AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, natural persons, responsible persons, and individual businesses that violate listed rules on agricultural land use.
Neni 42 i ligjit bazik ndryshohet dhe plotësohet si vijon: 42.1. Personi juridik dënohet me gjobë me jo më pak se pesëqind euro (500€) dhe jo më shumë se dhjetë mijë euro (10.000€), nëse: a) e ndërron destinimin e tokës bujqësore apo e shfrytëzon për qëllime jo bujqësore para së të nxirret plani i rregullimit hapësinor më të cilin kësaj toke i përcaktohet destinimi, në kundërshtim me nenin 11.1 të ligjit bazik; b) shfrytëzon tokën bujqësore për qëllime jo bujqësore në kundërshtim me dispozitat e ligjit bazik; c) e shfrytëzon tokën bujqësore për qëllime jo bujqësore me destinim të përkohshëm pa pëlqim të organit kompetent për bujqësi; d) e shfrytëzon tokën bujqësore nga neni 13.1 (b) të ligjit bazik pa plan për rikultivim të tokës bujqësore dhe pa pëlqimin e organit kompetent për bujqësi, sipas nenit 17 të ligjit bazik; e) bënë copëzimin e ngastrave në tokën e rregulluar, në kundërshtim me nenin 29 të ligjit bazik; f) vepron në kundërshtim me nenin 20 të ligjit bazik. 42.2. Për shkeljet nga nën-paragrafët e paragrafit 42.1. të këtij neni, me gjobë me jo më pak se treqind (300) euro dhe jo më shumë së njëmijë (1,000) euro dënohet personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik. 42.3. Për shkeljet nga nën-paragrafët e paragrafit 42.1. të këtij neni me gjobë me jo më pak së dyqind (200) euro dhe jo më shume së pesëmijë (5.000) euro dënohet personi fizik që ushtron biznes individual. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-112 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-26 PËR TOKËN BUJQËSORE 42.4. Me gjobë me jo me pak së dyqind (200) euro dhe jo më shumë se katër mijë (4.000) euro dënohet personi fizik, ndërsa me gjobë me jo me pak se pesëqind (500) euro dhe jo më shumë se dhjetë mijë (10.000) euro dënohet personi juridik nëse: a) e fillon shfrytëzimin e tokës bujqësore për qëllime jo bujqësore para se të bëhet pagesa e kompensimit për ndërrim të destinimit sipas nenit 14.1 të ligjit bazik; b) prodhon prodhime bujqësore në tokën bujqësore në të cilën është e ndaluar, apo i kufizuar prodhimi apo përdorimi i mjeteve për mbrojtjen e bimëve, sipas nenit 21.3 të ligjit bazik; c) e shfrytëzon tokën bujqësore për kullotjen e bagëtisë nomade, në kundërshtim me nenin 7.1 të ligjit bazik; d) e bënë kullotjen e bagëtisë para dhe pas afateve të përcaktuara, sipas nenit 5.6 të ligjit bazik; e) nuk e bënë kontrollimin e plleshmërisë së tokës bujqësore, sipas nenit 22.1 të ligjit bazik; f) e shfrytëzon shtresën e plleshme të tokës bujqësore, në kundërshtim me dispozitat e nenit 16 të ligjit bazik; g) nuk i zbaton masat kundër erozionit, sipas nenit 23.1 të ligjit bazik; h) nëse personi juridik nuk mbanë evidencë për tokën bujqësore të cilën e shfrytëzon apo e posedon, sipas nenit 8 të ligjit bazik; i) nuk vepron sipas vendimit të inspektorit, sipas nenit 39 të ligjit bazik. 42.5. Për shkeljet nga nën-paragrafët e paragrafit 42.4. të këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohen me gjobë jo më pak se njëqind (100) euro dhe jo më shumë së dy mijë (2.000) euro. 42.6. Për shkeljet nga nën-paragrafët e paragrafit 42.4. të këtij neni, personi fizik që ushtron biznes individual, dënohet me gjobë me jo me pak se dyqind (200) euro dhe jo më shumë se dymijë (2.000) euro.