LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
This provision is the preamble and title of a law on the execution of penal sanctions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-132
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and title of a law on the execution of penal sanctions. This article says the law’s purpose is to carry out criminal sanctions, compulsory treatment measures, and pre-trial detention. This article says penal sanctions are executed under this law, defines the kinds of penal sanctions, and states that compulsory rehabilitation treatment measures are carried out in a special institution. This article defines key terms used in the law. This provision says the law applies to carrying out criminal sanctions imposed by domestic and foreign courts.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
Showing 200 of 200
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and title of a law on the execution of penal sanctions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to carry out criminal sanctions, compulsory treatment measures, and pre-trial detention.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ekzekutimi i sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm, dhe aplikimi i masës së paraburgimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says penal sanctions are executed under this law, defines the kinds of penal sanctions, and states that compulsory rehabilitation treatment measures are carried out in a special institution.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Sanksionet penale ekzekutohen në pajtim me këtë ligj. 2. Sipas këtij ligji sanksionet penale janë dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore. 3. Ekzekutimi i masave të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm kryhet në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1.Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këto kuptime: 1.1. Person i dënuar-personi i cili me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës është shpallur fajtor për kryrjen e veprës penale; 1.2. Paraburgimi- paraburgimin e cakton gjyqtari i procedures paraprake i gjykatës kompetente në bazë të kërkesës me shkrim të prokurorit të shtetit në seancë dëgjimore; 1.3. Gjyqtari i procedures paraprake- gjyqtari i cili është caktuar në fazën e hetimeve; 1.4. Policia apo zyrtari policor-cilido pjesëtar i Policisë së Kosovës apo shërbimit tjetër të autorizuar për zbatimin e hetimit penal; 1.5. Madhor - personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.6. Fëmijë - person i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.7. I mitur - personi i cili është ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 1.8. Anëtar i familjes - prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, bashkëshorti ose bashkëshortja, i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore; 1.9. Para - monedhë metalike dhe e letrës, e cila në bazë të ligjit është në qarkullim në Republikën e Kosovës ose në ndonjë juridiksion tjetër; 1.10. Çrregullim mendor- do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim apo çrregullim të funksionimit mendor; 1.11. Paaftësi mendore -ka kuptimin e paraparë në paragrafin 1. të nenit 18 të Kodit Penal; 1.12. Aftësi e zvogëluar mendore- ka kuptimin e paraparë në paragrafin 2. të nenit 18 të Kodit Penal; 1.13. Masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik- do të thotë masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ose masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. 1.14. IK – Institucionet Korrektuese - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to carrying out criminal sanctions imposed by domestic and foreign courts.
Neni 4 Ekzekutimi i sanksioneve penale të shqiptuara nga gjykatat vendore dhe të huaja Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqiptuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të mitur dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The execution of criminal sanctions is intended to rehabilitate and reintegrate the convicted person, prepare them for life and responsible conduct, and protect society by preventing further offences and deterring others.
Neni 5 Qëllimi i ekzekutimit të sanksioneve penale Ekzekutimi i sanksioneve penale ka për qëllim risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri dhe përgatitjen e tij për jetë, si dhe për sjellje të përgjegjshme. Ekzekutimi i sanksioneve penale, po ashtu shërben për mbrojtjen e shoqërisë duke parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale dhe duke përmbajtur të tjerët nga kryerja e veprave penale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Rregullat kërkojnë trajtim human, paanshmëri dhe mosdiskriminim gjatë ekzekutimit të sanksioneve penale, si dhe masa kundër korrupsionit dhe mbështetje për risocializim e riintegrim.
Neni 6 Parimet drejtuese 1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. 2. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues. 3. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës. 4. Me qëllim të eliminimit të shkaqeve të korrupsionit në Shërbimin Korrektues, institucionet korrektuese dhe në Shërbimin Sprovues, në pajtim me këtë Ligj, aktet nënligjore përkatëse, të cilat do të nxjerren për zbatimin e këtij ligji, duhet të vendosin dispozitat kundër korrupsionit, në veçanti për promovimin dhe ekzistimin e sistemit të qartë për shpërblime dhe sanksione në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE pjesën e zbatimit të programit të veprimit, zhvillimin e standardeve të etikës etj, si mekanizma për luftën kundër korrupsionit. 5. Gjatë ekzekutimit të sanksionit penal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. 6. Ekzekutimi i sanksioneve penale duhet të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrjen e personit të dënuar në risocializimin dhe riintegrimin e tij shoqëror, përmes planifikimit të dënimit dhe planit individual, si dhe bashkëpunimit të shoqërisë në arritjen e qëllimeve të tilla. 7. Qëllimi i risocializimit dhe riintegrimit të personit të dënuar në bashkësi, po ashtu duhet të plotësohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve ose të organeve publike dhe private, si dhe të individëve në procesin e riintegrimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Execution of a criminal sanction starts when the decision imposing it becomes final and there are no legal obstacles.
Neni 7 Fillimi i ekzekutimit të sanksioneve penale 1. Ekzekutimi i sanksionit penal fillon kur vendimi me të cilin është shqiptuar sanksioni penal e merr formën e prerë dhe nëse për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. 2. Ekzekutimi i sanksionit penal mund të fillojë edhe para se vendimi të marrë formën e prerë me të cilin shqiptohet sanksioni penal, por vetëm në rastet kur kjo është paraparë shprehimisht me ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The execution of a criminal sanction may be postponed or suspended under conditions provided by law.
Neni 8 Shtyrja dhe pezullimi i sanksionit penal Ekzekutimi i sanksionit penal mund të shtyhet dhe të pezullohet sipas kushteve të parapara me ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Administrative fees are not paid for filings, official acts, and decisions tied to this law’s implementation, unless another law says otherwise.
Neni 9 Taksat administrative për parashtresa Për parashtresa, veprime zyrtare dhe vendime lidhur me zbatimin e dispozitave të këtij ligji nuk paguhen taksa administrative, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may issue a subordinate act to regulate the keeping and collection of records.
Neni 10 Mbajtja e evidences 1. Për personat ndaj të cilëve ekzekutohen sanksionet penale dhe paraburgimi, mbahen evidencë përkatëse. 2. Qasja dhe trajtimi i evidencës së tillë duhet të jete në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë (më tej: Ministri), rregullohet mbajtja dhe grumbullimi i evidencave. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The convicted person does not pay the costs of executing criminal sanctions, unless the law provides otherwise.
Neni 11 Mjetet financiare për ekzekutimin e sanksioneve penale 1. Mjetet financiare për ekzekutimin e sanksioneve penale sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Personi i dënuar nuk i paguan shpenzimet për ekzekutimin e sanksioneve penale, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE KAPITULLI II EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME BURGIM DHE I DËNIMIT ME BURGIM TË PËRJETSHËM - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People sentenced to imprisonment or life imprisonment must be sent to the correctional institution’s evaluation and classification unit.
Neni 12 Dërgimi i personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Personat e dënuar me burgim dhe me burgim të përjetshëm dërgohen në Institucionin Korrektues në Njësinë për Vlerësim dhe Klasifikim të Burgosurve. 2. Përjashtimisht, me kërkesë të personit të dënuar, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, për arsye të justifikueshme mund të heq dorë nga akti i vendosjes dhe të ndërroj vendin e ekzekutimit të dënimit. 3. Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues nga paragrafi 2. i këtij neni, lejohet ankesa tek Ministri i Drejtësisë, në afat prej tre (3) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Convicted persons must be placed in correctional institutions based on individual risk assessment, with separate placement rules for different groups.
Neni 13 Vendosja e personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Personat e dënuar vendosen në institucionet korrektuese në pajtim me vlerësimin e rrezikut individual, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dënimit të shqiptuar, moshën, gjininë, gjendjen shëndetësore dhe veçoritë tjera karakteristike të të dënuarve. Nëse është e mundur, të dënuarit vendosen në institucionin korrektues, i cili është afër vendbanimit të përhershëm të tij/saj. 2. Pas vlerësimit dhe klasifikimit nga njesia perkatese, Drejtori i Përgjithshëm ose i autotizuari i tij me vendim përcakton vendosjen e personit të dënuar në IK ku do të zbatohet ekzekutimi i dënimit. 3. Me rastin e vendosjes së personit të dënuar, po ashtu duhet të merret parasysh mundësia për zbatimin e programeve të përbashkëta risocializuese, si dhe nevoja për shmangien e ndikimeve negative. 4. Personat e dënuar meshkuj dhe femra vendosen ndarazi. Gratë shtatzëna, gratë që lindin fëmijë dhe nënat që përkujdesen për fëmijët e tyre vendosen ndarazi nga gratë e tjera të dënuara. 5. Personat madhorë nuk vendosen në institucionin korrektues, ose në një pjesë të institucionit korrektues me të miturit, përjashtimisht personat madhor mund të vendosen në një pjesë të veçantë të Institucionit korrektues për të mitur të cilët kryejnë punë të natyrës specifike ose punë të rënda për nevoja të Institucionit, të cilat punë të miturve nuk u lejohet që t’i kryejnë. 6. Personat e dënuar nuk vendosen në të njëjtën pjesë të institucionit me personat e paraburgosur. Personat e dënuar për herë të parë nuk vendosen në të njëjtën dhomë me personat e dënuar recedivistë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If the first-instance court lacks competence, it must send the final decision and the convicted person's personal data to the competent court within 3 days. The competent court must start the transfer process within 3 days after receiving the decision.
Neni 14 Veprimet që i paraprijnë dërgimit të personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Nëse gjykata që ka marrë vendim në shkallë të parë nuk ka kompetencë për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm, ajo vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale të personit të dënuar të mbledhura gjatë procedurës penale ia dërgon gjykatës kompetente brenda tri (3) ditëve prej ditës kur vendimi merr formën e prerë. 2. Gjykata kompetente duhet ta fillojë procesin e dërgimit të personit të dënuar në mbajtje të dënimit me burgim, ose burgim të përjetshëm brenda tri (3) ditëve nga pranimi i vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The basic court that imposed the sentence is competent to send the convicted person to serve a prison or life sentence, and it keeps that competence even if the person later changes residence or place of stay.
Neni 15 Kompetenca për dërgimin e personave të dënuar për mbajtje të dënimit me burgim ose me burgim të përjetshëm 1.Gjykata themelore që e ka shqiptuar dënimin është kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm. 2. Gjykata e njëjtë e ka këtë kompetencë edhe kur vendqëndrimi apo vendbanimi i personit të dënuar ndryshon më vonë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: When the convicted person's whereabouts and residence are unknown, the competent court for ordering detention/imprisonment is the first-instance basic court that issued the decision, or—if the Court of Appeals issued it—the basic court at the seat of the Court of Appeals.
Neni 16 Gjykata kompetente për dërgimin e personit në mbajtje dënimi kur nuk dihet vendqëndrimi i personit të dënuar Kur vendqëndrimi dhe vendbanimi i personit të dënuar nuk dihen, kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm është gjykata themelore që ka marrë vendim në shkallë të parë dhe nëse këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit, atëherë kompetente është gjykata themelore e cila gjendet në selinë e Gjykatës së Apelit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente urdhëron me shkrim personin e dënuar të paraqitet në institucionin korrektues në datën e caktuar.
Neni 17 Urdhëri i gjykatës për paraqitje në institucion për mbajtje dënimi 1. Gjykata kompetente e urdhëron me shkrim personin e dënuar që në ditën e caktuar të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm. 2. Periudha kohore ndërmjet pranimit të urdhrit dhe ditës së paraqitjes nuk duhet të jetë më e shkurtër se tetë (8) ditë dhe më e gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 3. Gjykata kompetente e informon Shërbimin Korrektues të Kosovës për datën kur personi dënuar duhet të paraqitet në institucionin korrektues dhe ia dorëzon aktgjykimin e formës së prerë si dhe urdhëresën për ekzekutim të dënimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service must tell the competent court whether the sentenced person has reported to serve the sentence.
Neni 18 Fillimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ose me burgim të përjetshëm 1. Shërbimi Korrektues i Kosovës e informon gjykatën kompetente se a është paraqitur personi i dënuar për mbajtjen e dënimit. 2. Mbajtja e dënimit me burgim ose me burgim të përjetshëm llogaritet prej ditës kur personi i dënuar është paraqitur në institucionin korrektues. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: If a convicted person duly summoned to serve a sentence does not appear at the correctional institution, the court orders that person brought by force; if the person is hiding or fugitive, the court orders a writ/notice to be issued. Time spent serving imprisonment or life imprisonment is counted from the day the person loses liberty and counts as a full day.
Neni 19 Sjellja me forcë e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit 1. Kur personi i dënuar i cili është thirrur me rregull për mbajtje të dënimit nuk paraqitet në institucionin korrektues, gjykata urdhëron që ai të sjellet me forcë. Nëse personi i dënuar fshehet, ose është në arrati, gjykata urdhëron shpalljen e letër rreshtimit. 2. Ekzekutimi i dënimit me burgim ose me burgim të përjetshëm llogaritet prej ditës kur personi i dënuar është privuar nga liria dhe llogaritet si ditë e plotë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A prison sentence may be postponed on request for several listed reasons, with specific maximum postponement periods and a limit of two requests.
Neni 20 Shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burgim 1. Ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me kërkesë të personit të dënuar apo të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE autorizuarit të tij: 1.1. deri në shërimin e sëmundjes, nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute; 1.2. më së largu deri në fund të vitit të tretë të jetës së fëmijës, nëse personi i dënuar femër e ka përfunduar muajin e gjashtë të shtatzënësisë; 1.3. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshorti, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, ose prindi adoptues i personit të dënuar ka vdekur, ose vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë; 1.4. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshortja e personit të dënuar ka për të lindur edhe tre (3) muaj, ose nëse kanë kaluar më pak se gjashtë (6) muaj prej ditës kur ajo ka lindur dhe nuk ka anëtar tjetër të familjes për t’i ndihmuar asaj; 1.5. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshorti, ose ndonjë anëtar tjetër i bashkësisë familjare të personit të dënuar ftohet me personin e dënuar që ta mbajë dënimin me burgim, ose, nëse ndonjëri prej tyre tashmë është në burg; 1.6. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse shtyrjen e kërkon personi i dënuar për kryerjen e punëve bujqësore, ose sezonale që nuk mund të shtyhen, ose për punë si pasojë e ndonjë fatkeqësie dhe familja e personit të dënuar nuk ka fuqi të duhur punëtore, si dhe kur personi i dënuar është i detyruar të kryejë punën tashmë të filluar dhe moskryerja e saj do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm. 1.7. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse personi i dënuar kërkon shtyrjen për përfundimin e shkollimit, ose për t’iu nënshtruar provimit të cilin e ka përgatitur. 2. Dita kur merret vendimi për shtyrjen e ekzekutimit konsiderohet dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit. 3. I dënuari mund të kërkojë shtyrjen e dënimit më së shumti dy herë për cilën do nga arsyet e parashikuara me këtë nen. 4. Ekzekutimi i dënimit nuk mund të shtyhet, nëse ekzekutimi i dënimit, ose të një pjese të dënimit do të bëhet i pamundur për shkak të parashkrimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A convicted person may request postponement of serving the prison sentence within 7 days of receiving the order, and the request must state the reasons, supporting evidence, and the postponement period requested.
Neni 21 Procedura për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim 1. Personi i dënuar mund të parashtroj kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit brenda shtatë (7) ditëve nga pranimi i urdhrit për mbajtjen e dënimit me burgim. 2. Nëse urdhri nuk mund t’i dorëzohet të pandehurit ai i dorëzohet ndonjërit nga anëtarët madhorë të familjes, ose i lehet njoftimi për ditën dhe orën e dorëzimit. Nëse i dënuari nuk gjendet në adresën e tij në ditën dhe kohën e caktuar atij i ngjitet urdhri në derë. Dorëzimi i këtillë konsiderohet i rregullt. 3. Nëse sëmundja e rëndë akute e personit të dënuar, ose vdekja e bashkëshortit të tij, fëmijës,fëmijës së adoptuar, prindit, ose prindit adoptues paraqitet pas kalimit të periudhës prej shtatë (7) ditëve, kërkesa mund të parashtrohet deri në ditën kur personi i dënuar duhet të paraqitet për mbajtjen e dënimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit duhet të përmbajë arsyet e shtyrjes, provat që mbështesin shtyrjen dhe periudhën kohore për të cilën kërkohet shtyrja. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A request to postpone execution of a sentence must be submitted to the chair of the competent basic court. If the evidence is not attached, the convicted person is ordered to submit it within 8 days or the request will be rejected.
Neni 22 Kërkesa për shtyerjen e ekzekutimit të dënimit 1. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit i parashtrohet kryetarit të gjykatës kompetente themelore. 2. Nëse provat nuk i bashkëngjiten kërkesës, kryetari i gjykatës themelore e urdhëron personin e dënuar që provat t’i parashtrojë brenda tetë (8) ditëve me paralajmërim se në të kundërtën kërkesa e tij do të hudhet. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The president of the competent basic court must decide a request to postpone execution of a sentence within 3 days of receiving it. The court may also investigate the facts before deciding, and must reject the request if it was late, filed by an unauthorized person, or missing supporting evidence filed on time.
Neni 23 Vendosja lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit 1. Kryetari i gjykatës kompetente themelore vendosë lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit brenda tri (3) ditëve nga pranimi i kërkesës. Para marrjes së vendimit gjykata mund të zbatojë hetime të nevojshme për vërtetimin e fakteve të parashtruara në kërkesë. 2. Kryetari i gjykatës kompetente themelore e hedh kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit nëse kërkesa: 2.1. nuk është paraqitur me kohë; 2.2. është paraqitur nga personi i paautorizuar; 2.3. nuk iu janë bashkangjitur me kohë provat që e mbështesin. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Personi i dënuar mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit të shkallës së parë te Kryetari i Gjykatës së Apelit brenda 3 ditëve nga pranimi i aktvendimit.
Neni 24 Ankesa 1. Kundër aktvendimit të shkallës së parë, personi i dënuar mund t’i parashtrojë ankesë kryetarit të Gjykatës së Apelit brenda tri (3) ditëve nga pranimi i aktvendimit. 2. Kryetari i Gjykatës së Apelit vendosë për ankesën brenda tri (3) ditëve nga pranimi i saj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A request to postpone execution suspends a prison sentence until a final decision on that request is made.
Neni 25 Pezullimi i ekzekutimit të dënimit për shkak të kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit 1. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit e pezullon ekzekutimin e dënimit me burgim, derisa të merret vendim i formës së prerë lidhur me kërkesën. 2. Kryetari i gjykatës kompetente themelore mund të vendos të shtyjë ekzekutimin deri në vendimin përfundimtar nëse gjen se ka arsye të mjaftueshme për shtyrje. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A convicted person whose sentence execution has been postponed because of a serious acute illness must submit a health report every three months, and more often if the competent court asks.
Neni 26 Raporti për gjendjen shëndetësore për shkak të sëmundjes së rëndë Personi i dënuar, të cilit i është shtyrë ekzekutimi i dënimit për shkak të sëmundjes së rëndë akute, duhet të dorëzojë raport mbi gjendjen e tij shëndetësore të lëshuar nga institucioni mjekësor ku është duke u trajtuar një herë në tre (3) muaj, ose me kërkesë të gjykatës kompetente, edhe më shpesh. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The competent basic court president may revoke a prison-sentence postponement if the reasons for it did not exist, stopped existing, or the convicted person used the postponement for other purposes.
Neni 27 Revokimi dhe ndërprerja e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me burgim 1. Kryetari i gjykatës kompetente themelore e revokon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim, nëse ndërkohë konstatohet se arsyet për lejimin e shtyrjes nuk kanë ekzistuar, ose kanë pushuar së ekzistuari, ose personi i dënuar e ka shfrytëzuar periudhën e shtyrjes për qëllime të tjera e jo për ato për të cilat është lejuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Nëse shtyrja i është lejuar gruas shtatzënë, fëmija i së cilës nuk ka lindur i gjallë, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas lindjes, dhe nëse fëmija vdes pas lindjes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës. 3. Nëse shtyrja i është lejuar nënës së fëmijës më të ri se një (1) vit i cili vdes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A convicted person has the right to appeal decisions revoking or ending a postponement of prison-sentence execution, and the appeal suspends execution of the decision.
Neni 28 Ankesa kundër aktvendimit për revokimin, ose ndërprerjen e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me burgim 1. Personi i dënuar me burgim ka të drejtë ankese kundër aktvendimit për revokimin, ose ndërprerjen e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me burgim nën kushte të njëjta, si edhe kundër aktvendimit në bazë të cilit është vendosur lidhur me kërkesën për shtyrje. 2. Ankesa e shtyn ekzekutimin e aktvendimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The court may postpone execution of a prison sentence in certain requests for extraordinary criminal remedies.
Neni 29 Shtyrja e ekzekutimit lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike 1. Gjykata që vendos lidhur me kërkesën për përsëritjen e procedurës penale të parashtruar në favor të personit të dënuar, mund ta shtyjë ekzekutimin e dënimit me burgim, edhe para hyrjes në fuqi të aktvendimit me të cilin lejohet përseritja e procedurës penale. 2. Gjykata që vendos lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund ta shtyjë ekzekutimin e dënimit, varësisht nga përmbajtja e kërkesës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The competent State Prosecutor may request postponement of the execution of a prison sentence until a decision is made on using a legal remedy.
Neni 30 Lejimi i shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me burgim me kërkesë të Prokurorit të Shtetit 1. Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit kompetent gjithmonë lejohet shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burgim, derisa të merret vendimi për shfrytëzimin e mjetit juridik. 2. Vendimi për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim pushon të vlej, nëse prokurori i shtetit nuk e shfrytëzon mjetin juridik brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i vendimit për shtyrjen e ekzekutimit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: On admission to a correctional institution, the person’s identity and detention basis must be checked, a medical exam done promptly, and the prisoner must be informed of rights and duties.
Neni 31 Pranimi i personit të dënuar në institucionin korrektues 1. Kur personi i dënuar pranohet në institucionin korrektues, së pari vërtetohet identiteti i tij, baza dhe autorizimi për burgimin, ose burgimin e tij të përjetshëm dhe më pas i nënshtrohet kontrollit mjekësor brenda njëzetekatër (24) orëve nga pranimi i tij, apo në ditën e parë të punës pas pranimit. Në dosjen personale dhe në regjistrin e të dënuarit shënohen: emri i personit të dënuar, të dhënat personale, bazat dhe autorizimi për burgim, ose burgimin e tij të përjetshëm, data dhe koha e ardhjes së tij në institucionin korrektues, kontrolli dhe raporti mjekësor. 2. Me rastin e pranimit në institucionin korrektues, personi i dënuar njoftohet me shkrim për të drejtat dhe detyrimet qe i ka gjatë mbajtjes së denimit. Personi i denuar i cili nuk dinë shkrim dhe lexim njoftohet gojarisht. 3. Personave të dënuar me rastin e pranimit të tyre në institucion korrektues u lejohen gjësendet e caktuara në qelitë e tyre. Çdo gjësend i cili nuk lejohet në qelitë e tyre ose do të ruhet në depo të sigurta nga Shërbimi Korrektues deri në lirimin e personit të dënuar, ose mund t’i jepet një personi të tretë me kërkesën e të dënuarit. 4. Institucioni korrektues i mundëson personit të dënuar kontakt të menjëhershëm me anëtarët GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE e familjes pas pranimit të tij. Shtetasit të huaj i ofrohet mundësia që me shkrim, ose me telefon ta kontaktojë përfaqësuesin diplomatik, apo zyrën përkatëse të shtetit, shtetësinë e të cilit e ka ai. 5. Nëse personi i dënuar ka fëmijë të mitur, ose persona për të cilët ka përgjegjësi të veçantë për përkujdesje, institucioni korrektues lidhur me këtë e informon organin e kujdestarisë. 6. Personi i dënuar me rastin e pranimit në Institucionin Korrektues duhet të fotografohet dhe ti hapet dosja personale. 7. Pamja e personit të dënuar si në paragrafin 6 të këtij neni duhet të jetë e ngjashme me fotografin e dokumentit të identifikimit përjashtimisht fotografimi mund të ndryshohet varësisht prej ndryshimit pamjes fizike gjatë mbajtjes dënimit. 8. Teksti i këtij ligji dhe akti nënligjor për rendin shtëpiak në institucionet korrektuese janë në dispozicion në gjuhë të personave të dënuar që ata e kuptojnë gjatë tërë kohës së mbajtjes së dënimit, në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may issue a subordinate act on house rules for correctional institutions.
Neni 32 Rendi shtëpiak 1. Me aktin nënligjor për rendin shtëpiak në institucionet korrektuese (më tej: akti për rendin shtëpiak), të cilin e nxjerrë Ministri i Drejtësisë, rregullohet organizimi dhe mënyra e jetës së personave të dënuar dhe të personave të paraburgosur, e në veçanti: 1.1. pranimi dhe vendosja; 1.2. njohja me rendin shtëpiak dhe me dispozitat e tjera; 1.3. ushqimi, mbrojtja shëndetësore dhe zbatimi i masave higjienike; 1.4. mënyra e plotësimit të nevojave fetare; 1.5. korrespodenca, pranimi i vizitave dhe i paketave; 1.6 . llojet dhe sasitë e prodhimeve ushqimore të cilat mund të pranohen; 1.7. kushtet dhe mënyra e disponimit me të hollat e fituara si kompenzim për punë dhe shpërblimet; 1.8. mënyra e shfrytëzimit të pushimit vjetor; 1.9. mbajtja e rendit dhe disiplinës; 1.10. sistemi i shkeljeve disiplinore dhe të sanksioneve; 1.11. kushtet dhe mënyra e aplikimit të masave disiplinore, masave të vetmisë; 1.12. llojet e beneficioneve, të kushteve dhe mënyrës së shfrytëzimit të të gjitha beneficioneve; 1.13. organizimi i aktiviteteve kulturore, arsimore, sportive dhe argëtuese; 1.14. qëndrimi në hapësirë të hapur; 1.15. lirimi dhe ndihma me rastin e lirimit nga mbajtja e dënimit me burg apo nga paraburgimi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 1.16. përcaktimi i listës për gjësende të lejuara; 1.17. çështjet e tjera të cilat janë me rëndësi për kushtet dhe mënyrën e mbajtjes së masës së dënimit me burgim dhe paraburgim. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article lets the correctional institution director separate a convicted person from other prisoners in a separate unit, in some cases on request and in some cases on the director’s own initiative.
Neni 33 Ndarja nga personat e dënuar 1. Me kërkesë të personit të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë që personi i dënuar të ndahet nga personat e tjerë të dënuar në një njësi të veçantë të institucionit korrektues, nëse drejtori konstaton se arsyet e paraqitura në kërkesën e personit të dënuar janë të arsyeshme dhe nuk ka mundësi të tjera për zgjidhjen e tyre. 2. Drejtori i institucionit korrektues mund të urdhërojë që personi i dënuar të ndahet nga personat e tjerë të dënuar edhe pa kërkesën e personit të dënuar vetëm kur kjo masë është e nevojshme: 2.1. për t’iu shmangur rrezikut për jetën, ose shëndetin e personit të dënuar, ose të ersonave të tjerë; 2.2. për t’iu shmangur rrezikut të sigurisë në institucionin korrektues të shkaktuar nga prania e vazhdueshme e personit të dënuar në mesin e të burgosurve dhe personave të tjerë të burgut, ose 2.3. për të siguruar integritetin e hetimit të ndonjë çështjeje disiplinore. 3. Vendimi nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni merret pas hetimit të të gjitha rrethanave relevante. Ndarja nuk mund të urdhërohet për një periudhë që i kalon tridhjetë (30) ditë. Vendimi i tillë rishikohet për aq sa ka nevojë, por të paktën një herë në dhjetë (10) ditë. 4. Kur ndarja është urdhëruar për parandalimin e personit të dënuar për të mos ndikuar në personin tjetër të dënuar në shkeljen e rëndë të rendit brenda institucionit korrektues, ose për parandalimin e tij në kryerjen e aktivitetit të vazhdueshëm kriminal në institucionin korrektues, personi i dënuar mund të vendoset në njësi të veçantë të institucionit korrektues kur pritet që ndarja të zgjasë shumë. 5. Drejtori i institucionit korrektues mund të urdhërojë ndarjen e personit të dënuar i cili sillet në mënyrë të dhunshme nga personat tjerë të dënuar pa kërkesën e tij, për aq sa është e nevojshme të pengojë sjelljen e tij të dhunshme. 6. Personit të dënuar, të ndarë prej personave të tjerë të dënuar i njihen të njëjtat të drejta, benificione dhe kushte sikurse ato të cilat i gëzojnë të gjithë të burgosurit, përveç atyre benificioneve të cilat mund të gëzohen vetëm bashkërisht me të burgosurit tjerë, apo të cilat nuk mund të sigurohen për shkak të kufizimeve që i kanë njësitë e institucionit korrektues në të cilin është vendosur personi i dënuar i ndarë. 7. Personeli i kualifikuar shëndetësor e kontrollon personin e dënuar të ndarë, së paku një herë në ditë dhe sipas nevojës. 8. Vendimi për ndarjen e personit të dënuar nga personat e tjerë të dënuar ndërpritet posa të pushojnë së ekzistuari arsyet për urdhërimin e ndarjes, ose në rastet kur personeli i kualifikuar shëndetësor konstaton se vazhdimi i ndarjes do të jetë i dëmshëm për shëndetin e personit të dënuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Article 34 sets rules for searching convicted persons and prison cells, requiring dignity and proportionality and setting strict conditions for strip searches and body-cavity checks.
Neni 34 Kontrollimet 1. Personi i dënuar nuk duhet të kontrollohet në mënyrën e cila e cenon dinjitetin e tij. Shkalla e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE shqetësimit të personit të dënuar gjatë kontrollimit duhet të jetë proporcionale me qëllimin e tij, ashtu siç është paraparë me këtë nen. 2. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar ka në posedim ndonjë mjet, i cili atij nuk i lejohet ta ketë në posedim në pajtim me aktin e brendshëm që konsiderohet si mjet i palejuar, personi i dënuar mund të kontrollohet me dorë, ose me mjete teknike derisa është i veshur. Kontrollimi me dorë duhet të bëhet nga anëtari i personelit korrektues të së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar. 3. Anëtari i personelit korrektues mund të kontrollojë trupin e zhveshur të personit të dënuar përmes inspektimit vizuel kur nuk ekziston ndonjë dyshim i veçantë në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni: 3.1. në rrethanat e përcaktuara, të parapara në urdhëresë të kufizuara në situata ku personi i dënuar ka qenë në vend ku ka pasur gjasa të ketë qasje në mjetin e palejuar që ka mundësi të fshehët brenda ose jashtë trupit; 3.2. kur personi i dënuar hyn, apo del nga lokalet e personave të dënuar të ndarë. 4. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar është në posedim të ndonjë mjeti të palejuar dhe e ka bindur drejtorin e institucionit korrektuese se kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me inspektim vizuel është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, kontrolli i tillë mund të bëhet në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni. 5. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar posedon ndonjë mjet të palejuar dhe se kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me inspektim vizuel është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, ai mund të kryejë kontrollin e tillë në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni pa miratim paraprak të drejtorit të institucionit korrektuese nëse vonesa për kërkimin e miratimit të tillë do të rezultonte me rrezik për jetën, apo sigurinë e njeriut. 6. Kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me kontrollim vizuel: 6.1. bëhet nga ana e dy (2) punonjësve korrektues të së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar dhe në një vend të veçuar, pa praninë e personave të tjerë; 6.2. asnjëherë nuk bëhet në praninë e personave të gjinisë tjetër nga ajo e personit të dënuar; dhe 6.3. nuk përfshin zhveshjen e pjesëve të sipërme dhe të poshtme të trupit të personit të dënuar në të njëjtën kohë. 7. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar posedon ndonjë mjet të palejuar të fshehur në zgavrat e trupit të tij, ai e informon drejtorin e institucionit korrektues. Nëse drejtori i institucionit korrektues është i bindur se ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar është në posedim të ndonjë mjeti të palejuar të fshehur në zgavrat e trupit të tij dhe se kontrollimi fizik i zgavrave të trupit të tij është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, drejtori mund të lëshojë autorizim me shkrim për kontrollimin e tillë fizik, me pëlqimin e personit të dënuar. Kontrollimi i tillë fizik kryhet vetëm nga ana e personelit të kualifikuar shëndetësor i së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar në një vend të veçuar. 8. Konfiskohet çfarëdo mjeti i palejuar i cili zbulohet si rezultat i kontrollimit, ose kontrollimit fizik të zgavrave të trupit. 9. Kontrollimi i qelisë së burgut të personit të dënuar ose të paraburgosurit duhet të kryhet me respektimin e pasurisë së tij personale dhe në prani të të dënuarit ose të paraburgosurit, përveç GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE nëse prania e tyre do të paraqiste një kërcënim të menjëhershëm për stafin ose sigurinë e objektit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A convicted person is entitled to housing that meets modern hygiene standards and local climate conditions.
Neni 35 Kushtet e banimit për personat e dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në banim që i përgjigjet kushteve bashkëkohore higjienike dhe rrethanave vendore klimatike. 2. Hapësirat në të cilat jeton dhe punon personi i dënuar duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme ashtu që secili person i dënuar të ketë së paku tetë (8) metra katrorë hapësirë për qeli të vetme dhe katër (4) metra katrorë për të dënuarit në qeli të përbashkëta, dhe sasi të mjaftueshme të dritës natyrore dhe artificiale për punë dhe lexim, ngrohje dhe ajrosje. 3. Hapësirat nuk duhet të kenë lagështi dhe duhet të kenë pajisje sanitare adekuate dhe mjete të tjera të nevojshme për higjienë personale. 4. Në hapësira të përbashkëta vendosen personat e dënuar të cilët janë të përshtatshëm për t’u shoqëruar me të tjerët në kushtet e tilla. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A convicted person is entitled to physical exercise needed to maintain health and to spend at least 2 hours per day outside enclosed premises during free time.
Neni 36 Marrja me ushtrime fizike Personi i dënuar ka të drejtë që të merret me ushtrime fizike aq sa është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të tij dhe të kalojë së paku dy (2) orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë. Personi i dënuar mund të merret me ushtrime fizike në ambient të hapur. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Në institucionet korrektuese, higjiena e personave të dënuar dhe e lokaleve mbikëqyret rregullisht; mjeku, në bashkëpunim me organin kompetent të shëndetësisë, bën kontrollime të rregullta dhe e njofton me shkrim drejtorin.
Neni 37 Higjiena 1. Higjiena e personave të dënuar dhe higjiena e lokaleve mbikëqyret rregullisht në institucionet korrektuese. 2. Me qëllim të sigurimit të higjienës së personave të dënuar dhe higjienës së lokaleve, personave të dënuar iu sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit të ftohtë dhe të ngrohtë si dhe, artikuj adekuat për pastrim dhe tualet. Pajisjet dhe mjetet për higjienë personale sigurojnë privatësinë e mjaftueshme dhe ata mirëmbahen dhe pastrohen me rregull. 3. Personit të dënuar i sigurohet shtrat i veçantë dhe shtresa e mbulesa të mjaftueshme të cilat duhet të jenë të pastra kur i jepen, duhet të mirëmbahen si duhet dhe të ndërrohen rregullisht. 4. Mjeku në bashkëpunim me organin kompetent të shëndetësisë bën kontrollime të rregullta të institucionit korrektues dhe drejtorin e institucionit korrektues e njofton me shkrim për: 4.1. sasinë, cilësinë, përgatitjen dhe servimin e ushqimit dhe të ujit; 4.2. higjienën dhe pastërtinë e institucionit korrektues dhe të personave të dënuar; 4.3. instalimet hidrosanitare, ngrohjen, ndriçimin dhe ajrosjen e institucionit korrektues dhe 4.4. përshtatshmërinë dhe pastërtinë e veshmbathjes dhe të shtresave e mbulesave të personave të dënuar. 5. Standardet për kushte higjieno-sanitare rregullohen me akt nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Convicted persons are entitled to suitable food, including three varied and nutritious meals a day, with special doctor-prescribed food for certain cases.
Neni 38 Ushqimi i personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në ushqim të përshtatshëm për ruajtjen e mirë të shëndetit dhe fuqisë së tij në tri shujta për çdo ditë të cilat duhet të jenë të llojllojshme dhe ushqyese. Ushqimi që i jepet personit të dënuar duhet t’i përshtatet moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, natyrës së punës, stinës e kushteve klimatike dhe aq sa është e mundur, kërkesave të tij fetare dhe kulturore. 2. Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë, gruaja shtatzënë, ose ajo e cila ka lindur fëmijë kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku. 3. Mjeku, ose eksperti tjetër për ushqim e kontrollon ushqimin dhe e njofton drejtorin e institucionit korrektues para servimit të çdo shujte për cilësinë e tij dhe konstatimet e tij shënohen në librin përkatës. 4. Ministri nxjerr akt nënligjor për rregullim më të përafërt për ushqimin e personave të dënuar. 5.Shërbimi Korrektues, sipas rregullit, drejtpërdrejt e udhëheq shërbimin që u siguron ushqimin e personave të dënuar në institucionin korrektues. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A continuously sentenced person must have drinking water available, and the medical service must regularly supervise medically appropriate food and water, diet tables, and meal preparation in each correctional institution.
Neni 39 Disponimi i vazhdueshëm me ujë të pishëm 1. Personi i dënuar vazhdimisht duhet të ketë në dispozicion ujë të pijshëm. 2. Ushqimi dhe uji i përshtatshëm nga aspekti mjekësor, zbatimi i tabelave dietale dhe përgatitja e shujtave mbikëqyret rregullisht nga shërbimi mjekësor në secilin institucion korrektues. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: A convicted person is entitled to free underwear, clothes, and shoes suited to local climate conditions and the season, and to work-necessary special clothing, shoes, and equipment.
Neni 40 Veshmbathja e personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në ndërresa, rroba dhe këpuca pa pagesë, të përshtatshme për kushtet vendore klimatike dhe stinën e vitit. 2. Personi i dënuar ka të drejtë në rroba, këpucë dhe pajisje të posaçme që janë të nevojshme për punën që ai e kryen. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Personat e dënuar duhet të veshin uniformën e institucionit korrektues, dhe veshmbathja e tyre nuk duhet të jetë poshtëruese ose degraduese.
Neni 41 Mbajtja e uniformës së institucionit korrektues 1. Personi i dënuar e vesh uniformën e institucionit korrektues. 2. Veshmbathja e personit të dënuar nuk guxon të ketë ndikim poshtërues, ose degradues. 3. Drejtori i institucionit korrektues përkatës mund t’u lejojë personave në qendrën e paraburgimit, në institucionin e hapur korrektues, ose në njësinë e hapur të institucionit korrektues që t’i veshin rrobat e tyre personale. 4. Drejtori i institucionit korrektues u lejon të paraburgosurve dhe personave të dënuar që t’i veshin rrobat e tyre personale kur paraqiten në gjyq, ose kur dalin jashtë burgut, përveç nëse kjo e shton rrezikun e arratisjes. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë për të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor si komuniteti dhe për shërbimet e nevojshme shëndetësore pa pagesë; institucioni shëndetësor duhet të sigurojë kushtet dhe shërbimet mjekësore, të kujdesit dhe të farmacisë.
Neni 42 Përkujdesja shëndetësore dhe zbatimi i saj 1. Personi i dënuar duhet të gëzoj të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor të cilat janë në dispozicion në komunitet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Personi i dënuar duhet të ketë qasje në shërbimet e nevojshme shëndetësore pa pagesë. 3. Përkujdesja shëndetësore në institucion korrektues bëhet në pajtim me rregullat e përgjithshme për përkujdesje shëndetësore, për sigurim shëndetësor dhe për shërbime mjekësore dhe farmaceutike, përveç nëse me këtë ligj parashihet ndryshe. 4. Institucioni përkatës shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë (me tej: institucioni shëndetësor), siguron kushte për shërbime elementare mjekësore. 5. Institucioni shëndetësor, siguron shërbimin mjekësor, shërbimin e përkujdesjes dhe atë të farmacisë për plotësimin e nevojave të kujdesit shëndetësor për personat e dënuar. 6. Personi i dënuar të cilit nuk mund t’i ofrohet trajtim i duhur mjekësor në institucionin korrektues dërgohet në spitalin e institucionit korrektues, në institucionin psikiatrik adekuat, ose në ndonjë institucion tjetër për përkujdesje shëndetësore. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Correctional institutions must provide quick medical help in emergencies and handle out-of-institution medical care under secure, supervised conditions.
Neni 43 Mbikëqyrja gjatë përkujdesjes mjekësore jashte Institucionit Korrektues 1. Të gjitha institucionet korrektuese duhet të sigurojnë qasje të shpejtë në ndihmë mjekësore në raste emergjente. 2. Personat e dënuar që kanë nevojë për trajtim të specializuar ose operim do të transferohen në institucione të specializuara perkatese shendetesore. 3. Institucionet korrektuese shqyrtojnë planet e kujdesit mjekësor që plotësojnë kriteret e duhura të cilat u lejojnë personave të dënuar lirim të mbikëqyrur për të pasur qasje në shërbimet e nevojshme shëndetësore në institucionet shëndetësore publike në shoqëri. 4. Personi i dënuar konsiderohet të jetë në lirim të mbikëqyrur, kur pjesëtari i personelit të institucionit korrektues përgjegjës për sigurinë e shoqëron, monitoron dhe siguron me ruajtjen e të personit të dënuar. 5. Masat do të merren për të trajtuar kërkesat legjitime të sigurisë me parimin e konfidencialitetit mjekësor. 6. Stafi mjekësor merr vendimin përfundimtar për përdorimin e prangave ose pajisje të tjera shtrënguese gjatë ekzaminimit mjekësor. 7. Kontrollimi mjekësor dhe dhoma e ekzaminimit mjekësor duhet të jetë e sigurt, mundësisht e pajisur në mënyrë të tillë që të kufizoj rrezikun e arratisjes. 8. Koha e kaluar për trajtim mjekësor jashtë institucionit korrektues llogaritet në dënimin me burgim, ose me burgim të përjetshëm. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Me kërkesë të personit të dënuar dhe pas rekomandimit të mjekut të institucionit korrektues, drejtori mund të lejojë kontroll mjekësor specialistik jashtë institucionit korrektues; shpenzimet i paguan personi i dënuar, përveç nëse drejtori vendos ndryshe.
Neni 44 Kontrolli mjekësor specialistik 1. Me kërkesë të personit të dënuar, pas rekomandimit të mjekut të institucionit korrektues, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë kontroll mjekësor specialistik jashtë institucionit korrektues. 2. Shpenzimet për kontrollin e tillë paguhen nga personi i dënuar, përveç nëse drejtori i institucionit korrektues vendos ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: If a convicted person is seriously ill, the corrective institution must notify close family members; if none are available, it must notify other relatives. The prison director may also allow other people to be informed at the convicted person’s request.
Neni 45 Njoftimi i familjes kur personi i dënuar është i sëmurë rëndë 1. Kur personi i dënuar është i sëmurë rëndë, institucioni korrektues e informon bashkëshortin-en e tij, fëmijët dhe fëmijët e adoptuar, dhe nëse personi i dënuar nuk ka të afërm të tillë, institucioni korrektues i njofton prindërit e tij, prindërit adoptues, vëllain, motrën, ose të afërmit më të largët. 2. Me kërkesë të personit të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë që personat tjerë të njoftohen për sëmundjen. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Prison doctors must examine and monitor prisoners, and staff must take urgent steps to prevent self-harm and ensure treatment for infectious or mental health concerns.
Neni 46 Vizitat dhe kontrollimet mjeksore 1. Mjeku e viziton dhe e kontrollon secilin person të dënuar pas pranimit, e sipas nevojës edhe më vonë, me qëllim të identifikimit të sëmundjeve të mundshme fizike, ose mendore dhe për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për trajtim mjekësor. 2. Personit të dënuar, gjatë mbajtjes së dënimit me burgim, ose burgim të përjetshëm i sigurohet përkujdesje shëndetësore përmes kontrollimeve të rregullta dhe të herëpashershme, pavarësisht a është bërë kërkesë për këtë. 3. Mjeku i institucionit korrektues duhet çdo ditë ti viziton të gjithë personat e sëmurë, personat që ankohen për ndonjë sëmundje, ose lëndim dhe personat të cilët janë nën përkujdesje të posaçme. Mjeku menjëherë e paraqet sëmundjen për të cilën nevojitet ekzaminim i veçantë, ose përkujdesje specialistike. 4. Kur personi i dënuar manifeston sjellje që tregojnë se ai mund të bëjë përpjekje që ta lëndojë veten, ose të bëjë vetëvrasje, personeli ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për pengimin e vetëlëndimit, ose vetëvrasjes. Nëse personi i dënuar bën përpjekje për ta lënduar veten, ose të bëjë vetëvrasje, një ekip profesional shumë disiplinor ndërmerr veprime të nevojshme për t’i dalë në ndihmë atij në evitimin e shkaqeve që atë e shtyjnë të tentojë të ndërmerr një veprim të tillë. 5. Personi i dënuar për të cilin dyshohet ose të cilit i është përcaktuar diagnoza se vuan nga ndonjë sëmundje infektive, ose ngjitëse trajtohet menjëherë. Kur dyshohet se personi i dënuar ka çrregullime mendore, ose shqetësim emocional pa vonesë merren masat e duhura në pajtim me legjislacionin përkatës dhe rregullat lidhur me ndihmën psikiatrike dhe shëndetin mendor. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: A convicted person’s medical, psychiatric, or psychological care may be applied only with their consent, but the correctional institution may use coercive means without consent to prevent self-harm, harm to others, or damage to property.
Neni 47 Pëlqimi për përkujdesje mjekësore 1. Përkujdesja mjekësore, vlerësimi, ose trajtimi psikiatrik apo psikologjik mund të zbatohet ndaj personit të dënuar vetëm me pëlqimin e tij. 2. Personi i dënuar mund të refuzojë dhënien e pëlqimit sipas paragrafit 1. të këtij neni. Kur personi i dënuar nuk jep pëlqim, nga ai kërkohet që të nënshkruajë deklaratën për mospajtim. 3. Për parandalimin e vetëlëndimit, lëndimin e të tjerëve, ose dëmtimin e pronës, institucioni korrektues mund të përdor mjete shtrënguese pa pëlqimin e personit të dënuar. Përdorimi i mjeteve shtrënguese në çdo rast duhet të evidentohet nga zyrtari përgjegjës, në pajtim me udhëzimet përkatëse. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Medical findings about a convicted person must be kept confidential under professional medical practice and medical ethics codes.
Neni 48 Konstatimet mjekësore Konstatimet mjekësore të personit të dënuar trajtohen me konfidencialitet në pajtim me praktikën mjekësore profesionale dhe me kodet e etikës mjekësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The doctor must notify the correctional institution director whenever a sentenced person’s physical or mental health has worsened, may worsen, or is affected by continued imprisonment or life imprisonment.
Neni 49 Njoftimi për shëndetin fizik apo mendor të keqësuar të personit të dënuar 1. Mjeku e njofton drejtorin e institucionit korrektues kurdo që ai konstaton se shëndeti fizik, ose mendor i personit të dënuar është keqësuar, apo do të keqësohet nga qëndrimi i vazhdueshëm në burgim, apo në burgim të përjetshëm, ose nga ndikimi i ndonjërit prej kushteve të burgimit, apo burgimit të përjetshëm. 2. Nëse personi i dënuar vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë shëndetësore merren masa që atij t’i ofrohet trajtimi më i mirë i mundshëm sipas standardeve në komunitet. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Forced feeding of a convicted person is prohibited; if refusal of food or treatment endangers the person’s life and health, necessary medical measures may be taken without consent.
Neni 50 Ndalimi i marrjes së detyrueshme të ushqimit nga personi i dënuar 1. Ndalohet marrja e detyrueshme e ushqimit nga personi i dënuar. 2. Nëse personi i dënuar me refuzimin e marrjes së ushqimit ose të mjekimit sjell jetën dhe shëndetin e vet në rrezik, mund të ndërmerren masat e domosdoshme medicionale edhe pa pëlqimin e tij. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Në një institucion korrektues për femra, institucioni shëndetësor duhet të sigurojë shërbime shëndetësore për gratë shtatzëna.
Neni 51 Sigurimi i shërbimeve shëndetësore të kujdesit shëndetësor të femrave shtatëzana 1. Në institucionin korrektues për femra, shërbimet shëndetësore të kujdesit shëndetësor të femrave shtatzëna i siguron isntitucioni shëndetësor. 2. Kudo që është e mundur bëhen përgatitje që fëmijët të lindin në spital jashtë institucionit. Nëse fëmija lind në institucionin korrektues, fakti i tillë nuk shënohet në certifikatën e lindjes. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: A convicted woman with a child may keep the child until the child turns 18 months old; after that, the parents decide custody, or the court decides if the parents do not agree or their arrangement is harmful to the child.
Neni 52 Mbjatja e fëmijës nga ana e femrës së dënuar 1. Femra e dënuar që ka fëmijë mund ta mbajë atë derisa i mbush tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pastaj prindërit e fëmijës vendosin, nëse kujdestaria e fëmijës i besohet babait, të afërmve, ose personave të tjerë. 2. Nëse prindërit nuk pajtohen për kujdestarinë e fëmijës, ose nëse marrëveshja e tyre është e dëmshme për fëmijën, gjykata e cila është kompetente sipas vendbanimit, ose vendqëndrimit të nënës në kohën kur është dënuar ajo vendos se kujt i besohet fëmija. 3. Kur sipas paragrafit 2. të këtij neni merret vendim, gjykata para së gjithash merr parasysh interesin më të mirë të fëmijës, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijës, si dhe mirëqenien e tij fizike dhe shpirtërore. 4. Kur fëmija mbahet në institucionin korrektues me nënën e tij merren masa të posaçme për sigurimin e një dhome fëmijësh me persona të kualifikuar në të cilën vendoset fëmija kur nuk është nën kujdesin e nënës së tij. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The provision says rehabilitation in correctional facilities should take account of each person's special circumstances and needs, and the rehabilitation program may be adjusted during the sentence. It also encourages the convicted person to cooperate in rehabilitation activities.
Neni 53 Rrethanat dhe nevojat e posaçme për risocializimin në ambientet korrektuese 1. Risocializimi në ambientet korrektuese merr parasysh rrethanat dhe nevojat e posaçme të secilit person që kanë të bëjnë me risocializimin e tij. Për caktimin e të gjitha rrethanave dhe faktorëve të rëndësishëm për planifikimin e riedukimit të personit në institucionin korrektues dhe riintegrimin e tij shoqëror pas lirimit, vrojtimi i personalitetit bëhet në fillim të ekzekutimit të dënimit dhe vazhdon gjatë tërë kohës së dënimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Gjatë ekzekutimit të dënimit, programi riedukues përfshihet, ose ndryshohet për t’iu përshtatur përparimit të arritur dhe rrethanave të tjera përkatëse. Për përmbushjen e këtij qëllimi hartohet plan i përshtatshëm kohor për realizimin e këtij programi. 3. Personi i dënuar inkurajohet që të bashkëpunojë në realizimin e programeve dhe aktiviteteve risocializuese në institucion. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The correctional institution director must issue an individual correction and resocialization program for each convict, based on recommendations from professional staff.
Neni 54 Programi individual për korrektim dhe risocializim 1. Drejtori i institucionit korrektues e nxjerr program individual për korrektim dhe risocializim të çdo të denuari në bazë të rekomandimeve të personelit profesional të institucionit korrektues. 2. Programi risocializues përfshin së paku: 2.1. vendosjen në institucionin, ose në sektorin brenda institucionit; 2.2. pjesëmarrjen në aktivitete arsimore; 2.3. pjesëmarrjen në aktivitete të aftësimit profesional; 2.4. pjesëmarrjen në aktivitete kulturore, edukuese dhe sportive; 2.5. punën dhe përmirësimin e aftësive profesionale; 2.6. lidhjet familjare dhe kontaktet me botën e jashtme; 2.7. kushtet për fitimin e të drejtës për pushim në shtëpi, për lirim me kusht, ose lirim të parakohshëm, dhe 2.8. masat që synojnë përgatitjen për lirimin përfundimtar. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Some interested people with the ability to support contact between convicted persons and the outside community may visit correctional institutions, under the director’s supervision.
Neni 55 Riintegrimi i personave të dënuar 1. Riintegrimi i personave të dënuar në shoqëri, po ashtu realizohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve, ose të organeve publike dhe private, si dhe të individëve në aktivitetet korrektuese dhe risocializuese. 2. Personat që janë të interesuar dhe manifestojnë aftësi për përkrahjen e kontakteve ndërmjet personave të dënuar në institucione korrektuese dhe bashkësisë së jashtme, lejohen që t’i vizitojnë institucionet korrektuese nën mbikëqyrjen e drejtorit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Personi i dënuar dhe disa shtetas të huaj kanë të drejtë t’u dërgojnë parashtresa organeve ose institucioneve të caktuara; personi i dënuar i dërgon dhe pranon parashtresat përmes institucionit korrektues.
Neni 56 Parashtresat 1. Personi i dënuar ka të drejtë t’i dërgojë parashtresa organeve kompetente. 2. Shtetasi i huaj ka të drejtë t’i dërgojë parashtresa Ambasadës, Misionit Diplomatik, konsullor dhe zyrës ndërlidhëse, ose misionit diplomatik të shtetit shtetas i të cili është ai, ose shtetit i cili i mbron interesat e tij. Shtetasi i huaj i cili nuk është nën mbrojtjen e ndonjë shteti ka të drejtë t’i dërgojë parashtresa organeve dhe organizatave kompetente në Republikën e Kosovës dhe organizatave kompetente ndërkombëtare. 3. Personi i dënuar pranon dhe dërgon parashtresa përmes institucionit korrektues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A convicted person has the right to correspondence and to privacy of letters and other communications, with limited mail opening/reading allowed in specified security situations.
Neni 57 Korrespondenca 1. Personi i dënuar gëzon të drejtën për korrespondencë . 2. Personi i dënuar gëzon të drejtën e privatësisë së letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit. 3. Letra, ose dërgesa tjetër postare mund të hapet nëse ekziston dyshim i bazuar se në të gjendet ndonjë send i palejuar. 4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtimme paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar. 5. Drejtori i institucionit korrektues mund të nxjerrë vendim me shkrim për autorizimin e hapjes, a leximit të letrës, ose dërgesës tjetër postare si masë më së paku shqetësuese e mundshme nëse ekziston dyshim i bazuar se në të ka prova për: 5.1. veprim që do të rrezikonte sigurinë e institucionit korrektues, ose të ndonjë personi; 5.2. vepër penale, apo plan për kryerjen e veprës penale, dhe 5.3. hapja e leximi i letrës, ose i dërgesës postare është masa më së paku e bezdisshme e mundshme në ato rrethana. 6. Kur letra, ose dërgesa tjetër postare hapet dhe lexohet në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, drejtori i institucionit korrektues menjëherë e informon me shkrim personin e dënuar lidhur me arsyet e veprimit të tillë dhe atij i mundëson dhënien e sqarimeve lidhur me këtë, përveç nëse informata pafavorshëm do të ndikonte në hetimet e papërfunduara, me ç’rast personi i dënuar informohet për arsyet dhe atij i mundësohet dhënia e sqarimeve lidhur me këtë me përfundimin e hetimeve. 7. Letra, ose dërgesa postare që është hapur dhe lexuar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni mund të ndalohet, nëse do të rrezikohej siguria e institucionit korrektues, ose e ndonjë personi. Në rastin e tillë personi i dënuar informohet menjëherë dhe, në rastin e ndalimit të letrës, ose të dërgesës postare pasuese, ai informohet për përmbajtjen e saj deri në masën e nevojshme. Letra që është ndaluar i dorëzohet personit të dënuar sapo të pushojë së ekzistuari baza për ndalimin e saj dhe më së voni deri në fund të mbajtjes se dënimit të tij, përveç nëse gjykata kompetente vendos ndryshe. Kundër vendimit të gjykatës, lejohet ankesë në gjykatën kompetente. Ankesa nuk e shtyen ekzekutimin e vendimit. 8. Letrat dhe dërgesat tjera postare nga personi i dënuar që i adresohen Avokatit të Popullit nuk kontrollohen. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Personi i dënuar mund të komunikojë me avokatin pa kufizim dhe pa mbikëqyrje të përmbajtjes; vetëm në raste të veçanta mund të lejohet hapja e korrespondencës sipas kushteve të ligjit dhe vendimi merret brenda 48 orësh.
Neni 58 Korrespondenca e personit të dënuar me avokatin 1.Personi i dënuar mund të kontaktojë me avokatin e tij pa kufizim dhe pa mbikëqyrjen e përmbajtjes së korrespondencës. 2. Përjashtimisht, kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës themelore kompetente mund të nxjerrë aktvendim me kërkesë të drejtorit të institucionit korrektuese që: 2.1. korrespondenca e personit të dënuar me avokatin e tij të mund të hapet, nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE plotësohen kushtet nga paragrafi 3 i nenit 57 i këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 4 i nenit 57 të këtij ligji; 2.2. drejtori i institucionit korrektues mund të hapë dhe të lexojë korrespondencën e personit të dënuar me avokatin e tij, nëse plotësohen kushtet e paraqitura në paragrafin 5 të nenit 57 të këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 6.i nenit 57 të këtij ligji. 3.Aktvendimi i kolegjit prej tre (3) gjyqtarësh merret brenda dyzetetetë (48) orësh nga pranimi i kërkesës së drejtorit të institucionit korrektues. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A convicted person has the right to make phone calls and use other electronic communication forms. The Director General of the Kosovo Correctional Service decides the forms of electronic communication.
Neni 59 E drejta për thirrje telefonike dhe komunikim elektronik 1. Personi i dënuar ka të drejtë të bëjë thirrje telefonike, dhe të komunikoi në forma të tjera të komunikimit elektronik. 2. Dispozitat e nenit 57 të këtij ligji përshtatëshmërisht aplikohen edhe për mbikqyrje të thirrjeve telefonike. 3. Për format e komunikimit elektronik vendos Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimi Korrektues i Kosovës -SHKK-së. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The correctional institution must help a convicted person access legal aid and take necessary steps to protect rights and interests guaranteed by law.
Neni 60 Ndihma juridike Institucioni korrektues lehtëson qasjen e personit të dënuar për ndihmë juridike lidhur me ekzekutimin e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm dhe ndërmerr veprime të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të garantuara me ligj. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: A sentenced person has the right to receive visits at least once a month for at least one hour from specified family members.
Neni 61 Vizitat 1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt. 2. Vizitat e tilla bëhen në lokale të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit korrektues. 3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i lejojë personit të dënuar të pranojë vizita edhe nga persona të tjerë. 4. Për vizitat që u bëhen nënave të dënuara nga fëmijët e tyre zbatohen rregulla të posaçme që atyre u mundësojnë vizita edhe më të shpeshta . 5. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ku gjendet institucioni korrektues, ose i deleguari i tijmund t’i vizitojë dhe të flasë me personat e dënuar në çdo kohë, ose me kërkesën e tij. 6. Çështjet lidhur me kontrollin e detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen, ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë rregullohen me aktin për rendin shtëpiak. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: A convicted person may be visited by an authorized representative and has a right to confidential oral communication with that representative under supervision.
Neni 62 Vizita nga ana e përfaqësuesit të autorizuar 1. Personi i dënuar mund të vizitohet nga përfaqësuesi i tij i autorizuar i cili e përfaqëson atë në procedurë ligjore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Personi i dënuar ka të drejtë për komunikim konfidencial gojor me përfaqësuesin e tij të autorizuar nën mbikëqyrje, por jo edhe me dëgjimin dhe përgjim nga ana e personelit të institucionit korrektues. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Foreign nationals have a right to be visited by diplomatic or consular representatives, and certain foreign or international representatives must notify the correctional institution director before the visit.
Neni 63 Vizita e shtetasit të huaj nga përfaqësuesi diplomatik ose konsullor 1. Shtetasi i huaj ka të drejtë të vizitohet nga përfaqësuesi diplomatik, ose konsullar i shtetit, shtetas i të cilit është ai, ose të shtetit i cili i mbron interesat e tij. Shtetasi i huaj i cili nuk është nën mbrojtjen e asnjë shteti ka të drejtë të vizitohet nga organet dhe organizatat kompetente të Kosovës dhe nga organizatat kompetente ndërkombëtare. 2. Përfaqësuesi konsullor, ose diplomatik i shtetit të huaj dhe përfaqësuesi i organizatës kompetente ndërkombëtare është i detyruar ta njoftojë drejtorin e institucionit korrektues për vizitën që do t’i bëjë të burgosurit në pajtim me aktet juridike ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të qëndrojë me bashkëshortin/en dhe fëmijët të paktën një herë në tre muaj për të paktën tre orë.
Neni 64 Kalimi i kohës në hapësirat të veçanta 1. Personi i dënuar ka të drejtë të qëndrojë me bashkëshortin/en dhe fëmijët së paku një (1) herë në tre (3) muaj të paktën tri (3) orë. 2. Koha, kohëzgjatja, mënyra e vizitës, natyra e vizitave dhe kalimi i kohës në lokale të veçanta rregullohet me aktin për rendin shtëpiak. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: A convicted person has the right to receive food packages once every three months, if the food is not served inside the institution.
Neni 65 Pranimi i pakove 1. Personi i dënuar ka të drejtë të pranojë pako të cilat përmbajnë artikuj ushqimorë një herë në tre (3) muaj, me kusht që këta artikuj ushqimorë nuk shërbehen brenda institucionit. Pakot nuk mund të përdoren nga persona tjerë, përveç personit që i dedikohet pakoja. 2. Pakot kontrollohen në prani të personit të dënuar para se t’i jepen atij. 3. Pesha dhe përmbajtja e lejueshme e pakove rregullohet me aktin për rendin shtëpiak. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Të dënuarit nuk mund të mbajnë sende të tjera përveç atyre të lejuara nga rregulli i rendit shtëpiak; sendet dhe paratë e tyre trajtohen sipas rregullave për ruajtje, njoftim, shitje ose derdhje në buxhet.
Neni 66 Mbajtja e sendeve 1. Personat e dënuar nuk mund të mbajnë sende të tjera përveç atyre të lejuara me aktin për rendin shtëpiak. 2. Prona personale e personave të dënuar që vendoset nën mbikëqyrje të sigurt nga ana e drejtorit të institucionit korrektues mbahet në gjendje të mirë. Kur asgjësimi i ndonjë sendi është i domosdoshëm, ky veprim regjistrohet dhe lidhur me këtë njoftohet personi i dënuar. 3. Çdo pronë që i takon personit të dënuar, e cila nuk kërkohet për një periudhë më të gjatë se një (1) vit pas lirimit apo vdekjes së tij, mund të shitet, ose të hidhet. Të ardhurat nga shitja derdhen në Buxhetin e Kosovës. 4. Paratë e të burgosurit të cilat gjenden në llogarinë e tij, pas lirimit nëse nuk bëhet tërheqja e tyre për një periudhë prej një (1) viti, të njejtat derdhen në Buxhetin e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Personi i dënuar me burgim ose me burgim të përjetshëm nuk mund të mbajë para gjatë vuajtjes së dënimit.
Neni 67 Paratë e të burgosurit 1. Personi i dënuar me burgim ose me burgim të përjetshëm nuk mund të mbajë para gjatë mbajtjes së dënimit. 2. Nëse me rastin e pranimit në institucionin korrektues i burgosuri posedon para, ato duhet të depozitohen në xhirollogari kursimi në emër të tij, përveç nëse ai vendos ndryshe. 3. Me aktin për rendin shtëpiak caktohet shuma e mjeteve me të cilat personi i dënuar mundet lirisht të disponoj si dhe shuma të cilën ai e depoziton në kursim. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Personi i dënuar i aftë për punë ka të drejtë dhe obligim të punojë, and may be engaged in work in the workshops of economic units within the Kosovo Correctional Service (SHKK).
Neni 68 Puna 1. Personi i dënuar i aftë për punë ka të drejtë dhe obligim të punojë dhe mund të angazhohet me punë në, punëtoritë e njësive ekonomike në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës -SHKK-së. 2. Qëllimi i punës së tillë është që personi i dënuar të fitojë, të ruajë dhe zhvillojë aftësitë punuese, shprehitë e punës dhe njohuritë profesionale për fillimin e sërishëm të jetës normale sa më parë që të jetë e mundur pas mbajtjes së dënimit. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Rregullon punën e të dënuarve: puna duhet të jetë e dobishme, jo degraduese dhe jo dënim disiplinor.
Neni 69 Parimet dhe kushtet e punës 1. Puna e personave të dënuar duhet të jetë e dobishme dhe nuk guxon të jetë degraduese. 2. Puna nuk mund të imponohet si formë e dënimit disiplinor. 3. Realizimi i përfitimit ekonomik nuk guxon të shkojë në dëm të qëllimit të punës, ose të interesave të personave të dënuar. 4. Nëse është e mundur, shërbimi korrektues duhet të sigurojë se të dënuarit i mundësohet të punojë, duke marrë parasysh aftësitë dhe shkathtësitë fizike dhe mendore të dënuarit. Nëse është e pamundur t’i sigurohet të dënuarit puna, i dënuari duhet të merr pjesë në mirëmbajtjen e institucionit korrektues, nëse është e mundshme. 5. Me qëllim që të dënuarve t’iu sigurohet punë, shërbimi i institucionit korrektues mund të ndërtojë impiante brenda ose jashtë territorit të tij, t’i mundësojë të dënuarve të punojnë jashtë institucionit korrektues, ose t’iu kërkojnë atyre të marrin pjesë në mirëmbajtjen e institucionit korrektues. 6. I dënuari mund të pezullohet nga puna, ose të lirohet nga puna e detyrueshme nëse i dënuari nuk është në gjendje të kryejë punën e detyrueshme, ose nëse puna e rrezikon sigurinë e të dënuarit, ose institucionit korrektues, ose nëse puna paraqet kërcënim për disiplinën në institucion korrektues. Ministri i Drejtësisë me akt nënligjor përcakton procedurën për punësimin e të dënuarve, pezullimin dhe lirimin e të dënuarve nga puna. 7. Në mënyrë që të dënuarve t’iu mundësohet të punojnë, mund të jepet edhe leja për ndërtimin e impianteve brenda territorit të institucionit korrektues personave fizik, ose kompanive, nëse këta persona, ose kompani lidhin kontratë përkatëse me shtetin, ose me një person juridik për marrëdhënie detyrimore, kryen detyra administrative të shtetit. Ministri i Drejtësisë përcakton kërkesat për këto kontrata. 8. Kushtet e punës së të dënuarve duhet të jenë në pajtim me kriteret e përcaktuara nga ligji për mbrojtjen e punës. Shërbimit korrektues i kërkohet të sigurojë se të dënuarve ju garantohen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE kushte të punës sipas legjislacionit të punës në fuqi, të cilat janë të sigurta për jetën dhe shëndetin. 9. Të dënuarve mund t’ju kërkohet të punojnë jashtë orarit të punës gjatë ditëve të tyre të pushimit dhe gjatë festave zyrtare, vetëm nëse kjo bëhet me pajtimin e të dënuarve. 10. Të dënuarve që marrin pjesë në mirëmbajtjen e institucionit korrektues ju kërkohet të punojnë në pajtim me natyrën e punës, që vendoset nga shërbimi korrektues. 11. Me urdhër të zyrtarit të shërbimit të institucionit korrektues, të dënuarve ju kërkohet të marrin pjesë në parandalimin e katastrofave natyrore, epidemive, aksidenteve ose katastrofave, ose heqjen e pasojave të tyre si dhe në raste të emergjencave tjera. Në këtë rast, institucioni korrektues duhet të sigurojë sigurimin dhe sigurinë e të dënuarit. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The convicted person may choose a type of work, if that choice is workable and fits the relevant vocational program. The professional team in the correctional institution assesses the person’s abilities and skills.
Neni 70 Zgjedhja e punës 1. Personi i dënuar mund ta zgjedhë llojin e punës që i pëlqen nëse zgjedhja e tillë është e zbatueshme dhe në pajtim me programin përkatës profesional. 2. Ekipi profesional në institucionin korrektues i vlerëson aftësitë dhe shkathtësitë e personit të dënuar. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Convicted persons may work inside or outside a correctional institution, and eligible convicted persons in certain open or semi-open placements have a right to work outside.
Neni 71 Punësimi i personit të dënuar brenda ose jashtë institucionit korrektues 1. Personi i dënuar mund të punësohet brenda, ose jashtë institucionit korrektues. 2. Organizimi dhe metoda e punës brenda institucionit korrektues duhet të jenë sa më afër punës së ngjashme që kryhet jashtë institucionit korrektues. 3. Kushtet dhe procedurat e veçanta për dhënien e lejes për të dënuarit që të punojnë jashtë institucionit korrektues dhe procedura për punën e të dënuarve jashtë institucionit korrektues përcaktohen me akt nënligjor të Ministrit të Drejtësisë. 4. Dispozitat e ligjeve të punës, përfshirë dispozitat për të lidhur kontrata të punësimit, kompensimin, dhe festat vlejnë ndaj punës së pambikëqyrur të dënuarve jashtë institucioneve korrektuese. Kontrata e punësimit e lidhur me një të dënuar nuk duhet të tregojë se ai ose ajo është duke vuajtur dënimin. 5. Punëdhënësi e bënë bartjen e pagës së të dënuarit, i cili punon jashtë institucionit korrektues, tek llogaria bankare e shërbimit korrektues. 6. Të drejtën e punësimit jashtë institucionit korrektues e kanë të dënuarit të cilët janë të vendosur në institucione korrektuese të tipit të hapur dhe gjysmë të hapur apo janë të vendosur në Njësi të hapur në institucione korrektuese të tipit të mbyllur. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: A convicted person must work 40 hours a week, with fewer hours if they continue general or vocational schooling, and may be ordered to work up to 2 extra hours per day.
Neni 72 Orari i punës 1. Personi i dënuar punon dyzet (40) orë në javë, por orari i punës mund të jetë më i gjatë sipas kushteve të përcaktuara me ligj. 2. Personi i dënuar që vijon shkollimin e përgjithshëm, ose atë profesional punon proporcionalisht më pak orë. 3. Personi i dënuar mund të urdhërohet të punojë jashtë orarit të punës deri në dy (2) orë në ditë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe kryerjen e obligimeve të tjera të zakonshme në institucionin korrektues. 4. Kur me legjislacionin përkatës në fuqi koha e kaluar në punë pranohet me qëllim të fitimit të kualifikimit profesional, koha e kaluar në llojin e njëjtë të punës gjatë kohëzgjatjes së dënimit me burgim, ose me burgim të përjetëshëm pranohet po ashtu për atë kualifikim. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A convicted person is entitled to a monthly reward for their work.
Neni 73 Shpërblimi mujor Personi i dënuar ka të drejtë në shpërblim mujor për punën e tij. Shpërblimi për secilën kategori caktohet në vlerë të drejtë në proporcion me sasinë dhe cilësinë e punës së kryer dhe organizimin e punës që rregullohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri i Drejtësisë. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: A sentenced person may use 70% of pay for work done; the rest stays in a personal savings account.
Neni 74 Disponimi me shpërblimin 1. Personi i dënuar lirshëm mund të disponojë shtatëdhjetë përqind (70%) të shpërblimit për punën e kryer, kurse pjesa e mbetur ruhen në xhirollogarinë personale të kursimit. 2. Drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë shpenzimin e mjeteve nga xhirollogaria e ruajtjes së parave të kursimit, nëse ato janë të domosdoshme për personin e dënuar, ose për familjen e tij. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: A convicted person has rights to benefits, protective measures, and health care at work; the correctional institution must cover urgent needs if the person cannot work through no fault of their own and has no resources; and the Minister of Justice must issue a sublegal act on work conditions and compensation for incapacity to work.
Neni 75 E drejta në benificione 1. Personi i dënuar ka të drejtë në beneficione, në masa mbrojtëse dhe përkujdesje shëndetësore në punën e tij me legjislacionin përkatës në fuqi. Për zhdëmtimin e të burgosurve kundër lëndimeve në punë, duke përfshirë edhe sëmundjen profesionale merren masa nën kushte jo më pak të favorshme nga ato që i parasheh ligji për punëtorë jashtë institucioneve korrektuese. 2. Institucioni korrektues i mbulon nevojat më urgjente të personit të dënuar i cili pa fajin e tij nuk mund të punojë dhe nuk ka mjete të veta. 3. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për kushtet e punës, duke përfshirë edhe kompensimin në rast të paaftësisë për punë. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Sentenced persons may receive annual leave after working more than six months in a correctional institution, and the leave must be paid as if they were employed.
Neni 76 Orari maksimal i punës ditore ose javore për personat e dënuar 1. Orari maksimal i punës ditore, ose javore për personat e dënuar caktohet me legjislacionin përkatës në fuqi të punës. Ky orar parasheh një (1) ditë pushim në javë dhe kohë të mjaftueshme për arsimim dhe aktivitete të tjera të domosdoshme për korrektimin dhe risocializimin e personave të dënuar. 2. Personi i dënuar që ka punuar më tepër se gjashtë (6) muaj gjatë qëndrimit në institucionin korrektues ka të drejtë në pushim vjetor me legjislacionin përkatës në fuqi të punës. 3. Personi i dënuar shpërblehet gjatë periudhës së pushimit vjetor sikurse të ishte në marrëdhënie pune. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A convicted woman has the right not to work because of pregnancy, childbirth, and motherhood, under the relevant labor legislation in force.
Neni 77 Të drejtat e punës së femrës së dënuar për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe amësisë Femra e dënuar ka të drejtë të mos punojë për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe amësisë, me legjislacionin përkatës në fuqi të punës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A person convicted of an offence keeps rights over technical inventions made during sentence and owns artistic or other creative works made in free time.
Neni 78 Të drejtat lidhur me shpikjet dhe inovacionet teknike 1. Personi i dënuar i gëzon të gjitha të drejtat me legjislacionin përkatës në fuqi lidhur me shpikjet dhe inovacionet teknike të arritura gjatë mbajtjes së dënimit. 2. Veprat artistike dhe veprat tjera krijuese të realizuara nga personi i dënuar gjatë kohës së lirë janë pronë e tij intelektuale. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The correctional institution must offer convicted persons opportunities for vocational training.
Neni 79 Aftësimi profesional Personave të dënuar, institucioni korrektues u ofron mundësi për vijimin e aftësimit profesional në përmirësimin e shkathtësive të tyre, ose përvetësimin e shkathtësive të reja. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Professional training courses must follow accredited programs, and all categories of convicted persons must be included in vocational training programs.
Neni 80 Organizimi i kurseve për aftësim profesional 1. Organizimi i kurseve për aftësim profesional duhet të bëhet në përputhje me programet e akredituara. 2. Të gjitha kategoritë e personave të dënuar duhet të përfshihen në programe për aftësim profesional. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Professional training courses are held during working hours, and an eligible convicted person who does not work because of attending those courses has a right to financial aid.
Neni 81 Mbajtja e kurseve për aftësimin profesional Kurset për aftësimin profesional mbahen gjatë orarit të punës. Personi i dënuar i cili nuk punon si pasojë e pjesëmarrjes në kurse për aftësimin profesional ka të drejtë në ndihmë financiare. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: People convicted have a right to primary and secondary schooling, and prison authorities must arrange the learning location, infrastructure, and other education forms.
Neni 82 Arsimimi 1. Personi i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Shërbimi Korrektues është përgjegjës për caktimin e lokacionit dhe infrastrukturës ku do të zhvillohet mësimi. 3. Përgjegjës për arsimimin fillor dhe të mesëm në institucionin korrektues është Ministria kompetente për arsim. 4. Për personat e dënuar që nuk din shkrim lexim organizohen kurse të posaçme. 5. Personat e dënuar sa të jetë e mundur ndihmohen në vijimin e kurseve arsimore që ofrohen përmes postës, radios, televizionit ose përmes internetit. 6. Institucioni korrektues organizon edhe forma të tjera të arsimimit për personat e dënuar. 7. Me akt nënligjor, të cilin e nxjerrë Ministri për Arsim me pëlqimin e Ministrit të Drejtësisë rregullohet arsimimi i personave të dënuar. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: The correctional institution director must enable convicted persons to continue schooling through special programs, and the convicted person must cover the schooling costs.
Neni 83 Programet e veçanta për vijimin e shkollimit 1. Përmes programeve të veçanta, drejtori i institucionit korrektues i mundëson personit të dënuar vijimin e shkollimit fillor, të mesëm, universitar, apo ndonjë shkollim tjetër. Shpenzimet e shkollimit të tillë mbulohen nga personi i dënuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Vullnetarët që dëshirojnë t’u ndihmojnë personave të dënuar për të vijuar shkollimin e mesëm dhe universitar në institucion korrektues mund të autorizohen nga drejtori i institucionit korrektues. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Educational courses are attended during working hours, and a convicted person who does not work because of that attendance is entitled to compensation.
Neni 84 Vijimi i kurseve arsimore gjatë orarit të punës Vijimi i kurseve arsimore bëhet gjatë orarit të punës. Personi i dënuar që nuk punon për shkak të vijimit të kurseve arsimore ka të drejtë në kompensim. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: For each level of education or vocational training, the competent institution must issue a diploma or certificate.
Neni 85 Dokumenti pas përfundimit të aftësimit profesional ose kurseve arsimore 1. Për çdo shkallë të arsimimit apo aftësimit profesional të lëshohet diplomë apo certifikatë nga institucioni kompetent. 2. Dokumentin e lëshuar pas përfundimit të aftësimit profesional, ose kurseve arsimore nuk shënohet se kurset janë kryer gjatë qëndrimit të personit të dënuar në institucionin korrektues. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Personat e dënuar kanë të drejtë të kenë qasje në shtyp, radio, televizion dhe libra; institucionet korrektuese duhet të kenë bibliotekë.
Neni 86 Informimi 1. Personi i dënuar ka të drejtë të ketë qasje në shtypin ditor dhe atë periodik në gjuhën e tij amtare dhe në burime të tjera të informimit publik. 2. Personi i dënuar ka të drejtë të ketë qasje në programet e radios dhe të televizionit. Gjatë zgjedhjes së programeve merret parasysh parapëlqimi i personave të dënuar, si dhe nevojat e tyre arsimore dhe rekreative. 3. Të gjitha institucionet korrektuese pajisen me bibliotekë për t’u shfrytëzuar nga personat e dënuar. Biblioteka përmban libra (duke përfshirë tekste bazike mbi të drejtat e njeriut dhe legjislacionin penal), revista dhe gazeta në gjuhën amtare që personave të dënuar u mundësojnë alternativa të shumta. 4. Librat, revistat dhe gazetat në bibliotekë zgjidhen në atë mënyrë për të përmirësuar nivelin e njohurive të personave të dënuar, për të zhvilluar aftësitë e tyre për qëndrim kritik ndaj ngjarjeve ditore, si dhe për t’u ofruar rekreacion. 5. Personi i dënuar ka të drejtë të lexojë libra nga biblioteka e institucionit korrektues dhe libra të siguruara nga ai. Shërbimi Korrektues mund të kufizoj qasjen në literaturë e cila është e rrezikshme për sigurinë e ambienteve të institucionit korrektues, apo për sigurinë e ndonjë personi, e cila inkurajon urrejtjen, apo dhunën përmban materiale pornografike, apo të cilat në çfarëdo mënyre ndikojnë në paraqitjen e çrregullimeve apo formave të ndryshme të kriminalitetit. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: Cultural, recreational, sports, and other personality-developing activities for convicted persons are organized inside correctional institutions with help from interested public and private entities.
Neni 87 Aktivitetet kulturore, rekreative dhe sportive 1. Aktivitetet kulturore, rekreative dhe sportive, si dhe aktivitetet tjera që synojnë zhvillimin e personalitetit të personit të dënuar organizohen brenda institucioneve korrektuese me ndihmën e subjekteve publike dhe private të interesuara për riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. 2. Pjesëmarrja aktive e personave të dënuar në organizimin e aktiviteteve kulturore, rekreative dhe sportive inkurajohet pa prishur rendin dhe sigurinë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoni fetare, të lexojë literaturë fetare dhe të vizitohet nga përfaqësuesi fetar kompetent.
Neni 88 E drejta për ushtrimin e fesë 1. Personi i dënuar ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoni fetare dhe të lexojë literaturë fetare. 2. E drejta për t’u vizituar nga përfaqësuesi kompetent i fesë përkatëse nuk mund të kufizohet. Koha e vizitave përcaktohet me aktin për rendin shtëpiak. 3. Me kërkesë të personave të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të caktojë vizita të rregullta të përfaqësuesit kompetent të fesë përkatëse në institucionin korrektues, nëse numri i personave të dënuar të të njëjtit besim fetar e arsyeton këtë. 4. Drejtori i institucionit korrektues përkohësisht mund t’i përjashtojë personat e dënuar nga ceremonitë fetare, nëse përjashtimi i tillë është i nevojshëm për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe lidhur me këtë njoftohet përfaqësuesi kompetent i fesë. 5. Ceremonitë fetare mbahen në lokale të veçanta të përshtatshme të institucionit korrektues. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: The corrections director may grant extraordinary leave to a convicted person in certain serious situations, and the convicted person is entitled to up to 7 days per year.
Neni 89 Pushimi për raste të jashtëzakonshme 1. Në rast të sëmundjes së rëndë, ose të rrezikut të drejtpërdrejtë të vdekjes, apo të vdekjes së një anëtari të familjes, drejtori i institucionit korrektues mund t’i jep pushim personit të dënuar në pajtim me aktin për rendin shtëpiak. 2. Përjashtimisht paragrafit 1 të këtij neni pushim i jashtëzakonshëm mund të jepet për ndodhi të rënda personale, ose familjare. 3. Personi i dënuar ka të drejtë në shfrytëzimin e pushimit të jashtëzakonshëm deri shtatë (7) ditë brenda vitit. 4. Drejtori i institucionit korrektues mund të caktojë kushte të cilat ai i konsideron të arsyeshme dhe të nevojshme për mbrojtjen e rrethit shoqëror me rastin e lejimit të pushimit në pajtim me këtë nen, duke përfshirë edhe urdhrin që personi i dënuar të shoqërohet gjatë pushimit nga një anëtar i personelit korrektues, ose i personave të tjerë të autorizuar nga drejtori. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: A convicted person may complain about procedures and decisions in correctional institutions, and prison authorities must respond within set deadlines.
Neni 90 Ankimet dhe kërkesat 1. Personi i dënuar njoftohet mbi të drejtat dhe detyrimet e të burgosurve dhe lidhur me procedurat e paraqitjes së ankimeve dhe kërkesave. 2. Personi i dënuar ka të drejtë ankimi në procedurën dhe vendimin ndaj të punësuarve në institucionet korrektuese. Ankimi paraqitet gojarisht, apo me shkrim nëpërmes drejtorit të institucionit korrektues, Zyrës Qendrore të Shërbimit Korrektues. Ankimi me shkrim, Zyrës Qendrore i dërgohet në mbështjellës të cilën drejtoria e institucionit korrektues nuk guxon ta hap. 3. Personit të dënuar duhet t’i mundësohet që ankimin gojor ta paraqes pa pranin e të punësuarit të institucionit korrektues, apo pa pranin e personit kundër procedurave dhe vendimeve të të cilit është paraqitur ankimi. 4. Në ankimin e paraqitur drejtori i institucionit korrektues do të përgjigjet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ndërsa Zyra Qendrore e Shërbimit Korrektues në afat prej tridhjetë (30) ditësh. Në ankimin me shkrim do të jipet përgjigja në formën me shkrim. 5. Personi i dënuar ka të drejtë të parashtrojë ankim te drejtori i institucionit korrektues lidhur GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE me shkeljen e të drejtave të tij, ose me parregullsitë e tjera që i janë bërë atij në institucionin korrektues. 6. Drejtori i institucionit korrektues, ose personi i autorizuar nga ai është i obliguar që t’i përgjigjet me shkrim. 7. Drejtori i institucionit korrektues, ose personi i autorizuar nga ai është i obliguar që: 7.1. t’i regjistrojë të gjitha ankimet dhe masat që janë ndërmarrë për trajtimin e tyre; 7.2. ankimet t’i shqyrtojë menjëherë dhe personit të dënuar t’ia dorëzojë vendimin lidhur me ankimin; 7.3. nëse ankimi ka të bëjë me sulmin e pohuar, të sigurojë që personi i dënuar t’i nënshtrohet kontrollit të menjëhershëm mjekësor dhe trajtimit të rekomanduar; dhe 7.4. t’ia paraqesë veprat penale prokurorit të shtetit në pajtim me dispozitat e kapitullit përkatës për kallëzimin penal të Kodit të Procedurës Penale. 8. Nëse personi i dënuar nuk merr përgjigje lidhur me ankimin, ose nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë, ai ka të drejtë që Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues t’i dorëzojë ankesë me shkrim, i cili organ e shqyrton ankesën dhe përgjigjen lidhur me këtë ia dërgon personit të dënuar. 9. Personi i dënuar, i paknaqur me përgjigjen e pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues ka të drejtë t’i parashtrojë ankesë Ministrit nëse nuk është e paraparë ndryshe me ligj. 10. Përmbajtja e ankimit dhe e kërkesës është konfidenciale. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: The prison director may grant benefits to a sentenced person for good behavior and work engagement, after a recommendation from the sentence-planning team.
Neni 91 Beneficionet e personave të dënuar 1. Për sjellje të mirë dhe angazhim në punë, drejtori i institucionit korrektues pas marrjes së rekomandimit të ekipit për planifikimin e mbajtjes së dënimit mund t’i japë benificione vijuese personit të dënuar: 1.1. të drejtën e zgjeruar në pranimin e vizitave duke përfshirë vizitat nga rrethi i gjerë i personave; 1.2. pranimin e vizitave në institucionin korrektues në prani të mbikëqyrësve, por pa u dëgjuar nga ata; 1.3. të drejtën e zgjeruar në kalimin e kohës së caktuar në lokale të veçanta me bashkëshortin/en; 1.4. Të drejtën e zgjeruar në kalimin e kohës së caktuar në hapësira të veçanta me fëmijët dhe prindërit; 1.5. Pushim jashtë institucionit korrektues deri në katërmbëdhjetë (14) ditë brenda 1 viti. 2. Të drejtën e shfrytëzimit të beneficioneve nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.5 të këtij neni e fitojnë personat e dënuar që kanë mbajtur një të dytën (1/2) e dënimit, kurse kriteret tjera përcaktohen me aktin përkatës nënligjor të nxjerr nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: A convicted person may be transferred between correctional institutions for specified reasons; the transfer decision is made by the General Director of the Correctional Service, and written notices must be sent within 24 hours in certain cases.
Neni 92 Transferimi i personave të dënuar 1. Personi i dënuar mund të transferohet nga një institucion korrektues në tjetrin, nëse kjo është e nevojshme: 1.1. për zbatimin e programit të tij korrektues dhe risocializues, ose programin e punës; 1.2. për inkurajimin e kontakteve ndërmjet personit të dënuar dhe familjes së tij dhe rrethit shoqëror, me qëllim të lehtësimit të riintegrimit të tij përfundimtar në shoqëri; 1.3. për shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë të personit të dënuar; 1.4. në interes të ruajtjes së rendit dhe disiplinës brenda institucionit korrektues; 1.5. për shkak të trajtimit shëndetësor. 2. Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të drejtorit të institucionit korrektues, ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar, apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes. 3. Në rast të transferimit të cilin nuk e ka kërkuar personi i dënuar, drejtori i institucionit korrektues siguron që personi i dënuar të njoftohet me shkrim lidhur me arsyet për transferim brenda njëzetekatër (24) orëve nga marrja e vendimit. 4. Bashkëshortja e personit të dënuar, anëtari i familjes, ose ndonjë person tjetër i caktuar nga personi i dënuar duhet të njoftohen lidhur me transferimin brenda njëzetekatër (24) orëve nga marrja e vendimit. 5. I burgosuri nuk mund të parashtrojë kërkesë të sërishme për transferimin, derisa të kalojnë gjashtë (6) muaj nga paraqitja e kërkesës së tij të fundit për transferim. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: Article 93 lets the competent basic court suspend execution of a prison sentence temporarily, mainly for serious medical reasons, and sets appeal and review rules.
Neni 93 Pezullimi i Përkohshëm i Ekzekutimit të dënimit 1. Pezullimi i përkohshëm i ekzekutimit të ndonjë dënimi nënkupton çdo lirim të personit të dënuar nga objekti korrektues, gjatë të cilit nuk llogaritet koha e vuajtjes së dënimit me burgim. 2. Me kërkesë të personit të dënuar, ose anëtarit të familjes së ngushtë, ose me propozim të drejtorit të institucionit Korrektues dhe me rekomandim të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, i cili mbështet, kundërshton apo abstenon nga kërkesa, kryetari i Gjykatës Themelore, kompetente mund të lejojë, pezullim të përkohshëm të një dënimi me burgim, nëse është vërtetuar se: 2.1. personi i dënuar vuan nga një sëmundje serioze, e cila ia kërcënon jetën; 2.2. trajtimi mjekësor, i cili përndryshe nuk është në dispozicion nën shërbimin korrektues ose institucioneve shëndetësore publike të Kosovës, është në dispozicion të personit të dënuar, nëse lirohet, dhe 2.3. nuk ekziston rrezik serioz i largimit ose përsëritjes së veprës penale e cila nuk mund të lehtësohet me kushtet e atij pezullimi. 3. Aktvendimi për pezullim të përkohshëm të ekzekutimit të dënimit me burgim për arsyet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni duhet të bazohen në vlerësimin mjekësor të një komisioni, i cili përbëhet prej tre (3) mjekëve të emëruar nga kryetari i gjykatës themelore përkatëse. Mjeku që e trajton nuk duhet të jetë pjesë e këtij komisioni, megjithatë raporti i tij/saj mjekësor duhet të merret parasysh nga komisioni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4. Në rastet kur trajtimi mjekësor mund të bëhet vetëm jashtë vendit, kërkesa për pezullim mund të lejohet vetëm nëse ekziston: 4.1. nëse ka një marrëveshje ndërkombëtare ose marrëveshje dypalëshe me këtë vend, sipas kushteve të cilat hetimi mund të kryhen për të verifikuar zbatimin e masës, dhe 4.2. nëse nuk ka pengesë ligjore që personi të arrestohet dhe ekstradohet në rast të heqjes së pezullimit. 5. Para marrjes së aktvendimit, Kryetari i Gjykatës kompetente themelore mund të zhvilloj seanca dëgjimore për të vërtetuar faktet dhe rrethanat që kërkohen në kërkesë. 6. Pezullimi i ekzekutimit të dënimit nuk duhet të zgjasë më gjatë se sa periudha minimale që është e nevojshme për përfundimin e trajtimit mjekësor. 7. Pezullimi i ekzekutimit të dënimit për personat e dënuar mund të bëhet edhe në raste të fatkeqësive elementare apo sëmundjeve pandemike të shpallura nga organi kompetent, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ministri i Drejtësisë rekomandon Qeverisë marrjen e vendimit. 8. Aktvendimi duhet të përfshijë arsyetimin dhe kohëzgjatjen e pezullimit, detyrimet për raportim dhe të tjera të personit të dënuar si dhe përgjegjësitë për shqyrtimin e rregullt të ekzistimit të bazës që përmenden në paragrafin 2 të këtij neni. Aktvendimi duhet t’i jepet aplikantit dhe prokurorit të shtetit përkatës, e që të dy mund të parashtrojnë ankesë kundër aktvendimit të shkallës së parë në bazë të këtij neni tek kryetari i Gjykatës së Apelit brenda tre (3) ditëve pas pranimit të aktvendimit. 9. Kryetari i Gjykatës së Apelit vendosë për ankesën brenda tre (3) ditëve pas pranimit të saj, përveç nëse ekziston nevojë për mendim shtesë mjekësor të një komisioni të dytë të emëruar në bazë të paragrafit 3 të këtij neni. Mjekët që kanë marrë pjesë në komisionin e parë nuk mund të jenë pjesë e komisionit të dytë. 10. Ankesa e ndalon ekzekutimin e aktvendimit. 11. Kohëzgjatja e pezullimit nuk llogaritet si pjesë e kohëzgjatjes së vuajtjes së dënimit. 12. Përjashtimisht kritereve të përcaktuara më lartë, pezullimi i ekzekutimit të dënimit mundë të bëhet edhe për shkaqet shëndetësore të rastet me diagnozë terminale, të sëmundjeve të pa shërueshme e cila vështirëson deri në pamundësim kujdesin për vetveten gjatë mbajtjes së dënimit: 12.1. me këtë rast Gjykata Themelore kompetente vendos në bazë të konstatimit të komisionit mjekësor të themeluar nga Gjykata; 12.2. në bazë të raporteve mjekësore Gjykata Themelore kompetente mund të thërras seancë të komisionit mjekësor për vlerësimin e raporteve mjekësore periodike, për vazhdimin ose ndërprerjen e pezullimit. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: The competent court may suspend execution of a sentence in a case involving a request to review criminal proceedings.
Neni 94 Pezullimi i ekzekutimit të dënimit për shkak të mjeteve të jashtëzakonshme juridike Gjykata kompetente e cila vendos lidhur me kërkesën për rishikimin e procedurës penale, e paraqitur në favor të personit të dënuar mund të pezullojë ekzekutimin e dënimit edhe para se aktvendimi të merr formë të prerë me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: On request by the competent state prosecutor, execution of a sentence may be suspended until the decision on a legal remedy is made.
Neni 95 Pezullimi i ekzekutimit të dënimit për shkak të kërkesës së prokurorit të shtetit 1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit kompetent çdo herë lejohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit derisa të merret vendimi për ushtrimin e mjetit juridik. 2. Vendimi për pezullimin e ekzekutimit të dënimit e humb vlefshmërinë, nëse prokurori i shtetit nuk e shfrytëzon mjetin juridik brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e vendimit mbi pezullimin. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: The competent basic court president must regularly monitor suspension of sentence execution and may revoke it if the reasons stop or conditions are breached.
Neni 96 Monitorimi dhe heqja e pezullimit të përkohshëm të ekzekutimit të dënimit 1. Kryetari i gjykatës themelore kompetente do të mbaj seanca të rregullta për të mbikëqyrë dhe verifikuar në çdo kohë, zbatimin e aktvendimit për pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe nëse arsyet për mbështetjen e pezullimit ekzistojnë akoma, përmes policisë drejtpërdrejtë ose përmes shërbimit korrektues. Kryetari mund të emërojë mjekët për të kontrolluar personat e dënuar. Kryetari mund të modifikojë kushtet e vendosura nga personat e dënuar në aktvendimin e pezullimit. Policia, shërbimi korrektues dhe mjekët informojnë kryetarin pa ndonjë vonesë për ndonjë arsye të mundshme të heqjes së pezullimit. 2. Prokurori kompetent i shtetit mund t’i kërkojë kryetarit të gjykatës themelore kompetente të ushtrojë kompetencat në bazë të paragrafit 1 të këtij neni. 3. Sipas detyrës zyrtare, ose me kërkesë të prokurorit kompetent të shtetit, kryetari i gjykatës themelore kompetente e revokon pezullimin e ekzekutimit të dënimit nëse përcaktohet se arsyet që mbështesin këtë pezullim pushojnë së ekzistuari, ose nëse personi i dënuar nuk i zbaton kushtet e aktvendimit për pezullimin e ekzekutimit të dënimit. 4. Personi i dënuar dhe prokurori kompetent i shtetit mund të ushtrojë ankesë kundër aktvendimit të shkallës së parë në bazë të këtij neni tek Kryetari i Gjykatës së Apelit brenda tre (3) ditëve pas pranimit të aktvendimit. 5. Kryetari i Gjykatës së Apelit vendos për ankesën brenda tre (3) ditëve pas pranimit të saj, përveç nëse ekziston nevoja për mendim shtesë shëndetësor të një komisioni të dytë të emëruar në pajtim me paragrafin 3 të nenit 94 të këtij ligji. Mjekët që kanë marrë pjesë në Komisionin e parë nuk mund të jenë pjesë e komisionit të dytë. 6. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit. 7. Nëse personi i dënuar nuk lajmërohet në shërbimin korrektues pas skadimit të pezullimit të ekzekutimit të dënimit, apo të revokimit të tij, shërbimi korrektues e njofton menjëherë policinë e cila personin e dënuar e sjell për mbajtjen e mëtejshme të dënimit. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Gjatë pezullimit të ekzekutimit të dënimit, personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parashikuara nga ky ligj.
Neni 97 Efektet e pezullimit të ekzekutimit të dënimeve 1. Periudha e pezullimit të ekzekutimit të dënimit nuk llogaritet në dënimin i cili duhet mbajtur. 2. Gjatë periudhës së pezullimit të ekzekutimit të dënimit personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parapara me këtë ligj. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: When a convicted person dies, the correctional service must immediately notify the police, state prosecutor, and specified family members; the sentencing court, minister, and central civil registry are also to be notified.
Neni 98 Procedura me rastin e vdekjes së personave të dënuar 1. Në rast të vdekjes së personit të dënuar, shërbimi korrektues menjëherë e njofton Policinë e Kosovës, Prokurorin e Shtetit, bashkëshortin/en, fëmijët dhe fëmijët e adoptuar, e nëse nuk ka të tillë, i njofton prindërit e tij, prindin adoptues, vëllain, apo motrën, ose të afërmit më të largët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Gjykata që ka shqiptuar dënimin, Ministri dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit Civil njoftohen për vdekjen e personit të dënuar. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: The convicted person's body and personal belongings are given to the family; if there is no family or the family refuses the body, it is buried at the correctional service's expense.
Neni 99 Dorëzimi i kufomës dhe gjësendeve personale familjes 1. Kufoma e personit të dënuar dhe gjësendet e tij personale i dorëzohen familjes së tij. 2. Nëse personi i dënuar nuk ka familje, apo familja e tij nuk e pranon kufomën, kufoma e personit të dënuar varroset me shpenzimet e shërbimit korrektues. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Rregullon shkeljet disiplinore të personave të dënuar në institucionin korrektues dhe thotë se dënimet disiplinore shqiptohen vetëm sipas dispozitave të këtij ligji.
Neni 100 Shkeljet dhe dënimet disiplinore 1. Qëllimi i procedurave disiplinore, është inkurajimi i personave të dënuar që të sillen në mënyrën e cila e avancon mirëmbajtjen e rendit në institucionin korrektues përmes procesit të korrektimit dhe risocializimit të personit të dënuar dhe riintegrimit të tij të suksesshëm në shoqëri. 2. Dënimet disiplinore u shqiptohen personave të dënuar vetëm në pajtim me dispozitat e mëposhtme të këtij ligji. 3. Personi i dënuar kryen shkelje të lehtë disiplinore kur: 3.1. nuk respekton urdhrin e arsyeshëm të anëtarit të personelit; 3.2. qëndron në zonë të ndaluar për personat e dënuar pa leje; 3.3. manifeston sjellje të pahijshme dhe fyen anëtarin e personelit; 3.4. manifeston sjellje të pahijshme dhe fyen cilindo person në mënyrën e cila mund të provokojë personin tjetër të jetë i dhunshëm; 3.5. refuzon, apo i shmanget punës, ose nuk paraqitet në punë pa ndonjë shkak të arsyeshëm; 3.6. merret me bixhoz; 3.7. me vetëdije nuk i respekton rregullat e shkruara me të cilat rregullohet sjellja e personave të dënuar, ose 3.8. tenton të kryejë apo t’i ndihmojë personit tjetër në kryerjen e ndonjërit prej veprimeve nga nën-paragrafët 3.1 deri 3.7. të këtij paragrafi. 4. Personi i dënuar kryen shkelje të rëndë disiplinore nëse: 4.1. rrahet, sulmon, ose kërcënohet se do të sulmojë personin tjetër; 4.2. me vetëdije, apo nga pakujdesia e dëmton, ose e shkatërron pasurinë që nuk është e tij; 4.3. kryen vjedhje; 4.4. nëse posedon pasuri të vjedhur; 4.5. ofron, jep, ose merr ryshfet, apo shpërblim; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4.6. është në posedim, ose merret me sendin e palejuar; 4.7. pa leje konsumon narkotikë, substancë psikotrope, apo alkool; 4.8. krijon, apo merr pjesë në ndonjë trazirë, ose në ndonjë aktivitet tjetër i cili mund të rrezikojë mbrojtjen dhe sigurinë në institucionit korrektues; 4.9. kryen veprime përgatitore me qëllim të arratisjes, dhe 4.10. ikë, ose largohet nga institucioni korrektues, ose pa leje nuk kthehet në të. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: Disciplinary violations are punished with disciplinary sanctions, which include reprimand, temporary removal of a specified benefit, an order for compensation, and “vetmia”.
Neni 101 Dënimet disiplinore 1. Shkeljet disiplinore ndëshkohen me dënime disiplinore. 2. Dënimet disiplinore janë: 2.1. qortimi; 2.2. heqja e përkohshme e beneficionit të caktuar; 2.3. urdhri për kompensim, dhe 2.4. vetmia. 3. Procedura disiplinore, klasifikimi, dhe shqiptimi i dënimeve disiplinore rregullohet me akt të nxjerr nga Ministri i Drejtësisë. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: Disciplinary penalties must be proportionate to the violation, and the same person cannot be punished twice for the same violation.
Neni 102 Shqiptimi i dënimeve disiplinore 1. Dënimi disiplinor duhet të jetë në proporcion me shkeljen disiplinore të kryer nga personi i dënuar. Personi i dënuar nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën shkelje. 2. Qortimi mund të shqiptohet kur personi i dënuar kryen shkelje të lehtë disiplinore. 3. Heqja e beneficionit të caktuar, ose urdhri për kompensim mund të shqiptohen kur personi i dënuar kryen shkelje të lehtë, apo të rëndë disiplinore. 4. Vetmia për periudhën jo më të gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë mund të shqiptohet vetëm për shkelje të rënda disiplinore, nëse dënimet tjera disiplinore nuk do të ishin të mjaftueshme për arritjen e qëllimit të dënimit disiplinor. Në rastin e tillë vetmia shqiptohet për periudhën më të shkurtër të nevojshme për arritjen e qëllimit të dënimit disiplinor. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: If a convicted person commits several disciplinary violations handled under a single procedure, each violation is punished first and then one combined disciplinary punishment is imposed.
Neni 103 Shqiptimi i dënimit unik disiplinor 1. Kur personi i dënuar me ndërmarrjen e një, apo disa veprimeve kryen disa shkelje disiplinore për të cilat zbatohen procedura disiplinore unike (shkelje disiplinore në bashkim), së pari caktohet dënim disiplinor për secilën shkelje disiplinore, e më pas shqiptohet dënimi disiplinor unik për të gjitha shkeljet disiplinore. 2. Periudha e përgjithshme e vetmive të shqiptuara ndaj personit të dënuar nuk mund të jetë më e gjatë se gjashtëdhjetë (60) ditë gjatë një (1) viti kalendarik. 3. Në rast të shkeljes së njëpasnjëshme, dënimi disiplinor me vetmi nuk mund ekzekutohet pa ndërprerje pas pesëmbëdhjetë (15) ditëve të mbajtjes së këtij dënimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: A disciplinary punishment may be postponed conditionally for six months if its purpose can be achieved without executing it, except for reprimand.
Neni 104 Shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimeve disiplinore Nëse qëllimi i dënimit disiplinor përveç qortimit mund të arrihet edhe pa ekzekutimin e dënimit disiplinor, ekzekutimi i dënimit disiplinor mund të shtyhet me kusht për gjashtë (6) muaj. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Conditional suspension of a disciplinary punishment is revoked if a new disciplinary punishment is imposed during the suspension period, except a reprimand.
Neni 105 Shkaqet e shtyrjes së ekzekutimit të masave disiplinore 1. Shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor revokohet, nëse gjatë periudhës së shtyrjes së ekzekutimit ndaj personit të dënuar shqiptohet dënim i ri disiplinor përveç qortimit. 2. Kur revokohet shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor, shqiptohet dënim unik për shkeljen e mëparshme disiplinore dhe për shkeljen e re. Dënimi i mëparshëm disiplinor merret si i caktuar dhe dënimi disiplinor unik shqiptohet me anë të zbatimit të rregullave për matjen e dënimit disiplinor për shkelje disiplinore në bashkim. 3. Kur revokohet shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor të vetmisë, vetmia e shqiptuar nuk është më e gjatë se njëzet (20) ditë nëse heqja e benificioneve të caktuara është shqiptuar për shkeljen e fundit, por nëse vetmia është shqiptuar për shkeljen e fundit, vetmia mund të shqiptohet më së shumti deri në tridhjetë (30) ditë. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: This article sets disciplinary procedure rules for correctional institutions, including who handles serious and minor violations, hearing rights for the convicted person, a medical check before solitary confinement starts, daily medical visits during solitary confinement, and a written reasoned decision sent to the convicted person.
Neni 106 Procedura disiplinore 1. Në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore, drejtori i institucionit korrektues zbaton procedura disiplinore dhe merr vendime lidhur me to. Në rastet e shkeljeve të lehta disiplinore, mbikëqyrësi i lartë në institucionin korrektues zbaton procedurat disiplinore dhe merr vendime lidhur me to. 2. Procedurat disiplinore mbahen në seancë dëgjimi në të cilën dëgjohet personi i dënuar dhe verifikohet deklarata e tij. Personit të dënuar i cili nuk ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës së përdorur në procedurë disiplinore i sigurohet përkthyesi. Atij i mundësohet që me arsye të thërret dëshmitarë, t’u parashtrojë pyetje dëshmitarëve, të paraqesë prova, të shqyrtojë provat materiale dhe dokumentet, si dhe të paraqesë parashtresa duke përfshirë edhe parashtresat lidhur me dënimin disiplinor. 3. Para shqiptimit të dënimit disiplinor merret parasysh sjellja dhe puna e kryer nga personi i dënuar. 4. Dënimi disiplinor i vetmisë nuk mund të fillojë të ekzekutohet para sigurimit të konstatimit mjekësor me shkrim me të cilin vërtetohet se personi i dënuar është në gjendje të aftë fizike dhe psikike për qëndrim në dhomën e vetmisë gjatë periudhës së caktuar kohore. Personeli mjekësor i institucionit është i obliguar që të vizitoj çdo ditë personin e burgosur gjatë qendrimit në vetmi. 5.Vendimi i arsyetuar mbi dënimin disiplinor përpilohet me shkrim dhe i dërgohet personit të dënuar. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: Personi i dënuar mund të ankohet për vendimin që shqipton dënimin disiplinor të vetmisë brenda 3 ditëve nga pranimi i vendimit; ankesa i drejtohet Drejtorit të Përgjithshëm dhe nuk e pezullon ekzekutimin.
Neni 107 Ankesa kundër shqiptimit të vetmisë 1. Personi i dënuar ka të drejtë ankimi kundër vendimit me cilin shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë brenda tri (3) ditëve nga pranimi i vendimit. 2. Ankesa kundër vendimit për shqiptimin e masës së vetmisë i drejtohet Drejtorit të Përgjithshëm. 3. Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së mund të ndryshojë ose anulojë vendimin disiplinor brenda 72 orëve nga marrja e ankesës dhe duhet të vendosë për ankesën brenda 3 ditëve.
Neni 108 Vendosja lidhur me ankesën 1. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës-SHKK-së mund ta ndryshojë, ose ta anulojë vendimin mbi dënimin disiplinor brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga pranimi i ankesës. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues vendos për ankesën brenda tri (3) ditëve nga pranimi i saj. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: The correctional institution director may stop a disciplinary sanction early if its purpose has been achieved, and may stop solitary confinement discipline if medical staff say continuing it would endanger the convicted person’s health.
Neni 109 Ndërprerja e ekzekutimit të dënimeve disiplinore 1. Kur qëllimi i dënimit disiplinor të jetë arritur, drejtori i institucionit korrektues mund ta ndërpresë ekzekutimin e dënimit disiplinor para përfundimit të periudhës për të cilën është shqiptuar. 2. Drejtori i institucionit korrektues mund të ndërpres ekzekutimin e dënimit disiplinor të vetmisë, nëse bazohet në konstatimin me shkrim të personelit mjekësor se vazhdimi i vetmisë do të rrezikonte shëndetin e personit të dënuar. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: Solitary confinement is to be carried out by keeping the sentenced person continuously isolated in a separate room.
Neni 110 Ekzekutimi i dënimit disiplinor të vetmisë 1. Dënimi disiplinor i vetmisë konsiston në mbajtjen e vazhdueshme në izolim të personit të dënuar në dhomë të veçantë. 2. Dhoma për ekzekutimin e vetmisë ka një hapësirë prej së paku tetë (8) metër katror, pajisje sanitare, dritë natyrore, ujë të pijshëm, shtrat me çarçaf, tavolinë, karrigë dhe ngrohje. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: A person serving disciplinary solitary confinement keeps basic hygiene and health conditions, gets at least one hour a day outside for fresh air and exercise, may receive a family visit within 15 days, and has access to educational materials, books, daily press, daily doctor visits, and regular visits from the institution director and a social worker.
Neni 111 Të drejtat e personit të dënuar në vetmi 1. Gjatë ekzekutimit të dënimit disiplinor të vetmisë, personi i dënuar i gëzon të njëjtat kushte higjienike dhe shëndetësore sikurse personat tjerë të dënuar në institucionin korrektues dhe atij i lejohet qëndrim jashtë ambientit të mbyllur së paku një (1) orë në ditë për ajër të pastër dhe për ushtrime. Personi i dënuar, po ashtu ka të drejtë të vizitohet një herë nga bashkëshorti/ja, ose anëtari tjetër i familjes brenda periudhës pesëmbëdhjetë (15) ditore. 2. Gjatë kohës së vetmisë personi i dënuar ka qasje në tekste mësimore, libra dhe shtypin ditor. 3. Personi i dënuar në vetmi vizitohet nga mjeku çdo ditë kurse nga drejtori i institucionit korrektues dhe punëtori social një herë në shtatë (7) ditë, apo kur e kërkon nevoja edhe më shpesh. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: A convicted person must compensate damage caused in a correctional institution when it was caused intentionally or by serious negligence.
Neni 112 Përgjegjësia materiale e personave të dënuar 1. Personi i dënuar është i obliguar ta kompensojë dëmin në institucionin korrektues të shkaktuar me dashje, ose nga pakujdesia e rënd. 2. Drejtori i institucionit korrektues vendosë lidhur me dëmin, vlerën e dëmit dhe periudhën brenda së cilës duhet paguar kompensimi. 3. Kundër vendimit për kompensimin e dëmit personi i dënuar mund t’i ankohet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: If the convicted person does not pay damage under 100 Euro after a decision of the Director General of the Correctional Service, the correctional institution is compensated from the person’s funds account.
Neni 113 Kompensimi i dëmit 1. Nëse pas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, personi i dënuar nuk e paguan dëmin prej më pak se njëqind (100) Euro, institucioni korrektues kompensohet nga llogaria e mjeteve të personit të dënuar. 2. Personi i dënuar në procedurë civile mund të kërkojë kthimin e parave që i janë marrë për kompensimin e dëmit. 3. Kundër vendimit përfundimtar në të cilën personit të dënuar gjatë ekzekutimit të dënimit i është kufizuar, apo shkelur ndonjë e drejtë e përcaktuar me këtë ligj, personi i dënuar ka të drejtë në mbrojtje gjyqësore. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Zyrtari korrektues mund të përdorë forcë dhe mjete shtrënguese ndaj personit të dënuar vetëm kur është e domosdoshme për të parandaluar arratisjen, sulmin fizik, vetëlëndimin, dëmet materiale, ose rezistencën aktive/pasive gjatë ekzekutimit të urdhrave ligjorë.
Neni 114 Përdorimi i forcës dhe mjeteve shtrënguese kundër personave të dënuar 1. Zyrtari korrektues përdorë forcën dhe mjetet shtrënguese kundër personit të dënuar vetëm kur ajo është e domosdoshme për parandalim të: 1.1. arratisjes; 1.2. sulmit fizik ndaj ndonjë personit tjetër; 1.3. vetëlëndimit; 1.4. shkaktimit të dëmeve materiale; 1.5. rezistencës aktive, apo pasive gjatë ekzekutimit të urdhrave ligjorë nga zyrtari korrektues. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: A correctional officer may use a firearm only as a last resort when the safety of persons inside and outside the correctional institution is seriously at risk.
Neni 115 Përdorimi i armës së zjarrit Zyrtari Korrektues armën e zjarrit mund ta përdorë si mjet të fundit vetëm kur rrezikohet seriozisht siguria e personave brenda dhe jashtë institucionit korrektues. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: A convicted person may request parole, and the correctional institution director may submit a proposal and provide the panel with the needed documents.
Neni 116 Lirimi me kusht 1. Personit të dënuar mund t’i lejohet lirimi me kusht në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. 2. Personi i dënuar ka të drejtë ti paraqesë kërkesë për lirim me kusht panelit të themeluar me vendim të Këshilli Gjyqësor të Kosovës nëpërmjet institucionit korrektues në të cilin ai është duke e mbajtur dënimin. 3. Drejtori i institucionit korrektues mund të paraqesë propozim për lirimin me kusht. 4. Pas paraqitjes së kërkesës për lirim me kusht, Drejtori i institucionit korrektues kërkon nga Shërbimi Sprovues që të vizitoj të dënuarin dhe të nënshkruaj marrëveshjen për mbikëqyrjen e tij pas lirimit me kusht. 5. Pas paraqitjes së kërkesës, apo propozimit për lirimin me kusht, drejtori i institucionit korrektues, panelit për lirim me kusht menjëherë i dorëzon dokumentacionin e nevojshëm dhe raportin përmbledhës të hartuar nga ekipi profesionist në institucionin korrektues me anë të shkresës përcjellëse të cilën e nënshkruan Drejtori i Institucionit Korrektues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 6. Raporti nga paragrafi 5. i këtij neni përfshin: 6.1. llojin e veprës penale të kryer nga personi i dënuar; 6.2. qëndrimin e personit të dënuar ndaj veprës penale, viktimës dhe familjes së viktimës; 6.3. ndonjë vepër penale të kryer më parë nga ai; 6.4. rrethanat e tij familjare dhe të kaluarën shoqërore; 6.5. gjendjen e tij fizike dhe psikologjike, duke përfshirë vlerësimin e rrezikshmërisë kurdo që konsiderohet e nevojshme nga një psikiatër, apo psikolog; 6.6. sjelljen e tij në institucionin korrektues dhe suksesin e arritur në shmangien e faktorëve të veprës penale; 6.7. planet e tij pas lirimit; 6.8. përkrahja që mund t’i ofrohet pas lirimit, dhe 6.9. ndonjë rrethanë që tregon se ai nuk do të kryejë vepër të re penale. 7. Nëse paneli për lirim me kusht nuk ka të dhëna të mjaftueshme, mund të kërkoj nga institucioni korrektues të dhëna shtesë. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: Article 117 sets out how the parole panel is composed, how appeals work, and what the panel and members must do in appeal and conflict-of-interest situations.
Neni 117 Paneli për lirim me kusht 1. Paneli për lirim me kusht i caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet prej 3 (tre) anëtarëve, me mandat dy (2) vjeçar, dhe pa të drejtë rizgjedhjeje, si vijon: 1.1. një (1) gjyqtar i Gjykatës Supreme, i deleguar nga Kryetari i Gjykatës Supreme; 1.2. një (1) gjyqtar i Gjykatës së Apelit i deleguar nga Kryetari i Gjykatës së Apelit, dhe 1.3. një (1) zyrtar nga Ministria e Drejtësisë i emëruar nga Ministri i Drejtësisë. 2. Gjyqtarët e propozuar për anëtarë të Panelit për Lirim me Kusht duhet të jenë gjyqtarë me mandat të përhershëm, të cilët vijnë nga fusha penale. 3. Zyrtari i dërguar nga Ministri i Drejtësisë duhet të jetë jurist dhe njohës i fushës penale. 4. Kryesues i panelit për lirim me kusht kryesohet nga gjyqtari i propozuar nga Gjykata Supreme. 5. Në rastet kur me ligj parashihet përjashtimi i anëtarit të panelit për lirim me kusht në një çështje të caktuar apo zëvendësimi, në mungesë të ndonjë anëtari tjetër, udhëheqësit e këtyre institucioneve delegojnë një person tjetër. 6. Kryesuesi dhe anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht kanë edhe zëvendësit e tyre të cilët veprojnë në mungesë të tyre, të cilët duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë nen. 7. Kur lirimi me kusht refuzohet, vendimi i Panelit për Lirim me Kusht duhet të përmbajë arsyetimin e refuzimit. 8. Pala e pakënaqur me vendimin e Panelit për Lirim me Kusht, ka të drejtë të ankohet ndaj vendimeve, drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 9. Ankesa ndaj vendimit të Panelit për lirim me kusht, ka efekt suspensiv dhe ndalon ekzekutimin e atij vendimi, derisa të shqyrtohet ankesa. 10. Ankesa mund të ushtrohet në rrethanat si në vijim: 10.1. në rast të zbatimit të gabuar të dispozitave të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale që kanë të bëjnë me lirimin me kusht; 10.2. në rast të shkeljes procedurale të përcaktuar me ligj; 10.3. në rast të një gabimi faktik të qartë apo të dukshëm i cili ndikon në të drejtat substanciale të palës në qoftë se ndikon seriozisht në paanësinë dhe integritetin e procedurës. 11. Gjykata Supreme, në një trup gjykues të përbërë nga tre (3) anëtarë, të zgjedhur nga Kryetari i Gjykatës Supreme, brenda tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe vendos lidhur me ankesën. Në rast se konfliktit të interesit, atëherë zgjedhjen e anëtarëve e bën gjyqtari më i moshuar i Gjykatës Supreme. 12. Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme mund të konfirmojë vendimin e Panelit për lirim me kusht, ta ndryshojë atë, apo ta kthejë për rishqyrtim. 13. Në rast se Gjykata Supreme vendos ta kthej çështjen për rishqyrtim, atëherë Paneli për lirim me kusht, vendos brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së vendimit, sipas vendimit të Gjykatës, si dhe njofton gjykatën me shkrim. 14. Në rast se Gjykata Supreme nuk merr njoftim brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e kthimit të rastit për rishqyrtim, Gjykata Supreme vendos mbi rastin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. 15. Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar. 16. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për rastet kur Paneli për lirim me kusht e shtynë rastin për rishqyrtim nga gjashtë (6) muaj e tutje. 17. Dispozitat e këtij neni për caktimin e Kryesuesit, anëtarëve, dhe zëvendësve të Panelit për lirim me kusht vlejnë përshtatshmërisht edhe për Panelin rishqyrtues. 18. Me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, anëtarët e panelit obligohen ta njoftojnë me shkrim stafin administrativ të panelit për lirim me kusht, para mbajtjes së seancës në rast se ekziston konflikt i interesit, apo situata që e vënë në dyshim objektivitetin në vendimmarrje. 19. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nxjerr rregullore për punën e panelit për lirim me kusht. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: This article sets deadlines and content requirements for handling a parole decision, including delivery to the convicted person, transmission to the probation service, and later reconsideration if parole is refused or disciplinary solitary confinement is imposed.
Neni 118 Ekzekutimi i vendimit të panelit për lirim me kusht 1. Aktvendimi për lirimin me kusht i dorëzohet personit të dënuar brenda tri (3) ditëve nga dita e marrjes së tij dhe, po ashtu evidentohet në gjykatën e cila e ka shqiptuar dënimin. 2. Aktvendimi i Panelit për Lirim me Kusht së bashku me dosjen e të liruarit me kusht, duhet t’i dorëzohet shërbimit sprovues brenda afatit tre (3) ditor pas marrjes së vendimit për lirim me kusht. 3. Aktvendimi me të cilin lejohet lirim me kusht mes tjerash përfshin datën kur personi i dënuar do të lirohet nga mbajtja e dënimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4. Nëse lirimi me kusht nuk lejohet aktvendimi mes tjerash përfshin datën kur paneli për lirim me kusht mund të rishqyrtojë kërkesën e personit të dënuar për lirim me kusht. Data për rishqyrtim nuk mund të jetë më e shkurtë se tre (3) muaj dhe jo më e gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj. 5. Nëse personit të dënuar i shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë ndërmjet datës së marrjes së aktvendimit për lirim me kusht dhe datës së lirimit me kusht nga mbajtja e dënimit, paneli për lirimin me kusht e rishqyrton aktvendimin. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: A person released on parole must notify the police and probation service within 5 days, keep reporting to probation, and inform them if their residence changes.
Neni 119 Obligimet e personit të liruar me kusht 1. Brenda pesë (5) ditëve nga data e lirimit, personi i liruar me kusht obligohet ta njoftojë policinë dhe shërbimin sprovues për vendqëndrimin e tij gjatë periudhës së lirimit me kusht. 2. Personi i liruar me kusht obligohet që gjatë periudhës së lirimit të tij me kusht t’i raportojë shërbimit sprovues. 3. Nëse personi i liruar me kusht e ndërron vendqëndrimin, ai obligohet ta informojë policinë dhe shërbimin sprovues. 4. Nëse personi i liruar me kusht nuk i përmbush obligimet e parapara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, Paneli për Lirim me kusht mund ta revokoj vendimin për lirim me kusht me propozim të shërbimit sprovues. 5. Nëse lirimi me kusht i paraparë në paragrafin 4. të këtij neni revokohet, personi i dënuar mban pjesën e mbetur të dënimit. 6. Në rast se brenda njëzetekatër (24) orëve, pas dorëzimit të vendimit me shkrim për revokimin e vendimit për lirim me kusht, personi i liruar nuk kthehet vullnetarisht në mbajtje të dënimit, Policia e Kosovës me forcë e sjell në Institucionin Korrektues për mbajtjen e pjesës së mbetur të dënimit. 7. Shërbimi sprovues përpilon raporte me shkrim për Panelin për Lirim me Kusht lidhur me ecurinë e mbikëqyrjes së personave të liruar me kusht. 8. Kriteret dhe afatet kohore të përpilimit të raporteve dhe mbikëqyrjes së personave të liruar me kusht rregullohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerr nga Ministri. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: During the conditional release period, the convicted person does not enjoy the rights provided by this law.
Neni 120 Efekti i lirimit me kusht në të drejtat e parapara me këtë ligj Gjatë periudhës së lirimit me kusht personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parapara me këtë ligj. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: A convicted person must be released when the prison sentence ends, or on the last working day before that date if the final day is a Saturday, Sunday, or official holiday.
Neni 121 Lirimi për shkak të përfundimit të mbajtjes së dënimit 1. Personi i dënuar lirohet nga institucionit korrektues në ditën e përfundimit të mbajtjes së dënimit të tij me burgim. 2. Nëse dita e fundit e dënimit është e shtunë, e diel, apo ditë feste zyrtare, personi i dënuar lirohet ditën e fundit të punës para asaj dite. 3. Lirimi i paraparë në paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohet për një afat më të shkurtër se 7 (shtatë) ditë. 4. Personi i dënuar lirohet prej ndonjë pune, apo detyre së paku tri (3) ditë para ditës së lirimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: Të dënuarit may obtain early release if they follow the rules, take part in rehabilitation/resocialization programs, and show proof of reintegration; the competent court decides and there are minimum sentence-served and remaining-sentence limits.
Neni 122 Lirimi i parakohshëm 1. Të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje aktive në programet riedukuese dhe risocializuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë lirim të parakohshëm . 2. Për dhënien e këtij benificioni, vlerësohen sjelljet e të dënuarit për periudhën e fundit të mbajtjes së dënimit por jo më gjatë se dy (2) vitet e fundit. 3. Lirimi i parakohshëm bëhet me vendim të gjykatës, në bazë të kërkesës së të dënuarit apo përfaqësuesit të tij, ose të drejtorit të institucionit. 4. Gjykata kompetente mund të lejojë lirim të parakohshëm në bazë të paragrafit 1,2,3 të këtij neni, nëse personi i dënuar i ka mbajtur të paktën tri të katërtat (3/4) e dënimit me burgim dhe nëse të njëjtit i kanë mbetur jo më shumë se tre (3), gjashtë (6), respektivisht nëntë (9) muaj të dënimit. 5. I dënuar në kohëzgjatje prej: 5.1. deri në pesë (5) vjet dënim me burgim, mund të përfitojë deri në tre (3) muaj nga data e lirimit përfundimtar; 5.2. prej pesë (5) deri në maksimum pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim, mund të përfitojë gjashtë (6) muaj nga data e lirimit përfundimtar, dhe 5.3. kohëzgjatje mbi pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim, i dënuari mund të përfitojë nga lirimi i parakohshëm nëntë (9) muaj nga data e lirimit përfundimtar. 6. Për personat e dënuar deri në një (1) vit burgim lirimi i parakohshëm, lirimi mund të jetë më i shkurtë se tre (3) muaj varësisht nga kohëzgjatja e dënimit. 7. Nëse gjykata kompetente vendos për lirimin e parakohshëm të personit të dënuar, periudha e lirimit të parakohshëm nuk mund të jetë më e shkurtë se tre (3), gjashtë (6), respektivisht nëntë (9) muaj, sipas kritereve përshkallëzuese të parapara në paragrafin 5 të këtij neni. 8. Në rastet kur paraburgimi vendoset ndaj të dënuarit në një rast tjetër, lirimi i parakohshëm mund të jepet nëse paraburgimi është zëvendësuar me masë më të butë nga gjykata kompetente. 9. Nëse personit të dënuar i shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë ndërmjet datës së lëshimit të aktvendimit për lirim të parakohshëm dhe datës për lirim të parakohshëm nga mbajtja e dënimit, gjykata kompetente e rishqyrton aktvendimin. 10. Aktvendimi për lirim të parakohshëm sipas këtij neni i dorëzohet personit të dënuar brenda tri (3) ditëve nga dita e marrjes së tij. 11. Në kohëzgjatjen e dënimit të mbajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. 12. Kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore për lirim të parakohshëm pala e paknaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej pesë (5) ditëve nga pranimi i aktvendimit. - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: The correctional institution must release a pardoned convicted person on the same day it receives the pardon decision, and no later than 24 hours after receipt.
Neni 123 Lirimi nga mbajtja e dënimit për shkak të faljes Personi i dënuar i cili është falur lirohet në të njëjtën ditë kur institucioni korrektues e pranon vendimin për falje dhe jo më vonë se njëzetekatër (24) orë nga pranimi i vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Before release, the convicted person must be medically examined, the medical report attached to the medical file, and any needed post-release treatment arranged before release; seriously ill or non-travelling prisoners must be sent to the nearest health facility.
Neni 124 Dispozitat tjera për lirimin e personit të dënuar nga mbajtja e dënimit 1. Para lirimit, personi i dënuar kontrollohet nga mjeku jo më shumë se tri (3) ditë pune para datës së lirimit dhe raporti mjekësor i bashkëngjitet dosjes mjekësore të personit të dënuar. 2. Kur trajtimi mjekësor është i nevojshëm pas lirimit, mjeku, në konsultim me drejtorin e institucionit korrektues mundëson trajtimin e tillë para lirimit. Personit të dënuar i jepet sasi e nevojshme barnash vetëm për tri (3) ditë pas lirimit. 3. Personi i dënuar i cili është i sëmurë rëndë, apo i cili nuk është në gjendje të udhëtojë për shkak të sëmundjes, nga institucioni korrektues dërgohet në institucionin më të afërt të kujdesit shëndetësor. - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: After release from a correctional institution, the convicted person is issued a release certificate; for conditional release, the certificate also includes a duty not to commit a new offence and the release period. The correctional institution director issues the certificate as proof that the sentence has been completed.
Neni 125 Pajisja me fletë lëshim 1. Pas lirimit nga institucionit korrektues, personi i dënuar pajiset me fletë lëshim i cili mes tjerash përmban të dhënat personale të personit të dënuar, datën e pranimit në institucionin korrektues, datën e lëshimit dhe sipas nevojës, datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në stacionin policor. Personi i dënuar i cili është liruar me kusht pajiset me fletë lëshim që përmban obligimin për moskryerjen e ndonjë vepre të re penale dhe afatin e caktuar kohor të lirimit të tij me kusht. 2. Drejtori i Institucionit Korrektues nxjerr Fletë lëshim i cili shërben si dëshmi për përfundimin e dënimit. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Pas lirimit, të dënuarit i kthehen sendet personale, kursimet dhe paratë e mbajtura nga institucioni korrektues; nëse nuk ka rroba ose këpucë dhe nuk ka mjete, institucioni duhet t’ia sigurojë.
Neni 126 Gjërat personale dhe paratë 1. Pas lirimit, personit të dënuar i jepen të gjitha gjërat dhe sendet personale të cilat atij i janë ruajtur nga institucioni korrektues, kursimet e tij dhe paratë që i ka pranuar gjatë kohës së mbajtjes së dënimit. 2. Personit të dënuar i sigurohen ndërresa të brendshme, tesha dhe këpucë nga institucioni korrektues nëse ai këto nuk i ka dhe nuk ka mjete financiare për sigurimin e tyre. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: When a convicted person is released, the correctional institution pays transport costs to the person’s residence or stay location; foreign convicted persons are paid transport costs to the border crossing unless special rules provide otherwise.
Neni 127 Shpenzimet e transportit 1. Me rastin e lirimit, personit të dënuar i paguhen shpenzimet e transportit deri në vendbanimin, ose vendqëndrimin e tij. Të dënuarit të cilët posedojnë mjete të mjaftueshme në xhirollogarinë individuale të institucionit korrektues nuk i paguhen shpenzimet. 2. Me rastin e lirimit, të dënuarit të huaj i paguhen shpenzimet e transportit deri në vendkalimin kufitar, nëse me dispozita të veçanta nuk parashihet ndryshe. 3. Shpenzimet e transportit mbulohen prej institucionit korrektues nga i cili lirohet personi i dënuar. - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: The correctional institution must notify the sentencing court and the nearest police station before release, and must also notify the family, probation service, and social work center when the convicted person is a minor.
Neni 128 Njoftimi para lirimit me kusht 1. Para lirimit, institucioni korrektues e njofton gjykatën që e ka shqiptuar dënimin dhe stacionin më të afërt policor në vendbanimin, ose vendqëndrimin e personit të dënuar për lirimin e tij. 2. Në rastin kur personi i dënuar është i mitur, institucioni korrektues e njofton familjen e tij shërbimin sprovues dhe Qendrën për Punë Sociale lidhur me lirimin e personit të dënuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 41 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 3. Përgatitja për lirimin e personit me çrregullime mendore bëhet në konsultim me drejtorin e institucionit korrektues, me psikiatrin i cili e ka trajtuar personin e dënuar në institucionin korrektues, si dhe me autoritetet përkatëse të shëndetit mental në shoqëri. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: Nëse një person i dënuar do të ketë nevojë për ndihmë pas lirimit, institucioni korrektues duhet të njoftojë qendrën për punë sociale të paktën 3 muaj para lirimit.
Neni 129 Ndihma pas lirimit nga dënimi 1. Nëse pas lirimit personi i dënuar ka nevojë për ndihmë, institucioni korrektues e njofton qendrën për punë sociale, e cila është kompetente sipas vendbanimit, apo vendqëndrimit të personit të dënuar, së paku tre (3) muaj para lirimit. 2. Institucioni korrektues e njofton qendrën për punë sociale lidhur me llojin e ndihmës së kërkuar nga personi i dënuar. KAPITULLI III EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME GJOBË - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: The court that imposes a fine must order its execution.
Neni 130 Kompetenca dhe procedura për ekzekutimin e dënimit me gjobë 1. Gjykata e cila shqipton dënimin me gjobë e urdhëron ekzekutimin e saj. 2. Dispozitat e Ligjit të procedurës përmbaruese në fuqi zbatohen për kompetencën dhe procedurën e ekzekutimit të dënimit me gjobë, përveç nëse me këtë ligj parashihet ndryshe. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: A convicted person whose fine has been replaced with imprisonment is treated as a person serving imprisonment.
Neni 131 Efekti i zëvendësimit të dënimit me gjobë me dënim me burgim Personi i dënuar, dënimi me gjobë i të cilit është zëvendësuar me dënimin me burgim, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, trajtohet si person i cili mban dënimin me burgim. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: If criminal procedure costs and a fine must be enforced at the same time, the costs are enforced first.
Neni 132 Raporti në mes të ekzekutimit të dënimit me gjobë, shpenzimeve të procedurës penale dhe kërkesave pasurore-juridike të palëve të dëmtuara 1. Kur shpenzimet e procedurës penale dhe dënimi me gjobë duhet të ekzekutohen njëkohësisht, së pari ekzekutohen shpenzimet e procedurës penale. 2. Nëse pasuria e personit të dënuar është zvogëluar për shkak të pagesës së dënimit me gjobë deri në atë masë sa që kërkesa pasurore-juridike e të dëmtuarit nuk mund të realizohet, kërkesa pasurore-juridike realizohet nga gjoba e paguar, por vetëm deri në masën e vlerës së gjobës. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: The convicted person must pay the costs of forced execution of the fine.
Neni 133 Shpenzimet e ekzekutimit të dënimit me gjobë 1. Personi i dënuar, i paguan shpenzimet e ekzekutimit të dhunshëm të dënimit me gjobë. 2. Mjetet e paguara nga dënimi me gjobë derdhen në Buxhetin e Kosovës. KAPITULLI IV DISPOZITAT E PËRGJITHSHME MBI EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The alternative sentence starts after the decision becomes final.
Neni 134 Fillimi i ekzekutimit të dënimit alternativ 1. Ekzekutimi i dënimit alternativ fillon pasi vendimi merr formë të prerë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 42 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Ndaj personit të dënuar dënimi alternativ ekzekutohet në vendbanimin, apo vendqëndrimin e tij. 3. Ekzekutimin e dënimeve alternative e përgatit, udhëheq dhe mbikqyrë Shërbimi Sprovues. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: Alternative punishments must be carried out in a way that respects the convicted person’s dignity and fundamental rights, and the convicted person may complain or seek judicial protection if those rights are violated.
Neni 135 Mënyra e ekzekutimit të dënimeve alternative 1. Dënimi alternativ ekzekutohet në mënyrën e cila siguron respektimin e dinjitetit dhe të drejtat, liritë themelore të personit të dënuar dhe të familjes së tij. 2. Personi i dënuar, dinjiteti, apo të drejtat dhe liritë themelore të të cilit janë shkelur gjatë ekzekutimit të dënimit alternativ, ka të drejtë në ankesë. 3. Kundër vendimit përfundimtar me të cilët personit të dënuar gjatë ekzekutimit të dënimit alternativ i është kufizuar, apo i është shkelur ndonjë e drejtë e përcaktuar më këtë ligj, i dënuari ka të drejtë në mbrojtje gjyqësore. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Before an alternative sentence is imposed, the court may ask the probation service for a report, and the probation service must deliver it within three weeks of the request.
Neni 136 Raporti para shqiptimit të dënimit alternativ 1. Para shqiptimit të dënimit alternativ, gjykata mund të kërkojë raport nga shërbimi sprovues. Shërbimi sprovues ia dorëzon raportin gjykatës para shqiptimit të dënimit, brenda tri (3) javësh nga paraqitja e kërkesës së tillë. 2. Raporti i dhënë para shqiptimit të dënimit përcakton dënimin, apo dënimet alternative adekuate për personin e dënuar duke pasur parasysh objektivat e risocializimit dhe parandalimin e kryerjes së veprave penale në të ardhmen. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: The court reviews a probation service report on breach or non-compliance with an alternative sentence, notifies the convicted person, allows a response, and suspends execution during review.
Neni 137 Raporti për revokimin e dënimit alternativ 1. Kur gjykata e pranon raportin e Shërbimit Sprovues, i cili përmban të dhënat mbi shkeljen e kushteve të dënimit alternativ, apo mos përmbushjen e ndonjë obligimi, gjykata shqyrton mundësinë e revokimit të dënimit alternativ dhe personin e dënuar e njofton për përmbajtjen e raportit duke i dhënë atij të drejtën që t’i përgjigjet raportit. Personit të dënuar i bëhet me dije se me shpenzime të veta ka të drejtë të angazhojë mbrojtës. 2. Gjatë periudhës së shqyrtimit të revokimit të dënimit alternativ, ekzekutimi i tij pezullohet. 3. Pasi që gjykata shqyrton raportin e shërbimit sprovues dhe përgjigjet e pranuara nga personi i dënuar, apo mbrojtësi i tij, ajo vendos se a do ta revokojë dënimin alternativ, apo do të ndërmarrë veprime të tjera në pajtim me Kodin Penal të Kosovës. 4. Gjykata merr vendim të arsyetuar me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të raportit nga shërbimi sprovues. Ky vendimi i dërgohet personit të dënuar, mbrojtësit të tij, shërbimit sprovues dhe prokurorit të shtetit. 5. Ndaj vendimit personi i dënuar mund të ankohet brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i tij. KAPITULLI V EKZEKUTIMI I DËNIMEVE ALTERNATIVE - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: When a court imposes a suspended sentence, it must send the judgment and available data to the probation service; if the convicted person is in detention, it must also send the decision to the detention institution, and the institution’s director must release the person so the alternative sentence can be carried out.
Neni 138 Mënyra e ekzekutimit të dënimit me kusht 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo ia dërgon aktgjykimin me të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit sprovues për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 43 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: When a court orders an obligation as part of a suspended sentence, the probation service must supervise compliance. If the convicted person does not comply, the probation service must notify the court after checking the facts and reasons for non-compliance.
Neni 139 Mbikëqyrja e përmbushjes së obligimeve 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht dhe urdhëron përmbushjen e ndonjë obligimi sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues mbikëqyr përmbushjen e obligimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, sipas paragrafit 1. të këtij neni Shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimit. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: The court must promptly send the judgment and available data to the competent probation and health-care bodies, and if the sentenced person is in pre-trial detention, it must also send the decision to the detention institution so the detainee can be released for the alternative sentence to be carried out.
Neni 140 Mënyra e ekzekutimit të dënimit me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues 1. Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor apo në ndonjë institucion tjetër përkatës. 2. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit kompetent të kujdesit shëndetësor, apo institucionit përkatës për ekzekutimin e këtij dënimi. 3. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: Shërbimi sprovues dhe institucioni shëndetësor përkatës vendosin, monitorojnë dhe raportojnë te gjykata për programin e trajtimit rehabilitues.
Neni 141 Programi për trajtimin rehabilitues 1. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, apo institucioni përkatës, në bashkëpunim me shërbimin sprovues, përcaktojnë programin për trajtim rehabilitues për personin i cili i nënshtrohet dënimit me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues. Shërbimi sprovues në bashkëpunim me institucionin kompetent të kujdesit shëndetësor, apo me institucionin përkatës e mbikëqyrë nëse personi i tillë i përmbahet programit të trajtimit rehabilitues. 2. Çdo katër (4) muaj shërbimi sprovues ia dërgon gjykatës raportet mbi përparimin e arritur në programin e trajtimit rehabilitues, bazuar në të dhënat e siguruara nga institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, apo nga institucioni tjetër përkatës. 3. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, apo institucioni tjetër përkatës e njofton menjëherë shërbimin sprovues për mos përmbushjen e programit të trajtimit rehabilitues nga personi i dënuar. Mos përmbushja e programit të trajtimit rehabilitues nga ana e personit të dënuar vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 4. Pas njoftimit nga institucioni kompetent shëndetësor për përfundimin e suksesshëm të programit të trajtimit rehabilitues, raporti i tillë i dërgohet gjykatës nga shërbimi sprovues. - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: When a court imposes a suspended sentence with probation supervision, it must promptly send the judgment and available data to the competent probation service. If the convicted person is in detention, the court must also send the judgment to the relevant correctional institution, and that institution’s director releases the person by decision so the alternative sentence can be executed.
Neni 142 Mënyra e ekzekutimit të dënimit me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga Shërbimi Sprovues 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht, me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 44 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon aktgjykimin institucionit korrektues përkatës ku ai mbahet. Drejtori i institucionit korrektues përkatës e liron personin e dënuar me vendim në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: The probation service supervises suspended sentences when ordered to do so, and must notify the court if the convicted person does not contact it.
Neni 143 Mbikëqyrja nga shërbimi sprovues 1. Shërbimi sprovues e mbikëqyrë ekzekutimin e dënimit me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues. 2. Nëse personi i dënuar nuk kontakton me shërbimin sprovues, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mosmbajtjen e kontaktit të tillë. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: The probation service supervises compliance with an obligation ordered by the court, and must notify the court if the convicted person does not comply after checking the facts and reasons.
Neni 144 Mbikëqyrja e përmbushjes së obligimeve 1. Kur gjykata e shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe urdhëron përmbushjen e ndonjë obligimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues e mbikëqyrë përmbushjen e këtij obligimi. 2. Nëse personi i dënuar nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimit të tillë. - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: The probation service reports successful completion of the verification period to the court, and the court then issues a decision confirming the alternative sentence is being maintained.
Neni 145 Raportimi i Shërbimit Sprovues Përfundimi i suksesshëm i periudhës së verifikimit të ekzekutimit të këtij dënimit alternativ të personave të dënuar i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimit alternativ. Një kopje e vendimit i dërgohet Shërbimit. - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: The court must immediately send the judgment and available information to the competent probation service when it imposes community work, and if the sentenced person is in detention, it must also send the decision to the detention institution. The relevant correctional institution director must release the sentenced person so the alternative sentence can be carried out.
Neni 146 Mënyra e ekzekutimit të dënimit me urdhër për punë në dobi të përgjithshme 1. Kur gjykata shqipton dënimin me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, ajo ia dërgon menjëherë aktgjykimin me të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit sprovues kompetent për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit korrektues përkatës e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Shërbimi sprovues duhet të zhvillojë, mbikëqyrë dhe të koordinojë rregullat për punën në dobi të përgjithshme.
Neni 147 Programi i punës në dobi të përgjithshme 1. Shërbimi sprovues e zhvillon programin për punë në dobi të përgjithshme për personin e dënuar në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës dhe bazuar në aftësitë, shkathtësitë dhe të kaluarën e tij. 2. Shërbimi sprovues e mbikëqyrë ekzekutimin e dënimit me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. 3. Shërbimi sprovues, në bashkërendim me organizatën ku duhet kryer puna në dobi të përgjithshme, vendosë rregullat e sigurimit për rastet e lëndimeve në vendin e punës, ose sëmundjes, sjelljen e përgjithshme në vendin e punës dhe çështjet tjera përkatëse para fillimi të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 45 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE punës në dobi të përgjithshme. Akti nënligjor për orarin e punës, pushimet, pushimet javore dhe mbrojtjen në vendin e punës zbatohen gjatë punës në dobi të përgjithshme. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: The probation service supervises compliance with court-ordered contact or obligations, reports non-compliance to the court, and other public bodies, institutions, legal persons, and natural persons must cooperate. The minister concludes cooperation agreements for execution of the sentence.
Neni 148 Mbikqyrja e kryerjes së punës në dobi të përgjithshme 1. Kur gjykata shqipton dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme dhe personin e dënuar e urdhëron që të kontaktojë me shërbimin sprovues, apo të përmbushë një, ose më shumë obligime sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues e mbikëqyrë mbajtjen e kontaktit, apo përmbushjen e obligimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk mban kontakt me shërbimin sprovues, ose nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos mbajtjen e kontaktit, apo mos përmbushjen e obligimit. 3. Organet e administratës të nivelit qendror dhe lokal, institucionet dhe personat e tjerë juridik, si dhe personat fizik janë të obliguar të bashkëpunojnë me shërbimin sprovues dhe zyret regjionale sprovuese në ekzekutimin e dënimit me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. 4. Ministri lidhë marrëveshje të bashkëpunimit për ekzekutimin e dënimit për punë në dobi të përgjithshme nga paragrafi 3. i këtij neni. Me marrëveshje të bashkëpunimit përcaktohen të drejtat dhe detyrimet reciproke. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: The organization where community service is carried out must immediately notify the probation service if the convicted person is not performing satisfactorily.
Neni 149 Njoftimi 1. Organizata në të cilën duhet kryer puna në dobi të përgjithshme menjëherë e njofton shërbimin sprovues nëse personi i dënuar nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme në nivel të kënaqshëm. Moskryerja në nivel të kënaqshëm e punës në dobi të përgjithshme vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 2. Moskryerja në nivel të kënaqshëm e punës në dobi të përgjithshme nënkupton ardhjen e vonuar në punë, mungesat e palejuara nga puna, mosrespektimin e rregullave të punës. - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: The probation service may adjust a community service program if the sentenced person cannot perform it because circumstances changed. The court may postpone or suspend the execution of a community service order for stated reasons.
Neni 150 Korrigjimi i programit të punës në dobi të përgjithshme 1. Nëse personi i dënuar është i paaftë për kryerjen e punës në dobi të përgjithshme për shkak të rrethanave të ndryshuara, shërbimi sprovues mund të korrigjojë programin për punën në dobi të përgjithshme. 2. Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme me dënim mund të shtyhet, apo pezullohet për shkak të: 2.1. sëmundjes së papritur të personit të dënuar, e cila kërkon trajtim mjekësor dhe atij ia pamundëson kryerjen e punës në dobi të përgjithshme; 2.2. vdekjes së ndonjë anëtari të familjes, që atë e obligon të merr rolin e kujdestarit kryesor ndaj anëtarëve të tjerë të familjes dhe ia pamundëson kryerjen e punës në dobi të përgjithshme; 2.3. rrethanave të tjera të jashtëzakonshme, të cilat kërkojnë praninë e përhershme të personit të dënuar për arsye humanitare dhe atij ia pamundësojnë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Kërkesa për shtyrjen, apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme mund t’i paraqitet gjykatës nga personi i dënuar, mbrojtësi, ose përfaqësuesi i shërbimit sprovues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 46 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE Parashtrimi i kërkesës pezullon obligimin për kryerjen e punës në dobi të përgjithshme derisa gjykata të vendos lidhur me kërkesën. 4. Gjykata vendos për shtyrjen, apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të urdhëruar me dënim brenda tri (3) ditëve nga pranimi i kërkesës. Nëse gjykata e miraton shtyrjen, apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme, ajo me aktin e përcakton periudhën e shtyrjes, apo pezullimit. 5. Shtyrja, apo pezullimi i ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të urdhëruar mund të zgjasë: 5.1. deri në shërimin e sëmundjes, në rastet nga nën-paragrafi 2.1 i paragrafit 2 të këtij neni. 5.2. deri në njëzet (20) ditë, në rastet nga nënparagrafi 2.2. dhe 2.3. të paragrafit 2 të këtij neni. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: The probation service must report successful completion of community service to the court, and the court then issues a decision confirming the alternative sentence.
Neni 151 Raportimi Përfundimi i suksesshëm i punës në dobi të përgjithshme i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimit alternativ. Një kopje e vendimit i dërgohet Shërbimit Sprovues. - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: When a court orders half-freedom execution of a prison sentence, it must immediately send the judgment and all data it has to the competent probation service and the correctional institution. The General Director of the Correctional Service determines which correctional institution will execute the order.
Neni 152 Mënyra e ekzekutimit të dënimit në gjysmëliri 1. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim dhe urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit korrektues për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues përcakton institucionin korrektues ku do të ekzekutohet urdhri për gjysmëliri, duke marrë parasysh vendin e punës, apo obligimet dhe përgjegjësitë tjera të personit të dënuar dhe faktorët tjerë veprues. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: The correctional institution director supervises the convicted person while imprisoned, and the competent probation service supervises the person while in semi-liberty.
Neni 153 Mbikëqyrja e personit të dënuar në gjysmëliri 1. Drejtori i institucionit korrektues e mbikëqyrë personin e dënuar derisa ai është i burgosur, kurse shërbimi sprovues kompetent e mbikëqyrë atë derisa ai është në gjysëmliri. 2. Nëse personi i dënuar nuk kthehet në institucionin korrektues pas kryerjes së obligimeve të tij, drejtori i institucionit korrektues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për moskthim në institucionin korrektues. 3. Nëse personi i dënuar nuk i përmbush obligimet e tij lidhur me punën, arsimimin, kualifikimin, ose aftësimin profesional, përgjegjësitë familjare, apo nevojën për trajtim, ose rehabilitim mjekësor, shërbimit sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimeve të tilla. KAPITULLI VI DËNIMET PLOTËSUESE - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: The court must immediately send the judgment and available data to the police station, and the police and election bodies must be notified when a person loses the right to be elected.
Neni 154 Mënyra e ekzekutimit të heqjes së të drejtës për t’u zgjedhur 1. Kur gjykata vendos që kryerësit t’ia heqë të drejtën për t’u zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 47 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE stacionit të policisë në territorin e së cilës personi i dënuar ka vendbanimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. 2. Njësia administrative e stacionit të policisë e njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës dhe Komisionin Lokal të Zgjedhjeve ku personi i dënuar e ka vendbanimin, se personit të dënuar i është hequr e drejta për t’u zgjedhur me akt të formës së prerë të gjykatës. 3. Nëse personi i dënuar e ndërron vendbanimin, ai e njofton gjykatën dhe policinë për vendbanimin e tij të ri. Stacioni i policisë në territorin e të cilit personi i dënuar ka pasur vendbanimin e mëhershëm e njofton stacionin e policisë për vendbanimin e ri të personit të dënuar. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: If a court bans someone from working in public administration or public service, it must immediately send the judgment and its data to the relevant ministry for execution. If the convicted person ignores the ban, the ministry must notify the court.
Neni 155 Mënyra e ekzekutimit të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike, ose në shërbimin publik 1. Kur gjykata vendos që kryerësit t’ia ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike, ose në shërbimin publik, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon Ministrisë përkatëse së Administratës Publike për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. 2. Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalesës së ushtrimit të funksioneve në administratën publike, ose në shërbimin publik, Ministria përkatëse e Administratës Publike e njofton gjykatën për mosrespektimin e ndalesës. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: When a court bans a convicted person from practicing a profession or certain duties, it must immediately send the judgment and available data to the relevant employer, licensing body, and Ministry for enforcement.
Neni 156 Ekzekutimi i ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë, ose detyrës Kur gjykata vendos që kryerësit t’ia ndalojë ushtrimin e profesionit, veprimtarisë së pavarur, detyrës udhëheqëse, ose administrative, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ndërmarrjes publike, apo private ku personi i dënuar ka qenë i punësuar, organit të autorizuar për dhënien e lejes për ushtrimin e profesionit, apo veprimtarisë dhe Ministrisë përkatëse së Punës dhe Mirëqenies Sociale për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: If a license is required to do a profession, activity, or duty, the supplementary penalty is carried out by revoking the license or by banning issuance of the license while that penalty is in force.
Neni 157 Revokimi i lejes 1. Kur parakusht për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës është leja e dhënë nga organi i autorizuar, ky dënim plotësues ekzekutohet me revokim të lejes, ose me ndalimin e dhënies së lejes gjatë kohës derisa dënimi plotësues është në fuqi. 2. Në rastet tjera Ministria përkatëse e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ndërmerr veprime përkatëse që personi i dënuar të parandalohet nga ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës. 3. Ndërmarrja publike, apo private, organi përgjegjës, ose Ministria përkatëse e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e njofton gjykatën, e cila e ka shqiptuar dënimin plotësues kur është ekzekutuar dënimi i tillë. - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: If a convicted person does not comply with a ban on practicing a profession, activity, or duty, the public or private enterprise, responsible body, or the relevant Ministry of Labour and Social Welfare must notify the court.
Neni 158 Njoftimi i gjykatës Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë, ose detyrës, ndërmarrja publike, apo private, organi përgjegjës, ose Ministria përkatëse e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e njofton gjykatën për mosrespektim të ndalesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 48 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: When a court imposes a driving ban, it must immediately send the judgment and available data to the competent driving-licence authority for enforcement.
Neni 159 Ekzekutimi i ndalimit të drejtimit të automjetit 1. Kur gjykata vendos që kryerësit t’ia ndalojë drejtimin e automjetit, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon organit kompetent për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku personi i dënuar ka vendbanimin, për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. 2. Nëse vendbanimi i personit të dënuar nuk dihet, organi kompetent i autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin e ekzekuton këtë dënim plotësues. 3. Nëse personi i dënuar nuk ka vendbanim në Kosovë, aktgjykimi i dërgohet organit kompetent të autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku është kryer vepra penale. - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: This article says the competent driving-licence authority must enforce the supplementary punishment by invalidating or registering the convicted person’s driving licence, and the convicted person may request a new licence after the punishment ends.
Neni 160 Pavlefshmëria e lejes së vozitjes 1. Organi kompetent i autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes këtë dënim e ekzekuton me thirrjen e personit të dënuar dhe shënimin në lejen e vozitjes së tij si të pavlefshme gjatë kohës së ekzekutimit të këtij dënimi plotësues për llojin dhe kategorinë e caktuar të automjetit. 2. Nëse personi i dënuar nuk ka leje të vozitjes, ose ka leje të dhënë nga organi kompetent i shtetit të huaj, ky dënim plotësues ekzekutohet me regjistrimin e dënimit në regjistrin e organit kompetent për dhënien e lejeve të vozitjes. Organi publik kompetent regjistron të dhënat e personit të dënuar, dënimin e shqiptuar plotësues dhe kohëzgjatjen e tij. 3. Pas përfundimit të dënimit plotësues, personi i dënuar mund të kërkojë dhënien e lejes së re të vozitjes nga organi kompetent. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: If the convicted person does not comply with the driving ban, the competent authority for issuing driving licences must notify the court.
Neni 161 Mosrespektimi i ndalimit të drejtimit të automjetit Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalimit të drejtimit të automjetit, organi kompetent i autorizuar për dhënien e lejes së vozitjes e njofton gjykatën për mosrespektimin e ndalimit të tillë. - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: If a court orders a driving licence to be taken, it must immediately send the judgment and its available data to the police station where the convicted person lives; if the residence is unknown, the police station where the person stays carries out the supplementary punishment.
Neni 162 Ekzekutimi i marrjes së lejes së vozitjes 1. Kur gjykata vendosë që kryerësit t’ia marrë lejen e vozitjes, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon stacionit të policisë në territorin ku personi i dënuar e ka vendbanimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. 2. Nëse vendbanimi i personit të dënuar nuk dihet, stacioni i policisë në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin e ekzekuton këtë dënim plotësues. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: Police must execute the supplementary penalty by summoning the convicted person and taking the driving licence, or the competent licensing authority must register the penalty if no licence is held.
Neni 163 Procedura e ekzekutimit të marrjes së lejes së vozitjes 1. Nëse personi i dënuar posedon leje të vozitjes, policia e ekzekuton këtë dënim plotësues me thirrjen e personit të dënuar dhe marrjen e lejes së vozitjes gjatë kohëzgjatjes së dënimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk posedon leje të vozitjes, ky dënim plotësues ekzekutohet me regjistrimin e dënimit në regjistrin e organit administrativ kompetent për dhënien e lejes së vozitjes. Organi kompetent e regjistron të dhënat e personit të dënuar, dënimin plotësues të shqiptuar dhe kohëzgjatjen e tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 49 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 3. Ekzekutimi i këtij dënimi plotësues fillon në ditën e marrjes së lejes së vozitjes, ose të regjistrimit të dënimit në regjistrin e organit kompetent për dhënien e lejes së vozitjes. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: The court that imposed the sentence at first instance must execute the confiscation order and decide what happens to the thing: sale, delivery to the competent body or institution, or destruction.
Neni 164 Ekzekutimi i marrjes së sendit 1. Dënimi plotësues i marrjes së sendit, sipas dispozitave të Kodit të Penal të Kosovës, ekzekutohet nga gjykata e cila e ka shqiptuar dënimin në shkallë të parë. 2. Gjykata vendos nëse sendi do të shitet sipas dispozitave të ligjit për procedurë përmbarimore, do t’i dorëzohet organit kompetent, muzeut të kriminalistikës, ose institucionit përkatës, apo nëse do të asgjësohet. 3. Të ardhurat nga shitja e sendit depozitohen në Buxhetin e Kosovës. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: When the court orders publication of a judgment, it must immediately send the enforceable judgment for publication in one or more newspapers or for broadcast on a radio or television channel.
Neni 165 Publikimi i aktgjykimit Kur gjykata urdhëron publikimin e aktgjykimit, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë e dërgon aktgjykimin e përmbarueshëm për publikim në një, ose në më shumë gazeta, ose për transmetim në ndonjë kanal të radios a televizionit. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: Kur gjykata vendos dëbimin e një shtetasi të huaj nga Kosova, duhet t’ia dërgojë menjëherë aktgjykimin dhe çdo të dhënë që ka stacionit përkatës të policisë.
Neni 166 Vendosja për dëbimin e Shtetasve të huaj Kur gjykata vendos për dëbimin e shtetasit të huaj nga territori i Kosovës, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë stacionit të policisë në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. KAPITULLI VII EKZEKUTIMI I MASAVE TË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: The court must choose the institution for executing compulsory rehabilitation treatment, and it must send the decision and related data to the relevant services and institutions right away.
Neni 167 Mënyra e ekzekutimit të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm për kryerësit e varur nga droga apo alkooli 1. Masa e trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm për kryerësit e varur nga droga, apo alkooli ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor, apo në institucionin tjetër përkatës. Nëse kjo masë shqiptohet së bashku me dënimin me burgim ajo mbahet në institucionin shëndetësor. 2. Gjykata vendos për institucionin e kujdesit shëndetësor, për institucionin korrektues, apo institucionin tjetër përkatës ku duhet të ekzekutohet masa e trajtimit të detyrueshëm. 3. Kur gjykata shqipton masën e trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm, ajo menjëherë ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat tjera që i posedon shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit të kujdesit shëndetësor, institucionit korrektues, ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. 4. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata gjithashtu ia dergon vendimin qendrës së paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i qendrës së paraburgimit e liron personin e dënuar për ekzekutimin e kësaj mase. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 50 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: Health/correctional institutions and the probation service must set and supervise a rehabilitation treatment program, and the probation service must report progress to court every two months.
Neni 168 Programi i trajtimit të rehabilitimit 1. Institucioni shëndetësor, institucioni korrektues, apo institucioni përkatës, në bashkëpunim me shërbimin sprovues cakton programin e trajtimit të rehabilitimit për personin që i nënshtrohet masës së trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm. Shërbimi sprovues mbikëqyrë nëse personi vepron në përputhje me programin e trajtimit rehabilitues, në bashkëpunim me institucionin shëndetësor, institucionin korrektues, apo institucionin përkatës. 2. Shërbimi sprovues i dërgon çdo dy (2) muaj raport gjykatës për përparimin e arritur në programin e trajtimit rehabilitues bazuar në informatat e siguruara nga institucioni shëndetësor, i institucionit korrektues, apo i institucionit tjetër përkatës. 3. Institucioni shëndetësor, institucioni korrektues, apo institucioni përkatës menjëherë e informojnë shërbimin sprovues nëse personi i dënuar nuk i përmbahet programit të trajtimit rehabilitues. Mos përmbushja e programit të trajtimit rehabilitues nga personi i dënuar vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 4. Përfundimi i suksesshëm i programit të trajtimit rehabilitues i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas marrjes së raportit të tillë gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e masës së tillë. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: The court decides where the compulsory psychiatric treatment with detention will be carried out, and it must promptly send the decision and available data to the competent services and relevant institutions.
Neni 169 Mënyra e ekzekutimit të masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor 1. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim ekzekutohet në institucionin shëndetësor, ose në institucionin tjetër të posaçëm që ndodhet në vendbanimin e përhershëm, ose vendqëndrimin e të pandehurit, ose nëse institucioni i tillë nuk ndodhet në atë vend, në institucionin më të përafërt me vendin ku i pandehuri ka vendbanimin e përhershëm, ose vendqëndrimin, ose në vendin ku është zbatuar procedura penale. 2. Gjykata vendos për institucionin shëndetësor, ose institucionin tjetër përkatës ku duhet të ekzekutohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim. Me rastin e vendosjes për institucionin e kujdesit shëndetësor gjykata merr parasysh rrezikun që i pandehuri paraqet për mjedisin e tij, për vendbanimin e përhershëm, ose vendqëndrimin e tij dhe nevojat e tij për trajtim. 3. Kur gjykata cakton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, ajo menjëherë ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit shëndetësor, institucionit korrektues, ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. 4. Nëse masa është caktuar së bashku me dënimin me burgim, kryerësi i veprës penale së pari dërgohet në institucionin e kujdesit shëndetësor për trajtim. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: This article says the court orders transfer of a person subject to compulsory psychiatric treatment with detention to a health institution, and correctional staff escort the person if they are in custody.
Neni 170 Transferimi i personit të cilit i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor 1. Nëse personi ndaj të cilit është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim ndodhet në liri, gjykata urdhëron transferimin e tij në institucionin e kujdesit shëndetësor, ose urdhëron lëshimin e letër rreshtimit, por nëse personi ndodhet në paraburgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjell në institucionin e kujdesit shëndetësor. 2. Personi ndaj të cilit është caktuar kjo masë, transferohet në institucionin e kujdesit shëndetësor i shoqëruar nga punëtorët e kujdesit shëndetësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 51 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 3. Personi ndaj të cilit ekzekutohet kjo masë ka të drejta dhe detyrime të njëjta sikurse person i cili mban dënimin me burgim, nëse nevojat e trajtimit nuk kërkojnë ndryshe. 4. Me propozimin e institucionit të kujdesit shëndetësor ku ekzekutohet kjo masë, gjykata gjatë kohëzgjatjes së masës, mund të vendosë për transferimin e personit nga një institucion i kujdesit shëndetësor në tjetrin. 5. Gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë monitoron ligjshmërinë e ekzekutimit të saj. Organi publik kompetent për shëndetësi monitoron aftësinë profesionale të trajtimit, i cili ofrohet gjatë ekzekutimit të masës. - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: Health institutions must report to the court at least every 6 months, and the court reviews whether the measure should continue.
Neni 171 Raportimi i institucionit të kujdesit shëndetësor 1. Institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës që ka caktuar masën në shkallë të parë raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit të personit ndaj të cilit ekzekutohet masa, së paku një herë në gjashtë (6) muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. 2. Kur institucioni i kujdesit shëndetësor, ose mjeku përgjegjës për shërimin mendor konstaton se, më nuk është e nevojshme ta trajtojë, ose ta ndalojë kryerësin e veprës penale në institucionin e kujdesit shëndetësor, ai menjëherë e informon gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë. 3. Çdo gjashtë (6) muaj, gjykata që ka caktuar masën në shkallë të parë, e shqyrton nevojën e vazhdimit të masës pas shqyrtimit të institucionit shëndetësor dhe të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i punësuar në institucionin e kujdesit shëndetësor ku është duke u ekzekutuar masa. 4. Sipas detyrës zyrtare, ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit të institucionit të kujdesit shëndetësor, ose të organit të kujdestarisë që është kompetent në bazë të vendbanimit të përkohshëm, ose të përhershëm të personit në kohën kur ka hyrë në fuqi urdhri me anë të cilit është caktuar masa, gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë e pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme që kryerësi të trajtohet, ose ndalohet në atë institucion. Kur pushon masën, gjykata mund ta caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm në liri nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 5. Vendimi sipas paragrafit 4. të këtij neni merret pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe kryerësit të veprës penale nëse gjendja e tij këtë e lejon edhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit. 6. Kur gjykata pushon masën, e informon institucionin e kujdesit shëndetësor, e liron personin ndaj të cilit është caktuar masa menjëherë pas marrjes së vendimit. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: After release from a health institution, the competent guardianship authority is responsible for assisting the person. The court must review conditional release in certain cases involving diminished mental capacity, may add mandatory psychiatric treatment in freedom, and correctional staff escort the person if the remaining prison term must be served.
Neni 172 Dhënia e ndihmës pas lirimit nga përkujdesja shëndetësore 1. Pasi që personi të lirohet nga institucioni shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas lirimit nga institucioni shëndetësor. 2. Nëse kryerësi i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore lirohet nga institucioni shëndetësor, dhe nëse ai në institucionin shëndetësor ka kaluar kohë më të shkurtër sesa kohëzgjatja e burgimit të caktuar, gjykata e shqyrton lirimin me kusht për atë person. 3. Me rastin e vendosjes për lirim me kusht, gjykata veçanërisht merr parasysh suksesin e trajtimit të personit të dënuar, gjendjen e tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin shëndetësor dhe kohën e mbetur të dënimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 52 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4. Nëse gjykata vendosë për lirimin me kusht, mundet gjithashtu ta caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 5. Nëse gjykata vendosë që personi i dënuar të mbajë pjesën e mbetur të dënimit me burgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjellë atë në institucionin korrektues të dënimit. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: The court must inform the health institution of the treatment date, and the person subject to the measure must appear for treatment within the time set by the court.
Neni 173 Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri 1. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ekzekutohet në institucionin shëndetësor të caktuar nga gjykata që ka caktuar masën në shkallë të parë. 2. Gjykata e informon institucionin shëndetësor për datën kur personi ndaj të cilit është caktuar masa duhet të paraqitet për trajtim. 3. Personi ndaj të cilit është caktuar masa detyrohet të paraqitet në institucionin shëndetësor për trajtim brenda kohës së caktuar nga gjykata. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: The health institution must send the court a report on the person’s health and treatment progress at least every 6 months, and must inform the court immediately if treatment is no longer needed.
Neni 174 Raportimi i institucionit të kujdesit shëndetësor 1. Institucioni shëndetësor i dërgon gjykatës që ka caktuar masën në shkallë të parë raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit të personit ndaj të cilit është ekzekutuar masa, së paku një (1) herë në gjashtë (6) muaj, dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. 2. Kur institucioni shëndetësor çmon se më nuk është e nevojshme ta trajtojë personin ndaj të cilit është shqiptuar masa, menjëherë e informon gjykatën e cila ka caktuar masën në shkallë të parë. 3. Gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë, sipas detyrës zyrtare, ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit, institucionit shëndetësor, ose organit kompetent të kujdestarisë, e pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme ta trajtojë personin ndaj të cilit është shqiptuar masa. 4. Vendimi për pushimin e masës merret pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe personit ndaj të cilit është shqiptuar masa, nëse këtë e lejon gjendja e tij dhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: The health institution must immediately notify the court if the person has not undergone treatment in liberty, has stopped treatment arbitrarily, or treatment appears unsuccessful. The court may order compulsory psychiatric treatment with detention, and the guardianship authority must help the person after treatment ends in liberty.
Neni 175 Masa e trajtimit 1. Institucioni shëndetësor menjëherë e njofton gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë, kur personit ndaj të cilit është shqiptuar masa nuk i është nënshtruar trajtimit në liri nëse ai arbitrarisht e ka ndërprerë trajtimin, ose nëse mendon se trajtimi ka qenë i pasuksesshëm. 2. Gjykata sipas detyrës zyrtare, ose me propozimin e institucionit shëndetësor, në të cilin personi trajtohet, ose duhet të trajtohet, mund të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim nëse: 2.1. kryerësi i veprës penale nuk i është nënshtruar trajtimit në liri, ka ndërprerë trajtimin arbitrarisht, ose kur trajtimi është konsideruar i pasuksesshëm nga institucioni i kujdesit shëndetësor; 2.2. ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 3. Vendimi për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim merret pas dëgjimit të prokurorit te shtetit, mbrojtësit dhe personit ndaj të cilit është shqiptuar masa, nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 53 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE këtë e lejon gjendja e tij dhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i punësuar në institucionin e kujdesit shëndetësor ku ekzekutohet masa. 4. Pasi personi nuk ka më nevojë për trajtim në institucionin shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas pushimit të trajtimit të detyrueshëm në liri. KAPITULLI VIII EKZEKUTIMI I MASËS SË PARABURGIMIT - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: Detention is carried out in the relevant correctional institutions, and a court may order limits on certain rights of a detained person if the prosecutor requests it and justice requires it.
Neni 176 Mënyra e ekzekutimit të masës së paraburgimit 1. Masa e paraburgimit sipas aktvendimeve të gjykatave kompetente ekzekutohet në institucionet përkatëse korrektuese. 2. Në veprimin me personat në paraburgim aplikohen dispozitat përkatëse të Kodit për procedurën penale dhe dispozitat e këtij ligji. 3. Me kërkesën e prokurorit dhe nëse ajo është në interesin e drejtësisë, gjykata mund të urdhërojë që të kufizohen të drejtat e caktuar të personit në paraburgim - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: A detained person may be placed in the relevant correctional institution only after the competent court has issued a detention order, and the institution must give a written receipt on admission.
Neni 177 Vendosja e personit të paraburgosur 1. Në institucionin përkatës korrektues mund të vendoset personi për të cilin gjykata kompetente ka nxjerr aktvendim për caktimin e paraburgimit. Bashkë me aktvendimin për caktimin e paraburgimit, institucionit korrektues përkatës i dërgohet edhe urdhri me shkrim për pranim të personit të paraburgosur. 2. Institucioni korrektues përkatës lëshon vërtetim me shkrim për pranimin e të paraburgosurit, në të cilin përveç tjerash shënohet, dita dhe ora e pranimit, emri dhe mbiemri i personit i cili e ka sjellë të paraburgosurin. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: On admission to the correctional institution, a detainee is medically examined, informed about internal rules and detention-related rights and duties, and detainees who jointly took part in the offence are placed in separate rooms.
Neni 178 Kontrollimi mjekësor dhe njoftimi me të drejtat e tij 1. Menjëherë pas pranimit në institucionin korrektues përkatës, kryhet kontrolli mjekësor i të paraburgosurit, ndërsa konstatimi dhe mendimi i mjekut shënohet në kartonin shëndetësor të paraburgosurit. 2. Pas pranimit në institucion korrektues përkatës, i paraburgosuri njoftohet me aktin nënligjor për rendin e brendshëm shtëpiak, për ekzekutimin e masës së paraburgimit, të drejtat dhe detyrimet e tjera gjatë kohës së zbatimit të masës së paraburgimit. 3. Të paraburgosurit të cilët së bashku kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale sistemohen në lokale të veçanta. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: Të paraburgosurit trajtohen me të njëjtat kushte si personat e dënuar për vendosje, ushqim, kujdes shëndetësor, masa force, rend e siguri dhe kompensim dëmi; jashtë institucionit, sigurinë e tyre e kryen SHKK, në raste të veçanta me Policinë e Kosovës.
Neni 179 Kushtet për personat në paraburgim 1. Të paraburgosurit në institucionin korrektues përkatës qëndrojnë nën kushtet e njëjta sikurse edhe personat e dënuar lidhur me vendosjen, ushqimit, mbrojtjes shëndetësore, përdorimit të masave të dhunës, të masave të veçanta për mbajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe kompensimit për dëmin e shkaktuar gjatë kohës së zbatimit të masës së paraburgimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 54 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Në rast nevoje të ruajtjes të paraburgosurit gjatë kohës së qëndrimit jashtë institucionit korrektues sipas cilësdo bazë, sigurinë e kryen Shërbimi Korrektues i Kosovës- SHKK, në raste të veçanta në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: I paraburgosuri mund të punojë në punëtori ose në punëtori të njësive ekonomike brenda institucionit korrektues vetëm pas pëlqimit të gjykatës kompetente.
Neni 180 E drejta për punë e personit në paraburgim 1. I paraburgosuri mund të angazhohet me punë në punëtori, punëtoritë e njësive ekonomike të cilat gjenden në rrethin e institucionit korrektues përkatës pas marrjes së pëlqimit të gjykatës kompetente. 2. I paraburgosuri i cili punon, ka të drejtë në kompensim dhe të drejta tjera në bazë të punës në pajtim me këtë Ligj që u takojnë personave të dënuar. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: If a detainee commits a disciplinary violation or other misdemeanor during detention, the correctional institution director leads and decides the disciplinary procedure and informs the court. If the detainee escapes, the competent court is notified and issues the order for an arrest warrant to find and bring the detainee. The president of the competent court supervises detention execution.
Neni 181 Shkeljet disiplinore gjatë paraburgimit 1. Nëse gjatë kohës së ekzekutimit të masës, i paraburgosuri kryen shkelje disiplinore, apo cilën do kundërvajtje, drejtori i institucionit korrektues e udhëheqë dhe vendos procedurën disiplinore dhe për atë e informon gjykatën. 2. Gjykata kompetente lajmërohet edhe në rastin e arratisjes të personit të paraburgosur. Gjykata lëshon urdhrin për shpalljen e urdhër arrestimit për gjetjen dhe sjelljen të paraburgosurit. 3. Mbikëqyrjen ndaj ekzekutimit të masës së paraburgimit e kryen kryetari i gjykatës kompetente në pajtim me Kodin për Procedurën Penale. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: Institucioni korrektues duhet të lirojë të paraburgosurin kur ka aktvendim të gjykatës kompetente për heqje, ndryshim ose zëvendësim të paraburgimit, ose kur skadon afati i paraburgimit.
Neni 182 Lëshimi nga paraburgimi Lirimi i të paraburgosurit nga institucioni korrektues kryhet në bazë të aktvendimit për heqjen, ndryshimin, zëvendësimin e paraburgimit të gjykatës kompetente, apo pas skadimit të afatit për të cilin është caktuar paraburgimi. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: A pre-trial detainee who is transferred to serve a prison sentence at their own request, under the Criminal Procedure Code and before the judgment becomes final, is treated like other convicted persons in rights and duties.
Neni 183 Dërgimi në mbajtjen e dënimit me burg I paraburgosuri i cili në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, me kërkesën e tij, para formës së prerë dërgohet në mbajtjen e dënimit me burg është i barazuar në të drejtat dhe detyrimet me personat e tjerë të dënuar. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: The house rules for correctional institutions must set out how detainees are received, visits and deliveries are handled, hygiene and food measures, discipline, escape or death procedures, release, and other important detention matters.
Neni 184 Akti për rendin shtëpiak 1. Me aktin për rendin shtëpiak në institucionet korrektuese përcaktohet në veçanti: 1.1. pranimi dhe sistemimi i të paraburgosurve; 1.2. masat higjieniko-shëndetësore dhe ushqimi; 1.3. pranimi i vizitave; 1.4. pranimi i dërgesave dhe shtypit; 1.5. puna dhe sjellja e të paraburgosurve, mbajtja e rendit dhe disiplinës; 1.6. procedura në rastin e arratisjes, apo vdekjes së të paraburgosurit; 1.7. sjellja e të paraburgosurit, lirimi dhe 1.8. çështje tjera me rëndësi për ekzekutimin e masës së paraburgimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 55 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE KAPITULLI IX MBIKËQYRJA E PUNËS SË INSTITUCIONEVE KORREKTUESE - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: The correctional service directorate oversees correctional institutions, and the health and education ministries oversee prisoner healthcare and prisoner education programs.
Neni 185 Mbikëqyrja administrative 1. Mbikëqyrjen administrative të punës së institucioneve korrektuese e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues në pajtim me dispozitat ligjore. 2. Në zbatimin e mbikëqyrjes administrative, mbikëqyret në veçanti ligjshmëria e punës dhe e veprimit, ligjshmëria e akteve nga kompetenca e drejtorit të institucionit korrektues, efikasiteti dhe përshtatshmëria e punës në kryerjen e punëve nga fushëveprimi i institucioneve korrektuese. 3. Mbikëqyrjen lidhur me ofrimin e mbrojtjes shëndetësore të personave të burgosur e kryen ministria e kompetente për punët e shëndetësisë, ndërsa ndaj programeve të arsimimit të personave të dënuar dhe për zbatimin e tyre ministria kompetente për punët e arsimit. - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: A professional council is established to support monitoring, research, and advancement of the penal sanctions execution system.
Neni 186 Këshilli profesional 1. Me qëllim të përcjelljes, hulumtimit dhe përparimit të sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale themelohet këshilli profesional nga radhët e institucioneve shkencore, gjykatave, organeve të administratës, shoqatave profesionale, shoqërisë civile dhe të institucioneve tjera të cilat merren me çështjet e kriminalitetit dhe të edukimit të personave të dënuar. 2. Emërimi, përbërja dhe roli i këtij organi të ri që themelohet, rregullohet me akt nënligjor që nxirret nga Ministri i Drejtësisë. - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: The Minister must establish an inspectorate to oversee correctional institutions and regional probation directorates.
Neni 187 Inspektimi i brendshëm i institucioneve korrektuese dhe Drejtorive rajonale sprovuese 1. Ministri themelon Inspektoratin për mbikëqyrjen e punës së institucioneve korrektuese dhe drejtorive rajonale sprovuese (më tej: inspektorati). 2. Inspektorati është Agjenci Ekzekutive dhe vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Inspektoratin e udhëheqë Kryeinspektori. 3. Emërimi dhe shkarkimi i Kryeinspektorit dhe inspektorëve bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publik. 4. Aktivitetet e inspektimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij, e bënë Ministria përmes inspektorëve. 5. Kryeinspektor mund të zgjidhet personi i cili ka përgatitje universitare dhe ka së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, katër (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse. 6. Inspektor mund të zgjidhet, personi i cili ka përgatitje universitare dhe ka së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale. - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: Ministria dhe inspektori kanë detyra dhe autorizime mbikëqyrëse për institucionet korrektuese dhe drejtoritë rajonale sprovuese; subjekti i urdhëruar duhet të njoftojë inspektorin pas korrigjimit të mangësive brenda afatit të caktuar, jo më shumë se 8 ditë.
Neni 188 Të drejtat dhe detyrat e inspektorëve 1. Ministria mbikëqyrë zbatimin e dispozitave dhe të punës profesionale të punës së insititucioneve Korrektuese dhe drejtorive rajonale sprovuese me qëllim të sigurimit të sistemit unik të ekzekutimit të sanksioneve penale, bartjen e përvojave, pozitive, analizimit dhe të përcjelljes së punës së disa njësive organizative të institucionit korrektues dhe të ofrimit të ndihmës profesionale atyre njësive. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 56 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 2. Inspektori bënë mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij Ligji, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe ka autorizim: 2.1. të hyj në çdo kohë dhe pa paralajmërim në të gjitha hapësirat dhe lokalet e Institucioneve Korrektues dhe drejtorive rajonale sprovuese me qëllim të inspektimit; 2.2. të urdhëroj që lëshimet dhe të metat e konstatuara të eliminohen në afatin të cilin ai e cakton; 2.3. të verifikoj secilin rast veç e veç, çdo herë kur dyshohet për shkelje ligjore. Inspektori inicion procedurën qoftë sipas detyrës zyrtare, apo me iniciativën e personit të interesuar; 2.4. t’u rekomandoj subjekteve përgjegjëse ndërmarrjen e masave disiplinore në pajtim me strukturën hierarkike. 3. Subjekti të cilit i është urdhëruar eliminimi i të metave dhe parregullsive sipas paragrafit 2. nënparagrafi 2.2. të këtij neni, është i detyruar që pas eliminimit të të metave dhe parregullsive të lajmëroj inspektorin në afatin e caktuar nga inspektori dhe i cili nuk mund të jetë më i gjatë se tetë (8) ditë. 4. Inspektori është i detyruar që: 4.1. të hartoj procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese; 4.2. të ruaj si sekret të gjitha shënimet për të cilat njoftohet gjatë kryerjes së punëve inspektuese, e që me aktet e brendshme konsiderohen si konfidenciale. Zbulimi i këtyre informatave bëhet vetëm para autoriteteve të përcaktuara me ligj; 4.3 në identifikimin e rasteve apo ankesave për mos ofrim të trajtimit shëndetësor dhe kushteve jo adekuate sanitare-higjenike për të burgosur inspektorati është i obliguar që këto raste ti referoj tek organi kompetent për inspektim në Ministrinë kompentente. 4.4. të hartoj raporte të rregullta për Ministrin e Drejtësisë lidhur me të gjeturat e tij dhe të informoi Sekretarin e Përgjithshëm. 5. Mbikëqyrjen e punës së institucioneve korrektuese lidhur me kontrollin e punës financiare, marrëdhënies së punës, mbrojtjes në punë, mbrojtjes shëndetësore dhe sanitare të personave të dënuar dhe të paraburgosur, të kushteve dhe të mënyrës së pranimit të ushqimit e kryejnë organet e autorizuara në pajtim me dispozitat e veçanta. - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: Inspectors must carry out their duties professionally and responsibly, independently and impartially. The Minister may set an additional personal-income amount for inspectors and issue a subordinate act on how inspection supervision is carried out for correctional institutions.
Neni 189 Pavarësia dhe paanshmëria 1. Inspektorët në kryerjen e detyrës së tyre janë të pavarur dhe të paanshëm nga çdo ndërhyrje e cila mund të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë. 2. Inspektorët duhet të kryejnë detyrën e tyre me aftësi profesionale e me përgjegjësi të plotë dhe janë të lirë nga çfarëdo ndërhyrje që mund të ndikoj në gjykimin e drejtë të tyre, ose në rezultatin e kontrollit. 3. Në kryerjen e detyrave të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori është i pavarur dhe ndërmerr veprime në bazë të ligjit dhe të dispozitave tjera. Për shkak të rrezikshmërisë, rëndësisë, si dhe kushteve të veçanta të punës, Ministri me vendim përcakton shumën shtesë në të ardhura personale për inspektorët. 4. Gjithashtu përmes inspektimit bëhet vlerësimi vjetorë i secilit institucion korrektues dhe drejtorive rajonale sprovuese përmes: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 57 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE 4.1. përcaktimit nëse veprimet janë kryer në mënyrë efektive, në veçanti ato lidhur me procedurat e pranimit, zbatimin e dënimeve disiplinore, çështjet e sigurisë, sigurimit të shërbimeve shëndetësore, mjekësore dhe sigurimit të ndihmës edukative dhe shoqërore; 4.2. shqyrtimit të besueshmërisë së informacioneve financiare dhe atyre drejtuese; 4.3. vërtetimit, nëse pasuritë që i takojnë Shërbimit Korrektues të Kosovës kontrollohen dhe sigurohen nga humbjet, në veçanti mirëmbajtja dhe pastërtia e objekteve; 4.4. vlerësimit të shfrytëzimit efektiv të burimeve njerëzore; 4.5. mbikëqyrjes nëse janë arritur objektivat e përcaktuara të programeve. 5. Aktin nënligjor për mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes inspeksionale për punën e institucioneve korrektuese e nxjerrë Ministri. - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: Institutional staff must cooperate with inspectors, provide needed documents and data, and allow uninterrupted work during supervision.
Neni 190 Bashkëpunimi me inspektorët 1. Në kryerjen e mbikëqyrjes, drejtori i institucionit korrektues dhe të gjithë të punësuarit janë të detyruar që të bashkëpunojnë me inspektorët në plotësimin e autorizimeve dhe detyrimeve të tyre, të vë në disponim të tërë dokumentacionin dhe të dhënat e nevojshme dhe t`iu mundësojë punë të papengueshme. 2. Në zbatimin e mbikëqyrjes, inspektorët mund të bisedojnë me personat e dënuar pa prezencën e punëtorëve të institucionit korrektues, si dhe me të gjithë të punësuarit në institucionin korrektues pa prezencën e udhëheqësve të tyre të drejtpërdrejtë, apo të udhëheqësit të institucionit korrektues. 3. Kur vlerëson se kjo është e nevojshme, inspektori mundet personave nga paragrafi 2. i këtij neni t’iu merr deklaratë në procesverbal. - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: The corrective institution must follow the ordered measures and deadlines and inform the Inspectorate in writing. The institution director may object to the Minister within 8 days, and the Minister may change or stop execution of the measures.
Neni 191 Procesverbali lidhur me inspektimin 1. Procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese i dërgohet Ministrit, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Institucionit Korrektues ku është kryer mbikëqyrja inspektuese. 2. Institucioni korrektues është i detyruar që të veprojë sipas masave të urdhëruara dhe afateve të dhëna dhe për atë me shkrim ta informojë Inspektoratin. 3. Në masat e urdhëruara dhe afatet e dhëna drejtori i Institucionit Korrektues mund t’i paraqet Ministrit kundërshtim kundër masave të urdhëruara, në afat prej tetë (8) ditësh nga data e pranimit të procesverbalit. 4. Në pajtim me theksimet nga kundërshtimi Ministri mund të ndalojë apo të caktojë afate tjera për ekzekutimin e masave të urdhëruara apo të urdhërojë masa tjera për menjanimin e të metave të vërejtura. 5. Kundërshtimi e shtynë ekzekutimin e masave të urdhëruara përpos në rastin kur në raport është vlerësuar se në atë mënyrë nuk mënjanohet rreziku i drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin apo të pasurisë dhe kur kjo është në interes të sigurisë së Institucionit Korrektues. 6. Rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë pas miratimit të Ministrit të Drejtësisë janë obligative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 58 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: The Minister may temporarily stop a correctional institution from operating and transfer prisoners or detainees to another institution if the competent supervisory body finds the institution does not meet required health and hygiene conditions or that safety is seriously endangered.
Neni 192 Mbikëqyrja e kushteve shëndetësore, higjenike dhe sigurisë Në qoftë se në procedurën e mbikëqyrjes nga organi përkatës kompetent vërtetohet se Institucioni korrektues nuk i plotëson kushtet e parapara shëndetësore dhe higjienike apo nëse qenësisht është rrezikuar siguria, Ministri mund të nxjerr vendim për ndërprerjen e përkohshme të punës së Institucionit korrektues dhe të zbatojë transferimin të personave të dënuar apo të personave në paraburgim në institucion tjetër korrektues. - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: The prisoners’ rights officer supervises human-rights protection and the conditions for executing penal sanctions in correctional institutions.
Neni 193 Mbikëqyrja lidhur me të drejtat e njeriut 1. Mbikëqyrjen lidhur me mbrojtjen dhe gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të kushteve në të cilat ekzekutohen sanksionet penale dhe masat e tjera të shqiptuara në procedurën penale, e kryen zyrtari për të drejtat e të burgosurve i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Ministrisë. 2. Zyrtari për të drejtat e të burgosurve kryen mbikëqyrjen lidhur me mbrojtjen dhe gjendjen e drejtave të njeriut dhe të kushteve nën të cilat ekzekutohen sanksionet penale dhe masat e tjera të shqiptuara në procedurën penale në institucionet korrektuese në mënyrë të pavarur, apo në bashkëpunim me inspektorët kompetent, apo me institucionet ndërkombëtare, apo të institucioneve tjera të cilat janë kompetente për përcjelljen dhe realizimin e drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, në pajtim me Ligjin dhe me dokumentet përkatëse ndërkombëtare. 3. Zyrtari për të drejtat e të burgosurve është i pavarur në punën e vet, organet kompetente dhe institucionet janë të detyruar që të sigurojnë të gjitha të dhënat me rëndësi për punën e saj. 4. Zyrtari për të drejtat e të burgosurve, për punën e vet iu paraqet raport, Udhëheqësit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm. KAPITULLI X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: Ministri must issue subordinate acts to implement the law within 12 months, and existing subordinate acts continue to apply until replaced if they do not conflict with the law.
Neni 194 Aktet nënligjore 1. Ministri nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. 2. Aktet nënligjore që janë në fuqi vazhdojnë të zbatohen, deri në nxjerrjen e akteve të reja, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. 3. Ministri i Arsimit me pëlqimin e Ministrit të Drejtësisë në afat prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktin nënligjor me të cilin rregullohet arsimimi i personave të dënuar. - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: Penalties that started before this law took effect and are not yet finished must continue and be completed under the previous law, unless this law is more favorable to the convicted person.
Neni 195 Ekzekutimi i dënimeve të filluara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji Ekzekutimi i dënimeve të filluara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, por të cilat nuk janë përfunduar deri në atë datë vazhdohen dhe përfundohen në pajtim me dispozitat e ligjit të mëparshëm, përveç nëse dispozitat e këtij ligji janë më të favorshme për personin e dënuar. - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: This article says that after the law enters into force, a running time period is calculated under this law unless the earlier period was longer or this Chapter says otherwise.
Neni 196 Llogaritja e periudhës kohore Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nëse periudha e parashikuar kohore është duke rrjedhur, kjo periudhë llogaritet në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përveç nëse periudha e mëparshme ka qenë më e gjatë, apo nëse me dispozitat e këtij Kapitulli përcaktohet ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 10 GUSHT 2022, PRISHTINË 59 LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Current members of the Parole Panel stay in office until their term ends.
Neni 197 Dispozitat kalimtare Anëtarët aktual të Panelit për Lirim me Kusht qëndrojnë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tyre. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: This article repeals two named laws when this law enters into force.
Neni 198 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale si dhe Ligji Nr. 05/L-129 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 199 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-132 14 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-249/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-132 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in