LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS
This text is the preamble and title of the law on the Kosovo Correctional Service.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-131
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of the law on the Kosovo Correctional Service. This article says the law’s purpose is to set the status, principles, responsibilities, management, and overall organization of the Kosovo Correctional Service, plus special or additional recruitment conditions, specific rights or duties, career-grade rules, professional development and training needs, and staff transfer/systematization. This law applies to all employees in the Kosovo Correctional Service. This article defines the terms and abbreviations used in the law. SHKK personnel must follow legality, proportionality, responsiveness, confidentiality, impartiality, human-rights, anti-discrimination, and accountability principles.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS
Showing 70 of 70
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of the law on the Kosovo Correctional Service.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to set the status, principles, responsibilities, management, and overall organization of the Kosovo Correctional Service, plus special or additional recruitment conditions, specific rights or duties, career-grade rules, professional development and training needs, and staff transfer/systematization.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i statusit, parimet, përgjegjësitë, menaxhimi dhe organizimi përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kushtet e veçanta apo shtesë për rekrutim, të drejtat ose detyrimet specifike, rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit të gradave, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime, transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This law applies to all employees in the Kosovo Correctional Service.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për të gjithë të punësuarit në Shërbimin Korrektues të Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the terms and abbreviations used in the law.
Neni 3 Përkufizimet dhe shkurtesat 1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. AKSP - Akademia e Kosovës për Siguri Publike; 1.2. Drejtori i Përgjithshëm - Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së; 1.3. Drejtoria e Përgjithshme- strukturë organizative e SHKK-së e nivelit qendror; 1.4. I burgosur - të gjithë personat e privuar nga liria të cilët gjenden në Institucionet Korrektuese; 1.5. I dënuar- personi dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm; 1.6. I mitur- personi sipas përkufizimit në Kodin e Drejtësisë për të Mitur; 1.7. I paraburgosur- personi të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit; 1.8. IAP - Institucioni i Avokatit të Popullit - Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës; 1.9. IK - Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese dhe Burgu i Sigurisë së Lartë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 1.10. LESP- Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; 1.11. Ministria - Ministria e Drejtësisë; 1.12. NJPB- Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve; 1.13. OJQ - organizata joqeveritare monitoruese; 1.14. Personeli i SHKK-së - të gjitha kategoritë e të punësuarve në SHKK; 1.15. SHKK- Shërbimi Korrektues i Kosovës; 1.16. ZKF- Zyrtari Kryesor Financiar; 1.17. Zyrtar Korrektues - personeli i uniformuar dhe i graduar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: SHKK personnel must follow legality, proportionality, responsiveness, confidentiality, impartiality, human-rights, anti-discrimination, and accountability principles.
Neni 4 Parimet 1. Personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës ushtrojnë detyrën në bazë të parimeve të: 1.1. ligjshmërisë - Personeli i SHKK-së ushtrojnë të gjitha detyrat në bazë të Kushtetutës, instrumenteve të aplikueshme ndërkombëtare si dhe legjislacionit në fuqi; 1.2. përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit - Personeli i SHKK-së zbaton parimet e përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit si një kufizim në ushtrimin e detyrave dhe autorizimeve. Autorizimet ushtrohen vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që nevojitet për t’i arritur objektivat ligjore të SHKK-së dhe me pasoja sa më pak të dëmshme dhe për kohë sa më të shkurtër të mundshme; 1.3. detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave dhe ankesave - Personeli i SHKK-së duhet të përgjigjen ndaj kërkesave, ankesave të dorëzuara nga të burgosurit, individët ose organe të tjera; 1.4. efektshmërisë dhe efikasitetit - Personeli i SHKK-së duhet të sigurojë zbatimin e ligjeve, rregullave dhe procedurave administrative dhe të sigurisë për përmbushjen e objektivave të SHKK-së; 1.5. përgjegjësisë - Personeli i SHKK-së është i detyruar që të raportojë, shpjegojë dhe të përgjigjet për pasojat e vendimeve, veprimeve dhe mosveprimeve të tyre; 1.6. paanësisë dhe pavarësisë profesionale - Personelit të SHKK-së nuk i lejohet njëanshmëria, që do të thotë të ketë një predispozitë në favor të një rezultati të caktuar gjatë vlerësimit të një situate, duke shkaktuar si rrjedhojë një dëm të pajustifikueshëm për interesin e përgjithshëm ose për të drejtën e palëve të tjera të interesuara; 1.7. transparencës – Shërbimi Korrektues i Kosovës është i hapur për publikun; 1.8. konfidencialitetit - personeli i SHKK-së ruan konfidencialitetin e informacionit që kanë në zotërim por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që dalin nga legjislacioni që ka të bëjë me qasjen në dokumente publike, ose nuk japin informata të cilat mund të rrezikojnë punën e Institucionit apo të SHKK-së, të personave të privuar nga liria apo personelin e SHKK-së; 1.9. shmangies së konfliktit të interesit - Personeli i SHKK-së duhet të mos lejojë që interesat e tyre private të bien ndesh me pozitën e tyre publike, të shmangin kryerjen e detyrave private ose publike, që bien ndesh me pozitën e tyre dhe që mund të krijojnë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS konflikt interesi. Personeli i SHKK-së veprojnë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit; 1.10. parimit të mundësive të barabarta - Personeli i SHKK-së ka mundësi të barabarta për pjesëmarrje në aktivitetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës; 1.11. parimit të respektimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut - Personeli i SHKK- së është i obliguar të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; 1.12. parimit të mos-diskriminimit - Nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual. Përjashtimisht kritereve të moshës dhe sigurimit të kuotës gjinore për punësim, për shkak të specifikave dhe natyrës së punës për zyrtarë korrektues nuk konsiderohet diskriminim; 1.13. llogaridhënies - zyrtarët publik të SHKK-së obligohen që të japin llogari lidhur me ushtrimin e autorizimeve të tyre krahas ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të punës në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. KAPITULLI II STATUSI VEPRIMTARIA DHE PËRGJEGJËSITË E SHKK-së - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service (SHKK) is an executive security agency within the Ministry of Justice, and its identifying mark, uniform, flag, and emblem are approved by the Minister after a proposal from the Director General.
Neni 5 Statusi i Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. SHKK është Agjenci ekzekutive e sigurisë cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. 2. SHKK ka shenjën identifikuese, uniformën, flamurin dhe emblemën të cilat miratohen nga Ministri pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: SHKK must carry out its function independently, and public bodies may not interfere with that functional independence.
Neni 6 Pavarësia e SHKK-së 1. SHKK është e pavarur në kryerjen e funksionit të vet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore. 2. Asnjë organ ose institucion publik nuk ka të drejtë që në çfarëdo mënyre të ndikojë në pavarësinë funksionale të SHKK-së. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Director General leads SHKK’s work and is appointed through a public competition under the applicable procedure for senior management posts.
Neni 7 Udhëheqja e SHKK-së Me punën e SHKK-së udhëheq Drejtori i Përgjithshëm, i cili emërohet në bazë të konkursit publik sipas procedurës të legjislacionit në fuqi për emërimin në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: SHKK is responsible for organizing and supervising correctional detention activities and related prisoner support measures.
Neni 8 Veprimtaria e Shërbimit Korrektues 1. SHKK është përgjegjëse për: 1.1. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.2. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e burgimit të të miturve dhe masave edukuese në IK përveç nëse Kodi i Drejtësisë për të Mitur e parasheh ndryshe; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 1.3. zbatimin e masës se paraburgimit sipas Kodit të Procedurës Penale; 1.4. ndërmarrjen e masave të sigurisë për të ofruar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për jetë dhe punë; 1.5. ndërmarrjen veprimeve për ruajtjen e rendit, disiplinës dhe mbrojtjes së pronës në institucionet korrektuese të SHKK-së; 1.6. vlerësimin e rrezikut dhe nevojave për trajtimin e të burgosurve; 1.7. planifikimin, organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e programeve që i kontribuojnë risocializimit të burgosurve; 1.8. nxitjen, motivimin dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive punuese për të burgosur; 1.9. zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e të ardhurave përmes njësisë ekonomike të SHKK-së; 1.10. motivimin dhe krijimin e mundësive për arsimim dhe aftësim profesional për të burgosurit; 1.11. zhvillimin profesional të personelit të SHKK-së; 1.12. realizimin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe organizatat të cilat merren me çështjen e monitorimit e të drejtave të të burgosurve; 1.13. udhëzimin dhe mbështetjen ndaj personave të dënuar lidhur me planin e riintegrimit pas lirimit; 1.14. përmbushjen e obligimeve tjera sipas legjislacionit në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: SHKK has its own budget; ZKF prepares it, the director general approves and forwards it to the minister, and the budget must cover full operating costs.
Neni 9 Buxheti dhe menaxhimi financiar 1. SHKK ka buxhetin e vet të ndarë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. 2. ZKF përgatit buxhetin e SHKK-së dhe ia përcjellë drejtorit të përgjithshëm për miratim. Pas miratimit, drejtori i përgjithshëm ia përcjellë ministrit për shqyrtim dhe procedim të mëtejmë. 3. Buxheti duhet të mbulojë koston e plotë të funksionimit të SHKK-së dhe institucioneve korrektuese për garantimin e menaxhimit të vazhdueshëm sipas standardeve përkatëse. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service (SHKK) is made up of a central directorate with departments and divisions, and correctional institutions.
Neni 10 Organizimi dhe Funksionimi i Shërbimi Korrektues të Kosovës 1. SHKK përbëhet nga: 1.1. Drejtoria e Përgjithshme e nivelit qendror që funksionon me departamente dhe divizione si dhe; 1.2. Institucionet korrektuese. 2. Organizimi i brendshëm dhe funksionimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë sipas legjislacionit përkatës në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The General Directorate of the Correctional Service is authorized to oversee, coordinate, manage, investigate, and perform several internal correctional-service functions.
Neni 11 Drejtoria e Përgjithshme 1. Drejtoria e Përgjithshme e SHKK-së autorizohet të: 1.1. mbikëqyrë ligjshmërinë e punës dhe të veprimit të njësive organizative të institucioneve korrektuese përmes mekanizmave të saj; 1.2. hartojë projekt akte nënligjore, rregulla dhe procedura standarde veprimi nga fushë-veprimtaria e SHKK-së; 1.3. menaxhojë, vëzhgojë, analizojë dhe vlerësojë situatën e tërësishme operative dhe të sigurisë në kuadër të SHKK-së; 1.4. bëjë vlerësimin dhe klasifikojë rrezikshmërinë e të burgosurve; 1.5. mbikëqyrë trajtimin e të burgosurve në IK; 1.6. mbledhë dhe përpunojë informacione të cilat mund të paraqesin rrezik për institucionet e SHKK-së; 1.7. udhëheqë veprimet në kuadër të SHKK-së në rrethana të jashtëzakonshme ose urgjente; 1.8. koordinojë zhvillimin dhe implementimin e politikave strategjike shtetërore për të përmbushur obligimet dhe misionin e SHKK-së; 1.9. kujdeset për sigurimin e kushteve të punës, shëndetit dhe sigurisë për personelin; 1.10. koordinojë funksionet administrative të SHKK-së, duke përfshirë por jo duke u kufizuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, planifikimin e personelit, trajnimin dhe aftësimin e personelit të SHKK-së në mirëmbajtjen e të dhënave, sistemin e telekomunikimit, menaxhimin e buxhetit dhe të çështjeve financiare, prokurimin, inxhinieringun dhe logjistikën; 1.11. bashkëpunojë me institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, kulturore, fetare dhe akterët e tjerë relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë; 1.12. kryejë hetimet e brendshme administrative dhe koordinon punën e komisioneve përkatëse në nivel të SHKK-së; 1.13. kryejë punë të tjera të parapara me ligj, akte nënligjore apo urdhra. 2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The General Director must manage and represent SHKK and carry out a list of internal, operational, budget, policy, and cooperation responsibilities.
Neni 12 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Drejtori i Përgjithshëm në kuadër të funksioneve të tij ka këto përgjegjësi: 1.1. udhëheqë dhe përfaqëson SHKK-në; 1.2. planifikon, zhvillon, administron dhe menaxhon SHKK-në dhe është përgjegjës për garantimin e zbatimit të funksioneve që janë përcaktuar me legjislacionin në fuqi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 1.3. zbaton obligimet që rrjedhin nga Politikat Strategjike Shtetërore të Qeverisë së Republikës së Kosovës; 1.4. mbikëqyrë sigurinë në institucionet korrektuese për të garantuar ambient të sigurt për të burgosur dhe personelin e SHKK-së; 1.5. planifikon dhe ekzekuton buxhetin dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit në fuqi; 1.6. zbaton politika jo diskriminuese për personelin e SHKK-së duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë në të gjitha fushat dhe nivelet; 1.7. kordinon hartimin e politikave të SHKK-së; 1.8. mbikëqyrë ligjshmërinë e punës dhe të veprimit të njësive organizative të SHKK-së; 1.9. ushtron përgjegjësitë e përcaktuara me LESP lidhur me trajtimin e të burgosurve; 1.10. nxjerrë vendime, rregulla dhe procedura të brendshme për SHKK-në, të parapara me legjislacionin në fuqi; 1.11. jep urdhra operativ për vartësit e tij; 1.12. autorizon komisione hetuese të brendshme për zbatim të hetimeve administrative në kuadër të SHKK-së; 1.13. themelon komisione të përkohshme për çështje pune dhe autorizon përfaqësues për pjesëmarrje në grupe punuese, komisione dhe punëtori jashtë SHKK-së; 1.14. lidhë marrëveshje bashkëpunimi dhe kontrata në emër të SHKK-së me institucionet shtetërore dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare; 1.15. kryen edhe detyra të tjera të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.16. Drejtori i Përgjithshëm për përformancën dhe veprimtarinë e SHKK-së i përgjigjet Ministrit të Drejtësisë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article sets the eligibility requirements for General Director candidates and says the Government of Kosovo appoints the General Director for a 4-year term, renewable once.
Neni 13 Përzgjedhja dhe Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm 1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm janë: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 1.3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 1.4. të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; 1.6. të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit për Zyrtarët Publik. 2. Përveç kushteve që parashikohen në paragrafin 1. të këtij neni, kandidatët për t’u pranuar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm duhet t’i plotësojnë edhe kriteret e veçanta si: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2.1. të ketë përgatitje universitare; 2.2. të ketë së paku tetë (8) vite përvojë pune në Shërbimin Korrektues ose në institucionet e sigurisë prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë në pozitat e larta apo të mesme drejtuese. 3. Drejtori i Përgjithshëm emërohet për një mandat katër (4) vjeçar me të drejtë rizgjatje për të njëjtën pozitë edhe për një mandat. 4. Drejtori i Përgjithshëm emërohet në detyrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 5. Për qëllim të këtij neni institucionet e sigurisë janë: Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Dogana e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Article 14 says the Director General’s term can end for listed reasons, and the Minister must act if there is grounded suspicion of a criminal offence.
Neni 14 Përfundimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm 1. Drejtori i Përgjithshëm, lirohet, shkarkohet, apo i përfundon mandati kur: 1.1. është dënuar për vepër penale me vendim te formës se prerë sipas legjislacionit në fuqi; 1.2. arrin moshën për pension; 1.3. jep dorëheqje; 1.4. ka munguar në ushtrimin e detyrës për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj; 1.5. me mbarimin e mandatit; 1.6. për shkak të përformancës jo të mirë të dokumentuar. 2. Kur ekziston dyshimi i bazuar se Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së ka kryer vepër penale, Ministri njofton organet kompetente dhe ndërmerr veprimet e përcaktuara ndaj tij sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe për të njëjtat e njofton Qeverinë. 3. Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Ministri menjëherë cakton përkohësisht njërin nga Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm zëvendësues të Drejtorit të Përgjithshëm. 4. Me përfundimin e mandatit për Drejtor të Përgjithshëm, njësia përgjegjëse detyrohet të emërojë nëpunësin të cilin i mbaron mandati në një pozitë të mesme drejtuese e pastaj të ulët ose profesionale. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service has two deputy general directors, their selection follows the criteria for senior management appointments, and when a deputy director’s term ends the responsible unit must place that person in another suitable position.
Neni 15 Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm 1. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dy (2) zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm: 1.1. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Siguri-Operativë; 1.2. Zëvendësdrejtor i përgjithshëm për trajtim. 2. Procedura për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm bëhet përshtatshmërisht sipas kritereve për emërime në pozita të larta drejtuese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 3. Emërimi i zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi. 4. Procedura për përfundimin e marrëdhënies së punës nga pozita e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm bëhet përshtatshmërisht me dispozitat për përfundimin e marrëdhënies së punës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm, autoriteti vendimmarrës është Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së. 5. Me përfundimin e mandatit për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm, njësia përgjegjëse detyrohet të emërojë nëpunësin të cilin i mbaron mandati në një pozitë të mesme drejtuese e pastaj të ulët ose profesionale. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says the prison service economic unit can carry out economic activity, employ prisoners, generate income, trade surplus products, and the Minister of Justice may make agreements and issue a sublegal act for the unit.
Neni 16 Njësia Ekonomike 1. SHKK përmes njësisë përkatëse zhvillon aktivitete ekonomike, prodhuese, ofron shërbime, punëson të burgosurit dhe krijon të hyra për nevojat e SHKK-së me qëllim të risocializimit, plotësimin e nevojave të SHKK-së, uljen e kostos buxhetore të shpenzimeve. 2. Njësia ekonomike prodhon dhe përpunon produkte bujqësore dhe industriale nga punëtoritë e saj për nevojat e SHKK-së, produktet të cilat konsiderohen tepricë i plason në treg. 3. Në bazë të aktiviteti ekonomik njësia krijon të hyra dhe këto të hyra i shfrytëzon për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës. 4. Të hyrat e realizuara nga aktiviteti ekonomik do të shpenzohen në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. 5. Njësia Ekonomike, menaxhon me blerjet dhe shitjet, përgatit analiza për te hyrat nga institucionet përkatëse duke pasur për bazë kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si dhe veprimtarive prodhuese. 6. Ministri i Drejtësisë me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm mund të lidhë marrëveshje me operatorë të ndryshëm ekonomikë sipas legjislacionit përkatës në fuqi. 7. Struktura organizative e Njësisë Ekonomike rregullohet me aktin nënligjor për organizimin dhe sistematizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. 8. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për funksionimin e kësaj njësie. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article requires prison authorities to assess convicted persons and detainees, update those assessments when needed, and assign placement and treatment planning through the relevant unit and director.
Neni 17 Vlerësimi dhe Klasifikimi i të Burgosurve 1. SHKK bënë vlerësimin individual të rrezikut dhe të nevojave për të gjithë të dënuarit përmes Njësisë për Vlerësim dhe Klasifikim. 2. Vlerësimi i sigurisë për të paraburgosur bëhet nga IK ku janë të pranuar të paraburgosurit. 3. Njësia për Vlerësim dhe Klasifikim pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit për të dënuarit të cilët janë pranuar në IK bënë rivlerësimin individual të rrezikut dhe të nevojave përmes mekanizmave të saj. 4. Pas procesit të vlerësimit hartohet plani individual për ekzekutimin e dënimit sipas specifikave të secilit të dënuar. 5. Drejtori i Përgjithshëm ose i autorizuari i tij me vendim përcakton vendosjen e personit të dënuar në IK ku do të zbatohet plani individual i trajtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 6. IK mund të kërkojnë nga Njësia për Vlerësim dhe Klasifikim të bëjë rivlerësimin e planit individual për shkak të nevojave të dënuarit dhe rrethanave tjera të reja të krijuara, pas rivlerësimit nëse i dënuari duhet të transferohet në një Institucion tjetër, Njësia e Vlerësimit dhe Klasifikimit i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm të vendos për transfer. 7. Vlerësimi dhe klasifikimi i të burgosurve bëhet nga zyrtarët vlerësues të trajnuar. 8. Struktura organizative e Njësisë për Vlerësim dhe Klasifikim rregullohet me aktin nënligjor për organizimin dhe sistematizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës të nxjerr nga Qeveria e Kosovës. 9. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për funksionimin e kësaj njësie. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service’s intelligence unit must manage and protect intelligence information, warn the Director General based on information assessments, identify threats, share information with competent institutions, and cooperate with other competent institutions.
Neni 18 Inteligjenca e Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes Njësisë së Inteligjencës bënë: planifikimin, mbledhjen, sistemimin, analizimin, shpërndarjen dhe mbrojtjen e informacionit të inteligjencës specifike që paraqesin kërcënim dhe rrezik për rendin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese. 2. Në bazë të vlerësimit të informacionit Njësia për Inteligjencë paralajmëron Drejtorin e Përgjithshëm të SHKK-së dhe kërkon ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të kërcënimit të sigurisë ndaj SHKK-së dhe institucioneve korrektuese. 3. Inteligjenca e SHKK-së për të mbledhur informacion gjatë punës së saj do të zbatojë teknikat e specializuara të inteligjencës korrektuese, teknologjitë dhe praktikat më të mira të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 4. Njësia e inteligjencës së SHKK-së është përgjegjëse për identifikimin e individëve dhe grupeve që paraqesin kërcënim të sigurisë në institucionet korrektuese, informimin, shkëmbimin e informacioneve dhe inteligjencës me institucionet kompetente. 5. Inteligjenca e SHKK-së bashkëpunon me institucionet tjera kompetente me qëllim mbrojtjes së sigurisë së përgjithshme. 6. Struktura organizative e Njësisë së Inteligjencës rregullohet me aktin nënligjore për organizimin dhe sistematizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. 7. Funksionimi i Njësisë së Inteligjencës bëhet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Drejtësisë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article assigns the prisoner escort unit and its officials duties for escorting prisoners outside IK, including carrying out competent authorities’ orders and ensuring prisoner safety.
Neni 19 Përcjellja e të Burgosurve 1. SHKK përmes Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve bënë zbatimin e urdhëresave dhe kërkesave të organeve kompetente për përcjelljen dhe shoqërimin e të burgosurve jashtë IK në: 1.1. Gjykata; 1.2. Prokurori; 1.3. Spitale; 1.4. Shikim të vendit të ngjarjes; 1.5. Transferime mes IK; 1.6. Përcjellje humanitare; 1.7. Përcjellje të tjera sipas nevojës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2. Zyrtarët e NJPB-së janë përgjegjës për sigurinë e të burgosurve gjatë përcjelljes jashtë IK. 3. Zyrtarët e NJPB-së gjatë përcjelljes së të burgosurit janë të autorizuar të bartin armën zyrtare dhe pajisjet tjera të sigurisë sipas legjislacionit në fuqi. 4. Struktura organizative e NJPB rregullohet me aktin nënligjore për organizimin dhe sistematizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. 5. Funksionimi i NJPB bëhet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: SHKK must provide workplace health protections and periodic medical examinations for its employees; personnel may receive health services during working hours.
Neni 20 Trajtimi shëndetësor i Personelit të Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Kujdesi shëndetësor për personelin e SHKK-së bëhet sipas legjislacionit në fuqi. 2. Gjatë orarit të punës personeli i SHKK-së mund të marrë shërbime shëndetësore adekuate nga njësia shëndetësore e IK, duke përfshirë edhe shërbime diagnostikuese, farmaceutike, dhe të transportit deri në institucionin shëndetësor përkatës. 3. SHKK-ja është përgjegjëse për të krijuar kushte të punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës dhe të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit qe ka pësuar lëndime në punë apo sëmundje profesionale sipas legjislacionit në fuqi. 4. SHKK është e detyruar t’iu sigurojë të punësuarve kontrollime mjekësore në institucione shëndetësore licencuara për shërbime nga mjekësia e punës së paku një herë ne tri (3) vite. KAPITULLI III INSTITUCIONET KORREKTUESE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article lists the types of correctional institutions and related units and facilities used for detention and prisoner treatment.
Neni 21 Llojet e institucioneve korrektuese 1. Shërbimi Korrektues me qëllim të ekzekutimit të sanksioneve penale si: dënimit me burgim dhe me burgim të përjetshëm, dënimin me burgim për të mitur, masën edukuese korrektuese për të mitur si dhe masën e paraburgimit, përbëhet nga këto Institucione Korrektuese: 1.1. Qendrat Korrektuese; 1.2. Qendrat e Paraburgimit; 1.3. Institucionet e Sigurisë së Lartë. 2. Në kuadër të një Institucioni Korrektues mund të ekzistojnë njësi të tipit të mbyllur, gjysmë të hapur dhe të hapur, varësisht nga nevojat e institucionit. 3. Brenda institucioneve korrektuese ekzistojnë edhe stacionar për trajtimin dhe ekzaminimin shëndetësor për të burgosur. 4. Në Qendrën korrektuese për femra ekziston objekti i posaçëm për trajtimin e të burgosurave shtatzëna dhe nënave me fëmije deri në moshën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, si dhe njësia për femra të mitura. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Correctional institutions may be closed, semi-open, or open depending on security level and how prisoners are treated.
Neni 22 Tipet e Institucioneve Korrektuese 1. Në bazë të shkallës së sigurisë dhe mënyrës së trajtimit të burgosurve, institucionet korrektuese mund të jenë të tipit të mbyllur, gjysmë të hapur dhe të hapur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2. Institucionet korrektuese të tipit të mbyllur kanë elemente maksimale të sigurisë fizike dhe materiale siç janë: muret e larta rrethuese apo rrethoja me staf të armatosur, pajisjet teknike dhe masat tjera të sigurisë. 3. Institucionet korrektuese të tipit gjysmë të hapur kanë elemente të mesme të sigurisë fizike dhe materiale. 4. Institucionet korrektuese të tipit të hapur kanë elemente të ulët sigurisë fizike dhe materiale. Sjellja e personave të dënuar bazohet në vetë disiplinën e tyre dhe përgjegjësinë personale kurse personeli korrektues mbikëqyrë lëvizjen dhe punën e personave të dënuar. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may issue a subordinate act, on the proposal of the Director General, to establish, change, or dissolve a correctional institution.
Neni 23 Themelimi, ndryshimi dhe shuarja e Institucionit Korrektues Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për themelimin, ndryshimin apo shuarjen e Institucionit Korrektues, me cilin akt përcaktohet lloji, tipi dhe selia e Institucionit Korrektues. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Institucionet korrektuese duhet të ekzekutojnë dënimet dhe masat e caktuara nga gjykata dhe të kujdesen për sigurinë, kushtet e jetesës, punën e stafit, të drejtat e të burgosurve dhe programet e risocializimit.
Neni 24 Përgjegjësitë e Institucioneve Korrektuese 1. Institucionet korrektuese bëjnë ekzekutimin e sanksioneve penale me burgim, burgimit të përjetshëm, masën e paraburgimit, dënimin me burg për të mitur dhe masën edukative korrektuese për të mitur sipas aktgjykimeve, aktvendimeve dhe urdhëresave të gjykatave kompetente. 2. Ndërmerr masa për të siguruar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë. 3. Ofron kushte të përshtatshme për jetesë për të burgosurit dhe kushte optimale për punë për personelin e SHKK-së. 4. Mundëson realizimin e të drejtave të burgosurve sipas legjislacionit në fuqi. 5. Miratimin, zhvillimin dhe implementimin e programeve për edukim dhe aftësim profesional si dhe programeve tjera për risocializimin dhe riedukimin e të burgosurve. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The director of the correctional institution must manage and supervise the institution’s work, ensure lawful admission and release of prisoners, and carry out other listed responsibilities.
Neni 25 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit të Institucionit Korrektues 1. Drejtori i IK organizon, udhëheq, kontrollon veprimtarinë e përgjithshme të IK sipas legjislacionit në fuqi, udhëzimeve dhe urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së. 2. Siguron ligjshmërinë e pranimit dhe lirimit te burgosurit. 3. Ndërmerr masa për të ruajtur dhe garantuar një ambient të përshtatshëm për jetën e të burgosurve dhe zhvillimin e aktiviteteve në IK. 4. Është përgjegjës për planifikimin e ekzekutimit të dënimit. 5. Është përgjegjës për aktivitetin e IK në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe për trajtimin e barabartë të personave të burgosur. 6. Është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e financave për IK. 7. Siguron kushte për punë për personelin e IK. 8. Koordinon, kontrollon dhe siguron zbatimin e detyrave dhe programeve të punës përmes mekanizmave të brendshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 9. Vendos për masat disiplinore ndaj të dënuarve. 10. Trajton dhe u përgjigjet ankesave dhe kërkesave të burgosurve në IK sipas kompetencës së tij. 11. I raporton Drejtorit të Përgjithshëm. 12. Kryen detyra dhe obligime tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Director of the Correctional Institution must be appointed according to the procedures for movement and promotion under the Public Officials Law.
Neni 26 Emërimi i Drejtorit të Institucionit Korrektues Emërimi në pozitën e Drejtorit të IK bëhet përshtatshmërisht me procedurat e lëvizjes dhe ngritjes në detyrë sipas Ligjit për Zyrtarë Publikë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Correctional institutions must have one deputy director, with limited exceptions allowing up to two in certain high-security or complex institutions.
Neni 27 Emërimi i zëvendësdrejtorit të IK 1. Institucionet Korrektuese kanë nga një zëvendësdrejtor, përjashtimisht institucionet e sigurisë së lartë dhe institucionet me veprimtari komplekse dhe me numër të madh të punësuarve dhe kapacitete të lartë të burgosurve mund t’i kenë deri në dy (2) zëvendësdrejtorë. 2. Procedura për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve të IK bëhet përshtatshmërisht sipas kritereve të parapara për pozitën drejtor i IK. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says who makes up the Kosovo Correctional Service personnel and how those personnel are classified.
Neni 28 Personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Personelin e Shërbimit Korrektues të Kosovës e përbëjnë: 1.1. nëpunësit civil; 1.2. zyrtarët korrektues profesional të armatosur në uniformë dhe grada të rregulluara me këtë Ligj; 1.3. stafi mbështetës përbëhet nga stafi teknik dhe administrativ të cilët kryejnë veprimtari ndihmëse. 2. Personeli i SHKK sipas paragrafit 1. të këtij neni janë nëpunës civil dhe nëpunës të uniformuar të sigurisë, sipas këtij ligji dhe ligjit për zyrtarët publikë. 3. Personeli i Shërbimit Korrektues sipas paragrafit 1. të këtij neni janë nëpunës civil me status të veçantë sipas ligjit për zyrtarët publikë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Personeli i SHKK-së ka të drejta për shtesë rrezikshmërie, pagë jubilare, shujtë ditore, kompensim në vdekje në detyrë dhe tri paga bruto në pensionim; SHKK duhet të paguajë disa shpenzime kur ndodh vdekje në detyrë.
Neni 29 Të Drejtat e Personelit të SHKK-së 1. Përveç të Drejtave që janë të përcaktuara me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit të Punës, personeli i SHKK-së ka edhe këto të drejta dhe detyrime specifike: 1.1. e drejta e shtesës së rrezikshmërisë mbi pagë: 1.1.1. personeli i SHKK-së për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut të lartë dhe të drejtpërdrejt me të burgosur me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë, dënim dhe dënim të përjetshëm, sëmundje infektive çrregullime mendore, ekspozimit rrezikut gjatë përcjelljes së të burgosurit jashtë institucionit korrektues, gëzon shtesë mbi page për rrezikshmëri në pune; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 1.1.2. kategorizimi i personelit të SHKK-së që përfiton shtesë mbi pagë për rrezikshmëri do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Drejtësisë. 1.2. e drejta e pagës jubilare: 1.2.1. personeli i SHKK-së gëzon të drejtën e një page jubilare për çdo dhjetë (10) vite përvojë pune të pandërprerë në vlere të një page bazë. 1.3. e drejta në shtesë të një page bazë në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes; 1.4. e drejta e një shujte ditore: 1.4.1. personeli i SHKK-së gjatë kryerjes së detyrës zyrtare e gëzon të drejtën e një shujte ditore; 1.4.2. vlera e shujtës ditore përcaktohet me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm. 1.5. e drejta në kompensim për vdekje në detyrë apo në kryerje të detyrës. 1.5.1. SHKK paguan shpenzimet e ceremonisë së varrimit për personelin e SHKK-së që vdesë gjatë kryerjes së detyrës apo që ndërlidhet me detyrën zyrtare. Vendvarrimi do të caktohet nga anëtarët e familjes. 2. SHKK do t’i paguajë shpenzimet në vijim: 2.1. transportin për bartjen e kufomës; 2.2. shpenzimet e udhëtimit për dy (2) persona shoqërues; 2.3. shpenzimet e funeralit që nuk janë paguar në forma të tjera; 2.4. shpenzimet e tjera me aprovimin e ministrit. 3. SHKK-ja do të kompensojë bashkëshortin apo bashkëshorten, fëmijët nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare të personelit të SHKK-së i cili vdes gjatë kryerjes së detyrës apo që ndërlidhet me detyrën zyrtare me një ndihmë financiare të menjëhershme në një shumë që është e barabartë me pagën mujore bruto të shumëzuar me gjashtë(6). Në raste të caktuara sipas vlerësimit, Qeveria mund të ndaj shumë më të lartë financiare të menjëhershme për ta. 4. Personeli i SHKK-së gëzon të drejtën e tri (3) pagave bruto me rastin e pensionimit të rregullt. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Correctional personnel may not strike, may express grievances through organized protests under representative and union bodies if SHKK functionality is not endangered, and may not carry official weapons during protests.
Neni 30 Grevat dhe protestat 1. Personeli korrektues nuk ka të drejtë të bëjë grevë, por ka të drejtë t’i shprehë pakënaqësitë e tij nëpërmjet protestave të organizuara dhe të udhëhequra nga organet përfaqësuese dhe sindikale, përderisa nuk rrezikohet funksionaliteti i SHKK-së. 2. Në rast të protestave, personelit korrektues të SHKK-së, i ndalohet që gjatë protestës të bartin armën zyrtare. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: SHKK personnel must keep information confidential, handle it according to applicable law, and must not disclose certain inmate-related or confidential data to the public or third parties.
Neni 31 Konfidencialiteti i të dhënave 1. Personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar të ruajnë dhe trajtojnë informacionet ne pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2. Personelit të SHKK-së i ndalohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të burgosurve si dhe të dhëna me karakter konfidencial. 3. Personeli SHKK-së janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: SHKK personnel must follow orders from superiors, but an official who doubts an order’s legality must not carry it out until it is confirmed in writing, unless doing so would be a criminal offence.
Neni 32 Zbatimi i urdhrave 1. Personeli i SHKK-së është i detyruar të zbatojë urdhrat e dhënë nga eprorët sipas shkallës funksionale dhe sipas hierarkisë së gradës. Urdhrat duhet të jepen në përputhje me detyrën funksionale si dhe të mos jenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. 2. Në rast se zyrtari dyshon për ligjshmërinë e urdhrit të eprorit, ai nuk e zbaton urdhrin e paligjshmen por informon pa vonesë eprorin e personit që ka dhënë urdhrin dhe kërkon konfirmimin me shkrim nga ana e tij. 3. Zyrtari ka detyrim të zbatojë urdhrin e konfirmuar me shkrim sipas paragrafit 2. të këtij neni, me përjashtim të rastit kur zbatimi i tij përbënë vepër penale. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: SHKK personnel must avoid conflicts between private interests and their public role, and must act in line with this law and the conflict-of-interest rules in force.
Neni 33 Detyrimi për shmangien nga konflikti i interesit Personeli i SHKK-së duhet të mos lejojë që interesat e tyre private të bien ndesh me pozitën e tyre publike, të shmangin kryerjen e detyrave private ose publike, që bien ndesh me pozitën e tyre dhe që mund të krijojnë konflikt interesi. Personeli i SHKK-së veprojnë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit. KAPITULLI IV MARRËDHËNIA E PUNËS PËR ZYRTAR KORREKTUES KRITERET SHTESË DHE PROCEDURA E VEÇANTË - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says cadet recruitment for correctional officers must follow merit, professional ability, transparency, impartiality, integrity, non-discrimination, equal opportunity, and the right to complain.
Neni 34 Themelimi i marrëdhënies së punës kadet për zyrtarë korrektues 1. Themelimi i marrëdhënies së punës për pozitën kadet për zyrtar korrektues në Shërbimin Korrektues bëhet në pajtim me parimin e meritës, aftësisë profesionale, transparencës së procesit, paanshmërisë, integritetin, mos-diskriminimit, mundësive të barabarta dhe të drejtën për t’u ankuar. 2. Të drejtë konkurrimi dhe punësimi në pozitën kadet për zyrtar korrektues, kanë të gjithë personat të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me konkursin publik, i cili bazohet në këtë Ligj dhe në Ligjin për Zyrtarët Publikë. 3. SHKK ofron mundësi të njëjta punësimi të gjithë personave të interesuar pa dallim përkatësie etnike, gjinie, ngjyre, religjioni, bindje politike, me kusht që ata t’i përmbushin kriteret e përcaktuara në konkursin e shpallur. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Institutions korrektuese must identify and assess vacancies and new job needs for correctional officers, then send the request to the SHKK human resources unit. The General Directorate of SHKK must periodically plan recruitment needs.
Neni 35 Identifikimi, vlerësimi dhe planifikimi i vendeve të lira të punës 1. Identifikimi i vendeve të lira të punës kadet për zyrtar korrektues si dhe vlerësimi i nevojave për vende të reja të punës bëhet nga institucionet korrektuese dhe kërkesa i dërgohet njësisë së burimeve njerëzore të SHKK-së. 2. Planifikimi periodik i nevojave për rekrutim bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e SHKK-së. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The General Directorate of the Correctional Service carries out recruitment in line with staffing needs and budget availability, and the General Director decides whether to announce the competition.
Neni 36 Procesi i rekrutimit 1. Procesi i rekrutimit zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e SHKK-së në pajtim me nevojat për kadet për zyrtar korrektues sipas planit të personelit dhe pas konfirmimit të disponushmërisë së mjeteve buxhetore për pozitat përkatëse. 2. Pas plotësimit të kushteve nga paragrafi 1. i këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm merr vendim për shpalljen e konkursit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The recruitment process for the cadet position for a correctional officer may not last more than 4 months.
Neni 37 Afati i procesit të rekrutimit Afati i procesit të rekrutimit për pozitën kadet për zyrtar korrektues llogaritet nga shpallja e konkursit e deri në publikimin e listës përfundimtare të kandidatëve dhe nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: For this job competition, SHKK must publish the announcement publicly and include specified application details.
Neni 38 Konkursi për punësim 1. Konkursi për punësim për pozitën kadet për zyrtar korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës bëhet përmes shpalljes publike në platformën shtetërore të punësimit dhe në web faqen zyrtare të SHKK-së, jo më vonë se pesë (5) ditë pas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe i njëjti shpallet në faqen zyrtare të SHKK në gjuhët zyrtare në pajtim me ligjin për gjuhët. 2. Shpallja e konkursit për punësim përmbajë të dhënat si në vijim: 2.1. emri i institucionit; 2.2. pozita dhe përshkrimi i vendit të punës si dhe numri i referencës; 2.3. kriteret për aplikim-pjesëmarrje në procesin e rekrutimit; 2.4. koeficienti\grada e pagës; 2.5. kualifikimet e nevojshme arsimore; 2.6. moshën; 2.7. kohëzgjatjen e emërimit, si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese; 2.8. dokumentacioni i nevojshëm për aplikim; 2.9. njoftime për testet të cilave do t’u nënshtrohet kandidati, si dhe broshura informuese për të gjitha fazat e testimit të kandidatëve; 2.10. mënyrën, vendin dhe adresën e saktë ku merren dhe dorëzohen aplikacionet; 2.11. datën e mbylljes së konkurrimit e cila duhet të jetë së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit; 2.12. njoftimin për mos pranimin e aplikacioneve pas afatit si dhe njoftimin për refuzimin e aplikacionit në rast se janë të mangëta; 2.13. konkursi publik përmban klauzolën ‘’Shërbimi Korrektues i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitet në Kosovë’’; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2.14. vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen përmes webfaqes zyrtare të SHKK-së. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Applicants for correctional officer posts must meet special eligibility conditions and submit specified application documents.
Neni 39 Kushtet e veçanta për rekrutim për pozitën kadet për zyrtarë korrektues 1. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë korrektues përpos kushteve të përgjithshme të paraparë me Ligjin për zyrtarë publikë, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte e veçanta si në vijim: 1.1. të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri në arritjen e moshës tridhjetë (30) vjet; 1.2. të jete në gjendje të mirë psiko-fizike; 1.3. të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh në fytyrë, qafë apo duar; 1.4. të mos jetë nën hetime për vepër penale. 2. Dokumentacioni për aplikim duhet të përmbajë: 2.1. formularin e aplikimit; 2.2. kopjen e diplomës për arsimin e mesëm, përkatësisht të mesëm të lartë ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit, kopja e diplomës e nostifikuar; 2.3. CV-në; 2.4. vërtetimin nga organi kompetent që nuk është nën hetime; 2.5. kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Applications are received and registered by the Human Resources Unit, which must also prepare the applicant list and send it with candidate files to the Chair of the Selection Committee within 5 working days after the competition closes.
Neni 40 Pranimi i aplikacioneve 1. Aplikacionet e kandidatëve pranohen dhe regjistrohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore. 2. Pas mbylljes së konkursit por jo me vonë se pesë (5) ditë pune, Njësia e Burimeve Njerëzore përgatitë listën e aplikantëve dhe të njëjtën së bashku me dosjet e kandidatëve ia dorëzon Kryesuesit të Komisionit përzgjedhës. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Director General appoints a selection committee, whose members must be experienced and competent employees.
Neni 41 Komisioni përzgjedhës 1. Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm emërohet Komisioni përzgjedhës, i cili përbëhet prej kryesuesit dhe katër (4) anëtarëve nga radhët e personelit të SHKK-së dhe siguron përfaqësim gjinor dhe etnik. 2. Anëtarët e Komisionit për rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve duhet të jenë punonjës me përvojë profesionale në fusha të ndryshme dhe kompetentë për të bërë vlerësimin e kandidatëve në fushat përkatëse. 3. Komisioni nga paragrafi 1. i këtij neni ka përgjegjësitë si në vijim: 3.1. shqyrtimin, vlerësimin e aplikacioneve si dhe hartimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret sipas konkursit; 3.2. përgatitjen, organizimin dhe vlerësimin testimeve sipas këtij neni; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 3.3. shqyrtimin e kërkesave për rivlerësim të kandidatëve; 3.4. përgatitjen e raportit dhe listën përfundimtare të kandidatëve të suksesshëm. 4. Mandati i komisionit përfundon me përfundimin e procedurës se rekrutimit. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Qualified candidates must go through the testing steps in order: written test, physical skills test, oral interview, and health test. If a candidate fails one selection stage, they may not continue to later recruitment stages.
Neni 42 Procedura e testimit 1. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs, i nënshtrohen procedurave të testimit sipas radhitjes në vijim: 1.1. testi me shkrim; 1.2. testimi i shkathtësive fizike; 1.3. intervista me gojë, si dhe 1.4. testi shëndetësor. 2. Kandidati i cili dështon në njërën nga fazat e përzgjedhjes nuk ka të drejtë të vazhdojë në fazat tjera të procesit të rekrutimit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The written test must be in the official languages, have 50 questions, score 2 points for each correct answer, and require a minimum of 70 points to pass.
Neni 43 Testimi me shkrim 1. Testi me shkrim përpilohet në gjuhët zyrtare dhe përbëhet nga pesëdhjetë (50) pyetje. Secila përgjigje e saktë ka vlerën e dy (2) poenëve dhe testi duhet të vlerësojë njohuritë në këto fusha: 1.1. katër dhjetë për qind (40%) njohuri të përgjithshme; 1.2. tridhjetë për qind (30%) njohuri për vendin e punës, si dhe 1.3. tridhjetë për qind (30 %) matematikë dhe gjuhë e letërsi. 2. Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar me sukses testin është shtatëdhjetë (70) poenë të testit. 3. Koha e testimit zgjatë një (1) orë e tridhjetë (30) minuta. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Physical fitness testing must be described in the form/brochure, medical personnel must be present during testing, and a candidate who says they are healthy and willing must complete and sign a liability waiver form. The test is assessed in three elements: running, push-ups, and sit-ups/abdominal exercises; failing one element means failure.
Neni 44 Testimi i shkathtësive fizike 1. Standardet e testimit të shkathtësive fizike duhet të jenë të përshkruara në formularin, respektivisht në broshurën e shkathtësive fizike. 2. Gjatë procesit të testimit të shkathtësive fizike, përveç komisionit përzgjedhës duhet të jetë prezent edhe personeli mjekësor. 3. Nëse kandidati deklaron se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i gatshëm t’i nënshtrohet testit të shkathtësive fizike, nga ai do të kërkohet që ta plotësojë dhe nënshkruajë formularin i cili SHKK-në e liron nga përgjegjësia dhe dëmshpërblimi, nëse atij gjatë këtij procesi i shkaktohet ndonjë problem shëndetësor apo lëndim fizik. 4. Vlerësimi i rezultatit të testit fizik bëhet në tri (3) elemente si: vrapim, pompa dhe barkore. Nëse kandidati nuk arrin të kaloj me sukses njërën nga këto elemente konsiderohet se ka dështuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: During the oral interview, the candidate is assessed on presentation, communication, general knowledge, analytical ability, decision-making, motivation, commitment, and confidence. The candidate must score at least 60 out of 100 points to continue in the recruitment process.
Neni 45 Intervista me gojë 1. Me rastin e intervistimit me gojë, kandidati vlerësohet për mënyrën e paraqitjes dhe prezantimit, aftësisë komunikuese, njohurive të përgjithshme, aftësisë për të analizuar, vendimmarrja, motivimi, përkushtimi dhe vetëbesimi. 2. Kandidati duhet të arrijë së paku një rezultat prej gjashtëdhjetë (60) nga njëqind (100) poenët e mundshme për të vazhduar më tutje me procesin e rekrutimit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Only candidates with the maximum required recruitment points must undergo a health test, which is carried out by the relevant health institution.
Neni 46 Testimi shëndetësor 1. Testit shëndetësor do t’i nënshtrohen vetëm kandidatët të cilët kanë arritur poena maksimalë sipas numrit të kërkuar për rekrutim. 2. Nëse njëri nga kandidatët nuk është në gjendje të mirë shëndetësore sipas raportit mjekësor, do të ftohen kandidatë sipas radhës me numrin më të madh të poenëve në listë, në rastet kur kandidatët sipas radhës kanë numër të barabartë të poenëve ftohet kandidati me emër sipas alfabetit. 3. Testi shëndetësor kryhet nga institucioni përkatës shëndetësor, i cili përfshinë por nuk kufizohen në: 3.1. aftësitë dëgjimore; 3.2. testet për shiqim (pranë, në distancë, ngjyra, periferike); 3.3. ekzaminimi i mushkërive; 3.4. forca (supe, qafë, shpinë, gishti); 3.5. aftësitë motorike dhe sistemi nervor; 3.6. ekzaminimi i lëkurës; 3.7. ekzaminimi skeletor; 3.8. gama e lëvizjes; 3.9. kardiovaskulare ( tre (3) minuta test i hapit); 3.10. testi për vartësi nga droga. 4. Institucioni kompetent mjekësor lëshon raportin për gjendjen shëndetësore të kandidatit i cili është bazë për vendimmarrje të komisionit nëse kandidati kalon apo nuk kalon. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: A candidate is considered successful if they score the most points in the written test and oral interview, score at least 65% of the maximum points, and pass the health assessment test.
Neni 47 Rezultatet e kërkuara për emërim Kandidati i suksesshëm konsiderohet ai i cili në testin me shkrim dhe intervistën me gojë ka arritur të grumbullojë me së shumti poenë por jo më pak se gjashtëdhjetë e pesë për qind (65 %) të maksimumit të pikëve të caktuara, me kusht të ketë kaluar testin e vlerësimit shëndetësor. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The selection commission must prepare a final report and a final list of successful candidates after recruitment procedures are completed, with a recommendation for the General Director.
Neni 48 Raporti përfundimtar Komisioni përzgjedhës i emëruar në pajtim me dispozitat e këtij Ligji, pas përfundimit të gjitha procedurave të rekrutimit, përgatitë raportin dhe listën përfundimtare të kandidatëve të suksesshëm, me rekomandim për Drejtorin e Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Pas aprovimit të listës së kandidatëve nga Drejtori i Përgjithshëm, Njësia e Burimeve Njerëzore duhet t’i shpallë rezultatet përfundimtare në webfaqen e SHKK brenda 3 ditëve.
Neni 49 Shpallja e rezultateve 1. Pas aprovimit të listës së kandidatëve nga Drejtori i Përgjithshëm, Njësia e Burimeve Njerëzore, në afat prej tri (3) ditëve shpallë rezultatet përfundimtare në webfaqe të internetit të SHKK. 2. Shpallja përmban të dhënat e kandidatëve si dhe pikët e fituara gjatë procesit të përzgjedhjes. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Pas çdo faze rekrutimi, Njësia e Burimeve Njerëzore publikon listën preliminare; kandidatët e pakënaqur mund të kërkojnë rishqyrtim brenda 3 ditëve; komisioni vendos brenda 5 ditëve; pastaj publikohet lista përfundimtare dhe njoftimi për testin vijues.
Neni 50 Kërkesa për rishqyrtim 1. Pas përfundimit të çdo faze të procesit të rekrutimit, Njësia e Burimeve Njerëzore në kuadër të SHKK-së, publikon listën preliminare të kandidatëve. 2. Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të kërkojnë rishqyrtim të vlerësimit. 3. Kërkesa për rishqyrtim i drejtohet Komisionit përkatës përzgjedhës, në afat prej tri (3) ditësh, nga dita e publikimit të listës preliminare. 4. Komisioni përzgjedhës shqyrton dhe vendos për kërkesën nga paragrafi 2. i këtij neni në afat prej pesë (5) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. 5. Pas vendimit të komisionit për kërkesat për rishqyrtim, Njësia e Burimeve Njerëzore publikon në webfaqen zyrtare të SHKK-së listën përfundimtare të kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën përkatëse, së bashku me njoftimin për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit të fazës pasuese. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: A dissatisfied candidate may file a complaint with the competent body within 30 days after the final list of successful candidates is published.
Neni 51 E drejta në ankesë Pas publikimit të listës përfundimtare të kandidatëve të suksesshëm, në afat prej tridhjetë (30) ditëve, kandidati i pakënaqur ka të drejtë të parashtrojë ankesë tek organi kompetent. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Successful candidates are invited to sign an employment contract; cadets then train at AKSP and are appointed as correctional officers only after passing all modules and certification.
Neni 52 Emërimi kadet për zyrtar korrektues 1. Pas konfirmimit nga Njësia e Burimeve Njerëzore për rregullsinë e procedurave të përcaktuara më këtë Ligj, kandidatët e suksesshëm ftohen për nënshkrimin e kontratës për punësim. 2. Kontrata nga paragrafi 1. i këtij neni nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së dhe nga i punësuari dhe përmban elementet e përcaktuara me legjislacionin përkatës të punës në fuqi. 3. Pas procedurës se rekrutimit, kadet e pranuar për zyrtarë korrektues i nënshtrohet trajnimit themelor ne AKSP, kadeti emërohet zyrtar korrektues pas kalimit me sukses te gjitha moduleve te trajnimit dhe certifikimit. 4. Në rast se kadeti në AKSP edhe pas riprovimit nuk kalon ndonjërin nga modulet e trajnimit themelor atij i ndërpritet kontrata. 5. Kandidatët lidhin kontratë të punës me Shërbimin Korrektues, e cila përfshinë periudhën provuese një (1)vit. 6. Pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, kontrata lidhet në bazë të dispozitave legjislacionit në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS KAPITULLI V GRADAT E ZYRTARËVE KORREKTUES - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The grading system for correctional officers follows listed grades, and the Justice Minister issues the act regulating promotion procedures and conditions.
Neni 53 Sistemi i Gradave 1. Sistemi i gradimit për zyrtarët korrektues është në përputhje me gradat vijuese: 1.1. kadet për zyrtar korrektues; 1.2. zyrtar korrektues; 1.3. mbikëqyrës; 1.4. mbikëqyrës i Lartë; 1.5. udhëheqës i Njësisë. 2. Procedura dhe kushtet për gradim të zyrtarëve korrektues rregullohet me aktin e nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Correctional officers have primary duties to provide security, protect prisoners, follow lawful orders and ethics rules, and maintain correctional institution property.
Neni 54 Detyrat e Zyrtarit Korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Zyrtari Korrektues, në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ka këto detyra primare: 1.1. ofron siguri në institucionet korrektuese; 1.2 merr masat e sigurisë për zhvillimin e veprimtarive të të burgosurve në institucionet korrektuese; 1.3. zbaton rregullat e sigurisë gjatë shoqërimit apo transferimit të të burgosurve; 1.4. merr masa për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave të burgosur; 1.5. angazhohet në aktiviteteve rehabilituese për të burgosur nëse ka shkathtësi dhe kualifikim përkatës; 1.6. ndërmerr veprime konkrete në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës dhe dukurive tjera negative; 1.7. zbaton urdhërat e ligjshëm sipas zingjirit komandues; 1.8. zbaton Kodin e Etikës Profesionale për zyrtarët korrektues; 1.9. ruan dhe mirëmban pronën e IK-së; 1.10. kryen edhe detyra shtesë sipas përshkrimit të detyrave të vendit të punës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Correctional officers must take ongoing professional training after each rank appointment, and those working with special prisoner groups must also complete special training and qualifications. Correctional staff have a right to improve job-related skills through professional education and continuous training funded by public funds, foreign donors, or their own income.
Neni 55 Aftësimi profesional 1. Zyrtarët korrektues pas çdo emërimi në gradë, duhet të ndjekë trajnimin vazhdues të rritjes së aftësive profesionale për gradën përkatëse. 2. Zyrtarët korrektues të cilët punojnë me grupe të veçanta të të burgosurve, si: të miturit, personat me aftësi të kufizuara, persona me nevoja të veçanta, etj., duhet të kryejnë trajnime dhe kualifikime të veçanta në fushat përkatëse. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 3. Personeli korrektues kanë të drejtën të përmirësojnë aftësitë profesionale për vendin e punës nëpërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet publike, nga donatorë të huaj apo nga të ardhurat vetanake. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This article lets correctional officers move between correctional institutions on a temporary or permanent basis, under specified request, recommendation, and approval steps.
Neni 56 Transferimi i zyrtareve korrektues 1. Zyrtari korrektues mund të transferohet nga një institucion korrektues në tjetrin si: 1.1. transfer i përkohshëm; 1.2. transfer i përhershëm. 2. Transferimi i përkohshëm bëhet me vendim te Drejtorit te Përgjithshëm për nevojat e Institucioneve Korrektese apo me kërkesën e zyrtarit korrektues deri ne gjashtë (6) muaj brenda dy (2 ) viteve. 3. Transferimi i përhershëm behet me kërkesë të zyrtarit korrektues dhe rekomandimin e drejtorit të institucionit dhe me vendim drejtorit përgjithshëm. 4. Transferi i përhershëm bëhet edhe në rastet e riorganizimit të brendshëm të punës ose mbylljes së një institucioni korrektues. 5. Zyrtari korrektues me kërkesën e tij mund të transferohet në pozitën e zyrtarit civil nëse i plotëson kriteret e parapara për pozitën, me rekomandimit të Drejtorit të IK dhe aprovim të Drejtorit të Përgjithshëm. 6. Zyrtari civil në SHKK me kërkesën e tij mund të transferohet në pozitën e zyrtarit korrektues në gradën ekuivalente me kusht që të ketë të përfunduar trajnimin për zyrtar korrektues. 7. Kur transferi i personelit korrektues të SHKK-së behet me kërkesë të institucionit korrektues, institucioni i mbulon shpenzimet e transportit. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Correctional officers must have a medical check once every 3 years, and shorter-interval checks can be ordered when needed. If an employee develops mental or health changes affecting work ability, they are referred for work-capacity assessment and may be reassigned or retrained.
Neni 57 Kontrollimi mjekësor i zyrtareve korrektues 1. Kontrollimi mjekësor për zyrtaret korrektues kryhet njëherë gjatë tri (3) viteve nga organi kompetent mjekësor i cili vërteton aftësitë psiko-fizike dhe shëndetësore, ndërsa sipas nevojës me propozimit të drejtorit të IK zyrtari mund të dërgohet për kontrolle mjekësore edhe në periudhat më të shkurta kohore për të cilën vendosë drejtori i përgjithshëm. 2. Nëse te i punësuari nga paragrafi 1. i këtij neni paraqiten ndryshime psikike, apo në gjendjen e përgjithshme shëndetësore e cila e bënë të paaftë për kryerjen e atyre punëve udhëzohet në organin kompetent për vlerësimin e aftësisë punuese në pajtim me ligjin me të cilin përcaktohen të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor. 3. Në qoftë se organi kompetent përcakton ekzistimin e aftësisë profesionale të mbetur, i punësuari sistemohet në punë të tjera në pajtim me mundësitë e shërbimit korrektues, apo i mundësohet rikualifikimi. KAPITULLI VI SHKELJET, PROCEDURA DHE MASAT DISIPLINORE - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Ky nen liston shkeljet e vogla dhe të rënda disiplinore për personelin e SHKK-së.
Neni 58 Shkeljet e posaçme disiplinore 1. Përveç shkeljeve të parapara në Ligjin për Zyrtar Publikë, personeli i SHKK-së përgjigjen edhe për shkeljet disiplinore të veçanta. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2. Shkelje të lehta disiplinore për personelin e SHKK-së konsiderohen: 2.1. është i pasjellshëm apo fyes në fjalë apo në vepra, ndaj te burgosurve, punonjësve tjerë dhe publikut, gjatë detyrës apo në rrethana që kanë të bëjnë me detyrat e tij; 2.2. angazhohet në aktivitete politike që ndikojnë negativisht në kryerjen e detyrave të tij në mënyrë të paanshme; 2.3. angazhon jashtë procedurës një të burgosur për të kryer ndonjë punë apo për të ofruar ndonjë shërbim pa marrë lejen nga mbikëqyrësi i tij; 2.4. mosmbajtja në mënyrë të rregullt të shkresave dhe të dhënave zyrtare që kanë lidhje me vendin e punës; 2.5. largim nga vendi i punës pa autorizim; 2.6. dy (2) mungesa të pa arsyeshme brenda vitit. 3. Shkelje të rënda disiplinore për personelin e SHKK-së konsiderohen: 3.1.vjedhja, mashtrimi, falsifikimi i dokumenteve zyrtare; 3.2. dëmtimi i pronës; 3.3 .ardhja në punë nën ndikimin e alkoolit apo të substancave narkotike, ose përdorimi i tyre gjatë orarit të punës; 3.4. shkeljet serioze e rregullave të sigurisë; 3.5. zbulimi i të dhënave apo informatave koifidenciale; 3.6. jep deklarata publike për Shërbimin Korrektues, pa autorizim të Drejtorit Përgjithshëm; 3.7. shfrytëzon në mënyrë të palejuar titullin apo autoritetin e tij për përfitim personal; 3.8. jep informata për të burgosurit pa autorizim; 3.9. ngacmimit seksual i ndonjë të burgosuri, të punësuari apo vizitorit; 3.10. diskriminimi ne çfarëdo forme ose keqtrajtimi i drejtpërdrejtë ose tërthorazi kundër të burgosurve, zyrtarëve ose të punësuarve tjerë; 3.11. mos veprimi apo lënja pas dore e detyrës së tij si zyrtar korrektues; 3.12. mosveprimi në pajtim me ligjin, aktet nënligjore dhe rregullat e brendshme të punës; 3.13. me vetëdije apo me pakujdesi lëshon ose nënshkruan deklaratë të rremë në lidhje me përmbushjen e detyrës; 3.14. duke qenë përgjegjës, apo person me autoritet, injoron apo nuk ndërmerrë masa kur një punonjës shkelë rregullat dhe detyrat e punës; 3.15. nuk i raporton autoritetet më të larta mbi çdo mall kontrabandë që zbulon tek ndonjë punonjës, i burgosur apo anëtar tjetër të publikut; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 3.16. nga pakujdesia rrezikon ose shkakton dëme fizike apo vdekjen e ndonjë te burgosurit punonjësi tjetër të Shërbimit apo personi tjetër, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi; 3.17. përdorë forcën e cila nuk është e kufizuar në intensitetin dhe zgjatjen e saj deri në atë masë që është e domosdoshme për të arritur objektivin legjitim; 3.18. përdorë mjetet për përdorimin e forcës në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Shërimit Korrektues; 3.19. lejon ose mundëson arratisjen e ndonjë të burgosuri; 3.20. nuk ndërmerr masat e duhura, që ka, kur ndonjë i burgosur shkelë rregulla e brendshme, sulmon një punëtor, të burgosur tjetër, ose anëtarë të publikut; 3.21. nuk jep llogari, mban pa vend, dhe keqpërdorë të hollat e pronën e publikut apo të hollat/pronën e çdo personi tjetër që i bien në dorë gjatë kryerjes së detyrës së tij; 3.22. flenë gjatë orarit të punës; 3.23. detyron, nxit apo përpiqet që me çdo kusht të detyrojë një punonjës tjetër të marrë pjesë në punë ilegale apo të palejuar, apo në shkeljen e standardeve të etikës profesionale; 3.24. nuk bën raportimin të menjëhershëm të një incidenti në institucion; Përleshet me punëtorët tjerë të Shërbimit apo ndonjë anëtar tjetër të publikut gjatë detyrës; 3.25. fut apo nxjerr nga burgu kontrabandë apo sende të pa lejuara; 3.26. nuk raporton te zyrtarët kompetent, rastet e keqtrajtimit të të burgosurve nga ana e punëtorëve tjerë; 3.27. nuk raporton dhe nuk merr masa ndaj shkeljeve nga të burgosurit, konform dispozitave ligjore; 3.28. fsheh, mban, injoron, dëmton apo asgjëson ndonjë ankesë apo raport të bërë kundër ndonjë zyrtari ose te burgosuri; 3.29. keqpërdorimi i armës zyrtare apo humbja e saj. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Personeli i SHKK-së mund t’i nënshtrohet masave disiplinore, përfshirë vërejtje, ndalim page, transferim, ndalim ngritjeje në detyrë, ulje në pozitë ose largim nga shërbimi civil.
Neni 59 Masat disiplinore 1. Masat disiplinore, të cilat mund të zbatohen ndaj personelit SHKK-së, janë: 1.1. vërejtje; 1.2. ndalimi nga njëzet për qind (20%) deri në katër dhjetë për qind (40%) e pagës për një periudhë deri në gjashtë (6) muaj; 1.3. transferimi në institucion tjetër korrektues deri në gjashtë (6) muaj; 1.4. ndalimi i ngritjes në detyrë, duke përfshirë këtu rritjen në shkallën e pagës për një periudhë nga dy(2) deri në pesë (5) vjet; 1.5. ulje në pozitë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 1.6. largimi nga shërbimi civil. 2. Procedura disiplinore zhvillohet ne pajtim me ligjin për zyrtarët publikë. 3. Procedura dhe shqiptimi i masave disiplinore rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The correctional officer may use force only when necessary and allowed, and must keep it minimal and proportional.
Neni 60 Përdorimi i forcës 1. Zyrtari korrektues përdorë forcën vetëm kur ajo është e domosdoshme për parandalim të: 1.1. arratisjes; 1.2. sulmit fizik ndaj personelit të SHKK-së apo ndonjë personit tjetër; 1.3. vetëlëndimit; 1.4. shkaktimit të dëmeve materiale; 1.5. rezistencës aktive, apo pasive gjatë ekzekutimit të urdhrave ligjorë nga zyrtari korrektues. 2. Forca e përdorur duhet të jetë në masë sa më të vogël dhe proporcionale me rrezikun. 3. Forca mund të përdoret vetëm kur ajo lejohet nga drejtori i institucionit korrektues, përveç nëse zyrtari korrektues me arsye vlerëson se drejtori do ta lejonte përdorimin e forcës dhe se vonesa e marrjes së lejes do të rezultonte në mosarritjen e qëllimit. 4. Nëse forca është përdorur pa leje në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, zyrtari korrektues e njofton drejtorin e institucionit korrektues për veprimin e ndërmarrë sa më parë që të jetë e mundur. 5. Kur përdoret forca, i burgosuri ndaj të cilit është përdorë forca menjëherë i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe trajtimit të rekomanduar përkatës. 6. Zyrtari korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare mund të përdor forcë edhe ndaj personave tjerë brenda dhe jashtë hapësirave të IK të cilët rrezikojnë sigurinë, apo nuk i binden urdhrave të tyre. 7. Pas përdorimit të forcës pa vonesë përpilohet raporti për arsyen e përdorimit të forcë. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Correctional officers may carry and use authorized restraint and security equipment while on duty; the Justice Minister sets the official list by decision after a proposal from the Director General, and no one may be subjected to torture or cruel, inhuman, or degrading treatment in connection with use of such equipment.
Neni 61 Mjetet kufizuese dhe pajisjet e sigurisë 1. Zyrtari korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare bartë dhe mund të përdorë mjetet kufizuese dhe pajisjet e sigurisë të autorizuara nga SHKK. 2. Mjetet kufizuese dhe pajisjet e sigurisë duhet të përdoren për kohë sa më të shkurtë të mundshme. 3. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimeve apo dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese në rastin e përdorimit të mjeteve kufizuese dhe pajisjeve tjera të sigurisë. 4. Pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë me vendim përcakton Listën e mjeteve kufizuese dhe pajisjeve tjera të sigurisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Zyrtarët korrektues mund të mbajnë dhe, në kushte të caktuara, të përdorin armë zjarri dhe pajisje sigurie; Shërbimi Korrektues dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë detyra dhe kompetenca për certifikim, ruajtje dhe procedura.
Neni 62 Mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit 1. Zyrtari korrektues gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj ka të drejtë të mbajë armë dhe pajisje tjera të sigurisë vetëm në rastet dhe sipas kritereve të përcaktuara në legjislacioni në fuqi. 2. Shërbimi Korrektues aftëson dhe certifikon zyrtarë korrektues për përdorimin e armës dhe pajisjeve tjera të sigurisë. 3. Përveç zyrtarit korrektues me armë mund të pajisen edhe zyrtarët tjerë me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, në bazë të rekomandimit nga Departamenti i Sigurisë. 4. Leja për mbajtjen e armës së zjarrit epet nga Institucioni kompetent. 5. Arma mund të mbahet edhe jashtë orarit të punës brenda territorit të Republikës së Kosovës. 6. Zyrtarët korrektues përveç armës personale zyrtare mund të ngarkohet edhe me armë tjerët e cila është e lejuar për përdorim nga SHKK gjatë orarit të punës. 7. Zyrtari korrektues dhe stafi tjetër armët personale nuk do t’i mbajnë brenda zonës së banimit në IK, përveç nëse kërkohet ndryshe për sigurinë e institucionit korrektues. 8. Arma e zjarrit mund të përdoret si mjet i fundit kur siguria e institucionit korrektues, apo siguria e personave rrezikohet seriozisht nga brenda dhe jashtë institucionit korrektues. 9. Përdorimi i armëve të zjarrit i paraprinë një paralajmërim se do të përdoret arma e zjarrit ose nga një e shtënë paralajmëruese. 10. Përdorimi i armëve të zjarrit pa një paralajmërim paraprak ose e shtënë paralajmëruese, lejohet në rast urgjent për të parandaluar rrezikun e pa shmangshëm dhe të drejtpërdrejt për jetën. 11. Zyrtari korrektues mund të përdorë armën për mbrojtën e jetës personale vetëm nëse vlerëson se sulmi është i pashmangshëm dhe jeta e tij i është rrezikuar drejtpërdrejtë. 12. Përdorimi i armës së zjarrit duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë. 13. Shërbimi Korrektues siguron hapësira të sigurta në IK për ruajtjen e armëve të zjarrit dhe municionit. 14. Personit ndaj të cilit është përdorë arma e zjarrit, sa më parë që të jetë e mundur duhet t’i ofrohet ndihma mjekësore. 15. Përdorimi i armëve të zjarrit raportohet me shkrim te Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues. 16. Drejtori i Përgjithshëm me rregulla të brendshme përcakton procedurën e dhënies dhe marrjes së lejes, ruajtjes së armëve dhe municionit. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The Director General may allow visits to correctional institutions and may allow visitors to speak with convicted persons, subject to the stated exceptions.
Neni 63 Vizitat e personave apo grupeve në institucionet korrektuese 1. Drejtori i Përgjithshëm në bazë të kërkesës lejon vizitat e personave, grupeve të interesuara, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe të huaja, si dhe të shoqatave të cilat merren me mbrojtjen e drejtave njerëzore, të punëtorëve shkencor të cilët merren me hulumtimin e kriminalitetit, përfaqësuesve të mjeteve të informimit si dhe të studentëve të fakulteteve përkatëse në institucionet korrektuese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni nuk zbatohen në raport me përfaqësuesit e organeve shtetërore kur kryejnë punët nga kompetenca e tyre. 3. Personave të cilët vizitojnë institucionin korrektues, Drejtori i Përgjithshëm mund të lejojë bisedë me personat e dënuar, apo me personat e caktuar të dënuar, me prezencën apo pa prezencën personit zyrtar. Ky paragraf nuk cenon autorizimet e Avokatit të Popullit. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The Minister and the Director General of SHKK may inform the public about penal sanctions, SHKK work, and related processes, but not if official secrecy is broken or institutional security is endangered.
Neni 64 Publiciteti i punës 1. Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, drejtpërdrejt apo nëpërmjet personave të cilët i autorizojnë, e informojnë opinionin për ekzekutimin e sanksioneve penale, për punën dhe proceset në SHKK, me kusht që të mos shkelet sekreti zyrtar dhe të mos rrezikohet siguria në institucionin korrektues. 2. Të gjitha informacionet lidhur me personat e dënuar dhe të paraburgosurit janë konfidenciale, nuk zbulohen dhe nuk bëhen të njohura për opinionin apo për mediat. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 2. i këtij neni, Ministri apo Drejtori i Përgjithshëm mund t’i bëjë të njohura informacionet konfidenciale për mediat, ose grupet tjera të informimit publik nëse dhënia e këtyre informacioneve është në pajtim me interesin e përgjithshëm publik. 4. Personat e dënuar nuk mund të intervistohen nga mediat apo personat tjerë pa pëlqim paraprak të tij dhe pa lejen e Drejtorit të Përgjithshëm. 5. Për të mitur zbatohen dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të mitur. 6. Drejtori i Përgjithshëm sipas marrëveshjes së lidhur, iu lejon qasje në dokumente organizatave të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 7. Dispozitat e këtij neni nuk e cenojnë autorizimin që e ka Avokati i Popullit apo Institucionet tjera te autorizuara sipas ligjeve ne fuqi. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The Prime Minister, Minister, and Director General may award medals, commendations, rewards, and recognitions; the Director General also sets the procedure for awards under paragraph 4.
Neni 65 Medaljet, lëvdatat dhe mirënjohjet 1. Kryeministri, Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm janë të autorizuar t’u japin medalje, lëvdata, shpërblime dhe mirënjohje, zyrtarëve korrektues, punëtorëve të tjerë të SHKK-së, personave fizikë dhe juridikë të vendit dhe të huaj që e kanë dalluar vetën me meritat e tyre. 2. Kryeministri jep medaljen në vijim: 2.1. medaljen e nderit. 3. Ministri jep medaljet në vijim: 3.1. medaljen për merita; 3.2. medaljen për trimëri, si dhe 3.3. medaljen e shpëtimit të jetës. 4. Drejtori i Përgjithshëm jep medaljet në vijim: 4.1. medaljen për shërbim të dalluar; 4.2. medaljen korrektuese për lëvdim, si dhe 4.3. medaljen për shërbim të besnikërisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS 5. Mirënjohje dhe lëvdata jep Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i IK-së. 6. Procedura e dhënies së medaljeve, lëvdatave dhe mirënjohjeve të parapara me paragrafin 4. të këtij neni përcaktohet nga Drejtori i Përgjithshëm. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Competent institutions authorized by current law supervise the Kosovo Correctional Service (SHKK).
Neni 66 Mbikëqyrja për Shërbimin Korrektues të Kosovës Mbikëqyrjen për SHKK e bëjnë institucionet kompetente të autorizuara sipas legjislacionit në fuqi. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Direktoret dhe zëvendësdrejtoret e IK vazhdojnë detyrën deri sa të mbarojë mandati i tyre ekzistues; nëse një kandidat nuk rizgjedhet, ai duhet të sistemohen në një pozitë më të ulët drejtuese ose profesionale.
Neni 67 Mandati i Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve të IK 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji Drejtorët dhe Zëvendësdrejtorë e IK vazhdojnë të ushtrojnë detyrën deri në përfundimin e mandatit ekzistues. 2. Me rastin e përfundimit të mandatit ekzistues, kandidati i cili nuk rizgjedhet në pozitën e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të IK, duhet të sistemohet në një pozitë të nivelit të ulët drejtuese apo në një pozitë profesionale. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Sublegal acts needed to implement this law must be issued within one year of the law taking effect.
Neni 68 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, nxirren brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas këtij Ligji zbatohen aktet nënligjore në fuqi, me kusht që mos të jenë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 69 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-131 14 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-252/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in