës në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike dhe qeverisjes; 1.4. Cakton strukturat përgjegjëse për menaxhim të procesit të performancës në komunë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The municipal performance management system and performance grant are managed by the municipal performance unit in line with this law.
Neni 13 Njësia përgjegjëse për performancë në Ministri Sistemi i Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe granti për performancë, menaxhohen nga Njësia përgjegjëse për performancë të komunave në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The municipal mayor leads performance measurement and appoints reporting officials and a performance coordinator by decision.
Neni 14 Strukturat e matjes të performancës në komunë 1. Matja e performancës në nivel të komunës udhëhiqet nga kryetari i komunës. 2. Në çdo komunë, kryetari me vendim cakton zyrtarët përgjegjës raportues për fushat e performancës së komunës, si dhe koordinatorin për performancë të komunës. 3. Koordinatori dhe zyrtarët raportues duhet të jenë persona nga radhët e shërbimit civil dhe të kenë integritet të lartë, si dhe kompetencë profesionale në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive për koordinimin e procesit të matjes së performancës në komunë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipality’s performance coordinator must coordinate reporting, apply verification criteria, and report data sent to the mayor for approval.
Neni 15 Detyrat e koordinatorit për performancë të komunës Koordinatori për performancë është përgjegjës për koordinimin e procesit të raportimit me zyrtarët raportues të fushave të SMPK-së, zbatimin e kritereve për verifikim dhe raportimin e të dhënave të cilat i dërgohen kryetarit të komunës për miratim. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The performance coordinator may be removed for noncompliance, delay, or continued neglect, and the municipal mayor must appoint other officials within 15 days if the coordinator or reporting officers are removed.
Neni 16 Lirimi nga detyra i koordinatorit dhe zyrtarëve raportues 1. Koordinatori për përformancë lirohet nga detyra në këto raste: 1.1. Nuk zbaton kriteret e nenit 22 të këtij ligji në lidhje me sigurimin e cilësisë së të dhënave; 1.2. Nuk respekton parimet e matjes së performancës të përcaktuara me këtë ligj; 1.3. Raporton me vonesë dhe neglizhon në mënyrë të vazhdueshme procesin e matjes së performancës; 1.4. Me kërkesë të vetë koordinatorit me miratim nga kryetari. 2. Kriteret për caktim dhe shkarkim aplikohen përshtatshmërisht edhe për zyrtarët raportues të fushave të matjes së performancës. 3. Në rast të lirimit nga detyra të koordinatorit dhe zyrtarëve raportues, kryetari i komunës brenda afatit prej 15 ditësh, cakton zyrtarët e tjerë për ushtrimin e këtyre funksioneve. KAPITULLI IV SISTEMI I MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says the municipal performance management system (SMPK) is an instrument for evaluating municipal performance, and the Ministry sets the rules, procedures, and criteria for its development and review.
Neni 17 Elementet përbërëse të SMPK-së 1. Sistemi i Menaxhimit të Performancës së komunave është instrument për vlerësimin e performancës së komunave bazuar në fusha, tregues dhe të dhëna. 2. Fushat, treguesit dhe të dhënat të cilat janë pjesë e SMPK-së bazohen në kompetencat vetanake të komunave të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Përfshirja e kompetencave vetanake në SMPK bëhet sipas kritereve të qarta, të matshme, të arritshme dhe jodiskriminuese për komunat. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË 4. Gjatë zhvillimit dhe rishikimit të SMPK-së Ministria bashkëpunon me palë të tjera të interesuara përfshirë: ministritë e linjës, komunat, institucionet e tjera të administratës shtetërore, donatorët dhe shoqërinë civile. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton rregullat, procedurat dhe kriteret e zhvillimit dhe rishikimit të SMPK-së. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must create an Electronic Performance System for municipalities.
Neni 18 Sistemi Elektronik për Performancë të komunave Ministria krijon Sistemin Elektronik të Performancës në pajtim me elementet përbërëse të Sistemit të Menaxhimit të Performancës së Komunave. KAPITULLI V MATJA E PERFORMANCËS SË KOMUNAVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The ministry organizes annual municipal performance measurement, and municipalities must submit performance data within 45 days of the ministry’s reporting request.
Neni 19 Procesi i matjes së performancës 1. Matja e performancës së komunave është proces që organizohet në baza të rregullta vjetore nga ministria. 2. Afati i raportimit të të dhënave të performancës nga komunat është jo më shumë se dyzet e pesë (45) ditë nga momenti i dorëzimit të kërkesës për raportim nga ministria. 3. Procedurat e matjes dhe afatet tjera përcaktohen me akt nënligjor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The municipal mayor is responsible for managing performance measurement in the municipality and must ensure the data-quality criteria in Article 22 are met.
Neni 20 Menaxhimi i procesit në komunë 1. Kryetari i Komunës është përgjegjës për menaxhimin e matjes së performancës në komunë dhe siguron se janë përmbushur të gjitha kriteret e cilësisë së të dhënave të përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e tjera për menaxhim të procesit të matjes së performancës përcaktohen me akt nënligjor të Ministrisë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The municipal performance unit must measure commune performance after receiving reported data from the commune, and it must ensure the data-quality criteria set in Article 22 are met and applied.
Neni 21 Matja e performancës së komunave nga ministria 1. Njësia për performancë komunale është përgjegjëse për matjen e performancës së komunave, pas pranimit të të dhënave të raportuara nga komuna. 2. Njësia për performancë siguron përmbushjen dhe zbatimin e kritereve të cilësisë së të dhënave të përcaktuara me nenin 22 të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Reported performance data must be accurate, complete, clear, documented, and reflect the municipality’s real performance. The Ministry must also prepare a single methodology for ensuring data quality.
Neni 22 Cilësia e të dhënave të performancës 1. Të dhënat e raportuara për performancë duhet të jenë të sakta, të plota, të qarta, të dokumentuara dhe të pasqyrojnë në mënyrë reale performancën e komunës. 2. Ministria harton metodologji unike për sigurimin e cilësisë së të dhënave në kuadër të Dokumentit Kryesor. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Data that do not meet quality criteria are treated as invalid, and a municipality that reports inaccurate or fictitious data may lose the performance result or the right to benefit from the Performance Grant.
Neni 23 Pavlefshmëria e të dhënave dhe masat përjashtuese 1. Të dhënat të cilat nuk i përmbushin kriteret e cilësisë konsiderohen si të dhëna të pavlefshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË 2. Në rast se gjatë procesit të verifikimit vërtetohet se një komunë ka raportuar të dhëna të pasakta në krahasim me dokumentet referuese dhe që rezulton në performancë më të lartë, performanca e asaj komune në fushën për të cilën të dhënat janë të pasakta, shpallet e pavlefshme. 3. Në rast se vërtetohet se një komunë ka raportuar të dhëna të pasakta apo fiktive të cilat ndikojnë rritjen e performancës në treguesit e Grantit të Performancës, e njëjta përjashtohet nga e drejta për të përfituar nga ky grant në vitin e alokimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Komunat mund të paraqesin vërejtje ose ankesë për vlerësimin e performancës brenda 7 ditëve pune; komisioni përkatës duhet të vendosë brenda 15 ditëve pune pas mbylljes së afatit.
Neni 24 E drejta për ankesë 1. Komunat kanë të drejtën e ofrimit të vërejtjeve ose parashtrimit të ankesës rreth vlerësimit të performancës, brenda afatit prej shtatë (7) ditë pune nga dita e komunikimit të rezultateve. 2. Ankesa shqyrtohet nga komisioni i ankesave të performancës, i themeluar me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë dhe përbëhet prej tre (3) anëtareve nga Ministria me të drejtë vote duke respektuar kriterin e përfaqësimit gjinor. Procesi i shqyrtimit të ankesave është i hapur për shoqërinë civile dhe donatorët në cilësinë e vëzhguesve. 3. Komisioni i ankesave të performancës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditë pune pas mbylljes së afatit për pranimin e ankesave të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nxjerr vendim në lidhje me ankesën e komunës. Vendimi i Komisionit është i plotfuqishëm dhe nuk mund të ndryshohet. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Ministry’s responsible unit must implement the appeals commission’s decisions in the municipalities’ performance report.
Neni 25 Aprovimi dhe publikimi i rezultateve të performancës së komunave 1. Njësia përgjegjëse e Ministrisë zbaton vendimet e komisionit të ankesave në raportin e performancës së komunave. 2. Raporti vjetor i performancës publikohet me aprovim të Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë në ueb-faqen zyrtare të ministrisë dhe të komunave në gjuhët zyrtare, jo më vonë se deri me 31 maj të atij viti kur bëhet vlerësimi. KAPITULLI VI GRANTI PËR PERFORMANCË TË KOMUNAVE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Municipal Performance Grant is intended to encourage municipalities to improve how they deliver public services in certain areas.
Neni 26 Qëllimi i grantit Granti për Performancë të Komunave ka për qëllim stimulimin e komunave që të përmirësojnë performancën në ofrimin e shërbimeve publike në fusha të caktuara. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article says the performance grant for municipalities is a special financial support from the Kosovo budget and may also be funded by other contributors.
Neni 27 Financimi i grantit 1. Granti për Performancë të Komunave përbën një formë të veçantë të përkrahjes financiare për komunat nga Buxheti i Kosovës dhe është i hapur për fondet e tjera të kontributdhënësve. 2. Grantit për Përformancë duhet të jetë në lartësi deri në dy pikë pesë përqind (2.5 %) e grantit të përgjithshëm të komunave, të përcaktuar me Ligjin për financat lokale nga Buxheti i Kosovës, për secilin vit fiskal. 3. Lartësia e grantit e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, merr si referencë vetëm vlerën e grantit të përgjithshëm të komunave dhe nuk merret nga ky grant, por nga ndarjet e tjera të buxhetit të Kosovës. 4. Granti për performancë alokohet në buxhetin e Ministrisë konform ligjit vjetor për ndarjet buxhetore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The grant performance commission, the technical group, and the appeals commission handle assessment, allocation, and complaints for the municipal performance grant.
Neni 28 Organet përgjegjëse për vlerësimin dhe ndarjen e grantit të performancës së komunave 1. Komisioni i grantit të performancës së komunave dhe grupi teknik janë organet përgjegjëse për vlerësimin dhe ndarjen e grantit të performancës së komunave. 2. Komisioni i Grantit të Performancës së Komunave është organ vendimmarrës dhe themelohet me vendim të ministrit të Ministrisë, në përbërje si vijon: 2.1. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë; 2.2. Një nëpunës civil i nivelit drejtues të ministrisë; 2.3. Një nëpunës civil nga ministria përgjegjëse për financa. 3. Në Komisionin e Grantit të Performancës kanë të drejtë të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues nga ministritë e tjera, organizatat kontributdhënëse dhe shoqëria civile. 4. Grupi Teknik është organ i nivelit profesional i përbërë nga zyrtarë publik të njësisë përgjegjëse për përformancë komunale apo njësive të tjera organizative brenda ministrisë, si dhe nga përfaqësues të subjekteve kontributdhënëse, i cili themelohet me vendim të sekretarit të përgjithshëm, përbërja e të cilit përcaktohet me akt nënligjor. 5. Komisioni i ankesave është organ i themeluar me vendim të Ministrit, përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për ankesat e parashtruara nga komunat lidhur me vlerësimin e përformancës për grant. Komisioni i ankesave ka përbërjen si vijon: 5.1. Dy (2) zyrtarë publik nga Ministria (njëri kryesues); 5.2. Një (1) përfaqësues nga shoqëria civile. 6. Anëtarët e komisionit të grantit, grupit teknik për vlerësim të grantit dhe komisionit të ankesave për vlerësim të performancës, nuk mund të jenë anëtarë të komisionit të ankesave për grantin e përformancës. 7. Detyrat dhe përgjegjësitë e organeve përgjegjëse për vlerësimin dhe ndarjen e grantit të performancës së komunave përcaktohen me akt nënligjor të ministrisë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry issues the grant rules by subordinate act, and the performance indicator scheme may not be changed for less than 3 years after it takes effect.
Neni 29 Rregullat e grantit për performancë 1. Rregullat e grantit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. 2. Rregullat e grantit përfshijnë përcaktimin e objektivave të grantit, kushteve minimale, sistemin e tregueseve që mund të aplikohen në ciklet e vlerësimit, formulën e llogaritjes së vlerave të grantit, afatet, burimin e të dhënave dhe aspektet e sigurimit të cilësisë së tyre, si dhe çështje të tjera procedurale të grantit. 3. Skema e treguesve të grantit të përformancës ashtu siç përcaktohet rregullat e grantit nuk mund të ndryshohet në një periudhë më të shkurtër se 3 vite nga hyrja në fuqi e tyre. 4. Treguesit e grantit të performancës bazohen në rezultatet e Sistemit të Menaxhimit të Performancës së Komunave. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Komunat kanë të drejtë të kenë qasje në grantin e performancës sipas rregullave të grantit, me disa përjashtime.
Neni 30 Qasja në grant 1. Të gjitha komunat kanë të drejtë të kenë qasje në grantin e performancës së komunave sipas kritereve të përcaktuara në rregullat e grantit, me përjashtim të rasteve të përcaktuara në paragrafin 3 të nenit 23 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË 2. Komunat përfitojnë lartësinë e caktuar të grantit bazuar në formulën e llogaritjes së grantit të përcaktuar në nenin 32 të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article sets the grant evaluation timeline for communes, including notice, appeal, final decision, and publication deadlines.
Neni 31 Procedura e vlerësimit për grant 1. Vlerësimi i komunave për grantin e performancës fillon pas publikimit të raportit vjetor të performancës së komunave për vitin paraprak. 2. Ministria e njofton komunën për rezultatin e vlerësimit të grantit të performancës brenda shtatë (7) ditëve pas aprovimit të raportit vlerësues nga Komisioni i Grantit të Performancës. 3. Komunat kanë të drejtën e ankesës ndaj raportit përfundimtar të vlerësimit për grant, brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga data e pranimit të njoftimit sipas paragrafit 2 të këtij neni. 4. Komisioni i ankesave të grantit të performancës brenda shtatë (7) ditë pune prej ditës së mbylljes së afatit për ankesa, nxjerr vendim në lidhje me ankesën e komunës. Vendimi i Komisionit të ankesave është i plotfuqishëm dhe nuk mund të ndryshohet. 5. Pas përfundimit të procedurave të ankesave, Ministria i komunikon rezultatet përfundimtare të grantit të performancës të komunës, duke përfshirë lartësinë e fituar të këtij granti nga secila komunë i cili alokohet në vitin vijues. Rezultatet duhet të publikohen më së voni deri me 1 gusht. 6. Të gjitha çështjet e tjera procedurale të vlerësimit të grantit përcaktohen me akt nënligjor. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The performance grant for municipalities is allocated by formula: 90% is distributed based on municipal performance, and 10% is reserved as an extra reward for the top three performing municipalities.
Neni 32 Llogaritja e shumës së grantit të performancës 1. Nëntëdhjetë përqind (90%) e shumës së përgjithshme të Grantit për Performancë të Komunave ndahet bazuar në formulën si vijon: 1.1. Në bazë të performancës relative të secilës komunë, të matur sipas treguesve të grantit të performancës së komunave; 1.2. Peshës së grantit të performancës së komunave në raport me grantin e përgjithshëm të komunave të alokuar. 2. Dhjetë për qind (10%) e shumës së përgjithshme të Grantit të Performancës së Komunave ndahet si shpërblim shtesë për komunat në tre (3) vendet e para me performancën më të mirë. 3. Kriteret e detajuara të formulës për llogaritjen e grantit përcaktohen me akt nënligjor të ministrisë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Performance grant funds must be used for capital investment spending, and fund management is governed by the applicable law and by agreement between the parties for the contributors’ share.
Neni 33 Menaxhimi i fondeve të grantit të performancës 1. Menaxhimi i fondeve të grantit të performancës udhëhiqet sipas legjislacionit në fuqi. 2. Menaxhimi i fondeve të grantit të performancës nga pjesa e kontributdhënësve përcaktohet me marrëveshje në mes të palëve. 3. Granti i performancës duhet të shpenzohet në kategorinë e investimeve kapitale. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Ministry must issue a sublegal act to implement the law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 34 Aktet nënligjore Ministria brenda afatit prej 6 muajsh prej hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerr aktin nënligjor për zbatimin e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-103 PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This provision repeals Regulation 01/2020 when this law enters into force.
Neni 35 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Rregullorja 01/2020 për Sistemin e Menaxhimit të Performancës dhe Skemës së Grantit të bazuar në Performancë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Started grant performance measurement and evaluation procedures continue and finish under the prior rules in force.
Neni 36 Dispozitat kalimtare Procedurat e filluara për matjen e performancës dhe vlerësimit për grant para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vendosen dhe përfundojnë në pajtim me rregullat juridike paraprake në fuqi. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 37 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-103 21 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-253/2022, datë 08.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-103 LIGJ PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS SË KOMUNAVE DHE SKEMËN E GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in