LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
This preamble says the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the law on military police in the Kosovo Security Force.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-113
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the law on military police in the Kosovo Security Force. This article says the law sets out the mission, organization, authorizations, and duties of the Military Police in the Kosovo Security Force. This article says the law applies to all military and civilian entities, domestic and foreign, with or without citizenship, whose actions affect the Kosovo Security Force’s activities, inside or outside the country. The Military Police exercises its jurisdiction in Kosovo and also when sent on missions abroad in support of the Kosovo Security Force. This article defines several terms used in the law, including military police, military police member, information, use of force, escort, and intelligence activity.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the law on military police in the Kosovo Security Force.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the mission, organization, authorizations, and duties of the Military Police in the Kosovo Security Force.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e Policisë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all military and civilian entities, domestic and foreign, with or without citizenship, whose actions affect the Kosovo Security Force’s activities, inside or outside the country.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha subjekteve ushtarake dhe civile, vendore dhe të huaja, me ose pa shtetësi, të cilat me veprimet e tyre cenojnë veprimtarinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës brenda dhe jashtë vendit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Military Police exercises its jurisdiction in Kosovo and also when sent on missions abroad in support of the Kosovo Security Force.
Neni 3 Juridiksioni Policia Ushtarake e ushtron juridiksionin e saj në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe kur dërgohet me mision jashtë vendit në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including military police, military police member, information, use of force, escort, and intelligence activity.
Neni 4 Përkufizimet 1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1.1. Policia ushtarake (PU) është Policia e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.2. Pjesëtar i Policisë Ushtarake - pjesëtari i FSK-së që është përzgjedhur dhe emëruar të kryejë detyra të PU-së; 1.3. Informacion - është çdo njohuri që mund të komunikohet apo të dokumentohet, pavarësisht nga forma; 1.4. Përdorimi i forcës - është veprimi i drejtpërdrejtë i pjesëtarit të Policisë Ushtarake nëpërmjet forcës fizike, pajisjeve apo mjeteve të tjera të dhëna në përdorim në bazë dhe për zbatim të ligjit, në mënyrë të arsyeshme dhe proporcionale; 1.5. Shoqërimi - është dërgimi i personit në ambientet e Policisë Ushtarake apo vende të tjera të caktuara nga organet kompetente, me ose pa vullnetin e tij, për shkaqe të parashikuara në këtë ligj; 1.6. Veprimtari informative - është veprimtaria e pjesëtarit të Policisë Ushtarake, e kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi për kërkimin, gjetjen, grumbullimin, regjistrimin, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS administrimin, verifikimin, analizimin e të dhënave dhe informacioneve për veprimtari të kundërligjshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 2. Përkufizimet tjera të përdorura kanë kuptim sipas legjislacionit në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Military Police’s mission is to maintain military order, ensure law enforcement within the Kosovo Security Force, and protect personnel and state property, inside and outside Kosovo.
Neni 5 Misioni Policia Ushtarake ka për mision ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së personelit, mbrojtën e pronës shtetërore në përdorim apo administrim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Military Police must carry out its activity according to specified principles.
Neni 6 Parimet 1. Policia Ushtarake veprimtarinë e saj e realizon mbi parimet e: 1.1. ligjshmërisë; 1.2. respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; 1.3. proporcionalitetit; 1.4. pavarësisë së hetimeve dhe operacioneve; 1.5. profesionalizimit; 1.6. paanësisë; 1.7. objektivitetit; 1.8. integritetit; 1.9. mos-diskriminimit; 1.10. transparencës; 1.11. kontrollit; dhe 1.12. llogaridhënies. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Military Police is a specialized structure within the Kosovo Security Force and is under the Commander of the Kosovo Security Force.
Neni 7 Statusi Policia Ushtarake është strukturë e specializuar në përbërje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në varësi të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Police Ushtarake (PU) is given powers to operate in specified FSK/MM areas and to carry out security checks, traffic control, detentions, force use, data handling, temporary seizure, protection, cooperation, and emergency use of third-party property.
Neni 8 Autorizimet 1. PU-ja i ushtron autorizimet e veta në kazermat apo në zonat e operacionit ku operon FSK- ja, në hapësirat e MM-së, jashtë kazermave ndaj personelit të FSK-së dhe MM-së, si dhe ndaj personave që bien ndesh me urdhrat e ligjshëm të PU. 2. Policia Ushtarake për përmbushjen e misionit të saj, mbështetet në dispozitat e këtij ligji, Ligjit për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike dhe Konsullore dhe personelin në Republikën e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare Ushtarake dhe personelin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS saj, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi, dhe ka këto autorizime: 2.1. të kryejë kontrolle të sigurisë, përfshirë por jo kufizuar vetëm në: kontrollin e personave, dokumenteve, mjeteve të transportit, bagazheve, objekteve dhe hapësirave; 2.2. të rregullojë trafikun dhe të shqiptojë gjoba të trafikut sipas legjislacionit në fuqi, për pjesëtarët e FSK dhe personelin e MM në automjete zyrtare; 2.3. të rregullojë trafikun dhe të shqiptojë gjoba të trafikut sipas legjislacionit në fuqi brenda kazermave të FSK; 2.4. të përdorë sinjalistikën emergjente për lëvizje në trafik; 2.5. të kufizojë lëvizjen, të ndalojë, të arrestojë dhe të shoqërojë persona; 2.6. të përdorë forcën dhe mjete shtrënguese të domosdoshme dhe proporcionale sipas legjislacionin ne fuqi; 2.7. të identifikojë dhe të verifikojë persona, mjetet dhe pajisjet; 2.8. të bëjë identifikimin e personave të cilët përdorin apo bartin uniformë, pjesë të uniformës, shenja, simbole apo mjete të ngjashme me ato të FSK-së; 2.9. të mbledhë, vlerësojë, ruajë dhe të procedojë të dhëna dhe informacione lidhur me shkeljet e dyshuara; 2.10. të kryejë veprime për parandalimin dhe hetimin e veprimeve kundërligjore, sipas procedurave të parapara me legjislacionin ne fuqi; 2.11. të bëjë sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, mjeteve dhe pajisjeve në përputhje me legjislacionin në fuqi; 2.12. të bëjë sigurimin e sendeve, objekteve, lokacioneve, zonave, vendngjarjes, provave dhe dëshmive; 2.13. të bëjë mbrojtjen e personave, objekteve, dhe zonave me rëndësi të veçantë; 2.14. të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera të zbatimit të ligjit dhe sigurisë; 2.15. të kryejë detyra të tjera në kuadër të misionit të FSK-së, konform urdhëresave të marra nga zinxhiri komandues; 2.16. të përdorë pronën e personave të tretë në rrethana emergjente dhe jashtëzakonshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Military Police must keep military order and discipline in the FSK, secure military traffic, investigate certain crimes, protect people and military assets, and protect special sites or areas.
Neni 9 Detyrat e Policisë Ushtarake 1.PU-ja ka për detyrë të: 1.1. mbajë rendin dhe disiplinën ushtarake në FSK; 1.2. sigurojë mbarëvajtjen e trafikut ushtarak; 1.3. parandalojë, hetojë dhe zbulojë krimet të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, të kryera nga pjesëtarët e FSK dhe punonjës të tjerë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, brenda objekteve ushtarake apo që lidhen me aktivitetet ushtarake, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.4. mbrojë personelin, delegacionet dhe personat me rëndësi të veçantë; 1.5. mbrojë pronën, komandën dhe njësitë ushtarake; 1.6. mbrojë objektet ose zonat me rëndësi të veçantë. Nenin 10 Organizimi i Policisë Ushtarake 1.Policia Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës është e organizuar në: 1.1. Komanda e PU-së, e cila siguron komandim dhe kontroll ndaj Policisë Ushtarake. Komanda përbëhet nga stafi komandues dhe sektorët funksionalë për të mbështetur operacionet e Policisë Ushtarake; 1.2. Njësia e mbrojtjes së afërt që ofron siguri dhe përcjellje për personalitetet e rëndësishme, gjatë kryerjes së aktiviteteve zyrtare; 1.3. Njësia për rend ushtarak e cila siguron dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për rendin dhe disiplinën ushtarake në kuadrin e veprimtarisë së FSK-së; 1.4. Njësia e hetimeve për parandalimin, zbulimin, ndjekjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që kanë kryer ose përgatiten të kryejnë vepra penale brenda hapësirave që janë nën administrimin dhe menaxhimin e FSK-së dhe MM-së. 2. Njësia e hetimeve nga nën-paragrafi 1.4. i këtij neni, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, për shkeljet të cilat janë të parapara në Kodin Disiplinor dhe aktet tjera normative të FSK-së, vepron në bashkëpunim me njësitë e FSK-së, kurse për kundërvajtjet dhe veprat penale, bashkëpunon me Policinë e Kosovës, Gjykatat dhe Prokurorinë. 3. Policisë Ushtarake mund t’i shtohen edhe njësi tjera të specializuara dhe operacionale, varësisht nga nevojat e FSK-së. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The military police investigator must file a criminal complaint for acts that harm or may harm the Kosovo Security Force, and must make the relevant documents available to the prosecutor responsible for criminal prosecution.
Neni 11 Paraqitja e kallëzimit penal Hetuesi i Policisë Ushtarake paraqet kallëzim penal për veprat që cenojnë ose mund të cenojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Hetuesi vendos dokumentacionin përkatës në dispozicion të prokurorit që ka në kompetencë ushtrimin e ndjekjes penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Military Police may invite certain Kosovo Security Force and Defence Ministry personnel to appear at the investigations office as a suspect, witness, or person with information about criminal or disciplinary cases.
Neni 12 Njoftimi për paraqitje në Policinë Ushtarake 1. Ushtaraku ose civili që punon në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ftohet për t’u paraqitur në zyrat e njësisë se hetimeve të PU-së si i dyshuar, dëshmitar apo që ka informacione për raste penale apo disiplinore. 2. Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletë-thirrjes, email-it zyrtar, telefonit, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, kohën, vendin, si dhe punonjësin e Policisë Ushtarake që e ka ftuar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Military Police must escort certain uniformed members and civilians to Military Police offices or designated locations in specified cases, and must not keep an escorted or detained person for more than six hours.
Neni 13 Shoqërimi në Policinë Ushtarake 1. Polici Ushtarak shoqëron në zyrat e Policisë Ushtarake, në lokacione të caktuara, pjesëtarët e uniformuar dhe civilët në të gjitha rastet që: 1.1. refuzojnë të paraqesin dokumentin e identifikimit apo dyshohet për vërtetësinë e tij; 1.2. kundërshtojnë ose pengojnë pjesëtarin e Policisë Ushtarake në kryerjen e detyrës; 1.3. janë gjetur në vendngjarje dhe për të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale; 1.4. kërkohen nga organet e drejtësisë. 2.Personi që shoqërohet nga Policia Ushtarake, i krijohen kushte normale qëndrimi sipas legjislacionit në fuqi dhe pas sqarimit të rrethanave të çështjes për të cilën është shoqëruar, kur nuk është i përfshirë, i ndërpritet shoqërimi. Në rast se personi është i përfshirë veprohet sipas nenit 14 të këtij ligji. 3. Kur Policia Ushtarake kap një civil në strukturë ose zonë me rëndësi të veçantë, zonë ushtarake, në vend ngjarje i dyshuar për vepre penale, në zmbrapsje të sulmit ndaj ekipit, personave ose sendeve dhe pasurive që ka në mbrojtje, do të informojë Policinë e Kosovës. 4. Kundër personit nga paragrafi 3. i këtij neni, Policia Ushtarake mund të përdorë masat e nevojshme dhe mjetet shtrënguese, duke e ndaluar deri në ardhjen e Policisë së Kosovës. 5. Në të gjitha rastet, personi i shoqëruar apo i ndaluar nuk mund të mbahet më shumë se gjashtë (6) orë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Military Police may arrest and detain soldiers and civilians under the Criminal Procedure Code.
Neni 14 Arrestimi dhe ndalimi Polici Ushtarak bën arrestimin dhe ndalimin e ushtarakut dhe civilit sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Military Police may use force, firearms, equipment, and tools in use, but only according to proportionality and necessity and for carrying out its legal powers and duties.
Neni 15 Përdorimi i forcës dhe armëve të zjarrit Policia Ushtarake është e autorizuar ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që i ka në përdorim, në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, me qëllim të përmbushjes së autorizimeve dhe detyrave sipas legjislacionit në fuqi. Në zbatim të këtij neni Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes nxjerr akt nënligjor. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Military Police may wear civilian clothes while performing duties, in addition to the official uniform. Military Police officers must carry Military Police identification with an ID number and identify themselves when requested.
Neni 16 Uniformat, shenjat dhe simbolet e Policisë Ushtarake 1. Policia Ushtarake, gjatë kryerjes së detyrave dhe autorizimeve të saj, përveç uniformës zyrtare mund të veshë edhe rroba civile. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS 2. Polici Ushtarak pajiset dhe mban dokument identifikimi të Policisë Ushtarake me numër identifikues (distinktivin), dhe identifikohet në rast se kërkohet. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Military Police uses military and civilian vehicles in carrying out its duties, and it may use priority, escort, transport, combat, and special vehicles for specific missions and tasks.
Neni 17 Mjetet lëvizëse të Policisë Ushtarake Në ushtrimin e detyrave, PU përdor mjete ushtarake dhe civile. PU mund të përdorë automjete me përparësi kalimi (sisteme alarmi dhe drita rotative) dhe mjete shoqërimi. Varësisht nga misioni dhe detyra mund të përdorën automjetet nga ato transportuese, luftarake dhe automjete speciale për detyra specifike të PU-së. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: PU members must take professional training, be certified to exercise duties and authorizations, and be recertified every five years.
Neni 18 Trajnimi profesional i Policisë Ushtarake 1. PU i nënshtrohet trajnimit profesional nga institucionet arsimore të FSK-së ose jashtë tyre, të cilat ofrojnë trajnim në përputhje me ligjin. 2. Për ushtrimin e detyrave dhe autorizimeve pjesëtari, i PU-së duhet të jetë i certifikuar sipas standardeve të brendshme të përcaktuar nga FSK-ja dhe legjislacioni përkatës në fuqi. 3. Pjesëtari i Policisë Ushtarake ricertifikohet çdo pesë (5) vite, në mënyrën e përcaktuar nga FSK-ja dhe legjislacioni përkatës në fuqi. Dështimi në ricertifikim, nënkupton humbjen e statusit të PU-së, por jo edhe shërbimin në FSK. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: PU-ja has a right to payment for riskiness under the legislation in force.
Neni 19 Rrezikshmëria PU-ja gëzon të drejtën për pagesën e rrezikshmërisë sipas legjislacionit në fuqi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Policia Ushtarake must exchange information with the Kosovo Police and other law-enforcement and security agencies, in line with applicable law.
Neni 20 Shkëmbimi i informacionit Policia Ushtarake shkëmben informacione me Policinë e Kosovës dhe Agjencitë tjera të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Military Police staff must not disclose information they learned while on duty or otherwise, except to persons authorized by law.
Neni 21 Detyrimi për të mos dhënë informacion 1. Polici Ushtarak dhe zyrtarët e tjerë që punojnë në Policinë Ushtarake nuk duhet të japin informacione, për të cilat kanë marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës ose jashtë saj, përveç personave të autorizuar me ligj. 2. Detyrimi për të mos dhënë informacion zbatohet edhe për policin ushtarak të liruar ose të larguar nga Policia Ushtarake. 3. Për informacione, që kanë të bëjnë me identitetin e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve, Policia Ushtarake zbaton legjislacionin në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Minister of Defence must issue special subordinate acts for implementing specified articles within 12 months of the law entering into force.
Neni 22 Aktet nënligjore 1. Në zbatim të neneve 8, 9, 13 dhe 15 të këtij ligji, Ministri i Mbrojtjes nxjerr akte nënligjore të veçanta, në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 15 / 13 QERSHOR 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all subordinate acts that conflict with it are repealed.
Neni 23 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha aktet nënligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-113 19 maj 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-161/2022, datë 03.06.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-113 PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in