LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
This provision is the title and preamble for a law amending and supplementing the law on financing political subjects and the law on general elections in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-122
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the title and preamble for a law amending and supplementing the law on financing political subjects and the law on general elections in Kosovo. This article states that the law’s purpose is to amend and supplement specified laws on political entity financing and general elections in Kosovo. This article identifies amendments and additions to the listed law on financing political subjects. The provision defines political contributions, requires receipts/invoices for donations of goods or services, bans anonymous contributions, bans cash donations of 50 euro or more, and requires KQZ to regulate coalition fund-distribution procedures. This provision says Article 19 is reformulated with new text.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the title and preamble for a law amending and supplementing the law on financing political subjects and the law on general elections in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 93 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L- 058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L- 058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to amend and supplement specified laws on political entity financing and general elections in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjit Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article identifies amendments and additions to the listed law on financing political subjects.
Neni 2 Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 1. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The provision defines political contributions, requires receipts/invoices for donations of goods or services, bans anonymous contributions, bans cash donations of 50 euro or more, and requires KQZ to regulate coalition fund-distribution procedures.
Neni 2, paragrafi 1.5 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.5. Kontributi - do të thotë dhurata, subvencioni, donacioni ose cilido lloj i përfitimit që i jepet subjektit politik, qoftë në para të gatshme apo në natyrë, duke përfshirë pagesën e borxheve të subjektit politik, dhe përfitimin përmes pronës, të huas, të huas së gjeneruar nga veprimtaritë ndërmarrëse, shërbimeve dhe të objekteve për shfrytëzim të subjektit politik. Shërbimet e ofruara një subjekti politik në mënyrë vullnetare nga individët, duke shpenzuar kohën e tyre dhe pa pagesë, nuk do të konsiderohen si kontribute. Kontribut cilësohet edhe pranimi i një shërbimi ose vlere monetare ose materiale nga subjektet politike nën vlerën reale të tregut, vlerësimi i të cilit, si dhe raportimi për të, rregullohen me akte nënligjore të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe në bazë të përllogaritjes së kostos të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe/ ose Administrata Tatimore e Kosovës ose në bazë të opinionit të ekspertit të pavarur financiar të angazhuar nga Zyra. 2. Në nenin 2 të ligjit bazik, pas nënparagrafit 1.13 shtohet një nënparagraf i ri 1.14 me tekstin si në vijim: 1.14. Personat përgjegjës - do të thotë kryetari i partisë/subjektit, përfaqësuesi i autorizuar i partisë/subjektit, ose përfaqësuesi i autorizuar financiar i partisë/subjektit, anëtarët e subjekteve politike dhe individët tjerë që veprojnë në emër të tyre të cilët janë përgjegjës për shkeljen e ligjit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 94 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 3. Në nenin 4 të ligjit, bazik pas paragrafit 2, shtohen paragrafët 2a dhe 2b me tekstin si në vijim: 2/a. Për çdo donacion të mallrave ose shërbimeve, duke përfshirë donacionet e bëra në forma jo monetare personat fizikë lëshojnë një dëshmi në formë deklarate, kurse personat juridik lëshojnë një faturë që specifikon vlerën e tregut të çdo produkti apo shërbimi të dhuruar dhe shumën e faturuar subjektit politik, nëse ka. 2/b. Nëse dhurimi është një kontribut në natyrë, personi fizik ose juridik lëshon një deklaratë të dhënies së kontributit që tregon vlerën e tregut të mallit ose shërbimit. 4. Në nenin 4 të ligjit bazik, pas paragrafit 5, shtohet paragrafi i ri 6, me tekstin si në vijim: 6. Përjashtimisht paragrafit 4 të këtij neni, ndalohen dhënia ose marrja e donacioneve në para të gatshme prej pesëdhjetë (50) eurosh ose më shumë për person juridik ose fizik. 5. Në nenin 5 të ligjit bazik, pas paragrafit 4, shtohet paragrafi i ri 5, me tekstin si në vijim: 5. Kontributet anonime janë të ndaluara. Çdo kontribut duhet të ketë informacionin e qartë në lidhje me kontribuesin, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e letërnjoftimit për individët, si dhe emrin e biznesit, emrin e pronarit, adresën e selisë dhe numrin e regjistrimit të biznesit dhe/ose numri fiskal për bizneset si dhe data e kontributit. 6. Në nenin 9 të ligjit bazik, pas fjalisë së parë shtohet një fjali e re si në vijim: Në rast të koalicionit, shpërndarja e fondeve do të bëhet në bazë të numrit të deputetëve që përfaqësojnë secilën parti politike brenda koalicionit dhe fondet i shpërndahen drejtpërdrejt partive politike, përfshirë rastet edhe pas pushimit të ekzistimit të koalicionit. Për identifikimin e saktë të deputetëve të secilës parti politike pjesë e koalicionit, bashkëngjitur me dokumentacionin për aplikim për çertifikim të koalicionit, lista e kandidatëve të dorëzuar duhet të përmbajë përkatësinë partiake për secilën parti politike pjesë të koalicionit. Obligohet KQZ që përmes aktit nënligjor të rregullojë procedurat për zbatimin e kësaj dispozite ligjore. 7. Në nenin 14 të ligjit bazik, paragrafi 2 ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 2. Zyrtarët përgjegjës janë ligjërisht përgjegjës për çdo veprim apo mosveprim kundër përgjegjësive të tyre të përcaktuara me ligj, përfshirë obligimin për saktësinë e informatave që i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve tjera siç kërkohet me ligjet e aplikueshme. 8. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 1, pas fjalëve “subjektet e regjistruara politike” shtohen fjalët “obligohen që të”. 9. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 3, pas nen paragrafit 3.5, shtohet një nën paragraf i ri 3.6, me tekstin si në vijim: 3.6. Informacionet për çdo kredi të marrë nga subjektet politike, ose në emër të subjekteve politike, duke përfshirë shumën e kredisë, periudhën e kthimit, informacionin mbi kolateralin dhe/ose garancinë hipotekare, garantuesit e kredisë dhe çdo informacion tjetër që lidhet me kredinë. 10. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This provision says Article 19 is reformulated with new text.
Neni 19 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 95 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 sets out how the Office selects auditors for political-subject finance reports, the auditors’ qualifications and independence requirements, the audit timetable, and the reporting and cooperation duties of political subjects and the Office.
Neni 19 Kontrolli Financiar 1. Raportet Vjetore Financiare si dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës të cilat dorëzohen nga subjektet politike në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike (në tekstin e mëtejmë: “Zyra”) auditohen në përputhje me standardet e kontabilitetit të zbatueshme në Kosovë, nga auditorë të cilët do t’i përzgjedh Zyra nëpërmjet një konkursi të hapur publik për aplikim. Procesi i auditimit i nënshtrohet rregullave dhe standardeve ndërkombëtare të auditimit. 2. Zyra, përzgjedh me konkurs të hapur publik auditorë të licencuar, qoftë si person fizik apo person juridik, të cilët do të auditojnë Raportet Vjetore Financiare si dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës të subjekteve politike, të cilët ndërmarrin veprimet në emër të Zyrës. Për t’u përzgjedhur auditorët ndër të tjera duhet të plotësojnë kriteret në vijim: 2.1. të jenë auditor të licencuar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës; 2.2. të kenë përvojë pune së paku tre (3) vjeçare në fushën e auditimit; 2.3. personat fizik ose juridik të përzgjedhur të mos kenë pasur raporte kontraktuale me ndonjërin nga subjektet politike gjatë tre (3) viteve e fundit; 2.4. të mos kenë qenë donatorë të ndonjërit nga subjektet politike apo të kenë përfituar në ndonjë mënyrë nga subjektet politike gjatë pesë (5) viteve të fundit; 2.5. të mos ketë të ngritur aktakuzë apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale; 2.6. të paraqes një listë me të gjitha auditimet që ka kryer gjatë tre (3) viteve të fundit. 3. Në rast të aplikimit të personave juridik për t’u përzgjedhur për auditor nga paragrafi 2 të këtij neni, personi i tillë juridik dhe personat fizik të cilët janë pjesë përbërëse e personit juridik apo personat fizik të cilët aplikojnë individualisht, duhet t’i përmbushin të gjitha kriteret sipas paragrafit 2 të këtij neni. Personi i tillë juridik duhet gjithashtu të paraqes listën e të gjithë auditorëve. 4. Pas përzgjedhjes së listës së auditorëve të cilët do të bëjnë auditimin nga paragrafi 2 i këtij neni, Zyra nga kjo listë do të caktojë me short auditorët të cilët do të jenë përgjegjës për auditimin e raporteve të subjekteve politike dhe tre (3) auditorë në listën rezervë. 5. Pas përzgjedhjes dhe para kryerjes së auditimit, auditorët e përzgjedhur nënshkruajnë një dëshmi nën betim duke deklaruar se nuk janë në konflikt interesi dhe nuk kanë lidhje me ndonjë subjekt politik. Përmbajtja e deklaratës, e dizajnuar për t’u përdorur si model, përpilohet nga Zyra brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe i njëjti publikohet në ueb faqen e KQZ-së bashkë me dokumentacionin tjetër përcjellës gjatë procesit të përzgjedhjes së auditorëve. 6. Subjekti i regjistruar politik bashkëpunon ngushtë me auditorët e përzgjedhur nga Zyra dhe u ofron atyre qasje të plotë dhe të papenguar në shënimet financiare të subjektit, duke përfshirë të gjitha shënimet pa kufizime. 7. Subjektet politike me kërkuesin e auditorit i ofrojnë të gjitha dokumentet e kërkuara menjëherë dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pune. 8. Nëse auditorët arrijnë në përfundimin se subjekti politik nuk ka bashkëpunuar plotësisht, Zyra do të hetojë konkluzionin e auditorit në lidhje me mos-bashkëpunimin. Nëse konfirmohet konkluzioni i mos-bashkëpunimit,KQZ-ja, sipas rekomandimeve të Zyrës, nxjerr vendim për ta privuar subjektin në fjalë nga përfitimi nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike që ndahet nga Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin pasues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 96 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 9. Zyra ia paraqet rezultatet preliminare të kontrollimit të raportit vjetor financiar nga auditorët organit më të lartë ekzekutiv të subjektit politik, duke përfshirë edhe listën e gabimeve ose lëshimeve brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga fillimi i auditimit. 10. Subjekti i regjistruar politik brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga marrja e rezultateve preliminare të kontrollimit mund ta dorëzojë raportin e rishikuar financiar dhe shpjegimin lidhur me çdo gabim të dukshëm ose lëshim të identifikuar nga auditorët. Mosrespektimi i këtij afati nënkupton pajtimin me të gjeturat e auditorit. 11. Nëse nuk ka kundërshtime nga ana e subjektit politik mbi të gjeturat e raportit preliminar, auditori nxjerr raportin përfundimtar me opinion e auditorit mbi financimin e subjektit politik. 12. Në rast se subjekti politik kundërshton të gjeturat e raportit preliminar, auditori do të shqyrtojë gjitha ato kundërshtime dhe nëse gjen se janë të bazuara, auditori, bazuar mbi këto dëshmi, do të korrigjojë të gjeturat e evidentuara në raportin preliminar. 13. Subjektet politike iu sigurojnë qasje të pakufizuar ne zyrat dhe në librat (regjistrat) ku mbahen të dhënat, në rast se auditori gjen si të domosdoshme për të mundësuar auditimin. Nëse qasja në zyrat apo librat është e kufizuar apo e penguar, do të konsiderohet se subjekti politik nuk ka bashkëpunuar me auditorin dhe do të vihet në zbatim paragrafi 8 i këtij neni. 14. Pas pranimit të raportit të rishikuar financiar nga subjekti politik dhe shpjegimet për gabimet dhe lëshimet e identifikuara, Auditori brenda dhjetë (10) ditëve i dorëzon Zyrës Raportin Përfundimtar të Auditimit. 15. Procesi i auditimit të Raporteve vjetore financiare të subjekteve politike duhet të mbarojë më së largu deri më 15 qershor të vitit pasues. 16. Zyra obligohet t’i publikojë në ueb faqen zyrtare të KQZ-së deri më 30 qershor të vitit pasues raportet vjetore financiare të subjekteve politike, raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi, si dhe raportin financiar të fushatës së subjekteve politike deri dyzetë e pesë (45) ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. 17. Zyra i dorëzon Raportet Përfundimtare të Auditimit në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, dhe/ ose agjencive tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë Agjencinë Kundër Korrupsionit, Njësinë e Inteligjencës Financiare ose Administratën Tatimore të Kosovës, kur dyshimi për parregullsi bie nën kompetencën e njërës ose më shumë institucioneve të renditura më lartë. 18. Zyra përgatit raportin vjetor për KQZ-në dhe i njëjti i pandryshuar si aneks i raportit, nga KQZ i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shpërndarjen dhe shpenzimin e mjeteve nga Fondi, duke përfshirë të gjeturat e dala nga procesi i auditimit dhe rekomandimet që Zyra nxjerr me qëllim të avancimit të mëtejmë të mekanizmave për financimin e subjekteve politike sidomos në aspekt të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky raport duhet të dorëzohet jo më larg se data 31 korrik të çdo viti. 11. Pas nenit 19 të Ligjit bazik, shtohet neni 19/A me tekstin si në vijim: - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Political subjects covered by this article must maintain a working official website and publish required financial and contributor information on it.
Neni 19/A Publikimi 1. Subjekti politik i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, obligohet që: 1.1. të ketë ueb faqe zyrtare funksionale; 1.2. të publikojë në ueb faqen zyrtare të gjitha shpenzimet tre (3) mujore për secilin aktivitet të tremujorit (3) paraprak; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 97 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 1.3. të bëj publike dhe ta përditësojë çdo tre (3) muaj, listën e kontribuesve që përfshinë emrin dhe mbiemrin, në rast të personit fizik apo emërtimin e personit juridik si dhe llojin, shumën dhe datën e kontributit. Në rast të fushatës listen e kontribusve për periudhen e asaj fushate. 1.4. pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori të dërgoj raportin përmbledhës të shpenzimeve në Zyrë, dhe njëkohësisht të njëjtin ta bëjë publike në ueb faqen zyrtare. 1.5. të mbajë të publikuar së paku tre (3) vite në ueb faqen e saj zyrtare raportin vjetor financiar të vitit paraprak dhe raportin e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve paraprake. 2. Subjektet politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, obligohen që Zyrës të i paraqesin një raport vjetor që listojnë të gjitha kontributet dhe shpenzimet e bëra brenda vitit raportues. Modeli i raportimit përcaktohet nga Zyra. 3. Pavarësisht nga procesi i auditimit, subjekteve politike u kërkohet të publikojnë në ueb faqet e tyre raportet e financimit të fushatës dhe raportet financiare tremujore dhe vjetore, respektivisht, si dhe t’i dorëzojnë në Zyrë për publikim në faqen e internetit të KQZ-së. 12. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Neni 21 is amended and reformulated.
Neni 21 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si vijon: - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article lets the Office fine political subjects and other listed persons for breaches of the law, and sets appeal and payment-notice steps.
Neni 21 Dispozitat ndëshkuese 1. Zyra shqipton gjoba në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ndaj subjekteve politike dhe ndaj personave të saj përgjegjës, kandidatëve për kryetarë të komunave, kandidatëve tjerë të pavarur dhe çdo personi tjetër juridik ose fizik që e shkelë këtë ligj dhe ligjet ose aktet tjera nënligjore përkatëse. 2. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. 3. Shqiptimi i gjobës ose i ndonjë sanksioni tjetër nga ana e Zyrës, nuk paragjykon aplikimin e ndonjë sanksioni penal ose ndonjë pasojë tjetër. 4. Subjekti i sanksionit mund të apelojë kundër vendimit të Zyrës për shqiptimin e gjobës ose të sanksionit tjetër pranë gjykatën kompetente të shkallës së parë brenda pesë (5) ditëve të punës pas njoftimit për vendimin. 5. Subjekti i sanksionit e parashtron në Zyrë një kopje të fletëpagesës së gjobës që e ka paguar. 6. Subjektet politike gjobiten me gjobë nga katërmijë (4,000) euro deri në katërdhjetëmijë (40,000) euro për cilëndo nga këto shkelje: 6.1. i ka përdorur fondet në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit; 6.2. i ka dy ose më shumë llogari bankare për të hyrat për financimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji; 6.3. nuk i ka mbajtur evidencat dhe nuk ka lëshuar dëftesë për pagesat e anëtarësimit dhe pagesat vullnetare, kontributet jo-financiare, pagesën e huave dhe kontributeve në natyrë që janë pranuar në kundërshtim me nenin 2; 6.4. nuk i ka dorëzuar raportet për kontributet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore në Zyrë brenda periudhës së kërkuar dhe me informatat e kërkuara në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji ose për t’i publikuar informatat në kundërshtim me nenin 19/A të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 98 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 6.5. nuk i ka dorëzuar pasqyrat financiare tremujore dhe vjetore në Zyrë brenda periudhës së përcaktuar në nenet 15 dhe 19/A të këtij ligji; 6.6. nuk i ka dorëzuar pasqyrat e financimit të fushatës zgjedhore në Zyrë brenda periudhës së përcaktuar në nenet 19 dhe 19/A të këtij ligji; 6.7. nuk ka dhënë qasje nëpër zyra dhe në librat (evidencat) ku të dhënat mbahen për auditorët, siç është përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji, ose 6.8. ka pranuar kontribut në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji. 7. Zyra lëshon masën paralajmëruese subjektit politik nëse e identifikon gjatë procedurave të përputhshmërisë se mangësia mund të korrigjohet. Afati i fundit për ta përmbushur paralajmërimin është pesë (5) ditë nga data e lëshimit të paralajmërimit. 8. Nëse një subjekt politik është gjetur në shkelje të ndonjërës prej shkeljeve të përcaktuara në paragrafin 6 të këtij neni, gjobat nga njëmijë (1,000) euro deri në tremijë (3,000) euro u shqiptohen personave përgjegjës të subjektit politik në fjalë, nëse vërtetohet se shkelja ka ndodhur për shkak të veprimit ose mosveprimit të tyre. 9. Kandidatët për kryetarë të komunave dhe kandidatët e pavarur dënohen me gjobë prej njëmijë (1,000) euro deri në dhjetëmijë (10,000) euro për çdo shkelje nga paragrafi 6 i këtij neni. 10. Personi fizik dënohet me gjobë prej njëmijë (1,000) euro deri në dymijë (2,000) euro për mos-lëshim të dëshmisë për çdo kontribut të bërë me anë të mallrave ose shërbimeve, ose nëse vlera e mallit ose shërbimit të kontribuuar, siç është specifikuar në dëshmi, nuk korrespondon me vlerën e tregut të mallit ose shërbimit, siç përcaktohet në këtë ligj, ose për dhënien e kontributit për subjektin politik në kundërshtim me ndalimin e përcaktuar në nenin 11 të këtij ligji. 11. Personi juridik dënohet me gjobë prej pesëmijë (5,000) euro deri në pesëmbëdhjetë (15,000) euro për mos-lëshim të faturës për çdo kontribut të bërë me anë të mallrave ose shërbimeve, ose nëse vlera e mallit ose shërbimit të kontribuar, siç është specifikuar në faturë, nuk korrespondon me vlerën e tregut të mallit ose shërbimit, siç përcaktohet në këtë ligj, ose për dhënien e kontributit për subjektin politik në kundërshtim me ndalimin e përcaktuar në nenin 11 të këtij ligji. 12. Vendimet e Zyrës për shqiptimin e gjobave janë përfundimtare dhe të ekzektueshme. 13. Lartësia e gjobës së shqiptuar bëhet varësisht nga pesha dhe lloji i shkeljes. 14. Subjekti politik, personi përgjegjës, kandidatët për kryetarë të komunave, kandidatët e tjerë të pavarur dhe çdo person tjetër fizik ose juridik kundër të cilit është shqiptuar gjobë mund të iniciojë padi pranë gjykatës kompetente. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article revises definitions and gives the Office and its Director detailed powers and duties for political finance oversight, staffing, budgeting, compliance checks, fines, and publication of decisions.
Neni 3 Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256 1. Në nenin 3 të ligjit bazik, paragrafët e lidhur me përkufizimet e termave “Zyra” dhe “Kontributi”, riformulohen si më poshtë: “Kontribut” siç përcaktohet në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike; “Zyra” do të thotë Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike që vepron ashtu siç është e përcaktuar me legjislacionin në fuqi. 2. Paragrafi 11.1 i nenit 11 riformulohet si në vijim dhe pas këtij paragrafi shtohen paragrafët GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 99 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 11.1/a deri në paragrafin 11.1/o, si në vijim: 11.1. KQZ-ja themelon Zyrën për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike. Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të subjekteve politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar të këtij ligji si dhe monitorimin dhe kontrollimin e financave të subjekteve politike. Zyra e ka përgjegjësinë për hetimin e shkeljeve të Ligjit, që t’i raportojnë ato pranë autoriteteve kompetente, kur kërkohet, dhe të shqiptojë gjoba. 11.1/a. Zyra në ushtrimin e funksioneve të parapara me këtë ligj gëzon pavarësi funksionale. Kryesuesi i KQZ-së do të sigurojë që Zyrës t’i ofrohen shërbimet administrative, logjistike dhe financiare nga Sekretariati i KQZ-së, me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 11.1/b. Zyra ka dhe menaxhon buxhetin e vet. Zyrës i ndahet buxhet i mjaftueshëm për operacione dhe shpenzime të rregullta të lidhura me kompensimin e personelit. 11.1/c. Pavarësisht nga sa më lartë, zyrës i ndahet çdo vit buxhet shtesë për auditimin e financimit të subjekteve politike, në vlerë prej jo më pak se pesë për qind (5%) nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, ndërsa gjatë ciklit zgjedhor, për auditimin e raportit financiar të fushatës zgjedhore i ndahet jo më pak se tre për qind (3%) e fondeve të caktuara për fushatën zgjedhore dhe operacionet zgjedhore. 11.1/d. KQZ-ja ose Kryesuesi i saj nuk mund t’i kufizojë ose t’i drejtojë shpenzimet e Zyrës dhe nuk mund ta rindajë buxhetin e Zyrës ose të përdorë buxhetin e ndarë për Zyrën për ndonjë qëllim tjetër, pa aprovimin paraprak të Drejtorit të Zyrës. 11.1/e. Struktura organizative e Zyrës përcaktohet nga Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nga KQZ-ja, duke siguruar që Zyra të pajiset me burimet e nevojshme njerëzore për kryerjen e kompetencave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Personeli i Zyrës përbëhet nga të paktën dhjetë (10) punonjës profesionalë, të cilët nuk kanë qenë anëtarë të një subjekti politik, nuk i kanë dhuruar një subjekti politik dhe nuk kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në ndonjë marrëdhënie kontraktuale me një subjekt politik tre (3) vjet para paraqitjes së aplikimit të tyre. Vetëm Zyra ka kompetencë për punësimin e personelit, duke përfshirë shpalljen e vendeve të lira, ngritjen e paneleve të rekrutimit, administrimin e procesit të rekrutimit dhe lidhjen e kontratave të punësimit. 11.1/f. Zyra mund të kryejë mbikëqyrje në çdo rast, nëse konsiderohet se një subjekt politik ka shkelur dispozitat ligjore, si dhe mund të kërkojë nga personat e paraparë sipas nenit 14 të ligjit bazik, parashtrimin e përgjigjeve me shkrim me qëllim të sigurimit të dëshmive dhe dokumenteve të tjera për të realizuar mbikëqyrjen. 11.1/g. Zyra kërkon, nga subjekti politik që konstatohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore, eliminimin ose korrigjimin vullnetar të gjetjeve dhe mangësive, nëse ato mund të eliminohen ose korrigjohen, përpara se të vendosen sanksione nga Zyra. Ky adresim vullnetar i gjetjeve duhet të kryhet brenda afatit të caktuar nga vendimi i zyrës. 11.1/h. Zyra mund të iniciojë një verifikim të pajtueshmërisë për shkeljet e dëshmive nën betim të auditorëve për mungesën e konfliktit të interesit ose lidhjeve me një subjekt politik, në bazë të ankesave anonime ose ankesave të tjera të parashtruara, informacionit të dhënë nga një institucion publik ose me vendim të Drejtorit të Zyrës. Zyra mund të kërkojë informata nga institucionet publike dhe private dhe të ftojë dëshmitarë. Lëndët për shkeljet e dëshmisë nën betim përfundohen brenda gjashtë (6) muajsh, me mundësi për dy (2) muaj shtesë bazuar në arsyetimin e dhënë me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 100 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 vendim të nxjerrë nga Drejtori. Drejtori i Zyrës nxjerr dhe publikon në ueb faqen e KQZ- së një vendim nëse një auditor ka shkelur dëshminë e vet nën betim brenda pesë (5) ditësh nga përfundimi i lëndës. Në rastet kur është nxjerrë një vendim se një auditor ka shkelur kushtet e dëshmisë së vet nën betim, auditori do të hiqet dhe të gjitha gjetjet e auditorit do të anulohen. Për të kryer një auditim të ri apo auditime që zëvendësojnë raportet e anuluara të auditimit, do të zgjidhet një auditor i ri. 11.1/i. Zyra mund të bëj verifikim të pajtueshmërisë për çdo parregullsi në financat e fushatës dhe raportet e financimit në bazë të ankesave të parashtruara, informacionit të dhënë nga një institucion publik ose me vendim të Drejtorit të Zyrës. Nëse një proces i verifikimit të pajtueshmërisë është inicuar kundër një auditori, publikimi i raportit të kryer nga ai / ajo do të shtyhet deri pas përfundimit të procesit të verifikimit të pajtueshmërisë. 11.1/j. Pas shqyrtimit preliminar të ankesës dhe/ose pretendimeve, drejtori i Zyrës mund: i. ta hedhë poshtë kërkesën ose të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm nëse pretendimet e parashtruara nuk janë serioze, nuk kanë vlerë ose nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me kornizën rregullatore të financimit të subjekteve politike, ose ii. të nxjerrë një vendim për fillimin e verifikimit të përshtatshmërisë nëse konstatohet se ka dëshmi të konsiderueshme të ndonjë parregullsie. 11.1/k. Pas nxjerrjes së vendimit për fillimin e verifikimit të pajtueshmërisë, drejtori ia cakton lëndën sipas shortit personelit të tij, i cili do të vërtetojë faktet dhe do të mbledhë dëshmi lidhur me parregullsinë e pretenduar. Zyra mund të kërkojë çdo informacion të nevojshëm nga institucionet private ose publike. Përveç kësaj, subjekti politik do të ketë mundësinë të ofrojë, me shkrim dhe personalisht, çdo informacion për mbrojtjen e tyre. Lëndët përfundohen brenda gjashtë (6) muajsh, me mundësi për dy (2) muaj shtesë bazuar në arsyetimin e dhënë me vendim të nxjerrë nga Drejtori. 11.1/l. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të pajtueshmërisë, Drejtorit i dorëzohet një raport përfundimtar për të gjitha faktet dhe dëshmitë e grumbulluara, me një rekomandim përfundimtar, bazuar në të cilin Drejtori mund ta nxjerrë vendimin nëse subjekti politik e ka shkelur Ligjin, si dhe t’ia shqiptojë gjobën subjektit politik dhe zyrtarit të saj financiar dhe/ose drejtuesit të subjektit politik. Vendimi duhet të përfshijë një përshkrim të shkeljes, datën e veprës dhe gjobën e vendosur. 11.1/m. Vendimi do të nxirret dhe publikohet në faqen e internetit të KQZ-së. Vendimi mbetet publik në ueb faqen e KQZ-së për një (1) vit pas nxjerrjes së tij. Përveç kësaj, të gjitha palët e përfshira do të informohen zyrtarisht për rezultatin e lëndës. 11.1/n. Subjekti politik dhe zyrtarët e saj të prekur mund të parashtrojnë padi për konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente. 11.1/o. Nëse gjatë këtij procesi të verifikimit të pajtueshmërisë, ose edhe pas nxjerrjes së vendimit, dyshohet se është kryer një vepër penale, është kryer një shkelje tatimore, ka pasur shkelje të konfliktit të interesit, Zyra menjëherë njofton autoritetin kompetent në Zyrën e Prokurorit, Polici, Administratë Tatimore, Njësinë e Inteligjencës Financiare, respektivisht, Agjencinë Kundër Korrupsionit. 3. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Office Director is appointed through a public competition, must meet specified qualifications, serves a 4-year term renewable once, and the Office must publish and deliver financial and audit reports by set deadlines.
Neni 11, paragrafi 11.2 riformulohet dhe pas këtij paragrafi shtohen paragrafët e rinj 11.2/a, 11.2/b, 11.2/c, 11.2/d, 11.2/e dhe 11.2/f si më poshtë: 11.2. Drejtori i Zyrës emërohet nga Kryesuesi i KQZ-së, pas konkursit publik për vend të lirë. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Zyrës bëhet sipas legjislacionit të aplikueshëm GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 101 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 për emërime në pozita të larta drejtuese. Drejtori i Zyrës i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të KQZ-së. 11.2/a. Paneli i rekrutimit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, ku Kryesuesi i KQZ-së shërben si kryesues i panelit. Katër (4) anëtarë janë udhëheqës të institucioneve/agjencive të pavarura. 11.2/b. Anëtarët e panelit, përveç Kryesuesit të KQZ-së, emërohen nga këto agjenci/ institucione: 1.1. Agjencia Kundër Korrupsionit; 1.2. Institucioni i Avokatit të Popullit; 1.3. Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave; 1.4. Zyra e auditorit të përgjithshëm. 11.2/c. Paneli i rekrutimit vendosë për emërim të Drejtorit të Zyrës me shumicë të votave. Procedura për përzgjedhjen e drejtorit të Zyrës përcaktohet në detaje me anë të aktit nënligjor të miratuar nga KQZ-ja, duke i pasqyruar kështu parimet e shërbimit civil. 11.2/d. Drejtori i Zyrës duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: 11.2/d.1. të jetë qytetar i Republikës së Kosovës; 11.2/d.2. të ketë diplomë të vlefshme universitare; 11.2/d.3. të ketë së paku tetë (8) vjet përvojë profesionale, nga të cilat pesë (5) vjet në pozita udhëheqëse; 11.2/d.4. të ketë një reputacion profesional dhe integritet moral; 11.2/d.5. të mos jetë dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nga gjykata; 11.2/d.6. nuk ka qenë anëtar i një subjekti politik, nuk i ka dhuruar një subjekti politik dhe nuk ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në ndonjë marrëdhënie kontraktuale me një subjekt politik pesë (5) vjet para paraqitjes së aplikimit të tij/saj. 11.2/e. Drejtori i Zyrës ushtron detyrat e Zyrtarit Kryesor Administrativ sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Paga e Drejtorit të Zyrës do të jetë ekuivalente me pagën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së. Kryesuesi i KQZ-së mund të nxjerrë një vendim për alokimin e shtesës për rrezikshmëri për Drejtorin e Zyrës. 11.2/f. Mandati i Drejtorit është katër (4) vjet me mundësi të riemërimit edhe një (1) herë. Mandati i drejtorit mund të përfundojë me: 11.2/f.1. skadimin e mandatit; 11.2/f.2. dënimin për vepër penale e cila dënohet me burgim prej mbi gjashtë (6) muaj burgim; 11.2/f.3. shkarkimin, si pasojë e performancës se dobët; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 102 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 11.2/f.4. dorëheqje; 11.2/f.5. vdekje. 11.2/g. Nëse Drejtori i Zyrës dështon, të përmbushë një ose më shumë obligime ose kërkesa të vendosura nga ky ligj ose një akt nënligjor, Kryesuesi i KQZ-së mund ti propozojë panelit shkarkimin e drejtorit të Zyrës siç përcaktohet në nënparagrafin 11.2/f. të këtij neni. Për qëllime të këtij paragrafi, dështimi në kryerjen e detyrave nënkupton: 11.2.g.1. Dështimi në përmbushjen e kërkesave ligjore; 11.2.g.2. Zbulimi i informacioneve konfidenciale ose të ndjeshme personave të paautorizuar; 11.2.g.3. Përfshirja në aktivitete politike ose aktivitete të paligjshme; 11.2.g.4. Përdorimi i pozitës për përfitimet personale; 11.2.g.5. Shkelja e politikave të Zyrës dhe KQZ-se, dhe 11.2.g.6. Shkelja e rëndë e kodit të etikës. 11.2.h. Shkarkimi i Drejtorit sipas nenit 11.2.F bëhet vetëm si masë e fundit. 4. Në nenin 11 të ligjit bazik, pas paragrafit 11.5 shtohen paragrafët 11.6 dhe 11.7 me tekstin si në vijim: 11.6. Zyra është e obliguar: a. të botojë dhe mbajë të botuar në ueb faqen e saj zyrtare dhe çdo tremujor raportin tremujor financiar dhe raportin financiar të fushatës së subjekteve politike. b. të botojë dhe mbajë të botuar në ueb faqen e saj zyrtare raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike, jo më vonë se 30 qershori i vitit vijues. c. t’ia dorëzojë subjektit politik raportin përfundimtar të auditimit, në përputhje me nenin 1 të këtij ligji, deri me 30 qershor të vitit vijues; 11.7. Formati i versionit të shkurtër për botim, sipas paragrafit 1.4 të këtij neni, përcaktohet me rregull të veçantë të propozuar nga Zyra dhe të aprovuar nga KQZ-ja. 5. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Pasqyrat financiare të subjekteve politike të regjistruara duhet të auditohen çdo vit.
Neni 13 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim: Pasqyrat financiare të Subjekteve Politike të regjistruara auditohen çdo vit në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. 6. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 12, pas fjalës “kërkojë PZAP”, shtohen fjalët “dhe Zyra”. 7. Në nenin 18 të ligjit bazik, paragrafi 3, pas fjalës “nga KQZ”, shtohet shenja e pikësimit dhe fjalët “, Zyra”. 8. Në nenin 19 të ligjit bazik, paragrafi 2, pas fjalës “nga KQZ”, shtohet shenja e pikësimit dhe fjalët “, Zyra”. 9. Në nenin 29 të ligjit bazik, paragrafi 1, pika [r], pas fjalës “vendosjes nga PZAP”, shtohet shenja e pikësimit dhe fjalët “, Zyra”. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 103 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 10. Në nenin 38 të ligjit bazik, paragrafi 2, ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 38.2. Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 126 të ligjit bazik. 11. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Article 41 is repealed.
Neni 41 i ligjit bazik [Auditimi] shfuqizohet. 12. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Office must fine political entities that submit campaign financial disclosure reports late, and the fine must go to the Kosovo budget.
Neni 42 [Sanksionet] ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 42.1. Zyra do të shqiptojë gjoba në pajtim me rregullat, kundër subjekteve politike që paraqesin Raportet e Publikimit Financiar të Fushatës pas afatit të zbatueshëm. Zyra do të derdhë çdo gjobë që mbledh sipas këtij ligji në Buxhetin e Kosovës. 42.2. Vendosja e një gjobe ose sanksioni tjetër nga KQZ-ja ose Zyra nuk paragjykon ndonjë sanksion penal që mund të zbatohet. 42.3. Subjekti politik mund të apelojë vendimin e KQZ-së ose të Zyrës për vendosjen e gjobës pranë gjykatës kompetente të shkallës së parë brenda pesë (5) ditëve të punës pas njoftimit të vendimit. 42.4. Gjykata e shkallës së parë nuk vendos sanksione në lidhje me një çështje që i nënshtrohet një gjobe të lëshuar sipas paragrafit 1 të këtij neni. 42.5. Subjektet politike duhet t’i paraqesin Zyrës një kopje të fletëpagesës së gjobës që paguar. 13. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: This provision amends several articles, including rewording Article 64.2(d), deleting the first sentence of Article 65.2, repealing Article 122.1(e), and deleting Article 126.1 while adding wording to Article 126.2.
Neni 64 i ligjit bazik, paragrafi 64.2, pika (d) ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: d) Siguron që Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike të ketë burime për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj; 14. Në nenin 65, paragrafit 65.2, fshihet fjalia e parë. 15. Në nenin 122, paragrafi 1, pika (e) shfuqizohet. 16. Në nenin 126, paragrafi 126.1 fshihet, ndërsa paragrafi 126.2 pas fjalës “rregullave” në fund të fjalisë, shtohen fjalët “që janë jashtë fushëveprimit të financimit të subjekteve politike”. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: When this law enters into force, conflicting legal provisions and specified provisions in the cited laws are repealed.
Neni 4 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që bien ndesh me dispozitat e këtij ligji dhe të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-058, Ligjin Nr. 04/L-122 dhe Ligjin Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Existing personnel and assets are transferred to the newly created office, and a public call for director applications must be announced within 30 days; the selection must finish within 3 months.
Neni 5 Dispozitat kalimtare 1. Personeli ekzistues dhe asetet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike i transferohen Zyrës së re të themeluar me këtë ligj. 2. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bëhet shpallja publike për aplikim të kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit dhe Çertifikimit të Subjekteve Politike. Procedura e përzgjedhjes së Drejtorit përfundon brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË 104 LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 6 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-122 4 gusht 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-295/2022, datë 22.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in