LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
This is the preamble and heading of the law on compensation of victims of crime.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-109
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and heading of the law on compensation of victims of crime. This article says the law’s purpose is to regulate how the crime-victim compensation program works. This article says the law covers financial compensation for victims of violent criminal acts and their dependents, along with the decision-making authorities and procedures for obtaining compensation. This article defines key terms used in the law on compensation for crime victims. Authorities must treat crime victims professionally and respect their dignity, safety, privacy, and family life; certain rights must be applied without discrimination, including residency status; victims and their dependants cannot receive double compensation under this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
Showing 45 of 45
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and heading of the law on compensation of victims of crime.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to regulate how the crime-victim compensation program works.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë funksionimin e Programit për kompensim të viktimave të krimit dhe procedurave që lidhen me këtë program. 2. Ky ligj është në pajtueshmëri me Direktivën e Këshillit 2004/80/EC të 29 prillit 2004 lidhur me kompensimin e viktimave të krimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers financial compensation for victims of violent criminal acts and their dependents, along with the decision-making authorities and procedures for obtaining compensation.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, autoritetet vendimmarrëse si dhe procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim në situatat vendore dhe tejkufitare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on compensation for crime victims.
Neni 3 Përkufizimet 1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Viktimë e krimit - viktima ose i dëmtuari ashtu siç definohet me Kodin e Procedurës Penale; 1.2. Viktimë e rastit – personat të cilët aksidentalisht janë gjendur në vendin e ngjarjes, persona që janë lënduar duke i dalë në ndihmë viktimës ose policisë për të ndaluar kryerjen e një vepre penale ose për të kapur autorin e veprës; 1.3. Viktimë e huaj e trafikimit - shtetasi i huaj i identifikuar nga autoritetet e Kosovës si viktimë apo viktimë e supozuar e trafikimit; 1.4. Vartësit - personat e mbajtur nga viktima e ndjerë dhe personat të cilët kanë pasur të drejtë me ligj që të kërkojnë të mbahen nga i ndjeri; 1.5. Anëtar i familjes - siç përcaktohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës; 1.6. Fëmijë - siç përcaktohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës; 1.7. Dëmi - dëmin për të cilën parashihet kompensimi sipas nenit 10 të këtij ligji; 1.8. Shpërfytyrim - kur viktima si pasojë e veprës është deformuar apo shëmtuar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 1.9. Parashtruesi i kërkesës - personi i cili parashtron një kërkesë për kompensim me pretendimin se është viktimë e krimit. Ky term përfshin edhe personat tjerë të cilët mund të parashtrojnë kërkesë në emër të viktimës; 1.10. Kërkesa - kërkesa për kompensim nga Programi për Kompensimin e viktimave të krimit; 1.11. Përfituesi - personi i cili me vendim të komisionit përfiton nga e drejta për kompensim sipas këtij ligji; 1.12. Komisioni - Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit; 1.13. Viktima e ndjeshme - siç përcaktohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës; 1.14. Territor i Republikës së Kosovës - siç përcaktohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës; 1.15. Trajtimi mjekësor - medikamente dhe shërbime mjekësore, përfshirë edhe psikoterapi. 2. Për qëllime të këtij ligji, emrat e gjinisë mashkullore nënkuptojnë edhe gjininë femërore dhe anasjelltas. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Authorities must treat crime victims professionally and respect their dignity, safety, privacy, and family life; certain rights must be applied without discrimination, including residency status; victims and their dependants cannot receive double compensation under this law.
Neni 4 Parimet e përgjithshme 1. Autoritetet e parapara me ligj duhet të sigurohen që viktima e krimit (në tekstin e mëtejmë: viktima) të trajtohet me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private dhe familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimën. 2. Të drejtat e caktuara sipas këtij ligji vlejnë për viktimat në mënyrë jo-diskriminuese duke përfshirë edhe statusin e tyre të qëndrimit. 3. Sipas këtij ligji, viktima dhe vartësit e tyre nuk mund të marrin kompensim të dyfishtë në pajtim me nenin 19 të këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: For procedural matters not covered by this law, the general administrative procedure law applies.
Neni 5 Dispozitat supsidiare Në çështjet procedurale që nuk mbulohen nga ky ligj aplikohen dispozitat e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. KAPITULLI II E DREJTA PËR KOMPENSIMIN DHE LLOJET E KOMPENSIMEVE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article defines compensable violent acts as acts causing death, serious bodily injury, serious physical health damage, or mental health damage, and excludes public traffic safety offences from coverage.
Neni 6 Veprat e dhunshme të kompensueshme 1. Veprat e dhunshme të kompensueshme (në tekstin e mëtejmë: veprat), janë të gjitha veprat që rezultojnë në: 1.1. vdekjen e viktimës; 1.2. lëndim të rëndë trupor; 1.3. dëmtim të rëndë të shëndetit fizik, apo; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 1.4. dëmtim të shëndetit mendor. 2. Veprat penale kundër sigurisë së trafikut publik nuk mbulohen sipas këtij ligji edhe nëse kanë rezultuar në pasojat nga paragrafi 1 i këtij neni. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets conditions for entitlement to compensation and extends related rights to family members in some death cases and to certain accident victims.
Neni 7 Kushtet formale dhe materiale 1. Kushtet formale për të drejtën në kompensim janë që: 1.1. vepra të jetë kryer brenda territorit të Republikës së Kosovës. Në rastet kur vepra apo një pjesë e veprës është kryer në territorin e Republikës së Kosovës dhe në territorin e shtetit apo shteteve tjera, kompensimi bëhet nga shteti në të cilin viktima apo vartësit kanë banim të përhershëm; 1.2. për shtetasit e Republikës së Kosovës, vepra të jetë kryer jashtë territorit të Republikës së Kosovës, por viktima të mos ketë pasur mundësinë e realizimit të kompensimit në vendin ku është kryer vepra penale. Kompensimi bëhet në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.3. vepra të jetë zbuluar dhe raportuar tek autoriteti kompetent dhe të jetë trajtuar si vepër penale. 2. Në rast të vdekjes së viktimës së krimit si pasojë e veprës penale, anëtarët e familjes së viktimës mund të gëzojnë të drejtat në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 3. Viktimat e rastit mund të gëzojnë të drejtën në kompensim nëse plotësojnë kriteret e caktuara me dispozitat e këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain victims and family members may request immediate compensation, subject to conditions and maximum limits, and the Commission may delay or refuse a request in defined cases.
Neni 8 Kompensimi i menjëhershëm 1. Kërkesa për qasje të menjëhershme në kompensim mund të parashtrohet në rastet kur kemi të bëjmë me: 1.1. viktimat fëmijë; 1.2. viktimat e trafikimit me qenie njerëzore; 1.3. viktimat e dhunimit; 1.4. viktimat e veprave penale që bien brenda përkufizimit të dhunës në familje; 1.5. anëtarët e familjes së viktimës së ndjerë. 2. Llojet e kompensimeve që mund të paguhen sipas këtij neni përfshijnë kategoritë si në vijim: 2.1. shpenzimet e varrimit nga neni 16 paragrafi 1 të këtij ligji. 2.2. shpenzimet e paguara nga viktima apo anëtari i familjes në emër të viktimës të cilat mund të përfshijnë por nuk kufizohen me sa vijon: 2.2.1. shpenzimet nga nenet 11, 12 dhe 17 të këtij ligji; 2.2.2. shpenzime tjera të arsyeshme të cilat Komisioni vlerëson se mund të përfshihen në kompensim të menjëhershëm në lartësinë maksimale prej pesëqind (500) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2.3. kompensimi sipas këtij neni nuk mund të tejkalojë shumën prej tremijë (3000) euro për totalin e të gjitha kategorive si më sipër. 3. Kushtet që mund të përcaktojnë nëse mund të jepet kompensim i menjëhershëm për kategoritë nga paragrafi 1 i këtij neni, përfshijnë por nuk kufizohen me sa vijon: 3.1. vepra penale është kryer ndaj viktimës së ndjeshme; 3.2. viktima është në gjendje të vështirë financiare; përfitues i ndihmës sociale ose në situatë të ngjashme. 4. Viktima e huaj e trafikimit mund t’ia paraqesë kërkesën Komisionit, gjatë kohës sa është ende në territorin e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viktimat vendore. Në këtë rast viktima duhet të bashkëpunojë arsyeshëm me organet e drejtësisë, për hetimin dhe ndjekjen e kryesit të veprës penale. 5. Kompensimi sipas këtij neni nuk u mohon viktimave të drejtën e paraqitjes së kërkesës së rregullt për kompensim për kategoritë tjera të kompensimeve të parapara me këtë ligj apo për shumën e mbetur të kompensimit nga e njëjta kategori deri në maksimumin e paraparë me ligj. 6. Komisioni ruan të drejtën të shtyjë trajtimin e kërkesës për kompensim të paraqitur sipas këtij neni deri në ngritjen e kallëzimit penal apo aktakuzës, në rastet kur një pezullim i tillë i trajtimit të kërkesës është i nevojshëm për të përcaktuar se lëndimet e shkaktuara kanë rezultuar nga vepra e dhunshme. Pezullimi nuk duhet të ketë për rrjedhojë vonesa të paarsyeshme apo të vej në vështirësi financiare parashtruesin e kërkesës. 7. Komisioni mund të refuzojë kërkesën për kompensim sipas këtij neni nëse konsideron se të dhënat e siguruara nuk mbështesin mjaftueshëm kërkesën për kompensim të menjëhershëm. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A regular compensation claim is filed after the court process is finished and the judgment is final.
Neni 9 Kërkesa e rregullt për kompensim 1. Kërkesa e rregullt për kompensim parashtrohet pas përfundimit të procedurës së rregullt gjyqësore, respektivisht pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. 2. Për të kërkuar kompensim të rregullt, parashtruesi i kërkesës është i obliguar që, të kërkojë fillimisht dëmshpërblim nga i pandehuri në procedurë penale në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, përveç në rastet kur viktima dokumenton se e ka pasur të pamundur paraqitjen e një kërkese të tillë. 3. Në rastet kur i pandehuri nuk e dëmshpërblen viktimën, viktima ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për kompensim nga programi për kompensim të viktimave të krimit. 4. Në rastet kur i pandehuri vetëm pjesërisht dëmshpërblen viktimën, atëherë viktima ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për kompensim shtesë nga programi për kompensim të viktimave të krimit. 5. Përveç rregullit nga paragrafët 1 deri 3 të këtij neni, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë të kërkojë kompensim të rregullt edhe në rastet kur dëmshpërblimi nuk do të jetë i mundur të realizohet nga kryesi për shkak të rrethanave në vijim: 5.1. nëse vërtetohet se personi ka qenë viktimë por: 5.1.1. kryesi nuk është penalisht i përgjegjshëm; 5.1.2. kryesi është i panjohur; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 5.1.3. kryesi ka vdekur; 5.1.4. ka ikur dhe është i paarritshëm për organet e drejtësisë; 5.1.5. kryesi është i paaftë të paguajë kompensimin, përfitues i ndihmës sociale ose në situatë të ngjashme; 5.1.6. kanë kaluar dy (2) vjet nga raportimi i veprës penale dhe nuk ka pasur ngritje të aktakuzës; 5.1.7. është arritur parashkrimi relativ apo absolut. 5.2. nëse përmbarimi i dëmshpërblimit të caktuar në procedurë gjyqësore është bërë i pamundur apo kur nga shkaqe tjera të parapara me legjislacionin në fuqi për shkak të cilave i njëjti nuk mund të zbatohet. 6. Kërkesa sipas këtij neni mund të parashtrohet edhe nëse parashtruesi i kërkesës paraprakisht ka kërkuar kompensim të menjëhershëm sipas nenit 8 të këtij ligji. Kjo vlen si në rastet kur iu është refuzuar kërkesa për kompensim të menjëhershëm, po ashtu edhe kur kompensimi iu është dhënë vetëm për disa nga kategoritë, respektivisht shpenzimet e parapara me këtë ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article lists the types of compensation available and says victims may request one or more types. It also says the Kosovo Government will issue an administrative instruction on how compensation is handled, including calculation for multiple injuries.
Neni 10 Llojet e kompensimeve 1. Llojet e kompensimeve sipas këtij ligji janë: 1.1. kompensimi për lëndim fizik apo dëmtimit të shëndetit; 1.2. kompensimi për dëmtim të shëndetit mendor; 1.3. kompensimi për vuajtje psikike; 1.4. kompensimi për vuajtje psikike për humbjen e anëtarit të familjes; 1.5. kompensim për humbjen e të drejtës në mbajtje; 1.6. kompensim për shpenzimet e varrimit; 1.7. kompensim për dëmtimin apo shkatërrimin e pajisjeve mjekësore. 2. Viktimat kanë të drejtën e parashtrimit të kërkesës për një ose me tepër lloje të kompensimit të përcaktuara me ligj. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës, nxjerr udhëzim administrativ për mënyrën e kompensimit, përfshirë edhe llogaritjen e kompensimit për dëmtime të shumëfishta. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Ky nen jep kompensim për viktimat e krimit për dhimbje, vuajtje dhe ulje të aktivitetit jetësor, me kufij monetarë sipas llojit të dëmit, dhe lejon kompensim edhe për shpenzime të dokumentuara të trajtimit.
Neni 11 Kompensimi për lëndim fizik apo dëmtim të shëndetit 1. Kompensimi sipas këtij neni do të jepet për dhimbjet fizike dhe dhembje shpirtërore dhe si rrjedhojë edhe zvogëlimit të aktivitetit jetësor të shkaktuara si pasojë e lëndimit fizik, dëmtimit të shëndetit apo sëmundjeve që kanë rezultuar nga kryerja e veprës penale. 2. Kompensimi sipas këtij neni nuk do të njihet për rastet kur viktima e krimit është paaftësuar përkohësisht apo për të cilat është paaftësuar në një shkallë më të ulët. 3. Kompensimi përcaktohet duke marrë parasysh rrethanat e rastit, shkallën e dhimbjes së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT shkaktuar nga lëndimi apo dëmtimin e shëndetit, kohëzgjatja e dhimbjes dhe në përputhje me parimin e kompensimit të drejtë monetar. Shuma fikse për kompensim përcaktohet në pajtim me shkallët e mëposhtme: 3.1. lëndimet, dëmtimet apo sëmundjet mesatarisht të rënda që zgjasin më shumë se gjashtë (6) javë, të cilat rezultojnë në paaftësi për atë periudhë, duke i pamundësuar realizimin e të hyrave. Kompensimi do të jepet në një shumë të vetme, duke llogaritur jo më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) euro në muaj nga paraqitja e lëndimit apo dëmtimit sipas këtij neni, por në asnjë rast, duke mos e kaluar shumën maksimale prej dy mijë (2,000) euro; 3.2. lëndimet, dëmtimet apo sëmundjet e rënda me pasoja të dukshme ose funksionale, afatgjate apo të përhershme, apo të cilat kanë qenë objektivisht kërcënuese për jetën. Llogaritja e kompensimit për këtë kategori bëhet në pajtim me nënparagrafin 3.1 të këtij neni, duke mos e kaluar shumën maksimale prej katërmijë (4000) euro. 4. Përveç kompensimit nga paragrafi 3 i këtij neni, viktimat apo vartësit e tyre të cilët kanë bartur shpenzimet e hospitalizimit, medikamenteve dhe shërbimeve tjera përcjellëse të domosdoshme për trajtim të viktimave iu njihet e drejta në kompensim deri në shumën maksimale prej pesë mijë (5,000) euro, gjithnjë përderisa mund të dokumentojnë ato shpenzime. 5. Përjashtimisht, nëse komisioni pa varësisht nga lloji i lëndimit, dëmtimit, apo sëmundjes dhe medikamenteve apo shërbimeve tjera përcjellëse të marra e sheh të arsyeshme, mundet, me votë unanime, të rris maksimumin e kompensimit deri në dhjetë mijë (10,000) euro. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Mental-harm compensation is payable only when caused by a violent act, with limits and conditions on eligible treatment costs.
Neni 12 Kompensimi për dëmtim të shëndetit mendor 1. Kompensimi për dëmtim të shëndetit mendor paguhet vetëm kur është shkaktuar nga një vepër e dhunshme. 2. Dëmtimi i shëndetit mendor nuk përfshin gjendjen e paaftësisë, zhvillimit të vonshëm mendor, çrregullimit të përkohshëm apo gjendje të tilla të ngjashme. Pasoja duhet të jetë në atë shkallë që të ndikojë në aktivitetet e zakonshme të viktimës apo gjendjen psikologjike të tij/saj për një periudhë të zgjatur kohore dhe viktima të ketë nevojë për trajtim të vazhdueshëm. 3. Kompensim deri në vlerën prej tremijë (3000) euro mund të jepet për: 3.1. shpenzimet e dokumentuara për shërbimet e specialistëve për trajtimin ambulantor për sanimin e gjendjes së krijuar; 3.2. shpenzimet e projektuara për shërbimet e parapara për sanimin e gjendjes së krijuar, nëse konstatohet nga specialistët e fushës se dëmtimi është i natyrës së tillë që kërkon trajtim të vazhdueshëm; 3.3. shpenzimet e hospitalizimit, medikamenteve dhe shërbimeve tjera përcjellëse. 4. Nëse shërbimet e trajtimit për dëmtim të shëndetit mendor nga paragrafi 3 i këtij neni, nuk mund të realizohen në institucionet publike të shëndetit mendor, Komisioni mund të kërkojë kontraktimin e institucioneve private që ofrojnë këto shërbime. 5. Komisioni mund të shqyrtojë edhe një kërkesë të dytë për kompensim sipas paragrafit 3 të këtij neni, të dorëzuar nga parashtruesi, pas pranimit të shërbimeve të parapara me këtë nen, nëse për shkak të dëmtimit të shëndetit mendor i njëjti ka nevojë t’i nënshtrohet tretmanëve të vazhdueshme përtej atyre të pranuara apo të projektuara fillimisht nga specialistët apo Komisioni. Lartësia e kompensimit sipas kërkesës shtesë nuk mund të tejkalojë dyfishin e shumës së paraparë me këtë nen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 6. Kompensimi nga ky nen mund të përfshijë edhe kompensimin nga neni 11, paragrafi 3 të këtij ligji, në rastet kur pasoja e shkaktuar e kualifikon viktimën për kompensim. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article allows compensation for psychic suffering caused by a criminal offence, for certain listed victims, in a fixed amount of 2,000 euro.
Neni 13 Kompensimi për vuajtje psikike 1. Kompensimi për vuajtje psikike si pasojë e veprës penale mund t’u jepet viktimave të: 1.1. viktimat fëmijë; 1.2. dhunës në familje të cilat iu janë nënshtruar dhunës psikike, seksuale, fizike dhe ekonomike; 1.3. viktimave të trafikimit me qenie njerëzore; 1.4. viktimave të dhunimit, sulmit seksual, degradimit të integritetit seksual apo detyrimit në pornografi; 1.5. viktimat të cilat iu janë nënshtruar shpërfytyrimit, torturave të vazhdueshme, abuzimeve psikike, seksuale dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme apo kufizimit të lirisë dhe si rezultat kanë pësuar traumë në atë shkallë sa të ketë ndikuar rëndë në gjendjen, sjelljen dhe personalitetin e viktimës. 2. Vuajtja psikike nënkupton shqetësimin emocional, traumën psikologjike, ndjenjën e pashpresës e të pafuqisë, turpin, humbjen e kënaqësisë për jetë dhe shqetësime tjera të natyrës psikologjike që rezultojnë si pasojë e veprës penale dhe mund të ndikojnë në aspektin emocional, njohës dhe sjelljen e personit. Vuajtja psikike do të përcaktohet duke marrë parasysh rrethanat e rastit, llojin e veprës penale, nivelin dhe kohëzgjatjen e shqetësimit si dhe faktorë tjerë relevant. 3. Kompensimi sipas këtij neni jepet në shumë fikse prej dymijë (2000) euro. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Anëtarët e familjes së viktimës së ndjerë kanë të drejtë kompensimi për vuajtje psikike, me një kufi total prej 3000 eurosh.
Neni 14 Kompensimi për vuajtje psikike për humbjen e anëtarit të familjes 1. Të drejtë kompensimi sipas këtij neni kanë anëtarët e familjes së viktimës së ndjerë. 2. Kompensimi sipas këtij neni bëhet në pajtim me nenin 12, paragrafin 3 të këtij ligji, dhe nuk mund të tejkaloj shumën prej tremijë (3000) euro në total për të gjithë anëtarët e familjes së viktimës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Vartësit may ask for compensation for loss of maintenance rights if they can document that the deceased contributed to their maintenance.
Neni 15 Kompensimi për humbjen e të drejtës në mbajtje 1. Vartësit kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për kompensim për humbjen e të drejtës në mbajtje në ato raste kur mund të dokumentojnë se i ndjeri ka qenë kontribues në mbajtjen e tyre. 2. Kompensimi sipas këtij neni jepet në pajtim me kategorizimin e lëndimeve dhe dëmtimeve sipas nenit 11, paragrafi 3 i këtij ligji dhe në asnjë rast nuk do të kalojë shumën maksimale prej tre mijë (3,000) euro për të gjithë vartësit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Familjarët e viktimës së ndjerë kanë të drejtë për kompensim të shpenzimeve të varrimit, me shumë fikse 1,000 euro.
Neni 16 Kompensimi i shpenzimeve të varrimit 1. Anëtarët e familjes së viktimës së ndjerë kanë të drejtë në kompensim për shpenzimet e varrimit. Kompensimi sipas këtij neni paguhet në shumë fikse prej një mijë (1,000) euro. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2. Kompensimi për shpenzimet nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të kërkohet si pjesë e kërkesës për kompensim të menjëhershëm ose të rregullt. Parashtruesi i kërkesës duhet të posedojë autorizimin e anëtarëve të tjerë të familjes për tërheqjen e këtij kompensimi. 3. Përveç kompensimit të paraparë me paragrafin 1 të këtij neni parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë edhe kompensim për shpenzimet e transportimit të kufomës së viktimës nga një shtet tjetër. Shpenzimet rreth këtij transporti duhen të jenë të dokumentuara. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A requester may be compensated for essential medical equipment damaged by a violent act, up to 3,000 euro.
Neni 17 Kompensim për dëmtimin apo shkatërrimin e pajisjeve mjekësore 1. Parashtruesi i kërkesës kompensohet për pajisjet mjekësore të domosdoshme për shëndetin e viktimës dhe të cilat pajisje janë dëmtuar si pasojë e veprës së dhunshme nga e cila ka rezultuar edhe dëmtimi i viktimës. 2. Kompensimi sipas këtij neni nuk do të kalojë shumën maksimale prej tremijë (3,000) euro. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Compensation may be reduced or refused if the victim contributed to the harm, behaved in certain ways, was involved in organized crime, or if full or partial compensation would conflict with justice, morality, or public order.
Neni 18 Rrethanat që ndikojnë në kompensim 1. Kompensimi mund të zvogëlohet ose të refuzohet: 1.1. në varësi të kontributit të viktimës në shkaktimin e dëmit apo në përkeqësimin e dëmtimit të shkaktuar; 1.2. në varësi të sjelljes së viktimës para, gjatë ose pas veprës penale; 1.3. në varësi të përfshirjes së viktimës në krimin e organizuar apo të anëtarësisë së tij në një organizatë që përfshihet në krim të dhunshëm; 1.4. nëse dhënia e plotë apo e pjesshme e kompensimit është në kundërshtim me kuptimin e drejtësisë, moralit apo rendit publik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: When deciding compensation, the Commission must take account of court-ordered damages, unless that damages award has not been paid.
Neni 19 Marrja parasysh e kompensimeve të tjera 1. Shuma e kompensimit për një lloj të caktuar të dëmit sipas këtij ligji do të zvogëlohet për pjesën e shërbimeve te mbuluara falas nga institucionet shëndetësore publike, dëmshpërblimin e pranuar nga kryesi, kompensimin e pranuar nga sigurimi shëndetësor publik apo privat, kompensimin nga fondet tjera publike, apo kompensimin e pranuar nga programet tjera të kompensimit brenda ose jashtë vendit nëse janë mbuluar në emër të të njëjtit dëm respektivisht nga e njëjta bazë. 2. Në vendimin për kompensim Komisioni do të merr parasysh edhe cilindo dëmshpërblim të urdhëruar nga gjykata që vendos në çështjen penale për veprën për të cilin kërkohet kompensimi, përveç nëse ai dëmshpërblim nuk është paguar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A compensation claim right generally does not pass to dependents after the victim dies, but a deceased victim’s family member may receive compensation in a specific exception.
Neni 20 Bartja e së drejtës në kompensim 1. E drejta në paraqitjen e kërkesës për kompensim nuk bartet tek vartësit në rast të vdekjes së viktimës pas paraqitjes së kërkesës për kompensim. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në rastet kur viktima e krimit ka kërkuar kompensim për lëndimet që iu janë shkaktuar si pasojë e veprave të dhunshme, por në ndërkohë i njëjti vdes jo si pasojë e atyre lëndimeve, anëtari i familjes së të ndjerit ka të drejtë në kompensim në rast të plotësimit kumulativ të kushteve të mëposhtme: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2.1. nëse Komisioni para vdekjes së viktimës ka marrë vendimin përfundimtar për kompensim të viktimës për lëndim, por ende nuk është bërë transferi i shumës së kompensimit në llogarinë e viktimës; 2.2. nëse anëtari i familjes ka qenë financiarisht i varur nga i ndjeri dhe nuk ka burime tjera të mbajtjes. KAPITULLI III AUTORITET KOMPETENTE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets how the victims’ compensation commission is appointed, who sits on it, and the length of members’ terms.
Neni 21 Komisioni për kompensimin e viktimës së krimit 1. Komisioni për kompensim të viktimave të krimit emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës me këtë përbërje: 1.1. një (1) gjyqtar i Gjykatës Supreme, si kryetar i Komisionit, i propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës; 1.2. një (1) përfaqësues nga shoqëria civile me njohuri në fushën e mbrojtjes së viktimave, anëtar, i propozuar nga Ministri i Drejtësisë, i përkrahur nga së paku pesë (5) organizata të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të viktimave; 1.3. një (1) anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar në fushën e psikiatrisë të propozuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës; 1.4. udhëheqësi i njësisë administrative të Komisionit është anëtarë pa të drejtë vote. Përjashtimisht në mungesë të kuorumit, Udhëheqësi i njësisë ka të drejtën e votës. 2. Mandati i anëtarëve të Komisionit është (3) tri vite. Mandati i kryetarit të Komisionit është katër (4) vite. Anëtarët e Komisionit, përfshirë edhe kryetarin mund të rizgjidhen edhe për një mandat shtesë. 3. Përbërja e Komisionit do të ketë parasysh kuotën gjinore dhe etnike. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Commission member’s function ends in several listed situations, including death, incapacity, continuous non-participation, loss of the basis for appointment, expiry of the mandate, or resignation with 30 days’ notice. Members may also be dismissed before the end of the mandate if they act unprofessionally or are convicted of a criminal offence.
Neni 22 Pushimi dhe shkarkimi nga funksioni i anëtarit të Komisionit 1. Anëtarëve të Komisionit u pushon funksioni i anëtarit me: 1.1. vdekje; 1.2. humbjen e zotësisë për veprim për më shumë se tre (3) muaj për shkak të arsyeve mjekësore të vërtetuara; 1.3. dështimin e vazhdueshëm për të marrë pjesë në veprimtaritë e Komisionit për më shumë se tre (3) muaj; 1.4. pushimin e statusit mbi të cilin bazohet caktimi si anëtar; 1.5. skadimin e mandatit; 1.6. dorëheqje duke informuar Komisionin me njoftim paraprak prej tridhjetë (30) ditësh. 2. Anëtarët e Komisionit shkarkohen nga funksioni para skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhë nëse veprimet e tij e bëjnë të padenjë ushtrimin e funksionit të anëtarit të Komisionit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT në raste kur anëtari: 2.1. kryen detyrat në Komision në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe; 2.2. dënohet për vepër penale. 3. Nëse një vend në Komision lirohet para skadimit të mandatit të një anëtari, pozita e lirë plotësohet në të njëjtën mënyrë si për anëtarin të cilit i ka skaduar mandati. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Commission decides compensation requests in meetings called by the Chair and may take several procedural actions, including interviewing officials, extending deadlines, and adopting its rules of procedure.
Neni 23 Kryerja e detyrave nga Komisioni 1. Komisioni vendosë për kërkesat për kompensim në mbledhjet e thirrura nga Kryetari. 2. Sipas nevojës Komisioni mund të intervistojë apo kërkojë raport me shkrim nga zyrtarë përkatës, të cilët kanë qenë të përfshirë gjatë procedurës penale në rast dhe mund të kenë njohuri për ndikimin e veprës në viktimën. 3. Komisioni gjatë vendimmarrjes ka diskrecion si në vijim: 3.1. tejkalimin e shumave maksimale siç parashihet për kategoritë e veçanta të kompensimit, në rastet kur shpenzimet e dokumentuara janë të arsyeshme. 3.2. caktimin e lartësisë së kompensimit sipas nenit 8, nënparagrafi 2.2.2 dhe nenit 11, paragrafi 5, të këtij ligji. 3.3. vazhdimin e afatit për dorëzim të kërkesës apo plotësimeve të kërkuara në rastet kur është qartësisht e arsyeshme se një vonesë e tillë ka qenë e pashmangshme. 4. Anëtarëve të Komisionit për punën e tyre u takon e drejta në shpërblim në pajtim me vendimin e qeverisë. 5. Komisioni do të miratojë rregulloren e punës për mënyrën e funksionimit të tij, rolin dhe detyrat e njësisë mbështetëse dhe komunikimin mes tyre. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Rules on recusal of judges under the civil procedure law also apply, by analogy, to members of the Compensation Commission.
Neni 24 Përjashtimi dhe kundërshtimi Dispozitat e Ligjit të procedurës kontestimore të cilat vlejnë për përjashtimin e gjyqtarëve janë të aplikueshme në mënyrë analoge edhe për anëtarët e Komisionit për kompensim. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Ministria e Drejtësisë must provide administrative-technical support to the Commission, and the Unit must review applications, request corrections when needed, and handle late or incomplete requests.
Neni 25 Mbështetja nga njësia administrative e Komisionit 1. Ministria e Drejtësisë do të sigurojë mbështetjen administrative-teknike për Komisionin (tutje: Njësia). 2. Njësia është përgjegjëse për pranimin dhe shqyrtimin paraprak të kërkesave si në vijim: 2.1. nëse kërkesa është dorëzuar në afatin e përcaktuar me ligj; 2.2. nëse kërkesa përmban ndonjë mangësi, është e pakompletuar apo e pakuptueshme. 3. Nëse kërkesa është e pasafatshme, Njësia e njofton Kryetarin e Komisionit dhe parashtruesin për refuzimin e kërkesës. 4. Në rastet nga nënparagrafi 2.2. i këtij neni, Njësia komunikon me parashtruesit e kërkesave GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT për t’u kërkuar të dhënat shtesë dhe korrigjimet e nevojshme. Afati i përcaktuar për korrigjimin e një mangësie në një kërkesë të pakompletuar dhe të pakuptueshme, nuk është më i shkurtër se tridhjetë (30) ditë. Nëse kërkesa nuk plotësohet edhe pas afatit shtesë, Komisioni merr vendim për refuzim të rastit. 5. Njësia pas shqyrtimit paraprak të kërkesës, mund të udhëzojë parashtruesin se në bazë të dokumentacionit të prezantuar, i njëjti mund të bëj plotësimin e kërkesës duke aplikuar edhe për kategorinë përkatëse të kompensimit për shqyrtim nga Komisioni. 6. Njësia është përgjegjëse edhe për komunikimin me autoritetet kompetente për sigurimin e informatave të nevojshme. 7. Detyrat dhe përgjegjësitë e veçanta të Njësisë përcaktohen me Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Drejtësisë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Institutions that deal with victims must inform them about their compensation rights, and several authorities must publish and display compensation information.
Neni 26 Obligimi për të siguruar informata 1. Secili institucion i cili bie në kontakt me viktimën, ka për obligim të informojë atë për të drejtën në kompensim sipas këtij ligji. 2. Ministria e Drejtësisë do të publikojë në faqen e saj të internetit informatat e nevojshme për të kërkuar kompensim, formularët për paraqitje të kërkesës dhe udhëzimet tjera të nevojshme për të gjitha situatat vendore dhe tejkufitare. Ministria e Drejtësisë do të bëjë publike informacione në lidhje me programin për kompensim. Të gjitha informatat do të publikohen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe në gjuhën angleze. 3. Ministria e Drejtësisë në rast nevoje, do të ofrojë udhëzime të përgjithshme për parashtruesit e kërkesës. Udhëzimet do të përfshijnë informatat se si do të plotësohet aplikacioni dhe çfarë dokumentacioni mbështetës mund të jetë i nevojshëm. 4. Ministria e Drejtësisë, kurdo që është e nevojshme, do të sigurojë shkëmbimin e informatave me autoritetet kompetente të shteteve tjera, sipas rregulloreve të shteteve përkatëse kompetente për kryerje të detyrave në procedurat e kompensimit të kërkesave. Ministria e Drejtësisë do të ofrojë asistencë dhe të kërkojë zgjidhje adekuate lidhur me zbatimin e dispozitave në situatat tejkufitare. 5. Me kërkesë të Komisionit, policia i siguron Komisionit të dhëna mbi veprën penale nga e cila pretendon se ka pësuar viktima. 6. Institucionet shëndetësore, sociale, policia, prokuroria, gjykatat dhe institucionet tjera të nivelit lokal dhe qendror duhet t’i vendosin në dispozicion në vende publike informata rreth programit të kompensimit. KAPITULLI IV PROCEDURAT E KËRKIMIT TË KOMPENSIMIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Claims for victim compensation must be submitted to the Ministry of Justice/Victim Compensation Commission, and the victim must consent to personal-data processing for assessment.
Neni 27 Dorëzimi i kërkesës për kompensim 1. Kërkesa për kompensim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, adresuar Njësisë përkatëse për mbështetje Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit. 2. Kërkesa e plotësuar së bashku me dokumentacionin përkatës dorëzohet në adresë të Komisionit për kompensim në Ministrinë e Drejtësisë në njërën nga mënyrat si më poshtë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2.1. drejtpërdrejtë; 2.2. me postë; 2.3. me postë elektronike (e-mail). 3. Për plotësimin e kërkesës për kompensim, viktima e krimit mund të kërkojë ndihmën e mbrojtësit të viktimave apo organizatave joqeveritare që ofrojnë ndihmë juridike falas për viktima. 4. Në rast të angazhimit të avokatit privat për plotësimin dhe dorëzimin e kërkesës për kompensim, Komisioni nuk do të kompensojë parashtruesin e kërkesës për tarifën e kërkuar nga avokati privat. 5. Komisioni, në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, mund të shqyrtojë edhe kërkesat për kompensim të referuara nga Gjykata. 6. Parashtresat në procedurat e kompensimit janë të përjashtuara nga çdo tarifë. 7. Ministria e Drejtësisë do të përgatisë formularët standard të kërkesës për kompensim nga nenet 8, 9 dhe 34 të këtij ligji. 8. Viktima e krimit do të jep pëlqim për procesim të të dhënave personale përkatëse dhe të dhënat e ndjeshme personale për qëllim të vlerësimit të kërkesës për kompensim. 9. Nëse viktima e krimit është e penguar për të dhënë pëlqim për shkak të dëmtimit fizik apo psikik, konsiderohet se të drejtën e dhënies së një pëlqimi të tillë e ka përfaqësuesi ligjor i viktimës. 10. Parashtruesi i kërkesës deklaron se nuk ka të drejtë të kërkojë kompensimin nga burime tjera. 11. Vërtetësia e deklaratave në kërkesë i nënshtrohet dispozitave përkatëse që i referohen deklarimit të rremë të Kodit Penal. 12. Kërkesa duhet të dorëzohet në gjuhën shqipe apo serbe për viktimat vendore, ndërkaq për situatat tejkufitare vendore është i pranueshëm edhe versioni në gjuhën angleze. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A compensation applicant must attach the required supporting documents to the request.
Neni 28 Dokumentet që duhet bashkëngjitur kërkesës për kompensim 1. Kërkesës së parashtruar në pajtim me nenin 8 të këtij ligji, i bashkëngjiten dokumentet në vijim: 1.1. çfarëdo dokumenti të lëshuar nga policia i cili dokumenton se vepra penale është zbuluar, raportuar dhe trajtuar, përfshirë edhe cilësimin si viktimë e veprës penale; 1.2. dëshminë mbi gjendjen financiare të parashtruesit të kërkesës. 2. Kërkesës së parashtruar në pajtim me nenin 9, paragrafët 1 deri 4 të këtij ligji duhet ti bashkëngjitet vendimi i plotfuqishëm. 3. Kërkesës së parashtruar në pajtim me nenin 9, paragrafin 5 të këtij ligji, për të vërtetuar këto situata, duhet ti bashkëngjitet vendim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. 4. Përpos dokumenteve të specifikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, kërkesës së i bashkëngjiten edhe dokumentet në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 4.1. dokumentin e identifikimit. Në rast të një viktime të trafikimit, kur viktima nuk posedon dokumente identifikuese, identiteti i viktimës konstatohet në bazë të raportit të policisë respektivisht nga aktgjykimi i gjykatës kompetente që ka trajtuar çështjen penale; 4.2. autorizimi për parashtruesin e kërkesës në rastet kur ky person kërkon kompensimin në emër të viktimës apo vartësve të viktimës; 4.3. raportet përkatëse mjekësore dhe dokumentet apo prova tjera të besueshme që dëshmojnë që viktima e krimit ka pësuar lëndim trupor, dëmtim të shëndetit apo vuajtje, përpos rasteve nga paragrafi 2 i këtij neni; 4.4. dëshmitë e shpenzimeve kur ky dokumentim kërkohet sipas kategorisë së caktuar; 4.5. çertifikatën e bashkësisë familjare në rastet kur kërkesa për kompensim parashtrohet nga vartësit, respektivisht anëtarët e familjes së viktimës; 4.6. dokument që dëshmon që viktima ka qenë kontribues në mbajtjen e familjes, në rastet kur kërkohet kompensim për humbjen e të drejtës në mbajtje; 4.7. dokumentet tjera relevante në mbështetje të kërkesës për kompensim. 5. Dokumentet e hartuara në ndonjë gjuhë të huaj, përveç gjuhës angleze, do të shoqërohen me përkthim në gjuhën shqipe apo serbe. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article sets time limits for filing compensation requests and gives a limited exception for minors and for victims who could not file on time.
Neni 29 Afati për dorëzimin e kërkesës 1. Kërkesa për kompensim të menjëhershëm nga neni 8 i këtij ligji, mund të dorëzohet brenda afatit prej tre (3) vjetësh nga raportimi i veprës penale tek autoritetet kompetente. 2. Kërkesa për kompensim të rregullt nga neni 9 i këtij ligji, mund të dorëzohet brenda afatit prej tre (3) vjetësh nga: 2.1. pranimi i aktgjykimit të plotfuqishëm; 2.2. pranimi i njoftimit nga ana e parashtruesit për ekzistimin e rrethanave nga neni 9, paragrafi 5 i këtij ligji. 3. Nëse viktima është nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, afatet sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni do të fillojnë të rrjedhin pasi viktima të mbushë moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. 4. Përjashtimisht, nëse viktima për shkak të dëmtimeve trupore, apo shkaqeve tjera të arsyeshme që pamundësojnë dorëzimin e kërkesës, nuk është në gjendje të dorëzojë kërkesën e tij deri në afatin e përcaktuar me këtë nen, ai/ajo do të dorëzojë kërkesën më së voni brenda tre (3) muajsh nga dita kur arsyet për të cilat ai nuk ka qenë në gjendje të dorëzon kërkesën kanë pushuar së ekzistuari. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Commission decides compensation requests by majority vote and must send decisions and meet several deadline and notice rules.
Neni 30 Marrja e vendimeve lidhur me kërkesën 1. Vendimet e Komisionit merren me shumicë votash. 2. Komisioni do të: 2.1. pranojë kërkesën në tërësi apo pjesërisht dhe të caktojë lartësinë e kompensimit, apo; 2.2. refuzojë kërkesën si të pabazuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 3. Komisioni mund të mbajë mbledhje kur janë prezent 2/3 e anëtarëve. 4. Për kërkesën për kompensim të menjëhershëm nga neni 8 i këtij ligji, Komisioni merr vendim brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të dokumentacionit të plotë. 5. Për kërkesën për kompensim të rregullt nga neni 9 i këtij ligji, Komisioni merr vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e pranimit të dokumentacionit të plotë. 6. Një kopje e vendimit do t’i dërgohet parashtruesit të kërkesës dhe gjykatës kompetente. 7. Nëse viktima e krimit është fëmijë, apo person pa aftësi të veprimit, një kopje e vendimit do t’i dërgohet kujdestarit ligjor. 8. Pala e pakënaqur ndaj vendimit të Komisionit mund të iniciojë konflikt administrativ në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. 9. Vendimi për njohjen e të drejtës në kompensim do të përmbajë edhe klauzolën për transferimin e kërkesës sipas nenit 40 të këtij ligji, ndaj kryesit, nga përfituesi në buxhetin e Republikës së Kosovës deri në lartësinë e kompensimit të dhënë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Mjetet financiare në rastet e ekzekutimit i kalojnë ekskluzivisht përfituesit, ndërsa për viktimat fëmijë i kalojnë përfaqësuesit ligjor.
Neni 31 Bartja e mjeteve 1. Mjetet financiare në rastet e ekzekutimit barten ekskluzivisht tek përfituesi. 2. Mjetet financiare për viktimat fëmijë barten tek përfaqësuesi ligjor. 3. Ekzekutimi i mjeteve financiare bëhet në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Certain data holders must send relevant decision-making data to the Commission when it asks in writing.
Neni 32 Transmetimi dhe qasja në të dhëna 1. Administratorët e bazave të të dhënave të informacionit personal, autoritetet shtetërore, autoritetet e komuniteteve lokale dhe organet që ushtrojnë kompetenca publike të cilat posedojnë të dhëna mbi rrethanat dhe faktet e rëndësishme për vendimmarrje, duhet të transferojnë të dhënat e lartpërmendura te Komisioni çdoherë kur kjo kërkohet me shkrim. 2. Pas një kërkese me shkrim nga Komisioni, të dhënat mbi rrethanat dhe faktet e rëndësishme për vendimmarrje gjithashtu mund t’i dorëzohen vullnetarisht Komisionit nga individët në posedim të të dhënave. 3. Qasja në përmbajtjen e aktakuzës, dokumentet përcjellëse, raportet e Prokurorisë së Shtetit dhe vendimet e gjykatës, të cilat i posedon Komisioni për qëllime të vendimmarrjes, mund t’u vihen në dispozicion vetëm anëtarëve të Komisionit, zyrtarëve të Njësisë mbështetëse të Komisionit që trajtojnë kërkesën, viktimës apo përfaqësuesit të tij ligjor, përfaqësuesit të autorizuar dhe autoriteteve kompetente shtetërore. KAPITULLI V PROCEDURAT NË SITUATAT TEJKUFITARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article defines domestic and foreign cross-border situations for compensation claims and says the Commission can act as the assisting authority in foreign cross-border cases.
Neni 33 Situatat tejkufitare 1. Situatat tejkufitare përfshijnë situatat tejkufitare vendore, situatat tejkufitare të huaja, përfshirë edhe situatat nga neni 7 nënparagrafi 1.2, të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2. Situatë tejkufitare vendore është situata kur vepra është kryer në territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë rast Komisioni i themeluar sipas këtij ligji është në rolin e autoritetit vendimmarrës ndërkaq kërkesa për kompensim nga ana e viktimës së huaj dorëzohet përmes autoritetit asistues të shtetit të huaj, shtetas i së cilës është viktima e huaj. 3. Situatë tejkufitare e huaj është situata kur vepra është kryer në një shtet tjetër ku e drejta në kompensim përcaktohet me vendim të autoritetit vendimmarrës të atij shteti. Parashtruesi i kërkesës në këtë rast është shtetasi i Republikës së Kosovës, ndërkaq Komisioni mund të shërbejë në rolin e autoritetit asistues dhe është përgjegjës për transmetimin e kërkesave të parashtruesit të kërkesës autoritetit të huaj vendimmarrës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article sets procedures for cross-border requests: the Commission must exchange certain information quickly, the Ministry of Justice must prepare a special form, and non-standard or untranslated requests may be returned.
Neni 34 Situatat tejkufitare vendore 1. Me të pranuar kërkesën nga autoriteti kompetent i një shteti të huaj, shtetas i së cilës është parashtruesi i kërkesës, Komisioni do t’i komunikojë autoritetit përkatës të shtetit të huaj, brenda tridhjetë (30) ditëve informatat në vijim: 1.1. konfirmimin për marrjen e kërkesës; 1.2. të dhënat e personit kontaktues, apo departamentit përgjegjës për çështjen; 1.3. nëse është e mundur, një afat të përafërt kur do të merret një vendim mbi kërkesën. 2. Ministria e Drejtësisë do të hartojë formular të veçantë të kërkesës për situatat tejkufitare vendore. 3. Nëse kërkesa e pranuar nuk është dërguar në formularin standard të përcaktuar nga Ministria e Drejtësisë apo kërkesa nuk është e kompletuar, e njëjta do t’i kthehet për plotësim autoritetit nga e ka pranuar atë. 4. Nëse kërkesa dhe dokumentet e bashkëngjitura nuk janë në gjuhën shqipe, serbe apo angleze, Komisioni do t’ia kthejë ato parashtruesit të kërkesës ose autoritetit nga i ka pranuar ato, të shoqëruara nga një udhëzim për përdorimin e gjuhës shqipe, serbe apo angleze. 5. Të gjitha kërkesat dhe dokumentet që transmetohen gjatë komunikimit në mes të autoriteteve në situata tejkufitare, duhet të përjashtohen nga çdo lloj i verifikimit autentik apo formaliteti ekuivalent. 6. Nëse Komisioni zbulon në një situatë tejkufitare vendore që vendimi për këtë çështje përkatëse kërkon procedura të veçanta, sikur dëgjimin e viktimës së krimit, dëshmitarit ose ekspertit, mund të kërkojë nga autoriteti i huaj asistues në të cilën parashtruesi i kërkesës ka paraqit kërkesën e tij për kompensim, për të kryer procedurat përkatëse, me kusht që personi që dëgjohet të pajtohet për seancën dëgjimore apo intervistën e tillë. 7. Seanca dëgjimore e kërkuar në procedurën përkatëse gjithashtu mund të kryhet edhe nëpërmjet video-konferencës apo tele-komunikimit, me kusht që personi që dëgjohet të pajtohet. 8. Seancat e referuara në paragrafin e mësipërm do të kryhet nga Kryetari i Komisionit ose nga anëtari i Komisionit, i autorizuar në përputhje me rrethanat nga Kryetari i Komisionit. 9. Vendimi i Komisionit do t’i dërgohet autoritetit asistues të shtetit të huaj dhe parashtruesit të kërkesës direkt apo përmes këtij autoriteti. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article sets out how the Commission handles cross-border compensation requests, including forwarding documents, using the foreign authority’s required form and language, and arranging hearings when requested.
Neni 35 Situatat tejkufitare të huaja 1. Në rast të situatës tejkufitare të huaj parashtruesi i kërkesës mund të paraqesë kërkesën e tij për Komisionin duke përdorur formularin standard të përcaktuar me nenin 34, paragrafin 2 të këtij ligji. 2. Sa më parë që është e mundur, Komisioni do të dërgojë kërkesën bashkë me dokumentet përcjellëse autoritetit kompetent të shtetit prej ku parashtruesi i kërkesës kërkon kompensimin. Nëse autoriteti i huaj vendimmarrës nuk do të pranojë kërkesën, apo do të kërkojë të dhëna shtesë, Komisioni do të informojë menjëherë parashtruesin e kërkesës. 3. Komisioni do të sigurohet që kërkesa zyrtare për kompensim e dërguar tek autoriteti i huaj vendimmarrës do të bëhet në formularin e caktuar nga autoriteti i atij shteti. 4. Kërkesa bashkë me dokumentet përcjellëse do të dërgohen në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të cilit i dërgohet kërkesa apo në një nga gjuhët zyrtare të BE të cilat shteti pranues ka deklaruar se mund t’i pranojë. 5. Nëse një autoritet i huaj vendimmarrës kërkon që një seancë dëgjimore apo intervistë e viktimës së krimit, dëshmitarit ose ekspertit të mbahet në Republikën e Kosovës, seanca dëgjimore apo intervista e tillë do të kryhet nga Komisioni, me kusht që personi që dëgjohet të pajtohet për seancën dëgjimore apo intervistën e tillë. Komisioni do t’i dërgojë një raport për seancën dëgjimore autoritetit të huaj vendimmarrës. 6. Nëse një autoritet i huaj vendimmarrës kërkon që seanca dëgjimore të kryhet përmes përdorimit të video-konferencës apo telekomunikimit, dëgjimi i tillë do të kryhet në bashkëpunim me komisionin, me kusht që personi i cili do të dëgjohet pajtohet për dëgjim të tillë. 7. Komisioni në rolin e autoritetit asistues, nuk duhet të bëjë vlerësimin e kërkesës së parashtruar për kompensim. 8. Veprimet e kryera nga Komisioni në rolin e autoritetit asistues, nuk mund të ankimohen dhe nuk mund të paraqesin bazë për kërkesë për kompensim të tarifave apo shpenzimeve nga parashtruesi i kërkesës apo autoriteti vendimmarrës i shtetit të huaj. 9. Në rastin kur autoriteti i huaj vendimmarrës nuk i njeh shtetasit të Republikës së Kosovës, me banim të përhershëm në Republikën e Kosovës, të drejtën në kompensim për shkak të shtetësisë që ai ka, Republika e Kosovës merr përsipër shqyrtimin e të drejtës në kompensim nga Programi për kompensimin e viktimave të krimit, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 10. Për të realizuar të drejtën nga paragrafi 9 i këtij neni, parashtruesi duhet të dokumentojë se kërkesa drejtuar autoritetit kompetent, është refuzuar mbi bazën e mosplotësimit të kriterit të kërkuar në atë shtet lidhur me shtetësinë. 11. Parashtruesi nga paragrafi 9 i këtij neni, mund të paraqet kërkesë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe vetëm për llojet e kompensimit të parapara me këtë ligj. KAPITULLI VI PROGRAMI PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets how the victim compensation program is funded and requires courts to add a victim compensation fee when convicting an offender.
Neni 36 Financimi i Kompensimit të Viktimave të Krimit 1. Programi për kompensimin e viktimave të krimit do të financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë si pjesë e ligjit vjetor të buxhetit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT 2. Programi për kompensimin e viktimave mund të financohet edhe përmes kontributeve vullnetare dhe donacioneve private në pajtim me Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar. 3. Gjykata me shqiptimin e aktgjykimit dënues shqipton edhe taksën për kompensimin e viktimave si në vijim: 3.1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore, shumën prej njëzet (20) euro; 3.2. Departamenti i Krimeve të Rënda, shumën prej pesëdhjetë (50) euro; 3.3. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shumën prej njëqind (100) euro. 4. Gjatë procesit të rregullt buxhetor të përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ministria e Drejtësisë do të bëjë një kërkesë buxhetore për të financuar një linjë buxhetore për programin e kompensimit të viktimave të krimit. Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë do të ketë parasysh projeksionet për të hyrat e pritura nga paragrafi 3 i këtij neni, si dhe shpenzimet nga Programi për Kompensim nga vitet paraprake. 5. Niveli i ndarjeve buxhetore për programin e kompensimit të viktimave të krimit do të bëhet përmes proceseve të rregullta buxhetore, duke marrë parasysh të hyrat e pritura nga paragrafi 3 i këtij neni, kontributi i paguar në programin për kompensim sipas pezullimit të përkohshëm të procedurës penale, të hyrat nga shitja e pasurisë së paligjshme të konfiskuar, të hyrat nga dorëzania e konfiskuar në pajtim me ligjin si dhe nivelin e përgjithshëm të të hyrave të pritura buxhetore dhe kërkesave për financim nga Buxheti i Kosovës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must send the Ministry of Finance an annual report.
Neni 37 Raportimi Financiar 1. Si pjesë e kërkesës buxhetore sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ministria e Drejtësisë do t’i dorëzojë Ministrisë së Financave një raport vjetor mbi: 1.1. numrin e përgjithshëm të parashtruesve të kërkesave; 1.2. numrin e parashtruesve të kërkesave që u është mohuar kompensimi; 1.3. numrin i parashtruesve të kërkesave që u është dhënë kompensimi; 1.4. shumën e kompensimit, të dhënë parashtruesve të kërkesave; 1.5. shpenzimet e Komisionit dhe programit nga vitet paraprake. KAPITULLI VII REGJISTRAT PËR PARASHTRUESIT E KËRKESAVE DHE PËR VENDIMET E LËSHUARA - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Commission must keep registers for applicants and compensation decisions, and the Ministry of Justice must create a digitized database.
Neni 38 Mbajtja e regjistrave 1. Komisioni mban regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve. Përmbajtja e këtyre regjistrave rregullohet me udhëzim administrativ nga Ministria e Drejtësisë. 2. Regjistrat do të mbahen në raste individuale, secili i shënuar me numrin e saj vijues dhe numrin e lëndës. 3. Numri i lëndës është numri që i atribuohet rastit me dorëzimin e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë. 4. Ministria e Drejtësisë do të krijojë një bazë të digjitalizuar të të dhënave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Claim files must be kept for the periods set by the applicable law, and certain compensation-related records must be handled confidentially.
Neni 39 Ruajtja e informatave 1. Të gjitha dosjet e parashtruesve të kërkesave për kompensim do të ruhen në pajtim me afatet e parapara në legjislacionin përkatës në fuqi. 2. Kërkesat për kompensim, dëshmitë, ekspertizat dhe regjistrat janë të dhëna personale të ndjeshme e të cilat duhet të përpunohen dhe ruhen me konfidencialitet, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. KAPITULLI VIII TRANSFERIMI I KËRKESAVE DHE KTHIMI I MJETEVE TË MARRA NË MËNYRË JO TË DREJTË - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The beneficiary’s claim against the responsible party transfers to the Government of Kosovo up to the compensation amount, and the State Advocacy must take the official steps needed to realize compensation.
Neni 40 Transferimi i kërkesave 1. Kërkesat e përfituesit ndaj kryesit do të kalojnë, deri në lartësinë e kompensimit në Qeverinë e Kosovës në ditën e ekzekutimit të vendimit për njohjen e të drejtës për kompensim. 2. Me transferimin e kërkesës sipas paragrafit 1 të këtij neni, Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me kryesin do të veprojë në cilësinë e përfituesit. 3. Avokatura Shtetërore do të ndërmerr veprimet e nevojshme zyrtare për realizimin e dëmshpërblimit, respektivisht kompensimit në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Komisioni dhe çdo palë tjetër e interesuar duhet t’ia njoftojnë prokurorit të shtetit informacionin për kompensim të bazuar në të dhëna të rreme/falsifikuara ose në mashtrim të mundshëm; përfituesi duhet të njoftojë Komisionin nëse merr dëmshpërblim nga burime të tjera.
Neni 41 Kthimi i mjeteve të marra në mënyrë jo të drejtë 1. Në rast të pranimit të informatës se kompensimi i përfituesit është bërë mbi bazën e të dhënave të rreme/falsifikuara apo çfarëdo mashtrimi të mundshëm me qëllim të realizimit të kërkesës për kompensim, Komisioni dhe çdo palë tjetër e interesuar duhet të informojë prokurorin e shtetit. 2. Përfituesi i kompensimit sipas këtij ligji, ka për obligim të informojë Komisionin në çdo kohë nëse pas marrjes së kompensimit apo deri në ekzekutimin e vendimit të Komisionit, përfituesi përfiton dëmshpërblim nga burimet tjera. KAPITULLI IX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This transitional article repeals an earlier victim-compensation law, keeps certain Commission members in office until their term ends, and says pending requests should be handled under the law most favorable to the applicant.
Neni 42 Dispozitat kalimtare 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 05/L -036 për Kompensimin e Viktimave të Krimit. 2. Anëtarët e Komisionit me mandat të fituar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre. 3. Të gjitha kërkesat e proceduara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen me ligjin që është më i përshtatshëm për parashtruesin e kërkesës, në pajtim me vendimin e Komisionit për këtë çështje. 4. Viktimat dhe vartësit e tyre, të cilët nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën në kompensim sipas ligjit të shfuqizuar, por të cilët plotësojnë kushtet për kompensim sipas këtij ligji, kanë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT drejtë të dorëzojnë kërkesat e tyre për shqyrtim nga Komisioni nëse konsiderojnë se plotësojnë kushtet sipas këtij ligji. Kërkesa nga ky paragraf nuk mund të paraqitet mbi bazën e ndryshimit në lartësisë së kompensimit me këtë ligj. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Subordinate acts provided for in this law must be issued within 6 months after the law enters into force.
Neni 43 Aktet Nënligjore Aktet nënligjore të parapara në këtë ligj nxjerrën brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 44 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-109 14 tetor 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-321/2022, datë 28.10.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 33 / 2 NËNTOR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in