LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM
This provision names the Law on Food and begins Chapter I, General Provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-120
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision names the Law on Food and begins Chapter I, General Provisions. This article states the law’s purpose: to set general principles and requirements for food and animal feed safety, related measures and procedures, and the competent authority for that area. This provision says the law applies to all stages of food and animal feed production, processing, storage, and distribution, except primary production and household food preparation, storage, and use that are not intended for sale. This article defines key terms used in the food law. This article states the law’s general objectives for protecting human life and health, consumer interests, animal welfare, plant health, and the environment, and it says the law covers the free movement of food and animal feed in Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM
Showing 46 of 46
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision names the Law on Food and begins Chapter I, General Provisions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR USHQIM KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set general principles and requirements for food and animal feed safety, related measures and procedures, and the competent authority for that area.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky Ligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit, dhe ushqimit për kafshë, masat dhe procedurat lidhur me ushqimin dhe ushqimin për kafshë si dhe përcaktimin e autoritetit kompetent për sigurinë e ushqimit, dhe ushqimit për kafshë. 2. Ky Ligj është pjesërisht në përputhje me: 2.1. Rregulloren (KE) Nr.178/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 28 janar 2002, e cila përcakton parimet dhe kërkesat e përgjithshme te ligjit të ushqimit dhe e themelon Autoritetin Evropian për Siguri të Ushqimit dhe përcakton procedurat në çështjet e sigurisë ushqimore; 2.2. Rregulloren 1223/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 30 nëntor 2009 në produktet kozmetike; 2.3. Direktivën e Këshillit Nr.98/83 mbi cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor; 2.4. Direktivën 2001/83/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 06 nëntor 2001; 2.5. Direktivën 2014//40/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 3 prill 2014, mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare në lidhje me prodhimin, prezantimin dhe shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme dhe që shfuqizon Direktivën 2001/37/KE. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all stages of food and animal feed production, processing, storage, and distribution, except primary production and household food preparation, storage, and use that are not intended for sale.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, deponimit dhe shpërndarjes të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, përveç prodhimtarisë primare, përgatitjes, ruajtjes dhe përdorimit të ushqimit në ekonomitë familjare të cilat nuk janë të destinuara për shitje në treg. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the food law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Ushqim - çdo materie ose produkt i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i destinuar për konsum ose pritet që njerëzit ta konsumojnë, pijet, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM çamçakëzët dhe çdo substancë e cila qëllimisht shtohet gjatë procesit të prodhimit, përgatitjes dhe përpunimit. Ushqim përfshinë edhe ujin, si: uji që shërben për furnizimin publik të qytetarëve si ujë i pijshëm, uji që përdoret ose e përbën ushqimin me rastin e prodhimit, përgatitjes dhe përpunimit të tij, uji i paketuar në paketim origjinal si uji i pijshëm. Ushqim nuk nënkupton ushqimin për kafshë, kafshët e gjalla, përveç nëse janë përgatitur për plasim në treg për konsumim nga njerëzit, bimët dhe frutat para korrjes ose para vjeljes, barnat dhe prodhimet mjekësore, kozmetikën, duhanin dhe produktet e tij, substancat narkotike dhe psikotrope si dhe mbetjet dhe kontaminantët; 1.2. Biznesi me ushqim - çdo procedurë të biznesit, pa marrë parasysh se a është bërë me qëllim të krijimit të përfitimit apo jo, publik apo privat në kuadër të të cilit kryhen punët lidhur me cilëndo fazë të prodhimit, përpunimit, deponimit, transportit apo shpërndarjes të ushqimit; 1.3. Operatori i biznesit me ushqim – personi fizik apo juridik, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e këtij ligji janë arritur në kuadër të biznesit me të cilin menaxhon; 1.4. Ushqimi për kafshë - çdo substancë apo produkt, duke përfshirë edhe shtesat në ushqimin për kafshë, i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar i destinuar për ushqimin e kafshëve; 1.5. Biznesi me ushqimin për kafshë - çdo veprimtari publike apo private me qëllim përfitimi apo jo, që ndërmerren në prodhimin, përpunimin, deponimin transportin ose shpërndarja e ushqimit të kafshëve, përfshirë çdo prodhues i cili prodhon, përpunon apo deponon ushqim për kafshë në ekonominë e tij familjare; 1.6. Operatori i biznesit me ushqimin për kafshë - personi fizik apo juridik, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e këtij ligji janë arritur në kuadër të biznesit të tij me ushqim për kafshë me të cilin ai menaxhon; 1.7. Shitje me pakicë - trajtimi dhe/apo përpunimin e ushqimit dhe ruajtjen e tij në pikën e shitjes apo shpërndarjen ndaj konsumatorit final, që përfshinë terminalet: shpërndarëse, operacionet hotelerie, mensa, furnizim me ushqim nga institucioni, restorante dhe shërbime tjera të ngjashme operative të ushqimit, dyqane, qendrat shpërndarëse të vetëshërbimeve- supermarketeve dhe shitoreve me shumicë; 1.8. Vënia në treg - mbajtja e ushqimit dhe ushqimit për kafshë për shitje, duke përfshirë ofertën për shitje dhe çdo mënyrë tjetër e transferimit pa marrë parasysh se a është me pagesë apo jo, shitjen, shpërndarja dhe mënyrat tjera të qarkullimit; 1.9. Rreziku - një funksion të probabilitetit të një efekti negativ shëndetësor dhe ashpërsisë së atij efekti si pasojë e një rreziku; 1.10. Analiza e rrezikut - procesi i përbërë nga tre (3) komponentë të ndërlidhur ndërmjet veti: vlerësimi i rrezikut, menaxhimi i rrezikut dhe komunikimi i rrezikut; 1.11. Vlerësimi i rrezikut - një proces të bazuar shkencërisht që përbëhet nga katër (4) hapa: identifikimi, karakterizimi i rrezikut, vlerësimi i ekspozimit dhe karakterizimi i rrezikut; 1.12. Menaxhimi i rrezikut – procesi përmes të cilit bëhet krahasimi i mundësive të veprimit të organeve kompetente lidhur me rrezikun në bashkëpunim me pjesëmarrësit e interesuar, duke marrë parasysh vlerësimin e rrezikut dhe faktorët tjerë relevant e nëse është e nevojshme edhe procesin e përzgjedhjes së masave preventive adekuate dhe mënyrat e kontrollit; 1.13. Komunikimi i rrezikut - shkëmbimi i ndërsjellët i informatave dhe mendimeve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM gjatë tërë procesit të analizave mbi rrezikun, për faktorët dhe paralajmërimin e rrezikut, në mes të vlerësuesve të rrezikut, organeve kompetente, konsumatorëve, prodhuesve të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, ekspertëve profesional dhe palëve tjera të interesuara nga komuniteti akademik, duke i përfshirë edhe sqarimet dhe dëshmitë gjatë vlerësimit të rrezikut, bazat për nxjerrjen e vendimeve gjatë menaxhimit të rrezikut; 1.14. Hazardi - agjenti biologjik, kimik apo fizik në ushqim dhe ushqim për kafshë me potencial për të shkaktuar një efekt të dëmshëm në shëndet; 1.15. Gjurmueshmëria - aftësia për të gjurmuar dhe përcjellë ushqimin, ushqimin për kafshë dhe kafshët prodhuese të ushqimit apo substancat që mendohen apo priten të përfshihen në ushqim të njerëzve apo kafshëve nëpër të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes; 1.16. Fazat e prodhimit, përpunimit dhe distribuimit - cilado fazë, duke përfshirë importin dhe prodhimtarinë primare, përpunimin, deponimin si lëndë e parë apo pjesërisht i përpunuar, transportimin, shitjen apo furnizimin e konsumatorit të fundit me ushqim, si dhe importin, prodhimin, përpunimin, deponimi dhe transportimin, distribuimin, shitjen dhe furnizimin me ushqim për kafshë; 1.17. Prodhimtaria primare prodhimi, rritja ose kultivimi i produkteve primare duke përfshirë vjeljen, mjeljen, dhe prodhimin e kafshëve para therjes. Ajo përfshinë gjithashtu gjuetinë, peshkimin dhe korrjen e produkteve të bimëve të egra; 1.18. Konsumatori i fundit - personi fizik i cili e përdor dhe e konsumon ushqimin për nevojat e veta personale dhe nuk e shfrytëzon atë për asnjë fazë të biznesit me ushqim për qëllime të tjera; 1.19. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.20. Ministria - Ministria përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural; 1.21. AUV - Agjencia përgjegjëse për ushqim dhe veterinari (AUV); 1.22. IKSHPK - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës; 1.23. HACCP - analiza e Hazardit dhe Pikat Kritike të Kontrollit; 1.24. Kontrolli zyrtar - çdo kontroll të kryer nga AUV për vërtetimin e përputhshmërisë me Ligjin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe me rregullat për shëndetin, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisit; 1.25. Aditiv ushqimor - çdo substancë, shtimi i së cilës në ushqim bëhet për arsye teknologjike të prodhimit, përpunimit, përgatitjes, paketimit, transportit ose ruajtjes dhe si rrjedhojë ky aditiv apo nënprodukti i tij, në mënyrë direkte apo indirekte, bëhet pjesë përbërëse e ushqimit. Aditivi ushqimor si i tillë nuk përdoret si ushqim dhe nuk konsiderohet si përbërës i ushqimit pa marrë parasysh vlerën e tij ushqyese. KAPITULLI II PARIMET E PËRGJITHSHME - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article states the law’s general objectives for protecting human life and health, consumer interests, animal welfare, plant health, and the environment, and it says the law covers the free movement of food and animal feed in Kosovo.
Neni 4 Objektivat e përgjithshme 1. Ky ligj synon arritjen e një ose më shumë objektivave të përgjithshme të nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM duke përfshirë praktikat e mira në tregtimin me ushqim, duke marrë për bazë mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve dhe mbrojtjen e ambientit. 2. Ky ligj rregullon qarkullimin e lirë të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në Republikën e Kosovës i prodhuar dhe tregtuar sipas parimeve dhe kritereve të përgjithshme sipas këtij ligji. 3. Kur ekzistojnë standardet ndërkombëtare apo plotësimi i tyre është i domosdoshëm, në zhvillimin ose përshtatjen e ligjit të ushqimit, përveç kur këto standarde ose pjesët përkatëse do të jenë mjet jo efektiv dhe jo i duhur për përmbushjen e objektivave të arsyeshme për ligjin e ushqimit apo kur ka arsyetim shkencor ose kur do të kishin rezultuar në një nivel të ndryshëm të mbrojtjes nga ai i përcaktuar si i përshtatshëm në Republikën e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Risk-related measures must be based on risk analysis; risk assessment must be scientific, independent, objective, and transparent; and risk management must consider the assessment results and related legitimate factors. The Agency may seek scientific opinions from EFSA or other international scientific institutions.
Neni 5 Analiza e rrezikut 1. Me qëllim të arritjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, masat të cilat përdorën në harmoni me dispozitat ligjore për ushqimin, bazohen në analizat e rrezikut, përveç kur nuk u përgjigjen rrethanave ose natyrës së masave. 2. Vlerësimi i rrezikut bazohet në të arriturat shkencore të vërtetuara dhe bëhet në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente. 3. Menaxhimi i rrezikut duhet të merr parasysh rezultatet e vlerësimit të rrezikut, në veçanti faktorët tjerë legjitim për çështjet në konsiderim dhe parimin e kujdesit kur kriteret e përcaktuara me nenin 7 paragrafi 1. të këtij ligji janë relevante për arritjen e objektivave të përgjithshme nga neni 4 i këtij ligji. 4. Agjencia mund të kërkoj mendim shkencor nga Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit - EFSA lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut apo institucioneve tjera shkencore ndërkombëtare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Agency must communicate risk by providing timely, objective, real, and clear information about hazards and risks in food and animal feed, and it must notify specified government bodies, businesses, consumers, and other relevant stakeholders.
Neni 6 Komunikimi i rrezikut 1. Komunikimin e rrezikut e bënë Agjencia me qëllim që me kohë të sigurohen informata objektive, reale dhe të qarta lidhur me Hazardin dhe rrezikun në ushqimin dhe ushqim për kafshë dhe e njofton: 1.1. Qeverinë e Republikës së Kosovës; 1.2. Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; 1.3. Ministrinë e Shëndetësisë; 1.4. Bizneset qe operojnë me ushqim ose ushqim të kafshëve; 1.5. Konsumatorët, dhe 1.6. Institucionet relevante dhe palët me interes. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Competent authorities must take temporary risk-management measures when there is a possible harmful effect of food on human health and scientific doubt exists.
Neni 7 Parimi i kujdesit 1. Nën rrethanat e veçanta, kur pas vlerësimit të informatave të ofruara, është identifikuar mundësia e veprimit të dëmshëm të ushqimit për shëndetin e njerëzve, por ekzistojnë dyshimet shkencore, organet kompetente duhet të ndërmarrin masat e përkohshme të menaxhimit të duhur të rrezikut, për sigurimin e mbrojtjes së nivelit të lartë të shëndetit të njerëzve, derisa të sigurohen informatat e duhura të bazuara shkencërisht për vlerësimin e tërësishëm të rrezikut. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM 2. Masat e miratuara nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të jenë të përshtatshme dhe të mos e kufizojnë tregtinë më tepër se sa është e nevojshme me qëllim të arritjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik, duke llogaritur në realizueshmërinë e tyre teknike dhe ekonomike të bazuar në gjendjen faktike. 3. Masat duhet sërish të shqyrtohen në afatin e duhur, varësisht nga niveli i identifikimit të rrezikut për jetë dhe shëndet të njerëzve dhe nga lloji i informatave të bazuara shkencërisht për sqarimin e dyshimit shkencor, sikurse edhe për zbatimin e vlerësimit gjithëpërfshirës të rrezikut. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article says the law is meant to protect consumers’ interests and help them choose food based on information.
Neni 8 Mbrojtje e interesit të konsumatorit 1. Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe krijimin e mundësisë për konsumatorët që në bazë të informatës të bëjnë përzgjedhjen e ushqimit që e konsumojnë. 2. Ky ligj synon parandalimin e: 2.1. praktikave mashtruese; 2.2. falsifikimeve të ushqimit, dhe 2.3. çdo praktikë tjetër e cila mund të çorientoj dhe mashtroj konsumatorin. KAPITULLI III PARIMI I TRANSPARENCËS - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Agjencia must hold public consultations at least once a year, or as needed, and the consultation must be open and transparent.
Neni 9 Konsultimi publik 1. Agjencia detyrohet që së paku një (1) herë në vit apo sipas nevojës të mbaj konsultime publike. 2. Konsultimi publik, duhet të jetë i hapur dhe transparent, i drejtpërdrejtë apo nëpërmes përfaqësuesve të konsumatorëve ose të grupeve të interesit gjatë përgatitjes, vlerësimit dhe rishikimit të masave për menaxhimin e rrezikut, përveç kur rasti urgjent nuk lejon. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kur ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se një ushqim për njerëz ose kafshë mund të rrezikojë shëndetin, Agjencia duhet të informojë publikun dhe të tregojë gjerësisht ushqimin, rrezikun dhe masat që janë ose do të merren.
Neni 10 Informimi publik Pa paragjykuar dispozitat e Ligjit për Qasjen në Dokumentet Publike, kur ekzistojnë baza të arsyeshme për të dyshuar që një ushqim i njerëzve ose kafshëve mund të paraqes rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, pastaj, varësisht nga natyra, serioziteti dhe shtrirja e rrezikut, Agjencia ndërmerr hapa të duhur që ta informoj publikun për natyrën e rrezikut për shëndetin, duke identifikuar në masë të gjerë ushqimin e njerëzve dhe kafshëve, ose llojin e ushqimit të njerëzve dhe kafshëve, rrezikun të cilin mund ta prezantoj, dhe masat të cilat janë ndërmarr ose do të ndërmerren për ta parandaluar, zvogëluar apo eliminuar atë rrezik. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Agency generally must not give confidential information to third parties, except where circumstances require disclosure to protect public health.
Neni 11 Konfidencialiteti Me përjashtim të neneve 9 dhe 10 të këtij ligji, Agjencia nuk i jep palës së tretë informacionet që i merr për të cilat është kërkuar dhe arsyetuar konfidencialitetin, përveç për informatat të cilat duhet të bëhen publike nëse e kërkojnë rrethanat, për ta mbrojtur shëndetin publik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM KAPITULLI IV DETYRIMET E PËRGJITHSHME PËR TREGTIMIN ME USHQIM - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Imported food and animal feed placed on the Kosovo market must comply with this law and related agreements with exporting states, based on equivalence.
Neni 12 Importi i ushqimit dhe ushqimit për kafshë 1. Vendosja në treg e ushqimit dhe ushqimit për kafshë të importuar në Republikën e Kosovës duhet të jetë në pajtim me këtë ligj dhe marrëveshjet e lidhura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve eksportuese, duke u bazuar në ekuivalencë. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet e importit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Ministria përcakton me akt nënligjor kushtet e eksportit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
Neni 13 Eksporti i ushqimit dhe ushqimit për kafshë 1. Ushqimi dhe ushqimi për kafshë i eksportuar apo re-eksportuar nga Republika e Kosovës për t’u plasuar në treg në një vend tjetër, duhet të jetë në pajtim me kriteret e këtij ligji, nëse nuk kërkohet ndryshe nga autoritetet e vendit importues apo të përcaktuara me ligje, rregullore, standarde, kode të procedurave praktike apo procedurave tjera ligjore dhe administrative të cilat mund të jenë në fuqi në vendin importues. 2. Në rrethanat tjera, përveç në rastet kur ushqimi është i rrezikshëm për shëndetin apo ushqimi për kafshë është i pasigurt, ushqimi dhe ushqimi për kafshë mund të eksportohet apo ri- eksportohet vetëm nëse autoritet kompetente të vendit të destinimit janë pajtuar dhe informuar plotësisht për arsyet dhe rrethanat pse ushqimi apo ushqimi për kafshë nuk mund të vendoset në tregun e Republikës së Kosovës. 3. Ku ushqimi dhe ushqimi për kafshë i destinuar për eksport nga Kosova në shtetin tjetër i nënshtrohet një dispozite të një marrëveshje bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe një shteti tjetër, ky ushqim duhet të jetë në përputhshmëri me dispozitat e asaj marrëveshje. 4. Ministria me akt nënligjor i përcakton kushtet e eksportit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kosovo must support international food and feed standards and related cooperation, while also protecting its own legal standards and considering developing countries.
Neni 14 Standardet ndërkombëtare 1. Republika e Kosovës do të: 1.1. kontribuon në zhvillimin e standardeve teknike ndërkombëtare si dhe standarde sanitare dhe fito sanitare për ushqimin dhe ushqimin për kafshë; 1.2. promovon koordinimin e punës të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare për standardet e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; 1.3. kontribuon, sipas nevojës, në lidhjen e marrëveshjeve për njohjen e barasvlershëm së masave specifike që kanë të bëjnë me ushqimin dhe ushqimin për kafshë; 1.4. kushton vëmendje të veçantë zhvillimit, nevojave financiare dhe tregtare të vendeve në zhvillim, për t’u siguruar që standardet ndërkombëtare nuk krijojnë pengesa të panevojshme për eksportet nga vendet në zhvillim; 1.5. promovon qëndrueshmërinë ndërmjet standardeve teknike ndërkombëtare dhe dispozitave të këtij ligji, duke siguruar se niveli i lartë i mbrojtjes i miratuar në Republikën e Kosovës nuk do të cenohet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM KAPITULLI V KËRKESAT E PËRGJITHSHME - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Food that is unsafe may not be placed on the market, and the Ministry is empowered to set food safety standards by sublegal act.
Neni 15 Kërkesat e sigurisë së ushqimit 1. Ndalohet vënia në treg e ushqimit jo të sigurt. 2. Ushqimi konsiderohet jo i sigurt nëse është: 2.1. i dëmshëm për shëndetin e njeriut; 2.2. i papërshtatshëm për konsum nga njeriu. 3. Gjatë përcaktimit se a është një ushqim jo i sigurt, duhet të merren parasysh: 3.1. kushtet normale të përdorimit të ushqimit nga konsumatori në secilën fazë të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes, dhe 3.2. informatat të cilat i janë dhënë konsumatorit, duke përfshirë informatat në etiketë ose informatat tjera të përgjithshme që i përkasin shmangies së veprimeve specifike të ndonjë ushqimi apo të një kategorie të ushqimit, të dëmshëm për shëndetin e njeriut. 4. Në rast të përcaktimit se a është një ushqim i dëmshëm për shëndetin e njeriut, merren parasysh: 4.1. përveç efekteve të dëmshme të menjëhershme të mundshme, afatshkurta apo afatgjata tek personi që e konsumon, por edhe efekteve të dëmshme që ndikojnë në brezat e ardhshëm; 4.2. veprimi i mundshëm kumulativ toksik; 4.3. ndjeshmëria e veçantë e një kategorie specifike e konsumatorëve për ushqimin e destinuar për atë kategori të konsumatorëve. 5. Gjatë përcaktimit nëse është një ushqim i pa përshtatshëm për konsum të njeriut, duhet të merret parasysh nëse është i papranueshëm ai ushqim sipas destinimit të tij, kontaminimit nga shkaktarët e jashtëm apo në një mënyrë tjetër, kalbjes, prishjes ose dëmtimit të tij. 6. Kur ushqimi nuk është i sigurt në aspekt shëndetësor, të një serie ose grumbulli të prodhuar ose dërgesës së llojit të njëjtë të ushqimit sipas kategorisë dhe përshkrimit, konsiderohet se i gjithë ushqimi i asaj serie, grumbulli apo asaj dërgese, është gjithashtu jo i sigurt në aspekt shëndetësor, përveç nëse me vlerësim të detajuar vërtetohet e kundërta. 7. Përshtatja e ushqimit me dispozitat specifike të aplikueshme për atë ushqim nuk e ndalon agjencinë për të ndërmarr masa të duhura për të imponuar kufizime për vendosjen e tij në treg apo kërkon heqjen e tij nga tregu kur ekzistojnë arsye për dyshim, përkundër një konformiteti të tillë, ushqimi është i pasigurt. 8. Ministria me akt nënligjor përcakton standardet për siguri të ushqimit lidhur me mikroorganizmat, substancat e dëmshme, aditivët, toksinat dhe radionukleidet. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article defines when food is considered unsafe for humans and when it is considered unsuitable for human consumption.
Neni 16 Ushqimi jo i sigurt 1. Ushqim i dëmshëm jo i sigurt për njerëz konsiderohet nëse: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM 1.1. përmban mikroorganizma ose parazitë të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve mbi kufirin e lejuar; 1.2. përmban toksinë të baktereve, mykotoksinë, ose substanca tjera toksike mbi kufirin e lejuar; 1.3. përmban mbetje të pesticideve, barnave veterinare, metale të rënda, dhe materie tjera të dëmshme për shëndetin e njerëzve mbi kufirin e lejuar; 1.4. përmban aditiv ushqimor të cilët nuk lejohen të përdorën në një lloj të ushqimit ose përbërja e aditivëve të përdorur në ushqim është mbi sasitë e lejuara; 1.5. përmban radionukleide mbi kufirin e lejuar ose është i rrezatuar mbi kufirin e lejuar; 1.6. ambalazhi përmban mikroorganizma dhe materie tjera të cilat mund të ndikojnë në rritjen e materieve të dëmshme për shëndetin e njerëzve; 1.7. ka prejardhje nga shtazët e ngordhura ose nga shtazët të cilave për çfarëdo arsye nuk është e lejuar therja. 2. Ushqim i papërshtatshëm për konsum të njerëzve konsiderohet nëse: 2.1. cilësitë organoleptike të ushqimit për shkak të proceseve fizike, kimike mikrobiologjike dhe proceseve të tjera kanë ndryshuar karakteristikat tipike të atij lloji të ushqimit; 2.2. përmban materie apo lëndë të parë të cilat nuk janë të përshtatshme për konsum të njerëzve; 2.3. përmban papastërti fizike dhe përzierje të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ushqimi për kafshë nuk lejohet të vendoset në treg ose të përdoret për kafshët nga të cilat prodhohet ushqimi nëse është i pasigurt.
Neni 17 Kërkesat e sigurisë së ushqimit për kafshë 1. Ushqimi i pa sigurt për kafshë nuk lejohet të vendoset në treg dhe të përdoret për ushqimin e kafshëve nga të cilat prodhohet ushqimi. 2. Ushqimi për kafshë konsiderohet i pasigurt për përdorim, nëse: 2.1. ka efekt të dëmshëm në shëndetin e kafshës apo njeriut; 2.2. e bënë ushqimin e përfituar nga kafshët të pa sigurt për konsum nga njerëzit. 3. Kur një ushqim i cili është i identifikuar si ushqim që nuk i përmbush kërkesat për siguri të ushqimit është pjesë e një serie apo pjesë e ngarkesës së ushqimit për kafshë të klasës apo përshkrimit të njëjtë, konsiderohet që i tërë ushqimi për kafshë në atë seri, pjesë apo ngarkesë është i prekur, vetëm nëse bëhet një vlerësim i hollësishëm dhe nuk ka dëshmi që pjesa e mbetur e serisë apo ngarkesës dështon në përmbushjen e kërkesave për siguri të ushqimit. 4. Përshtatja e një ushqimi për kafshë me dispozita të aplikueshme në ushqim për kafshë nuk e ndalon agjencinë për të ndërmarr masa të duhura për të vendosur kufizime për vendosjen e tij në treg apo kërkon heqjen e tij nga tregu nëse ekzistojnë arsye për dyshim, përkundër një konformiteti të tillë, ushqimi është i pasigurt. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM KAPITULLI VI USHQIMI PËR KAFSHË - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry sets safety requirements for animal feed, and the Agency must report irregularities to the Ministry.
Neni 18 Kërkesat për ushqimin e sigurt për kafshë 1. Ministria me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, përcakton kërkesat lidhur me ushqimin e sigurt për kafshë duke ju referuar si vijon: 1.1. aditivëve të cilët mund të shtohen në ushqimin për kafshë, përdorimit të produkteve të caktuara dhe ndalimit të substancave të padëshiruara; 1.2. metodave të mostrimit, analizave të ushqimit dhe vlerësimit të produkteve dhe aditivëve të përdorur në ushqimin për kafshë; 1.3. ndalimit të përdorimit të ushqimit për kafshë që përmban medikamente; 1.4. inspektimit të ushqimit për kafshë të prodhuar në vend dhe të importuar nga vendet tjera. 2. Nëse konstaton ndonjë parregullsi në lëmin e ushqimit për kafshë, Agjencia do të lajmërojë Departamentin përgjegjës të Ministrisë. 3. Me propozimin e Agjencisë, Ministria vendos që ushqimi për kafshë, të tërhiqet, shkatërrohet, ripërpunohet ose të rieksportohet dhe përkohësisht të ndalohet therja e kafshëve për konsum të njerëzve të cilat kanë konsumuar atë ushqim. 4. Ministria përcakton përdorimin e aditivëve për kafshë të cilët duhet të shtohen në ushqimin për kafshë, tregtimin e enzimave dhe mikroorganizmave për qëllime të ushqimit për kafshë dhe duhet të ndalojë përdorimin e substancave të caktuara që janë të padëshiruara për t’u përdorur në ushqimin për kafshë. 5. Ministria me akt nënligjor përcakton kërkesat për ushqim të sigurt të kafshëve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry must draw up a sampling plan for animal feed and additives, and it may regulate their production, processing, use, storage, trade, transport, distribution, and approve the persons involved.
Neni 19 Parametrat e ushqimit për kafshë dhe aditivë 1. Parametrat specifik të deklaratës së cilësisë, peshës, afati i përdorimit dhe udhëzuesve për përdorimin e ushqimit dhe aditivëve si dhe etiketat të cilat përcjellin llojet e materieve ushqyese dhe aditivëve janë të obligueshëm. 2. Përbërja kimike e ushqimit për kafshë dhe aditivëve të deklaruar, duhet të jetë brenda kufijve të lejuar dhe të përcaktuar në përmbajtjen e deklaruar. 3. Ndalohet falsifikimi dhe keqpërdorimi i etiketës që e shoqëron ushqimin. 4. Ministria, harton planin për marrjen e mostrave të ushqimit për kafshë dhe aditiv. 5. Ministria me akt nënligjor e rregullon prodhimin, përpunimin, përdorimin, ruajtjen, tregtimin, transportin dhe shpërndarjen e ushqimit për kafshë dhe aditiv si dhe bënë aprovimin e personave që merren me këto veprimtari. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Food labeling, advertising, and presentation must comply with consumer protection legislation.
Neni 20 Prezantimi Përjashtimisht nga dispozitat e këtij ligji, etiketimi, reklamimi dhe prezantimi i ushqimit apo ushqimit për kafshë, duke përfshirë formën, pamjen apo paketimin e tyre, materialet e përdorura GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM për paketim, mënyra në të cilën janë përgatitur dhe ambienti në të cilin janë vendosur, si dhe informatat në dispozicion, duhet të jenë në pajtim me legjislacionin për mbrojtën e konsumatorit. KAPITULLI VII OPERATORËT E BIZNESIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Operatorët e biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë duhet të përmbushin kërkesat e këtij ligji kur produktet janë nën kontrollin e tyre në prodhim, përpunim dhe distribuim.
Neni 21 Përgjegjësia 1. Operatori i biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë i cili ushqim është nën kontrollin e tij në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe distribuimit të ushqimit apo ushqimit për kafshë, duhet t’i plotësojnë kërkesat e këtij ligji. 2. Agjencia mbikëqyr dhe verifikon se janë përmbushur kriteret relevante të përcaktuara nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Agjencia menaxhon sistemin e kontrolleve zyrtare dhe aktiviteteve tjera, duke përfshirë komunikimin me publikun për sigurinë dhe rrezikun e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbikëqyrjen e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe aktivitetet tjera monitoruese të cilat mbulojnë të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Bizneset e ushqimit dhe ushqimit për kafshë duhet të mbajnë gjurmueshmëri dhe sisteme/procedura për të identifikuar furnizuesit dhe bizneset e furnizuara, ndërsa ushqimi/ushqimi për kafshë në tregun e Kosovës duhet të etiketohet ose identifikohet siç duhet.
Neni 22 Gjurmueshmëria 1. Gjurmueshmëria e ushqimit, ushqimit për kafshë, kafshëve që prodhojnë ushqim apo ndonjë substancë tjetër që pritet të përfshihet në ushqim të njerëzve apo kafshëve zbatohet nëpër të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes. 2. Operatoret e biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë duhet të jenë në gjendje ta identifikojnë çdo person që ka furnizuar me ushqim, ushqim për kafshë apo me kafshë prej të cilave është prodhuar ushqim, apo ndonjë substancë tjetër që është apo do të përfshihet në ushqim apo ushqim për kafshë. Operatori duhet te krijoj sistemet dhe procedurat për të ofruar informata sipas nevojës të cilat i ka në dispozicion agjencia. 3. Operatori i biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë duhet te kenë sisteme dhe procedura për të identifikuar biznese tjera, të cilat kanë qenë të furnizuara me produktet e tyre. Ky informacion është në dispozicion për agjencinë sipas kërkesës. 4. Ushqimi ose ushqimi për kafshë i cili është i plasuar apo do të plasohet në tregun e Republikës së Kosovës duhet të etiketohet apo identifikohet në mënyrë adekuate për ta lehtësuar gjurmueshmërinë e tij, me anë të dokumenteve dhe informatave në përputhje me kërkesat specifike. 5. Ministria me akt nënligjor i përcakton rregullat për gjurmueshmëri. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Food business operators must quickly recall unsafe food, notify the competent authority or agency, and inform consumers if the product reaches them.
Neni 23 Përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit me ushqim 1. Nëse një operator i biznesit me ushqim konsideron ose ka arsye të besoj se ushqimin të cilin e ka importuar, prodhuar, përpunuar apo distribuuar nuk është në përputhje me kërkesat e sigurisë së ushqimit, menjëherë duhet të inicioj procedurat e tërheqjes së atij ushqimi nga tregu dhe për këtë e informon autoritetin kompetent. Nëse produkti arrin deri te konsumatori, operatori i biznesit me ushqim do ti njoftoj menjëherë konsumatorët për arsyen e tërheqjes dhe sipas nevojës kërkon kthimin e produkteve të shitura konsumatorit në ato raste kur masat tjera nuk janë të mjaftueshme për të arritur nivelin e duhur të mbrojtjes së shëndetit. 2. Operatori i biznesit me ushqim i cili merret me shitje me pakicë apo shpërndarje të ushqimit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM i cili nuk ndërhyn në paketimin, etiketimin, sigurinë ose cilësinë e ushqimit në kuadër të limiteve të aktiviteteve përkatëse, inicion tërheqjen e produkteve nga tregu të cilat nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e sigurisë së ushqimit dhe kontribuon në sigurinë e ushqimit, duke përcjell informatat relevante të nevojshme për të gjurmuar ushqimin. 3. Operatori i biznesit me ushqim detyrohet që menjëherë të informojë agjencinë nëse konsideron apo ka arsye të besoj se ushqimi të cilin e ka vendosur në treg mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. 4. Operatori i biznesit e informon agjencinë për ndërmarrjen e masave për ta parandaluar rrezikun që vjen nga përdorimi i atij ushqimi dhe nuk e parandalon apo de inkurajon asnjë person që të bashkëpunoj, ne pajtim me legjislacionin në fuqi dhe praktikat juridike, që mund të parandaloj, zvogëloj apo eliminoj rrezikun që vjen nga ushqimi. 5. Operatori i biznesit me ushqim bashkëpunon me agjencinë për veprimet e ndërmarra për të shmangur apo zvogëluar rreziqet të shkaktuara nga ushqimi të cilin e furnizojnë apo e kanë furnizuar. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Operators of animal-feed businesses must quickly withdraw unsafe feed from the market, notify the agency, and cooperate on traceability and risk reduction.
Neni 24 Përgjegjësitë e operatorit të biznesit me ushqim për kafshë 1. Nëse një operator i biznesit të ushqimit për kafshë konsideron apo ka arsye të besoj që ushqimi i importuar, prodhuar, përpunuar apo shpërndarë nuk i përmbush kërkesat për siguri të ushqimit, menjëherë i fillon procedurat për heqjen e ushqimit nga tregu dhe e informon agjencinë për këtë. Në këto rrethana apo, në rast të nenit 17, paragrafi 3 të këtij ligji, kur seria, pjesa apo ngarkesa nuk i përmbush kërkesat për sigurim të ushqimit, ai ushqim duhet të asgjësohet, vetëm në rast se Agjencia siguron ndryshe. Atëherë operatori e njofton saktësisht përdoruesin e ushqimit për kafshë për arsyen e heqjes së tij, dhe nëse është e nevojshme, kërkon nga ata qe produktet me të cilat tashmë janë furnizuar, te tërhiqen nga përdorimi. 2. Operatori i biznesit të ushqimit për kafshë i cili është përgjegjës për shitje me pakicë apo shpërndarje të aktiviteteve të cilat nuk ndikojnë në paketimin, etiketimin, sigurinë ose cilësinë e ushqimit brenda limiteve të aktiviteteve përkatëse iniciojnë procedura për heqjen nga tregu të produkteve të cilat nuk janë në pajtim me kërkesat për sigurinë e ushqimit dhe kontribuojnë në sigurinë e ushqimit, duke përcjellë informata përkatëse të nevojshme për gjurmimin e ushqimit, duke bashkëpunuar në ndërmarrjen e veprimeve nga prodhuesit, përpunuesit, fabrikuesit dhe/ apo agjencinë. 3. Operatori i biznesit me ushqim për kafshë menjëherë i informon autoritetet kompetente nëse konsideron apo ka arsye të besoj që ushqimi për kafshë i cili është plasuar në treg mund të mos i plotëson kërkesat për siguri të ushqimit për kafshë. E informon agjencinë për ndërmarrjen e masave për ta parandaluar rrezikun që vjen nga përdorimi i atij ushqimi dhe nuk e parandalon apo dekurajon asnjë person që të bashkëpunoj, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe praktikat juridike, që mund të parandaloj, zvogëloj apo eliminoj rrezikun që vjen nga ushqimi. 4. Operatori i ushqimit për kafshë bashkëpunon me autoritetet kompetente në marrjen e veprimeve për t’i shmangur rreziqet e paraqitura nga ushqimi me të cilin furnizojnë apo kanë furnizuar. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The food business operators’ responsibilities under this law do not affect the responsibilities set out in the relevant Consumer Protection law.
Neni 25 Përgjegjësitë Përgjegjësitë e operatorëve të biznesit me ushqim nga ky ligj nuk i cenojnë përgjegjësitë e përcaktuara me dispozitat e Ligjit përkatës për Mbrojtjen e Konsumatorit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Food and animal feed business operators must be approved and registered with the agency.
Neni 26 Regjistrimi dhe aprovimi i operatorit të biznesit 1. Operatorët e biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë duhet te aprovohen dhe regjistrohen në agjenci. 2. Aprovimi dhe regjistrimi i operatorëve të biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet sipas kritereve të ndërlidhura me llojin e ushqimit, sasinë, qarkullimin dhe parimeve të vlerësimit të rrezikut. 3. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret dhe procedurat për aprovimin dhe regjistrimin e operatorëve të biznesit me ushqim dhe ushqim për kafshë. KAPITULLI VIII SISTEMI I VETËKONTROLLIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Food and animal feed business operators (except primary production) must keep regular self-control of hygiene conditions in each facility they control, and follow preventive self-control procedures based on HACCP principles.
Neni 27 Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit 1. Operatori i biznesit me ushqim, dhe ushqim për kafshë, përveç atij të nivelit të prodhimtarisë primare, është i obliguar të vendos dhe të mbajë vetëkontroll të rregullt të kushteve higjienike të prodhimit në secilin objekt nën kontrollin e tij. 2. Operatori i biznesit nga paragrafi 1 i këtij neni, zbaton procedurat preventive të vetëkontrollit të zhvilluar në pajtim me parimet e sistemit të analizës së Hazardit dhe pikave kritike të kontrollit – HACCP. 3. Ministria me akt nënligjor i përcakton rregullat lidhur me vetëkontrollin e operatorëve të biznesit me ushqim dhe ushqim për kafshë. KAPITULLI IX DEKLARACIONI I USHQIMIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Food placed on the Kosovo market must have the information needed for consumers.
Neni 28 Informatat për ushqim 1. Ushqimi i destinuar për tu vendosur në tregun e Kosovës, duhet të ketë informatat e nevojshme për konsumatorin. 2. Informatat lidhur me ushqimin, duke përfshirë etiketimin, të dhënat shëndetësore të deklaruara dhe çështjet tjera që ndërlidhen me deklaracionin e ushqimit që rregullohet me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit akteve nënligjore për zbatim të tij dhe legjislacioni tjetër përkatës në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Agency must carry out official controls regularly, based on risk, without prior notice except when notice is necessary for audits, and it must cover all stages of the food and animal-feed chain.
Neni 29 Kontrolli zyrtarë nga agjencia 1. Agjencia siguron që kontrollet zyrtare të kryhen rregullisht dhe mbi bazën e rrezikut dhe me shpeshtësi të duhur, për zbatimin e këtij ligji. 2. Agjencia, kontrollet zyrtare i kryen pa paralajmërim, përveç në rastet e auditimit, kur paralajmërimi i operatorëve të biznesit me ushqim dhe ushqimit për kafshë është i domosdoshëm. 3. Kontrolli zyrtar kryhet në çdo fazë të prodhimit, përpunimit dhe distribuimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë si dhe kafshëve dhe produkteve të tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM 4. Agjencia kryen kontroll zyrtar me kujdes të njëjtë si për ushqimin dhe ushqimin për kafshë qe eksportohen si dhe ato te cilat vendosen në tregun e Kosovës. 5. Agjencia ndërmerr masat e nevojshme për të siguruar se produktet të cilat janë të destinuara për një shtet anëtar të BE-së dhe vend tjetër kontrollohen sipas rregullave dhe standardeve te kërkuara nga shteti ku eksportohet. 6. Ministria nxjerr akt nënligjor për zbatimin e kontrollit zyrtarë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: AUV inspectors carry out inspection supervision for compliance with the law and subordinate acts.
Neni 30 Mbikëqyrja inspektuese 1. Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore e kryejnë inspektorët e AUV. 2.Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë varësisht nga fushë veprimtaria e tyre me akt nënligjor përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe autorizimet e inspeksioneve nga paragrafi 1. i këtij neni. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Periodic and annual inspection programs and reports must include specified inspection, sample, facility, criteria, funding, and enforcement information.
Neni 31 Programi i inspektimeve dhe raportet 1. Për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese hartohen programet periodike dhe vjetore për kontrollin zyrtar të cilat përmbajnë: 1.1. numrin dhe llojin e mbikëqyrjeve inspektuese të cilat planifikohen të kryhen; 1.2. numrin e mostrave që planifikohet të merren; 1.3. numrin dhe llojin e objekteve që përfshihen në mbikëqyrje inspektuese; 1.4. kriteret që duhet plotësuar për realizimin e programit; 1.5. mjetet financiare të nevojshme. 2. Për inspektimet e bëra hartohen raportet periodike dhe vjetore për kontrollimet të cilat përmbajnë: 2.1. numrin dhe llojin e mbikëqyrjeve inspektuese; 2.2. numrin dhe llojin e mostrave të marra për inspektim; 2.3. numrin dhe llojin e objekteve në të cilat janë zbatuar mbikëqyrjet inspektuese; 2.4. shënimet për numrin e fletëparaqitjeve të ushtruara; 2.5. masat e ndërmarra në rastet e mos përmbushjes së kërkesave të përcaktuara me këtë ligj. KAPITULLI X LABORATORËT E AUTORIZUAR DHE LABORATORËT REFERENT - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Agency verifies whether authorized laboratories meet the required criteria, and the Ministry sets the criteria, procedures, and type of laboratory testing by subordinate act.
Neni 32 Laboratorët e autorizuar 1. Agjencia është përgjegjëse për verifikimin e plotësimit të kritereve të laboratorëve të autorizuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM për analizën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve, mbetjeve në ushqim dhe ushqim për kafshë. 2. Analiza laboratorike e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, bëhet me qëllim të zbatimit të kontrollit zyrtar nga laboratori i autorizuar nga Agjencia. 3. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret dhe procedurat për autorizimin e laboratorëve. 4. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret, procedurat dhe llojin e testimit laboratorik. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Agency approves laboratory testing procedures and test types for specified food, animal, plant-health, and food-residue testing in accredited reference laboratories; the Ministry sets criteria and procedures for authorizing reference laboratories in and outside the country.
Neni 33 Laboratorët referent 1. Agjencia aprovon procedurat dhe llojin e testimit laboratorik për ushqim, ushqim për kafshë, sëmundje të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe mbetjeve në ushqim në laboratorët referent të akredituar sipas Trupit Akreditues të Bashkimit Evropian. 2. Ministria me akt nënligjor i përcakton kriteret dhe procedurat për autorizimin e laboratorëve referent brenda dhe jashtë vendit. KAPITULLI XI AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Food and Veterinary Agency is responsible for hygiene, food and animal-feed safety, animal health and welfare, plant health, and related official controls.
Neni 34 Detyrat dhe Përgjegjësitë 1. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural. 2. Agjencia është përgjegjëse për higjienën, sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e bimëve. 3. Agjencia është përgjegjëse për kontrollet zyrtare lidhur me higjienën, sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e bimëve. 4. Agjencia është përgjegjëse për veprimet tjera që ndërlidhen me higjienën, sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e bimëve si: 4.1. identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe lëvizjen e tyre; 4.2. mbetjet në ushqim dhe ushqim për kafshë; 4.3. produktet mjekësore veterinare, dhe 4.4. nënproduktet shtazore. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Agency is made up of directorates and sectors, and the Government sets the Agency’s duties, responsibilities, and organization by subordinate act.
Neni 35 Organizimi i Agjencisë 1. Agjencia, përbëhet nga Drejtoritë dhe Sektorët. 2. Në Agjenci transferohen nga komunat inspektorët veterinarë, sanitarë dhe fito sanitarë apo inspektorët e bujqësisë. 3. Qeveria me akt nënligjor i përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe organizimin e agjencisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Agency is managed by the Director General.
Neni 36 Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë 1. Agjencia menaxhohet nga Drejtorit i Përgjithshëm. 2. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin në fuqi. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Agency may receive rapid-alarm notifications from international institutions and must cooperate with relevant Kosovo institutions and take necessary measures based on the nature of the risk received.
Neni 37 Sistemi i alarmit të shpejtë 1. Agjencia është kompetente për pranimin e njoftimeve të alarmeve nga sistemet e alarmimit të shpejtë nga institucionet ndërkombëtare. 2. Agjencia bashkëpunon me institucionet relevante të Republikës së Kosovës në funksionalizimin e sistemit të alarmimit të shpejtë. 3. Agjencia ndërmerr masat e nevojshme në harmoni me natyrën e rrezikut të pranuar. KAPITULLI XII MENAXHIMI I KRIZAVE DHE RASTEVE EMERGJENTE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Kur ushqimi ose ushqimi për kafshë paraqet rrezik serioz dhe rreziku nuk mund të hiqet siç duhet, Agjencia dhe ministritë përkatëse mund të urdhërojnë masa të përkohshme dhe ta njoftojnë Qeverinë.
Neni 38 Masat emergjente që sigurojnë se ushqimi dhe ushqimi për kafshë është i sigurt 1. Nëse ushqimi dhe ushqimi për kafshë paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit, dhe se ky rrezik nuk mund të mënjanohet në mënyrë të duhur, atëherë Agjencia në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, varësisht nga shkalla e rrezikut, me vendim urdhërojnë ndërmarrjen e masave sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni dhe për këtë e informojnë Qeverinë. 2. Nëse ushqimi dhe ushqimi për kafshë është me origjinë vendore, masat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jenë: 2.1. ndalimi i përkohshëm i vënies në treg ose i përdorimit të ushqimit dhe ushqimi për kafshë; 2.2. përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqimin sipas nën-paragrafit 2.1. të këtij neni; 2.3. përcaktimi i masave për mënjanimin dhe asgjësimin e padëmshëm të ushqimit; 2.4. masat tjera të përkohshme. 3. Nëse ushqimi dhe ushqimi për kafshë është nga importi, masat nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jenë: 3.1. ndalimi i përkohshëm i importit të ushqimit nga shteti apo nga një pjesë e atij shteti ose shtetit nëpër të cilin ushqimi kalon transit; 3.2. përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqimin e importuar nga një shtet apo pjesë të atij shteti ose shtetit nëpër të cilin ushqimi kalon transit; 3.3. përcaktimi i masave të mënjanimit dhe asgjësimit të padëmshëm të ushqimit të tillë dhe 3.4. masa tjera të përkohshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Agency, with the Ministry of Agriculture and the Ministry of Health, drafts a general crisis management plan for food and animal feed safety, and the Government of Kosovo approves it.
Neni 39 Plani i përgjithshëm për menaxhim të krizës 1. Agjencia në bashkëpunim me Ministrinë Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë përpilon planin e përgjithshëm për menaxhim të krizës në fushën e sigurisë të ushqimit dhe ushqimit për kafshë të cilin e aprovon Qeveria e Kosovës. 2. Me plan përcaktohen procedurat për menaxhim të krizës. KAPITULLI XIII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible persons, individual businesses, and natural persons for specified food-law breaches, and allows confiscation/destruction and repeat-offence approval/registration bans.
Neni 40 Sanksioni kundërvajtës 1. Me gjobë prej pesëqind euro (500€) deri në njëzet mijë euro (20.000€) dënohet për kundërvajtje, personi juridik, nëse; 1.1. vendos në treg ushqimin apo ushqim për kafshë të importuar në Kosovë në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji dhe të akteve nënligjore; 1.2. eksporton apo re-eksporton në kundërshtim me nenin 13 të këtij ligji; 1.3. vendos në treg ushqim jo të sigurt në kundërshtim me nenin 15 paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij ligji; 1.4. vendos në treg ushqimin e pa sigurt në kundërshtim me nenet 16 dhe 17 të këtij ligji; 1.5. nuk e përcakton ushqimin për kafshë dhe aditivëve sipas parametrave specifik të deklarimit të kualitetit të peshës, afatit të qëndrueshmërisë, falsifikimit dhe keqpërdorimit të etiketave, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji; 1.6. ushqimi i prezantuar nuk e ka formën, pamjen apo paketimin dhe nuk posedon informatat në dispozicion që ndikon në mashtrimin e konsumatorit sipas nenit 20 të këtij ligji; 1.7. operatori i biznesit nuk posedon informatat për gjurmueshmërinë e ushqimit në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit apo distribuimit sipas nenit 21 të këtij ligji; 1.8. operatori i biznesit në ushqimin e importuar, prodhuar, përpunuar apo distribuar nuk është në pajtim me kërkesat për sigurinë e ushqimit sipas nenit 23 të këtij ligji; 1.9. operatori i biznesit nuk i përmbahet kritereve dhe procedurave të përcaktuara për regjistrim sipas nenit 26 të këtij ligji dhe akteve nënligjore; 1.10. operatori i biznesit nuk i përmbush kërkesat për sistemin e vetëkontrollit të higjienës së ushqimit sipas nenit 27 të këtij ligji; 1.11. ushqimi i destinuar për tu vendosur në tregun e Kosovës nuk i përmban informatat e nevojshme për ushqim sipas nenit 28 të këtij ligji; 1.12. e pengon inspektorin kompetent në kryerjen e detyrave të tij sipas nenit 29 të këtij ligji. 2. Për shkeljet nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik me gjobë prej tridhjetë euro (30€) deri në pesëqind Euro (500€). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 12 GUSHT 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM 3. Për shkelje nga paragrafi 1. të këtij neni, dënohet personi fizik i cili kryen biznes individual, me gjobë prej dyqind e pesëdhjetë euro (250€) deri në katër mijë euro (4.000€). 4. Për shkeljet nga paragrafi 1., nën paragrafët 1.1., 1.2., 1.3., 1.4., 1.5., 1.6., 1.7., 1.8., 1.9., 1.10., dhe 1.11. të këtij neni dënohet edhe personi fizik me gjobë prej pesëdhjetë euro (50€) deri në një mijë Euro (1.000€). 5. Kur personi dënohet për shkelje të dispozitave të këtij ligji, gjykata, përveç dënimit që duhet ti shqiptojë, duhet të urdhërojë që lëndët e përdorura gjatë kryerjes së shkeljes, përfshirë këtu edhe pajisjet të konfiskohen dhe të shkatërrohen me vendim të gjykatës në bazë të mendimit të ekspertit. 6. Pas shkeljes së përsëritur të dispozitave të këtij ligji, Agjencia personit të shpallur fajtor ia konfiskon aprovimin ose regjistrimin dhe ia ndalon aprovimin apo regjistrimin e serishëm në periudhën gjashtë (6) muaj deri në tri (3) vjet. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Revenues from implementing this law and other tax revenues are paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 41 Të hyrat Të gjitha të hyrat që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji dhe të hyrat tjera nga taksat derdhën në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KAPITULLI XIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Government, the Ministry of Agriculture, and the Ministry of Health must issue subordinate acts to implement this law within 12 months after it enters into force.
Neni 42 Aktet nënligjore 1. Qeveria, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Aktet nënligjore në fuqi dhe që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj do të zbatohen deri në miratimin e akteve nënligjore të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Procedural matters not covered by this law are handled using the provisions of the Law on General Administrative Procedure.
Neni 43 Procedurat administrative Çështjet procedurale që nuk mbulohen me këtë ligj, do të zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Kur ky ligj hyn në fuqi, shfuqizohet Ligji Nr.03/L-016 për Ushqimin dhe aktet nënligjore që bien ndesh me të.
Neni 44 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.03/L-016 për Ushqimin (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 49/2009 të datës 25 Mars 2009) dhe aktet nënligjore në fuqi të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 45 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-120 21 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-257/2022, datë 08.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in