LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË
This is the title and opening of the law on the Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-133
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening of the law on the Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force. This article says the law sets out the powers, duties, responsibilities, selection, appointment, dismissal, working methods, administrative support, and complaint procedures for the Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force. This article says the law applies to military personnel in the Security Force and the Ministry of Defence, both inside and outside the country. This article defines terms and abbreviations used in the law. The Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force is an independent body of the Assembly, and the Assembly initiates and approves its Rules of Procedure.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening of the law on the Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the powers, duties, responsibilities, selection, appointment, dismissal, working methods, administrative support, and complaint procedures for the Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force.
Neni 1 Qëllimi 1.Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë, metodologjinë e punës, çështjet relevante për punën e tij/saj, mbështetjen administrative, procedurat për parashtrimin e ankesave dhe shqyrtimin e tyre. 2. Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për mision fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit, dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to military personnel in the Security Force and the Ministry of Defence, both inside and outside the country.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë dhe Ministrinë e Mbrojtës, brenda dhe jashtë vendit. 2. Përveç në rastet kur parashihet ndryshe me këtë ligj, Ligji përkatës për Administratën Shtetërorë dhe Agjencitë e Pavarura, do të zbatohet në të gjitha çështjet e ndërlidhura me punën e Kominisonerit Parlamentar për FSK-në. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms and abbreviations used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdoruara në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.2. Ministri - Ministri i Ministrisë se Mbrojtjes; 1.3. MM- Ministria e Mbrojtjes; 1.4. Komisioneri – Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë; 1.5. Komisioni funksional – Komisioni përkatës parlamentar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtës; 1.6. Personeli ushtarak i FSK-së – pjesëtarët aktivë, pjesëtarët rezervë, kadetët dhe rekrutët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË KAPITULLI II STATUSI JURIDIK DHE PARIMET E PUNËS - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Parliamentary Commissioner for the Kosovo Security Force is an independent body of the Assembly, and the Assembly initiates and approves its Rules of Procedure.
Neni 4 Statusi juridik 1. Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë është organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kompetencat e të cilat janë të përcaktuara me këtë ligj. 2. Kuvendi i Kosovës inicion dhe miraton Rregulloren e Punës së Komisionerit me të cilën rregullohen procedurat, metodologjia e punës dhe procedurat e ankesave për pjesëtarët e FSK- së. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Commissioner must act according to legality, non-discrimination, accountability, confidentiality, and professionalism when carrying out the mandate.
Neni 5 Parimet e punës 1.Komisioneri gjatë ushtrimit të mandatit udhëhiqet nga: 1.1. parimi i ligjshmërisë; 1.2. parimi i mos diskriminimit; 1.3. parimi i llogaridhënies; 1.4. parimi i konfidencialitet dhe 1.5. parimi i profesionalizmit. KAPITULLI III KOMPETENCAT DHE AUTORITETI - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Commissioner may carry out administrative investigations, act on his or her own assessment in certain cases, and review complaints from FSK military personnel.
Neni 6 Kompetencat 1. Komisioneri, në kryerjen e aktiviteteve mbikëqyrëse, në fushën e mbrojtjes se të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak të FSK-së, ka kompetencat si në vijim: 1.1. Të kryej hetime administrative për çështje të ndryshme, sipas kërkesës së Kuvendit të Kosovës, dhe të Komisionit funksional. Kërkesat e tilla i adresohen Komisionerit, vetëm në rast se një çështje nuk është diskutuar më parë nga Komisioni funksional. 1.2. Të kryejë aktivitete bazuar në vlerësimin e tij/saj, pas informatave të pranuara nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, apo në cilëndo rrethanë tjetër, që ka indikacione për shkelje të të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak të FSK-së; 1.3. Të shqyrtojë ankesat e pranuara nga personeli ushtarak i FSK-së, lidhur me pretendimet për shkeljen e të drejtave të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Commissioner may handle complaints and use several oversight powers over FSK-related matters, while FSK members and certain authorities must respond and cooperate.
Neni 7 Autoriteti 1. Komisioneri, në kryerjen e detyrave, në kuadër te kompetencave të tij ka autoritetin që: 1.1. Trajtimit të ankesave të parashtruar sipas këtij ligji; 1.2. Të kërkojë informata dhe qasje në të dhënat e MM dhe FSK; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË 1.3. Të kërkoj informata dhe qasje në institucione tjerat në lidhje me pjesëtarin e FSK-së; 1.4. Të thërras në dëgjim, apo të intervistoi ankuesin, dëshmitarët, apo palët tjera të përfshirë në proces të ankesës; 1.5. Të kërkoj mbështetje me ekspertizë nga ekspert; 1.6. Të procedoje tek organet përgjegjëse dosjen e një çështjeje penale apo disiplinore në rastet e dyshimta për shkelje legjislacionit në fuqi; 1.7. T’i vizitojë MM, FSK njësitë e FSK-së, në çdo kohë, me dhe pa paralajmërim; 1.8. Të kërkojë informata nga Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, në kuadër të fushëveprimit te tyre, lidhur me të drejtat dhe liritë e personelit ushtarak të FSK-se; 1.9. Tu jap mundësi institucioneve përgjegjëse zgjidhjen e një çështjeje të parashtruar dhe në këtë drejtim vendose bashkëpunim edhe me Avokatin e Popullit; 1.10. Te jap rekomandime për institucionet përkatëse. 2. Pjesëtarët e FSK-së obligohen të ju përgjigjen pyetjeve dhe ftesave të Komisionerit; 3. MM/KOMFSK lejon pjesëtarët e FSK-së të paraqiten te Komisioneri në çdo kohë, përjashtimisht në rast se cenohet misioni i FSK-së, dhe leje e tillë duhet të jepet menjëherë pas pushimit të shkaqeve që kanë shtyrë paraqitjen te Komisioneri. Në këtë rast Komisioneri do ta diskutojë këtë çështje me Inspektorin Gjeneral, Ministrin e Mbrojtjes dhe KOMFSK. 4. Ministri i Mbrojtjes, KOMFSK dhe institucionet tjera obligohen të kthejnë përgjigje shkresave të Komisionerit të FSK. 5. Qasja në dokumente të klasifikuar bëhet në përputhje me legjislacionin për informacione të klasifikuar. 6. Komisioneri i FSK-së, mund të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe në mbledhjet e Komisionit funksional. KAPITULLI IV DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Commissioner must submit a written annual report to the Assembly of Kosovo by 31 March and may submit special reports at any time; the Commissioner must also attend Assembly or functional committee sessions when requested.
Neni 8 Përgjegjësitë 1. Komisioneri paraqet raport me shkrim në Kuvendin e Kosovës për çdo vit kalendarik, deri me 31 mars. 2. Komisioneri mund t’i dorëzojë raporte të veçanta në çdo kohë në Kuvendin e Kosovës dhe në Komisionin funksional. 3. Në rast kur vepron sipas nenit 6, nën paragrafi 1.2, të këtij ligji, Komisionari paraqet raport të veçantë për rezultatin e hetimit tek, parashtruesit të kërkesës. 4. Komisioneri obligohet të jete i pranishëm në seancat e Kuvendit, apo në mbledhjet e Komisionit funksional për raportim për çështjet në fushëveprim të tij, kur kjo kërkohet prej tij/saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Komisioneri must keep information confidential during the mandate and after it ends, except for official correspondence, information already public, and matters that do not need security classification.
Neni 9 Ruajtja e fshehtësisë 1. Komisioneri gjatë ushtrimit të mandatit të tij është i detyruar të ruaj fshehtësinë lidhur me të informacionin që i janë bërë të njohura gjatë punës të tij, në pajtim me Legjislacionin për informacionin e klasifikuar. 2.Komisioneri edhe pas përfundimit të mandatit, është i detyruar të ruaj fshehtësinë lidhur me të informacionin që i janë bërë të njohura gjatë mandatit të tij, në pajtim me Legjislacionin për informacionin e klasifikuar. 3. Kjo nuk vlen për korrespondencën zyrtare, apo çështjet që përgjithësisht janë të njohura për publikun, apo, ato çështje, të cilat sipas rëndësisë së tyre, është e qartë se nuk kërkohet të klasifikohen sipas nivelit të sigurisë. KAPITULLI V BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET TJERA - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Commissioner cooperates with the Minister of Defence, the Inspector General, and the Commander of the FSK when carrying out duties within their powers.
Neni 10 Bashkëpunimi me FSK dhe MM 1. Në kryerjen e detyrave në kuadër të kompetencave të tij/saj, Komisioneri bashkëpunon me: 1.1 Ministrin e Mbrojtjes, 1.2. Inspektori Gjeneral, 1.3. Komandantin e FSK-së 2. Institucionet dhe organet e cekura në paragrafin 1 të këtij neni, janë të obliguara të informojnë Komisionerin lidhur me veprimet e iniciuara, sipas rekomandimeve të tij/saj, si dhe me rezultatet e këtyre veprimeve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit may refer a case to the Commissioner for further procedure only with the complainant’s prior agreement, and the Commissioner must inform the Ombudsman of the action’s results.
Neni 11 Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit Avokati i Popullit mundet që në pajtim paraprak të ankuesit, t’ia ofroi rastin Komisionerit për procedim të mëtejshëm. Komisioneri obligohet që të informoi Avokatin e Popullit për rezultatet e veprimit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Justice bodies and administrative bodies must inform the Commissioner about the start and outcome of proceedings and lawsuits initiated on the Commissioner’s proposal.
Neni 12 Bashkëpunimi me organet gjyqësorë dhe administrative Organet e drejtësisë dhe organet administrative janë të obliguara të informojnë Komisionerin me fillimin e veprimeve, paditë dhe rezultatin e veprimeve të iniciuara me propozimin e tij/saj. KAPITULLI VI E DREJTA PËR ANKESË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: FSK military personnel may contact the Commissioner directly and submit a complaint; anonymous complaints are not considered.
Neni 13 E drejta për ankesë 1. Personeli ushtarak i FSK-së ka të drejtë të kontaktojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Komisionerin, pa ndërmjetësimin e organeve zyrtare dhe të paraqesë ankesë. Ankuesi nuk do t’i nënshtrohet procedurave disiplinore, apo diskriminimit për shkak të ankesës së paraqitur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË 2. Ankesat anonime nuk do të merren në shqyrtim. 3. Me rastin e ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një ankesë, Komisioneri, nuk do të bëjë publike informacione nga ankesa, nëse një gjë e tillë kërkohet nga ankuesi dhe nëse kërkesa e tij/saj, nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore. 4. MM dhe FSK, janë të obliguara të sigurojnë qasje në informata, brenda kompetencës së Komisionerit për tërë personalin ushtarak të FSK-së, për procedurën e dorëzimit të ankesës dhe mbrojtën e ankuesit nga çdo masë disiplinore apo diskriminim. KAPITULLI VII ZGJEDHJA DHE MANDATI - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kandidatët për Komisioner duhet t’i plotësojnë kriteret e kualifikimit dhe t’i nënshtrohen verifikimit të sigurisë; ata që e refuzojnë verifikimin përjashtohen nga konkurrimi.
Neni 14 Kualifikimi për zgjedhjen e Komisionerit 1. Kandidati që aplikon për pozitën e Komisionerit duhet ti plotësoi kriteret si në vijim: 1.1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; 1.2. Të kenë diplomë universitare; 1.3.Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqës; 1.4.Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale; 1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional; 1.6.Të mos jenë larguar nga puna me masë disiplinore; 2. Kandidatët që konkurrojnë për Komisioner të FSK-së i nënshtrohen procesit të verifikimit të kontrollit të sigurisë para fazës së dërgimit në kuvend për votim. 3. Kandidatët të cilët nuk pranojnë të bëhet procesi i verifikimit të kontrollit të sigurisë përjashtohen nga konkurrimi. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for selecting the Commissioner through a public competition, review by a selection panel, a shortlist, and a vote by the Assembly.
Neni 15 Procedura e propozimit 1. Procedura për zgjedhje fillon me shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e Komisionerit, i cili publikohet në mediumet e shkruara dhe elektronike. 2. Në konkurs caktohen kriteret për përzgjedhjen e Komisionerit, të parapara me këtë ligj. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të jetë më i shkurtë se pesëmbëdhjetë (15) e as më i gjatë se njëzetë (20) ditë. 3.Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 3 të këtij neni, paneli përzgjedhës, i caktuar nga Komisioni funksional i Kuvendit të Republikës së Kosovës, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur komisioner. 4. Paneli përzgjedhës zhvillon intervistë me secilin kandidat, i cili plotëson kushtet për t’u zgjedhur komisioner dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për votim nga Kuvendi i Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË 5. Lista e ngushtë përmban tre (3) kandidatë, përveç në rastin kur brenda numrit tre (3), ka më shumë kandidatë me pikë të barabarta vlerësuese. Paneli përzgjedhës, listën e kandidatëve ia dorëzon komisionit, i cili, listën e ngushtë ia propozon Kuvendit të Kosovës. Propozimi i komisionit përmban arsyetimin përse paneli u ka dhënë përparësi disa kandidatëve, në krahasim me kandidatët tjerë. 6. Pas përfundimit të mandatit, Komisioneri ushtron funksionin e tij deri në zgjedhjen e komisionerit të ri. 7. Procesi i zgjedhjes së Komisionerit fillon gjashtë (6) muaj para përfundimit të mandatit të Komisionerit aktual. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë dhe shumicë votash të deputetëve të pranishëm që votojnë. Nëse votimi i parë dështon, bëhet votim i dytë me dy kandidatët më të votuar; nëse as aty nuk zgjidhet askush, Kuvendi duhet të shpallë sërish konkursin brenda 60 ditësh.
Neni 16 Zgjedhja 1. Komisionari zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. 2.Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën e nevojshme në votimin e parë, organizohet votimi i dytë, në mes të dy (2) kandidatëve, të cilët kanë marrë numrin me të madh të votave në votimin e parë. 3. Nëse në votimin e dytë, asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet, Kuvendi në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, duhet të shpallë sërish konkursin për Komisionerin. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Commissioner serves a five-year term without the right to reappointment, and the term starts only after taking the oath before the Assembly’s deputies.
Neni 17 Mandati 1. Mandati i Komisionerit zgjatë pesë (5) vite pa të drejtë rizgjedhje. 2. Mandati i Komisionarit fillon pasi të këtë dhënë betimin para deputeteve të Kuvendit. 3. Teksti i betimit është: “Betohem solemnisht se do t’i kryej me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme, detyrat dhe funksionet që me janë besuar me Ligj, se do t’i mbrojë dhe avancojë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për rekrutet, kadetët, dhe ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Betohem!” - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Commissioner’s mandate ends when the term expires, the Commissioner resigns, dies, reaches retirement age, loses legal capacity, is unable to perform the function for more than three months for health reasons, is finally convicted for a criminal offence punishable by more than six months’ imprisonment, or is dismissed.
Neni 18 Përfundimi i mandatit 1.Mandati i Komisionerit përfundon: 1.1. përfundon mandatin e rregullt; 1.2. dorëheqjes; 1.3. vdekjes së tij/saj; 1.4. arrin moshën e pensionimit; 1.5. humbjes së përhershme të zotësisë së veprimit, të konstatuar nga gjykata kompetente; 1.6. behet i paaftë për arsye shëndetësore të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit për me shume se tre (3) muaj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË 1.7. dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg; 1.8. shkarkohet. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kuvendi i Kosovës mund ta shkarkojë Komisionerin me propozim të caktuar dhe me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Neni 19 Procedura e shkarkimit 1.Kuvendi i Kosovës, me propozim të komisionit funksional, grupit parlamentar apo një e katërta( ¼) e deputeteve me shumicën e votave të të gjithë deputeteve mund ta shkarkojë Komisionerin për shkak të arsyeve si në vijim: 1.1. për shkelje të dispozitave të këtij ligji; 1.2. në rastet e kryerjes se detyrave në papajtueshmëri me funksionin e tij/saj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Commissioner must not be a member of a political party, carry out political, state, or private professional activity, or take part in governing bodies of civil, economic, or commercial organizations.
Neni 20 Papajtueshmëria e funksionit 1. Funksionet e ndaluara për Komisionerin janë si në vijim: 1.1.nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike, as të ushtrojë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale; 1.2.nuk mund marrë pjesë në organet drejtuese të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Commissioner has immunity from criminal prosecution and civil lawsuits for activities or decisions within the institution’s responsibility.
Neni 21 Imuniteti Komisioneri gëzon imunitet nga ndjekja penale dhe paditë civile, për veprimtari ose vendime që janë brenda fushës së përgjegjësisë së institucionit të tij. KAPITULLI VIII MBESHTETJA ADMINISTRATIVE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Commissioner’s seat is in the building of the Assembly of Kosovo.
Neni 22 Selia Selia e Komisionerit është në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Commissioner must have support staff available to carry out his duties, and that staff is organized within the Commissioner’s Office.
Neni 23 Personeli 1. Për kryerjen e detyrave të tij, Komisioneri duhet të ketë në dispozicion personelin mbështetës, i cili do të këtë statusin e personelit të Kuvendit të Kosovës dhe përzgjidhet në pajtim me dispozitat e legjislacionit për shërbimin civil. 2. Personeli mbështetës do të organizohet në kuadër të Zyrës së Komisionerit. 3. Organizimi, detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës se Komisonerit rregullohen me Rregulloren e Punës se Komisionerit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 11 GUSHT 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Commissioner’s salary must be set under the public-sector salary law and at the same level as a deputy’s salary. After a regular end of mandate, the Commissioner may receive monthly income for 12 months if they do not return to their previous job or another suitable job.
Neni 24 Paga 1.Paga e Komisionarit caktohet në pajtim me legjislacionin përkatës për pagat në sektorin publik dhe do të jetë në nivel me pagën e deputetit. 2. Komisioneri pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajsh, nëse gjatë kësaj kohe nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes ose në vend tjetër të përshtatshëm për te. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The financial means needed for the Commissioner and his Office are provided from the budget of the Assembly of the Republic of Kosovo.
Neni 25 Buxheti Mjetet e nevojshme financiare për kryerjen e funksionit të Komisionerit dhe Zyrës së tij, sigurohen nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. KAPUTULLI IX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Functional Committee must start the procedure for selecting the first Commissioner within 60 days after this law enters into force.
Neni 26 Zgjedhja e Komisionerit të parë Procedura për zgjedhjen e Komisionerit të parë, iniciohet nga Komisioni Funksional, jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) dite pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Assembly must approve the Commissioner’s Rules of Procedure within 6 months after this law enters into force.
Neni 27 Aktet nënligjore Jo me vonë se gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi miraton Rregulloren e Punës së Komisionerit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 28 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-133 21 korrik 2022 Shpallur me dekretin Nr. DL-256/2022, datë 08.08.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L–133 PËR KOMISIONERIN PARLAMENTAR PËR FORCËN E SIGURISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in