LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE
This text is the title and opening preamble of the law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-114
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the title and opening preamble of the law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo. This provision states the law’s purpose: it regulates how the population, households, and dwellings census is organized and carried out in Kosovo. This article sets the scope of the registration law, says designated persons and bodies must implement it, and identifies who is included or excluded from the registration. This article defines the terms used in the law. Residents must give correct registration data during the registration process, and a parent, other adult, or guardian must provide data for a child under 15. Residents may also state more than one ethnic affiliation in some cases, or choose not to declare ethnic and religious affiliation.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the title and opening preamble of the law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: it regulates how the population, households, and dwellings census is organized and carried out in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë (tutje: “Regjistrimi”); si dhe përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve, që organizojnë, ndihmojnë dhe zbatojnë Regjistrimin, dokumentimin, përpunimin, ruajtjen, publikimin e të dhënave dhe masat administrative. 2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Rregulloren (KE) Nr. 763/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 9 korrik 2008 Mbi censet e popullsisë dhe të banesave, si dhe Rregulloren (BE) Nr. 2017/543 të Komisionit, të datës 22 mars 2017 Për caktimin e rregullave për zbatimin e Rregullores (KE) Nr. 763/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, Mbi censet e popullsisë dhe të banesave për sa u takon specifikimeve teknike të temave dhe nënndarjeve të tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the registration law, says designated persons and bodies must implement it, and identifies who is included or excluded from the registration.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e këtij ligji janë të aplikueshme në të gjithë territorin e Kosovës. 2. Zbatimin e këtij ligji e bëjnë individët dhe organet e përcaktuara sipas këtij ligji. 3. Me Regjistrim përfshihen të gjitha aktivitetet e nevojshme për: grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë, sipas standardeve ndërkombëtare duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi datën dhe kohëzgjatjen e Regjistrimit. 4. Të dhënat e siguruara nga Regjistrimi janë të nevojshme për institucionet shtetërore të Kosovës, për organizatat ekonomike, për institucionet akademike, për shoqërinë civile dhe për të interesuarit e tjerë, me qëllim të planifikimit dhe zbatimit të politikave të përgjithshme zhvillimore, për hulumtime shkencore dhe analiza të tjera, të nevojshme për fusha të ndryshme të shoqërisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 5. Regjistrimi siguron të dhëna për: 5.1. Numrin dhe shtrirjen gjeografike të popullsisë në tërë vendin, strukturën demografike dhe karakteristikat e tjera socio-ekonomike të popullsisë, numrin dhe shtrirjen e vendbanimeve, objekteve të banimit, ndërtesave që shfrytëzohen për qëllime banimi ose destinim tjetër, vlerësimin e kushteve të jetesës së popullsisë, numrin e ekonomive familjare dhe karakteristikat tjera për individët; 5.2. Personat e huaj që punojnë brenda vendit për biznese ose organizata ndërkombëtare, dhe familjet e tyre, me kusht që ata i plotësojnë kriteret për vendbanim të zakonshëm në vend; 5.3. Personeli diplomatik dhe ushtarak i Kosovës regjistrohen si popullsi rezidente. 6. Personeli ndërkombëtar diplomatik, i zyrave të tjera ndërlidhëse dhe stafi ushtarak i KFOR-it nuk përfshihen në Regjistrim. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këto kuptime: 1.1. Popullsi rezidente - është personi që ka jetuar, për një periudhë kohore të vazhdueshme, në vendbanimin e tij/saj më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj para ditës së Regjistrimit, ose ka ardhur në atë vendbanim brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit, me qëllim që të qëndrojë aty më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj. Personi, i cili përkohësisht mungon për një periudhë më të shkurtër se dymbëdhjetë (12) muaj prej vendit të tij/saj rezident për arsye të ndryshme si: punësim, studime, udhëtim, shërim apo ndonjë arsye tjetër, me synim që të kthehet, do të përfshihen në Regjistrim, respektivisht në popullsinë rezidente; 1.2. Popullsi jo rezidente - janë personat që jetojnë jashtë Kosovës më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj, për të cilët, vetë personi ose familjari, jep të dhëna me rastin e Regjistrimit. Po ashtu, përfshin personat që kanë ardhur për të qëndruar në Kosovë për më pak se dymbëdhjetë (12) muaj dhe nuk synojnë të qëndrojnë më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj nga data referuese; 1.3. Ekonomi familjare - është secili person, secila bashkësi familjare ose bashkësi tjetër të personave, të cilët deklarojnë se jetojnë së bashku dhe i ndajnë të ardhurat e veta për plotësimin e nevojave themelore jetësore; 1.4. Banesë/shtëpi - janë një ose më shumë hapësira, të destinuara për banim, që kanë një dalje të pavarur dhe që në momentin e Regjistrimit është e banuar, ose është e destinuar për banim të një personi ose të një grup personash; 1.5. Agjencia e Statistikave të Kosovës - institucioni kompetent për statistika zyrtare, i përcaktuar me Ligjin përkatës për Statistika Zyrtare të Republikës së Kosovës; 1.6. Regjistrimi - Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave; 1.7. KQR - Komisioni Qendror i Regjistrimit; 1.8. KKR - Komisioni Komunal i Regjistrimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE KAPITULLI II METODAT E REGJISTRIMIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Residents must give correct registration data during the registration process, and a parent, other adult, or guardian must provide data for a child under 15. Residents may also state more than one ethnic affiliation in some cases, or choose not to declare ethnic and religious affiliation.
Neni 4 Detyrimi për t’iu përgjigjur regjistrimit 1. Çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tij/saj. 2. Çdo banor është i lirë të tregojë më shumë se një përkatësi etnike në rastet e natyralizimit, apo prindërve të përkatësive të ndryshme etnike. 3. Çdo banor është i lirë të mos e deklarojë përkatësinë e saj/tij etnike dhe religjioze. 4. Për personin nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, zyrtarit për regjistrim i ofron të dhënat njëri nga prindërit, person tjerë madhor, ose kujdestari. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon dhe realizon regjistrimin përmes organeve përkatëse, dhe me vendim përcakton metodën e grumbullimit të të dhënave.
Neni 5 Autoriteti dhe metoda e Regjistrimit 1. Regjistrimin e organizon dhe e realizon Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes organeve përkatëse, të përcaktuara me dispozitat e këtij ligji. 2. Agjencia e Statistikave të Kosovës me vendim do të përcaktojë metodën e grumbullimit të të dhënave të Regjistrimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Statistics Agency proposes the census date and duration to the Government, and the Government decides the census date no later than 9 months before it. The post-census survey must be done within 1 month after the census ends.
Neni 6 Koha dhe afati i Regjistrimit 1. Data e Regjistrimit dhe kohëzgjatja i propozohet Qeverisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ndërsa Vendimi për datën e Regjistrimit merret nga Qeveria, jo më vonë se nëntë (9) muaj para datës së Regjistrimit. 2. Anketa Pas Regjistruese (APR) realizohet jo më vonë se një (1) muaj pas përfundimit të Regjistrimit në mënyrë që të vlerësohen mbulueshmëria dhe cilësia e të dhënave të mbledhura në Regjistrim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision says what must be registered: the population, households, and dwellings/houses.
Neni 7 Objekt i Regjistrimit 1. Objekt i regjistrimit janë: 1.1. Popullsia; 1.2. Ekonomitë familjare; dhe 1.3. Banesat/shtëpitë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Registration data are grouped into resident, household, and dwelling/house categories.
Neni 8 Të dhënat e grumbulluara nga Regjistrimi 1. Të dhënat e grumbulluara nga Regjistrimi kategorizohen në: 1.1. Të dhënat për banorë: adresa-vendbanimi rezident, të dhënat demografike, të dhënat mbi migrimin, niveli i shkollimit, punësimi, aftësitë e kufizuara, dhe çështje të tjera sociale e ekonomike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 1.2. Të dhënat për ekonomitë familjare: përbërja dhe raporti i anëtarëve në ekonominë familjare, statusi i banimit dhe modalitetet e tjera, sipas udhëzimeve të tjera metodologjike; 1.3. Të dhënat për banesë /shtëpi: karakteristikat kryesore të banesës/shtëpi, përfshirë statusin e banesës/shtëpisë, pronësinë, numrin e dhomave dhe pajisjet e tjera të infrastrukturës për banesë/shtëpi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Institutions and responsible persons must keep registration data confidential and block unauthorized access; users of census statistics must also keep professional secrecy.
Neni 9 Mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti 1. Institucionet dhe personat përgjegjës sipas këtij ligji janë të obliguar që gjatë dhe pas procesit të regjistrimit: 1.1. Të ruajnë fshehtësinë e plotë të të dhënave individuale të ekonomisë familjare dhe të personit të regjistruar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe Ligjit përkatës për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe me legjislacionin tjetër përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale; 1.2. Mos lejimin e qasjes së paautorizuar në bazën dhe/ose qendrën, ku është bërë ruajtja e të dhënave grupore dhe individuale të Regjistrimit; 1.3. T’i trajtojnë si të dhëna anonime të gjitha të dhënat personale të të regjistruarve, gjatë dhe pas Regjistrimit, kontrollit teknik dhe të vërtetimit të saktësisë së tyre. 2. Të dhënat e grumbulluara, qoftë ato grupore apo individuale, janë anonime për palën e tretë dhe përdoren vetëm për qëllime statistikore të regjistrimit. Kushdo që shfrytëzon të dhënat statistikore të regjistrimit është i obliguar të ruaj fshehtësinë profesionale në bazë të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Personeli, i angazhuar në procesin e Regjistrimit është i obliguar t’i ruajë të dhënat nga Regjistrimi si informacione të fshehta, të mbrojtura me legjislacionin në fuqi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency must publish preliminary census results within 3 months after data collection ends.
Neni 10 Rezultatet e Regjistrimit 1. Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon: 1.1. Rezultatet paraprake të Regjistrimit, jo më vonë se tre (3) muaj pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave të Regjistrimit. 2. Rezultatet përfshijnë së paku: 2.1. Numrin e popullsisë rezidente sipas gjinisë; 2.2. Numrin e ekonomive familjare; dhe 2.3. Numrin e banesave. 3. Rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit publikohen më së voni pesëmbëdhjetë (15) muaj pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave të Regjistrimit. Raportet e tjera publikohen brenda tri (3) viteve, pas Regjistrimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Statistics Agency prepares the registration questionnaires, the Statistical Council reviews them without changing essential matters, and the questionnaires must be approved six months before the census.
Neni 11 Pyetësori dhe dokumentacioni për Regjistrim 1. Dokumentet për Regjistrim, të përgatitura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 1.1. Pyetësori individual; 1.2. Pyetësori i ekonomisë familjare; 1.3. Pyetësori për banesë; 1.4. Pyetësori për popullsinë jo rezidente; 1.5. Pyetësori për banesa kolektive; dhe 1.6. Pyetësori për ekonomi familjare Institucionale. 2. Me propozim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Këshilli Statistikor bënë shqyrtimin e pyetësorëve të Regjistrimit, pa ndërhyrë në çështjet thelbësore dhe e përcjellë të Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së për aprovim. Pyetësorët aprovohen gjashtë (6) muaj para Regjistrimit. KAPITULLI III DISPOZITAT ADMINISTRATIVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency is responsible for planning and carrying out the census project and for managing key operational tasks.
Neni 12 Agjencia e Statistikave të Kosovës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë: 1.1. Planifikon, drejton dhe realizon detyrat dhe përgjegjësitë, përfshirë burimet njerëzore dhe financiare, në kuadër të projektit të Regjistrimit; 1.2. Përpilon programin e punës, përcakton metodologjinë, zgjedh mjetet përkatëse teknike dhe programet e softuerit, harton pyetësorët, nxjerr udhëzime dhe vendime të nevojshme, si dhe udhëheq në mënyrë të pavarur përgatitjet për realizimin e Regjistrimit mbi baza profesionale dhe shkencore; 1.3. Organizon punën për: 1.3.1. Dizajnimin e pyetësorëve dhe aplikacionin siç përcaktohet me dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës; 1.3.2. Udhëzimet metodologjike; 1.3.3. Harta të qarqeve regjistruese; 1.3.4. Pajisje e domosdoshme; dhe 1.4. Brendimin e Regjistrimit; 1.5. Pranon të dhënat dhe/ose dokumentacionin e plotësuar gjatë dhe pas Regjistrimit; 1.6. Cakton kriteret për përzgjedhjen e koordinatorëve, monitoruesve, mbikëqyrësve dhe regjistruesve; emëron koordinatorët, monitoruesit dhe mbikëqyrësit nëpër Komisionet Komunale të Regjistrimit; harton listën e ngushtë për regjistrues, si dhe merr pjesë në përzgjedhjen e tyre; 1.7. Zgjedh dhe cakton stafin e nevojshëm përfshirë ekspertët shkencorë dhe profesionalë; 1.8. Organizon dhe mbikëqyrë trajnimin profesional dhe metodologjik të anëtarëve të komisioneve komunale dhe mbikëqyrësve të Regjistrimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 1.9. Siguron përkrahje profesionale dhe metodologjike për Komisionet Komunale në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit; 1.10. Informon dhe kërkon nga autoritetet dhe organet përgjegjëse të Qeverisë për hapat që duhet ndërmarrë; 1.11. Zhvillon fushatën sensibilizuese dhe informon publikun; 1.12. Dorëzon te Komisioni Komunal i Regjistrimit (KKR) të gjithë materialin e regjistrueseve për atë Komunë; 1.13. Prezanton dhe publikon rezultatet preliminare dhe përfundimtare të Regjistrimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: KQR is the main body overseeing the registration process and must be functional at least nine months before the registration date.
Neni 13 Komisioni Qendror i Regjistrimit 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë për mbikëqyrjen e Regjistrimit. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjedh Komisionin Qendror të Regjistrimit me propozim të Qeverisë. KQR duhet të jetë funksional, jo më vonë se nëntë (9) muaj para datës së Regjistrimit. 3. Komisioni Qendror i Regjistrimit mbikëqyrë përgatitjen, organizimin dhe kryerjen e Regjistrimit. 4. Komisioni Qendror i Regjistrimit përbëhet nga Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e tjerë si vijon: 4.1. Kryesuesi caktohet nga Zyra e Kryeministrit, profesionist nga fusha që ndërlidhet me statistika; 4.2. Një (1) përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, zëvendës kryesues; 4.3. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar; 4.4. Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, anëtar; 4.5. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar; 4.6. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar; 4.7. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar; 4.8. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar; 4.9. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Punëve të Brendshme, anëtar; 4.10. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar; 4.11. Një (1) përfaqësues nga Ministria përkatëse për Komunitete dhe kthim, anëtar; 4.12. Një (1) përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 4.13. Një (1) përfaqësues i organizatave ndërkombëtare në Kosovë, anëtar; 4.14. Një (1) Përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, anëtar; 4.15. Një (1) përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, anëtar; 4.16. Një (1) përfaqësues nga Këshilli Konsultativ për Komunitete, anëtar; 4.17. Një (1) përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, anëtar. 5. Nëse një (1) anëtar i KQR-së largohet për shkaqe të ndryshme, zëvendësimi i tij bëhet me propozim nga institucioni përkatës dhe aprovohet nga Komisioni Qendror i Regjistrimit. 6. Mandati i Komisionit Qendror të Regjistrimit përfundon me publikimin e të dhënave paraprake. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Central Registration Commission has power to approve its work rules, supervise registration preparation and progress, appoint and approve KKR members, and inform municipalities of their duties and responsibilities.
Neni 14 Kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit: 1.1. Miraton rregulloren e punës për Komisionin Qendror të Regjistrimit, pa ndikuar në kompetenca profesionale dhe organizative në Regjistrim; 1.2. Mbikëqyr fazat e përgatitjes dhe mbarëvajtjes së Regjistrimit; 1.3. Formon dhe miraton anëtarët e KKR-it, dhe informon komunat për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipal census registration commission (KKR) must be formed in each municipality and carry out registration-support tasks, including timely, accurate, confidential operations.
Neni 15 Komisioni Komunal i Regjistrimit 1. Komisioni Komunal i Regjistrimit (KKR), formohet në secilën komunë. KKR-ja përfaqëson strukturën etnike të popullsisë, duke marrë në konsideratë dispozitat ligjore për përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë. 2. KKR formohet së paku gjashtë (6) muaj para datës së Regjistrimit. 3. KKR obligohet t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin në kohë, në cilësi, në saktësi dhe në besueshmëri, të të gjitha aktiviteteve, përfshirë ruajtjen e fshehtësisë. 4. Numri i anëtarëve të KKR-së përcaktohet varësisht nga numrit i banorëve në atë komunë. Bazë për numrin e banorëve merret Vlerësimi i fundit mbi numrin e popullsisë në atë komunë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës; 4.1. Komuna me mbi tetëdhjetëmijë (80 000) banorë, ka njëmbëdhjetë (11) anëtarë; 4.2. Komuna deri në tetëdhjetëmijë (80 000) banorë ka nëntë (9) anëtarë; 4.3. Komuna deri në tridhjetëmijë (30 000) banorë ka shtatë (7) anëtarë; dhe 4.4. Komuna me numër deri në dhjetëmijë (10 000) banorë ka pesë (5) anëtarë. 5. KKR në përbërje ka: 5.1. Kryetarin e Komunës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 5.2. Një (1) përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës; 5.3. Një (1) përfaqësues nga Shoqëria Civile; 5.4. Anëtarët e tjerë, në përputhje me paragrafin 4 të këtij neni, përcaktohen nga Kryetari i Komunës, duke marrë për bazë edhe përfaqësimin e komuniteteve që jetojnë në atë Komunë. 6. Në rast se Kryetari i Komunës nuk përcakton anëtarët e tjerë brenda afatit të caktuar në këtë Ligj për formimin e KKR-së, ata përcaktohen nga Komisioni Qendror i Regjistrimit. 7. Detyrat e KKR-së: 7.1. Siguron hapësirat për trajnime dhe aktivitetet e tjera (tre (3)) muaj para datës së fillimit të Regjistrimit); siguron së paku një zyrë për një periudhë dy (2) mujore para dhe gjatë Regjistrimit; si dhe një periudhë dy (2) javore pas Regjistrimit; 7.2. Ofron ndihmë teknike gjatë trajnimeve, merr pjesë në trajnime, organizon dhe realizon projektin e Regjistrimit në komunën përkatëse, duke marrë në konsideratë kërkesat e përcaktuara sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve; 7.3. Zbaton rekomandimet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës; 7.4. Merr pjesë në përzgjedhjen e regjistruesve në komunë, sipas njoftimeve në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës; 7.5. Ndërhyn në çdo situatë që shfaqet si pengesë gjatë procesit të Regjistrimit; 7.6. Mbikëqyr regjistruesit, siguron funksionimin normal gjatë fazës së Regjistrimit; 7.7. Koordinon aktivitet me mbikëqyrësit dhe stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës; 7.8. Pranon, shpërndan dhe grumbullon materialet/dokumentet sipas njoftimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës; 7.9. Raporton çdo javë, lidhur me zhvillimin e procesit të Regjistrimit, brenda territorit të komunës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Compensation for personnel engaged in the Population Census project must follow the Census Project Plan prepared by the Kosovo Agency of Statistics.
Neni 16 Kompensimi Kompensimi i personelit të angazhuar në projektin e Regjistrimit të Popullsisë, brenda dhe jashtë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bëhet sipas Projekt-Planit të Regjistrimit që përgatitet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency must promote the census publicly, publish key information through media and awareness campaigns, and carry out the information campaign according to its communication and awareness strategies.
Neni 17 Informimi 1. Agjencia e Statistikave të Kosovës është përgjegjëse për krijimin zhvillimin dhe ruajtjen e imazhit të Regjistrimit para opinionit publik në vend. Bën publike, përmes mediave dhe fushatës së gjerë të sensibilizimit, qëllimet, procedurat dhe obligimet institucionale dhe qytetare sipas këtij ligji. 2. Fushata e Informimit realizohet në përputhje me Strategjitë e Komunikimit dhe Sensibilizimit të përgatitur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistics Agency must prepare the required updated maps and accompanying lists for each registration district at least 6 months before the registration date.
Neni 18 Hartat Agjencia e Statistikave të Kosovës përgatit, së paku gjashtë (6) muaj para datës së Regjistrimit, të gjitha hartat e nevojshme, të përditësuara, për secilin Qark Regjistrues dhe listat e tjera përcjellëse. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Kosovo Agency of Statistics must prepare the data centre and the registration workspaces, and ensure the database meets confidentiality, storage, cybersecurity, and unauthorized-access protection requirements.
Neni 19 Përpunimi i të dhënave 1. Agjencia e Statistikave të Kosovës përgatit si vijon: 1.1. Qendrën e të Dhënave (Bazën e të dhënave) për dërgimin, ose transmetimin, e të dhënave nga terreni, si dhe siguron që baza e të dhënave i plotëson kriteret e ruajtjes së fshehtësisë, ruajtjen dhe sigurinë kibernetike, si dhe qasjen e paautorizuar; 1.2. Hapësirat punuese për Regjistrim si: zyrat për punë shtesë, për diskutim, trajnim, deponim, salla mbështetëse për punë në terren, si dhe hapësira të tjera të nevojshme, sigurohen së paku nëntë (9) muaj para Regjistrimit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets out the duties of census staff, including ASK personnel, coordinators/monitors, supervisors, reserve supervisors, enumerators, and reserve enumerators.
Neni 20 Personeli i Regjistrimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të Regjistrimit janë si vijon: 1.1. Personeli i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, së bashku me ekspertët, përgatit infrastrukturën dhe instrumentet e Regjistrimit, planifikimet, trajnimet, mbikëqyrjen, përpunimin, analizimin, tabelimin e të dhënave të grupuara, prodhimin dhe publikimin e rezultateve të Regjistrimit; 1.2. Personeli i Agjencisë së Statistikave të Kosovës organizon dhe përgatit dokumentacionin, shpërndan informacionet e nevojshme, bën sensibilizimin, mbështet me logjistikë dhe benë administrimin e Regjistrimit në terren; 1.3. Koordinatori dhe monitoruesi - bëjnë koordinimin ndërmjet KKR-së dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si dhe mbikëqyr procesin e Regjistrimit në komunën e tij/saj; 14. Mbikëqyrësi - merr pjesë në trajnim, pajiset me autorizim zyrtar për Regjistrim, ndihmon dhe e kontrollon punën e regjistruesve; 1.5. Mbikëqyrësi rezervë - merr pjesë në trajnim, pajiset me autorizim zyrtar për Regjistrim dhe aktivizohet në punë, me propozim ASK, në rastet kur kërkohet; 1.6. Regjistruesi – merr pjesë në trajnim, pajiset me autorizim zyrtar për Regjistrim, shkon derë më derë për ta zhvilluar intervistën, duke i plotësuar saktë pyetjet në module/ pyetësorë të Regjistrimit; 1.7. Regjistruesi rezervë - merr pjesë në trajnim, pajiset me autorizim zyrtar për Regjistrim dhe aktivizohet në punë me propozim të mbikëqyrësit në rastet kur kërkohet. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Registration financing comes from the Kosovo budget and donors; the Kosovo Statistics Agency prepares the project budget.
Neni 21 Financimi i Regjistrimit 1. Financimi i Regjistrimit bëhet nga dy (2) burime: 1.1. Buxheti i Kosovës; dhe 1.2. Donatorët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE 2. Projektbuxheti përgatitet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. 3. Marrëveshjet financiare për fondet, që grumbullohen nga donatorët, specifikohen përmes memorandumit të mirëkuptimit (MeM), ose marrëveshjeve. KAPITULLI IV DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Most people and organizations may not collect similar data in Kosovo around the census period, except those expressly authorized by law.
Neni 22 Ndalimi i grumbullimit të të dhënave të ngjashme 1. Përveç organeve dhe/ose institucioneve që janë autorizuar shprehimisht me këtë ligj, u ndalohet të gjithë individëve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare, grumbullimi i të dhënave të ngjashme brenda territorit të Republikës së Kosovës gjatë një periudhe kohore prej tre (3) muajsh para realizimit të Regjistrimit, gjatë kohës së grumbullimit të të dhënave, si dhe tre (3) muaj pas regjistrimit. 2. Gjatë periudhave të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër statistikor në nivel qendror apo lokal që mund të ndikojë në Regjistrim. 3. Regjistrimi i Popullsisë nuk realizohet në situata të veçanta, si: zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorë të jashtëm në një periudhë jo më pak se gjashtë (6) muaj para Regjistrimit. Në raste të jashtëzakonshme, data e Regjistrimit rishikohet. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article sets fines for registration-related violations and for refusing to provide required information or knowingly giving incomplete or incorrect information, with an exception for data under Article 4(3).
Neni 23 Sanksionet kundërvajtëse me gjobë 1. Personeli i angazhuar në Regjistrim, për çdo shkelje të rregullave të parapara në nenin 9 të këtij ligji, ndëshkohet me gjobë në shumën prej tridhjetë (30) euro deri në dymijë (2,000) euro. 2. Me përjashtim të të dhënave sipas nenit 4, paragrafit 3 të këtij ligji, personi i cili refuzon t’i jap të dhënat që i kërkon regjistruesi ose personi tjetër i autorizuar për Regjistrim, të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, ose me vetëdije jep informata të pakompletuara dhe të pasakta, dënohet me gjobë si vijon: 2.1. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë në shumën prej tridhjetë (30) euro deri në dymijë (2,000) euro; 2.2. Personi fizik që ushtron biznes individual, dënohet me gjobë në shumën prej dyqind (200) euro deri në pesëmijë (5,000) euro; 2.3. Personi juridik dënohet me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro deri në njëzetmijë (20,000) euro. KAPITULLI V DISPOZITAT ANKIMORE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Personat e pakënaqur mund të ankohen për veprimet që lidhen me vendimet në procesin e regjistrimit, brenda 30 ditëve, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Neni 24 Ankesa 1. Kundër veprimeve që ndërlidhen me vendimet e marra në proces të Regjistrimit palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat tridhjetë ditor (30) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. 2. Procedura e ankimimit zhvillohet në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE KAPITULLI VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 03/L-237 on the Registration of Population, Family Economies and Dwellings in Kosovo when this law enters into force.
Neni 25 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-237 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Kosovë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-114 21 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-255/2022, datë 08.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.08/L-114 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in