LIGJI NR.2002/3 MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË
This preamble says the higher education law in Kosovo is issued on the basis of several UNMIK regulations and international education-related instruments.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2002/3
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the higher education law in Kosovo is issued on the basis of several UNMIK regulations and international education-related instruments. This article defines key terms used in the law. Article 2 explains the aims of higher education and defines what counts as higher education. Higher education in Kosovo must be available to everyone without direct or indirect discrimination, and there is no age limit for enrolling or obtaining a qualification. The Ministry is responsible for higher-education planning, regulation, funding, recognition rules, and related oversight; it must also create and support the Kosovo Accreditation Agency.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2002/3 MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the higher education law in Kosovo is issued on the basis of several UNMIK regulations and international education-related instruments.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 40 Ligji nr.2002/03 MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË Në Pajtim me autoritetin që i është dhënë me Rregullorën e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr.2001/9 të datës 15 Maj, 2001 “mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme”, neni 9.1.34-45 dhe Rregulloren nr. 2001/19 të UNMIK-ut të datës 13 Shtator 2001 për Pushtetin Ekzekutiv të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, Rregullorën 2000/11 të UNMIK-ut të datës 3 Mars 2000 për krijimin e Departamentit Administrativ të Arsimit dhe Shkencës, Rregullorën 2000/45 të UNMIK-ut të datës 1 Gusht 2000 për Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë, Rregullorën 2000/51 të UNMIK-ut të dates 30 Gusht 2000 për moshën e shkollimit të detyruar në Kosovë, Në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokolet përkatëse, Konventën e Këshillit të Evropës UNESCO-s mbi Njohjen e Kualifikimeve lidhur me Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian, rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi Njohjen dhe Vlerësimin e Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, mbi mundësinë për të ndjekur Arsimin e Lartë dhe Misionin Kërkimor të Universiteteve; si dhe parimet tjera përkatëse që pasqyrohen në instrumentet ligjore të njohura në shkallë ndërkombëtare. Në pajtim me Deklaratat e Ministrave Evropian të Arsimit të Lartë në Bolonjë (1999) dhe Pragë (2001), Me qëllim që të vendosen rregullat ligjore mbi Arsimin e Lartë në Kosovë. Të shpall Ligjin e mëposhtëm: KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 1 Përkufizime Në këtë LIGJ emërtimet e mëposhtme do të kenë këto kuptime: "Akreditim",do të thotë njohje formale se një institucion i arsimit të lartë dhe programet e tij plotësojnë standardet e cilësisë përgjithësisht të pranuara dhe se kualifikimet e tij i japin bartësve të tyre (në përputhje me ligjin përkatës) një numër të drejtash, p.sh. mundësi për të ndjekur një nivel të mëtejshëm arsimor, për vende pune specifike, për të përdorur një titull. “Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë, në tekstin e mëtejshëm “Ministria”, do të thotë strukturat përkatëse qeveritare përgjegjësitë e të cilave përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën dhe teknologjinë, në përputhje me ligjin përkatës. "Komunitete", do të thotë komunitete të banorëve që i përkasin të njëjtit grup etnik fetar Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 41 ose gjuhësor. "Diploma" dhe "Shtojcë e Diplomës" kanë kuptimet e përcaktuara në Konventën mbi Njohjen e Kualifikimeve lidhur me Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian (ETS Nr.165, 1997), siç paraqitet në Shtojcën 1 të këtij Ligji. "Zona Evropiane e Arsimit të Lartë", ka kuptimin e përcaktuar në Deklaratën e Ministrave Evropianë të Arsimit të Lartë në Bolonjë (1999), siç paraqitet në Shtojcën I të këtij Ligji. "Shoqata Universitare Evropiane", do të thotë Shoqata, e cila e ka zyrën e saj të regjistruar në adresën 10 rue du Conseil General, Ch-1211 Geneve 4, Zvicër dhe pasardhësit e emrit të saj. "ISCED", do të thotë Klasifikimi i Standarteve Ndërkombëtare të Arsimit 1997 i miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESK O-s në sesionin e 29-të të saj në nëntor 1997, si dhe përkufizimet përkatëse, të cilat tregohen në Shtojcën 1 të këtij Ligji. "Bartësi", do të thotë çdo institucion ose strukturë tjetër e autorizuar që ofron shërbime arsimore të nivelit në arsim të lartë. "Bartësi publik", do të thotë një institucion i krijuar nga Ministria. "Vlerësimi i cilësisë", do të thotë një varg procedurash specifike të vlerësimit lidhur me cilësinë e programeve të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë. "Kontrolli i cilësisë", do të thotë një vlerësim formal i proceseve dhe procedurave të cilësisë së një institucioni të arsimit të lartë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 explains the aims of higher education and defines what counts as higher education.
Neni 2 Arsimi i lartë: synimet dhe përkufizimi 2.1. Objektivat e arsimit të lartë janë: (a) Të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë dhe të transmetojë njohuri përmes mësimdhënies dhe punës kërkimore dhe shkencore; dhe (b) të ofrojë mundësi për të gjithë banorët e Kosovës të aftë për të përfituar nga ky arsim gjatë gjithë jetës së tyre. 2.2. Për qëllimet e këtij Ligji, emërtimi "arsim i lartë", përkufizohet si: (a) Arsimi që shpie në: (i) marrjen e diplomës universitare (Bachelor) pas një studimi ekuivalent të plotë prej së paku tre vjetësh, pasi më parë ka marrë dëftesën e pjekurisë së shkollës së mesme ose në raste të jashtëzakonshme vendos Ministria sipas Udhëzimit përkatës; (ii) marrjen e titullit Master apo Doktor, pasi më parë të ketë marrë diplomën universitare dhe gjithë kualifikimeve të tjera, të cilave më poshtë do t’u referohemi me emërtimin “diploma të arsimit të lartë”, të cilat nënkuptojnë kualifikimin; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 42 (b) arsimin e nivelit dhe përmbajtjes ekuivalente me atë që shpie në niveli të arsimit të lartë ose kualifikimi; dhe (c) çdo arsim tjetër pas arsimit të mesëm, i niveleve 4 dhe 5 të ISCED. 2.3. Diploma e shkollës së mesme, e cila përmendet në nenin 2.2 (a) (i), mund të zëvendësohet me një kualifikim ose diplomë kombëtare apo të huaj, e vlerësuar si e barazvlefshme nga një bartës i arsimit të lartë i akredituar në Kosovë. Në rastin e paraqitjes për vlerësim të një diplome të huaj pjekurie, me përjashtim të rasteve të veçanta, njohja bëhet vetëm për certifikata që tregojnë se bartësi i saj ka përfunduar minimumin 12 vjet shkollë dhe që i japin të drejtën atij/asaj të bëj kërkesë për të hyrë në universitet apo të japë provime pranimi universitetare në vendin e huaj përkatës. 2.4. Diploma universitare e përmendur në nenin 2.2 (a) (ii) mund të zëvendësohet me një kualifikim ose diplomë kombëtare apo të huaj, ose përvfojë e vlerësuar si e barasvlefshme nga një bartës i arsimit të lartë i akredituar në Kosovë. Në rastin e paraqitjes për vlerësim të një certifikate të marrë nga një institucion i arsimit të lartë, institucion duhet të jetë i njohur nga Shoqata Universitare Evropiane ose duhet të jetë i akredituar nga një agjenci kombëtare ose agjenci e njohur kombëtarisht. 2.5. Arsimi i lartë mund të vijohet me shkëputje nga puna, pa shkëputje nga puna, në distancë, si dhe në çdo lloj tjetër kombinimi të këtyre mënyrave të studimit, ashtu sikurse parashihet në statutin e bartësit që jep kualifikim të arsimit të lartë. 2.6. Në këtë ligj asgjë nuk do të kufizoj lirinë e bartësve të arsimit të lartë të licencuar, as në dokumentet ndihmëse të nxjerra sipas këtij Ligji, as me dispozitat e cilido Ligj tjetër: (a) për të sjell risi në arsimin e lartë në përputhje me kushtet e përcaktuara në licencat e tyre; dhe (b) për të ofruar kurse të çdo niveli arsimor për përvetësimin e shprehive që janë të nevojshme apo të përshtatshme për realizimin e objektivave të arsimit të lartë. 2.7. Arsimi i lartë mund të jepet nga çdo bartës i licencuar i arsimit të lartë, pa kufizim, përsa i përket kohëzgjatjes apo strukturës së vitit shkollor. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Higher education in Kosovo must be available to everyone without direct or indirect discrimination, and there is no age limit for enrolling or obtaining a qualification.
Neni 3 Mundësitë për të ndjekur studimet e larta 3.1. Arsimi i lartë i cili kryhet nga bartësit e licencuar të arsimit të lartë në Kosovë do të jetë i mundshëm për të gjithë personat në territorin e Kosovës, ose nëpërmjet mësimit në distancë brenda ose jashtë territorit të Kosovës në çfarëdo vendi, pa asnjë lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë ose indirekt për ndonjë arsye reale apo të supozuar që ka lidhje me gjininë, racën, orientimin seksual, dëmtime fizike ose të një lloji tjetër, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo ndonjë status tjetër. 3.2. Nuk do të ketë kufizim moshe për t’u regjistruar apo për të marrë kualifikim të arsimit të lartë në Kosovë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 43 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for higher-education planning, regulation, funding, recognition rules, and related oversight; it must also create and support the Kosovo Accreditation Agency.
Neni 4 Kompetencat e ministrisë me dispozitat e arsimit të lartë 4.1. Në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe dokumentet plotësuese të nxjerra mbi bazën e saj, Ministria është përgjegjëse për: (a) planifikimin e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë në konsultim me bartësit e akredituara të arsimit të lartë; (b) drejtimin e bartësve publik të arsimit të lartë dhe miratimin e statuteve të tyre të cilat statute ratifikohen në Kuvend ; (c) për caktimin e fondeve në kuadër të dispozitave të përgjithshme sipas Ligjit të zbatueshëm për financimin e shërbimeve publike në Kosovë për bartësit publik për mësimdhënie dhe për hulumtime me interes të përgjithshëm. (d) autorizimin e formës dhe përmbajtjes së Diplomës dhe Diplomës plotësuese të cilat lëshohen nga bartësit e akredituar prej institucioneve të arsimit të lartë; (e) për të përpara propozimet për krijimin e një skeme ose skemave për mbështetjen financiare të studentëve dhe marrjen e masave për administrimin e një skeme apo skemave të tilla; (f) nxitjen e lëvizjes së studentëve dhe të personelit brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe ndërkombëtarisht; (g) vendosjen e rregullave për njohjen akademike dhe profesionale, në kuadër të Kornizës së marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare ose nga Ministria, ose nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe informimi i publikut për njohjen e kualifikimeve të huaja; (h) nxitjen e barazisë në mundësitë për të marrë arsim të lartë dhe për t'u pranuar në shkollën e lartë, si dhe barazisë në zhvillimin e kualifikimin e personelit, në mundësitë për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe në të gjitha aspektet e tjera të arsimit të lartë; (i) nxitjen e lidhjeve midis bartësve të arsimit të lartë, bartësve privat të arsimit të lartë dhe aftësimit, industrisë dhe tregtisë. (j) nxitjen e lidhjeve midis të gjithë bartësve të arsimit të lartë dhe institucioneve të arsimit të lartë në vendet dhe rajonet fqinjë; (k) licencimin e bartësve privatë të arsimit të lartë; (l) sigurimi i ndihmës sipas Ligjit për bartësit e akredituar privatë të arsimit të lartë dhe studentëve të regjistruar në to; (m) rregullimin e të gjitha çështjeve të tjera lidhur me arsimin e lartë, të cilat nuk janë të rregulluara veçmas ose në bazë të Ligjit; dhe (n) kryerja e të gjitha funksioneve të tjera të specifikuara në Ligj, ose ndonjë rregullore Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 44 tjetër që e ndryshon apo zëvëndëson këtë. 4.2. Në ushtrimin e përgjegjësive dhe detyrave të saj në bazë të këtij Ligji, Ministria respekton dhe nxit të drejtat e komuniteteve dhe antarëve të tyre të përcaktuara në Kapitullin 4 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme. Ministria duhet të bashkëpunoj me Përfaqësuesin e Special të Sekretarit të Përgjithshëm në ushtrimin e përgjegjësive të tij të drejtpërdrejta të përcaktuara në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 (1999) për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e aktiviteteve që forcojne paqen, si dhe në ushtrimin e autoritetit që i është dhënë atij në bazë të Kapitullit 4, neni 4.6 dhe Kapitullit 8, neni 8.1 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme. 4.3. Ministria përmes udhëzimit administrativ të saj do të krijojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AAK), me detyrë për nxitjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë. Nëpërmjet proceseve të licencimit, inspektimit dhe akreditimit të realizuara me anë të metodave profesionale dhe transparente, kjo agjenci do të ndihmojë bartësit e arsimit të lartë që zhvillojnë potencialet e tyre dhe të rrisin e të ruajnë cilësinë e veprimtarisë së tyre. 4.4. Pas krijimit të saj dhe në përputhje me këtë Ligj dhe dokumenteve tjera ndihmëse të nxjerra në bazë të saj, AAK përgjigjet për: (a) këshillimin me Ministrinë lidhur me kërkesat e personave, strukturave apo institucioneve private për licencimin e kurseve apo programeve të tyre, të cilat janë pjesë apo çojnë në marrjen e kualifikimeve të arsimit të lartë; (b) inspektimin e institucioneve të licencuara të arsimit të lartë dhe këshillimin me Ministrinë lidhur me ndryshimin ose anulimin e licencave; (c) kryerjen e kontrolleve periodike mbi cilësinë e bartësve të licencuar të arsimit të lartë dhe marrjen e vendimit për akreditimin apo riakreditimin e tyre, duke përfshirë të drejtën për dhënien e titujve dhe diplomave; (d) kryerjen e vlerësimeve periodike të cilësisë së kurseve e programeve të ofruara nga bartësit e akredituar të arsimit të lartë; (e) Këshillimin me Ministrinë me kërkesë të saj lidhur me rezultatet e vlerësimit të cilësisë dhe pasojave të tij për financimin e bartësve publikë të arsimit të lartë, caktimin e fondeve për bartësit privat të arsimit të lartë dhe mbështetjen, vetgjykimore, për studentët që ndjekin kurse apo programe në institucione private të arsimit të lartë. (f) kryerjen, në emër të Ministrisë, të funksioneve të tilla që mund t’i ndahen lidhur me njohjen e kualifikimeve akademike dhe profesionale. 4.5. AAK do të shpall konkluzionet, rekomandimet dhe këshillat e saj. 4.6. Me krijimin e saj, AAK përbëhet prej jo më pak se 5 por jo më shumë se 9 vetë, të emëruar nga Ministria për një periudhë kohe të caktuar, nga rradhët e të dy gjinive, persona aktivë në punën akademike të arsimit të lartë në Kosovë e në vende të tjera. Ndër ta janë të paktën tre persona (“ekspertë ndërkombëtarë”) që nuk janë të punësuar në asnjë nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. AAK vendimet apo rekomandimet lidhur me Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 45 licencimet apo akreditimet i merr me shumicën e votave të anëtarëve të vetë. 4.7. Deri në themelimin e AAK-së, të gjitha funksionet e kësaj Agjencie do të kryhen nga Ministria. KAPITULLI II BARTËSIT E ARSIMIT TË LARTË - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Bartësit publikë të arsimit të lartë janë universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë; Ministria i emërton dhe, me kushte të caktuara, mund t’u japë të drejtë përdorimi për prona publike ose shoqërore.
Neni 5 Bartësit publikë 5.1. Bartësit publikë të arsimit të lartë janë universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë. 5.2. Emërtimi i çdo bartësi publik përcaktohet nga Ministria në bazë të dispozitave të këtij Ligji dhe të kritereve të publikuara. 5.3 Me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë Ligj dhe në dokumentet plotësuese të nxjerra në bazë të tij, çdo bartës publik i arsimit të lartë ka individualitet të plotë ligjor lidhur me çështjet që trajtohen në këtë Ligj, duke përfshirë të drejtat: (a) për të zotëruar dhe administruar troje dhe godina; (b) për të marrë dhe administruar fonde nga çdo lloj burimi i ligjshëm; (c) për të përcaktuar dhe për të marrë pagesa për regjistrim; (d) për të punësuar personelin; (e) për të bërë kontrata për mallëra dhe shërbime; (f) për të vendosur marrëdhënie ligjore me studentët; (g) për të ngritur ndërmarrje financiare për qëllime mësimore dhe hulumtuese; (h) për të nënshkruar marrëveshje me bartësit tjerë në Kosovë dhe me institucione Ndërkombëtare dhe do të kenë të gjitha autorizimet e nevojshme ose të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të tyre. 5.4. Në përputhje me ligjin përkatës dhe me miratimin formal të UNMIK-ut, Ministria mund t'i japë një bartësi publik të arsimit të lartë të drejtën e shfrytëzimit të truallit, godinave apo pajisjeve që janë pronë publike ose shoqërore. 5.5. Një bartës publik i arsimit të lartë, i cili shfrytëzon një truall, godinë apo pajisje që është pronë shoqërore nuk mund ta shesë atë ose t'ia tjetërsoj dikujt të drejtat pronësore të kësaj prone. Megjithatë, një bartës publik i arsimit të lartë, i cili ka marrë në shfrytëzim një truall, godinë apo pajisje që është pronë publike ose shoqërore mund ta japë me qira këtë pronë, me kusht që më parë të ketë marrë miratimin formal nga Ministria. Nëse jepet ky miratim, Ministria përcakton kushtet mbi shfrytëzimin e të ardhurave nga kjo pronë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 46 5.6. Ndryshimi i destinimit të kësaj prone mund të bëhet vetëm me vendimin e Ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Public higher-education institutions may be created only by a ministry decision, and that decision must be ratified by the Assembly.
Neni 6 Krijimi, shkrirja dhe shpërbërja e bartësve publike 6.1 bartësit publikë të arsimit të lartë mund të krijohen vetëm me vendimin e ministrisë. Vendimi duhet të ratifikohet nga Kuvendi. 6.2 Nëse Ministria mendon se është në interesin e përgjithshëm, atëherë ajo mund të shkrijë ose mbyllë bartësit publikë të arsimit të lartë dhe do të bëjë të njohur publikisht arsyet e vendimit të saj. Para marrjes së vendimit për shkrirjen apo mbylljen e këtyre bartësve, Ministria publikon një dokument diskutimi dhe do të konsultohet me organin drejtues të të gjithë bartësve në të cilët ndikon ky vendim si dhe me AAK-në. 6.3 Organi drejtues i një bartësi publikë të arsimit të lartë mund të propozojë vetë shkrirjen ose mbylljen e bartësit, varësisht nga miratimi i Ministrisë. 6.4 Themelimi i një bartësi publik të arsimit të lartë shoqërohet me dhënien e një licence në bazë të dispozitave dhe varësisht nga kriteret e përcaktuara në Nenin 10. 6.5 Në rast se një bartës publikë i arsimit të lartë mbyllet ose bashkohet, Ministria do të përcaktoj të gjitha çështjet që lidhen me pronësinë dhe borgjet e organeve të mbyllura ose të shkrira. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Licensed higher education providers may carry out teaching, and universities may also do research within their licences, with limited public-authority interference and some tax relief for publicly funded public providers.
Neni 7 Autonomia e bartësve të arsimit të lartë 7.1 Bartësit e arsimit të lartë të cilët kanë licencën e punës do të gëzojnë të drejtën e mësimdhënis dhe në rastin e universiteteve, në punën kërkimore-shkencore në kuadër të licencave të tyre, pa ndërhyrje të autoriteteve publike në veprimtarinë e tyre, përveç rasteve që parashihen në dispozitat e këtij Ligji. 7.2 Në veçanti, bartësit e licencuar të arsimit të lartë do të gëzojnë të drejtat varësisht nga dispozitat e mëtejshme të këtij Ligji: (a) për të zgjedhur autoritetet drejtuese e administruese dhe për të përcaktuar mandatet e tyre;. (b) për të organizuar strukturat dhe aktivitetet e tyre përmes rregullave të tyre, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregulloren e tanishme dhe dokumentet plotësuese të nxjerra në bazë të saj, dhe me ligjin e zbatueshëm; (c) për të zgjedhur trupin pedagogjik dhe personelin tjetër, për të përcaktuar kushtet lidhur me pranimin e studentëve, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve; (d) për të zhvilluar dhe zbatuar në mënyrë të pavarur planprogramet mësimore dhe projektet për kërkime shkencore; (e) për të zgjedhur lëndët që duhen mësuar; dhe Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 47 (f) për të dhënë tituj për profesorët dhe personelin tjetër. 7.3 Statutet e bartësve të arsimit të lartë përfshijnë dispozita që garantojnë lirinë akademike të personelit mësimdhënës dhe të studentëve, siç e kërkon ky Ligj këtu në vijim:. 7.4 Të gjitha lokalet e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik nëqoftëse këto organe nuk kanë lejen e strukturës kryesore drejtuese, sikurse përcaktohet në Nenin 15, me përjashtim të rasteve për të parandaluar një kundravajtje apo një vepër penale që mund të kryhet apo një kundravajtje që tashmë kryhet ose në rastin e një fatkeqësie natyrore apo të një aksidenti, si dhe në raste të tjera që parashikohen nga ligji zbatues. 7.5 Bartësi publikë i arsimit të lartë shkarkohet nga të gjitha format e taksave për veprimtarinë e tij mësimore dhe kërkimore, të cilat financohen nga burime publike, përveç rasteve që lidhen me veprimtari fitimprurëse ose shërbime të tjera që bëhen mbi baza fitimprurëse, sikurse parashihet në Nenin 21. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A university is described as an educational and scientific institution that awards diplomas and titles, including doctorate level. The term “University” may be given only to an accredited higher education provider meeting student-number and subject-group requirements.
Neni 8 Universitetet 8.1 Universiteti do të jetë një institucion mësimor dhe shkencor, që jep diploma e tituj duke përfshirë nivelin e doktoratës me synimet e tij duke përfshirë përparimin në fushën e njohurive, ideve dhe diturisë në Kosovë, zhvillimin arsimor, shkencor, kulturor, social dhe ekonomik të Kosovës, nxitjen e qytetarisë demokratike dhe arritjen e standardeve më të larta në fushën e mësimdhënies e të mësimit. 8.2 Në bazë të dispozitave të këtij ligji, emërtimi “Universitet” mund t’i jepet vetëm një bartësi të akredituar të arsimit të lartë, me një kontingjent prej të paktën 3.000 studentësh të rregulltë të regjistruar në mënyrë të pavarur dhe që organizon kurse apo jep programe në të paktën 5 grupe lëndësh të ndryshme, sikurse përcaktohet në udhëzimet administrative të dhëna nga Ministria. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry may establish higher education providers that award degrees up to Bachelor level.
Neni 9 Bartësit tjerë të arsimit të lartë 9.1 Ministria në përputhje me Nenin 6.1 mund të themelojë bartës të arsimit të lartë, të cilët japin diploma deri të niveli i diplomës universitare (Bachelor). 9.2 Bartësit e arsimit të lartë, përveç universiteteve, varësisht nga akreditimi në bazë të nenit 4.4, u jepet titulli në bazë të nenit 5.2 me kusht që të kenë një strukturë të përshtatshme për të marrë akreditim nga një agjenci e njohur ndërkombëtare dhe e themeluar për këtë qëllim. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Bartësit e arsimit të lartë në Kosovë duhet të kenë licencë; Ministria i formulon kriteret dhe i lëshon licencat, ndërsa disa institucione kalimtare trajtohen veçanërisht.
Neni 10 Licencimi i bartësve të institucioneve 10.1 Çdo bartës i arsimit të lartë në Kosovë duhet të ketë një licencë për të kryer punën e tij. Licenca lëshohet nga Ministria sipas dispozitave të këtij Ligji dhe dokumenteve Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 48 plotësuese të nxjerra mbi bazën e saj. 10.2 Kriteret për dhënien e një licence një bartësi të arsimit të lartë formulohen nga Ministria dhe do t’i themelojë një licencim standard qeveritar i cili do të shpallet publikisht. 10.3 Çdo bartësi që plotëson kriteret, do t’i jepet një licencë. 10.4 Standardi qeveritar i licencimit merr parasysh shumëllojshmërinë e metodave të mësimdhënies e të mësuarit që përdorin bartësit e arsimit të lartë dhe që janë të lidhura me objektivat specifike të bartësit, duke përfshirë dispozitat lidhur me: (a) përshtatshmërinë e lokaleve dhe pajisjeve, duke përfshirë auditoret e mësimit dhe laboratorët; (b) bibliotekën dhe paisjet kompjuterike; (c) numrin e personelit dhe shkallën e kualifikimit të tij; (d) lehtësira për studentët; dhe (e) planprogramet mësimore bazë. (f) realizueshmërinë financiare 10.5 Kërkesa të tjera shtesë për licencimin e bartësve privatë të arsimit të lartë përshkruhen më poshtë në këtë Ligj. 10.6 Në bazë të dispozitave që ekzistojnë nga 1 Shtatori 2000, Universiteti i Prishtinës konsiderohet si një institucion tashmë i licencuar pa kufi kohor, por licenca e tij mund të ndryshohet apo të shfuqizohet nga Ministria pas inspektimit që do të kryhet jo më vonë se 31 Gushti i vitit 2004 nga AAK në bazë të dispozitave të parashtruara në këtë Ligj. 10.7 Një bartës i arsimit të lartë mund të aplikojë pranë Ministrisë në çdo kohë për ndryshimin e kushteve në licencën e tij. 10.8. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë që janë autorizuar për të punuar gjatë vitit akademik 2001-2002 do të licencohen sipas këtij Ligji dhe në përputhje me parimet ndërkombëtare jo diskriminuese, derisa të punohet rreth përmbushjes së standarteve të përcaktuara me ligj. KAPITULLI III SISTEMI AKADEMIK - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Bartësit e licencuar publikë dhe privatë të arsimit të lartë i nënshtrohen akreditimit dhe vlerësimit të cilësisë nga AAK, ndërsa Ministria nxjerr udhëzues administrativë për procedurat.
Neni 11 Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë 11.1 Bartësit publikë të licencuar të arsimit të lartë u nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe vlerësimit të cilësisë nga AAK, në përputhje me udhëzimin administrativ i cili do të lëshohet Ministria. Bartësit privatë të licencuara të arsimit të lartë, u nënshtrohen Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 49 procedurave të tilla në mënyrë periodike ose sipas kërkesës së veçantë të Ministrisë. 11.2 Një bartës i arsimit të lartë që kërkon akreditim për herë të parë bën një kërkesë pranë AAK të paktën një vit përpara datës së parashikuar për marrjen e akreditimit. Procedura për akreditimin për herë të parë përcaktohet në një udhëzues administrativ të cilin e jep Ministria sipas rekomandimit të AAK-së. 11.3 Riakreditimi i bartësve kryhet nga AAK-ja në rastet e akreditimit në intervale kohe prej jo më shumë se 5 vjetësh. 11.4 Universiteti i Prishtinës konsiderohet, në bazë të kërkesave të licencimit, i akredituar deri në 31 Gusht 2004; ai duhet t’i nënshtrohet procedurave të ri-akreditimit gjatë vitit akademik 2003-2004. 11.5 Certifikatat e akreditimit lëshohen nga AAK-ja. 11.6 Nëse një bartës i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, ai mund të përsëris kërkesën jo më vonë se një viti. 11.7 Nëse dështon për herë të dytë në marrjen e akreditimit atëherë i hiqet licenca. Kundër heqjes së licencës mund të ankohet pranë një gjykate të juridiksionit kompetentë. 11.8 Kërkesa të tjera shtesë për akreditimin e bartësve privatë të arsimit të lartë përshkruhen më poshtë në këtë Ligj. 11.9 Vlerësimi i cilësisë së kurseve dhe programeve të bartësve të akredituara të arsimit të lartë kryhet nga AAK-ja për çdo kurs apo program brenda jo më vonë se 5 vjet. AAK cakton grupe ekspertësh të lëndëve përkatëse, në të cilat përfshihen edhe ekspertët ndërkombëtarë si këshilltarë. 11.10 Ministria, mbi bazën e rekomandimit të AAK-së, nxjerr një udhëzues administrativ për kryerjen e vlerësimeve mbi cilësinë. Rezultatet e vlerësimeve të cilësisë bëhen publike. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Akredituarët e arsimit të lartë mund të japin tituj dhe diploma të caktuara dhe duhet t’u japin të diplomuarve diplomë të vulosur dhe shtojcë diplome në formatin e Ministrisë.
Neni 12 Titujt dhe diplomat 12.1 Një bartës i akredituar i arsimit të lartë do të ketë të drejtën për të dhënë tituj e diploma të specifikuara në certifikatën e akreditimit. Dokumentet e titujve dhe diplomave do të jenë në pajtim me formatin e aprovuar nga Ministria. 12.2 Statuti i një bartësi të arsimit të lartë në përputhje me Ligjin, specifikon titujt dhe diplomat që jepen nga bartësi dhe përfshin të drejtën për të hartuar rregulla akademike apo rregulla të tjera lidhur me dhënien e titujve e të diplomave të tilla. 12.3 Diploma universitare (Bachelor) dhe kurset e ofruara nga bartësit publikë të arsimit të lartë hartohen në mënyrë fleksibile me mundësi regjistrimi dhe largimi në momente të përshtatshme dhe me dhënien e kredive dhe/ose kualifikimeve në varësi të ecurisë së studentit; në formulimin e rregullave bartësi publik i arsimit të lartë merr parasysh sistemin aktual Evropian të Transferimit të Krediteve. 12.4 Ministria, duke u nisur nga interesi i përgjithshëm, gëzon të drejtën të miratojë ose të Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 50 refuzojë miratimin e programeve mësimore të kurseve që çojnë në kualifikimin e një arsimtari për t'u punësuar në një shkollë që financohet me fonde publike. 12.5 Në të gjitha rastet e tjera, një bartës i arsimit të lartë gëzon liri në organizimin e programeve mësimore si dhe të skemave të vlerësimit e të provimit mbi bazën e rregullave, që janë transparente, të ndershme që nuk përbëjnë pengesë për studentët. 12.6 Vetëm ata tituj dhe diploma që lëshohen nga bartësit e akredituar të arsimit të lartë mund të njihen nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Institucionet e Përkohshme të Vetqeverisjes për arsye punësimi, për marrjen e funksioneve publike ose për kryerjen e funksionit të njohjes ndërkombëtare, siç specifikohet respektivisht në nenet 4.1(g) dhe 4.2. 12.7 Është detyrë e çdo bartësi të akredituar të arsimit të lartë që të pajisë çdo person, i cili ka marrë një titull apo diplomë, me një diplomë dhe me një shtojcë diplome të vulosur, të dyja në formatin e përcaktuar në udhëzuesin administrativ të nxjerrë nga Ministria. 12.8 Pas dhënies së një titulli apo diplome, ai mund të anulohet vetëm në rrethana specifike të përcaktuara në rregullat e hartuara mbi bazën e statutit të bartësit të arsimit të lartë. Një vendim i tillë mund të apelohet pranë një gjykate të juridiksionit përkatës. 12.9 Në konsultim me organet tjera relevante qeveritare, Ministria mund të përcaktojë në një udhëzues administrativ kërkesa shtesë arsimore, përveç titullit apo diplomës, si kusht për t'u punësuar në ndonjë profesion, i cili trajtohet nga ligje të tjera apo në bazë të kushteve të përcaktuara në konventa a marrëveshje ndërkombëtare. KAPITULLI IV QEVERISJA DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONEVE PUBLIKE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision requires University of Prishtina to align its statute with the law within 3 months, and requires public higher-education statutes to include governance, consultation, and equality rules, subject to the stated exception for universities in one case.
Neni 13 Statuti 13.1 Masat për qeverisjen dhe administrimin e një bartësi publik të arsimit të lartë përcaktohen në një statut të miratuar me një udhëzim administrativ të Ministrisë. Ato mund të ndryshohen në përputhje me dispozitat në këtë statut dhe me miratimin e Ministrisë. 13.2 Statuti i Universitetit të Prishtinës, i cili është në fuqi nga 1.10.2001 do të konsiderohet i vlefshëm deri në nxierrjen e Statutit të ri, në përputhje me këtë Ligj. Universiteti i Prishtinës është i obliguar që në afat prej 3 (tre) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të bëjë harmonizimin e Statutit të vet me këtë ligj. 13.3 Statuti i çdo universiteti publik përmban dispozita që: (a) i japin Senatit apo një strukturë të barasvlefshme përgjegjësi kryesore për këshillim lidhur me çështje akademike. Ndër anëtarët e këtij organi janë edhe përfaqësues të zgjedhur të stafit akademik si dhe studentë; dhe (b) sigurojnë pjesëmarrje të përshtatshme të stafit akademik, të studentëve dhe të personelit në çështje akademike. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 51 13.4 Statuti i çdo bartësi publik të arsimit të lartë, me përjashtim të universitetit, garanton zhvillimin e konsultimeve me personelin mësimor dhe studentët për çështje akademike. 13.5 Statuti i çdo bartësi publik të arsimit të lartë siguron zbatimin e parimeve të mëposhtme tek bartësi: (a) barazinë e mundësisë për punësim dhe barazi në studim dhe kërkim shkencor pavarësisht nga gjinia, raca, orientimi seksual, gjendja martesore, ngjyra, përkatësia në një pakicë etnike ose kombëtare, bindja politike ose besimi fetar dhe, në atë masë që ështe relativisht e praktikueshme, mosha, gjendja e dëmtuar fizike ose mendore; dhe (b) të gjithë personat dhe organet veprojnë në përputhje me standardet më të larta të modestisë, të sinqeritetit, të objektivitetit, të llogaridhënies, të transparencës, të ndershmërisë dhe të drejtimit: në kryerjen e detyrave të tij ose të saj zyrtare, askush nuk vepron si përfaqësues i asnjë lloj grupi i çfarëdo lloji dhe nuk kërkon apo pranon asnjë lloj mandati: gjatë të gjithë kohës të gjithë duhet të veprojnë vetëm në interes të bartësit si i tërë. 13.6 Statuti që i paraqitet Ministrisë në bazë të dispozitave të këtij Ligji, miratohet nëse i plotëson kushtet e përcaktuara në këtë Ligj. Refuzimi i Ministrisë për të miratuar një statut për të bërë modifikime në të, mund të kundërshtohet pranë një gjykate kompetente. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Council of Directors is the main governing body of a public higher education provider, with some members appointed by the Ministry and the rest elected under the provider’s statute.
Neni 14 Struktura qeverisëse 14.1 Autoriteti kryesor qeverisës i një bartësi publikë të arsimit të lartë është Këshilli i Drejtuesve, i cili mund të njihet ndryshe edhe si këshilli administrativ. Këshilli i Drejtuesve mban përgjegjësi në përgjithësi për ushtrimin e veprimtarisë së bartësit dhe funksionet e tij përshkruhen hollësisht në statut. 14.2 Një numër i caktuar anëtarësh të Këshillit të Drejtuesve, i cili duhet të jetë një më pak se gjysma e numrit të përgjithshëm, janë persona me aftësitë përkatëse profesionale, financiare si dhe aftësi të tjera praktike. Ata caktohen nga Ministria në interes të publikut. 14.3 Të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, me përjashtim të atyre të emëruar sipas nenit 14.2, zgjidhen sipas procedurës së përcaktuar në statutin e bartësit. 14.4 Emërimet sipas nenit 14.2 bëhen mbi bazën e aftësive personale, pas njoftimit publik, dhe pa asnjë lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për arsye reale apo të supozuara që kanë lidhje me gjininë, racën, prirje seksuale, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo rrethanave të tjera. 14.5 Anëtarët e Këshillit të Drejtuesve të emëruar sipas nenit 14.2 i mbajnë postet e tyre për një periudhë kohe të caktuar, sikurse parashihet në dispozitat e statutit. Ata mund të shkarkohen nga Ministria, ose me rekomandim të Këshillit të Drejtuesve ose edhe pa te, për arsye bindëse si : (a) dënim për një vepër të rëndë kriminale që ndëshkohet me burgim prej më shumë se Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 52 6 muajsh.; (b) paaftësi në kryerjen e funksioneve të postit të tij për shkak të paaftësisë fizike apo mendore, të dokumentuara më një raport nga një mjek i pavarur, i caktuar nga Ministria; ose (c) sjellje e cila sipas mendimit të Ministrisë, përfaqëson dështim, ose refuzim, ose neglizhim ose paaftësi të vazhdueshme për të përmbushur detyrat e postit që ushtron, ose për të vepruar në përputhje me parimet e përcaktuara në statutin e institucionit ose në këtë Ligj, duke përfshirë ato të përcaktuara në nenin 13.5. 14.6 Ankimi kundër shkarkimit të bërë me iniciativë të Këshillit të Drejtuesve mund t’i drejtohet Ministrisë, sipas dispozitave të këtij neni, dhe pastaj paraqitet pranë një gjykate të juridiksionit përkatës. 14.7 Këshilli i Drejtuesve merr masat për botimin e një raporti vjetor mbi punën e institucionit dhe jep informacione në raportin vjetor të cilat i kërkohen nga Ministria dhe nga AAK. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A public university’s chief leader is the Rector, elected by the Board of Directors with an absolute majority. For other higher education providers, the main governing authority is set in the provider’s statute.
Neni 15 Autoritetet drejtuese 15.1 Drejtuesi kryesor i një Universiteti publik është Rektori. Rektori i universitetit publik zgjidhet nga Këshilli i Drejtuesve me shumicën absolute të numrit të përgjithshëm të Këshillit të Drejtuesve të të gjithë anëtarëve me të drejtë vote. 15.2 Autoriteti kryesor drejtues i një bartësi të arsimit të lartë, me përjashtim të universitetit publik, përcaktohet në statutin e bartësit. 15.3 Procedurat për zgjedhjen dhe emërimin e autoritetit kryesor drejtues, përgjegjësitë, detyrat, mandati i tij si dhe çështje të tjera përcaktohen në statutin e bartësit. KAPITULLI V FINANCIMI I BARTËSVE PUBLIKË - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Public higher education providers may receive funding from listed sources, may contract and invest funds under conditions, and the Ministry may take temporary financing measures if a provider fails reaccreditation.
Neni 16 Parimet kyesore të financimit 16.1 Bartësit publikë të licencuar dhe të akredituar të arsimit të lartë mund të marrin financime nga urimet e mëposhtme, sipas dispozitave të përcaktuara në statutet e tyre: (a) fonde nga Ministria për mësimdhënie dhe kërkime shkencore me interes të përgjithshëm; (b) tarifat e shkollimit dhe pagesa të tjera që bëjnë studentët; (c) pagesa për shërbime komerciale dhe shërbime të tjera; (d) donacione, dhurata dhe ndihma; dhe Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 53 (e) Kontrata me organizma kombëtare, ndërkombëtare, publike ose private në fushën e mësimdhënies, të kërkimeve shkencore apo të konsulencës. 16.2. Bartësit publikë të arsimit të lartë gëzojnë të drejtën të lidhin kontrata për çfarëdo qëllimi që lidhet me arsimin e lartë dhe, në rastin e universiteteve, për kërkime shkencore. Institucionet mund t'i investojnë fondet, me përjashtim të fondeve publike, në projekte për qëllime mësimore e kërkimore, me kusht që: (a) asnjë kontratë nuk duhet të imponojë ndonjë detyrim financiar ndaj rasteve publike pa miratimin e Ministrisë; dhe (b) fondet publike nuk duhet të rrezikohen. 16.3. Nëse një bartës publik i arsimit të lartë nuk e fiton riakreditimin në përputhje me këtë Ligj, atëherë Ministria, me anë të një udhëzimi administrativ, mund të marrë masa të përkohshme për financimin e tij dhe marrjen e pagesave të shkollimit dhe të tjera të ardhura gjatë periudhës deri në rimarrjen e kreditimit, mbylljen apo shkrirjen, sikurse parashihet në këtë Ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ministria must set funding methodology by administrative instruction, consider AAK comments when allocating funds, and the governing council of a public higher education provider may use allocated funds within licence limits but must account to the Ministry.
Neni 17 Metodologjia e financimit 17.1. Ministria përcakton në një udhëzim administrativ metodologjinë që duhet zbatuar për caktimin e fondeve për mësimdhënie dhe kërkime shkencore me interes të përgjithshëm. 17.2 Caktimi i fondeve mund të përfshijë dispozitë të veçantë për shpenzime kapitale dhe shpenzime të zakonshme. 17.3. Caktimi i fondeve për mësimdhënie mund të specifikojë numrin e studentëve që do të arsimohen me shpenzimet publike në disiplina e fusha të vecanta studimi. Ky numër duhet të jetë në përputhje me numrin maksimal të specifikuar në licencën aktuale të bartësit. 17.4. Në caktimin e fondeve të bartësve publikë të arsimit të lartë, Ministria merr parasysh çdo vërejtje dhe rekomandim të bërë nga AAK lidhur me cilësinë e procesit mësimor të këtyre bartësve ose të kurseve apo të programeve të veçanta. 17.5. Fondet caktohen si një shumë, që i jepet bartësit gjatë vitit financiar në intervale kohe të përcaktuara nga Ministria. Brenda kufijve të caktuar në licencë dhe sipas kushteve që kanë të bëjnë me fondet nga Ministria, Këshilli i Guvernatorëve i një bartësi publik të arsimit të lartë gëzon të drejtën t'i përdorë fondet që i janë akorduar sipas dëshirës së vet dhe duhet t'i jap llogari Ministrisë për to. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry may attach conditions to funding for teaching and scientific research, but it cannot use those conditions to restrict teaching freedom or a holder’s ability to seek other funds in the specified cases.
Neni 18 Kushtet e financimit 18.1 Në caktimin e fondeve për mësimdhënie dhe kërkime shkencore me interes të përgjithshëm, Ministria mund t’u imponojë kushte bartësve. 18.2 Kushtet që imponohen sipas këtij neni janë në përputhje me statutin e bartësit në fjalë dhe kanë të bëjnë me: (a) kontrollin financiar dhe revizionimin; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 54 (b) blerjen, shfrytëzimin dhe disponimin me truall, godina dhe paisje; (c) nivelin dhe zbatueshmërinë e tarifave shkollore dhe pagesa të tjera të studentëve; (d) ndryshimin e destinacionit ose transferimin e fondeve të caktuara për mësimdhënie nga një fushë mësimore në tjetrën. 18.3 Ministria nuk imponon asnjë kusht që do të mund të ndikonte në kufizimin e mundësisë së bartësit për të vepruar, në përputhje me statutin e tij, për të tërhequr fonde nga burime të tjera, përfshirë këtu caktimin e vendeve shtesë studimi brenda kufijve të licencës, me kusht që, sipas mendimit të Ministrisë, kjo nuk ka: (a) efekt negativ në cilësinë e arsimit me fonde publike; ose (b) nuk paragjykon detyrën e bartësit për të ushtruar veprimtarinë e tij pa asnjë lloj diskriminimi për arsye që kanë lidhje me gjininë, racën, prirje seksuale, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo rrethanave të tjera. 18.4 Ministria nuk mund të imponojë kushte që kufizojnë lirinë e mësimdhënies brenda kuadrit ligjor, licencës dhe akreditimit të institucionit. 18.5 Në varësi të dispozitave të këtij neni, Ministria mund të anulojë fonde, me të cilat ajo mendon se është abuzuar dhe në këtë rast fondet i kthehen Ministrisë me kërkesën e kësaj të fundit. 18.6 Fondet që mbeten pa u shpenzuar në fund të vitit financiar dhe nuk janë caktuar për të kaluar në fondin rezervë për veprimtari të miratuara i kthehen Ministrisë, nëse ajo nuk përcakton drejtim tjetër. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The governing council of a public higher-education institution must use public funds properly and effectively, appoint suitably experienced people for executive and finance roles, and the principal governing authority must report suspected misuse of public funds to the Ministry.
Neni 19 Përgjegjësitë e Këshillit Drejtues dhe Autoritetit Kryesor Drejtues në Bartësin Publik 19.1 Këshilli i Drejtuesve të një bartësi publik të arsimit të lartë është përgjegjës kolektivisht para Ministrisë për përdorimin e duhur dhe të efektshëm të fondeve që i janë caktuar bartësit nga Ministria ose nga burime të tjera publike. 19.2 Në përputhje me dispozitat e statutit të bartësit, Këshilli i Drejtuesve cakton persona me eksperiencën e nevojshme në fushën e drejtimit dhe të financave, të cilët përgjigjen për drejtimin ekzekutiv të bartësit dhe për administrimin e fondeve publike dhënë atij. 19.3 Autoriteti kryesor drejtues i një bartësi publik të arsimit të lartë është i detyruar t'i raportojë drejtpërdrejt Ministrisë çdo veprim apo mungesë veprimi nga Këshilli i Drejtuesve, i cili, sipas mendimit të autoritetit kryesor drejtues, përbën një shpërdorim të fondeve publike që i janë dhënë bartësit. Në këtë rast, pavarësisht nga ndonjë dispozitë e statutit të bartësit që është e kundërt me këtë, Këshilli i Drejtuesve nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim ndaj autoritetit kryesor drejtues, me përjashtim të rasteve kur vetë Ministria e lejon një gjë të tillë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 55 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry may request explanations, appoint an independent auditor, and in serious cases order the board dissolved and take temporary direct control of the institution’s financial activity. Former board members may complain to a competent court.
Neni 20 Kontrolli financiar 20.1 Statuti i një bartësi publik të arsimit të lartë përfshin dispozita për kryerjen e një kontrolli financiar të efektshëm dhe të pavarur, të brendshëm e të jashtëm. 20.2 Një kopje e çdo raporti të hartuar nga revizori i jashtëm apo i brendshëm i dërgohet Ministrisë, e cila mund të kërkojë shpjegime nga Këshilli i Drejtuesve të institucionit publik të arsimit të lartë, nëse e gjykon të nevojshme një gjë të tillë. 20.3 Ministria mund të caktojë një revizor të pavarur për të hetuar çështjet financiare të çdo institucioni publik të arsimit të lartë dhe Këshilli i Drejtuesve i këtij institucioni duhet të sigurojë bashkëpunimin me revizorin. 20.4 Në rastet kur Ministria është e mendimit se ka indikacione për shpërdorime serioze të fondeve publike, Ministria mund të urdhërojë shpërndarjen e të gjithë Këshillit të Drejtuesve të bartësit publik të arsimit të lartë dhe të marrë nën kontroll të drejtpërdrejtë të përkohshëm aktivitetin financiar të institucionit për një periudhë kohe jo më shumë se tre muaj deri në emërimin e Këshillit të ri të Drejtuesve. 20.5 Në bazë të nenit 20.4, çdo ish anëtar i Këshillit të Drejtuesve ka të drejtë të ankohet pranë një gjykate të juridiksionit kompetent lidhur me shpërndarjen e Këshillit të Drejtuesve. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Bartësi publik i arsimit të lartë mund të marrë masa për të nxitur dhe shfrytëzuar veprimtarinë e vet arsimore, dhe universitetet edhe veprimtarinë kërkimore për përfitim, sipas ligjit, licencës dhe statutit; por kur kjo përfshin përdorimin e një të drejte të rëndësishme të pasurisë intelektuale mbi materiale të financuara publikisht, duhet miratim paraprak nga Ministria.
Neni 21 Veprimtaria fitimprurëse 21.1 Bartësi publikë i arsimit të lartë gëzon të drejtën që, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, të ligjit tjetër të zbatueshëm, të licencës dhe statutit të tij, të marrë masa për të nxitur e shfrytëzuar veprimtarinë e tij arsimore dhe në rastin e universiteteve, të veprimtarisë kërkimore për qëllime fitimprurëse në favor të bartësit. 21.2 Kur veprimtari të tilla financiare përfshijnë ose potencialisht mund të përfshijnë shfrytëzimin e ndonjë të drejte të rëndësishme të pasurisë intelektuale lidhur me vepra letrare, artistike dhe shkencore, zbulime shkencore, projekte, shpikje, materiale, mallra ose shërbime të siguruara plotësisht apo pjesërisht duke përdorur fonde publike, bartësi duhet të kërkojë miratim paraprak nga Ministria. Për qëllimet e këtij neni Ministria përcakton se cila është e drejta e rëndësishme e një pasurie intelektuale. 21.3 Taksimi i aktivitetit fitimprurës të një bartësi të arsimit të lartë publik rregullohet në ligjin e zbatueshëm. KAPITULLI VI INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Private higher-education providers may be created, licensed, and accredited under the law, but they cannot start operating or advertise activity without the required approvals.
Neni 22 Krijimi, licencimi dhe akreditimi i institucioneve private 22.1 Një bartës privat i arsimit të lartë mund të krijohet nga një person privat, nga një Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 56 organizatë apo fondacion privat, me vendqëndrim në Kosovë apo që ka një zyrë të regjistruar në Kosovë. 22.2 Një bartës privat të arsimit të lartë, mund të aplikojë për marrje licence dhe akreditim në bazë të dispozitave të këtij Ligji. 22.3 Një bartës privat i arsimit të lartë mund të fillojë aktivitetin vetëm pasi ka marrë licencën, por mund të shpallë publikisht e të pranojë studentë ndërkohë që ka filluar procedura e miratimit të licencës. 22.4 Një kusht për marrjen e licencës nga një institucion privat i arsimit të lartë është paraqitja pranë Ministrisë të një plan biznesi për bartësin, duke përfshirë një garanci nga ana e themeluesit të institucionit për qëndrueshmëri financiare për të paktën 3 vjet. Zbatimi i këtij plani, duke përfshirë këtë garanci, i paraqitet çdo vit Ministrisë. 22.5 Një bartës privat i arsimit të lartë mund të mbyllet nga themeluesi i tij vetëm në fund të vitit akademik. Licenca e një institucioni privat duhet të përfshijë një dispozitë për një garanci financiare për të mbrojtur interesat financiare të studentëve në mënyrë që ata të mbarojnë studimet në një institucion tjetër në rast se mbyllet shkolla si dhe një dispozitë për t’u mundësuar studentëve përfundimin e provimeve. 22.6 Një bartës privat i arsimit të lartë, i licencuar për të operuar në Kosovë, nuk mund të shpallë aktivitetin, nëse nuk është akredituar në Kosovë, sipas procedurave të përcaktuara në këtë Ligj dhe udhëzimeve administrative të nxjerra në bazë të tij. Nëse është akredituar për kurse, apo programe, nga një shtet, apo organizatë tjetër, institucioni privat duhet të deklarojë hapur origjinën e një akreditimi të tillë, dhe se e njëjta nuk është miratuar si akreditim në Kosovë. 22.7 Një bartës privat i arsimit të lartë gëzon lirinë që në statutin e tij apo në dokumenta të tjera themeluese të përshtatë çfarëdo modeli të qeverisjes dhe drejtimi me kusht që ky model të garantojë pjesëmarrjen e personelit mësimdhënës dhe të studentëve në vendimmarrje për çështje akademike. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Private accredited higher-education providers may receive public funds from the Ministry, and the Ministry may set funding conditions, but not conditions that restrict teaching freedom.
Neni 23 Dispozita për dhënie mjetesh financiare nga fondet publike 23.1 Bartësit e akredituar privatë të arsimit të lartë mund të marrin mjete financiare nga Ministria për mësimdhënie dhe kërkime shkencore në interes të përgjithshëm. 23.2 Ministria nxjerr një udhëzim administrativ në të cilin paraqet metodologjine që do të përdoret në caktimin e fondeve institucioneve private për procesin e mësimdhënies ose kërkime shkencore me interes të përgjithshëm. 23.3 Në caktimin e fondeve për institucionet private të arsimit të lartë, Ministria duhet të ketë parasysh vërejtjet ose rekomandimet e bëra nga AAK lidhur me cilësinë e procesit arsimor në këto institucione ose të kurseve dhe programeve të veçanta. 23.4 Për të ndihmuar në procesin e caktimit të fondeve, Ministria mund të kërkojë nga bartësit e arsimit të lartë privatë buxhetin për aktivitetet që ata planifikojnë të zhvillojnë gjatë vitit të ardhshëm financiar. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 57 23.5 Në caktimin e fondeve për mësimdhënie në interes të përgjithshëm, ose punë hulumtuese, Ministria mund t’u imponojë kushte institucioneve private. 23.6 Ministria nuk mund të imponojë kushte që kufizojnë lirinë në procesin e mësimdhënies, që është në përputhje me ligjin e zbatueshëm, licencën dhe akreditimin e bartësit. 23.7 Autoriteti përkatës ekzekutiv i një institucioni privat të arsimit të lartë i raporton Ministrisë mbi përdorimin e adekuat dhe të efektshëm të fondeve të dhëna nga Ministria ose nga burime të tjera publike, dhe Ministria mund të kërkojë të kontrollojë llogaritë dhe regjistrat e institucionit për këtë qëllim. KAPITULLI VII PERSONELI - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Private higher-education institutions may approve academic titles/grades and set staff appointment and reappointment criteria. The Ministry may set criteria for recognizing accredited academic titles for public-sector employment or public functions in Kosovo, based on an administrative instruction and in consultation with other relevant government bodies.
Neni 24 Titujt dhe gradat e personelit 24.1 Titujt dhe gradat e personelit, kriteret e emërimeve dhe riemërimeve si dhe çështje të tjera të lidhura me këto, specifikohen në statutin e bartësit publik të arsimit të lartë. 24.2 Institucioni privat i arsimit të lartë gëzon lirinë për të miratuar tituj e grada dhe për të përcaktuar kriteret e emërimeve dhe të riemërimeve të personelit. 24.3 Mbi bazën e një udhëzimi administrativ, Ministria, në konsultim me strukturat e tjera përkatëse qeveritare, përcakton kriteret kur titujt akademike të akredituar nga subjekte të arsimit të lartë në Kosovë apo nga institucione të huaja, mund të njihen për qëllim punësimi në shërbimin publik ose në funksione publike në Kosovë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Rregulla për lirinë akademike: stafi akademik ka të drejta për kritikë, shprehje, publikim dhe apelim, ndërsa bartësit e arsimit të lartë duhet të parashikojnë dispozita mbrojtëse si kusht për akreditim.
Neni 25 Liria akademike dhe mbrojtja ndaj masave 25.1 Në statutin e vet apo në dokumentin e barasvlefshëm themelues çdo bartësi arsimit të lartë nënvizon se stafi akademik gëzon të drejtën brenda ligjit për të venë në pikëpyetje dhe diskutim dijen e marrur si dhe për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme ose jopopullore pa rrezikuar humbjen e vendit të punës ose privilegjet që mund të gëzojnë nga institucioni. 25.2 E drejta e shprehjes së stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj. 25.3 Personeli akademik i universiteteve publike gëzon lirinë për të publikuar rezultatet e kërkimeve të tij, por duke iu nënshtruar rregullave të vendosura nga universiteti lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të pasurisë intelektuale në dobi të universitetit. 25.4 Statuti i çdo bartësi publik të arsimit të lartë dhe struktura e çdo bartësi privat të arsimit të lartë, si kusht për akreditim, duhet të përmbajnë dispozita të tilla që: (a) i garantojnë personelit lirinë e organizimit e të grumbullimit brenda dispozitave ligjore; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 58 (b) e mbrojnë personelin nga çdo lloj diskriminimi për arsye që kanë lidhje me gjininë, racën, prirje seksuale, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo rrethanave të tjera. 25.5 Personeli akademik e joakademik i bartësit të arsimit të lartë gëzon të drejtën për të apeluar ndaj një vendimi apo veprimi të institucionit të arsimit të lartë lidhur me to te Ministria dhe pastaj tek një gjykatë e juridiksionit kompetente. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The statute of a public higher-education institution must cover staff appointments, discipline, dismissal, retirement, anti-corruption, fairness, and equal pay for equal work; basic staff service conditions must comply with applicable law.
Neni 26 Kushtet e shërbimit të personelit 26.1 Statuti i një institucioni publik të arsimit të lartë përmban dispozita lidhur me emërimet, mbajtjen në punë, ngritjen në pozitë, marrjen e masave disiplinore, pushimin nga puna apo nxjerrjen në pension të personelit, parandalimin e korrupsionit si dhe duhet të sigurojë drejtësi duke përfshirë edhe pagën e barabartë për punë të brabartë midis burrit dhe gruas. 26.2 Kushtet themelore të shërbimit të personelit të institucioneve publike të arsimit të lartë duhet të jenë në përputhje me ligjin e zbatueshëm. 26.3 Kushte të tjera të shërbimit të personelit në institucionet publike të arsimit të lartë, duke përjashtuar nivelet e pagës dhe përfitimeve individuale, përcaktohen nga Ministria, e cila krijon kuadrin e përshtatshëm për konsultime me sindikatat e njohura zyrtarisht, ose me përfaqësuesit e personelit dhe me përfaqësuesit e institucioneve. 26.4 Çdo anëtar i personelit punësohet mbi bazën e kontratës individuale me organin drejtues të institucionit të arsimit të lartë. 26.5 Statuti i një bartësi publik të arsimit të lartë parapëlqen sigurimin e pjesëmarrjes së ekspertëve ndërkombëtarë në emërimin e personelit akademik me status të profesorit. 26.6 Statuti i bartësit publik të arsimit të lartë përfshin dispozita, të cilat përcaktojnë rrethanat, mbi bazën e të cilave një anëtar i personelit mund të punësohet në një punë të dytë të paguar ose të papaguar, dhe që kufizojnë përgjegjësinë ligjore të punëdhënësit në raste të tilla. KAPITULLI VIII STUDENTËT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Public higher education providers may admit students based on competition and merit, and they may add extra admission exams for some fields.
Neni 27 Pranimi 27.1 Studentët mund të pranohen në programet universitare tek bartësitë publikë të arsimit të lartë vetëm në bazë të konkurencës dhe meritës. 27.2 Për fusha të veçanta studimi, bartësit publikë të arsimit të lartë mund të imponojnë për disa lëndë provime shtesë për pranim të studentëve e të cilat duhet të aprovohen nga Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 59 Ministria. Kërkesat për pranim përshkruhen në mënyrë të hollësishme në rregulloret e hartuara mbi bazën e statutit të institucionit. 27.3 Studentët pranohen në studime pas diplomike mbi bazën e konkurimit, sipas rezultateve të provimeve të diplomës apo të ekuivalencës së tyre, sikurse përcaktohet në Pjesën 2 të këtij Ligji. 27.4 Kur numri i kandidatëve të suksesshëm e kalon numrin e vendeve të financuara nga fonde publike në dispozicion të një kursi apo programi, kandidatët pranohen në këto vende mbi bazën e meritave të tyre. Bartësi mund të pranojë, gjithnjë mbi bazën e meritave, studentë që paguajnë tarife në ato vende, të cilat nuk financohen me fonde publike, por deri në numrin e përcaktuar në licencën e bartësit. 27.5 Rregullat e përcaktuara nga një institucion mund të përshkruajnë rrethanat në bazë të të cilave, studentëve që paguajnë shkollimin, por që arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime, mund t’u akordohet një vend studimi i financuar me fonde publike në vitin e dytë apo në vitin pasardhës të studimit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Ministry sets the maximum tuition fee by administrative instruction and reviews it yearly; public higher education institutions may also set certain student fees and charge full cost for some services.
Neni 28 Pagesa e shkollimit dhe tarifa të tjera që paguhen nga studentët vendas apo të huaj 28.1 Ministria përcakton në një udhëzim administrativ, i cili rishqyrtohet çdo vit, tarifën maksimale të shkollimit, që duhet paguar nga studentët që pranohen në bartësit publikë të arsimit ë lartë, të cilat financohen nga Ministria. 28.2 Tarifa, e cila i referohet nenit 28.1 mund të përcaktohen në nivele të ndryshme: (a) Varësisht nga fakti nëse studenti banon në Kosovë apo diku tjetër; (b) për universitetet dhe institucionet e tjera dhe, për kurset apo programet e ndryshme brenda tyre, sipas kostove që kanë. 28.3 Institucionet publike të arsimit të lartë mund të vendosin tarifa të tilla si tarifa për shqyrtimin e aplikacioneve, për regjistrim, për përsëritjen e provimeve dhe për diplomim, dhe këto tarifa do të miratohen nga organi drejtues i bartësit përkatës dhe konfirmohen nga Ministria. 28.4 Bartësit publikë të arsimit të lartë mund të kërkojnë mbulimin e plotë të kostos ekonomike për dhënien e shërbimeve duke përfshirë fotokopjimin, materiale speciale dhe shërbime të tjera ndihmëse. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article gives enrolled students rights to attend classes, use facilities, take part in student elections, complain, and challenge decisions, while also requiring them to follow institutional rules and respect others’ rights.
Neni 29 Të drejtat dhe detyrat e studentit 29.1 Studentët që janë pranuar dhe regjistruar tek bartësi publik i arsimit të lartë hyjnë në marrëdhënie ligjore me këtë institucion. 29.2 Studentët kanë te drejtat e mëposhtme, që mund të specifikohen më tej në statutin e bartësit: Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 60 (a) të ndjekin të gjitha ligjeratat, seminaret dhe gjithë aktivitetet e tjera mësimore të organizuara në lëndët e tyre sipas nivelit të tyre si dhe të frekuentojnë, nëse ka vend, proceset e tjera të organizuara të mësimdhënies; (b) të përdorin ambientet në biblioteka dhe shërbime të tjera për studentët në godinën e institucionit; dhe (c) të marrin pjesë në zgjedhjet për postet e studentëve në organizmat e ngritura mbi bazën e statutit të institucionit. 29.3 Studentët kanë detyrë: (a) të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni; (b) të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë; dhe (c) t'i kushtojnë vëmendjen e duhur e të plotë studimeve dhe të marrin pjesë në aktivitetet akademike. 29.4 Statuti ose dokumenti themelues i barasvlefshëm me të, i çdo institucioni të arsimit të lartë, përmban dispozita, të cilat: (a) garantojnë lirinë e studentëve, brenda ligjit, për të shprehur për të vënë në pikëpyetje dhe për të verifikuar si dhe për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme ose jo popullore pa rrezikuar humbjen e vendit të punës ose privilegjet që mund të gëzojnë nga institucioni; (b) u garantojnë studentëve lirinë e fjalës, të organizimit e të tubimit brenda ligjit. (c) mbrojnë studentët, nga çdo lloj diskriminimi për arsye që kanë lidhje me gjininë, racën, prirjen seksuale, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo status tjetër; (d) sigurojnë mekanizma të paanshëm dhe objektivë për trajtimin e çështjeve disiplinore që prekin studentët. 29.5 Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për lokalet e bartësit dhe statuti përmban dispozita mbi trajtimin e drejtë të ankesave të tilla. 29.6 Rrethanat në bazë të të cilave studentët mund të çregjistrohen për arsye akademike apo disiplinore si dhe procedurat për apelim përcaktohen me imtësi në statutin e institucionit. 29.7 Studentët gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të bartësit të arsimit të lartë ndaj tyre para Ministrisë dhe një gjykate të juridiksionit kompetent. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 61 29.8 Personat që kanë mbaruar provimin përfundimtar në nivelin për të cilin janë regjistruar nuk kanë më statusin e studentit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry may issue administrative instructions to create student financial support schemes based on economic need, and public higher education institutions may create non-publicly funded assistance schemes.
Neni 30 Mbështetja financiare për studentin 30.1 Ministria mund të nxjerrë një udhëzim administrativ për krijimin e skemës apo skemave për mbështetje financiare për studentët, bazuar në nevojat e tyre ekonomike. 30.2 Skema të tilla të mbështetjes financiare për studentët mund të përfshijnë dispozitën për të ndihmuar studentët në pagesat për shkollim dhe pagesa të tjera si tek bartësit publikë ashtu dhe, sipas gjykimit të vetë, tek bartësit privat të arsimit të lartë. 30.3 Institucionet publike të arsimit të lartë mund të krijojnë skema asistence për studentët, me fonde që nuk akordohen nga burime publike. 30.4 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të ndërmarrë veprime që mendon se janë të dobishme dhe të nevojshme për të garantuar që studentët e regjistruar në një institucion të kenë mundësi dhe qasje të barabartë për të aplikuar në skemën apo skemat ekzistuese te mbështetjes financiare për studentët, të përshkruara në këtë pjesë. 30.5 Të gjithë organizatat të financuara me fonde publike, që u sigurojnë studentëve strehim, ushqim, assistence mjekësore dhe sociale, janë pjesë përbërëse e bartësit dhe u nënshtrohen dispozitave të këtij Ligji. Ministria nxjerr udhëzime administrative për këto organizata lidhur me detyrimet, vet administrimin dhe tarifat. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Higher education providers must ensure student organizations are created; public higher education providers may also contribute financially to them.
Neni 31 Organizatat studentore 31.1 Statuti ose çdo dokument tjetër themelor i bartësit të arsimit të lartë do të sigurojë krijimin e një ose më shumë organizatave, që të përfaqësojnë studentët dhe që të kontribuojnë në plotësimin e kërkesave sociale, kulturore, akademike e argëtuese të studentëve. 31.2 Bartësit publikë të Arsimit të Lartë, mund të kontribujonë financiarisht për nevojat e organizatave studentore, duke përfshirë fonde për shpenzime kapitale dhe korrente për godinat dhe ambientet e këtij destinacioni. KAPITULLI IX KONFLIKTET - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Conflicts between the government and public higher education bodies should first be resolved through negotiations and mediation; if that fails, either side may take the matter to a court with proper jurisdiction.
Neni 32 Zgjidhja e konflikteve midis Qeverisë dhe institucioneve të arsimit të lartë 32.1 Duhet bërë të gjitha përpjekjet për t’i zgjidhur konfliktet midis Qeverisë dhe autoriteteve dhe institucioneve publike të arsimit të lartë me anën e bisedimeve dhe të ndërmjetësimit. Është detyra e Ministrisë qendror që ta nxisë një gjë të tillë. 32.2 Nëse një konflikt nuk mund të zgjidhet me mjete të thjeshta joformale, çështja mund Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 62 të përcillet për në gjykim nga secila palë pranë një gjykate të jurisdiksionit përkatës. KAPITULLI X DISPOZITAT E PËRKOHSHME DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Until the maturity-exam system is regulated under this law, references to those exams are treated as entrance exams set by higher education providers. The Ministry may draft provisions, by administrative instruction, on the timing and organization of those entrance exams when needed and useful.
Neni 33 Provimet për pranim tek bartësit e arsimit të lartë 33.1 Deri sa sistemi i provimeve të maturës nuk rregullohet sipas këtij ligji, referimi ndaj provimeve të tilla në këtë Ligj, duhet interpretuar si provime pranimi të caktuara nga bartësit e arsimit të lartë. 33.2 Nëpërmjet një udhëzimi administrativ, Ministria harton dispozita, kur është e nevojshme dhe e dobishme, lidhur me kohën dhe organizimin e provimeve të pranimit të caktuara nga institucionet e arsimit të lartë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Minister for MASHT may issue administrative instructions to implement this law.
Neni 34 Zbatimi Ministri për MASHT nxjerrë udhëzime administrative për zbatimin e këtij Ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: When this law enters into force, earlier laws that regulated this area stop being valid.
Neni 35 Ligji i zbatueshëm Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushojnë së vlejturi ligjet e mëparshme të cilat kanë rregulluar këtë lëmi. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is promulgated by PSSP.
Neni 36 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga PSSP-ja. UNMIK/REG/2003/14 12.05.2003 Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 63 Shtojca 1 Përkufizimet e termave të përdorura në Pjesën 1 (Përkufizime të Përgjithshme) të Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë 1) Shtojcë diplome: Neni IX.3 i Konventës për Njohjen e Kualifikimeve për Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian (ETS No. 165, 1997) thekson: “Palët do të nxisin, nëpërmjet qendrave kombëtare të informacionit, ose mënyrave të tjera, përdorimin e Shtojcës së Diplomës të UNESKO/Këshillit të Evropës ose të çdo dokumenti tjetër të ngjashëm, nga sistemet e arsimit të lartë të Palëve.” Raporti Shpjegues për këtë Konventë jep hollësi të mëtejshme për Shtojcën e Diplomës: “Shtojca e Diplomës shpjegon përmbajtjen dhe formën e kualifikimeve që jepen nga institucione të arsimit të lartë. Ajo nuk zëvëndëson ose modifikon këto kualifikime. Shtojca e Diplomës thjesht përpiqet t'i shpjegojë kualifikimet në një mënyrë që ato të mund të kuptohen në shkallë ndërkombëtare. Për këtë arsye, Shtojca e Diplomës është e dobishme për institucionet e arsimit të lartë në marrëdhëniet e tyre me institucionet partnere me vendet e tjera, p.sh. në kuadrin e shkëmbimeve studentore…” 2) Rajoni Evropian i Arsimit të Lartë Ky term përfaqëson një objektiv politik i cili nuk është i përkufizuar gjeografikisht. Ai u përmend për herë të parë në një deklaratë të katër Ministrave Evropianë të Arsimit të Lartë, (Francë, Gjermani, Itali dhe Britani e Madhe), në Sorbonë në vitin 1998. Në këtë deklaratë, Ministrat “angazhohen në përpjekjen për të krijuar një Rajon Evropian të Arsimit të Lartë, ku identitetet kombëtare dhe interesat e përbashkëta të ndërveprojnë dhe të përforcojnë njëra-tjetrën në të mirë të Evropës, studentëve të saj dhe në përgjithësi të qytetarëve të saj.” Objektivi për krijimin e një rajoni Evropian të Arsimit të Lartë, ritheksohet në Deklaratën e Ministrave të Arsimit të Lartë në Bolonjë (1999), ku 29 vende zotohen të reformojnë strukturat e sistemeve të tyre të arsimit të lartë: “Duke shprehur edhe një herë mbështetjen tonë për parimet e përgjithshme të përcaktuara në deklaratën e Sorbonës, ne angazhohemi të kordinojmë politikat tona për të arritur në një periudhë afatshkurtër, gjithësesi brenda dhjetëvjecarit të parë të mijëvjecarit të tretë, objektivat e mëposhtme të cilat ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme për krijimin e Rajonit Europian të Arsimit të Lartë dhe për promovimin e sistemit Evropian të arsimit të lartë në të gjithë botën: - zbatimi i një sistemi diplomash lehtësisht të lexueshme dhe të krahasueshme, edhe nëpërmjet zbatimit të Shtojcës së Diplomës, me qëllim që të promovohet aftësia për punësimin e qytetarëve evropianë si dhe aftësia konkurruese e arsimit të lartë evropian në arenën ndërkombëtare; - zbatimi i një sistemi i bazuar kryesisht në dy cikle kryesore, studime universitare dhe pasuniversitare. Pjesëmarrja në ciklin e dytë do të lejohet vetëm pas përfundimit me sukses të ciklit të parë të studimeve, të cilat do të vazhdojnë të paktën tre vjet. Diploma e dhënë pas ciklit të parë, do të jetë e vlefshme edhe në tregun evropian të punës duke përfaqësuar një nivel të caktuar kualifikimi. Cikli i dytë do të çojë në master dhe/ose doktoratë siç veprohet në shumë vende evropiane; - zbatimi i një sistemi kredish – si në sistemin ECTS – si një mjet i përshtatshëm për promovimin e qarkullimit të studentëve. Kreditë mund të aplikohen gjithashtu në sistemet Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 64 jashtë arsimit të lartë, duke përfshirë sistemin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, me kusht që ato të njihen nga universitetet përkatëse; - promovimi i qarkullimit duke kapërcyer pengesat ndaj ushtrimit të efektshëm të lëvizjes së lirë, si dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë: o për studentet, ofrim të mundësive për studim dhe trajnim si dhe të shërbimeve përkatëse; o për mësuesit, studiuesit dhe personelin administrativ, njohje dhe valorizim të periudhave të kaluara në një kuadër evropian duke bërë kërkime, dhënë mësim dhe duke u trajnuar, pa paragjykuar të drejtat e tyre statutore; - promovimi i bashkëpunimit Evropian në sigurimin e cilësisë me qëllim që të hartohen kritere dhe metodologji të krahasueshme; - promovimi i dimensioneve të nevojshme Evropiane në arsimin e lartë, veçanërisht përsa i përket zhvillimit të kurikulave, bashkëpunimit ndërinstitucional, skemave të qarkullimit, dhe programeve të integruara për studim, trajinim, dhe kërkime.” 3. Klasifikimi i Standarteve Ndërkombëtare të Arsimit 1997 (ISCED) Sistemi i UNESCO-s për klasifikimin e standarteve për arsimin është hartuar për të lehtësuar krahasimet e statistikave dhe treguesve arsimore të vendeve të ndryshme mbi bazën e përkufizimeve të pranuara në shkallë ndërkombëtare. ISCED paraqet koncepte, përkufizime dhe klasifikime. Ai është një kuadër për hartimin dhe paraqitjen e statistikave dhe treguesve kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin. Ai mbulon të gjitha aktivitetet e mësimmarrjes së organizuar dhe të vazhdueshme për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, duke përfshirë ata me nevoja për arsimin special. Duke shërbyer si një bazë e shëndoshë për krahasimet statistikore midis sistemeve të ndryshme arsimore, ISCED do të ndihmojë tërthorazi hartuesit e politikave arsimore si dhe ata që dëshirojnë të mësojnë nga eksperienca e zhvillimit të arsimit në vende të tjera. ISCED është një sistem shumëfunksional, i hartuar për të analizuar dhe hartuar politikat arsimore, pavarësisht nga struktura e sistemeve arsimore kombëtare dhe faza e zhvillimit ekonomik e një vendi. Ai mund të shfrytëzohet për statistika të aspekteve të ndryshme të arsimit si regjistrimi i nxënësve, burimet njerëzore dhe financiare të investuara në arsim ose niveli arsimor i popullsisë. Për këtë arsye, konceptet dhe përkufizimeve bazë të ISCED janë hartuar për të qenë universalisht të vlefshme dhe të pandikueshme nga rrethanat specifike të sistemit arsimor të një vendi. Shihni tabelën e mëposhtme, e cila bën përmbledhjen e niveleve: Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 65 PËRMBLEDHJE E NIVELEVE ARSIMORE ISCED (burimi: UNESCO) Si përcaktohet niveli i një programi Kritere model për përmbajtjet Kriteret kryesore Kriteret plotësuese Emri i nivelit Kodi Dimensionet plotësuese Karakteristikat arsimore Me bazë shkolle apo qendre Mosha minimale Kufiri i moshës më të madhe Kualifikimi i personelit Arsimi parashkollor 0 Asnjë Fillimi i procesit sistematik të të mësuarit për të lexuar, shkruar dhe për matematikën Regjistrimi në institucionet dhe programet fillore në shkallë kombëtare Fillimi i arsimit të detyruar Arsimi fillor Faza e parë e arsimit bazë 1 Asnjë Paraqitja e lëndëve Aplikimi i shprehive bazë dhe hedhja e bazave për të mësuar gjatë gjithë jetës Regjistrimi pas afro 6 vitesh në arsim fillor Përfundimi i ciklit pas 9 vitesh që nga fillimi i arsimit fillor Përfundimi i arsimit të detyruar Shumë mësues japin mësim në fushat e tyre specifike Arsimi i mesëm i ulët Faza e dytë e arsimit bazë 2 Lloji ose destinacioni i arsimit që vijon Orientimi i programit Kualifikimi tipik për pranim Kërkesa minimale për pranim Arsimi i mesëm (i lartë) 3 Lloji i arsimit ose des- tinacionit që vijon Orientimi i programit Vazhdimësia kumulative që nga fillimi i nivelit ISCED 3 Kërkesa për pranim, Përmbajtja, Mosha, Kohëzgjatja Arsimi joterciar, pas arsimit të mesëm 4 Lloji i arsimit ose destinacionit që vijon Kohëzgjatja kumulative që nga fillimi i nivelit ISCED 3 Orientimi I Programit Kërkesa minimale për pranim, Lloji i certifikatës që është marrë, Kohëzgjatja Faza e parë e arsimit terciar (që nuk çon direkt në një kualifikim për kërkime te avancuara) 5 Lloji i programeve Kohëz- gjatja teorike kumulative në terciar Struktura kombëtare e titujve dhe kualifikimeve Përmbajtja me orientim nga kërkimi shkencor, Paraqitja e tezës ose disertacionit Përgatitja e të diplomuarve për poste në fakultete dhe për kërkime shkencore Faza e dytë e arsimit terciar (që çon në një kualifikim për kërkime të avancuara) 6 Asnjë
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2002/3 MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in