LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE
This provision identifies a law on declaring, tracing the origin of, and controlling assets and gifts.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-108
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies a law on declaring, tracing the origin of, and controlling assets and gifts. This article states the law’s purpose: to set the system for declaring assets and gifts, including declaration methods and procedures, the origin and control of declared assets and gifts, and the declarants, in order to prevent corruption and conflicts of interest and strengthen public institutional integrity, including sanctions. This article says the law is implemented by the Anti-Corruption Agency and relevant institutions, and it is mandatory for subjects required to declare their assets under the law. This article defines terms used in the law, including the reporting subject, family members, assets, real and movable property, and asset value. Certain senior officials must declare their assets, and acting or substitute officials must do so within 30 days after serving more than 3 months.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies a law on declaring, tracing the origin of, and controlling assets and gifts.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 61 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE KAPITULLI DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set the system for declaring assets and gifts, including declaration methods and procedures, the origin and control of declared assets and gifts, and the declarants, in order to prevent corruption and conflicts of interest and strengthen public institutional integrity, including sanctions.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë mënyrat dhe procedurat e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së deklaruar dhe të dhuratave, si dhe subjektet deklaruese me qëllim të parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe fuqizimin e integritetit të institucioneve publike, përfshirë edhe sanksionimin. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law is implemented by the Anti-Corruption Agency and relevant institutions, and it is mandatory for subjects required to declare their assets under the law.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe nga institucionet përkatëse si dhe është i detyrueshëm për subjektet të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë e tyre sipas këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including the reporting subject, family members, assets, real and movable property, and asset value.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjenci - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit; 1.2. Anëtarët e familjes - bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesorë, prindërit dhe fëmijët; 1.3. Dhurata e protokollit - dhurata e dhënë nga një përfaqësues i një vendi tjetër ose organizate ndërkombëtare, dhënë gjatë një vizite ose rasti tjetër; 1.4. Dhuratat e rastit - dhurata e pranuar në ndonjë rast të veçantë që nuk ndërlidhen më ushtrimin e funksionit publik; 1.5. Funksion - çdo funksion publik në bazë të një emërimi ose punësimi të përkohshëm ose të përhershëm, të paguar ose jo, i kryer nga çdo person fizik në emër të shtetit ose në shërbim të shtetit ose institucioneve të tij; 1.6. Funksion privat - çdo angazhim në sektorin privat, të përkohshëm ose të përhershëm, i paguar ose jo, i kryer nga funksionari publik krahas funksionit publik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 62 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 1.7. Pasuri - të gjitha të hyrat, pasurinë dhe detyrimet, qofshin ato materiale ose jo materiale, pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme e subjektit deklarues dhe anëtarit të familjes së tij; 1.8. Pasuri e paluajtshme - të gjitha pronat që ka në pronësi subjekti deklarues dhe anëtari i familjes së tij, përfshirë pronën e paluajtshme që është në shfrytëzim përmes marrëveshjeve të qirasë, vendimeve për dhënie në shfrytëzim ose çdo lloj tjetër marrëveshjeje, kontrate, vendimi që rregullon shfrytëzimin dhe/ose posedimin e pasurisë së paluajtshme, siç është e dokumentuar nga dokumentet pronësore; 1.9. Pasuri e luajtshme - veturat, stolitë, veprat e artit, koleksionet e armëve, kafshët, enterierin, veshmbathje apo mallra shtëpiake, dhe çdo send tjetër i luajtshëm vlera e të cilit kalon shumën prej tremijë Euro (3,000€) siç dokumentohet nga një kontratë, faturë ose dokument i ngjashëm që i ka në pronësi subjekti deklarues dhe anëtari i familjes së tij; 1.10. Person zyrtar – personat zyrtarë siç janë përcaktuar me Kodin Penal; 1.11. Prejardhja e pasurisë - historiku i fitimit të pasurisë nga ana e subjektit deklarues vërtetësia e të cilës verifikohet përmes dëshmive të ofruara nga subjekti deklarues apo që Agjencia merr në dispozicion nga burimet tjera; 1.12. Pronar përfitues - siç përcaktohet me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit; 1.13. Subjekti deklarues - zyrtari i cili sipas këtij ligji ka obligim të deklarojë pasurinë e tij; 1.14. Vlera e pasurisë - vlerën e caktuar sipas kontratës se shitblerjes, faturës apo dëshmisë se transaksionit. Në rastet kur mungon kontrata, fatura apo dëshmia e transaksionit, ose në rastet kur pasuria e paluajtshme është trashëguar, dhuruar, falur apo blerë shumë kohë më parë, vlera deklarohet sipas vlerësimit nga institucionet përkatëse. Për pasurinë e paluajtshme shërben vlerësimi për qëllim të tatimit në pronë; 1.15. Zyrtar i lartë - të gjithë zyrtarët siç përcaktohen në nenin 4 të këtij ligji; 1.16. Zyrtar publik - të gjithë zyrtarët siç përcaktohen në nenin 5 të këtij ligji; 1.17. Zyrtar Kontaktues - zyrtari i caktuar që do të shërbejë si pikë kontakti në mes të Agjencisë dhe institucionit dhe / ose subjektit deklarues; 1.18. ZKA - Zyrtari Kryesor Administrativ sipas legjislacionit përkatës për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Certain senior officials must declare their assets, and acting or substitute officials must do so within 30 days after serving more than 3 months.
Neni 4 Zyrtarët e lartë 1. Për qëllimet e këtij ligji, lista e zyrtarëve të lartë është si më poshtë: 1.1. Presidenti i Republikës së Kosovës; 1.2. Kryetari i Kuvendit; 1.3. Deputetët e Kuvendit; 1.4. Kryeministri dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 63 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 1.5. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese; 1.6. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjithë Kryetarët e Gjykatave; 1.7. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit dhe të gjithë kryeprokurorët tjerë; 1.8. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; 1.9. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.10. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; 1.11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës; 1.12. Avokati i Popullit; 1.13. Guvernatori dhe anëtarët e bordit të Bankës Qendrore të Kosovës; 1.14. Kryesuesi, anëtarët e bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Drejtori Menaxhues; 1.15. Kryesuesit dhe anëtarët e bordeve dhe drejtorët e përgjithshëm të ndërmarrjeve publike; 1.16. Auditori i Përgjithshëm; 1.17. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave; 1.18. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore; 1.19. Kryetarët e Komunave; 1.20. Zëvendës kryeministrat dhe zëvendës ministrat e Qeverisë së Kosovës; 1.21. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe anëtarët e Këshillit Prokurorial, Gjyqtarët dhe Prokurorët; 1.22. Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.23. Zëvendësit e Avokatit të Popullit; 1.24. Ambasadorët dhe konsujt; 1.25. Udhëheqësit e agjencive të pavarura dhe agjencive ekzekutive ose pozitat e barasvlershme të përcaktuara me ligj ose me akt tjetër nënligjor, dhe zëvendësit e tyre; 1.26. Të gjithë zyrtarët që ushtrojnë përgjegjësitë e ZKA-së, përfshirë: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, Sekretari i Gjykatës Kushtetuese, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial; 1.27. Këshilltarët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Këshilltarët e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Këshilltarët e ministrave të Qeverisë së Kosovës, përfshirë këshilltarët e jashtëm politikë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 64 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 1.28. Zëvendësdrejtorët e Policisë së Kosovës, Drejtorët e Divizioneve, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive, Drejtorët Rajonalë të Policisë së Kosovës dhe Komandantët e Stacioneve Policore të Kosovës; 1.29. Zëvendës Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, dhe pozitat publike të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, siç është paraparë me ligj të veçantë; 1.30. Udhëheqësi i Sekretariatit dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; 1.31. Zëvendës guvernatorët e Bankës Qendrore të Kosovës; 1.32. Kryeshefi ekzekutiv, Kryetari, nënkryetarët dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media; 1.33. Anëtarët e organeve kolegjiale të agjencive të pavarura, të ndërmarrjeve publike në nivelin qendror dhe lokal, kryeshefat ekzekutivë të ndërmarrjeve publike në nivelin qendror dhe lokal, sekretarët e ndërmarrjeve publike në nivelin qendror dhe lokal, anëtarët e autoriteteve rregullatore, anëtarët e Komisioneve ose Agjencive të tjera të themeluara me ligj ose akt tjetër nënligjor; 1.34. Nënkryetarët e Komunave, Kryesuesit, nën-kryesuesit, Drejtorët e Drejtorive Komunale; 1.35. Rektorët dhe prorektorët e Universiteteve Publike, anëtarët e Këshillave Drejtuese të Universiteteve Publike, Dekanët dhe Prodekanët, dhe Sekretarët e Universiteteve Publike dhe të Njësive Akademike; 1.36. Udhëheqësit e të gjitha departamenteve, drejtorive, njësive të auditimit dhe njësive të barasvlershme, udhëheqësit e financave, buxhetit në të gjitha institucionet publike në nivelin lokal dhe qendror dhe në ndërmarrjet publike në nivelin lokal dhe qendror; 1.37. Udhëheqësit dhe personat përgjegjës të prokurimit publik; 1.38. Zëvendësdrejtorët, drejtorët rajonalë dhe menaxherët e Doganave dhe të Administratës Tatimore të Kosovës. 2. Të emëruarit nga Presidenti, Kuvendi, Kabineti Qeveritar, Kryeministri dhe ministrat, nënkupton të gjithë të emëruarit pozitat e të cilëve janë të barasvlershme me ato të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Të gjithë zyrtarët që janë ushtrues/zëvendësues të detyrës në pozitat e cekura në paragrafin 1. të këtij neni, të cilët e ushtrojnë detyrën për më shumë se tre (3) muaj, janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita kur është tejkaluar periudha tre (3) mujore. 4. Zyrtarët e lartë të emëruar me vendim dhe që nuk posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës nuk janë të obliguar për deklarim të pasurisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 lists which public officials must declare their assets and gives the Agency power to maintain the list of covered positions.
Neni 5 Zyrtarët publik 1. Për qëllimet e këtij ligji, zyrtarët publik të cilët janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre sipas këtij ligji janë si në vijim: 1.1. mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike në nivelin dytësor dhe terciar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 65 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 1.2. profesorët e Universiteteve Publike, duke përfshirë profesorin asistent, profesorin e asocuar dhe profesorin e rregullt; 1.3. ekspertët mjeko-ligjor dhe të psikiatrisë forenzike; 1.4. auditorët e brendshëm si dhe auditorët në zyrën kombëtare të auditimit; 1.5. inspektorët policor; 1.6. inspektorët e nivelit qendror dhe lokal nga Zyra e Kryeministrit, ministritë, sistemi gjyqësor dhe prokurorial, agjencitë ekzekutive, agjencitë e pavarura, komisionet, inspektorët në komuna dhe rregullatorët e ndryshëm të themeluar me ligj; 1.7. zyrtarët e prokurimit publik në të gjitha institucionet publike të nivelit lokal dhe qendror dhe në ndërmarrjet publike të nivelit lokal dhe qendror; 1.8. ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik; 1.9. pozitat menaxheriale në Gjykata dhe Prokurori; 1.10. zyrtarët doganor, inspektorët tatimor si dhe hetuesit policor, dhe 1.11. udhëheqësit e njësive dhe zyrtarët që kryejnë detyra hetimi, inspektimi, licencimi, verifikimi apo certifikimi në Zyrën e Kryeministrit, ministritë, sistemi gjyqësor dhe prokurorial, agjencitë ekzekutive, agjencitë e pavarura, komisionet, inspektorët në komuna dhe rregullatorët e ndryshëm të themeluar me ligj. 2. Agjencia e përcakton dhe përditëson rregullisht listën e pozitave të cilave u kërkohet deklarimi i pasurisë sipas këtij neni, përmes një akti nënligjor të miratuar nga Drejtori i Agjencisë. Agjencia siguron që lista do të jetë publike dhe e qasshme, ndërsa bartësit e atyre pozitave njoftohen nga zyrtarët kontaktues. 3. Zyrtarët publik të emëruar me vendim dhe që nuk posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës nuk janë të obliguar për deklarim të pasurisë. KAPITULLI II DEKLARIMI I PASURISË, TË ARDHURAVE, PËRFITIMEVE MATERIALE DHE DETYRIMEVE FINANCIARE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article requires the declarant to report specified asset and income information and to provide supporting evidence when requested by the Agency.
Neni 6 Deklarimi i pasurisë 1. Deklarimi i pasurisë përfshinë: 1.1. emrin dhe mbiemrin e subjektit deklarues, datën e lindjes, numrin personal, gjendjen civile dhe emrin e njërit prind si dhe numrin fiskal nëse e ka; 1.2. emrin dhe mbiemrin e anëtarëve të familjes të subjektit deklarues, datën e lindjes, numrin personal, gjendjen civile dhe lidhjen me subjektin deklarues; 1.3. adresën e vendbanimit të përhershëm dhe adresat e vendbanimeve të mundshme të përkohshme; 1.4. pozitën aktuale deklaruese dhe funksionet tjera në sektorin publik dhe privat, përfshi periudhën kohore të ushtrimit të funksionit; 1.5. të dhënat mbi pronësinë, bashkëpronësinë apo aksionet, pozitat menaxhuese ose të drejtat e tjera në ndonjë kompani, institucion privat ose ndonjë aktivitet tjetër privat me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 66 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE një përshkrim të aktivitetit, deklarimi i bizneseve pavarësisht statusit të tyre në Agjencinë përgjegjëse për regjistrim të bizneseve si dhe një përshkrim të emrit të regjistruar apo emrit të organizatës; 1.6. të dhënat mbi pronësinë, bashkëpronësinë apo aksionet dhe të drejtat që bizneset ose subjektet e tjera të përmendura në nën-paragrafin 1.5. kanë në një tjetër kompani, institut apo aktivitet privat me përshkrimin e emrit të regjistruar apo emrit të organizatës; 1.7. pronësinë përfituese së bashku me pronësinë apo bashkëpronësinë si dhe kursimet e anëtarëve të familjes; 1.8. të hyrat personale neto për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjellë të hyra personale neto, përfshirë dhe pagesat për udhëtime jashtë vendit të ndara sipas udhëtimeve, si dhe pagesa apo shtesa të tjera të detajuara për pjesëmarrje në, komisione dhe grupe të tjera të ngjashme. Të hyrat për secilin angazhim, deklarohen të ndara; 1.9. pasurinë e paluajtshme, dhe të drejtat reale mbi to duke përfshirë informacionin për sipërfaqen në metra katrorë ose hektarë, sipas rastit, numrin e parcelës, origjinën dhe/ ose mënyrën e blerjes apo përfitimit, vitin dhe çmimin e blerjes, dhe pronarin paraprak nga i cili është përfituar; 1.10. pasurinë e luajtshme, përfshirë çdo pjesë të veçantë të pasurisë së luajtshme duke përfshirë informacionin mbi origjinën dhe/ose mënyrën e blerjes apo përfitimit, vitin e blerjes dhe çmimin e blerjes, dhe pronarin paraprak nga i cili është përfituar prona; 1.11. mjetet monetare të gatshme, mjetet monetare të depozituara në llogari rrjedhëse dhe të kursimeve si dhe kursimet dhe interesat e fituara nga depozitat brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe në valutë të huaj, llogaritë në bankat jo rezidente, dividendat, kursimet nga pjesëmarrja në skemat pensionale në truste apo kursimet tjera për vete dhe anëtarët e tjerë te familjes, vlera e përgjithshme e të cilave tejkalon shumën tremijë Euro (3,000€); 1.12. të dhënat mbi pronësinë, bashkëpronësinë apo aksionet dhe të drejtat që subjektet deklaruese dhe anëtarët e familjes së tyre kanë në një tjetër kompani, institut apo aktivitet privat me përshkrimin e emrit të regjistruar apo emrit të organizatës si dhe investimet në këto aksione; 1.13. llojet dhe vlerat e letrave me vlerë dhe stoqet, duke përfshirë letrat me vlerë të emetuara nga një qeveri e huaj dhe obligacione të korporatave nëse në kohën e deklarimit të pasurive, vlera e përgjithshme e tyre tejkalon shumën tremijë Euro (3,000€); 1.14. borxhet, detyrimet ose garancitë e marra, kreditë dhe huazimet me të cilat deklaruesi është ngarkuar apo i është shuar e drejta në pronësi, posedim apo shfrytëzim të pasurisë së paluajtshme apo të luajtshme vlera e të cilave tejkalon shumën tremijë Euro (3,000€); 1.15. shpenzimet, donacionet dhe të gjitha transaksionet e realizuara gjatë periudhës raportuese vlera e të cilave tejkalon shumën tremijë Euro (3,000€); 1.16. donacionet e bëra për ndonjë subjekt politik, pavarësisht llojit dhe vlerës së atij donacioni; 1.17. të drejtat dhe të hyrat që realizohen nga të drejtat e pronësisë intelektuale nëse gjatë periudhës së deklarimit vlera e tyre e përgjithshme tejkalon tremijë Euro (3,000€); 1.18. llojet dhe vlerat e monedhave digjitale, nëse në çdo kohë brenda periudhës së deklarimit vlera e tyre e përgjithshme ka tejkaluar tre mijë euro (3,000€). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 67 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 2. Në deklarimin e pasurisë, subjekti deklarues do të përfshijë të dhëna mbi origjinën e pasurisë dhe të hyrave të përdorura për blerjen e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat subjekti deklarues është i obliguar t’i deklarojë sipas këtij Ligji. Të dhënat mbi pasurinë e trashëguar do të përfshijnë të dhënat mbi llojin dhe vlerën e trashëgimisë përfshirë edhe nga kush e kanë trashëguar. 3. Të gjitha vlerat e pasurisë duhet të deklarohen sipas shumave të vendosura në kontrata ose fatura, duke deklaruar edhe vitin e përfitimit. Nëse nuk është e mundur të përcaktohet vlera e pasurisë, për shkak të fitimit të saj përmes procesit të trashëgimisë, dhurimit, apo e ngjashme ajo duhet të raportohet me një përshkrim të hollësishëm, duke përfshirë vitin e fitimit dhe mënyrën e fitimit. 4. Për të gjitha të dhënat e paraqitura në formularin e deklarimit të pasurisë, subjektet deklaruese obligohen të ofrojnë dëshmitë përkatëse për prejardhjen e pasurisë sipas kërkesës së Agjencisë. 5. Agjencia mund të kërkojë çdo të dhënë të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni nga të dhënat zyrtare për ta verifikuar saktësinë e tyre, përfshirë edhe pasqyrat bankare që subjekti deklarues i dorëzon Agjencisë sipas kërkesës, për të gjitha llogaritë në institucionet bankare e financiare vendore dhe ndërkombëtare për vete dhe anëtarët e familjes së tij. Pasqyrat bankare jepen vetëm për qëllim të kontrollit të plotë sipas këtij Ligji me qëllimin e verifikimit të të dhënave të përfshira në deklarimin e pasurisë së subjektit deklarues dhe shtrihet vetëm për kohën e ushtrimit të funksionit nga ana e subjektit i cili bën deklarimin e pasurisë në pajtim me këtë Ligj. KAPITULLI III LLOJET E DEKLARIMIT TË PASURISË - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Subjektet deklaruese duhet të deklarojnë pasurinë në rast të marrjes së detyrës, në deklarimin e rregullt vjetor dhe pas mbarimit ose shkarkimit nga funksioni publik.
Neni 7 Rastet kur bëhet deklarimi i pasurisë 1. Deklarimi i pasurisë nga subjektet deklaruese bëhet në rastet si në vijim: 1.1. deklarimi me marrje të detyrës; 1.2. deklarimi i rregullt vjetor; 1.3. deklarimi pas mbarimit ose shkarkimit nga funksioni publik. 2. Në rastet kur subjekti deklarues kalon nga një pozitë deklaruese në një pozitë tjetër deklaruese, nuk ka obligim të bëjë deklarimin me marrjen e detyrës. I njëjti duhet të bëjë vetëm deklarimin e rregullt vjetor siç parashihet me këtë ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A declarant must file an initial asset declaration and state the origin of the assets within 30 days of taking office, unless the person serves for no more than 30 days.
Neni 8 Deklarimi me rastin e marrjes së detyrës së subjekteve deklaruese 1. Pas marrjes së një funksioni publik, subjekti deklarues, deklaron gjendjen aktuale të pasurisë dhe prejardhjen e tyre brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve, nga marrja e detyrës. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, subjekti deklarues nuk deklaron pasurinë me rastin e marrjes së detyrës, nëse subjekti deklarues nuk ushtron funksionin më shumë se tridhjetë (30) ditë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Declarants must file the annual asset declaration between 1 March and 31 March each year for the previous calendar year.
Neni 9 Deklarimi i rregullt vjetor i subjekteve deklaruese 1. Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë, bëhet gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik nga 1 marsi deri më 31 mars të çdo viti kalendarik për vitin paraprak për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 68 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, në rastet kur në vitin paraprak është bërë deklarimi sipas nenit 8 të këtij Ligji, deklarimi i rregullt vjetor mbulon vetëm periudhën prej ditës se emërimit të subjektit deklarues deri me datën 31 dhjetor të periudhës raportuese. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: After leaving office, the declarant must submit an asset declaration within 30 days.
Neni 10 Deklarimi pas përfundimit të funksionit 1. Pas përfundimit të funksionit, subjekti deklarues brenda tridhjetë (30) ditëve paraqet deklarimin e pasurisë për periudhën e mbetur të padeklaruar nga deklarimi i fundit i rregullt vjetor. 2. Deklarimi i pasurisë bëhet në bazë të gjendjes aktuale në ditën e dorëzimit elektronik të formularit. 3. Përjashtimi i paraparë me nenin 8 paragrafi 2. i këtij Ligji është i aplikueshëm edhe për këtë deklarimin e paraparë me këtë nen. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Subjects required to declare assets must do so electronically using the Agency’s system.
Neni 11 Deklarimi elektronik 1. Subjektet deklaruese obligohen të deklarojnë pasurinë në mënyrë elektronike duke përdorur sistemin e Agjencisë për deklarimin elektronik. 2. Deklarimi i pasurisë monitorohet dhe kontrollohet nga Agjencia. Agjencia ka qasje në të dhënat e të gjitha deklarimeve të pasurisë të subjekteve deklaruese. 3. Çdo subjekt deklarues ka qasje të sigurt dhe individuale në sistemin elektronik për deklarimin e pasurisë dhe ka qasje të pakufizuar dhe të plotë në deklarimin e tij. 4. Platforma mundëson qasje të lehtë në të dhënat e deklarimeve të subjekteve deklaruese me qëllim të analizimit të të dhënave të kërkueshme përkitazi me analiza individuale, sektoriale ose analiza të tjera me interes për publikun. 5. Të gjitha të dhënat e përfshira në deklarim të pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese ruhen në formë elektronike. 6. Agjencia për Shoqërinë e Informacionit ndërmerr masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen e të dhënave si dhe bënë auditim në aspektin e teknologjisë informative të platformës online. 7. Mënyra elektronike e deklarimit në lidhje me statusin dhe prejardhjen e pasurive përcaktohet nga Agjencia me akt nënligjor të cilin e nxjerrë drejtori i Agjencisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Declaration-of-asset information is published online within 30 days after the declaration deadline, but certain personal data is not published.
Neni 12 Publikimi i deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese 1. Deklarimi i pasurisë së subjekteve deklaruese publikohet përmes platformës online jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e kalimit të afatit për deklarim. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, të dhënat si në vijim nuk publikohen: 2.1. data e lindjes; 2.2. numri personal; 2.3. adresa, dhe 2.4. emri i anëtarëve të familjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 69 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 3. Subjektet deklaruese nga radhët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ose të Forcave të Sigurisë ose anëtarët e familjes se tyre që mbajnë pozita konfidenciale janë të obliguar të deklarojnë pasurinë sipas këtij ligji, mirëpo deklarimi i tyre nuk është publik. 4. Të dhënat e subjekteve deklaruese që janë të publikuara në platformën online do të mbeten të publikuara edhe për tre (3) vite pas përfundimit të obligimit ligjor për deklarim dhe më pas duhet të largohen nga platforma online. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Declarant subjects may ask the Agency to correct or complete a declaration within 30 days after property publication, but not after the draw is published or once the Agency has started checking the property.
Neni 13 Plotësimi dhe korrigjimi i deklarimit 1. Subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas publikimit të pasurisë, mund të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse gjatë plotësimit të të dhënave janë bërë lëshime apo gabime pa dashje. 2. Plotësimi apo korrigjimi i deklarimit nuk lejohet pas publikimit të shortit apo nëse në ndërkohë Agjencia ka filluar kontrollin e pasurisë së subjektit deklarues. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Declaration subjects must declare the assets of family members they live with in a family household.
Neni 14 Anëtarët e familjes të subjektit deklarues 1. Subjektet deklaruese obligohen të deklarojnë pasurinë e anëtarëve të familjes me të cilët jeton në bashkësi familjare. 2. Anëtarët e familjes për të cilët subjekti deklarues deklaron pasurinë janë si në vijim: 2.1. bashkëshortët; 2.2. bashkëshortët jashtëmartesorë; 2.3. prindërit, dhe 2.4. fëmijët. KAPITULLI IV REGJISTRIMI, KONTROLLI DHE MIRËMBAJTJA E DEKLARIMEVE TË PASURISË - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article says the asset-declaration register contains the required information, the declaration is dated when submitted to the Agency or relevant institution, and personal data in the register must be processed and archived under the applicable data-protection and archive laws.
Neni 15 Regjistri i Deklarimeve 1. Të dhënat e deklarimit të pasurisë së subjektit deklarues përfshijnë të gjitha informacionet e kërkuara sipas paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji. Deklarimi i pasurisë mban datën kur dorëzohet në Agjenci, respektivisht në institucionin përkatës. 2. Përpunimi i të dhënave personale që gjenden në regjistër bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 3. Arkivimi i të dhënave të subjekteve deklaruese bëhet ne pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi për arkivat. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Asset declarations, including electronic declarations, are official documents, and the information and supporting materials may be used in administrative, criminal, or other procedures.
Neni 16 Pranueshmëria e të dhënave të deklarimit të pasurisë në procedurat tjera 1. Deklarimi i pasurisë, përshirë deklarimin elektronik përbën dokument zyrtar. 2. Të gjitha informatat që gjenden në formularin e deklarimit ose dokumentet dhe të dhënat tjera që mbështesin deklarimin e pasurisë konsiderohen zyrtare dhe mund të përdoren në procedurë administrative, penale ose procedura tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 70 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The declarant must sign the authorization when filling out the asset-declaration form, and the Agency may verify the declarant’s data inside and outside the country.
Neni 17 Autorizimi i kontrollit 1. Subjekti deklarues me rastin e plotësimit të formularit për deklarimin e pasurisë duhet të nënshkruaj edhe autorizimin i cili është pjesë e formularit të deklarimit. 2. Agjencia ka të drejtë që të bëjë verifikimin e të dhënave të subjektit deklarues brenda dhe jashtë vendit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agjencia must fully review asset declarations in the stated cases, may use administrative investigative actions, and can refer cases to the competent prosecutor if the declaration is untrue or unsupported.
Neni 18 Kontrolli i plotë i të dhënave të deklaruara 1. Agjencia bën kontrollin e plotë të deklarimeve të pasurisë së subjekteve deklaruese dhe anëtarëve të familjes së tyre. 2. Kontrolli i plotë bëhet për ta verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të përfshira në formularin e deklarimit, krahasimin e të dhënave me formularët e mëparshëm si dhe të dhënat e kërkuara ne deklaratë të cilat nuk i ka paraqitur. Kontrolli i plotë përfshinë çështjet në lidhje me prejardhjen e pasurisë dhe përfshinë periudhën prej kontrollit të fundit të plotë, nëse është bërë një kontroll i tillë. Në të kundërtën, bëhet kontrolli i plotë prej deklarimit të parë të bërë në bazë të emërimit. 3. Agjencia kryen kontroll të plotë të pasurisë duke ndërmarrë veprime hetimore administrative, me qëllim verifikimin e origjinës së pasurisë duke përpunuar të dhënat e vëna në dispozicion nga burime të ndryshme, përfshirë institucionet shtetërore dhe titullarët e tjerë të autoritetit publik, por edhe të dhënat / informacionet tjera që Agjencia merr në dispozicion në mënyra tjera. Të dhënat dhe informacionet e kërkuara dhe të vëna në dispozicion nga institucionet apo persona të tjerë janë të ndërlidhura vetëm me informacionet e përfshirë në deklarim të pasurisë. 4. Çdo kush mund të paraqes tek Agjencia informacione që kanë të bëjnë me deklarimin e bërë nga subjektet deklaruese, me qëllim që të vërtetohet se ai deklarim është apo nuk është i saktë. 5. Nëse një kontroll i plotë nxjerr në pah se deklarimi nuk është i vërtetë dhe i saktë, ose se burimi i deklaruar i pasurisë nuk mund të identifikohet dhe nuk mbulon pasurinë e deklaruar, Agjencia kërkon nga subjekti deklarues që të ofrojë shpjegime dhe argumente përkatëse të cilat dorëzohen me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. 6. Nëse subjekti deklarues nuk ofron dëshmi apo ofron dëshmi të cilat nuk janë bindëse, Agjencia e përcjellë rastin në prokurorinë kompetente. 7. Agjencia kryen çdo vit kontroll të plotë të deklarimeve të pasurisë të të gjithë zyrtarëve të lartë siç renditen në nën-paragrafët 1.1 deri në 1.18 të nenit 4 të këtij ligji me qëllim të verifikimit të saktësisë së tyre dhe prejardhjes së pasurive çdo vit. 8. Të paktën një e treta (1/3) e zyrtarëve të lartë nga nën paragrafët 1.19. deri në 1.38., të nenit 4 të këtij ligji, i nënshtrohen kontrollit të plotë çdo vit. Përzgjedhja e deklarimeve që i nënshtrohen kontrollit të plotë bëhet përmes shortit. Lista e zyrtarëve të lartë që i nënshtrohen kontrollit të plotë nuk është publike. 9. Jo më shumë se pesëqind (500) zyrtarë publikë i nënshtrohen kontrollit të plotë çdo vit, të cilët përzgjidhen përmes shortit. 10. Agjencia përmes aktit nënligjor përcakton mënyrën e automatizuar të zgjedhjes me short nga lista e subjekteve deklaruese që i nënshtrohen kontrollit të plotë siç renditen në paragrafët 8. dhe 9. të këtij neni. 11. Zyrtarët e lartë siç renditen në nën-paragrafët 1.1. deri në 1.18. të nenit 4 të këtij ligji të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 71 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE cilët i janë nënshtruar kontrollit të plotë për vitin paraprak sipas paragrafit 7. të këtij neni, nuk i nënshtrohen kontrollit të plotë nga Agjencia përveç në ato raste kur në deklarimet e pasurisë ka dallime në të dhënat e pasurisë nga vitet paraprake. 12. Zyrtarët e lartë siç renditen në nën-paragrafët 1.19. deri në 1.38. të nenit 4 të këtij ligji të cilët i janë nënshtruar kontrollit të plotë për vitin paraprak sipas paragrafit 8. të këtij neni, përjashtohen nga kontrolli i plotë sipas shortit për dy (2) vitet vijuese. 13. Zyrtarët publik që i nënshtrohen kontrollit të plotë sipas paragrafit 9. të këtij neni nuk përjashtohen nga procesi i përzgjedhjes për kontrollit të plotë përmes shortit për vitin vijues. 14. Në rast të dyshimit se cilido subjekt deklarues është duke e fshehur pasurinë e tij apo prejardhjen e tyre, Agjencia mund të ushtrojë kontroll të plotë të deklarimit mbi subjektin deklarues ose anëtarët e familjes së tij, ex- officio ose sipas informacionit të pranuar. 15. Deklarimet e pasurisë së subjekteve deklaruese dhe të dhënat të cilat nuk publikohen sipas paragrafit 3., të nenit 12 të këtij ligji mund të përdoren dhe procedohen tutje vetëm për qëllime të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit apo kontrollit të konflikteve të mundshme të interesit të personit zyrtarit të lartë publik në lidhje me ushtrimin e funksioneve publike. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Agency may request data during asset checks, and the declared subject must submit relevant evidence within 15 days. Public bodies and other legal persons must also provide the requested data and documents to the Agency free of charge within 8 days, subject to other laws.
Neni 19 Obligimi për ofrimin e të dhënave 1. Agjencia gjatë kontrollit të subjektit deklarues kërkon të dhëna dhe informata rreth deklarimit të pasurive dhe burimet e krijimit të tyre si dhe kontrollon saktësinë e këtyre deklarimeve. 2. Me rastin e kontrollit të plotë të pasurisë, subjekti deklarues obligohet që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga paraqitja e kërkesës së Agjencisë të sjellë dëshmi përkatëse për të dhënat e kërkuara, përfshirë edhe raportet bankare për të gjitha llogaritë bankare të deklaruara sipas nenit 6 të këtij Ligji. 3. Mos ofrimi i sqarimeve dhe të dhënave të kërkuara në paragrafin 2. të këtij neni, konsiderohet rrethanë për inicimin e procedurave përkatëse të parapara me këtë ligj. 4. Organet qendrore dhe lokale, institucionet e sektorit publik, mbajtësit e autorizimeve publike dhe personat e tjerë juridik, publik ose privat, duhet t’i paraqesin pa pagesë Agjencisë, brenda tetë (8) ditëve pas kërkesës së tillë, të gjitha të dhënat, përfshirë të dhënat personale dhe dokumentet e kërkuara për kryerjen e detyrave të Agjencisë, në pajtim me dispozitat e ligjeve të tjera. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Anti-Corruption Agency is the central institution for implementing this law.
Neni 20 Autoriteti kompetent Agjencia për Parandalim të Korrupsionit është institucion qendror për zbatimin e dispozitave të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Institutions must appoint a contact officer within 15 days of the Agency’s request, and the contact officer must carry out several reporting, recordkeeping, access, and notification duties.
Neni 21 Detyrat e zyrtarit kontaktues 1. Secili institucion cakton një zyrtar kontaktues i cili duhet të jetë nga radhët e zyrtarëve që merren me çështjet e personelit ose çështje të ngjashme, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit të kërkesës nga Agjencia. 2. Zyrtari Kontaktues ka detyrat si në vijim: 2.1. të informojë subjektin deklarues se është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë brenda tridhjetë (30) ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit për emërimin e tij, në pajtim me dispozitat e këtij Ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 72 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 2.2. përcjellë listën me emrat e subjekteve deklaruese dhe njofton Agjencinë për ndryshimet në listë brenda afatit pesë (5) ditorë. Këto lista përfshijnë informacionin në vijim: emrin dhe mbiemrin, numrin personal, institucionin, pozitën, adresën e vendbanimit të përhershëm, datën e marrjes apo largimit nga posti ose pozita; 2.3. regjistron dhuratat e pranuara nga personat zyrtar në regjistrin e institucionit; 2.4. mban dhe ruan regjistrin institucional të dhuratave dhe ia mundëson Agjencisë të ketë qasje në të, dhe 2.5. siguron një kënd në institucion ku ekspozohen dhuratat e pranuara nga personat zyrtarë të institucionit. 3. Zyrtari kontaktues obligohet t’i ofrojë Agjencisë raport lidhur me pranimin e dhuratave. 4. Agjencia siguron trajnime dhe dhënie të vazhdueshme të këshillave zyrtarëve kontaktues dhe subjekteve deklaruese. Vijimi i trajnimeve është obligues për zyrtarët kontaktues. KAPITULLI V PRANIMI, EVIDENTIMI DHE KONTROLLI I REGJISTRIT TË DHURATAVE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Official persons must not request or accept gifts or other favours connected to their official duties, except protocol gifts or occasional gifts.
Neni 22 Ndalimi i pranimit dhe kërkimit të dhuratave Personi zyrtar nuk kërkon ose pranon, as për veten as për anëtarët e familjes, dhurata apo favore të tjera që lidhen me ushtrimin e detyrave zyrtare, dhe të cilat ndikojnë ose mund të kenë ndikim të perceptuar në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave të protokollit ose dhuratave të rastit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A public official must not accept certain casual gifts above the stated limits, including any gift over 50€ and gifts that total more than 250€ in one year.
Neni 23 Pranimi i dhuratave të rastit 1. Personi zyrtar nuk pranon dhuratë të rastit, vlera e së cilës tejkalon shumën prej pesëdhjetë Eurove (50€), ose tërësia e dhuratave të rastit tejkalojnë shumën prej dyqind e pesëdhjetë Euro (250€) brenda një (1) viti. 2. Personi zyrtar nuk pranon më shumë se një dhuratë të rastit në vit nga i njëjti person ose institucion. 3. Personi zyrtar nuk pranon letra me vlerë monetare dhe metale të çmuara, pavarësisht nga vlera e tyre. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Personi zyrtar duhet t’i regjistrojë menjëherë dhuratat e pranuara dhe të njoftojë me shkrim mbikëqyrësin për dhurata të marra pa njoftim paraprak; drejtuesi i institucionit njofton Agjencinë, dhe institucionet i ekspozojnë dhuratat e pranuara.
Neni 24 Njoftimi për pranimin dhe mbajtja e dhuratës 1. Personi zyrtar, me rastin e pranimit të dhuratës, menjëherë e paraqet dhuratën për regjistrim tek zyrtari kontaktues institucionit përkatës. 2. Personi zyrtar e informon mbikëqyrësin e tij me shkrim nëse i është ofruar ose dhënë ndonjë dhuratë pa njoftim paraprak. Në rastet kur subjekti deklarues është drejtues i një institucioni, ai duhet të informojë Agjencinë. 3. Nëse dhurata e rastit nuk është e karakterit personal, dhurata bëhet pronë e institucionit në të cilin e ushtron detyrën personi zyrtar. 4. Dhurata protokollare është pronë e institucionit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 73 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 5. Dhuratat e protokollit që përfshijnë simbolet shtetërore, medalje dhe shenja të protokollit, mund të përdoren nga personi zyrtar gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare. 6. Secili institucion ekspozon dhuratat e pranuara në një kënd të veçantë dhe të qasshëm nga palët dhe publiku. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Officials must record gifts and donors in the gift register, and institutions must keep and manage those registers.
Neni 25 Regjistrimi i dhuratave 1. Të gjitha dhuratat e marra dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave ose institucioneve që japin dhurata, duhet të regjistrohen nga personi zyrtar në regjistrin e dhuratave të dizajnuar nga Agjencia dhe të mbahen nga institucioni në të cilin i ushtrojnë detyrat e tyre personat zyrtarë. Regjistri mirëmbahet nga Zyrtari Kontaktues. 2. Me kërkesë të personit zyrtar që e ka pranuar dhuratën, Agjencia merr vendim për lejimin e pranimit të dhuratës nëse ka arsye bindëse për të besuar se dhurata është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon as nuk duket të ketë ndikim në ushtrimin e detyrës zyrtare. 3. Institucionet përkatëse janë të detyruara të sigurojnë qasje publike në regjistrat e tillë, në përputhje me procedurat e parapara në Ligjin për Qasjen në Dokumentet Publike. 4. Institucionet publike mbajnë regjistra të veçantë të dhuratave. Agjencia, brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, harton formularin për mirëmbajtjen e regjistrave dhe ua përcjell institucioneve publike. 5. Agjencia ka të drejtën të kontrollojë regjistrat e dhuratave dhe në rast të ndonjë devijimi kërkon nga institucionet të marrin masa për zbatimin e plotë të këtij ligji. 6. Institucionet e kanë detyrim ligjor t’i mbajnë regjistrat e dhuratave për dhjetë (10) vite. 7. Të gjithë personat zyrtarë bëjnë deklarimin e dhuratave duke plotësuar katalogun e dhuratave dhe të dorëzohen në institucionin ku zyrtari ushtron funksionin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Agency inspects and audits the gifts register and the retention of those data.
Neni 26 Mbikëqyrja e dhuratave Agjencia inspekton dhe auditon regjistrin e dhuratave dhe ruajtjen e këtyre të dhënave. KAPITULLI VI RRETHANAT E JASHTËZAKONSHME - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Deadlines under this law may be suspended when objective circumstances prevent the declaring subject from meeting obligations to the agency.
Neni 27 Pezullimi i afateve Për shkak të rrethanave objektive, që kanë shpirë në mos përmbushje të detyrimeve ndaj agjencisë, rrjedhja e afateve të përcaktuara me këtë ligj mund të pezullohet deri në pushimin e ekzistimit të rrethanave objektive që kanë ndikuar në mos përmbushjen e detyrimeve nga ana e subjektit deklarues. KAPITULLI VII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Agjencia mund të ndëshkojë subjektet deklaruese që nuk bëjnë deklarimet e kërkuara ose nuk japin informacionet/dokumentet e kërkuara; gjoba është 30% e pagës mujore neto, me tavan 500 Euro.
Neni 28 Masat ndëshkimore ndaj subjekteve deklaruese 1. Agjencia është kompetente të shqiptojë masë ndëshkimore ndaj subjekteve deklaruese për rastet si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 74 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE 1.1. dështimi për të bërë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës sipas nenit 8 të këtij ligji; 1.2. dështimi për të bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë sipas nenit 9 të këtij ligji; 1.3. dështimi për të bërë deklarimin e pasurisë pas përfundimit të funksionit sipas nenit 10 të këtij ligji, dhe 1.4. mos-përmbushja e kërkesës së Agjencisë për dhënien e informacioneve ose dokumenteve tjera mbështetëse, sipas nenit 19 të këtij ligji. 2. Agjencia pas përfundimit të afatit, shqipton gjobë ndaj secilit subjekt deklarues i cili dështon në përmbushjen e detyrave sipas nën paragrafëve 1.1. deri 1.4. të këtij neni. 3. Gjoba e shqiptuar në bazë të paragrafit 2. të këtij neni do të vendoset në shkallë prej tridhjetë për qind (30%) të pagës mujore neto nga funksioni primar i subjektit deklarues, por në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 4. Nëse subjekti deklarues, edhe pas shqiptimit të gjobës, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga dita kur është dashur të përmbush detyrimin sipas nën paragrafëve 1.1. deri 1.4. të këtij neni, nuk përmbush detyrimin, atëherë Agjencia bën kallëzim penal tek prokuroria përkatëse. 5. Gjykata në rast të sanksionimit të subjektit deklarues në procedurë penale merr parasysh gjobën e shqiptuar nga Agjencia. 6. Lista e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin sipas nën-paragrafëve 1.1. deri 1.4. të këtij neni do të bëhet publike nga Agjencia. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article imposes fines on a contact officer, a Chief Administrative Officer (or equivalent), and any official who fails to carry out the required enforcement steps, and it lets the Agency notify and request disciplinary action in some cases.
Neni 29 Masat ndëshkimore kundër zyrtarëve përgjegjës të institucioneve 1. Zyrtari kontaktues ndëshkohet me gjobë në rast se nuk zbaton detyrat e parapara me këtë ligj. Gjoba e shqiptuar në bazë të këtij paragrafi do të vendoset në shumën deri në dhjetë për qind (10%) të pagës mujore neto të pikës së kontaktit, por në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 2. Përveç paragrafit 1. të këtij neni, Agjencia po ashtu informon Zyrtarin Kryesor Administrativ ose pozitën ekuivalente me të, në të cilin zyrtari kontaktues është caktuar, për mos përmbushjen e detyrave nga neni 21 i këtij Ligji dhe mund të kërkojë inicimin e procedurës disiplinore ndaj pikës së kontaktit. 3. Zyrtari Kryesor Administrativ ose pozita ekuivalente me të ndëshkohet me gjobë në rast se nuk cakton me vendim të shkruar zyrtarin kontaktues ose nuk inicion procedurën disiplinore sipas paragrafit 2. të këtij neni. Gjoba e shqiptuar në bazë të këtij paragrafi do të vendoset në shumën deri në dhjetë për qind (10%) të pagës mujore neto të Zyrtarit Kryesor Administrativ ose pozitës ekuivalente me të, por në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 4. Secili Zyrtari Kryesor Administrativ ose pozita ekuivalente me të ndëshkohet me gjobë në rast se nuk përmbush kërkesat e Agjencisë për dhënie të informacioneve apo dokumenteve në lidhje me deklarim të pasurisë së subjekteve deklaruese. Gjoba e shqiptuar në bazë të këtij paragrafi do të vendoset në shumën deri në njëzet për qind (20%) të pagës mujore neto të Zyrtarit Kryesor Administrativ ose pozitës ekuivalente me të, por në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 5. Çdo zyrtar i cili nuk ekzekuton vendimin me të cilin është shqiptuar gjoba, për të ndalur shumën e gjobës nga paga e zyrtarit te gjobitur ndëshkohet me gjobë. Gjoba e shqiptuar në bazë të këtij paragrafi do të vendoset në shumën deri në dhjetë për qind (10%) të pagës mujore GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 75 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE neto të zyrtarit, por në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 6. Në rast se vërtetohet se ka pas ndërhyrje në sistemin online të deklarimit të pasurisë ose në kopjet fizike të deklarimit të subjekteve deklaruese Agjencia dërgon çështjen në prokurorinë kompetente. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Public officials and the contact official can be fined for failing to report, hand over, or register gifts as required.
Neni 30 Masat ndëshkuese në lidhje me dhuratat 1. Secili person zyrtar i cili nuk njofton institucionin e tij për pranimin e dhuratës ndëshkohet me gjobë deri në dhjetë për qind (10%) të pagës mujore neto të tij, por në asnjë rast kjo shumë nuk duhet të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 2. Secili person zyrtar që nuk dorëzon dhuratën për ta ekspozuar në këndin e dhuratave ndëshkohet me gjobë deri në dhjetë për qind (10%) të pagës mujore neto të tij, por në asnjë rast kjo shumë nuk duhet të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). 3. Zyrtari kontaktues i cili nuk përditëson regjistrin e dhuratave apo dështon në njoftimin e Agjencisë për regjistrin e dhuratave ndëshkohet me gjobë deri në dhjetë për qind (10%)të pagës mujore neto të tij, por në asnjë rast kjo shumë nuk duhet të kalojë pragun prej pesëqind Euro (500€). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Agency must publish all fines imposed on the declaring subject and/or the responsible official, and final fines must be published within 30 days of imposition.
Neni 31 Publikimi i masave ndëshkuese 1. Agjencia publikon të gjitha gjobat e shqiptuara ndaj subjektit deklarues dhe/ ose zyrtarit përgjegjës të institucionit. 2. Publikimi i gjobave përfundimtare bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e shqiptimit. 3. Gjoba e shqiptuar nga paragrafi 1. i këtij neni, do të mbetet e publikuar tre (3) vjet nga data e publikimit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Agency may run misdemeanour proceedings, impose fines up to EUR 500, and set up a unit to handle fines and objections.
Neni 32 Procedura dhe ekzekutimi i gjobave 1. Agjencia është kompetente për të zhvilluar procedurën e kundërvajtjeve dhe të shqiptojë gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi. Agjencia mund të shqiptojë gjoba deri në pesëqind Euro (500€), bazuar në përqindjet e parashikuara me këtë Ligj. 2. Agjencia themelon një Njësi që do të jetë përgjegjëse për trajtimin e gjobave dhe kundërshtimeve të paraqitura bazuar në legjislacionin në fuqi. Procesi i kundërshtimit zhvillohet për ndonjë nga masat e vendosura nga Agjencia, të parashikuara në nenet 28 deri në 30 të këtij Ligji. 3. Në rastet kur zyrtari i gjobitur nuk paguan gjobën vullnetarisht, gjobat e shqiptuara ekzekutohen përmes institucionit përkatës që administron listën e pagave ose ndërmarrjen përkatëse duke ndaluar shumën e gjobës nga paga e zyrtarit të cilit i është shqiptuar gjoba. Nëse zyrtari nuk është më në listën e pagave ose nuk është i punësuar në ndërmarrjen përkatëse publike, ekzekutimi i gjobës kryhet përmes përmbaruesve privat. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules for asset-declaration procedures, deadlines, and Agency follow-up.
Neni 33 Dispozitat kalimtare 1. Të gjitha procedurat të cilat janë iniciuar sipas Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 76 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE Korrupsionit deri më datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji zgjidhen sipas dispozitave të ligjit që ka qenë në fuqi në momentin e inicimit të procedurave përkatëse. 2. Subjektet deklaruese të cilat para hyrjes në fuqi të këtij Ligji nuk kanë pas obligim deklarimin e pasurisë, obligohen të deklarojnë pasurinë, brenda afatit prej tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji. 3. Obligohet Agjencia që subjektet deklaruese nga paragrafi 2. i këtij neni t’i njoftojë për obligimin për deklarim, në afat prej dyzet e pesë (45) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji. 4. Të gjitha referimet që i bëhen Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik në çdo ligj apo akt nënligjor në fuqi, nënkupton referimin në dispozita të këtij Ligji. 5. Obligimet për kategorinë e zyrtarëve të lartë publik për qëllime të deklarimit te pasurisë, në çdo ligj apo akt nënligjor në fuqi nënkupton kategorinë e zyrtarëve të përcaktuar në nenet 4 dhe 5 të këtij ligji. 6. Jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, Agjencia themelon njësinë përgjegjëse për trajtimin e gjobave dhe kundërshtimeve të paraqitura bazuar në legjislacionin në fuqi sipas nenit 32, paragrafit 2. të këtij Ligji. 7. Agjencia, jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do t’i mundësojë trajnime rreth përdorimit të platformës online të gjithë zyrtarëve kontaktues. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Agjencia must consult relevant institutions while drafting the sublegal acts and must develop the electronic asset-declaration form within 3 months after this law enters into force.
Neni 34 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të përcaktuara në këtë Ligj do të nxirren në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. 2. Gjatë procesit të hartimit, të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj, Agjencia konsulton institucionet relevante. 3. Agjencia do të zhvillojë formularin në formë elektronike për deklarim të pasurisë, sipas nenit 11 të këtij Ligji, jo më vonë se tre (3) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të përcaktuara me këtë Ligj, të gjitha aktet nënligjore të nxjerra nga Agjencia vazhdojnë të zbatohen me kusht që të mos jenë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This provision repeals two named laws when this law enters into force.
Neni 35 Dispozitat shfuqizuese 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet: 1.1. Ligji Nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë; 1.2. Ligji Nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 77 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article says the law starts to apply six months after publication, and the obligations for the listed public officials and relevant institutions begin one year after the law enters into force.
Neni 36 Hyrja në Fuqi 1. Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Zbatimi i detyrimeve për zyrtarët publikë të renditur në nën paragrafët 1.1. dhe 1.2. të nenit 5 të këtij ligji, dhe institucionet gjegjëse fillon një (1) vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ligji Nr. 08/L-108 14 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-250/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 78 LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-108 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in