LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
This opening text identifies the official gazette, its publisher, and that it is published in five languages.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-129
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This opening text identifies the official gazette, its publisher, and that it is published in five languages. This article states that the law sets out the status, principles, and general organisation of the Kosovo Probation Service. This law applies to all public officials in the Probation Service of Kosovo. This article defines key terms used in the Probation Service law. The Kosovo Probation Service is an executive agency within the Ministry of Justice, acts independently in carrying out its function, and its identifying marks are approved by the Minister on the proposal of the Director-General.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This opening text identifies the official gazette, its publisher, and that it is published in five languages.
PRISHTINË ---------- Nr. 20 / 8 GUSHT 2022 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË ii LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës e publikon: Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-190. Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës publikohen: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit; Aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri dhe Aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta, si dhe INDEKS-i vjetor i Gazetës Zyrtare. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në pesë gjuhë: në gjuhën Shqipe, Angleze, Serbe, Turke dhe atë Boshnjake. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës administrohet nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mbikëqyrja editoriale: Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Republikës se Kosovës: Arben Krasniqi Drejtori i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës: Naser Canolli Redaksia e Gazetës Zyrtare: Hysen Bajramaj Shqipe Fazliu-Gashi Sedat Safçi Besart Graiçevci Adresa dhe Korrespondenca: Ndërtesa e Re e Qeverisë, Prishtinë 038-200-14039 / 038-200-14827 Ueb-faqja e Gazetës Zyrtare: http://gzk.rks-gov.net E-mail adresa: Info-gzk@rks-gov.net Dizajni dhe Printimi: Shtypshkronja “Blendi”, Prishtinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË iii LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS NË RAST MOSPËRPUTHJE NDËRMJET VERSIONEVE GJUHËSORE TË AKTEVE JURIDIKE TË BOTUARA DHE TË PUBLIKUARA NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBIKËS SË KOSOVËS, PËRPARËSI DO TË KENË GJUHËT ZYRTARE NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË iv LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË v LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS PËRMBAJTJA LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS...............................................................................1 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS.........................................................................11 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË vi LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law sets out the status, principles, and general organisation of the Kosovo Probation Service.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton statusin, parimet dhe organizimin e përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, me qëllim të rehabilitimit dhe ri integrimit shoqëror të personave nën mbikëqyrje, gjithashtu, parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre, si dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This law applies to all public officials in the Probation Service of Kosovo.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për të gjithë zyrtarët publik në Shërbimin Sprovues të Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the Probation Service law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Shërbimi Sprovues i Kosovës- SHSK - është institucion që merret me organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative, mbikëqyrjen e personave te liruar me kusht, si dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj; 1.2. Drejtoritë Rajonale - drejtoritë regjionale që veprojnë në kuadër të SHSK-së; 1.3. Menaxheri i rastit - është zyrtari sprovues i cili përgatitë anketën e plotë sociale dhe raportin para ndëshkues, mbikëqyrë ekzekutimin e masave apo dënimeve alternative, mbikëqyrjen e të liruarve me kusht dhe përkujdesjen pas lirimit për të mitur; 1.4. Personi nën mbikëqyrje - i referohet çdo personi i cili është i përfshirë në mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues, në bazë të vendimit nga autoriteti kompetent; 1.5. Raporti para ndëshkues - është raport i përgatitur nga zyrtari sprovues, sipas kërkesës së Gjykatës me qëllim të propozimit dhe përzgjedhjes së masës apo dënimit më të përshtatshëm; 1.6. Raporti - është një dokument zyrtar i përgatitur për personin nën mbikëqyrje nga menaxheri i rastit/zyrtari sprovues për Gjykatë, Prokurori ,Panelin për Lirim me Kusht dhe institucionet tjera relevante; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 1.7. Vlerësimi i rrezikshmërisë - vlerësimin e përsëritjes së veprës penale, rrezikun që paraqet për shoqërinë si dhe rrezikun për vetëvrasje apo vetëlëndim të personave nën mbikëqyrje. 1.8. Dënime Alternative - siç parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë të gjitha dënimet që ekzekutohen në komunitet dhe kanë për qëllim ri integrimin dhe risocializimin e personave të dënuar në shoqëri; 1.9 Anketa Sociale- raport të plotë social për te miturin me kërkesë te prokurorit te shtetit apo gjykatës. Anketa sociale përfshin te dhëna mbi moshën e të miturit dhe zhvillimin psikologjik, biografinë e familjes, biografinë dhe rrethanat nën te cilat jeton i mituri, nivelin shkollor, përvojën edukative dhe çfarëdo te dhënë tjetër relevante. KAPITULLI II STATUSI, VEPRIMTARIA DHE BUXHETI I SHSK-së - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Kosovo Probation Service is an executive agency within the Ministry of Justice, acts independently in carrying out its function, and its identifying marks are approved by the Minister on the proposal of the Director-General.
Neni 4 Statusi, veprimtaria dhe selia e Shërbimit Sprovues të Kosovës 1. Shërbimi Sprovues i Kosovës është Agjenci ekzekutive e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. 2. SHSK është i pavarur në kryerjen e funksionit të vet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore. 3. Shërbimi Sprovues i Kosovës ka shenjat identifikuese, të cilat miratohen nga Ministri pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ky nen vendos parimet që duhet të ndjekin zyrtarët publikë të Shërbimit Sprovues të Kosovës, përfshirë ligjshmërinë, mos-diskriminimin, transparencën, komunikimin, mbrojtjen e të dhënave, shmangien e konfliktit të interesit dhe llogaridhënien.
Neni 5 Parimet 1. Zyrtarët publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës ushtrojnë detyrën në bazë të parimeve të: 1.1. Ligjshmërisë- SHSK ushtron të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të legjislacionit në fuqi si dhe instrumenteve të aplikueshme ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. 1.2. Efektshmërisë dhe efikasitetit – zyrtarët publik të SHSK-së duhet të sigurojnë zbatimin e ligjeve, rregullave dhe procedurave administrative dhe të sigurisë për përmbushjen e objektivave të SHSK-së; 1.3. Barazisë dhe mos-diskriminimit -nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, në pajtim me legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi. 1.4. Transparencës- SHSK ndjek një qasje të hapur për qytetarët dhe palët e tjera të interesit lidhur me punën e tij; 1.5. Komunikimit - bëhet në një gjuhë të kuptueshme nëse personi nuk flet apo nuk kupton gjuhën zyrtare dhe në mënyrë të pranueshme për personat me aftësi të kufizuara, sipas standardeve dhe legjislacionit në fuqi përmes metodave më të përshtatshme 1.6. Respektimit të jetës private të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij- zyrtarët publik gjatë punës së tyre udhëhiqen nga standardet e larta etike, integritetit, meritës dhe profesionalizmit. Zyrtarët gjatë punës së tyre kujdesen për ruajtjen e dinjitetit dhe integritetit të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 1.7. Mbrojtjes së të dhënave- informacioni i krijuar dhe i administruar për shkak të funksionit, realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 1.8. Shmangies së konfliktit të interesit – zyrtarët publik të SHSK-së kanë detyrimin të shmangin çdo konflikt ndërmjet interesit të tij privat dhe interesit publik në ushtrimin e detyrës në pajtim me ligjin. 1.9. Llogaridhënies- zyrtarët publik të ShSK-së obligohen që të japin llogari lidhur me ushtrimin e autorizimeve të tyre krahas ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të punës në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Shërbimi Sprovues must carry out the listed probation-related tasks and cooperate with relevant central, local, and other institutions.
Neni 6 Veprimtaria e Shërbimit Sprovues 1. Shërbimi Sprovues është përgjegjës për kryerjen e punëve lidhur me: 1.1. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative me qëllim të ri integrimit shoqëror të personave të dënuar; 1.2. përgatitjen e anketës sociale dhe raportet para-ndëshkuese për kryerësit e veprave penale; 1.3. vlerësimin i rrezikut dhe nevojave për trajtim të kryesve të veprave penale; 1.4. ekzekutimin e masave te diversitetit dhe masave edukative për të mitur; 1.5. mbikëqyrjen, mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme ndaj personave të dënuar gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative; 1.6. mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj kryerësve të varur nga droga ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues i cili mbahet në liri; 1.7. mbikëqyrjen dhe ndihmën ri- integruese dhe ri-socializuese ndaj personave të liruar me kusht; 1.8. zhvillimi i programeve individuale të mbikëqyrjes siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi; 1.9. hartimin e raporteve për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative si dhe personave te liruar me kusht për Prokurorin e Shtetit, Gjykatat dhe Panelin për Lirim me Kusht; 1.10. udhëzimin dhe mbështetjen për personat e dënuar me kusht në përfundim të dënimit të tyre; 1.11. mbajtjen e evidencave dhe regjistrave për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative si dhe raporteve; 1.12. propozon ndryshimet dhe plotësimet e legjislacionit nga fushë- veprimtaria e SHSK-së; 1.13. kryen edhe detyra tjera të përcaktuar me legjislacionin në fuqi. 2. Shërbimi Sprovues bashkëpunon me organet e pushtetit qendror dhe lokal, personat juridik dhe me institucione tjera relevante në zbatimin e mbikëqyrjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kosovo Probation Service operates under the listed organizational structure, with central and regional units.
Neni 7 Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Sprovues të Kosovës 1. Shërbimi Sprovues i Kosovës për kryerjen e punëve dhe detyrave funksionon sipas kësaj strukture organizative si ne vijim: 1.1. Drejtoria e Përgjithshme është strukturë organizative e nivelit qendror e cila funksionon me Departamente dhe Divizione; 1.2. Drejtoritë rajonale janë strukturë organizative e SHSK-së të cilat përcaktohen sipas shtrirjes territoriale të gjykatave. 2. Organizimi i brendshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe sistematizimi i vendeve të punës, rregullohet me akt nënligjor siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Kosovo Probation Service has its own budget within the Ministry of Justice and must prepare that budget under applicable legal procedures.
Neni 8 Buxheti dhe menaxhimi financiar 1. Shërbimi Sprovues i Kosovës ka buxhetin e vet të ndarë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. 2. Buxheti i SHSK-së, përgatitet në përputhje me procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi. 3. Buxheti mbulon koston e plotë të funksionimit të SHSK-së për garantimin e menaxhimit të vazhdueshëm sipas standardeve përkatëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Probation Service operates under the authority of the Minister of Justice and under the control and supervision of the Director General of the SHSK.
Neni 9 Raportet ndërmjet Shërbimit Sprovues dhe Ministrisë së Drejtësisë 1. Shërbimi Sprovues i Kosovës funksionon nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSK-së. 2. Drejtori i Përgjithshëm raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit për administrimin dhe menaxhimin e SHSK-së. 3. Drejtori i Përgjithshëm bashkëpunon me Ministrin dhe i ofron informata dhe raporte atij sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The General Directorate of the Kosovo Probation Service is responsible for supervising, setting rules, collecting and sharing data, coordinating policy development, ensuring working conditions, overseeing internal administration, and cooperating with other institutions.
Neni 10 Drejtoria e Përgjithshme 1. Drejtoria e Përgjithshme e SHSK-së është përgjegjëse për: 1.1. mbikëqyrë ligjshmërinë e punës dhe të veprimit të Drejtorive Rajonale përmes mekanizmave të saj; 1.2. harton rregulla, standarde dhe procedura nga fushë-veprimtaria e SHSK-së; 1.3. mbledhë dhe përpunon të dhëna nga fushë-veprimtaria e vet dhe i ndanë me organet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi; 1.4. koordinon zhvillimin dhe implementimin e politikave strategjike shtetërore për të përmbushur obligimet e Shërbimit Sprovues; 1.5. në pajtim me institucionet relevante kujdeset për sigurimin e kushteve të punës, shëndetit dhe sigurisë për zyrtarët publik të SHSK-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 1.6. mbikëqyrë funksionet administrative të SHSK-së, në menaxhimin e burimeve njerëzore, planifikimin e personelit, trajnimin dhe aftësimin e personelit të SHSK-së në mirëmbajtjen e të dhënave, sistemin e bazës së të dhënave, menaxhimin e buxhetit dhe të çështjeve financiare si dhe shërbimet e përgjithshme; 1.7. bashkëpunon me institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, kulturore, fetare dhe akterët e tjerë relevant vendor dhe ndërkombëtar; 1.8. kryen punë të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi. 2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së. 3. Zyra e Drejtorit te Përgjithshëm te SHSK përbëhet nga: 3.1. Drejtori i Përgjithshëm; 3.2. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, dhe 3.3. Nëpunës administrativ dhe mbështetës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Director General of the Probation Service is appointed in accordance with the relevant provisions on senior appointments under the Law on Public Officials.
Neni 11 Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues emërohet në pajtim me dispozitat përkatëse për emërime të larta sipas Ligjit për Zyrtarët Publik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Director General must manage, oversee, and represent SHSK and answer to the Minister of Justice for SHSK’s work.
Neni 12 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Drejtori i Përgjithshëm në kuadër të funksioneve të tij ka këto përgjegjësi: 1.1. udhëheqë dhe përfaqëson SHSK- në; 1.2. planifikon, zhvillon, administron dhe menaxhon SHSK-në dhe është përgjegjës për garantimin e zbatimit të funksioneve që janë përcaktuar me legjislacionin në fuqi 1.3. zbaton obligimet që rrjedhin nga Politikat Strategjike Shtetërore të Qeverisë së Republikës së Kosovës; 1.4. mbikëqyrë punën e Drejtorive rajonale; 1.5. planifikon dhe ekzekuton buxhetin si dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit në fuqi; 1.6. mbikëqyr hartimin e politikave të SHSK-së; 1.7. mbikëqyr ligjshmërinë e punës dhe të veprimtarisë së SHSK-së; 1.8. ushtron përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi lidhur me personat nën mbikëqyrje; 1.9. nxjerrë vendime, rregulla dhe procedura të brendshme për SHSK-në, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.10 lidhë marrëveshje bashkëpunimi dhe kontrata në emër të SHSK-së me institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, si dhe institucione ndërkombëtare me veprimtari të njëjtë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 1.11. kryen edhe detyra të tjera të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.12. Drejtori i Përgjithshëm për punën e SHSK-së i përgjigjet Ministrit të Drejtësisë. KAPITULLI III ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Ky nen liston drejtoritë rajonale të Shërbimit Sprovues dhe thotë se ato kryejnë detyrat e ligjit sipas veprimtarisë së shërbimit sprovues.
Neni 13 Llojet e Drejtorive Rajonale të Shërbimit Sprovues dhe Shtrirja Territoriale e tyre 1. Për kryerjen e punëve dhe detyrave nga veprimtaria e Shërbimit Sprovues funksionojnë këto drejtori rajonale: 1.1.Drejtoria Rajonale Prishtinë; 1.2. Drejtoria Rajonale Prizren; 1.3. Drejtoria Rajonale Mitrovicë; 1.4. Drejtoria Rajonale Pejë; 1.5. Drejtoria Rajonale Gjilan; 1.6. Drejtoria Rajonale Ferizaj; 1.7. Drejtoria Rajonale Gjakovë. 2. Drejtoritë Rajonale për shkak të specifikave dhe kompleksitetit te veprimtarisë kryejnë detyrat të përcaktuar me këtë Ligj si dhe kanë shtrirje territoriale sipas përcaktimit te Gjykatave Themelore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Drejtoria rajonale must carry out the listed supervisory and reporting functions.
Neni 14 Drejtoritë Rajonale 1. Drejtoria rajonale është e obliguar të ushtroj funksionet përkatëse sipas autorizimeve si në vijim: 1.1. ekzekuton vendimet e organeve gjyqësore; 1.2. organizon koordinimin e procesit të mbikëqyrjes të personave nën mbikëqyrje; 1.3. mbështetja dhe ri-integrimi i personave nën mbikëqyrje; 1.4. koordinimi i punëve me institucionet relevante si dhe organet gjyqësor; 1.5. harton raporte të vlerësimit për personat nën mbikëqyrje dhe raporton për organet gjyqësore dhe institucionet tjera relevante; 1.6. harton dhe mbikëqyre mënyre e zbatimit të planit individual të mbikëqyrjes duke marrë për bazë rrezikun dhe nevojat e personave nën mbikëqyrje; 1.7. harton raporte të rregullta mbi aktivitetin e drejtorisë rajonale për drejtorinë e përgjithshme. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Regional Directorate Head has several management and reporting duties.
Neni 15 Detyrat e Udhëheqësit të Drejtorisë Rajonale 1. Detyrat e Udhëheqësit të Drejtorisë Rajonale janë me sa vijon: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 1.1. është përgjegjës për drejtimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe kontrollin e përmbushjes së detyrave të Drejtorisë Rajonale; 1.2. bashkëpunon dhe lidh marrëveshje me institucione publike dhe organizata joqeveritare për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative ne nivel rajonal; 1.3. mban kontakte dhe bashkëpunon me gjykata, prokurori, institucione korrektuese dhe institucione tjera; 1.4. mban kontakte dhe raporton në drejtorinë e përgjithshme; 1.5. mbikëqyrë dhe vlerëson rezultatet e punës së zyrtarëve si dhe mbikëqyrë dhe koordinon të gjitha aktivitete e drejtorisë rajonale; 1.6. kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesës së udhëheqësit; 1.7. Udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale për punën e tij i raporton Drejtorit të Përgjithshëm. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The probation officer must carry out supervision and related support duties for people under supervision.
Neni 16 Detyrat e Zyrtarit Sprovues të Shërbimit Sprovues të Kosovës 1. Detyrat e zyrtarit sprovues janë me sa vijon: 1.1. përpilon raportin para shqiptimit të dënimit, për madhorët dhe anketën e plotë sociale për të miturit; 1.2. realizon mbikëqyrjen, korrektimin, risocializimin dhe ri integrimin në shoqëri të personave nën mbikëqyrje; 1.3. mbikëqyrë personat të cilët janë liruar me kusht si dhe ndihmon ri integrimin e tyre në shoqëri; 1.4. përpilon plane dhe programe individuale për rastet që janë në mbikëqyrje; 1.5. harton raporte vlerësues të personave që janë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës, si dhe bënë propozime për revokimin e dënimit; 1.6. bashkëpunon me të gjitha institucionet tjera të cilat mbështesin synimin për ndihmë personave nën mbikëqyrje; 1.7. mbikëqyrë programin e rehabilitimit, tretmanit mjekësor, për personat nën mbikëqyrje të cilët janë të varur nga droga dhe alkooli; 1.8. me kërkesë të organeve gjyqësore, merr pjesë gjatë seancës gjyqësore; 1.9. kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesës së udhëheqësit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article defines the public officials of the Kosovo Probation Service as civil servants, administrative staff, and support staff.
Neni 17 Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës 1. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës janë: 1.1. nëpunësit civil, dhe 1.2. nëpunës administrativ dhe mbështetës. 2. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues sipas ligjit për zyrtarët publik janë nëpunës civil. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: SHSK personnel have specific rights, including a risk-related pay supplement for eligible public officials, and the Minister of Justice is empowered to regulate the categorization of those who receive it.
Neni 18 Të Drejtat e Personelit të SHSK-së 1. Përveç të Drejtave që janë të përcaktuara me Ligjin për Zyrtarët Publik, personeli i SHSK-së ka edhe këto të drejta specifike: 1.1. Zyrtarët Publik të SHSK-së për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut të lartë dhe të drejtpërdrejt me të liruar me kusht nga burgu, të dënuarve me dënime alternative, kushteve të veçanta të punës, si dhe ekspozimit të rrezikut në vendin e punës dhe gjatë vizitave në familje, gëzon shtesë ne page për rrezikshmëri në pune; 1.2. Kategorizimi i personelit të SHSK-së që përfiton shtesë mbi pagë për rrezikshmëri do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Drejtësisë. 2. Zyrtarët Publik të SHSK-së gëzojnë të gjitha të drejtat sipas legjislacionit në fuqi. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Drejtoria e Përgjithshme e SHSK-së must handle the strategy for professional training of SHSK public officials, and the training program is organized into basic and continuous training.
Neni 19 Trajnimet profesionale të zyrtarëve publik të SHSK-së 1. Drejtoria e Përgjithshme e SHSK-së përgjigjet për hartimin dhe zhvillimin e strategjisë së trajnimit profesional të zyrtarëve publik të SHSK-se për përmirësimin e rolit të tyre dhe përgjegjësive profesionale. 2. Programi i trajnimeve hartohet në dy (2) drejtime kryesore: 2.1. Trajnimi bazik; 2.2. Trajnimi i vazhdueshëm. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Kosovo Probation Service public officials must keep information confidential and must not disclose sensitive or confidential data to third parties.
Neni 20 Mbrojtja e të dhënave 1. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar të ruajnë dhe trajtojnë informacionet ne pajtim me legjislacionin përkatës ne fuqi. 2. Zyrtarët Publik të SHSK-së i ndalohet të bëjnë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave nën mbikëqyrje si dhe të dhëna me karakter konfidencial. 3. Zyrtarët Publik të SHSK-së janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Public officials of SHSK must avoid conflicts between their private interests and public position.
Neni 21 Detyrimi për shmangien nga konflikti i interesit Zyrtarët Publik të SHSK-së nuk lejojnë që interesat e tyre private të bien ndesh me pozitën e tyre publike, të shmangin kryerjen e detyrave private ose publike, që bien ndesh me pozitën e tyre dhe që mund të krijojnë konflikt interesi. Zyrtarët Publik të SHSK-së veprojnë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Minister and the Director General of the probation service must inform the public about certain probation matters, unless another law says otherwise. The Director General may also allow access to documents for human-rights organizations under the law and a special agreement.
Neni 22 Publiciteti i punës 1. Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, drejtpërdrejt apo nëpërmjet personave zyrtar e informojnë opinionin për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative dhe personave të liruar me kusht për punën dhe proceset në SHSK, vetëm nëse me Ligj është parapare ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS 2. Për të mitur zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të mitur. 3. Drejtori i Përgjithshëm në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me marrëveshje të veçantë mund të lejojë qasje në dokumente sipas kërkesës së organizatave të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Disciplinary violations, procedures, and measures for SHSK public officials are applied in accordance with the law on public officials.
Neni 23 Shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore Shkeljet, procedura dhe masat disiplinore për zyrtarët publik të SHSK-së zbatohen në pajtim me ligjin për zyrtarët publik. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The supervision of work for the Kosovo Probation Service is carried out according to the law in force.
Neni 24 Mbikëqyrja për Shërbimin Sprovues të Kosovës Mbikëqyrja e punës për SHSK behet sipas legjislacionit në fuqi. KAPITULLI IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Implementing subordinate acts must be issued within one year of this law taking effect. Until then, existing subordinate acts remain in force if they do not conflict with this law.
Neni 25 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, nxirren brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas këtij Ligji vlejnë aktet nënligjore të cilat janë në fuqi nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-129 14 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-248/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in